2011-06-18

Nga Mr.sci.Flori Bruqi:Propaganda e akademisë serbe dhe vendet ultraorthodokse.

Image 
Propaganda antishqiptare, eshte pjese e programit te punes te nje aparati shteteror dhe jo-shteteror ne vendet fqinje me Shqiperine,ne kombet/shtetet qe kane tradite antishqiptare, dhe qe kane siguruar krijimin dhe egzistencen e tyre ne kurriz te kombit shqiptar dhe hapesires se tij jetike. 

Ne krye te ketyre shteteve qendrojne vendet ultraortodokse Serbia dhe Greqia, por mbas nuk mbetet as IRFJ e Maqedonise, Mal i Zi, dhe ne menyre me sporadike Rusia, Rumania , Bullgaria, Italia,Libia,Palestina ,Egjipti  e ndonje tjeter.


Per fat te keq makineria e propagandes sllave ka punuar me efektivitet dhe per nje kohe shume me te gjate se dhe vet egzistenca e shtetit shqiptar. 

Propaganda antishqiptare që buron nga Beogradi, Athina ,Moska,ndjek një model të caktuar të degradimit të figurës së shqiptarit. 


Ky degradim bëhet me shënjestër publikun perëndimor dhe shfrytëzon konstruktet dhe veçantitë e tij kulturore. 

Propaganda që të jetë efikase synon në krijimin e përshtypjes, dhe nuk është e rëndësishme që të jetë gjithnjë e mbështetur në fakt, madje në pjesën më të madhe të kohës spekulon në mënyrë të pandërprerë, krijon përshtypjen e parë me spekulimet fillestare dhe ndërton spekulime të tjera mbi këto, duke hyrë në një proces të mirëfilltë spekulimi që siç e dimë në rastin e Serbisë dhe Greqisë ka arritur në nivel patologjik dhe akademik. 

 
Rëndom punohet mbi një fakt të pamjaftueshëm origjinar, ose mbi një fakt të shtrembëruar ose dhe pa kurrfarë fakti (megjithëse për të rritur besueshmërinë është e nevojshme që propaganda të përdorë pjeserisht fakte reale). 

 
Tezat me te parapelqyera per ta jane:


1- Shqiptaret nuk jane autoktone, ata jane te ardhur(parapelqehet ardhja prej Kaukazit), ata jetojne ne hapesiren jetike dikur te serbeve dhe grekeve.

2- Shqiptarët janë nje bashkesi myslimane pa identitet racor dhe avangardi i muslymanizmit ne Europë

3- Shqiptarët janë shpirterisht te lidhur me terrorismin per arsye te pikes 2.

4- shqiptarët nuk respektojnë ligjet, nuk njohin civilizimin dhe per me teper ne kete kuader nuk respektojne të drejtat e njeriut.

5- Shqiptaret jane te sjelle me qellim prej turkut në Ballkan per te infektuar Europen me fene aziatike dhe terrorizem, ne "mbreterine e krishterimit", pra Europen.

6- Shqiptaret nuk dine te bejne shtet, nuk dine te ngrene institucione, shqiptarët nuk kanë pasë ndonjëherë shtet para 1912-s, bile kjo date shenon dhe fillimin e formimit te vertete te kombit shqiptar.

7- Shqiptarët janë popullsi joeuropiane ne fizionomi dhe ne brendine gjenetike, ata jane popullsi gjysem aziatike, pa kurfare lidhje historike me Europen

8- Ne jeten e perditshme sociale, shqiptarët kanë prirje kriminale te lindura, që ka ardhur si pasoje e nje deformimi gjenetik, ose si rezultat i habitatit te ndryshem natyror nga ai origjinali i shqiptareve, qe eshte Azia.

Per te gjitha keto shpifje te uleta, qe burojne nga mendje te semura shoviniste, ne duhet te nxjerrim argumentat tane te pakundershtueshem, qe ne mungese te punes te institucioneve dhe shkencetareve me grada, duhet bere prej nesh duke sakrifikuar kohen tone, financat tona, dhe interesat tona personale.

Kjo ne emer te atij Atdheu qe dikur qendronte ne kerthizen e civilizimit europian, dhe tani i grabitur prej pjelles se vete europiane-fetare-ideologjike.

