2013-06-04

Dashnori, Marguerite Duras

Dashnori, Marguerite Duras



Duras lëviz në drejtim të një arti gjithnjë e më të zhveshur dhe të një frymëzimi në të cilin autobiografia çlirohet nga pëlhurat e saj të fundit. Ndër to një dëshmi përvëluese: Dashnori, evokim i matur dhe tronditës i një marrëdhënieje të një vajze evropiane me një kinez të pasur.


Titulli: Dashnori

Origjinali: L'amant
Gjinia: RomanAutori: Marguerite Duras
Shqipëroi: Nasi Lera

Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2002Fq. 96Pesha: 0.15 kgISBN: 978-99927-47-62-5

 Marguerite Duras lindi më 1914 dhe që me romanin e saj të parë hyri në letërsinë bashkëkohore franceze si një uragan, ku natyra njerëzore gjeti pasqyrimin e vet më të çiltër. Emri i saj ka mbi 50 vjet që udhëton nëpër botë nëpërmjet veprash befasuese, ku problemet e mprehta sociale që shqetësojnë sot botën njerëzore, kanë gjetur te pena e shkrimtares bisturinë e së vërtetës së dhimbshme. Personazhet e Durasit përpiqen t'i shmangen vetmisë për t'i dhënë kuptim jetës së tyre nëpërmjet dashurisë absolute, krimit apo çmendurisë. Duras ndoshta është nga shkrimtarët e rrallë që nuk i kanë fshehur asgjë lexuesit, duke bërë autopsinë e tyre, mbasi kanë bërë autopsinë më të vështirë të njeriut, atë të vetvetes. Vetëm një shkrimtar i tillë mund të shkruajë një roman si "Dashnori", një nga veprat më tronditëse jo vetëm në letërsinë franceze por edhe asaj botërore. Duras lëviz në drejtim të një arti gjithnjë e më të zhveshur dhe të një frymëzimi në të cilin autobiografia çlirohet nga pëlhurat e saj të fundit. Ndër to një dëshmi përvëluese: Dashnori, evokim i matur dhe tronditës i një marrëdhënieje të një vajze evropiane me një kinez të pasur. Romani "Dashnori", fitues i çmimit të madhe letrar Prix Goncourt, 1984, është vlerësuar si një nga dhjetë romanet më të mirë të botuar në dhjetëvjeçarin e fundit. Deri tani ky roman është botuar në 34 gjuhë.

Vajza e prape, Mario Vargas Llosa

Vajza e prape, Mario Vargas Llosa

Vajza e prapë Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris.
Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij.
Titulli: Vajza e prapë
Vajza e prape, Mario Vargas Llosa
Origjinali: Travesuras dela nina mala

Gjinia: RomanAutori: Mario Vargas Llosa

Shqipëroi: Bajram Karabolli

Shtëpia botuese: Skanderbeg BooksViti: 2010fq. 304Pesha: 0.36 kgISBN: 978-99943-51-65-7

Rikardoja, qysh fëmijë atje në vendin e lindjes së tij, në Lima, ka ushqyer një ëndërr: Të jetojë në Paris. Por ritakimi me Lili kiliankën, një dashuri e hershme e adoleshencës, do ta shtyjë të ndryshojë gjithçka të tij. Vajza aventuriere, pragmatiste, e paqetë, do ta zvarrisë përtej botës së vogël të ambicjeve të tij. Si përkthyes dhe interpret, që merr pjesë në konferenca në të gjithë botën, ia del mbanë ta takojë Lilin në çdo rimishërim të saj, si kilianka Lili, si shoqja Arleta, si madamë Arny, Mrs. Riçardson dhe Kumiko dhe ata rifillojnë përherë, edhe pse përkohësisht, dashurinë e tyre. Kjo grua plot mister, që përgjërohet vetëm ndaj burrave me pushtet dhe para, e refuzon dashurinë e Rikardos së "sëmurë" pas saj. Edhe kur ia vjedh paratë të shoqit nga banka, edhe kur merret me kontrabantën e afrodiaziakëve nga Afrika në Japoni, narratori këmbëngulës e kthen sërish gruan në skenë pa shumë pse-ra. Duke krijuar një tension të admirueshëm midis komikes dhe tragjikes, Mario Vargas Llosa luan me realitetin dhe fiksionin për të shtjelluar një histori, ku dashuria jepet si e papërcaktuar, si zonjë me një mijë fytyra, si vajzë e prapë. Pasion dhe ligësi, shans dhe fat, dhimbje dhe kënaqësi... për të dhënë fytyrën e vërtetë të dashurisë!

