2012-02-21

Albin Kurti: Duhet të ndryshojë Serbia, jo Kosova



Ne jemi një shtet i ri, ne kemi emrin tonë, Republika e Kosovës, por ne ende kemi nevojë për t’i konsoliduar institucionet tona. Sipas mendimit tim, Kosova tani ka dy probleme të mëdha: mungesën e sovranitetit - dhe çfarë do të thotë një pavarësi pa sovranitet? - dhe papunësinë. Megjithatë, për të arritur një zhvillim socio-ekonomik, duhet të bëhemi shtet sovran. Kështu ka thënë lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti në një intervistë për të përditshmen zvicerane ‘24 Heures’, ndërsa citon Albinfo. Ai ka theksuar se nuk është kundër të gjithë ndërkombëtarëve, porse është kundër ndërkombëtarëve, si ata të EULEX-it, që, sipas Kurtit, i kanë të gjitha kompetencat. “Ata janë mbi institucionet e Kosovës, ata vendosin për ne, kurse kurrë nuk kanë qenë të zgjedhur! Unë, gjithashtu i fajësoj ata për menaxhimin e krizës në mënyrë afatshkurtër, pa menduar asnjëherë në afate më të gjata. Ata na trajtojnë sikurse Afganistanin”, ka thënë lideri i “Vetëvendosje”.
Në vazhdim të intervistës, Kurti thotë se “Qeveria është e korruptuar” dhe se drejtuesit e saj po “privatizojnë në mënyrë të shfrenuar” dhe se nuk shpjegojnë arsyet “e këtyre privatizimeve, aq më pak se çfarë janë përfitimet”. Edhe pse e konsideron të rëndësishëm liberalizmin e vizave, ai vlerëson se “edhe nëse ne fitojmë liberalizimin, njerëzit do të qëndrojnë këtu, e ne kemi nevojë t’i përmirësojmë kushtet e tyre të jetesës! Është si të jesh në një anije, që rrezikon të fundoset dhe në vend të riparimit të saj, të propozoni bileta të barkave për të ikur dhe mbijetuar”. Kurti mendon se problemi në negociatat me Beogradin qëndron në atë se “Serbia ende na konsideron si një krahinë! Ajo kurrë nuk ka kërkuar falje, e as ka paguar për dëmet. Ajo vazhdon të mbajë 1.800 trupa të të vdekurve tanë. Asnjëra prej këtyre pikave nuk është e paraparë në përmbajtjen e negociatave, kurse këto pika do të duhej të jenë një parakusht për çdo diskutim. Normalizimi i marrëdhënieve do të jetë i mundshëm vetëm nëse Serbia ndryshon, dhe jo Kosova.

Adem Demaçi ironizon me deklaratat e akademik Rexhep Qosjes

Me deklarimin e akademikut Rexhep Qosja që veriu i Kosovës t’i jepet Serbisë, e Lugina e Preshevës Kosovës nuk pajtohet veprimtari Adem Demaçi. Ai madje thotë se “Serbia e Qosja mund të këqyren kah dielli”. “Po ku ka sot Kosova me dhanë tokë falë për Serbinë?! Po a e dini ju se Serbia na i ka borxh tokat tona deri në Nish. Kosova jo që nuk do t’ia japë veriun, por sikur Mitrovica ashtu edhe Lugina e Preshevës janë dhe do të jenë pjesë të Kosovës”, ka thënë Demaçi për “Presheva Jonë”. “Rexhep Qosja nëse ka dikund naj copë tokë, naj truell të vetin, mund t’ja japë Serbisë”, shton ai. “Por, ne ia bëjmë me dije Serbisë dhe këtij Qosjes tonë se Kosova nuk ka asnjë pëllëmbë për t’ia dhënë falë Serbisë”. Demaçi thotë se Lugina e Preshevës sot është pjesë e “Serbisë së madhe”, sepse Serbia me luftë, dhunë e presion e ka tkurrur Kosovën për çdo 20-30 vjet.

Deputetët kërkojnë ratifikimin e marrëveshjeve në Kuvend

Përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike parlamentare, të pozitës dhe opozitës, kanë reaguar të hënën rreth shpejtësisë me të cilën po i qaset Ekzekutivi i vendit dhënies së pëlqimit për marrëveshjen e re, ndër më të rëndësishmet, me Serbinë, për përfaqësimin rajonal, duke kërkuar që kjo marrëveshje të mos nënshkruhet në dëm të sovranitetit të Kosovës dhe pa e marrë bekimin kushtetues të Kuvendit të Kosovës, nëpërmes procedurës së ratifikimit në Kuvend, me 2/3 e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili njëherësh është sekretar i përgjithshëm i PDK-së, tha të hënën se ai personalisht mendon që institucionet e Kosovës nuk duhet të nxitohen për të pranuar marrëveshje jo të favorshme për vendin, rreth përfaqësimit të Kosovës në konferencat rajonale, duke hequr dorë nga fjala Republikë. Përfaqësuesit e subjekteve politike në opozitë konsiderojnë se anashkalimi i Kuvendit në këtë rast, ndër rastet më specifike të arritjes së marrëveshjeve ndërkombëtare, do të ishte shkelja më serioze e Kushtetutës së vendit nga ana e Ekzekutivit. Për këtë arsye, kërkohet që, sidomos në këtë marrëveshje të re, të mos anashkalohet procedura e ratifikimit në Kuvend. nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, i ka thënë gazetës se do të ishte instalim i një praktike të skajshme antikushtetuese vazhdimi i injorimit të Kuvendit në ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, sidomos atyre të natyrave specifike, që kanë të bëjnë me interesin nacional, sikur që është sovraniteti i shtetit të Kosovës. “Ne kemi kërkuar qysh në fillim që çdo marrëveshje e arritur në mes të Serbisë dhe Kosovës të vijë në Parlamentin e Kosovës, të ratifikohet dhe të kalojë të gjitha procedurat e zakonshme që parashihen për tema të tilla, dhe jo të anashkalohet në tërësi Parlamenti, si organi më i lartë përfaqësues i vendit”, tha Isufi. Edhe ai frikësohet që vetë kualifikimi i marrëveshjeve si konkluzione të panënshkruara mund të bëjë që Kuvendi të lihet nën hijen e politikës qendrore në këtë proces. Ahmet Isufi ka bërë të ditur se grupi parlamentar i këtij subjekti politik po përgatitet për ta ftuar në interpelancë kryeministrin e vendit, pikërisht për t’u rrëfyer rreth këtyre zhvillimeve të fundit dhe në këtë nismë do të kërkojë edhe mbështetjen e subjekteve të tjera politike në opozitë.

