Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/07/05

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se lideri i grupit terrorist në Banjskë, Millan Radoiçiq, duhet të japë llogari

Rohde foli edhe për mundësinë e ekstradimit të Radoiçiqit në Kosovë, duke thënë se një gjë e tillë “është shumë joreale”, teksa e paralajmëroi Serbinë se mund të kenë probleme me Gjermaninë nëse Radoiçiqi s’jep llogari. 

 “Lideri i vetë-deklaruar i këtij grupi, Radoiçiq, ende është në arrati. 

Ne kemi thënë, e kemi përsëritur, që ai duhet të japë llogari. 



Ai është i caktuar në shumë vende, ku mbahet përgjegjës. 

Qartazi është shumë jo-real ekstradimi i tij, por qeveria ime e ka bërë të qartë, pasi ai është në Serbi, ai duhet të japë llogari aty, dhe derisa kjo nuk bëhet, kemi problem në marrëdhënien me Serbinë.

 Por, Serbisë i mbetet ta bëjë këtë, dhe pritjet tona janë të qarta”, ka thënë Rohde.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...