2011-03-10

Fadil Shyti: POEMË















Ooo, sa e tmerrshme,
-Ooo, sa trishtuese!…
Aq –tragjike, kur:
Zot e Djall, -Shqiptari
Me të drejtë -mallkon!
Kur e kujton…
-Gjakun e derdhur,
Ndër shekuj, -rrëke,
Për të RIBASHKUAR
Ty, -o, ATDHE!
Dhe, erdhi një vit -stuhi,
Dhe, erdhi -një ditë,
Që ndër shekuj ,
E kemi pritë,
Ndër brezni!
UÇK-ja, Heroike,
Atje, në Kosharen -Shqiptare,
E hoqi Gurin e Zi -kufitar,
Që, Evropa e vendosi -i katranosi,
I copëtoi trojet, tona Etnike,
-100 vjet, e tutje - më parë,
Ndërsa, tani, -o sa hata!...
Horrat e Zi pushtetarë,
Të ashtuquajturit, -“kosovarë”,
Që VETËVENDOSJEN,
E urryen, e përgjakën…
Veten me turpe e përlyen!
O, sa tmerr!
Gurin e Zi, -këta faqezi,
–E RIKTHYEN
Dhe, o sa keq!...
O, a ka më Zi?!...
E hoqën të shenjtin,
-Të shtrenjtin,
-Flamurin Kuqezi!
Që me marshimin- duhi,
Nga Madhështorja,
-E jona ushtri,
E hoqi atë Gur Zi!
Pushtetarët, trutharët,
Lëpirë -pisat e Evropës,
Veten me turpe e përlyen!
Përsëri, -o sa fatkeqësi!
Gurin e Zi - -E RIKTHYEN
Dhe, u bën, vërtetë, -PËRJETË,
Gazi i botës- kur deklarojnë:
S´e duam RIBASHKIMIN kombëtar,
…E pranuan devijimin,
-E shkelën betimin!
Thonë, e duam integrimin,
Me Evropën armike,
E cila si lavire,
Po hiqet –kinse mike,
Me këtë Evropë, -pro-ballkanike,
Që na copëtoi, -e po na ricopëton,
Si 100 vj, -e tutje, më parë!
-Shqiponjat kreshtave,
Po vigjilojnë!...
Hidhur po sokëllijnë,
Tepër janë shqetësuar,
Mbase, -do vijë dita…
Kur do të shihen,
Sa, janë revoltuar!

Suedi, 7 Mars 2011

2011-03-09

nga Tefik Selimi dhe Flori Bruqi : “Parafjalë”-Një vepër me sonete malli





            
              Në foto:Demir Behluli


Këto ditë doli nga botimi vepra më e re e Demir Behlulit me titull Kjo vepër poetike botohet në 70-vjetorin e lindjes së autorit. Është një vepër që i kthehet në retrospektivë kohës së kaluar, së cilës i këndon autori në fjalë. Vepra ngërthen në vete 70 sonete, që janë simblikë e lindjes së autorit dhe e 70 soneteve të krijimtarisë së tij letrare. Vepra “Parafjalë” ëshë një “lloj” arti “kanunor” ku “rrëfehet” e përshkruhet e kaluar e krijuesit nga nisjet e para letrare e gjer më sot. Këtu kemi një artikulim arti letrar, i cili të përkujton krijuesit e hershëm të soneteve, të cilat forma janë të vështira për realizim artistik. Demiri Behluli, gjer më tani ka botuar 17 vepra në prozë e poezi.Autori veprën e tij e ka ndarë në shtatë kaptina.


Demir Behluli është njëri ndër piktorët më të mëdhenj të arti piktural. Ai ka krijuar mbi 3000 vepra artistike, ka punuar mbi 1570 portrete, organizoi 9 ekskpozita personale, mbi 63 ekspozita kolektive. Demiri u shqua edhe si skenograf. Punoi 7 skenografi për veprat e skenuara në Teatrin Kombëtar të Gjilanit.


Mandej, ai punoi 47 ballina librash, ilustroi 30 libra, realizio 63 dezene perdesh, realizoi 7 stripe origjinale, iu botuan 185 reproduksione nëpër gazeta të ndryshme, realizoi mbi 60 murale, pikturoi 650 m2 afreska në Kishën e Binçës (në Viti) me 520 figura shqiptare. Ai dekoroi enterierin e 43 xhamive me 26.000 m2 arabeska orgjinale shqiptare, botoi 17 vepra dhe u prezentua në 10 libra të përbashkëta. Demir Behluli ka bërë një “histori” të madhe në artin dhe kulturën shqiptare si piktor dhe si krijues i artit letrar.


****************



Demir Behluli lindi më 10 shkurt 1938 në Ranatoc të Preshevës. Shkollen fillore e kreu në fshatin Maxhere dhe Preshevë. Shkollën normale në Shkup, Shkollën e Lartë Pedagogjike-dega e atrit figurativ në Prishtinë, ndërsa për dizajn specializoi në Kufshtajn të Gjermanisë.



Për 50 vjet realizoi mbi 3000 vepra artistike: 850 portrete, hapi 12 eksozita personale dhe 63 kolektive, bëri 7 skenografi, 50 ballina librash, ilustroi mbi 30 libra, realizoi 63 dezene perdesh, 7 stripe origjinale, 60 murale, pikturoi 650 metra katror afreska në Kishën e Binçës në Viti, dekoroi 40 xhami me mbi 26.000 metra katror afreska, botoi 14 vepra letrare, u prezantua në 11 antologji, 11 herë u shpërblue dhe ka marrë 23 diploma e mirënjohje.


Pikturat e tij gjinden në kolekcione individuale e institucionale në: Kosovë, Shqipëri, Amerikë, Holandë, Gjermani, Austri, Australi, Turqi, Zvicër e gjetiu, ndërsa dhuroi mbi 560 punime artistike. Jeton dhe vepron, si pensionist, në Gjilan.
Binqa, by Zeqirja Rexhepi


Veprat letrare

Me këto duar-1968
Dielli-zog qielli-1969
Jehonë maji-1981
Udhëtimi-1984
Kronikë-SHKA “Punëtori 1968/781985
Arabeska origjinale në xhami të Kosovës Lindore-1995
Mbreti i shtëpisë-1996
Trenat e bukës-1997
Duke pritur-1997
Ese, kritika, ekspozita-1997
Portrete shkrimtarësh-250 portrete me laps-2002
Shtëpi prj zalli-poezi për fëmijë-2004
Kur njeriu flet vetëmevete-tregime-2006
Befasi e këndshme-novelë-2006

Ekspozitat personale

1955, Preshevë, si nxënës i klasës së VI-të fillore
1960, Shkup, si normalist
1965, Bileçe,si ushtarak
1967, Preshevë,
1971, Preshevë,
1980, Gjilan,
1985, Gjilan, ekspozitë retrospektive
2004, Gjilan, “Portete e laps”
2005, Tiranë
2007, Gjilan,etj.

