2011-03-10

nga Mr.sci. Flori Bruqi :“Pranvera studentore 1981”

Prishtine,10 mars 2011.-

Nesër më 11 mars në Prishtinë organizohen një varg manifestimesh përkujtimore e kulturore me rastin e 30 vjetorit të demonstrative të studentëve që u organizuan në Prishtinë, përkatësisht filluan në Mensën e Studentëve të Prishtinës dhe u përhapën në Kosovë dhe në të gjitha viset shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia. Këto ngjarje , që njihen si “Pranvera studentore 1981” ishte zëri I fuqishëm I shqiptarëve për liri dhe pavarësi dhe ishte ngjarja më e madhe e manifestuar kundër diktaturës komuniste në tërë Bllokun e shteteve komuniste të Lindjes. Kjo lëvizje u përball me dhunë nga forcat jugosllave dhe serbëve, duke filluar nga ato ushtarake e policore e deri te diplomacia, një propaganda e shfrenuar e mjeteve të informimit dhe kishës. Por, nuk u shua deri në çlirimin e Kosovës, qershor 1999 dhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurt 2008. “Pranvera Studentore 1981” konsiderohet si ngjarje vendimtare për lirinë e shqiptarëve të Kosovës dhe fillimi shkatërrimit të Jugosllavisë, që njihej edhe si “Burgu i popujve”.

                                                                  Vizatime nga burgu


Ky aktivitet do të zhvillohet në Prishtinë, në Qendrën e Studentëve:1.Para pllakës përkujtimore të 11 marsit 1981, në Mensën e Studentëve, në orën 15.30. Buqeta lulesh para pllakës përkujtimore të 11 marsit 1981, homazh për studentët e vrarë. Në Mensën e Studentëve do të marrin pjesë personalitete të ftuara, studentë, profesorë dhe të tjerë të interesuar, kurse para tyre, me përshëndetje dhe me evokime kujtimesh, do të paraqitën studentët nismëtarë të 11 marsit 1981. 2. Në në sallën e Teatrit Kombëtar: program artistik, «Shota», në orën 17.00.





Pranverës të vititit 1981 pa asnjë dyshim ishin uvertyra më përmbajtësore dhe e parë demokratike drejt Kosovës shtet të pavarur dhe Bashkimit të trojeve shqiptare në kuadër të Bashkimit Europian apo një Unioni që do të pasojë në këtë apo atë formë. Duke u liruar nga cdo premisë ideologjike demonstratat e organizuara nga pjesa më vitale e kombit - rinia e atëhershme shqiptare kishin të vetmin qëllim - mëvehtësinë e Kosovës gjë që pjesërishtë do të arrihet në fund të viteve 90-ta.



"Të merresh me trajtimin politik të ngjarjeve të Pranverës së madhe të 1981 dhe të mos i referohesh prof. Mr. Ukshin Hotit është e pamundur dhe joseriozitet shkencor. Ai ishte pjesmarrës në ato ngjarje, i përkrahu ato publikisht si përfaqsues i inteligjencës së lartë të Kosovës dhe u denua për këto qendrime."

Edhepse jehona ndërkombëtare dhe trajtimi nderkombëtar i i pranverës së vitit 1981 nuk ishte edhe aq i madh nga shkaku i izolimit total policor dhe administrativ të Kosovës së asaj kohe por ishte fundamental meqë per herë të parë në mënyrë të organizuar në kontinuitet të demonstratave të 68`shqiptarët ia dëshmuan botës statusin e trajtimit të qytetarëve të rendit të dytë dhe çka është më e rëndësishmja dërguan mesazhin më domethënës mbi okupimin serb të Kosovës.

Merita e Pranverës 81 do jetë edhe reagimi i parë i Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila do shprehet përmes New York Times e që pohon për herë të parë që ish Jugosllavia që ka 6 Republika nuk i bën dam edhe një Republikë tjetër që në këtë rast do të ishte Kosova e cila është e banuar me 90 % të popullsisë shqiptare (edhepse në mënyrë diplomatike do të cekej paprekshmëria e integritetit dhe sovranitetit të Jugosllavisë) .

Shqiperia do jet shteti i vetëm në raportet nderkombetare që me gjithë forcen mbeshteti Pranverën shqiptare të Kosovës të vitit 1981, Pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare shfaqi rezerva dhe u përmbajt dukshëm duke injorua në masë të madhe Demonstratën e vitit 81 në Kosovë. Bashkësia nderkombëtare injoroi dhe nenevleftesoi ngjarjet e Kosovës te ketij viti por nuk mundi të injorojë historinë. Ngjarjet që do pasojnë më vonë në masë të madhe shkojnë në favor të pohimit të mësipërm.

Në literaturën e pakët evropiane rreth Demonstratave të vitit 1981 vlen të përmenden pohimet e autorit Juda Tim që flet për ndikimin e madh tek studentët e pranverës shqiptare të Kosovës që pati lëvizja demokratike polake për rimëkmbjen e Polonisë "Solidarnoshq"1), duke e cilësua pranverën e 81 si lëvizje për rimëkmebjen e Kosovës shqiptare.

Burimet shkencore të trajtimit të kësaj pranvere si katalizator të mundshëm të influencimit të rinisë studenteske dhe shkollore shqiptare të Kosovës potencojnë edhe lëvizjen gati botërore të studentëve të vitit 1968 si dhe Lëvizjen rilindase kroate MASPOK 2).


Bashkësia ndërkombëtare ende trajtonte Jugosllavinë si të perkdhelurën e rajonit dhe pikërishtë për këtë arsye Stafi diplomatik evropian i akredituar në Beograd nuk ishte në nivel të detyrës duke shtrembërua në raportet e veta per qeveritë deleguese aspektin , qëllimet, kerkesat dhe synimet e demonstruesve shqiptarë duke u dhënë karakter sic thuhej atëhere "separatist".

Gjithashtu në këto raporte nuk u potencua karakteri tejet represiv i regjimit serb ndaj demonstruesve dhe popullsisë shqiptare që kulmoi me qindra vrasje, arrestime dhe burgime. Synimi kryesor i kësaj pranvere që shënon historinë e ndritur shqiptare të pasluftës kishte të vetmin qëllim Republikën e Sotme të Kosovës që shikuar tani nga distanca kohore por edhe historike do ishte Republika e Kosovës në kuadër të ish Jugosllavisë si fazë e parë drejt shkëputjes nga bashkësia e athershme jugosllave 3).

Edhepse politikanderkombëtare në masë do jet tejet e butë ndaj regjimit okupues serb të Kosovës, shtypi botëror në këtë kohë me shkrimet për demonstraten e vitit 1981do të animojë opinionin nderkombëtarë për pozitën e mjerueshme të shqiptarëve në Kosovë nën thund¨ren e regjimit okupues të kohës.

Në këtë drejtim vlen të potencojmë shkrimet e New York Times, Gazetës suedeze " ZUNDSVALSTINDING", zvicerane " NOJE CYRHER" e cila do shkojë më tutje duke potencua se Protesta e madhe e shqiptarëve nuk ka qëllim vetem vetëdijsimin për pozitën e shqiptarëve në Kosovë por edhe për ata pjesët që sot e quajmë Lugina e Preshevës, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Korit të shtypit botëror që dotë i sugjerojë qeverive të veta se pas Protestave te shqiptarëve në atë kohë dueht të jenë më vigjilentë në trajtimin e marëdhenieve me Jugosllavinë do ti bashkohen edhe Gazeta "Avoi" e Barcelonës,ajo greke "Tovina"," KORRIERE DELA SERA","Herald Tribune", gazeta spanjolle " TORO RIESKO" si dhe ajo austriake "Kurir". 4).


përfundimishtë Demonnstratat e vitit 1981 janë dhe mbeten segmenti ndër më të rëndësishmit dhe më meritorët për kontinuitetitn e nderkombëtarizimit të jo vetëm të problemit të Kosovës por çështjes shqiptare ende të pazgjidhur në përgjithsi, meritat në këtë drejtim janë më së shumti të juajat dhe unë ju shpreh respekt dhe konsideratë të lartë. Falemnderit.


PRANVERA E MADHE E VITIT 1981


             Ibrahim Shala
Për ngjarjet e pranverës së madhe të vitit 1981 është shkruar shumë gjatë këtyre 20 viteve, për dhe kundër, varësisht nga pikpamjet dhe qendrimet politike të autorëve apo nga përkatësia kombëtare. Është me rëndësi trajtimi i këtyre ngjarjeve nga pikpamja politike dhe kombëtare. Me rëndësi është gjetja e përgjigjjeve në shumë pyetje ekzistuese:

- Si u organizuan këto demostrata?
- Kush i organizoi?
- Cili ishte shkaku i tyre?
- Ishin të rastësishme apo të domosdoshme?
- Ishin të befasishme, si rrufeja në mot të kthjellët, apo pasojë e punës së vazhdueshme të
grupeve të organizuara?

Trajtimi i një mori pyetjeve të tilla komplekse kërkon një trajtim të thellë, serioz dhe të gjithanshëm. Rëndësia e një studimi të till shtohet edhe më shumë kur dihet që bartësit e këtyre demostratave kanë luajtur një rol të madh në ngjarjet dhe zhvillimet e mëvonshme politike dhe ushtarake në Kosovë.



I. Pak histori
Historia e Levizjes tonë Kombëtare për liri dhe pavarësi mund të ndahet në dy faza të përgjithshme:
a) Periudha e parë gjerë më 1912 kur bëhet shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, ku në shtetin e ri shqiptarë të pranuar (njohur) ndërkombtarishtë, u përfshin gjysma e trojeve shqiptare, kurse gjysma tjetër ngeli jashtë kufijve shtetëror.
b) Periudha e dytë fillon pas 1912 në trojet etnike shqiptare të pushtuara dhe të aneksuara nga Serbia.
 
Kjo levizje kombëtare me aspirata për çlirimin e tokave shqiptare vazhdoi pa nderprerje (në forma të ndryshme) nga dita e madhe e pavarësisë deri më sot. Në fillim rezistenca njihet si kundërvenje e armatosur kundër pushtimit të parë serb, pastaj në pushtimin e dytë rezistenca e organizuar përmes Levizjes Kaçake dhe çetave të armatosura në Drenicë. Në kohën e pushtimit fashist nga rrethanat që u krijuan, po këtë aspiratë (ideal) e vazhduan forcat nacionaliste dhe patriotike në Kosovë përmes organizimit të çetave vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare, kjo përpjekje kulmin e vetë e arriti me orgaizimin politik me Lidhjen e Dytë të Prizrenit. Me afrimin e fundit të Luftës së dytë botërore forcat e majta erdhën duke u forcuar përmes formacioneve të armatosura partizane, ishte e ditur se këto forca do të ishin ngadhnjimtare. Pamvarësisht nga përcaktimi ideologjik çështja e pa zgjidhur kombëtre nuk mund të tejkalohej as nga Levizja komuniste, rezultat i kësaj ishte mbajtja e Konferencës së njohur të Bujanit. Në rezolutë të konferencës u vendosë që pas çlirimit Kosova ti bashkangjitej Shqipërisë. Me fitoren përfundimtare të forcave partizane dhe formimin e shteteve të reja komuniste, nga pala jugosllave që ishte më e fortë politikisht dhe ushtarakisht - u shkel kjo rezolutë-marrveshje e Bujanit. Shteti shqiptarë dhe populli shqiptrë i Kosovës ngeli i trathtuar përkundër gjakut që kishte derdhur në të ashtuçuajturën LNÇ.
Që në fillim kur u panë kahjet negative të zhvillimit të ngjarjeve, populli i Kosovës i revoltuar ju kundërvu kësa zgjedhe të re që po i vihej në qafë. Këtë më së miri e dëshmon Lufta heroike e Drenicës me në krye Shaban Polluzhën që në janar të 1945, Lufta e Gjilanit, Lufta e Ferizajit dhe beteja të tjera më pak të njohura. Në të 45 kemi ripushtimin e tretë të Kosovës nga ana e forcave jugosllave, por tash në një formëm të re, në emër të një ideologjie të re - asaj komuniste, ku fshiheshin mirë qellimet hegjemoniste serbe nën parullat boshe të kohës si: barazia nacionale dhe ekonomike e popujve të Jugosllavisë nën moton e vëllazrim bashkimit të të gjithë popujve të saj. Këtij ripushtimi komunistët jugosllavë i dhanë formën institucional-deklarative, duke inskenuar kuvendin e Prizrenit në rrethana të jashtëzakonshme dhe nën kërcnimin e armëve, gjoja se shqiptarët u deklaruan vullnetarisht për qendrimin nën Jugosllavi, përkundër gjakut që kishin derdhur në mbrojtje të Kosovës.

Me të parë realitetin e ri, se Kosova dhe viset e tjera shqiptare në Jugoslavi ngelën njëherë për njëherë në anën jugosllave, patriotët e mirëfilltë nuk mund të pajtoheshin me ketë realitet të hidhur dhe të imponuar padrejtësisht. Si pasojë e këtij realiteti fillojnë format e ndryshme të organizimit politik ilegal për t’iu kundërvenë kësaj gjendje si dhe veprimet praktike për liri kombëtare. Kjo më së miri deshmohet me organizimin dhe veprimtarinë e PNDSH (Partia Nacional Demokratike Shqiptare). Rezistenca e organizuar në vazhdimësi edhe pse goditej, ajo perseri regjenerohej në forma të tjera të organizimit. Duhet të theksojmë se ka edhe interpretime tjera të përcipta si: ”Ne u mësuam se si popull që hoqëm keq në socializëm, që nga viti 1945 deri më 1966, se edhe atëherë kur na ka munguar nacionalizmi, shteti e ka trilluar atë. Këtë e ka bërë, një, për ta fshehur nacionalizmin e vet, të cilin edhe ashtu nuk është kujdesur aq shumë ta fshehë dhe, nën dy: ta maltretojë dhe ta shkatërrojë sa më shumë popullin shqipëtarë në Kosovë” /Gjergj Rrapi, f.29 “Kosova e viteve të ndrydhura”, Prishtinë, 1993/.

Me pjesën e parë të pohimit nuk mund të pajtohemi sepse nacionalizmin shqiptarë (që për ne ka qenë gjithmonë atdhetarizëm) nuk e ka trilluar shteti por ai ka ekzistuar gjithmonë, në vazhdimësi si pasojë e pushtimit. Ai ka ekzistuar me objektiva të caktuara, herë i organizuar më mirë e herë më pak.. Nuk mund të terhiqen paralele në mes të nacionalizmit shqiptarë dhe ati serb, sepse nacionalizmi serbë në esencë ka qenë hegjemonizëm i instaluar në administratën shtetërore. Kjo levizje kombëtare vijon gjer në vitin 1968, kur perjeton një ngritje kualitative dhe kuantitative. Në këtë vit për herë të parë kemi fenomenin e organizimit të demostratës si formë e protestës dhe artikulimit politik. Klima nderkombëtare që krijoi Lëvizja studentore evropiane gjeti troll të fuqishëm në Kosovë duke u transformuar në demostrata të përgjithshme për avancim të statusit kombëtare.
Në këtë demostratë u shtrua për herë të parë ndryshimi dhe njohja e statusit të popullit shqiptarë nga kombësi në komb. Kërkesa themelore kësaj demostrate ishte që t’i njihej Kosovës statusi i Republikës së barabartë në kuadër të RSFJ. Interpretimi dhe reflektimi i këtyre ngjarjeve në kujtesën kolektive të kosovarve ndikoi shumë fuqishëm në ngritjen e vetëdijes politike dhe kombëtare. Për analizën tonë është e rëndësishme të pranohet teza se: rezistenca kombëtare anti serbe dhe veprimtaria politike e organizuar për liri dhe pavarësi ka një kontinuitet historik të pakontestueshëm deri në pranverën e madhe të viti 1981.
 
II. Si u zgjidh çështja kombëtare në ish RSFJ
Parulla bazë e mobilizimit të popujve të Jugosllavisë në Luftën Antifashiste ishte parimi (premtimi); se pas çlirimit të gjithë popujt do të kishin të drejta të barabarta, se do të mund të zhvillohen lirshëm në kuadër të Federatës duke ndërtuar (kalitur) vëllazrim bashkimin. Për këtë çështje Dr. Gjergj Rrapi në mënyrë kushtore shprehet: ”Sikur të gjente shprehje ideja e Mosha Pijades, i cili pat thënë se “Zgjidhja e çështjes kombëtare edhe këtu mund të arrihet me formimin e republikës së lirë punëtore fshatare të Kosovës”. Çështjet do të ndryshonin në interes të të së vertetës së popullit shqiptar pa humbje të askujt”.. /f.85, po aty/.

