2013-08-30

Zogj mjellme në të gjithë shekujt!...




Brahim (Ibish) AVDYLI:



FLATRAT E QIELLIT


1.

Kur flatrat e qiellit
mbyllen
i ruhemi mbrëmjes së vonë

i mbyllim dyet dhe dritaret
me errësirrën kah e zeza.

Atëherë përpiqet Demoni
të ngjallë kudo të Ligën
me përpjekjet e pandalura

e të dërgojë në falimentim
krijuesin e madh të universit
me të gjitha të mirat
e kësaj bote.

2.

Qeni leh
me lëvizjet e padushme
nëpër natën e pabesë



kush e di sa shpirtra të ligj
kalërojnë
nëpër hapësirën e pafund

me të pathënat e mbyllura
në kujtesë...

3.

Kur biem të flejmë
e lusim Zotin e Madh
të ketë mëshirë për ne

i mbyllim enët e palara
vetëm me një shtagë,

të fshirat e mbrëmjes
i lëmë pa nxjerrë
prej shtëpisë...

dhe Zoti me yjet na ruan!

4.

Kur hapen flatrat e qiellit
me agun e freskët
të mëngjesit




përsëri lindin shpresat
dhe yllit i përfalemi
i përfalemi Diellit

në periudhën e pafundme
të  I l i r i s ë!...

LEJLEKU I DHEMBJES SIME

Nga ditët e para të jetës
vinë këta lajmëtar
të ditëve të mira,

dhembjen e pashpjeguar
e godasin me sqepin e parë
në mes të moçaleve-

do të përtërijnë kudo gjelbrimin
me gjuhën e pafjalë të pranverës.

Kur toka e përplasë nga kurrizi
vdekjen e bardhë e të ftohtë
që dridhin dhembjet e një kohe
vinë këta lajmëtarë të parë

me krahët e qiellit të zbresin
shpresat tona të përlotura...



Lejlekë të dhembjes sime
pranverat m`i sjellni
të vjerrura nën qafë,

merrni një dhembje fëmijërore
e sillni një buzagaz të freskët
me durimin tuaj diellor,

ju udhëtoni gjatë
për të tejkaluar nga dhuna

dhe na mësoni
të kthehemi prapë me Lirinë!

ZOGJ TË PIKËLLUAR

1.

Ju shoh përherë të pikëlluar
nëpër fshatrat malore
rreth kodrave tona
a bregut të liçeneve
si fëmijë të mitë, këputur prej zemre,

një lot u vardiset
në bebëzat e thara të shpirtit,
magmat e zemrës
ndizen flakë e gjëmojnë


shkrihet murana e hekurt
e shtatëqind rrufé me godasin
në harfën time të këngës!...

2.

Jeta e juaj
është Bibël e dhembjeve fëmijërore

jeta e juaj digjet përherë
metaforikisht
në kuptimin e së bukurës
të dhëmbshurës
të mallit
e pikëllimit të pashuar,

mjellma të shpirtit tim-
ju, bijë të Sy-thit
të Adamit me të cilin fillon jeta

nuk e di
në cilin shekull të mallkuar jetoj

jam mijëra vjet jete
para lindjes së Bakut
dhe mbetem
me gojën e tharë të pëshpëritjeve,




nuk mund ta gjëj fillin e parë
jemi të përgjumur pip në këmbë,
nuk e vërejmë Diellin

në miliona plagë shpirti
dhembja lulëzon
prore e ndej veten Josip
e dua të shtrëngoj me zemër Klemestrën

ti më vjen me sytë e përlotur
je Noema, bijë e Sellës
Zotneshës pellazge...

fëmijë të braktisur përherë
zogj mjellme
në të gjithë shekujt!...

3.

Nëpër sytë e mi
ngjallet pikurë e pavdekshme pikëllimi
më le të çmedem
bukuria me emër të rrejshëm,

kuptimësia e së bukurës rilind
nga veza e pa numër e dhembjes,

çuditërisht ndjehem
në shekujt e tanishëm


shihem i ngrirë në piklën e bardhë të lotit
që pikë ngadalë
nga bebëzat e ngrira:

herë u ngjanë fëmijve
që shdërrohen në pulëbardha të lotëve
e përplasen
me dhembjen bregut të këngës;

e herë prindërve, baballarëve
që zvogëlohen në mjellma të vajit,

pastaj rreshin me shi
duke më përcjelur
në krojet e pandalura të lotëve

deri në zhdukjen e maleve!...

4.

Ndojëherë
shdërrohem në mjellmë
për t`u takuar me ëndërren time

në thellësinë e ujit të zi
nga shtërgata shekullore
vetëm për një çast të shkurtër,




pastaj, për t`u sjellur vërdallë
nëpër shekuj vuajtjesh
mbi dallgët e zemrës
dhe për të lundruar nëpër kohë,

nuk kam ku të ulem mbi valë
dhe të marr frymë,

a mos kam ardhur gabim
në këtë strofull jete

sa çel e mbyll sytë
ju notoni nëpër liqenin e zemrës,

fëmijëria e juaj e pikëlluar
është me krahët ëngjëllorë
me krahët e fluturimit
nëpër dallgët e trazuara

deri sa shpirti pëlcet!...

5.

Kështu
mbeteni prore
zogj mjellme
nëpër vargjet e mia-

fëmijë të braktisur përherë!...

ZOGU I NEMUR PREJ QIELLIT

Kudo nëpër Evropë
vajton përherë me pikëllim
e askush nuk të kupton

ty, zog i nemur prej qiellit.

Dhembjen tënde e deshifroj
për të vetmin vëlla të vogël,
e të lanë mëtutje mbi tokë
të vajtosh dhembjen tënde
pranë nesh

gjithmonë shara të rri mbi qafë
ku peri rrinte i vjerrur
derisa thurje
qorapë të leshta...

Kur të dëgjoj më vjen të qaj
më përloten sytë me lotë të tharrë
midis bebëzave-

jam shqiptar dhe ti e ke gjuhën time
mija njerëz na kaplojnë anash
dhe nuk na kuptojnë
se të dytë jemi të dënuar,




në livadhe, le të pëlcasë një gomar
sepse asnjë fjalë nuk e njeh
as nga gjenealogjia
as nga mitologjia-

qielli ynë është i pa skaj...

A e dinë, o Gugu-Isuf,
se ilirët qenë të parët në Evropë

prandaj ti-
zog i nemur prej qiellit
përherë vajton në ilirisht!...


QYQJA E MALEVE TONA[1])

1.

