2013-07-22

Astrit Lulushi:Origjina gjenetike e Adamit


Analizat gjenetike përdoren shpesh për të ndihmuar në zbardhjen e krimeve ose për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth atësisë së fëmijës. Por tani shkencëtarët po i shtrijnë studimet gjenetike deri në lashtësi ku ata thonë se mund të gjenden përgjigjet e shumë pyetjeve rreth origjinës dhe nëse të gjithë njerëzit e sotëm rrjedhin nga një pasardhës i vetëm, qoftë ky Adami biblik apo Adami shkencor apo gjenetik. Duke parë se sa shumë ndryshon njeriu nga njeriu, ideja se të 6 miliardë banorët e globit kanë të njëjtin para-ardhës shpesh duke e pabesueshme. Tre prej besimeve kryesore të botës, Krishtërimi, Islamizmi dhe Judaizmi, e quajnë njeriun e parë sipas mitiologjisë me të njëjtin emër, Adama, Adam ose Adem. Tani shkenca ofron një rast për të gjetur një Adam gjenetik, një para-ardhës të vetëm, ADN-ja e të cilit mbijeton tek çdo njeri në botë.

Shkencëtari Spenser Uells po studion se në çmënyrë ADN-ja e njerëzve të sotëm mund rrjedhi nga një para-ardhës i vetëm. Objekti i studimit të tij është kromozoni Y, një pjesë e veçantë e ADN-së që gjendet vetëm tek meshkujt. Kromozoni Y kalon thuasje pa u ndryshuar nga i ati tek i biri, si të ishte një mbiemër ose emër i familjes. Shkencëtari Uells thotë se kromozoni Y i lidh burrat e sotëm me burrat që kanë jetuar në të kaluarën. Ky kromozon u lejon shkencëtarëve të udhëtojnë mbrapa në kohë nëpër historinë njerëzore. Ndryshimet që ka pësuar kromozoni Y tregojnë se Adami gjenetik lindi rreth 60 mijë vjet më parë. Shkencëtarët besojnë se në atë kohë njerëzimi ishte në prag të zhdukjes. E gjithë popullsia e globit përbëhej nga jo më shumë se 2-3 mijë njerëz. Por nga ky moment ndodhi kthesa e madhe, qëniet njerëzore filluan të shtohen e zhvillohen me një rritëm të jashtëzakonshëm. Ishte një shpërthim i papritur i krijimtarisë. Për herë të parë, doli në pah arti dhe veglat e punës. Ky shpërthim i papritur i mendimit dhe forcës krijuese do të bënte të mundur që qëniet njerëzore të përhapeshin në mbarë planetin. Diçka tepër e rëndësishme kishte ndryshuar natyrën njerëzore. Por cili ishte shkaku i këtij ndryshimi rrënjësor, kjo mbetet mister. Megjithatë duket se kjo ndodhi menjëherë pas Adamit.

Gjenetisti Spenser Uells pyet nëse kjo ishte një rastësi. Askush nuk e di, por ka të ngjarë që Adami të ketë qënë ai që vuri në lëvizje këtë reaksion zinxhir deri në ditët tona. Shtrohet pyetja se si është e mundur që një njeri i vetëm të ndryshojë mbarë llojin e tij. Shkencëtari Uells ka një teori, e cila është tepër kundërthënëse. Ai beson se Adami gjenetik mund të ketë qënë njeriu i parë me aftësi për të menduar, pra njeriu i parë i vërtetë modern. Bazuar në fosilet e gjetura dhe në një formë kromozoni Y, Uells beson që vendlindja e Adamit ka qënë në rajonin e Afrikës lindore.

Fisi hadzabi në Tanzani ofron një dritare në brendësinë e botës së lashtësisë. Si popull, anëtarët e këtij fisi janë si të gjithë njerëzit sot, por si shoqëri ata ruajnë tradidat e jetesës së njerëzve të hershëm. Ata merren kryesisht me gjah dhe mbijetesa në kushte të tilla përbën një sfidë të jashtëzakonëshme. Mënyra se si ata jetojnë, mendojnë e krijojnë, sipas shkencëtarit Uells mund të ketë zanafillën tek njeriu i parë, vetë Adami. Banorët hadzabi kanë arritur t’i kthejnë pemët në armë vdekjeprurëse. Harqet e tyre janë të forta, por elastike. Ato duken të thjeshta, por mund të godasin me saktësi. Shigjeta dhe harku konsiderohen si shpikje kyçe të njerëzve të lashtë, pasi sipas këtij koncepti më vonë u krjuan shumë armë të sofistikuara. Një tjetër shpikje që shumëfishoi fuqinë intelektuale të njerëzve të lashtë ështe gjuha.

Shkencëtarët besojnë se fisi hadzebi përdor një gjuhë shumë më të ndërlikuar se shumë prej gjuhëve moderne. Për shembull, gjuha anglishte ka rreth 30 tinguj të ndryshëm, ndërsa gjuha e këtij fisi ka mbi 100 tinguj. Ndoshta vetë Adami mund të ketë folur në këtë mënyrë. Si harku e shigjeta dhe këta tinguj janë mjaft të thjeshtë. Shkencëtarët thonë se duke studiuar fisin hadzabi, ata mund të mësojnë shumë gjëra nga jeta e njeriut të parë. Dhe ja si e shpjegojnë ata:

Rreth 60 mijë vjet më parë lindi Adami gjenetik. Ai ishte tepër i zgjuar dhe përshtatës i mirë i kushteve. Me këtë përparësi, brenda pak kohe ai bëhet kyetar i fisit të vet. Ai dallohej nga të tjerët veç të tjerash edhe pse dinte të fliste. Ndoshta ai shpiku armë të reja, ose u vu në krye të grupit të gjahut duke zbatuar strategji të reja. Ai ishte më i aftë se të tjerët dhe mjaft popullor. Fëmijët e tij trashëguan jo vetëm zgjuarsinë e tij por edhe kromozonin Y. Kur fëmijët e tij u rritën e u bënë me fëmijë, ky kromozon u përhap në mbarë popullatën. Dhe inteligjenca e Adamit u dha bijëve të tij aftsinë që të lënë Afrikën e të përhapen nëpër botë.

Shkencëtari Uells thotë se afro 50 mijë vjet më parë njerëzit filluan të shtrihen përtej Afrikës dhe shumë shpejt mbritën në brigjet e Australisë. Shkencëtari Uells beson se shkenca e ka konfirmuar thelbin e historisë së Adamit sipas biblës, se në fillim ka qënë një njeri, ADN-ja e të cilit mbijeton në çdo njeri sot në botë. Kopështi i Edenit ka të ngjarë të ketë qënë Afrika lindore. Para Adamit kishte qënie të ngjashme me njeriun, por vetëm pas tij erdhën njerëzit modernë. Efektivisht, thotë shkencëtari Uells, njerëzit janë të gjithë pjestarë të një familjeje. Por ajo që ka rëndësi është se duke gjetur Adamin shkencor, kromozoni Y bashkon jo vetëm të gjithë njerëzit, por ndoshta është edhe emëruesi i përbashkët i shkencës dhe fesë.

Iljaz PROKSHI:LIRIKA




Më duaj, mos më duaj

Meditim pas një udhëtimi

Kush jam unë për të pritur gjithnjë
Një copë liri po aq të vrarë
Unë që tash e dy mijë vjet udhëtoj
Me sagën e pikëlluar
I përbuzur dhe i humbur nëpër botë

Te Shatërvani

Vetmitar i përbotshëm lagur në shi
Kur rri pranë këtij shatërvani
Më ikin pasionet ngadalë
Këtu në qytetin historik
Mistika rri sall maraz

Përse s’jam përherë pranë tij
Për t’i përqeshur lavdëruesit e marrë
E Lumëbardhi ecën
Pret t’ia them një romance
Të dashurës t’i dhuroj trëndafila
Majë Kalasë me kantatë lirie
Të mos humbas si Sizifi

Nganjëherë të afrohesha
Për të ikur përgjithmonë nga shqetësimet


Qyqavica

Asgjë s’është harruar
Kanë ikur korbat para syve të mi

As koha e mjegullt nuk është më
As besojnë se Trimi është kthyer
Me një ferman si Skënderbeu
T’ia japë Adem Jasharit
Para kullës të ndodhë betimi

Rrugëve kryq pëshpëritin
Shtëpitë akoma digjen
Kohë më kohë diçka ikën



Uji dua të pi si në Epir
Krojeve të Qyqavicës

Ndryshimi absurd mund vdekjen
Tek mbesin vetëm iluzionet
Atdheu im s’më vret

Dhe martirët janë të shenjtë

Gjiri i Artës

Iliria po tkurret
E dashura ime më ngjitet krahëve

Përgjërimi më djeg për gjithnjë
Sesi m’i përbuzin të parët e mi
Të shpërngulur verë e dimër

Kopshtet lënë bosh
si hëna pa yje në qiell
Joni mjerisht sonte përzihet me dallgë
Gjarpri m’i kafshon plagët

Mbi Gjirin e Artës
Digjen ëndrrat e kobshme
Të Bubulinës

Gji i egër dhe grua e bukur
Asgjë s’doli nga mallkimi i atdheut

Kënga e liqenit të Pogradecit

Nositë të butë të egër me zëra ritmikë
S’lenin në heshtje as Lasgushin
Dhe unë për çdo ditë lundroj
në mendime si Erosi
Të zhbëj intrigat e botës melankolike
Në këtë rrugë hënore
Duke shkelur bregut spërkatur nga valët
Më ringjallen kujtime të së shkuarës
pa helm të bëj një puthje reale
jo si në përrallat e 1001-ve
Dhe kur dielli ndrit mbi liqe
Kufiri zhduket nga dashnorët e arratisur
Besojnë se zgjohen me pasion



Për të përmbysur trishtimin e ëndrrës
Me lot të shkrirë qesha si i çmendur

Engjëlli ikën një çast

Vetëm ëndrra për të dashur mungon
Mbretëresha ime
Ashtu siç më erdhe ditën e parë
Mbase do vish sërish
me aurorën magjike
Për të mos u ndarë kurrë më

As isha unë që bëra diç për të larguar
Shqetësimin e beftë
Moj zonjë e humbur dherave të huaj
Engjëllin e ngushëlloj

E ti dikur më thoshe
më duaj
Unë të thosha mos më duaj
Dhe mos ik nga unë

Prishtinë, 2005

Pal Sokoli:„METAFORAT E ARRATISURA“ poezi


Mërgimi është vërtetë plagë e rëndë por pasojat e tij janë edhe më të rënda se vet mërgimi. Mërgimi në esencë ka tragjiken e cila dimensionin e vërtet e fiton kur ndërron ideologjinë ose traditën e mërgimtarit ,kurse dimensionin e tragjikes së dyfishtë e merr kur mërgimtarët tanë asimilohen dhe nuk e dinë më as gjuhen e nënës.