Muralet

Martirët e Karadakut, (650 metra katror - 500 figura) - Kisha në Binçë

Xhamitë e dekoruara

Malishevë-Gjilan, 1984
Smirë-Viti,1988
Lluçan-Bujanoc,1988
Vërban-Viti,1989
Karaçevë e poshtme-Dardanë,1991
Skifteraj (ish Gjylekar)-Viti,1991
Letovicë-Preshevë,1991
Sullare e epërme,Gjorgje Petrov-Shkup,1993
Bukurocë-Preshevë, 1993
Breznicë-Bujanoc, 1993
Geraj (mëhalla e poshtme)-Preshevë, 1994
Geraj (mëhalla e epërme)-Preshevë, 1994
Rahovicë-Preshevë,1994
Xhamia "Atik"-Gjilan 1994 (renovim dhe arabeska të reja)
Beguncë-Viti, 1995
Ramjan-Viti, 1995
Hani i Elezit-Lagjja e Re, 1995
Zhiti-Viti,1996
Manastirc-Ferizaj,1996
Stagovë-Kaçanik, 1996
Marali-Malishevë, 1997
Krushë e madhe-Rahovec, 1997
Tërnavë-Preshevë,1997
Miratoc (Shatërvani)-Preshevë, 1997
Asllare-Bujanoc, 1997
Remnik-Viti, 1998
Norçë-Preshevë, 1998
Asllare (riparim pas djegies nga serbët)-Bujanoc, 1999
Lagjja Çenar çeshme-Gjian, 2000
Muçivercë-Drdanë, 2000
Sadovinë e Çerkezëve-Viti, 2000
Livoç i poshtëm-Gjilan, 2000
Zhegër-Gjilan, 2000
Tërpezë-Viti, 2001
Sllakoc-Gjilan,2001
Dobërçan-Gjilan, 2002
Budrigë e epërme-Viti, 2002
Damjan i Hasit (teqe)-Gjakovë, 2004
Xhamia e vogël -Gjilan, 2005
Llocë (ish Llovcë)-Gjilan, 2006



Prof.dr. Shaban Demiraj: Kryengritja e Malësisë së Madhe dhe Dedë Gjo’ Luli


Gjekë Gjonlekaj


Koha me rrjedhën e saj të pandërprerë, në mjaft raste, mbulon me pluhurin e harresës edhe ngjarje, që në kohën e tyre kanë pasur jehonë e si rrjedhim, edhe emrat e protagonistëve të atyre ngjarjeve. Mjerisht një dukuri e tillë ka bërë që shumë ngjarje të rëndësishme të historisë së pashkruar të popullit shqiptar i ka mbuluar ky pluhur harrese, sepse rrethanat historike, në të cilat u është dashur të jetonin, a më saktë të mbijetonin, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë, kanë bërë që ne sot të kemi njohuri të kufizuara jo vetëm për periudhat e lashta, por edhe për kohë relativisht më të reja të historisë së popullit tonë, një ndër popujt më të vjetër të Ballkanit. Kështu p.sh. ne sot nuk dimë shumë gjëra për qëndresën e paepur të stërgjyshërve tanë për të përballuar përpjekjet asimiluese të pushtuesve të ndryshme, romake, sllave, turq, etj.Por fakti që etnosi shqipar ka mundur të mbijetojë e të ruajë identitetin e tij, dëshmon qartë se gjyshërit e stërgjyshërit tanë i kanë ruajtur si sytë e ballit gjuhën dhe traditat e trashëguara brez pas brezi dhe bashkë me këto edhe vendosmërinë për të jetuar të lirë e të pavarur në trojet e veta. Dhe pikërisht për këtë arsye ata, edhe në kushte shumë të vështira kanë luftuar me guxim kundër armiqsh shumë më të mëdhenj në numër e shumë më mirë të armatosur, duke flijuar edhe jetën për liri e pavarësi. Mjafton të kujtojmë faktin se edhe pas vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kur Shqipëria ra nën sundimin e turqve osmanlli, shqiptarët mbetën kurdoherë nënshtetas të panënshtruar dhe herë pas here ngrinin krye kundër pushtuesit. Shumë nga këto kryengritje i ka mbuluar pluhuri i harresës, sepse mjerisht rrethanat historike nuk i kanë lejuar të parët tanë t’i përjetësonin ato qoftë edhe me disa shënime të shkurtra.


Megjithatë, disa nga këto kryengritje nuk kanë mbetur të paregjistruara. Mjaton të kujtojmë këtu luftërat e pabarabarta të malësorëve kelmendas kundër turqve në shekullin XVII. Një nga këto ngjarje e përmend edhe Bogdani në veprën e tij të mirënjohur Çeta e Profetëvet (1685), Pj. I Ligjërata IV, paragrafi 15, ku thotë:
Kush mundetë me i ram mboh se ma I vobek kje Vuça Pasha, i silli, për të mbëledhë një ushtëri 12 mie vetësh, nuk’i mbastuen shumë miljonj ar, se Kelmendasitë tanë, të sijtë, me nji za Eja kush ashtë trim, mbëledhunë afërë 500 vetë, vranë Vuça Pashënë, vjetit së Krishtit 1639. E ndë nevojë mpsuen me granë lëkurëne qarrit, posi të begatëtë majën’e miellit; ende atyne ajo gjellë ma shije u ka se Pashallarëvet e Sangjakëvet mishi i kingjavet e /i/ vjetavet njomë.
E përmenda këtë ngjarje historike të shekullit XVII, jo vetëm për të vënë në dukje shpirtin kryengritës dhe liridashës të malësorëve tanë të Veriut, por edhe për të theksuar se të tilla ngjarje historike, të përcjella gojë më gojë nga brezi në brez, kanë shërbyer si një shkollë për të formuar e forcuar atë që mund të quhet ndërgjegje kombëtare ndër shqiptarët. E kjo ndërgjegje ka ardhur duke u bërë gjithnjë e më e ndjeshme gjatë sundimit shumë shekullor turk,derisa mori përmasa mbarëshqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX.
Vështruar me këtë sy, kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911, e drejtuar me aq urti, guxim e trimëri nga Dedë Gjo’ Luli, nuk del si diçka e rëndësishme, por si një vazhdim i përpjekjeve të pandërprera të malësorëve tanë dhe të gjithë popullit shqiptar për të jetuar të lirë në trojet e veta të trashëguara brez pas brezi nga të parët e tyre. Dedë Gjo’ Luli dhe malësorët e tij trima ishin edukuar me këtë ndjenjë dashurie për liri pikërisht në shkollën e traditës popullore, nga e cila ata kishin mësuar, ndër të tjera, që të ruanin gjuhën dhe zakonet e të parëve, të ishin të gatshëm për të flijuar edhe jetën për lirinë e Atdheut, dhe për këtë qëllim të mos tuteshin nga asnjë kërcënim, por të luftonin me guxim kundër armiqve me armët, që do t’u rrëmbënin po atyre. E në këtë rast nuk është pa bazë shprehja se historia përsëritet.

