2012-01-16

"Vetëvenosja" po shkon drejt vetëpërsosjes.‏


Në këto çaste emocionuese për Kosovën, unë jan tërësisht në anën e Lëvizjes "Vetëvendosja". E kuptoj dëshpërimin e skajshëm të Kryeministrit Thaçi, të cilin e shprehu para do ditësh, kur këtë Lëvizje e quajti"Vetëfundosje". Personalisht jam i bindur se drejt vetëfundosjes do të shkojë zoti Thaçi me kalimin e kohës, ndërsa "Vetëvendosja" do të shkojë gjithnjë e më shumë drejt "vetëpërsosjes". Unë mendoj se detyra kryesore në perspektivë e "Vetëvendosjes" është pushtimi i zemrave të mbarë popullit shqiptar të Kosovës, në mënyrë që vetëdijen e tij kombëtare të arrijë të ngrejë deri në nivelin e vetëdijes së vet kombëtare. Kur të arrijë ku çast i lumturuar, jam i bindur që zgjidhja e çështjes sonë mbarëkombëtare do të jetë më e prekshme se kurrë ndonjëherë.
Me shumë respekt.
Eshref Ymeri
Tiranë, 14 janar 2012

Fshesa" prapa derës...


 
 
Nga    Përparim    Hysi  
 
 
               Qe dita e dytë që shkonim për kontroll në atë shkollë.Sapo mbrritëm si ekip,pashë që mësuesja e gjuhës që mbuloja unë, më kërkoi si veçan.Me siguri,mendova,do sajojë ndonjë pretekst të kotë (qeshë mësuar me këso sajimesh) ,për t'i shpëtuar kontrollit a do paraqesë ndonjë raport  mjekësor. U ndava nga shokët dhe u drejtova për atje.Ajo më tha:-Ke të fala nga  mamaja dhe,pa mbaruar fjalën,nxori nga çanta një zarfë dhe ma zgjati. U befasova se as që e dija se kush qe mamaja e saj.Aq më tepër në këtë zonë,pothuaj,afër Shpiragut ku ishim atë ditë për kontroll.Zarfin e  mora,por,pa e hapur,e pyeta:
-Nga mamaja?Po kush qenka kjo mamaja që më njeh mua dhe ca më shumë më dërgoka dhe letër?
-Mamaja ime,- foli mësuesja e re,-është Lie Vangjeli.Ajo ka punuar dikur me ty dhe,të tjerat,i ke në letër.
-Lie Vangjeli!-bërtita unë sikur të kisha marrë një sihariq që e prisja prej kohësh.
-Po,- pohoi mësuesja,tanimë e skuqur flakaë,sikur kjo të ndodhte pikërisht nga britma ime.
Duket aq kisha bërtitur,sa dhe shokët e mi të ekipit u afruan.
-More,po ç'ndodhi që bërtite sikur xhëç pe?-Lëre,- i  qetësova,- kam gjetur një mike timen të vjetër.
-Të gjeti një punë,- tha Ida,-njëra nga koleget.Ty kudo dhe do të ndodhë ndonjë gjë.Edhe në këto gërxhe,prapë me të njohur.Tani ca më shumë:po një mike.
-Mike me shami mënjanë.-ia thirri Raqi që këngët i kish në  majë të gjuhës.Më tej plasi një të qeshur dhe unë,ndërkaq,hapa zarfin.
Ja seç më shkruante,Lia,mikja ime!
 
... Tani nuk je më ai,Papushi,që njoha këtu e tridhjetë vjet më parë.Kur më tha imebijë se përgjegjës ekipi është ... dhe tha emrin tënd,unë u hodha përpjetë sikur shkela mbi prush.Më erdhi gjithë bota përmbys dhe me mënd,sado që jam nja 10-vjet më e madhe se ti, shkova në ato vite kur u njohëm dhe kemi seç mbajmë mënd.Ime bijë më tha:-E di,mama, sillet shumë mirë.Testin ma dha që ta zgjidhja vet(në nivelin e nxënësve) dhe,ç'qe më e madhja,më tha:-Korrigjoje vet dhe,pastaj,ma sill. Dhe unë shtova:-Kështu ka qenë dhe atëherë,.veç atëherë ai i ksh faqet me pushë.
-Po ç'thuaj,moj mama?-ndërhyri ime bijë.Ai tani është goxha burrë.Eh,po pse do të lodhë me letër?Në se kujton sadopak atë Lien e atëherëshme dhe në do të takoshë një"fshesë" që e lënë pas dere,hajde me timebijë.Jam e sigurt që do vish dhe,pastaj,do zëmë e të korrim ato "çahiret" e asaj kohe:para tridhjetë vjetësh.
                      Të përqafoj
                               Lia
Sa mbarova letrën,i them:-Pse nuk më the që dje që mamaja jote është Lia?
-Po ku do ta dija unë,se mamaja ju njihte?
-Mirë mamanë e njoha,po babi yt ku punon?
-Babi i ka vdekur ka 5-vjet dhe unë,megjithëse jam martuar me një elktricist,rrojmë me mamin.Se mami nuk ka fëmijë tjetër.
-Mirë,- i thashë,-kur të mbarojmë mësimin do ikim bashkë.
-Sa do t'i bëhet qejfi mamit.Nuk e mbante vëndi.E di si më tha:-Po t'mos pengonte reumatizma,do ngjitesha lart deri tek shkolla.Dhe unë i thashë:
-Pse kaq e njeh dhe paske mall për të?
-Eh,moj bijë,sa më shumë që plakesh,aq më shumë i do njerëzit.Sidomos ata me të cilët ke qenë,pak a shumë e lidhur,për njëmijëe një arsye.
 