Kosova të përfaqësohet mbi bazën e reciprocitetit




“Republika e Kosovës është shtet sovran dhe i pavarur dhe përfaqësimi i saj në skenën ndërkombëtare dhe në nismat rajonale bëhet vetëm mbi bazën e reciprocitetit dhe barabarësisë me të gjitha vendet e tjera pjesëmarrëse”, ka thënë Arbër Vllahiu, këshilltar për media i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Vllahiu ka rikujtuar se “Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë janë të angazhuara, si dy shtete sovrane dhe të barabarta, në dialogun për çështjet teknike të interesit të përbashkët, me ndërmjetësimin dhe lehtësimin e Bashkimit Evropian”. “Të gjitha vendet dhe popujt e Ballkanit aspirojnë anëtarësimin në BE dhe asnjëri vend nuk mund ta pengojë tjetrin në këtë rrugë të integrimeve”. “Të gjitha vendet e Ballkanit duhet të përmbushin kushtet për t’u bërë anëtarë të BE-së dhe respektimi i parimit të fqinjësisë së mirë është domosdoshmëri për të ndërtuar një të ardhme më të mirë brenda BE-së”, ka thënë zoti Vllahiu, këshilltar për media i zonjës Jahjaga.

MINORITARËT EKSTREMISTË GREK ME AKTIVITETET E TYRE DUAN TË NXISIN DESTABILIZIMIN E JUGUT TË SHQIPËRISË


            Rasim Bebo


Po ju dergoj artikullin e zotit Arben Llalla qe flet per minoritetin ekstremist grek, me aktivitetin e tyre duan ne nxisin destabilizimin e jugut te Shqiperise.
 
 
Shteti grek perhere me luge ne brez, iu duk se tani ishte bere deti kos, andaj me 15 maj 1919 iu versulen Smirnes ose Izmirit. Sic dihet, duke u vertitur neper gjume per te mbledhur mjengullen ne thes, u rrexuan neper buza dhe humnera dhe dollen ne breg-det per te gjetur vdekjen nga zjarri, plumbi dhe deti, duke perfshire edhe ortodoksit e vendit qe i mbeshteten. Prape shpetuan mire, nje pjese e vogel e shpartalluar, demoralizuar dhe sakatosur, qe i terhoqen anijet angleze, ato i prisnin.
 
Ne qofte se perserisin nje ekspansion te tille si i vitin 1919 atehere kufiri do te vije ne jug te Prevezese dhe keshtu do plotesohet shprehja pa Kosove e Cameri ska Shqiperi!
 

-------------------

             Arben LLALLA

MINORITARËT EKSTREMISTË GREK ME AKTIVITETET E TYRE DUAN TË NXISIN DESTABILIZIMIN E JUGUT TË SHQIPËRISË



Greqia edhe pse ndodhet prej disa vitesh në katastrofën ekonomike deri në një falimentim të butë si shtet strukturat shtetërore të atjeshme gjejnë fonde për të mbështetur organizatat e ndryshme për destabilizimin e Jugut të Shqipërisë, për të realizuar ëndrrën e vjetër të Autonomisë së Vorio Epirit.

Misionar të ndryshëm që i përkasin minoritetit grek në Shqipëri të cilët nuk duan miqësinë greko-shqiptare dhe paqen në Ballkan të paguar fort nga Athina dhe Diaspora greke vazhdojnë misionin e priftin Kosma Etolianit dhe të Gjeorgjio Zografit.

Nxitësit kryesor të aktiviteteve antishqiptare janë Panajot Barka, profesori universitar i cli nuk po e gjen vetveten prej kaq vitesh në fushën e politikës shqiptare, Harallambos Karathanos, një politikan grek që i ndërron partitë si fëmija pelenat, Naum Disho, vllehu që mohon gjuhën e mëmës së tij, vllahishten për pak euro greke, humbësi i bashkisë së Himarës me origjinë nga Progonati, Vasilis Bollanos, Theofan Kalivioti, ministri sahan lëpirës andej dhe këtej kufirit greko-shqiptar Spiro Ksera, i cili nuk di të fshehë eurot e fituara me “djersë”, ish përkthyesi dhe shoqëruesi i Anastas Janullatosit kur shkeli përherë të parë Shqipërinë, deputeti Vangjel Dule, i cili mbahet në politikë për hatër të kryepeshkopit Janullatosit, shqiptari i greqizuar Pirro Dhima, nga varfëria ekonomike dorëzojë targat e makinës xhip dhe pritet të emigrojë në Amerikë për të mbledhur të holla në emër të shkollave greke në Himarë, por ndoshta një pjesë e mirë e këtyre lekëve të përfundojnë në xhepat e tij.

Për çdo vit shoqatat Vorio Epiriote dhe Rinia Vorio Epiriote organizojnë tubime dhe festime për Autonominë e Vorio Epirit duke shfaqur haptas qëllimet e tyre për aneksimin e Jugut të Shqipërisë. 