“I humburi”





Bolero nga Fatos Kongoli ne frengjisht


Pas botimit muajin e kaluar në Spanjë të romanit “I humburi”, i katërti libër i këtij autori në gjuhën spanjolle, tani sapo është vënë në qarkullim, kësaj here në Francë, një nga romanet më të vlerësuara të Fatos Kongolit nga lexuesit shqiptarë, “Bolero në vilën e pleqve”. Ashtu si romanet e tjerë pararendës të botuar në frëngjisht, edhe ky i fundit është përkthyer nga Edmond Tupja. “Bolero në vilën e pleqve” është romani i tetë radhazi i këtij shkrimtari i botuar nga e njëjta shtëpi botuese në Paris, “Rivages”.

DESPOTË TË EPIRIT E PRINCËR TË MAQEDONISË

Titulli: DESPOTË TË EPIRIT E PRINCËR TË MAQEDONISË
Mërgata shqiptare në Italinë e periudhës së Rilindjes
Autori: Paolo Petta
Perktheu: Pëllumb Xhufi
Numri i faqeve: 273 fq
Pesha: 0.3 kg
Botues: Botimet IDK
ISBN: 99927-661-8-2
Despote te Epirit e Pricer te Maqedonise, Paolo Petta
Me vdekjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut (1468) çdo rezistencë tjetër ndaj turqve rezultoi e padobishme: Shqipëria u kthye në një provincë të Perandorisë Otomane. Për ata që kishin luftuar deri atëherë heroikisht kishte vetëm dy rrugë: o të hiqnin dorë nga besimi i tyre dhe të integroheshin në botën islame, ose të emigronin në ndonjë vend të krishterë për të ruajtur identitetin, në pritje të kohëve më të mira. Shumë prej tyre zgjodhën rrugën e mërgimit dhe këtu zë fill rruga e gjatë e diasporës. Kësisoj valët e njëpasnjëshme të shqiptarëve u derdhën kryesisht drejt Italisë, duke populluar fshatra të zonës së Napolit ose duke ushtruar zanatin që njihnin më mirë, atë të armëve. Por nuk ikën vetëm stradiotët, luftëtarët mercenarë, mjekërgjatë e krenarë. Arratinë e morën edhe ata që kishin mbijetuar nga dyert e mëdha, të mbarsur me shpresë e me tituj të bujshëm.
Libri “Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë” ndjek këtë diasporë, mërgimin e pjesës më të madhe të aristokracisë shqiptare në Italinë e Rilindjes. Në këtë rrugëtim të trazuar gjenden Kastriotët, Muzakajt, Topiajt, Dukagjinët, dhe të tjerë krerë të fiseve të lavdishme, sovranë të vërtetë në vendin e tyre, të cilët, të dëshiruar për të mos humbur sërën e tyre të lartë, u rrekën, jo rrallëherë, të luanin një rol dytësor në skenën e vështirë të politikës italiane.
Nuk është thjesht historia e një grupi bashkudhëtarësh, është më shumë një thurje copëzash jete njerëzore e personazhesh megjithatë konkretë, të cilët na vijnë të gjallë me karakteret e pasionet e tyre.
Pasi e ke lexuar këtë libër, po aq intrigues sa edhe një roman, këto personazhe të bëjnë të mendosh për ndërthurjen e biografisë me historinë.

