2012-12-29

Schmitt; Lufta e Skenderbeut , hakmarrje personale.




Fatos Lubonja

Ka qenë vërtet një “atlet i krishterimit” apo një aventurier e një hakmarrës?

Deri vonë, askush nuk guxonte ta vinte këtë në dyshim për Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Disa vite më parë, historiani Oliver Jens Schmitt, në një vepër të tij kushtuar Gjergj Kastriotit, ndër të tjera servirte edhe një dokument, sipas të cilit lufta e tij kundër Sulltanit s’ishte gjë tjetër veçse hakmarrje personale ndaj vrasjes së të atit. Në këtë 100-vjetor të pavarësisë, revista “Përpjekja” i ka kushtuar një numër të veçantë pikërisht Skënderbeut. Ndër të tjera, në këtë numër është edhe një intervistë me historianin, realizuar nga publicisti Fatos Lubonja, i cili u rikthehet 2-3 çështjeve që bënë bujë në momentin e daljes së librit. Më poshtë po ofrojmë një pjesë të kësaj interviste.
Para së gjithash, deri në kohët e fundit nuk kemi pasur asnjë dokument mbi motivet personale të Skënderbeut, që, sikurse e kam theksuar që në fillim, nuk i japin, megjithatë, një shpjegim njëmotivësh kryengritjes. Deri tani është marrë thjesht me mend se motivi i tij kryesor ishte patriotizmi. Por burimet që e mbështetin këtë teori mungojnë, pa harruar pastaj se kjo teori projekton kategoritë moderne në mesjetën e hershme. Sigurisht, ne do të kishim dëshiruar një numër më të madh dokumentesh, por unë mendoj se dokumenti në fjalë është shumë i besueshëm. Le ta shpjegoj në detaje, hap pas hapi, atë që quhet „kritika e burimit” (Quellenkritik). Para së gjithash, duhet të shqyrtojmë gjininë e tekstit dhe besueshmërinë e tij. Ai i përket një lloj burimi që quhen „dispacci” apo raporte diplomatike të ambasadorëve të përhershëm, që janë përdorur gjerësisht nga historianët që kanë studiuar Italinë e Rilindjes. Ishte dinastia Sforza që vendosi sistemin e ambasadorëve të përhershëm në oborre të rëndësishme - duke zëvendësuar kështu sistemin e vjetër të ambasadorëve që dërgoheshin për misione të kufizuara në kohë. Për këtë, Sforzat rekrutuan njerëz të mirarsimuar, analistë të përgatitur. Nëse ju do të lexoni jo vetëm një raportim, por krejt serinë, bëhet i qartë niveli i lartë i analizës dhe i përpikërisë së këtyre shërbimeve diplomatike. Ky është një “i kërkimit shkencor historik - ka një duzinë „dispacces” që kanë të bëjnë me Skënderbeun, të botuara që prej 1940-s, vlerën e të cilëve askush nuk e ka vënë në dyshim. Ky vështrim i përgjithshëm sigurisht nuk e përjashton se këta ambasadorë të kenë bërë edhe gabime në parashtrimin e fakteve. Në fakt, dokumenti në fjalë na jep informacion mbi politikën italiane dhe na përshkruan audiencën e ambasadorit të Skënderbeut në Romë. Skënderbeu quhet në këtë kontekst një „infidel” (i pafe), një e dhënë kjo që u korrigjua nga i njëjti ambasador disa ditë më vonë në një raport të dytë, që e plotësoi të parin. Kjo e bën të qartë se diplomatët milanezë u përpoqën të marrin informacione të tjera mbi Skënderbeun dhe korrigjuan pjesën e gabuar të raportit të parë - Skënderbeu ishte një i krishterë, jo një „i pafe”, por ata nuk e korrigjuan përshkrimin e pritjes në përgjithësi, që përmban dy pjesë: motivin e Skënderbeut dhe një parashtrim të përgatitjeve detare të osmanëve.
Për të gjykuar vlerën e burimit, duhet pasur parasysh edhe situata politike e atij momenti: Konstandinopoli kishte rënë disa muaj më parë dhe Papa Nikolla V po përpiqej dëshpërimisht të organizonte rezistencën kundër përparimit osman. Në këtë moment, një ambasador nga Shqipëria kërkon ndihmë dhe thekson se zotëria i tij nuk po lufton për fenë e krishterë, por për „ odio privato”. Thjesht, nuk ka arsye pse diplomatët milanezë ta kenë sajuar një histori të tillë. Do të kishte qenë shumë më e lehtë që ata të kishin raportuar për një princ ballkanas që po kërkonte ndihmë në një luftë fetare kundër Perandorisë Osmane myslimane, argument ky që do t’u vinte shumë për shtat edhe ideve politike të papës dhe klimës politike në Italinë e asaj kohe. Ambasadorët e Skënderbeut duhet ta kenë kuptuar se pozicioni i tij ishte disi i pavolitshëm, sepse papa sigurisht do të ishte më i gatshëm të mbështeste një princ të krishterë që e paraqiste veten si kampion të krishterimit kundër islamit, sesa një fisnik që ishte përfshirë në një konflikt personal me sulltanin dhe ambasadorët e të cilit theksonin se feja nuk luante ndonjë rol në këtë ndeshje. Nuk është për t’u habitur që Skënderbeu ndërroi shumë shpejt strategji dhe u përpoq të sigurojë ndihmë si kampion i një lufte fetare, ide kjo që u zhvillua një vit më vonë nga Papa Kaliksti III. Prandaj mendoj se një analizë e dokumentit dhe e kontekstit të tij shpie në përfundimin se ambasadorët milanezë thjesht kanë raportuar çfarë dëgjuan nga ambasadori i Skënderbeut. Ata s’kishin pse ta ndryshonin parashtrimin e tij që ishte mjaft i mirinformuar edhe për sa i përket strategjisë detare të Mehmetit. Dhe s’është se ata kanë përçuar thashetheme, sepse kanë qenë vetë dëshmitarë të audiencës.
Marrëdhënia midis Skënderbeut dhe Mehmetit është vërtet një nga gjërat më të ndërlikuara në biografinë e Gjergj Kastriotit. Në libër jam përpjekur ta bëj të qartë kufirin midis provës burimore dhe hipotezës. Aty dallimi metodologjik midis një baze tërësore dokumentare dhe indicieve është shumë i qartë. Problemi ynë kryesor është mungesa e burimeve mbi zhvillimet politike në oborrin osman. Kronikanët osmanë nuk japin narrativa të pavarura dhe kritike mbi faktet politike. Ata vazhdojnë traditën e vjetër të biografisë orientale në shërbim të dinastive sunduese; nuk shkruajnë mbi jetën e rretheve brenda oborrit osman, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për rastet kur ka vend për vërejtje kritike. Vrasja e princit Aladin Ali Çelebi nuk përmendet në këto kronika, gjë që flet shumë. Kuptohet se Mehmeti II nuk dëshironte ta kujtonte vëllain e tij më të madh, birin e përzgjedhur të Muratit II. Historiografi osman Neshri ka vënë në dukje thjesht se „në këtë vit (1443) i biri i Sulltan Muratit, princi Aladin, vdiq.” (Shih përmbledhjen e burimeve të përkthyera nga: Colin Imber: The Crusade of Varna, 1443-1445. Aldershot 2006, p. 183). Kjo heshtje është shumë domethënëse, nëse kemi parasysh se Murati II la amanet që të varrosej pranë Aladinit. Pa vrasjen e Aladinit, Mehmeti nuk do të ishte bërë kurrë sundimtar i perandorisë. Nga burimet që kemi dimë pra, këto gjëra: se princi i kurorës u vra në qershor 1443; se Skënderbeu ishte i përfshirë në këtë vrasje; se Barleti e quan Mehmetin „vrasës të të vëllait”; dhe se Mehmeti nuk e kultivoi kujtimin e vëllait të vdekur. Është e drejtë të shtrojmë pyetjen se si ishte e mundur një vrasje e tillë, ndërkohë që Aladini po komandonte një ushtri në Anadoll. Ja pse unë u përpoqa të identifikoja personat që mund të kishin pasur një motiv dhe njëherësh pushtet politik për të eliminuar princin e kurorës. Kam frikë se nuk do të jemi kurrë në gjendje ta rindërtojmë këtë vrasje në të gjitha detajet e saj, sepse as vetë Murati II nuk mundi ta gjejë vrasësin apo vrasësen apo, tek e fundit, nuk kishte dëshirë apo nuk qe i aftë ta dënonte atë. Ajo që kam ekspozuar në librin tim, është një shpjegim i bazuar mbi aspektin e motiveve dhe atë të mundësive për të vepruar. Burime të reja sigurisht do të lejojnë shpjegime të tjera, por kam frikë se provat do të mbeten të pakta.
Për sa u përket marrëdhënieve të Skënderbeut me Mehmetin, nga përshkrimet e Barletit mund të deduktojmë së paku përshtypjet e klimës midis tyre; nuk ka dyshim për faktin se ata kanë pasur marrëdhënie të afërta, se janë njohur me njëri-tjetrin, ndoshta edhe e kanë respektuar njëri-tjetrin. Ishte bash kjo njohje e mendësisë osmane që e bëri Skënderbeun të mos pranonte ofertën për vasalitet - ofertë që despoti serb George Brankoviæ e pranoi më 1444, e që nuk e shpëtoi principatën e tij nga aneksimi i saj përfundimtar në perandori, më 1459.
Skënderbeu dhe i ati duket se kanë ruajtur një marrëdhënie të fortë me njëri-tjetrin edhe gjatë kohës kur Skënderbeu ishte larg vendit të tij të lindjes. Ambasadori i Skënderbeut është mjaft i qartë kur përshkruan vdekjen e Ivanit dhe reagimin e Skenderbeut "Odio privato" mund te perkthehet si hakmarrje.

