2016-02-22

Pse Faik Konica refuzoi Kongresin e Manastirit?

IMG_3155-726x400-690x380

Asnjë nga alfabetet e gjuhëve të tjera nuk u përshtatej plotësisht fonemave shqipe, çka i shty dijetarët e shkrimtarët tanë të nisin përpjekjet për të hartuar alfabete origjinale. Më i hershmi deri tani, njihet alfabeti i Theodhor Haxhifilipit, përndryshe i Dhaskal Todrit
Kongresi i Manastirit krijoi alfabetin e gjuhës sonë me kritere shkencore në harmoni me tingujt e shqipes. Deri atëherë, si rrjedhojë e mungesës së një shteti të organizuar dhe të institucioneve shkollore, qarkullonin një mori alfabetesh. Buzuku, Budi e Bogdani, shkrimtarët tanë të hershëm, i shkruan librat e parë shqip me alfabetin e latinishtes, por me kombinime ose shenja diakritike që t’i afroheshin gjuhës së folur. Sot ata mund të lexohen vetëm me ndihmën e transkriptimeve, apo transliterimeve. Formula e Pagëzimit e Pal Engjëllit, dokumenti më i vjetër i gjuhës shqipe, i zbuluar deri më sot, gjendet i shkruar me shkronja latine.
Historiku i alfabeteve është i pasur dhe i larmishëm. Më shpesh u përdorën germa latine, e cila qe gjuha e kulturës dhe e akteve administrative për një kohë relativisht të gjatë, por krahas tyre u përdorën edhe shkronjat greke, madje dhe arabe. Bejtexhinjtë i shkruan veprat e tyre me shkronja arabe, duke hasur vështirësi të ndryshme, mbasi alfabeti arab shkruan vetëm bashkëtingëlloret. Mirëpo asnjë nga alfabetet e gjuhëve të tjera nuk u përshtatej plotësisht fonemave shqipe, çka i shtyu dijetarët e shkrimtarët tanë të nisnin përpjekjet për të hartuar alfabete origjinalë. Më i hershmi deri tani njihet alfabeti i Theodhor Haxhifilipit, përndryshe i Dhaskal Todrit. Në fund të shek. XVIII, ai krijoi një alfabet për nevojat e përthimeve të ungjijve dhe për korrespodencën personale. Nuk qe fort i përdorshëm për shkak të njësive të shumta grafike, por gjithsesi qe krejt origjinal. Naum Panajot Haxhi Bredhi nga Vithkuqi, ose Naum Veqilharxhi, hartoi Abetaren e parë (1835) dhe krahas saj edhe alfabetin përkatës me 33 shkronja. Më pas e vazhdojnë tragën arbëreshët Gjergj Guxeta, Kamarda, Zef Serembja e De Rada. Ata problemin e tingujve shqip e zgjidhnin me kombinime dyshkronjëshe të alfabetit italian. Vaso Pasha, guvernatori i Libanit, veç poemit patetik të njohur “Shqypnisë,” hartoi edhe një alfabet për t’iu përgjigjur nevoja kulturore. Vetëm 8 germa janë ndryshe nga alfabeti që kemi sot. Revista “Besa” e Kajros, (1904) përdori një alfabet, të afërt me alfabetin e tanishëm, ku ndryshojnë vetëm tre shkronja. Konica që botoi revistën “Albania” 1897, Bruksel, përdori alfabetin latin, me disa ndryshime për tingujt e shqipes. Revista “Albania” lexohet edhe sot pa vështirësi nga çdo njeri që di shqip.
Fundi i shek. XIX shënon zhvillimin e vrullshëm të alfabeteve.
Në atë kohë qarkullonin disa alfabete, sikurse i Stambollit, që nga 1879, i Jezuitëve, i Shoqërisë Bashkimi dhe i Agimit, po në Shkodër. Përpjekje e projekte për një alfabet të veçantë që të shprehte saktësisht tingujt e gjuhës sonë, bëjnë edhe arbëreshët, arvanitasit, edhe shqiptarët e Zarës.
Germat ose simbolet grafike u përdorën së pari nga fenikasit, sipas parimit një shenjë – një tingull. Kjo gjetje ishte më e lehtë dhe më e praktike se shkrimi piktografik, ose kuneiform, prandaj u përhap shpejt dhe pushtoi Lindjen e afërt dhe Europën. Sot, pak vende në botë vazhdojnë të përdorin hieroglifët për arsye tradite apo për krenari kombëtare. Shenjat grafike janë mjet, marrëveshje midis njerëzve për të lehtësuar komunikimin midis tyre, simbole që në vetvete nuk kanë asnjë kuptim.
Kongresi i Manastirit qe finalja e një rruge të gjatë e të spërdredhur për miratimin e një alfabeti modern. Njëjësimi i alfabeteve qe bërë nevojë e ditës për hir të zhvillimit të kulturës dhe forcimit të ndërgjegjes kombëtare. Nisma erdhi nga gazeta “Kombi” e Manastirit dhe komisioni i ngritur për këtë qëllim u dërgoi ftesa gjithë personaliteteve që mendonte se ishin në gjendje të jepnin ndihmesë për çështjen në fjalë, kjo sigurisht ndikoi që Manastirit t’i takonte nderi të priste përfaqësuesit nga krahina të largëta dhe nga kolonitë shqiptare. Autoritetet zyrtare më të larta të vendit, sikurse Valiu dhe Kajmekami, për fat të mirë ishin shqiptarë dhe ata morën pjesë në punimet, u takuan me delegatët e dhanë pritje për ta.
manastir
Shpallja e Kushtetutës, (Hyrietit) nga Turqit e Rinj në korrik të atij viti, i ndihmoi shqiptarët të sanksiononin të drejtat e tyre legjitime. Xhonturqit kishin nevojë për përkrahjen e shqiptarëve, prandaj në muajt e parë u treguan tolerues.
Punimet e Kongresit filluan më 1 nëntor dhe vazhduan deri më 9 nëntor me kalendarin e vjetër gregorian, të njohur si alla-turka, pra nga 14 deri më 22 nëntor. Qenë tetë ditë të gjata të ngjeshura me mbledhje e diskutime e po ashtu edhe tetë ditë feste për ngjarjen e madhe.
manastir