Telua i Banushit (tregim)‏




Nga Përparim Hysi


Me Telon e Banushit qemë bashkëmoshtarë dhe u rritëm bashkë. Pas shkollës fillore,Telua,sado që qe më afër se unë me Fierin,nuk e vazhdoi më.I dha karar.Fillore kemi në fshat.Epo filloren e bëra dhe aq.Unë vazhdova 7-vjeçaren,uniken e atëherëshme dhe,më pas,shkova në pedagogjike të Elbasanit për mësues.Kështu që edhe rrallë shiheshim me Telon.Kur ikëm ushtar,ai shkoi në kufi (se qe mirë nga biografia) ,kurse unë nja tri vjet të mira në Artileri-bregdetare,në Shëngjin.Atje,kur qeshë ushtar,mora vesh që Telon e Banushit e kishin futur në burg.Të jesh kufitar dhe të biesh në burg,janë dy gjëra që nuk puthiten tok,por kështu kish ndodhur.Kur erdha njëherë me leje,pyeta dhe për Telon.Ma shpjeguan.Ia kish bërë borxh kapteri i repartit (i karrierës ky kapteri dhe komunist ) dhe Telua që nuk duronte bodec kollaj,ashtu tek qëronte një kokërr qepe në kuzhinë,më t'i bie me sa fuqi kishte drejt e mu në sy.Syri mori të buhavitur dhe qenë gati t'ia hiqnin atje në spital.Kusuret pastaj i hoqi Telo Ziu:6 muaj burg.Epo nuk qenë pak.Më erdhi keq për Telon dhe,kur e takova,pasi kish dalë nga burgu,më tha:-Epo burgu për burrat është.Po m'u bë rrodhe ai kapteri.Edhe sot nuk jam penduar.Isha gati ta haja mish.

* * *

Pasi kisha punuar nja 6-vjet të mira si mësues në fshatra të ndryshëm,pas ushtrisë,desh fati që të emërohesha mësues në Petovë.Po unë në Petovë kam lindur dhe qe gëzimi madh për mua që tani do punoja mes bashkëfshatarëve.Dhe mos kujtoni se punova pak,por plot 25 vjet të mira.Sado që kur u emërova mësues në Petovë,unë kisha ikur me familje nga fshati,prapë se prapë mbeta petovarak.Dhe aq i familjarizuar qeshë me Petovën sa në një poezi timen them:"Dhe,po ndodhi që të mbetem qorr,shtëpitë e Petovës i gjej me tahminë".Dhe mos kujtoni se po zmadhoj gjë.Pa u larguar shumë nga ç'shkruaj,ju them vetëm kaq:-Kisha 10-vjet që kisha lënë vëndin dhe kisha ardhur në Amerikë.Vjet në verë,pas 10-vjetësh,u ktheva në Mbrostar-Ura ku banoj,kur befas pashë Hatixhenë nga Petova.Ajo kish mbushur qeset me perime dhe do t'i çonte në pazar për t'i shitur.Sa më pa mua,ndaloi dhe m'u lëshua me britma gëzimi:-Papi,të keqen Hatixheja ty,mos shko më në Amerikë,se ke humbur nga dynjallëku (dukesha kisha hyrë si doku në ujë!!!).Po nuk pate bukë të mban Hatixheja me lakra.Unë u përlota dhe lotohem dhe tani që shkruaj.Ja,kjo është Petova për mua.Petova dhe petovarakët.Do të thoni:po trapit larg dhe ku do të dalësh.Jo.Jo.Nuk po trapit larg.Se ju thashë:Telua është nga Petova.Dhe ashtu siç e gjej unë derën hapur në çdo shtëpi të Petovës,ashtu dhe unë e mbaj derën hapur për këdo nga Petova.

* * *

Pas ushtrisë (dhe burgut) Telua qe martuar dhe kish nja 5 fëmijë.Njeri më të ndershëm se Telua në fshat zor se mund të gjeje.Merrte në kooperativë aq sa punonte dhe jetonte,pothuaj,në zgrip.Qe djalë i zgjuar dhe kish një kujtesë brisk.Lexonte gazetën (epo laj-thaj:vetëm "Zëri i popullit") dhe ish gati të thoshte përmëndësh emërime dhe stëremërime të kohës.Qejfi i tij ishte tek gradat;nga kolonel e lartë të pyesje Telon dhe fillonte:ky kështu,ky ashtu,sa Josifi,një tjetër petovarak ky,që kish po këtë maninë e Telos për të mbajtur mënd nga këto"emërimet",thoshte:Telua ka, ka kujtesë,po e ka pak ushtarake kujtesën.


Epo hajde dhe mos i duaj këta,petovarakët e mi:njëri kujtesë ushtarake,tjetri civile,Hatixheja të mban me lakra,Naxhia po të bën revani dhe hajde harroji ,po deshe,Jo,more burazer,por dhe të duash nuk i harron dot.Josifi,ky "me kujtesë civile" një ditë me një kandar dore("ziq" i themi në fshat,ne),po shiste spinaq.Vajta të bleja dhe,kur pashë që hiqte një gjethe dhe shtonte një tjetër,i them:-Ore Sifi,për kokën tënde,por ç'më bën kështu se nuk u bë kiameti ,de?! Dhe Sifi-me "kujtesë civile"- më thotë:-Është Lenin ky,Papi!!! Nuk gavnjen...Ia dhashë të qeshurit.Hajde Sifi,hajde.Ku të shkon mëndja:tek Lenini!!!Qe"me kujtesë civile" ky,Sifi!Ja,të tillë janë fshatarët:të japin ujë në shoshë.Se Sifi i thoshte këto fjalë në mes viteve '70-të.Epo nuk kam kohë t'ju tregoj për të tërë petovarakët unë,po për Telon.

Thashë që ishte i ndershëm.Shtëpinë që i kish lënë Banushi,me furka mbi gurë dhe mur tek kishte dhe vjetëruar shtëpia.Po ku i dlte që të bënte tjetër si tërë njerëzia.Të ardhurat që merrte nga kooperativa qenë aq të pakta,sa mezi nxirrte me bukë familjen.Shikonte që tej e këtej xhëku ndreqeshin.Bënin shtëpi me tulla,pa kishin filluar të merrnin dhe televizorë dhe ndonjë edhe frigorifer.Telua në vënd.Por sa vinte dhe gjëndja bëhej më keq dhe Telua shkoi drejt dhe tek kryetari i kooperativës.Shkoi që të kërkonte ndihmë.Hyri në zyrë dhe i tha kryetarit:-Shoku kryetar,dua që t'më ndihmosh,Se dua dhe unë të bëj shtëpi,si shokët.Kyretari:-Po ku t'i gjej lekët kryetari,o Telo,po shko atje dhe bëj dhe ti siç bëjnë shokët.Telua e dinte seç bënin shokët,por më mirë të vdiste,se të merrte një gjë që nuk i takonte.Dhe ashtu mbeti.E vetmja shtëpi ku nuk u shtua një gjë e re në Petovë qe e Telos.Sado që punonte roje në blloqe të ndryshem prodhimi,kurrë nuk çoi qoft dhe një kalli misër në shtëpi.Dhe mbeti me gisht në gojë.