                                                          *    *   * 
Kontrolli im për atë dtië qe,kur i thonë,dy hunj e një purtek.Me trup në shkollë,po me mëndje tek Lia,tek ajo që tani,siç thoshte,kish katandsur si"fshesa pas derës".
Ndërsa trapisnim nga bregu ku ishte shkolla,poshtë për në luginë,ku,mesa dukej,kishte shtëpinë Lia,me mëndje dhe unë bëra prapa në kohë,këtu e tridhjetë vjet më parë.
Sa qeshë emëruar në një shkollë 7-vjeçare,qeshë riosh dhe pa vënë brisk në faqe.Kur u paraqita atje dhe i tregova shkresën drejtorit,panë tij qe dhe një femër.Edhe kjo qe mësuese,ca më e vjetër se unë në moshë.Por që në paraqitje-sa u pamë sy më sy- ajo të linte një përshtypje pakëz të veçantë.
-Mua më qujanë Lie Vangjeli,- tha ajo,-dhe,tek takoi pëllëmbën time,me gishtin e mezit,zuri dhe lozte mbi të.Unë duket u skuqa,por ajo sikur t'më njihte kushedi se kur,sa pa emrin tim tek shkresa,ia thirri:
-O Papush!Faqet me push!
Sa më shumë skuqesha unë,aq më tepër hargalisej ajo dhe,pa ia bërë syri tërr as nga drejtori dhe as nga një kolege tjetër(edhe kjo më e vjetër nga të gjithë ç'qemë në atë prenzantim timin),vazhdoi shpotitë e saj:
-Qenke qumështuar fare.E di si më je?Mu si ai myshku që ka mbirë mbi selvitë e kishës!!!
Ky"sulm" kaq i beftë duket më skuqi si të isha vënë mbi prush dhe,tek hamendësoja se si të shpëtoja nga ky "sulm",në ndihmë më erdhi ajo kolegja e vjetër,që tha si për ta mbyllur këtë"betejë":
-Lie që të ngrëntë"lia",lëre djalin rehat se sapo ka ardhur dhe nuk t'i di huqet.
Po ku dëgjonte Lia me atë vesh?Bëri dygishtat bashkë dhe,mbasi i hapi paksa,trak dhe më mbërtheu në faqet siç lozet me një fëmijë.Drejtori shkrihej me këtë"lojë" të Lies që pse nuk e hante"lia",po unë isha gati t'ia thërrisja të qarit.
Edhe kur fillova shkollën,Lia nuk më ndahej:-O  Papush!Faqet me push!...
Nga e keqja,për t'i shpëtuar "sulmit" të Lies,zura dhe po rruhesha çdo ditë.Se mjekrra është si puna e jonxhës:sa më shumë ta korrësh,aq më shumë bëhet.Po ku pyeste Lia se ç'bëja unë?Kish metron e saj.Siç duket më kish vënë në shënjestër për t'më"vrarë".Lia sa lozonjare qe,por dhe aq e bukur qe.Veç unë e kisha inat se xhëku vinte tualet të rëndë.Pastaj nja 10 godina më shumë se unë.Ku Lia e ku unë.
                                           *    *   *  
Qe viti i tretë  që punoja  në atë shkollën me Lien.Kjo qe mësuese në fillore.Godina e fillores qe në një oborr me 7-vjeçaren ku jepja mësim unë.Lia klasën e kishte të madhe, dhe,pse ishte kaq e madhe, e kishni prerë me një  mur tek dhe kishin sajuar një kthinë:aty kishin vënë dhe një krevat ku,siç thuhej,kur vonohej drejtori për një aryse pune në fshat,flinte atje.Në vitin e tretë të punës,unë,sakaq dhe qeshë martuar.Ka qenë janari i vitit 1962.Mora infermieren e fshatit dhe një kuadër në Fier,më tha:-Po vazhdove me tëtshoqe atje,atje dhe mbete për jetë.Hiqe tëtshoqe nga puna dhe të shohim mos gjejmë mundësinë të transferojmë.Ashtu dhe bëra.Sado i martuar,shkoja në shtëpi vetëm pasditeve të shtuna.
                                            *    *   *
Ka qenë e premte mbasdite_e mbaj mend mirë- dhe kisha vendosur që atë mbasdite të korrigjoja hartimet,për mos i marrë me vete tek dhoma ku flija,nja 45 minuta larg shkollës. Qeshë vetëm në klasë mbasdite dhe vazhdoja punën.Kish kaluar goxha kohë duke korrigjuar,kur ndjej që u hap dera.Kthej sytë për të parë.Qe Lia që e"ngrëntë"lia!
-Po ti,- thashë,-e ke shkollën para dite.Ç'paske bërë deri tani?
-E ktheva sot pasdite,- më tha,- se paradite qeshë në lokalitet.
-Mirë,- i thashë,- dhe ula kokën për të vazhduar punën.
-E di pse kam ardhur?- më tha.M'u rrëzua dërrasa dhe dua të më vish të më ndihmosh.Në dorë kishte një çekan dhe dy gozhdë të mëdha.
-Po lëre,- i thashë,-se e bëjmë në mëngjes,nesër,se vijnë dhe ata,burrat.
-Ore,- më tha,- nuk e di ti që kot nuk thonë:punën e sotme mos e lër për nesër.Hajde,faqepush,se nuk të ha Lia,jo!
Tani nuk kisha se si ia bëja dy.Ajo para dhe unë pas saj.Tek godina e vjetër;tek klasa e saj e madhe që kish një të prerë me mur tek.Kur hyra tek godina e vjetër,pashë që Lia e mbylli portën hyrëse dhe,ndërkaq,hyri me mua tek klasa.
Ndërsa unë shtira sytë nga dërrasa e zezë,pashë që qe në  mur dhe nuk kish rënë fare.
-Lie,- fola si i revoltuar,- po për ç'dërrasë të zezë më more këtu?Po dërrasa është në mur?
-Ja,për këtë"dërrasë",- m'u kthye ajo,- dhe,sakaq,më tregoi krevatin ku flinte,ndonjëherë,drejtori.Ajo kishte hequr,fustanin dhe më dha të shtymën drejt krevatit.Pse,or "faqepush",akoma nuk ke "nxënë" ti apo je martuar dhe ke frikë nga ajo?
-Jo,- kundërshtova unë,po ashtu me të dridhura zëri (se qemë vetëm dhe kushedi se ç'mund të ndodhte?).
-Pa lëri nazet tani,- foli ajo ezber.Se ndryshe bërtita dhe ty do të dalë boja se do thonë ç'doje tek klasa e Lies?
Dhe "hëngra" dhe kur nuk desha. Por,për të thënë të drejtën,unë ndjeva kënaqësi,se Lia (që e ngrëntë"lia"") kish  qenë "sojleshë".Ajo harlisej e jepej sikur do thërmohej në cifla të vogla deri në shpërbërje.
Dhe,kur mbaruam,më tha:
-Nuk të hoqa ndonjë copë jo.Mirë e "ngule" gozhdën mbi dërrasën e "zezë".Tani nuk je më Papush,por "xhanush!".Kjo ndodhi në fundjanari dhe në shkurt,Lia,shkoi në një kurs partie në Fier.Kursi më duket se qe tremuajr,por Lia nuk u kthye më.Thanë që qe martuar me një shok kursi në një fshat të Mallakastrës.Që atëherë,me Lien nuk u pashë më.Kishin kaluar tridhjetë vjet dhe ja,tani,unë po shkoj atje:tek Lia që të ngrëntë"lia"!
 