Ata si gjithnjë me të njëjtin skenar që prej shumë vitesh, i njëjti fjalim, të njëjta fytyra të ekstremistëve minoritar grek të Shqipërisë u tubuan edhe këtë herë më 19 shkurt rreth orës 11.00 në Athinë për të kryer ritet fetare dhe kombëtare në përkujtim të 98 vjetorit të shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit të 17 shkurt 1914. 

Organizatorët kryesor të këtij manifestimi janë ata që kërkojnë destabilizimin e jugut të Shqipërisë si ish-kandidati për deputet i partisë Demokracia e RE dhe tashmë anëtarë i partisë ekstremiste të djathtë greke LAOS Harallambos Karathanos, i lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli, Theofan Kalivioti drejton shoqatës Rinia e Vorio Epirit dhe është nga Livadhia e Sarandës. Këta minoritar si gjithnjë çirren për Autonominë e Vorio Epirit me shpresën se Perëndia do i dëgjojë britmat e tyre dashakeqëse.

Aktiviteti fillojë me një lutje në këtë kishë, Shën Gjeorgjio Karitsi dhe me vendosjen e kurorave tek Ushtari i Panjohur, pranë godinë së Kuvendit të Greqisë ku pati edhe një mosmarrëveshje me trupat policore të cilat ishin në gatishmëri si pasojë e protestës së sindikatave në të njëjtën orë për masat e rrepta ekonomike që ka miratuar Kuvendi i Greqisë. Manifestuesit e përkujtimit të 98 vjetorit të Autonomisë u përzien me protestuesit e sindikatave.

Fjalimin qendrorë këtë herë e mbajti Dhimitris Perdhiqis, kryetar i Lëvizjes për Rilindjen e Vorio Epirit. Më tej u fol edhe për dënimin e dhënë nga Gjykata shqiptare për Naum Dishon, të cilët folësit deklaruan se është dënuar vetëm e vetëm se është grek.

Të pranishëm ishin përfaqësues të partisë Demokracia e Re, deputetja Evgjenia Çumani, nënkryetari i partisë PBDNJ Thoma Jani, anëtarë të partisë minoritare MEGA, OMONIA, përfaqësues të shoqatës Rinia Vorio Epiriotase, Theofanis Kaliviotis, Eleni Dhimu, kryetari i Lidhjes së Dropullit të Poshtëm Kostas Qiriaku etj. Pasi shprehën dhimbjen për Autonominë e Vorio Epirit, ata u bashkuan me protestën e sindikatave greke.

Në të njëjtën kohë në Athinë u mbajt një Seminari për Protokollin e Korfuzit të organizuan nga Fronti Patriotik. Qëllimi i këtij Seminari ishte për të bërë të njohur opinionit rreth Protokollit të Korfuzit. Organizatorët kanë planifikuar një sërë takimesh me organizatat ndërkombëtare dhe në veçanti me faktorin politik të Rusisë i cili ka shfaqur kohëve të fundit interes për shpalljen e Autonomisë.

Foto nga aktiviteti i organizuar nga shoqatat Vorio Epiritote, Athinë më 19.2.2012.
Foto nga aktiviteti i organizuar nga shoqatat Vorio Epiritote, Athinë më 19.2.2012.
Në qendër të fotos, ekstremistët Harallambos Karathanos dhe Theofanis Kaliviotis, organizatorët e aktivitetit

Ftesë për Seminarin për Protokollin e Korfuzit mbajtur më 19 shkurt 2012, Athinë
Panajot Barka me politikanë ekstremistët grek, midis tyre Harallambos Karathanos.
Adresa e shoqatës të Vllehve Vorioepiriot të Shqipërisë ku kryetar ishte më 2000, vëllai i ish-deputetit Kristo Goxhit, Mihali.

Ministri Spiro Ksera me ekstremistët minoritar dhe deputetin e LAOS, Thanasis Plevris, dal më 2008. Lart kokës së Kserës është flamuri i Autonomisë së Vorio Epirit.
Ambasadori i Shqipërisë në Athinë Vili Minarolli me drejtuesit ekstremistë të shoqatave Rinia Vorio Epiriote, Athinë 13.10.2006.


Nga Fahri Xharra : Na dhe e kaluara e jonë e heshtur




“Mjerimi ne mendje është mjerimi më i rëndë” - Viktor Ygo



Heshtja e të së kaluarës sonë ,heshtja e të bëmave mbi ne, ishin të qëllimta.  Ishin “kujdestarët” që kujdesëshin që ne mos të dijmë se çka po ndodhë me ne. Ishin “ kujdestarët” që na  e mëshefëshin të kaluarën që për hirë të asaj ose kësaj të mos dijmë se çka është  bër mbi ne.Garantuesit e heshtjës historike gjithmonë në një mënyrë apo tjetër na e pasqyronin vetëm atë, që neve na mbetnin shumë gjëra të  pa ditura.’ S`donin që ne të kemi një krenari nga e kaluara edhe pse  ajo ishte një përulje,një shembje e mllefeve shekullore mbi ne.Thjesht ,kujdesëshin që mos të  kemi  se çka të mbajmë në mend.Apo që mos të kemi se çka të bartim te brezat e rinj.

Nëse në botë flitej e shkruhej drejt për ne, neve nuk na mundësohej të kishim qasje në këto shkrime. Arsyet ishin të ndryshme, por të gjitha me një qëllim: “shqiptarët nuk guxojnë të shkollohen, janë raca më e zgjuar e Ballkanit dhe nëse ata e njofin të kaluarën e tyre, paraqesin rrezik.”