Shqiptaret dhe Albania e Kaukazit



Shkruan : Aleksander Meksi 

Në këto 100 vjetët e fundit kur historia shumë shpesh është në shërbim të politikave afatshkurtër, ajo është keqpërdorur sidomos në Ballkan, ku interesat e shteteve të krijuara më përpara nëpërkëmbin ato të popujve fqinj. Nuk kursehen në këtë betejë, gjithnjë të humbur pa e nisur, për të përdorur “teza”e “argumente historike”, për të ngritur teori dhe rivendikime territoriale në dëm të të tjerëve. 
Një teze e tillë është ajo mbi ardhjen e shqiptarëve nga Kaukazi, diku nga shekujt X-XI meqenë se athere përmendemi për herë të parë me emrin albanoi-arbanoi në trojet e sotme në burimet bizantine. Përgjithësisht historiografia shqiptare dhe jo vetëm ajo, e ka refuzuar këtë pseudoteori në mënyrë intuitive pa i hyrë në brendësi të dhënave historike që lidhen me albanët e Kaukazit. Për ne, me të drejtë ka mjaftuar teza e prejardhjes ilire dhe autoktonia e shqiptarëve, vazhdimësia e gjuhës dhe të qenit e saj indoeuropiane, që vërtetohet nga shumë disiplina. 
Pavarësisht nga sa shprehëm më sipër na u duk me interes të hetojmë kush janë albanët e Kaukazit, ku jetonte ajo popullsi, pra ku shtrihej shteti i tyre, çfarë thotë historia për ta,gjuhën e tyre dhe cili ishte fati historik i tyre. 
Përmendja e parë e tyre është në betejën e Gaugamelës në vitin 331 para Krishtit kur ata u reshtuan së bashku me persët kundër ushtrisë së Aleksandrit të Madh. Ata përmenden si një popull pranë Armenisë dhe Iberisë (Gjeorgjia), pra si një entitet politik i rëndësishëm i rajonit të Kaukazit. Për ta ka përmendje të vazhdueshme ndër burimet greke dhe romake por dhe ato armene, bizantine, arabe nga shekulli i I-rë deri tek shekulli i VIII-të e më vonë. E megjithatë për këtë popull njihen pak gjëra. Ka pak dëshmi gjuhësore, pak të dhëna arkeologjike (Mingeçam-Azerbajxhan). Në se kanë patur një leteraturë ajo sot është e humbur, kanë mbijetuar vetëm alfabeti dhe pak mbishkrime të fragmentuara e që presin zbërthimin. 
Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit janë kryer mjaftë studime për këto probleme dhe në përgjithësi për historinë e gjuhët e popujve antikë të rajonit të Kaukazit, të nxitura edhe nga probleme territoriale ndërmjet shteteve të krijuara rishtas pas viteve ’90. Po kështu ndërkohë janë botuar në disa gjuhë burimet historike si dhe janë studiuar ato në mënyrë krahasuese dhe të përbashkët . Po ashtu nuk mungojnë monografitë për historinë e vjetër të popujve të Kaukazit dhe po aq për albanët. 
“Çuditërisht” në të gjitha botimet e burimeve dhe studimet për rajonin, dhe në mënyrë të veçantë në ato për albanët dhe Albaninë e Kaukazit, askush, dmth. as dhe një studiues nuk merret dhe as nuk i ka shkuar në mendje që të gjejë lidhje ndërmjet tyre dhe shqiptarëve, sepse ato as që ekzistojnë. Albanët e Kaukazit, si një popullsi dhe shtet pëmenden gjithnjë krahas armenëve dhe iberëve (gjeorgjianët) me emra të ndryshme sipas gjuhës së burimeve : greqisht-alvania; latinisht-albania; armenisht-aluank; gjeorgjianshe-rani; siriane-aran; medo-persisht-ar(r)an; arabisht-arran. Eshtë me interes e dhëna e Stefan Bizantinit i cili thotë se ata janë arianoi, me sa duket termi fillestar aran, prej nga nën influencën e armenishtes kemi alvan-aluan prej nga rrjedh greqishtja alvanoi. 
Për gjuhët e popujve të Kaukazit Straboni thotë se në qytetin tregtar Dioskuride (Suhumi i sotëm) fliteshin 70 gjuhë sepse aq tribu bënin tregëti aty, shifër që tjerë e shpien në 300 e më tej akoma udhëtari arab al-Masudi thotë se janë aq shumë popuj që vetëm zoti mund ti numëroj. Për albanët Straboni (Libri XI,4) na tregon se kanë një mbret por që janë 26 grupe etnike me gjuhën e vet secili, dhe se ata nxjerrin nën armë 60000 këmbësorë dhe 22000 kalorësa (me kaq përballën Pompeun). Sot aty fliten gjuhët indoeuropiane, altaike, semitike e kaukaziane (me shumë nëngrupe, një prej të cilëve gjuhët lezge). Për gjuhën e albanëve kemi alfabetin me 52 shkronja, pak mbishkrime, emrat e muajve, fjalë jo armene në historitë e herëshme të armenëve (shek. VII-X), nga të cilat rezultojnë elementë të gjuhës me studimin e të cilave gjehen lidhje me atë të Gargark-ve, duke e futur kështu në grupin e gjuhëve lezge dhe i gjehen lidhje me gjuhën e sotme të etnisë Udi që banon sot në dy fshatra: Vartashen dhe Nidzh, jo shumë larg vendbanimit ku janë bërë gërmimet arkeologjike të sipërpërmendura dhe janë gjetur mbishkrimet e gjuhës albane. 
Ndër dëshmitë e vjetra kemi “Historinë e Armenëve” të Moise Khoren-it ku përmenden faktet e njohura për Aluan – Alvank, si dhe që në kohën e perandorit Theodos (fundi i shek. IV), Mesrop Mashtoc shkon tek Iberët dhe ju krijoi shkrimin, pastaj tek Alvanët pranë mbretit të tyre Arsralen dhe peshkopit Jeremia ku me ndihmën e përkthyesit Beniamin krijoj për ta shkronjat për këtë gjuhë të Gargarat’si, guturale, të ashpër, barbare, të ngjirur. Të njëjtat të dhëna jep dhe historiani i shekullit VII Movses Kalankatuaci, në veprën e tij “Historia e Aluank”, shkruar në shekullin VII dhe vazhduar në shekullin X nga Movses Daskuranci (mundet kryeprifti i Aluank). 
Përsa i përket territorit të fiseve të ndryshme (në antikitet ishin 26) që përbëjnë albanët (aluank) ai shtrihej sipas të dhënave të shumicës të burimeve historike nga shpati jugor i pjesës lindore të vargmalit Kaukaz deri në lumin Kurr që derdhej në detin Kaspik duke patur në jug (në territoret në krahun e djathtë të lumit) Armeninë dhe në perëndim Iberinë. Gjatë shekujve shteti i tyre ka patur shtrirje edhe më të madhe, duke u përfshirë në territore të Armenisë dhe të tjera. Sot këto territore gjeografike bëjnë pjesë në Azerbaixhan. 
Së fundi duhet të flasim për fatin historik të Aluanëve (Albanëve të Kaukazit). Ata dalin që në fillim si një etni e rëndësishme në rajon dhe si një bashkëbisedues i rëndësishëm për romakët, të cilët kuptuan aspektin më karakterizues të tyre si njerëz të kufirit ndërmjet sub-Kaukazisë dhe nomadëve të veriut (Hunët dhe Skithët), çka kontribuoi për dhënien e një rëndësie vendit të albanëve, në kontaktet e perëndimit me vendasit. Këto kontakte filluan me grekët dhe vazhduan me Romën, Bizantin dhe persët, që ndërkohë zvogëlonin vendin e Albanëve (Aluanve) në rajon, për t’u pasuar me arabët, me të cilët merr fund pavarësia e tyre që shënon dhe fillimin e një procesi ende të paqart për studiuesit, atë të çthurjes dhe tjetërsimit kulturalo-etnik që do t’i zhduki ata si komb nga hapësira e Kaukazit dhe nga skena e Historisë. Persët e sidomos arabët krijuan njësi administrative më të mëdha në të cilat albanët me gjithë rolin parësor të tyre nuk qenë në gjendje të afirmohen si komb përtej territorit fillestar të tyre. Në këtë mënyrë shtrirja e nocionit gjeopolitik Aluan-Alban nuk u pasua me mbijetesë në kushtet e pranisë së presionit apo shtytjes ideologjike-kulturore arabe. 
Nga kjo tablo kuptohet se nuk ekziston as lidhja më e vogël ndërmjet shqiptarëve (albanitë-arvanitë) me aluanët (albanët e Kaukazit). Lidhja e tyre ka qënë dhe mbetet e sajuar apo e kërkuar dhe keqdashëse. Aq më tepër kjo, përderisa as dhe një, përsërim këtë, studiues i Aluanëve dhe i popujve të Kaukazit, gjatë më shumë se një shekulli nuk i ka shkuar në mendje për një lidhje të tille sepse realisht ajo absolutisht nuk ka ekszistuar.

Albanët me famë në mijëvjeçarë

Elena Koçaqi

Ky studim ka si objekt figurat më të famshme shqiptare, ose me rrënjë shqiptare, të cilët kanë lënë gjurmë të thella në historinë botërore. Shqiptarët janë krijuesit dhe qeveritarët e perandorive më të mëdha të njerëzimit; Perandoritë, si ajo e Aleksandrit të Madh, Romës, Bizantit dhe Osmanëve, janë në thelbin e tyre perandori të krijuara dhe qeverisura nga shqiptarët, apo nga paraardhësit e tyre, pellazgo-ilirët.