Kadare: Europianë, vështroni nga ne

Numri i parë i revistës filozofike franceze hapet me intervistën e shkrimtarit Ismail Kadare dhe një tregim të Ylljet Aliçkës



Në numrin e saj të parë revista filozofike “NOOR” themeluar nga një grup i njohur intelektualësh francezë përfshihet dhe një intervistë me shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare, si dhe një novelë nga shkrimtari Ylljet Aliçka. Në intervistën e tij, Kadare ndër të tjera thekson se “Shqipëria nuk do kishte ekzistuar nëse ne nuk do kishim tolerancën mes myslimanëve dhe të krishterëve” dhe se “Ishte jeta jonë e vështirë që na bëri të kuptojmë logjikën dhe nevojën e tolerancës”. Revista gjashtëmujore “NOOR u shfaq suksesshëm këtë pranverë si një ide e një grupi filozofësh të njohur si Malek Chebel, Mark Ferro… me synimin “të nxisë debate dhe reflektime mbi spiritualizmin dhe laicitetin, mbi racizmat dhe radikalizmat në ngjitje, sinjale këto të një bote që po vdes nga frika dhe që ushqehen gjithnjë e më shumë nga abolutizmi i mendimit dhe nga humbja e pasioneve kolektive”.

Ka një krizë të leximit


David Foenkinos

David Foenkinos


Një nga shkrimtarët më bashkëkohorë sot në Francë tregon lidhjen e tij me të shkruarin, Parisin, krizën e leximit sot, dhe kritikën agresive franceze…

Alda Bardhyli


Nga dritarja e apartamentit të tij në Paris, David Foenkinos duket se gjeti subjektin e romanit të tij të ardhshëm. Një grua që puth papritur një burrë, do ta frymëzonte shkrimtarin që po i afrohet të 40-ave të shkruante romanin që do ta kthente në autorin më të shitur në Francën e sotme, “Delikatesa”. Prej kohësh ai mendonte të shkruante një histori për kthimin sërish në jetë, pas një ngjarjeje që mund të na e ketë errësuar atë… Dhe ajo puthje aq e beftë e asaj gruaje të panjohur, sikur i dha zgjidhjen dilemës së tij… Kështu lindi personazhi i tij kryesor, Natalia, gruaja që jetonte një martesë të përkryer me Fransuain deri në ditën që ai papritur vdes. Tashmë vejushë, ajo i ka ngritur një mur emocioneve të saj, ku nuk mund të hyjë askush. E dërrmuar shpirtërisht, ajo kalon disa vite e zhytur mes dosjeve, deri sa një ditë gjithçka ndryshon… Një subjekt në dukje i thjeshtë, por i shkruar me stil nga Foenkinos, do të kthehej në një nga librat më të shitur në Francë. I përkthyer në tridhjetë e pesë gjuhë të botës, këtë vit ai ka ardhur në shqip nën përkthimin e Edmond Tupes. Fitues i dhjetëra çmimeve, në vitin 2001 libri u kthye në film me të njëjtin titull, ku interpretojnë aktorë të njohur francezë si Audrey Tautou dhe François Damiens. Nesër autori do të udhëtojë drejt Tiranës për të qenë i pranishëm të enjten në një mbrëmje letrare në librarinë “E Për7shme”, ora 18:00 për një bisedë me lexuesit dhe shkrimtarët shqiptarë, i ftuar nga ambasada franceze dhe botimet “Pegi”. Foenkinos shkruan thjesht, por si një francez eleganca ndihet nga një faqe libri te tjetra. Kritika e huaj, sidomos ajo amerikane, është treguar e ndjeshme ndaj librave të tij, duke e përshkruar si “shkrimtarin që di të ndezë zemrën e një gruaje”. Më poshtë David Foenkinos vjen në një bisedë për gazetën “Shqip”, mbi letërsinë dhe gjërat që e shtyjnë drejt saj…





Le ta nisim bisedën nga romani juaj “Delikatesa”, një roman i botuar dhe në gjuhën shqipe, por që ka sjellë një kthesë në jetën tuaj si shkrimtar për vetë suksesin që ka pasur. Si lindi “Delikatesa”?