Kush është ai fatkeq
që i ndëgjon
qyqet e natës
tek vajtojnë
nëpër shpellat e maleve
edhe kur duhet të flejnë,




tërë jetën thonë
në një degë të thatë
nëntë vëllezërit e saj
edhe më të voglin prej tyre
Ali Bukurinë
e vetmja motër i vajton!...

2.

Aq e bukur është
sa të të vie keq
që nuk i ndalë lotët
ndër mija vite,

të befason kur e sheh
me kokën shqiponjë
sytë të rinjë dhe petakë
trupin pedant
e lara-lara
gjer në bishtin e gjatë.

Herë-herë i quanin
qyqet e varreve

duke i numëruar varret
me miliona dhembje
mbi troje...



3.

Nuk kanë mundësi
t`a përkthejnë me lotë
hartën e pakryer të Atdheut

të shperndarë kudo
me lotët e kristaltë
që vardisen një nga një
në tokat shqipe

si në lulen e saj,

dhe kur e ndëgjojmë qyqen
trupi na rrënqethet
me “ku-ku”-të e saj-

a  janë nëntë vëllezërit
që i mori vdekja
si në një përrallë

apo qindra kreshnikët
me plisa të bardhë
që vdekja ndër varre
i paloi

ku shpeshherë qajnë!...




4.

Duket sikur andej
u ngrit Ali Bukuria
për besën e dhënë

nëntë ditë largë dhembjes
nga dhembja e pa shpresë

mbi atin e bardhë
të vetmen motër
t`a marrë në gjini,

nuk dëshironte të shohë
atë murtajë të dhimbëshme
që po na godiste
në gemb të historisë

dhe nuk është e vërtetë
që të trishton në gjumë
me emrin e ligë

dhe lotët që s`pushojnë
të bukurisë që fluturon
nëpër dhemje!...

5.

Ajo vajton
për atdheun e humbur
e që lotët e kristaltë
nuk mund ta lidhin
hartën e vërtetë

prandaj nuk janë
për t`i gjuajtur me pushkë
në derë të shtëpisë
me lotët varg,

lotët e kristaltë
janë paralajmërim
tepër i trishtë
që zbret nga qielli,

të lënë në derë
motin e thatë!

6.

Mos na provoftë Zoti
varret e të vdekurve
t`i numrojmë me sqep

as vajtimin e bukur
tepër të trishtë
t`a kultivojmë ndër vargje!...






LOTI I QYQES

Mos e dhashtë Zoti
të mblidhen në konak
kokrrat e kristalta

se të pikon zemra
me rruzat e dhembjes
që nuk kane pushim,

vardisen mbi një lule
me ngjyrë të verdhë
deri në pafundësi!...

Mos e dhashtë Zoti
të të rriten në votër
lotët e qyqes!

LULJA E QYQES

E vetmja lule
me ngjyrë të verdhë
sa një hënë e zbehtë
zbritur mbi tokë,

nuk di si e quanin
latinët me emër-
qëndronte mbi fije
të barit të lartë...

Kokrrat e lotëve
nën lule i numëronim
të vardisura pranë-

lule-bukur dhe e mjerë
prore e vetmuar,

lulja e qyqes!...

PENG KUJTIMI

Ke mbetur
peng kujtimi-

këmisha e shqyer e lëkurës
nga asnjë krijues
i jetës sate
nuk qepet

e ti, dënesë i vetëm
që bie më poshtë se dhembja
e vargut të gjurmëve
të çasteve të bjerrura...

Kot përplasesh
me durimin e humbur
duke numëruar
mija goditjet
e pa shpresë,


sytë e qiellit
janë errur në shtërgatë
të lotëve të mallit...

Del nga ajo plagë shpirti
dhe dërgoje deri në fund
atë këngë dhembjesh!...

FRYMA E FUNDIT

Toka e shqipes
është e shkelur dhimbshëm
nga të gjithë fqinjët

e shtrënguar do të pëlcasë
e shkelur me shkelmat e tankseve
të dhunës së përdalur...

Frymën e fundit e mbledhë
nëpër oqeanet e paskajshme të lotëve
me jetën e ndrydhur thekshëm
nëpër dhembjet e vdekjeve

pikën e fundit të durimit
nga fundi i asgjësë për ta nxjerrur
derisa vetëtinë e bubullinë jashtë saj
në minutat e mbetjes gjallë…



Atëherë e mbledhë veten
si mbiqenie
e shtrydhë së fundi zemrën
të lëshojë ulurimat e shpirtit-

këngën e zjarrtë të lirisë!...

Teatër i dhembjes së pafund

1.

Gjakova është vendi i dashur i fëmijësisë
me të gjitha dhembjet e ndarjes së pakthim
dhe nuk kam kohë të ndalem me therrjet
nëpër mushkëritë e djegura të mendimeve-

është botë e veçantë e përplasjeve të mëdha
mbrenda zemrës tërmetet prore rrënojnë
prap një vistër i përtërirjeve ngritet me diell,

mbrenda një çasti shprehen të gjitha stinët
e nuk ndalen bubullimat e mëdha të dheut tim
duke i ndjekur vetëtimat e përdalura të brejtjes.

Gjakova është vend i shpalljes së dhembjes
marr frymë thellë në damarët e qenies sime
e lëshoj rëndë në përkushtimin e vargut
me një pikë loti bebëzavë të heshtjes!...

2.

Dita dhe nata nuk e kanë të njëjtin kuptim
e keqja dhe e mira mbeten prore në dyluftim,
i mbledhi vetë cuklat e fijeve të këputura
të gjëj fillet e dhembjes që piketon gjak-

gjak, gjakova dhe gjaku që nuk ndalet kurrë
për një ditë të bukur ulur këmbëkryq nën bli
me plisin e bardhë të një plaku të ndjenjave

gjithmonë e shoh të ulur në pikëtakimet tona
të asaj malësie që i jep shpirt e madhëri,

gjak i kuq është prore gjaku i shenjtë i lirisë
që në tërë Gjakovën bulëzon në çdo gemb të ri,

edhe fëmijët që vinë të shëndetshëm pas këngës
duke qarë thekshëm me lotë të përzier gjaku
e m`i ngrisin mua flokët peshë deri në vdekje

nëpër muranat e shumta të dëshmorëve...

3.