"Politikanët shqiptarë po e përdorin Skënderbeun"

Intervista: Oliver Jens Schmitt i pergjigjet kundervenies se Shqiptareve.

Në historiografinë shqiptare me frymë nacionaliste, periudha e Skënderbeut konsiderohet si “koha në prag të pushtimit” apo e rezistencës ndaj pushtuesit osman dhe pastaj e gjithë periudha pesëqindvjeçare osmane është quajtur si “pushtim” prej të cilit shqiptarët më në fund çlirohen më 1912-n. Në librin tuaj ju e bëni të qartë se sa e vështirë është të flitet për pushtim, kur që në shekullin XV shohim se një pjesë e pushtuesve ishin arbër të konvertuar në myslimanë apo se si arbrit e Beratit ishin kundër çlirimit të qytetit të tyre nga Skënderbeu. Nën këndvështrimin tuaj, a i shkon termi pushtim kësaj periudhe 500-vjeçare apo çfarë do t’i shkonte më saktë?

- Akuza tjetër që ju bëhet është mohimi i motivit të lirisë për kryengritjen. Kuptohet qartë se kritikët bëjnë atë që ju e quani “prapaprojektim i identiteteve moderne etnike në Mesjetë” e në këtë kontekst, edhe i lirisë kombëtare. Por, nëse mund të flitet për liri, nga libri juaj del qartë se kjo është „krenaria” e malësorëve që nuk donin t’u paguanin taksa zotërinjve të fushave dhe të
luftonin në ushtritë e tyre. D.m.th. liria e maleve, siç e quani ju, që vazhdoi deri në 1912-n. Por kjo liri ndryshe mund të quhet edhe izolim dhe kjo ngre çështjen se, duke qenë kjo pjesa më e prapambetur e Shqipërisë, e sunduar nga Kanuni, shkojmë te problemi tjetër i debatueshëm i rolit të Perandorisë Osmane në këto treva. Në historiografinë nacional-komuniste shqiptare ajo konsiderohet si prurëse e prapambetjes. Cili është roli i kësaj perandorie në këto treva sipas jush?


Përpara se t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, ndoshta na duhet të vëmë në dukje se termi pushtim mbulon në shqip një spektër semantik interesant, sepse mund të përkthehet me „conquest” dhe me „occupation”. Në fakt shumë historianë tradicionalë ballkanas përdorin termin „occupation” për të përcaktuar sundimin osman. Termi „conquest” është më i përshtatshëm për të përshkruar periudhën e parë osmane, e cila në shumë krahina të Ballkanit, veçanërisht në Shqipërinë Veriore dhe Qendrore u karakterizua nga dhuna dhe luftime që vazhduan me ndërprerje dhe me zona gjeografike për disa dekada. Termi „pushtim” (occupation) nuk përdoret më në historiografinë ndërkombëtare kur flitet për Perandorinë Osmane. Natyra e sundimit osman megjithatë është e hapur për debat: imazhi shumë i errët i përshkruar nga historianët ballkanas kontraston shumë me një interpretim jashtëzakonisht pozitiv që japin kryesisht historianët turq dhe disa historianë osmanistë perëndimorë. Siç ka thënë historiani i famshëm gjerman Thomas Nipperdey, historia nuk është kurrë bardhë e zi, ajo është gri, në një pafundësi variantesh të grisë. Kjo është edhe një pjesë e përgjigjes ndaj pyetjes suaj shumë të komplikuar mbi trashëgiminë osmane të së cilës, në fakt, nuk mund të përgjigjesh me pak fjalë. Është e rëndësishme të specifikohet se për cilën periudhë të sundimit osman po flasim, për cilën krahinë, për cilin grup social/kultutor: Periudha e pushtimit (conquest) në shekullin XV pati zona rezistence të fortë vetëm në veriun katolik dhe në male, kurse qendrat ortodokse në jug vazhduan mënyrën e tyre të jetës tradicionale, së paku deri në gjysmën e dytë të shekullit XVI, kur filloi procesi i gjatë dhe i ngadalshëm i islamizimit. Intensiteti i islamizimit dhe ritmi i tij ndryshonte nga krahina në krahinë, zhvillimi i tij ishte ndryshe në zonat urbane e ndryshe në ato malore. Nëse lexoni përshkrimin e Evlija Çelebiut të qyteteve si Elbasani, në mesin e shekullit XVII, keni përshtypjen e një kulture në lulëzim; por pjesa më e madhe e shekullit XIX, megjithatë u shenjua nga një rezistencë e fortë e shqiptarëve myslimanë ndaj reformave të Tanzimatit. Këto janë vetëm pak radhë që mund të orientojnë për një interpretim të sundimit osman.
Një dimension tjetër i rëndësishëm në analizimin e sundimit osman është ai i krahasimit të rastit shqiptar me atë të krahinave të tjera të Ballkanit, si dhe të zonave që kanë qenë nën sundimin hasburgas dhe venedikas. Sot, interpretimi i trashëgimisë osmane në Shqipëri varet shumë edhe nga këndvështrimet konfesionale dhe ideologjke, ku bie në sy se besimtarët myslimanë dhe katolikë kanë vështrime të ndryshme, ashtu sikurse kemi dhe partizanët e identitetit kombëtar të krijuar nga Rilindja, që kanë gjykimin e tyre ndaj Islamit. Diskursi i sotëm mbi identitetin shqiptar na i tregon qartë këto interpretime të ndryshme.