“Delikatesa” është një roman që lindi nga një skenë e shpirtit tim. Skena e një gruaje që puthte papritur një burrë. Përveç kësaj, është një roman mbi kthimin sërish në jetë, pas një ngjarjeje të hidhur që mund të kesh pasur. Një rilindje pas një drame, me idenë që jeta mund të jetë vërtet befasuese.



Duket një histori mes dashurisë dhe dhembjes… A është tani koha e dashurisë?

Ekzaktësisht. Në çdo çast jeta mund të marrë të përpjetën. Doja të shkruaja një histori dashurie me dramë, natyrisht, por edhe plot humor. Heroina kryesore e këtij romani herë pas here mbart dhe ndjenja që edhe ajo vetë nuk i kupton.



Ju keni studiuar muzikë. Sa ka ndikuar kjo në shkrimet tuaja?

Muzika dhe e shkruara ndonjëherë më duken njësoj. Unë isha një muzikant para se të nisja të shkruaja dhe të punoja me instrumentin tim ashtu siç tani punoj me fjalët. Secili prej nesh duhet të gjejë një mënyrë të përshtatshme të të shprehurit, mes gjërave që dëshiron të bëjë. Si përfundim, unë zgjodha fjalët.



Vini nga një vend si Franca, e cila ka një letërsi të madhe. Cilët janë shkrimtarët që ju kanë frymëzuar në rrugën tuaj drejt shkrimit?

Janë shumë shkrimtarë! Por sidomos ata të Lindjes, si Milan Kundera dhe Dostojevski. Në letërsinë amerikane më ka frymëzuar Philip Roth, por janë dhe shumë të tjerë që kanë ndikuar me librat e tyre tek unë.



Çfarë është të shkruarit për ju?

Është një fiksim. Një lidhje fizike. Pothuajse si një dashuri.



Flitet gjithnjë e më tepër për një mungesë të letërsisë së vërtetë dhe një lulëzim të librave bestseller apo rozë. Si e shihni këtë raport?

Jo, mendoj se duhet të mos u besojmë fenomeneve. Nuk duhet të përgjithësojmë. Do të ketë gjithmonë romanë befasues, të zgjuar.



A është letërsia sot në krizë?

Nuk besoj. Të paktën në Francë vazhdon të jetë i njëjtë numri i librave të botuar. Ndoshta ka një krizë të lexuesve. Është e trishtë të shohësh kaq pak të rinj nëpër librari. Isha shumë i lumtur që “Delikatesa” që u kthye në fenomen në Francë me më shumë se një milion kopje të shitura, u lexua shumë edhe nga të rinjtë.



Dhe pse kemi një rënie të kritikës, në Francë ajo vazhdon të jetë agresive?

Me lindjen e internetit sot të gjithë janë bërë kritikë. Lexuesit u referohen faqeve ku secili mund të japë opinionin e tij. Ajo që ka më shumë rëndësi janë fjalët që thuhen midis miqve e të njohurve. Më vjen keq që në Francë kritika është tepër agresive. Më pëlqen kritika që është edhe konstruktive për autorin.



Si është jeta juaj në Paris? Çfarë po shkruani tani?

Unë udhëtoj shumë dhe gjatë kthimeve në Paris, më pëlqen të rri në shtëpi. Jam i lumtur të gjej sërish apartamentin tim dhe tim bir. Ne jetojmë bashkë dhe bëjmë një jetë të thjeshtë. Tani po punoj mbi një roman të ri dhe një film të ri, gjithashtu. Ishte e mrekullueshme të realizoja filmin “Delikatesa” me aktoren e njohur Audrey Tautou. Prandaj po shkruaj, për të xhiruar sërish një film me një tjetër aktore të bukur.



A keni lexuar shkrimtarë shqiptarë?

Duhet të pranoj që jo. Njoh Kadarenë natyrisht, por nuk e kam lexuar. Prandaj jam shumë i gëzuar që do të vij në Shqipëri, që të zbuloj disa shkrimtarë. Dhe gjithashtu shqiptarët, dhe shqiptaret natyrisht!