Kjo ishte vetëm një ide e thënë me gjysmë zëri dhe nuk ka marrë vlerë historike konkrete, ajo nuk u bë realitet përshkak të hegjemonizmit serb dhe në këtë rirregullim më së keqi kaloi populli shqiptarë sepse: a) si komb ngeli i ndarë më dysh, b) gjysma ngeli në kuadër të RSFJ-së, c) jo si njisi e barabart federale edhe pse i plotësonte të gjitha kushtet, d) nga pushteti qendror u nda në katër pjesë; Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Serbinë Jugore. Pika e fundit deshmon edhe njëherë qendrimin antishqiptarë të shtetit jugosllavë. Pa prejudikuar zgjidhjen e statusit të popullit shqiptarë, në fund të fundit le të quhej edhe Komuna e Kosovës, pavarësisht se në kuadër të cilës republikë do të ngelte, mjaftë të ishte njisi unike administrative.

Por bashkimit dhe kohezionit shqiptarë si dhe substancës biologjike në rritje më së shumti i trembej Beogradi. Padrejtësisë teritoriale administrative i shtohej politika shtypëse dhe represive si dhe antishqiptarizmi shtetëror që ushtrohej përmes shpërnguljeve të dhunshme për në Turqi, apo aksionit famëkeq gjoja për mbledhjen e armëve.Pak vite më vonë, Beogradi dhe Akademik Hajredin Hoxha dhe profesorë të tjerë propagandonin se çështja kombëtare në Jugosllavi ishte zgjidhur më së miri në botë, me te dhe vetë çështja shqiptare kur paturpësisht konstatonte: “Me këtë rast duhet të theksojmë se sipas Kushtetutës së RSFJ dhe kushtetutave të republikave dhe krahinave sigurohet jo vetëm barabarësia e individëve, e qytetarëve pa asnjë dallim, po edhe barazia e plotë e kombeve dhe e kobësive në të gjitha fushat”. / Dr. Hajredin Hoxha - Dr. Syrja Popovci “Barazia e pakicave kombëtare”, f.73, Rilindja-1984, Prishtinë/.
Me të drejtë shtrohet pyetja: pse ato të drejta që iu dhanë shqiptarëve me kushtetutën e vitit 1974, nuk iu dhanë që në fillim me 1945/6? Përkundrazi shqiptarët çdo të drejt duhej ta fitonin me mund dhe sakrificë, si në vijën ilegale ashtu dhe në ate legale. Gjendja që u krijua pas 1974 d.m.th nuk ishte pasojë e zemërgjersisë apo parimësisë së Beogradit, por rezultat i vetë angazhimit të shqiptarëve në të gjitha format e mundshme. Kushtetuta e vitit 1974 nuk piku nga qielli por ishte pasojë e kësaj levizje kombëtare që përjetoi nivelin më të lartë organizativ me 1968 dhe ngritjes së nivelit politik (kjo ngritje duhet të merret si ngritje në kuadër të procesit e jo si rritje e aspiratës), sepse deri në këtë kohë shqiptarët në levizjet (kërkesat) e tyre politike ishin shprehur vetëm për bashkim kombëtarë e jo për ndonjë ngritje të statusit në kuadër të shtetit federal jugosllavë. Kërkesa e re “Kosova Republikë” u imponua nga dy faktorë:

1) Ndarja e botës në dy blloqe, zhvillimi i luftës së ftohtë dhe
2) Rregullimi federativ i shtetit jugosllav.

Përderisa të ekzistonin këto rrethana shqiptarët e shihnin prosperitetin kombëtarë në ngritjen e statusit poltik të tyre si hap drejt zgjidhjes finale. Kuptohet këto ishin kërkesa dhe aspirata të Levizjes Popullore por që u përkrahën nga inteligjenca dhe një segment i udhëheqjes politike të vet LKJ-së së Kosovës. Duhet theksuar se kjo përkrahje qe e shkurtër dhe inerte. Megjiatë rrethanat e krijuara aktivistët e LKJ (udhëheqja legale) ditën për ti shfrytëzuar drejt dhe në menyrë efikase, duke marrë shkas në paknaqësin e 1968. Ata ditën të përfitonin kombtarisht, duke e avansuar statusin politiko- juridik të Kosovës i cili u sanksionua në kushtetutën e vitit 1974. Me këtë kushtetutë Kosova fitoi disa ingerenca gati shtetërore, themi gati sepse u gjet një solucion konsenzusi midis shqiptarëve dhe serbëve; Kosova ishte njësi autonome dhe pjesë konstituive e Federatës në kuader të Serbisë. Me këtë “zgjidhje” origjinale nga aspekti politiko-juridik u krijua një entitet (krijesë) i ri hermafroditë, në të drejtën e kombeve për vetëqeverisje.
Procese gjyqësore kundër intelegjencës sonë atdhetare!

III. Kosova pas 1974-së
Kosova që nga 1970 e sidomos pas 1974 Kosova përjetoi një përparim të dukshëm duke e krahasuar me vetvetën, si në aspektin ekonomik, politik, kultror, arsimor dhe të emancipimit kombëtarë. Meritorë për këtë përparim pa dyshim se është klasa politike e atëhershme së bashku me inteligjencën e cila po formësohej ngadalë. Ky përparim u përcoll me propagandë të madhe shtetërore si në opinionin e jashtëm e sidomos në atë të mbrendshëm, për prospertetin e pandalshëm, për zgjidhjen më të mirë të çështjes kombëtare, për barazinë e Kosovës me republikat tjera edhe pse kishte status të dyfisht: si pjesë e Serbisë dhe element konstituiv i Federatës. ”Me ndryshimet kushtetuese sidomos të vitit 1974 dhe me vendimet e LKJ u arrit barazia e plotë dhe e gjithëanshme juridike - politike e kombeve dhe e kombësive të Jugosllavisë dhe tretmani i barabartë i kombësive me kombet e Jugosllavisë”. /Dr. Hajredin Hoxha - Dr. Syrja Popovci “Barazia e pakicave kombëtare”, f.7, Rilindja-1984, Prishtinë/ ”Në këtë kuadër edhe kombësia shqiptare në Jugosllavi e realizoi barazinë e vet juridike politike dhe kulturore në aso shkalle që përnjëmend nuk është e njohur askund në botën bashkëkohëse, kur është fjala për pakicat kombëtare” /Po aty, f.8/. ”Megjithëse krahinat nuk janë identike me republikat si shtete…” /Po aty, f.9/. ”Krahinat janë njëkohsisht edhe subjekte të barabarta të Federatës dhe në kuadrin e RS të Serbisë…” /Po aty, f.9/.
Kjo propagandë e fuqishme, kontradiktore dhe e panderprerë në një moment arriti efektin e tejngopjes tek ata që u ishte drejtuar. Realiteti po ndryshonte çdo ditë, dhe një propagandë e tillë ishte në kundërthanje të plot me shkallën e ngritjes politike, arsimore dhe kombëtare të popullatës shqiptare të Kosovës e në veqanti të rinisë studentore. Kushtetuta e 74 i kishte sanksionnuar gjërat vetëm si të momentit në mënyrë statike për kohën dhe hapsirën. Ajo nuk kishte llogaritur dinamikën e zhvillimit të një populli të ndrydhur. Përkundër meritave që pati klasa politike në një etapë të caktuar kohore në udhëheqjen e autonomisë së vitit 74 ajo pati edhe dobësi shumë të mëdha. Duke u mbështetur në vetëkënaqësi për ato që kishte arritur apo më drejt ishte vetëmjaftuar në punën e saj, duke u marrë me probleme të çastit e jo të perspektivës. Klasa politike shfrytëzoi minimumin e asaj që ofronte kushtetuta e vitit 74, fatkeqësisht ajo nuk mundi të shfrytëzoj as në mënyrë optimale ingerencat e sajë.

Në fakt kjo klasë ka pasë për obligim kombëtarë dhe politik ta shfrytëzoj në maksimum këtë kushtetutë pa lënë vakum. Shqiptarët ishin popullatë në zhvillim dhe me këtë duhej bind në mënyrë të natyrshme vet udhëheqja, populli, Serbia dhe Federata, se korniza e të drejtave që u ishte caktuar më 1974 për shkak të rritës ishte e ngusht dhe po pengonte çdo ditë e më tepër, si pasojë e kësaj gjendje shqiptarët si etnitet të ferkoheshim (ballafaqoheshim) me Federatën për hapsirë më të gjerë lirie dhe zhvillimi. Si pasojë e kësaj kalimi nga një autonomi e shterruar maksimalisht në Republikë do të ishte proces i natyrshëm dhe shumë më i lehtë dhe më pa dhimbje. Edhe pse kushtetuta e vitit 1974 siguroi një varg të drejtash më të mëdha se më parë, ajo përseri nuk ishte zgjidhje sepse nuk e barazonte Kosovën me republikat tjera. Prandaj populli shqiptarë mbeti i zhgenjyer dhe i pa knaqur me zgjidhjet e ofruara gjysmake. Si pasojë e kësaj pakënaqësie pati organizime të grupeve ilegale që më programet e tyre parashikonin avancimin e zgjidhjes të çështjes kombëtare. Një kësi grupi u arrestua me 1975 më në krye Adem Demaçin, i cili arrestohej dhe denohej për të tretën herë. Për të njëjtën veprimtari më 1979 dhe 1980 pati përseri arrestime të disa grupeve dhe të individëve të ndryshëm.
 
IV. Si u themeluan grupet ilegale
Propaganda zyrtare e Kosovës dhe ajo jugosllave e kishte marrë për sipër që të plasonte si të vërtet pohimin se gjoja çështja kombëtare në Jugosllavi ishte zgjidhur më së miri në botë. Në këtë kuadër edhe pozita kushtetuese e Kosovës ishte zgjidhur në mënyrë më të drejtë; sepse Kosova ishte e “barabartë” me republikat tjera. Një konstatim të tillë e hudhte poshtë vetë realiteti, kjo na bënte që shpesh të dyshojmë edhe tek profesorët dhe ligjëruesit e këtyre pohimeve se a janë kah e dëgjojnë vetën se çfarë konstatime po na servirin, si po munden që në mënyrë jo logjike i barazonin ato që nuk mund të barazoheshin në mes tyre. Këto arësyetime përveq që na iritonin, na frustronin dhe na shtynin për të arësyetuar ndryshe, me logjikën e gjërave dhe jo me alkimi. Për nga natyra rinia studentore ishte jo konformiste, ajo nuk mund të pranonte një “arsyetim” të tillë, sepse e pengonte vetë ngritja intelektuale dhe literature e trajtuar për çështjen nacionale. Ndikim të madhë për riaktualizimin e çështjes kombëtare dhe krijimin e një atmosfere patriotike, sidomos pas vitit 1978 pati edhe manifestimi i 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Kosovë dhe në Shqipëri.
Faktorët që ndikuan në formimin e kësaj klime janë të shumtë dhe kompleks që nuk mund ti numrojmë të gjithë këtu. Njerëz të paknaqur me gjendjen ekzistuese dhe me formim të lartë kombëtarë i hynë organizimit të grupeve të ngushta dhe të mbyllura. Në fillim trajtohej problemi i çështjes kombëtare, këmbimi i literaturës dhe mendimeve të cilat me kalimin e kohës merrnin formën e grupit të organizuar ilegal. Kjo nuk është ndonjë meritë e veqant e iniciatorve (themeluesve) të organizimit të grupeve ilegale, sepse po të mos e organizonte iks iniciatori në atë moment, sigurisht do ta organizonte një tjetër ndoshta me shumë pak vonesë. Në qendrat e mëdha të vendbanimeve ishin organizuar paralelisht nga 3-4 grupe pa e ditur për ekzistencën e njëri tjetrit. Ky fenomen na qon në konkluzionin se ishte krijuar një klimë e volitshme patriotike, logjika e veprimit dhe rrethanat objektive të qonin në të vetmen alternativë të athershme; në organizimin ilegal. Në fund mund të konstatojmë se grupet ishin produkt i rrethanave objektive të krijuara në momentin e caktuar si rezultat i ngritjes dhe zhvillimit të vetëdijes kombëtare. Këto grupe në tentim për të regrutuar bashkëmendimtarë binin në kontakt me njëri tjetrin dhe formonin grupe më të mëdha, kurse në rastet më të suksesshme edhe organizata me një shtrirje më të madhe.
Grupet ilegale i kushtonin rëndësi të madhe hartimit të programeve dhe statuteve të organizimit. Zakonisht gjykimet për një organizim politik mund të jipen më së miri nga analiza e programit, sepse aty janë të shprehura në mënyrë të sakt qëllimet, platforma, mënyra dhe mjetet për realizimin e objektivave programore. Programet kanë ndryshuar shumë në mes grupeve të ndryshme, mvarësisht nga rrethanat si është organizuar grupi, grupmosha e të organizuarve dhe niveli i përgaditjes intelektuale. Lirisht mund të konstatojmë se në vija të përgjithshme kanë qenë të përafërta si: realizimi i statusit të Kosovës nga Autonomi në Republikë dhe ate si fazë e parë e më pastaj bashkimi me shtetin amë Shqipërinë. Mënyra e realizimit ishte graduale nga format më të ulta të rezistencës (si në fushën legale dhe ilegale dhe çdo herë kërkohej kombinimi i të dyjave) deri të format më të larta siq është rezistenca e armatosur dhe kryengritja.
Platforma ideologjike ishte madhërimi nacional si ideologji kombëtare i kombinuar me ideologjin e marksizëm- leninizmit që imponohej (reflektohej) nga shteti amë. “Vlen për të theksuar se emërtimi i grupeve ilegale që i krijuan në atëkohë u ndikua nga sistemi politik që sundonte në RPSSH. Por në përgjithësi elementet që bënin pjesë në to nuk aspironin për fitoren e komuizmit e të stalinizmit por për të drejtat kombëtare të popullit shqiprar”. /Lefter Nasi - Aspekte të shtypjes kombëtare e politike të shqiptarëve në Kosovë 1981-1986, f.54.Tiranë 1995/. Shqipëria në Kosovë ishte fetishizuar sidomos nga brezi i ri. Nga ky interpretim në Kosovë Platforma politke kombëtare mori formë të nacional - romantizmit, kurse platforma ideologjike u formësua si romantizëm revolucionarë. Pavarsisht nga mundësit e ndryshme për interpretim spekulativ në kontekst të kohës, këto orientime si perfundim kontribonin në ngritjen e vetëdijes kombëtare, mundësuan një rilindje kombëtare në kushtet moderne, aq shumë e domosdoshme për të vënë në levizje një popull të pushtuar për çlirim kombëtarë.
Grupet ishin shumë militante dhe depertuese në veprintarinë e tyre e cila përseri ndahej në faza; faza e parë ishte propaganda e ideve kombëtare në popull në të gjitha mjediset dhe me të gjitha format e mundshme. Kjo veprimtari dhe pjesa e veprimtarisë legale që e theksuam më lartë krijuan atë disponim kombëtarë, niveli i të cilit rritej në mënyrë horizontale si mbushja e një bazeni me ujë. Që situata të fitojë rëndësin dhe dramacitetin e saj sherbyen edhe arresimet e disa grupeve ilegale në fund të 1979 dhe gjat vitit 1980. ”Gjat vitit 1979 dhe 1980 u zbuluan dhe u denuan tetë grupe nacionaliste - irridentiste. U identifikuan 680 persona qe vepronin nga pozitat armiqësore ….” /Sinan Hasani, Kosova të vertetat e mashtrimet, f.185, Rilindja - Prishtinë 1986/. Te grupet ilegale ishte krijuar bindja; se të gjithëve do të na zbulojnë dhe arrestojnë ende pa vepruar asgjë të rëndësishme, por vetëm për shkrim parollash, pamfletësh dhe nxjerrje të gazetave ilegale. Kjo logjikë duhet ti ketë shtyer grupet që të mobilizohen në veprimtarinë e tyre organizative për të bërë diçka të madhe dhe shperthyese. Kuptohet kjo do të ishte organizimi i demostrateve të fuqishme për tu treguar paknaqësia haptas dhe në mënyrë masive. Ky veprim kalkulohej nga grupet ilegale qe më 1979, bile kalkulohej edhe data, kuptohet në kuadër të vazhdimësisë së traditës muaji më i pëlqyer ishte Nëntori dhe data 28-të.
Ata që e njofin politikën qoftë nga përvoja e gjatë e marrjes me te ose nga literatura politike e dijnë se bartësve të levizjes politike kurrë nuk u dalin të gjitha parallogaritë që i kanë vënë në letër, por të gjithve u del pak nga e tëra. Për analizën tonë është i rëndësishëm konstatimi se: situata ishte e elektrizuar shumë politikisht (dhe jo aq e dukshme për të gjithë) si një dhomë në të cilën është bërë zbrazja e bombulës së gazit ku duhet vetëm një shkëndijë e vogël për të marrë zjarrë çdo gjë. Për ne më rendësi është si u krijua ky ky elektrizim që e spjeguam më lartë dhe jo nga kush, në cilin moment dhe si mori flakë? Kjo flakë u ndezë me 11mars 1981, e cila nuk do të shuhet deri në ditët e sotme dhe do të kujtohet si Pranvera e madhe e vitit 1981. Në analizën tonë nuk do të ndalemi në përshkrimin e zhvillimit të demostratave nëpër qytetet e Kosovës, as të flasim për heroizmin e paparë të rinisë kosovare, për të vrarët dhe të plagosurit, për represionin e makinerisë shtypëse shtetërore serbo-jugosllave, për arrestimet, denimet, diferencimet, sharjet dhe mallkimet ndaj bartësve të këtyre demostratave. Me shkrimet dhe deklaratat e tyre ngjarjeve të vitit 1981 do tu kthehen shumë vite më vonë poltikanë të regjimit si dhe pjesmarrësit e tyre me evokime të lavdishme, me një fjalë do të jenë në qendër të analizave politike si ngjarje dhe si vit i ndryshimeve (përthyerjeve) të mëdha të historisë shqiptare.



