2012-02-24

ZHVILLIMI PSIKIK I FËMIJËS PARASHKOLLOR



Periudha parashkollore zgjatë, zakonisht nga viti i tretë deri sa të fillojë shkolla fillore, me një fjalë tjetër është periudha e katërvjeçarit deri te gjashtë ose shtatëvjeçarit. Sipas disa hulumtueseve, kjo periudhë është vendimtare për zhvillimin psikik të fëmijës. Gjatë këtyre tri ose katër viteve, fëmija ngadhënjen shumë gjëra dhe aktivitet e llojllojshme, ai përvetëson edhe një mori të madhe jo vetëm informacione por edhe njohuritë e llojllojshme, fjala bie, ai e zhvillon gjuhën (të folurit) deri në atë shkallë, që i afrohet njeriut të pjekur; fillon të mendojë logjikisht, zhvillon emocionet - ndjenjat dhe aftësitë për t’i kontrolluar dhe për t’i shprehur. Me një fjalë kjo është ajo periudhë që funksioni psikik i fëmijës krejtësisht ndërron dhe i përshtatet kërkesave të mjedisit. Është periudha e zhvillimit të vrullshëm fizik që i mundëson edhe zhvillimin e vrullshëm sensoromotorik.
Për ta kuptuar zhvillimin psikik të kësaj periudhe, atëherë duhet ta shikojmë zhvillimin e trupit të tij. Përpos trupit fizik, është edhe vëzhgimi, që fëmija e bënë në atë mjedis në të cilin jeton, posaçërisht i vëzhgon prindërit. Ja disa të dhëna për zhvillimin fizik.

Zhvillimi fizik i fëmijës parashkollor

Rritja fizike dhe zhvillimi i fëmijës prezantohen në mënyrat e ndryshme, posaçërisht del në pah rritja fizike dhe pesha. Rritja fizike në gjatësi shihet mirë në tabelën që vijon, e renditur në centimetër, kuptohet se ne e kemi marrë vetëm mesataren. Po ashtu e paraqesim edhe peshën e trupi, në gram:

Mosha gjatësia peshai porsalinduri 50 cm 3 300 g
3 muajsh 60 cm 5 300 g
6 muajsh 66 cm 7 200 g
9 muajsh 71 cm 8 800 g
1 vjeçar 75 cm 10 000 g
2 vjeçar 84 cm 12 800 g
3 vjeçar 96 cm 14 500 g
4 vjeçar 103 cm 16 500 g
5 vjeçar 109 cm 18 700 g
6 vjeçar 117 cm 21 300 g
7 vjeçar 124 cm 23 400 g

Kuptohet vetvetiu, se dallon fëmija në fëmijë si në peshë ashtu edhe në gjatësi, por këto janë vlerat mesatare - standardit botëror. Po ashtu ka edhe mes gjinive, dallime si në peshë ashtu edhe në gjatësi, por kjo është një pasqyrë statistikore e marrën në përgjithësi, që vlen si për vajza ashtu edhe për djem.
Zhvillimi i vrullshëm te fëmija parashkollor si në gjatësi ashtu edhe në peshë e shoqëron edhe zhvillimi sensoromotorik dhe lëvizjet e shumta. Kuptohet se sensoromotorika është një proces i normativit. Fëmija i kalon të gjitha fazat e zhvillimit gjatë kësaj periudhe. Psikologët dhe të tjerët i kanë punuar testet e llojllojshme sipas procesit normativ të sensoromotorikës. Cilat teste e konstatojnë zhvillimin psikik veçmas për çdo fëmijë? Sipas këtyre testeve menjëherë mund të vërejmë, se si është zhvillimi sensoromotorik te fëmija , i cili mund të jetë mbi mesataren, në mesataren ose mbetet prapa nga mesatarja. Ja një tabelë tjetër, e cila sjellë disa elemente mbi zhvillimin sensoromotorik te fëmija parashkollor:


Zhvillimi motorik te fëmija parashkollor:

Lëma e zhvillimit motorik
Mosha koordinimi i syrit dhe i dorës Lëvizjet e përgjithshme 

2 vjeçar Me sukses i renditë 6-7 kutia Qëndron me këmbët e hapura
Shfleton faqet e librit Ec nëpër shkallë përpjetë e poshtë
një nga një
Me sukses e përdorë lugën I bie topit me këmbë
E mbanë gotën me njërën dorë Mund të zbresin nëpër shkallë
E veshë veten, posaçërisht Mund të kërcej 30 cm
disa nga rrobat e veshmbathjes.

3 vjeçar Me sukses i rendit 9 kutia njërën Mund të ecin në maje të gishtërinjve
në tjetrën
Prej tri kutia e bënë urën E kërcen shkallën e fundit
Me dorë e kap topin Vozitet me biçikletën trirrotëshe
Prej lugës nuk i derdhet supa Zbret nëpër shkallët e gjata
E derdh ujin nga poçi Mund të kërcej 45 cm
Pa ndihmën e tjetrit vishet dhe
mbathet po ashtu edhe zhvishet. 
Dhe vizaton vijën e drejtë dhe rrethin.

4 vjeçar Me gërshërë e pret letrën Vrapon në largësi
Vizaton elementet e para Zbret shkallëve, duke shkelur 
dhe shkronjën e madhe-shtypit njërën pas tjetrës me këmbë
Me sukses e kap topin e vogël Tregohet i rëndësishëm në biçikletë
Vetë veshët Kërcen në njërën këmbë
E hedh topin përmbi kokë

5 vjeçar E rregullon letrën në formën e katrorit Qëndron me këmbët e mbledhura
dhe në formën e trekëndëshit Kërcen mirë
Vizaton katrorin, trekëndëshin Mund 10 herë dhe më tepër të 
Vizaton numrat dhe shkronjat kërcej në njërën këmbë.
Me sukses e kap topin dhe e hedh Ec drejtë kah caku.
I zbërthen pullat (kopsat) që i sheh


Është përhapur mendimi, se fëmija parashkollor lëviz mjaft dhe nuk është e nevojshme nxitja për zhvillimin sensoromotorik. Pikëpamjet e tilla janë mjaft të gabuara. Lëvizjet spontane në vendin e hapur, siç është oborri ose livadhi, në rastet e shumta fëmija i zhvillon vetëm disa muskuj dhe eshtra, përderisa të tjerat mbesin prapa ose nuk zhvillohen fare. Fëmijës parashkollor duhet t’i sigurohet vendi (mjedisi) dhe të jetë i pajisur me të gjitha elementet e nevojshme, në të cilën do të zhvillohet dhe do të rritet fëmija parashkollor. Kuptohet vetvetiu se elementet nuk duhet të jenë të tilla, që ia rrezikojnë shëndetin e fëmijës, por ato duhet të jenë tërheqës dhe të përshtatshëm për argëtimin e fëmijës, posaçërisht nxitëse, që motivon lëvizjet e llojllojshme, siç është ecja, vrapimi, kërcimi, zbritja nëpër shkallë dhe ngritja në to, ecja në katër, me këmbë e me dorë, zvarritja me barkë, ecja me dorë, luhatja, peshimi, bartja e elementeve, hedhja, kapja etj. Sipas disa më së tepërmi preferohet vrapimi dhe noti.
Nuk duhet të harrohet edhe ritmi, që është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për edukim por edhe për zhvillimin e sensoromotorikës. Siç është vallëzimi, muzika, baleti, gjimnastika ritmike etj.
Në rastet e shumta gjatë kësaj periudhe zhvillohet dora e djathtë më tepër se e matja, dhe i themi të djathtë (djathtistë), rastet e rralla zhvillohet dora e majtë, dhe u themi të majtët (majtistë). Aty ku mbretëron kultura e dorës së djathtë atëherë edukatorët ia mundësojnë fëmijës, i cili ka filluar ta përdorë dorën e majtë, për të kaluar në dorën e djathtë. Në këtë fazë nuk ka ndonjë pengesë ose vështirësi, kalimi si në dorën e majtë ashtu edhe në dorën e djathtë. Edukatorët dhe prindërit duhet të jenë tolerant dhe të durueshëm, nuk bënë fëmijën ta gjobisin ose ta ndëshkojnë pse e përdorë dorën e majtë në vend të së djathtës, por mund t’i përdorin ndonjë bracolët, sepse vetë fëmija bindet se është për të, ta përdorin dorën e djathtë.

Loja e fëmijëve parashkollor

Loja mund të definohet si vullnetare ose në rastet e shumta aktivitet spontane, që janë në shërbimin e zhvillimit jo vetëm fizik por edhe psikik te fëmija, që nuk është qëllimi vetëm përmbushja e nevojave ekzistenciale por është edhe rekreacioni, mësimi dhe çlirimi nga energjia e tepërme.
Loja mund të jetë individuale ose sociale.
Sa i përket lojërave sociale te parashkollorët nuk është gjithherë krijuese dhe rekreacion ose çlirim nga energjia e tepërm, sepse ndodhë gjatë lojës ndonjë që nuk e kupton sinjalin ose rregulloret e lojës, që loja bëhet jo serioze. Ndodhë se në rastet e shumta loja sociale e merr kahen e konfliktit. 
Angazhimi i lojës nganjëherë dallohet vështirë prej angazhimeve të tjera. Njeriu dhe posaçërisht fëmija është kureshtar, si loja ashtu edhe angazhimet tjera kënaqin kureshtjen.
Te foshnja loja ende është e diferencuar nga angazhimet e tjera, siç bie fjala nuk e dimë kur fëmija grushton me këmbë dhe me dorë, a është kjo lojë ose aktivitet tjetër! Ose rasti tjetër dyvjeçari i prek organet seksuale, tani çka është te fëmija: lojë ose diçka tjetër?
Elemente me të cilat fëmija kalon kohën dhe luajtjet i quajmë lodra. Lodrat e foshnjës, janë kukullat nga plastika e butë, i cili mund ta shtrëngojë, mund ta kap me dorë, foshnja ka kënaqësi gjatë shtrëngimit të lodrave që krijojnë zhurmë, të fishkëllejë, rastet e shumta prindërit ia sjellin foshnjës edhe cingaret. Lodrat e tilla i kënaqin nevojat e fëmijës për të përjetuar shqisat e ndryshme, siç është të të pamurit, të dëgjuarit dhe kinetikën (që ka të bëjë me lëvizjen ose që lidhet me lëvizjen). Fëmija ka shumë nevojë për zhvillimin e shqisave, mund të themi uria senzore e fëmijës.
Dyvjeçari fillon t’i përdorë edhe lojërat sociale. Ai është mjaftë kureshtar ndaj mjedisit dhe e tërheq zëri, lëvizjet e tjetrit. Ka një farë kënaqësie po qe se dikush në mënyrë ritmike fshehët dhe i del para tij. Përjeton një farë kënaqësie po qe se e prekë dikush trupin e tij duke përdorur ndonjë fjalë përkëdhelëse. Fëmija ka nevojë për pranin e tjetrit, i cili e shoqëron, luan, angazhohet, siç është bartja në shpinë, ngritja në lartësi etj. Ai nuk ka ndonjë frikë, po qe se edhe e hedhin në lartësi, por në të kundërtën ai i beson tjetrit dhe përjeton kënaqësi të veçantë dhe besim ndaj tjetrit. Lojërat e mira dhe të llojllojshme ndikojnë shumë në sensoromotorikën e fëmijës.
Si foshnja ashtu edhe fëmija dyvjeçar nuk kanë ndonjë interes për tjerë fëmijë. Një interes i tillë fillon të lajmërohet vetëm te trevjeçari. Po qe se janë fëmija në grup, ose në çerdhe, ata do të lozin njëri përskaj tjetrit se sa njëri me tjetrin. Si bie fjala për plazhin e detit, çdo fëmijë gropos për vete, por kur i nevojitet ndonjë vegël ia rrëmben ose ia merre tjetrit, dhe ashtu fillon edhe konflikti. Por kuptohet për lojërat e tilla duhet gjithherë të jetë nën mbikëqyrjen e edukatorëve.
Trevjeçari fillon ta vozisë biçikletën, e zotëron mjedisin dhe vendin në të cilin jeton dhe lëviz. Tani fillon të veprojë edhe imagjinata dhe mekanizmi projektues. Si bie fjala trevjeçarin e kaplon dëshira e vozitjes, ai shërbehet me kërrigën e kuzhinës dhe i hip mbi të dhe vozitet. Për t’ia lehtësuar fëmijës projeksionit dhe imagjinatën, duhet gjithherë pasur kujdes kur blihen lodrat, se zakonisht prindërit i blejnë për shijen e vet dhe jo për shijen e fëmijës, ato duhet të jenë të pagdhendura, me pamje të vrashtë dhe të diferencuara. Si fjala bie, dërrasë me katër rrotë mund t’i shërbej fëmijës, sipas imagjinatës dhe projeksionit, njëherë është qerre me katër rrotë, pastaj është automobil, kamionët ose lokomotivë, përderisa automobili i vogël mbete vetëm automobil.
Fëmija parashkollor më së tepërmi i preferon lodrat nga kukullat. Në lojën me kukulla realizohet projeksioni i plotë. Nëpërmjet lodrave të tilla fëmija imagjinon dhe projekton situatat e llojllojshme të jetës, po ashtu edhe identifikohet me kukulla ose kukullave ia lëshon rolin e vet, dhe fëmija e merr rolin e prindërit. Kukullat i kanë edhe emrat e llojllojshme. Biseda fillon mes fëmijës dhe kukullave, si bie fjala, ngritja nga gjumi, veshmbathja, ushqimi, shërimi mjekësor, koha e gjumit ose e fjetjes dhe gjoba për mos dëgjesë ose veprim të keq, ndërsa mirënjohja për veprimet e mira. Me një fjalë kukullat e lozin rolin e rëndësishëm për socializmin e fëmijës.
Në disa mjedise, kukulla mendojnë, se është lodra vetëm e vajzave, përderisa për djem janë lodra siç janë veglat e punës, lopata, automobili, pushka etj. Lodrat e tilla nuk janë asgjë tjetër përveç në shërbimin e diferencimit stereotip të gjinive, siç është roli i mashkullit dominues dhe roli i femrës shërbëtore.
Ka edhe mjedise, që nuk bëjnë dallime mes mashkullit dhe femrës sa i përket lodrave. Po ashtu foshnjoret dhe çerdhet e llojllojshme nuk i ndajnë fëmijët sipas gjinisë, por ata e kalojnë së bashku kohën si në lojë, që përdorin të njëjtën lodër, ashtu edhe në aktivitetet e tjera përkatëse. Si bie fjala, vajza ia rrëmben djalit biçikletën në qoftë se është nevojshme përdor edhe forcën, po ashtu djali ia rrëmben kukullën nga duart e vajzës. Në këtë rast ata i kanë ndërruar rolet, por çka është me rëndësi ata edhe përjetojnë një farë kënaqësie.
Në organizimin parashkollor, siç janë çerdhet, aty nuk theksohet gjinia as nuk e ndajnë fëmijën sipas gjinisë. Sepse qëndrimet e tilla janë më të njerëzishme dhe më humane se sa theksimi dhe vlerësimi i gjinive.
Loja nuk është vetëm për argëtim por është edhe mjet edukimi, posaçërisht fëmija nëpërmjet lojës mund t’i krijojnë shprehitë ose vetitë e mira. Nuk është mirë që fëmija të posedojë shumë lodra, por duhet të kërkohet nga fëmija që lodrat t’i rregulloj dhe të kujdeset për to. Po qe se fëmija i hedh lodrat dhe i shkapërderdhë nëpër shtëpi, në këtë rast nuk duhet prindërit ose dikush tjetër t’i mbledh, por i merret lodra më e dashur dhe i fshehët. Të nesërmen fëmija i befasuar pyet: Ku është ariu im? Ku është automobili? 
Prindërit i përgjigjen:
As automobili as ariu nuk kanë qenë të vendosur në vendin e vet, edhe ashtu janë zhdukur. Gjithherë ndodh po qe se nuk i vendos çdo gjë në vendin e vet, atëherë ato edhe zhduken. Ja shembulli yt, ti ke mbetur pa ari dhe pa automobil!
- Unë e dua ariun tim! Unë nuk mund pa automobil!
- Rregulloi gjërat në vendin e vet, përpara se të shkosh për të fjetur, ndoshta ariu dhe automobili do të kthehen.
Përpara se fëmija të shkojë për të fjetur, duhet të kujtohet rishtas për t’i rregulluar lodrat, çdo gjë në vendin e vet, për t’ia arritur deri tek ariu dhe automobili humbur. Po qe se e bënë këtë, mund të lajmërohet ariu dhe automobili, por jo menjëherë. Këtë lodrën e dytë e fiton në të dytën ose të tretën ditë. Kuptohet sipas kushtit, po qe se ai përmirësohet dhe i rregullon lodrat në vendin e vet përpara se shkon të flejë. Kjo është ndër mënyrat se si krijohen shprehitë e mira, dhe çrrënjosen vetitë negative. Por shprehitë e mira duhet gjithherë t’i përforcojmë me ndonjë lavdet, kthimin e lodrës, ose prindërit do të luajë me fëmijën etj. Metodat e psikologjisë bihevioriste janë të mirëseardhura për formimin e sjellës së fëmijës dhe tregohen të suksesshme dhe të përhershme për formimin e shprehive.
Lodra e ka domethënien e vet, por çdo periudhë i ka lodrat e veta specifike. Si bie fjala për moshën e hershme ose për fëmijët e vegjël, preferohen lodrat e vokalizuar, siç është muzika, emërtimi i shkronjave, përsëritja e rrokjeve etj.
Nëpërmjet lodrës fëmija e zotëron edhe gjuhën, jo vetëm se e pasuron me fjalët e reja por edhe e kultivon gjuhën e bukur. Sepse fëmija e përjeton ritmin dhe rimën që e përsërit herë pas here.
Trevjeçari, fillon t’i zotërojë edhe tabelën e numërimit, që i mëson kuptohet përmendësh, si poezinë.
Lojërat që përdoret numërimi, janë po ashtu të rëndësishme për socializmin e fëmijës. Si bie fjala grupi i fëmijëve e krijojnë një rrethe, sipas numërimit ose gabimit eliminohen një nga një, fiton ai që mbete i fundit. Por ka lojëra të llojllojshme që përdoret numërimi!
Shumë ndikojnë në kureshtjen e fëmijës fjalët e panjohura, thuajse e kanë një farë magjie në vetvete. Zakonisht periudha parashkollore fjalëve të panjohura ia përshkruan fuqinë magjike (hokus-pokus-miribus, abrakadabra).
Sa i përket lojërave sociale dhe kolektive është interesi shumë më i madh se sa fëmija dy ose trevjeçar. Prindërit është mirë që ta njohin interesin dhe nevojën e fëmijës dhe si prindër duhet të jenë gjithherë të gatshëm për të luajtur me fëmijën. Po ashtu edhe programet parashkollore, janë plot e përplot me lojëra sociale dhe grupore, që ndikojnë shumë në socializmin e fëmijës.
Lojërat sociale duhet gjithherë të organizohen mirë dhe të udhëheqë nga njeriu kompetent. Për ndryshe e humbin efektin e edukimit. Siç e kemi theksuar fëmijët e vegjël parashkollor, i kanë në qejfe lojërat, të cilat nuk kanë ndonjë rregullore, siç është vrapimi, kërcimi, rrëzimi për tokë, notimi etj. Sepse te lojërat jo të organizuar shpeshherë lajmërohet edhe konflikti, që është e nevojshme intervenimi i edukatorit ose i mbikëqyrësit.
Përderisa fëmija e pjekur parashkollor, ata më tepër preferojnë lojëra, të cilat e kanë rregulloren dhe mënyrën aplikative. Lojërat e tilla kërkojnë prej çdo lojtari ose pjesëmarrësi t’i përmbahet rregullores, që do të thotë sinqeritet. Tipi i lojërave shoqërore, që kërkohet përmbajtja e rregullores, sinqeritetit, ato vetvetiu e zhvillojnë mendësinë etiko-morale.
Pesë ose gjashtëvjeçari preferon më tepër lojërat e aktrimit, sepse në lojërat e tilla çdo pjesëmarrës e luan rolin e vet. Zakonisht fëmijët edhe grinden mes vetes kush ta marrin rolin kryesor ose rolin më të mirë. Si bie fjala rolin e mësuesit se sa rolin e nxënësit, ose rolin e mjekut sesa rolin e pacientit. Fëmija dëshiron ta zgjedhë rolin, që i pëlqen dhe të identifikohet me të. Përderisa rolet e tjera që nuk i pëlqejnë ai do t’i pranoj nëse i duhen. Por në këtë fazë ai e ka të zhvilluar vetëdijen sociale dhe e pranon dhe e luan edhe atë rol, që nuk i pëlqen.