                                                    *    *   *
Ndërsa sillja parasysh ato të ndodhura,ne arritëm.Ajo,sa ndjeu zërin e qenit në zinxhir,doli,e mbështetur mbi një bastun( e kishte mbledhur reumatizma) dhe,sa më pa,ulëriti:
-Tani po.Tani nuk je më ai Papushi me ato faqet me push si myshku që zënë qiparisat.Tani qenke bërë goxha zyrtar: me kollare,me kostum dhe paske tamam hije burri.Hiç nuk qenke plakur.Pa më shiko mua! A nuk jam bërë si ajo"fshesa" që,sa fshijmë,e flakim aty pas derës.
-Po jo,moj Lie,- iu përgjigja i ngashrëyer,- ti mbahesh akoma,nuk ka se ç'të bën sëmundja ty?
-Ja,me këtë gjuhën brisk,i bën për vete femrat ti,- shpoi ajo,si dikur. Dhe më përfshiu në krahët e saj dhe më puthi në të dy faqet.Dhe unë e putha në të dy faqet.
E,- më tha,- në Myzeqe për këtë puthjen time thonë:buzëgjysheje!Se është e ftohtë-akull.Pa gjak. Dhe,sakaq,më ra përpara dhe hymë në dhomë.
Dhoma qe me të gjitha komoditet dhe,veç shilteve e postiqeve mbi shilte(të bardha qumësht!),një zjarr bubulak (se qe pranverë e herëshme dhe në atë lartësi ta donte xhani) e bëri këtë pritje edhe më të ngrohtë.
Pastaj u shtruam ashtu vëndçe dhe Lia më tregoi se si u martua,këtej,nga Mallakstra e egër me një shok të kursit të partisë.Me atë bëri vetëm një çupë (këtë që jepte gjuhën),e kish martuar me një elektricist dhe kish marrë të gjitha"huqet" e vëndasve.Gjithësesi,"huqe" të mira.Dhe e çuam mëndjen ku nuk e çuam.Dhe,patjetër,dhe tek ajo"dërrasa e zezë" që kish"rënë" atë fund janari të vitit 1962...Sado që kishin kaluar 30-vjet dhe mikja ime kish dalë në pension. Kot nuk thonë:veç mali me malin nuk takohen,po njeriu me njerinë po.
 