” E kisha rastin që fatbardhësisht apo fatëkeqësisht , gjat kohës sa zgjatëte  lufta (1912), të vizitoja Uskubin (Shkupin),disa ditë pas luftës së Kumanovës.Më bëhëshin pengesat artificiale që unë mos t`i vizitoj ato anë,nga një ndërgjegje jo e pastër  e atyre që i bënin ata gjëra. Një gjeneral (serb ) që unë e njihja që më parë kur e muarr vesh cakun e udhëtimit tim me një armiqësi të pa mëshefur më tha se nuk kisha arësye që unë të vizitoja Shkupin. Por kur  e pa vendosmërinë time atëherë më tha se do të të shoh gjëra të pa këndëshme ,por  që nuk mund të iu ikësh ( Lev Trotsky:’ Luftat Balkanike 1912-1913)  Pra ishin”gjëra të medha” stetërore të cilave nuk mund të iu ikësh. Dikush duhej të kishte shënime mbi ato tmerrre .Kush? Forcat ushtarake?  Qeveria serbe?  Po që po .
Por ,na jo, as në kohën kur ato kanë ndodhur e as deri më tani . E ne nuk guxonim të dinim . neve na mashtronim me gjëra tjera më të “këndëshme”.

“ Tmerret ,vazhdon Trotsky , filluan të shihen po sa iu afruam Kumanovës. Çdo gjë rreth nesh ishte në flakë.Fshatra të tëra shqiptare ishin shndërruar në gërmadha zjarri e shkrumbi. Kjo më ishte përshtypja e parë e vërtetë e një shktatërrimi të pamëshirëshëm të parë në një zonë lufteje. Vatrat ,pasurija e krijuar nga etërit ,gjyshërit e stërgjyshërit zhdukeshin nga flakët. Kjo pamje e zjarreve na përcjelli deri në Shkup.Posa zbrita nga vagoni,natë ,askund asnjë njeri i gjallë: përveq zërava të dehur të ushtarëve.  dhe kësaj skene që e pashë.
Katër ushtarë i mbanin bajonetat në të gatshëm,kurse në mes  dy shqiptarë shumë të rinj me plisat e tyre në kokë. Komitagjinjt (çetnikçët)  në dorën tjetër e mbanin shishen e rakisë dhe jepnin urdhër : “Për tokë shtrihuni!” dhe shqiptarët binin në gjunj dhe ngritëshin në urdhërin tjetër.Disa herë.
Pastaj çetniku i dehur duke iu kërcnuar dhe sharë i shponte me majën e thikës  herë në fyt e herë gjoks: duke i urdhëruar që të pinin raki nga shishja e tij . Të dehur nga fuqia e armës dhe nga rakija e gjaku ,argëtoheshin duke luajtur me ta .”Ata  janë Arnaut” më thoshte shoqëruesi,” dhe së shpejti do t`i prejnë” . (Lev Trotsky )“

Por   edhe kur na jepet mundësia që ta dijmë ,ta njofim dhe ta bartim tek brezat e rinj të vërtetën tonë historike ,ne i kemi edhe sot  ato grupe “intelektualësh” ato grupacione  joqeveritare të cilat kujdesën që vëmendjen e botës te bartin tjetërkah  mu  andej  nga botës i vjen për të vjellur. Kemi vetëdije ne?

Gjatë okupimeve sërbe të territorëve shqiptare ,gjithëmonë është përcjellur një qëllim ,spastrimi etnik dhe asimilimi i shqiptarëve me forcë. Edhe sipas planeve të Garashaninit ,i ngjajshëm me Megali Idean greke ,ishte grumbullimi i të gjithë serbëve dhe krijimi i jë ekspansioni  tokësorë për që gjëja të gjejnë përsëri ,
” Madheshtinë Serbe Mesjetare” ,e cila nuk ka egzistuar asnjëherë.
Përderisa serbet ia  japin dhe ia kanë dhënë vetës ” të drejtën historike”mbi tokën shqiptare , ne nuk kemi pasur mundësi të flasim sepse  kemi qenë në mbrojtje të ndereve të huaja .Dhe krenohemi me këtë besnikëri. Krenohemi me këtë besnikëri dhe thurrim lavde.
Edhe tani , për inat të së vërtetës historike ne mundohemi të bejmë diçka . Të bëjmë mu atë për të cilën serbët kanë luftuar në luftën e tyre diplomatike dhe e kanë arrijtur që ta bindin botën se na nuk jemi ata që jemi, por që jemi të atillë si  që po tregohem.
Në shpalljen e Pavarësisë – 1912 ,Serbia punonte kundër nesh . E ne i kishim haxhiqamilët që dilnin në mbrojtje të” babës “. Edhe sot kur po krenohemi me Pavarësinë e shtetit të dytë shqiptar ,prap neohaxhiqamilët thirren ,çirren ,trumbetojnë për një të kalur të errtë . E duan ringjalljen e asaj që ka vdekur që moti.E duan ringjalljen e të njejtës, të  së cilës ne këtë vit ia festojmë 100 vjetorin e vdekjës.

Duke e heshtur të kaluarën tanë ,e mbjellim dyshimin te të tjerët se i turpërohemi asaj. Duke i heshtur tmerret e përjetuara i themi botës se nuk na dhimbst asgjë nga e kaluara e jonë. Duke dalur me qëndrim  të njejtë haxhiqamilian ,qëndrim njëqindvjeqar ,nuk bëjmë gjë tjetër  vetëm se e trashim teorinë e armiqëve, se na jemi  po ashtu dhe po ata si që  iu kanë thënë të tjerët për ne.

Nëse  i posalinduri nuk lyp me vajin e tij për të pirë ,  edhe nënës  më të kujdesëshme nuk  i bje ndërmend që ti jep gjinj. Ai fëmij mbetet gjithmonë i uritur. Ai fëmij nuk zhvillohet . Ai fëmij vdes.

Nga Asllan Dibrani :Remzi Salihu, ish drejtor i arsimit për Prishtinën me histori të dhimbshme familjare!




Remzi Salihu  me  histori të dhimbshme  familjare nga masakra serbe në Prapashticë!
 
Remzi Salihu i vrarë ne cilësinë e  drejtorit të arsimit  për Prishtinë  ishte djali i Selim Salihut(Selim Govori) legjendë e moshës  pesë  javëshe  nga  masakra serbe në Prapashticë

Si zakonisht ishte një ditë  e  rendomë,por e zymtë disi,  sikur instktivisht do të  ndodhe diçka e pa pritur  ! Sikur këtë   proces,  e ngacmonte një puhizë e  një ere,   qe  vinte  e shkonte    fshehurazi nga  veriu  nëpër   një  park, qe  i binte  pran shtëpisë  ku  banoja.  Papritmas    nga larg qe isha ne ballkon , u dëgjua telefoni qe  cingëroi ?  Ishte një shok nga Holanda, që shpesh  me thërret  për hallet     tona, të përditshme, por edhe  për  në fushën e kulturës ,bisedonim. si teme ma e veçantë ishte tema e toponimeve shqiptare qe ne baze te  studimeve   dhe gjurmimeve na dalshin shumë toponime në  Ballkan dhe në  Evropë  ne prejardhje nga gjuha shqipe!. Por kësaj here sikur ishte pak me  zë , ndryshe  i shqetësuar . Isha mësuar me te, qe  ishte   i qetë gjithnjë, por kësaj here   tingëllojë  zëri i tij   ma thekshëm,   duke u shprehur se   në "shqiptarët nuk do të  mbushemi mend kurrë"!?...     U stepa  me këto fjale të tij ! Perse i thash  ? Ashtu qe edhe unë isha pikë mbështetëse e revoltës se Ismet Gashit  nga Holnada shpeshherë  gjate bisedave?... Jo, jo  i thash vetes , nuk ke të besh me këtë revoltë të tijen . Mendja shkoj shpejt se çka donë të thotë?   Po i këtij mendimi isha tamam edhe unë nëse mendon të gjendja aktuale politike ekonomike etj, tek  shqiptarët!    Me një shqetësim i thash se   nuk është për tu  hamendur,  se kështu jemi të  tillë , andaj  mos u  befaso or mik!. Në vazhdim ashtu edhe doli, e qëllova zemërimin e tij.

- Ai vazhdoj  rrëfimin, se    në Prishtinë në zyrën e  ministrisë se arsimit, u vra një   drejtor    i ministrisë së arsimit!    I brengosur  vazhdoj rrëfimin   duke me shpjeguar  se   tani  e lexova informatën  para pak çastesh...  Me preferoj qe ta hap kompjuterin ,të informohem për rastin ... Aty, ku me  preferoj të futem ashtu veprova, pashë ,  kryeartikullin  në shumë gazeta   më shkronja  te mëdha shkruante ,rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm, në zyrën e tij në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës,  u vra drejtori i Drejtorisë për Arsim, Remzi Salihu i  Komunës së Prishtinës .Mësohet se dorasi i kësaj vepre është arsimtari i Biologjisë, Gani Sahiti, nga fshati Graxhenik, komuna e Kamenicës, i cili ka pretenduar të jetë drejtor i shkollës në fshatin Dabishevc.

Mos zgjedhja e tij në këtë post, thuhet se e  shtyri deri tek akti , kjo ishte informata !?... Me iku mendja  me vite e vite ,prapa  në mentalitetin tonë , në skamjen , në përçarjen , në papunësinë , ne korrupsionin , në pa drejtësinë , po ku nuk iku ai stërmullar  mllefi.  Përse në shqiptarët jemi aq  të (pa ndreqshëm, aq te pamëshirshëm  ndaj njeri tjetrit, aq të pa përmirësueshëm   ndaj "vlerave të kombit tonë"!?...

Mu kujtua rasti  ne vizitën e burgut  në Nish qe kisha babën  dhe nënën  Sofijen  dhe me than këto dy  libra i ke nga  Remziu për lexim!

Një lajme i pa pranueshëm, por realitet.   Ishte  i vrari  djali i nipit  tonë  Selim  Salihut  , me kaploj një  rrëqethje e trupit me rastin e   rikujtimit  për sprovat  qe i përjetoj kjo familje. Mu kujtuan në këto çaste raportet qe kishte baba im   Feti Dibrani me nipin Selimin. Mu kujtua rasti  ne vizitën e burgut  në Nish qe kisha babën  dhe nënën  Sofijen  dhe me thanë, "këto dy  libra i ke nga  Remziu për lexim", dhe të fala ke nga ai shumë.  Ringjalla kujtesën  kur dola  nga ai  burg famëkeq ,Selimi me djem erdhën në vizitë, në mesin e tyre  ishte edhe Remziu,  erdhi në vizitë  si burrat,  qe ishte zakon të shqiptarët  qe nuk u trembshin nga  shërbëtorët spiun  të pushtetit. Ishte një kohe e vështirë,   në ato kohë pas diferencimit qe u bënte nga organet serbe me bashkëpunëtorët shqiptar, por ata nuk u tremben fare , nderuan shtëpinë tonë, vizituan familjen time  edhe sa isha ne burg  . Mu kujtuan fjalët  qe i dhanë kurojë dhe forcë babës  me fjalët( dajo mos u mërzit se djali paska shpëtuar). Burgu është për burra,  e pikërisht edhe ne qe ishim jashtë pothuajse në burgje ishim dhe   jemi  nga shkau, pa kur farë të drejte!. Xha Selimi vazhdoi biseden ndër të tjera para burrave në dhomën e pritjes, qe vinin e shkonin   me qindra e mijëra njerëz qe  na vizitonin në shenjë nderimi,ne ish të burgosurve   politik,  qe na përfshiu ajo  kohë  pas ngjarjeve të demonstratave të 1981-shit.  Ai vazhdoj ma tutje , se për çështjen kombëtare është krenari për çdo familje tonen, me pas nga një mashkull në burg, prandaj edhe për ju është një krenari  qe ja keni dhënë popullit një mashkull ne shërbim për çlirimin e Kosovës. Daja Feti dhe ju dajtë tjerë, e dini  fatin tim   dhe vuajtjet e mia ...Selimi  ishte  një burrë   elegant  i moshuar dhe  i matur, vazhdoi bisedën     e rikujtimeve , me babën tim , ne mbetem  duke i dëgjuar  rrëfimin  e tij , deri sa erdhi  një grup tjetër vizitorësh dhe na e prishi  përcjelljen e tij   në bisedë. Edhe djemtë e  tij  u inkuadruan në bisedë, po ashtu me  fjalë të ngrohta,  u çmallëm pas disa vitesh qe nuk ishim parë .Ne mesin e tyre ishte edhe i ndjeri Remziu, qe me shtrëngoj dhe me përqafoj shumë  dhe tha se, ke qëndruar si burrat dajë, të lumtë   akoma ishte një ankth, nga pushteti serb  nuk kishin edhe aq te lire të shpreheshin se  në mesin e vizitoreve  nuk u besonte qe nuk kishte edhe ndonjë  i dërguar nga UDBA -serbe  me përcjell , se kush po hynë e kush po del nga vizitorët .Disa qe ishin në pozita per shkak sigurie na vizitonin natën  kur nuk kishte frekuencë qarkullimi!. Remziu   u shpreh  të falënderoj për besnikërinë   dhe fjalën e dhënë për  burrërinë tuaj  e kë tregua ... dhe me këto fjalë  ma  rikthej memorien prapa,  ta kujtoj ,  se para se të burgosem  e kisha furnizuar me  disa ekzemplare të gazetës ilegale "Zërit i Kosovës " qe u botonte në perëndim dhe ishte pothuajse e vetmja qe e pasqyronte  gjendjen e Kosovës shumë reale.  Remziu  ishte   profesor  në shkollën teknike,  por atëherë me rrapëlloj, se për çka më tha se ke qëndruar si burrat  dhe  prapë u përqendruam të dy në bisedën e burrave  duke  rikujtuar  ato kohë  të lëvizjes  studentore dhe popullore  për   Republikën e Kosovës...