* * *

Kështu,të varfër,e gjeti dhe përmbysja e madhe e vitit 1990.Unë kisha ikur nga Petova,por miqësinë me petovarakët e mbaj dhe sot.Erdhën proçeset demokratike,por Telua,sado në zgrip,mbeti i majtë nga bindjet.Aha,- thoshte,- nuk ndërrrrroj përshesh unë.Jepja e merrja t'i mbushja mëndjen,po pse kthene nga rruga ai.Papi,- më tha një ditë,- guna që pritet pa jakë,ashtu griset.Lëre Telon mënjanaz ti.Po unë kurrë nuk shkëpus "urat" me njerëzit për shkak të bindjeve.Se,në fund të fundit,njerëzit kanë bindjet e tyre dhe nuk janë robotë.Aty,nga shkurti 1997,më trokiti në derë Telua.U përqafuam dhe,pa pritur qerasje akoma,e zbrazi:-Kam ardhur për hall.Dua që t'ma veshësh tim bir polic.Se e di që të shkon fjala.-More,Telo,zura unë,po unë nuk punoj në degë të mbrëndshme.

-Papi,pushtetin e kini ju.Kur thoshte ju,e kish fjalën për Partinë demokratike.Ti ke qenë dhe kandidat për deputet për PD dhe aq sa për Telon të shkon fjala.Papi,-po vdes Telua dhe s'ka nga ia mban.Ia mora dokumentet e të birit me vete dhe frymën e mbajta në Drejtorinë e MBrëndshme.Takova atë të kuadrit dhe i thashë:-Asnjëherë dhe për askënd nuk jam futur për të rregulluar në punë.Këtë dua që t'ma bësh.E kam shumë mik dhe është në hall.Nuk ka njeri më të ndershëm.Më thotë:-Po a është ndopak demokrat ky,miku yt?Demokrat?Po ai ka bërë burg në kohë të Enverit.Mirë,- më mbështeti ai,po në garanci unë do shkruaj se dëshmitar për simpatinë e tij,për pushtetin demokratik,je ti.-Patjetër,- i thashë i gëzuar.
U ndjeva sikur hoqa një mal nga supet,aq më erdhi mirë,se,më në fund,dhe Telua nuk do rrezikohej më nga uria.Që të nesërmen,mbasi bën trajnimin e duhur,të birin e Telos,e veshën polic.


* * *

Po ku ta dija unë,se dhe këta"tanët"(demokratët,de!) kishin "vjedhur" nga ato"huqet" e pushtetit të vjetër.Nuk qenkëshin mjaftuar me fjalën time,po pska nisur të"hetojnë" në "linjën e tyre".Dërgojnë një dhe me të pyetur venë dhe e gjejnëTelon tek kulloste lopën diku buzë xhades kryesore që lidh Lushnjen me Fierin.I dërguari e kish" detyrë shtëpie" hetimin.E gjen pra Telon me lopën prej dore dhe fillon nga të tijat.
-Nga të kemi?-Nga Petova?Çfarë të quajnë?-Telo Banushi?-Si ia çon me dynjallëk?-Hiq e mos këput?_Epo shyqyr që erdhi partia demokratike që dhe ti z.Telo të bëhesh me krahë.Se ja,sot në Fier,ka për të ardhur Dr.Berisha? Doktor Berisha!!!!_bërtiti Telua.Bobo! që harrova ta kisha marrë atë të shkretë automatik.-Pse?-pyeti miku.-Të hapja zjarr!-tha pa teklif Telua._Si zjarr!Po ja zjarr duke shkrepur këmbëzën dhe sa të qëndronte makinën do t'i thoshja.-Pse kështu je Komndant i Përgjithshëm ti dhe le repartet ushtarake në dorë të qenërisë.Po dy të kishhe vrarë nga ata që u afruan reparteve dhe kishim shpëtuar.Tani nuk mbeti shtëpi pa u kthyer në xhephane.As kemi për të gjetur rehat.Do vrasim njëri-tjetrin,ne.-Presidenti ynë,Dr. Bersha.ndaj është demokrat dhe ne,demokratët,nuk vrasim,- foli miku.Epo bëju mashalla,atyre xhahilëve tani që hapin zjarr me aq kollaj sa ti thuaj mirëmëngjes,- tha Telua.Miku iku dhe të gjithë bisedën e kish raportuar në drejtori.Se kjo,në fund të fundit,qe puna e tij.

* * *
Sa hapa derën e zyrës në mëngjes (unë punoja si inspektor në Drejtorinë e Arsimit në Fier),ra zilja e telefonit.U ndje zëri i mikut nga Dega e Mbrëndshme.-Ke mundësi të vish për pako gjë?- foli miku.-Erdha,- i thashë.RRugës mendoja se më kish ftuar për ndonjë kafe.Në fund të fundit,nderin ma bëri dhe e meritonte më shumë se një kafe.Kur u ulëm,më tha:-Ore,është demokrat ai miku yt apo nga ata enveristët e pandreqshëm.Dhe më tregoi bisedën e sipërme.U zura ngusht,po Telon nuk e shita.Dëgjo,i thashë,ka një djalë që do t'ju nderojë.Telos i ka ikur mëndja nga fukarallëku.Bëhem garant unë për të birin.Dhe m'u bë qejfi shumë që e mbajtën.Kur i thashë Telos për ato që kish vjellë,më tha:-Papi,që kam mbetur fukara unë,fajin ma ka koka.Po unë jam dhe kryetari i familjes.Dhe ai,Berisha "yt",ka faj:-Po t'ua mbushte bythën me plumba të parëve që do zgjatnin duartë drejt reparteve apo depove të armëve,nuk do kish ndodhur kjo që po ndodh.Po ndaj jemi demokratë ne,more Telo,- i thashë.Ne nuk vrasim.Papi,Papi,dërri do plumb.Saçmet vetëm e ndezin.Dy,or dy,të kish vrarë,po e hante më njeri atë kokërr ulliri.Po tani u bë hashi neshi:të vretë,mos o zot,dhe një fëmijë që nuk i ka dërsirë musteqja,po jo se kam gjë me Berishën unë,jo...

* * *
Epilog...