Ata në rolin e qeveritarëve, i kanë dhënë botës zyrtarisht fenë njëzotëshe dhe janë arkitektët dhe financuesit e veprave të kultit më të vjetra dhe më të famshme të botës. Shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre për krijimin e disa shteteve moderne si të Egjiptit, Turqisë, Greqisë, Rumanisë, Italisë etj. Ata studiues të huaj, të cilët e njohin historinë, e vlerësojnë lart kontributin që kanë dhënë shqiptarët për qytetërimin botëror. Një nga këta është amerikani Xh. Williams, i cili e dënon ashpër persekutimin e shqiptarëve në shekullin e XX, kur thotë se: “Është tragjedi tej çdo përfytyrimi që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandisej në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandal i qytetërimit evropian”.

Ka ardhur koha që të njihet e vërteta historike dhe shqiptarëve t’u jepet vendi që meritojnë, për kontributin që kanë dhënë në historinë e qytetërimit botëror. Shqiptarët janë gjyshërit e kombeve dhe gjuhëve të Evropës, si dhe krijuesit e qytetërimit më të lashtë etnik evropian dhe nuk e meritojnë të trajtohen siç janë trajtuar, sidomos në shekullin e XX. Bota duhet të dijë të shfrytëzojë dhe të kanalizojë aftësitë e shqiptarëve në drejtimin e duhur, për të kontribuar për të mirën e njerëzimit dhe, për ta bërë këtë, ajo duhet të njohë historinë e vërtetë të këtij kombi.

Në këtë libër, për herë të parë përfshihen fakte të marra nga burimet Mesjetare perëndimore, në të cilat flitet për origjinën iliro-trojane të popujve të perëndimit, apo racës gjermanike nga ku del qartë roli i madh i genit shqiptar në formimin e kombeve të Evropës dhe të gjuhëve të tyre. Këto të dhëna mendoj se meritojnë të shihen me kujdes nga historianët shqiptarë dhe të huaj. Për të nxjerrë të vërtetat historike, të cilat për një historian janë të rëndësishme, jam mbështetur në burimet historike parësore, si të Antikitetit dhe të Mesjetës, i kam ballafaquar këto burime me njëra tjetrën si dhe me të dhëna të tjear. Shpresoj që të kem dhënë sadopak kontribut mbi njohjen dhe rivlerësimin e historisë së vërtetë të shqiptarëve.
Falënderoj Zotin e vetëm të të gjithë njerëzimit, që e dua më shumë se çdo gjë në këtë botë, i cili më ka dhënë vullnetin për të studiuar dhe çdo gjë që unë kam. Falënderoj prindërit dhe profesorët e mi për edukimin tim, nga ana njerëzore dhe profesionale si dhe të gjithë intelektualët shqiptarë për mbështetjen që më kanë dhënë në punën time.

2011-06-17

DERI KUR JANULLATOSI ,MUND TË PËRFAQËSOJË SHTETIN SHQIPTAR*?

Për mendimin tim, ndërhyrja e Janullatosit në faqet e “Gazetës Shqiptare” të datës 17 qershor 2011, është një dackë poshtëruese që i jepet haptazi shtetit shqiptar. Ndërhyrja e Janullatosit në faqet e kësaj gazete, vërteton përfundimisht faktin se Janullatosi përfaqëson në Shqipëri një shtet fuqiplotë, shumë më të fuqishëm sesa shteti zyrtar shqiptar. Nuk e di se si e ndiejnë veten Presidenti Topi, Kryeministri Berisha dhe zonja Jozefina Topalli, pas deklaratës së Janullatosit në faqet e “Gazetës Shqiptare”. “Mirë” do të ishte që ata “të ulin kokën”, derisa Greqia shoviniste të na japë firmën për të hyrë në Bashkimin Evropian. A duhet pranuar se udhëheqësit kryesorë të Tiranës do të pranojnë që ne të hyjmë në Bashkimin Evropian si shtet i poshtëruar prej shovinistit Janullatos?
       Pas kësaj deklarate të Janullatosit, ortodoksëve shqiptarë s’u mbetet gjë tjetër, veç të mblidhen e t’i ngrejnë Janullatosit një dolli të posaçme.

Prof.dr.Eshref Ymeri

( *Titulli i redaksisë)

Janullatus ne mbrojtje te Kriminelve

Feliks Taho <felikstaho@yahoo.com>


Nuk eshte here e pare qe Urata Janullatus u del ne mbrojtje Krimeve si atij te Kosines ku eshtrat e Shqiptareve perdoren per perfitime ekonomike dhe historike duke u vetquajtur "ushtare te luftes te shenjte" nga Priftrinj Kriminel me mision nga Urata Janullatus.
Janullatus duhet ta dije shume mire se ne nuk harrojm qe ishte po ai qe i doli ne mbrojtje priftrinjve Pedofile te ardhur nga greqia qe ndermjet te tjerave ishin te uritur per puco adoleshentesh Shqiptare. Urata dhe Sinodi i tij pa pike turpi jo vetem qe kercenuan TV Top Channel por e refuzuan kategorikisht, derisa videot u ben publike ne emisjonin Fiks Fare.
Gjithashtu Urata  me Sidonin qe i sherben hapurazi Politikes Shoviniste Greke, pasi jo vetem qe nuk gjeten nji prift Shqiptar qe te merrte pjese ne perkujtimin e Genocidid nga Greqia ndaj Cameve, por ne te njejten kohe Urata tregoj fytyren e tij prej Sadisti ku nuk vonoj ti quante Andartet grek qe kryen keto krime per eleminimin total te popullsise Shqiptare, "luftetare te lirise".
Krimet e Andarteve grek dhe ushtrise greke ndaj grave, femijve, pleqve dhe populsise civile te pa armatosur, si dhe mbrojtesit e tyre nuk jane dhe tjeter por KRIMINEL ORDINER qe vendin e kane ne koshin e plehrave.
Urata dhe duke qene  nji HIPOKRIT i paftyre qe kerkon te beje ligjin ne Shqiperi sic e bejn ne Greqi duke kontrolluar Banken Kombtare Greke si dhe cdo qelize te ekzistences greke, si dhe duke tjetersuar apo shkaterruar te gjitha objektet e kultit te Shqiptareve dhe zaptuar pronat e tyre ne llogari te Kishes dhe Shtetit grek. Janullatus dhe misjoni i tij nuk eshte gje tjeter por nji  kopje e metropolitit Foti Qenefit.

Mirëmëngjes, Shqipëri - Mirëdta Kosovë !