                                       14 janar 2012

Zenë Kapllani dhe Zenun Digitruni




SHIJA E BIRRËS MAQEDONASE(fragm. nga humoreska “Zenë Kapllani dhe Zenun Digitruni”)
 
Ndoshta, për t’i saktësuar sadopak gjërat... shija e çuditshme e birrave të Zenun Digitrunit mund të ndjehej dhe më pastaj... ngapak. Sidomos gjatë birrës së parë. Por me ta filluar të dytën, çdo gjë rregullohej automatikisht e binte nën kontroll të mishit të grirë dhe të "ingredientëve” të vegetës. Asaj pra, më të verdhës nga “albuminat e vitaminat”, asaj më të mirës vegetë kroate, “Podravka”.
Ndoshta dhe normale kjo dukuri, thjesht një “fenomen” i zakonshëm.
Tekefundit as nëpër gjelltoret e Prishtinës, domethënë të vetë kryeqytetit, asnjë çorbë... pa i ‘çik kripë nuk ia vlen!
 
S. Guraziu, 2006
 
| - - - - - - - -
| - - - - - - - - - - - - -
Dyqani i Zenun Digitrunit në Lamën e Kuqe dalngadalë nisi të bëhej mjaft i rëndësishëm për furnizimin e njerëzve, kryesisht të lagjes “Azemavinjtë”. Sepse katundi Sukë ishte i madh, kishte shumë lagje dhe ndoshta dhjetë ose njëmbëdhjetë dyqane.
Sheshi, për të cilin po flasim, nuk ishte qendra e fshatit. Nuk ishte as sheshi kryesor. Në kohën e “ngjarjes së tregimit” tonë (lexo: stisjes) ishte thjesht njëri nga sheshet në pjesën e epërme të fshatit. Një shesh fshati pa infrastrukturë dhe asgjë tjetër të mirëfilltë. Ca kanale anëve, mbushur mbeturina nga më të ndryshmet. Ca gurë, aty pranë derës së dyqanit, vendosur nga ndokush sa për të mos u mbështetur me prapanicën në pluhur ose në baltë. Ca porta oborresh nga më të çuditshmet rreth e rrotull. Ndonjë qen, gomar ose mace tek çapitet mërzitshëm për në anën tjetër, secili rrugës së vet.
 
Mund të thuhet se sheshi i ngjante një korzoje, mirëpo jo si të tjerat. Lama e kuqe sigurisht se ishte korzo origjinale, e llojit të vet. Me çdo detaj autentike. Verës, pluhuri të ëmbëlsonte frymën dhe arrinte ndonjëherë gjer në zog t’këmbës. Dimrit, skllotë e baltë gjer nën gjunj. Thonë, korzo e  tillë ka mbetur dhe sot e kësaj dite, natyrisht nëse nuk e llogarisim si “ndryshim” përmendorën e ngritur pas luftës. (Monument i punuar me gurë të latuar, me një pllakë të mermertë në ballë dhe një shqiponjë të hekurt në majë, shumë të “besueshme” me simetrinë e shqiponjës së flamurit, vizatuar e prerë me aparat autogen).
 
Me hapjen e dyqanit, Lama e Kuqe qe gjallëruar dukshëm. Nuk ishte gjithmonë njëjtë, por verës, buzëmbrëmjeve vlonte nga njerëzit që dilnin të çlodheshin pakëz pas punëve të ditës. Ta ndërronin nga një llaf me të tjerët për argatshtinë, ta pinin nga një Jupi, nga një limonatë, apo Coca-Colë e pse jo dhe nga një birrë.
Ndonëse, për fat të keq dyqani i Zenunit nuk mbante birra të Pejës, aso birra sahë, me ujë të ftohtë nga burimi i Drinit t’Bardhë. Sall një markë me germa të çuditshme... e ardhur nga Kumanova. Sepse me atje dikund e kishte lidhur “biznisin” dyqanxhiu.
 