Pas 10-vjetësh,e takova Telon.Djalin ,ende,e ka polic.E pyeta (se prapë pushtetin e kishim ne,demokratët dhe tani kryeministër është Berisha):-Hë,mor Telo,ka apo nuk ka ndryshim?Më tha:-Dëgjo,Papi,unë jam i majtë po këta"laçot e mi"(e kish fjalën për socialistët) 8-vjet qenë në fuqi dhe një pëllëmbë rrugë nuk bën;ky "yti" pak ka,po i ka dalë zot,or babam.Thonë që vjedhin,epo nuk e di unë,por kur shoh që rruga bëhet ve dhe këtu në Petovë kjo më duhet mua.Epo shtetari,or burazer,një me mua nuk do jetë,de.

9 mars 2011

HISTORIA E ARSIMIT SHQIP 1941-1944 NË TETOVË

Arben Llalla



Historia jonë kombëtare është e përmbushur me shembuj të shumtë të atdhedashurisë shqiptare që nga Çamëria e deri në Kosovë, që nga Egjipti e deri në Amerikë.
Deftese_lirimi

Misionarët e çështjes sonë kombëtare gjithandej përhapën zërin e shqiptarisë me anë të dijes, shkollave shqipe për të ardhur në Kongresin e Parë të Gjuhës Shqipe, i cili u mbajt më 14-22 nëntor 1908 në qytetin e Manastirit. Dhe vazhduar më tej me hapjen më 1 dhjetor 1909 shkollën e parë të mesme kombëtare që u quajt Normalja e Elbasanit.
Festa_e_28_nentor_1941tetove
Në këtë shkollë u përgatitën mësuesit e parë që përhapën dijen në gjuhën amtare. Nga bankat e kësaj shkolle dolën njerëzit që përgatitën brezat e parë të kombit shqiptar në gjuhën e tyre. Gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia më 1939-n e deri më 1944-n shumë mësues që kishin mbaruar shkollën Normale të Elbasanit iu bë thirrje nga ministri i Arsimit të atyre viteve prof. Ernest Koliqi për të dhënë mësim në trevat e Shqipërisë etnike, Çamëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi.

Deftese_e_shkolles_se_xhepcistit_1943-44
Pas kësaj thirrje rreth 300 mësues shkuan për të hapur shkollat në këto treva dhe vunë themelet e dijes së bashkimit kombëtar. Gatishmëria dhe përkushtimi i mësuesve që vullnetarisht shkuan në trevat e Shqipërisë etnike, Kosovë, Çamëri, Maqedoni, Mal të Zi. Për të dhënë mësim frymëzohej nga ideali i bashkimit kombëtar. Te shqiptarët e përtej kufirit të sotëm të Shqipërisë ende mbahen mend vitet 1941-1944 të bashkimit të Shqipërisë etnike në një shtet.
6
Ata që kanë përjetuar vitet e bashkimit kujtojnë me nostalgji shkollën në gjuhën shqipe, festën e 28 Nëntorit, lëshimet e çdo lloj dokumenti në gjuhën amtare, por ky bashkim zgjati vetëm pak vite. Por ëndrra për t’u bashkuar të gjithë shqiptarët në një shtet nuk është shuar ende te shqiptarët e përtej kufirit zyrtar të Shqipërisë. Këtë herë do të shkruajmë për mësuesit dhe nxënësit e shkollës shqipe në trevën e qytetit të Tetovës që për fat të mirë janë ruajtur me fanatizëm shumë dokumente dhe fotografi ku tregohen çaste nga jeta shkollore në gjuhën shqipe. Gëzimi i fëmijëve që ndoqën ato vite shkollën në gjuhën amtare vërehet në fotografitë e vjetra ku lexohen qartë mbishkrimet: Rroftë shkolla shqipe! Rroftë flamuri! Rroftë Shqipëria! Rroftë arsimi! Rroftë Shqipëria e madhe etj!
Deftese_e_shkolles_se_xhepcishtit_1942-43
Në qytetet e Tetovë, Gostivarit, Kërçovës, të cilët ishin përfshirë në Prefekturën e Dibrës dhanë mësim rreth 95 mësues që kishin mbaruar Normalen e Elbasanit, 34 prej tyre ishin elbasanas. Disa nga mësuesit që dhanë mësim në trojet e Shqipërisë etnike ishin: Islam Hoxha, Dalip Zejneli, Enver Palluqi, Skënder Hoxha, Skënder Tupe, Qamil Skuqi, Tomorr Starova, Todi Dhamo, Nexhip Minarolli Afërediat Gjylabi, Alipi Pajuni, Alush Balteza, Antoneta Gjylabi, Bexhet Hoxholli, Dede Shala, Myfit Synojmeri, Edip Tërshana, Elena Todi, Josif Todi, Enrieta Panduku, Faik Pajuni, Gani Daiu, Gjergj Bullati, Hamit Pitja, Hasan Belshaku, Hysen Pajenga, Jonuz Balla, Liri Topalli, Nos Topalli, Mexhit Bekteshi, Mirtezan Katzadei, Marika Shala, Mahmud Torro, Marije Dashi, Nos Deliana, Afërdita Deliana, Pandi Treska, Xhaferr Narazani, Pjetër Janura, Qemal Agolli, Enver Agolli, Hasan Preka, Gani Jaja, Vangjel Daka, Jorgji Shuteriqi, Vasil Papajani, Thoma Kalefi, Fatbardha Çaushi, Spiro Gjini, Ruzhdi Guranjaku, Vasil Andoni, Dhimitër Fullani, Violeta Monçi, Afërdita Monçi etj.
Deftese_e_shkolles_se_shipkovices_1943-44
Brenda dy vitesh u hapën me një shpejtësi të madhe shumë shkolla në gjuhën shqipe në këto qendra të banuara nga shqiptarët. E veçantë është se më parë në këto treva asnjëherë nuk ka pasur shkolla shqipe në masë të madhe. Nxënësit mësonin me zell dhe në kokë mbanin plisin tradicional shqiptar. Interesant është fakti i emërtimeve domethënëse të shkollave shqipe në Maqedoni, si: “Skënderbej”, “Drita”, “Oso Kuka”, “Naim Frashëri”, “Sami Frashëri”, “Bajram Curri”, “Mati Logoreci”, “Lidhja e Prizrenit”, “Jani Vreto”, “Zgjimi”, “Atdheu”, “Ilirija”, “Kristoforidhi” “Agimi”, “Lirija”, “Ismail Qemali”, “Avni Rustemi”, “Bashkimi”, “Gjergj Fishta”, “Isa Boletini”, “Kastrioti”, “28 Nëntori”, “Hasan Prishtina”, “Lekë Dukagjini”.
5
Edhe pse mësuesit shkuan vullnetarisht për t’u dhënë dije vëllezërve të tyre shqiptarë pas ardhjes në pushtet të komunistëve në Shqipëri dhe në ish-Jugosllavi ata u burgosën si në atdhe ashtu edhe në ish-Jugosllavi. Ndër ta përmendim K. Prela, M. Maçi, F. Gurmani, S. Dedaj, S. Harri, E. Haxhiademi, V. Dashi, M. Daiu, V. Qiriaku, I. Xhaja, Xh. Hana, H. Taha, Y. Berisha, Gj. Martini, J. Saliu, S. Kolgecaj, Z. Shehi, M. Hadri, Y Berisha, J.Balla, H.Dylgjeri etj. Kishte nga ata që vuajtën burg në Jugosllavi me akuzën “agjent” i Shqipërisë, dhe pas kryerjes së dënimit kur e kthyen u burgosën me akuzën “agjent” i Jugosllavisë. Por çfarë faji kishin bërë të gjithë mësuesit që kishin dhënë mësim në trevat shqiptare prej kufirit të Shqipërisë së sotme?! Faji i tyre ishte se ushtronin profesionin e shenjtë të mësuesit, përhapnin diturinë dhe arsimin në popullsisë që pushtuesit e ndryshëm me çdo formë donin ta linin analfabet.
4
Një ndër ata që vuajti burgosje të dyfishtë ishte profesori i nderuar elbasanasi Jonuz Balla, i cili shërbeu si mësues disa vite në qytetin e Tetovës. Ai u arrestua në vitin 1945 gjatë protestave për mosmbylljen e shkollave shqipe në Tetovë dhe u burgos me akuzën agjent i Shqipërisë. Pasi kreu dënimin prej tetë viteve burg të rëndë atë e rikthyen në Shqipëri. Por pa shkelur në shtëpinë e tij që e prisnin të afërmit komunistët e Shqipërisë të vëllazëruar me komunistët jugosllavë e dërguan drejt e në burg me akuzën agjent i Jugosllavisë. Në vitin 1941, elbasanasi Jonus Balla nisi punë si referent i Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë në Tetovë. Pas një viti ai do të transferohej në Dibër me detyrën drejtor i shkollës 7-vjeçare “Skënderbej”.