A e dini ju sa herë jam rrëzuar nëpër metropole
duke qajtur me lot kalldrëmin e rinisë në Gjakovë,
ka mbetur në kujtesë kinoja dhe teatri i gjallë
që lozin tragjikomedinë e dhembjes së pandalur-



do të rrëzohem prap në Paradeplacin e Cyrihut[2])
në Rapersvil, në Stutgard, Mynhen dhe gjetiu
trotuareve të pagjetura përmallshëm nëpër ëndërra;

liria është ndjenjë që çel sythin e përmbajteve
me pranverën rritet e me dimrat e shumtë zbehet,
rreth e rreth zgjerohen në pafundësi këngët e saj
që si fëmijë të rritur dhimbshëm më rrënqethin,

prore i kam kënduar, por çuditërisht më janë zhdukur
dikund në ndërdije ka mbetur ia zë i qartë kënge
se Gjakova është teatër i shpalljes së dramave

e i dhembjes së pafund të përkryer të burrërisë!

DORË MBI ZEMËR

Kur e vendos dorën mbi zemër
sikur të gjithë e kuptojnë,
i përkulen asaj që e rrah jetën
deri sa marrin frymë.

E madhe është bota për barkushet e vogla
që përbirohet nëpër aureolat e saj
si nëpër një çips të jetës
dhe pikëshënon universin,



mendja e di që qeniet jetojmë
atë copë të vogël të orës sonë,

kur ngutet sëmuret del nga takti
jeta e humb kuptimin e vet
me të rrahurat e saj,

por, kur dua të rrespektoj
shtëpitë e Zotit
e vendos dorën mbi zemër
dhe kaloj pranë tyre-

janë ata që i dua më shumë,
kam gjuhë të përbashkët
aq sa e kemi të shkruar
në letrën e padushme...

Zemra do ta rrah jetën deri në fund
dhe kur bota do të ndalet
e lëshojmë frymen e fundit

kthehemi të shtrirë
kah bota e tjetër!...









[1] Kjo poezi e fitoi Shpërblimin spezial të Jurisë në orën e madhe letrare të Shoqatave e Lidhjeve të Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë të Evropës, në Artanë të Kosovës, me 05.08. 2013.
[2] Sheshi i Paradës në Cyrih të Zvicrës

Hezitimi i fëmijëve për të shkuar në shkollë





Tek një numër shumë i madh i fëmijëve është evident një moment, në të cilin ata shfaqin hezitimin e tyre për të shkuar në shkollë. Ndonjëherë ndodh që ky hezitim të kthehet në refuzim për të shkuar në shkollë, ndërsa herë të tjera refuzimi për të shkuar në shkollë shndërrohet në problem real. Kjo është evidente sidomos te fëmijët që ja fillojnë klasës së parë. Por, si duhet të silleni me këta fëmija. Në vazhdim do t’i paraqesim disa këshilla për fëmijët që shkojnë për herë të parë në shkollë:

- Shkëputja e fëmijës nga familja duhet të bëhet në një mënyrë përshkallëzuese, duke vajtur me fëmijën tek shkolla ku ai do shkojë para fillimit të vitit të ri akademik, për ta prezantuar atë me godinat dhe rrethinat e saj, si dhe për ta njohur me disa prej mësuesve të shkollës. Nëpërmjet kësaj prekje dhe nxitje nga ana e familjes, fëmija arrin t’i mundë problemet, me të cilat përballet më pas.

- Gjithashtu, këshillohet që fëmija të shoqërohet në shkollë dhe të mbeteni në shoqëri të tij gjithë ditën e parë të mësimit, me qëllim që ta ndihmoni atë, të vihet në kontakt sa më këndshëm me shkollën.

- Ekspertët thonë, se fëmija nga fillimi ka nevojë të mësohet mirë dhe drejt, lidhur me mësimet e tij, me qëllim që të mësojë sa më në rregull dhe të jetë sa më i aftë, gjë që e ndihmon atë të kryejë detyrat e shkollës para kohës së gjumit. Kjo do t’i japë atij shansin të argëtohet, qoftë edhe për ca kohë. Ne duhet ta ndihmojmë fëmijën tonë që këto zakone t’i bëhen shprehi.

Profesori i shkruan profesorit!







Pas një qëndrimi gati njëmujor jashtë Prishtinës (për shkak të pushimeve të verës), këtë të diel dola të bëj shëtitjen e zakonshme në Gërmi.

Isha vetëm dhe kisha kohë të sodis me vëmendje e të mendoj në qetësi. Kur ç’të shohësh! Pashë disa ndryshme, të cilat dikujt mund t’i duken mrekullia vetë, por, në të vërtetë, për çdo njeri normal; për çdo qytetar që e do qytetin ku jeton, vendin, mjedisin dhe natyrën e tij, janë tejet të këqija e të dëmshme. Madje edhe krejtësisht të panevojshme.

Gjatë shëtitjes sime të radhës në Gërmi, përjetova tri befasi, mjerisht të pakëndshme.

Befasia e parë, WC-ja publike, e cila ndërkohë ishte përuruar (besoj solemnisht).

Kur kalova pranë këtij objekti “madhështor”, që i ngjan një moteli të vogël, për të cilin do të jenë harxhuar bukur shumë mjete, u desh t’i zë hundët me dorë, sepse kundërmonte një kilometër larg!

Pak më poshtë, kur ende ndihej “aroma” e “halesë”, befasia e dytë. Edhe më e keqe se e para. Një si trotuar nja një metër e gjysmë-dy i gjerë me dërrasa anash e material ndërtimor në mes, që fillon nga shkallët pak përtej Pishinës dhe vazhdon tutje. Beton i gjallë! I gjerë, siç thashë, reth dy metro.

Një zot e di se sa do të jetë i gjatë dhe deri ku do të arrijë ky farë “trotuari”, sepse punimet vetëm sa kanë filluar. Kamionët, ekskavatorët dhe mjetet e tjera teknike pushonin (mrizonin), gjysmë në hije gjysmë në diell, pa njeri pranë, sepse është ditë e diel, ditë pushimi.

Zoti Kryetar!

Se e kujt i ka lindur ideja për ta shtruar me beton “lugun e gjelbër të Gërmisë” unë nuk e di (nuk mund ta di), por e di se kjo nuk bëhet për të mirën e qytetarëve, siç (mund të) pretendohet, por për hir të ndonjë tenderi, prej të cilin përfitojnë (në kurriz të taksapaguesve), firma e individë të caktuar, përfshirë edhe njerëz të stafit tënd. (Jam i prirur të besoj se ti vetë nuk je i involvuar në këto transaksione të pista, por si njeri i parë i Kryeqytetit që je, madje në dy mandate, mban përgjegjësi për ndërtimet pa leje të shumëkatësheve, që po ia zënë frymën qytetit, për uzurpimet e pronës publike etj. Dhe, ja tani, edhe për Gërminë).

