2013-08-31

Dy kulturat, dhe një paralele e sforcuar mes rastit italian dhe atij shqiptar



Për më tepër që, të paktën mua personalisht, nuk mund kurrsesi të më shpëtonte një shprehje si kjo “Për këtë mbetet e domosdoshme kultura e përgjithshme, por edhe gjuha si mjet shprehjeje.”. Unë e shoh të sforcuar një shprehje të tillë, ku termi kulturë uzurpohet nga kultura thjeshtë e vetëm humaniste, për të mos thënë vetëm letrare apo filozofike, (kjo e fundit aq më tepër e një lloji të caktuar)…
Pa dashur ta zgjas shumë, duket se vazhdohet kokëfortësisht të lihet jashtë kulturës së përgjithshme, kultura shkencore. Kjo ndodh jo aq me eksponentët e lartë, të moderuar sesa me disa qarqe të caktuara që ecin me inerci dhe pa sens kritik. Dua të them, dhe jam i bindur, sikundër shumë të tjerë, se ka ardhur koha që kultura e përgjithshme, edhe në konceptimin e profanit të ketë të brendatrupëzuar kulturën shkencore.

Nuk e kam me shkrimin e Pishakut, aspak, sepse ngre një shqetësim që duhet medoemos të ekzistojë, por e kam me frymën e përgjithshme, apo forma mentis-in që mbizotëron në masat e gjëra.


C. P. Snow – The two cultures (Dy kulturat)

Dua të përmend këtu, jo aq për mbështetje sesa për ilustrim, esenë apo sprovën e C.P.Snow (The two cultures) të shkruar këtu e një gjysmë shekulli më parë. Snow, padyshim një shtyllë e konsoliduar e kulturës së kohës dhe një mendimtar që ka hedhur, mendoj, i pari shikimin drejt një kricjeje, sipas tij, asokohe, të pashmengshme mes dy kulturave… nëse nuk ndërhyej në mënyrë të rrufeshme. Ai apelin e vet ai drejtonte vendit të tij, Anglisë, duke kritikuar sistemin mësimor anglez, gjatë krahasimit të këtij me atë amrikan dhe rus.

Snow, i cili nuk besoj se do të ketë mirësinë të akuzohet nga askush si i pakulturuar, meqë edhe ai vet shkruante libra, sadoqë ishte fizikant, apelonte për më shumë kulturë shkencore. Kjo sepse zhvillimi i Anglisë kishte nevojë pikërisht për këtë…



Dhe shtronte pyetjen, bazuar në eksperiencën e vet: se sa nga humanistët do të dinin të përshkruanin ligjin e dytë të termodinamikës, që, thotë Snow, do të ishte ekuivalenti i të lexuarit të një vepre të Shekspirit.

Në fakt, Snow, duke parë turinjtë e shtrembëruar të shokëve të vetë humanistë, që ironikisht e quanin (quajnë) veten zotërues të kulturës, së përgjithshme, pra në mungesë të përgjigjes, e ul pak stekën, dhe pyet: Sa nga ju do të dinin të përkufizonin “masën” apo “përshpejtimin”? E kotë të them, thotë Snow, se përgjigjia ishte sërisht negative. Dhe kjo është ekuivalenti i alfabetizimit shkencor, të paktën në fushën e fizikës.

Jam totalisht dakord se shoqërisë i duhen individë me sens kritik; të tillë i janë dashur ngahera. Por nuk kuptoj se si letërsia apo lëndët humaniste mund të shërbejnë si humus dhe stimul për sensin kritik apo të përgjegjësisë. Këtë e them duke patur ndërmend, subjektivitetin e skajshëm të letërsisë, e aq më tepër të njëfarëlloj filozofie.

Dua të kujtoj këtu, frymën dhe interpretimin tendencioz që u bëhet rezultateve të zbulimeve shkencore. Dua ta lidh për një moment me temën tjetër që ka hapur xhaxhai (I DUAM, NA DUAN). Do të heq nja dy paralele mes kulturës italiane të shekullit të shkuar dhe asaj që mbizotëronte gjatë diktaturës komuniste shqiptare, dhe nxjerr ende sot kokën hera herës.