Libra...

Bisede per brilantet ne pasditen e dhjetorit, Ismail Kadare


Bisede per brilantet ne pasditen e dhjetorit, Ismail Kadare

Titulli: Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit
Origjinali: Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit
Gjinia: Tregime & Novela
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2013
Fq. 224
Pesha: 0.31 kg
ISBN: 978-9928-164-40-7

Për lexuesin e tij të ri e të vjetër kjo përmbledhje, vjen si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm do të qëndrojë krah për krah me atë më të fundit. Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë. Një vetëdije e kthjellët, një solemnitet i thellë, i pandryshueshëm, kalon mes datash, vendesh dhe epokash të largëta mes tyre, për të pohuar sovranitetin e Letërsisë në jetën e brendshme të një shkrimtari. Kjo përmbledhje, e titulluar “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit” i ngjan një ftese të veçantë, të tjetërllojshme do të thoshte vetë autori, për të soditur brenda një dhomëze thesari disa prej vezullimeve të tij të çmueshme.





Burra qe urrejne grate, Stieg Larsson

Burra qe urrejne grate, Stieg Larsson

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty.

Titulli: Burra që urrejnë gratëOrigjinali: Man som hatar kvinnorRomanTrilogjia "Millennium" - 1
Autori: Stieg LarssonShqipëroi: Alina KaraulliShtëpia botuese: Botime DudajViti: 2010f. 504ISBN: 978-99943-0-158-4Pesha: 0.52 kg 

Mbi librin 

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. Arsyeja e gjithë këtyre është e thjeshtë: hakmarrja. Prej shumë vitesh, mbesa e parapëlqyer e industrialistit të fuqishëm Henrik Vanger është zhdukur pa lënë gjurmë. Kufoma s'ishte gjendur kurrë. E kur Vangeri, tashmë tepër plak, merr një dhuratë që e hap çështjen sërish, ai vendos të ngarkojë Mikael Blomkvistin, gazetar i njohur hulumtues, që të rindërtojë ngjarjet dhe të zbulojë të vërtetën. Me ndihmën e Lisbethit, një grua e re, shumë e zonja dhe gjeni kompjuterësh, Blomkvisti heton me rrënjë historinë e familjes Vanger, por sa më shumë rrëmon, aq më tepër zbulimet bëhen të llahtarshme. Trilogjia "Millennium"Stieg Larsson (1954-2004) gazetar dhe tashmë shkrimtar i famshëm suedez.Para vdekjes së tij tragjike e të beftë - një atak në zemër, në nëntor të vitit 2004 - Stieg Larsson-i kishte përfunduar tri romane, pjesë të një trilogjie të quajtur "Millennium": 1) "Burra që i urrejnë gratë"; 2) "Vajza që luante me zjarrin" dhe 3) "Mbretëresha e kështjellave prej letre". Para se të ndërmerrte sprovat e tij në letërsi, Stieg Larsson-i ishte i njohur për betejat e tij kundër racizmit dhe ekstremizmit të krahut të djathtë. Në mes të vitit 1980, ai ndihmoi për fillimin e projektit kundër dhunës - Ndal Racizmit! - që u pasua me themelimin e Expo-foundation më 1995, ku më vonë ai u bë drejtues i tij. Nga viti 1999 e më tej, ai u emërua kryeredaktor i "Expo", revistë e fondacionit Expo. Një rast i pashembullt në botën e botimeve. Miliona kopje të shitura në mbarë botën. Stieg Larsson-i vdiq menjëherë pasi i dorëzoi botuesit të tij suedez tri romanet që përbëjnë trilogjinë "Millennium". Fatkeqësisht, ai nuk jetoi për ta shijuar faktin që veprat e tij u shndërruan në një fenomen të jashtëzakonshëm.