Para delegatëve shtrohej detyra të shqyrtonin tre alfabetet kryesore dhe prej tyre të hartohej alfabeti i ri. Rrugët qenë tre, pohon Gjerasim Qiriazi, nënkryetar i kongresit.
1) Nëse duhet të përshtatnin njërin nga tre alfabetet kryesore: të “Stambollit” të “Bashkimit” dhe të “Agimit.”
2) Nëse duhet t’i kombinojnë të tria në një.
3) Nëse duhet t’i lënë mënjanë të tria dhe të adoptojnë një tjetër krejt të ri.
Diskutimet vazhduan gjatë për disa shkronja, me argumente pro e kundër. Së fundi u pa se qe e pamundur të shkriheshin në një dhe atëherë u vendos të mbahej alfabeti i Stambollit me disa ndryshime dhe krahas tij, të përdorej një tjetër me shkronja latine, si më praktik për shtypjen e librave dhe transmetimin e telegrameve me kodin Mors. Kjo zgjidhje kompromisi qe e domosdoshme që Kongresi të mos dështonte. U vendos të mbahej një kongres tjetër në Janinë pas dy vitesh për gjuhën e letërsinë e ndërkohë të shihej ecuria e alfabeteve të miratuar. Për shkak të Luftës Ballkanike, kongresi i paracaktuar në Janinë nuk u mbajt, po ndërkohë alfabeti latin u konfirmua gjerësisht, ndërsa ai i Stambollit u la mënjanë, u harrua.
Kushdo mund të pyesë: Si ngjau që Faik Konica, një nga dijetarët më të përgatitur në fushën e gjuhës dhe letërsisë, nuk pranoi të vinte në Kongres, madje e sulmoi ashpër, duke i cilësuar delegatët “Xhon Turqit e Manastirit”? Letra e datës 10 nëntor 1908, e rizbuluar tani së fundi në Arkivin e Shtetit, dëshmon qëndrimin e tij. Faik Konica shpreh rezerva të forta për rezultatet e Kongresit dhe parashikoi se alfabeti nuk do të jetonte gjatë, çka nuk u vërtetua. Besohet se ai u zemërua që ftesën ia dërguan vetëm ditët e fundit, sa për të larë gojën. Pandehmat janë se komiteti nismëtar e mënjanoi Konicën, për arsye të acarimeve midis tij dhe Mitat Frashërit, president i Kongresit. Nga letra e Konicës del se qenka zemëruar me të edhe Gjergj Qiriazi, “për arsye të Antologjisë që botoi Konica dhe ca më tepër se mori anën e priftit shqiptar”. Nuk dihet për cilin prift e ka fjalën Konica, po ndoshta për Fan Nolin. Më tutje shpërthen. “Pas kokës së Qiriazit duhet të bëhemi të gjithë agjentë të Biblës”. Qirjazët s’i kanë kërkuar kurrë askujt të kthehej protestant, ndërsa nderimi që shfaqnin ndaj Shoqërisë Biblike, buronte nga mirënjohja që ajo shoqëri siguroi lejen nga qeveria turke për hapjen e Mësonjëtores së Parë në Korçë. Te letra tjetër e datës më 11.XII.1908 dërguar po atij personi, ka të ngjarë Lef Nosit, Konica shkruan: “Shoh se Xhon Turqit e Manastirit muarnë, përveç abesë, (abecesë) së Stambollit, edhe atë që përdora unë, me nja dy ndryshime në mot të ri të Albanies, nga e keqja. Është e tepërt të ju thom që pas mendjes sime, një abe e tillë nuk mund të jetë përveç se e kohëshme.
Por duke pritur, mund të punojmë me këtë abe për të qeshur.” Ironia e tij si gjithmonë është e mprehtë, por kësaj here e pasaktë, sepse alfabeti latin, të cilin ai e ndërmend me fjalët “atë që përdora unë” i qëndroi kohës dhe përfundimisht u bë alfabeti i gjuhës sonë.
Supozohet se Konica u prek në sedër, u fye që nuk e përfillën, që Komiteti nismëtar i Manastirit ia dërgoi ftesën shumë vonë, sa për të larë gojën, vetëm disa ditë para kongresit. Ka të ngjarë që komiteti hezitoi ta ftonte Konicën nga druajtja se ai do të kërkonte t’u impononte alfabetin e përdorur prej tij. Ka një fakt që flet në të mirë të këtij pohimi: alfabeti i Konicës nuk u përmend në punimet e Kongresit, sikur të mos ekzistonte fare.
Komisioni nuk e kopjoi në mënyrë mekanike alfabetin e Stambollit, po kreu disa thjeshtësime dhe pasurime përpara se t’ia paraqiste mbledhjes plenare të Kongresit. Luigj Gurakuqi qe ai që shpalosi para delegatëve germat e të dy alfabeteve te dërrasa e zezë që u vendos në krye të sallës.
Pranimi i dy alfabeteve, sado që qe një zgjidhje kompromisi, u bë që Kongresi të mos dështonte, prandaj dhe nuk ngjalli reagime. Ndërkohë nuk mungonin as shembujt pararendës. Gjermanët, për shembull, prej kohësh përdorin dy alfabete, njërin latin e tjetrin gotik dhe askujt s’i shkon mendja të ankohet.
At Gjergj Fishta dhe Dom Ndre Mjeda, të dy shërbyes fetarë dhe dijetarë të shquar, mbajtën qëndrime të kundërta për sa i përket alfabetit. Shkaku qe se ata u përkisnin dy klubeve të ndryshme, At Gjergj Fishta qe i “Bashkimit” ndërsa Dom Ndre Mjeda i shoqërisë “Agimi”.
Prof. Shaban Demiri, autoritet në fushën gjuhësore, shkruan se Kongresi i Manastirit vlerësohet me të drejtë si ngjarje e rëndësishme në historinë e popullit tonë, sepse forcoi e çoi edhe më tej lëvizjen kombëtare. “Fryma e mirëkuptimit që karakterizoi delegatët e Kongresit pa dallim krahine dhe feje, dëshmon qartë se shqiptarët dinë t’i kapërcejnë dasitë dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët, kur ngrihen mbi pikëpamjet e ngushta vetjake. E ky është mesazhi më kuptimplotë që na ka përcjellë Kongresi i Manastirit.”