3
Në këtë post qëndroi deri në vitin 1944 dhe më pas do të rikthehej përsëri në Tetovë për të drejtuar shkollën 7-vjeçare po me të njëjtin emër “Skënderbej”. Punësimi në arsimin shqip do të zgjaste edhe për një periudhë të shkurtër për arsimtarin Jonus Balla. Në vitin 1946 ai do të arrestohej dhe burgosej. Nga kjo kohë do të fillonin vuajtjet e shumta dhe të vështira për këtë pionier të përhapjes së arsimit shqip në trojet tona në Maqedoni. Për rreth 40 vite të izolimit të Shqipërisë dhe të një politike raciste të ish-Jugosllavisë figura e mësuesit të dashur Jonus Balla nuk ishte harruar nga ish-nxënësit e tij, por edhe mësuesi nuk e kishte harruar Tetovën dhe nxënësit e dashur që tashmë ishin rritur edhe bërë gjyshër. Për një takim mallëngjyes me mësuesin Jonus Balla na tregon ish-nxënësi i tij 75-vjeçari Cen Berisha i cili thotë: Ishte viti 1993 kur mësuesi ynë, Jonus Balla, erdhi në Tetovë për një takim me ish-nxënësit e tij. Kur e takova nuk e njoha.
Jonuz_balla

 Kishin kaluar shumë vite, ai ishte mplakur dhe unë nga një nxënës i vogël isha bërë tashmë gjysh. Biseduam gjatë dhe më tregoji për herë të parë për bashkëpunimin që kishte pasur me babën tim, Kapetan Arif Arfi, i cili në vitet 1940-1945 ishte në krye të forcave të Bashkimit Balli Kombëtar. Atë ditë mësova që im atë kishte bashkëpunuar me mësuesin e shquar, Jonuz Balla, të cilin pushteti sllav e burgosi. Mësues Jonusi më ka dhënë mësim në klasën e katërt fillore. Një herë në javë ai bënte kontrolle klasë më klasë si vijonte mësimi, ishte edhe inspektor i Arsimit. Gjithnjë na këshillonte që lapsat, fletoret dhe abetaren mos ta ndanim nga dora. Abetarja tregon bashkimin e popullit tonë, të gjuhës së njëjtë që flasim dhe të kemi kujdes, sepse të huajve u intereson që ne të kemi përçarje midis veti. Mbaj mend që ishte një burrë i pashëm, i lartë dhe me karakter të fortë.
2

Në fshatin Shipkocivë të rrethit të Tetovës kanë dhënë mësim disa mësues nga Shqipëria. Veterani i arsimit shqip 78-vjeçari Sabri Ruzhdi Ramizi kujton mësuesin e tij të dashur që i ka mësuar në klasat fillore Mirtezan Katzadei, i cili ishte nga qyteti i Elbasanit dhe që nga viti 1941-1943 dha mësim në shkollën fillore të fshatit Shipkovicë të qytetit të Tetovës. Xha Sabriu ruan kujtime të mira për mësuesin e tij dhe tregon: Muajin e parë të vitit shkollor më 1941 na dha mësim Dhimitër Shuli të cilin në fund të muajt nëntor e dërgojnë për të dhënë mësim në qytetin e Tetovës. Në vend të tij erdhi mësuesi Mirtezan Demir Katzadei, i cili kishte lindur në Elbasan më 1921. Mësues Mirtezani na jepte gjuhë shqipe dhe punonte në klasat e para deri në të katërtat në fshat, pasdite jepte mësim me të rritur, kurse të gjuhës shqipe u thoshin atëherë për të luftuar analfabetizmin. Për festën e 28 Nëntorit më 1942 mësues Mirtezani bën për çdo dy nxënës nga një flamur të vizatuar në një karton të trashë dhe ne shëtitnim mëhallë në mëhallë duke kënduar këngët atdhetare që na kishte mësuar mësuesi ynë. Me Flamur kuqezi, shkoj me gëzim e trimëri, për atdheun si rrufe, nuk na tremb as vdekja ne.

Shqiponja jonë ka marrë malet, sqep e kthetra i ka gatishmëri, për armiqtë e tradhtarët, fluturon e nuk do të ndalet, gjersa ta fitoj lirinë.

Dibër, Strugë, Gostivar, Tetovë dhe Kërçovë, janë viset e Skënderbeut, ku kanë luftuar Leka dhe Kastrioti.

Nga fillimi i vitit 1944 mësues Mirtezanin, Dhimitër Shulin edhe disa mësues të tjerë i arrestoi gjermani dhe i nisën për në Tiranë, sepse dyshonin se bashkëpunonin me partizanët. Në të vërtetë mësuesit tanë nuk kishin bindje politike. Ata bënë punë kombëtare. Nuk u interesonte asgjë përveç çështjes shqiptare.