Këtë Gërmi të shkretë ka Prishtina, pothuajse asgjë tjetër. Prandaj mos na e merrni edhe atë. Mos e shkatërroni me projekte kuturu. Më mirë lëreni ashtu siç e ka falur natyra sesa ta prishni, siç ia keni mësyrë.

Si banor shumëmvjeçar i qytetit të Prishtinës, ku jetoj e punoj plot dyzet vjet, Ju ftoj publikisht që të urdhëroni të ndërpriten punimet në ndërtimin e atij “trotuari” krejt të panevojshëm e grotesk.

Tërë ditën e gjatë, prejse dal nga shtëpia e derisa kthehem prapë, këmba më shkel në beton e asfalt. Nuk dua që kështu të ndodhë edhe kur dal në Gërmi. Dua të më prekë pak këmba dhé (qoftë edhe baltë!) e bar. Kështu mendon, besoj, shumica e qytetarëve të Prishtinës; të gjithë ata që qytetërimin nuk e identifikojnë me betonin dhe asfaltin.

Befasia e tretë. E vërteta! Pashë se edhe amfiteatri i thjeshtë, por i bukur, te Pishina, po restaurohej; po shtohej me të madhe sasia e hekurit dhe betonit mbi të. Përsëri pa pikë nevoje. Diçka si Pushimorja e famshme e Dacit, në kohën kur ishte kryetar i Kuvendit, po në Gërmi, një projekt i kotë e megaloman, me mure ciklopike prej betoni, që ka mbetur si gërdallë në mes të pyllit dhe që, në masë të madhe, e kryen, funksionin e “yzyrhanes” së miletit, WC-së publike, duke ia marrë “klientët” kësaj tuajës, të sapondërtuarës! Me sa pashë amfiteatri do të mbulohet, do t’i vihet kulmi, që të mos lagen artistët dhe shikuesit, sigurisht. Kur të bie shi.

Kjo duhet të jetë logjika e kësaj ndërmarrjeje. Salla nën kulm kemi sa të duash në qytet, zoti Kryetar; atje lart le të jetë e hapur.

Nuk e përjashtoj mundësinë që ju t’i keni arsyetimet tuaja për këto ndryshime, por logjika e thjeshtë e thotë dhe përvoja jonë e hidhur e përditshme, shumëvjeçare, se përsëri “është në pyetje” tenderi. O Zot, ç’tenderomani! Ia kajtën nënën Kosovës këta tenderë të pasluftës, që, ç’është e vërteta, nuk vijnë vetëm nga krahu yt politik, por edhe nga të tjerët.

Në kthim nga shëtitja në Gërmi, që u bë shkas i këtij shkrimi, për të cilin kur u nisa as që më kishte vajtur mendja se do ta bëja ndonjëherë, mendoja: Ku janë ambientalistët tanë? Ka apo s’ka të tillë? Ku është Partia e të Gjelbërve e Kosovës? A ekziston ajo apo jo? Përse heshtin? Përse nuk bëjnë së paku një protestë publike për të kundërshtuar shkatërrimet në Gërmi dhe në qytet në përgjithësi?!

Zoti Kryetar!

I nderuar koleg! (Koleg po të quaj si profesor i Universitetit të Prishtinës, ku mbajmë mësim që të dy, e jo si anëtar i Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, ku ti je e unë jo).

Edhe diçka në fund fare. Meqë i hyra kësaj pune. Hiqni atë tabelë të turpshme aty ku fillon rruga «Eqrem Çabej», te semafori, shumë pranë Fakultetit të Filologjisë, ku emri i albanologut më të njohur shqiptar, Profesor Eqrem Çabejt, është shkruar gabimisht: Eçrem Qabej! Eçrem Qabej, hej! Jo një, po dy gabime trashanike! Jepni urdhër që të hiqet që sot kjo tabelë e turpshme, për t’u zëvendësuar me një tjetër, të re, ku emri i Profesorit të jetë i shkruar drejt.

Pra, që sot, kur fillon Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare. Të mos tallen albanologët e huaj me ne!

Me shpresë se kjo letër nuk do të bie në vesh të shurdhër, zoti Kryetar, Ju përshëndet përzemërsisht Prof. Dr. Agim Vinca, qytetar i Prishtinës.

Shtjefen Gjeçovi ishte ndër të parët që dha alarmin e vjedhjeve të pasurive arkeologjike.







Shtjefen Gjeçovi ishte ndër të parët që dha alarmin e vjedhjeve të pasurive arkeologjike. Si i shpëtoi Gjeçovi shumë prej tyre.

Shtjefën Gjeçovi lindi me 12 korrik të vitit 1874 në Janjevë të Kosovës, 11 km larg Prishtinës, ku kaloj dhe fëmijërinë e hershme dhe pastaj vazhdoj kolegjin françeskan në Troshan (Lezhë). Në vitin 1888 në Kroaci vazhdoj studimet deri në vitin 1896. Sherbeu si prift në Pejë, Laç, Gomsiqe, Prekal, Theth, Rrubik, Vlorë, Troshan, Gjakovë, Zym etj.

Mblodhi gojëdhana, zakone, bestytni, visar gjuhësor. Pergaditi monografi shkencore historike, etnologjike, arkeologjike, petagogjike, kodifikoi të drejtën zakonore shqiptare, shkroi artikuj publicistikë, hartoi tekste mësimore, krijoj një koleksion të pasur arkeologjik, shkroi drama e tragjedi, poezi e romane, perktheu letersi botërore në gjuhën shqipe e vepra fetare, pergaditi vëllime me dokumente për historinë e popullit tonë, shkroi artikuj e studime historike.

Në luftën çlirimtare mori pjesë me pushkë në dorë në Gomsiqe (1912) e Vlorë (1920), hapi shkolla shqipe e ishte mësues i tyre, ishte i pari që aktivishtë punon për bashkimin e dy kishave shqiptare në vitët ‘20 të shek. XX.

U vra nga shovinistët serbë me 14 tetor 1929 në Zym (Prizren) ku shërbente si famullitar.

Këtu kemi renditur vetëm disa të dhëna nga Arkivi Qendror i Shtetit, Tiranë për koleksionin e tij të pasur arkeologjik, i cili falë punës së tij na la trashëgim vlera të rralla të historisë së popullit tonë..

Odiseja e Kambanës së Skenderbeut.