Prapashtica u  uzurpua  dhe u  kolonizua  me banorë sllav të Malit të zi!

Ishte  një  dimër i ftohtë  dhe i jashtëzakonshëm . Në ato anë, gjithnjë  kanë qenë dimra të ashpër, po edhe ai dimër  ishte  po i ngjashëm ,  bile  edhe ma i theksor nga një acar hidhnak qe thante nga fërxëlleza ,  fishkëllyese qe  i mbushte te gjitha zbrastësitë e gropave ,lugjeve por edhe pullazet  e shtëpive   të mbuluara me kashtë ose rrasa guri i rendonte. Forcat çetnike  me   qëllim  kinse të çarmatimit të popullsisë shqiptare dhe likuidimit të kryengritjes shqiptare  e sidomos ndaj  reaksioneve  antiserbe qe  ishin në fshatrat e "Gollakut në  Dabishevc dhe Prapashicë" dy fshatra qe ishin si vende strategjike  për Kosovën!.

Kështu që  në gjysmën e dytë të vitit 1920, u bë mobilizimi i tërësishëm i  ushtrisë serbe ,nën petkun  e aleancës  se  mbretërisë  Serbo – Kroato – Sllovene, kishte ardhur në përfundim qe  ta zhvillonin një ofensivë mbi popullatën shqiptare në viset,  ma problematike siç  i quante   shtypi dhe propaganda serbe fshatrat e lartpërmendura  për rreth kufirit të tanishëm të  Serbisë me Kosovën. Kjo  do të thoshte ,shkatërrim i logjistikës së kryengritësve, edhe shkatërrim i kryengritjes fshatare qe  synim kishin ,mos të lëshojnë këmbë sllave të futet në territorin e Kosovës. Kjo strategji  çetnike ndihmonte në hapjen e rrugës dhe krijimin e kushteve për kolonizim më serb dhe malazez ato zona të Kosovës. Ekspedita ndëshkuese serbe përbëhej nga një batalion i Armatës së III, qe  komandohej nga koloneli Radovan Radoviq, njësitë e xhandarmërisë, të komanduara nga Bozhidar Paunoviq i njohur në popull e kësaj ane  si Bozhidar Ballovci dhe nga grupet paramilitare të Kostë Peqancit, si dhe nga civilë të tjerë paramilitar. Kolonët e ardhshëm nga  Mali i Zi ,qe  terrorin e vet e përqendruan  me  ofensive  shfarosëse në Prapashticë dhe uzurpimin  me banorë sllav të Malit të zi ,e kolonizuan fshatin  .Pleqtë as fëmijët, as shtëpitë dhe pasuria tjetër nuk u kursyer nga zjarri, vrasjet  dhe terrori  i papare shfarosës . Në Prapashticë janë plaçkitur dhe djegur të gjitha shtëpitë dhe është zhdukur popullsia prej 1020 njerëzish  me çka pas disa ditësh      e shpallen fshatin të pa banor. Kolononizuesit malazez  u vendosen me çka deri ne luftën e dytë botërore,  mbeten aty deri sa  u pretendonte qe të bashkohet Shqiperia dhe aty u përqendruan ushtria  shqiptare nëpër zonat kufitare.

Histori e dhimbshme e familjes Salihu  nga masakra  e  Serbisë në fshatin Prapashticë të vitin 1921!