Italia ka vuajtur dhe vuan ende sot nga trashëgimia e hidhur e filozofëve si Kroçe. Gangrena e Shqipërisë ka qenë marksizmi, apo le të themi tentativat e të kuptuarit të tij, dhe iracioalizmi i kupolës komuniste.

Italinë madhështore dhe Shqipërinë diktatoriale i lidh një traditë e fortë, pothuaj anti shkencore, që ushqehej me paradokse, keqkuptime, dhe salltro absurde pozicionesh.

Shqipëria diktatoriale pavarësisht implementimit të disa teknikave të reja elementare, nuk kishte asgjë shkencore as në sistemin e vet arsimor e as në frymën e përgjithshme që mbizotëronte në vend.

Sadoqë trumpetohej si shtet ateist, aty nuk kishte asgjë prej shpirtit ateist të mirëfilltë. Ekzistonte një ateizëm fals, në disa raste ateizëm militant, shkatërrimtar, ku zoti ishte zëvendësuar nga Partia dhe një drejtues, do të thoja, me probbleme mendore padyshim.

Nga ana tjetër Kroçe, që modeloi gjithë rrugëtimin e kulturës italiane të viteve ‘900. Aktiviteti i tij, interpretimi i tij gjysmak, luajti rolin e një guri varri për autonominë e kërkimit shkencor italian, që në kohën për të cilën flas, ishte pjesë e një vendi ende të ri dhe të papregatitur. Sipas Kroçes, pamja naturalistike- evolucionare jo vetëm që nuk e gjallëron intelektin, por edhe ngurtëson shpirtin e njeiut etj. duke shkuar e mistifikuar edhe mbi evolucionin dhe interpretimin e tij, pa patur të qarta as konceptet më elementare.

Sikur të kishim patur më shumë kulturë shkencore, më shumë kulturë të korrektësisë, të empiricizmit, të objektivitetit, kritike, mendoj, madje jam i bindur, se nuk do të kishim vuajtur aq gjatë nën gangrenën komuniste.

E vërtetë që nën diktaturë kemi patur pak Darvin, por nga ana tjetër si një forcë, një frymë asgësuese ekzistonte (sikundër në simotrën e kësaj paraleleje, Italinë) marksizën-(katolicizëm)-iracionalizmi post-fashist…

Sikur të kishim patur me të vërtetë empiricizëm dhe rreptësi objektive, shkencë të vërtetë dhe llogjikë shkencore, nuk do të ishim sot një popull supersticioz, antishkenccor, seksist, homofob, populist, anti-human që mohon edhe masakrat dhe gjëmat e komunizmit shqiptar.

Them pra, se bëhet shumë gabim, të ngatërrohet kultura e njohjes dhe e gjykimit të saktë, ajo e bazuara në fakte, në objektivizëm, me sharlatanizmin e diktaturës pseudo-ateiste që kërcente sa andej-këndej, në varësi të ëndrrave dhe psikikës së udhëheqësit dhe shpurës së tij.

Rindërtimi i protogjuhëve (gjuhëve të lashta)




Sipas një studimi të publikuar së fundi në PNAS (Proceedings of the National Academy of Sciences), rindërtimi i gjuhëve të lashta është i mundur nëpërmjet një programi informatik.

Programi shfrytëzon fjalë moderne dhe nëpërmjet analizave statistikore probabilistike mund të rindërtojë protogjuhë, pra gjuhë të lashta nga të cilat kanë dalë familje gjuhësh.

Risia, në këtë rast, është koha e shkurtër që i nevojitet programit kompjuterik. Sepse këto llojë studimesh, që prej shekullit të tetëmbëdhjetë, kryhen në mënyrë “manuale” duke krahasuar tinguj dhe fjalë të gjuhëve që i përkasin të njëjtës familje gjuhësore. Një punë e tillë zgjat disa vite.

Sistemi i sofistikuar kompjuterik për rindërtimin e protogjuhëve është ndërtuar nga një grup kërkuesish shkencorë të Universitetit të British Kolumbia në Vankuver dhe të Universitetit të Kalifornisë në Berkeley. Sistemi bazohet mbi teknika statistikore të përdorura në biologjinë kompjutacionale për të rindërtuar pemët filogjenetike të organizmave (të gjallë dhe jo të gjallë); dhe është testuar me sukses në/mbi gjuhët austroneziane.