 I thjeshtë si vetë thjeshtësia, / I ëmbël si vetë ëmbëlsia, / I çiltër si vetë çiltërsia,/ Trimosh si vetë trimëria,/
I ndershëm si vetë ndershmëria, / I mençur si vetë mençuria, / I pastër si vetë pastërtia, / I mirë si vetë mirësia, / I thellë si vetë poezia! Ky ishte dhe mbetet Vehbi Skënderi, / I shqiptarisë mburrja dhe nderi!
(Kopy Kyçyku)


 *************


Ai ringjallet poetikisht

(In memoriam për poetin korçar Vehbi Skënderin)

            Ike, ike larg poet, lart në qiell, atje pranë shtëpisë së Atit.  Edhe pse s’të kam takuar kurrë, kam ndjerë se kishja biseduar prej kohësh, ngase këtë privilegj e kanë vetëm poetët me penë të artë si Vehbi Skënderi.  Kishja kohë që lexoja poezitë, si lexuese më kishin ndihmuar dhe në ditë të vështira, se qënie njerëzore jemi dhe midis nesh ka dhe lëndime apo mos dhe më keq…  Ju me dashurinë e thellë të metafores së vargut që çelte si syth në shpirtrat e lexuesve keni ditur të përballoni dhe burgun, atje ku Hëna vinte të puthte vjedhurazi nga vrima e çelësit të derës hermetike.  Vuajtjet e tua si në rrathët e ferrit të Dantes, ja tregoje vetëm Hënës dhe ja se si:
Kur ke diçka,-për të më thënë/ diçka që se mban dot për vete/ Që nuk ja thua e s`e shkul dot prej zemrës/ Dhe nuk të shqitet kudo që vete/
Trokit në hënë! Thuaja hënës!
Mjafton të lexosh këtë strofë e cila është një terapi e mirë poetike dhe nuk të lë të besosh se ike, sepse le pas nje lirikë të mrekullueshme që të mbush mushkëritë me ajër mali. 
            Janë këto poezi lirike të ëmbla që shpesh herë ta shuajnë etjen për një bukuri vargu.  Me këtë lloj nuri e vesh poeti krejt krijimtarinë që nga Zvicra ku kaloi vitet e tij pas rënies së diktaturës:  O Zot! E gjithë Berna sot vezullon nën shi/ Mes vorbullës së valëve befas më shfaqesh Ti/ Unë bërtas sa mund posi dikur në shpellë/  Pritmë, o Izabelë!
Të gjitha poezitë janë jashtë të rëndomtës, aty është mirëfilli metafora poetike të veshura me një membranë krejtësisht të tejdukshme, ku sheh dhe ndjen atë qe ti ke kohë që e ke kërkuar...
Ai është një poet i vetëdijshëm që kërkon artistikisht ta nxjerrë kombin e tij nga mjegullat e kohës, nëpërmjet semantikës së poezisë, e cila bëhet tepër e besueshme kur e lexon, mendimin e tij të avancuar artistikisht.  Edhe pse u internua, u persekutua me gjithë familje, poeti vazhdoi përsëri të shkruante bukur, pena e tij nuk u thye, ai është nga ata poetë që sic thotë Carls Dikensi katër gjëra nuk i humbi në jetë, besimin, lidhjen, premtimin dhe zemrën, sepse kur këta thyhen nuk bejnë zhurmë, por shkaktojnë shumë dhembje.
Vargu i tij bëhet një pronësi shpirtërore pa tapi për lexuesin, që çuditërisht lexuesi vetë e ruan si të shenjtë emrin e dhuruesit, të poetit që i ka dhënë kaq shumë ndjesi të ëmbla atij.  Jane shumë poezi që mesazhin përcjellës e japin natyrshëm apo duke biseduar me Hënën, çka tregojnë dhe flasin qartë se si ka menduar poeti për kohën, njerëzit apo plagët dhe dhimbjet që i qëndruan gjatë në trup.  Dhe ja biseda poetike me Hënën e bukur:
Sado e largët të të shtiret, sado e kotë/ Ka zemër delikate hëna! Vjen në sekondë më thotë.../ Kur ke në gjoks një plagë, gur të rëndë! Brengosje e plagosje. Makth! Brengë poshtëruese/ E je shterur krejt duke besuar/ Diçka që s`ia thua as shoqes sate, as nënës/ Trokit në hënë! Thuaja hënës!
Tepër emocionuese janë dhe vargjet në poezinë: Kur më fiksohet bindja, se edhe pak ditë më mbetën/ Ftoj në raport të gjithë vitet, sërë – sërë/ I hapim von‘ defterët, e von‘ shoshitim veten/ E vrej çfarë kam kryer e çfarë kam lënë pa bërë…
Autorit i vërtiten si spirale me një zbehtësi të pikëlluar cfarë ka kryer e cfarë ka lënë pa bërë.  Edhe pse poezia është shkruar para 20 vjetësh, sentenca poetike të ben ta përjetosh në cdo kohë, ajo është rezistuese, ngase mendimi analitik zbërthen atë çfarë ka dashur të shpreh në gjithë kohërat.
Syri i tij si poet duket se kap te pakapshmen, nëpërmjet një zemre me ndjesi shumë të holla.  Krijimtaria e tij dhe vështrimi aq i hollë poetik është tashmë jo vetëm brenda nesh si lexues të apasionuar të tij, por dhe brenda rrënjës së ninëzës së syrit të bijës së vetme Elidës që hedh dritë edhe në fund të tunelit... Poeti krijoi një strehëz të ashtë poetike, një folezë të argjendtë që do të çuçurijnë vetëm zogjtë pendëartë, miqtë e shumtë që e takuan dhe ata që do ta takojnë pafundësisht në vargun e tij vizatuar mjeshtërisht në hapësirën qiellore të kaltër i cili shprehet:
E, si gjithnjë, pas këtij monologu, me dhimbje kaq akute/ Shtegtimin, ndarjen, vdekjen – a s’di ç’dreq i thonë/ E shtyj, për miqësi, një çik më tutje/ Ndoshta njëzet a dyzet vjet më vonë !
Tek i lexon keto vargje aq humane, të shfaqet poeti me shpirt aq delikat dhe të bukur.
Ai ringjallet poetikisht!

Kozeta Zylo
Staten Island, New York,14 qershor 2011.