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu: Bizneset e huaja po ikin nga Kosova shkaku i agjendave politike

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu në një intervistë për Klan Kosovën ka folur për prezencën e kryeministrit Isa Mustafa në Samitin  e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Londër
Ai ka thënë se ku takim ka rëndësi politike ka edhe rëndësi strategjike, por kjo po ndodh në një moment kur Kosova po kalon nëpër një periudhë jo të mirë.
“Por ka një realitet të hidhur, se të tjerët po bëjnë më shumë sesa Prishtina vet me një klasë të tillë politike çfarë aktualisht po udhëheq me vendin”.
“Agjenda politike është duke ngulfatur zhvillim ekonomik”.
Gërxhaliu ka thënë se Kosova  nuk e ka luksin e vet që të dështoj tre vite radhazi, pasi këtë nuk mund ta përballojnë as ekonomitë e mëdha. Skenat që janë duke u parë, janë duke penguar investitorët e huaj.
“Nuk mund të ketë ardhmëri politike, pas pasur ardhmëri ekonomike”.
“Në Kosovë kanë ardhur brendet më të mëdha evropiane, por që janë kthyer nga Kosova edhe atë të shqetësuara”.
“Është koha t’i mbrojmë bizneset vendore, pasi edhe kapitali i tyre është duke dalë jashtë vendi, Si Maqedoni”, ka thënë Gërxhaliu.
Bizneset janë duke lëvizur, firma të mëdha që janë aktive në tregjet e rajonit, pasi kanë parë që në vend është ngushtuar mundësia e të bërit biznes sipas Gërxhaliut.
“Gjërat nuk janë duke shkruar në rrugën e duhur, ekonomia duhet të ndahet nga politika”.
Kurse për deklarimet e mëhershme të deputetit Muhamet Mustafa, Gërxhaliu ka thënë se ato janë për keqardhje e sidomos nga një njeri që udhëheq me Komisionin për Zhvillim Ekonomik.
“Ne në Odën Ekonomike punohet tetë orë, kurse 16 orë mbrohemi nga të tjerët si deputeti Mustafa”, ka thënë Gërxhaliu.