Po cila është rëndësia e rindërtimit të gjuhëve të së kaluarës?
Studimi i gjuhëve të lashta hap dritare të reja në studimin e kulturës, të dijeve, të strukturës shoqërore etj. të popujve të lashtë.




Kulla e Babelit (1563) – Pieter Brueghel (Plaku)

Gjuhëtarët i rindërtojnë gjuhët e lashta (antike) nëpërmjet krahasimit të tingujve dhe fjalëve. Tingujt në veçanti, me kalimin e kohës ndryshojnë me njëfarë rregullsie. Kështu, duke studiuar tingujt e dy gjuhëve të ndryshme mund të kuptohet nëse kanë apo jo një prejardhje të përbashkët, nga një gjuhë mëmë.

Programi në fjalë analizon një sasi të madhe të dhënash, nga një databazë fjalësh për të kuptuar se si tingujt kanë evoluar në brendësi të një familje gjuhësore.

Falë kalkulimeve probabilistike gjuhëtarët kanë arritur të rindërtojnë rreth 637 gjuhë proto-austroneziane me një shkallë saktësie (sigurie) prej 85% krahasuar me shkallën e saktësisë së të njëjtës punë të kryer në mënyrë manuale nga gjuhëtarët.

“Sistemi ynë nuk e zëvendëson punën e saktë e të rafinuar të gjuhëtarëve të kualifikuar, por mund të tregohet i çmuar dhe tu mundësojë atyre rritjen e numrit të gjuhëve moderne që përdorin si bazë për rindërtimin”, tha Bouchard-Côté – shkencëtari që drejtoi kërkimin. “Kemi shpresa se ky sistem do të revolucionarizoi linguistikën historike pak a shumë në të njëjtën mënyrë siç analiza statistike dhe fuqia e kupjuterit revolucionarizuan studimin e biologjisë evolutive.”



Hapi i radhës për kërkuesit që kanë realizuar studimin (dhe programin) është ndryshimi i zonës gjeografike, për të replikuar studimin mbi protogjuhët e Amerikës së Veriut.

Skandali i Talidomidit dhe eksperimentimi mbi kafshët



Talidomidi është një ilaç që u jepej grave shtatëzënë mes viteve 1957 dhe ‘61-’62. Talidomidi shërbente për të qetësuar të vjellat gjatë shtatëzanisë. Vetëm më pas u zbulua se, ilaçi talidomid, kishte disa efekte anësore të tmerrshme mbi fetusin, të cilit i bllokonte zhvillimin e gjymtyrëve.

Nga talidomidi mund edhe të vdisje; në vende të ndryshme të botës pati me qindra (deri mijëra) viktima, derisa ilaçi u hoq nga qarkullimi.

Vetëm pas 50 vitesh nga tragjedia, shtëpia farmeceutike gjermane, Gruenenthal – që prodhonte talidomidin – kërkoi publikisht falje.

“Na vjen keq – tha administratori i deleguar i firmës – Kërkojmë falje që për 50 vite nuk gjetëm mënyrën për të komunikuar me ju si njeriu me njeriun”.

Por, kjo deklaratë, e të tjera, nuk do të mund kurrë të shpërblejnë mijëra nëna dhe fëmijët e tyre që ishin viktima të pafata të ilaçit në fjalë.

Nënat si kavie

Tamam, pas skandalit të Talidomidit, në vitet ’60, fillimisht në Gjermani e më pas në të gjithë botën u futën rregullat e para dhe farmakovigjilanca, për të parandaluar rreziqe të reja nga efektet anësore (kolaterale) të ilaçeve.

Në rastin e Talidomidit, ishin praktikisht nënat shtatëzanë që “shërbyen” si kavie… Sepse ilaçi i Talidomidit ishte testuar, po, mbi kafshët, por jo në mënyrën e duhur mbi kafshët shtatëzëna. Kështu nuk u pa praktikisht efekti teratogjenik i Talidomidit tek fetuset.