Në libër ju thoni se “deri më sot nuk vihet në dyshim në studimet shqiptare prapa projektimi i identiteteve moderne etnike në Mesjetë, nuk përfillen aspak teoritë moderne për krijimin e kombeve”; flisni për mbetje në “modelet e vjetra të të menduarit”. Ju jeni shprehur se kjo u dedikohet 50 vjetëve mbisundim të ideologjisë nacional-komuniste dhe vazhdimit të pushtetit të elitës që ka farkuar këtë ideologji. A vuan historiografia europiane perëndimore nga simptoma të ngjashme? Nëse po, cilat janë ideologjitë që ndikojnë sot në shkrimin e historisë në Europë?


Sot, një pjesë e historiografisë europiane përpiqet të ndërtojë një histori të përbashkët: kulturat e kujtesës të sponsorizuara nga shtetet dhe qeveritë, vendimet e parlamenteve rreth çështjeve historike (për shembull, gjenocidi në Armeni) më një anë, po i tërheqin historianët që t’u shërbejnë synimeve të qeverive dhe, nga ana tjetër, po e ngushtojnë kërkimin shkencor historik. Ekziston gjithmonë rreziku që politika të vendosë mbi historinë dhe kjo tendencë ekziston jo vetëm në shtetet autoritare si Rusia, por kudo ku politikanët përpiqen të imponojnë ideologjinë e tyre me ligj apo me rezoluta parlamentare. Një fenomen tjetër që u vu në dukje në kongresin botëror të historianëve në Amsterdam (nga prof. Marina Cattaruzza, Universiteti i Bernës), është ekzistenca e një tensioni midis moralit politik dhe kërkimit shkencor. Kjo është e vërtetë, mjaft të kesh parasysh proceset dhe strategjitë e autoviktimizimit, që janë të lidhura ngushtë me besimin se grupet që kanë qenë viktima nuk mund t’u bëjnë keq të tjerëve.


Në librin tuaj, mes të tjerash, parakaloni shkurtimisht mesazhet dhe domethëniet kryesore që ka marrë figura e Skënderbeut, nëpërmjet asaj që Eric Hobsbawm e quan “invented tradition”, përgjatë periudhave të tilla si ajo që konsiderohet Rilindja shqiptare (1878-1912), periudha e parë e shtetit të pavarur shqiptar (1912-1939), dhe periudha e nacional-komunizmit (1944-1990). Për këtë të fundit vini në dukje se krahas ruajtjes së vazhdimësisë ajo ka luajtur një rol edhe më përçudnues ndaj të vërtetës shkencore mbi Skënderbeun. Në periudhën paskomuniste, në këtë traditë ka tentativa për ta quajtur periudhën e tij si periudha e të kaluarës së artë (kur ishim pjesë e Europës), në të cilën po rikthehemi më në fund dhe Skënderbeu është interpretuar deri edhe si pararendës i NATO-s. Cili do të ishte komenti juaj mbi këto “krijime” të reja?


Aktualisht politikanët shqiptarë e përdorin shpesh Skënderbeun jo vetëm si një simbol të NATO-s dhe integrimit në BE, por edhe për politikat e brendshme p.sh., në fushatat elektorale gjatë vizitave shtetërore (veçanërisht në Vatikan) apo kur shpallin lajmin e heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë. Debati mbi Skënderbeun që prej vitit 2008 u nxit nga politikanë që e kanë përdorur dhe vazhdojnë ta përdorin politikisht Skënderbeun dhe përpiqen të forcojnë imazhin e tyre duke e krahasuar veten me të - shembulli më i mirënjohur i këtij instrumentalizimi të historisë është Kryeministri aktual, Sali Berisha.

Ç'tha Oliver Jens Schmitt:Në Shqipëri e Kosovë s’ka diskurs kritik historiografik


Në Kosovë e Shqipëri vërehet një vazhdimësi e interpretimeve ekzistuese dhe në përgjithësi, temave të shqyrtuara nga historianët të cilët punojnë nëpër institucione. Në asnjërën prej këtyre vendeve nuk zhvillohet fare një diskurs historiografik kritik i historianëve profesionistë. Kjo ka qenë një prej porosive që historiani zviceran, Oliver Jens Schmitt, u ka lënë “homologëve” të tij shqiptarë, në vizitën e fundit në Kosovë. Të martën në amfiteatrin e madh të Bibliotekës Kombëtare e Universitare të Kosovës, historiani i njohur - i cili ka bërë shumë bujë me veprën e tij për Skënderbeun e vepra të tjera - ka mbajtur ligjëratë.

“Historia shqiptare - histori e Ballkanit” ka qenë titulli i ligjëratës që Schmittin e ka sjellë në Kosovë, me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në ligjëratën e tij rreth njëorëshe, ai mori në “shëtitjen historike” studentë, historianë, albanologë. Pak janë parë zyrtarë institucionalë. Relacioni i historiografisë shqiptare me atë të Ballkanit, kërkesa për rishkrimin e historisë, trajtimi për shkencëtarët joshqiptarë, ishin disa nga temat që ka prekur Schmitt, i cili së fundmi botoi veprën “Shqiptarët - një histori mes Orientit dhe Oksidentit”. Disa nga këto tema ai i prek në thelb në këtë vepër.

“Përplasjet” me historiografinë shqiptare, e sollën deri në kohën e pushteteve të sotme, për të dhënë një konstatim për gjendjen aktuale në Kosovë dhe Shqipëri.

“Në Shqipëri është një përpunim kritik i modeleve ideore të historiografisë komuniste dhe në Kosovë, një kthim i ngadalshëm e ballafaqim historiografik me interpretimet serbe që dominojnë tash, sepse pavarësia është një fakt i pakthyeshëm për shkak që e kanë njohur disa vende të mëdha”, ka thënë Schmitt, ligjërues i historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës. Por, sipas tij, të dyja rastet bashkohen në një pikë.

“Nuk zhvillohet pothuajse fare një diskurs historiografik kritik i historianëve profesionistë. Aq më i lartë është zëri i kërkesës sidomos në Shqipëri për një rishkrim të historisë. Kjo kërkesë vjen nga mendimi se shteti dhe politika kanë një përgjegjësi për interpretimin e drejtë të së kaluarës e cila historianët i bën organ ekzekutues të një interpretimi të së kaluarës së përcaktuar nga instancat politike”, ka thënë ai.

Schmitt është ndalur për të vlerësuar gjendjen aktuale në Shqipëri, duke komentuar gjendjen e historianëve.

“Në Shqipëri rrinë ballë për ballë dy parti tepër konfrontuese dhe të dyja interpretojnë në mënyrë të kundërt pjesë të rëndësishme të historisë së re”, ka thënë Schmitt. Për këtë, sipas tij, “historianët janë zënë robër të zënkave të partive politike dhe kjo sqaron edhe mungesën e një historie bashkëkohore profesionale”.

Theksin e kumtesës të cilën e prezantoi në kryeqytet, Schmitt e vuri te historiografia shqiptare në kontekstin ballkanik. Për ta bërë këtë, ai fillimisht prezantoi një rregull.

“Historia gjurmohet në dy dimensione: në hapësirë e në kohë. Ky konstatim themelor është pranuar si i tillë kështu që kufizimi i veçantë këtyre dimensioneve pason rrallë”, ka thënë historiani i njohur.

Por, sipas tij, përveç interpretimeve të Eqrem Çabejt, në historiografinë shqiptare mungojnë ndryshimet hapësinore.

“Historiografia e Shqipërisë ka definuar territorin shtetëror si hapësirë veprimi dhe kjo për arsye politike ka nxjerrë një histori të Shqipërisë. Pas vitit 1991, materialet u përpunuan, u plotësuan dhe u paraqitën si historia e popullit shqiptar. Nga shteti amë ishte një definim i hapësirës; lindën pasojat e shënuara, narrativi që përfshinte vetëm Shqipërinë Adriatike, me disa shembuj nga Kosova”, ka thënë Schmitt, derisa ka shtuar se në vëllimin e katërt të “Historisë së popullit shqiptar” u përfshi edhe historia e Kosovës nën regjimin jugosllav.