Kreu i PD-së, LulzimBasha: Rama ka krijuar botën e korrupsionit, hajdutëve e kriminelëve

Lulzim-Basha-në-Opinion
Pas protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar përmes një deklarate për mediat, ku akuzon kryeministrin Rama për vjedhje, korrupsion dhe shkelje të ligjeve.
Sipas Bashës, Edi Rama vazhdon të thellojë hendekun mes dy botëve që ka krijuar në vend.
“Në botën e tij gëlon shkelja e ligjit, e kushtetutës, vjedhja e korrupsioni. Në këtë anë, janë strehuar hajdutët që vjedhin dhe spyesin për askënd. Në botën tjetër, janë qytetarët e pamundur, të cilët i kap ligji dhe represioni, edhe për një tjegull që vendosin në çati, edhe për një dritare që rregullojnë.
Në botën e Edi Ramës, është Erion Veliaj që shkallmon Parkun e Liqenit pa leje, që ndërton aty kafe dhe restorant për interesa korruptive. Eshte Armando Prenga që pasi ka bërë kasaphanë me armë pa leje brenda komisariatit të policisë, sot shqyrton në parlament dekretet e Presidentit.
Janë Beqët e Ahmetajt që po zhvasin çdo ditë miliarda me koncesione. Eshte Tahiri, kumbari i trafikut të drogës. Eshte Kokëdhima që sundon Jugun. Balla që kontrollon çdo emërim, licensë e tender nga Elbasani në Korcë. Një gjiriz i madh me shkelës ligji, me vjedhës, me të korruptuar”,- tha Basha.
Më tej kreu i opozitës është shprehur se, rruga e vetme për t’i rezistuar dhunuesve dhe plaçkitëse është përballja me protestë, me rezistencë.

Nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 7 mars, shpërndahet Kuvendi

kuvendi-ikosoves

Nëse presidenti i Kosovës nuk zgjidhet deri më 7 mars, atëherë Kuvendi shpërndahet dhe vendi, sipas Albert Krasniqit nga KDI-ja, shkon në zgjedhje të parakohshme.

“Nga sot kanë mbetur edhe 14 ditë, deri në afatin e fundit, kur Kuvendi duhet të zgjedh presidentin. Pra nëse nisin procedurat në një prej këtyre ditëve dhe konsumohen të tri raundet e votimit dhe Kuvendi nuk arrijnë të zgjedh presidentin, atëherë në atë rast shpërndahet Kuvendi dhe brenda 45 ditëve, duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme të cilat shpallen me dekret të presidentes”, ka thënë Krasniqi.

Pra duhet të mbahen të tri raundet e votimit në mënyrë që të shkojmë në zgjedhje, ka thënë Krasniqi, teksa ka përmendur edhe një tjetër argument se si mund të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme.
“Nëse Kuvendi nuk inicion fare procedurat për zgjedhjen e presidentit, apo inicion procedurat, por nuk arrin që të konsumojë këto raunde të votimit dhe vjen deri tek data 7 mars, atëherë edhe në këtë rast Kuvendi shpërndahet dhe mbahen zgjedhjet e parakohshme brenda 45 ditëve”, tha Krasniqi.

Megjithatë Krasniqi thotë se ende ka kohë të mjaftueshme që presidenti të zgjidhet në mënyrë të rregullt.
“Ka kohë të mjaftueshme që të bëhet në mënyrë të rregullt zgjedhja e presidentit. Mundet një raund i votimit të konsumohet në njërën prej seancave të ardhshme dhe pastaj raundi i dytë dhe i tretë, të lihet për një situatë të mëvonshme. Apo mund që tri raundet të konsumohen brenda një ditë te vetme, nuk ka kufizime në këtë aspekt”, tha Krasniqi.

Bizneset ankohen për zvarritjen e lëndëve nëpër gjykata

solid-biznesi-635x374
Sistemi i drejtësisë, furnizimi me energji elektrike, zvarritja e lëshimit të lejeve ndërtimore dhe qasja në financa mbeten ndër barrierat më të mëdha për të bërë biznes në Kosovë.

Janë rreth 1 mijë e 100 lëndë me konteste ekonomike të cilat kanë mbetur të pazgjidhura për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve. Kështu u tha sot në takimin e radhës të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.


Në këtë Këshill të kryesuar nga ministrja e MTI-së Hykmete Bajrami u tha se Qeveria është e angazhuar për të bërë reforma të thella strukturore , të cilat përmirësojnë efikasitetin institucional dhe klimën e të bërit biznes në Kosovë.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor në largim, Enver Peci tha se sistemi gjyqësor përballet me një numër të madh të rasteve të grumbulluara të pazgjidhura, kjo sipas tij edhe për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve.