V. A ishin të parakohshme demonstratat e vitit 1981
Për të dhënë përgjigjje në një pyetje të tillë nga perspektiva kohore është më e lehtë, por edhe më e lehtë është mundësia e trajtimit spekulativë me argumenta hipotetik duke e ditur zhvillimin e më vonshëm të ngjarjeve. Thelbin e argumentimit kryesor e mbështesim në vijimsinë e veprimtarisë patriotike me dekada të tëra pa ndërprerje gjerë në momentin e shperthimit të demostratave. Është një mbarësim historik shkak-pasojë i cili gjeti kushte të volitshme nga vet zhvillimi objektiv i rrethanave dhe veprimtarisë subjektive (veprimtaria e organizuar) që e përcaktoi pranverën e 1981-shit si fillim të fillimit. Embrioni dhe nëna nuk mund të caktojnë ditën e lindjes ato vetëm mund ta ndiejnë ate. Nese mbështesim idenë p.sh. se demonstratat e 81 ishin të parakohshme dhe metodën e arsyetimit e kemi shkak- pasojë ( dhe kjo është më e drejta) atëherë na duhet pa tjetër të bëjmë zhvendosje kohore të ngjarjeve historike gjerë më 1912 apo ndoshta edhe deri më 1878. Kështuqë ngjarjet historike nuk mund të jenë as të hershme e as të vonshme, sepse ato kanë rrjedhën normale në kuadër të epokës, por pasojat e tyre mund të jenë të kënaqshme ose të padeshirueshme, apo edhe të dëmshme mvarësisht nga faktori njeri i organizuar.
Të merresh me trajtimin politik të ngjarjeve të Pranverës së madhe të 1981 dhe të mos i referohesh prof. Mr. Ukshin Hotit është e pamundur dhe joseriozitet shkencor. Ai ishte pjesmarrës në ato ngjarje, i përkrahu ato publikisht si përfaqsues i inteligjencës së lartë të Kosovës dhe u denua për këto qendrime. I specializuar në politikë dhe me të gjitha avantazhet që ka si politolog i shquar në punimin e tij “Viti 1981 dhe proceset demokratike” këtyre ngjarjeve dhe bartësve të tyre u bënë deri më sot analizën më të thellë shkencore. Duke dhënë përgjigjje në tezën e lartëpërmendur ai konstaton: “Kritikë të tjerë, subjekte të tjera të ndrydhura e të pandrydhura, natyrisht do të pyesin me të drejtë: përse pikrishtviti 1981? Përse jo ndonjë vit tjetër, p.sh. viti 1968, apo ndonjë vit i mëhershëm, të mos ishte nyja pa zberthimin e së cilës nuk do të ecej përpara? Dhe përgjegjja mund të duket arrogante, por në esencë e saktë: sepse vitet tjera nuk e ndryshuan historinë. Të gjitha vitet i ndihmuan zhvillimit të historisë. Do të thoshim se vitet tjera i ndihmuan akumulimit të proceseve, rritjes së kuantitetit, por kërcimin kualitativ, vetë shndërrimin e kuantitetit në kualitet e bëri vetëm viti 1981. Jo se ishte vit mrekullibërës ( kishte diç edhe nga kjo), por sepse atë vit ishin pjekur të gjitha kushtet, ishin akumuluar të gjitha proceset, ishin arritur të gjitha nivelet për shëndrrimin e kuantitetit në kualitet, dhe rastësisht ndrydhi subjektet që nuk deshën të pajtohen me ndrydhjen. Po të ishin pajtuar me ndrydhjen, viti 1981 do të kalonte njësoj si vitet tjera.” / Mr. Ukshin Hoti, Filozofia politike e çështjes shqiptare, f.75 Tiranë, 1995/. Më poshtë profesori duke folur për ngjarjet e viti 1981 konstatoi se “…legjitimitetin e tyre e përcakton qellimi final që synon tendenca historike e zhvillimit të proceseve” /Po aty f.76/.
Kurse në një intervistë në “Zërin e Rinisë” 6.04.1991 në pyetjen: se mos jemi ngutur në vitin 1981, ai përgjigjet: ”Ka mendime të tilla, por unë nuk kam atë mendim. Levizja e vitit 1981 në Kosovë ishte levizje spontane e popullsisë për realizimin e një kërkese imanente të saj, kurse a ia ka futur dikush fitilin ose jo, kjo është shumë pak e rëndësishme. Të gjitha kushtet dhe rrethanat tashmë ishin pjekur që Kosova të bëhej republikë, dhe një gjë të tillë e hetoi masa shqiptare në Jugosllavi. Nuk mund të themi se qe herët apo vonë përshkak se historia nuk lejon që dikush të komandojë me te”. /Po aty f.201/. Këtij konstatimi nuk kemi çfarë ti shtojmë dhe as që lejon ndonjë interpretim tjetër. Këtë mendim e përforcon edhe mendimi i njërit nga organizatorët dhe pjesëmarrësit e këtyre demostratave Mehmet Hajrizi ku për të njëtën pyetje shton se:”Demostratat e vitit 1981 ishin të rastësishme aq sa janë të rastësishme idealet për liri”. /Rilindja, 12.03.1996, Tiranë/. Ky konstatim mund të përshtatet edhe për çështjen konkrete se; ngjarjet e 81 ishin të parakohshme aq sa janë të parakohshme idealet për liri.

VI. A shpërthyen spontanisht demostratat e vitit 1981
Shumë autorë tendenciozë për shkak të minimizimit të qellimshëm të rëndësisë historike të këtyre ngjarjeve shtrojnë pyetjen provokative dhe fyese se: a mos shpërthyen spontanisht demostratat e viti 1981? Nese nuk kanë shperthyer spontanisht atëherë gjoja organizimi është i dyshimtë. Autorët e pikpamjeve të tilla donin për të na bindë se nuk ka qenë në interes kombëtarë momenti (sipas sahatit të tyre) i shperthimit të demostratave të tilla. “Demostratat e vitit ,81 i ka karakterizuar një organizim spontan. Ato u vetëorganizuan nga shtresat e gjera të popullit: nga studentët, nga pjestarët e grupeve ilegale, nga nxënësit, nga fshatarët, nga punëtorët, nga qytetarët” / Shemsi Reçica - Pasqyra, nr.4 - 2001, Prishtinë/. Kjo më tepër më duket se është një pyetje retorike që në raste të ngjajshme nuk harrohet për tu shtruar. Një levizje aq popullore me kërkesa shumë të qarta politike nuk mund të bëhet spontanisht e as në mënyrë instiktive. Shtrohet pyetja: atëherë pse nuk shpërthyen me 1978 ose më herët, por pikërisht me 1981? Në etapa të “qeta” të qeverisjes së pushteteve, te një popull me vetëdije të ngritur politike dhe me synime të qarta kombëtare spontaniteti nuk ka vend. Spontaniteti dhe instiktet do të vinin në shprehje vetëm poqese do të rrezikohej ekzistenca e substancës biologjike të një populli. Është e padiskutueshme dhe katercipërisht e argumentuar se demostratat e vitit 1981 i organizuan grupet dhe organizata ilegale. Fill pas shtypjes së demostratave në mënyrën ma barbare, nga organet e sigurimit u deklarua për zbulimin e organizatave “kundërrevolucionare” ilegale u theksuan si pjesëmarrëse dhe organizatore: “ 9 organizata pak si më të mëdha dhe i 83 grupeve ilegale “ /Ukshin Hoti po aty f.77/. Numri kaq i madh i grupeve të organizuara ilegale është fakt i pamohueshëm se kanë përgatitë opinionin dhe elektrizuar situatën politikisht për të shpërthyer nga një shkëndijë e vogël, qoftë edhe spontane. Por në mënyrë tendencioze nuk duhet ngatërruar shkasin me shkakun. Në fillim mund të kenë qenë në korrent me ngjarjen një apo dy organizata ilegale, por pas ngjarjeve të 11 marsit janë alarmuar të gjitha grupet dhe organizatat ilegale ekzistuese, duke konkluduar se erdhi momenti i shumëpritur, sepse të gjitha grupet veq e veq më herët kishin menduar sipas planeve të tyre për të bërë diçka të madhe. Në këto momente nuk duhet harruar se shumica e grupeve fillojnë njohjen në një shkallë më të lartë dhe fillojnë bashkim-shkrirjen ose kordinimin midis tyre. Në këtë rast merita e organizimit të demostratave të 1981 është e grupeve ilegale me aktivistët e tyre, të cilët dijtën ti shfrytëzojnë drejtë rrethanat objektive shumë të volitshme. Me të drejtë thotë Niçe: “Çë të bëhesh rrufe, kohë të gjatë duhet të jesh re”. Pikpamje të tjera mund të trajtohen por do të bien erë spekulimi dhe do të na largojnë shumë nga esenca e problemit të çështjes.

VII. A i organizuan ngjarjet e ’81 agjenturat e huaja
Dy tezat më problematike janë:
1) Se ngjarjet e viti 1981 i ka organizuar UDB-ja dhe sigurimi shqiptarë, më mirë të citojmë vet autorin e një mendimi të tillë: “Në bashkpunim me “sigurimin” serbët organizuan skenarin e demonstratave të vitit 1981 në Kosovë. Logjika ishte shumë e thjeshtë. Zhvillimi kaq i hovshëm i Kosovës ishte një pasqyrë e keqe për regjimin e Tiranës” /Nexhmedin Spahiu, Serbia shtet i përpjekjes për tejkalimin e vetvetës, Lajmi Ditës, 4.01.1996, Tiranë/.
2) Kurse Mahmut Bakallin fatkeqsisht nuk kemi mundësi për ta cituar, por po e parafrazojmë nga një shkrim i më hershëm në “Zërin Shqiptar” të vitit 1995, ku ai shprehet se demostratat e vitit 1981 i ka organizuar KGB-ja ruse dhe sherbimi bullgarë në bashkpunim me Serbinë. Nuk mund ta dijmë në radhë të parë ku është qellimi i autorve të lartëpërmendur ku duan të dalin (dhe pse pikërishtë në këtë kohë 1995) me arsyetime të tilla dhe çfarë duan të arrijnë? Më lartë në mënyrë kronologjike trajtuam shkaqet që quan në formimin e organizatave ilegale dhe më pas shpërthimin e demostratave. Qellimi bazë i organizimit të tyre ishte për avancimin e aspiratave tona kombëtare.

Por të ndalemi te fakti i kryer se ja: demonstratat ndodhen. Kushdo që në një mënyrë ose tjetër si Serbia, Shqipëria, fuqit e mëdha dhe të gjtha ato forca që u përthyhen interesat në Kosovë natyrisht që janë munduar të përfitojnë secila për vete. Në fakt kanë përfitur duke instrumentalizuar popujt e vet për interesa të ndryshme: Serbia për të mobilizuar nacionalizmin shtetërorë për shuarjen e çështjes shqipatre dhe për të homogjenizuar popullin serb, kurse regjimi i Tiranës për të instrumentalizuar popullin e RSH, për të neglizhuar vështirësit ekonomike, homogjenizimin e popullit dhe sidomos udhëheqja partiake e shfrytëzoi për të dëshmuar patriotizmin e vet komunist. Fuqitë e mëdha duhet të kenë bërë llogaritë e tyre për dobësimin e rolit të njërës në rajon dhe forcimin e tjetrës. Shkaqet se pse nuk u avancua çështja kombëtare pas këtyre ngjarjeve duhet kërkuar tek dobsia e udhëheqjes së athershme politike e KSA të Kosovës. Konstatimi i mësipërm i autorve të lartëpërmendur nuk mund të jetë i qendrushëm, por është spekulim për rrethanat aktuale politike. Kur konstatimi është i pa mohueshëm se: demonstratat kishin aspiratë për të avancuar çështjen kombëtare atëherë lindin pyetjet:

* Pse u preokupua aq shumë Serbia me çështjen shqiptare dhe avancimin e saj?
* Kurë serbët u banë shqiptarë?
* Ata ishin pushtuesit tanë?
* Ata po të donin lehtë mund ta zgjidhnin këtë problem, vetëm të hiqnin dorë nga mitet dhe apetitet e tyre hegjemoniste.
* Pse serbët ishin të interesuar që Kosova të bëhej republikë?

Përgjigjja nga autorët e këtyre tezave do të ishte: kjo u bë për të shkatërruar përparimin e KSAK. Këtë deshirë të serbëve nuk mund ta mohojmë, por për shkak të kësaj shqiptarët nuk mund të vendnumronin. Ky arësyetim të qon tek përfundimi se Zoti Bakalli me bashkëmendimtarët e tij statusin e Kosovës të vitit 1974 e ka vlerësuar si zenit të avancimit të çështjes shqiptare dhe këtë status e ka identifikuar edhe si aspiratë të popullit shqiparë. Nga logjika e tij hiqet procesi i zhvillimit dhe për këtë ka të “drejtë” të mendojë ashtu si mendonë. Por ja që historia dhe aspiratat e një populli nuk përcaktohen me kutin individual.
Një argument tjetër i rëndësishëm është se në të gjitha seancat gjuqësore të burgosurve politik shqipatrë në Kosovë nga gjykatat jugosllave as edhe një veprimtarë nuk është denuar për spiunazh si agjent i ndonjë sherbimi të huaj e as të sigurimit shqiptarë edhe pse levizja politike ilegale ishte pro shqiptare, sigurisht se po të ekzistonte një rastë i tillë UDB-ja do të dinte me mjeshtri ta materializonte në propagandën e saj. Që në fillim e theksuam vijushmërinë historike si argument dhe me qellim bëmë një vështrim aq të gjatë historik sa që lexuesi i nderuar vazhdimisht duhet ta ketë parasyshë pas çdo arësyetimi dhe gjykimi. Nese vetëm një moment e pranojmë se demostratat e vitit 1981 i ka organizuar UDB-ja dhe Sigurimi atëherë në mënyrë shkajkore (duke pasë parasysh vijushmërinë historike) edhe grupet ilegale të pas 68 i ka organizuar UDB dhe Sigurimi, edhe demostratat e 1968 i ka organizuar UDB dhe Sigurimi, edhe grupet ilegale të para 1968 deri dhe NDSH-në e ka organizuar UDB dhe Sigurimi, edhe kryengritjen e Drenicës me në krye Shaban Poluzhën, edhe Konferencën e Bujanit, edhe Lidhjen e dytë të Prizrenit, edhe kryengritjet e Drenicës me Azem Galicën deri edhe Shpalljene Pavarësisë me 1912, del se të gjitha na i paska organizuar UDB-ja dhe Sigurimi. Ja deri ku mund të qonë një logjikë e mbrapshtë vetëm e vetëm për të arsyetuar oportunizmin dhe deshtimin e një klase politike.