“Por u harruan shqiptarët e republikave të tjera jugosllave. Kjo lidhet ngushtë edhe me faktin që në gjuhën shqipe mungon terminologjia që do të dallonte mes shqiptarëve brenda dhe jashtë shtetit kombëtar dhe do t’u bënte emër vendeve të banuara me shqiptarë”, ka shpjeguar ai.

Kur ka folur për terminologjinë, Schmitt ka përmendur edhe propozimin e publicistit tiranas Adrian Veliu, për ndarjen e shqiptarëve në shqiptarë dhe kosovarë.

“Nga perspektiva e Tiranës jashtë kufijve ekziston mundësia hapësinore e kompakte e Kosovës, por shqiptarët e tjerë, sipas këtij këndvështrimi, janë pak ose aspak të pranishëm. Nëse mungon një term për shqiptarët e Shqipërisë, atëherë nuk u diskutua kurrë për një term për shqiptarët jashtë kufijve të shtetit kombëtar”, ka thënë Schmitt, derisa ka shtuar se me këto lloj problemesh janë ballafaquar edhe vendet e tjera.

Sipas tij, propozimi i Veliut do të mund të sillte rezultat që gjeografia të merret si kriter dhe të flitet për shqiptarët në perëndim e lindje, por që duhen marrë parasysh edhe shqiptarët e Stambollit, ata të Bosnjës e të vendeve të tjera.

Zbërthimi i historisë shqiptare si histori ballkanike, sipas Schmitt, do të ishte shumë pozitiv.

“Të kuptohet historia shqiptare edhe si histori ballkanike do të mundësonte përfshirjen e saj edhe në kontekste të tjera, si të Evropës apo Lindjes së Afërt”, ka thënë ai.

Vend të theksuar në ligjëratën e mbajtur në Kosovë, Schmitt, i ka lënë edhe mënyrës së trajtimit të historianëve të huaj.

“Mund të konstatohet se në faktet historike shqiptare, të huajt thirren shpesh si dëshmitarë, edhe pse ata këtë rol nuk e kanë kërkuar kurrë”, ka thënë Schmitt, duke shtuar se kolegët e tyre shqiptarë nuk duhet t’i trajtojnë mendimet e tyre si kritikë fondamentale ose me motive politike, por si kontribut për një proces shkencor.

Vetë ligjëratën e tij e ka quajtur kontribut për diskutim.

“Motivi të flas para jush është interesi për historiografinë shqiptare në një kontest më të gjerë hapësinor, rajonal ballkanik, por edhe mendimi se internacionalizimi më i fortë i historiografisë shqiptare do të hapte horizonte të reja shkencore, por sipas vlerësimit tim do të hapte edhe rrugën për shumë qorrsokak të kaluar”, ka thënë ai.

Sipas Schmitt, shpeshherë harrohet të thuhet se koncepti i historisë shqiptare nuk u zhvillua në shkëmbim me mendime konkurruese në shoqërinë shqiptare, por u vendos juridikisht nga shteti totalitarist komunist shqiptar dhe u realizua me pjesëmarrjen e vetë diktatorit.

“Duke marrë parasysh situatën etnopolitike në Jugosllavinë titiste, historianët shqiptarë në Kosovë, iu bashkëngjiten interpretimeve të historiografisë së Republikës Popullore të Shqipërisë”, ka thënë Schmitt. “Vetëm në diasporë ekzistonin disa zëra kritikë të rrallë, të cilët kritikonin nacionalizmin e doktrinën shtetërore historike të Shqipërisë”, ka shtuar ai.

Pas ligjëratës, Schmitt, ka ndarë kohë që t’u përgjigjej pyetjeve që i janë bërë nga të pranishmit.

Schmitt, i cili ka zgjuar reagime të furishme në Shqipëri dhe më gjerë me biografinë e parë gjithëpërfshirëse për Skënderbeun, ka përsëritur se shumica e kanë kritikuar pa e lexuar fare librin e tij ose pas një leximi të pavëmendshëm. Të pranishmit e kanë pyetur Schmitin se kur ndërkombëtarët janë të gatshëm ta dëgjojnë historinë e vërtetë të shqiptarëve. Por njëri prej atyre që po ua tregon historinë e shqiptarëve të huajve dhe shqiptarëve, është vetë Oliver Jens Schmitt.

Oliver Schmitt: Skënderbeu ishte dhe mbetet arbër




“Historia e Shqiptarëve”, një përmbledhje ligjëratash e historianëve dhe albanologëve të huaj mbi aspekte të historisë së shqiptarëve, ishte fillesa e një debati mes studiuesve të huaj dhe atyre shqiptarë dje në mjediset e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë. Libri që sapo është hedhur në qarkullim nga botimet “Përpjekja” sjell këndvështrimet e katër autorëve, Nathalie Clayer, Stephanie Sievers, Oliver Schmitt dhe Joachim Matzinger, mbi tematika të ndryshme të historisë së Shqipërisë. Autorët të pranishëm në promovimin e librit, përveçse mbështetën pikëpamjet e tyre, vunë theksin edhe në mungesën e komunikimit dhe bashkëpunimit mes historianëve shqiptarë dhe të huaj për teza të ndryshme të historisë së Shqipërisë. Botuesi Fatos Lubonja e konsideroi këtë libër tepër delikat dhe që ka për qëllim të evidentojë studimet historiografike shqiptare në periudhën e komunizmit dhe vazhdën e perspektivën pas rënies së sistemit diktatorial. Por ajo që në një farë mënyre ktheu në “nul” debatin e pesë viteve më parë ishte deklarata e historianit Oliver Schmitt se teza e tij e pesë viteve më parë, në monografinë e “Skënderbeut”, ishte keqkuptuar. Sipas tij, Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, ishte dhe mbetët arbër. “Ka një keqkuptim përsa i përket kësaj teze. Unë në monografinë time jam përpjekur ta përshkruaj Skënderbeun si ai që arriti të ndalonte për një periudhë të caktuar ekspansionin otoman. Skënderbeu ishte arbër dhe mendoj se i gjithë debati u hap për një tezë që në fakt nuk është e imja. Për mua ishte një debat artificial, që u ngrit mbi një keqinterpretim, që e bëri dhe media, të tezës sime. Të shkruash për një vend, duhet ta duash atë dhe unë e dua Shqipërinë”- tha Oliver Shcmitt. Në fund të vitit 2008 historiani Oliver Schmitt botoi në Shqipëri një biografi shkencore mbi heroin kombëtar Skënderbeun. Argumenti i Schmitt-it se origjina e Skënderbeut ishte ortodokse dhe jo katolike hapi polemika dhe një debat të gjerë publik ku u përfshinë historianë dhe jo historianë. Debati ngërtheu jo vetëm akademikë, por u përhap gjerësisht edhe në opinionin publik. Historiani Schmitt u akuzua se me tezën e tij cenonte heroin kombëtar të shqiptarëve. Ky keqkuptim ka ardhur dhe për një fakt që u diskutua gjerësisht në promovimin e librit “Historia shqiptarëve”, që ka të bëjë me mungesën e bashkëpunimit mes albanologëve dhe historianëve shqiptarë dhe të huaj. “Shkencat albanologjike fatkeqësisht kanë jetuar një ndarje midis studiuesve shqiptarë dhe joshqiptarë. Institucionet shtetërore që u krijuan pas Luftës së Dytë Botërore, pas rënies së komunizmit, po kalojnë një fazë shumë të vështirë. Për rrjedhojë, studimet albanologjike janë ende në ndikimin e izolimit të mëparshëm dhe metodave të vjetruara të kërkimit.”- deklaroi historiani zviceran. Siç paralajmëroi dhe botuesi Fatos Lubonja, libri është tepër delikat dhe sigurisht që ai hapi debat që në prezantimin e parë të tij. Historiania Valentina Duka bie dakord me faktin se mungon bashkëpunimi mes historianëve të huaj dhe shqiptarë dhe, sipas saj, ky është një diskutim që është rrahur shpesh edhe mes vetë historianëve, por ajo për të cilën ajo nuk bie dakord është se situata në historiografinë shqiptare nuk është ajo që përshkruhet në librin “Historia e shqiptarëve”. “Pas viteve ’90 unë mendoj se situata në historiografinë shqiptare nuk është aq e zezë sa përshkruhet në këtë libër. Historiografia shqiptare vazhdon të ketë segmente që vazhdojnë të trajtohen bardh e zi, vazhdon të ketë individë që hedhin teza të politizuara dhe të sjellin produkte me doza folklorike. Por nuk duhet të mohojmë se janë hedhur hapa shumë të mëdhenj përsa i përket historiografisë. Debatet që këta studiues ngrenë sot në këtë libër ne i kemi të përditshme në auditorët tanë.”- tha Duka. Ky botim përmbledh ligjërata të albanologëve të huaj në fushën e historisë dhe gjuhës dhe mban firmën e katër autorëve. Përzgjedhja e historianëve dhe albanologëve të huaj është bërë qëllimisht për të sjellë këndvështrimin e tyre mbi problemet me të cilat ballafaqohet shkenca e historisë dhe gjuhësisë, teza që sigurisht do të hapin debat. Libri është përkthyer në shqip nga Pandeli Pani dhe Artan Puto.