Peci: Janë rreth 1 mijë e 100 raste në konteste ekonomike

“Sistemi gjyqësor më të vërtet përballet me një numër të madh të rasteve të grumbulluara të pazgjidhura. Ndoshta pjesa më e rëndësime është çështja ekonomike, që në krahasim me çështjet tjera me të vërtetë janë në numër shumë më të vogël. Për momentin janë rreth 1 mijë e 100 raste në konteste ekonomike… në krahasim me 4 gjyqtarë që janë duke punuar, për afërsisht ata janë të ngarkuar me 270 raste, ndërsa sipas jush një gjyqtarë brenda një viti duhet me i përfunduar 200 raste”, tha Peci.

Mirëpo, kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, i cili pritet ta marr mandatin në mars, iu premtoi bizneseve se do të plotësohen rekomandimet dhe do të shihen mundësitë për rritjen e numrit të gjyqtarëve.

Edhe deputeti Muhamet Mustafa tha se trajtimi i lëndëve biznesore 2 deri 3 vjet është shumë. Sipas tij, duhet të shkurtohet në 6 muaj. Ai tha se bizneset nuk kanë mundësi të presin me vite të tëra për trajtimin e lëndëve. Përfaqësuesit e biznesit thanë se bizneset kanë ankesa të mëdha ndaj gjyqësorit.

Edhe progresi për zbatimin e Reformave të ndërlidhura me Raportin e Bankës Botërore “Të bërit biznes” është diskutuar në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, në të cilin u tha se klima e biznesit nuk është e mire, dhe për këtë Qeveria ka marrë disa vendime.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami tha se në tetor të vitit të kaluar ishte publikuar raporti i Bankës Botërore për të bërit biznes në vitin 2016 dhe në këtë raport Kosova është renditur në pozitën e 66-të nga 189 vende të botës. Ajo tha se ky raport vë në pah progresin, por edhe ngecjen e disa indikatorëve.

Bajrami: Ne na duhet të angazhohemi për të bërë reformat të thella strukturore

“Kosova gjatë viteve të fundit ka implementuar shumë reforma që kanë qenë të rëndësishme, por do të thosha edhe më të lehta për t’u realizuar. Prandaj, tani ne na duhet të angazhohemi për të bërë reformat të thella strukturore , të cilat përmirësojnë efikasitetin institucional dhe klimën e të bërit biznes në Kosovë. Në fund të dhjetorit të vitit 2015 pas rekomandimit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, Qeveria e Kosovës e ka miratuar vendimin për koordinim të reformave të të bërit biznes”, tha ministrja Bajrami.

Ky vendim sipas saj ka për qëllim koordinimin më të mirë të aktiviteteve që duhet të ndërmerren për përmirësimin e ambientit të biznesit në përgjithësi dhe adresimin e çështjeve specifike që dalin nga raporti vjetor i Bankës Botërore për të bërë biznes.

Me vendimin e qeverisë, MTI është caktuar si koordinatore e përgjithshme e këtij procesi dhe janë caktuar edhe ministritë të cilat do të udhëheqin procesin e shqyrtimit dhe përpilimit të rekomandimeve dhe adres imin e secilit prej 10 indikatorëve të raportit të BB për të bërë biznes.

Sipas këtij vendimi, Ministritë udhëheqëse janë MTI-ja, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Financave dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Në kuadër të kësaj ministrja Bajrami tha se është themeluar edhe Task forca për të bërë biznes.

Eksperti i Bankës Botërore Ernesto Franco Temple tha se bizneset duhet të kenë qasje në kredi për të eksportuar, regjistrim dhe transfer të pronës. Nga një herë ai tha se të gjitha firmat kanë hasur në vështirësi për të zbatuar kontratat komerciale.

Temple: Ka stagnim në furnizim me energji elektrike

Video

“Bizneset duhet të kenë qasje në kredi për të për të eksportuar, regjistrim dhe transfer të pronës. Nga një herë të gjitha firmat kanë hasur në vështirësi për të zbatuar kontratat komerciale dhe për këtë sht eti duhet të zgjedh çështjet e pagesës që janë me probleme. Edhe lëshimi i lejeve është i stërzgjatur dhe ka stagnim në sektorin e energjisë. Kjo çështje e mos furnizimit të rregullt me energji elektrike është e kamotshme, dhe kjo duhet të zgjidhet”, tha Temple.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini tha se raporti i BB tregon progresin dhe regresin e Kosovës dhe kjo sipas ti duhet parë si shqetësuese në disa fusha.

Shahini: Investitorët e huaj të shqetësuar për klimën e biznesit në Kosovë

“Vet raporti tregon progresin dhe regresin e Kosovës dhe kjo neve duhet të na shqetëson në disa fusha. Raporti tregon se duhet rreth 6 muaj të pritet një investitor për një licencë për ndërtim. Kjo neve na shqetëson.. kjo është një ngarkesë e cila askund nuk praktikohet pos në Kosovë… të njëjtat çështje i ngriti edhe sot një investitor n ga Suedia që kishte investuar në Kosovë. Me gjithë përpjekjet e Qeverisë që po tentojnë ta ndërtojnë një ambient më të mirë në biznes, por për kundër përpjekjeve të përbashkëta me rekomandime, vetëm vitin e kaluar kemi pasur 2 mijë e 200 biznese të mbyllura”, tha Shahini.