Remzi Salihu   është një  djalë i   një familjeve  të përsekutuerish  nga  çetnikët  e Serbisë në  vitin 1921.   I ndjeri Selimi   , i ati  i Remziut ishte  e  vetmja foshnje qe i shpëtoj asaj masakre dhe terrorit serb të asaj kohe. Në këtë  vit hidhërimi  i atij dimri të ashpër, të vështirë dhe të përgjakur në fshatin Prapashticë të Gollakut    u lind  Selim Salihu,  në fund të vitit 1920 . Posa   u përforcua   si i lindur pa i mbushur gjashtë javë me një zhdërvjelltësie të një foshnje  mbeti pa të dy prindërit, ( e hënë 11 janar 1921) .  Akoma pa e shijua qe ta thotë fjalën nënë,  atij ju  ndalua belbëzimi foshnjor , atij ju ndërpre   qumështi i nënës, ju ndërpre të shikuarit e nënës dhe dashuria e  nënës qe kishte për  Selimin  e vogël.   Të atin e Selimit, Avdiun, së bashku me burrat e tjerë e pushkatuan të përroi i Sukës . Të njëjtën ditë të nëmur, në muzgun e parë të mbrëmjes ia vranë edhe nënën e cila me shpirt u përpoq ta shpëtonte krijesën e saj të vogël, të pafajshme dhe të pavetëdijshme se çka po ndodhë  rreth e përqark. Kështu, Selimi gjashtë javësh, mbeti në mes të fshatit, i rrethuar me kufomat e të afërmeve të vet, dëbora  e asaj nate nuk kishte të ndalur zhbironte të  ftohtit, nuk kursente  qe të sjell edhe një vdekje të re  të një foshnje qe mbet  në djepin e  mbështjellur  mirë nga duart e nënës Halime.  E ndjera ishte bërë gati për rrugë me të dëgjuar pushkët  të ikte,  por mbeten  të gjithë në fund të  oborrit, të  shtrire nga breshëria  e plumbave , duke belbëzuar   me fjalët e fundit,  biri im kaq e paske pas jetën te gjatë  të jetojmë së bashku!?... Aty kur e goditi ai breshër plumbash  Halimen me fëmijë në dorë ,çetniket    menduan  se edhe ai ishte prerë  nga  plumbat e tyre .  Në errësirën e asaj nate  kufomat  deri sa dhanë shpirt dukeshin duke u përplasur sa në tokë sa në degën  e një peme qe  ishte thyer nga flaka qe përpiu shtëpinë dhe rrënoja  pak minuta ma herët!  Edhe bagëtia mbetën brenda me ca anëtarë të familjes qe ju mbyllen derën,  barbarët serb dhe i përfshiu flaka  e zjarrit . Flaka shkonte  lart   nga era, flaket e zjarrit sa ma shume  qe u zgjeronin  u bënte një luftë se cila po dominon ma shumë  ,drita e ditës qe ishte muzgu i mbrëmjes, apo drita e zjarrit qe dominonte  deri në largësinë  e   rrënjëzës  së malit,  madje deri në Qafë të Prapashticës. Zërat e njerëzve u dëgjonin ndihmë, ndihmë !...Mbaruam na dogj shkau ... duke ju afruar flaka për së gjalli... Zërat  u dëgjuan nga brenda deri sa dikur    stuhia e madhe  i përpiu zërat e njerëzve me ato  të bagëtisë, por edhe e zjarrit qe vazhdoi pa mëshirshëm, deri   qe u bënë shkruam  e hi ,gjithçka qe ishte!    Zëri i fundit qe u dëgjua ishte klithma e qenit  të shtëpisë, i lidhur si gjallesë e fundit qe  përfshiu flake . Flaka e shtëpisë   u bashkua me atë të stallës    qe flaka  i shkonte tri herë ma lartë se e shtëpisë, pasi qe ishte e mbuluar me kashtë !    Krismat e pushkëve  dhe masakra  në lagjen e Govorëve  u zgjerua duke  vazhduar  masakrën  gjakatare  në tërë fshatit Prapashticë .

Kështu, Selim Salihu si fëmijë u fut në legjendë, dhe për ta dëgjuar legjendën e vet jetoj plot shtatëdhjetë vjet. Duke e zbërthyer legjendën e vet, arriti të mësojë dhe shënojë shumë gjëra, me të cilat mundësoi përgatitjen e këtij materiali portretizues të tij . Selimi që u rrit, e u plak siç thoshte babai im  Feti Sahit Dibrani ,gjatë tërë jetës së tij  u përfolur  dhe përmendur. Ky ishte  rast, si i veçantë  duke  i  lënë një gjurmë   këtij fshati,  por edhe me një edukatë fëmijërore qe përfitoj  nga xhaxhai i vet Veliu.  Ai  mbeti nën përkujdesjen e tij,  por edhe dajallarëve    të tij. Edhe se  mbeti një foshnje e shijoi dashurinë e dajallarëve e sidomos babës tim Fetiut  qe ishin  moshatar .Të daja Sahit Dibrani babagjyshi  imi , vëllai  i Halimes,  nënës se  Selimit e ndiente veten shumë të lumtur kur rrinte me muaj të tërë , me një ngrohtësi familjare  .Të dibranët Selimi e gjeti veten shumë të afërm, me qe kjo familje, ishte  po një familje qe në supet e veta kishte ndier  terrorin e Serbisë duke e ndjekur këmba këmbes nga  fshati Dukat  i Banjës se Siarinës nga Krahina e Toplicës .Dajt e tij, por kryesuesit  familjar Sahit  Dibranit , ishin  Fetiu ,Hamdiu ,Selmani, Jakupi motrat Hamidja,Begishja ,Halimja  qe trashëgoj emrin e hallës se babës tim (Halimes   " nënës" se Selimit )  dhe Hasimja  qe ishte fëmija  ma i vogël .Të gjithë kishin rrespekt ndaj Selimit, gjithmonë e përkëdhelshin dhe luanin se bashku   dhe u rritën se bashku . Ishin të pa ndashëm me te kur vinte. Ishte kënaqësi e veçantë kur u takonin se bashku nipat tanë  Selimi Salihu (Selim Govori  i njohur )Ibrahim Namani (Braha  Shushnica ) nga Prapashtica,  po me një histori në vete qe kishte me pushtetin ish jugosllav   dhe  nipi tjetër Shaban  Rama  nga fshati Tugjevc ( Shaban Tugjevci ). Kështu i quanim ne  si njerëz ma të veçantë  dhe nipat ma te dashur qe i kishim . Babagjyshi Sahit Dibrani edhe se vdiq shumë i ri  iu gëzonte, ardhjes se tyre  në formë të organizuara , dhe  rrinin me javë të tëra së bashku  në familjen tonë,  sidomos dimrave  qe ishin ma te lirë nga obligimet e punës ,të shoqëruar me babën  tim Feti Sahit Dibranin. Me Selimin baba  Feti ishte i pa ndashëm , thurnin planet  djaloshare se bashku,  i kujtonin shpesh ato të mësuara qe ka përfituar nga të tjerët për tragjedinë  e familjes se tij dhe rreth  tij Selimi, qe kishte pësuar nga Serbia .  Kështu u rriten dhe vetëm koha  e  Luftës se dytë botërore, i ndau përkohësisht,  që të dy ishin te përqendruar    në luftë,  por nuk ishin në një batalion ushtarak.