Nëse eksperimentimi do të ishte kryer në mënyrën e duhur – që në atë kohë nuk mund të konceptohej, sepse tek e fundit nuk kishim eksperiencë – do të ishin shmangur të gjitha vuajtjet e nënave dhe fëmijëve që lindën të gjymtuar për shkat të ekeftit herë teratogjenik e herë të tjera vrasës të Talidomidit.

Talidomidi dhe eksperimentimi mbi kafshët

Ky i Talidomidit, është një mësim që duhet mbajtur mend mirë, duhet të fiksohet mirë në ndërgjegjjen kolektive, sepse aktualisht, kryesisht në vendet e zhvilluara, janë shfaqur grupime që ndërmarrin fushata për të rrëzuar hapin e detyruar të eksperimentimit shkencor mbi kafshët përpara se ilaçi të tregtohet, apo t’i futet hapit tjetër të testimit.

Këto grupime, që kërkojnë rrëzimin e eksperimentimit me kafshët, kanë një pozicionim të tipit demagogjik, duke qenë se stimulojnë emocionet më të përcipta të njeriut mesatar, i cili “informohet” në mënyrë të gabuar, pra gjysmake, mbi realitetin e eksperimentimit me kafshët.

Nga ana tjetër, qëndrojnë ata që e mbështesin dhe e nxisin eksperimentimin me kafshët duke qenë se është një nga mënyrat për të rritur mirëqenien dhe progresin shkencor. Progres shkencor që mund të ketë qoftë edhe vetëm synime njohjeje teorike të gjërave.

Ata që kanë lexuar (nëpër rrjet) se, Talidomidi nuk mund të parandalohej sepse nuk jep të njëjtat rezultate tek kafshtë me ato te njeriu, duhet të kërkojnë gjithnjë referencat, që në këtë rast duhet të vijnë nga burime të sakta, shkencore e të konfirmuara. Pohimet si ato të mësipërme nuk kanë asnjë bazë shkencore. Shfrytëzohen vetëm nga grupimet e kafshistëve (animalistëve) duke shkëputur të dhënat nga konteksti e duke thënë gjysmë të vërteta. Tabloja për fatin e keq të kafshistëve, grupimeve e shoqatave kafshiste, është më e gjerë.

Talidomidi, me doza të duhura dhe në kohë të mjaftueshme gjatë shtatëzanisë, ka induktuar keqformime tek majmuni, tek lepuri, tek embrionet e pulës dhe tek miu. Por këto, janë rezultate të përftuara pas tragjedisë së Talidomidit, sepse asokohe nuk kërkohej që ilaçet e reja të studioheshin edhe mbi riprodhimin e kafshëve, ndërsa sot një gjë e tillë është e detyrueshme.

Talidomidi u fut në tregtim në 1957, pasi në ’56 ishin kryer testime me rezultate të kënaqshme mbi kafshë jo shtatëzëna. Vetëm në vitin 1960 u kryen testet e para mbi kafshë shtatëzëna, përsëri me efekte negative, por sipas vet autorit të eksperimentimit ishin përdorur sasi shumë të vogla të ilaçit – jo proporcionale. Në 1961 një studim i ri tregoi keqformimet e para tek fëmijët, të filluara më 1957, deri atëherë të panjohura, që sollën tërheqjen e ilaçit nga tregu. Në vitin 1962 u krye një eksperimentim (studim) i ri mbi kafshët shtatëzëna, këtë rast me sasi të Talidomidit të proporcionuara (përpjesëtuara?)… dhe u vunë re keqformimet mbi fetuset.

Bibliografi:

D’Amato RJ, Loughnan MS, Flynn E, Folkman J (1994) Thalidomide is an inhibitor of angiogenesis. Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States of America 91:4082-4085.
Delahunt CS, Lassen LJ (1964) Thalidomide Syndrome in Monkeys. Science 146:1300-1305.
Dipaolo JA, Gatzek H, Pickren J (1964) Malformations Induced in the Mouse by Thalidomide. The Anatomical record 149:149-155.
Gatzek H, Dipaolo JA (1965) Radiographic Studies of Thalidomide-Induced Malformations in Mice. Acta radiologica: diagnosis 3:145-150.
Hendrickx AG, Axelrod LR, Clayborn LD (1966) ‘Thalidomide’ syndrome in baboons. Nature 210:958-959.
Etj.