Sipas tij, për zgjidhjen e problemeve gjyqësore duhet të funksionalizohet Bordi i Pavarur i Ankesave për Bizneset.

Shahini tha se edhe procesi politik në 6 muajt e fundit e në veçanti në 2 vjetët e fundit i ka dhënë Kosovës një imazh të keq, ku sipas tij bizneset janë duke u ballafaquar me shumë vështirësi. Migrimi i vitit të kaluar sipas tij ndikoi negativisht tek konsumi. Mirëpo, ministrja Bajrami kërkoi nga përfaqësuesit e bizneseve që mos t’i politizojnë këto forume ekonomike, por të japin rekomandime konkrete për zhvillimin ekonomik.

Shërbimi Sekret Serb përgatiti dhe të orkestroi një fushatë histerike kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Azem Sylës, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt, Rexhep Selimit, Elmi Reçicës, Adem Grabovcit dhe bartësve tjerë të UÇK-së.

260204_593803097310758_1880491424_n
Nga Bardhyl Mahmuti
Në të gjitha momentet vendimtare të historisë së re të Kosovës udhëheqësit e saj janë sulmuar në mënyrën më të ulët të mundshme. Janë përdorur të gjitha mjetet për të denigruar personalitetet, të cilët, në këto momentet, kishin pozita kyçe.
Kështu, gjatë periudhës së luftës çlirimtare në Kosovë dhe fill pas përfundimit të saj,  Shërbimi Sekret Serb përgatiti dhe të orkestroi një fushatë histerike kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Azem Sylës, Ramush Haradinajt, Fatmir Limajt, Rexhep Selimit, Elmi Reçicës, Adem Grabovcit dhe bartësve tjerë të UÇK-së.
Mbi 27 mijë faqe materiale të përgatitura në formë CD-shë dhe mbi 2000 faqe në formë libri të përgatitura nga Shërbimi Sekret Serb u shpërndanë zyrtarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Jugosllavisë dhe pas shpërbërjes së saj nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.
Boshti kryesor rreth të cilit pështillej propaganda serbe kishte me për qëllim që udhëheqësit e luftës çlirimtare të Kosovës të paraqiten herë si terroristë dhe udhëheqës të një strukture terroriste (UÇK-së), e herë si kriminel dhe udhëheqës të një strukture kriminale. Shkurt,   në shkrimet e përpiluesve e Shërbimit Sekret Serb, liderët politikë dhe ushtarak të UÇK-së ishin në të njëjtën kohë terroristë dhe udhëheqës të klaneve kriminale. Sipas propagandës serbe ata “ ishin përgjegjës për vrasjen e civilëve të pafajshëm, për rrëmbimet e shumta, për burgosjet e paligjshme, për trafikimin e organeve njerëzore të civilëve serbë…ata merreshin me trafikimin e drogës, me emigracionin ilegal, me tregtinë me armë…”
Sa i përket kësaj propagande, ndërhyrja ushtarake e NATO-s kundër Serbisë ishte indikatori më i fuqishëm për dështimin e shpifjeve të sajuara nga Shërbimi Sekret serb kundër udhëheqësve të UÇK-së. Por, intervenimi i NATO-s për të ndërprerë politikën e gjenocidit në Kosovë mobilizoi filo­zo­fë, publicistë, politologë, sociologë, historianë e politi­kanë të orientimeve politike të majta e të djathta, që kishin emërues të përbashkët «antiamerikanizmin», të mobilizohen në “mbrojtje të Evropës nga imperializmi amerikan.” «Antiamerikanizmi», si këndvështrim i tyre ideologjik, bëri që përkundër divergjencave që kishin në fusha dhe tema të caktuara, të dalin me qëndrim të përbashkët se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Elmi Reçica, Adem Grabovci dhe bartësit tjerë të UÇK-së “ janë spiuj të amerikanëve” që mundësuan ndërhyrjen e amerikanëve në “territorin e Evropës” duke krijuar kushtet për “ndërtimin në Kosovë të bazës më të madhe ushtarake amerikan në Evropë.”
Akuzat kundër udhëheqësve të UÇK-së për “terrorizëm”, “krim të organizuar” dhe si “spiun të amerikanë” shkuan duke u intensifikuar pas përfundimit të luftës. Gjatë procesit të përcaktimit të statusit politik të Kosovës akuzat e tilla arritën një shpërndarje shumë të madhe dhe arriti KULMIN pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Kulmi i kësaj fushate filloi me Carla Del Ponten. Një muaj e gjysmë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës ish- Prokurorja e Përgjithshme e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Carla del Ponte botoi librin e saj «PërndjekjaUnë dhe kriminelët e luftës». Në këtë libër, sa i përket udhëheqësve të lartpërmendur të UÇK-së, Carla Del Ponte  i përvetëson fjalë për fjalë akuzat e ngritura në «Librin e Bardhë» të Shërbimit Sekret Serb. Nga publikimi i këtij libri pasoi i ashtuquajturi “Raporti i Dick Marty-t”, që paraqet një sintezë të shpifjeve dhe sajimeve të Shërbimit Sekret Serb,  “Sintezë shpifjesh” që u shndërrua në Raport të Këshillit të Evropës, për të vazhduar me Task Forcën Hetimore Speciale dhe votimin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së!