Nudo në plazhet greke, modelja Eliada Ahmeti i josh të gjithë (foto) Burimi: http://www.panorama.com.al/2012/12/23/nudo-ne-plazhet-greke-modelja-eliada-ahmeti-i-josh-te-gjithe-foto/#ixzz2GQp45CSM




Vajza nga Elbasani, e cila prej vitesh jeton në Greqi, fillimisht u shfaq si modele dhe me një set fotosh të cilat çmendën opinionin grek për shkak të sharmit, elegancës dhe sensualitetit që disponon ajo si femër. Eliada Ahmeti është shqiptarja e famshme, e cila prej 7 viteve merret me modelim dhe para disa viteve fitoi edhe ”Miss Playmate Greece”.
eliadaahmeti-(11)

 Pas këtij suksesi, ajo filloi me kontrata pune në Turqi, Francë dhe disa vende të tjera europiane, kështu që trupi i bukur i saj i hapi dyert e suksesit. Krahas modelimit, Eliada merret njëkohësisht edhe me këshilla bukurie, duke punuar në një qendër shëndeti dhe fitnesti ”Dietology” si institut bukurie në kryeqytetin grek (Athinë). 
eliadaahmeti-(2)

”Bukuria është diçka shtazarake, nëse nuk shoqërohet edhe me mençuri”, ka thënë ajo në një intervistë dhënë për mediat atje. Po në fakt me çfarë merret Eliada në Greqi? Nga burime të mirinformuara mësojmë se ajo për momentin ka ndërprerë kontratat e punës si modele dhe udhëheq një show program në një televizion jo shumë të shikuar. 

eliadaahmeti-(3)
Gjithashtu, pjesë e performancës së saj janë edhe fotosesionet nga të cilat nuk ndahet aspak. Së fundi, Eliada është zënë mat e zhveshur në një plazh nudo në Greqi. 
eliadaahmeti-(6)

Madje, në disa raste ajo edhe ka pozuar e zhveshur krejtësisht për të treguar kështu linjat e saja seksi me anë të të cilave ka bërë për vete publikun atje
.


Njihuni me burrneshat shqiptare! (foto)

Këto janë disa fotografi të shkëputura nga projekti i fotografes, Jill Peters, “Virgjëreshat e Betuara Shqiptare”, e cila ka udhëtuar në malet shqiptare per të kapur portretin e këtyre “burrneshave”