Teoria e lojës 

Loja e ka rolin e pazëvendësueshëm për zhvillimin e fëmijës, kuptohet vetvetiu se ka mjaftë edhe teoria mbi ndikimin e lojës në zhvillimin psikik te fëmija. Ja disa shembuj: 

1. Teoria e mësimit. Nëpër mjet lojës zotërohet lënda e mësimit dhe përvetëson operacione të llojllojshme shkollor. Në këtë periudhë është zhvilluar truri i madh (cortex) te fëmija që i mundëson mësimin, zotërimin, përvetësimin dhe aftësitë e përshtatjes, dhe kjo periudhë pothuajse do të gjasë gjatë shkollimit ose mësimit. 
Mësimi zhvillohet në dy binare paralel: në situatën reale dhe atë të stimulimit. Karakteristika e situatës reale është motivimi për të zgjidhur problemin, edhe pas zgjedhjes do të vazhdoi motivimi. Me fjalë të tjera situata reale është për t’i kënaqur nevojat biologjike.
Përderisa te situatat e stimulimit, motivimi është i vogël. Por mbështetjen e ka te simbolika, e cila është gjithherë në disponim dhe mund ta marrin kurdoherë. Kjo e fundit i rrit mundësit e mësimit, pothuajse janë të pakufizuara.
Simbolika në rastet e shumta është edhe në formën e fjalës. Po ashtu edhe nëpër mjet lojës situata stimulohet.


2. Teoria e lojës që e shpjegon qëllimin.

Nëpër mjet lojës fëmija çlirohet nga energjia e tepërme ose akumuluese. Është ajo energji, e cila akumulohet në organizmin e njeriut. Vet fakti pohon, se nuk luajnë vetëm të shëndoshurit, por edhe të sëmurit, të shterurit, të uriturit, dhe në rastet e shumta loja e ka qëllimin terapeutik, shërues.

3. Teoria psikanalitike, e cila e shpjegon, se nëpër mjet lojës zgjidhen konfliktet e llojllojshme. Në këtë rast është simbolika nëpër cilën luhet loja. Zgjedhja simbolike e lehtëson situatën e fëmijës. Bie fjala nëna e ndëshkon fizikisht fëmijën, por ajo e bind fëmijën, se e do, edhe për këtë edhe e ka ndëshkuar, dhe është për të mirën e tij, dhe nëna kërkon nga ai, që ta duan atë më tepër dhe ta çmoj. Por fëmija i saj frustrohet, mund edhe të sëmuret deri në gjendjen neurotike. Po qe se ai, problemin aktual e projekton në lojë, bie fjala me kukulla, në këtë rast kukulla do të jetë fëmija dhe vet fëmija e merr rolin e nënës, problemi zgjidhet simbolikisht: “nëna” është praktikisht fëmija, do t’ia falin “fëmijës” së vet, do t’i thotë kukullës, gabimin e bërë ose fajin, që fillon edhe ta përkëdhel dhe ta duan atë. Ashtu fëmija fillon ta ndiej një farë lehtësimit, duke ruajtur personin e vet prej gjendjes së padurueshme dhe përulës. Por teoria psikanalitike nuk mund të aplikohet në të gjitha lodrat, por në disa lodra, lodrat fëmijës i sjellin suksese dhe janë shëruese.

4. Teoria e asimilimit sipas J. Piageta, është e ngjashme me teorinë e mësimit. Piaget mendon se fëmija nëpër mjet lojës asimilon dhe përvetëson përmbajtët e llojllojshme qofshin të informimit, qofshin operacioneve që ai luan.
Prej kësaj, siç e shohim se ka mjaft teoria mbi ndikimin e lojës dhe të lodrave në psiken e fëmijës dhe të zhvillimit të saj psikik. Sot bota konsumuese prodhon çfarëdo farë lodra për fëmijë, por nuk mund të shpjegohen vetëm me një teori dhe nën dy aktivitete të lojës sepse ende nuk është e gjurmuar loja dhe lodrat në mënyrë të gjithanshme. Por, mund të konstatojmë me një pohim të sigurt, se fëmija kërkon lojërat e veta, pothuajse çdo fazë e zhvillimit i ka lodrat e veta specifike, që e kanë edhe vlerën e edukimit. Por sot fatkeqësisht lodrat janë mjaft të komercializuara për çështje të fitimit. Rreziku i madh është se prindërit i blejnë fëmijës një mori të madhe lojëra që ndikojnë negativisht në zhvillimin psikik, siç është dhuna, delikuenca, sadizmi, masoizmi etj. Në vend që lodrat t’i shërbejnë zhvillimit psikik të fëmijës, si në sferën etiko-morale, religjioze, kombëtare dhe sociale etj.
Fëmijët kanë të drejtë me lodrat adekuate, përderisa detyra e prindërve është t’i sigurojnë kushtet dhe t’i realizojnë drejtën e fëmijës.

Zhvillimi i gjuhës te fëmija parashkollor 

Metoda biografike merret me hulumtimet dhe kërkimet e gjuhës që nga mosha më e njomë e fëmijës. Metoda të tilla janë mjaft të përshtatshme posaçërisht metoda e vëzhgimit, posaçërisht atyre që janë përherë me fëmijë, në rastet e shumta janë prindërit. Ata ditë për ditë i shënojnë fjalët që fëmija i përdorë. Në bazë këtyre shënimeve krijohet edhe fjalori i fëmijës. Ja një tabelë sipas psikologut anglez A. F. Wattsa:


Mosha numri i fjalëve
12 muajsh 9
14 “ 25
1 “ 57
18 “ 114
20 “ 212
22 “ 345
24 “ 574 


Metoda e anekdotës po ashtu është e përshtatshme për regjistrimin e fjalëve dhe të folurit kreativ. Si bie fjala fëmijë e përdorë fjalën në vend “polic” “olic”, ose në vend “papati” “opati”, disa fëmijë thonë në vend “ventilator” “ventator” ose prapë “vazelinë” “mazelin” etj. Vajza e cila është duke ngrënë bukën e thatë dhe të fortë dhe shprehet: “unë bukën asgjë!”
Për ta gjurmuar hollësisht gjuhën e fëmijës duhet kohë, dhe çdo periudhë e ka karakteristikën specifike. Prandaj psikologët shërbehen në rastet e shumta me testet e llojllojshme që e karakterizojnë gjuhën e fëmijës. 
Sigurisht testi është metoda më objektive për gjurmimet ose kërkimet e gjuhës te fëmija, por kuptohet testi i përgatitur mirë për moshën adekuate. Testet më të njohura janë emërtimi i elementeve dhe i fotografive të tyre dhe duhet të plotësohen fjalët e zbrazëta ose të përgjigjën në pyetjen e shtruar.
Metoda e asociacionit, e cila gjurmon ose kërkon gjuhën e të folurit te fëmija. Sipas Kent-ës dhe Rosanoff-ës është lista prej 100 fjalëve, që i shfrytëzojnë për qëllimet e psikiatrisë, për të zbuluar të metat dhe devijimet e fëmijës. Metoda e asociacionit është si bie fjala, kur fëmija reagon kur t’i themi “natë” krijohet asociacioni për fjalën “ditë”, bardh - zi, jetë-vdekje etj. Po që se lajmërohet në fjalën “natë” asociacionin “thika”, “kriminel”, “ikje”, “tmerr ose frikë” atëherë e kuptojmë se fëmija është i ngarkuar mentalisht ose i frustruar.
Pastaj është metoda e fazave, posaçërisht metoda e A. Gesell-it dhe W. Thompson-it (1934), në këtë metodë janë këto faza që vijojnë:
- faza respiracionit që manifestohet sistemi autonom nervor ( të quajturit edhe buzqeshje )
- faza e vokalizimit 
- faza e rrokjeve ( silabifikacionit )
- faza verbalizmit ( shqiptimi dhe kuptimi i fjalëve )
- faza e fjalisë ( kombinimi i fjalëve sipas tërësisë mendore ose të logjikës ).
Tri fazat e para (respiracionin, vokalizacionin dhe silabifikacionin) i çmojnë fazën e paralinguistike, dy të fundit janë në rrafshin e fazës së linguistikës.

Faza paralingustike:

Vokalizmi, është dukuri e lidhur me muajt e parë pas lindjes, kur fëmija lëshon zërin spontanisht. Britma e parë nuk është gjë tjetër përveç forma më e hershme e vokalizmit.. Në të vërtetë kjo është dridhje e parë e kordhave zanore e shkaktuara me thithjen dhe nxjerrjen e parë të ajrit. Britma e parë nuk ka kurrfarë domethënie emocionale, siç kanë menduar më parë disa psikologë. Ndërsa, për të folur ajo është e rëndësishme: para së gjithash kjo brimë është një argument që organet të cilat e prodhojnë zërin funksionojnë qysh me rastin e lindjes.
Fëmija prodhon zëra edhe kur qan, edhe kur është i kënaqur. Ndër këto zëra në fillim dominojnë vokalet. Se fëmija këto zëre nuk i mëson, na argumenton fakti se këto shfaqen në të njëjtën formë te fëmijët e të gjitha kombeve dhe racave, pastaj ato i shqiptojnë edhe fëmijët e shurdhtë prej lindjes. Prej vokalizmit më vonë do të zhvillohet të folurit. Këto zëre të shqiptuara spontanisht nuk i hasim te kafshët, mandej as te majmunët antropoidë. 
Gjatë muajve të parë pas lindjes, numri zërave rritet. Sipas disa psikologëve, qysh në muajin e dytë fëmija i shqipton, jo vetëm të gjitha zërat, apo tingujt të cilët i shqiptojnë edhe të rriturit, por edhe shumë të tjerë, të cilët këta të fundit nuk mund t’i shqiptojnë, duke qenë se nuk ekzistojnë në gjuhën e tyre dhe si të tillë mund të shënohen vetëm me simbole fonetike.
Në zhvillimin e tij të mëtutjeshëm, në ndikimin e mjedisit e të mësuarit të gjuhës së bashkësisë në të cilën jeton, fëmija i dëgjon dhe i përsërit zërat që bëjnë në gjuhën e tij amnore. Ndërsa procesi i humbjes së zërave, të cilat nuk përdoret në të folur, quhet kontraksion zërave.
Dikur besohej se ndërmjet racave të ndryshme, mandej edhe kombeve, ekzistojnë ndryshime anatomike të trashëguara në organet që marrin pjesë në të folur. Ndërkaq, është vërtetuar se, po qe se një kinez qysh prej lindjes jeton në ambientin gjuhësor shqiptar, ai pa kurrfarë vështirësie mund ta mësojë shqiptimin e shqipes, në saje të të mësuarit të gjuhës në kohën e ekspansionit të tij zërit, që do të thotë në kohën kur zërit që i shqipton fëmija spontanisht ende nuk kanë humbur.

Llomotitje. – Para se të kombinohen në fjalë me kuptim, zërat te fëmija pesëmuajsh shfaqen si grupe vokalesh e konsonantesh – në formë të llomotitjes së fëmijës. Fëmija i shqipton nga disa gjëra bashkërisht, si fjala bie: “eda”, “ma”, “nga”, “bla” etj.. Këto rrokje nuk kanë kurrfarë domethënie. Mirëpo kjo lojë rrokjesh ka rëndësi të madhe për zhvillimin e të folurit dhe është hap i mëtutjeshëm në fazën e tij paralinguistike. Ndërsa fëmijët e shurdhtë vokalizojnë, por asnjëherë nuk llomotisin.

Faza lingustike
Periudhën e parë në zhvillimin e të folurit fëmijëror, disa psikologë e quajnë “periodë emërimi”. Në moshën dyvjeçare, më se gjysma e fjalëve, me të cilat disponon fëmija janë emra. Mirëpo, fëmija i përdorë emrat që kanë domethënie të fjalisë së tërë. Edhe pse këto fjalë formalisht mund të klasifikohen si emra, ato shpesh në esencë janë folje. Si bie fjala, kur fëmija thotë “nënë”, ai mund të thotë: “Më merr”, “Po tutem”, “më jep për të ngrënë” etj. Përemrat fëmijët dinë t’i përdorin shumë më vonë. Përemri i parë paraqitet kah fundi i vitit të dytë. Me zhvillimin e fjalorit numri i foljeve rritet, kurse i emrave zvogëlohet.

Zhvillimi i fjalisë. Vetëm kah fundi i vitit të dytë, fëmija është në gjendje t’i kombinojë dy fjalë në një fjali, si bie fjala “ama lodrën”. Orvatja e parë e fëmijës për ta formuar fjalinë janë zakonisht emri dhe folja (“Fëmija han”, “Pinë qumësht” etj.), ose mbiemrin dhe emri (“Shtëpia e bukur”), Zakonisht fjalitë e tilla fëmija i përcjell me gjeste. Pastaj fëmija përpilon fjali me nga tri fjalë, si “Beni, gjuaje topin”.

Fëmijët e shfrytëzojnë të folurit për qëllime të ndryshme. Nganjëherë me te i shprehin gjendjen emocionale, nganjëherë i komunikojnë qëllimet e veta ose kërkojnë diçka
Sipas Piageta dhe Makartit ekzistojnë të të folurit egocentrik dhe të socializuara. Këto nënlloje të të folurit egocentrik janë: Eholia, monologu dhe monologu me nga dy, ose monologu kolektiv.
1. Eholalia është formë e atillë e të folurit me të cilën fëmija përsërit të njëjtën fjalë, por me këtë rast nuk i drejtohet askujt, si bie fjala fëmija duke shikuar lodrën e flet: “Kali.. kali…, kali..”
2. Monologu paraqet të folurit për vete, me ç‘rast fëmija i bën disa lëvizje e gjeste, thuajse mendon me zë.
3. Monologu kolektiv është kur fëmija flet për veten në praninë e fëmijëve tjerë, por atyre nuk u drejtohet.

Nënllojet e të folurit të socializuar janë: Informata e adaptuar, kritika dhe përqeshja, urdhëresat, ankesat dhe kërcënimet, pyetjet dhe përgjigjet, fraza sociale dhe imitimi dramatik.
1. Informata e adaptuar është forma e tillë e të folurit fëmijëror, me anën e të cilit fëmija i jep bashkëbiseduesit ndonjë informatë lidhur me botën e jashtëm dhe ngjarjet ose ia komunikon mendimet e veta, si bie fjala “Topi i madh”.
2. Kritika dhe përqeshjet janë vërejtje në llogari të punës dhe sjelljes së të tjerëve, si ankesa ndaj ndonjë situate, apo ndaj objekteve (“Ih, çfarë automobili është ky, unë e kam më të bukur”)
3. Urdhëresa, ankesa dhe kërcënimi, me anën e të cilave fëmija i drejtohet bashkëbiseduesit duke i dhënë ndonjë urdhër, ose duke iu ankuar, ose prapë duke iu kërcënuar, si bie fjala; “Do t’i tregojë nënës”.
4. Fëmijët bëjnë pyetje të panumërta: Çka është kjo? Pse lepuri ka veshë? etj.
5. Frazat sociale janë shprehje të cilat fëmijët i kanë mësuar prej të rriturve dhe të cilat i përdorin në situatat konvencionale. Si bie fjala: “mirë dita”, “Ju falem nderit” etj.
6. Imitimi dramatik është imitimi i të rriturve, kafshëve ose makinave nga ana e fëmijëve. Kjo formë e të folurit është e shpeshtë të fëmijët, si bie fjala fëmija flet në telefon dhe e thërret mjekun që t’ia vizitojnë kukullën, ose e imiton lehjen e qenit etj.

Te fëmija parashkollor lajmërohet përpos subjektit dhe predikatit edhe objekti. Ashtu fëmija parashkollor mund të ketë pesë fjalë ose gjashtë fjalë. Zakonisht fëmijët para- shkollor kanë vështirësi t’i shqiptojnë shkronjat siç janë r, l, ll, sh, ç, zh, t, th, dh. Këto vështirësi kalojnë vetvetiu, por të disa u duhet ndihma e logopedit.
Gjuha e folur te fëmija dhe zhvillimi i tij është e mundshme vetëm kur në mjedisin e njeriut ndikon në gjuha e të folurit. Po që se fëmija do të zhvillohet në një mjedis të shurdhët, që nuk flitet, po ashtu as ai nuk do të flasë. Ai do të jetë i dëmtuar dhe do të mbes gjysmak, dhe si i tillë nuk mund të kyçet në komunikimin e mjedisit, dhe ashtu ai mbetet prapa si nga zhvillimi mental ashtu edhe intelektual. Këtë e pohon numri i vogël i fëmijëve që janë rritur të vetmuar në mesin e kafshëve. Kjo edhe pohon se sa është e rëndësishëm dhe vendimtare gjuha për zhvillimin psikik të fëmija. Detyra e parë e prindërve është që t’i mundësohet fëmijës zhvillimi normal i gjuhës, kuptohet duhet të krijohet mjedisi i përshtatshëm si nga ana e prindërit ashtu edhe nga organet shkollore ose parashkollore.

Çrregullimet e të folurit: Ekzistojnë shumë shkaqe të çrregullimit të të folurit. Ato nganjëherë janë të natyrës fizike, por më së shpeshti pasojë sociale-emocionale. Shkaqet fizike janë zakonisht defektet në organet që marrin pjesë në të folur. Këto janë “buza e lepurit”, dhëmbët e renditur jo si duhet, qiellza e ndarë etj., po ashtu mund të jenë edhe defekte e të dëgjuarit, për shkak të të cilave fëmija nuk e ndien plotësisht as të folurit e të tjerëve, as të vetin, si dhe sëmundjet nervore, të cilat e pengojnë kontrollin motorik të organeve të të folurit.
Çrregullimet e të folurit nganjëherë janë pasojë e të mësuarit të gabueshëm, e nganjëherë shkaktohen nga pengesat sociale-emocionale dhe psikoneurozat. Po ashtu vështirësitë emocionale si edhe situata e përshtatshme sociale dhe familjare krijojnë një teren të volitshëm për belbëzim tek fëmijët.

Bilinguizmi: Ekzistojnë shumë arsye në bazë të të cilave këshillohet të mësuarit e hershëm të gjuhës së huaj, por ka edhe argumente të kundërta. Disa studime të zhvillimit të të folurit në mjedisin dygjuhësore kanë treguar se me rastin e nisjes në shkollë fjalori i shumicës së fëmijëve, të cilët i flasin dy gjuhë është më i varfër se sa i fëmijëve që flasin vetëm një. Pos kësaj, këto studime e kanë vërtetuar supozimin, sipas së cilës të mësuarit e dy gjuhëve te fëmijët mund të krijojë konfuzion.
Megjithatë duket se fëmijëria e hershme është koha më e përshtatshme për mësimin e gjuhës së huaj. Mirëpo, nëse te fëmija shfaqen pengime emocionale, mësimi duhet të ndërpritet. Masa më e mirë me të cilën mund të vërtetohet se a është “i pjekur” fëmija për mësimin e gjuhës së huaj është shkalla e interesimit të tij për këtë mësim dhe suksesi në përvetësimin e të dy gjuhëve, asaj amtare dhe të huaj.