VIII. Demonstratat e vitit 1981 dhe RS e Shqipërisë
Menjëherë pas ngjarjeve të marsit u mbajtën në fillim mbledhje interne të Qeverisë Federative dhe të KQ të LKJ-së të cilat nuk informonin shtypin për çështjet që po trajtonin, vetëm kur nuk mund të mbulohej dielli me shoshë filloi shtypi të jepte informacion më të gjerë. Që më 7 prill të vitit 1981 në një intervistë në Rilindje Stane Dollanci ministër i mbrendshëm pat deklaruar se: “Shqipëria nuk kishte gisht në këtë ngjarje”. Më vonë pala jugosllave ndërroi deklaratë sepse i duhej një fajtorë kujdestarë, atëherë filloi të akuzohej Shqipëria për të gjitha. Reagimet nga Shqipëria ishin shumë të matura politikisht dhe shumë qellimëmira për palën jugosllave gati predikuese, se si duhej zgjidhur çështja në të mirë të shqiptarëve të Kosovës dhe vetë Jugosllavisë. Këtu një gjë nuk është e kuptueshme pse pala shqipare doli aq vonë në mjetet e veta të informimit për ngjarjet në Kosovë tek me 8.04.1981, gati një muaj pas 11 marsit të 81-shit.
* Pse një heshtje kaq e gjatë?
Në artikujt që lexoheshin në radio, TVSH dhe në artikujt e Zërit të Popullit kishte tone mbrojtëse. Me 8.04.1981 ndër të tjera ZP shkruante se: “Qendrimi ynë është i pandryshuar”, kurse në vonë ZP-ja do të deklaronte:”Ne kemi deklaruar dhe deklarojmë se as kemi çfaqur dhe as çfaqim kërkesa teritoriale” /ZP.17.05.1981/ Më poshtë në të njëjtin shkrim Shqipëria do të mbrohej nga insinuatat jugosllave:” Jo, zotërinj, nuk është kështu dhe ato që thoni nuk i beson njeri. Populli shqiptar që jeton në Jugosllavi është i zgjuar vetë dhe din çfarë bën. Ai ska nevojë ta mësojmë dhe ta nxisim ne, shqiptarët e Republikës Popullore socialiste të Shqipërisë. Ai është trim dhe i besës, ai di të kërkojë atë që i takon, siç di të mbrohet edhe vetë” /ZP.17.05. 1981/. Gjat veprimtarisë së grupeve ilegale në Shqipëri shpesh kanë kaluar individ të këtyre grupeve që të konsultohen me shtetin amë, se si dhe çfarë për të vepruar në të ardhmen, ose përfaqsues tjerë kanë kontaktuar me trupin diplomatik shqiparë dhe i janë bërë këresa të njëjta. Përgjigjja çdoherë ka qenë lakonike , përgjigjje shumë të përgjithsuara dhe kurr konkrete, edhe në ndonjë pyetje shumë direkte ata do të përgjigjeshin me shembuj shumë të vjetëruar se: ne gjat LNÇ edhe demonstrata kemi bërë, edhe atentate kemi bërë, të gjitha në këtë stil. “Ai pat treguar gatishmëri për të na mbështetur në punët tona në drejtim të levizjes për pavarësinë e Kosovës. Por, asnjëherë nuk e ka provuar që të nderhyjë në ndonjë formë autoritare.” /Abdulla Prapashtica, Zeri ditor, Fejtoni…, vazhdimi nr.8, shkurt 2001,Prishtinë /.
Nga kjo mund të konkludohet se sa të vëmendshëm kanë qenë pala shqiptare dhe sa shumë i janë friguar implikimit në ngjarje të tilla. Ne nuk duam të arsyetojmë Shqipërinë për një qendrim të tillë, përkundrazi e vlerësojmë si dobësi të mos shfrytëzimit të rrethanave të krijuara dhe në fund të fundit pse pikërisht ajo të mos ishte vërtet inspiruese e drejtpërdrejt e ngjarjeve të vitit 1981. Është e pa falshme që Shqipërinë ngjarjet e vitit 1981 në një mënyrë e befasuan. Por në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet teza se ato i organizoi UDB-ja në bashkëpunim me sigurimin, sepse është një kombinim shumë eklektik dhe në kundërshtim të plot me natyrën e zhvillimit të ngjarjeve. Duhet të theksojmë edhe njëherë se në ngjarjet e vitit 1981 edhe sovjetikët mbi idenë e pansllavizmit janë munduar që të xjerrin përqindjen e tyre të fitimit për interesa strategjike në rajon, për këtë Shqipëria zyrtare do të konstatonte: ”Sovjetikët kanë qenë, janë dhe do të jenë kurdoherë përkrah serbomëdhenjve. Interesat e tyre puqen. Kjo ndodh edhe tani me rastin e ngjarjeve në Kosovë. Si revizionistët sovjetikë, ashtu edhe serbomdhenjët janë armiq të betuar të shqiptarvë, qofshin këta në RSF të Jugosllavisë, qofshin në RPS të Shqipërisë”. /ZP. Ngjarjet e Kosovës dhe bashkpunimi i fshehtë Sovjeto- serbomadh, 5.06.1981/.
Në të njëjtin artiull më poshtë autori konstaton se: “Moska e ka kalkuluar që “dora e fortë” serbe që po godet Kosovën do të ngjitet nesër edhe lartë në Bosnjë, në Kroaci e në Slloveni. Kur të vijë kjo kohë që tashmë po duket se nuk do të jetë shumë e largët, klani serb do të ketë me doemos nevojën për ndihmën sovjetike” /Po aty/. Po e ritheksoj se artikulli i lartëcituar është shkruar me 5.06.1981, për konkluzionin parashikues gati profetik nuk do koment pavarsisht se kush ka qenë ky analist, që parashikimet e tij të përpara 10 vjetëve ia provuan ngjarjet që u zhvilluan në luftrat e shkatrrimit të ish Jugosllavisë dhe lufta e fundit në Kosovë. Se ku e ka hallin Z. Mahmut Bakalli që pas 15 vjetëve u mundua ti ngatërroj fijet qelimisht edhe me sherbimin Rus e Bullgarë do të merremi më poshtë.

IX. Masat e shtetit jugosllav dhe qendrimi i klasës politike të Kosovës
Masat e para të shtetit jugosllavë ishin masat rpresive dhe brutale kundër demostruesve përmes policisë, njisive speciale dhe trupave të ushtrisë jugosllave. Këto trupa kanë pasur sjellje të ngarkuar anti shqiptare deri në sadizëm në ndeshkimin e rinisë srtudentore dhe pjesmarrësve të demostratave. Prej masave më të ngutshme të Beogradit ishte vlerësimi (kualifikimi) i demostratave si; kundërrevolucionare, nacionaliste, irridentiste dhe antijugosllave Se janë të organizuara dhe të imponuara nga jashtë, se gjoja nuk kanë bazë në kontradiktat e mbrendshme ndernacionale në kuadër të federatës. Pala jugosllave kishte vlerësimet dhe komentet e veta për komplot nderkombëtar, me 6.04.1981 Stane Dollanci minister federativ i punëve të mrendshme deklaroi:” Mbas tyre qendrojnë forcat më reaksionare të botës, fashiste, më dogmate, të cilat në këtë rast sigurisht janë bashkuar dhe kanë pranuar një platformë” /S.Gjakoviq “Konfliktet në Kosovë” f.299- Beograd 1984/.
Pas kësaj faze duhej ndermarrë hapa konkretë për gjykimin dhe eleminimin e rrethanave dhe “leshimeve” që kanë mund të qojnë në organizimin e demostratave. Për veprim konkretë kërkohej legjitimitet para opinionit të mbrendshëm dhe të jashtëm, prandaj vlerësimet (denimet) duheshin të jipen nga udhëheqja më e lartë partiake (LKJ). Mu për këto shkaqe u nxorë Platforma Politike e KQ të LKJ për Kosovën. Në hartimin e kësaj platforme ndikim vendimtarë pati politika serbe, duke paraqitur hegjemonizmin e vet si interes gjithë jugosllavë. Udhëheqja politike e Kosovës pranoi vlerësimet e platformës pa u përpjekur që të mbronte të drejtat nacionale të shqiptarve që i gartantonte vet Kushtetuta jugosllave dhe programi i LKJ-së. Ata nuk kërkuan që të hiqet një vijë ndarëse në mes të nacionales (gjithëmon sipas standardeve zyrtare) dhe nacionalizmit. Me këtë qendrim ia mudësuan nacional - komunizmit serb që në emër të nacionalizmit të luftojnë nacionalen në të gjitha drejtimet dhe nivelet në Kosovë. Ky ka qenë qendrimi më opurtunë i udhëheqjes së Kosovës, sepse nuk rezistoi as aty ku kishte argumente zyrtare, por u vu në sherbim të fushatës antishqiptare, duke vlerësuar lulen e rinisë dhe bartësit e demostratave me emra të ndryshëm fyes dhe denigrues.
Hap konkretë i udhëheqjes jugosllave ishte ndërrimi i udhëheqjes politike Krahinore të vitit 1981. Goditje të parë mori njeriu i parë i partisë Mahmaut Bakalli. Ai nga funksioni i Sekretarit Krahinor të LKJ dha dorheqje me 5 maj 1981. “Mahmut Bakalli nuk bëri ndonjë veprim iritues: mbajti një konferencë me gazetarë, lexoi para tyre një fjalim të përgatitur me kujdes, ku merrte për sipër përgjegjësinë që i takonte, duke mbetur më tej “ushtar besnik i partisë” dhe u largua nga skena politike.” /Mehmet Kraja “Vitet e humbura” f.124, Tiranë, 1995/.
Dorheqjen e Bakallit duhet analizuar më thellë, sepse ai ishte njeriu më i pergaditur ideologjikisht dhe politikisht për vijen zyrtare të RSFJ. Nga këndveshtrimi ynë është e rëndësishme çështja: Pse M.Bakalli nuk e priti shkarkimin, por dha dorëheqje? Këtë përgjigjje mund ta gjejmë duke u bazuar në sistemin e vlerave të shoqërisë komuniste, ku dorëheqja konsiderohej si akt moral e politik, si akt i pranimit të gabimit dhe dëmit të shkaktuar, si autokritikë dhe si gjestë i cili nuk të shkëput përfundimisht por që të lenë mundësinë të kthesh perseri në gjiun e partisë, kuptohet kur të jesh i nevojshëm për partinë. Shkarkimi do ti shkëpuste lidhjet me partinë një herë e përgjithmonë, me një aktë të tillë Bakalli do të ngelej figurë e rëndësishme e historisë së Kosovës gati po aq sa vetë ngjarjet e 81. Po si duket ai nuk ka menduar atëherë për historinë dhe politikën sepse ka patur bindjen që ai është vetë historia dhe politika e Kosovës. Kjo ishte mendje lehtësi e pafalshme e një politikani të karierës, gabim dhe rënje për të mos u ngrit më në lartësinë që e kishte.
Në zbatim të platformës filloi procesi i diferencimit ideopolitik nëpër organizata, shkolla, ente dhe njisi punuese duke goditur bartësit e frymës kombëtare. Në qendër të goditjes u vu Universiteti i Prishtinës i cili cilësohej si kështjellë e nacionalizmit dhe inteligjenca që ishte pjesa më e emancipuar në sferën e vetëdijes kombëtare. Masë tjetër nga kreu i Beogradit ishte rikthimi në vendet udhëheqëse të atyre kuadrave që ishin treguar të zellshëm dhe besnik në ndjekjen dhe ndeshkimin e shqiptarve në emër të integralizmit jugosllavë këtë me të drejtë e kishin vërejtur edhe analistë të kohës: “Veli Deva, i cili zuri vendin e Mahmut Bakallit, si dhe përfaqësuesi i Kosovës në forumin më të lartë të Federatës, Fadil Hoxha, i përkasin asaj gjenerate, të cilët edhe para vitit 1966 kanë pasur poste të rëndësishme. Shpesh këta politikanë i pyesim në Kosovë, ku kanë qenë atëherë kur shqiptarët, në mënyrë masive keqtrajtoheshin dhe poshtëroheshin? Ndoshta shpejt këtyre do t’u bëhet pyetja ku ndodhen tani që po sulmohet e gjithë kultura kombëtare”. /Viktor Majer “Frankfurter Algemajne Cajtung” - 13.05.1981./
Pas ca dite edhe Mehmet Maliqi u riaktivizua (rikthye) si kuadër i verifikuar në krye të sektorit të Punëve të Mbrendshme të Kosovës. Ngjarjet e vitit 81 Beogradi do ti përdorë si pretekst për të luftuar sistematikisht çdo gjë shqiptare deri në verë të vitit 1990 kur bëri ripushtimin e plot të Kosovës, veprim ky që ishte objektiv i kahmotshëm edhe para këtyre ngjarjeve.

X. Karakteri dhe shkaqet e shperthimit të demostratave 1981
Karakteri i demostratave të viti 1981 është lehtë i përcaktueshëm nga vetë bartësit e tyre. Në fjalorin politik të kohës ato janë përcaktuar si “demostratat e studentore të vitit ‘81”. Përshkak se bartës ishin rinia studentore ato nuk mund të cilësoheshin si kundërrevulucionare, regresive dhe konservatore. Ka vlerësime të ndryshme se ato kanë patur të përfshirë në vete komponenten ideologjike, ekonomike, klasore dhe kombëtare. Dihet se në kuadër të shteteve moniste totalitare dhe të ideologjizuara nuk ka pasur mundësi ti iket këtij fenomeni. Por kjo nuk mund të interpretohet në mënyrën se si e interpretojnë ata që janë tendenciozë dhe duan të fshehin ideologjinë e vet e cila e kishte kokën në Beograd. Ideologjia ishte formë e grupeve ilegale dhe vetë ngjarjeve të vitit 1981 për shkak të ndikimit nga RPSSH si shtet amë, kurse përmbajtja ka qenë thellësisht kombëtare. Kjo më së miri deshmohet nga aktakuzat dhe gjykimet që i janë bërë grupeve ilegale. Askush nuk u denua dhe nuk ngarkohej për shkak të ideologjisë por për shkak të nacionalizmit, irridentizmit dhe separatizmit. Edhe komponenta e pabarazisë ekonomike e ka pasë rëndësinë e vet në rritjen e pakënaqësisë dhe revoltës shqiptare. Në këto ngjarje shumë shpejtë me studentët u solidarizuan klasa punëtore dhe fshatarësia si shtresa të popullësisë së Kosovës. “ Unë mendoj se pakënaqësia më e madhe është pakënaqësia kombëtare. Unë mendoj se kjo ka qenë me të vërtetë kërkesa kryesore në të gjitha revoltat dhe demonstratat. Kësaj i shtohet edhe kërkesa ekonomik. Kështu që unë mendoj që është një kombinim shumë i fuqishëm e revoltave nacionale, ekonomike dhe shoqërore” /Vëzhguesi i revistës angleze “ Ekonomist” Eris Sviç në një bisedë me radion angleze 7.05.1981/.