„METAFORAT E ARRATISURA“ poezi

Përmbledhje më poet të mërguar,botuar nga Shtëpia e Arteve dhe botimeve”Mërgimi A&B”2003 Tiranë-Gjenevë-Prishtinë


Metaforat e arratisura-poezi-Është antologji e shprehjes simbolike të metaforave të 15 poetëve me 122 poezi kusi tërësi është një metaforë në veti ose personalizim i kësaj metafore më vet poetet e mërguar qe më poezitë e tyre shpërthejnë para lexuesve zërin e mërguar qe gjakon fatin e Atdheut,fatin e popullit të vet dhe fatin e vet poetëve. Secili krijues i qaset poezisë në stilin e vet,formën dhe përjetimet e veta qe së bashku përbëjnë një mozaik të bukur poezish qe për tematikë kanë jetën e përditshme, fatin e Atdheut dhe mërgimin, plagën tonë të kamotshme me të gjitha pasojat me të cilat ballafaqohen krijuesit rrugës deri të ëndrra më e madhe Liria,Atdheu i Lirë.
Metaforat kanë kohë nëpër te cilën transformohen,kanë edhe hapësirë nëpër të cilën shtrihen dhe përplasen herë me figura e metafora e herë edhe objektivisht duke mos ju liruar kthetrave të realitetit qe na përcjell. /Njeriun njeri/ e vranë mizëri/ ata që mbeten/ mbajtën veç zi,të Legjenda e Metaforës-Arbër Ahmetaj ose të poezia Ndërkohë;kur krijuesit luftojnë qe njeriu të mbetet njeri me gjithë rrezikun qe e rrethon:”E hapin vet/ varrin e vet/ me shpresë që s`tret. Krijuesit janë në kërkim të mbinjeriut Niçean për të mbijetuar në realitetin që Ahmetaj e sheh me skepticizëm zhvarrimin e metaforës nga po ata qe e kishin varrosur. Poetet i frikohen rrugës kur”Udhës nuk di si të takohem me arsyen” kur “ringjallja vdes pa e prekur pragun”të poezia Mbi re, e Arsim Ferizit. Udhët janë me pluhur kah “njeriu zvarritët/ dhe / në cepin e gurit lëkurën e u zhvesh i tëri.,të poezia Si era lehtë, e Bekim Hashanit. Metaforat shpesh herë janë bartëse të sendërtimit të strukturës së vargut dhe si të tilla janë të krijuara nga një realitet shoqërorë dhe shpeshtë transformohen në poezi ideologjike. /Pritet kohë e ftohtë/ me ngrica Siberie,të poezia Moti e Gani Azemit. Rrënimi i përmendoreve të huaja në tokën Shqiptare të poezia Përmendoret e huaja,e z. Azem,/ Një ditë rrufeshëm do ti rrënojmë/ dhe me gurët e bronzin e Titos ,Milladinit,Stalinit/ Nevojtore moderne do të ndërtojmë. Gjithashtu te poezia Hijet e engjëjve e Ramiz Cacaj,kur thotë: / Le të plasë dreqi i kuq/ dhe engjëlli me kapuç/ se prushi i gjallë ilir/ s`bahet dot me strajcë. Këto rrënime nuk behën pa sakrifica,pa flijime dhe pa murim në urat e reja. Të poezia, Feniks i rilindur ne zjarr i poetit Liman Zogaj; /Krejt trupi në prush i kallet / dhe nga hiri/prapë Feniks i gjallë rilindë. Metaforat e së keqes poetet shpesh i fusin në poezi për ta identifikuar të keqen, të ballafaqohen me të dhe ta luftojnë ose ta fitojnë atë. Sokol Rragami të poezia Gjarpri /Gjarpri qe nuk kafshon/ mos rroftë/ se të kafshon ty or vëlla, ose të poezia Veprimtari dhe robëruesi e Kadri Osmanit;/Kur kujtojnë se të mbyllen/ fluturo në lartësi/ kur t`i ndalojnë librat/ krijon letërsi. Poetet ju drejtohen nënës,atdheut,tokës, fëmijut, zogut, detit apo qiellit, dhe nga ky interkomunikim na pasqyrohet raporti i krijuesve me realitetin apo rrethin objektiv. Vet titulli i këtij libri Metafora e arratisur, të le ta kuptosh se poetet janë veç në mërgim dhe se tema e mërgimit është një temë apo plagë e rëndë dhe për ne shqiptaret fatkeqësisht plagë e vjetër. Mërgimi është vërtetë plagë e rëndë por pasojat e tij janë edhe më të rënda se vet mërgimi. Mërgimi në esencë ka tragjiken e cila dimensionin e vërtet e fiton kur ndërron ideologjinë ose traditën e mërgimtarit ,kurse dimensionin e tragjikes së dyfishtë e merr kur mërgimtarët tanë asimilohen dhe nuk e dinë më as gjuhen e nënës. Mund të marrim shembull konkret pasardhësit e figurave më të ndritura të kombit tonë nuk dinë ta flasin gjuhen shqipe(pasardhësit e Gjergj Kastriotit dhe të Ismail Qemalit ose S. Frashrit etj),pa përmendur edhe shumë familje të asimiluara tani gjatë këtij shekulli. Mërgimtarit përpara i bëhej gjëmë kur ikte jashtë atdheut,se ose nuk kthehej më ose nuk do të ishte ai qe duhej të ishte. Edhe poezitë me këtë temë të këtij libri i dallojmë qe nga titulli;Rrugëhumbur, Ikje nga vetvetja, Nga ditari i një të vdekuri,Kujtime,Letra,Rruga,Atdhe, Nëna ime, Malli,Tragjedi,Brigjeve të Bunës, Këtu as jetë as vdekje, Mërgimtari me varrin prej qelqi, E pa pritura, Testament, Larg mëmëdheut, Udhëtojmë unë dhe ti, Qyteti i huaj,etj. Rrugës se mërgimit gjithmonë i paraprinë një udhëkryq në të cilin gjendet ose Atdheu ose poeti ose të dy se bashku, është pra një përjetim i hidhur të cilin nuk ja preferojnë askujt. Rruga e mërgimit është rrugë ku kënga han fëmijët e vet të mallkuar./ As të më sjellësh as të me marrësh/e kur u takuam as të qesh as te qaj/ dhe nuk dija as të shkojë/ edhe u nisem as kah ti as kah unë,të poezia Nga një ditar i një të vdekuri, i poetit Arsim Ferizi.;ose Vitore Stefa-Lekaj te poezia Qytet i huaj, / Qytet i ftohtë kukullash të ngrira/ Qytet vitrinash plot e përplot/ tek ti me sollën kohë të vështira/ tek ti më dukët se jetoj kot. Vitorja prekë edhe një plagë të re qe e përcjell mërgimtarët e sotëm, mbytja në det; / Otrantoja aty/ ti sjellë e ti përcjell/ ditën vijnë të bardha/ natën gjak të kuqe/ plaga jote e hapur të rrjedhë e të rrjedhë. Poeti Luan Burimi me poezinë Në prehrin e nënës, ta përkujton poezinë e Filip Shirokës vetëm se ky i drejtohet vegimit e jo Dallëndyshes; / Ik atje tek nënë e ngratë/ tejkapitur dëshpërimit/ ik e thuaj:të gjithë bijtë / do të kthehen nga mërgimi/, porosia i drejtohet nënës edhe pse poeti e di se nëna i ka vdekur, /ajo tash po flet me hënën/ tek varrezat në qosh t` katundit/ . Gjithashtu edhe poeti Leom, qe poezitë e veta i ka në veten e parë kudo qe shkon dashurin e sheh dikund brigjeve të Bunës ku dallgët i kanë lënë plagë në shpirt dhe qeshë dhe qanë me maskarenjtë e kohës,/Më dhemb dhimbja e jote/ e shkoj e vij në te/ këtë kohë të maskarenjve/ e qaj, e se dua më. Asimilim është terr për mërgimtarët,është ferr i zi. Liman Zogaj të poezia Këtu as jetë as vdekje e përshkruan shumë bukur pasojat e mërgimit kur as amanetin e fundit nuk mund ta lash në gjuhen e nënës; /Këtu edhe gjuhën e nënave e humbim/ s`është jetë kjo,pa dritë plot vajë/ nëna vdes duke lënë amanetin e fundit,/ e shqip nuk e kuptojnë fëmijët e saj. Gjithashtu edhe Lirie Berisha dhe Mardena Kelmendi prekin temat e mërgimit me poezitë Testament dhe Grykë e Rugovës. Kompozicioni i librit është një tersi e të veçantave qe dallon në stile dhe në formën e shprehjes poetike,gjer sa të disa kemi poezi të rimuar te të tjerët kemi varg të lirë, ose rima është herë e përputhur e herë e kryqëzuar. Kjo dallueshmëri e bënë librin të komunikueshëm dhe te lexueshëm dhe uroj qe kjo Antologji e vogël e poetëve të mërguar të bëhet pjesë në Antologjinë e letërsisë shqipe.