Në vend  të përkujtimit për Pushkinin shqiptar
Vehbi Skenderi 



Më datën 13 qershor 2011, në orën 04:30, pushoi së rrahuri zemra e lirikut, "Pushkinit" shqiptar, të madhit poet Vehbi Skënderi. Në spitalin kantonal të Bazel Landit, Bruderholzspital, ku u shtrua në mëngjesin e datës 11.09.2011, liriku i madh Vehbi Skënderi pati pranë deri në çastet e fundit gruan, vajzën, dhëndërrin dhe nipat. Familja e poetit Vehbi Skënderi, duke e njoftuar më hidhërim të thellë opinionin publik, veçanërisht të afërmit, miqtë dhe dashamirët, për humbjen e njeriut më të dashur, i fton të gjithë t'i bashkohen në lutjet e saj drejtuar Zotit që poeti Vehbi Skënderi të gjejë prehjen e përjetëshme në parajsë. Poeti Vehbi Demir Skënderi ka lindur në fshatin Strelcë të Korçës në maj të vitit 1927 në familjen e një kleriku të lartë. Babai i tij Imam Demir Efendiu kishte kryer studimet e larta fetare në Stamboll, kishte një bibliotekë nga më të pasurat e asaj kohe në arabisht dhe persisht, kishte pikëpamje liberale antikomuniste, ishte për bashkëjetesë të mirëfilltë ndërfetare dhe shfaqte simpati për demokracitë perëndimore: djalin e madh, Kadriun, e dërgoi në Shkollën Amerikane të Fullcit, në Kavajë. Nëna e tij, Selimeja, ndonëse autodidakte, përveç librave fetare, lexonte edhe letërsi në gjuhën shqipe. Ajo ishte Kryetare e Komisionit të Luftës kundër Analfabetizmit në të gjithë Gorën. Vehbi Skënderi shkollën fillore (me pesë klasë) e kreu në fshatin e lindjes në vitet 1934-1939. Në vitin 1940 u mobilizua me forcë nga ushtria greke në vijën e parë të frontit për hapjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve. Aty ai përjetoi nga afër tmerret e luftës: përpara syve të tij kalonin përditë me qindra luftëtarë të plagosur e të gjymtuar. Në vitet 1941-1943 vazhdoi studimet fetare në Medresenë e Lartë Tiranë, ku midis mësmidhënësve kishte orientalistin e mirënjohur Vexhi Buharaja, Profesor Mehdi Bushatin, Hafiz Ismetin etj.. Në majin e vitit 1943 ndërpret studimet dhe del partizan në Çetën e Dibrës me komandant Haxhi Lleshin, ku iu mbijeton dy plagosjeve. Në vitin 1944 pranohet në radhët e Partisë Komuniste Shqiptare. Me mbarimin e luftës kalon në Divizionin e Mbrojtjes Popullore. Në vitet 1947-1949 shtrohet në sanatorium me një proces tuberkular të avancuar. Më 1951 fillon një kurs estetik dyvjeçar ku japin leksione Jakov Xoxa, Bedri Dedja, Mark Gurakuqi etj. Në vitet 1953-1956 kryen shkollën e mesme profesionale (dega rusisht). Në vitet 1956-1961 kryen Fakultetin Histori-Filologji me rezultate shumë të mira. Vehbi Skënderi njihte shumë mirë rusisht, italisht dhe frengjisht. Veprimtaria si gazetar Bashkëpunimin me shtypin Vehbi Skënderi e fillon tek gazeta Arma e Mbrojtjes. Shkrimi i tij i parë që gjen jehonë të veçantë ishte ai i botuar më 1945 tek Bashkimi, me titullin "Myfiti", ku bën portretin dhe historinë e një çami nga Filati. Në vitet 1949-1953 është redaktor në revistën Miqësia me Gjovalin Lukën, ndërsa në vitet 1955-1956 në revistën Hosteni me Spiro Çomorën. Në vitet 1956-1959 është korespondent special në të përditshmen Bashkimi. Nga viti 1960 deri në vitin 1967 punoi në revistën Ylli, ku ishte gazetar dhe anëtar i kolegjiumit. Në vitet 1972-1974 ai ishte redaktor i poezisë në Shtëpinë Botuese „Naim Frashëri". Veprimtarinë publicistike, e cila është brilante, Vehbi Skënderi mundi ta rifillonte vetëm pas vitit 1992, me rrëzimin e diktaturës. Në këto vite Vehbi Skënderi ka botuar publicistikë dhe poezi kryesisht në gazetat e përditshme "Rilindja" dhe "Bota Sot". Veprimtaria si poet Poezinë e parë, e cila pati shumë sukses, Vehbi Skënderi e botoi në revistën "Letërsia jonë" në vitin 1947. Më 1950, me propozimin e poetit Lasgush Poradeci, pranohet anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, pa qenë kandidat. Më 1953 botoi librin e parë poetik, Këngët e para. Prej atëherë ka botuar librat poetikë Vjersha (1958), Fletë nga ditari im (1964), Vjershat dhe poemat e Drinit (1969), Vazhdim i një bisede (1971), Vdekja e Ofelisë (1971), Shqiponja e Vermoshit (1972), Përsëri mëngjes (1973), Vjersha dhe poema të zgjedhura- Kolana e poezisë shqipe (1973), Kumbojnë vitet (1983), Nxitoj (1987), Bëjmë sikur (1995), Hëna e vjedhur (2000), Zvicra Shqipëria ime (2004). Për "Fletë nga ditari im", në vitin 1966 Vehbi Skënderi mori Çmimin e Republikës. Një vit më vonë merr çmim në konkurs kombëtar për poemën Vazhdim i një bisede. Ai merr edhe çmime të tjera nga organet botuese në konkurse të ndryshme kombëtare. Poezitë e tij përfshihen në antologjitë dhe tekstet shkollore të kohës dhe në botimet e poezisë shqipe në gjuhë të huaja. Vëllimin e fundit, "Mirëmëngjes, Shqipëri - Lirika të një tetëdhjetëvjeçari", i cili ndodhet në dorëshkrim, poeti Vehbi Skënderi e përfundoi në fillim të vitit 2009. Persekutimet Përplasjet e tij me regjimin e kohës dolën hapur në vitin 1967, kur shkruan fejtonin Klubi i të qetëve ose Klubi i të lumturve" për Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve. Një sekretar partie për ideologjinë u shpreh atëherë se ky fejton përmban helm më shumë se romani më antiparti i kohës. Po atë vit, me një grup të shquar intelektualësh – Profesor Selman Riza, Profesor Ligor Mile, Profesor Dhimitër Pilika, Kolonel Dilaver Radeshi, historiani i mirënjohur Zija Shkodra, majori Bektash Bedo etj. - ai përgatiti një "Brigadë shtypi" dhe e dorëzon për botim në Zërin e Popullit. Në këtë pamflet kritikoheshin rëndë Instituti i Historisë dhe Instituti i Gjuhësisë: Instituti i Historisë, në vend që të merrej me figura e epoka madhore të historisë kombëtare, merrej vetëm me Haxhi Qamilin, duke mos bërë asnjë monografi për Pirron e Epirit, Teutën e Ilirisë, Skënderbeun, Ali Pashë Tepelenën, Hasan Prishtinën, Ismail Qemalin e Fan Nolin, duke mos bërë asnjë studim për Lashtësinë, Mesjetën, Rilindjen Kombëtare, duke mos bërë asnjë studim për Kosovën. Instituti i Gjuhësisë nuk kishte përgatitur ende Fjalorin e Gjuhës Shqipe. Pamfleti nuk botohet. Zëri i Popullit ia dorëzon dorëshkrimin sekretari të parë të Tiranës dhe me të merret Byroja Politike, duke e cilësuar veprimtari armiqësore të njëjtë me Konferencën e Partisë së Tiranës. Në Komitetin Qendror gjatë seancash të terrorit të gjyqit politik e akuzonin për veprimtari antiparti sepse sipas tyre sulmonte institucionet e superstrukturës të diktaturës dhe nacionalist meqë u deklarua se Kosovën e shihte si pjesë të Shqipërisë. Gjyqi ishte kaq i tmerrshëm sa njëri prej pjesëtarëve, i ndjeri Bektash Bedo, vrau veten. Nga ky grupi intelektualësh në vitet e tranzicionit është vlerësuar me të drejtë me nderime të larta, midis tyre vetëm Profesor Selman Riza, ndërsa për autorin e këtij shkrimi, Vehbi Skënderin, ka vazhduar gjatë këtyre njëzet viteve heshtja. I ndjeri Profesor Zija Shkodra, pas rrëzimit të diktaturës moniste, në një shkrim të gjatë ka hedhur dritë të plotë rreth rolit kyç të Vehbi Skënderit. Më 1967, për pesë vjet rresht Vehbi Skënderi, tashmë autor i ndaluar, dërgohet në Vaun e Dejës i dënuar me punë korektuese. Një vit më vonë, në Kantjerin e Zadejës, dërgohet me punë fizike zëvendësdrejtori i Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës. Ai i kërkon Vehbi Skënderit të bëhet agjent i Sigurimit, çka shkrimtari e refuzon kategorikisht. Punonjësi i Sigurimit i betohet shkrimtarit se do të pendohet për këtë refuzim. I transferuar si zëvendësdrejtor i Degës së Punëve të Brendshme Tiranë ai ia përsërit kërcënimin shkrimtarit edhe vite më vonë. Më 1974 Sigurimi, nën udhëzimet e Sekretari të Parë të Tiranës, sajon të tjera reprazalje kundër Vehbi Skënderit, i cili përjashtohet nga partia, nga Lidhja e Shkrimtarëve, nga puna, i digjen librat dhe i ndalohet botimi. Më 1975 internohet në Shkodër, por vendimi anullohet nga organet e rrethit të Shkodrës. Më 1976 internohet në Zall-Mner të Tiranës, por edhe ky vendim anullohet. Pas katër vitesh pa punë, ai caktohet punëtor transporti në Kombinatin Poligrafik në repartin e presimit dhe në magazinën e hedhjes së mbeturinave. Pas rreth dhjetë vitesh i rikthehet e drejta e botimit. Por në Lidhjen e Shkrimtarëve i deklarojnë se rehabilitimi i tij i plotë si autor do të bëhet vetëm diku nga vitet 2030-2040. Del në pension në vitin 1987 duke qenë korektor në repartin e dispensave në Kombinatin Poligrafik. Prej 15 qershorit të vitit 1996 Vehbi Skënderi jetoi dhe krijoi në Zvicër me familjen e tij të dashur, me gruan, dy nipat e tij, dhëndërin Skënder Buçpapaj dhe vajzën e tij të vetme Elida Buçpapaj, të cilët e rrethuan me dashuri dhe përkujdesje shembullore deri në fund të jetës së tij.