Vlen të përmendet se përkundër proceseve të montuara gjyqësore kundër Fatmir Limajt, Ramush Haradinajt, Sami Lushtakut, Sylejman Selimit, Rrustem Mustafës dhe kundër shumë luftëtarëve të lirisë shpifjet e lartpërmendura nuk çonin peshë te opinioni publik shqiptar. Përkundrazi. Të bindur për faktin se shpifjet dhe akuzat e tilla ishin sajuar nga Shërbimi Sekret Serb, proceset gjyqësore kundër luftëtarëve të lirisë kishin efekt revoltën e madhe të popullit të Kosovës. Kjo revoltë shprehet më së miri në pritjet madhështore që ju bënë të gjithë të liruarve nga akuzat e fabrikuara nga Shërbimi Sekret Serb.
Të gjitha problemet e lartpërmendura i kam trajtuar hollësisht në pjesën e dytë të librit tim (Mashtrimi i Madh f. 397-560). Të interesuarit për vërtetësinë e pohimeve që solla në këtë shkrim të shkurtër mund t’i konsultojnë referencat që sjell në libër.
Ajo që më shtyri të reagoj duke rikujtuar shpifjet dhe akuzat që u sajuan nga Shërbimi Sekret Serb ka të bëj me një fushatë histerike që përpiqet ta paraqes Hashim Thaçin si “spiun të Francës…” E shoh të udhës të reagoj sepse këtu kemi të bëjmë me një kontekst të ri historik dhe me një periudhë të re të luftës speciale kundër luftës çlirimtare të Kosovës.
Për dallim nga periudha paraprake kur ish-udhëheqësit e UÇK-së kishin një minimum solidariteti përball padrejtësive që u kanoseshin, përkundër divergjencave që kishin në mes tyre në fusha të ndryshme, tani kemi një situatë ku divergjencat rrezikojnë të shndërrohen në armiqësi “brenda llojit”. Nuk më takon mua “të ndaj drejtësi” se kush është “më shumë” apo “më pak” fajtor për situatën e krijuar. Ajo që shihet është e tmerrshme. Shpifjet dhe akuzat e sajuara nga shërbimet antishqiptare po shpërndahen edhe nga njerëzit që vepruan për dekada të tëra në të njëjtat struktura organizative. Qëllimi im nuk është të polemizoj me asnjërin prej tyre sepse kjo histeri shpifjesh ka kaluar caqet individuale. Prandaj nuk po ua përmend emrat. Por, siç thotë një shprehje popullore «Në kofsh Bektesh e merr vesh»!
Nuk ka turp më të madh ku shpifjet e një ish-Zëvendës Drejtor Teknik të njërit nga Shërbimet Sekrete të Francës (Shërbimit të Jashtëm) të përhapen në mediet shqiptare me tituj bombastik se gjoja “ sipas ish –shefit të shërbimit francez Pierre Siramy, Hashim Thaçi është agjent i Francës!” Poshtërsia është edhe më e madhe kur të njëjtën dezinformatë e shpërndajnë njerëzit me të cilët kemi vepruar bashkë.
Sikur t’u kishte interesuar e vërteta lidhur me këto “pretendime” secili do të kishte mundur të bindej se prapa Pierre Syrami-t nuk qëndron asnjë shef i Shërbimit Francez por bëhet fjalë për pseudonimin e Maurice Dufresse, një ish Zëvendës drejtor TEKNIK, i pensionuar për “çështje shëndetësore” dhe i cili ka botuar një libër, ndaj të cilit janë ngritur disa padi për shpifje.
Sikur t’u kishte interesuar e vërteta, para se të botonin shpifje të rënda, do të ishin bindur se në librin “Dëshmia e Pierre Siramy-t, 25 vjet në shërbimet sekrete” në 793 faqe të shpërndarë  falas përmes internetit (http://data.over-blog-kiwi.com/0/94/25/77/20140225/ob_8bd82e_25-ans-dans-les-services-secrets-siramy-pierre.pdf), as edhe një fjalë e vetme për Hashim Thaçin!
Kujt i shkon përshtati që në kohën kur pritet që të themelohet Gjykata Speciale të futë thika të tilla me qëllim që divergjencat e ish shokëve tanë të shndërrohen në armiqësi. Meqenëse disa ish bashkëveprimtarë më janë drejtuar publikisht nëpërmes profileve të tyre të Facebook-ut që të jap mendimin tim lidhur me “pretendimet” se gjoja “Hashim Thaçi është spiun francez” e shoh të udhës që të shprehem publikisht rreth kësaj çështjeje.