Në vendet socialiste shumë pak ka pasur ndikim levizjet me karakter social sepse ato ishin të amortizuara që në start nga propaganda komuniste që ishte ideologji shtetërore duke shpallur si absurd rrebelimin e punëtorve si veprim kundër vetvetës. Më 18 shtator 1981 grupi i punës i KQ të LKJ për hartimin e “ Platëformës për Kosovën “ Millojko Drulloviq, Sinan Hasani dhe Zharko Papiq ishte shkuar me projektin e parë të “ Platëformës” në Zagreb tek Vladimir Bakariqi për konsultime. Nga biseda e stenogramuar mësojmë se Bakariqi u ka thënë: “Çështjes të së ashtuquajturës parti marksiste-leiniste i paskeni dhënë shumë vend. Ky nuk ëshë program që do të mund t’i tërhiqte demosntrantët, as dikë tjetër. Nëse e shikoni diksionin dhe stilin e programit do ti gjeni aty të gjitha parullat që i përdor në Përëndim antikomunizmi profesional. Pra këtu është fjala për diçka tjetër. Dikush u ka prirë në mënyrë shumë profesionale këtyre demosnstratave dhe është vështirë të thuhet se një Kosovë relativisht e prapambetur ka mundur të japë një nivel aq të lartë të organizimit sikurse ka qenë atje. Pra, jo në linjën komuniste, por në linjën antikomuniste. Prandaj, mendoj se kjo nuk mud të hyjë farë në Platëformë…” /Blerim Reka - Demonstratat e 81-shit antikomniste – Rilindja, 12.03.1986, Tiranë/.
Zoti Bakariq për shkak të paragjykimeve e harron qellimisht komponentën kombëtare dhe kërkon shtegdalje te komplloti nderkombëtarë. Kur pranohet fakti se kerkesë bosht e këtyre ngjarjeve ishte “Kosova Republikë” atëherë përcaktohet kjartë karakteri politik, vrulli rinor revolucionar dhe përmbajtja thellësisht kombëtare e këtyre demostratave. “Kur studentët dhe demonstruesit dolën në rrugë në vitin 1981, çështja primare e diskutueshme ishte statusi e më rrallë deshira për pavarësi” /Kosovo report”- Indipedent International Commission on Kosovo –f.36-Oxford-2000/

Kërkesa gjenerale “Kosova Republikë” ngërthen në vete të gjitha kërkesat e të gjitha shtresave të popullit. Duke analizuar përmbajtjen e parrullave të 1981, Branko Horvati nxjerr konkluzionin: ”Përcaktohen qartë përafërsisht tre përbërës të atmosferës politike. Njërën e përfaqson nacionalizmi i zgjuar, kjo është e përbashkët për të gjitha regjionet jugosllave në fund të 60. E dyta mbeshtetet te kushtet e rënda sociale. Ndersa të tretën e përfaqëson irridentizmi” /Branko Horvati -“Çështja e Kosovës”-f.102, Lublanë-1988/.
Në këtë kërkesë ishin të fokusuara të gjitha aspiratat dhe për këtë shkak nuk mund të eleminohet argumenti teorik se këto demostrata përveq përmbajtjes kombëtare patën edhe karakter ekonomik, kulturorë, emocional etj. Veprimet e organizuara dhe kërkesat politike janë shkalla më e lartë e vetëdijes së një populli të pushtuar sesa ato ekonomike.

XI. Demostratat e ’81 a e avancuan çështjen kombëtare
Që në fillim duhet të sqarojmë se demostratat e vitit 81 nuk e avancuan statusin e Krahinës së Kosovës në kuadër të ish federatës Jugosllave, por çështjen kombëtare e avancuan shumë. Këto ngjarje bënë një rrotullim kopernikan në vetëdijen e popullit shqiptarë të Kosovës. Me këto ngjarje u bë një revolucion në kokat e shqiptarve ata njëherë e përgjithmonë u shkëputen nga perpjekjet per integrimin e tyre në Jugosllavi përmes shpikjes së kombit jugosllavë në emër të vëllazërim- bashkimit. “Ishte revolucion kombëtarë, sepse objektiv kryesor ishte liria kombëtare nga zgjedha skllavëruese serbe; ky ishte karakteri i përgjithshëm i atij rrevolucioni, prej të cilit burojnë edhe aspekte të veqanta të tij.” /Hajdin Abazi - Demokracia shans për pavarësinë e Republikës së Kosovës, f.9- Tiranë,1996/.
Pas këtyre ngjarjeve çdo shqiptarë kishte projektuar në kokën e tij një republikë e cila në fantazinë e tijë funksiononte sipas ngritjes intelektuale të secilit veq e veq. Është faktë se në aspektin politik kjo kërkesë ishte bërë gjithë popullore dhe kjo ishte më e rëmdësishmja për Levizjen kombëtare sepse realizimi konkretë i saj për zhvillimet historike ishte i pandalshëm, vetëm çështje teknike, çështje kohe. Nga viti 1981 do të kemi përpjekje për organizimin e demostratave në çdo pranëverë në kujtim të atyre të viti 81, si pasojë kemi edhe arrestime vit për vit. Ky fakt tregon për këmbëngultësinë dhe vendosmërinë e shqiptarve në rrugën e re. Ngritja e statusit nga Krahinë në Republikë nuk u realizua për shumë shkaqe por njëri më i rëndësishëm është se udhëheqja krahinore nuk kishte shfrytëzuar në maksimum të gjitha ingerencat e kushtetutës së vitit 74 por kishte lënë vakum. Në përpjekjen për kërcim të natyrshëm nga niveli i krahinës në republikë mu në këtë vakum pati rënje, pati pengesa më vonë edhe veprime retrograde. Deri në vitin 1981 Levizja kombëtare ishte me hope kishte shkëputje, nga ky vit levizja ishte kontinuele dhe aktive (në shumicën e rastve prijëse) në të gjitha zhvillimet politike. Ajo perjetoi një ngritje të vazhdueshme politike dhe organizative deri më 1990, kur ndodhi procesi i ndarjes së levizjes politike në ate paqësore dhe çlirimtare.

XII. Demostrata e ’81 dhe proceset demokratike në Evropën Lindore
Çështja e tranzicionit nga monizmi në pluralizëm në vendet e ish kampit socialist është një ndër problemet më të rëndësishme politike dhe shkencore të kohës moderne. Prandaj është shumë e rëndësishme të studjohen fillet dhe tendencat e këtij procesi për secilin vend veq e veq. Për historinë politike të Kosovës është e rëndësishme se cili ishte roli i ngjarjeve të vitit 81. Rëndësinë e këtyre ngjarjeve në këtë drejtim i pari dhe më së miri e ka trajtuar prof. Ukshin Hoti kur konstaton se:”Demokracinë në Kosovë nuk e lindën të tjerët, e as nuk u lind për qefin e tyre. Ishte e nderlidhur me proceset demokratike të Evropës dhe me synimet e tilla të njerzimit. Demokracia në Kosovë u vetëlind në vitin 1981, do të rritet vetë, së bashku, e barabartë dhe e nderlidhur me të tjerat “. /Ukshin Hoti, Po aty f.94/.
Është bërë zakon që të krahasohen ngjarjet e Solidarnostit në Poloni me ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë. Këto ngjarje kanë edhe pika të përbashkëta si : Organizime anti shtetërore, anti sistemeve qeverisëse, masoviteti, antisovjetizmi, vazhdimësia deri në ditën e ndryshimeve të mëdha dhe mbi të gjitha se ishin më të parat në tërë bllokun e lindjes. Ndryshimi në mes tyre është se ndikimi i demostratave të Solidarnostit kishte ndikim në nivel kombëtarë dhe shtetërorë të Polonisë, kurse ngjarjet e 81 në Kosovë kishin ndikim vetëm në nivel të Kosovës që vlerësohej provincë e Jugosllavisë. Në Kosovë çfardo që të ndodhte kryeqendra e shtetit Beogradi ishte jashtë ndikimit të këtyre ngjarjeve. Kurse RPSSH ishte në kulmin e izolimit dhe monizmit të tipit të diktaturës së proletariatit. Sikur Kosova të ishte shtet më vete atëherë këto ngjarje me masovitetin dhe energjinë e tyre do të kishin përmbysë çfardo regjimi dhe qeverie të Kosovës.
Në fushën e ndryshimeve politike në planin e mbrendshëm këto ngjarje patën rëndësinë e vet në kuadër të kohës dhe regjimit totalitar komunist. Në shoqërinë kosovare u krijuan dy vija politike ajo zyrtare jugosllave e LKJ-së dhe vija politike kombëare që përfaqsohej prej levizjes kombëtare. Kjo e fundit edhe pse vepronte nga ilegaliteti si frymë ishte e pranishme në të gjitha poret shoqërisë kosovare. Ishte instaluar mendimi ndryshe, kishte shtyp opozitar(ilegal), organizim politik tjetër nga ai zyrtar. Kjo ishte një diçka e re që shumë vende të lindjes nuk kanë mund as ta paramendojnë. Në fakt këto ishin fillet e para të tranzicionit politik në tërë bllokun komunist.

XIII. Ngjarjet e vitit ’81 dhe zhvillimet e më vonshme
Më lartë konstatuam se ngjarjet e vitit 1981 do të jenë rifillimi i pandalshëm i levizjes sonë kombëtare dhe si të tilla ato do të kenë ndikim përmes bartësve të vet direkt ose përmes frymës (shkollës) së 81 në të gjitha zhvillimet e më vonshme politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Si kundër reakcion nacionalizmi serb dhe duke nxanë shkas nga ngjarjet e 81, perpiqej që të reduktonte të drejtat politike dhe institucionale të shqiptarve deri në maksimum. Për këtë qellim u muar fushata për reduktimin e kompetencave të krahinës përmes ndryshimeve kushtetuese. Bartësit e ngjarjeve të vitit 1981 dhe vetë Levizja ilegale nuk i kushtuan rëndësinë e duhur këtyre ndryshimeve në fazën e diskutimeve publike; duke menduar se ky është problem i udhëheqjes politike të Kosovës e cila nuk mund të mos e mbrojë një çështje kaq të mbrojtshme, transparente dhe obligative për te. Për kundër interesit kombëtar nuk u vendos lidhja në mes udhëheqjes legale dhe Levizjes ilegale. Ky bashkpunim (kordinim) mungoi nga udhëheqja politike edhe pse mund të vendoste kontakte të lehta me Levizjen ilegale, kur publikisht dihej se S. Millosheviqi bashkpunonte haptas me klerin ortodoks dhe me organizatat serbe si në diasporë ashtu edhe brenda. Mendim tjetër për ngurrimin e këtij kordinimi ishte edhe ndarja e kuptueshme nga distanca e punve; se ne e kemi për detyrë ta bëjmë republikën, kurse këta së paku le ta ruajnë krahinën. Besimi i tepruar në aspektin doktrinarë dhe filozofik se ngjarjet dhe rrota e historisë nuk mund të levizin prapa. U vertetua më vonë se ky konstatim kishte qenë fiksion se në momente të caktuara historia po levizke edhe prapa nese faktori i organizuar i neglizhon situatat nëpër të cilat kalon populli dhe vendi. Ndërsa fill pas aprovimit të ndryshimeve kushtetuese në protesta dhe demostrata post festum levizja politike (revolta popullore) ishte shumë aktive duke iu dhanë këtyre protestave një përmbajtje shumë militante.
Pas rrënimit të autonomisë dhe vendosjes së pluralizmit nën okupim, vija vazhduese e ngjarjeve të vitit 1981( tash të njohur si ish të burgosur politik) nuk krijoi parti të vetën legale, por u inkuadruan në partitë ekzisuese dhe sidomos në LDK që vlerësohej për momentin si një levizje legale kombëtare. Levizja ilegale (LPRK) vazhdoi veprimin në ilegalitet duke evlerësuar situatën si të pa përshtatshme për legalizim sepse Kosova me Serbinë do të ndahej vetëm me luftë dhe asaj i duhet një strukturë ilegale për ditët e vështira.
Si ngjarje më e madhe e viti 1990 ishte Deklarata kushtetuese e 2 korriktu e cila e shpallte Kosovën republikë. Kjo deklaratë u shpallë nga parlamenti i Kosovës që ishte konstitua pas rrënimit të autonomisë së Kosovës. Këta kuvendarë ishin pjesa më lojale e pushtetit jugosllavë që kishin pranuar (ne këtu nuk merremi me ate se në çfarë menyre) të ishin pjestarë të kuvendit të degraduar të Kosovës. Këtu ndodhi një paradoks politik dhe historik; në vendë që Republika e Kosovës të shpallej nga ata që e projektuan, luftuan dhe u sakrifikuan për të, ajo u shpall nga ata që kishin qenë dhe ishin zgjedhë për të mbrojtë krahinën (autonominë) e përdhosur. Ky argument (paradoks) nuk e ulë aspak vlerën historike politike dhe kombëtare të aktit të shpalljes së Deklaratës së pavarësisë dhe nuk nënçmon bartësit e këti akti. Kjo tregon se sa i thellë ishte dallimi në mes vijës shqiptare dhe asaj serbo- jugosllave, se bartësit e këti akti kanë vlerësuar shumë drejt ndryshimet historike dhe kanë vepruar në përputhje me rrethanat e reja historike, politike dhe kombëtare dhe kanë deshmuar forcën, shpirtin dhe përkushtimin kombëtarë të popullit tonë për të qenë i lirë dhe i pavarur.

XIV. Bartësit e ngjarjeve të 1981 dhe UÇK
Në trajtimet e ndryshme publicistike ka shumë koment edhe analiza se kush e themeloi UÇK-në? Më kompetentët me të drejtë thonë se është vazhdimësi e gjithë rezistencës shqiptare anti serbe. Është fakt i pamohueshëm se pikërisht Levizja ilegale është ajo e cila punoi në platformën dhe organizimin e kësaj Ushtrie. Si kuadri drejtues ushtarak dhe politik u deshmua se shumica ishin ose pjesmarrës të ngjarjeve të 81 ose ishin të inspiruar nga këto ngjarje dhe bartësit e tyre. I njëjti konstatim (me disa prijashtime) vlenë edhe për heronjët dhe deshmorët e UÇK-së që dhanë jetën në altarin e atdheut për lirinë që ne e gëzojmë sot.





Burimet:


1. Juda, Tim. Kosovo-Krieg und Rache. New Haven: Yale University Press, 2000.


2. Ignatieff, Michael:. Virtual War Kosovo und darüber hinaus. New York: Metropolitan Bücher, 2000.


3. Stavrianos, LS dem Balkan seit 1453. New York, New York: Holt, Rinehart and Winston, 1966.


http://translate.google.ch/translate?hl=de&langpair=en%7Cde&u=http://www.historyguy.com/kosovar_serb_warfare.html


4)http://www.kosova.de/forum/showthread.php?t=13198&page=6


5.http://kosovaere.ch/index.php?option=com_content&view=article&id=5385:pranvera-e-vitit-1981-dhe-bashkesia-nderkombetare&catid=74:opinione-box-