Vajzat me celes ne qafe, Lindita Arapi

Sa rëndon mbi ne e shkuara, e jona e etërve, e gjyshërve? Sa e mbajnë mbi vete pasardhësit barrën e dhimbjes e padrejtësitë që ndjenë të parët? A kapërcen vuajtja brezat, duke u transmentuar në kohë, duke u kthyer në peng që vranëson të tashmen e pasardhësve? A shëron rrëfimi vuajtjen? Kjo është zanafilla e romanit të Lindita Arapit.

Vajzat me celes ne qafe, Lindita Arapi



Titulli: Vajzat me çelës në qafëTregime (prozë bashkëkohore)Autori: Lindita ArapiShtëpia botuese: 

IdeartViti: 2010Faqe: 236Pesha: 0.32 kgISBN 978-99956-29-57-1


Dy fjalë për librin...


Sa rëndon mbi ne e shkuara, e jona e etërve, e gjyshërve? Sa e mbajnë mbi vete pasardhësit barrën e dhimbjes e padrejtësitë që ndjenë të parët? A kapërcen vuajtja brezat, duke u transmentuar në kohë, duke u kthyer në peng që vranëson të tashmen e pasardhësve? A shëron rrëfimi vuajtjen? Kjo është zanafilla e romanit të Lindita Arapit.E reja Lodja Lemani, gjithmonë qarkuar nga një brengë pa emër, jeton e vetme në një qytet evropian. I vetmi mik besnik është një hije që e shoqëron që nga fëmijëria dhe që ka kapërcyer me të edhe kufijtë. Për të kuptuar izolimin e saj, Lodja rikthehet në vendlindje, në një udhëtim jo vetëm çmallës pranë familjes, por në kohë, në të shkuarën e saj, por edhe atë të dy grave-jeta e të cilave është e lidhur me fijet e fatalitetit me jetën e saj. Në një rrëfim zig-zag kohor na ofrohet një tablo e trishtë e tre brezave femërorë, trauma deri më tani e parrëfyer e femrës shqiptare.

Jeta e fshehte e Salvador Dalise, e treguar nga ai vete



Titulli: Jeta e fshehtë e Salvador Dalisë, e treguar nga ai vetë

Autor: Salvador Dali

Origjinali: The secret life of Salvador Dalí

Kategoria: BiografiShtëpia botuese: OnufriViti: 2010ISBN: 978-99943-42-89-1Pesha: 0.53 

Shënim: libër me kopertinë të trashë Mbi librin Salvatore Dali është një nga origjinalët më të mëdhenj të shekullit XX. Tablotë e tij gjeniale janë të njohura, madje edhe për ata që nuk shfaqin ndonjë interesim të veçantë për artin pamor. Ndërsa zbulimet tronditëse lidhur me jetën e tij, si dhe arsyetimet e holla ironike për njerëzit e sendet, i japin mundësi lexuesit që, me sytë e mjeshtrit të madh të të parit të botës, ta shikojë botën që e rrethon ndryshe nga ç’është pranuar nga të gjithë.


Gra qe dashurojne teper, Robin Norwood

Gra qe dashurojne teper, Robin Norwood

Përse dashuria shndërrohet në “dashuri të tepërt” dhe kur ndodh kjo? Pse gratë nganjëherë, ndonëse e njohin partnerin e tyre si njeri të papërshtatshëm, ose të papranueshëm, nuk arrijnë dot të shkëputen prej tij? 

Titulli: Gra që dashurojnë tepërOrigjinali: Women who love too much

Gjinia: PsikologjiAutori: Robin NorwoodShqipëroi: Guri ShytiShtëpia botuese: Onufri

