Një mik ime me solli një libër në hyrjen e të cilës ishte shkruar mendimi i Sokrtatit: “Sa
për veten time, unë asnjëherë nuk kam vajtur për te votuar. E pse te
shkoja? Qe te zgjedhja me dorën time se cili prej kusarëve do te me
rripte lëkuren!”. Mjerisht, kjo sintagmë për ne shqiptaret, për
shumë çka është mase e vërtetë. Por, megjithatë ne nuk vepruam si
Sokrati, vajtëm për te votuar, se synuam ndryshimet në jetën tonë edhe
përkundër asaj se këta “demokrat” po na e rjepin lëkurën, dhe për shumë
çka po e mbyllin rrugëtimin e kombit, në kahun e rrjedhjes së kohës. Kjo
është tepër shqetësuese, se veç njëzet vite po ecim në procese
demokratike me shpejtësinë e ecjes se kërmillit. Kjo fazë tranzicioni,
te ne, po zgjatë me shumë se te kushdo tjetër në Ballkan, edhe me çmim
shumë te lartë, me jetë te mija njerëzve. Në këtë rrugëtim, na kaluan
edhe ato shtete që kanë problem me identitet, shteti e kombi. Por,
kështu si ne ndodhë te kombet që nuk kanë një bosht të fuqishëm të
politikës kombëtare, që nuk kanë një bosht shpirtëror te pa thyeshëm në
qëllimin e tyre politik. Diçka e tillë mund të ndodhë,vetëm tek kombet
me ngecje ekonomike, me zhvillim jo të mjaftueshëm socio-kulturor, ku
veprojnë politikat provincialiste; ku morali i individit dhe grupit e
tejkalojnë racionalen. Këta bartës “politike” arrijnë që nëpërmes te
motivit idealist te lirisë, të së ardhmes, figuracionit te shtetit, të
vënë në lojë masën e njerëzve, për te vetmin qellim, që ata ta mbajnë
pushtetin me çdo kusht e me çdo çmim. Kjo u pa në të gjitha zgjedhjet që
u mbajtën, në Shqipëri e Kosovë. Po edhe sot me rezultatin zgjedhor në
Tiranë. Por, neve sot, thjesht po na mungon liria e vërtetë në
dimensionin e saj të plotë. Po na shtypet perspektiva.
Të arriturat e kombit, në Shqipëri nga vitet nëntëdhjeta, e në Kosovë
nga viti dymijë, nuk mund t’i përshkruhen asnjë individi e asnjë partie
në mënyrë të veçantë, përveç energjisë së lirë të kombit tonë, që
proceset i ka shty në kahun e duhur, edhe “dhunshëm” përkundër vullnetit
të politikaneve.
***
Zgjedhjet kanë rregullsi të thjesht. Kjo thjeshtësi po shihet te të
gjithë popujt që e kanë përqafuar demokracinë në mënyrën e duhur.
Zgjedhjet kanë normë të shkruar. Norma e shkruar e eliminon normën
morale, e cila nuk e përfaqësohet në rregullat e shkruara. Ajo mund të
fuqizohet me normim të shkruar ose me marrëveshjen e palëve (gjithëve).
Por kur këto mungojnë, ato mbetën jashtë veprimi për kohë të një
rregulle plotësuese ligjore. Gabimi sa do i thjesht, është gabim. Gabimi
sanksionohet pa marrë parasysh përmbajtjen, a porosinë morale që edhe
mund ta ketë. Prandaj, te votimi në Tiranë për Kryetarin e Bashkisë, po
edhe gjetiu ne mënyrën e ngjashme, votat e hedhura jo në kutinë që
përcaktohet me rregull të shkruar, pa fije dyshimi, janë vota gabim.
Por, edhe të pacaktuar në mënyrën e duhur me ligj. E para votuesit me
gabimin e vetë e kanë dënuar vullnetin e vetë. Diçka e njëjtë, siç
huqet penalltinë; veprojnë kundër vullnetit të vetë, ku edhe ekipi mund
të humb.
Prandaj, përpjekja për t’i ‘ridizajnuar’ votat jashtë kutie të
përcaktuar për votimin e Kryetarit të Bashkisë, është përpjekjeje
morale, do them demokratike. Por, për t’i dhënë veprim përcaktues, nën
petkun e morales, mund të bëhet vetëm me ujdinë e palëve. Ndryshe, kjo
sjellë veprim të dyfisht për një çështje të vetme. Sepse, në praktikat
ligjore zbatohet një rregullsi e shkruar, por jo edhe një vendim moral i
pashkruar, se ai do krijoj kaos (kushtimisht) në proces.
***
Tani veç diç shihet, me të dhënat që janë, Basha është fitues, fitues
moral, por jo ligjor. Nga ana tjetër, po ashtu, Rama është fitues,
fitues ligjor por një humbës i thelle moral, si kryebashkiak i Tiranës
po edhe si Kryeopozitar.