Pas lufte më 1945, mësues Mirtezani erdhi me detyrë në Shkup dhe punonte në Komitetin Ekzekutiv të Rinisë dhe takoheshim rrallë. Ai shkruante shpeshherë edhe në gazetën “Flaka” për problemet e arsimit. Pasi vazhdova shkollën “Normale” në Shkup e takoja më shpesh mësuesin tim të dashur. Ai më këshillonte dhe më ndihmonte gjithnjë që me mësimet të ecja mirë. Në vitin 1949 e shkarkojnë nga detyra në Komitetin Ekzekutiv të Rinisë dhe e burgosin 3 muaj. Pas lirimit e dërgojnë mësues në shkollën “Liri”, në Shkup. Nga viti 1950 e burgosin dhe e mbajnë deri në vitin 1953 kur e dërguan në Shqipëri. Ishte një njeri i dashur dhe shumë këmbëngulës, nuk pranoi të bashkëpunonte me pushtetin e Shkupit. Shumë e torturuan në burg. Pas pak kohësh më burgosën edhe mua dhe vuajta disa vite burg.

Ishte viti 1993 me sa më kujtohet dhe në Tetovë kishin ardhur mësuesit tanë që na mësuan shkrim e këndim shqip, sepse ne atëherë dinim vetëm “elham dylelah”, turke vetëm. Kur u takuam i thashë: dorëzohem para teje. Malli i madh, nuk përshkruhet. Kur ishim nxënës na pati mësuar që nuk duhet të qanim asnjëherë, nuk duhet të lotonim për çfarë të na ndodhte, se burrat nuk qajnë. Por unë u dorëzova para mësuesit tim, qava si një fëmijë. Ishin lot gëzimi, malli. Pas atij takimi që kaluam disa ditë bashkë ish-mësues e ish-nxënës, flitnim shpesh në telefon derisa një ditë vajzat e tij më treguan se ishte i paralizuar dhe nuk mund të fliste. Vitet kishin bërë të vetën...

Ndikimet e aparaturës serbe në prishjen dhe përçarjen ndër familjare pas ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë

Nga Asllan Dibrani


Për shkaqe të hegjemonizmit lakmisë ,dhe apetiteve për pushtime të reja në formë agresive , Serbisë nuk i mbeti asnjëherë kohë pasiviteti, por gjithnjë aparaturën e vet e intensifikoj në ofensivë veprimi kundër Kosovës. Për ta ushtruar një terror të vazhdueshëm kriminal nga të gjitha format ma të vrazhda, për t'i realizuar ëndrrat e veta, për një Serbi të madhe si hegjemoniste dhe agresore ndaj fqinjëve !?... Ky agresivitet i Serbisë ishte i theksuar kundër shqiptarëve në të gjitha kohërat po si motiv i shkrimit do të jetë pasqyrimi i metodave të saj që i praktikojë pas ngjarjeve të vitit 1981 , duke gjetur formën e diferencimit politik si shqiptar i pa përshtatshëm ideo-politikisht duke na quajtur si irredentist,nacionalit, armiq,kundërrevolucionar,terrorist,antijugosllav, dhe shumë e shumë etiketa të ndryshme me të cilën i shkaktojë popullit mjaft ndasi ,përçarje, huti, imponime, njolla,ndasi familjare, ndasitë individuale, ndasi në vende kolektive siç ishin diferencime në shkolla ,fabrika,organizata etj. Joshja dhe tërheqja nga ana e pushtuesit për disa shqiptarë "të ndershëm" qe ishin tradhtar ndaj çështjes shqiptare,si njerëz të mirë për njerëzit analfabet dhe projugosllav! Një pjesë ishin të përkëdhelurit dhe bashkëpunëtorët ma të afërm të sistemit ish jugosllav ( në organet e Serbisë)gjë qe në praktikë i kushtojë popullit shqiptarë mjaft në stilin "Përçajë e Sundo".



Diferencimit politike në Kosovë pas ngjarjeve të vitit 1981



Aparatura serbe nga Beogradi zhvilloj një propagandë dhe një sundim të egër ndaj popullit shqiptar, nga te gjitha periudhat, por me kalimin e kohës, ajo shtriri reprezaljet e veta duke i ngushtuar të gjitha hapësirat e jetës popullit shqiptar të Kosovës. Kosova pa të drejtë mbeti nën administrimin e ish Jugosllavisë artificiale mbas luftës së dytë botërore. Shqiptarët shprehen pakënaqësinë e vet edhe me front luftarak siç ishte brigada e Shaban Polluzhes etj , por dinakëria serbe ndikoj qe të ndahet Kosova nga Shqipëria qe e kishte pjesë të veten në te gjitha kohërat . Menjëherë pas luftës së dytë botërore vazhdoj terrori kundër shqiptarëve pa të drejtë shkolle,pa te drejtë flamuri, pa te drejtë të përdorimit të gjuhës etj. Pastaj sipas planeve serbe radhazi vazhdojë mbledhja e armëve nga Rankoviqi, në vitin 1956. Ngjarjet edhe protestat e studentëve shqiptarë në vitin 1968, ishin të përgjakshme, por edhe sinjal i mirë drejt ngritjes së vetëdijes së popullit shqiptar nga Kosova , ajo rezistencë vazhdoj edhe në të ardhmen,ku si me intensive ishin ato të vitit 1981 në të cilën iu bashkuan studentëve ,profesorëve,dhe intelektualeve po thuajse pjesa dërmuese e popullit shqiptar me një qëllim për ndërrimin e statusit nga një krahinë e cunguar në një Republikë të Kosovës, si e pa varur me ç'rast aparatura serbe filloj burgosjet,arrestimet dhe diferencimet politike ndaj demonstruesve dhe popullit në tërësi!?....

Ndikimet e aparaturës serbe në prishjen dhe përçarjen ndër familjare pas ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë

Metodat ma çnjerëzore të regjimit serb në përçarjen e familjeve shqiptare pas ngjarjeve dhe trazirave te vitit 1981, "përçaj dhe sundo" ishte parimi i qarqeve serbe të instaluara në Kosovë që zhvilloj një metodë duke përçare shqiptarët, i arriti disa plan programe të vetat propagandistike qe zhvillonte kundër shqiptarëve në prizmin se shqiptarët e Kosovës janë irredentist,nacionalist,armiq ,antijugosllav,terrorist,antisocialist etj. Jugosllavia artificiale kishte një influencë në botë , nga që shqiptarëve, nuk ju lejonte shtypin të flisnin për veten e vet, nga qe këto ngjarje ishin nën hijen e propagandës serbo-sllave, duke e ndihmuar edhe elita e kuislingve shqiptar të Kosovës se atëhershme ku nga vet goja e përfaqësuesve shqiptar u dënuan ngjarjet si "antijugosllave"se ne ishim rrënues të sistemit jugosllav dhe iniciuan diferencën me ndihmën e qarqeve serbosllave , me çka ne masë u rrit një revolte e madhe në mes politikanëve shqiptar ,policeve shqiptar,juristëve shqiptar ,spiuneve shqiptar,bashkëpunëtorëve shqiptar me organet serbe korrshi anës tjetër popullit shqiptare qe ishte në projektin ideologjik për arritjen e aspiratave të veta etj, Aparatura serbe ndikoj ne prishjen e marrëdhënieve ndërqytetore në Kosovë duke i përçarë pas këtyre ngjarjeve në një shkallë të madhe familjen dhe shoqërinë shqiptare në tërësi!Kur themi kështu e arsyetojmë këtë të dhëne duke pasur me mijëra argumente qe i preku shumë familje si të ndëshkuar në format ma primitive për t'i degraduar si armiq te Jugosllavisë . Në një familje kishte qe nuk flisnin në mes vete, anëtarët e familjes duke u përçarë si pasoje e diktaturës serbe që gjithmonë populli ishte i ndarë ne dy blloqe duke filluar qe nga familja!