Për këtë në fillim, ata që njiheshin si ekspertë, njohës pa hile të birrave, ia kishin zënë për të madhe Zenun Digitrunit. Një lloj bojkoti ndjehej në ajri, edhe pse askush s’e thoshte një fjalë. Njerëzia rrallë e porositnin një birrë maqedonase. Nuk i refuzonin vetëm kur dikush qeraste, sepse ashtu s’kishte kuptim. Kur dikush ta ofron një pije, është nder, është nderim... sikur që është dhe zgjatja e një cigareje. Përse thuhet: “t’u rritë nera...”? Nuk thuhet kot, kjo ka domethënie. Tekefundit është një kod i pashkruar. Nuk ka kuptim të refuzohet cigarja, përveç nëse nuk je duhanxhi. Ashtu po, dihet kjo. Ashtu sikur të rri nën sqetulla një respekt nga të gjithë të pranishmit. Respekt i heshtur për joduhanxhiun.
 
Të refuzohet birra s’do kishte fare kuptim. Sepse nëse për asgjë tjetër... atëherë nëse fyti të është tharë e shkrumuar refuzimi s’do konsiderohej as modesti, as mrekulli... pos ndonjë marrëzi e kulluar. Refuzimi i një birre nuk qe praktikë e as nuk do t’ishte far’ mençurie në Lamën e Kuqe. Mbase nuk ka qenë as atëherë kur ishte Lamë, nuk ishte as në kohën e Zenun Digitrunit.
Kështu që, dalëngadalë, me kohën qenë mësuar edhe ekspertët, edhe laikët birraxhinj, edhe “eksperimentuesit” e edhe ata më “të ndjeshmit” me shijen krejt ndryshe të birres maqedonase.
 
Dikush dyshon se kjo pati qenë po ashtu njëra nga ato taktikat e Zenun Digitrunit.
Sepse dihet tashmë, siç e thotë shpesh dhe vetë Zenë Kapllani, Zenun hesapi... Atë nuk do ta quanin kot siç e quajnë: Digitrun. Për çdo gjë i bënte llogaritë paraprakisht. Deri në detajet më të “padukshme”. 
Dyshimi bazohet në faktin se ai duke ua hapur ndonjë konzervë mishi të grirë "narezak"13 iu thërriste: "...hëëëëëë, ku di dhia ç'áshtë taxhia. Ku dini ju qysh pihen birrat, aman? Fytin plot kashtë e pluhun nga prashitja, e do të k’naqet me birrë! Ku ka ashtu, hëëë?! Fytit duhet me ia ndihmu pak, o xhanëm!".
 
Sekretin e "Vegetës", aso prodhuar nga "Podravka"14, nuk ua zbuloi dhe për ca kohë.
Kur një delegacion pati ardhur nga Kumanova për çështje biznesi, tek atëherë ata që patën qëlluar aty e kuptuan se dhe "narezak"-ut duhet t'i ndihmohet. Dyqanxhiu, siç e lyp zakoni, bënte çmos që musafirët “biznismenë” ta ndjenin veten si në shtëpi. Nuk kursente asgjë, vetëm e vetëm që ata të ndaheshin të kënaqur. Por, dorën në zemër, pakëz dhe nga “inati”, se ç’e shtynte njëfarë krenarie përbrenda... Se ç’i ishte bërë mendja çykë që biznismenët maqedonas ta kuptonin patjetër se dhe këndej i ditkan marifetet e birrave.
 
Pastaj, këta fatlumët që patën rastin ta mësojnë sekretin e "Vegetës", nuk e mbajtën këtë sekret vetëm për vete. Brenda një kohe të shkurtër që të gjithë, madja dhe lagjia më e largët atje prapa “bishtit t’shejtanit”... ajo e “Zekollëve” e dinin si duhet t'i ndihmohet fytit. 
Ndoshta, për t’i saktësuar sadopak gjërat... shija e çuditshme e birrave të Zenun Digitrunit mund të ndjehej dhe më pastaj... ngapak. Sidomos gjatë birrës së parë. Por me ta filluar të dytën, çdo gjë rregullohej automatikisht e binte nën kontroll të mishit të grirë dhe të "ingredientëve” të vegetës. Asaj pra, më të verdhës nga “albuminat e vitaminat”, asaj më të mirës vegetë kroate, “Podravka”.
 
Ndoshta dhe normale kjo dukuri, thjesht një “fenomen” i zakonshëm.
Tekefundit as nëpër gjelltoret e Prishtinës, domethënë të vetë kryeqytetit, asnjë çorbë... pa i ‘çik kripë nuk ia vlen!
| - - - - - - - -
| - - - - - - - - - - - - -





Top of Form








LUGINA E FLORIRIT


 

Vullnet Mato

 LUGINA E FLORIRIT
 
Djalëria e uritur më nisi 
rrugëve të largta të shpresës.
Nga brigjet detar u ndala 
në një luginë prapa diellit. 
Aty mes maleve shkëmbor 
rridhte Shkumbini i djersës, 
nga balli me pluhur kuqërrem 
i gërmuesve të hekur-nikelit.
 
Thuhej se vargu i vagonëve 
lidhur me hallka zinxhiri, 
që zbrazej pareshtur te karvani 
i kamionëve të metalurgjisë, 
nxirrte nga dy gjinj malesh 
llavën e shkrirjes së “floririt”,
ndërkohë që njerëzit luteshin 
te gjinjtë e shenjtë të dhisë.
 