********* Presidenti i Republikës të Shqipërisë Zoti Bamir Topi në një letër ngushëlluese drejtuar familjarëve të poetit të ndjerë Vehbi Skënderi shkruan: „Të dashur familjarë të të ndjerit Vehbi Skënderi, Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të poetit, publicistit, letrarit të vyer Vehbi Skënderi. Vehbi Skënderi ishte përfaqësues i denjë i asaj plejade letrarësh dhe personalitetesh, të cilët asnjëherë nuk i tradhëtuan idealet e tyre, nuk e humbën shpirtin e lirë prej poeti, mendimet e qashtra, pasionin dhe dëshirën për jetën, por mbi të gjitha dashurinë për atdheun. Koha u tregua e ashpër me ta, por në kujtesën e kombit, ata do të mbeten gjithnjë në piedestalin e vlerave njerëzore dhe kombëtare falë trashëgimisë së paçmuar që u kanë lënë brezave të ardhshëm. Ju sot përjetoni dhimbjen e humbjes së njeriut tuaj më të afërt, më të shtrenjtë dhe në këto çaste të vështira të jetës, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.

Miqësisht BAMIR TOPI

*******


Kryeministrishqiptar prof.dr.Sali Berisha i dërgoi një mesazh ngushëllimi familjes së poetit të mirënjohur shqiptar Vehbi Skënderi, ku shpreh dhimbjen për ndarjen e tij nga jeta. Në mesazh, Kryeministri Berisha shprehet: "Të dashur familjarë të poetit të shquar Vehbiu Skënderi, Me pikëllim mësova për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të dashur, personalitetit të shquar të letrave shqipe dhe mendimit intelektual shqiptar, Vehbi Skënderi. Vehbiu mbetet në lëminë e letrave dhe poezisë shqipe një nga emrat më të shquar të tyre, krijuesit e mëdhenj, por Vehbi Skënderi i përket atyre intelektualëve shqiptarë që për mbrojtjen e vlerave, të ideve dhe pikëpamjeve që besonte qëndroi me burrëri dhe kurajo të madhe, sakrifikoi, por nuk u mposht. Humbja e tij ndjehet sot në botën e mendimit intelektual shqiptar, të krijimit letrar e artistik, ndjehet nga ju, njerëzit e tij më të dashur, miqtë e tij kudo. Në këto çaste dhimbjeje, lutemi që shpirti i tij të gjejë paqen e amshuar.

*********

Mora vesh me hidhërim për vdekjen e poetit të shquar, mikut tim të hershëm Vehbi Skënderit, u shpreh poeti Moikom Zeqo, duke vazhduar: "Ia transmetoj familjes së tij, sidomos vajzës, ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Jam pranë tyre në këtë çast të pikëllimit të madh. Emri i lirikut gjenuin, të çuditshëm Vehbi Skënderi nuk do të harrohet asnjëherë. për këtë jam i bindur. Përqafime Moikom Zeqo.

********

Me të marrë vesh se poeti Vehbi Skënderi ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, shkrimtari Faruk Myrtaj i drejtohej familjes së poetit: "Lutemi edhe ne, njerëzisht, me shpresën e justifikuar nga vepra e tij dhe respekti jone për të, që Vehbi Skënderi të sfidoje edhe këtë herë përballjen e radhës... Lutemi njerëzisht, ndonëse e dimë mirë se vetëm me natyrën, modeli i njeriut që Vehbi Skënderi përqafoi dhe ngriti, nuk do dëshironte të përballej; iu desh të ndeshej me jonjerëzoren, me antiarsyen, me të panatyrshmen, një jetë të tërë (për të cilën, ndonëse dimë jo pak, nuk ditkemi aq shumë), dhe arriti të Mbetej, të Qëndronte Ai që do Donte të Ishte, gjer në fund lirik, njerëzor, jetësor, i natyrshëm...se nga poezitë e tij e kemi ditur që pjesë të natyrës jemi, si natyra shkojmë, si ujët, si ajri, si drita... Sepse shpirtra jemi, veç shpirt jemi..., dhe shpirti është ose nuk është i lirë, natyrshem, askush nuk ia merr apo ia jep lirinë dhe, tek e mbramja: Shpirti Është ose S'është, pavarësisht prej trupit... Në këtë kahje, ne lutemi që Vehbi Skënderi të jetë edhe me tej ai që ka qenë, ai që është, pra ai ka për të qenë një shpirt i lirë që vetëm liri ka dhuruar në këtë jetë... Nderuar qofshi edhe ju Elida e Skënder, që jeta u ofroi përgjegjësinë dhe nderin t'i ndodheni pranë atij që vetëm njerëzi kërkoi, tërë jetën...