Kollona e dytë e papirusit kirurgjik të Edwin Smith

Ky papirus, i shkruar në shekullin e VII para erës sonë, përmban referimin e parë mbi trurin, të regjistruar deri më sot në një dokument të prodhuar nga Njeriu. Në fakt, fjala tru shfaqej brenda disa dokumenteve mjekësore të grekëve, por kjo rreth 2500 vite pas këtij traktati egjiptian.

Kollona e dytë t papirusit të Edwin Smith-it


Kollona e dytë e papirusit të Edwin Smith-it


Papirusi është i veçantë edhe për sa i përket mënyrës të trajtimit të çështjes mjekësore. Ndërsa papirusët e tjerë egjiptianë janë tekste të bazuara në magji, papirusi i Edwin Smith paraqet për herë të parë një përqasje shkencore ndaj mjekësisë në Egjiptin e lashtë.
Fjala "tru", në papirus.
Fjala “tru”, në papirus.
Sipas James Breadsted, që ka përkthyer e botuar këtë dokument në vitin 1930, fjala “tru” është e pranishme vetëm tetë herë në dokumentet e Egjiptit të lashtë, gjashtë prej të cilave vijnë nga këto faqe papirusi, që përshkruajnë simptomat, diagnozën dhe prognozën e dy pacientëve me fraktura të shumëfishta të kafkës.
Traktati i plotë, është i ekspozuar në Rare Book Room të New York, Academy of Medicine.

James Henry Breadsted, 1930, The Edwin Smith Surgical Papyrus, 2 volume - Chicago: The University of Chicago Press.

Shprehja e emocioneve në librat e shekullit të XX


Në bazë të analizave statistikore të kryera mbi disa tekste letrare, gjatë 50 vteve të fundit shoqëria njerëzore duket se është bërë gjithnjë e më pak e interesuar për të komunikuar, shprehur emocionet në tekstet letrare, me një përjashtim, frikën.

Studimi është realizuar duke analizuar frekuencën e përdorimit të fjalëve që transmetojnë ndjenjat, në libra të botuar në shekullin e kaluar. Librat u analizuan në formatin e vet dixhital nga baza e të dhënave Ngram e Google, që përmban dixhitalizimin e mbi pesë milion librave të botuar në SHBA dhe Britaninë e Madhe mes viteve 1900-2000.
Çfarë u analizua?
Mes miliarda e miliarda fjalëve u analizuan/kërkuan ato që shprehnin apo komunikonin një gjendje emocionale dhe që lejonin të klasifikoheshin në kategori si: inat, përshtirosje, frikë, urrejtje, lumturim, trishtim, shtypje.
Disa nga rezultatet…
Periudhat historike me humor të "pozitiv" dhe humor "negativ". Mbi zero periudhat e gëzuara, nën zero periudhat e trishta. (nga studimi)
Periudhat historike me humor të “pozitiv” dhe humor “negativ”. Mbi zero periudhat e gëzuara, nën zero periudhat e trishta. (nga studimi)
Rezultati kryesor që dell nga studimi është ai që, ka një relatë evidente mes fjalëve apo ndjenjës së përgjithshme që del nga veprat dhe kohës kur ato janë botuar. Pra, pas euforisë së viteve ’20 të shekullit të XX u kalua në trishtim, në përkitje të depresionit të madh e më pas të luftës së dytë botërore, e më pas akoma në gëzimin lehtësues së viteve të baby boom-it.
Një tjetër përfundim është ai që, ka patur një zvogëlim të dukshëm të përgjithshëm e progresiv të përdorimit të fjalëve që përshkruajnë gjendjet shpirtërore. Reduktimi nuk vjen si refleks i ndryshimit të raportit botime shkencore – botime letrare, por vihet re edhe duke konsideruar veças veprat narrative dhe veprat e kritikës letrare.
Në kontrast me reduktimin e përgjithshëm të përdorimit të fjalëve që tregojnë mbi gjendjen emocionale, është përshkrimi i frikës. Fjalët që përshruajnë frikën janë rritur në përdorim, sidomos pas viteve ’70.