Viti: 2004Fq. 336Pesha: 0.42 kgISBN: 978-99927-53-87-0

 Komente mbi librin "Robin Norwood ka shkruar me mjaft mendjemprehtësi një libër të jashtëzakonshëm, origjinal, i cili të mbërthen me emocionet e tij rrëqethëse. Ky libër i bukur dhe i shkruar me kaq zgjuarësi mund të ndihmojë gratë të heqin dorë nga modeli i dashurisë së çmendur." Los Angeles Times Koment nga Dacia Maraini Me çiltërsinë praktike të një amvise të mirë, që të mëson recetat e një gjelle të shijshme, gjellë e cila do të na bënte jetën sa më të shëndetshme, Robin Norwood u jep grave disa receta për të mjekuar sëmundjen e dashurisë. Sigurisht, nuk është fjala për një sëmundje të çfarëdoshme dashurie, por për atë që nëpër libra thirret "pasion", "rrënim", "kllapi", por që ajo e ka quajtur vetëm "dashuri e tepruar". Por, kur ndodh që dashurohet tepër? Kur ndodh që dashuria shndërrohet në diçka shëndetlig, që bëhet e rrezikshme për mirëqenien tonë fizike dhe mendore? "Kur vuajmë ngaqë jemi të dashuruara do të thotë se dashurojmë tepër", përgjigjet Norwood, kur përligjim të gjitha qejfprishjet, karakterin e keq, shpërfilljet dhe tradhëtitë e partnerit, në fakt dashurojmë tepër. Kur sjellja e tij na fyen, por mendojmë se është faji ynë, sepse nuk jemi aq tërheqëse apo aq të përzemërta, në fakt dashurojmë tepër. Në këtë mënyrë praktike dhe të thjeshtë, Norwood arrin të na thotë disa gjëra tejet të thella dhe të përnjimendta. Kështu për shembull, kur dashurojmë tepër, në të vërtetë nuk dashurojmë fare, sepse na ka kapluar frika se mos mbetemi të vetmuara, frika se mos nuk jemi të denja për t'u dashuruar, frika se mos shpërfillemi ose braktisemi... Dhe të dashurosh me frikë do të thotë, para së gjithash, t'i ngjitesh pas, në mënyrë të sëmurë, dikujt që na duket i domosdoshëm për qenien tonë. Të dashurosh me frikë, çon, përveç të tjerave, në vënien në veprim të një sërë mekanizmash kontrolli, me qëllim të "ta mbajmë tjetrin në hapësirën e kontrollueshme prej nesh". Po ku e ka burimin kjo frikë? Norwood na këshillon të kthejmë kokën e të vështrojmë pas, drejt fëmijërisë, kur kanë filluar të njihen problemet e para familjare: dashuria për babanë, lidhja me nënën, përvojat e dhunës, tmerri i të qenit e braktisur. Pothuajse gjithnjë, në themel të dashurisë së tepruar femërore (në të vërtetë ky libër u drejtohet para së gjithash grave) ndodhet një tronditje e fëmijërisë. Kur një fëmijë është braktisur apo shpërfilluar nga i ati, kur rritet, shtyhet të gjejë një mashkull që do ta shpërfillte ose do ta braktiste. Sepse, po qe se një fëmijë ka pësuar një dhunë, do të bëjë çmos që ajo të shfaqet dhe të rishfaqet në lojërat e saj, "derisa të ketë krijuar, deri në njëfarë mase, përshtypjen se më në fund, ka shpëtuar prej saj". Çfarë sinjalesh ndizen midis një gruaje, e cila synon drejt dikujt që ia ndien nevojën, dhe jo vetëm kaq, por që të marrë përsipër edhe përgjegjësitë për të, dhe një burri që është duke kërkuar dikë? Ajo që tek një grua krijon frikën se mos nuk do të dashurohet nga ndokush, është mungesa e dashurisë ndaj vetes, mungesa e besimit ndaj vlerave të veta, ndaj aftësive të veta, frikë kjo që, për t'u ndjerë të sigurtë, e bën të pranojë gjithçka tek burri që ka zgjedhur. Duke vepruar në këtë mënyrë bëhet e varur nga vlerësimi i tij, nga afërsia e tij, nga humori i tij. Vetëm një dashuri e verbër dhe e mundimshme për të mund ta bëjë të ndjehet e sigurtë dhe të denjë për dashuri dhe stimë. Çfarëdolloj shenje mospërfilljeje apo tradhtie do të shihej si një shtysë kundër qenies së asaj vetë. Mbi librin Pse dashuria shndërrohet në "dashuri të tepërt" dhe kur ndodh kjo? Pse gratë nganjëherë, ndonëse e njohin partnerin e tyre si njeri të papërshtatshëm ose të papranueshëm nuk arrijnë dot të shkëputen prej tij? Ndërkohë që shpresojnë dhe dëshirojnë që "ai" të ndryshojë, në të vërtetë, përfshihen gjithnjë e më shumë në një mekanizëm të mësuari me gjendjen. Gra që dashurojnë tepër, një bestseller që ka arritur rekordin prej 5 milionë kopjesh të shitura, jep një varg rastesh, në të cilët janë shpalosur në mënyrë brilante shkaqet se pse shumë gra dashurohen me burra që nuk përshtaten dhe i harxhojnë kot energjitë e tyre për t'i ndryshuar ata. Robin Norwood, me simpati dhe me kompetencë profesionale absolute, tregon një itinerar të mundshëm drejt ndërgjegjësimit të vetvetes dhe drejt barazpeshimit të ndjenjave. Mbi autoren Robin Norwood është një psikoterapeute amerikane e specializuar në terapinë e familjes. Në mënyrë më të përgjithshme, ajo merret me problemet e "vartësisë së tepruar" dhe ka punuar në fushën e përdoruesve të drogës dhe të alkoolizmit. Ka botuar: "Të shërohesh me pse" (1994), "Letra të grave që dashurojnë tepër" (1997) dhe "Një mendim në ditë" (1998).  