Faruk Myrtaj


Lajmi i hidhur për shuarjen e Poetit tonë VEHBI SKENDERI është një tronditje, jo vetëm për familjaret dhe miqtë e Tij kudo, por dhe për botën e letrave," u shpreh poeti Visar Zhiti sapo mori vesh lajmin e hidhur se poeti Vehbi Skënderi është ndarë nga jeta. "Ikja e Tij krijon një bosh në poezinë e re shqipe, të cilin e mbush vetëm AI me këngën që na la, të sinqertë dhe emocionuese. E kam njohur, na donte kur nuk na donin, e donim dhe kur Ai ishte i ndaluar nga diktatura bashkë me të papërkulurit e tjerë. Zëri i Tij i dashur, antalogjik tashmë, rikthehet, duke sjellë jetën e Tij, jetë poeti dhe si e tillë ajo është e pambarimtë. Ndajmë dhembjen me ju, pranoni ngushëllimet tona, në vend të një tufe me lule nga AtDheu," përfundon poeti Visar Zhiti në ngushëllimin e tij drejtuar familjes së poetit Vehbi Skënderi.

********

Poeti nga Kosova Naim Kelmendi:

I nderuari z.Skender dhe z.Elida ju shprehi ngushellimet e mia me te sinqerta per humbjen e babait dhe vjehrrit Tuaj  ,per poetin dhe lirikun e madh te letrave shqipe,Vehbi Skenderin...,thuhet në telegram e z.Kelmendi.


**********






*******
I DASHURI,Z. SKENDER DHE E NDERUARA Z.ELIDA BUCPAPAJ,

PRANONI NGUSHELLIMET TONA FAMILJARE PER VDEKJEN E ME TE DASHURIT TUAJ DHE TE GJITHE SHQIPTAREVE,PER TE MADHIN E LETRAVE SHQIPE Z.VEHBI SKENDERI.

I LEHTE QOFTE DHEU I MEMEDHEUT QE AQE SHUME E DESHTI.

ME RESPEKT DHE PIETET

FLORI BRUQI ME FAMILJE

********
Kopy Kyçyku:

VEHBI SKENDERI - DISA HERË I MADH NJËHERESH: NJERI, KRIJUES, LUFTËTAR ME TË GJITHA ARMËT E LIRIDASHËSIT, DEMOKRAT, I FISËM, TRIM MBI TRIMA, MODEST, PA PRETENDIME, I ÇILTËR, SHPIRTDET, I PAPËRSËRITSHËM...
 I thjeshtë si vetë thjeshtësia, / I ëmbël si vetë ëmbëlsia, / I çiltër si vetë çiltërsia,/ Trimosh si vetë trimëria,/
I ndershëm si vetë ndershmëria, / I mençur si vetë mençuria, / I pastër si vetë pastërtia, / I mirë si vetë mirësia, / I thellë si vetë poezia! Ky ishte dhe mbetet Vehbi Skënderi, / I shqiptarisë mburrja dhe nderi!


Kote Petraq:

Gjithmone e kam ndjekur dhe lexuar me kujdes Vehbi SKenderin, kete pene te vuajtur diktature.

Me pelqente tingulli i tij zanor qe ishte i barabart me tingujt e shpirtit te tij. Me pelqente sinqeriteti i vargut te tij, muzika shqiptare e vargut...


Radije Hoxha nga Prishtina:


O Zot! C'far humbje! Vehbi Skenderi. Poeti dhe njeriu. Kam pase fatin te njihem me te ne Takimet Poetike ne Tetove, ne v.1997. Ma fali lbrin "Bejme sikur" dhe ma shkroi nje perkushtim te bukur. Nga ai liber qe shetiti boten...me kane mbetur... ne mendje disa vargje. Do ti kujtoj si homazh: Si te te quaj, engjell, magjistrice a vagabode? Me ate ...(i harrova dy fjale) ... me ate perrua fjalesh me bere skllav ne gjysmesekonde. Dhe tani rri heshtur dhe pyes veten gjith tmerr: Ku do ta shoh serishmi kete grua, ku do ta kap kete xixellonje neper terr?...ose poezia tjeter: Tani ti je si nje zone e pushtuar, s' kam lene koder, qoshe e kjoske pa marre, po pse te dua e te dua pa pushuar, nje mije here me shume se me pare?.............................................................. Ngushellime Elida Bucpapaj! 
 
U takofshi me shpirtin e babit tuaj te mire ne Parajse!
 