Zhvillimi i njohjes ose informimit të fëmija parashkollor 

Fëmija fillon të njoh botën ose mjedisin që nga ditët e para të paslindjes, për sa i përket informim dhe njohjes, ai mësohet deri në vdekje. Posaçërisht është vendimtare periudha e fëmijërisë dhe e rinisë për përvetësimin e njohurive të llojllojshme të mësimit.
Mësimi është qenësisht një pjesë e jetës intelektuale. Po ashtu është edhe themeli për të kuptuar, për të menduar, siç është vetëdija, dukurit dhe domethënia e tyre. Mësimi nuk është asgjë tjetër përveç përdorimi dhe shfrytëzimi i simbolikës, që jepen nëpër mjet shkronjave dhe fjalëve ose termave. Operimi me fjalë është të menduarit e njeriut. Menduarit drejtë ose arsyeja e mendjes nuk mund, po që se nuk posedohet një depo i fjalëve të llojllojshme, që ndërlidhen në sistemin e komplikuar të jetës. Detyra e prindërit dhe e mjedisit është, që t’i mundësohet fëmijës fondi sa më i pasur i fjalëve të llojllojshme dhe njohurive të reja etj. Me këmbëngulje duhet dita - ditës ose për çdo orë për aktivizimin e mësimit. Siç thotë vepra e Kirbenetikës N. Wieneri: “Të jetosh i suksesshëm do të thotë të jetosh me mësimin e përshtatshëm - adekuat.”
Për t’ia arritur suksesit, duhet të ndahet dhe të klasifikohet lënda e mësimit sipas kriteri adekuat. Një prej tyre është vendbanimi. Sa i përket imagjinatës së fëmijës nuk është e përpiktë ose precize, si bie fjala ai e shtrinë dorën par ta kapur hënën nga dritarja! Fëmija fillon ta zotëroj vendin pasi që fillon të ecë. Gjatë ecjes ai konstaton se disa gjëra janë më afër dhe disa më larg, disa mund t’i marrin me dorë dhe janë të kapshme dhe disa të tjera nuk janë të kapshme. Ai zotëron edhe relacionin: disa gjëra janë këtu dhe disa të tjera janë atje, disa janë përpara disa të tjera prapë janë mbrapa, disa janë në këtë anë dhe disa të tjera në atë anë; po ashtu lartë e poshtë; nën tryeze mbi tryezë, në dysheme, disa brenda dhe të tjerat jashtë etj. Një zotërim i tillë ia mundëson fëmijës t’i mësojë një mori fjalë, që i përgjigjen elementeve në vendin ku ai jeton në mënyrë adekuate.
Relacioni pothuajse është gjithherë i karakterit dihotomik, që do të thotë gjithherë dysh (çift), po qe se e kupton fjalën e kundërt. Si bie fjala, djathta e ka edhe të majtën, natë-ditë, dhe relacioni dihotiomik bëhet i kapshëm vetëm te fëmija parashkollor.
Fëmija për t’i zotëruar elementet, të cilat gjinden në mjedisin e tij, atij i duhet të ketë mundësi të mjaftueshme për të lëvizur dhe për të manipuluar me elementet që i përdorë.
Po ashtu emërtimi i elementeve, të cilat gjinden në mjedisin e tij, janë dihotomik edhe dimensionin e tyre, siç bie fjala i vogël - i madh, i shkurtër - i gjatë, i hollë - i trashë, i drejtë - i shtrembët, i rrumbullakët - katror....
Gjithashtu zotëron fjalët e sipërfaqes: i rrafshët - gropa-gropa (i vrazhdë); i lagët - i terur; i butë - i fortë etj.
Fëmija parashkollor mund t’i dallojë edhe ngjyrat: siç është ngjyra e kuqe, e gjelbër, e verdhë, e kaltër, e bardh e zezë. Duhet të themi se fëmija e dallon ngjyrën dhe di t’i shqiptoi, por ai i thotë ngjyrës me termin e lodrës, kësula e ka ngjyrën e ariut. Prindërit duhet të kenë më shumë kujdes me fëmijët, ata duhet rregullisht t’i emërtojnë elementet me emrin e sakët po ashtu edhe ngjyrat t’i emërtojnë ashtu siç janë, si bie fjala, sot do ta veshësh këmishën e kuqe, këpucët e bardha, dorëzat e jeshil etj.
Fëmija parashkollor ende nuk i kupton numrat edhe pse i mëson përmendësh dhe numëron deri në dhjetë, por nuk është i aftë t’i tregojë pesë elemente.
Shumica e fëmijëve e dallon vetëm një element prej elementeve të tjera ose prej një grumbulli. Duke iu falënderuar dy duarve, fëmija fillon ta zotëroj numrin dysh. Po qe se ai i mbanë në dy duar nga një element, ai di se ka dy elemente në duart e veta. Po qe se ai mban në duar nga një element, dhe në tryezë gjendet elementi tjetër, atëherë janë tri elemente. Ashtu duart e fëmijës janë mjeti i parë për llogaritje.
Po qe se ai dëshiron të numërojë më shumë, atëherë shërbehet me gishtërinjtë. Për shumicën e fëmijëve parashkollor mjeti për llogaritje janë gishtat e një dore, që janë katër dhe pesë. Kah fundi parashkollor disa fëmijë dinë të përdorin gishtërinjtë e të dy duarve, dhe ashtu i zotëron numrat gjashtë deri dhjetë.
Zotërimi i kohës, i ec te fëmija mjaftë ngadalë në krahasim me perceptimin e elementeve që gjinden në mjedisin e tij. Ai fillon të dallojë kohën e tashme nga e kaluara dhe të ardhmen. Ai fillon edhe të flas se çka ka qenë në mëngjes, dhe çka do të jetë në mbrëmje, ashtu fillon ta kuptoj kohën që shkon për të fjetur dhe kohën që zgjohet nga shtrati. Po ashtu i ndihmon shumë edhe mësimi i ditëve të javës, që i ndihmon ta kuptoj të sotmen prej së nesërmes dhe prej djeshmit. Shumë shpejt fëmija e vëren se dita e diel është më e bukura, sepse në këtë ditë të gjithë anëtarët e familjes janë në shtëpi, më shumë flihet, dilet në shëtitje, më mirë hahet, çka është më rëndësishme prindërit më tepër luajnë me të.
Ka fundi parashkollor, fëmija fillon t’i perceptoi edhe stinët e vitit. Stinën e dimrit e percepton më së shpejti, prej çështjes së borës dhe gëzimin që e sjellë ajo, po ashtu edhe verën, sepse gjatë kësaj stine shkohet në pushimet verore,si në det ashtu në bjeshkë. Atëherë percepton pranverën dhe vjeshtën.
Fëmija është vëzhgues i mirë, dhe ai i vëren prindërit që e shikojnë sahatin, dhe ai interesohet si duhet të lexohen numrat e sahatit.
Po ashtu edhe vlera e monedhës ai fillon t’i perceptoi shumë herët, dhe kupton se me to tregtohet. Në fillim nuk e dallon nocionin e monedhës si mjet pagimi, por ai kërkon një para për të blerë ëmbëlsirat ose ndonjë lodër. 
Duhet po ashtu të theksohet se fëmija e kësaj periudhe mund të perceptojë për të kursyer dhe për t’i ruajtur elementet e vlefshme. 
Katërvjeçari fillon t’i dalloj elementet dhe peshën e tyre.
Masa gjatësi - metër, fëmija parashkollor e zotëron gjatësinë e vet. Është mirë prindërit disa herë gjatë vitit t’i masin gjatësinë, dhe rezultatin t’ia regjistrojnë në mur. Fëmija fillon të jetë krenar, kur e sheh se për çdoherë është më i gjatë.
Fëmija parashkollor di t’i emërtojë katër cilësitë, edhe pse më së shumti dëshiron ëmbëlsirën, nganjëherë thartësirën dhe i shmanget të hidhëtit dhe të njelmëtit. Fëmija në këtë moshë e dëshiron edhe aromën, posaçërisht të trëndafilit, parfumet, por nuk është ende i aftë t’i emërtojë erëzat, që është vështirë edhe për të rriturin.
Në fund fëmija parashkollor njoftohet edhe me shumë njerëz në mjedisin e tij, me disa njoftohet dhe lidhet ngushtë me ta, miqësisht sillet me ta, që është mjaft e rëndësishme për socializmin e tij.
Duhet gjithherë të mundohet që fëmija të përjetojë sa më shumë, që më tepër të lëviz, si nëpër shtëpi, për rreth shtëpie, duhet të dalë në park, në shëtitje, në vizita të llojllojshme dhe në udhëtime të shkurtra. Për fëmijët janë mjaft me interes teatri i kukullave dhe teatri i fëmijëve, dhe filmat e vizatuar ose filmat e fëmijëve, të njoftohet me kafshë posaçërisht në kopshtin zoologjik, sa më tepër të kalojë në natyrë, në pyll, pranë lumenjve dhe në brigjet e detit.
Shumica e fëmijëve sipas disave edhe 50% e ka parafytyrimin e perceptimit precizë ose e përjeton drejtpërsëdrejti realitetin. Dukjet e tilla i quajnë eidetizëm ose foto-kujtesa. Foto-kujtesa ia lehtëson mësimin fëmijës. Po ashtu parafytyrimi ia mundëson imagjinatën. Fëmija parashkollor e përjeton imagjinatën dhe identifikohet me të si të ishte e vërtetë. Ashtu krijohet edhe rrena ose gënjeshtra e fëmijës, siç bie fjala e ka vërejtur hajnin në oborr, ose e ka takuar qenin e madh në rrugë etj. Deri te ngatërrimi nuk do të vij në qoftë se imagjinata e fëmijës është jo reale, si bie fjala në park e ka parë luanin e vërtetë... Nganjëherë imagjinata e fëmijës mund të ngjasojë disa ditë me radhë, mund të jetë po ashtu e hutueshëm dhe e habitshme për mjedisin. Ashtu disa fëmijë imagjinojnë veten me bisht. Po qe se dikush e mbyllë derën pas tyre, ai fillon të qajë ose psiket (bërtet): -ah, ma shtypët bishtin!
Gjatë imagjinatë ose përfytyrimit fëmija parashkollor përjeton disa edhe sinetezinë, që nuk është asgjë tjetër përveç ngjyrosja e fëmijës, edhe zërin e ngjyrosur.
Zhvillimi i njohurisë ose zhvillimi konjitiv te fëmija parashkollor 

Zhvillimi konjitiv (aftësitë e njohjes ose aftësitë e të menduarit) te fëmija është mjaft aktiv, i cili percepton informatat dhe fjalët e llojllojshme. Ai fillon të manipulojë me simbolet e përvetësuara. Që është edhe aktiviteti i brendshëm i fëmijës. Edhe zgjedhja e problemeve konkrete me elementet e të menduarit, janë po ashtu aktivitetet e brendshme. Aktivitetet e tilla i shoqërojnë aktivitet e jashtme, që i drejton dhe i përvetëson.
Me zhvillimin konjitiv te fëmija është marrë mjaft psikologu i njohur zviceran Jean Piaget (Piazhe: 1896-1980). 
Fëmijët nuk mendojnë në të njëjtën mënyrë si mendojnë edhe të rriturit. Shumë kohë përpara se fëmija të mësojë, që të lexojë ose të shkruajë dhe të kryejë testet e inteligjencës, ata kanë filluar tashmë të shfaqin aftësinë për të menduar dhe për të kontrolluar idetë. Ky aktivitet konjitiv është studiuar intensivisht për mbi 60 vjet prej Jean Piaget.
Piaget besonte se zhvillimi konjitiv i fëmijës ndodhte, sepse ngjarjet që fëmija vëzhgonte në mjedis i vinin strukturat e tij mendore para kërkesave më të larta. Për të zgjidhur një problem, fëmija duhet të zhvillojë struktura konjitive me komplekse ose skemat. Një skemë mund të mendohet si një njësi e dijes që zotëron një person ose një pikturë mendore e botës. Në nivelin më të thjeshtë, një i sapolindur zotëron skemat refleksive për ta kapur e shtrënguar fortë, për të thithur dhe për të gëlltitur. Më në fund, fëmija i koordinon këto skema në mënyrë të tillë që ai të mendojë përmes një serie veprimesh dhe të përfytyrojë pasojat e këtyre veprimeve.
Piaget studioj mënyrat me anë të të cilave fëmijët përvetësojnë konceptet dhe organizojnë idetë. Dhe skicoi periudhat e parashikueshme sipas një rendi të caktuar të zhvillimit intelektual. Progresi i këtyre periudhave varet nga përshtatshmëria vazhdimisht në rritje të fëmijës ndaj situatave të reja. Për Piaget-in, zhvillimi motorik dhe eksplorimi i mjedisit janë bazat për mendimin logjik që vjen më pas.
Për zhvillimin konjitiv janë të rëndësishme dy procese: asimilimi dhe akomodimi.
Asimilimi është procesi më anë të të cilit fëmija integron stimujt e ndodhive të reja në skemat tashmë ekzistuese.
Fëmijët përpiqen që të përfshijnë çdo ngacmues të ri në skemat e tyre ekzistuese të botës. Megjithatë, disa herë fëmija nuk mund të asimilojë një stimul të ri në skemat ekzistuese dhe duhet që në vend të kësaj të përdorë akomodimin.
Akomodimi është procesi i krijimit të një skeme të re ose ndryshimit të një skeme ekzistuese, me qëllim që të krijohet hapësirë për një ngacmues ose përjetim të ri. Fëmija akomodon macen nëpërmjet krijimit të skemës së re të maces. Sipas Piagetit, bashkëveprimi dhe balanca e procesit të asimilimit dhe akomodimit, i quajtur ekuilibër, janë përgjegjës për zhvillimin intelektual të fëmijës.
Periudha sensoromotorike. Gjatë dy viteve të para të jetës foshnjat mësojnë të diferencojnë veten prej mjedisit. Në periudhën sensoromotorike ata shpenzojnë një sasi të madhe kohe duke mësuar të koordinojnë përvojat sensore me veprimtaritë motorike. Ata mësojnë të koordinojnë të pamirit, të shijuarit, të prekurit dhe të dëgjuarit me thithje, kapje dhe shtrëngim.
Gjatë periudhës sensoromotorike foshnja mëson gjithashtu vazhdimsinë e objektit. Përderisa në moshën tetë-muajsh foshnja nuk do të kërkojë një objekt, nëse ky objekt largohet nga fusha e tyre e pamjes. Sapo ata mësojnë vazhdimësinë e objektit, aftësinë për të kuptuar që objektet vazhdojnë të ekzistojnë edhe pse nuk mund t’i shohin ato, ata do ta kërkojnë objektin që mungon.
Periudha e të menduarit paraoperacional. Afërsisht prej moshës 2 deri 7 vjeç fëmijët kalojnë në periudhën e të menduarit paraoperacional në të cilën ata përvetesojnë gjuhën dhe mësojnë të përfaqësojnë objektet e tyre me objekte dhe simbole (Wadsworth, 1984). Në fillim të stadit paraoperacional, fëmijët janë duke mësuar të përdorin simbolet dhe përfaqësimet mendore të botës. Ata kënaqen duke luajtur me kafshët e balsamosura ose kukulla, sepse mund të besojnë se gjërat për të lozur janë kafshë reale ose shokë, një koncept ky i quajtur animizëm. Një shembull i animizmit është kur fëmijët thonë, si bie fjala se gjatë natës dielli është duke fjetur.
Në këtë moshë fëmijët kanë një imagjinatë të gjallë. Duke patur figurat e disa personave të shquar të luftës dhe një vend për të lozur, fëmijët mund të bëhen heronj ose banorë të planetëve të tjerë.
Fëmijët në periudhën e të menduarit paraoperacional janë egocentrik. Kjo do të thotë se ata e shohin veten si qendër të universit të tyre. Ata përqendrohen në kënaqësitë, dhimbjet, dëshirat e tyre dhe janë të pavetëdijshëm për ato të të tjerëve. Ata e shohin botën vetëm nga perspektiva e tyre. Kjo është arsyeja që fëmija në këtë moshë e bënë shenjën e kryqit me dorën e majtë duke shikua dorën e djathtë të katekist-it/ës, veçanërisht nëse ju jeni përballë tyre, kur e bënë shenjën e kryqit së bashku.
Teoria Ruse bazohet pak a shumë në konceptin e Pavlovit, ashtu Ivanov - Smolenski e shpjegon zhvillimin psikik të fëmijëve parashkollor. Sinjali i parë është përjetimi i drejtpërsëdrejti dhe sinjali i dytë është gjuha e të folurit, që mund ta zëvendësojë përvojën. Zhvillimin psikik të fëmijës i ndanë në katër pjesë. E para është direket kur fëmija ende nuk flet (dy-vjeçar). Dominon refleksi kushtëzuar. Faza e dytë është verbali direkët, që shfaqet te fëmija, i cili reagon konkretisht, jo verbalist. Pastaj faza e tretë që është verbali direkt që fëmija reagon verbalist. Faza e dytë dhe e treta e ilustron fakti se fëmija e kupton gjuhën e të folurit, atëherë mundet konkretisht ta verbalizojë në situatë konkrete. Në fund faza e katërtë është verbali i verbalit, që zhvillohen te fëmija asociacionet ndërverbale, që dominon në të menduarit e fëmijës.
Psikologu rus P. J. Galperin e shpjegon teorinë e zhvillimit konjitiv te fëmija parashkollor me teorinë e veprimit të të menduarit. Sipas kësaj fëmija duhet të përvetësojë ndonjë veprim konkret në objektet konkrete.
Psikologu J. Bruner, mendon se te fëmija lajmërohet bota reale, reagimi i fëmijës në nxitjet e jashtme janë pak a shumë motorike. Pastaj arninë paraqitjen jo reale. Në këtë fazë perceptimi është seleksionues dhe lëshon anash elemente jo të rëndësishëm (abstraksioni). Pastaj te fëmija zhvillohet simbolika. Me tjera fjalë Bruneri thekson zhvillimin psikik te fëmija procesin e abstraksionit dhe gjeneralisimit dhe simbolikës.
Mundësit e njohjes së fëmijës mund të skematizohen në disa kategori:

1. Fëmija e përvetëson njohjen. Ai imiton, qoftë në mënyrë motorike, qoftë verbalisht dhe ashtu edhe e përvetëson. Ashtu barten njohuritë e njerëzimit prej breznie në brezni.

2. Fëmija arrin deri te njohja nëpërmjet përvojave personale, duke zgjedhur problemet konkretet. Kuptohet se ka edhe gabime të shumta. Për këtë quhet metoda e provimit dhe gabimit. Me një fjalë fëmija mëson nga përvojat e veta.

3. Në disa lëmi fëmija arrin sukses, dhe veprimi i tillë sjellë sukses, dhe lënda bëhet e lehtë dhe suksesi i mëtejshëm është edhe më i plotë.

4. Fëmija arrin deri te një njohuri papritmas, ndonjë problem i situatës konkret.
Për të menduar është e nevojshme orvatje ose puna, që motivohet për të arritur edhe njohuritë e dëshiruara. Motivimi duhet të jetë i brendshëm. E kuptueshme është se fëmija dëshiron për një kohë të shkurtë që të arrijë shumë. Për fëmijën është njohja më e mirë dhe më e suksesshme, po qe se i përgjigjeni në pyetjet e tyre.

Sa shpejt fëmija e zbulon ndonjë emër, si bie fjala dyvjeçari pyet:
- Çka është, kush është?
Trevjeçari pyet: 
- Pse?, ku?, kur?, si?
Psikologët Rusë pohojnë, se fëmija katërvjeçar mesatarisht pyet 400 herë në ditë! Po qe se, i moshuari i përgjigjet, atëherë ai nuk do të pyes aq shumë, dhe në fund as nuk pyet më.
Në përgjigjen e pyetjeve të shtruar nga fëmija duhet të respektohen dy të drejta strategjike. 
E para duhet të jepen përgjigjet adekuate në pyetjet e shtruara nga fëmija dhe përgjigjet e kthyera të lejojnë fëmijën për të shtruar pyetje të tjera.
Strategjia e dytë është, se nuk duhet t`i përgjigjeni fëmijës në ato pyetje, në të cilat fëmija mund të përgjigjet vet. Si bie fjala, fëmija e pyet nënën: “Pse duhet për çdo ditë ta ushqej qenin?” Nëna kishte dashur të përgjigjet. “Çka mendon, pse duhet ta ushqesh për çdo ditë qenin?”
Menduarit e fëmijës parashkollor janë nën ndikimin e emocioneve. Edhe deri te deformimi i mendimit mund të arrijë edhe nga ndikimi i frikës, errësirës, njerëzve të panjohur. Për këtë frikën e fëmijës duhet zhdukur gradualisht, por vetëm në mënyrë të arsyeshme. Ose shpjegimin e frikës prej rrezikut real (si bie fjala errësira nga kafshët e egra).

Zhvillimi emocional te fëmija parashkollor 

Jeta emocionale e njeriut është në përjetime si personal, siç është shprehja e emocioneve, ashtu edhe nevoja e përjetimit të tjetrit (emocionet e tjetrit). Sa i përket fëmijës, është mjaft e rëndësishme sfera emocionale. Në këtë moshë zhvillohet jo vetëm simpatia që është më tepër e të njëjtës moshë e gjini por edhe zhvillohen shoqëria e ngushtë dhe përkushtimi ndaj shokut respektivisht shoqes. Fëmijët e shprehin dashurinë e tyre me përqafime e puthje. Këto manifestime janë sidomos të dallueshme te vajzat. Po ashtu periudha e kësaj simpatie është diçka më e gjatë te vajzat se sa te djemtë. Fëmija edhe më tutje i donë prindërit e vet, vëllezërit e motrat, mirëpo kjo është një periudhë, në të cilën ai fillon ta këpusë “kordelen e kërthizës” që e lidh me familjen dhe që është e domosdoshme për zhvillimin e mëtutjeshëm normal emotiv.
Meqenëse jeta emocionale ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për shëndetin shpirtëror, atëherë është e qartë nevoja për kultivimin e reaksioneve të ardhshme emocionale qy në vegjëli. Delikuenca e të miturve – vrasje, grabitje, vjedhje dhe prostitucioni – nganjëherë janë pasojë e defekteve sociale-emocionale të personalitetit. Rastet e ndryshme të kriminalitetit të tilla tregojnë se delinkuenti ka pasur edukatë të gabueshme emocionale. Mirëpo në edukimin e emocioneve, sikurse edhe edukatë në përgjithësi, nuk ekzistojnë kurrfarë rregullash të përgjithshme, sepse çdo fëmijë zhvillohet në mënyrën e vet, madje edhe atëherë kur ata rriten në kushte të ngjashme. Kjo do të thotë se në edukatë çdo fëmije duhet t’i afrohemi veçanërisht. Por, megjithatë, ekzistojnë disa kushte, të cilat duhet t’i sigurojnë prindërit, kopshti apo çerdhet dhe shoqëria, në mënyrë që fëmija të zhvillohet në një personalitet të shëndoshë emocional.
Nevojat themelore emocionale te fëmija janë:
- përjetimi i sigurisë,
- përjetimi i dashurisë, është i mirëseardhur,
- përjeton mirënjohjen nga mjedisi dhe
- arritja e përvojave të llojllojshme.
Fëmija duhet të ketë vetëdijen e plotë se dikush kujdeset për të. Ai nuk është pasiv por është ngushtë i lidhur dhe aktiv me të moshuarit, dhe mundohet t’i lidhë raportet edhe më ngushtë me personin e rritur, ta përvetësojë për vete. Prej kësaj sigurie del nevoja e fëmijës, se ai duhet t’i takojë dikujt. Si bie fjala, në pyetje se i kujt je: “i nënës apo i babait!”
Po qe se prindërit e mohojnë se nuk është fëmija i tyre, për të është katastrofë.
Shprehja e dashurisë, fëmija dëshiron të jetë i pranuar, jo vetëm verbalist, por edhe me anën e përkëdheljes, puthjes. Fëmija nuk jeton vetëm prej buke por edhe prej dashurisë së prindërve. Fëmija e ndjen veten të sigurt në prehrin e nënës, ndoshta prej këtij edhe i moshuari kur rrinë në pyll mbështet pranë lisit!
Fëmija po qe se nuk përjeton dashurinë, do të jetë i frustruar dhe në martesë është pothuajse i paaftë për ta ndarë dashurinë me tjetrin.
Çdo fëmijë ka nevojë për mirënjohje. Mirënjohja ndikon në rritje, në zhvillim, sa më tepër të dijë, mundet edhe më tepër të bëjë, e ka qëllimin e mirë. Mirënjohja nuk bënë të jetë e zbrazët, por reale.
Përvojat e llojllojshme janë të nevojshme për fëmijën. Siç është shëtitja, dalja në natyrë, në park, në pyll, në kopshtin zoologjik etj. Përvojat fiktive në lëmin e artit, filmit, televizorit, teatrit, librit të përrallave. Shumë është e rëndësishme te përvojat fiktive, të cilat dramatizohen sepse fëmija angazhohet në mënyrë aktive.
Në zhvillimin emocional fëmija zgjedh pyetjet e rëndësishme për kontrollimin e emocioneve.
Kemi dy skaje, disa propozojnë që fëmija t’i shpreh lirishtë të gjitha emocionet; të tjerët pohojnë se fëmija duhet t’i kontrollojë emocionet.
Sot dihet shtypja e emocioneve në sferën e nënvetëdijes apo pavetëdijes sjellë konfliktet e brendshme, konfliktet e pavetëdijshme, që mund të tejkalojnë edhe pengesa neurotike. Fëmijëve duhet t`i lejohet të shfryhen, të hidhërohen dhe nuk bënë të ndëshkohen për çështjet e sjelljes agresive, në qoftë se janë të buta ose të shpërthimeve, të gëzimit ose të të qarit.
Po qe se marrin kahen e agresivitetit, atëherë duhet fëmija të aftësohet për kontrollimin e vetvetes dhe emocioneve. Është mirë që ta përdorin metodën e sublimimit, agresioni ta kanalizojë si bie fjalë në lojë të bukur ose në vizatim ose ndonjë veprim tjetër.
Si bie fjala pas ndëshkimit – një puthje: Fëmija duhet të ndëshkohet nëse e meriton, por ai s’duhet të ketë frikë se nuk është i dashur.
Askush nuk ka rregulla magjike për edukimin e mirë të fëmijëve. Po ashtu të rrahësh fëmijën që nuk mund të mbrohet nuk është akt edukimi por – dobësi e prindërit. Natyrisht, duhet bërë dallimin ndërmjet rrahjes serioze dhe ndonjë shuplake të herëpashershme për fela. Nëse një gjest i tillë nuk ka për qëllim të dëmtojë fëmijën, por ka një vlerë simbolike që fëmija të kuptojë peshën e gabimit që ka bërë, atëherë e ka rëndësinë edukative. Ndërkaq, menjëherë pas shpullës fëmijën duhet përkëdhelur: këto dy gjëra nuk janë në kundërshtim njëra me tjetrën; përkundrazi, vërtetojnë qëndrimin e patundur dhe dashurinë e prindit. Sepse ashpërsia e tepruar dëmton. Në kuptimin pozitiv, fjala ashpërsi mund të barazohet me autoritetin dhe aftësinë e një njeriu që t’ua imponojë të tjerëve rregullat dhe vlerat e veta. Ndërsa, në kuptimin negativ ajo manifestohet përmes një vargu të tërë urdhrash të dhëna pa shpjegim. Në këtë kuptimin e dytë edukimi do të jetë i dëmshëm qoftë kur fëmija përshtatet, qoftë kur reziston. Nëse fëmijët mësohen vetëm të marrin urdhra prej prindërve, atëherë ata në moshën e rritur do t’u mungojnë iniciativa, kureshtja, origjinalitetit dhe mbeten të zbrazët pa imagjinatë dhe të pa vendosur dhe mbesin nën ndikimin e mjedisit.
Ndërsa, nëse fëmija iu kundërshtojnë urdhëratë e ashpra të prindërve, ata atëherë në moshën të rritur do të vazhdojnë të jenë edhe më tej rebelues dhe kapriciozë mu si të ishin fëmijë, duke mos pranuar rregullat shoqërore.
Po ashtu edhe liria e tepruar është gabim. Sepse mund të ndodhë që prindërit të jenë edhe më të papjekur se fëmijët e tyre dhe të mos jenë në gjendje që t’ua mësojnë fëmijëve rregullat e sjelljes: lejojnë të bëjnë çka t’u teket pa kurrfarë ndalimi, rregulli dhe organizimi. Sepse fëmija nuk mund të zhvillohet në person të rritur pas i është lejuar liria e pakufizuar që t’i ndjekë instinktet, dëshirat dhe nevojat e veta, pa u mësuar t’i kontrollojë ato dhe t’i përdorë në kuptimin pozitiv.
Si njerëz të rritur ata do të jenë simpatikë dhe spontanë, por pa aftësinë për t’u përshtatur të tjerëve si gjatë punës, ashtu edhe në botën emotive. Si bie fjala ata do të reagojnë në vështirësi apo në kundërshtim duke “përplasur derën” sepse janë mësuar të bëjnë vetëm atë që u intereson atyre etj.
Emocionet e fëmijës janë komponentë vendimtare për formimin e identitetit - personalitetit. Vijat e para të personalitetit lajmërohen te fëmija parashkollor. Siç është mekanizmi i identifikimi, i imitimit, identifikimi sipas gjinisë, djali sipas babës dhe vajza sipas nënës. Për këtë është e pazëvendësueshëm roli i babës dhe i nënës në gjirin familjar. Aty ku mungon baba fëmijës, si vajzës ashtu edhe djalit i mungon identifikimi i babës, aty ku mungon nëna mungon identifikimi i nënës dhe fëmija do të mbes gjysmak.
Deri vonë psikologjia babin “e merrte” si figurë të rëndësishme për zhvillimin e personalitetit të fëmijës aty diku rreth vitit të tretë, në fillim të asaj faze të zhvillimit që njihet si fazë edipale e jetës psikoseksuale të fëmijës, duke ia dhënë rolin qendror në dinamikën familjare.
Po ashtu është e vërtetë se babai drejtpërsëdrejti ose tërthorazi është i pranishëm dhe i rëndësishëm si figurë prindore në të gjitha fazat e zhvillimit psikoseksual të fëmijës – në aspektin intelektual, emocional dhe social.
Qysh para lindjes së fëmijës, qëndrimet e shprehura dhe të pashprehura të babait lidhur me fëmijën e pritur dhe veçoritë e tij (gjinia, pamja e vetitë etj.) manifestohen në ndjenjat e nënës shtatzënë, ndikojnë në sigurinë e saj dhe gërshetohen me ndjenjat e saj të vetëdijshme dhe të pavetëdijshme ndaj fëmijës të cilin e pret. Sepse shtatzënia e nënës nuk është vetëm çështje vetëm e saj, por edhe e përbashkët e të dy prindërve, sepse fëmija edhe para se të lindë i merr “porositë” dhe “sinjalet” e marrëdhënieve të prindërve. Po ashtu vlen edhe të ushqyerit dhe kujdesi për foshnjën e porsalindur, fjala vjen, për nga vetë natyra i përkasin nënës. Mirëpo, sa do të jetë e suksesshme ajo në këtë rol, varet, përveç përvojës nga fëmijëria e saj personale, pa dyshim edhe nga ndihma dhe përkrahja që asaj i jep babai i fëmijës.
Nga cilësia e marrëdhënieve ndërmjet prindërve, por edhe nga masa sa do të jetë në gjendje nëna që, duke pranuar gjininë dhe identitetin e vet femëror, të bëhet model identifikimi – do të varet shumë efikasiteti i pranimit të gjinisë së saj, por edhe mundësia e pranimit të babait si prindin e vet, kurse si partnerin e mamit.
Babai, po ashtu me qëndrimin e tij të definuar prindëror ndaj të bijës dhe me qëndrimin si partner i mamit të saj, ndihmon shumë në vendosjen e suksesshme të marrëdhënieve midis brezave dhe gjinive në kuadrin e grupit familjar, që janë dy funksione themelore dhe dy detyra themelore të çiftit prindëror, pa të cilat nuk mund të ketë zhvillim normal, të shëndoshë emocional.
Po ashtu është e rrezikshme kujdesi i tepruar ndaj fëmijës, që prindërit i shëmtojnë duke e lidhur fëmijën për vete ose dashurohen në fëmijën e vet dhe iu bëjnë qejfin dhe ia plotësojnë dëshirat e fëmijës. Sjellja e tillë fëmijën e dëmton, e bënë pasiv, të paaftë, pa iniciativë me një fjalë i varur prej tjerëve, qyqan.
Po të dëshirojmë që zhvillimi emocional të jetë i suksesshëm, atëherë prindërit duhet të kultivojnë dhe fisnikërojnë ndjenjat fisnike ndaj mjedisit, ndaj profesionit, ndaj fesë, pikëpamjeve etiko-morale e filozofike etj.
Devijimi i emocioneve te fëmija parashkollor mund t’i shoqërojnë shenjat neurotike, siç është thithja e gishtërinjve, belbëzimi, përmjerrja në shtrat, gjumi i ngarkuar, oreksi i dobët. Për pengesat e tilla është e nevojshme asistenca medicinale dhe e specialistëve.

Zhvillimi Social

Identifikimi. Katër ose pesëvjeçari arrin ta kapërcejë egocentrizmin dhe fillon të identifikohet me prindërit. Ata e shohin veten të ngjashëm me prindërit dhe fillojnë të imitojnë në mënyrë karakteristike, të sjellurit e prindërve. Nëpërmjet procesit të identifikimit fëmijët përshtatin qëndrimet, vlerat dhe sjelljet e prindërve të tyre. Fëmija fillon të imitojë me kujdes prindin e tij të të njëjtit seks. Në këtë moshë, ju shihni djemtë të veprojnë si “baba” ose vajza të vishet si “nëna”. Jerome Kagan (1971) përmend si të mundshme katër procese, që shpien në realizimin e identifikimit të fëmijët: fëmijët duan të jenë si prindërit, besojnë se ata janë të ngjashëm me prindërit, përjetojnë emocione të ngjashme me ato të prindërve dhe sillen si prindërit.
Në këtë mënyrë fillon zhvillimi i konceptit për veten. Ai kalon prej tipareve dhe sjelljeve të jashtme në karakteristika të brendshme të personalitetit në fëmijëri.

Ndikimet e hershme sociale. Duke filluar nga gjashtëvjeçari, tek i cili është zhvillimi social i ndërlidhur me personalitetin e tij, sepse ai përveç familjes në të ndikojnë edhe faktorët e tjerë, si bie fjala shkolla, kishat, klubet, shtypi etj. 
Megjithatë, gjatë kësaj periudhe, fëmijët përjetojnë ndikimin e fortë dhe madje presionin e fëmijëve të tjerë të moshës së tyre. Ata bëhen veçanërisht të ndjeshëm ndaj sjelljeve e moshatarëve të tyre dhe vëzhgon me kujdes sesi i gjykojnë ata moshatarët e tyre.
Sipas Freudit fëmija kalon prej lindjes deri në adoleshencë nëpërmjet pesë periudhave të zhvillimit, të quajtura stadet psikoseksuale. Çdo stad ka të bëjë me një zonë të trupit, e cila ka rëndësi të veçantë për individin në një periudhë kohore të caktuar. Gjatë stadit të parë ose stadit oral, foshnja e arrin kënaqësinë kryesisht me anën e thithjes. Gjatë vitit të dytë dhe të tretë foshnja kalon përmjet stadit anal, në të cilin përjetohen kufizimet e para për impulset seksuale në procesin e të mësuarit për t’u veshur dhe zhveshur. Aty nga mosha 4 vjeç fillon stadi falik, në të cilin fëmija nis të gjejë kënaqësi nëpërmjet stimulimit të organeve gjenitale. Prej moshës 6 vjeç gjer të puberteti, ka një stad latent, në të cilin duket se fëmija ka pak nevojë për kënaqësi erotike. Kur arrihet pjekuria fillon stadi gjenital, në të cilin individi mund të fillojë të hyjë në marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.
Freud-i konsideronte këto stade të rëndësishme dhe kritike për zhvillimin e një personaliteti të shëndoshë. Eksperiencat e fëmijës gjatë këtyre stadeve, formojnë bazat për zhvillimin e shumë tipareve të personalitetit, që vazhdojnë deri në moshën e rritur. Parregullsitë dhe vështirësitë në kalimin prej një stadi në tjetrin mundet, sipas Freud-it, që të shpien në çrregullime të zgjatura dhe serioze emocionale. 
Fëmija i padëgjueshëm: Padëgjueshmëria shfaqet në të gjitha fazat e rritjes së fëmijës. Ai, ndërkaq, këtë e heton vetëm atëherë kur të reagohet me hidhërim. Posa të kuptojë ç‘pritet prej tij, fillon të krijojë sistemin e tij vetë kontrollimit dhe të kufizimit. Në raste të tilla pasojnë reagimet dhe ngacmimet e tij.
Po qe se fëmija përmbush çdo dëshirë të prindërve, individualiteti i tij në tërësi do të ndrydhet. Fëmija i tillë nuk është në gjendje të kryejë asnjë detyrë nëse dikush tjetër nuk ia shpjegon në hollësi. Rritet si fëmijë tepër i dëgjueshëm, pa hove, pa imagjinatë dhe pa iniciativa personale.
Po qe se fëmija përherë është i padëgjueshëm, duhet premtuar se do t’i plotësohet dëshira, por me kusht. Kështu do të mësohet të presë dhe të qetësohet të përmbahet.
Edukimi i fëmijës bëhet edhe më i vështirë nëse njëri prind i lejon atij çdo gjë, kurse tjetri asgjë. Fëmija u eksponohet kërkesave kundërthënëse.
Është me shumë rëndësi që prindërit të bisedojnë mes tyre dhe të merren vesh rreth “rregullave” që do t’ua mësojnë fëmijën, dhe që të dytë në një situatë të njëjtë të reagojnë njësoj.
E njëjta gjë vlen edhe për gjyshin dhe gjyshen të cilët nuk duhet t’u lejojnë nipave dhe mbesave që në shtëpi të bëjnë atë gjë që ua ndalojnë prindërit e tyre. Qëndrimi i kundërt vetëm se çorienton fëmijët.
Në qoftë se fëmija është tepër apatik, nuk tregon interesim për lojë as për fëmijë të tjerë, nëse nuk flet, flet keq dhe han pak, ose e kundërta – ka qëndrim agresiv ndaj sendeve dhe shokëve të vet, mund të jetë që diçka nuk është në rregull. 
Në qoftë se një sjellje e tillë nuk është kalimtare por zgjat deri edhe dy-tri javë, prindërit duhet të kërkojnë ndihmën e ekspertit.
Rregullat që duhet ndjekur: Fëmijët kanë nevojë për shpjegime precize, ata duhet të dinë patjetër ç‘është mirë dhe ç‘është keq: kjo u mundëson atyre që ta ndiejnë veten të udhëhequr dhe të mbrojtur, të piqen më shpjet për jetën që i pret dhe të bëhen të vetëdijshëm dhe të pavarur.
Është shumë me rëndësi që shpjegimet të jenë të motivuara. Ilustrim i mirë do të krijojë mirëkuptim ndërmjet prindërit dhe fëmijëve, të cilët do të jenë të stimuluar që më me qejf t’i pranojnë këshillat qëllimmirë sesa urdhrat absurde. Si bie fjala mos lejoni që fëmija juaj të marrë vesh prej personave të tjerë se do të ketë vëlla ose motër. Nëse këtë nuk ia komunikojnë nëna ose babai, fëmija do ta ndiejë veten të shtyrë jashtë jetës familjare, kurse një ndjenjë e këtillë ka për të nxitur edhe më shumë xhelozinë e tij.
Tregojini fëmijës fotografinë e fëmijërisë së tij më të hershme kur ai mësoi të hante ose të ecte. Nëse fotografitë gjenden në album, faqet e fundit të tij leni të zbrazët për foshnjat e ardhshme. Kështu fëmija i madh do të kuptojë se edhe atij një kohë është dashur t’i tregohet një kujdes i posaçëm.
Po ashtu shfrytëzoni rastin që bashkë me fëmijën t’i bëni vizitë ndonjë mikeshe tuaj që ka lindur fëmijë para pak kohe. Takimi me beben e saj do të jetë me dobi të dyfishtë: fëmija do të kuptojë se s’është fjala për ndonjë “lodër të re” dhe se para vetës ka një krijesë të pafuqishme me të cilën duhet sjellë me kujdes.
Tregojini fëmijës se kur foshnja do të rritet pak, ai do të ketë një shok ose shoqe të mirë për lojë.
Po ashtu është mirë edhe babi t’i kushtojë më shumë kohë fëmijës së madh, sepse afria e tyre do t’i ndihmojë nënës kur ajo do të preokupohet rreth foshnjës së porsalindur.
Lejojani fëmijës që të vërë dorën mbi barkun tuaj që t’i ndiejë lëvizjet e bebes – kështu “ëndërrimet” e tij për anëtarin e ri të familjes do të bëhen të “prekshme” dhe më konkrete.
Po ashtu ka rëndësi që sot mos lejoni diçka që keni ndaluar dje. Është me rëndësi që prindi të mbajë qëndrimin e vet edhe kur fëmija kundërshton dhe inatoset. Vetëm kështu rregullat e caktuara do të vërtetojnë rëndësinë e tyre dhe nevojën e qëndrueshmërisë, ndërkohë që fëmijëve nuk do të duken të pakuptimta.
Kur fëmija gabon, prindi kurrë nuk duhet të tregojë vetëm gjykimin negativ që do të meritojë fëmija. Edhe në çaste të vështira fëmijën duhet inkurajuar dhe përkrahur. Në vend që t’i thoni se, kur gabon, kurrgjë s’vlen, më mirë përdorni fjalinë: “Ti je i mrekullueshëm, s’e kam të qartë si u bë që ty të ndodhi kjo”. Fëmijën respektojeni gjithmonë dhe kurrë mos lejoni që ai të dyshojë në vlerat e veta.
Në qoftë se ka gabuar dhe ka bërë diçka për çka jeni marrë vesh se nuk duhet të bëjë, ai duhet edhe të qortohet. Por gjatë qortimit të fëmijës nuk duhet përdoruar fjalitë: “Tash vjen shtriga dhe të merr me vete” ose “Prifti do ta presin gjuhën”. Fëmija duhet ta ruajnë besimin ne vete, prandaj duhet të ketë sigurinë se prindërit e tij s’do ta lënë kurrë vetëm, por do ta duan edhe në mos qoftë i përsosur. Po ashtu tregojini fëmijës se e doni me gjithë arsye për mosmarrëveshje. Mos e mohoni atë: fëmija nuk do të kuptojë gjestin tuaj me qëllim të paramenduar, por do ta interpretojë atë me: “Nuk po më duan më”.
Ndëshkojeni fëmijën kur e meriton, por ai duhet të dijë pse është ndëshkuar, por ai s’duhet të ketë frikë se nuk është i dashur.

Bisedoni haptas me fëmijën:
- Në kohë të vështira dhe me trazira, fëmija nuk duhet të ndahet nga prindërit. Sepse prindi është burimi kryesor i dashurisë dhe i sigurisë për fëmijë, prandaj çdoherë që është e mundur fëmijët duhet të qëndrojnë me prindër.
- Informoni fëmijët për ngjarjet, të cilat i prishin rrjedhat e zakonshme të jetës. Sepse informacionet e dhëna me kohë, e zvogëlojnë frikën nga e panjohura.
- Riktheni ndjenjën e rrënuar të sigurisë tek fëmija dhe mbrojeni atë, sa më shumë që të jetë e mundur. Sepse fuqitë dhe aftësitë personale të fëmijës, me vite të tëra janë të pamjaftueshme, që pavarësisht nga të tjerët të kujdeset për vete, prandaj atij i nevojitet kujdesi i gjithanshëm i të rriturve. Ndjenja që ai është i dashur, i sigurt dhe i mbrojtur, është e domosdoshme për zhvillimin e drejtë të fëmijës.
- Ndjenjat tuaja të këqija shpjegojani fëmijës dhe gjithmonë me përfundime mundësisht të mira. Sepse fëmija e sheh botën përmes ardhmërisë së prindërve, përmes syve të prindërve.
- Fëmijëve duhet t’u kumtohet vdekja ose sëmundja serioze e ndonjë anëtarit të familjes së ngushtë. Sepse lejimi dhe njoftimi që të marrin pjesë në të gjitha ngjarjet, të cilat e goditin familjen, qoftë edhe ato më të rëndat, e shton ndjenjën e përkatësisë dhe të lojalitetit (besnikërisë).
- Provoni që t’u përgjigjeni fëmijëve në pyetjet për vdekjen, duke pasur kujdes për moshën e tyre. Edhe pse fëmija e moshës parashkollore nuk mund të kuptojë vdekjen plotësisht, por ai dëshiron të mësojë shumë hollësi konkrete për procesin e vdekjes dhe ritualet lidhur me vdekjen dhe varrimin.
- Lejoni fëmijët të qajnë, që lirisht të shprehin pikëllimin e tyre. Sepse shfaqja e ndjenjave të pikëllimit përmes të qarit, përmes vizatimit, lojës, pastaj pjesëmarrja në ritualet e varrimit si dhe në komemoracion, në formë të bisedës për të vdekurin, i ndihmojnë fëmijës të “përpunojë” humbjen, ta pranojë si realitet dhe kështu me kohë zvogëlohet dhimbja psikike.
- Është e natyrshme që fëmijët në situata të vështira t’i ndryshojnë sjelljet e tyre dhe të shfaqin shenja të stresit. Sepse disa fëmijë në gjendje të stresit dhe të traumës shfaqin edhe reagime më të fuqishme, siç janë: të rikujtuarit e përnjëhershme dhe të papritur të ngjarjeve të pakëndshme, të përjetuara më herët, vështirësitë në të menduar dhe koncentrim, shqetësimet e forta, ëndrrat e rënda, ankthet e natës, preokupimet tepër të gjata me një temë, ose me një lojë të njëjtë. Po qe se simptomat e tilla në sjelljet e fëmijës shfaqen më gjatë se disa muaj, është mirë që fëmija të dërgohet te specialisti.
- Mundësojuni fëmijëve që tërë atë që e ndiejnë ta shprehin përmes lojës, vizatimit, bisedës. Kushtojuni fëmijëve sa më shumë kohë dhe jepjuni rastin që të ndajnë me ju atë që e kanë përjetuar.
- Së fundit nxitni fëmijët për aktivitetet të zakonshme fëmijësh, për lojë dhe shoqërim me moshatarët e tij.

Zhvillimi religjioz te fëmija parashkollor (prej moshës 4 deri 7 vjeçar)

Në rastet e shumta prindërit më tepër e dëmtojnë fëmijën e tyre se sa u ndihmojnë në zhvillimin religjioz. Sepse fëmijët e kësaj moshe ende nuk mund t’a imagjinojnë fshehtësitë fetare. Por ata dëshirojnë diçka konkret dhe reale. Si bie fjala dhurata e Shën Nikollit apo të Kërshëndellave, më tepër dëmtojnë se sa i’u ndihmojnë për formimin e drejtë religjioz, sepse te fëmija e kësaj moshës krijohet një pamje mashtruese mbi rolin dhe figurën e Jezu Krishtit, dhe pasi të zbulojë realitetin e dhuratave të cilat prindërit i kanë blerë dhe i kanë sjellë në emër ose Jezusit foshnje ose Shën Nikollës, atëherë për atë është vetëm një mashtrim dhe jo vetëm se e braktis mendësinë e tillë por inatoset ndaj prindërve, të cilët gjatë kësaj kohet vetëm e kanë mashtruar, dhe si pas tij Zoti nuk është asgjë tjetër përveç një krijesë e prindërve ose mjedisit për t’i nënshtruar njerëzit dhe për t’i bërë të dëgjueshëm! Prindërit po ashtu edhe kateketët e harrojnë se fëmija e përjeton afërsinë dhe ngrohtësinë e Zotit të mirë, si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës. Edhe pse fëmija në moshën katërvjeçar ende nuk mund ta formulojë dhe t’a shprehin ata çka dëshiron, çka përjeton, por te ai mbetet përherë dëshira e pavetëdijshme se Zoti është i fshehur. Si bie fjala fëmija i për madhohet afërsisë dhe pranisë së nënës, po qe se ajo largohet, atëherë ai fillon të qajë sepse ka mbetur vetun, ashtu ai i për madhohet afërsisë Zotit të panjohur, i cili është i afërt dhe i pranishëm. Te fëmija mbetet dëshira e pavetëdijshme por e zgjuar, të jetë dikush pran tij i pranishëm, për t’a përjetuar sigurinë dhe kënaqësinë. Diçka e tillë ndodh edhe me rastin e festave të Kërshëndellave, ai i përjeton në mënyrë personale. Sepse nga qielli kujdesohet dikush për të, që njëherë në vitë i sjellë edhe dhurata. Fëmija i kësaj moshës nuk bënë dallim të madh mes “foshnjës në Btlehehem” dhe Zotit. Por për të është i rëndësishëm se është i pranishëm dhe i pashëm Si i tillë e përjeton praninë dhe afërsinë e Zotit. Një pamje e tillë jo vetëm se është e gabueshme por do t’i sjellin fëmijës vitet më vonshme kokëçarje dhe ftohtësi religjioze ose fetare.
Të rriturit besojnë se Zoti është afër por radhë e përjetojmë afërsinë dhe praninë e tij, ndërsa fëmija ka dëshirë ta njohin dhe ta përjetojnë praninë e tij reale. Këtë afërsi si bie fjala i’a sjellë Jezusi foshnje i Kërshëndellave. Fëmija e kupton se Jezusi nuk shfaqet personalisht, pastaj as nuk e ndiejë veten të denjët për t’a takuar atë personalisht, por në mynërë tërthorazi Jezusi foshnje kujdesohet për të. Jezusi i’a plotëson dëshirat e vogëla dhe ato të mëdha. Gjithashtu bukuria dhe madhështia e “Btelehemit” dhe qirinjve i’a japin fëmijës një farë përshtypje qiellore. Po ashtu ai përjeton se njerëzit gjatë festave të Kërshëndellave janë më të sjellshëm, më të kujdesshëm njëri me tjetrin.
Në realitet te fëmija e kësaj moshës krijohet një pamje tjetër: Si bie fjala Jezusi është i pranishëm gjatë festave të Kërshëndellave. Ai mund ta shohin atë në shkëlqimin e tij madhëror, qoftë nëpër mes “Betlehemit” qoftë nëpër mes stolive shtëpiake. Ai po ashtu e përjeton fshehtësinë e tij nëpër mjet dhuratave që i’a sjellë personalisht fëmijës. Pas disa viteve fëmija vetëdijesohet, se përvojat e tilla nuk ishin asgjë tjetër përveç mashtrim i prindërve. Shkëlqimi dhe dhuratat ishin të blera në shitore, ndërsa për Jezusin nuk ka ndonjë fjalë apo përvojë konkrete. Ata çka ishte dikur në zemrën e fëmijës aq e shenjtë, me një domethënie të madhe, siç është prania e afërsia e Zotit, tani tregohet si mashtrim. Edhe ne atëherë çuditemi pse fëmija tanë janë të ftohur sa i përket fesë. Po ashtu ringjalltë te fëmija i mëvonshëm kundërshtimi ndaj prindërve, të cilët e kanë mashtruar atë me vite me radhë. 
Çka duhet atëherë prindërit dhe kateketët të bëjnë? Në rendin e parë ata duhet t’u shmangen paraqitjes materialist të Zotit apo ndonjë Shenjtit ( Shën Kollit) në përmes dhuratave, ato sa janë në shikimin e parë të mrekullueshme aq edhe dëmtojnë më vonë, me vetëdijesimin e fëmijës. Po ashtu duhet me çdo kusht të shmangemi Zotin si mjet edukues apo frikësues, për t’a nënshtruar fëmijën, apo për t’a frikësuar atë apo diçka të ngjashëm. Fëmija janë më religjioz se ne mendojmë.
Kuptohet se nuk do t’i hedh festat, Kërshëndellat, Krishtin Foshnje etj, por si bie fjala ne do të bisedojmë fëmijës mbi Shën Nikollin, i cili ka qenë ipeshkëv i madh, i cili është kujdesuar shumë për të varfëritë. Ka nda bukën e gojës me të uriturit, i’u ka dhuruar veshmbathjen atyre që nuk kishin. Ishte mik i madh i fëmijëve. Për këtë është arsyeja e mjaftueshme të përkujtohet ky ipeshkëv i madhe dhe i mirë, dhe njëherë t’iu sjellin fëmijëve të mirë një gëzim të veçantë. Për këtë arsye njerëzit e lozin rolin e këtij shenjtit, që veshën me rrobat e ipeshkvit, me mjekër të bardhë dhe dhurata që ne i blejmë për t’u ndarë fëmijëve të mirë. Fëmija mund të jetë i pranishëm gjatë veshjes dhe të kontribuojnë në maskimin e atij që do ta lozin rolin e Shën Nikollit. Madje pas përgatitjes së nevojshëm aktori që e luan rolin e Shën Kollit ka të drejtë për të shtruar pyetje: se cilët fëmijë janë të mirë, të dëgjueshëm, të mirësjellshëm, shembullor etj.? Përparësia e kësaj loje është, se fëmija e ndiej veten pranë Shën Nikollit, i cili ka jetuar para shumë e shumë vitesh. Ai nuk e përjeton si ndonjë figurë qiellore, por ashtu siç edhe ka qenë në realitet: si njeri i mirë, mirëbërës, solidar posaçërisht ndaj varfanjakëve, ndaj fëmijëve etj., i cili e meriton të përkujtohet edhe sot.
Diçka të tillë mund të bëjmë edhe me rastin e festave të Kërshëndellave dhe nuk do ta humbasin shkëlqimin dhe atë madhështinë e vet. Sigurisht do të mungojnë shkëlqimi qiellor, por vëmendja e fëmijës do të jetë në mënyrë intensive te qëllimi i ngjarjes, si bie fjala njerëzit njeri-tjetrit i’u krijojnë gëzimin, sepse gëzohen në kujtimin e lindjes së Krishtit. Ky gëzimi që i’a ka sjellë Jezusi botës shprehet edhe në dhurata, që i’a blejmë njëri-tjetrit për t’i gëzuar dhe njëherë për t’i shpreh ndiejna e gëzimit. Po ashtu ne shpresojmë se një ditë Jezusi do të vijë, por atë ditë ne ende nuk e dimë. Detyra e festës është për t’a zgjuar në fëmijën shpresën pozitive. Sepse Jezusi me ardhjen e dytë do t’i sjellin shpëtimin mbarë njerëzimit. Fëmijës duhet t’ia përkujtojmë për ngjarjet konkretet që e brengos botën e sotme, siç janë, luftat, urretjet, frika, uria, dëshprime, vetmia etj.
Ja një shembull se si duket t’ia paraqesim fëmijës së kësaj moshe, si fjala bie, festen e Kërshëndellave: “Ti e di se Jezusi e ka premtuar se do të kthehet rishtas në tokë. Atëherë Jezusi do të jetë mbretë i tërë tokës. Atëherë ai do të jetojë pran neve, edhe ne do ta njohim. Do të gëzohemi edhe më tepër, bile më tepër se kur na viziton gjyshi. Mendoje se çfar kohe bukur do të mbretëroi. Askush nuk do të jetë i brengosur. Zogjtë e vegjël nuk do të rrëzohen nga çerdhet, as nëna e tyre nuk do të qajë. As qeni ynë nuk do thyer më këmbën, as macen nuk do ta shkel vetura. As gjuni yt nuk do të lëndohet. Nëna nuk do të jetë e brengosur sepse i ka vdekur vëllai imë. Askush prej neve nuk do të jetë i sëmurë. Të gjithë do të jetojmë në paq dhe në rahati. Ti dot mund të lozësh bile edhe me luanin e madh në kopshtin zoologjik dhe nuk do të frikohesh nga kau i egër. Nuk do të jenë më lufta, asnjë njeriu nuk do të vuajnë as nga uria as nga etja. Kjo do të ndodh atëherë kur do të vijë mbreti i botës Jezusi Zot. Për këtë i gëzohemi Kërshëndellave, dhe për këtë edhe shpresojmë në ardhjen e Zotit, një ditë për të cilin ne nuk e dimë!”(shiko Mariele Leist, Prva Iskustva o Bogu, f.57).
Është mjaft e rëndësishëm qoftë për prindërit qoftë edhe për kateketët e çerdhes apo të kopshtit, mos tentojnë për të krijuar në imazhin e fëmijës iluzione fetare. Por gjithherë me një kujdes dhe vetëbesim t’iu paraqitet sa më reale dhe më e kuptueshme edhe vlerat religjioze, duke zgjuar te fëmija shpresën për token e re, për Zotin e mirë etj. 

Pyetje dhe detyra:
• Cilat janë shenjat e dukshme të zhvillimit fizik te fëmija parashkollor?
• Çka nënkupton “fëmija mesatar”?
• Numëroji disa norma të zhvillimit sensomotorik te fëmija parashkollor?
• Numëroji kushtet për ta ushtruar dorën e majtë ose të djathtën?
• Definoje lojën?
• Si emërtohen elementet që shërbejnë për lojë?
• Përshkruaje mekanizmin e projeksionit në lodrën e fëmijës?
• Si i kuptoni ndarjet e lodrave sipas gjinive?
• Çka është loja e roleve?
• Numëroji teoritë kryesore të lodrave.
• Përshkruaje metodën biografike për kërkimet e gjuhës te fëmija.
• Çka është faza paralinguistikës - faza e zhvillimit të gjuhës?
• Cilat janë ato konsonante që ia vështirësojnë fëmijës të folurit?
• Me cilin mekanizëm fëmija i shqipton rrokjet (në-na që kthehet në nëna)?
• A di të thuash ndonjënjë, sesi fëmija i lidhë fjalët në fillim?
• Raporti i krijimit të fjalëve në mjedisin, numëroji cilat janë?
• Fëmija si e kupton nocionin e kohës?
• Fakti se fëmija numëron prej një deri në dhjetë, a i kupton numrat? Komentoje!
• Si arrin fëmija deri te numri dy?
• Me çka shërbehet fëmija për të llogaritur ose numëruar?
• Mundohu të definosh zhvillimin konjitiv ose të menduarit aktiv?
• Psikolugu J. Piaget, në sa faza e ndanë zhvillimin konjitiv. Përshkruaji fazat?
• Përshkruaje teorinë e Ivan Smolenskit?
• Përshkruaje shembullin e P. Galperinit.
• Çka është përvoja personale, (në lëkurën tende)?
• Si ndikojnë emocionet në të menduarit e fëmijës?
• Numëroji disa emocione te fëmija parashkollor?
• Çka është përvoja fiktive e fëmijës?
• Si është raporti ndërmjet zhvillimit të identifikimit dhe imagjinatës te fëmija?
• Përshkruaj disa shembuj, raporti mes fëmijës dhe prindërit në sferën e emocionale?
• Si ndikon në formimin e religjioz te fëmija festat, si ajo e Kërshëndellave?

PËRGATITJA OSE PJEKURIA (AFTËSIA) E FËMIJËS PËR SHKOLLË




Nocioni i përgatitjes ose i pjekurisë

Nocionin i përgatitjes ose pjekuria nuk duhet të ndërlidhet vetëm me shkollë por edhe me aktivitetet e llojllojshme dhe obligimet e detyrat e tjera. Ashtu mund të flasim edhe për pjekurinë, që fëmija e shpreh për regjistrimin parashkollor (kopshti i fëmijëve), që nuk është asgjë tjetër përveç fillimi profesional i njohurisë. Po ashtu flasim edhe për pjekurinë dhe detyrat martesore. Te njerëzit e moshuar mund të flasim për pjekurinë e pensionimit. Të flitet për pjekurinë dhe papjekurinë e njeriut, ose për mënyrën e sjelljes apo detyrës së pjekur ose të papjekur, gjithherë është relative.
Termi ose nocioni “pjekuri” e ka tingëllimin biologjik, dhe me përdorimin e kësaj fjale njeriu mendon në aftësitë dhe zhvillimin e saj biologjik. Për këtë arsye e propozojmë edhe fjalën tjetër në vend të pjekurisë, përgatitja ose gatishmëria për zgjedhjen e detyrave qofshin në mësim, qofshin në përvoja e jetës së përditshme. Pjekuria atëherë e merr edhe një trajtë tjetër, e cila nuk është vetëm ajo biologjike por e gjithëmbarshme.
Fjala pjekuri ose përgatitje - gatishmëri është krijuar në kuptimin psikologjik ndaj njeriut dhe zhvillimit të tij të pandërprerë. E ka kuptimin e zhvillimit psikik si te fëmija ashtu edhe te njeriu në përgjithësi, e cila edhe i paraqet fazat e zhvillimit te njeriut, po ashtu është edhe kriteri ose matës i fazave të zhvillimit dhe si i tillë e ka vlerën ndërkombëtare. Ky kriteri i ka parasysh si ndryshimet individuale mes njerëzve ose fëmijëve, po ashtu edhe shpejtësia e kalimit prej një faze në tjetrën.
Në pikëpamje të aftësive fëmijët ndryshojnë po ashtu ndërmjet veti. Bile këto ndryshime janë shpeshherë të mëdha dhe shumë të rëndësishme për procesin e edukimit dhe të të mësuarit. Psikologët qysh moti orvaten ta sqarojnë natyrën e aftësive apo pjekurie, i studiojnë ndryshimet individuale dhe rëndësinë e këtyre ndryshimeve për procesin e të mësuarit.
Njërën ndër teoritë më të vjetra të pjekurisë apo të gatishmërisë ose aftësive e ka dhënë psikologu britanik Spearman. Sipas këtij autori, në të gjitha veprimet tona merr pjesë një faktor i përgjithshëm, të cilin ai e ka quajtur faktori “G” dhe një faktor specifik, ose faktori “S”. Për ndryshe e quhet teoria e dy faktorëve. Suksesi në çdo punë sipas kësaj teorie varet prej dy faktorëve: prej faktorit të përgjithshëm që nuk është asgjë tjetër përveç aftësia e përgjithshme e fëmijës apo gatishmëria, i cili merr pjesë në të gjitha llojet e punës dhe prej faktorit specifik, që po ashtu nuk është asgjë tjetër përveç aftësia speciale, prej të cilit varet vetëm ai lloj i punës, si bie fjala, aftësia logjike, matematike, aritmetike, muzikore dhe si ato aftësitë e kujtesës. Më vonë Spearman-i flet edhe për aftësitë grupore, të cilat gjenden ndërmjet aftësive të përgjithshme dhe speciale.
Prej teorive më të njohurat është teoria e Thurstone (Therstonit). Që nuk është asgjë tjetër përveç kombinim i teorisë së Spearman-it dhe i disa teorive tjera të mëvonshme. Therstoni është përpjekur t’i izolojë dhe përcaktojë komponentët e ndryshme të pjekurisë dhe aftësive te fëmija parashkollor. Ai bën fjalë për faktorin special “S”, i cili e paraqet aftësinë e të kuptuarit të marrëdhënieve në hapësirë, pastaj flet për faktorin “N” (faktori numerik), që nuk është asgjë tjetër përveç aftësi e operimit me numra. Pastaj flet për faktorin verbal “V”, si aftësi e të kuptuarit të marrëdhënieve verbale. Ndërsa faktori “R” është në shprehurit të rrjedhshëm të fëmijës, kurse faktori “M”, nuk është asgjë tjetër përveç kujtesa e fëmijës apo faktori i memories. Së fundit kemi faktorin “P” ose aftësitë e perceptimit të ndryshimeve të vogla dhe faktori “R” aftësitë e rezonimit.
Përfaqësuesi tipik i kësaj teorie është psikologu i njohur Amerikan A. Gesell-i, i cili në mënyrë të hollësishme i ka gjurmuar zhvillimin psikomotorik te fëmija. Përderisa J. Piaget-i në hulumtimet e veta, i ndriçon periudhat e zhvillimit konjitiv te fëmija. S. Freud-i me punimet e veta psikoanalitike, i paraqet periudhat e zhvillimit psikoseksual të njeriut, derisa E. Erikson-i, konceptin e Freud-it e formulon në zhvillimin psikosocial të njeriut etj. Dy të fundit janë gjurmues të zhvillimit psikik të njeriut dhe sjellin edhe idenë e re: renditja e fazave është i njëjtë për gjithë njerëzit. Por shpejtësia dhe kalimi prej një faze në tjetrën dallohen prej njeriut në njeri, po ashtu mundet dikush të mbesin prapa (të ngelin) në një fazë (periudhë) dhe nuk kalon në ciklin e fazave të tjera. Si bie fjala, njeriu i ri, mund të mbetet prapa (ngelin) në shkallën e homoseksuale, dhe nuk kalon në fazën tjetër heteroseksuale. Sipas Piage-tit, koncepti i njohjes dhe i zhvillimit konjitiv mbetet te një numër i madh njerëzish në shkallën konkrete të të menduarit dhe nuk zhvillohet deri në shkallën abstrakte, në këtë të fundit themelohet dhe bazohet edhe të menduarit shkencor. L. Kohlberg-u, i cili shpjegon fazën e zhvillimit moral, mendon se shumica e njerëzve nuk ia arrin ta përvetësojnë shkallën e lartë të moralit, që është shkalla e sjelljes themelore të etikës por mbesin në shkallën e moralit konvencional, siç thotë një proverbë: “si bëjnë tjerët bëjë edhe unë!”
Lawrence Kohlberg (1969-1985) studioi zhvillimin e vetëdijes së sjelljes etike ose zhvillimin moral. I cili e bazoi teorinë e tij në studimet e hershme të Piaget-it, propozoi se mënyra me të cilën një fëmijë arsyeton të mirën dhe të keqen, zhvillohet sipas një modeli specifik. Teoria e Kohlberg-ut përbëhet nga gjashtë stade të radhitura në tre nivele të arsyetimit moral.

Niveli i parë, është morali parakonvencional, është periudha në të cilën arsyetimi moral mbështetet në një shkallë të madhe në pritjen e shpërblimeve dhe të ndëshkimeve. Niveli i parë ka dy stade. Në stadin e parë, fëmija u bindet rregullave në mënyrë që të shmangë ndëshkimet. Në stadin e dytë, individi konfirmohet me rregullat e shoqërisë në mënyrë që të shpërblehet. Në nivelin e parë, sjellja udhëhiqet në një shkallë të madhe prej prijës për të kërkuar kënaqësi. Fëmijët nën moshën 10 vjeçare, janë zakonisht nën nivelin e shkallës së parë.

Niveli i dytë, është morali konvencional, është një periudhë në të cilën arsyetimi moral bazohet në shkallë të madhe në konformizmin dhe standardet sociale. Në stadin e dytë, individi sillet moralisht në mënyrë që të fitojë miratimin e njerëzve të tjerë.

Niveli i tretë, është morali paskonvencional, është niveli më i lartë i të menduarit moral dhe bazohet në një shkallë të madhe në standardet dhe besimet personale.

Prej moshës 7 deri 11 vjeç, rritet dukshëm aftësia e fëmijës për të zgjidhur probleme me anë të arsyetimit si dhe aftësia për menduar simbolikisht me anë të fjalëve dhe numrave. Ata mund të zgjidhin tani probleme të klasifikimit, në të cilat objektet vendosen sipas hierarkive të klasave të ndryshme. Për shembull, ata kuptojnë se 100 qindarka janë të barabarta me një lekë. Ata munden gjithashtu të riradhisin objektet në seri duke përdorur si kriter përmasën që rritet ose disa cilësi të tjera.
Nëse ju vendosni përpara një fëmije në periudhën paraoperacionale (para moshës 7 vjeçare) dy topa argjilë të së njëjtës madhësi dhe e pyesni se, cili është më i madh, ai do të thotë se ata janë njëlloj. Tani, nëse ju jepni njërit top argjile formë të zgjatur dhe e pyesni përsëri, fëmija ka të ngjarë të thotë se, argjile në formë të zgjatur është më i madh se argjile në formë topi. Kjo demonstron se një fëmijë në periudhën e të menduarit paraoperacional nuk shfaqë aftësinë e konservimit (Piaget, 1967).
Konservimi është aftësia për të kuptuar se vetitë e objekteve nuk ndryshojnë edhe pse pamja e tyre ndryshon. Shfaqja e kësaj aftësie shënon fillimin e të menduarit logjik. Eksperimenti më i famshëm mbi konservimin është ai që ka të bëjë me sasinë e ujit në dy epruveta (konservimi i vëllimit).
Te fëmija e periudhës së operacioneve konkrete zhvillohet aftësia e konservimit. Ata janë në gjendje të kuptojnë që masa e argjilat është e njëjtë si në formën e topit ashtu edhe në formën e zgjatur. Ata munden gjithashtu t’i kushtojnë vëmendje si gjatësisë ashtu edhe peshës dhe kështu të kuptojnë, se vëllimi i lëngut mbetet i njëjtë kur hidhet në epruveta të madhësive të ndryshme. Fëmijët gjithashtu mund të konservojnë numra dhe kuptojnë se, numrat dhe objektet mbeten të njëjtë kur vendosen të grupuara ose të shpërndara.
Fëmijët e kësaj moshe janë në gjendje të kuptojnë se mënyra e tyre e vështrimit të botës është vetëm njëra perspektive. Ata mund të kuptojnë pikëpamjet e njerëzve të tjerë.
Me gjithë këto aftësi konjitive, fëmijët e periudhës së operacioneve konkrete mbështeten akoma në atë çka shohin. Po qe se i pyesim: “Nëse “A” është më e madhe se “B”, dhe “B” është më e madhe se “C”, a është “A” më e madhe se “C”? ata nuk do jenë të aftë ta zgjidhin problemin. Kjo aftësi shfaqet në periudhën e fundit te Piaget-it.

Kriteriumi i pjekurisë për shkollë

Përgatitja ose pjekuria ose prapë aftësia për shkollë nuk është vetëm shkalla e përcaktimit të zhvillimit te fëmija (si bie fjala fizikisht, mendësish ose emocionalisht), por me këtë fjalë mendohet edhe për zhvillimin e fëmijës në të gjitha lëmit, që janë qenësore për suksesin fillestar, për ta filluar shkollën fillore. Me një fjalë është i aftë për t’i kryer detyrat, obligimet që ia shtron sistemi shkollor ose arsimor. Po ashtu kur është fjala për shkollë, atëherë shtrohet pyetja, për cilën shkollë është fjala, dhe çfarë qëllimesh dhe detyra ka ajo shkollë dhe mënyrën e realizimit. Si bie fjala, po qe se është qëllimi i shkollës, vetëm socializmi i fëmijës, që zhvillohet nëpërmjet lojës së përbashkët ose për kryerjen e ndonjë pune, atëherë pjekuria për shkollë do të kishte tjetër përmbajte. Por shkolla jo vetëm se edukon, por në mënyrë intensive edhe arsimon.
Fëmija në moshën ndërmjet pesë dhe tetëvjeçar - sikur - merret si kriteri, për regjistrimin apo nisjen në shkollat fillore. Shkolla e cila ndërlidhet me edukimin permanent dhe arsimimin e obligueshëm, i quajmë shkolla fillore.
Pothuajse në të gjitha shtetet e botës, ku ka arritur minimumi social ekonomik, është shkolla fillore e obliguar. Në shtetet primitive dhe të pazhvilluara, që ende gjinden në shkallën e organizimit fisnor, janë institucionet që nuk janë asgjë tjetër përveç tradita, dhe sipas traditës edukohet fëmija. Qëllimi i edukimit është, që fëmija t’ia arrinin njëfarë njohurie mbi njeriun, natyrën, mbi religjioni dhe fshehtësitë e tjera, aftësimin e disa shkathtësive si gjuajtja me heshtë, kërcimet e pengesave, artin e luftës etj. Në fund rinia e tillë, jep edhe provimin e pjekurisë, siç është shkathtësia, mendjehollësia, qëndresa, trimëria. Po qe se arrin në këto provime suksesin e pritur, atëherë pranohet në shoqërinë e të rriturve, dhe bëhet i barabartë me anëtarët e tjerë të fisit.
Shkolla fillore në shoqërinë e moderne e ka karakterin serioz të edukimit dhe të arsimimit. Shkollat e tilla e luajnë rolin e socializmit. Përpos socializmit janë edhe detyrat e tjera të edukatës, siç është aftësia për t’i kryer disa aktivitete, detyra, obligime sipas plan programit arsimor. Këtu përfshihen edhe detyrat e shkollës, si bie fjala fëmija e mëson shkrim- leximin. Nëpërmjet shkrim-leximit bëhet edhe transmetimi i njohurive të llojllojshme shkencore dhe strukturat e saja të menduarit në gjeneratat e reja. Me një fjalë, detyra e shkollës është për t`ia mundësuar njeriut zhvillimin intelektual dhe aftësitë e tjera psiko-fizike.
Cili është kriteri për t’u kyçur fëmija në sistemin shkollor? Përvojat më se njëqindvjeçare, pohojnë se fëmija nën moshën e kufizuar nuk mund të kyçet në sistemin arsimor, po ashtu nuk është mirë as për zhvillimin psiko-fizik, po qe se shpejtohet regjistrimi në shkollën fillore, sepse çdo shpejtim më tepër dëmton se sa i ndihmon fëmijës. Ai duhet t’i kalojë të gjitha periudhat e zhvillimit në mënyrë të natyrshme dhe spontane. Shkolla fillore thuajse është e obligueshme për gjithë fëmijët e një shteti, po ashtu edhe ligji i shtetit dhe ai arsimor e përcaktojnë moshën e regjistrimit, zakonisht lëviz nga pesë deri te tetëvjeçari, varet prej shtetit në shtet. Dallimi i tre viteve, ndikon edhe hartimin e planprogramit të arsimit shkollor. Planprogrami e parashikon edhe metodikën edhe mënyrën e mësimit, kuptohet edhe struktura e rrjetit shkollor duhet të merret parasysh, si bie fjala shkollat e fshatit ose qytetit, dhe mjetet e udhëtimit, në fund nuk bënë të harrohen edhe tradita shkollore dhe vetëdijesimi i ngritur i mjedisit, që ndikon në përpilimin e planprogramit.
Aty ku është zhvillimi i shpejtë psiko-fizik, që kohëve të fundit është mjaft i dukshëm, propozohet që obligimi shkollor të fillojë nga mosha gjashtëvjeçare dhe më tutje.
Ligji administrativ në shikim të parë duket se është i thjeshtë dhe e zgjidhë problematikën e shtruar! Por praktika shkollore pohon të kundërtën, sepse fëmija nuk zhvillohet barabartë as nga pamja fizike as nga pamja psikike, prej një fëmije në tjetrin ka ndryshime individuale bile të pakapërcyeshme. Po qe se bazohemi në moshën kronologjike, atëherë kriteri i pjekurisë dështon dhe është në dëm jo vetëm të shkollës por edhe të individit dhe suksesit të tij. Fëmija mesatarisht i zhvilluar jo vetëm fizikisht por edhe psikik, është i pjekur për shkollën fillore edhe në moshën gjashtëvjeçare, përderisa fëmija mbi mesataren ai pjekët edhe më herët dhe është i aftë për shkollën fillore edhe në moshën pesëvjeçare. Sa i përket te fëmija nën mesatare, të cilët ngelin si në zhvillimin psikik dhe ashtu edhe fizik, ata pjekën për shkollë shtatë ose tetëvjeçare.
Atëherë si të sillemi në situatat e këtilla për t’i pranuar fëmijët në shkollën fillore?
Sa i përket psikologjisë ashtu edhe pedagogjisë kjo është një pyetje shumë e vjetër. J. A. Komensky, e trajton në veprën e njohur ”Linguarum Methodus Novissima”dhe shprehet kështu “Shumë vështirë mësohet i papjekuri” (Doceri immaturum aegre docebis). Sot kemi në këtë fushë mendimet e llojllojshme, nga ata që i kundërshtohen kriteri të moshës deri tek ata të cilët e respektojnë zhvillimin e natyrshëm dhe spontan fazave të zhvillimit psikik dhe fizik. Të parët janë të mendimit, se fëmija mund të mësojë çdo lloj lënde shkollore, po qe se mësohet ashtu siç duhet (J. Bruner, 1966), përderisa të tjerët, pohojnë se pjekuria ose gatishmëria e fëmijës është vendimtare dhe kusht për suksesin e tij shkollor.
Planprogrami arsimor e ka para vetes si kriteri zhvillimin psikik dhe fizik të fëmijës, por mesataren e përcakton ligji shkollor.
Shkolla zakonisht i përshtatet fëmijës, posaçërisht asaj shtrese që i takojnë mesatares, thuajse në këtë grup e përbëjnë shumica e nxënësve. Sipas kësaj krijohen dhe hartohen planprogrami i shkollës, librat shkollor, arsimimi i kuadrit shkollor-arsimor, metodologjia e punës, vlerësimi i njohjes, që i përshtaten nxënësit etj.

Zhvillimi fizik si kriteri i pjekurisë për shkollë

Zhvillimi fizik i fëmijës është një prej treguesve për kriteri e pjekurisë ose gatishmërisë për shkollën fillore. Vendimtare është pothuajse gjatësia dhe pesha e trupit! Ja një tabelë:

mosha (vitet) gjatësia në centimetër dhe vlera prej 10 deri 90 centilë
10 25 50 75 90
5 104 107 109 112 116
6 111 114 117 121 125
7 116 119 124 127 130
8 121 125 129 133 137

Pesha në kilogram
5 16,1 17,2 18,6 20,2 22,1
6 17,5 19,1 21,1 22,7 25,0
7 19,5 21,3 23,1 25,9 28,3
8 21,2 23,4 26,6 29,5 33,2

Tabela e sipërme është një tregues për fëmijën, të cilët janë në mesin e atyre të mesatares në kuptimin e ngushtë të fjalës. Tabela vlen vetëm për 80 % të fëmijëve, sepse tabelës i mungon vlera e skajshme 10 % të ultë dhe 10 % të larta, po i njëjti pohim vlen edhe për peshën e trupit. Me një fjalë, tabela nuk e përfshin fëmijën e skajshme, që nuk i kemi për normal.
Kjo tabelë vlen për fëmijët amerikan, por mund të jetë për neve ndonjë pikënisje ose orientim, por duhet të merret me rezervë.
Udhëzimi, si ta përdorim tabelën në fjalë. Ta ilustrojmë me një shembull të një vajze shtatëvjeçare, 10 % prej tyre janë nën 116 cm, 25 % janë nën 119 cm; 50 % janë nën 124 cm që është njëherë edhe mbi mesatarja në krahasim me moshataret e saja. 75 % janë nën 127 cm, 90 % janë nën 130 cm etj. Po ashtu vlen edhe për peshën e trupit.

Pjekuria trupore. – Parashtrohet pyetja se a është fëmija aq i zhvilluar në pikëpamje trupore dhe i shëndoshë ( i shëndetshëm) që pa e dëmtuar organizmin e vet të mund t’i plotësojë kërkesat e shkollës, në radhë të parë a është në gjendje ta kalojë rrugën deri në shkollë dhe anasjelltas, t’i qëndrojnë mësimit të përditshëm dhe t’i bëjë detyrat shtëpiake. Po qe se fëmija nuk u përgjigjet këtyre kërkesave në pikëpamje trupore, atëherë është në rrezik shëndeti dhe zhvillimi i tij trupor. Sepse ai ndien lodhje të tepërt dhe për këtë arsye nuk mund ta përcjellë mësimin si duhet dhe t’i plotësojë kërkesat e tjera të shkollës. Po ashtu nuk është vetëm në rrezik zhvillimi i tij trupor, por edhe ai psikik.
Pjekurinë trupore apo fizike të fëmijës e konstaton mjeku përkatës. Gjithashtu fëmija pas vizitës mjekësore duhet të vijojë edhe kontrollin psikologjik. Ku përfshin zakonisht pjekurinë personale dhe funksionale të fëmijës. Nganjëherë janë shumë fëmijë në pikëpamje fizike apo trupore të zhvilluar, por këtij zhvillimi fizik nuk i përgjigjet gjithmonë edhe zhvillimi i tyre psikik.

Pjekuria personale. – Ky nocion përfshin pjekurinë emocionale dhe sociale të fëmijës. Fjala është për faktin se a është për fëmija aq i pavarur sa të jetë në gjendje çdo ditë ta lejë shtëpinë dhe në shkollë t’i nënshtrohet mësimit dhe udhëzimeve të tij, të futet në punë e grupeve. Fëmija i pjekur në pikëpamje sociale tregon interesim të bashkëpunojë me ta.
Gjithashtu është gjë me rëndësi të posaçme se a ka fëmija dëshirë për mësim, a dëshiron ta zëvendësojë lojën me detyra pune, madje jo vetëm atëherë kur ai dëshiron vetë, por edhe atëherë kur ka ëndje për një gjë të tillë, ose kur këtë e kërkon mësuesi.

Pjekuria funksionale. – Nuk është asgjë tjetër përveç pjekuria e të kuptuarit e botës. Në periudhën parashkollore fëmija në fantazinë e vet i ndryshon objektet lirisht, sipas interesimeve dhe dëshirave të veta. Për fëmijët që nisen në shkollë është i rëndësishëm të kuptuarit realistit të botës. Ky pasqyrohet në njohjen e fëmijës me faktin se nuk mund t’i ndryshojë objektet dhe materialet sipas dëshirës, sepse ata kanë veçori të caktuara, të cilat duhet patjetër të merren në konsiderim. Fëmija që niset në shkollë duhet t’i respektojë disa rregulla me rastin e të menduarit (të konkluduarit), t’i kuptojë dallimet kuantitative, jo vetëm në mënyrë perceptime, por edhe në atë mendore. Kjo gjë është e nevojshme për operacionet matematikore. Ose me rastin e leximit dhe të shkrimit është e nevojshme aftësia e të zbërthyerit të tërësisë në pjesë dhe e përpilimit të tërësisë të reja, në bazë të këtyre pjesëve. Përveç kësaj fëmija duhet të jetë i aftë t’i imitojë disa aktiviteteve dhe t’i mbajë në mend materialet e thjeshta.

Disa të dhëna mbi pjekurin sociale dhe emocionale të fëmijës mund t’i marrim prej prindërve. Duhet t’i pyesim se si sillet fëmija në situatat konkrete, për shembull, a din të veshët vetë, sa kohë mund të qëndrojë në grupin e fëmijëve, si përgjigjet në pyetjet dhe kërkesat e prindërve etj.. Por në të shumtën e rasteve prindërit janë subjektiv dhe e vlerësojnë pozitivisht ose e tejçmojnë fëmijën e tyre.
Nganjëherë për këtë qëllim përdoren fletë pyetjet e posaçme, të cilat i plotësojnë prindërit ose edukatorja në institucionin parashkollor, në të cilin shkon fëmija. Ekzistojnë edhe shkallët e standardizuara të pjekurisë sociale. Gjithashtu pjekuria sociale të fëmijës nuk guxojmë ta konsiderojmë si pjesë përbërëse të personalitetit, të cilën është e pamundur ta ndryshojmë. Pikërisht për këtë shkak të ndikimit të pamjaftueshëm të mjedisit, sidomos për shkak të edukimit të gabueshëm, disa fëmijë mbesin prapa në pikëpamje të pjekurisë. Në raste të tilla shkolla ka mundësi që me punë sistematike arsimore dhe edukative ta shpejtësojë zhvillimin personal të fëmijëve. Ndonëse shumë fëmijë me rastin e nisjes në shkollë ende nuk janë të sigurt në të reaguar dhe në kontaktet sociale, nën ndikimin e punës së shkollës ndryshohet edhe reagimi i tyre. Kuptohet, kjo vlen për ata fëmijë, të cilët nuk janë shumë të prapambetur në pikëpamje të zhvillimit personal.

Zhvillimi psikik si kriterium i pjekurisë për shkollë

Zhvillimi i aftësive fillon shumë herët, bile para lindjes në fazën paranatale ose para lindjes, por deri tani ai nuk mund të përcillet as të matet. Aftësitë mund të maten në mënyrë më rentabile në moshat më të vjetra. Ato nuk mund të caktohen vetëm me të vërejtur apo vëzhgim. Si bie fjala arsimtari apo mësuesi që çdo ditë punon me fëmijë, do të mbërrijë të ketë një pasqyrë përafërsisht të saktë për aftësitë e disa fëmijëve, por jo të të gjithëve. Në shumë raste do të mashtrohet. Gjithashtu as mësuesi nuk i vlerëson nxënësit me të vëzhguarit, apo të soditur, por i mbledh vlerësimet e shumë përgjigjeve të nxënësve në pyetjet si bie fjala nga matematika, leximi, kujtesa logjike, vizatimet etj.. E pikërisht kjo është lënda që shërben për përpilimin e testeve, respektivisht shkallëve për matjen e aftësive dhe të pjekurisë.
Në këtë fushë psikologët kanë bërë shumë teste për matjen e aftësive. Në saje të kësaj psikologët sot janë në gjendje me një përqindje të lartë të probabilitetit t’i vlerësojnë aftësitë e fëmijëve dha ta parashikojnë suksesin e tyre në shkollë. Këtu do të bëhet fjalë për sistemin e Binet – Simonit të matjes së aftësive.
Siç e dimë, shkallën e parë për matjen e aftësive e ka përpiluar psikologu Alfred Bine me mjekun Simon në vitin 1905. Bine e ka përsosur shkallën e vet më vonë i dha edhe dy revizione të saj. Ndërkohë këtë shkallë e kanë përvetësuar dhe përshtatë në kushtet e veta psikologët në një numër të madh shtetesh.
Sepse shkolla kërkon nga fëmija jo vetëm ta vizitojë shkollën por t’i kryejë detyrat, obligimet e mësimit. Detyrat e tilla kërkojnë angazhim dhe aftësi mendore. Prandaj nuk mjafton kriteri në bazat e zhvillimit fizik, por kërkohet edhe pjekuria psikike e fëmijës. Detyra primare e shkollës është mësimi, dhe mësimi kërkon nga fëmija aftësitë psikike, që në rendin e parë janë aftësitë intelektuale. Kriteri psikik është mjaft i rëndësishëm, për ta përcaktuar pjekurinë ose gatishmërinë e fëmijës për shkollë.
Zhvillimin psikik ose intelektual mund ta verifikojmë në dy mënyra. E para është vlerësimi global, siç është inteligjenca ose vlerësimi i inteligjencës ose zgjuarsisë. Kjo matet me testin adekuat. Por testi i tillë ka vlerën relative dhe jo absolute. Në qoftë se konstatohet se një fëmijë e ka moshën mentale prej gjashtë vjeçe, atëherë do të thotë se ai në raport në zhvillimin mental është i barabartë me mesataren e fëmijëve gjashtë vjeçar. Po qe se testi konstaton se fëmija që i takon 70 % centilë, atëherë me këtë pohohet se 69 % të fëmijëve të së njëjtës moshë janë më pakë inteligjentë se ai, dhe 30 % të fëmijëve janë më inteligjent se ai. Po qe se llogaritet koeficienti i inteligjencës 1 (100), me këtë konstatohet se koha mentale i përputhet me kohën kronologjike dhe i takon mesatares.
Konkretizimi i inteligjencës është mjaft i koklavitur te fëmija, sepse të dhënat janë relative. Po qe se themi se ky fëmijë është nga natyra inteligjent, këtë mund ta pohojmë vetëm atëherë, kur e analizojmë testimin. Por testi mund të jetë i llojllojshëm, po qe se është i përbërë prej pyetje-përgjigje, atëherë mundet sipas përgjigjeve të konstatohet zhvillimi i gjuhës së të folurit te fëmija. Po qe se testi kërkon nga fëmija, ta vëzhgojë me vëmendje rrethin ose mjedisin, atëherë mund të konstatojmë se sa është e zhvilluar vëmendja e fëmijës, që është njëherë edhe një ndër faktorët e inteligjencës. Kriteri për matjen e inteligjencës është e ndryshme, varet nga vet autorët që i përpunojnë. Teoria e vjetër, kishte vetëm një faktor për matjen e inteligjencës (G - faktor). Por më vonë këtij faktori (G-faktor), ia bashkëngjisin edhe disa faktor specifik dhe jo të rëndësishme (S - faktorët). Që nuk janë asgjë tjerë përveç hyrja në teoritë e shumë faktorëve të llojllojshme që ndikojnë në matjen e inteligjencës. Thuajse të gjithë faktorët që ndikojnë në inteligjencë janë të barabartë.
Rezultatet e deri tanishme pohojnë se ka mjaft dallime individuale ndërmjet të testuarëve. Sa më i moshuar është fëmija aq më tepër është edhe dallimi individual. Ja një ilustrim: 3000 fëmijë i nënshtrohen testimit të inteligjencës. 100 fëmijë prej tyre janë të moshës 5 deri 8 vjeçar. Numrat horizontal 3, 4, 5, 6 deri 12 janë mosha mentale, përderisa numrat vertikal 5, 6, 7 dhe 8 mosha kronologjike. Ja dallimet individuale sipas tabelës që vijon:

Mosha kronologjike e moshësa mentale sipas viteve
3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 total
5 1 3 17 4 25
6 1 3 16 4 1 25
7 1 3 14 4 2 1 25
8 1 2 3 12 3 2 1 1 25
total 1 4 22 25 21 17 5 3 1 1 100

Te shtatë dhe te tetëvjeçari, janë nga një fëmijë të moshës mentale prej 5 vjeç, që do të thonë nuk janë për shkollë. Po qe se, ia llogarisim koeficientin e inteligjencës këtyre fëmijëve dhe koeficientin llogaritës duke pjesëtuar kohën mentale me kohën kronologjike dhe rezultati shumohet me 100. Ja edhe formula:
Q (koeficienti i inteligjencës) = MD x 100
CD

- fitojmë këtë vlerë:
5x100 = 71 5 x 100 = 62,5.
7 ose 8

Siç shihet këtë shtatë dhe tetëvjeçarin mund t’i trajtojmë si debil dhe nuk janë të aftë për shkollë. Përpos këtyre i kemi edhe pesë të tjerë që ngelin nga fëmijët e tjerë, përkatësisht koeficientit i inteligjencës është 86 dhe 75, të cilët mund të kyçen në shkollën e rregullt, por do të kenë vështirësi për përvetësimin e programit të shkollës.
Prej këtyre 100 fëmijëve i kemi 25 fëmijë me moshën mentale prej 6 vitesh. Por, fëmijët janë të barazuar me zhvillimin intelektual, por nuk janë të një moshe kronologjike, 4 prej tyre janë pesëvjeçar, 16 janë gjashtëvjeçar, 3 janë shtatëvjeçar dhe 2 janë tetëvjeçar. Nga këta fëmijë, prej 25 nga ta mund të krijohet klasa e parë.
Por tani shtrohet pyetja tjetër, a nuk është dallimi i dukshëm fizik. Sipas gjasave jo shumë, sepse mes zhvillimit psikik dhe fizik është përputhja e lartë (indeksi i korrelacionit është rreth + 0,80). Sipas gjasave, në një klasë të tillë, afërsisht është kjo pamje: pesëvjeçarët janë mbi mesatare të zhvilluar, gjashtëvjeçarët janë mesatarisht të zhvilluar, shtatëvjeçarët me zhvillim të dobët, përderisa tetëvjeçarët të hollë dhe të thatë. Në fund të fundit raporti fizik është pothuajse i barabartë.

Përmbajtja e testit të inteligjencës dhe testi i pjekurisë ose i gatishmërisë për shkollë

Pikënisja e pjekurisë ose gatishmërisë është mosha mentale prej gjashtë vjeçar, i cili mund t’i përballojë me sukses obligimet dhe detyrat e shkollës. Në fillim fëmijës i shtrohet testi, ata duhet të informohen mbi lëndën për të cilën do të testohen, po ashtu edhe për dukuritë e mjedisit etj. Pastaj testit mund t`i kombinohet. Te testi i kombinuar mund të konstatojmë fjalorin e fëmijës dhe elementet e tjera që ai i zotëron.
Testi për moshën mentale mund të jetë shumë i komplikuar, si bie fjala revizionin e shkallës së Bineti-t ose shkalla e Wechsler-Bellevue, po ashtu mund të jetë testi i thjeshtë, siç është shkalla e F. Goodenough, “vizatoje njeriun”. Fëmija, i cili e vizaton njeriun me këto elemente: këmbët, trupin, duart me pesë gishtërinj, qafën, kokën me sy, gojën dhe hundën. Një vizatim i tillë i përgjigjet fëmijës që është mesatar dhe i takon moshës mentale gjashtëvjeçare. Gjashtëvjeçarët kronologjik që nuk ia kanë arritur zhvillimit mental, do ta vizatojnë po të njëjtin njeri, por pa gishtërinjtë, pa qafë ose pa dorë. Fëmija tipik i papjekur do ta vizatojë një rreth në të cilin janë sytë ose hunda, prej kah i nxjerr duart ose këmbët. Në të kundërtën, fëmija mbi mesataren e zhvillimit të moshës mentale gjashtëvjeçare deri shtatëvjeçar ose tetëvjeçare, do ta vizatojë krejtësisht pamjen e njeriut me detajet e llojllojshme, siç janë flokët ose mjekra, veshmbathjen, pullat etj.
Testi për ta vizatuar njeriun nuk është asgjë tjetër përveç informimi i fëmijës mbi strukturën e trupit të njeriut dhe si fëmija e kupton ose e zotëron këtë strukturë. Në mënyrë statistikore është konstatuar, se të kuptuarit e fëmijës, sa i përket vizatimit të trupit të njeriut, është në korrelacionin e lartë me zhvillimin e tij psikik. Vizatimi i tillë mund të shërbejë edhe si test i inteligjencës në përgjithësi.
Inteligjenca si aftësi e përgjithshme, të cilën e testojnë aftësitë mentale te fëmija është shumë i rëndësishëm për suksesin e tij shkollor. Por kërkesat e shkollës janë mjaft specifike. Shkolla kërkon nga nxënësi komunikimin, posaçërisht me mësuesin dhe nxënësit mes vetes. Komunikimi mund të bëhet me atë fjalor që fëmija e kupton ose e merr veshë. Pastaj kërkohet nga fëmija ta mësojë mësimin ose vjershën përmendësh. Sa më tepër është mirëkuptimi aq më tepër është kujtesa e gjatë. Por, për të mësuar diçka përmendësh, fëmija duhet lëndën ta dëgjojë, ta shohin, shkurtimisht ta përjetojë ose ta perceptojë. Shkolla është vendi i mësimit, bile mësimi në formën profesionale, sepse është i programuar ose i hartuar nga shkolla ose entet e arsimit. Po qe se dëshirojmë suksesin atëherë fëmija duhet t’i ketë disa aftësi mendore - mentale. Kuptohet se këto i konstatojmë nëpërmjet testit të pjekurisë ose gatishmërisë për shkollë.
Testi i Bine – Simonit është i përbërë prej një vargu testesh, të cilat janë të radhitura sipas moshës. Testet janë të lidhura për molla të caktuara jo në mënyrë arbitrare, por në bazë të studimeve të një numri të madh fëmijësh të atyre moshave. Testet janë shumëllojshme. Me anën e tyre hulumtohet pasuria e fjalorit të fëmijëve, të kuptuarit e situatave absurde, aftësia e fëmijës për të përcaktuar konceptet, për të mbajtur në mend materialet e dhëna drejtpërdrejt, për interpretimin e figurave, zgjedhjen e problemeve, për dallimin e ngjashmërive dhe ndryshimeve.
Ndërsa në kohen e sotëm e kemi edhe testin e pjekurisë për regjistrimin e fëmijëve në shkollën fillore, i përpunuar nga amerikanët: Metropolitan Readiness Tests, World Book Co, New York - Chicago, 1948. Ky sistem i verifikimit ose i vlerësimit të pjekurisë ose gatishmërisë te fëmija, është i përbërë prej gjashtë testeve.
Testi i parë e verifikon se si fëmija i kupton fjalët. I testuari i shikon fotografitë. Fëmijës i thuhet një fjalë, dhe ai e tregon fotografinë adekuate për atë fjalë dhe fotografinë e nënvizon. Në 20 detyrat e testit të tillë, ai pyetet, se sa i kupton emrat.
Testi i dytë, e verifikon se sa ai e kupton fjalinë. I testuari e kërkon fotografinë që ndërlidhet me fjalinë.
Testi i tretë, e verifikon njohjen e elementeve. Si bie fjala i testuari duhet ta ndajë fotografinë e kalendarit nga fotografia e orës, fotografinë e termometrit nga e peshores. Detyra e tij ishte për t’i treguar elementet që e përcaktojnë ditën, javën dhe muajin.
Testi i katërt ndërlidhet me perceptimin. Testi është i përbërë prej fotografive të ngjashme ose shkronjave ose elementeve, në mesin e tyre janë edhe elemente identike, ashtu është detyra e fëmijës t’i nënvizojë elementet identike.
Testi i pestë, verifikon se si fëmija i kupton relacionet, siç është përcaktimi i sasisë së elementeve që janë së bashku: njohuria e leximit dhe e shkrimit, disa numrave, thyesave, gjysma e numrit, të tretën e numrit, të katërtën dhe leximi i kohës dhe i orës.
Testi i fundit ose i gjashti, verifikon aftësitë e shkrimit, sepse fëmija ka për detyrë të kopjojë ose të vizatojë disa vizatime të thjeshta, disa numra, shkronja të mëdha etj.

Sistemit i gjashtë testeve, i bashkëngjitet edhe “vizatimi i njeriut”.
Materiali përpunohet, dhe i testuari i rendit në pesë kategori të pjekurisë ose gatishmërisë për shkollë ashtu fitohen të dhënat për moshën mentale. Po qe se fëmija e zgjedh me sukses grupin e detyrave të parapara për fëmijët bie fjala pesëvjeçarë, konsiderohet se qëndron në moshën mentale prej pesë vitesh. Për kategoritë e tilla japin edhe prognozën, për suksesin shkollor.
1. Mbi mesatarja e lartë:
Parashikimi i shkëlqyeshëm për klasën e parë. Nxënësit duhet t’i mundësohen edhe aktivitetet shtojcë në harmonizimin e aftësive që i paraqet.
2. Mesatarja e lartë:
Parashikimi i mirë për klasën e parë, me kusht që t’i sigurohen edhe faktorët e tjerë, siç mund të jenë shëndeti dhe stabilizimi i emocioneve etj.
3. Mesatarja:
Mundësia për sukses për klasën e parë, duhet kujdes për ta kërkuar anën e mirë të nxënësit, por të ngecjet e tij duhet t’i përshtaten metodave mësimore.
4. Nën mesataren:
Parashikimi i dobët, shumë vështirë do të kalojë klasën e parë. Prej nxënësit mund të pritet vetëm përparimi, por me ndihmën individuale. Për nxënësit e tillë është e nevojshme edhe orët plotësuese.
5. Dukshëm nën mesataren:
Në programin mësimorë të rendomë me siguri nuk do të ketë ndonjë sukses të dukshëm. Atëherë është mirë, fëmija i tillë të mbesin edhe një vit në kopshtin e fëmijëve. Po qe se shkon në shkollë, duhet për çdo ditë t’i ndihmohet individualisht me ndihmën e specialistëve për fëmijën e tillë.
Me prognozën e përshkruar më lartë njoftohen prindërit dhe mësuesit dhe atëherë mund të vendoset se cilët fëmijë do të regjistrohen në klasën e parë fillore dhe cilët do të presin edhe një vit.
Testi i pjekurisë ose i gatishmërisë nuk e ka koeficientin e lartë të vlerës së parashikimit, është afërsisht +0,60. Që do të thotë parashikimi i suksesit të testeve të tilla është diku 36 % të fëmijëve.