Tirana, në mënyrën e vetë, tregoi se shqiptarët janë në kërkim të
ndryshimeve. Kjo është fitore e zgjedhëseve, kjo është një vërejtje
serioze për politikanet që nuk kapin kohën e ndryshimeve. Është një
fije shprese, se kemi filluar të ndjemë ndryshimet, shijen e tyre, për
të cilat ka shume nevojë kombi i ynë. Këtu shihet fillimi e një fundi të
populistit Berishë, i cili kurrë njëherë nuk e kapi në mënyrën e duhur
politiken; përkundrazi në ca raste, e dëmtoi çështjen e kombit. Po
ashtu i shihet fillimi i fundit edhe i Ramës, i cili nuk arriti dot ta
heq nga mendja luftën personale me kundërshtarin politik, dhe ta mbajë
unike të majtën shqiptare. I cili nuk e kuptoj konceptin e te majtës
Evropiane; shkak i edukatës se hershme (ndoshta). Po ashtu nuk arrit ta
kuptoi se Tirana po tregon shenja te kapshme të ngopjes me politikën që u
bë nga personaliteti i tij. Jo vetëm kaç, por edhe me personalitetin e
tij shumë kontraverz. Këta të dy, Berishë e Ramë, tani le të shihen si
politikan të së djeshmes. Dhe këtu është lajmëtarja e fitores politike e
elektoratit shqiptar.
Një fitore e dyte e elektoratit shqiptar, shume e madhe, është së
Shqipëria, më politikisht, nuk mund te ndahet me një vije te vetme, ne
dy ngjyra. Ajo sot është politikisht, lëkure leopardi. Kjo është fitorja
me e madhe e elektoratit shqiptar.
***
Të arriturat e kombit tonë, nuk mund t’i përshkruhen asnjë individi e
asnjë partie në mënyrë të veçantë, përveç energjisë së lirë të kombit,
që proceset i ka shty në kahun e duhur, edhe “dhunshëm” përkundër
vullnetit të politikaneve.
Por megjithatë, zgjedhja e Kryebashkiakut të Tiranës mund te jetë çmim
shumë i lartë në politiken e kombit tonë. Mos është edhe një dështim i
radhës te politika shqiptare!?
Prof.Dr. Sc. Imer Halimi është 62 vjeçar ndërsa ka lindur në
Kozhicë të Skenderajt. Është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. Ka
lindur në trungun e familjes së Hetem Kozhicës qe ishte përfaqësues i
Drenicës në Lidhjen e Prizrenit. Nga ky trung familjar kanë dhënë jetë
tre breza për lirinë e Kosovës ( 1912, 1924, 1945, 1999 ). Imer Halimi
është rritur në familje që ka vuajtur izolimin politik si të përjashtuar
nga Lidhja Socialiste për shkak të bindjeve antishtetërore.
Dr. Sc. Imer Halimi pas përfundimit të Gjimnazit në Vushtrri,
shkollimin Universitar e vazhdon në UP – Fakulteti i Shkencave
Matematiko Natyrore – Dega Fizikë. Po ashtu ka studiuar edhe
Elektroteknikën në Prishtinë. Gjatë studimeve, falë sukseseve të
arritura ishte edhe bursist I Universitetit. Studimet pasuniversitare I
kreu në Zagreb, në lëmin e Fizikës Mjekësore, ndërsa Doktoraturën në
lëmin e Optikës. Në Universitetin e Prishtinës ka filluar të punoj që
nga viti 1977. Mes viteve 1992-2000 Imer Halimi ka qenë anëtarë i
Kryesisë së Kryqit të Kuq të Kosovës. Sot ai është profesor i lëndës së
Fizikës Mjekësore me Biofizike në Fakultetin e Mjekësisë në
Universitetin e Prishtinës.
Dr. Sc. Imer Halimi ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
ndërsa në poltikë është kyçur më 2004, dhe ishte deputet në Kuvendin e
Kosovës në vitin 2007. Është autor dhe koautor 21 publikimeve shkencore
të botuara brenda dhe jashtë vendit. Është pjesëmarrës në gjashtë
Konferenca shkencore dhe në një projekt shkencor. Të botuar ka një libër
dhe pesë dispensa.
Vetëvendosjes i është bashkuar shkaku i artikulimit më të qartë
politik çdo rrafsh shoqërorë. Ka pastërtinë morale, intelektuale e
profesionale për ta vënë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Sipas Dr. Sc Imer Halimit, vetëvendosja politikën e nxjerr nga ndjenja e
popullit, dhe ajo ia kthen atij me punë. Këtu gjendet edhe
pashkëputshmëria e ndjenjës së popullit – bashkimi.