Edhe kjo vrasje mund të cilësohet  si incident dhe  fërkim i  shkeljeve të ligjit dhe prosperitetit në shoqërinë kosovare!

Selimi mbas asaj kohe u martua dhe krijoi familje,  i linden djem e vajza. Ishte  nder ata qe i shkolloi fëmijët e vet,  po thuajse të gjithëve ju dha  mundësinë qe  ta mbaronin shkollimin e lart fakultativ. Po ashtu edhe i ndjeri Remzi  qe pati fatin e keq, u vra nga një i ri   i kësaj kohe alarmante , dhe të pa  çart për kombin qe krijohen paqartësi   vëllavrasëse si pasoje e  skamjes ,padrejtësisë dhe  korrupsionit të pandalshëm në Kosovë, gjë qe  edhe kjo vrasje mund të cilësohet si incident dhe  fërkim i shkeljeve të ligjit dhe  prosperitetit në shoqërinë kosovare .  Kjo gjendje e pa volitshme fut rininë tonë në rrugë të pa krye, "njërin në dhe e tjetrin në burg" , qe të dy me një perspektive rinore , qe të dy  kontribuues të   zhvillimit të shoqërisë ,  bile për dorasin  thuhet se ishte edhe ushtar, gjë qe  lenë të kuptohet se ishte një  anti pushtues i regjimit serb! Ishte një njeri qe u  përplas  me padrejtësinë  në Kosove  gjë qe për fat te keq  si viktime afekti ra i ndjeri  Remzi Salihu !?...

Biografia  e Remzi Salihit

Remzi Salihu u lind më 7 prill 1956 në Prapashticë, Komuna e Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, ndërsa studioi në Fakultetin Filozofik, ku edhe diplomoi në vitin 1980, Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze.
Tri dekada të jetës së tij, ia kushtoi arsimit, dijes dhe shkencës. Karrierën e tij të intelektualit e filloi si mësues i Gjuhës Angleze, ku punoi në disa shkolla të kryeqytetit  , një kohë punoi këshilltar i gjuhës angleze në Këshillin e Arsimit Komunal të Prishtinës. Ka drejtuar projekte të rëndësishme të Bankës Botërore për arsim dhe ka ligjëruar gjuhën angleze në Fakultetin e Edukimit. Si profesionist  ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në fushën e arsimit, jo vetëm si mësimdhënës, por edhe në hartimin e  planprogrameve, për lëndën e gjuhës angleze, në strategjinë e arsimit parauniversitar, si dhe në shumë projekte të tjera të rëndësishme të kësaj fushe.
Ishte këshilltar i asamblesë komunale të Prishtinës  nga viti 2003 deri më 2007. Remziu ishte punëtor i palodhshëm i arsimit; ishte bashkëpunëtor dhe kolegë i dashur për të gjithë. Çdo herë i buzëqeshur, gjithnjë i gatshëm dhe i përgatitur për sfidat e arsimit, i afërt, bujar, por edhe krenar për punën që bënte, e në të njëjtën kohë modest në prezantimin e të arriturave të punës së tij. Nga viti 2000 ka punuar në Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës. Në pozitën e "Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës" u emërua në vitin 2009  dhe  këtë post , ushtroj deri në ditën e kobshme  të vrasjes së tij.

Kështu te zitë   e se keqes trokiti ne gjirin tone familjar, ne rrethin shoqëror, por edhe ne atë kombëtar , gjë qe është një njollë e zeze në  historinë tranzitcionale qe po kalon vendi. Pasojat  ky popull po i ndien në supet e veta edhe  nga ish  pushtuesit  dhe propaganda serbe qe mundohet ta lansojë ne arenën ndërkombëtare, ky avaz po ndiqet edhe nga  organet ndërkombëtare, qe monitorojnë në Kosove pa kurrfarë efekti ne përmirësimin  e sundimit të ligjit.  Andaj vendi është mire qe te kaloje këtë krize,   anarkie ,këtë skamje, dhe këtë abuzim të forcave të huaja qe pak po i shërbejnë përmirësimit te situatës  duke  i fryre zjarrit edhe korrupsionit famëoz të pushtetarëve shqiptarë në skenë!

Pas këtyre meritave e  të   ndjerit Remzi nuk ka dyshim se ishte një  njeri  i vlerave , një njeri  i sakrificës qe  dha dëshmi  ,ishte një njeri në shërbimin e shoqërisë ,prandaj ta kujtojmë  për herë këtë familje qe   nga një fëmijë  i moshës  gjashtë javësh  qe rastësisht i shpëtoj  terrorit serb u shtua ,u rrit dhe  u krijua një familje e madhe e shkolluar  e edukuar  , por  fatkeqësisht pa të ndjerin Remzi  viktimë e një kohe të pa kohë!

Ekskluzive: Te villa e Millan Radojiçiqit policia ka gjetur listën e bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë, ka edhe nga Maqedonia

Policia e Kosovës gjatë operacionit për gjetjen dhe konfiskimin e gjësendeve te villa e Millan Radojçiqit që mund të jenë pjesë e hetime...