Në vitin 1901 A. Degrand, konsulli frances i Shkodrës botoi një udhëpërshkrim, ku tregonte dhe per dy kambana, që ishin të lëna në mëshiren e fatit në rrenojat e kishës brenda mureve rrethuese të kështjellës së Krujës. Njëra nga këto ishte bashkëkohëse me epokën e lavdishme të Skenderbeut, e derdhur në bronz në vitin 1462, me perzjerje metalesh të çmuara. Menjëherë u vunë në levizje tregëtarët e relikeve e antikuareve dhe ju propozua agajt të qytetit të Krujës Muharrem Kaloshi shuma prej 25 napolonash flori me kusht, që të ju a dergonte kambanën e Skenderbeut në Barbullush. Sipas trafikantëve nga Barbullushi ishte rruga më e lehtë per trafikantet me anë të detit, sepse edhe në kohën e pushtimit turk objekte të tilla nuk dilnin kollaj nga portet e doganat e Perandorisë.

I mirinformuar Gjeçovi, prift i fshatit të humbur e të varfër, Laçit të Kurbinit, i vihet punës për ta futur në dorë këtë relike të çmuar e ti trashëgohet shqiptarve si shenjë i epokës së lavdishme të tyre. Vrapon tek Muharrem Aga, hyn në pazar dhe bie dakort për një çmim prej 15 napolonash, me kusht, që kambanën ta marrë vetë Gjeçovi nga Kruja. Se si i gjeti e i sajoj Gjeçovi 15 napolonat nuk dimë, por vetë ai me 1901 shkruan: “Në të vertetë unë nuk mund ta paguaj edhe sikur të shisja vetën time”. Megjithatë e bleu kambanën, e fshehu mirë, si pohon vetë dhe i shkruan konsullit A-Hungarez në Durrës, ku i kerkonte instruksione. Ranë dakort dhe u bë kontrata që kambanën do ta ruante konti austriak Kiuatkovvski dhe do ti kthehej Krujës kur të rindertohej kisha e Kështjellës. Kambana udhëtoi drejt Durrësit dhe më vone drejt Vjenës. Në vitin 1923, më 28 nëntor në Tiranë u hap për herë të parë Muzeu Kombëtar Shqiptar. Gjeçovi ngriti peshë me letra herë ambasadën austriake, e herë vetë qeverinë e Vjenës deri sa ja arriti qëllimit. Kambana erdhi, por me vonesë. Nga Vjena ju dergua ambasadës tonë në Romë dhe në dhjetor 1923 arriti në Tiranë. Gjeçovi nga Shkodra vrapon për ta parë me sytë e tij dhe për ta saktësuar, që është ajo. Me këtë rast bëri dhe një vizatim në dy pamjet, që ruhet në AQSH, Tiranë ku ruhet fondi i tij arkivor.

Odiseja nuk mbaron këtu. Muzeu i Tiranës shkatërrohet, Gjeçovi vjen në Tiranë, merr kambanën dhe e çon në Shkoder. Pas Luftës së Dytë ajo kthehet prapë në Tiranë, sot ruhet në Muzeun Kombëtar të Skenderbeut në Krujë.

Në AQSH, Tiranë, ruhet inventari i koleksionit të parë arkeologjik shqiptar me 500 objekte i krijuar në fazën e parë të punës me shumë mundime nga Gjeçovi. Po nga dokumentet e Arkivit rezulton se të gjitha objektet ishin të skicuara sipas kërkesave të disiplinës arkeologjike bashkëkohore europiane.

Kartelat shkencore të objekteve arkeologjike të përgatitura nga Gjeçovi

Ruhen skicat e objekteve arkeologjike të fillimshekullit XX, me numër 5, 180 dhe 181 (shiko fotot). Kjo ishte e vetmja mënyrë e dokumentimit me kartela shkencore per kohen, sepse fotografitë ishin shumë të kushtueshme dhe nuk i përballonte financiarishtë me buxhetin e tij një prift, që e kaloi jetën në fshatrat e varfëra të malësive të veriut. Katalogu u ruajt me fanatizëm sa ishte gjallë autori i tij, por ai u harrua në ndonjë qoshe të lagësht bodrumi duke na ardhur tek ne vetëm këto tri skica si dëshmi e punës së madhe. Vizatimet e katalogut krahas me disa skica e vizatime e kopertina librash tegojnë se ai kishtë pergaditje edhe si vizatues e skicograf

“Vlera” e objekteve arkeologjike.

Në fillim të viteve ‘20 objektet arkeologjike të zbuluara dhe të mbledhura nga Gjeçovi u ekspozuan në një ekspozitë në Romë. Perfaqësuesi i Gjermanisë në këtë ekspozitë u shpreh: “...me vlerën e këtij koleksioni arkeologjik Gjermania mundet të paguajë pjesën më të madhe të dëmeve të luftës (Lufta e Parë Botërore). Në Shqipëri një objekt, që nuk ishte prej floriri ose argjendi nuk kishte vlerën as të 10 kg misër ose të një palë opingave.

“Shakatë” e arkeologëve të huaj.

Meqenëse në Shqipëri objektet arkeologjike vlerësoheshin vetëm kur ishin flori e argjend e të tjerat vlera quheshin “rrangullishte”, që shumë-shumë për një ose dy pare mundej ti blinin të huajt. Gjeçovi për të ditur vlerën e tyre u detyrua të lidhej me arkeologë e dijetarë të huaj. Në vitin 1900 në Laç vjen pasaqërishtë për të parë koleksionin e Gjeçovit antropologu e arkeologu gjerman Paal Traeger. Pasi shikon një unazë të zbuluar nga germimet e Gjeçovit në Koder Bogës, Laç, ai kerkon ta blejë. Sipas shenimeve të Gjeçovit (dosja 86, fl. 1-4) ai i kerkoi Traegerit ti saktësonte kohën e vjetërsinë e sajë. Ky duke menduar se ka të bëjë me një profan i pergjigjet: “Kohen e vlerën s’mun ta kallxoj, se na arkeologë jena të betuem mos me kallxue as kohën as çmimin e vjetërsivet (objekteve arkeologjike), por po deshte me e shitë, unë po të nap deri më 7 napolana për ketë unazë”.

Unaza nuk u shit. Arkeologu italian L. Ugolini në vitin 1927 e vlerësoi këtë unazë duke e përshkruar e përfshirë në vëllimin “Shqipëria Arkeologjike” nga ku i kemi të ruajtura përshkrimin dhe foton e saj. Pas vdekjes së Gjeçovit unaza e “famshme” ruhej në Muzeumin Françeskan në Shkodër deri në vitin 1945, pastaj erdhi në Tiranë.