Gratë çobanesha nëpër brigje, 
tundnin këmborët e gjinjve,
teksa burrat me thonj urithi 
hapnin guva në bark të malit.
Po kur dilnin me vagona “ari”
nga kthetrat e shkëmbinjve,
njomnin misërniken e verdhë 
me dhallën si shurra e kalit.
 
Kaluan vite dhe banesat 
s’i ngritën dot nga balta,
as opingat nuk i shkulën 
nga këmbët çorapegrisur, 
as shallvaret që mbulonin 
format e grave syzjarrta, 
s’i këmbyen dot me fustane 
pas belit me ar qëndisur.
 
Gjiri i luginës as për mua 
s’pikoi arin e këtij “kurbeti”. 
Por nga lugina e gjirit 
të një vashëze bukuroshe,
pikoi një mjalt ngjyrë floriri, 
ku buza ngjitur më mbeti
dhe u ktheva me tre vogëlushë 
në Jugun e lugëve boshe...   







POETESHAT E REJA


 

Vullnet Mato

POETESHAT E REJA
 
Vajzat e reja që provojnë
të bëhen poetesha,
i thërret në çdo kohë
magjia ëndrrës së bukur.
Si fluturat që përhapen
vargjeve në vreshta,
të vjelin nëpër vjersha
ëmbëlsinë e puthur.
 
Dhe të heshtura
ato marrin stilolapsin,
të hedhin në letër ndjenja
dhe peizazhe me erë.
Me petale lulesh,
me re të bardha të marsit,
thurin petkun e poezisë
që kundërmon pranverë.
 
Dashurinë e kurorëzojnë
mbretëreshë trëndafilash,
me ngjyrime melankolike
në muzgje të portokalltë,
nëpër hapësira fantazie
me cicërime bilbilash,
me fluturime pëllumbash
në mëngjese të artë.
 
Kur pabesia e tradhtive,
i ka lënduar në shpirt,
zbrazin në vjersha
mushtin e fermentuar të djemve,    
me lot pendimi që u dhanë
pas tyre sinqerisht,
si mimozat që çelin hidhërim
në degët e pemëve.
 
Pasi nuk besuan
se gonxhet e luleve të para,
i than shkurti mashtrues
që lakmon çdo bukuri,
ato pranverën e vërtetë
kërkojnë në zemra të bardha,
për të gjetur te njeriu,
poezinë e vyrtyteve të tij.
 
Kësisoj me metafora
të fuqishme në vargje,
rritin personalitetin
në sferën poetike.
Dhe kur gatuajnë brumin
e librave të parë në magje,
gëzimi u ngjitet në lartësi
fluturimesh eterike.