8


9

10

1

2

3


4

5

6


7




Ribërja politike e Ballkanit dhe nacionalizmi shqiptar


DRITAN EGRO

Qysh në fillim të shekullit XVIII Rusia dëshmoi se jo vetëm gjeografikisht ishte pjesë e Europës, por edhe më pas do të ishte një zë i fuqishëm në zhvillimet politike europiane, madje një zë përcaktues edhe për fatin e mëtejshëm të Perandorisë Osmane dhe për ecurinë e historisë së Ballkanit në shekujt XVIII-XIX, madje deri në fillimin e Luftës I Botërore.
Rusia e Pjetrit të Madh qysh në vitet e para të shek. XVIII filloi të nxisë lëvizjet separatiste të popujve të Ballkanit për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane, pjesë e rëndësishme kjo e projektit rus për të zbritur në ujërat e ngrohta të Mesdheut. Projekti i saj ekspansionist kishte për objektiv përfundimtar marrjen e Stambollit osman dhe ringjalljen e Bizantit.
Ndërhyrja e Rusisë në zhvillimet politike europiane, në vitin 1696, në favor të shteteve të Europës Perëndimore ndërsa Vjena ishte e rrethuar nga osmanët, ishte një nga faktorët që përcaktoi prishjen e balancës së fuqisë në Europë. Kjo ngjarje është shumë e rëndësishme për historinë e Ballkanit, pasi shënoi hapin e parë që më pas do t’i hapte udhë procesit të ndryshimit të statukuosë gjeopolitike në territoret ballkanike të Perandorisë Osmane, proces i cili gjeti fundin e tij me Luftrat ballkanike dhe më pas me Luftën I Botërore.
Qysh në vitin 1712, kur trupat ruse i mundin ato osmane në betejën e Prutit, malazezët vendosin kontakt me carin Pjetër i Madh për një aleancë politike kundër shtetit osman bazuar në besimin ortodoks dhe në prejardhjen e përbashkët sllave. Në vitin 1759 ishin shkodranët katolikë e ortodoksë që iu drejtuan careshës ruse Elisabeta për ndihmë. Të njëjtën gjë bënë edhe himarjotët në 1759. Me këto veprime të karakterit separatist shënohen hapat e parë politikë të popujve të Ballkanit për t’u shkëputur nga Perandoria Osmane.
Vatrat e para që ishin të gatshme për t’u ngritur kundër sundimit osman në Ballkan, siç e dëshmojnë edhe dokumentet e arkivuara në arkivat ruse, ishin disa rajone të krishtera ballkanike, të cilat e kishin njohur vendosjen e sundimit osman, por, më së shumti, për shkak të veçorive të terrenit e për pasojë edhe të produktivitetit të ulët ekonomik, shteti osman u kishte njohur autonomi fiskale (venomet). Ishin këto rajone që autonominë e tyre fiskale dhe fetare gradualisht e shndërruan në autonomi kulturore dhe ishin të gatshme që me mbështetjen e Fuqive të Mëdha të kohës ta shndërronin atë edhe në autonomi apo pavarësi politike. Te kjo autonomi fiskale e njohur dhe e akorduar nga vetë shteti osman i kanë fillesat institucioni i kapidanit dhe i bajrakut. Këtu do të rreshtonim Malin e Zi, Malësinë e Madhe, Mirditën, Pukën, Himarën, Sulin dhe krahinën e Manit në Peloponez.
Letrat e ardhura nga Ballkanit ishin kërkesa për ndryshimin e statukuosë politike në rajon, duke kërkuar mbështetje tek një fuqi e cila kishte filluar të dëshmonte me veprime në terren se e kishte fuqinë ushtarake për t’i dhënë rajonit një konfiguracion të ri politik. Beteja e Prutit e vitit 1712 ishte dëshmia e parë e avancimit rus drejt ujërave të ngrohta të Mesdheut. Këtu nuk është fjala për kërkesa të natyrës “romantike” apo “aventuriere” që vinin nga Ballkani, por për kërkesa që do të t’i shërbenin Rusisë si pretekst për të zgjeruar ekspansionin e saj politik, të krishterë, në një hapësirë politike që sundohej nga një dinasti myslimane.
Fuqia ruse që po i imponohej shtetit osman u vërejt jo vetëm nga komunitetet fetare të krishtera të Ballkanit, por edhe nga krerët e pashallëqeve që, më së shumti, ishin krijuar në territoret e banuara nga popullsi shqiptare si rezultat i dobësimit të kontrollit të pushtetit qendror. Pashallëqet e Janinës dhe të Shkodrës, të kryesuara nga familje shqiptare myslimane, tentuan shkëputjen nga shteti osman, për t’i hapur rrugë krijimit të bërthamave shtetërore të pavarura në rajon. Kjo është edhe dëshmia më e qartë e faktit se procesi i kësaj kohe i separatizmit nga shteti osman ishte një fenomen i dyfishtë: i krishterë dhe mysliman; veçse ndërsa komunitetet e krishtera iu dorëzuan pakushte Rusisë duke kërkuar ndihmë për shkëputje, krerët e pashallëqeve kërkuan marrëdhënie partneriteti, pra favore të ndërsjella që të dyja palët të plotësonin ambiciet e tyre politike. Por, ndërsa mori nën sqetull mbrojtjen e popullsive ortodokse osmane, ai ishte Rusia e gatshme të mbështeste “rebelët” myslimanë që kërkonin shkëputje nga Perandoria Osmane?
Konvertimi masiv në Islam i hapi rrugë paragjykimit të Fuqive të Mëdha për shqiptarët. Popullsinë myslimane shqiptare Fuqitë e Mëdha do ta barazonin me atë turke dhe më pas do ta konsideronin si mbetje të osmanëve në Ballkan, që më së paku politikisht nuk duhej përkrahur në aspiratat e saj për pavarësi, kurse në rastin më të mirë duhej zhdukur nga harta e Ballkanit.
Ali Pashë Tepelena, ndonëse pasha mysliman, në përpjekjet e tij për t’u shkëputur nga shteti osman nuk ngurroi të vendosë lidhje, madje edhe të kërkojë mbështetjen ruse për realizimin e planeve të tij separatiste. Por Rusia nuk ishte e predispozuar t’i ofronte mbështetjen e saj një pashai mysliman. Në këtë kohë, feja përbënte dimensionin më strategjik të bashkëpunimit dhe të mbështetjes për popujt e vegjël të Ballkanit.
Realizimi i projektit rus për ringjalljen e Bizantit do të kalonte përmes nxitjes në Greqi të një rebelimi kundër shtetit osman. Tentativa e parë e vitit 1770 gjeti jetësimin e saj me kryengritjen e Moresë. Ajo nuk pati sukses, por me Traktatin e Paqes së Küçük Kaynarca-s (1774), Perandoria Ruse fitoi të drejtën që të “mbronte” qytetarët ortodoksë të shtetit osman, çka i hapi rrugë procesit që shtetas ortodoksë të Ballkanit osman të përgatiteshin në zyrat e administratës ruse dhe më pas të zinin edhe pozita të larta në hierarkinë shtetërore, civile dhe ushtarake ruse: ministri i jashtëm rus, Kapodistria, u bë edhe Kryeministri i parë i shtetit modern grek.
Autonomia e Serbisë në 1815 dhe pavarësia e Greqisë në vitet 1829-1830 janë raste par excellence në ecurinë e procesit të shkëputjes së territoreve ballkanike nga Perandoria Osmane, proces i cili rrënjët e tij i kishte qysh në dekadat e para të shekullit XVIII. Madje këto dy ngjarje ndikuan fort mes popujve të tjerë, të krishterë e myslimanë, të Ballkanit. Këto ndryshime me pasoja të pakthyeshme gjeopolitike e orientuan elitën politike myslimane në Shqipëri që jo vetëm ta formulonte dhe ta artikulonte mendimin e saj politik për shkëputje nga Perandoria Osmane, por edhe të ndërmerrte hapa politikë, taktikë dhe luftarakë, në këtë drejtim. Fillimisht krerët shqiptarë u larguan nga fronti osmano-grek i luftës, kurse më pas filluan të organizohen mes tyre dhe në vitet ’30 ia filluan kryengritjeve të armatosura. Parë në këtë kontekst, realiteti i brendshëm perandorak osman dhe koniunktura e re gjeopolitike euro-aziatike ishin faktorët kryesorë që përcaktuan ecurinë e lëvizjes nacionaliste dhe të proceseve kombformuese e më tej shtetformuese te shqiptarët.
Etapa e separatizmit, si fazë e hershme dhe përgatitore e lëvizjeve nacionaliste ballkanike, duhet vlerësuar si pasojë e ndryshimit të balancës së fuqisë në Euro-Azi dhe kryesisht fillimit të vënies së jetë të projekteve ambicioze të politikës së jashtme ruse.
Imponimi Perandorisë Osmane i autonomisë për Serbinë dhe i pavarësisë së Greqisë janë fakte të mjaftueshme për të konfirmuar idenë se si Rusia ashtu edhe fuqitë e tjera europiane ishin të prira të ndihmonin elementin e krishterë në Ballkan, pasi duke qenë se ky element nuk ndante të njëjtin besim me sunduesin, shkëputjen e tij mund ta realizonte politikisht më e lehtë. Por këto hapa shënojnë njëkohësisht edhe fillimin e procesit të disintegrimit të shtetit osman në Ballkan.
Nga ana tjetër, tentativat shqiptare, fillimisht përmes pashallëqeve dhe më pas përmes krerëve të familjeve të fuqishme për t’u shkëputur në dekadat e para të shek. 19, natyrisht që nuk do të lejoheshin në mënyrë paqësore nga Shteti Osman. Likuidimi fizik i Ali Pashë Tepelenës dhe ai politik i Bushatllinjve, i shoqëruar me shpërbërjen e pashallëqeve, ishte treguesi më i qartë se shteti osman nuk do të lejonte në asnjë mënyrë shkëputjen e territoreve ballkanike që banoheshin nga popullsi myslimane, pasi një realitet i tillë do t’i jepte fund sundimit osman në rajon.
Ndryshimet gjeopolitike që kishin filluar në Ballkan në dekadat e para të shek. 19, me krijimin e Serbisë autonome dhe të Greqisë së pavarur, elita shqiptare i konsideronte si zhvillime politike të pakthyeshme. Duke qenë pjesëmarrës dhe ndjekës të mirë të zhvillimeve politike në Greqi, elita e fuqishme shqiptare nën kryesimin e Ismail bej Vlorës u mblodh në Berat për të diskutuar për të ardhmen e trojeve shqiptare, ndërkohë që Greqia po finalizonte aktin e krijimit të bërthamës fillestare shtetërore. Eliminimi fizik i Ismail bej Vlorës dhe i krerëve të tjerë shqiptarë në Manastir treguan se shteti osman do të vepronte ashpër kundrejt çdo kërkese për shkëputje që do të vinte sidomos nga drejtues lokalë myslimanë.