Gjatë veprimtarisë së përbashkët diplomatike me Hashim Thaçin (si përfaqësues politikë të UÇK-së, në kuadër të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës dhe në kuadër të PDK-së) Hashim Thaçi ka dëshmuar një konsekuencë të vazhdueshme në qëndrime. Në qindra takime që kemi pasur me përfaqësues të nivele të ndryshme politike dhe shtetërore ndërkombëtare Hashim Thaçi ka mbrojtur qëndrimin se pavarësia e Kosovës ishte zgjidhje e vetme e mundshme që do të garantonte stabilitetin në Ballkanin Perëndimor; Në të gjitha takimet që kemi pasur pas luftës Hashim Thaçi insistonte me ngulm për lirimin e menjëhershëm të gjithë shqiptarëve që ishin marrë peng nga regjimi i Millosheviqit dhe në mesin e tyre, në çdo takim ka përmendur Albin Kurtin dhe Nahit Hasanin. Në të gjitha takimet diplomatike Hashim Thçi insistonte në domosdoshmërinë e presioneve ndërkombëtare për ndriçimin e fatit të atyre që konsideroheshin të zhdukur dhe në këtë kontekst nuk e lente pa përmendur rastin e politologut Ukshin Hotit dhe veprimtarit të njohur Xhavit Haziri…
Për mua është e qartë se prapa Pierre Siramy-së dhe të gjithë atyre që bëjnë propagandë e lartpërmendur qëndron Serbia. Të gjithë bashkëveprimtarëve u drejtohem me një këshillë: divergjencat eventuale që mund të keni mes nesh nuk duhet të na verbojnë deri në atë shkallë sa të heshtim para shpifje, për të cilën thellësisht jemi të bindur se janë të sajuara nga shërbimet sekrete antishqiptare.
Është e drejtë e secilit prej nesh të ketë mendimin e vet se çfarë presidenti i duhet vendit. Dikujt mund t’i duke e arsyeshme që Hashim Thaçi të zgjidhet në këtë funksion në përputhje me marrëveshjen PDK-LDK; dikujt mund t’i pëlqente që në vend të tij të ishte Isa Mustafa, në përputhje me marrëveshjen e përparshme të VLAN-it, e dikujt tjetër mund t’i pëlqejë një i tretë. Kjo është çështje pikëpamjesh dhe pozicionesh në garën politike. Por, të gjithë e dimë se Hashim Thaçi nuk është spiun as i Francës e as i ndonjë shteti tjetër siç e dimë se propaganda që bëhet kundër babait, gjyshit dhe stërgjyshit të Hashim Thaçit është propagandë e sajuar në Beograd pikërisht për shkak të veprimtarisë që Hashim Thaçi ka zhvilluar kundër Serbisë gjatë luftës çlirimtare, gjatë procesit të përcaktimit të statusit final të Kosovës, në shpalljen e pavarësisë së Kosovës…
Propaganda e Shërbimit Sekret Serb ka vërshuar Kosovën. Nëse dikush pa vetëdije ka ra në grackë të kësaj propagande është momenti që të tërhiqet, sepse kjo fushatë histerike nuk mund ta pengojë Hashim Thaçin të bëhet president i Kosovës.
Ndërsa, ata që me vetëdije (me pagesë apo pa pagesë) shpërndajnë këtë propagandë, jam plotësisht i vetëdijshëm se do të vazhdojnë avazin e diktuar nga padronët e tyre! Atyre u them: qafën e thefshi!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia thotë troç BE-së: Nuk ia liberalizoni vizat Kosovës, sepse shqiptarët s’e kanë Rusinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si edhe herë të tjera, nuk ka ngurruar t’ua thotë troç zyrtarëve të BE, se ata tregohen më të kujdeshëm me Serbinë, sepse shqiptarët nuk e kanë Rusinë.

Sipas një njoftimi për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit shqiptar, gjatë seancës së pyetje përgjigjeve në Samitin e BERZH në Londër Kryeministri Edi Rama pati një shkëmbim batutash me Kryeministrin e Serbisë Aleksader Vuçiç dhe ndër të tjera Kryeministri Rama tha se BE nuk po i liberalizon vizat për Kosovën, dhe Shqipërisë po i thotë se ju jeni duke ecur mirë, por ende keni për të bërë, dhe e gjithë kjo se shqiptarët nuk e kanë një vend tjetër të fortë mik, siç e ka Serbia Rusinë, transmeton lajmi.net.


“BE është më e kujdesshme ndaj tyre sesa ndaj nesh, sepse ne nuk kemi Rusinë. Kështu, ata ende nuk liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës, neve na thonë ju jeni duke ecur shumë mirë, por keni ende për të bërë. Ndërsa ai fluturon në Rusi dhe merr hapjen e negociatave”, ka thënë Rama.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...