NË DHOMËN NR-6-të TË NJË SHTËPIE PUBLIKE


Albert ZHOLI: TREGIM
NË DHOMËN NR-6-të TË NJË SHTËPIE PUBLIKE

Ajo ishte shtëpia më me zë në Athinë, ku vajzat vendase e të huaja, shisnin trupin nëpër epshe meshkujsh trup nxehtë e xhepa plotë. Zakonisht e preferonin turistët e ardhur s’dihej nga, por edhe vendasit që mbanin kollaro, çanta e syze optike mode. 
Muret ngjyrë rozë e perdet ngjyrë trupi i përkëdhelnin shikimet e kalimtarëve e I bënin më enigmatikë bukuritë që fshiheshin brenda atyre mureve e atyre perdeve.
Vetëm po të përballeshe me sportelet e regjistrimit, mund të shfletoje albumin e ditës e të shihje lloj-lloj femrash me të hyrat e të dalat trupore, të lakuriqta a me veshja të pangjyra, që prisnin e përcillnin trup nxehtët xhepaplotë.
Aty hyri edhe Sofakliu, i porsaardhuri nga Amerika, pas katërmbëdhjetë vjetësh.
- Te kjo! – i tha ia pronares, duke treguar fotografinë e një vajze flokëverdhë.
- Paskeni shije zotni- foli pronarja, një grua rreth të dyzetave, por e mbajtur, siç ia donte vendi i punës.
- Ai nuk u përgjigj.
- Është dyfishi i çmimit tek ajo vajzë. Sa përfundoi analizat, është e paprekur nga mashkull, sorkadhe mali nga Shqipëria – vazhdoi të fliste ajo, duke i bërë reklamë mallit të saj.
- Ai ndjeu t’i goditej gjoksi nga brenda dhe fytyra i mori tjetër ngjyrë. U befasua nga fjalët e pronares, sidomos kur dëgjoi “ sorkadhe mali nga Shqipëria”.
- E pranoi çmimin pa e gjykuar dhe, ashtu në heshtje, u drejtua për nga dhoma me numrin 6-të.
- Iu duk sikur dera iu çel vetë dhe ai hyri. I vuri shpatullat derës dhe mbeti ashtu pa guxuar t’i ngrinte sytë deri tek krevati ku gjendej sorkadhja shqiptare. Ndjesi të çuditshme po ndjente, që nuk e kishte ndjerë kurrë, donte të mendonte diçka të bukur e pastaj t’i ngrinte sytë, por truri nuk i tregonte asgjë. Vetëm gjoksi i goditej nga brenda si me tokmak metalik.
- Edhe “ sorkadhja”, nuk pipëtinte, aty mbi krevat, në pritje të atij çasti të tmerrshëm, ajo kish qarë e kish qarë, deri sa i ishin mbaruar lotët dhe fryma bashkë me lotët e nuk ndjehej se ishte e gjallë.
- “Sillu mirë, i kish thënë pronarja “, meshkujt duan t’i lëpish me lajka. Nuk është ndonjë punë e rëndë. Do të mësohesh. Do të mësohesh e do të bëhesh e pasur...”
- Ajo kish qarë gjithë natën, e tashti priste në heshtje ankthi të vinte mashkulli i parë e të niste punën. ” Si tek ai filmi që na shfaqën mbrëmë ...Edhe unë ashtu do të bëhem? Si ato? Unë shihja filmin e qaja, qaja mbytur se... Po edhe ato si mua kanë qarë?! Vajza fatkeqe me nënë e baba? Po vëllezër kanë? S’u dihet fati? Deri sa kanë ardhur këtu, janë pa fat si unë. Edhe vëlla mbase nuk kanë?! Vëllai nuk do i linte. Vëllai është vëlla. O zot ku më solle?! Ç’tu bëj prindërve, i sëmuri, meraku i vëllait edhe fryma e tyre u rëndon. As para për bukë nuk kanë, pa le për ilaçe?! Eh, ku s’të shpie halli. Edhe në derën e hasmit të shpie”.
Kishte menduar e menduar duke qarë, deri tek ai mëngjes, sa u hap dera e hyri njeriu i parë ...
- Oh, ku është ai?- dëgjoi ai një zë. I vinte nga brenda gjoksit apo nga jashtë tijë ai zë vajze?! Mos ishte rritur brenda tij ai zë e tashti kish dalë nga ku qe fshehur?! Nuk mundi më të priste në atë ankth?! Përballë tij ishte shtrirë një femër. Ai ngriti sytë. Sorkadhja e fotografisë rrinte gjysmë shtrirë me flokët e verdhë mbi sy e palëvizur, si një pikturë klasike.
- Nga jeni?,- e pyeti ai pa lëvizur nga vendi, ku qe mbërthyer. Vajza u drodh kur dëgjoi t’i flisnin në gjuhën e saj dhe zëri i doli si pa ndjerë.
- Nga Shqipëria! Qenka e tmerrshme, dhe kjo më duhej!- mendoi pa i ngritur sytë.
- Nga cili vend i Shqipërisë? – pyeti Sofokliu, pa i thënë që ai e dinte pa hyrë se ajo ishte nga Shqipëria, ndaj i foli në gjuhën e saj.
- Nga fshati...i qytetit...(dhe ajo i tha emrin e fshatit).
- E kujt je nga ai fshat? – pyeti ai rrëmbimthi.
- E Aristidhit, ee...
- Mos! Mos fol-bërtiti ai. Ti je motra ime Antoneta.
U përkul në shtratin e saj dhe e mbështolli në gjoks, duke qarë me dhimbje, me klithma shpirti.
- Vëllaaii!!- lëshoi zërin ajo dhe u lëshua pa ndjenja në gjoksin e tij.

*** *** ***

Kur u arratis nga Shqipëria ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeç. Kufirin e kaloi siç e kalonin zakonisht moshatarët e tij “plangprishës”. E ajo udhë kishte vetëm ikje. Një ikje e paharruar pa kthim. U arratis. Në shtëpi la nënën, babanë dhe një motër të vogël, që akoma nuk i kishte mbushur të katër-vjetët. Puthi motrën në gjumë e iku. Antoneta buzëqeshi, e iu duk se i foli : “ vëllai”, me një “ i” të zgjatur përkëdheljeje.
Antoneta e donte shumë të vëllain. “ Do t’i them vëllait”, u mburrej ajo shoqeve, kur ndonjëra i shkulte gërshetat e verdha. Edhe kur zemërohej me të atin e të ëmën u thoshte: “ Kam vëllain unë”. Dhe qysh kur e kuptoi se ishte motra e vëllait, flinte për herë me të. Nuk e zinte gjumi pa i ngatërruar gishtat nëpër flokët e tij. Dhe sa herë ikte herët për në punë, ai i hiqte ngadalë dockat e vogla nga flokët dhe e puthte lehtë. Ajo qeshte si në ëndërr, apo diç ndjente dhe fliste: “ vëllai...”
Ajo buzëqeshje gjumi dhe ai zë ëndrre, nuk iu nda atij në të gjithë vitet e ikjes. Donte ta ëndërronte motrën të rritur, por ajo i delte para syve ashtu e vogël, me dy gërshetat e verdha dhe mëngjeseve i bëhej sikur dëgjonte atë zë e prapë atë zë: “ vëllai...”

**** *** ***

Dhe pas katërmbëdhjetë vjetësh, malli i përplasi në dhomën me numër 6-të, në atë shtëpi publike të Athinës.
Dhe ajo mbeti ashtu siç ishte “ Sorkadhe mali, motra e vëllait të ikur. E vëllait të ardhur nga zëri i saj i pashuar: “ vëllai...!!”

Rapsodi kombëtar në kohë zezone


NË SHQIPËRI GJETËM NJË NËNË
(Me rastin e 55-vjetorit të arratisjes së rapsodit Dervish Shaqa)

Shkruan: Prof.Mr.sci.Kadri Rexha
Dervish Shaqa, rapsod popullor
Rapsodi kombëtar në kohë zezone

Në odat e Dukagjinit dhe më gjerë kënga e rapsodit Dervish Shaqa ishte bërë institucion i historisë dhe traditës, arkiv i kronikave të gjalla, ishte bërë ndjenjë dhe përjetësim kombëtar. Kënga e tij, kudo që dëgjohej, ushqente krenari për të kaluarën dhe shpresë për të ardhmen. Ajo mbillte farën e dashurisë për atdheun dhe farën e urrejtjes për armikun. Nuk duhet harruar se veprimtaria frytdhënëse e Dervish Shaqës zhvillohej në një kohë terrori, në një zezonë të madhe, kur edhe për një fjalë goje të hante burgu dhe të shkonte koka. Është koha kur qeveria e Beogradit po vazhdonte përpjekjet e ethshme që në çdo pore të jetës së popullit shqiptar të godiste sa më shumë në mënyrë që të shuante çdo ndjenjë kombëtare dhe liridashëse. Kreatorët e politikës shoviniste serbe të ngritura në institucion antishqiptar, si dikur Klubi Kulturor Serb, i mbante shpresa se kishte ardhur koha të japin kontributin historik në serbizimin e Kosovës. Qeveria zyrtare në çdo hap mbillte ndjenjën e inferioritetit të popullit shqiptar, si popull i dorës së dytë, si popull i shkallës së fundit. Presioni i pushtetit kishte hyrë derë më derë dhe manifestohej në rrugë, në treg, në fushë, në bjeshkë e gjetiu. Në manifestimet e shpeshta që organizoheshin me rastin e festave shtetërore, të përurimit të shtëpive të kooperativave, të shtëpive të kulturës, të stacioneve të milicisë e kështu me radhë, nën hijen e flamurit serb dhe jugosllav, fjalimet e deklamuara nga udhëheqësit e shtetit dhe të partisë përfundonin si me lutjet në ritet fetare me parullat e zakonshme: poshtë armiku i brendshëm, poshtë Shqipëria dhe poshtë Enver Hoxha!... Ishin këto qëndrime të caktuara antishqiptare që po zbatoheshin me shpejtësi të furishme drejt serbizimit të Kosovës, drejt asimilimit të popullit shqiptar dhe drejt përgatitjes për pushtimin e Shqipërisë, të cilat për së shpejti do të ktheheshin në represalie dhe në terror të përgjakshëm kudo në trojet shqiptare që rënkonin nën pushtetin serbo-jugosllav.
Sikur të mos mjaftonte gjithë kjo barrë e rëndë që peshonte mbi popull, gjatë dimrit të vitit 1955/56 pushteti organizoi edhe një tmerr të ri dhe të llahtarshëm. Si për fillim rrugët u mbushën me milic të armatosur. Shtëpitë po përmbyseshin. Njerëzit merrnin frymë me zor. Për çdo natë arrestoheshin me qindra. Që në fillim të aksionit për mbledhjen e armëve ftohet edhe Dervish Shaqa. Ato ditë edhe natyra ishte tërbuar. Temperatura kishte rënë në minus 30°C. Patrullat e milicisë me mashinka në krah po depërtonin edhe në rrugicat më të ngushta. Burrat vetullngrysur, një grusht zhelesh në këmbë, me pushkë kraheqafe ose pa të fare, ecnin dy-tri metra para milicëve të krekosur. Nisën poshtërimet edhe në sy të familjeve, në rrugë, në treg e gjetiu. Bodrumet me ujë i freskonin plagët e njerëzve që i kishin marrë nga goditjet e konopit të lagur dhe nga dajaku atje lartë në zyrat e UDB-ës. Të tjerët, ata që nuk kishin çka të dorëzonin, të mbyllur në qelitë e burgut, qëndronin në pozitën e kërrusur, as ulur as në këmbë, me currilin e ujit që u binte në lugun e qafës... Por mëkatar kishte shumë sa nuk i zinin burgjet të gjithë. Prandaj me të tillë u mbushën përplot edhe sallat e shtëpive të kooperativave, mësonjëtoret e shkollave... Të tjerët i lidhnin për trungjet e pemëve pranë stacioneve të milicisë, në fushë, buzë rrugëve, në zabele dhe mbaheshin me net të tëra me këmbë të zbathura në borë. Pjesën tjetër i detyronin të zhyteshin në përrenj, në kanale, në lumenj... që të qëndronin me orë të tëra në ujët deri në fyt. Ata që ankoheshin nga të ftohtit i priste stufa...
Ky ankth nuk kishte hyrë vetëm në Llukë të Epërme dhe në komunën e Deçanit. E tërë Kosova dridhej nën ethet e acarit, nxehej nën peshën e pendrekut dhe rrihej nën valët tronditëse të rrymës elektrike. Aty ku mungonte arma, për të shitej lopa, delet, toka... Bashkëpunëtorët e UDB-ës shitnin armë me çmime të larta. Vetëm një pushkë qarkullonte deri në tridhjetë herë në duart e fshatarëve, të cilët detyroheshin ta blinin nga organet e sigurimit. Personat që nuk kishin me çka ta blinin atë armë të mallkuar, merrnin botën në sy dhe hidheshin përtej kufirit. Të tjerët, duke dashur t’ia lehtësonin vetes mundimet, mbyteshin në puse dhe vareshin në litar. Rankoviqi pothuajse e kishte lëshuar Beogradin dhe çonte lesh në foletë e ngritura me kujdes nga këlyshët e tij në Deçan dhe në mbarë Rrafshin e Dukagjinit. Për çdo ditë gjuante arinj në Bjeshkët e Nemuna, ndërsa për çdo natë tridhte burra në zyrat e milicisë. Ai tash i shkrehur e me nge shikonte punën e zellshme të argatëve të tij në zbatim të programit mbi zhdukjen dhe shpërnguljen e popullit shqiptar për në shkretëtirat e Turqisë. Dhe nuk kishte pse mos të ishte i lumtur: bota ende nuk kuptonte se një shtet socialist në emër të lirisë, të komunizmit dhe të përparimit po i zbatonte pikë për pikë doktrinat fashiste të Çubrilloviqit dhe të Andriqit mbi zhdukjen e shqiptarëve, një populli të lashtë që jetonte gjysh pas gjyshi në trojet e veta.

Vdes, por qen udbe nuk bëhem kurrë!

Drvish Shaqa e kishte dorëzuar pushkën, por me kaq pushteti nuk ishte i kënaqur. Nga dera e Shaqë Ramës, pjesëmarrësit te të gjitha luftërave që ishin bërë në mbrojtje nga serbo-malazezët, UDB-a kërkonte pushkë të tjera. Dervish Shaqa akuzohej për punën që kishte bërë si gardian burgu në Prizren dhe në Tiranë gjatë kohës së Shqipërisë, për bashkëpunimin me armiqtë e shtetit si Asllan Boletini, etj. si dhe për propagandë armiqësore të zhvilluar me këngë dhe gojarisht kundër shtetit dhe popullit. Pas vrasjes mizore nga Ozna të trimit Tal Babani nga fshati Llukë e Epërme UDB-a kërkonte vrasës tjerë të kolonëve gjakpirës serbo-malazez. Me akuza për vrasje trajtoheshin disa burra të Llukës së Epërme, ndër të cilët Demush Neziri, Adem Rama dhe Ukë Kaçorri, ajka e katundit, të gjithë shokë të Dervish Shaqës. Ndër shokët tjerë të Dervish Shaqës që akuzoheshin për pushkë dhe për vrasje ishin edhe Sadik Rama i Isniqit, Mehmet Hajdari i Irzniqit dhe ndonjë tjetër në katundet për rreth.
Lidhur me akuzat që i bëhen Dërvish Shaqa ankohet në Prishtinë te Mazllum Nimanai, vëlla i Xhavit Nimanit, kryeudbash për Kosovë. Mazllum Nimani, pasi pohon se është në dijeni për të gjitha ato që po bëhen ndaj tij, ia pret shkurt: “Ose rri me ne, me punë e më këngë, ose do të kalbësh në burg përgjithmonë.” Dërvish Shaqa kthehet në shtëpi me vendim të prerë: “vdes, por qen udbe nuk bahem kurrë.”
Kish ditë që Dervish Shaqa pyetej dhe maltretohej psikikisht dhe fizikisht në stacionin famëkeq të milicisë në Deçan. Siç tregon Shpendi, i biri i Dervish Shaqës, një ditë, para mëngjesit, Dervishi kthehet në shtëpi. Nga lëndimet e mëdha mezi ulet në shtrat. E shoqja Zoja dhe i vëllai Syla i afrohen dhe e pyesin për gjendjen. “Nuk po ankohem për rrahjet dhe plagët, por për çka po më pyesin dhe me çka po më ngarkon UDB-a, ma nuk ka mbetur rrnesë në Kosovë, veç më duhet me ikë...” përgjigjet Dervishi. Ai, më në fund, e kishte vendosur të kalonte kufirin dhe të dilte në Shqipëri. Më shumë se për shpëtimin e trupit të vet, me kokë dhe me zemër, ai e mendonte shpëtimin e këngës. Brezi i ri, ardhmëria e shqiptare, kishte nevojë për këngën, për frymëzim me dashuri për atdheun dhe lirinë, historia e popullit ishte në këngë dhe kjo duhej kënduar, duhej përsëritur deri në bashkimin e trojeve. Në anën tjetër Demush Nezirin e kishin dërmuar sa nuk qëndronte dot në këmbë të veta. Bllazh Bubiqiqi, udbash, kishte lënë vendlindjen në Mal të Zi dhe ishte vendosur në Pejë. Nga Demush Neziri kërkonte gjakun e të atit të vrarë në Shekullar. Ai ngulte këmbë se babën ia kishte vrarë Demush Neziri. “Sidoqoftë, je apo jo vrasësi i tim et, një ditë me duar të mia do ta nxjerri zemrën dhe do ta qes, ja këtu, në tavolinë”, i kishte thënë ai Demushit.
Por dasmat e shqiptarëve nuk ndaleshin. As Dervishi me Demushin nuk e ndalën këngën. Ishte kjo kënga e zogjve këngëtarë që sfidojnë vdekjen duke kënduar. Dhe, ata, nga dita në ditë, po pritnin momentin që të kalojnë në Shqipërinë nënë. Për rapsodët ishin këto çaste të rënda që nuk përshkruhen.

Kënga e fundit në vendlindje

Nata e 7 dhe 8 marsit 1956 për shtetin është festë, ndërsa për rapsodët është nata më gjatë në jetën e tyre. Atë natë po këndonin në Llukë të Epërme, në dasmën e Ahmet Isufit. Duke kënduar deri në kupë të qiellit ata trimëronin dasmorët në odë, përbuznin dhimbjen dhe plagët në shtat e në zemër, sfidonin udëbenë dhe pushtetin gjakatar:

Prej qat sene qi a kanë hyrjeti
Ksaj Kosov’s kurrë s’ju nda gazepi
U çu’ hyrjeti, osmanlia
Na erdh Nemci na erdh Serbia
Nam të madh po bajnë hafija
Kjo hafija nam po banë
Burrë të mirë nuk do me lanë
O vjen nji ditë do t’bahen pishman...