Përgatiti:Flori Bruqi


Letërsia shqiptare në diasporë

Kur flitet për letërsinë shqiptare, kurrsesi nuk duhet harruar se krahas saj vazhdon të mbijetojë një letërsi e brishtë që lind e rritet me shumë vështirësi në shumë vende të botës ku kanë emigruar dhe vazhdojnë të emigrojnë breza të tërë bashkatdhetarësh tanë. Nuk duhet harruar se edhe ata janë pjesë e gjenit tonë. Nuk duhet harruar se midis tyre ka edhe intelektualë të shquar, talente të vërtetë, krijues të palodhur, pasardhës të denjë të Frang Bardhit, Pjeter Budit e Bogdanit, Jeronim De Radës e Zef Serembes,Gjergj Fishtës,Faik Konicës e Bilall Xhaferrit, të cilët përfaqësojnë atë pjesë krijimtarie që quhet letërsia shqiptare në diasporë. Në këtë kuptim, letërsia bashkëkohore shqiptare duhet parë në një këndvështrim më të gjerë gjeografik, pra, përtej një kornize të ngushtë nacionale. Është koha të flitet dhe të zërë vendin e duhur termi letërsia kombëtare shqiptare. Pavarësisht nga zhvillimet brenda trungut amë, Shqipërisë, si dhe brenda viseve etnike si: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Çamëri, duhet pranuar se letërsia shqiptare ka njohur dhe po njeh zhvillime dhe në diasporë. Zhvillimet e letërsisë në diasporë, mund të shikohen gjeografikisht brenda dy vatrave kryesore : 1. Vatra historike e diasporës shqiptare: Itali, Greqi, Rumani, Bullgari, Turqi etj. 2. Vatra të reja të diasporës shqiptare: Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi etj. Zhvillimet më të rëndësishme të letërsisë shqiptare në diasporë ndodhën në Itali, aty ku vazhdojnë të jetojnë rreth një qind mijë arbëreshë, që flasin shqipen. Në përgjithësi mund të thuhet se një "rilindje" e letërsisë arbëreshe ndodhi diku rreth fundit të viteve '50, kur dhe nisi të botohej revista "Shejzat" nga Ernest Koliqi në Romë e më pas revistat "Zgjimi", "Katundi ynë", "Zjarri", "Zëri i Arbëreshëvet", "Lidhja", "Bota shqiptare" etj. Këto organe ndikuan në rritjen e një brezi krijuesish që shkruan në arbërisht. Një pjesë e këtyre tribumave të shtypit arbëresh shërbyen edhe si shtëpi botuese, duke publikuar shumë vepra letrare në të gjitha zhanret. Përfaqësuesit më të rëndësishëm të diasporës arbëreshe janë : Françesk Solano (1914), i njohur me pseudonimin Dushko Vetmo, i lindur në Kozencë. Pas një periudhe të gjatë qëndrimi në Argjentinë, Uruguai dhe Kili, ku dhe shugurohet prift, ai u kthye në vendlindje. Solano është poet, prozator, dramaturg dhe publicist. Veprat e tij më të rëndësishme janë: “Burbuqe t'egra”, poezi (1946), “Shkretëtira prej gurit”, dramë(1974), “Tregimet e Lëmit”, etj. Domenico Bellizzi (1931), prift nga Frasnita, i njohur me pseudonimin Vorea Ujko, është një ndër trashëgimtarët më të denjë të Jeronim De Radës e Zef Serembes. Ai me poezinë e tij arriti nivele të spikatura të ligjërimit poetik, veçanërisht me veprat: “Zgjimet e gjakut”, “Këngë arbëreshe”, “Hapma derën zonja mëmë” etj. Karmell Kandreva (1931), poet, bartës i identitetit kombëtar me anë të një ligjërimi poetik origjinal si dhe luftëtar i angazhimit social të arbëreshëve në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës origjinale, ka shkruar trilogjinë poetike: “Shpirti i arbërit rron”; “Shpirti i arbërit rron. Arbëreshi tregon”; “Shpirti i arbërit rron. Vuan dega e hershme”. Zef Skiro Di Maxhio (1944), poet, përkthyes dhe dramaturg i shquar. Ai është angazhuar edhe si drejtor i revistës "Bota shqiptare" dhe është shquar për tonin e tij ironik e shpesh sarkastik,. Di Maxhio ka shkruar rreth dhjetë libra poetikë, ndër të cilat vlen të përmenden: “Nëpër udhat e parrajsit shqipëtarë e t'arbreshë”. “Poemë gjysmëserioze arbëreshe Orëmira”, “Për tokën fisnike të Horës” etj. Vetëkuptohet që letërsia arbëreshe ka edhe të tjerë shkrimtarë, breza më të rinj dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm jo vetëm në diversitetin kulturor shqiptar, por edhe atë italian. Një tjetër vatër e rëndësishme historike, ku ka lulëzuar krijimtaria në gjuhën shqip që në fundin e shekullit XIX dhe ku jeta kulturore e elementëve shqiptarë ka qenë e organizuar më së miri, është edhe Rumania. Përfaqësuesi më i rëndësishëm i letrave shqiptare është Viktor Eftimiu (1889 - 1972) , autor i rreth njëqind vëllimeve letrare të shkruara në rumanisht. Mjaft prej veprave dramatike të tij janë ndërtuar mbi bazën e motiveve shqiptare e të fëmijërisë së tij në malet e vendlindjes. Po aq e rëndësishme sa dhe Rumania në pikëpamje të jetës kulturore shqiptare mbetet edhe Bullgaria, ku janë shfaqur organizime të hershme të komunitetit shqiptar. Një figurë që vlen të merret në konsideratë nga njerëzit e letrave shqipe, është Thoma Kaçori, i cili shkroi në shqip disa romane e vëllime me tregime. Në vatrat e reja të zhvillimít të letërsisë bashkëkohore shqiptare hyjnë ato vende në të cilat emigruan për motive kryesisht politike një pjesë e shkrimtarëve të talentuar shqiptarë, që duke mos u pajtuar me diktaturën dhe duke ndjerë etjen për liri, realizuan në periudha të ndryshme të regjimit komunist eksodet e sforcuara. Një nga shkrimtarët e diasporës me peshë më të madhe që jetoi e krijoi në Gjermani, është Martin Camaj (1925 - 1992). Vepra e tij hyn në fondin më të shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi veprimtarinë më të madhe studimore e letrare Arshi Pipa (1920 - 1997), një ndër punëtorët më të mëdhenj të letrave shqipe, intelektual i shquar, poet, përkthyes, studiues e polemist. Më 1944 ai drejtoi revistën "Kritika" dhe po këtë vit botoi librin e parë me poezi “Lundërtarë”. Në SHBA, ku emigroi në vitin 1958, punoi si profesor në disa universitete amerikane deri sa doli në pension. Si dëshmi e asaj që kishte përjetuar në kampet dhe burgjet komuniste ai botoi në Romë vëllimin me poezi “Libri i burgut” (1959) dhe më vonë dhe vepra të tjera. Një ndihmesë të madhe Arshi Pipa ka dhënë edhe në studimet letrare, sociologjike e politike me vepra të dorës së parë, ku operoi me metoda moderne studimi. Në vatrat e reja të diasporës shqiptare, po krijohet edhe një shtresëzim i vonshëm krijimtarie letrare, që daton pas vitit 1990, kur një dallgë e madhe emigracioni u shkëput nga Shqipëria dhe u derdh rrëmbimthi drejt qytetërimeve perëndimore. Ky shtresëzim që po e mban ndezur zjarrin e letërsisë në diasporë në gjuhën shqipe, përfaqësohet nga një brez më i ri krijuesish emigrantë si Gjekë Marinaj, Dalan Luzaj, Petraq Pali, Rasim Bebo,Agim Bacelli,Thani Naqo ,Kolec Traboini,Iliriana Sulkuqi,Kozeta Zylo,Raimonda Moisiu , Artur Spanjolli, Gëzim Hajdari, Shpendi Sollaku, Ornela Vorpsi, Ron Kubati, Alush Avduli, Miho Gjini, Mina Çaushi, Nase Jani , Fatmir Terziu, Vasil Qesari (Simbad Detari),Përparim Hysi, Luigj Shkodrani, Llemadeo Llesh Dugagjini,Pal Sokoli ,Shefqet Dibrani,Gëzim Ajgeraj,Xhemail Ahmeti e shumë të tjerë... Ky brez më i ri poetësh, prozatorësh e publicistësh emigrantë që përfaqësohen me krijimet e tyre në organe shtypi si “Egnatia-Emigranti” [2]“Bota e emigrantit”, “Iliria”, “Tribuna”, “Mëmëdheu”, “Pelegrin”, “Pegasi”, etj. janë një dëshmi e madhe se letërsia në diasporë vazhdon të jetojë e do të jetojë gjatë duke ushqyer e frymëzuar ndjenjat atdhetare kombëtare shqiptare. Në këto kushte u takon edhe strukturave shtetërore shqiptare që përfaqësojnë organizmat e kulturës sonë të bëjnë më shumë përpjekje që të gjitha këto shtresëzime dhe këta krahë të shkëputur në kohë dhe në hapësirë të letërsisë shqiptare, të lidhen dhe të integrohen për të përcaktuar dhe krijuar një nocion të plotë: letërsi kombëtare në gjuhën shqipe. Flori Bruqi

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...