Origjina e qytetërimit minoik – origjina e Agamemnonit



Një grup shkencëtarësh amerikanë dhe grekë përdorën analizën e ADN-së mitokondriale të mbetjeve skeletike minoike, për të përcaktuar origjinën e paraardhësve të mundshëm të këtyre popujve antikë.

maska e agamemnonitRezultatet u botuan, para disa ditësh, në revistën Nature Communications, dhe sugjerojnë se qytetërimi minoik ka lindur 5,000 vite më parë në Kretë, nga një popullatë ancestrale neolitike që kishte mbërritur në rajon rreth 4,000 më përpara. Studimi tregon edhe se, popullata neolitike që qëndron në origjinë të minoikëve, është e njëjta që u ka dhënë origjinë popujve të tjerë modern europianë.
maska e agamemnonit
Diçka mbi mitokondritë dhe mtADN

Mitokondritë janë organele qelizore, që kanë funksionin e centraleve energjitike të qelizave, dhe përmbajnë ADN (mtADN).
ADN-ja mitokondriale mund të trashëgohet vetëm në linjën mëmësore, pra nga nëna, kjo sepse, kur qeliza vezë bashkohet me spermatozoidin (pllenimi) mitokondritë e këtij të fundit nuk derpëtojnë në brendësi të vezës.
Kështu mitokondritë e organizmit të ri që do të zhvillohet, janë të gjitha nga ana e nënës.

Kërkuesit shkencorë kanë analizuar mostra të ADN-së të përftuara nga 37 skelete të gjetura në një shpellë në Kretë, që datojnë 4.400-3.700 vite më parë. Këto mostra ADN-je janë krahasuar me sekuenca të ADN-së mitokondriale të 135 popullatave njerëzore të lashta dhe moderne.

Analiza e polimorfizmave të ADN-së mitokondriale e kryer duke përdorur dy metoda të ndryshme, për më tepër të aplikuara në dy laboratorë të ndryshëm, dhe kalkulimi i mëpasshëm i distancave gjenetike, treguan se, banorët aktualë të ishullit janë pasardhës të drejtëpërdrejtë të minoikëve të lashtë. Gjithashtu u përjashtua mundësia e origjinës veriafrikane.

Për shumë kohë ekzistonte bindja se kultura minoike kishte origjinë veriafrikane, me shumë mundësi Egjiptiane, nga një migrim i kohëve më të vona.

File:Snake Goddess Crete 1600BC.jpg
PRINCESHA E GJARPIJVE
Origjina e bindjes se qytetërimi i parë i madh i lindur në tokë europiane kishte origjinë veriafrikane i përket fillimeve të shekullit të kaluar, kur sër Arthur Evans zbuloi mbetjet e tempullit të Knosit. Evans-i kishte vëzhguar ngjashmëri të ndryshme mes artit minoik dhe atij egjiptian. Dalloi se, varret rrethore të banorëve të parë të anës jugore të Kretës ishin të ngjashme me varret e ndërtuar nga banorët e brigjeve libiane (të Libisë). Duhet thënë se ka patur edhe teorira të tjera mbi origjinën e qytetërimit minoik, deri edhe një që fliste për zhvillim autokton, të pavarur.

Rikthehemi tek rezultatet e studimit në fjalë. Nga analiza rezulton se ka një afinitet të lartë gjenetik me popullatat europiane neolitike dhe moderne, veçanërisht me grekët e ishullit Eubea e të Peloponezit. Themeluesit e qytetërimit minoik, pra, duket se. janë pasardhësit e bujqve të parë indoeuropianë të neolitikut, të cilët mbërritën në Kretë gjatë migrimit përmes Anatolisë e më pas u përhapën në tërë Europën.

Hughey, J. R. et al. A European population in Minoan Bronze Age Crete.Nat. Commun. 4:1861 doi: 10.1038/ncomms2871 (2013).

Sfida e re e transplantit të kokës



gray head
Sergio Canavero, neurokirurg me famë botërore, është gati për transplantin e parë të kokës.

Sergio Canavero ësthë një doktor me famë ndërkombëtare. Në vtin 2008 arriti të zgjonte nga gjendja vegjetative prej dy vitesh një njëzetëvjeçare. Sot prezanton një ekskluzivë botërore, transpalantin e kokës, që me siguri do të ndez një debat të ri etik.