Poezi e emocionit dhe e mesazhit atdhetar


Poezi e emocionit dhe e mesazhit atdhPoezi e emocionit dhe e mesazhit atdh
Engjëll Koliqi: "Nën kurorën e lisit plak", botoi Rugova Art",2011Shkruan: Naim KELMENDIDiskursi i kësaj poezie të Engjëll Koliqit vjen si prurje poetike përmes gjuhës vetanake metaforike dhe botës ndjenjore shumë të theksuar, sa që nganjëherë të ngërthen me çiltërsinë dhe me thjeshtësinë e saj, por mbetet identitet i krijimit të subjektit krijues, për ta ndërtuar botën dhe vizionin e tij prej krijuesi.
Engjëll Koliqi: "Nën kurorën e lisit plak", botoi Rugova Art",2011
Shkruan: Naim KELMENDI
Diskursi i kësaj poezie të Engjëll Koliqit vjen si prurje poetike përmes gjuhës vetanake metaforike dhe botës ndjenjore shumë të theksuar, sa që nganjëherë të ngërthen me çiltërsinë dhe me thjeshtësinë e saj, por mbetet identitet i krijimit të subjektit krijues, për ta ndërtuar botën dhe vizionin e tij prej krijuesi.
Në aspektin ndjenjor kjo poezi shpërfaqet me një gamë të gjerë përjetimesh që mbruan në vete, por edhe që mbetet si krjim i ndjenjave të holla dhe gjithsesi e pasur edhe si mendësi dhe si mesazh poetik, që përmbanë në tërë ligjërimin e saj poezia. Mbase kjo poezi vjen sikur një imazh shpirtëror ndjenjash që ndërton botën imagjinative dhe ndjenjore aq thellësisht mbi një taban gjuhësor dhe ritëm poetik sa që krijon në veçanti një qëndrueshmëri të identitetit të kësaj poezie, për kohën kur është shkruar dhe për përkushtimin poetik ndaj kujt është ndërtuar ligjërata poetike.
Engjëll Koliqi krijon me frymëzim dhe vetëm atëherë kur ai i vjen dhe e cyt poetin ta thotë përmbajtjen dhe ndjenjën e saj, për ta bartur të recepienti, duke e ambientuar me të aq natyrshëm.
Shqetësimi i subjektit krijues në këtë poezi mbase mund të kategorizohet në disa pika vrojtimi, si shqetësim për mërgimin, vendlindjen, atdhedashurinë, etninë, personalen,
prindoren, erotikën, humanen etj, që në njëfarë mënyre e përbëjnë atë vokabularin tematik e motivor të poezisë së Koliqit etj.
Si te poezia "Mall për mall":
"Malli im më bëhet zjarr
Mallin tim shuaj me mall!",në këto dy vargjet e fundit të opoezisë poeti perkufizon mendësinë dhe ndjënjësitë e tija duke dhënë mesazhin jo vetëm për gjendjen personale por edhe për gjendjen kohore si shkak dhe si pasojë e një gjendjeje tjetër të padëshiruar.
Në disa raste Koliqi shkruan me metrikë sikur në renditjen e vargjeve sipas skemës A-B-A-B apo në disa raste tjera të ndonjë poezie sikur A-A dhe B-B,por edhe duke dalur nga kjo renditje, dhe duke mos e ulur në asnjë rast  fjalorin metaforik në fuqinë e vargut,dhe duke lënë kështu nivelin e lakmueshëm ligjërimor dhe artistik të vargëzimit.
Në fakt kjo poezi krijon suksesshëm me tekstin dhe nëntekstin e saj,rrafshin e figurshmërisë në linjë të kuptimit dhe mesazhit ndjenjor, përgjatë tërë ligjërimit poetik në tërë njësitë ciklike të librit, por edhe të secila poezi në veçanti.
E shkruar dhe e krijuar në një hapësirë dhe kohë të caktuar, poezia sikur na del në disa raste me  ca  nuanca romantike vende-vende, por pa e humbur në asnjë rast nivelin ligjërimor të mendimit dhe gjykimit,si në kuptimin diskursiv ashtu edhe në atë semantik të vargut.
"Fat i keq seç na rrëmbeu
malli i tokës del në ëndërr".
Apo në rastin tjetër:A mos vallë, mbet trashëgim
Ky kurbet në dhe të huaj
Po rrëmbeu dhe tim bir
ç'zot do ketë, kjo tokë, më thuaj?!
Ajo që dominon në tërë ligjërimin poetik të Koliqit është ana humane e vrojtimit dhe perceptimit, ai e do një botë më humane, më njerëzore më të paqtë në kuptimin njerëzor, fizik, e metafizik të saj, dhe edhe kur gjykon ai ka anën e gjykimit njerëzor ndaj të keqes.
Poezie e këtij vëllimi poetik sendërtohet përmes fjalorit figurativ shumë funksional dhe nganjëherë shpërfaq gjendje të ngarkuar emocionale dhe shqetësim kur poezia i përkushtohet të afërmve, familjes, prindërve,e në disa raste ndonjë përsoni të vecantë që ka lënë gjurmë në jetën e poetit, por që krijojnë në të njëjtën kohë edhe faktin artistik të një gjendjeje dhe të një rasti a të ndodhure etj.
Poezia e Engjëll Koliqit ngërthen në vete një botë emicionale që shprehet përmes botësh shkrimore të poezisë. Në të shumtën poezia e tij është edhe poezi e etnisë,e rrënjës arbërore duke gjakuar të kaluarën, historinë e etnisë etj, dhe këto shprehen me nota shpeshherë të thella emicionale. Kjo e bën më të afërt për lexim dhe shijim  poezinë e Engjëllit, si te poezia "Nën kurorën e lisit plak", sipas të cilës poezi titullohet edhe vëllimi i veprës poetike të Koliqit.
Nën kurorën e lisit plak
Gjyshi më rron në jetë të jetëve
Trupin çdo dite toka ia han e ia kthen.
Histori prej shekulli në shekull shpalos
Dhe e shkruan nëpër të gjitha gjethet".
Pra, subkjeti krijues shqetësohet për historinë atërore dhe të atdheut, ashtu sikur kanë ngjarë ngjarjet e saj që kanë pasur dhe pësimet e veta përgjatë kohëve. Poeti ato i kujton, dhe kur shikon se i është tkurrur atdheu, atij i krijon shqetësimin mbase për të dërguar mesashin e tij, pra të poezisë deri te recepienti, dhe ky shetësim i tij bëhet shqetësim i shumësit, për të vetëdijësuar e për të krijuar kuptimin dhe ndjenjën mbi atdhetarinë dhe kohën e etnisë. Poezi e Engjëll Koliqit kurdoherë mbruan në vete ndjenjën e diçkaje të pësuar nga shtrëngatat e kohës, pra atë të kombëtares, por pikërisht në atë histori, ai dhe vargu i tij, sikur pijnë ujin e legjendave dhe ngjallen sikur feniksi për të trokitur në vëmendjen e  kohës dhe të ardhmes së atdheut të tij, dhe mbase në vetë mendësinë dhe kuptimin ekzistencial të njeriut të këtij nënqielli.

A MUND TË SHPRESOJMË NË KTHESA HISTORIKE-PAQËSORE NË 100 VJETORIN E SHQIPËRISË SONË ?!


Shkruan: Engjëll KOLIQI
Garlate (Lecco), janar 2012




Motra dhe vëllezër – të gjithë fara arbërore, le të bashkohemi në këtë pikë të historisë, në Vitin e Shqiptarëve, duke shfrytëzuar të drejtën historike, të përdorim sa më mirë identitetin dhe origjinalitetin tonë, për t’ia hequr Shqipërisë dënimin e aneksimit të trojeve për 100 vjet, për ta bërë një shtet plot paqe e dashuri, mbi të gjitha trojet arbërore! Le të bashkohemi të gjithë në Forumin Imazh dhe Media, duke bërë imazh sa më të mirë shqiptar, kudo në botë, ta kurorëzojmë këtë ënërr tonën shekullore, në njërën nga festat e shumta të Imazhit Shqiptar, që kanë hapur në Durrës, më 18 dhjetor serinë e kremteve të jubileut tonë historik!!!




            Rilindja Kombëtare Shqiptare, e filluar në vitet ’30 të shekullit XIX, që ka pasur shumë sfida e telashe nëpër histori, po vazhdon edhe sot, me njerëz të tjerë, sepse themeluesit nuk jetojnë më fizikisht në mesin tonë, por edhe këta janë njësoj – shqiptarë që e duan Shqipërinë, por që i nderojnë dhe respektojnë popujt tjerë dhe vendet tjera, pra ata shqiptarë të devotshëm jemi ne. Jemi e do të jemi gjithmonë, deri në amshim do të jetë e paepur fara arbërore, në gjenerata të pambaruara, edhe fëmijët, nipërit e stërnipërit tanë.
            Por, a mund të shpresojmë se me ne, me intereset jetike të kombit tonë, më të lashtit në Ballkan, do të jenë edhe liderët e institucioneve dhe të politikës, në Tiranë, në Prishtinë e kudo që bukës i thënë bukë e ujit – ujë?!... A do e kemi fatin, që liderët tanë, të zgjedhur me votën e popullit, të mendojnë për popullin, për interesin e përbashkët kombëtar, për paqen, për dashurinë dhe për mirëqenien e farës arbërore, bashkë me fqinjët dhe me të gjithë të tjerët?!
            E konsideroj vetin shqiptar i devotshëm i Shqipërisë Natyrale dhe ndjehem intelektual, gjë që më detyron brenda shpirtit tim, sidomos në cilësinë e ambasadorit të paqes, t’u drejtohem të gjithë Shqiptarëve, kudo që jetojnë, që të japin nga vetja maksimumin, për të mbyllur në mënyrën më të mirë e paqësore dënimin e Shqipërisë Sonë, me aneksimin e trojeve, në afat 100 vjeçar, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, gati njëqind vjet më parë. Eni o shqiptarë, eni të gjithë bashkë, të punojmë me shumë kujdes dhe pa hezituar as pa kursyer gjë, në ribërjen e Shqipërisë – shtet stabil, të fortë e paqësor, mbi të gjitha trojet arbërore. Eni të gjithë, edhe ju liderë institucionesh e pronarë të kabineteve e të kolltuqeve qeveritare e ministrore, eni a bashkohuni me shqiptarët e devotshëm në kurorëzimin e ëndërrës sonë shekullore, të natyrshme. Eni, sepse në këtë spektakël mrekullie do të gjeni dhuratën më të çmueshme të jetës, që do të jua ëmbëlsojë shpoirtin dhe zemrën.
            Me projektet tuaja politike e diplomatike, duke përmbushur dëshira të miqve, por edhe të armiqëve të popullit tonë, mbase edhe mund të pasuroheni sot, por do të zhvisheni krejtësisht e do të vuani shumë, nesër e gjithmonë. Prandaj, kujdes – dëgjojeni me shumë seriozitet thirrjen e popullit, eni e bashkohuni në hapat e marshimit historik të bashkimit kombëtar, nën Flamurin e Dashurisë, të Paqes e të Mirësisë! Eni, mos u frigoni, as mos ngurroni, se më se të garantuara i keni intereset tuaja të ngushta, në interesin e përgjithshëm, të përbashkët kombëtar. Eni, të gjithë bashkë, ju thërras fuqishëm edhe me gojën e Nënëlokes Shqipëri! Eni, ju thërrasim në emër të paqes dhe të dashurisë! Eni të gjithë, se Nënës ia kemi borxh!
            Me shumë devotshmëri, por edhe me krenari kombëtare, ju thërras fuqishëm, që të vini e të bashkoheni në Forumin Imazh dhe Media, në serinë e kremtimeve historike, që veç kanë filluar, me strategjinë e Kryetarit Dr Astrit Memia – të njohur dhe të konsideruar nga të gjithë, si ministër i mirëfilltë i burrërisë! Eni, mos ngurroni as mos u frigoni! Përpara, deri në fitore të paqes dhe të dashurisë arbërore!!!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...