Letra e Ismail bej Vlorës (gjyshi i Ismail Qemalit, nëntor 1828) drejtuar krerëve shqiptarë është dëshmi e faktit që tek elita shqiptare e kohës jo vetëm që kishte lindur mendimi për krijimin e një bërthame për krijimin e një bërthame shtetërore të pavarur nga Perandoria Osmane, por ajo ndihej e aftë që këtë mendim ta materializonte në terren nëpërmjet një veprimi të organizuar politik. Madje, letra e Silahdar Iljas Podës drejtuar Ismail bej Vlorës, në gusht 1828, ku i propozon një aleancë politike mes dy familjeve të tyre, shënon lindjen e mekanizmit të parë politik që do të shërbente si bazë për hapat e mëtejshëm politikë që do të hidheshin në Berat në fund të këtij viti dhe që si objektiv final të tij kishin shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe krijimin e një bërthame shtetërore shqiptare në Ballkan.
Kryengritja e vitit 1847 me qendër në Labëri duhet vlerësuar si përpjekja e fundit shqiptare për shkëputje nga Perandoria Osmane. Duke parë agresivitetin e fqinjëve që kërkonin të zgjeroheshin në toka të banuara historikisht nga shqiptarët pas kësaj tentative të fundit familjet shqiptare hoqën dorë nga përpjekjet për shkëputje nga Perandoria Osmane. Mahmut bej Vlora (babai i Ismail Qemalit), një nga organizatorët e kryengritjes së vitit 1847, në vitin 1853-4 u rreshtua krah trupave osmane në Thesali për të frenuar përparimin e ushtrisë greke, e cila u hodh në ofensivë jashtë kufijve të shtetit të pavarur duke përfituar nga angazhimi osman në Luftën e Krimesë. Për herë të parë elita shqiptare u ndje e kërcënuar nga fqinjët dhe u shty drejt zgjedhjeve të detyruara, mes Perandorisë Osmane dhe fqinjëve, për përcaktimin e rrezikut më të vogël për ekzistencën e saj. Për shqiptarët filloi koha e kërcënimit të trojeve etnike.
Publikimi i doktrinave nacionaliste ballkanike në vitin 1844, respektivisht greke (Megalidea) dhe serbe (Nacertanije), shënojnë një ndryshim cilësor në jetën ideologjike dhe politike të Ballkanit. Dy popuj që falë mbështetjes së Fuqive të Mëdha ishin pavarësuar apo kishin hedhur hapa të rëndësishëm për shkëputje nga Perandoria Osmane, tashmë zyrtarisht po hynin në epokën e kombformimit. Që nga ky moment, feja, përtej një elementi identifikues për një individ apo grupim social, filloi të përdorej si një instrument politik e diplomatik në kërkim të trojeve të fqinjit në Ballkan.
Kryengritja Labërisë, e vitit 1847, shënon momentin e parë kur nga drejtuesit e kryengritjes u kuptua nevoja që në veprime me karakter politik dhe ushtarak të merrnin pjesë shqiptarët e të gjitha besimeve fetare, madje duhej fituar edhe mbështetja e klerit ortodoks.
Një nga shtetarët më të rëndësishëm osmanë të shek. 19, Ahmet Xhevdet Pasha, në vitin 1861 erdhi personalisht në Shkodër, dhe me cilësinë e emisarit të posaçëm të sulltanit hartoi një raport të detajuar për situatën në vilajetin e Shkodrës dhe më gjerë. Mes të tjerash ai shkruan: “Pjesa dërrmuese e popullsisë myslimane të qytetit të Shkodrës përbëhet nga popullsi malësore që ka zbritur nga Malësia dhe ka pranuar fenë islame; por kjo popullsi nuk e ka humbur sensin e gjindjes dhe të prejardhjes së hershme të saj, pasi edhe sot thirren me emrin e asaj malësie prej nga ata kanë zbritur. … Ngaqë lidhjet fisnore i kanë ende të fuqishme ndodh shpesh që ata së bashku me familjet e tyre të shkojnë e të vizitojnë vendet e të parëve të tyre, kurse kushërinjtë e tyre katolikë të zbresin në Shkodër dhe të shkojnë si mysafirë tek kushërinjtë e tyre myslimanë. … Malësorët në shumicë janë katolikë dhe administrativisht varen nga paria myslimane e qytetit, por ngaqë vishen me veshje të njëjta dhe ngaqë sjelljet e tyre janë të njëjta është e pamundur të dallosh se cili prej tyre është katolik dhe cili mysliman. …. Bazamenti i lidhjes dhe i bashkimit mes malësorëve katolikë dhe myslimanë është ndjesia e përbashkët etnike dhe patriotizmi, dhe për shkak se jetojnë gjithë kohën bashkë janë vëllezër e miq për kokë. Në vilajetin e Shkodrës nuk bëhet fjalë për ndasi fetare, por për ndasi etnike”.
Projekti rus për t’i dhënë fund shtetit osman dhe për të shtënë në dorë Stambollin solli me vete rritjen e ndikimit rus në Ballkan dhe, për pasojë, edhe luftën ruso-osmane. Shteti osman nxitoi të bënte paqe me Rusinë në Shën Stefan, shumë pranë Stambollit, në mars të vitit 1878. Falë mbështetjes ruse, në Ballkan u krijua një shtet i stërmadh bullgar. Në rajon u prishën ekuilibrat e Fuqive të Mëdha. Ato, në mënyrë të menjëhershme, thirrën një kongres ndërkombëtar, që u mbajt në Berlin në qershor 1878. Qëllimi ishte më se i qartë: të frenohej Rusia në projektin e saj për të zgjeruar ndikimin sllav në Ballkan. Gjithsesi, në Ballkan filloi pazari i tokave.
Për herë të parë në historinë moderne, shqiptarët e ndjenë se fuqia e shtetit osman nuk ishte më e mjaftueshme për t’i mbrojtur tokat mbi të cilat kishin jetuar për shekuj. Po ashtu, për herë të parë shqiptarët u përballën jo më me rrezikun, por me realitetin e shkëputjes së trojeve etnike shqiptare. Nga ana tjetër, Perandoria sponsorizoi çështjen shqiptare pasi tanimë e pa veten të pafuqishme për t’i mbrojtur territoret e saj të banuara nga shqiptarët, pasi në rajon filloi pazari i trojeve.
Që nga ky moment çështja shqiptare nuk është më çështje e brendshme e Perandorisë Osmane. Pas vitit 1878 çështja shqiptare ndërkombëtarizohet dhe hyn si problem në kancelaritë e Fuqive të Mëdha.
Në këtë moment të vështirë krerët politikë shqiptarë u mblodhën në Prizren dhe themeluan Lidhjen e Prizrenit, por ata e dinin fare mirë se fati i mëtejshëm politik i shqiptarëve ishte i lidhur fort edhe me faktin që shumica e popullsisë ishte myslimane dhe ajo do të trajtohej e lidhur ngushtë me fatin e vetë Perandorisë Osmane. Pikërisht në këtë kohë, nën emrin territore osmane, trojeve shqiptare iu hoqën copa (Ulqini e Tivari) me marrëveshje ndërkombëtare.
Duke e ndier se nga trupi i saj do të shkëputeshin toka, shteti osman fillimisht e stimuloi aktivitetin politik shqiptar, atë në Prizren dhe atë të intelektualëve shqiptarë në Stamboll. Pashko Vasa hartoi traktatin politik E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, të parin dokument ideologjik në nacionalizmit shqiptar. Kjo vepër pa dritën e botimin në të njëjtën kohë në Stamboll, Paris, Londër dhe Berlin, në frëngjisht, anglisht dhe gjermanisht. Në këtë dokument shpaloset për herë të parë dhe në mënyrë të plotë se kush janë shqiptarët dhe çfarë kërkonin ata. Ishte momenti që shqiptarët jo vetëm të mbronin tërësinë e tyre territoriale, por edhe t’i kërkonin Shtetit Osman autonominë e Shqipërisë, rruga për realizimin e së cilës ishte bashkimi në një i të katër vilajeteve me popullsi shumicë shqiptare.
Mendjet më të mira shqiptare të kohës u shprehën në favor të autonomisë së trojeve shqiptare dhe për qëndrimin brenda ombrellës osmane, pasi rreziku që po vinte bëhej gjithnjë e më i vetëdijshëm nga fqinjët, të mbështetur nga të mëdhenjtë e politikës botërore, nuk do të mund ta garantonte ekzistencën e një shteti të pavarur shqiptar. Situata e jashtëzakonshme e krijuar dhe rreziku i copëtimit të trojeve shqiptare bëri që shumë qytete të Shqipërisë t’i dërgonin memorandume Kongresit të Berlinit. Në memorandumin që qyteti i Shkodrës, më 13 qershor 1878, i dërgonte ministrit të jashtëm britanik mes të tjerave shkruhej:
“Ashtu siç nuk jemi dhe nuk duam të jemi turq, po ashtu e kundërshtojmë me të gjitha forcat tona cilindo që do të dëshironte të na bënte sllavë apo austriakë e grekë. Ne duam të jemi veçse shqiptarë!
Feja e shqiptarëve mund të ketë lëvizur nga Ortodoksia te Islami dhe nga ky te Katolicizmi, por qofshin ortodoksë, myslimanë apo katolikë, shqiptarët nuk e kanë mohuar kurrë atdheun e tyre dhe duke i qëndruar me këmbëngulje besnike krenarisë për prejardhjen e tyre, kanë mbetur kurdoherë dhe kudo shqiptarë”.
Ky pasazh memorandumi dërguar Kongresit të Berlinit është treguesi më i mirë nga poshtë lart i nivelit se ku kishte mbërritur shkalla e ndërgjegjes kombëtare mes shqiptarëve. Për të shkuar më tej, në Lidhjen e Prizrenit për herë të parë në një organizim politik u përfaqësuan të gjitha territoret shqiptare në një përfaqësim etnik.
Të vetëdijshëm për peshën dhe rëndësinë që kishte gjuha e njehsuar, alfabeti dhe shkolla shqipe, intelektualët shqiptarë të të gjitha besimeve fetare u mblodhën në Manastir, në nëntor 1908 dhe ndërmorën hapa të rëndësishëm drejt unifikimit të alfabeteve shqip në përdorim. Kongresi i Manastirit dhe më pas hapja e Shkollës Normale në Elbasan, në 1909, shënuan hapat përgatitorë që paralajmëruan pavarësinë politike të Shqipërisë, në nëntor 1912.
Kurse, përfaqësimi i të gjitha trojeve shqiptare në Vlorë për shpalljen e Pavarësisë (nëntor 1912) ishte fundi i procesit të kombformimit. Me këtë akt, konvencionalisht përfundon procesi i kombformimit te shqiptarët dhe i hapet udha procesit të ngritjes së shtetit kombëtar.
Shqipëria, pavarësinë e fitoi në një nga momentet më të vështira të historisë së saj. Kjo ngjarje vërtet i dha fund një procesi kërkimi të drejtash politike nga shteti osman, proces që kishte filluar qysh një shekull më parë, por në fund ai rezultoi në rrudhjen maksimale të trojeve që do të kishte në dispozicion Shteti i Ri Shqiptar. Si produkt i momentit kur filluan luftërat ballkanike, Shteti i Pavarur Shqiptar ishte projektuar të ishte i cunguar, pasi përveç detit ai do të rrethohej nga të gjitha anët me troje të banuara po nga popullsi shqiptare. Ndryshe nga fqinjët, shqiptarët mbetën të vegjël dhe pa përkrahje.