“The impossible of today will become the possible of tomorrow“

-Tsiolkovsky AT (1857-1935; Father of Astronautics)-

Teknikisht transplanti i kokës është i mundur

gray headËshtë një projekt që hap skenarë të denjë për një roman apokaliptik fantamjekësor. Transplanti i kokës tek njeriu është teknikisht i mundur. Dhe pas pak vitesh mund të kthehet në realitet – kështu deklaron doktor Sergio Canavero, neurokirugr në Torino, i cili i është imponuar komunitetit shkencor që prej 2008, kur “rizgjoi” me anë të “elektrostimulimit” një njëzetëvjeçare në gjendje vegjetative permanente nga 2006. Një sukses unik në botë që i mundësoi klasifikimin e pacientit nga gjendje vegjetative permanente në gjendje minimalisht të ndërgjegjshme.

Sfida e re e transplantit të kokës

Projekti HEAVEN/GEMINI (Head Anastomosis Venture with Cord Fusion), ose ndryshe mundësia për të shkrirë dy trakte të ndryshme të palëcs kurrizore, atë të një trupi (donator) me palcën kurrizore të trupit marrës (pra që ka trurin). Një transplant koke, ose trupi, varet se si e shikon çështjen…

Sipas Surgical Neurology International, revista onlajnë që ka botuar punën e Canaveros, projekti “hap një fushë komplet të re për mjekësinë bashkëkohore”.
palca kurrizore gray
Vështirësi të kapërcyera

palca kurrizore gray“Vështirësitë teknike janë kaluar falë përdorimi të inxhenierisë qelizore”, thotë Canavaro dhe shpjegon se si mund të realizohet kjo lloj ndërhyrje dhe se si rindërtohet integriteti apo vazhdimësia e palcës kurrizore të të dy “subjekteve”. Rivendosja e integritetit të palcës kurrizore, dhe më mikroskopisht rivendosja e integritetit të fibrës nerovre të prerë, është edhe pika kyçe e ndërhyrjes. Kjo tanimë është plotësisht e realizueshme, së pari falë mundësisë për të kryer një prerje jashtëzakonisht pak traumatike, minimale, mjaftë të hollë. Një prerje e tillë nuk përket me dëmtimin traumatik që pësojnë paraplegjikët dhe tetraplegjikët, në të cilët dëmi në palcën kurrizore është më i përhapur, më kompleks dhe me dëmtime më të thella. Së dyti një ndihmë në rivendosjen e integritetit të fibrave nervore vjen nga shkrirja e zgjatimeve nervore duke shfrytëzuar substanca që janë në gjendje, pra, të rindërtojnë integritetin e fibrave në fjalë.

Ndërhyrja realizohet në hipotermi të thellë (15 gradë celsius) për të ruajtur sistemin nervor (trurin).

Kandidatët e mundshëm për transplantin e kokës

Marrësi mund të jetë një pacient që ka një sëmundje të rëndë degjenerative neuromuskulore. Por edhe një tetraplegjik mund të kandidojë. Donatori (i trupit) në të kundërt do të jetë një person që, për fat të keq, ka humbur jetën për shkak të një traume të mirëfilltë të kokës, pra pa dëmtime të pjesëve apo organeve të tjera të trupit. Po ashtu një donator do të ishte një individ që ka humbur jetën për shkak të një iktusi fatal.

Debati etik mbi këtë lloj transplanti

Mbi bazën e argumentimeve takniko-shkencore transplanti i kokës duket se në një të ardhme jo shumë të largët mund të realizohet me sukses.
Por nuk duhen lënë mënjanë pështjellimet etike. Projekti HEAVEN hedh baza të reja për zgjatjen e jetës. “Shoqëria duhet të fillojë të mendojë mbi një mënyrë për disiplinuar këtë procedurë” – thotë Canavero, “përpara se kjo ndërhyrje revolucionare, e projektuar për të ndihmuar shumë të sëmurë që vuajnë, të bie në duart e ndonjë kirurgu pa shumë skrupuj”.

-

Artikulli mbi projektin:

Canavero S. HEAVEN: The head anastomosis venture Project outline for the first human head transplantation with spinal linkage (GEMINI). Surg Neurol Int 2013;4, Suppl S1:335-42

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...