Aty para mesit të natës Dervish Shaqën e ftojnë në divanhane. Bashkëfshatari i tij, Tafë Sahit Thaçi, ia lëshon në dorë thirrjen e nënvizuar me tri vija të kuqe dhe porosinë që “edhe treqind shpirta nëse i ke n’rafsh nesër në dorë të udëbesë asnjë shpirt nuk ka me të mbet në trupin tënd”. Dervishi kthehet edhe një herë në mesin e dasmorëve dhe pa lënë ndonjë dyshim ulet përballë Demushit. Pasi Dervishi i jep shenjë Demushit, telat e sharkisë dhe çiftelisë kumbuan si kurrë ndonjë herë, hidhur dhe pikëlluar, ndërsa zëri i thekur i rapsodëve, si në flakë të pushkëve, mbushi odën dhe si gjëmë dheu pushtoi fshatrat dhe fushat për rreth. Fjalët e këngës aq sa evokonin një moment jo fort të largët të historisë sonë po aq rrëfenin dramën e trishtuar të asaj nate të pa harruar:

Kamber Loshi Kamber Sejdija
Çou bre djalë t’ka rrethu Serbia
Thrret Kamberi vllaznit e mi
Boll e keqe kjo Serbi
Shumë ma t’zi shqiptartë e këqi
Që i bajnë vllaut monafiki
Për Serbi pata me pshtue
Po janë shqiptarët tue ndihmue
Mos mbet zoti pa i marrue
.......................................
Ai prefekti fjalë o i ka çue
Kamer Loshit me u dorzue
Tri sereze o t’kem rrethue
Me i pasë kraht me fluturue
Prej Belice s’munesh me pshtue
Kamber Loshi o po i çon fjalë
Ty prefekt o mos t’kofsha falë
Nuk t’bi nore sa t’jam gjallë
Për pa u kallë kjo shpi me kashtë
Për pa më ra mu zjarri n’qafë
O Kalle flakë more qitja timin
Sa t’jam gjallë s’ta jep dorëzimin…

Se kjo ishte kënga e fundit e rapsodëve në vendlindjen e tyre e parandien të gjithë të pranishmit në odën e burrave: dasmorët dhe mysafirët e shumtë enkas të ardhur pas darke nga fshatrat për rreth. Thonë: si kurrë ndonjëherë më parë, atë natë, rapsodët dhe dasmorët u bënë një, u shkrinë në një dhembje, në një pikëllim, në një qëllim, në një porosi... Dhe, kështu, kah mesnata, pas një preteksti të krijuar, Dervish Shaqa së bashku me Demush Nezirin, duke marrë lejen e të zotit të dasmës, ngrihen në këmbë, i mbledhin pamjet e fundit të dasmorëve të përlotur dhe, në heshtje, duke lënë lamtumirën e fundit, me dhimbje në shpirt, dalin përjashta...
Thirrje të ngjashme si për Dervish Shaqën, atë natë, UDB-a kish dërguar edhe për Demush Nezirin dhe Adem Ramën. Pasi të tre u morën vesh e ftuan edhe Isa Hoxhën, nip i Llukës së Epërme, që atë natë ishte i pranishëm në dasmë. Isa Hoxha kish ditë që kishte ikur nga milicia e Junikut dhe ilegalisht fshihej te dajat në Llukë të Epërme. Aty për aty u morën vesh që Isa Hoxha t’u printe për në Shqipëri, pasi si Botushas që ishte, i njihte shtigjet mirë për kalimin e kufirit. Me angazhimin e Isa Hoxhës në rolin e prijësit, Dervish Shaqa edhe një herë ia djegi planin udëbesë për likuidimin e tij: UDB-a, gjoja në fshehtësi të madhe, kishte përgatitur planin për kalimin e Dervishit dhe të Demushit në Shqipëri. Si realizues të planit për udhëheqës UDB-a kishte caktuar, gjoja në besë, një mik të Demushit nga Isniqi, i cili për këtë aksion Demushit ia kish sjellë një pushkë me fishekë...
Para se të niseshin në drejtim të kufirit, edhe një herë, që të tre, u kthyen në familjet e tyre për t’u përshëndetë dhe për të lënë lamtumirën e fundit. Pikëpjekjen për nisje e lanë në shtëpi të Sokol Smailit. Dervishi me vrap kthehet në shtëpi. Në prani të vëllait, Sylës, të gruas, Zojës, dhe të fëmijëve, Shpendit dhe Aliut, njëri shtatëvjeçar e tjetri gjashtëmuajsh, në pika të shkurta bisedojnë për shumë çka. Syla e siguron për fëmijët dhe gruan, ndërsa Zoja, në heshtje, e siguron për besnikërinë e përjetshme dhe për kujdesin e devotshëm ndaj fëmijëve. Pasi edhe një herë, me lot burri, i përqafon Shpendin dhe Aliun, shpejt e shpejt, hallallshtiset, përshëndetet me ta dhe niset. Në krye të shkallëve nëna Rukë e ndalë Dervishin, e përqafon me lot, duke i thënë: prit pak, bir i nënës, se po më duket sonte paske udhë të gjatë. Pas pak ia sjell një palë meste dhe një palë këpucë, të cilat atë dite Zenuni për vete i kishte blerë në Pejë. Me lot për faqe Dervishi i zbret shkallët, bie në fund dhe, para se të dalë për portë të kullës, edhe një herë e kthen kokën dhe i shikon Shpendin dhe Aliun në ngryk të nënës Zojë, që dridhej si plepi në ditë vjeshte...
Pas pak të tre u takun sërish te caku dhe u nisën.I pari prinë Isa Hoxha, pas tij vijnë Dervish Shaqa, Adem Rama dhe në fund, me pushkë në dorë, Demush Neziri. Çajnë rrenë e borës së trashë dhe heshtin si ajo natë dimri Dukagjini. Secili në brendësi tjerr mendime dhe në shpirt mbrun nga një dhimbje të madhe sa malet me borë. Ecin në kolonë dhe ndihen si lisa të rrëzuar në stuhi. Nga të ftohtit që u kishte hyrë në zemra nuk e ndienin fare acarin e egër të natyrës. Për t’i ikur çdo dyshimi dhe çdo rreziku u nisën për në Kodrali, rrotull kaluan Junikun, u ngjitën në bjeshkë dhe u ndalën në stanet e Botushës. Për pak çaste aty pushuan, me tallat që i kishin sjellë me vete i ngrohën duart dhe rreth orës katër të mëngjesit kaluan kufirin. Emocione, dhimbje, ofshamë dhe dënesje të heshtur në të njëjtën kohë. Prapa kufirit të mallkuar shqiptaro-shqiptar po linin më të dashurit, miqtë, rininë, përpjekjet... Nuk kishte kohë për vaj as për rënkim... Albumin e kujtimeve, arkivin e këngëve dhe idealin i mbanin në zemër.

Në Shqipërinë Nënë

Sipër oxhaqeve ngrihej tymi i mëngjesit. Dita e re po fillonte. Nga qafa e rrëpirë e Padeshit me thirrje të gjata provojnë t’u bëjnë zë malësorëve poshtë në fshat. Por kot, nga lartësia e madhe zërat e tyre humbnin në humnerë. E merr Isa Hoxha pushkën nga Demushi dhe fillon t’ia ngrehë këmbëzën. Kot. Pushka shkrepë, nuk ndez. I mungon gjilpëra. As fishekët, e provuar më vonë, nuk bënë punë. Që përpara udëba i kishte zier dhe baruti nuk ndizej. Atëherë Dervish Shaqa e nxjerr bombën e vetme që përherë e mbante në xhep dhe e vërvitë shkëmbinjve teposhtë. Nga ushtima e bombës alarmohen kufitarët dhe burrat e Shipshanit, të cilët, sa hapë e mbyllë sytë, u shkojnë në ndihmë. Natën e parë pushojnë në Shipshan. Natën e dytë në Bajram Curr. Ditën e tretë i bartën në Tiranë.
Pas pyetjeve të para, të përgjithshme, nga Tirana i dërgojnë në kampin për strehim në Llakatun të Vlorës. Atje pyeten gjatë kohë: rreth shkakut të arratisë, rreth gjendjes së rëndë në Deçan, rreth situatës politike në Kosovë. Hetues kryesor për të arratisurit nga Kosova ishte Sali Shatri, intelektual nga fshati Tomoc, Komuna e Burimit, i arratisur politik në vitet e pasluftës.
Në kamp ditët dhe netët janë të gjata. Koha nuk ecën fare...
Tashti Dervish Shaqa ka kohë të mendojë. Ka kohë të bëjë analiza për veprimin e ndërmarrë. Me mendime kthehet në Llukë të Epërme. Në mëngjesin e akullt të tetë marsit. Me sytë e mendjes rreth kullës së Shaqë Ramës sheh korba të zi. Në krye të milicëve korbi Fetah Gasha. Qeni serb. Gjithçka në kullë përmbyset. Nga oda e burrave e deri në ahur të bagëtisë duar të përgjakura kërkojnë armë... Përplasje dyersh... Shkatërrime orendish... Pëllitje lopësh... Blegërima delesh... Në oborr rrëmujë... Zëra të çjerrë... Pyetje... Britma... Ulërima... Mallkime... Kërcënime... Tmerr...E tërë familja gjashtëdhjetë anëtarëshe me këmbë zbathur në borë. Burrat qehrengrysur sfidojnë. Gratë e fëmijët, të mërdhirë, vetëm heshtin... Në mbrëmje kulla ngryset pa burra... Tortura barbare tërë natën... Sylën, Zenunin, Isën dhe burrat tjerë, të thyer brinjësh e të përgjakur, mëngjesi i zë para stacionit të milicisë në Deçan. Të gjithë të lidhur për pemë... Të gjithë në këmishë e tëlina, në borë, deri në shokë.
Kjo skenë përsëritet edhe në oborr të Demush Nezirit, Adem Ramës, Isë Hoxhës... në oborret e mbarë Rekës... Dhe kudo në Kosovë:

Zot, çka janë k’ta korba t’zi
N’atë Kosovë n’atë shqiptari
K’ta nuk janë korba të zi
Po asht udba me milici
Tmerruen robë e tmerruen fëmijë...

Janë vargjet e para, tharmi i këngës “E pesëdhjetë e gjashta sene ka hi”... Zemra i digjet e loti i rrjedh ... Por. Ah...Këngë të tjera do të lindin pas saj... Parandjenja e ligë për ardhmërinë e Kosovës te Dervish Shaqa nuk gjen strehë. Kish ikur nga vdekja poshtëruese, por jo nga lufta. Luftën nuk do ta ndalë deri në liri... Dhe ai ndihet luftëtarë i atdheut. Dhe ai ndihet i pamposhtur në idealin e tij... Për pushkë ka sharkinë. Zërin ka për plumb:

Ah, more Titë, more Titë tradhtari
Qëso vuajtjesh s’duron shqiptari
Kët’ terror që po e ban ti
Tash gjithkush mirë asht ka e di
Don shqiptarët me i çue n’Turqi
Nuk jem turq me shkue n’Turqi
Jem shqiptarë e dojmë Shqipni...

Jo. Jo. Nuk dorëzohen armët e mia, pa dëgjuar bota e të shtatë krajlia...

Një ditë, në bisedë e sipër, Sali Shatri i tregon Qerim Ukës për Dervish Shaqën dhe për të arratisurit tjerë nga Kosova. Qerim Uka nga Ozdrini, po ashtu, i arratisur nga dhuna e krajlit serb dhe i vendosur në Shenavlash të Durrësit në kohën e A. Zogut. Me t’u përmendur emri i Dervish Shaqës, Qerim Uka, me lot për faqe, ngrihet në këmbë. Ndër të tjera, rrëfen se babanë e Dervishit, Shaqë Ramën, e njeh ngase në Llukë i ka dajat. Tregon se familja e tij ka qenë dhe është derë e dëshmuar për tradita dhe atdhedashuri.
Qerim Uka ishte pronar i ndërmarrjes bujqësore që posedonte qindra hektarë tokë në rrethinat e Shenavlashit dhe Rashbullit, të cilat i kishte blerë me para në kohën e Zogut. Ai kishte kullë të madhe private në Shenavlash dhe argatë të shumtë me rrogë. Shtëpia e tij, me leje dhe përkrahje të Sigurimit, ishte kthyer në qendër të Lëvizjes irredentiste ku ushtroheshin grupet diversante për veprime atdhetare në Kosovë dhe në vise tjera shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia.
Qerim Uka menjëherë i lutet Salihut që t’ia sjellin në kullë Dervishin me shokë. Qerimi, po ashtu me leje të Sigurimit, pas tetë muajsh, i nxjerr nga strehimi Dervishin me shokë dhe u tregon atyre se tashti e tutje do të banojnë në kullë të Qerim Ukës dhe se do të punojnë në ndërmarrjen e tij. Adem Rama i lutet Sali Shatrit që ta lejojnë të shkojë tek dajat në Tropojë. Salihu ia plotëson kërkesën, ndërsa me Dervish Shaqën, Demush Nezirin dhe Isa Kastratin shkojnë te Qerim Uka.
Qerimi i pret mirë, i vendosë për banim në kullë të vet dhe u gjënë punë të treve. Në ndërmarrjen e tij bujqësore Dervish Shaqa bën punën e rojës së fushës dhe ekonomisë, ndërsa kohën e lirë e kalon në ushtrime diversantësh pasi qysh në fillim qe bërë anëtar i Lëvizjes. Thonë: si diversant, Dervish Shaqa ka hyrë disa herë në Kosovë.
Derisa Demush Neziri shpejt krijon familje të re në Shenavlash, Dervish Shaqa vazhdon të njëjtën punë në pronën e Qerim Ukës rreth gjashtë vjet me radhë. Gjatë kësaj kohe, sidomos pas suksesit të madh që korrin në një dasmë në Qerret, rapsodët Dervish Shaqa dhe Demush Neziri, me këngët e tyre do t’i hapin dyert e suksesit në të gjitha fshatrat e rrethit të Durrësit. Puna e Dervish Shaqës në ndërmarrjen bujqësore do të zgjatë deri në kohën kur Qerim Uka ia dhuron pa asnjë kompensim Kooperativës dhe Shtetit tërë pasurinë dhe tokat e veta.
Në ndërkohë, me përkrahjen e Sali Shatrit dhe të Qerim Ukës, diku rreth vitit 1958, Dervish Shaqa i bën incizimet e para në Radio Tiranë, këngë me motive patriotike dhe lirike dashurie.
Pas formimit të kooperativës së Shenavlashit, një kohë, Dervish Shaqa jeton në Elbasan. Për të qenë më afër Radio Tiranës, pas pak muajsh, diku në vitin 1964, Dervishin e tërheqin nga Elbasani dhe e dërgojnë në Tiranë. Për pak kohë e vendosin në Shtëpinë e studentëve e më vonë i gjejnë banesë në Tiranë. Gjatë kësaj kohe Dervish Shaqa përsëri punon në një kooperativë bujqësore, e quajtur SMT, e cila merrej me kultivimin e rrushit, fiqve, ullinjve dhe pemëve të tjera. Në këtë kooperativë, me kërkesën personale, Dervish Shaqa merret me mprehjen e veglave të punës.

Dervish Shaqa dhe Grupi kosovar i Rashbullit

Në ndërkohë, në Shenavlash, në tokë të Qerim Ukës, Kooperativa ia falë Demush Nezirit një truall për ndërtimin e shtëpisë. Po në këtë kohë nga Tropoja kthehet në Shenavlash edhe Adem Rama. Kooperativa e Shenavlavshit pas pak vitesh përparon dhe bëhet njëra ndër kooperativat më të forta të kohës. Në rrethanat e zhvillimit të estradës dhe kulturës së vendit, si thirrje e kohës, në Kooperativën e Shenavlashit lindë nevoja për themelimin e një shoqërie kulturore artistike. Për fillim, në vitin 1965, themelohet shoqëria muzikore “Grupi Kosovar i Shenavlashit”. Sipas të dhënave të mbledhura nga studiuesi Jetish Kadishani aktivitetin e parë për formimin e Grupit, me sugjerimin e kompozitorit Pjetër Dungu, e ka bërë Demush Neziri. Në fillim Grupin e përbënin Demush Neziri, Hafiz Buçeza, Vlash Lorenci, Bajram Disha dhe Sylë Hasani, për t’u përtërirë dhe zgjeruar një vit më vonë edhe me shumë anëtarë të rinj dhe të talentuar. Edhe pse në start Grupi nuk kishte pretendime të mëdha, tashti, pas një viti përvoje, nami i shoqërisë do të dëgjohet edhe përtej rrethit të Durrësit dhe do të nxitë interesimin e mbledhësve të folklorit, etnografëve, etnomuzikologëve dhe kompozitorëve. Në saje të suksesit të dëshmuar si dhe të simpative të personaliteteve partiake dhe shtetërore për këtë Grup, kryetari i KB Shenavlash-Rashbull, Bahri Kërçova, nga fondet e Kooperativës, Grupit do t’i ndajë mjete materiale për sigurimin e instrumenteve muzikore, gardërobës dhe lokalit për ushtrime.
Në vitin 1967, në fqinjësi me Shenavlashin, në fshatin Rashbull, themelohet grupi tjetër muzikor me emrin “Grupi Muzikor i Rashbullit”. Këtë Grup e themelon familja e madhe Kabashi me origjinë nga rrethinat e Burimit. Rreth këtij Grupi të ri mblidhet një numër i konsideruar këngëtarësh, instrumentistësh dhe valltarësh të melosit popullor kosovar.
Duke e parë se anëtarët e të dy grupeve muzikore përbëhen kryesisht nga shqiptarët me origjinë nga Kosova dhe se qëllimi kryesor i tyre ishte kultivimi dhe paraqitja folklorit burimor nga trevat e Kosovës, me kohë, lindi ideja e bashkimit të grupeve. Konkretisht me bashkimin e grupeve muzikore u mor Agim Berisha, arsimtar i muzikës në Durrës, po ashtu me origjinë nga Peja. Nga dy grupet e bashkuara, në vitin 1967, krijohet “Grupi kosovar i Rashbullit”, ansambli i famshëm i këngëve dhe valleve kosovare, i cili për dy dekada me radhë, nga gjiri i vetë do të nxjerrë këngëtarë, instrumentistë dhe valltarë të talentuar, do të nxjerrë nga harresa, do të kultivojë dhe do të përhapë me dashuri dhe mburrje folklorin burimor kosovar si dhe do të thyejë rekorde pas rekordesh në një konkurrencë të jashtëzakonshme me ansamblet e njohura muzikore të mbarë Shqipërisë.
Menjëherë pas formimit të Grupit Kosovar të Rashbullit, kryetari i kooperativës, Bahri Kërçova, shkon në Tiranë, bisedon me Dervish Shaqën, i premton shtëpi dhe e fton që të kyçet në Grupin muzikor, aty ku edhe e kishte vendin dhe ku mund ta jepte kontributin e tij jetësor. Në vitin 1968, Dervish Shaqa, përfundimisht, vendoset në shtëpi të re në Rashbull dhe anëtarësohet në “Grupin Kosovar të Rashbullit”. Me inkuadrimin e Dervish Shaqës Grupi fitoi peshë të madhe, gjak të ri, vrull të pandalshëm kombëtar dhe vlerë të lartë profesionale. Grupi udhëhiqej nga Agim Berisha dhe, diktuar nga nevoja, shpesh do të arrijë në pesëdhjetë anëtarë aktiv. Puna vetëmohuese e anëtarëve dhe vlerat e shumëfishta artistike e kombëtare Grupit ia hapën rrugën e fitores anembanë Shqipërisë. Në saje të vlerave ky Grup muzikor arriti të ngjitet në skenat e qyteteve më të njohura të Shqipërisë duke marrë pjesë në përvjetorët e festivalet më të njohura të kohës nga ato të rrethit të Durrësit, Tiranës, Vlorës, Kukësit, Shkodrës, Tropojës, Pukës, Dibrës e deri në Festivalin Kombëtar të Folklorit në Gjirokastër. Në këto paraqitje Grupi dhe pjesëmarrësit u shpërblyen me duartrokitje frenetike nga shikuesit, me vende të para, me fletëlavdërime dhe me mirënjohje të ndryshme nga juritë profesionale. Ndër anëtarët më të shpërblyer dhe më autoritar të Grupit, me plot meritë, qenë Dervish Shaqa, Demush Neziri, Shaban Salihu, Merushe Badolli, Ali Kabashi, etj.1)
Me vendosjen përfundimtare në Rashbull rapsodi Dërvish Shaqa stabilizohet fizikisht dhe shpirtërisht. Tashti përsëri është afër Demush Nezirit dhe Adem Ramës. Tashti është në mesin e popullit me të cilët përjeton dhe ndanë shumëfish mallin e familjes, të vendlindjes dhe të mbarë Kosovës. Aty përsëri e gjeti kuptimin e jetës dhe kuptimin e këngës përvëluese. Tashti aq sa u jep të tjerëve dashuri dhe këngë po aq merr nga të tjerët për vetveten dhe për këngën. Inkuadrimin në Grupin muzikor e ndjen si detyrë të shenjtë dhe si ngushëllim shpirtëror. Respektin e thellë që i bëhet nga anëtarët e ansamblit, nga fshatrat e rrethit të Durrësit dhe nga mbarë Shqipëria Nënë e përjeton si nderim të jashtëzakonshëm e të çmuar. Kosova dhe Shqipëria për të gjithmonë kishin qenë një trup, një trup i ndarë nga shkau. Kishte ikur nga vdekja dhe kishte hyrë në jetë. Sa familja kosovare kishte pasur fatin e tij. Të gjithë sot gëzonin jetën, shkollën, punën, shërbimin ushtarak. Të gjithë nën të njëjtin kujdes. Në duart e Shtetit... Vërtetë, vendlindja, prindërit, bashkëshortja, fëmijët, më të dashurit... kanë kuptim të veçantë, të pazëvendësueshëm... Por ka edhe diçka përtej dhimbjes, përtej dashurisë... Dhe, pikërisht, ky shpirt sublim, kjo ndjenjë hyjnore, ky ideal...bëhet fjalë, bëhet tingull, simfoni, dashuri, frymë dhe derdhet ujëvarë në këngën himn “Kur ta kthyem moj Kosovë shpinën”:

Vatrat tona i kemi lanë
Por n’Shqipni gjetëm një Nanë
Bacë Enverin, nanë Partinë
Vëlla e motër, tanë Shqipninë...

Kënga e kthyer në kushtrim

Nga kjo kohë për rapsodin Dervish Shaqa fillon një përvojë e re edhe në lëmin e këngës dhe muzikës. Kontaktet e tij me mbledhës dhe studiues të folklorit, si Qemal Haxhihasani, Zihni Sako, etj. me etnomuzikologë, me etnografë dhe me kompozitorë, si Pjetër Dungu, Tish Daija, Mustafa Krantja, etj. ia përforcuan hala më shumë bindjen për vlerën kapitale të folklorit si dhe i hapën horizonte të reja për këngën dhe rolin e saj në shoqëri e në jetë. Me këtë bindje kishte kënduar në Kosovë. Me këtë bindje i këndon këngët që i kishte sjellë nga Kosova. Me këtë bindje do t’i këndojë këngët që do t’i krijojë vetë ose do t’ia shkruajnë të tjerët. Këngët që i këndon në dasma fshatrave, ato në kuadër të programit të “Grupit Kosovar të Rashbullit” ashtu edhe këngët që i regjistron në fonotekën e Radio Tiranës dhe të Radio Kukësit për Dervish Shaqën qenë jo vetëm material shpirtëror, traditë, kronikë dhe histori por edhe frymë, ndjenjë, atmosferë dhe mision. Nga kjo kohë e deri në ditët e fundit shohim se rapsodi kombëtar Dervish Shaqa ngadhënjeu mbi vetminë, ngadhënjeu mbi vetveten. Zemrën e ktheu në sharki e sharkinë e ktheu në erë. Fjalën e ktheu në zë e zërin e ktheu në piskamë. Piskamën e ktheu në kushtrim e kushtrimin e ktheu në pushkë. Sepse gjëmët e Kosovës dëgjoheshin edhe në Rashbull. Rënkimet e Kosovës dëgjoheshin kudo në Shqipëri.

---------
1) Jetish Kadishani, Dervish Shaqa – rapsod homerik i këngës shqiptare, “Bujku”, 30 shtator deri 6 tetor 1995, fq.13 

Fadil Shyti: POEZI


PUNËTORIT DËSHMOR

(Kushtuar, dëshmorit Isak Ferizi, nga Gjyteti, ish-Dubovci i Vushtrrisë)
























Një burrë i qetë, i thjeshtë e fjalëpakë,
Sy vigjilues si të një sokoli,
Kur në qiellin e Prekazit Heroik,
U dëgjuan gjëmime dhe u panë vetëtima,
U nisën me vëllain, Sadikun -“Besnikun”,
Tek Jasharët, të luftonte përkrah me -dajallarët,
Atje, ku shkrepnin armët -si vetëtima!
U nisën betimit, zot me i dalë,
Si burrat e malësisë, trimat e motit,
Për Flamurin Kuqezi dhe ideal!
E, aspak , -nëpër atë flakë!...
Nuk i frikësoi, -as i ndaloi,
Gjithë ai tmerr, -e gjithë ajo poterë!...
Kur, po dridheshin –fusha me mal!
U nisën kreshnikët, -betimit zot i dolën!...
E, ra krye detyrës si zog sokoli!
Me grykëhollat, -me armiqtë folën,
E toka drenicase u ri-gjakos...
Përkrah tij, -shkëlqeu në errësi,
O, sa rëndë, Sadiku u plagos,
I bashkuan plagët,
E bashkuan qëndresën,
O, sa madhështore,
Të madhit Adem Jashari,
Vëllezërit Proletarë,
Ia mbajtën besën!
Ruaj në gjirin tim, -ca kujtime përjetësie,
Me punëtorin, -dëshmorin Isak,
Kur fliste shtruar, -në odën e tij bujare,
Në vështrimet e tij, -për besë të Flamurit,
E kam parë, sinqeritetin madhështor,
E kam kuptuar, -si digjej zemra e tij,
Zemër trimi, -hulli, margaritare!
O, trimi i dheut të Shqipeve,
O, Isak Ferizi , -prehu i qetë,
O, shpirtbardhi ynë, -në amshim...
Qëndresa jonë, po vazhdon...
E, kurrë s´do të ndalet,
-Deri në Ribashkim!...
Përndrsyhe, do t´na mallkojnë e shpërfillin,
Fushat, detet dhe malet!
-Do ta bëjmë Shqipërinë Nënë,
Ashtu, si e deshët Ju,
Dëshmorët tanë, -o burrë!
O, flakadan i nderit të malësisë,
Ty, dhe të gjithë vëllezërit dëshmorë,
Kurrë s´po keni thyerje, -as pleqëri,
Kurrë s´jeni tretur...
Ju jeni -pavdekësi!
Jeni kurdoherë, - rinorët
E Nënës Shqipëri!

Suedi, 26 shkurt 2011 

KOSOVA VULLKAN I PASHUAR



(Poezia e ruajtur në mëndje nga e motra, Shemsije Elshani)






















Kur vullkani popull u zgjua,
Dhe plasi në zjarr e shkëndija,
Zhgani titist u tmerrua,
Ndërhyri pa ftuar Serbia.

Me 11 mars plasi e para,
Kushte kërkonte rinia,
Po me sudentët „plehra"
S'donte të merrej mafia.

Dhe me 26 sërish,
Shpërtheu protesta rinore,
Atëherë mbi ne u turrën,
Si kafshë hordhitë policore.

Prapë me 1 dhe 2 prill
Shpërtheu ajo në çdo anë,
Dhe toka e qielli u nxinë
Nga tanke dhe aeroplanë.

Ne që kemi provuar
Pogromet e karagjorgjeviqëve,
E dimë shumë mirë ç’do të thotë
Milici popullore titiste.

“Ju jeni kafshë, shiftarë,
ju duhet zhdukur, shiftarë,
a s'ju dhamë mjaft, shiftarë,
ç'kërkoni më shumë, shiftarë?“

U turrën ata mbi ne
Me britma, sharje, kërcënime
Tradhtarët në shtyp e TV
U mbanin ison me fjalime.

Na quajtën vandalë, pa fre,
Ne që s'kishim veç grushte,
Ne që ngrinim gjer në re
Parullën Republikë dhe Kushte.

Dolën me ne dhe fëmijët
Demonstrim brezash qe
Bombat e gjalla ua kthenim
Dhe linim gishtërinjtë për dhé.

I linim dhe jetërat tona,
asgjë s'na dhimbsej për bé,
po me fëmijët tanë ç'keni,
përse i fyeni ata, përse?

Gavroshët tanë guximtarë
U hodhën kundër jush pa frikë,
Askush nuk i detyroi,
Veç shpirtit patriotik.

Shiko atë vajzë me flamur
Këngë partizane këndon
“Eja mblidhuni këtu,
Këtu ku lufta na fton”.

Dhe pleqtë me lot në sy,
dhe femrat, kreshpëruar,
e fortë je Kosova ime ti,
E afërt ditë e ëndërruar.

E qetë tani është Prishtina
Ne ecim netësh n’trotuare
Na shihni në sy ju stërvina
Në ta do të shihni zjarre.

Na shihni ju drejt në sy,
Në ta do të shihni zjarre,
Vdekjen do të gjeni aty,
Ditën e përmbytjes së madhe.

Therandë, Maj 1981

Poezi: LAJMËTARIT TË LIRISË


(Kushtuar Jusuf Gërvallës, heroit tonë kombëtar)






















Jusuf, o vëlla, o yll e lajmëtar i lirisë,
Hero e pishtar i bashkimit të Shqipërisë.
Jusuf, o vëlla, flakadan udhërrëfyes i rinisë,
Pishtar kombëtar në ballë të shqiptarisë.

Jusuf, Ju rrënjë e fryte – o, pasardhësit e Ilirisë,
Faqebardhë e krenarë, ju, ballëlartë sa qielli,
Poet, piktor, luftëtar, arkitekt i pavarësisë,
Kushtrimi dhe amaneti Juaj prore si rreze dielli!

Jusuf, o vëlla, kameleonët rrugën tënde e devijuan
Flamurin Kombëtar dhe këngën e betimit e injoruan,
Monarkut e xhelatit prapë me zell po i betohen,
Kozmopolitizmit e multietnicizmit, po u nënshtrohen !...

Jusuf, o vëlla, servilët, -keq po na e mohojnë historinë,
« Mallkuar qoftë ! » -ulërijnë hienat -edhe për heroin Skënderbe!
Lidhjen e Prizrenit, tempullin e shqiptarisë, po e revizionojnë!
O, sa tmerr! Edhe Sulltanin dhe "Pismarkun", po i nderojnë!

Jusuf, o vëlla, pas flijimit madhështor e vëllazëror,
Ty , Kadriu e Bardhi- revoltën në shpirt e ndjeu Shqiptari!
-Dhe, prej atëherë-pandërprerë, kombi si vullkan është zgjuar...
Rrugën tuaj me guxim e vendosmëri-për liri e ka vazhduar!

Eh, vëllezër dëshmorë, madhështorë, -edhe në stuhi jemi gazmorë,
Adem Jashari, i tmerroi armiqtë dhe të liqtë, me armë në dorë!
E, ranë shumë yje në altarin e lirisë -për Nënën Shqipëri
U rilindën mijëra Mic Sokola të UÇK-së, -sot i nderojmë me krenari!

Jusuf, o vëlla, tani devijatorët -multietnikët,- këta maskarenj,
Po shkelin mbi gjakun e tyre, -hiç pa drojë e pa marre,
E shpërlanë trurin, -u shndërruan në budallenj,
I humbën ndërgjegje, e fytyrë, -e shitën shpirtin -për pesë pare!

Jusuf, o vëlla, o yll e lajmëtar i lirisë,
Hero e pishtar i bashkimit të Shqipërisë.
Jusuf, o vëlla, flakadan, udhërrëfyes i rinisë,
Pishtar kombëtar, në ballë të shqiptarisë.

Zvicër, Mars 2011

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...