Burimi: http://www.panorama.com.al/2012/12/27/riberja-politike-e-ballkanit-dhe-nacionalizmi-shqiptar/#ixzz2GQnboKWA

Ermela Mezuraj e Françeska të zhgënjyera, zbulohet reagimi pas braktisjes nga të dashurit



U duk se Ermela Mezuraj kishte gjetur dashurinë e lënë në mes para tetë vitesh, por disa mosmarrëveshje kanë bërë që bashkëjetesa e saj me Jotin të marrë fund. Gjithçka ka ndodhur para disa ditësh, pasi ai ka ndryshuar dhe televizion, duke lënë punën si operator i “The Voice” në “Top Channel” për të filluar punë të re te “Nga e para”, formati që prezantohet në “Vizion Plus” nga Valbona Selimllari. Miq të afërt të çiftit kanë pohuar se ka qenë një vendim i Jotit për t’i dhënë fund kësaj lidhjeje, vendim që për Ermelën ka qenë disi i papritur dhe e ka mërzitur shumë. “Ka njerëz që të shkelin këmbën dhe të thonë më fal, ka njerëz që ikin dhe s’thonë një fjalë”, është një nga deklaratat që Ermela Mezuraj kishte bërë për fansat e saj në facebook, pas ndarjes së përfolur nga i dashuri i saj, Joti. Pak ditë më parë, ajo deklaroi për statusin e saj tashmë “single”, ndërkohë që ka vazhduar me statuse të ndryshme, ku pohon se si ndihet pas ndarjes nga Joti, djali me të cilin ajo bashkëjetonte prej një viti në Tiranë. Djali nga Lezha, Joti, u rikthye në Shqipëri vitin e kaluar, kur vendosi të bashkëjetojë me Ermelën, ndërsa filloi edhe punë si operator në “Top Channel”. Edhe pse Ermela ishte shprehur se kishte planifikuar një martesë me Jotin, ata gati celebruan lidhjen e tyre me një festë orientale në plazh për 26-vjetorin e saj, duke u shfaqur për herë të parë si çift së bashku. Ndërkohë që nuk dihet se çfarë do të bëhet me biznesin e tyre të përbashkët, një palestër moderne që kishin hapur së fundi në Tiranë.
E hidhëruar i drejtohet Ermalit: Të dhurova dashurinë time
“I give you my love” (Të dhurova dashurinë time) është mesazhi që Françeska i dërgon Ermal Merdanit, pasi ka mësuar për lidhjen e tij të re me modelen, që ai shfaqet në kuicin “Tjetri” të Edi Manushit. Tashmë që Ermali ka krijuar këtë lidhje të qëndrueshme, për Françeskën nuk ka qenë një lajm i mirë. Për fansat e saj në facebook ajo është shprehur në lidhje me këtë histori: ”Mund të kalohet dhimbja vetëm, por për të provuar lumturi duhet të jenë dy persona…” duke i bashkëngjitur edhe disa foto nostalgjike të tjera nga argëtimet në shtëpinë e “Big Brother” me Ermalin. Tashmë Françeska, edhe pse është fotografuar me disa këngëtarë apo djem të njohur kosovarë, ende nuk ka pranuar që të ketë nisur ndonjë lidhje të re serioze me ndonjërin prej tyre. Ajo ka pohuar se është ndier e zhgënjyer nga Ermali, dhe ndaj kjo eksperiencë e ka bërë që tani e tutje të jetë më e kujdesshme në lidhjen e saj të re para se ta bëjë publike. Së fundi, ajo i është përkushtuar modelingut, ndërsa ka udhëtuar drejt Gjakovës për realizimin e një kalendari. Në profilin e saj në facebook ajo u shfaq me grim shumë të rëndë në stilin e Marilyn Monroe.
Përveç shkëmbimit të komenteve të shumta në këto foto, Françeska po ashtu si Ermela publikoi dhe statusin e saj aktual pas ndarjes  “single”. Gjithsesi, duket që ende nuk e ka harruar Ermalin, pasi pas ndarjes, përveç fotos duke u puthur me të, ajo poston herë pas here statuse ku shprehet e vetmuar dhe në kërkim të dashurisë që të mos e lëndojë.


181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...