Rreziku nga zhbërja e identitetit shqiptar



Në Seminarin Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, sot u trajtua tema “Dinamika bashkëkohore e identitetit shqiptar” nga profesor Bashkim Kuçuku. Profesor Kuçuku ndër të tjera shpalosi edhe rreziqet e zhbërjes së identitetit shqiptar në rrethanat e sotme.

Identiteti shqiptar në ditët e sotme është në një situatë paradoksale, tha profesori i Universitetit të Tiranës, Bashkim Kuçuku, duke shtuar se nga njëra anë identiteti është në liri dhe nga ana tjetër është i rrezikuar nga disa faktorë të kësaj lirie, transmeton rtk. Në ligjëratën e tij para seminaristëve, ai tha se historikisht identiteti shqiptar ka qenë i rrezikuar nga mungesa e lirisë.

Lufta e fundit në Ballkan mes shqiptarëve dhe serbëve nuk ishte vetëm thjesht një luftë politike, ushtarake dhe ekonomike, por në thelb ishte një luftë identitare, tha profesor Kuçuku.

Ai përmendi problemet dhe rreziqet e zhbërjes së identitetit shqiptar në rrethanat e sotme, duke shtuar se disa nga këto rreziqe vijnë nga integrimi dhe nga copëzimi politik.

“Integrimi i shqiptarëve në BE mundësia e punësimit dhe jetesës në hapësira të tjera, pra përhapja e shqiptarëve në mes të identiteteve të tjerë, përbën një rrezik të madh. Rreziku u dytë vjen nga vazhdimi i copëzimit politik. Edhe me Kosovën e Pavarur, shqiptarët etnik vazhdojnë të jenë të ndarë politikisht dhe administrativisht në pesë shtete. Ata paraqiten në Evropë dhe botë me ato identitete formale në shtetet ku jetojnë.”

Kuçuku tha se përballë këtyre problemeve të vështira shqiptarët nuk kanë asnjë lloj strategjie.

“Përballë këtyre problemeve shqiptarët nuk ndjekin asnjë politikë as të thjeshtë as të ndërlikuar, madje shqiptarët e Republikës së Shqipërisë nuk kanë qenë asnjëherë të mbrojtur nga shteti shqiptar të paktën me deklarata zyrtare. Janë vrarë shqiptarët, janë dhunuar, por edhe kur është bërë ndonjë vërejtje gjithmonë është pohuar zyrtarisht se kjo nuk i prishë marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Greqisë.”

Gjuha dhe letërsia janë bartëset, kultivueset dhe zhvillueset kryesore të identitetit shqiptar në historinë e tij, tha profesor Kuçuku në ligjëratën e tij, duke shtuar se kjo është aparatura më e mirë që ka funksionuar gjithmonë. 

A ishte Josip Broz Tito Jugosllav?




Josip Broz Tito nuk ka qenë kroat, e as me prejardhje jugosllovene, thuhet në një dokument të CIA-s mbi analizën fonetike të gjuhës që ai ka folur.

Ky dokument është publikuar kohë më parë pikërisht në faqen e Agjencisë Amerikane të Inteligjencës.

CIA ka analizuar një fjalim të Titos nga viti 1977 dhe argumentoi se ai flet gjuhën “serbokroate”, mirëpo me theks të huaj.

Sipas CIA-s, problemi në fjalimin e Titos qëndron tek zanorja “i” pas bashkëtingëllores i cili tingëllonte shumë më afër me gjuhën ruse apo polake sesa me gjuhën që do të duhej të ishte “gjuha e tij amtare”.

Autorët e dokumentit thonë se do të ishte e logjikshme të thuhet se Tito ka qenë në të vërtet rus apo polak, mirëpo thonë se kjo është vetëm hipotezë.





Zbulimet e CIA-s se Josip Broz Tito nuk ishte me origjinë jugosllave, kanë bërë që Serbia të reagojë.

Historianë e gjuhëtarë serbë, thonë se nuk ka prova për të mbështetur pohimin e shërbimit amerikan CIA, se Josip Broz Tito nuk ishte me origjinë jugosllave.

Historianët thonë se nuk do të merren me analizën gjuhësore e as historike, por, siç thonë ata, kjo mund të shpjegohet nga qëndrimi i gjatë në vende të ndryshme dhe të mësuarit e gjuhëve të ndryshme, dhe kjo bënë që CIA mund të mendojë se Tito nuk ka qenë kroat, e as me prejardhje jugosllave.

Ata thonë se Tito kishte dialekt kroat, e cila gjuhë më shumë i ngjanë gjuhës sllovene, dhe se nëna e tij ishte sllovene.
Skeda:Titosbirthhome.jpg
Historianët thonë se Tito ka jetuar gjatë jashtë vendit, dhe ndoshta periudha më e rëndësishme e formimit të dialektit të tij ishte pikërisht periudha e Luftës së Parë Botërore dhe në periudhën midis dy luftërave, duke shtuar se Tito kurrë nuk e ka përfunduar plotësisht shkollimin e tij, dhe këtu mund të ketë keqkuptime. 
osip Broz Tito (Kumrovec, Austro-Hungaria, lindi më 7 maj, 1892. - Lubjanë, Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë, më 4 maj, 1980.) Ishte Presidenti i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë në periudhën 1953-1980, kreu i Partisë Komuniste të Jugosllavisë (më pas Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë) 1,937-1.98 mijë, komandant suprem i forcave të armatosura të Jugosllavisë dhe udhëheqës i luftës Nacional Çlirimtare të popullit të Jugosllavisë 1941-1945. vit. Një nga themeluesit e Lëvizjes Jo-Angazhimit.

Skeda:JosipBrozTito.png
Ai lindi më 7 maj 1892. në fshatin Zagorje Kumrovec Sutli lumit, fëmija e shtatë (e pesëmbëdhjetë) në familjen e Franjo Broz, një bujk të varfër, dhe Maria, lindur Javoršek, vendet fqinje Sllovenia është e Habsburgëve Perandorisë. Shkolla fillore në Kumrovec 1907, një tregtar çelësabërës në 1910. Punëtoria Šašek dhe Karas në Sisak, ku ai mori pjesë gjithashtu në udhëtimin e shkollës. Sapo ai u bë një punëtor të kualifikuar në shtator 1910 shkoi në Zagreb, ku një punë në seminarin Haramina bravarskoj Isidora në tetor 1910. ai u bë anëtar i punëtorëve në metalike dhe Social Demokrate të Kroacisë dhe Sllavonisë. Ai mori pjesë në greva dhe në ngjarjet kombëtare kundër hegjemonisë Hungari. Ai shpejt humbi punën e tij. Që nga viti 1911. në 1913. punuar në fabrika në Hungari, Austri dhe Gjermani.