Vlerësimi analitik i funksioneve psikike te fëmija, që janë të rëndësishme për shkollimin e tyre

Për verifikimin e zhvillimit mental është metoda analitike. Qëllimi i kësaj metode është në mënyrë analitike ta zbërthejë zhvillimin mental (mendor-shpirtëror) te fëmija dhe funksionet e saja, për ta krijuar një gjykim të sigurt. Pas analizës çmohet ose vlerësohet pjekuria ose gatishmëria e fëmijës për shkollë.
Kërkimet analitike fillojnë me ato funksionet e thjeshta psikike, siç janë funksionet e të pamirit, dëgjimit, nuhatjes, prekjes, erërave etj. Po qe se ndonjë funksion nuk është në rregull dhe kjo mungesë mbetet edhe më tutje te fëmija, mungesat e këtilla duhet sa më parë të zhduken në mënyrë konkrete, siç bie fjala syzet për fëmijët shkurtëpamës.
Fëmija çka sheh, dëgjon dhe e përjeton nëpërmjet shqisave, ato edhe hyjnë në botën e tij, do të thotë, percepton vetëm ato çka ai i vëren. Vëzhgimi është shumë i rëndësishëm për zhvillimin intelektual. Gjashtëvjeçari mund t’i zotërojë qëllimisht edhe elementet ose objektet për ato që interesohet. Kjo edhe ndikon në organizimin e edukimit dhe të punës në arsimimin e shkollës. Për gjashtëvjeçarin mësimi duhet të jetë interesant dhe tërheqës, duhet të ketë komponentët që e tërheqin vëmendjen e tij. Në programin e mësimit nuk duhet të ketë mungesa, që ia zvogëlon vëmendjen, sepse fëmija nuk ia arrit suksesin. Por për fëmijën është e nevojshme kushtet e volitshme për mësim. Sepse fëmija gjashtëvjeçar, ende nuk e ka vëmendjen e dashjes, posaçërisht vëmendja e fëmijës është afatshkurtër, e cila zgjatë afërsisht dhjetë minuta. Prandaj puna dhe zhvillimi i programit shkollor nuk mund ta zhvillojë me orarin e plotë prej 45 minutë, sepse çdo orë shkollore duhet të ndahet nga 20 minutë. Pesë minutë duhet të jenë kohë pushimi, qoftë në lëvizje, në bisedën e lirë ose në ndonjë lojë tjetër.
Gjashtëvjeçari ende nuk e ka percepcionin fleksibilë, edhe mund t’i pengojë në leximin dhe në shkrimin fillestar. Disa nuk i dallojnë shkronjat d dhe p dhe mendojnë se është e njëjta shkronjë por në pozitën e ndryshme. Po ashtu e huton edhe shkronjat u dhe n, por edhe mes shkronjave A dhe V. Për këtë arsye nuk i dallon as numrat siç është 6-shi dhe 9-shi. Përpos kësaj, te fëmija percepcioni përmban edhe detajet e vogla, sepse ata ende nuk e kanë formuar kriteri për zgjedhjen e elementeve. Kjo më së miri vërehet në vizatime, si bie fjala vizatimi i shtëpisë, që dominon oxhaku, ose vizatimi i njeriut që është e theksuar pulla, përderisa pjesët e kryesore siç është fytyra me mëzi shihet etj.
Për fillimin e suksesshëm të shkollës fillore është po ashtu e rëndësishme edhe funksionimi ti ë menduarit. Në këtë pikëpamje gjashtëvjeçari mendon në mënyrë të asociacionit. Prej kah mund të ketë edhe vështirësi në procesin mësimor. Siç bie fjala, asociacioni i të menduarit është krejtësisht i varur nga përvoja, dhe përvojat e fëmijës janë të llojllojshme. Për shembull, mësuesja e shqipton fjalën “shëtitje”, një prej fëmijëve do të mendojë për çantën dhe ecjen, tjetri në automobilin e babait, tjetri prapë vetëm për një tregim që e ka dëgjuar prej dikujt. Përvojat e tilla shumë me vështirësi do të jenë baza për mësimin e përbashkët, që duhet në shkollë ta realizojë.
Funksioni logjik i të menduarit - analiza dhe sinteza te gjashtëvjeçari ende është larg, sepse ai është i lidhur me botën konkrete. Fëmija i analizon objektet, të cilat i çmonton ose i thënë, sinteza do të thotë, renditja e elementeve në tërësi.
Funksioni i abstraksionit dhe përgjithësimi (gjeneralisimi) i saj në fillim i jep mjaft vështirësi dhe probleme, sepse ende fëmija nuk e ka formuar kriteri logjik për operacionet e të menduarit. Zakonisht gjashtëvjeçari nuk përcaktohet për pamjet ose dukuritë e abstrakte, por ai, ato i gjeneralizon.
Fëmija e kësaj moshe, pothuajse nuk di ta përdorë analogjinë, sepse ende nuk e ka të formuar kriteri logjik. Fëmija mundohet ta shpjegojë botën dhe mjedisin me analogjinë e vetvetes. Si bie fjala, objektet dhe sendet ia përshkruajnë qenieve të gjalla. Dukuritë e tilla i quajmë animizëm.
Deduksioni i fëmijës është mjaft i gabueshëm dhe në rastet e shumta antropocentrik. Për antropocentrizmin e gabuar e kanë prindërit meritën e madhe, sepse ata ia sugjerojnë fëmijës gabimisht të dhënat, si bie fjala: “bleta e mbledh mjaltin për ty, që të ëmbëlsohesh!”
Sa i përket kujtesës, te gjashtëvjeçari kujtesa është mjaftë e shkurtër. Për kujtesën e gjatë është e nevojshme percepcioni i qartë, i cili bazohet në kujdesin e koncentrimit dhe ashtu përmbajtja e vëzhgimit është e përpunuar në mënyrë mendore. Proceset e tilla për kujtesën e gjatë do të zhvillohen në shkollë dhe sistemin arsimor.
Si faktor i pjekurisë ose i gatishmërisë për shkollimin e fëmijës është po ashtu i rëndësishëm edhe motivimi. Gjashtëvjeçari motivohet me dëshirën, që të jetë i dashuruar dhe i vlerësuar nga të rriturit - nëna, babai, mësuesi etj. Gjithherë duhet pasur kujdes për këtë faktor të rëndësishëm, që ia mundëson zhvillimin e punës mësimore dhe ia mundëson fëmijës edhe zotërimin e emocioneve pozitive. Po qe se arritët ky qëllim, atëherë te fëmija shprehën dy mekanizma të mësimit: identifikimi dhe imitimi. Fëmija identifikohet me prindërit te shtëpia dhe me mësuesin në shkollë, atëherë personat e rritur në gjithçka i imitojnë.
Gjashtëvjeçari është në fillimin e zhvillimit të tij si person, që ka filluar të formohet. Personaliteti që ende nuk ka arritur deri te pjekuria e plotë, ende nuk i ka ato vija karakteristike të një personi, por është mjaft fleksibilë. Çka mund të thuhet, është temperamenti, shpejtësia dhe fuqia emocionale dhe reagimi i intelektit. Në moshën e gjashtëvjeçare, mund t’i vërejmë disa vija karakteristike që e karakterizojnë karakterin e njeriut, si bie fjala: disa i shprehin reaksionet e një flegmatiku, disa të koleriku, disa të tjerë sanguini ose melankoliku, ose disa të tjerë tipin intervert ose ekstravert, prapë të tjerët tipin sundues ose tipin e nënshtruar. Por vetitë e një temperamenti të tillë nuk janë faktor i pjekurisë ose i gatishmërisë për shkollë, sepse çdo fëmijë me çdo lloj temperamenti, mund të shkollohet, sepse shkolla ia mundëson suksesin dhe formimin në raportet e socializmit të tij.

Zhvillimi i aftësive
Bazën organike të aftësive e paraqesin sistemin nervor qendror. Në pikëpamjet të ndërtimit të trurit të madh ekzistojnë ndryshime të mëdha individuale. Gjithashtu i vërejmë ndryshimet edhe në shpejtësinë me të cilën udhëton impulsi prej një nervi në tjetrin, prej organeve ndijore deri te truri dhe anasjelltas. Këto dhe ndryshimet tjera i kushtëzojnë edhe aftësitë e ndryshme të individëve. Nuk mund të gjenden dy fëmijë me të njëjtën inteligjencë apo zgjuarsinë. Pos këtyre faktorëve organikë, të cilët i caktojnë aftësitë mentale, rol të rëndësishëm luajnë faktorët e mjedisit, i cili sipas psikologëve vepron dhe ndikon shumë në fëmijërinë e hershme. Në këtë kohë në moshën deri në tri, respektivisht gjashtëvjeçarë sistemi nervor ende nuk është i formuar plotësisht. Për këtë arsye kushtet e volitshme për zhvillimin e aftësive nuk mund të identifikohet me kushtet e mira materiale. Pos faktorëve të trashëgimisë dhe të mjedisit, në zhvillimin e aftësive apo pjekurisë ose gatishmërisë mentale ndikojnë edhe aktivitetet e fëmijës. Për zhvillimin e aftësive, si duket më e rëndësishme është periudha në të cilën te fëmija zhvillohet të folurit. Po qe se fëmijët në vitet e para të jetës nuk mësojnë të flasin, janë të dëmtuar shumë në pikëpamje të zhvillimit të aftësive apo pjekurisë mentale.
Pse e studiojmë pjekurinë e fëmijës për nisje në shkollë
Çështja e pjekurisë për nisje në shkollë është shumë e rëndësishme në ato sisteme shkollore, të cilat për çdo klasë e kanë të paraparë planin dhe programin mësimor. Fëmijët që nuk janë në gjendje t’i plotësojnë kërkesat e punës së shkollës, nuk mund të ecin përpara në klasë më të lartë, çka do të thotë ata janë të detyruar të përsërisin klasën. Në botën e Perëndimit gjatë viteve të fundit është zvogëluar dukshëm numri i përsëritësve në klasën e parë. Ky numër është zvogëluar sidomos në ato shkolla në të cilat kontrollohet pjekuria e fëmijëve para fillimit të shkollimit.
Çështja e pjekurisë apo gatishmërisë për nisje në shkollë është posaçërisht e rëndësishme. Sepse për realizimin e këtij qëllimi është pranimi i fëmijëve në shkollë atëherë kur ta kenë arritur shkallën përkatëse të pjekurisë apo gatishmërisë.

Gatishmëria apo pjekuria e fëmijëve dhe kërkesa e shkollës
Fëmijëve që përkrah aftësitë apo pjekurisë mentale nuk është në përputhje me kërkesat e shkollës, atëherë doemos shfaqen vështirësi në punën e shkollimit, sepse nuk u mbetet asgjë tjerë fëmijëve të tillë, vetëm ta përsërisin klasën, nëse jo të parën, atëherë njërën nga të mëvonshmet. Kuptohet vetvetiu se shkakton pasoja të ndryshme të pakëndshme. Si bie fjala fëmija herët ose vonë merr qëndrim negativ ndaj shkollës dhe arsimimit, gjë që më vonë e pengon në punë për t’u realizuar si individ i suksesshëm. Atëherë nuk është për t’u habitur se mjedisi i tillë është i rrethuar me rininë delikuente, arrogante, shkatërruese, që mbjellin frik dhe tmerr shoqërisë, duke krijuar pasiguri. Mos të flasim për drogë, prostitucion, etj.
Për pranimin në klasën e parë nuk është vendimtar vetëm kriteri i moshës por edhe aftësitë mentale. Po qe se në pikëpamje të zhvillimit psikik i krahasojmë binjakët, së shpejti do të konstatojmë se disa zhvillohen më shpejt e disa më ngadalë në pikëpamje psikike. Kuptohet se ka shumë shkaqe për ndryshimet individuale. Si bie fjala për sëmundjet e llojllojshme, të cilat ndikojnë në gjendjen shëndetësore të fëmijës, pastaj ndikimi i rrethit apo i mjedisit në të cilin jeton fëmija, për nxitësit dhe mundësitë për zhvillim, metodat edukative të prindërve etj. Për shkak të veprimit të të gjithë këtyre faktorëve hasim në fëmijë, të cilët me rastin e nisjes në shkollë janë në moshën e përshtatshme, ndërsa përkrah aftësitë e tyre nuk e kanë arritur zhvillimin psikik të fëmijëve si bie fjala gjashtëvjeçarë mesatarisht të zhvilluar.
Fëmijën e tillë kuptohet vetvetiu nuk guxojmë ta lëmë në shtëpi, e cila shpesh është rreth i papërshtatshëm, ku ai nuk ka mundësi për zhvillimin e vet. Për këtë arsye është më mirë që fëmijët të cilëve ua shtyjmë fillimin e shkollimit për një vit, t’i dërgojmë në institucione parashkollore. Nganjëherë këto institucione janë jashtë shkollave, e nganjëherë janë në kuadrin e tyre. Në to fëmijët me anën e lojës, në të vërtetë përgatiten për punën në shkollë. Nuk është e nevojshme që në këto institucione ata të mësojnë leximi e shkrim, por nëpërmjet formave të llojllojshme të lojës dhe punës t’i zhvillojnë ato aftësi themelore, në të cilat bazohet leximi, llogaritja dhe të kuptuarit e lëndëve të tjera shkollore. Përvoja ka treguar se këta fëmijë më vonë, pas një viti, në të shumtën e rasteve tregojnë suksese në klasën e parë, e edhe më vonë nuk e përsërisin klasën (V. Smilaniq & I. Toliçiç). Po ashtu kjo vlen edhe sidomos për ata fëmijë, të cilët regjistrohen në shkollë pak më të vegjël.

Kritika e nocionit të pjekurisë ose gatishmërisë për shkollimin e fëmijësGatishmëria ose pjekuria e fëmijës për shkollë është relative, varet nga detyrat që duhet në shkollë t’i realizojë dhe prej metodave që ato arritën. Qëllimi dhe detyrat e shkollës, përcaktojnë ose hartohen me plan-programin arsimor edukativ. Kuptohet se programi mund të jetë i lehtë dhe i rënd, i thjeshtë ose i komplikuar, i dendur ose jo i dendur, i përshtatshëm ose jo i përtshtashëm. Fatkeqësisht shumica e programeve janë jo të qëlluara dhe shumë të rënda dhe të gjëra. Përpos kësaj janë të obligueshëm për të gjithë fëmijët. Në rrethanat e tilla është e mjaftueshme për fillimin e shkollimit kushti minimum i suksesit.
Programet tejet të zgjeruara dhe të vështira nuk janë të domosdoshme. Studimet kooperative në planprogramin shkollor për shkollat tetëvjeçare në shtetet e ndryshme, tregojnë se programet e tilla mund të jenë edhe më të lehta, më të përshtatshme për kapacitetin dhe aftësitë e fëmijës. Në rastet e tilla gatishmëria ose pjekuria e fëmijës për shkollë është praktikisht për gjithë fëmijët, që mund të kyçen në shkollë me një sukses të dukshëm.
Posaçërisht është e rëndësishme të theksohet programi tejet i zgjeruar në fillimin e shkollimit, kanë një sukses të vogël dhe nuk ndikon asgjë në arsimimin e mëtejshëm.
Pjekuria për shkollë varet dhe prej metodave të mësimit. Këtë më së miri e ilustron zotërimi i leximit dhe i shkrimit. Te ne zakonisht përdoret metoda analitike dhe sintetike për fillimin e mësimit të shkronjave. Për aplikimin e kësaj metode, duhet që nxënësit të aftësohen për operimin mendor analitik dhe sintetik, që duhet të jetë në gjendje ta zbërthejë fjalën që e dëgjojnë ose shkronjën me të cilën e shkruan fjalën, lidhja e shkronjave në rrokje dhe pastaj lidhja e rrokjeve në fjali. Mos të flasim për metodën globale të leximit, që nuk kërkon analizën dhe sintezën. Për këtë fëmijët që nuk janë të pjekur për leximin fillestar ose shkrimin sipas metodës analitike dhe sintetike munden detyrën ta zotërojnë me sukses me metodën globale.
E rëndësishme është gatishmëria ose pjekuria e fëmijës për shkollë. Nëpërmjet ushtrimeve, fëmijët munden vëmendjen me dashje ta zgjasin, munden ta zhvillojnë percepcionin, ashtu mundet fëmija shumë shpejt të aftësohet për operacionet mendore, në të cilën bazohet dituria e jonë. Për detyrat e tilla parashikohet koha e gjatë prej një muaji, në qoftë se është e nevojshme edhe dy muaj ose deri një vit, përgatitja për shkollën fillore. Kjo është 100 deri 200 orë mësimi. Periudha e tillë emërohet koha e përgatitjes.
Përgatitja e fëmijës për shkollë më së miri realizohet në periudhën parashkollore. Sepse këtu zhvillohen funksionet e nevojshme për fëmijën për ta filluar shkollimin fillestar, siç është gjuha e të folurit, kujdesi, të menduarit etj. Entet parashkollore edukojnë fëmijën për socializmin e suksesshëm, që është e rëndësishme për fillimin shkollor.
Gatishmëria ose pjekuria për shkollë është po ashtu e varur prej zhvillimit fizik dhe psikik të fëmijës. Për përgatitje nuk është vetëm e mjaftueshme pesha e trupit ose zhvillimi fizik, por është aftësia psikike, të cilën duhet ta zotërojë në shkollë, si edhe metodat e tjera, që sjellin sukses.

Pyetje dhe detyra:
• Çka kupton me fjalën gatishmëri ose pjekuri te fëmija gjashtëvjeçar?
• Shpjegoje gatishmërinë e fëmijës për shkollë, varet pjekuria vetëm prej shkollës apo metodave, organizimit dhe kushteve të tjera që ushtron enti i arsimit apo ka edhe diçka tjetër?
• Përshkruaj çka përfshin pjekuria sociale, emocionale dhe çka pjekuria funksionale. Provo që ta ilustrosh këtë me ndonjë shembull konkret.
• Pse është e rëndësishme zhvillimi fizik për pjekurinë e fëmijës?
• Cilët faktorë, sipas teorisë së Spirmanit, marrin pjesë në të gjitha veprimet tona?
• Numëro faktorët e sjelljes intelektuale sipas Therstonit.
• Kush e ka bërë shkallën e parë për matjen e inteligjencës?
• Cilat janë ato dy metoda për verifikimin e intelektit te fëmija?
• Çka është teoria unifaktore dhe multifaktore e inteligjencës?
• Si e llogarisim koeficientin e inteligjencës?
• Përshkruaje testin “Vizatimin e njeriut” dhe shembullin e tij!
• Si është kujdesi dhe kujtesa e fëmijës në fillimin e shkollës fillore?
• Çka mund të thuash për funksionimin e të menduarit te fëmija?
• Numëroji disa ankesa kritike për fjalën e pjekurisë ose gatishmërisë së fëmijës për shkollë!

Marisa

2012-02-23

Pse dashurojmë...


Romantizmi është një mënyrë për të shprehur dashurinë tuaj, ndjenjë e cila bën t’u rrahë zemra fort sa herë që jeni pranë partnerit. Mos prisni asnjëherë raste të veçanta për të shprehur dashurinë tuaj. Sigurohuni të ushqeni lidhjen dashurore që keni krijuar duke vënë në zbatim disa këshilla praktike me të cilat specialistët sigurojnë se kanë një efekt mjaft pozitiv në jetën e një çifti. Shpesh duket e pabesueshme dhe e paarritshme krijimi i një lidhjeje e cila karakterizohet nga harmonia dhe dashuria mes partnerëve, aq sa kur e sheh tek të tjerët të duket diçka ireale, por që sipas studiuesve është krejt e kundërta. Dashuria është një gjë shumë e bukur, por edhe e çuditshme gjithashtu. Më poshtë janë 25 fakte rreth dashurisë.

1. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.

2. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.

3. Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë depiluar.

4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.

5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të saponjohur.

6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.

7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mëndje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.

8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup, njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe, zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës

9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.

10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.

11. Shërbimi “Detektori i dashurisë” i shpikur nga operatori telefonik KTF supozohet se tregon seriozitetin e njeriut të dashur, nëse ai vërtet është i ndershëm në atë që thotë. Telefoni analizon kordat e zërit për të parë nëse ai flet me dashuri apo jo. Përdoruesi merr një analizë të bisedës nëpërmjet një mesazhi i cili tregon afeksionin, surprizën, përqendrimin dhe ndershmërinë me të cilën ka folur personi tjetër në linjë.

12. Rreth 11% e grave kontrollojnë menjëherë online për të parë të dhënat e një personi që e kanë takuar ose që presin ta takojnë, kundrejt 7 % të meshkujve.

13. Me kalimin e kohës, partnerët tentojnë të kenë gjithmonë e më shumë të njëjtat sjellje.

14. Njerëzit tentojnë të kthejnë më shumë kokën në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dikë (65% e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë).

15. Tadita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy.

16. Rreth 43 % e grave preferojnë që partnerët të mos tregojnë shenja ‘dashurie’ nëse nuk janë të sigurt për një lidhje.

17. Njerëzit që sapo kanë rënë në dashuri tregojnë zvogëlim të hormonit serotoninë, në nivele aq të ulëta sa dhe te një person i sëmurë.

18. Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si Nr.1 për lidhjet e dashurisë gjatë kohës së pritjes.

19. Sipas një teorie matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të zgjedhim partnerin e përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më shumë shanse për një çift të suksesshëm.

20. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.

21. Verona, qyteti italian ku u luajt vepra e Shekspirit, Romeo dhe Zhulieta, merr rreth 1000 letra çdo vit në adresë të Zhulietës, çdo Valentin.

22. Nëse një person refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashuri me atë person që nuk e ka pranuar- thotë Helen Fisher autor i librit ‘Pse dashurojmë’. Pjesët e trurit që aktivizohen kur ne jemi të gëzuar vazhdojnë të mbeten aktive.

23. Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë; Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia dhe romanca.

24. Një në pesë marrëdhënie dashurie afatgjata ndodhin pasi njëri nga partnerët është i përfshirë në të.

25. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi aq më të lumtur jemi!

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...