Familjet e ish te burgosurve politik në shënjestër të goditjes politike,morale dhe ekonomike



Kjo propagandë e Serbisë që zhvillonte kundër shqiptarëve pas këtyre ngjarjeve ndikoj edhe ne sistemin juridik, qe krijoj një bindje dhe imponoj qe edhe republikat tjera të sjellin forcat e veta ushtarako policore në Kosovë ,njerëzit ma te degjeneruar për ta qetësuar situatën , ku në një fare mënyre kosovarët u ballafaqonin me reprezalje dhe terrorin e pa parë. Në Kosovë si shtesë përforcuese, për me i shua me dhunë dhe gjak kë ngjarje gjeneronin Sllovenet ,Kroatet ,Maqedonasit,Boshnjaket,Malazezet dhe ata nga Vojvodina të imponuar nga Beogradi. Edhe ata ishin barrë e rëndë mbi supet e shqiptarëve që të shqiptaret ndikoj negativisht e sidomos të familjet të burgosurve politik, ku u diferenconin nga te gjitha segmentet e jetës , ju vinin lloj lloj presionesh dhe pa drejtësi ,nëse një qytetar binte në kundërshtim me ligjin,u arrestonte dhe u burgoste, pastaj si pasojë vinte edhe të ndëshkimi familjar duke i larguar nga puna të afërmit si vëllezër e motra , po edhe ma gjerë në brezin e dytë,për një parullë të shkruar" Kosova Republikë ", u dënonte familja e tij po edhe ai u ndëshkonte me përjashtim nga shkolla ,ose nga fakulteti, me të pa drejtë vazhdimi të mëtutjeshëm. Nënat ,motrat dhe gratë e ish të burgosurve politik ishin nën presione të fuqishme nga organet e udbës së atëhershme, duke u munduar shpeshherë që të ndikojnë edhe në prishjen e martesave, duke i njollosur se rrjedh nga familja armiqësore etj. Aparatura okupuese e Serbisë bënte presion në personat tjerë që ishin të fejuar apo të martuar me ata qe ishin ne burg, me qëllim qe mos ta presin të dashurin e vet deri sa ta kryejnë vuajtjen e dënimit ku është tentuar që ta cenojnë moralin dhe integritetin e femrës po edhe të familjes shqiptare .Thuajse pjesa dërmuese e ish të burgosurve politik, ishte në vuajtjen e dënimit jashtë Kosovës , ku një vizitë familjes për ta vizituar në burg djalin e vet apo të bijën kostoja ishte e madhe, sa që ndikonte edhe në gjendjen ekonomike të tyre, ku shpesh herë familjet e të burgosurve nuk kanë pasur mundësi për shumë muaj me i vizitua të afërmit e vet.

Ish të burgosurit politik edhe pas vuajtjes se dënimit nën presione të ndryshme nga diktatura serbe

Pas këtyre ngjarjeve pasuan burgosjet e studenteve,profesorëve ,intelektualeve ,punëtoreve,dhe nxënësve në të cilën u ashpërsuan presionet në këtë shtresë të popullatës ku shpeshherë është përcjellë hyrja-dalja në ato familje nga personat e udbës serbo-sllave me bashkëpunëtorët e vet . Në shenjë diferencimi është bërë edhe shumë presion tek te afërmit e vet që kanë lind dhe rritur bashkë si shokë të punës ,të shkollës e gjetiu .Këto reprezalje sa u shtonin dhe u rritnin dita ditës!... Në këto raste familjet e ish te burgosurve politik kishin pasoja jetike edhe pas vuajtjes së burgut. Të burgosurit politik kishin një statut të veçantë të qytetarit edhe pas vuajtjes se dënimit , duke e obliguar që të lajmërohet në polici çdo ditë javë e muaj , duke mos i lënë asnjë hapësirë veprimi ,ndalim shkollimi ,ndalim punësimi, ndalim integrimi në shoqëri me një fjalë e gjithë familja ishte nen presionin fizik dhe psikik të vazhdueshëm! Pas vuajtjes se dënimit në shumë raste janë vizituar në forme masive ish të burgosurit politik nga popullata,por në të shumtën e rasteve nën përcjelljen e diktaturës serbe sa qe shpesh herë edhe miqësia e lidhur me dhjetëra vite ma herët është rezervuar t'i bëjë vizitë familjes së ish të burgosurit,ose ka pasur shpeshherë raste që edhe natën të bëhen vizita për ish te burgosurit për t'i humbur gjurmët e vizitës me një fjalë diferencimi politik ndikoj në shumë sfera të jetës se familjes shqiptare pas ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë.

06.03.2011 Zvicër

"Gruaja në kafene" e shkrimtares shqiptare Diana Çuli në botim të "Makedonska reç"


"Gruaja në kafene" nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase e përktheu Hana Kasapi. Romani është rrëfim bashkëkohor me temë sociale dhe dashurie, e cila ndodh në periudhën transitore. Është pëkthyer edhe në gjuhën italiane dhe polake, ndërsa duhet të botohet edhe në gjuhën bullgare.









Shtëpia botuese "Makedonska reç" e botoi romanin "Gruaja në kafe" të shkrimtares shqiptare Dina Çuli, autore e romaneve, tregimeve, dramave, skenareve për filma, studimeve për film, studimeve për çështjet për gratë... Për këtë libër ajo në vitin 2007 e fitoi çmimin "Poeti më i mirë i vitit".

"Gruaja në kafene" nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase e përktheu Hana Kasapi. Romani është rrëfim bashkëkohor me temë sociale dhe dashurie, e cila ndodh në periudhën transitore. Është pëkthyer edhe në gjuhën italiane dhe polake, ndërsa duhet të botohet edhe në gjuhën bullgare.

Romanet e saj "Dreri", "Rekuiem", "Engjëj të armatosur", "Gruaja nga kafeneja" disa herë janë ribotuar. Disa romane dhe tregime i janë përkthyer në gjuhën italiane dhe franceze. Dy filma artitik janë incizuar sipas romaneve të saj.

Diana Çuli prej vitit 1991 është e inkuadruar në lëvizjen e grave e grave dhe është kryetare e Forumit të pavarur për gruan shqiptare, si dhe të më shumë organizatave të grave në Shqipëri. Ishte anëtare e parlamentit shqiptar prej vitit 2005 deri në vitin 2009. Ka marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare për literaturë dhe për të drejtat e njeriut.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...