Jeta deri në luftën e dytë botërore



Në dokumentat e ndryshëm kemi edhe të dhëna të ndryshme mbi ditëlindjen e tijë, mirpo në një dokument të ushtrisë Austrohungareze ditëlindja e tijë figuron me datën 25,05,1892 , datë e cila edhe gjatë luftës së dytë botërore festohet si ditëlindja e tijë , të cilën edhe gjermanët e marrein si shkasë ku Hitleri edhe urdhëron desantin e Dëervarit me 25,05,1942.
Pas Luftës së Dytë Botërore 25 maji festohet si ditëlindja e Titos dhe e ashtëquajtura dita e rinisë.
Si fëmijë i një kroati dhe një slloveneje ai nuk pati vështërsi pasiqë ndërmjet këtyre dy kombeve nuk kishte pasur ndonjë problem të kohës.
Fëmijërin e tijë Josip Brozi e kaloi tek gjyshi i tijë Martini në Sutle ku mësoi shkëlqyeshëm gjuhën Sllovene e cila më vonë i shkaktoi vështirësi gjatë shkollimit të tijë fillestarë në Kroaci.

Puna në Partinë Komuniste


Presidenti Truman: "Unë jam i thënë se Tito vrarë më shumë se 400 000 të opozitës në Jugosllavi para se ai mori vetë themeluar atje si një diktator" Anne Pierce .

Në vjeshtë të vitit 1920. Ai u largua nga Bashkimi Sovjetik dhe filloi punën në Zagreb, ku ai u bashkua me Partinë Komuniste të Jugosllavisë. Ai ka punuar në Trininë e Madhe të Bjelovar të 1921. të 1925, kantier detar në Kraljevici e 1925. në 1926. dhe fabrika kamionçinë në Smederevska Palanka e 1926. në 1927. vjet, ku ai ishte shkarkuar si një agjitator komunist. Në Zagreb maj 1927. zgjodh sekretar rrethin e Bashkimit bordit Metal, dhe në korrik të atij viti për sekretar organizativ i Komitetit Komunal të Partisë Komuniste të Zagrebit. Nuk është imponuar si një politikë antifrakcijske udhëheqës (pushtetit politik në mesin e komunistëve, e cila kërkohet ndërprerja e mosmarrëveshjeve ideologjike), dhe se politika e tij në prill 1928. mbështetur nga Comintern. Në fund të 1928 qershor. protivrežimske drejtoi demonstratën me rastin e vrasjes kreu i HSS në Parlamentin e Mbretërisë së Jugosllavisë. Ai u arrestua në gusht të atij viti si terroristë të mundshëm komunist dhe të Gjykatës për mbrojtjen e shtetit u dënua me 5 vjet burg, i cili shërbente në Lepoglava dhe Mariborit. Në korrik të 1934. shkoi në Vjenë, ku ai është i përfshirë në CK KPJ, pastaj mori pseudonimin Titos. Si e shkurt 1935. ai ishte në Moskë, punoi në Comintern (duke përdorur pseudonimin Walter). Në fund të 1936. u kthye në Jugosllavi dhe operohet nga partitë që veprojnë në vend; 1937. formuar CP të Sllovenisë dhe Kroacisë që në fakt KP uozbiljio politikës Comintern në kombinim të klasës dhe kombëtare. Pas arrestimit të Milan Gorkič, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste, në të njëjtin vit mori drejtimin e Partisë Komuniste Jugosllave. Në fillim të vitit 1938. Comintern u konfirmua zyrtarisht zgjedhja e tij e sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste Jugosllave. Broz është kthyer në vendin e kaluar boljševizaciju më të fortë Periudha monolitnosti insistuar në ideologjike, ushtarake dhe partiake ashpër, me zgjerimin e rrjetit të qelizave të partisë. Bëhet nga ana e konfrontimit ideologjik me revisionists mbledhur rreth Miroslav Krleže dhe revista vulë. Gjithashtu, hiqet çojë ZKM Kroacia që nga zgjedhjet në 1938. mbështetur nga një listë e HSS dhe Vlladko Mačeka, e cila është vlerësuar si një devijim borgjez. Në Konferencën e Pestë të Partisë Komuniste e dheut në Zagrebin tetor 1940. vit, hartuar udhëheqja e re e Partisë Komuniste dhe të përcaktuar një strategji të veprimit, të bazuar në një kryengritje të armatosur si një mjet të pushtetit dhe të pushtimit të tipit sovjetik të federatës si një model i organizimit të shtetit. Pas sulmit në Jugosllavi, Gjermani në Zagreb, 10 prill 1941. Komiteti Ushtarak është krijuar për të siguruar rezistencë për aks. Pas muajsh të përgatitjeve, Komitetit Qendror të Byrose Politike të Partisë Komuniste është i katërti korrik 1941. në Beograd, vendosi të ngrejë një kryengritje të armatosur kundër pushtuesve.

Tito - burrë shteti


Josip Broz Tito ishte lufta erdhi si një burrë shteti i njohur, udhëheqës i luftës anti-fashiste, përgjegjës për kthimin e kroate Istrias, Rijeka dhe ishujt, dhe zgjerimin e Sllovenisë. Pas luftës zënë një vend kyç dhe pozicionet politike: Kryetari i Qeverisë së Përkohshme të Jugosllavisë Demokratike Federative, Komandanti Suprem i Ushtrisë Jugosllave dhe Ministri i Mbrojtjes, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste. Vendosi Jugosllavi për 35 vjet në mesin e balancimit politik të botës gjinitë që është i shtypur shpesh, ndonjëherë duke i lejuar ata të marrin në konsideratë një pjesë të madhe të larta, sidomos në periudhat e liberalizimit më të madh të regjimit: centralizëm komunist dhe shpalli një barazi kombëtare, pavarësia e Jugosllavisë dhe uklopljenost mënyrë Luftës së Ftohtë, totalitarizmit një-partiake dhe të japin për rritjen e kufizimeve të varësisë ekonomike të Jugosllavisë nga perëndimi, dhe liberalizimin gradual për shkak të popullsisë në rritje të përkohshëm ose për punë të përkohshme në Evropën Perëndimore.