Tregimet Erotike

Tregimet Erotike

Titulli: Tregimet ErotikeRevistë Letrare, Numri 3, dhjetori 2009Botues: Gaid MargotIdeja dhe dashnia: Astrit CaniBotuar në 2009-ën, është libri i 3-të me tregime të konceptuar nga Astrit Cani dhe Ervin Lani. Autorët dhe tregimet e përzgjedhur janë si më poshte...

Titulli: Tregimet ErotikeRevistë Letrare, Numri 3, dhjetori 2009

Botues: Gaid MargotIdeja dhe dashnia: Astrit CaniBotuar në 2009-ën, është libri i 3-të me tregime të konceptuar nga Astrit Cani dhe Ervin Lani. Autorët dhe tregimet e përzgjedhur janë si më poshtë:PërmbajtjaMaiorca, nga Anais NinMadeoiselle Claude, nga Henry MilerFemra më e bukur në të gjithë qytetin, nga Charles BukowskyNjeriu i ulur në koridor, nga Marguerite DurasRadhiqe e marrë, nga Michele MariE pushta, nga Astrit CaniF. 72Pesha: 0.07 kgISBN: 978-99956-722-87

Tregimet e makthit


Tregimet e makthit

Titulli: Tregimet e makthit, Numri 4, janar 2010Përmbledhje e autorëve më të mirëShqiperuan: Merita Paparisto; Bep Capeli; Erion Temali; Simoni Girni; Arben Orhani; Enkelejd Lamaj Ideoi: Astrit Cani

Shtëpia botueseGaid Margotf. 90Pesha: 0.09 kgISBN: 978-99956-829-27.

Titulli: Tregimet e makthit, Numri 4, janar 2010Përmbledhje e autorëve më të mirëShqiperuan: Merita Paparisto; Bep Capeli; Erion Temali; Simoni Girni; Arben Orhani; Enkelejd Lamaj Ideoi: Astrit CaniShtëpia botueseGaid Margotf. 90Pesha: 0.09 kgISBN: 978-99956-829-27Botuar në janar 2010, tregimet e makthit është numri 4 në serinë e librave me tregime, të përgatitura nga shtëpia botuese Gaid Margot që sjell përmbledhje me tregime nga autorët më të mirë. Këto janë libra që lexohen me një frymë, por që mund edhe të të lënë pa frymë!- Morella, Edgar Allan Poe- Këneta, Robert E. Howard- Mburoja e Leonardos, Manly W. Wellmann- I Papërmendshmi, Howard P. Lovercraft- Kafka, Arben Orhani...

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...