SPASTRIMI ETNIK NË KOSOVË

Lufta në Kosovë nuk ishte lojë e fuqisë gjeopolitike ...

SPASTRIMI ETNIK NË KOSOVË

Kosova, një rajon me shumicë shqiptare , mbeti nën sundimin osman deri në Luftën ballkanike të vitit 1912. Deri më sot, banorët e Kosovës janë muslimanë , të krishterënjë dhe orthodoks.  Mbarimi i luftës së ftohtë hapi një erë të re në botë, të përcjellur me ndryshime drastike të kufinjve dhe regjimeve, veçanërisht në Ballkan. Gjenerata që mbajti trashëgiminë kulturore të osmanëve mbeti në qendër të këtyre ndryshimeve. Ajo që sot po ndodh në Bosnjë dhe Kosovë është pasojë e këtyre zhvillimeve historike. Zbraztësira që mbeti pas rrënimit të Perandorisë Osmane, ajo që shërbeu si “faktor balancues” në vendet që i udhëhiqte, nuk mundi të plotësohej nga shtetet e reja që u shfaqën pas Luftrave Botërore. Konfliktet që po ndodhin sot në vend janë pasojë e këtyre zbraztësive të mbetura.



90% e popullsisë dy milionëshe të Kosovës janë shqiptarë muslimanë. Territori i krahinës paraqet 12% të Serbisë. Në vitin 1989, forca policore e përbërë kryesisht nga sllavët u angazhua në akte represioni. Ndërkohë, serbët ndaluan planprogramin shkollor në gjuhën shqipe. Që nga 28 shkurti e deri në dittë e sotme, serbët vazhdimisht kanë ushtruar dhunë ndaj kosovarëve.
Kjo është vetëm një nga 300 mijë familjet që kanë lëshuar Kosovën, pas operacionit të filluar nga NATO më 24 mars 1999. Rreshtat e refugjatëve të uritur zgjateshin me kilometra. Ata I referohen pozitës së tyre si më të mirë krahasuar me ata që kanë mbetur prapa në Kosovë për të qenë viktima të dhunës e dhunimeve ose të atyre që nuk patën mundësi të mbijetojnë kushtet e ashpra të dimrit duke vdekur rrugës.

Dhjetë mijë refugjatë nuk u lejuan që të kalonin në destinacionin e tyre në pikën kufitare të Morinit, në kufirin Shqipëri-Jugosllavi. Ata u morrën dhe u mbyllën në ndërtesa strategjike, të gjitha caqe të mundshme të bombardimit. Ambasada shqiptare në Romë raportoi 25 mijë refugjatë kosovarë që mungonin. Forca Evropiane e NATO-s tha se lufta në Kosovë ka shkaktuar 960,000 refugjatë. Bazuar në informacionin e ofruar nga U{K, ministri I jashtëm britanik tha se ka më shumë se 400, 000 civilë shqiptarë, refugjatë nëpër zonat malore të Kosovës, të cilët janë nën kërcënim konstant nga uria e vdekja. Sipas autoriteteve nga U{K-ja, 40.000 civilë shqiptarë që orvateshin të gjenin mbrojtje në shpatet e ulëta të maleve të Berishës, u bënë cak I të shtënave të mëdha të serbëve.

Pas Luftës së Dytë Boëtrore, Serbia kreu gjenocidin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në Evropë. Qëllimi kryesor ishte që të asgjësonte shqiptarët muslimanë në Kosovë, të cilët përbëjnë 90% të popullsisë së përgjithshme, dhe që të bënte Kosovën tokë serbe. Serbët ndoqën politikën e tyre kundër muslimanëve duke vrarë, plaçkitur e dhunuar. Serbët shkatërruar shtëpitë e fshatrat dhe deportuan shqiptarët muslimanë. Regjimi serb filloi një fushatë të vendosjes së serbëve në në çdo vend të mundhshëm në Kosovë me qëllim të qartë që të prishë strukturën e jetës shqiptare këtu. Qëllimi ishte ndërrimi I strukturës demografike në favor të serbëve. Siç tha një zëdhënës I NATO--s, me qëllim që të fshijnë gjithçka që kishte të bënte me identitetin kulturor të muslimanëve në Kosovë, serbët madje ndryshuan edhe letrat martesor dhe regjistrimin title-deed.



Të detyruar që të lëshojnë shtëpitë e tyre nga kërcënimet e sulmeve, në mars 1999 popullata muslimane e Kosovës filloi të largohet, duke lënë fshatrat e tyre të shkatërruara. Nën shiun e fortë dhe duke u përballur me të ftohtit e ashpër, gratë, fëmijtë e vegjël dhe pleqtë lanë gjithçka prapa dhe ecën, drejt një destinacioni të panjohur. Rreth tre muaj më vonë, kur ata u kthyen, asgjë më nuk ishte e njëjtë. Shtëpitë ishin djegur e rrënuar, të afërmit ishin zhdukur, fëmijtë ishin të sëmurë kurse prona ishte plaçkitur…… lufta dhe migrimi shkatërroi jetën e çdo kosovari, të pasur ose të varfër, në një rrëmujë të plotë.
Organizatat humanitare në rajon kanë raportuar gjithashtu se në Kosovë serbët kanë kryer gjenocid ndaj muslimanëve. Refugjatët dhe masat e gjera I qenë nënshtruar të gjitha formave të dhunës e torturës. Serbët kanë dhunuar femrat, kanë vrarë shtatëzënat dhe kanë shkatërruar ndërtesat dhe pasurinë. Më shumë se 100,000 njerëz janë vrarë. Gjendja e shtegtarëve ishte e frikshme. Rreth dyzet njerëz- nga to njëzet foshnja dhe të tjerë, të moshuar- kanë vdekur në kufirin maqedono-jugosllav gjatë ndalesës së detyruar e të gjatë që mbajti aty rreth 250-300 mijë shtetgtarë.



12 vite që kur avionët e NATO-s shkuan në aksion kundër Serbisë, lufta e Kosovës mbetet ende kontraverse. E mirëpritur nga shumë në atë kohë si një evidencë e një rendi humanitar botëror në formim, trashëgimia e saj është anashkaluar, mundur dhe krejtësisht shtrembëruar nga debati i luftës kundër terrorit. Çka Vaclav Havel e quajti “lufta e parë për vlera” tash më shumë po përshkruhet si një precedent i rrezikshëm. Bile edhe Clare Short, përkrahëse e flakët e intervenimin në Ballkan, gabimeve të Tony Blair-it në politikat e jashtme i vuri zanafillën në “shijen e piedestalit” që ai e kishte marrë në Kosovë.

Ka disa arsye për këtë, më e rëndësishmja padyshim është lufta në Irak që mbjelli dyshimet në legjitimitetin dhe efikasitetin e fuqisë ushtarake perëndimore. Duke u larguar nga principi i mos-intervenimit dhe pa mandat të KB-së, Kosova shpesh trajtohet si mëkati origjinal që bëri Irakun të mundshëm. Edhe invazioni i Rusisë dhe njohja e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore janë karakterizuar si një nxitje nga deklarimi i pavarësisë së Kosovës disa muaj më parë.

Krahasimet e këtij lloji më shumë konfuzojnë se sa sqarojnë. Lufta në Kosovë ishte përgjigje ndaj një emergjence humanitare, e jo një lojë fuqie gjeopolitike. Dhe kjo edhe tash kontestohet. Anti-imperialistët e vetëquajtur, që shpesh përkrahin imperializmin e çfarëdo regjimi që i kundërshtohet perëndimit, kanë konstruktuar një histori alternative në të cilën krimet e Slobodan Milosevic-it janë minimizuar apo arsyetuar dhe perëndimi “grykës” portretohet si nxitës i dhunës. Në këtë histori, tentimet e tija (të Milosevic-it) që të arrij zgjidhje të negociushme ishin sabotuar në konferencën e paqes në Rambuje nga Evropa dhe SHBA-të; dhe vdekjet dhe lëvizjet e refugjatëve brenda Kosovës ishin shkaktuar nga bombardimet e NATO-s.
Këta kritikë flasin thuaj se shkatërrimi i Bosnjës ishte një pjellë e imagjinatës. Realiteti është se deri sa erdhi tek Rambujeja, liderët perëndimorë kishin mbledhë mend nga loja tinëzake e Milosevic-it në të cilën ai negocionte paqe të rreme derisa vazhdonte të zbatonte terrorin etnik në terren. Ata kishin duruar tetë vite të tilla. Në Kosovë, forcat serbe kishin vrarë 1,500 veta dhe kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre 270,000 veta para se NATO të intervenonte.



Lufta e Kosovës filloi me 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatërat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës.

Lufta nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave jugosllave.

Ndërsa nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veriatlantike NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së detyroi forcat serbomalazeze dhe Kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë. Në këtë luftë u dëbuan 800,000 mijë shqiptarë, u vrane 15,000 persona, nga të cilët 2,400 luftëtar të UÇK-së e të tjerët civilë.

Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosu.. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 - qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj.

Flori Bruqi

MASAKRA ÇNJERËZORE SERBOSLLAVE NË BOSNJË




SERBOSLLAVIA për disa vite  solli   dhunë ndaj muslimanëve në Bosnjë ilustrojnë më së miri situatën e njerëzve që vuajnë persekutime në golb. Në luftën e nisur nga serbët, në prill të vitit 1992, plani ishte që të asgjësoheshin muslimanët në disa javë ose që ata të detyroheshin të emigronin. Megjithkëtë, trupat e muslimanëve boshnjakë treguan rezistencë të papritur.

Lufta vazhdoi deri në pranverë të vitit 1995. Dhuna e kryer gjatë kësaj lufte ishte e pashembullt në historinë botërore. Serbët vranë më shumë se 200.000 muslimanë boshnjakë, nxorrën nga shtëpitë e veta 2 milion njerëz dhe dhunuan më shumë se 50.000 gra muslimane. Në kampet serbe të përqëndrimit, muslimanët iu nënshtruan një torture të papërballueshme, dhjetëra mijëra u paaftësuan…Ajo që është më e habitshme është se serbët që kryen një mizori të tillë dhe boshnjakët, fokusi i zemërimit serb, janë të një race dhe flasin një gjuhë. Faktori i vetëm dallues është religjioni. Thënë ndryshe, ajo që ndodhi në Bosnjë e Kosovë ishte thjeshtë një luftë fetare, e menduar nga shumëkush se është inicuar nga një urrejtje e pavdekshme e Kishës Ortodokse për Islamin.

Në Sarajevë, gjithçka është shkatërruar: mezi ndonjë ndërtesë në qytet i ka shpëtuar goditjes nga artileria. Në rrugë janë grumbulli I rrënojave të autobusit e të makinave të shkatërruara nga sulmet me raketa. Nuk ka asnjë shtëpi pa dritare të thyera.

Një nga kampet serbe të përqëndrimit në Bosnjë.

Ushtarët serbë së pari rrethuan fshatrat boshnjake, duke mbyllur të gjitha daljet dhe duke i vënë ato nën kontroll. Duke përparuar gradualisht ata intensifikuan të shtënat duke terrorizuar fshatarët. Pastaj, ata I njoftuan njerëzit e fshatit duke kërkuar nga ata që të mblidhen në sheshin e fshatit dhe të dorëzoheshin. Përndryshe, ata u kërcënuan me vdekje. Vendimi për fatin e fshatarëve varej nga kapriçjet e ushtarëve.
Nuk ka më vende në varreza, njerëzit e kanë gjetur një system të varrezave siç shihet në fotografi.


Flori Bruqi

Nëna e presidentit historik amerikan ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejës(Familja Balaj nga Isniqi i Deçanit).

“Babai” i Kombit Amerikan,George Washington është me prejardhje shqiptare


http://floripress.blogspot.com/2011/04/babai-i-kombit-amerikangeorge_14.html



Nëna e presidentit historik amerikan ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejës(Familja Balaj nga Isniqi i Deçanit). Vetë presidenti Washington thuhet ta ketë lënë një letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.
Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare.Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Washingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar.
Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn në detaje në lidhje me këtë zbulim epokal, ekspertë të fushave të tjera janë ngutur që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjeneologjike e linguistike.George Washington ka qenë lideri kryesor politik e ushtarak i SHBA-së në vitet 1775-1799 i cili e udhëhoqi vendin drejt fitores në luftën çlirimtare kundër Britanisë së Madhe, ishte në krye të vendit në kohën e shkrimit të Kushtetutës, dhe zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes që edhe sot janë gurë themelet e punës në Shtëpinë e Bardhë.
Në SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.

E ëma shqiptare

Sipas linguistit Albert Myko, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Washingtonit ishte shqiptare.
“George Washingtoni ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Washingtonit nga Kosova në Amerikë është e përshkruar në librin biografik ‘Mary Ball Washington’ të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, në Komunën e Deçanit:, thotë Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.
Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Washington në relacion me kryeministrin e Kosovës”.
Amaneti i Washingtonit
Sidoqoftë, zbulimi i fundit, mbase hedh dritë edhe në disa aspekte të tjera të përfshirjes amerikane në Kosovë dhe të mbështetjes për shqiptarë në përgjithësi.
Autori i mirënjohur amerikan, Carl Woodward, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët.
“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër, dhe i thash, ‘shih, Bill, çka kam zbuluar nga arkivat e Washingtonit’, ai, me të parë letrën, më tha: ‘E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”, tregon Woodward, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”.Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Washingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për Washingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare.
Woodward thotë se mendohet nëse do ta titullojë librin “George Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë”, apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.
“Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Shihni, nga hulumtimet e mia del qartë se edhe presidenti Woodrow Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Woodward, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.
“Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua, dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”, tregon Woodward.
“Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan, Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i pajtimit që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq, serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të tjerat i dini”, tha ai.


Si nje fermer Xhorxh Washington* ne kopshtin

 e tij rriste dhe kultivonte marijuana.
Vite me vone pas vdekjes se tij,marijuana ne

 kopshtin e ti u be si nje burim i krimit ne Washington,
ku beheshin shkembime te mallit midis gangstereve Amerikan.
Ne vitin 1790 bimet u rriten kryesisht per vleften e tyre kryesore,
d.m.th shitja e tyre,sillte perfitime te medha.

Sidoqoftë, Woodward beson se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë qenë të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë.Autori amerikan nuk dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të prisni daljen e librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët.
Në lidhje me zbulimin epokal të prejardhjes shqiptare të George Washingtonit, si dhe pohimeve të tjera të padëgjuara deri më tani, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka dashur të jepte asnjë koment.
Castro anglez, Lenini çeçen, De Gaulli arab
Hulumtimi i Institutit të Gjenetikës nga Schafhauseni i Zvicrës ka nxjerrë edhe disa rezultate tejet interesante për prejardhjen gjenetike të disa prej liderëve historikë botërorë.Sipas hulumtimit, Fidel Castro ka prejardhje angleze, Vladimir Lenini kishte qenë çeçen, ndërsa presidenti francez Charles de Gaulle që u tërhoq nga Algjeria kishte qenë, në fakt, me prejardhje arabe

George Washington (sqt. Xhorxh Uashington) lindi më 11 shkurt (sipas kalendarit Julian) e 22 shkurt (sipas kalendarit Gregorian) 1732 te Gutshof Wakefield (e quajtur edhe „Pope's Plantation“) e Westmoreland County në Virginia; vdiq më 14 dhjetor 1799 në Gut Mount Vernon i tij në Virginia, ishte politikan i ShBA dhe i pari President i ShBA prej 1789 deri 1797. Ai nuk i takonte asnjë parti.

Ai luajti një rolë të rënëdsishme te beteja për pamvarësien të ShBA dhe vlen kështu si një nga personaltitetët më të rëndshishme në historinë të shtetit.



Jeta


Arsimi dhe rinia

Nga George Washington hartë e krijuar të një sheshi në Ohio River, Ohio, 1754Nga prejardhja Washingtoni ishte pjesë e ekonomikës dhe elitës kulturore te pronarëve të plantacioneve që kanë mbajtur skellvër në shtetin Virginia. Prindërit e tij Augustine Washington (1693 deri 1743) dhe Mary Ball (1708 deri 1789) ishin te dy me prejardhje angleze. Në moshen njëmbëdhjetë vjeçare George humbi atin e tij dhe u rrit me gjysmë-vellain e tij Lawrence.

Deri në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare Washingtoni vizitoi shkollën në Williamsburg, ku ai pati një shkollim të thjeshtë dhe ku ishte shumë aktiv në matematikë. Pas 1749 ishte ai së pari si gjeometër aktiv në luginën të Shenandoah.

Skeda:Gwash map01.jpg

Nga George Washington hartë e krijuar të një sheshi në Ohio River, Ohio, 1754


*

Në një kohë George Washington kishte rreth 300 rob të tij që i shërbenin.

Xhorxh Uashington nuk ishte presidenti i parë Amerikan. I pari ishte Xhon Henson pas tij Elias Boudinot, Tomas Miflin, Richard Henry Lee, Nathan Groham, Artur St. Clair dhe Cyrus Griffin. George Washington ishte i pari i zgjedhur nga populli. Të tjerët ishin zgjedhur direkt nga Kongresi Kontinental.

Presidenti Abraham Lincoln ishte totalisht në favor të robërve! Partia e tij ishte kundër robërimit, dhe për atë ai edhe ndërmori masa duke e zhdukur pozitën klasore.

David Rich Atchinson, (President i Senatit) ishte president Amerikan i cili erdhi pas James Polk e para Zachary Taylor, para mbrëmjes së 4 Mars 1849 dhe mbrëmjes së 5 Marsit, 1849. Kjo ndodhi sepse Taylor ishte fetar dhe nuk dëshironte të fillonte punën e presidentit të Dielën dëshironte të priste deri të hënën dhe si rrjedhojë president u zgjodh David Atchinson.

Presidenti Grover Cleveland kurrë nuk luftoi në Luftën Civile, edhe pse mund të shkonte. Por duke qenë se ishte i pasur, ai thjeshtë pagoi dikë që të luftojë në vend të tij. Kjo ishte legale në atë kohë.

Presidenti Lincoln kishte një teknikë të mirë të organizimit. Ai gjithmonë në tavolinën e tij mbante një zarf ku shkruante " Nëse nuk mund ta gjeni askund tjetër, shikoni këtu"

Deri në moshën 51 vjeqare, Abraham Lincoln nuk kishte mjekërr.

Presidenti Nixon ka qenë i njohur tek kolegët e tij student edhe si "Prapanica e Hekurt"

Disa dit para se të qëllohej për vdekje, Abraham Lincoln i kishte thënë një shokut të tij, Ward Hill Lamon, për një ëndërr të keqe që e kishte parë. Z. Lamon e kishte shënuar këtë në letër dhe ekziston ende. Në ëndrrën e tij, Lincoln e kishte parë vetën duke shëtitur rreth Shtëpisë së Bardhë dhe kishte dëgjuar njerëz duke qarë. Duke shikuar se çfarë kishte ndodhur, ai u gjend para një njeriu të vdekur në Dhomën Lindore. E kishte pyetur sigurimin se kush kishte vdekur dhe ai i ishte përgjigjur Presidenti!.

Disa orë para se të vritej ai i kishte thënë një shokut tjetëtr, William H. Crook, "Unë e di që ka njerëz që dëshirojnë të më vrasin... Dhe nuk kam asnjë pikë dyshimi se ata do të më vrasin... Pra le të bëhet çfarë të bëhet, është e pamundur që unë t'i paranandaloj ata."

Disa orë para se të qëllohej për vdekje John F. Kennedy, i kishte thënë një miku të tij, Ken O'Donell, "Nëse dikush dëshiron të më qëllojë më snajper nga dritarja, askush nuk mund ta ndalë, pra pse të brengosem unë?!" Kur vdiq Lincolni, presidenti Andreë e mori vendin e tij. Kur vdiq Kennedi, Presidenti Lyndon Johnson e morri vendin e tij,

Presidenti i ditëve të sotme të SHBA-ve është i rrethuar nga Shërbime sekrete të agjentëve, reporterëve dhe fotografëve kudo që të shkon ai. Në Shtëpinë e Bardhë ka ekipe të shumta sigurimi e të tjerë. Në kohën e Abraham Lincolnit, ishte ndryshe. Nuk kishte të punësuar agjentë sekret, çdo gazetar, i papunë, njeri me probleme mund të shkonte në shtëpinë e bardhë dhe të bisedonte me presidentin. Abraham Lincoln ka pasur disa bagëti dhija, të cilat kanë kullotur në oborrin e shtëpisë së bardhë dhe herë pas here edhe janë futur mbrenda.

Përgatiti Flori Bruqi

SHKRIM ME SHKAS:A flet si toskë Mustafa Nano kundër Udhës së Kombit



Rexhep Shahu


Dy shkrimet e editorit Mustafa Nano, (është editor ai e jo vetëm gazetar, analist, opinionist…), publikuar në gazetën e tij elektronike “www.respublica.al”… në dy kohë, për udhën e Kosovës dhe për shqiptarët e Kosovës, njëri me titull “Rruga Durrës – Kukës dhe shajnitë patriotike”, i 2 qershorit 2009 dhe tjetri me titull “Në Kosovë Berisha është një Mesia. Kundërshtarët e tij nuk ka si të çmohen”, i 3 dhjetorit 2011, janë shkrime utilitare, shërbesa me dobi për Partinë Socialiste të Shqipërisë. I pari botuar në vigjilje të zgjedhjeve politike të 2009, i dyti si analizë belbëzake e pandershme dhe e pasinqertë pas vizitës suksesdyshimtë të Edi Ramës në Prishtinë për festën e flamurit kombëtar me 28 nëntor 2011.

Këto të dy, dhe një i tretë me titull “Toskë? Gegë? Asht mir me ken shqyptar”, janë shkrime që ia vlejnë dhe nuk të lënë t’i kalosh sikur s’i sheh. Sepse aty ka të vërteta të rëndësishme dhe s’mund të mos përgëzohet autori i tyre.

Tek flet në shkrimin pas vizitës së Ramës në Prishtinë për Shqipërinë dhe Kosovën e thotë se “Ne jemi dy copa të së tërës që ndikojmë tek njëra-tjetra në një mijë e një mënyra e forma, herë të dukshme e herë të padukshme”, nuk mund të mos ndjehesh mirë dhe ta nderosh Mustafain.

Edhe kur jep një citim të Shkelzen Maliqit që thotë se “shumica [e kosovarëve] e adhuron Sali Berishën sikur të ishte një i shenjt i kombit”, Mustafai të bën ta nderosh për të vërtetat e hidhura që ka mësuar dhe sjell për ne bashkë me pezmin e tij.

Ndërsa rreket në etimiologjinë e emrit Edvin Rama, sipas mendjes së tij e jo të kolegëve të tij të Kosovës si Shkelzen Maliqi, Baton Haxhiu, Migjen Kelmendi etj, gjithmonë me i tërheqë vemendjen Edi Ramës që është thellësisht dyshues, si çdo usta, ndaj tij dhe të tjerëve si ai, harron dhe shpërfill krejt me dashje ca të vërteta historike shumë të qenësishme. Harresa duket është zanat i tij i paguar mirë, siç e ka të paguar vende vende shumë mirë edhe kujtesën.

Edi Rama nuk mund të jetë Mesia si Sali Berisha në Kosovë sepse ai ka kundërshtuar udhën e kombit, dhe nuk shfaqi pendesë të sinqertë për këtë në Prishtinë edhe pse u përpoq pandershmërisht, duke fyer ideatorin e saj Ibrahim Rugovën e duke “graduar” si ideator të saj, Pandeli Majkon; sepse i përket një partie politike që trashëgon hipotekë të Partisë Komuniste Shqiptare, parti e cila ka patur bashkëpunim me serbët që kanë qenë armiq të Kosovës, që është krijuar me ndihmën e serbëve, që ka bashkëpunuar për masakrën e Tivarit, që ka bërë lojën e Titos e serbëve në Luftën e Dytë Botërore, që ka vrarë, burgosur e zhdukur qindra e qindra shqiptarë të Kosovës që arratiseshin për në Shqipëri me besim të plotë në kërkim të shpëtimit të jetës, duke besuar se Shqipëria nuk do t’u delte njerkë, etj, etj.; sepse në programin e saj politik me 89 faqe të 5 nëntorit 2011, (që Rama ia dhuroi “tribalit” gegë Hashim Thaçi), që do të jetë programi i nesërm qeverisës i socialistëve, për Kosovën ka gjithsej vetëm 12 fjalë, lidhëza e pjesëza dhe konkretisht kaq: “Ndërtimi i një partneriteti shumë planësh me shtetin e ri të Kosovës”. 12 fjalë a karaktere, ose 54 germa, vetëm 54 germa, sa ka brenda thonjëzave i kushton PS-ja Kosovës në programin e saj 89 faqësh. As një fjali e plotë! Eh ç’vlerësim për Kosovën! Kjo të kujton “Zërin e Popullit”, që Kosovën e ka trajtuar në rubrikën “Nga Bota”… Kaq vend zë Kosova në programin a platformën politike të socialistëve shqiptarë… Dhe kërkon pastaj lideri socialist, a zëdhënësi i tij i zellshëm jo zyrtar, dashurinë apo begenisjen e Kosovës…

Shkurt, Kosova të do, jo aq sa e do, por të do më shumë se sa e do. Ndaj Mustafa Nano nga Çorovoda nuk mund të krijojë urrejtje aty ku s’ka urrejtje. Kur e qasin atë si mentar në Kosovë, nëpër studio televizive, e qasin ku e ku më shumë Edi Ramën, që është më i ditur, më i zoti, më i realizuar dhe jo servil si ai. Të paktën Edi Rama për shumë vite në skenën politike shqiptare, kryeson socialistët, ndërsa ai kërkon një vend në xhepin e vogël të xhaketës së Edi Ramës.

Shkurt, Edi Ramën nuk e refuzon askush në Kosovë pse ka emrin Edvin Kristaq Rama dhe as pse një gjë të tillë e kërkon M. Nano.

Shqiptarët e Kosovës, në historinë e tyre të vjetër e të re, kurrë nuk kanë patur konflikt me grekërit. Çizmja greke s’ka shkelur kurrë në Kosovë. Grekët nuk kanë bërë kurrë masakra në Kosovë. Në Skrapar po. Por Mustafai ka harruar se i duhet të harrojë.

Është mëkat i rëndë dhe ligësi të harrohet e shpërfillet e vërteta, se nëse Kosova ka ndonjë mllef me Greqinë, e ka thjeshtë dhe vetëm për hatër të dangëllinjotëve, të frashëllinjve, të skrapallinjëve, të kolonjarëve e gjithë krahinave të jugut të Shqipërisë që i ka kallë në flakë greku.

Kosova mund të ketë ndonjë mllef apo inat me Greqinë vetëm për hatër të Shqipërisë së Jugut, banorët e të cilave i ka shfarosë shpesh çizmja greke duke bërë masakra çnjerzore, por ndërkohë i ka shqiptarizuar më shumë, siç i ka shqiptarizuar më shumë edhe shqiptarët e Kosovës ndeshja e përhershme me fqinjët masakrues serbë.

Duke qenë në të njejtën anije fati shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e jugut të Shqipërisë administrative, pra kufitarë me fqinj dashakëqinj të shqiptarëve, ata nuk janë ndarë por janë bashkuar e dashur më shumë mes veti. I ka bashkuar dashuria e njëjtë për kombin shqiptar, komb gjithmonë i rrezikuar nga shovinizmi i fqinjëve.

Ndaj nuk ka patur dhe nuk ka asnjë shkak për ndarje e dallime në shpirtin kombëtar mes shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve të jugut të Shqipërisë. “Dallimet” mund të shihen e të lexohen vetëm në Tiranë, ku është sahani i pushtetit dhe ku zhvillohet lufta e lugëve, kush e kush të hajë më shumë në këtë sahan. Vetëm këtu mund të shihet “konflikti” toskë – gegë. “Konflikt” që e stisin shumë më pak se njëmijë njerëz, sepse nuk ka pafund zyra të rëndësishme pushteti një shtet sa i yni.

Nuk ke si të mos jesh dakort me analizën që bën ai ku thotë se për gati gjysmë shekulli pushteti i “toskëve” nuk lejoi “gegët” të fusnin ndonjë lugë në sahanin e pushtetit në Tiranë. Ai vetëm se nuk është i ndershëm që të pohojë se edhe pas gjysmës së shekullit komunist, ka shumë pak lugë “gegësh” në sahanin e pushtetit edhe pse ai i shumëfishon sa don.

Kur fillon pastaj dhe përdor termat “tribal”, “tribuja e tyre”, “tribuja tjeter”, fillon e hyn në ara të huaja dhe korr në asfaltin e autostradës.

Të jetë kaq shumë kundër gegëve, “tribalëve”, malokëve një malok Çorovode, që e urren Sali “tribalin”, s’duhej të pranonte malokun “tribal”, të ndjerin Dritan Hoxha, themeluesin e pronarin e Top Medias, që e ushqeu me bukë, që i krijoi e dha mundësi Muçit në ekranin e televizionit të tij. Apo ai ishte gegë, “tribal” e malok i mirë dhe familja e tij sot është gege, “tribale” e maloke e mirë.

Nuk mund të mos përshëndetet guximi i M. Nanos që është ndër të paktët që flet për gegët e toskët, për dallimet e ngjashmëritë. Ai ka trimërinë të mos i ikë kësaj çeshtje, pavarësisht se a e ka apo jo takatin me prashitë në të e me i dalë në krye. Gegët dhe toskët kanë dallime gjuhësore, etnografike, por jo dallime të atilla aq sa do të dëshironin armiqtë e këtij kombi. Këto dallime i ka analizuar ish kryeministri serb Vlladan Gjeorgjeviç, armik i shqiptarëve, i cili i quan si dallime mes dy kombeve. Ndërsa albanologët jo armiq të shqiptarëve, dallimet mes gegëve e toskëve i quajnë dallime kozmetike, si “gegët pak më të gjatë e toskët pak më të shkurtë”. “Toskët rondokopë/gegët trupgjatë”, do të thoshte, tek i shihte nga dritarja e zyrës së tij në Korçë, poeti i shquar grek Jorgo Seferis, konsull i shtetit fqinj në Korçë në vitet ’30 të shekullit të njëzetë, konsull fisnik, poet, që s’merrej me eshtra pleqsh e plakash përmetare shqiptare në varreza shqiptare, për me i quajtë eshtra ushtarësh grekë në Shqipëri, por merrej dhe bënte artin e miqësisë mes dy kombeve, mes dy popujve – shqiptarëve e grekëve.

Në motet pa komunikim, pa rrugë, pa njohje, pa marrëdhënie intensive si të sotmet në biznes, martesa, shkëmbime, tregti, turizëm etj, gegë e toskë kanë qenë një. Sot janë edhe më një, se kanë hyrë kaq shumë në njëri – tjetrin sa s’ka Vlladan Gjeorgjeviç e as zëdhënës të tëzës së tij, ti ndajë e të hyjë mes gegëve e toskëve shqiptarë për ti ndërkryer kundër njëri – tjetrit.

Miqësia dhe dashuria janë të natyrshme për njerzit, për kombet, ndërsa urrejtja nxitet me para e me pushtet “Milic horr xhubleta…”.

Pa bërë poezi, që sigurisht e bëj më mirë sepse vij nga planeti i pafundëm i epit, mund të them se dallimet mes gegëve e toskëve janë dallime krejt të parëndësishme, që analistët e huaj sot në varësi të oreksit dhe të interesave të tyre të çastit, i nxjerrin në dritë, herë duke u vënë emrin real e herë duke shpifur si Vlladan Gjeorgjeviçi.

Sharjet dhe shpifjet, me një fjalë poshtërimi ndaj shqiptarëve, po të perifrazojmë Kadarenë, u kanë shërbyer armiqve të këtij vendi si përdorimi i aviacionit dhe artilerisë para se të sulen me trupa këmbesorie për tu lëshuar mbi prenë e tyre…

Mustafa Nano kërkon pushtimin e elektoratit. Duke u folë zemrave të elektoratit e jo mendjeve. I thotë elektoratit të majtë, kudo që të jetë, e sidomos toskëve në jug të vendit, mos e votoni atë “tribalin” Berishën se ai i çoi gjithë paratë e shtetit te ajo rruga atje…

I hakërrehet edhe Dritëro Agollit. I kërkon hesap pse ai thotë se“Rruga Durrës-Kukës do të mbesë në historinë e vendit, për madhështinë e saj, por në radhë të parë për simbolikën dhe funksionin që ka”, se “ajo lidh për herë të parë në mënyrë kaq të vrullshme dy pjesë të një kombi, të cilin, përveç kufijve, e kishte ndarë dhe infrastruktura e dobët rrugore. Rruga Durrës-Kukës është arteria kryesore e Shqipërisë me rëndësi të madhe kombëtare. Do të kalojnë vitet, pas 20-30 vitesh nuk do të kujtohet njeri se sa ka kushtuar ajo, por vetëm do të mbahet mend koha kur është ndërtuar. Këto janë vepra të mëdha që mbetën në histori”. Atë e tërbon ky vlerësim i Agollit për atutostradën e Kosovës.

Por Dritëro Agolli atdhedashurinë e ka zanat, nuk paguhet për këtë. Atij nuk i ha palla për politikë. Ai po përgatitet për atë botë. Poezitë më të bukura i ka ato të pendimit, të reflektimit. I dha zoti kohë të shfaqë pendesë. Pse bëka mëkat që thotë fjalë lapidare për rrugën e kombit? Apo pse duan ta mbajnë domosdo si patriak jo të socialistëve por të “rondokopëve që u qan zemra për pushtetin dhe paratë”. Dritëroi, i Devollit të Korçës, i çveshur nga frika e zmadhimit të kombit, vetëm i shton vota Partisë Socialiste dhe më bën edhe mua ta dua PS-në se është parti shqiptare. Dhe unë e dua pa hile duke mos e votuar kurrë dhe nuk pres ndonjë shpërblim nga lideri i saj, të cilin e kam marrë nëpër gojë qindra herë, me të drejtë e pa të drejtë. Dhe do ta marr prapë.

M. Nano flet si profet për udhën e Kosoves nga Vërmica në Merdare që “mund të bëhet pas nja pesë a dhjetë vitesh”. Përurimin e tunelit në Malin e Rrunës që të nxjerr në Kalimash, të cilin e bënë dy kryeministrat e dy shteteve shqiptare Sali Berisha dhe Hashim Thaçi, la Tafë (kwshtu thirret Mustafai në anët e mia, ma ka mësuar gjyshja ime ndjesë paste), e quan “festë të shpikur kombëtare në një festë të shpifur partiake e tribale”.

Ai e din mirë, e din shumë mirë (o zot sa i informuar e i sigurtë që është!) se “Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë plan imediat për të nisur investimin në segmentin Morinë – Prishtinë, i cili kap gjatësinë e 150 kilometrave. Në rastin më të mirë, kjo mund të bëhet pas nja pesë a dhjetë vitesh. Ah, epo atëherë ne mund të shkojmë qetë qetë deri në Kukës”, shkruan Mustafai gjithë mllef kundër autostradës, kundër dy Kryeministrave shqiptarë gegë, “tribalë”.

Nuk e di se si u ndje la Tafë, kur qeveria e Kosovës pa kaluar as tre vjet pas përfundimit të segmentit Durrës – Kukës, përfundoi 38 kilometrat e para të autostradës “Ibrahim Rugova” dhe, edhe këtë segment e inauguruan bashkë të njejtët Kryeminista gegë, “tribalë” shqiptarë. Si guxoi vallë Kosova ta bënte këtë gjë pa i marrë leje Mustafa Nanos?

Edhe pse autostrada “Ibrahim Rugova” është aty, (jemi në dhjetor 2011), nga Vërmica në Suharekë, e shtrirë në 38 kilometër gjatësi, e inauguruar nga “tribalët” Thaçi e Berisha, nga presidentja “tribale” Ahtifete Jahjaga, nga kongresmeni amerikan Eliot Engell, lobist i shqiptarëve, nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell, ne nuk mund, nuk duhet dhe nuk guxojmë ta besojmë se është aty, se është inauguruar, se është ndërtuar, se ecin makina nëpër të. Nuk guxojmë kurrësesi ta besojmë e ta pranojmë sepse nuk e ka thënë M. Nano. Ne duhet dhe jemi të detyruar të besojmë vetëm atë që thotë ai. Autostrada në Kosovë që po u sherben njerzve le të rrijë aty ku është, ne do ta pranojmë se është, ndoshta “pas 5 apo 10 vitesh”. Se kështu ka thënë ai dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe.

E pohon në çdo rrjesht të shkrimit të tij të 2 qershorit 2009 frikën dhe tmerrin e tij se mos udha e Kosovës, tuneli i Kalimashit që çau malin e Rrunës, të cilin e inauguroi Sali Berisha bashkë me Hashim Thaçin, Kryeministrat “tribalë” të dy shteteve shqiptare, po ia rrit votat Berishës, të cilin la Tafë e vë përballë vetes si kundërshtar patologjik dhe është gati ta shqyejë atë fizikisht.

Ajo që nuk shkon është analiza krejt e cektë, foshnjarake e tij kur rreket të zbulojë pse Berisha është Mesia në Kosovë dhe pse Partia Socialiste nuk qaset atje. Ai nuk do edhe nuk di. Ai ka dashuri idilike për Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe urrejtje pa cak për përsonin Sali Berisha. Ai nuk don të arsyetojë pse në Kosovë ka simpati më të madhe për Sali Berishën dhe Partinë Demokratike dhe më pak simpati për Partinë Socialiste dhe kryetarin e saj.

Dashuria dhe urrejtja nuk janë irracionale. S’ka shqiptar idiot. Akuzohen shpesh shqiptarët se nuk kanë kujtesë. Por në fakt ata kanë kujtesë.

Që në fillim të levizjes demokratike në Shqipëri, në vitin 1991, Sali Berisha do të shprehej qartë se çeshtja kombëtare shqiptare do të jetë ylli polar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. M. Nano nuk ka qejf ta pranojë e ta thotë se Partia Socialiste e Shqipërisë nuk e ka yll polar çeshtjen kombëtare shqiptare. Ai ka qejf të harrojë.

Në vitin 1992 Sali Berisha i ka kërkuar NATO-s, Alenacës së Atlantikut të Veriut, të bombardojë caqet ushtarake të Beogradit.

Pastaj vjen udha e kombit, udha e Kosovës, (2007-2010) që ka qenë që në krye udhë drejt yllit polar. U bë ajo udhë për të cilën Neritan Ceka, kundërshtar i Berishës në 2009, mentar, dijetar, politikan dhe shkrues shumë më i madh se M. Nano, i cili është në gjithë kohët kundërshtar i Berishës, deklaroi të gryka e tunelit se “këtë autostradë mund ta bënte vetëm një guximtar i çmendur si Sali Berisha”.

Ndërsa Partia Socialiste i kushton këtë fjali Kosovës në programin e saj të 2011: “Ndërtimi i një partneriteti shumë planësh me shtetin e ri të Kosovës”. 12 fjalë a karaktere, ose 54 germa, vetëm 54 germa, në një program 89 faqësh.

I harrojnë këto gjëra. Le t’i harrojnë. Por historia nuk e harron. Sepse këto janë arsye madhore pse shqiptarët në tërësi, dhe ato të Kosovës në veçanti, e duan Sali Berishën.

Përkundër kësaj, ata që s’kanë kujtesë ose që duan ta fshijnë kujtesën e shqiptarëve, rrinë e rrinë dhe shpesh kujtojnë ca serbratorë e ca auotobote nafte që shkonin nga Shqipëria në Kosovë dhe nuk kujtojnë e as nuk thonë që Berisha kërkonte nga NATO-ja të bombardonte caqet ushtarake të Beogradit.

Serbia i kishte të hapura dyert për t’u furnizuar me karburant nga Danubi. Kurrësesi nafta e futur nga Shqipëria nuk mund ta furnizonte makinerinë ushtarake serbe të luftës. Edhe të donte, s’e kishte atë takat Shjqipëria. Këtë gjë nuk duan ta mbajnë mend, as ta pranojnë.

Nuk i hyn në punë fare atij se çfarë tha e çfarë bëri Berisha. Nuk ka rëndësi fare për të.Ai paragjykon, gjykon, dënon, ndëshkon dhe e grin në makinë mishi, me pasë mundësi, njeriun Sali Berisha dhe nuk e honeps. (E honepsi Saliun në kohën kur la Tafë ishte drejtues i Partisë Demokratike për Skraparin, edhe pse me zor e patën caktuar kandidat për anëtar të Partisë së Punës…, kur merrte rrogë prej Saliut, si diplomat, pasi këtë e “urdhëruan” të ikte nga Partia Demokratike).

Ankth që e trazon keq i është bërë Ilir Meta me vizitën e tij në tunelin e Kalimashit. Meta, kundërshtari politik më i egër e i vrazhdë për shumë kohë i Berishës, pa i marrë leje M. Nanos, iu përgjigj thirrjes së vetëdijës së tij dhe shkoi te tuneli, sepse kuptoi se aty ishte aorta e kombit, vuri “kaskën e minatorit në kokë të bënte një vizitë në tunelin e madh”. Ai ishte thellësisht i bindur se nuk mund të fitonte deputet e as vota në gjithë trevat nga shtrihej autostrada nëpër “Marsin” e Fatos Lubonjës, pra në rajonin e Kukësit e në Fan të Mirditës. Gjithë shtrati i lumit autostradë me gjithë brigjet anash ka dy deputetë. Ilir Meta duke qenë politikan, duke qenë shqiptar, (të siguroj se nuk e kam takuar kurrë në jetën time dhe nuk kam asnjë lidhje me të apo me partinë e tij), ka kuptuar dhe pranuar, se nuk funksionon dot kombi edhe më tej si gjysmë trupi e gjysmë trungu. “Me siguri ka menduar” siç thua ti, “që rreshtimi me ata që glorifikojnë patriotikisht rrugën është një gjest” shumë më shqiptar, shumë më i denjë, më human, më vizionar dhe jo siç thua ti “më elektoral sesa rreshtimi me ata që denoncojnë ligjërisht korrupsionin”.

Por Ilir Meta ka kuptuar edhe këtë që thotë Amiko Kasaruho, toskë nga Gjirokastra, i dënuar e përsekutuar nga diktatura, intelektual, shkrimtar, përkthyes, autoritet i vërtetë moral i shoqërisë shqiptare, se autostrada Durrës – Kukës – Prishtinë “Është vepra më shqiptare e bërë ndonjëherë dhe leverdia më e madhe e autostradës së Kosovës është se kursen kohën e shqiptarëve. Është e para herë që një lider në Shqipëri mendoi për kohën e njerzve. Ne kurrë nuk kemi menduar për kohën”, thotë Kasaruho.

Nuk jam aq naiv sa të njejtësoj kompaninë “Bechtel” me Amerikën, por gjithkush e di se “Bechtel”-i si një kompani jashtëzakonisht e madhe, s’e konsideronte dhe s’e kishte në fakt aq të madhe e të konsiderueshme shumën e parave të fituara në rrugën Rrëshen – Kalimash dhe tunelin atje, për të pasuruar biografinë e saj.

Natyrisht, “Bechtel”-in nuk e solli në Fanë të Mirditës dashuria e saj për Shqipërinë, por nevoja e saj për biznes. Ajo ka bërë punë të mëdha kudo, jo për shkak të amerikanizmit të saj, por për shkak të cilësisë së punëve që bën, cilësi për të cilat edhe Edi Rama, si për inat të lalës Tafë, thotë se rruga e “Bechtel”-it është e standarteve europiane.

Ndoshta “këshilltari” i tij është nisur nga këto fjalë. Por s’kanë se si t’i dalin parashikimet. Ai është nga ata këshilltarë që kanë nevojë të këshillohet nga Rama, i cili duket se po kapet nga mania e “ustait” të tij Berisha, për t’i këshilluar këshilltarët e tij, jo të paktë, të deklaruar e të padeklaruar si M. Nano

La Tafë me shpirtin “civil” e “civik” e bën “Bechtel”-in “hëm projektues, hëm ndërtues, hëm supervisor” (hëm, hëm, hëm…), dhe nuk i njeh meritë tjetër përveç përfitimit të parave.

Nuk e di ç’mendon tani ai për “Bechtel”-in, gati tre vjet pasi u bë autostrada në Shqipëri dhe pasi ka përfunduar gati një të tretën e saj në Kosovë, edhe pse ai falltari, orakulli i “www.respublica.al” pati thënë se “Në rastin më të mirë, kjo mund të nisë pas nja pesë a dhjetë vitesh”. Sa i pasaktë është orakulli…!!

Në çdo libër gjeografie, që nga shkolla fillore, mund të gjesh distancat nga një vendbanim në një tjetër edhe pa ndihmën e hartave moderne.

Por, kur do, ai “këshilltari” i zgjat distancat e gjatësitë e pabëra të rrugëve. Të bërat i shkurton. Milot – Rrëshen që është 26 kilometër, ai e shkruan “(nja 50 km akoma)”. Për Rrëshen – Kalimash, që është 61 kilometër, ai shkruan se “kap gjatësinë 56 km”.

E bëri udhën e Kosovës Sali Berisha i Viçidolit të Tropojës apo Malsisë së Gjakovës, që nuk ka patur kurrë turp ta thotë se është nga Viçidoli, të cilin ia ka kujtuar shpesh me përbuzje për ta fyer si malok. Çorovodën – Hinterlandin e tij të kuq, i vjen turp me ia përmendë emrin. Sepse nuk i ka shtuar fare emër, nam, lavdi e krenari. Ndryshe nga Ilir Meta me të cilin tashmë, duam s’duam, mburren skrarpalinjtë.

Berisha ka mbi 50 vjet që ka ikë nga fshati i tij që fëmijë dhe prej më shumë se dy breza njerzorë jeton në Tiranë, intelektual i rangjeve më të larta të vendit, dhe ka dy dekada që drejton politikën në vend. Një korçari, vlonjati, gjirokastriti, beratasi, që ka mbi dy breza njerzorë që jeton në Tiranë, që ka qeverisur në këtë vend për 30 – 40 vjet, që ka zbritur dikur nga fshatrat më të thella e të humbura të jugut, edhe nga fshatrat e “zonës së parë operative”, që e ka qejf ai, nuk ua zë kurrë emrat e fshatrave me gojë. Unë dhe shqiptarët i dimë. I dimë gjithë byroistët e dikurshëm se nga ishin, gjithë qeveritarët e dikurshëm se nga ishin, gjithë qeveritarët e lartë socialistë të pluralizmit se nga ishin e nga janë…

Druaj se nuk e merr askush seriozisht lalën Tafë. As Rama nuk i beson. Ndërsa Faik Konica do të çohej lugat sikur ta dinte se pretendon t’i ngjajë.

Urrejtja që ka ndaj zotit Berisha është e jashtëzakonshme. Gati sa nuk thotë, ej, unë jam Avni Rustemi dhe do ta shtrij për tokë në mes të Tiranës Sali Berishën, (Esat Pashë Toptanin). Dhe për këtë, në mënyrë aspak të fisme, njerzore, “civile” a “civike”, i kërkon ndihmë deri edhe gjyshës së tij të ndjerë, me ia plasë sytë Sali Berishës, i cili “Përuroi sytë e vet që t‘i pëlcasin!”.

Sytë nuk i pëlcitën Berishës. Natyrisht ai ka shtuar vite mbi supe. Ka përuruar shumë rrugë të tjera. Milot – Thumanë e bëri me 4 kalime nga dy që ishte. Po mbaron me tunelin e Elbasanit. E mbaroi segmentin Levan – Vlorë dhe është në përfundim segmenti Levan – Tepelenë.

Edhe pse nuk e beson ai, shumatorja e rrugëve që ka bërë dhe inauguruar “regjimi” Berisha në gjithë Shqipërinë, është më e madhe se autostrada Milot – Morinë. Fondet që janë përdorë për ndërtimin e rrugëve të tjera në gjithë vendin janë më shumë e më të mëdha se ato të përdorura në udhën e Kosovës.

Por madhështia e udhës së Kosovës, mos dashja për atë udhë që prish ca punëra e ca ekuilibra lokalë e rajonalë, ua errëson shikimin kundërshtarëve dhe i ngazëllen dashnorët e saj.

“Regjimi” i Berishës lidhi me udhë të standarteve gjithë fshatrat e ultësirës bregdetare, që dalin në det, nga Velipoja në Vlorë. Bëri udhën e Bregut dhe nxori në dritë mrekullitë e hapsirës Vlorë – Sarandë. Po lidhet Librazhdi me Bulqizën. Po punon në rrugën e “Arbërit”. (Për rrugët e tjera në gjithë vendin, për fondet që kanë shkuar në rrugët e tjera, krahasuar me fondet që ka marrë udha e Kosovës, është shkrim më vete në këtë libër).

Thua se të gjitha këto që përmenda e më shumë të tjera që s’i përmenda i bën “regjimi” Berisha, vetëm me na marrë votat në 2013 dhe aspak nga dashuria për këtë komb?!

Prapë do të dalë shpirti “civil” e “civik” e do të thërrasë, mos ia jepni votat më Berishës, atij “tribali”. Siç thërriti në zgjedhjet e fundit Gramoz Ruçi se “Sali Berisha e urren Labërinë”.

Më erdhi keq, natyrisht, për Gramozin. Më vjen keq edhe për Muç Nanon. Nuk kanë asnjë të metë tjetër, duan t’ia bëjnë qejfin ustait, i cili, kur i duhen, i do, i afron, kur s’i duhen e s’i do, u jep ndonjë shqelm.

Ai lajmëron dhe “lan” veten para popullit socialist se Sali Berisha me inaugurimin e tunelit dhe të autostradës “po përgatit dhe vjedhjen e madhe të zgjedhjeve. Do t‘ia dalë mbanë? Në kushtet e vëmendjes së shtuar të ndërkombëtarëve, do të jetë e vështirë. Por nëse s‘ka shumë në dorë për të vjedhur zgjedhjet, ai ka në dorë për t‘i prishur ato. Dhe mbani vesh! Është pikërisht kjo që do të ndodhë: zgjedhjet do prishen”.

E vutë re si si parathotë, parashikon, paradin, paracakton ai, profeti? Por lexuesi pak i vëmendshëm, dhe ka të tillë në Shqipëri, e din mirë se edhe pse ai hiqet si profet, ai për t’i thënë këto fjalë ka folë me Edi Ramën. Se këto janë fjalë të Ramës të përsëritura nga zëdhënësi i tij jo zyrtar. Zëdhënësit zyrtarë nuk i plotësojnë kriteret e Mustafait. Ata jo domosdoshmërisht duhet të jenë të zgjuar. Madje u lejohet që herë pas here të bëjnë gafa e budallalleqe si, bie fjala, t’i kërkojnë takim Ramush Haradinajt në Prishtinë, kur ai, për fat të keq, ndodhet në Hagë. Zëdhënësit jo zyrtarë edhe kësaj here u përpoqën të shpëtojnë nderin e zyrës, duke ia hedhur fajin “armikut të brendshëm” Kastriot Islamit, si dje Kadri Hazbiut.

Jo se beson dhe është malinj, ka urrejtje të lindur për kombin, por thjeshtë për nevoja utilitare si “toskë pragmatik”, pozicionohet më egër se Edi Rama apo Gramoz Ruçi dhe kërkon të nxisë urrejtjen midis dy “tribuve toskë dhe gegë”. Mos i jepni asnjë votë ju toskët Sali Berishës se kështu vijnë toskët në pushtet.

Këtë e mbulon me gjoja qëndrim qytetar “civil e civik”. Patriotizmit, dashurisë për kombin i vesh sëmundje të qena e të paqena.

Unë jam për kurajon civile. Të gjithë duhet të jemi. Të respektojmë ligje e kushtetutë. Por kombi mbrohet dhe me kushtetutë dhe nuk besoj se kjo është tribale, primitive. Siç mbrohen dhe të drejtat e njeriut, të drejtat e njerzve që e bëjnë kombin.

Në shërbesën e tij të zjarrtë e të zellshme ai ka dhe pasaktësi. Ai sikur e merr aksiomë se investimi i madh ka edhe korrupsionin e madh. Duke harruar qëllimshëm se lepuri i madh fshihet ndonjëherë edhe në ferrën e vogël. Por i korruptuar mund të jesh edhe kur shet shpirtin për një parti politike ku ke interesat e tua. Dhe ky është makiavelizëm e as shpirt “civil e civik”.

Ai nuk ndalet para asgjëje kur është fjala për ta mbrojtur apo për t’i shërbyer partisë që ai don, të cilës i përket. Por të paktën u tregua i ndershëm dhe e pohoi se është palë, është i “varur” dhe nuk shet, si shumë të tjerë, dëngla të pavarësisë intelektuale.

Bëhet më i zellshëm se kryetari i Partisë Socialiste, z. Rama, i cili për të shkuar në Kukës, i detyruar edhe nga opinionet e këshillat e këshilltarëve të tij, i binte nga rruga e vjetër, duke mallkuar ndoshta edhe “këshilltarët” sharës e përbaltës të autostradës Durrës – Kukës – Morin.

Ai e ka njohur thelbin e kësaj rruge për të cilën votuan në masë gjirokastritë, elbasanlinj, vlonjatë, skraparlij, korçarë, lushnjarë, beratas etj. etj., të cilët nuk i pengoi qenia e tyre toskë për me e dashtë pjesën gege të veriut të Shqipërisë dhe të Kosovës, për me u njoftë më mirë, për me bë tregti, me hy e me dalë tek njëri – tjetri.

Besoj se, si sajesë e vonë e komunizmit në Shqipëri, për me krijue idenë se jemi boll, nuk kemi më nevojë për shqiptarë të tjerë e për troje të tjera shqiptare, është edhe krijimi apo shpikja e termit Shqipëri e Mesme. Sajesë që nuk ka vend ku të rrijë nëse jemi esëll si popull e si komb. Të parët tanë, më mendje hapur, jo aq të panginjur para sahanit të pushtetit, na e lanë kombin shqiptar në dy pjesë të bashkuara në mënyrë të pandashme, të Jugut e të Veriut, në gegë e toskë. Çdo tentim për ta legjitimuar termin Shqipëri e Mesme më është dukur si tentim për t’i barazuar në sipërfaqe e në popullsi dy pjesët gege e toske të kombit, pasi t’i hiqej pjesës gege, Elbasani, Tirana, Durrësi etj.

E unë në fakt duke e marrë të mirëqenë e të patjetërsueshëm lumin Shkumbin si kufirin që na kanë lënë të parët ku ndahën me bashkim gegë e toskë, kam pranuar se teritori gegë është më i madh se ai toskë, duke llogaritë Kosovën gege. Por duke qenë i pakënaqur nga kjo “pabarazi”, unë nuk ia kam “dhënë” kurrë Greqisë Çamërinë shqiptare që e kam pjesë toske të Shqipërisë tonë natyrale.

Mustafa Nano nuk mund dot askënd me urrejtjen e tij, nuk i imponohet askujt me urrejtje. Edhe për të ka vend dhe shumë arsye për tu gëzuar për kryeudhën e kombit shqiptar.

Tani t’i japim përgjigje shkurt pyetjes së titullit të këtij shkrimi.

Jo, nuk flet si toskë Mustafa Nano. Askush nuk e ka ngarkuar t’i përfaqësojë, nuk e ka zgjedhur askush si përfaqësues. Nuk mbron interesat e toskëve. Ai shprehet dhe mbron vetëm interesat e veta.

Nën petkat nacionaliste të tij, siç i pëlqen të thotë, fshihet ndoshta pragmatisti e biznesmeni.

Nëse do të flisja unë në emër të gegëve, që nuk guxoj as ta mendoj një gjë të tillë, se nuk kam tagër a këllqe, ai do të thoshte se pas qëndrimit tim fshihet apo ruhet streha e fundit e maskarallëkut.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...