Në vitet e para të sundimit të tij është karakterizuar ngurtësi doktrinar, radikalizmin dhe eliminimin e mbetjeve të shoqërisë civile që konsiderohet një pengesë për arritjen e totalit [nevojshme nga citim samovlašća 09 2009]. Në këtë kontekst duhet të shikohet në konflikt me Kishën Katolike, procesi i arqipeshkvi Alois Stepinac, margjinalizimin e politikanëve civile si John Subashiç ose Milan Grol, dhe gjykimi dhe likuidimi i kundërshtarëve ushtarake dhe politike, Dragoljub Mihailović. Rezoluta e Informacionit Me angazhimin e vet i ndruajtur dhe projektet personale politike, të tilla si partizanët mbështetjen greke komuniste, iniciativën për të krijuar një federatë ballkanike të Jugosllavisë dhe Bullgarisë (me qasje të rëndësishme në Shqipëri dhe Greqi), dhe duke këmbëngulur në pavarësinë shtetërore të Jugosllavisë, Tito i ka shkaktuar mosbesimin e Joseph Stalin. Qershor 1948. Njoftimi vjen Rezoluta Cominform (pasuese e luftës shpërbëhet Comintern), e cila është e lidhur të njohur nga koha e proceseve në Moskë dhe në masë purges në 30 vitet e tyre, Tito dhe udhëheqjen e tij të menjëhershëm ka deklaruar një grup të urotnika djallëzor , spiunë dhe heretik ideologjike. Në këto kohë të Titos është demonstruar nivel të lartë të guximit (jo në kohën e përfundimit të mund të llogarisë në mbështetjen e perëndimit dhe SHBA) dhe vendosmëri, nuk dozvoljavajujući për t'u përfshirë në kontestet ideologjike dhe duke këmbëngulur në parimin e pavarësisë kombëtare si marrëdhëniet edhe midis vendeve sovrane. Por kjo u shoqërua gjitha nga informbiroovaca persekutimi në masë, si dhe llogaritjet politike që janë smerali për të shtypur pavarësinë e republikave. Besohet se mbi 40.000 staliniste (ose ata që janë akuzuar për stalinizmit) nënshtruar repressions në periudhën që nga viti 1948. deri në fillim të viteve 50. Punonjësve të vetë- Sa për politikën e brendshme e Titos në 1950. u iniciua nga futja e punonjësit të vetë-menaxhimit si një përpjekje për të parandaluar bureaucratization e mëtejshëm të sistemit një-partiake, dhe më vonë, 60-im, një seri reformash ekonomike dhe politike që shkoi në reduktimin e dhunës së aparatit shtetëror e fshatarëve dhe inteligjencës, në forcimin e shtetit centralizëm kundrejt republikës dhe futjen e ekonomisë së tregut themelore.

Vdekja e Josip Broz Titos


Josip Broz Tito, president i RSF të Jugosllavisë dhe të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, vdiq më 4 maj 1980. në Lubjanë. Të nesërmen me 5 maj, hekurudhor Blue nga Lubjana në Beograd në arkivol erdhi me mbetet e tij. E vendosur në aulu Kuvendit të Jugosllavisë, ku zyrtarë të shtetit dhe të qytetarëve në mars të kaluarën haraç odavali të kreu i shtetit jugosllav. Më 7 maj, mbi 200 delegacione të huaja të dhuruar arkivoli Josip Broz në parlamentin federal. Ai u varros 8 maj, nga rruga që ju pëlqen në Shtëpinë e Luleve në Dedinje në praninë e 209 delegacione nga 127 shtete dhe 700,000 njerëz.

Lufta e Parë Botërore

Që nga rënia e 1913. shërbyer në shërbimin ushtarak në Vjenë dhe pastaj në Zagreb, në 25 korrik roje regjiment në shtëpi, ku në 1914. podoficirsku mbaruar shkollën me gradën rreshter. Në gusht të 1914. , Pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, ai u dërgua në frontin serb, ku ai kishte një rol të rëndësishëm. Sipas ditarit të kohës së luftës të njësisë së tij, 42 ndarjes djallit roje, që nga gushti 1914. prokrstario të gjitha teatrot kryesore të përplasjeve të luftës në Serbi perëndimore - nga Ljubovija, Mali Zvornik dhe te Loznica Krupanj, Kisha e Bardhë, Kryetar, Tekeriš, Valjevo, Mionica, Ljig dhe Lajkovaç. Ai mori pjesë në betejat më Drina, Gucevo dhe guri MAČKOV dhe në betejat e Cer dhe Kolubarë. Sipas raporteve të luftës dhe serbe dhe ushtrisë austriake, ndarja e tij ka luajtur një rol të rëndësishëm në rrethimin e Beogradit dhe perleshje me Umka, Stock, kodrat Banovo, Senjak, Ada Ciganlija dhe flokët Bezanijska. [Nevojshme nga citim 09 2009 ] Në 1915. transferohen të parë në frontin rus në Galicia, dhe Karpateve, ku në prill të njëjtin vit dhe ishte plagosur dhe kapur batalionit të gjithë.




Trembëdhjetë muaj shërohet në Svijažsku. Në pranverë të vitit 1916. u dërgua në kampin e burgimit në qytet Suri Agatit lumit, pastaj Ardatov, dhe në kamp bien Kungur (Permskaya Guberniya), ku ai ishte për shkak të virtytit personale dhe aftësitë organizative, të burgosurve të luftës nga Austro-Hungaria zgjodhën kokë. Ai ka punuar si përkthyes në hekurudhat dhe ra në kontakt me litetaturom bolshevik.



Mbrojtur të drejtat e të burgosurve dhe u përleshën me autoritetet: išiban u hodh burg, ku ai u lirua nga punëtorët e armatosur e në ditët e para të Revolucionit shkurt të 1917. Në korrik të 1917. morën pjesë në demonstratat e bolshevik, si Leninism pranuar orientimin e vet politik dhe 1920. në Omsk është bërë një anëtar i seksionit Jugosllave e Partisë Komuniste Ruse (Bolsheviks). Për dekada, historia komuniste jugosllave botuar zyrtare me të dhënat për një pjesëmarrje të madhe dhe aktive në revolucionin bolshevik Broz, por duket të jetë më afër së vërtetës është dëshmia e tij, të dhënë në kujtime të televizionit një vit apo dy para vdekjes së tij [citim i duhur prej 09 2009], në të cilën ai tha se pjesëmarrja e tij si anësore.

Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus? Luftë në Kosovë nuk do të ketë ?!

                  Kërko brenda në imazh Shkruan  :Flori Bruqi, PHD Disa  vjet më parë nga Flakon Demaku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt...