2016-02-24

25 VJET B.S.P.SH. NË SHKODER...THEMELUE NGA FERDINAND TEMALI

Image result for ferdinand temali


Nga Fritz RADOVANI:







1991 BSPSH - SHKODER

■BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARUNA TË SHQIPNISË OSE B.S.P.Sh.

NË SHKODER, ISHTE FLAMURTARE E FITOREVE TË DEMOKRACISË !

■Ramja e Murit të Berlinit me 9 Nandor 1989, vrasja e Çausheskut me 25 Dhjetor 1989,
Demostrata e Parë e heshtun me 14 Janar 1990 në Shkoder, per heqjen e bustit të Stalinit, Mesha e Parë në Rrëmaji me 11 Nandor 1990 nga Don Simon Jubani, shpallja e Don Simonit per me formue në Shkoder “Partinë Demokristjane” nga Prof. Nush Radovani, me 13 Nandor 1990, dhe zhgulja e bustit të diktatorit Enver Hoxha me 13 Dhjetor 1990, tek Prefektura e Shkodres, i paraprijnë Demokracisë, Lirisë Fesë dhe pluralizmit në të gjithë Shqipninë. Këto vepra heroike u pasuen nga Kavaja, Durrësi dhe në fund Tirana.

■Kur trashigimtarëve të fronit të Enverit, Nexhmijes dhe Ramizit filloi me ju dukë nder skutat e pallateve të tyne në Bllok fantazma e Çausheskut me të shoqen të shkrryem perdhe, nga tmerri pranuene “pluralizmin” e shpikun nga Kotovica: “...dhe të shartuem në Venecia, me ndihmen e Mentor Çokut dhe De Mikelis, tue i lanë “krijimin e disa partive” Fatos Nanos, Sali Berishës dhe Sabri Godos, i cili këte “pluralizem mashtrues” e mbrojti edhe me Kushtetuten e “Republikës së Shqipnisë” që i lejonte Shqiptarëve që me 2 Dhjetor 1992, edhe “praninë e kësaj Republike në “Konferencen Islamike”!

■Po Rinia Shqiptare, e harroi parullen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”?

Shkodra nga viti 1990 e deri nga fundi i vitit 1992, asht kenë e zeza e komunizmit që u kalb mbi dhe e qelbi Ballkanin, kur të gjitha vendet e Lindjes e kishin varrosë e i kishin vue tek koka nga një shenjë të zi, ku mblidheshin qyqet e kuluenverat me e vajtue...

■Me daten 25 Shkurt 1991, u shpall në Teatrin “Migjeni” formimi i BSPSh në Shkoder nga Kryetari i Nderuem Ferdinand Temali dhe Arben Borshi, si dhe Kryesia e saj. Asht aprovue edhe një Program i randsishem i bazuem në parimet Demokratike Europjane.

■Me 11 Mars 1991, Ministria e Drejtësisë aprovoi BSPSH e Shqipnisë themelue në Shkurt 1991. Ferdinandi mori pjesë në zgjedhjet e Kryesisë BSPSH për të gjithë Republikën e Shqipnisë në Tiranë, dhe u zgjodh anëtar i asaj Kryesije, me të gjitha votat pro të pjesmarrësve nga e gjithë Shqipnia. Ai ishte ndër organizatorët kryesorë të saj në të gjitha betejat dhe fitoret e mohueme të cilat, sot, po punohet nga “rilindja” me u harrue!

■Perpjekjet per shkatrrimin e BSPSh së Shkodres dhe të Shqipnisë që drejtohej nga të nderuemit Gzim Shima, Eqerem Kavaja, Gzim Kalaja etjerë, ishin të vazhdueshme. Po e njajta rrugë kercnuese asht ndjekë edhe me BSPSh e Kavajës. Nuk duhet mohue kurrë roli i madh që kanë luejtë në trandjen e thëmeleve të komunizmit, minatorët e Valiasit, të cilët rrëzuen monumentin e diktatori perbindsh të Shqipnisë, njenin nga 100 Tiranët e Botës, sherbëtorin e sllavokomunizmit dhe mikun e shovenistëve grekë, Enver Hoxhën, bashkpuntorin e Nexhmije Hoxhës dhe parardhësin e Ramiz Alisë me bedelat e sotem.

■Në Mars 1991, BSPSh ishte e pranishme në ma shumë se 70% të ndërmarrjeve të Shkodres, dhe ishte formue në disa pika kyqe si, në hidrocentralin e Vaut të Dejës, Stacionin hekurudhor, Uzinat e mëdha të fermentimit, Pelhura, e telit, letrës etj., dhe kishte marrë mbas vetës armaten e madhe të mësuesve me kryetar Qazim Lika e Xhelal Fejzo, dhe të mjekëve të spitaleve, të poliklinikës me mjekun Leonard Kçira, përfshi këtu edhe klinikën dentare. Nuk imagjinohej kurrë nga komunistët se ndërmarrja e Minjerave dhe ajo gjeologjike ishin forca në favorin tonë. Per mue ato zgjedhje ishin Fitore!

■Me 29 Prill BSPSH mori edhe kokën drejtuese të arësimit dhe kulturës shkodrane, me serena nga z. Xh. Gjurkaj elektriçist në Institutin Pedagogjik. Nuk më besohej kur kam numrue 68 profesora nga 103 vetë, ku, përjashtohej grupi i spijunve me Sadik Ramën e Angjelin Kumrinë etj…të cilët, as nuk i kemi pranue në sallën e madhe ku janë zhvillue zgjedhjet e kur aty, u zgjodh kryetar i BSPSh Prof. Gjovalin Kolombi.

■Dy institucione me vlerë për ne ishin PTT dhe Radio Shkodra, sidomos e dyta, Radio ka luejt rol kryesor mbas shkumjes drejtor aty të z. Prof. Anton Çefa. Ashtusi në Shkoder priteshin emisionet e demaskimit të komunizmit, po me atë andje qytetarët tanë vraponin me u interesue a mërrijtët gazetat “Sindikalisti” dhe “RD” nga Tirana…




FERDINAND TEMALI


■BSPSh e Shkodres e lidhun me Tiranën e Kavajen, ishin qendrat ku BSPSh po hartonte ramjen e qeverisë komuniste… dhe, duhet vue në dukje roli i madh i rinisë shkodrane i pasuem nga mbarë Populli i Shkodres, në protesten e paorganizueme para selisë së komitetit të PPSH në mbasdreken e 1 Prillit 1991, kur turma mija vetësh u drejtuen nga ajo seli, mbas thirrjeve tek busti i Stalinit dhe Leninit në sheshin qendror. Ishte pikërisht Ferdinand Temali, që kërkoi me ngulm nga protestuesit mjete paqësore, dhe mbas orës 21.00 u shpërndanë tue thirrë në bulevardin e Shkodres: “Nuk e duam komunizmin jo, jo, jo..!” Pa u errë nata në Shkoder ishte zv. ministri i mbrendshëm Hajredin Shyti, i cili, në bashpunim me Çapajev Taçin, Dilaver Paparen dhe Gjekën e policisë, organizuen vepren terroriste që u realizue me 2 Prill 1991, (per të cilen duhet të jenë dekorue sivjet me Shyqyri Çokun...), mu në atë Shesh, ku një natë ma përpara çdo veprim ishte demokratik … Po aty, në mes të predhave dhe vrasjeve të organizueme nga presidenca terroriste e Ramiz Alisë, mbi trupat e të rinjve Arben Broci me 97 vetë tjerë të vramë e të plagosun, ishte Ferdinand Temali me Marina Rraboshtën, që hyjnë nën shnajpër për me i thanë sekretarit I-rë PPSh Xhemal Dymylja: “Kush asht ai terrorist që ka urdhnue me gjujtë mbi turmat e pambrojtuna të studentave të shkollës “J.Misja” dhe Popullit të Shkodres, o ndaloni zjarrin ose drejtohuni kufinit e ikni, se Populli do t’ju shkyejn përsëgjalli!” E pra, këta sindikalistë nuk kishin as armë, as tanke...Vetem guxim!

■Po, drejtuesit e PD së Shkodres ku ishin?…Cilat ishin parullat që u hodhën në rrugë Xhabijej e ma vonë tek Radio Shkodra? – Besoj i kujton mirë Populli i Shkodres “ata” dhe rolin që ka luejt BSPSh, Ferdinandi, Tanush Mulleti, Besnik Komi, Arben Borshi Marina Rraboshta, Lela Zorba, Muhamet Gradeci, Fritz Radovani, etj., për ruejtjen nga djegëja të Radios, Fototekës, hetuesisë dhe të vetë Prefekturës, të cilat i kemi mbrojtë edhe me rrezik koke, kur shnajpërt ishin në gatishmeni mbi kokat tona…

■Po kerkesa ynë cila ishte? – Qeveria komuniste me dhanë dorëheqje sa ma parë, mbasi BSPSh do të organizojnë Grevë të Përgjithëshme në gjithë Shqipninë. Vrasësit e Arben Brocit me shokë ti kalonin organeve kompetente, njëkohësisht, edhe do të organizohën zgjedhjet e reja etj…Ndersa, kryetari i PD Pjeter Arbnori, i kerkoi gjyqtarit që “gjyqi i vrasësve, të zhvillohet mbasi PD të marrin pushtetin!”, domethanë “asnjëherë”! Edhe këte besoj e kujtojnë të pranishmit, bashkë me pergjegjen time: “Gjyqi duhet fillue që diten e hane, dhe mbasi të fillojë gjyqi, nderpritet greva e organizueme nga BSPSh!”.

■Sigurimin e shtetit, spijunët e sigurimit dhe oficerët besnik të tij, me dt. 2 Prill 1991, ora 14.00 nuk kanë pasë asnjeni ndër dyer etiketat e emnave në apartamente…tue fillue nga Çapajev Taçi e deri tek i dekoruemi per “trimni” Shyqyri Qoku…

■Me 20 Maji kam shkue në Tiranë dhe i kam paraqitë Kryesisë BSPSh., propozimin tonë për Presidentin e ri të Republikës, ku kerkohej nga BSPSh e Shkodres, ardhje e Prof. Arshi Pipa, Sami Repishti dhe zonjës Nermin Vlona (Palaschi) në poste qeveritare. Mbas dy ditësh z. Eqrem Kavaja na ka komunikue edhe aprovimin e Kryesisë së Tiranës. Kuvendi Popullor botoi ligjin e pranisë në Shqipni, në 20 vjetët e fundit...për me evitue ardhjen e të gjithë personaliteteve nga diaspora në organe drejtuese.

■Qeveria vertetë ra...Me 10 Qershor, ora 11.00, në intervistën e dhanun “Zërit Amerikës” nga anëtarët e kryesisë BSPSH së Shkodres, kam theksue: “Qeveria e ardhëshme kurrë nuk do të realizojë aspiratat tona dhe të mbarë Popullit Shqiptar, nëse në përbamjen e saj do të ketë kjoftë edhe vetëm një komunist..!”. Atëherë, shumë vetë më quejtën “ekstremist”...por, sot, besoj janë me mendimin tim edhe ata që atëherë menduen me bashkpunue në qeveri me “komunistët e konvertuem”! Ky ishte gabimi i madh! Prania e tyne në çdo zyrë sjelli vetem korrupsion, mashtrime, vjedhje dhe luftë per pushtet edhe nga trashigimtarët e tyne, që po kerkojnë edhe “rilindjen komuniste”!

■Në Shtator 1991, pak ditë mbasi krijueme edhe “Shoqaten e të Persekutuemëve Politik” me 11, 12, 13 dhe 14 u organizue në Durres një seminar i BSPSh me rreth 200 anëtarë nga kryesitë e të gjithë Shqipnisë. Aty drejtonin amerikani Donald Slaiman nga USA, Tom Cook nga Britania dhe Sasha Morina nga Gjermania. Ata dhanë konkluzionet e porositë e tyne për BSPSh, tue u cilësue nga D. Slaiman me këto fjalë: “...Ju jeni Sindikata që keni thye dogmen e komunizmit!”. Ndërsa, në emnin e të  gjithë BSPSh, Ata u falnderuen dhe u përshëndetën nga anëtari i Kryesisë së Shkodres Fritz Radovani.

■Mbas mbledhjes së organizueme në teatrin “Migjeni” me z. Tony Freeman, që ishte Nënsekretar i Shtetit në USA, me datën 18 Korrik 1991, dhe takimit të nesërm me Té në hotel “Dajti” bashkë me Ferdinandin, unë kam kuptue mirë lojën e sindikatave italiane, të cilat bashkë me socialistët e Kraksit e Martelit, kanë luejtë rolin ma negativ për t’ardhmen tonë në të gjitha drejtimet, kryesisht në zhvillimet e ngadalshme demokratike. ■Pushteti demokratik porsa mori drejtimin e shtetit, bani kompromis me ishkomunistët tue ua krijue të gjitha mundësit e ruejtjes së “imunitetit” të paprekshëm të gjithë kriminelëve, nga Ramiz Alia e N. Hoxha deri tek vrasësit e të rijve në të katër anët e vendit prej piramidave kufitare e deri tek Mali me gropa...në afersi të Tiranës...apo, gjaksit e pafalshem të sigurimit shtetit që filluen me vra me “ligjët” e Kanunit, kur 95 % e tyne, as nuk njihnin as emnin e Autorit të Tij, e që as nuk e kishin pa kurrë atë liber!

■Njerzit e ndershëm që luftuen në ballin e luftës mbetën fukara dhe të vorfen pa asnjë fitim për mos me thanë se humbën edhe të gjitha iluzionet e Fitores...e, një ndër ta ishte edhe luftari i Demokracisë në Shkoder, Ferdinand Temali...pa u zgjatë me qindra të tjerë qytetarë shkodranë dhe shtetas në të gjithë Shqipninë.

***
■Shokët e bashkpuntorët e BSPSh, që luftuen për me rrëzue komunizmin gjakatar do të kujtojnë përjetë Luftarin Trim të Saj Ferdinand Temali...në sa e sa Përvjetorë të tjerë e zanin e Tij, që vazhdon me ushtue si gjithmonë: “Do fitojmë apo jo?!...Po, Po, Po..!”

■Me këte rast po ripërsëris fjalët e Prof. Arshi Pipës, që mi ka thanë personalisht mue:
“...Jeni e vetmja Sindikatë e një vendi të vogël, por që keni rrëzue një qeveri me të gjitha tiparët e terrorizmit komunist, gja që deri sot nuk ka ndodhë në historinë e të gjitha Sindikatave të Botës!...” (Shkoder, 1993).

■Themelues i Asaj BSPSh, 25 vjetë perpara, organizator dhe luftar besnik në betejën per përmbysjen e komunizmit  ishe Ti, o i pavdekshmi Ferdinand Temali!..

Vertetë që mbas Teje nuk ishim aq pak sa kujtojnë disa...

■Me Ty BSPSh... ishte i gjithë Populli Heroik i Shkodres dhe gjithë Shqipnia!

Melbourne, Shkurt 2015.





******

Nga Fritz RADOVANI: FERDINAND TEMALI ISHTE TRIM DHE DEMOKRAT!..


Aty nga vitët ‘60 kam njohtë mësuesin Mark Temali, një burrë i heshtun që dukej sikur shikonte në rrugë vetëm vendin ku vente kambën. Në vitin 1967, kur dallgët e forta të “Revolucionit Kultural” të tipit kinez filluen me përmbytë edhe tokën e zharitun në brigje të Adriatikut, që po provonte llojet e ndryshme të diktaturave sllavo–komuniste, Shqipninë e vogël Evropjane.

Ky burrë, që me një çantë të vogël bante në te vetëm fletore hartimi për me fitue “kafshatën e gojës”, sikur mu rrit ndër sy, tue më formue një mendim krejt tjetër për Té…Me datën 29 Prill 1967, z.Marku, nuk kishte pranue me “demaskue” një Mësues tjetër të Popullit Shqiptar, në mbledhjen e organizueme në Institutin Pedagogjik të qytetit të Shkodres, Meshtarin At Pjetër Mëshkalla, me justifikimin, se: “At Mëshkallen e kam pasë Mësues dhe nuk baj figurë të mirë para nxanësvs të mij, me folë kundër Mësuesit tem…”.
Sekretari i PPSH në Shkoder, Xhemal Dini “këshillon” degën e mbrendshme me një shkresë që ruhet edhe sot aty, që: “Mësuesi Mark Temali dhe mjeku Kol Pepa, të kihën në kujdes nga dega e Shkodres,… se nuk kanë pranuar me folë për At Mëshkallën…”
Ferdinandi ishte djali i Atij Mësuesi…por me një drejtim tjetër në jetë: “Shofer”!…
E njohta pak ditë para datës 11 Nandor 1990, kur ishte aktivizue edhe Ky me gjithë Rininë Shkodrane, pa dallim Feje, me rindërtue Kishën e Vorrezave të Rëmajit, ku me 11 Nandor, nën drejtimin e Don Simon Jubanit, u përmbys së fundi edhe në Shqipni diktatura komuniste e terroristit Ramiz Alia…Koha e mbetun në vend… filloi me ecë me shpejtësi!
Me datën 10 Janar 1991, unë u zgjodha nga puntorët e fabrikës Pelhurave, kryetar i organizatës profesionale dhe, me datën 14 Janar, i njoftuem nga z. Zef Prela, kryetar i organizatës së ndërmarrjës Metalike, rreth orës 16.00 u ndodha tek Fermentimi i duhanit…
Ishim një grup i vogël që shkueme në Uzinën Mekanike, ku u formue nën drejtimin e Ferdinand Temalit, Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të Shqipnisë (BSPSH) e qytetit të Shkodres, dhe sekretar që mbante proces-verbalin ishte Arben Borshi, të cilin e njihshe se asht nipi i Martirit Qemal Draçini. Ajo ditë ishte hera e parë që njohta afër Ferdinandin… aso kohe Ai ishte 36 vjeç, një djalë i pashëm, i gjatë mbi 1.80, zeshkan, me një za Burri dhe të fortë, që ushtonte mbrenda asaj dhome të vogël aqsa me tu dukë se kushedi sa vetë kishte përpara…vinte nga minjera e Valiasit dhe do të merrte përsipër detyren e madhe të luftës pa asnjë mëdyshje kundër komunizmit gjakatar…U paraqit se punon shofer, por nuk dukej se ka mbetë në kufinin e profesionit të vet, kishte elokuencë dhe rrjedhshmëni fjale, por ajo që tregonte syni i Tij i mprehtë ishte “Trimnija e një Burri” të formuem parakohe…Aty mora vesh se asht djali i mësuesit Mark Temali, po kur pashë mbas sa ditësh në familjen e Tij, një grumbull fëmijësh, nusen e Tij të re dhe dy prindët…mendova, se…me të vërtetë ka në Shkoder endè Burra, që e donë me shpirtë Lirinë dhe Demokracinë, por edhe që… interesin e Atdheut e venë mbi të gjitha…pra, Ferdinandi kishte një Ideal të Lartë, për të cilin luftonte pa ju tutë syni!… Në kushte vorfnije, shpesh edhe pa bukë i çonte fëmijët me fjetë, por kurr nuk epèj me u ankue, se: “Kështu, janë konditat e të gjithë Popullit tonë nën komunizëm!”, kjo ishte arësyeja për të cilën: “duhet ta përmbysim sa ma parë komunizmin!..”.
Bashpuntorët e Asaj beteje aq të madhe por edhe të rrezikëshme, nuk besoj se kanë harrue mbledhjet e darkave në “Selinë e BSPSH”, ku dyshemja tundej kur ecte Ferdinandi, mbasi tjetër godinë nuk kishte Shkodra për né, vetëm ajo mbi kafe “Moska”…dhe, me të vërtetë nuk na duhej tjetër, mbasi pikërisht ajo kafe dikur ishte çerdhe spijunazhi, prandej detyra kryesore e jona ishte: “në BSPSH nuk ka vend ma për komunista e spijun me drejtue klasën e shtypun të puntorve të Shkodres!…” dhe, ishte pikërisht Ferdinandi, që filloi me guxim luftën kundër “drejtorve” të ndërmarrjeve në të gjithë Shkodren, tue kërkue me forcë ndryshimet e tyne nga kryetaria e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, Tereza Marubi.
Në muejn Mars 1991, jo vetëm që BSPSH, ishte e pranishme në ma shumë se 70% të ndërmarrjeve të Shkodres, por ajo ishte formue në disa pika kyqe, si, në hidrocentralin e Vaut të Dejës, Stacionin hekurudhor, Uzinat e mëdha të fermentimit, telit, letrës etj. dhe kishte marrë mbas vedit armaten e madhe të mësuesve me kryetar Qazim Lika e Xhelal Fejzo, dhe të mjekve të spitaleve dhe të poliklinikës me mjekun Nard Kçira, përfshi këtu edhe klinikën dentare. Nuk imagjinohej kurr nga komunistët se ndërmarrja e Minjerave e ajo gjeologjike ishin forca në favorin tonë aqsa, kur kam shkue dhe ju kam folë për rolin që do të lozin BSPSH në të ardhmen e minatorve, kujtoj si tani kryetarin e posazgjedhun Agron Sykja, i cili, më tha: “Mos prano me pi kafe këtu, se nuk ka asnjë siguri jete!…” Me 29 Prill BSPSH mori edhe kokën drejtuese të arësimit dhe kulturës shkodrane, me serena nga Xh.Xhurkaj elektriçist në Institutin Pedagogjik, kur kam numrue 68 profesora nga 103 vetë ku, përjashtohej grupi i spijunve me Sadik Ramën e Angjelin Kumrinë etj…të cilët, as nuk i kemi pranue në sallën e madhe, ku janë zhvillue zgjedhjet kur aty u zgjodh kryetar Prof. Gjovalin Kolombi. Dy institucione me vlerë për ne ishin PTT dhe Radio Shkodra, sidomos e dyta, Radio ka luejt rol kryesor mbas shkumjes drejtor aty të z.Anton Çefa. Ashtu si në Shkoder priteshin emisionet e demaskimit të komunizmit, po me atë andje qytetarët tonë vraponin me u interesue a mërrijti gazeta “Sindikalisti” nga Tirana…
Me datën 26 Prill u anëtarsuen në BSPSH edhe 91 nëpunës të qendres informatike.
Ferdinandi aso kohe shkëmbente shumë mendime dhe punonte për rrugzgjidhje me mjete paqësore me kryesinë e Tiranës, z. Gëzim Shima, Eqrem Kavaja, Gëzim Kalaja etj. por një besim të patundun kishte tek i riu, studenti Arben Broci, i cili aso kohe ishte në ndërmarrjen e Fermentimit të duhanit, ku organizonte edhe Ai aty BSPSH.
Me datën 25 Shkurt 1991, Ferdinandi mori pjesë në zgjedhjet e Kryesisë BSPSH për Republikën e Shqipnisë, në Tiranë dhe u zgjodh anëtar i Asaj Kryesije, me të gjitha votat pro të të gjithë pjesmarrësve. Ai asht kenë ndër organizatorët kryesorë të saj.
Me datën 30 Mars, ora 19.15’ deri ora 20.00, intervista e dhanë për “L’Express” të Parisit, korespondentit Vincent Hugux në Turizmin e Shkodres, e cila u transmetue në ora 22.00 nga Franca, asht kenë ndër fitorët e mëdha të BSPSH, se zbuloi para Evropës planet djallzore të Sigurimit të shtetit për gjakderdhjën që po u pregatiste me ba në Shkoder.
Ai punoi shumë për lidhjet e BSPSH me Tiranën dhe Kavajen, qendrat ku BSPSH po hartonte ramjen e qeverisë komuniste… dhe, nëse duhet vue në dukje roli i madh i rinisë shkodrane i pasuem nga mbarë Populli i Shkodres, në protesten e paorganizueme para selisë së komitetit të PPSH në mbasdreken e 1 Prillit 1991, kur turma mijra vetësh u drejtuen nga ajo seli, mbas thirrjeve tek busti i Stalinit dhe Leninit në sheshin qendror ishte pikërisht Ferdinand Temali, që kërkoi me ngulm nga protestuesit mjete paqësore, e cila mbas orës 21.00 u shpërnda tue thirrë në bulevardin e Shkodres: “Nuk e duam komunizmin jo, jo, jo…!” dhe, pa u errë nata në Shkoder ishte zv. ministri i mbrendshëm Hajredin Shyti, i cili, në bashpunim me Çapajev Taçin, Dilaver Paparen dhe Gjekën e policisë, organizuen vepren terroriste që u realizue me 2 Prill 1991, mu në atë Shesh ku një natë ma përpara çdo veprim ishte demokratik…dhe, po aty, në mes të predhave dhe vrasjeve të organizueme nga presidenca terroriste e Ramiz Alisë, mbi trupat e të rinjve Arben Broci me 97 vetë tjerë të vramë e të plagosun, ishte Ferdinand Temali me Marina Rraboshtën, që hyjnë nën shnajpër për me i thanë sekretarit PPSH Xhemal Dymylja: “Kush asht ai terrorist që ka urdhnue me gjujtë mbi turmat e pambrojtuna të studentave të shkollës “J.Misja” e Popullit të Shkodres, o ndaloni zjarrin ose drejtohuni kufinit e ikni, se Populli do t’ju shkyejn për së gjalli!…”
Po, drejtuesit e PD së Shkodres ku ishin?…Cilat ishin parullat që u hodhën në rrugë Xhabijej e ma vonë tek Radio Shkodra? – Besoj i kujton mirë Populli i Shkodres “ata” dhe rolin që ka luejt BSPSH, Ferdinandi, Tanush Mulleti, Besnik Komi, Arben Borshi etj. për ruejtjen nga djegëja të Radios, Fototekës, hetuesisë dhe të vetë Prefekturës, të cilat i kemi mbrojtë edhe me rrezik koke, kur shnajpërt ishin në gatishmeni mbi kokat tona…

Me datën 3 Prill, ora 9.00 kam shkue bashkë me Arben Borshin tek komandanti i forcave të armatosuna të Shkodres, Enver Gaba dhe e kam falnderue për mosndërhymjen e tyne mbi Popull me tanke dhe, nga ajo ditë ushtria ishte shpirtnisht “anëtare” e BSPSH…
Takimi i asaj darke në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit, me Esma Ulqinakun zbuloi fëtyrën e vërtetë të vëprimëve të datës 2 Prill. Ishte ora 21.00 kur dolëm nga salla e Kom. Ekz. mes një grupi të madh ushtarësh të armatosun, ku, i thashë Ferdinandit që kishe pranë: “Na prijë në këte paradë Ferdinand, se asht e para herë në jetën teme që po kaloj në revistë…” dhe Ai, na prini, kur bashibuzukët e Ramiz Alisë, po qendronin nga dera e sallës naltë e deri tek rruga poshtë me armë në gatishmëni…
Po rezultati cili ishte? – Qeveria komuniste me dhanë dorëheqje sa ma parë, mbasi BSPSH do të organizojnë Grevë të përgjithëshme në gjithë Shqipninë. Vrasësit e A. Brocit me shokë ti kalohën organeve kompetente dhe do të organizohën zgjedhjet e reja etj…
Rruga e BSPSH ishte krejt e papritun për Ramiz Alinë me shokët e presidencës së tij terroristë e kriminelë, ku fatkeqësisht ishte tashma e kjartë se “pa gjak” nuk merrej asnjë zyre rojesh apo “dezhurësh” të institucioneve tyne zyrtare…Ishte ajo kohë kur koka e komunistëve shqiptarë ulërinte: “Edhe gjak do bëjmë,…!” dhe, me të gjitha armët e tija të pista vazhdonte me vra Rininë Shqiptare kudo deri larg ndër piramidat kufitare…
Greva e shpallun nga BSPSH me datën 3 Prill në Shkoder dhe zjarret e ndezuna në oborret e ndërmarrjeve me dhetra e dhetra “tesera të PPSH”, nga komunistët që hoqën dorë nga partia komuniste përgjithmonë i treguen Popullit Shqiptar se BSPSH, tashma drejtonte të gjitha veprimet që paralizonin partinë dhe sigurimin famkeq komunist.
Herojt e 2 Prillit u varrosën pa ju ba autopsia, ndonse mjekët Bardhyl Çipi, Xhemal Zeneli dhe Injac Simoni, vepruen si i urdhnoi sigurimi i shtetit dhe prokuroria komuniste. Ata kanë firmue dokumenta pa hapë fare kufomat, mbasi autopsia e tyne u kërkue shumë kohë mbrapa dhe mori pjesë aty i ngarkuemi nga BSPSH, z.Tanush Mulleti.
Komiteti i PPSH u dogj por, jo nga Populli, ishte vetë sigurimi që donte me mbulue me djegëje vrasjet e bame para tij. Me muej të tanë hetuesit Vladimir Meçe, Shefki Bejko, Besnik Ymeri, Petrit Shehu etj. bredhnin edhe në Itali, gjoja tue kërkue “fakte”, sëpse një film ishte gjirue me veprat makabre të Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Gramoz Ruçit, Haxhi Lleshit, Kiço Koçit, Rapi Mino, Hajredin Shyti, Qemal Lame, Kastriot Islamit etj. etj. që mbushni faqe të tana proces- verbalesh në mbledhjet e pafund në Kom. Ekz. të Shkodres, kur BSPSH me forcë kërkonte ideatorët dhe zbatuesit e terrorit, ndërsa “sherbëtorët” e presidencës ishin të mobilizuem me gjetë se: “kush e dogj komitetin e PPSH?…”. Që nga data 12 Prill, 23, 26 e deri me 1 Maji, BSPSH nuk ka ba veprim tjetër vetëm, ka shpartallue moralisht rezistencën e PPSH për mbajtje të pushtetit dhe ka demaskue botnisht organin e “paprekshëm” të asaj diktature të pashpirtë 45 vjeçare, Sigurimin e shtetit, aqsa spijunët e sigurimit dhe oficerët besnik të tij, me dt. 2 Prill 1991, ora 14.00 nuk kanë pasë asnjeni ndër dyer etiketat e emnave në apartamente…tue fillue nga Çapajev Taçi e deri tek Shyqyri Qoku…që strukej për mos me u lagë…nga vesa e pranverës që po lulëzonte!
Me datën 1 Maji, asht ba takimi i parë i BSPSH së Shkodres me disa nga kryetarët e BSPSH së Rretheve tjera, në Selinë e Tiranës, nën drejtimin e z. Gëzim Shima dhe Eqerem Kavaja, ku merrte pjesë edhe i deleguemi z.Donald Slaiman nga USA. Aty u muer vendimi i Grevës së Përgjithshme në gjithë Shqipninë. Një mbështetje të madhe na dha BSPSH e Kavajës, si rezultat i shkëmbimëve të maparshme nga ana e Ferdinand Temalit me ata.
Data 15 Maji asht dita e dënimit me vdekje të komunizmit në Shqipni. Greva e Urisë shpartalloi përfundimisht pushtetin diktatorial komunist të Enver Hoxhës, i cili edhe pse nuk ishte, “vazhdonte” sundimin me trashigimtarin e vet trathtarin Ramiz Alia, i cili pa pikë turpi arrinë me shkue me pi edhe kafe në shtëpijat e Atyne Djelmëve Heronjë, që kishte vra pabesisht me dorën e vet, me 2 Prill në Shkoder…
Ja nga kujtimet e z.Arben Borshi, ishsekretar i BSPSH, ku del roli i Ferdinandit:
“…U mblodhëm në Tiranë për greven e madhe mbarëkombëtare. Doli me drejtue mbledhjen Valer Xheka, jurist i ardhun nga kinostudio…Ferdinandi kërkoi me ditë se ku asht Gëzim Shima…Valeri, tha: “Vetëm kur të më shihni mue në TV, do të mbyllet greva!”
Ishte pika kulminante e, Ferdinandi nuk duroi ma por, i tha: “E kush je ti? – Një spijun i shkolluem në ministrinë e mbrendshme për me burgosë e pushkatue të pafajshëm do me na drejtue ne..” dhe, u turr me e kapë për fytit…U çuem të gjithë me e ndalue se, unë i vetëm nuk ishe në gjendje me e zaptue tanë atë Ferdinand…që vazhdonte me folë: “Të hjedhi nga dritaria Valer Xheka, a more vesht?!…” i tha, dhe doli nga salla…Vetëm mbas dy orësh arritëm me u ulë e me diskutue…Por, kurrma nuk kemi ra dakord me drejtuesit e Tiranës…”
Me datën 25 Maji, ora 11.00 u organizue nga BSPSH Mitingu i Madh në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodres, ku morën pjesë mbi 30.000 vetë. Kur dola në tribunë me hapë mitingun, një përson që gjironte me kamera më tha: “Fritz, në apartamente përballë kanë vue shnajpër…kujdes kur të flasësh!”…unë në ecje drejtë mikrofonit iu përgjigja: “Çka kam shkrue do ti lexoj, por nuk besoj se komunistët mendojnë sot me më ba edhe mue Hero!” dhe, vazhdova fjalën teme historike përballë “Rozafës” veshun me të zeza për 45 vjet…
Foli aty Muhamet Gradeci, Tanush Mulleti, Vinçenc Çefa…etj. dhe arriti nga Tirana edhe Kryetari i Nderuem i yni Ferdinandi, i cili, si gjithmonë, me za si pushka, ushtoi me sa forcë kishte me pushtue zemrat e qytetarve të Shkodres, të thamë e të zharitun për Liri dhe Demokraci, e cila nuk vonoi me ardhë mbas Asaj dite të bukur të BSPSH së Ré!…
Me 1 Qershor, në Tiranë, ora 11.00 në stadiumin “Dinamo” ku, kam përfaqsue BSPSH tonë me zj. Adlije Broci, në prani të mijra vetve kryeqytetas, fjala mbyllej kështu:
“Kur një Populli i ikën frika, Atij shpejtë i vjen Liria! Rrnoftë Shqipnia!”…
Qeveria ra…Me datën 10 Qershor, ora 11.00, në intervistën e dhanun “Zërit Amerikës” nga anëtarët e kresisë BSPSH së Shkodres, kam theksue: “Qeveria e ardhëshme kurrë nuk do të realizojë aspiratat tona dhe të mbarë Popullit Shqiptar, nëse në përbamjen e saj, do të ketë kjoftë edhe vetëm një komunist…!”. Atëherë, më quejtën “ekstremist”…por, sot, besoj, janë me mendimin tem edhe ata që menduen me bashpunue në qeveri me ta!…
Partia Demokratike Shqiptare, ishte e para që ndërhyni, tue mbyllë Grevën pak ditë para kongresit PPSH, kur ajo po bahej gati me u veshë me petkun e “socialistave”…edhe pse R. Alia kishte deklarue: “…Parimet nuk i shkelim!”. E vetmja fjalë që ka mbajtë deri në fund dhe vazhdon edhe sot, asht: “Edhe gjak do bëjmë!…”, e kam frikë se mbrenda këtij “betimi” mund të jenë edhe vdekja e parakohëshme, në moshën 54 vjeçare e Thëmeluesit të BSPSH së Shkodres, Ferdinand Temalit…me 1 Qershor 2009! Takimi i Ferdinandit në presidencë me té, më kujton qendrimin burrnor të Ferdinandit, të cilin e kemi pa edhe në TV, por më kujton edhe fjalët e R. Alisë, i cili, kur Ferdinandi po delte, i tha në një anë: “Ferdinand, ra vetja e më këputi, thonë andej nga Shkodra!” dhe, Ferdinandi, iu përgjigjë: “Nuk i trathtoj shokët!”. Dhe, me të vërtetë besnikinë e Tij, Ferdinandi e vazhdoi përgjithmonë. Endè sot Ata Heronjë që bashkë me Ta edhe Ferdinandi, me datën 18 dhetor 1991 pëmbysen përtokë njëherë e pëgjithmonë bustin e kriminelit Enver Hoxha, para Prefekturës së Shkodres, nuk janë dekorue! Ishte akti ma Heroik i Rinisë Shkodrane, kur në Tiranë, Stalini dhe Lenini i banin shoqni diktatorit tonë në sheshet qendrore! E, mos harroni, se endè ka nga Ata Djelm që vazhdojnë me kenë të gjymtuem nga torturat e bame prej sigurimit për aktet heroike të Tyne në Shkoder, që me 14 Janar 1990 në demostratën e heshtun përballë bustit Stalinit, nga zv.ministri i mbrendshëm terroristi Zylyftar Ramizi.
Mbas mbledhjes së organizueme në teatrin “Migjeni” me z. Tony Freeman, që ishte Nënsekretar i shtetit në USA, me datën 18 Korrik 1991, dhe takimit të nesërm me Té, në hotel “Dajti” bashkë me Ferdinandin, unë kam kuptue mirë lojën e sindikatave italiane, të cilat bashkë me socialistat e Kraksit e Martelit, kanë luejtë rolin ma negativ për t’ardhmen tonë në të gjitha drejtimet…e, kryesisht në zhvillimet e ngadalshme demokratike tek na.
Këta pak rreshta, as nuk më shkonte mendja ndonjëherë se do ti shkruej unë për Atë Ferdinand, që njohta në pragun e “ramjes” së Murit Berlinit edhe në Shqipni, në vitin 1991, e, pikërisht, kur gjithë Bota shpejtë do të festojnë 20 vjetorin e Ramjes së atij Muri!…
Gjithnjë të kam kujtue o Mik…e, do të kujtoj… se, zani Yt më ushton si gjithmonë:
“Do fitojmë apo jo?!…Po, Po, Po..!”
E, me këte rast po ripërsëris fjalët e Prof. Arshi Pipës, që mi ka thanë mue:
“…jeni e vetmja Sindikatë e një vendi të vogël, por që keni rrëzue një qeveri me të gjitha tiparët e terrorizmit komunist, gja, që, deri sot nuk ka ndodhë në historinë e Sindikatave!…” (Shkoder, 1993).
E, Themelues i Asaj BSPSH, organizator dhe luftar në betejën e përmbysjes së komunizmit ishe Ti, e vetëm Ti, o i pavdekshmi Ferdinand Temali!..E, na,.. mbas Teje!
Ferdinand, dishprimi i mosrealizimit andrrave rinore për Liri dhe Demokraci ka vra qindra e mijra të rinjë në mbarë Botën,…e, Ai dishprim, kam frkë se të ka vra edhe Ty!..
Po, jam i sigurt, se dhimbja për Ty nuk do të shërohet aq shpejtë sa kujtojnë ata, që nuk e kuptojnë endë humbjen Tande..se, vdekja asht mizore me të gjithë e, sidomos, me…
Ata…që janë Trima, Demokrat dhe Liridashës!

Melbourne Qershor 2009.


*****
Nga Fritz RADOVANI:

B.S.P.Sh.(BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARUNA SHQIPTARE)

Ferdinand Temali - Themeluesi dhe Kryetari i Sindikatave Demokratike të Shkodrës




Në 20 vjetorin e thëmelimit të Saj në Shkoder – Janar 2011

Mbas ngjarjeve në Rumani në Dhetorin e vitit 1989, kur komunizmit po i vinte fundi edhe në Ballkanin e shpartalluem nga diktatura, radhen e kishte “kështjella” e fundit e tij, në një nga shtetet e lanuna mbas dore nga vetë Europa, Shqipnia e Gjergj Kastriotit dhe e Nanë Terezës. Ishte ajo zonë e vjetër e trazueme e Ballkanit, që vazhdonte rrugën e diktaturës së proletariatit, nga e cila nuk i bahej me u shkëputë drejtuesëve katilë e terroristë shqiptarë, mbasi u dukej se kishin mundësi me vazhdue me kenë “flamurtarë të marksizëm – leninizmit” në botë. Kjo pikpamje e tyne, që kishte gllabrue kokat e mykuna anadollake të udhëheqësve të PPSh, ishte shfaqë haptas mbas sa e sa vizitave zyrtare e private të Shtrausit të Gjermanisë Federale në Shqipni. Krimineli i njohun Ramiz Alia, mbas premtimeve të Erich Honecker të Republikës Demokratike Gjermane, i pat ndërpre të gjitha mundësitë e shpëtimit të Popullit Shqiptar nga vorfnia dhe mjerimi komunist, tue mendue se “ne nuk jemi as Lindje as Përendim..!”, por mund të vazhdojmë rrugën e gjetun nga vetë ai që për 45 vjet kishte rjepë Popullin dhe Shtetin Shqiptar, tue e shfrytzue, plaçkitë, vjedhë, masakrue dhe robnue ma keq se në kohën e rendit skllavopronar..., tue pasunue vetën dhe trashigimtarët e vet me kapitale të rezervueme në bankat Përendimore e aziatike dhe, tue u sigurue pasardhësve batakçijë edhe postet shtetnore të tyne.

Fillimi i vitit 1990 nuk kje aq i qetë për komunistët shqiptarë, ndonse prania e atij sistemi edhe në Jugosllavi, si gjithmonë, u krijonte njëfarë sigurije me vazhdue rrugën e fillueme bashkë me ta që në vitin 1944, kur në krye të shtetit komunist shqiptar ishin po këta spijun të zgjedhun prej tyne që në themelimin e partisë komuniste nga bolsheviku Tito. Edhe kjo ishte një siguri e tyne për mos me ndryshue kursin e filluem nga sovjetikët, të cilët nuk muejtën me shfrytëzue kurrë Presidentin Ronald Regan, ashtu si pat muejtë me veprue Stalini me paralitikun Ruzvelt në 1945 në Jalta. Bota tashti fliste me një gjuhë tjetër.

Janari i 1990 dha tingujt e parë të kumbonëve të Lirisë edhe në Shqipni!

Ramja e Murit të Berlinit kje “Shpata e Demokleut”, që i këputi kryet Kremlinit! Rendi kolonial i shekullit XX ndër vendet komuniste humbi të “drejten” e prangave të revolucionit ndër burgje e kampe shfarosje, tue përfshi edhe ata skllavë që punonin me nga tre turne ndër fabrika, minjera apo kooperativa e ferma bujqësore...për pasunimin e byrosë politike e spijunëve të saj.

Protesta e Burrave të Malësisë me arkivolin e djalit të vramë Pëllumb Pllumbaj, para komitetit të partisë me dt. 16 Qershor 1990 dhe thirrjet e tyne kundër Nexhmije k... e Ramiz p... ishin sinjali i dytë mbas demostratës së heshtun të 14 janarit për rrëzimin e bustit të Stalinit në sheshin qendror të qytetit të Shkodres, që nuk u realizue sepse sigurimi një natë ma parë arrestoi të gjithë organizatorët e asaj vepre, që e kishte denoncue në ambasaden gjermane Rin Monajka.

Edhe sistemi “socialist” i shteteve Përendimore kishte pësue aq shumë deformime, sa dukej kjartë paaftësia e tyne me ndalue ramjen e “Murit të Berlinit”, dhe me përballue thirrjen e zanit të fuqishem të Papës polak Gjon Pali II, drejtue Popujve të shtypun: “Mos keni frikë!”.

Ishte ajo thirrje që i dha forcë edhe Don Simon Jubanit, i porsa dalun nga burgu i Burrelit, që me 11 Nandor 1990, me thye “dyertë e hekurta” të byrosë politike të komitetit qendror të PPSh, që deri atëherë ishin të betonueme me 700.000 bunkera anë e kand Shqipnisë.

Sigurimi i shtetit filloi me pa andrra të kqija. Thirrja e Don Simonit me 13 Nandor në Rrëmaji për formimin e partisë demokristjane në Shkodër me Prof Nush Radovanin, shpartalloi përfundimisht frikën gjysëshekullore të Shqiptarëve dhe shpalli botnisht triumfin e fitorës së Lirisë nga robnia komuniste! Hija e zbehtë e tradhëtarit Ramiz Alia filloi mos me i besue postit të “sekretarit të parë” të PPSh dhe natën për hanë, u ndrye në pallatin mbretnor të “brigadave”, tue kërkue që nga “tribuna” e kalbun e atij parlamenti 46 vjeçar, me grumbullue rreth vetës studentat universitarë, me muejtë me i drogue me fjalët e tij hipokrite dhe servile, për me ruejtë kokën e karrigen e thyeme nga krimet mizore, vepër që e ka dëshmue edhe atë natë me studenta.

Shqiptarët këputën prangat e robnisë komuniste! Për mos me lejue krijimin e partisë së re demokristjane apo popullore me pjestarë të besimeve të ndryshme në Shkodër, “një ditë” pa u kujtue askush...

Në Dhjetor të 1990 u shpall Partia Demokratike Shqiptare në Tiranë. Pak ditë ma vonë shkuen në Venecia dy udhëheqësit kryesor të dy partive kryesore që kishte zgjedhë vetë Ramiz Alia, ai i partisë socialiste, Fatos Nano, dhe Sali Berisha i partisë demokratike, në përshtatje të plotë me të gjitha udhëzimet e dhanuna nga Gorbaçovi në Kotovicë, ku Shqipninë “komuniste” e përfaqsonte “shoku” Sofokli Lazri, një maskë sllavo – orthodokse e Ramiz Alisë, i njohun me kohë...Në Venecia u nënshkrue “marrveshja” mes tyne, ku i pranishem ishte De Mikelis i Italisë dhe shqiptari me qendrim në Itali Mentor Qoku, i cili vdiq shpejt mbas atij takimi!! Po, një fakt asht i njohun edhe sot: Politika shqiptare vazhdon me kenë “besnike” e asaj marrëveshje!Atëherë ky takim pat mbetë i fshehtë dhe ende sot nuk bahet fjalë për këte “pakt” që dy partitë bija të PPSh, nënshkruen dhe vazhdojnë me i qendrue atyne dy firmave...të Venecies.

Populli Shqiptar nuk mund të vazhdonte ma me kenë rob i çifligarëve komunistë, kur në të gjitha vendet e Europës Lindore përmbysja e sistemeve komuniste ishte e paevitueshme.
Minatorët e Valiasit u ngujuen në minjerë. Në “dhomat e partisë” ku erreshin organizatat e partisë komuniste tue thurë intriga, poshtërsi, plane arrestimesh, vrasjesh e pushkatimesh, filloi me u pa ditën e natën “flakadani” i teserave të hjedhuna në zjarrin e dëshprimit...e ndokush edhe guxoi me i shoqnue këta zjarre me veprat e despotit të ngordhun pak vite ma përpara!

Viti i Ri 1991 ishte viti i realizimit të shpresave të vdekuna të Popullit Shqiptar!

Liria dhe Demokracia lypnin sakrifica por edhe Besë, Bashkim e Trimni...

Punëtorët Shqiptarë shpartallojnë “shkollat e komunizmit”, bashkimet profesionale!

Me datën 10 Janar 1991, unë(Fritz Radovani) u zgjodha nga puntorët e fabrikës së Pëlhurave në Shkodër, kryetar i organizatës profesionale ku, një punëtore e stampimit, e quejtun Albina Mëshkalla, thirri me forcë “Rroftë Lekë Valesa!”...Një thirrje që edhe sot më topitë kur e mendoj..., Me datën 14 Janar, i njoftuem nga z. Zef Prela, kryetar i organizatës së ndërmarrjës metalike, rreth orës 16.00 u ndodha tek Fermentimi i duhanit...Ishim një grup i vogël që shkuem në Uzinën Mekanike dhe hyme në një dhomë ku nuk zente ma shumë njerëz se ishim aty. Organizator të atij takimi ishin Ferdinand Temali dhe Arben Borshi, të dy punëtorë të larguem ato ditë nga puna nga ndërhymja e sigurimit në drejtorinë e tyne, mbasi spijunët kishin ra në gjurmët e veprimit të tyne “kundër ligjit” për krijimin e Sindikatës... Por Ata pa frikë vazhduen rrugen e fillueme.

Ajo ditë ishte hera e parë që njoha afër Ferdinandin... aso kohe Ai ishte 36 vjeç, një djalë i pashëm, i gjatë mbi 1.80 m, zeshkan, me një za Burri dhe të fortë, që ushtonte mbrenda asaj dhome të vogël aqsa me tu dukë se kushedi sa vetë kishte përpara...vinte nga minjera e Valiasit dhe do të merrte përsipër detyrën e madhe të luftës pa asnjë mëdyshje kundër komunizmit gjakatar...U paraqit se punonte shofer, por nuk dukej se kishte mbetë në kufinin e profesionit të vet, kishte elokuencë dhe rrjedhshmëni fjale, por ajo që tregonte syni i Tij i mprehtë ishte “Trimnija e një Burri” të formuem parakohe...Aty mora vesh se ishte djali i mësuesit Mark Temali, po kur pashë mbas sa ditësh në familjen e Tij, një grumbull fëmijësh, nusen e Tij të re Fioren dhe dy prindët...mendova, se...me të vërtetë ka në Shkodër endè Burra që e duen me shpirt Lirinë dhe Demokracinë, por edhe që...interesin e Atdheut e venë mbi gjithshka...pra, Ferdinandi kishte një Ideal të Naltë për të cilin luftonte pa iu tutë syni!... Në kushte vorfnije, shpesh edhe pa bukë, i çonte fëmijët me fjetë, por kurrë nuk epèj me u ankue, se: “Kështu, janë konditat e të gjithë Popullit tonë nën komunizëm!”, kjo ishte arësyeja për të cilën: “duhet ta përmbysim sa ma parë komunizmin!..” Sekretar që mbante proces-verbalin pranë Ferdinandit ishte Arben Borshi, të cilin e njihshe nga larg, se asht nipi i Martirëve Shyqyri Borshi dhe Qemal Draçini, antikomunistë të njohun në qytetin e Shkodres.

Fjala e zjarrtë e Ferdinandit dhe mbas Tij e Arbenit, tregoi kjartë se beteja duhej fillue sa ma parë, por duhej organizim e vendosmeni.

I pari e mbështeti fjalën e tyne Arben Hafizi e mbas Tij me rradhë të gjithë të pranishmit. Ishte mjaft terr e errësinë kur dolëm, por mbyllja e kënaqëshme na dukej se jemi tue iu afrue një “drite” që binte nga nalt dhe ndriçonte rrugën që kishim përpara drejt së cilës ishim nisë!

Në mbledhjen e parë ku ishim shumë kryetarë të organizatave profesionale, u vendos pa asnjë votë kundër që organizatat profesionale të njihen Anëtare të Bashkimit Sindikatave të Pavaruna të Shqipnisë dhe Kryetar i Sindikatës së Shkodres u zgjodh Ferdinand Temali.

Bashkpuntorët e Asaj beteje aq të madhe, por edhe të rrezikëshme, nuk besoj se kanë harrue mbledhjet e darkave në “Selinë e BSPSH”, ku dyshemja tundej kur ecte Ferdinandi, mbasi tjetër godinë “nuk kishte” Shkodra për né, vetëm ajo mbi kafe “Moska”...dhe, me të vërtetë nuk na duhej tjetër mbasi pikërisht ajo kafe dikur ishte çerdhe spijunazhi, prandej detyra kryesore e jona ishte: “në BSPSH nuk ka vend ma për komunista e spijunë me drejtue klasën e shtypun të puntorëve të Shkodrës!...”, dhe ishte Ferdinandi që filloi me guxim luftën kundër “drejtorëve” të ndërmarrjeve dhe shefave të kuadrit në të gjithë Shkodrën, tue kërkue me forcë ndryshimet ose shkarkimet e tyne nga kryetaria e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit, atëherë Tereza Marubi.

Shkodranët e masakruem në rregjimin komunist, nuk mbaheshin ma! Rinia e Kështjellës “Rozafat” errej e zgjohej pranë dy godinave, asaj të BSPSh dhe asaj të Muzeut Ateist, ku kishte zanë vend Kryesia e Partisë Demokratike të Shkodrës...Distanca e shkurtë mes këtyne godinave tashma lidhej me vargun e të përsekutuemve politik dhe rinisë heroike shkodrane, ku thirrjet e tyne: “Poshtë komunizmi” dhe “Duem Shqipninë si gjithë Europa!”...nuk pushonin një minut!

Në muejn Shkurt 1991 u organizue një takim i madh në teatrin “Migjeni”, të cilin e drejtoi Ferdinand Temali. Mbledhja u hap me një historik të shkurtë nga Fritz Radovani, i cili tregoi luften sindikaliste të fillueme që në 1905 e deri në 1944 po në qytetin e Shkodres, ardhjen e komunistëve dhe prishjen e atyne përpjekjeve të puntorëve shkodranë, si dhe për rrugen e së ardhmes së BSPSh tashti në vitin 1991. I pari që mbështeti luften antikomuniste që do të zhvillojnë BSPSh ishte Don Simon Jubani, fjala e të cilit u prit me shumë interes nga të gjithë të pranishmit. Theksi i fjalës së Tij ishte bashkpunimi vllaznor i puntorëve shkodranë pa asnjë paragjykim fetar e krahinor. Lidhjet e BSPSh me Komunitetet fetare janë kenë të shkelqyeshme. Ndërlidhës i ynë me Ata ishte antari i Kryesisë së BSPSh Fritz Radovani, i cili bashkë me Arben Borshin dhe Kryetarin Ferdinand Temali, ka ndihmue me anën e atyne komuniteteve edhe në ruejtjen e unitetit të Sindikatës, kur në një rast u pat shfaqë një rrezik i përçamjes së Saj nga një grup fanatikësh anadollakë, të cilët ma shumë ishin të shtymë për këte përçamje nga ndonjë element i lidhun me sigurimin e shtetit. Dështimi i kësaj tentative u dha me kuptue të gjithëve se uniteti ynë ishte i pathyeshëm.

Në muejn Mars 1991, jo vetëm që BSPSH ishte e pranishme në ma shumë se 70% të ndërmarrjeve të Shkodrës, por ajo ishte formue në disa pika kyqe, si në hidrocentralin e Vaut të Dejës, Stacionin hekurudhor (që fatkeqsisht nuk më kujtohet emni i thëmeluesit, një ndër ma aktivët), Uzinën e madhe të Fermentimit të duhanit ku vepronte i riu Arben Broci. Shpejt u përfshi edhe ajo e letrës etj. Në Uzinën e Telave dhe Kabllove Elektrike vepronin edhe dy anëtarë të asaj sindikatë që meritojnë me u kujtue kryetarin z. Paulin Pepa dhe drejtuesin e sindikatës të Reapartit të Zmaltimit të Uzinës Bep Martin Pjetri. Shpejt BSPSh arriti me marrë me vete edhe armaten e madhe të mësuesve me kryetarin Qazim Lika e Xhelal Fejzo, ku nuk harroj kurrë me sa dashuni mësuesit ishin të gatshem me na ndihmue për çkado kishim nevojë, e pra, ishte ajo armatë e madhe ku komunistët nuk kishin kursye asgja për shpartallimin e moralit, edukatës dhe ndërgjegjes së “njeriut të ri vepres më të shkelqyer të partisë”. Formimi i BSPSh në spitale dhe në Poliklinikë me kryetar mjekun Leonard Kçira, përfshi këtu ma vonë edhe klinikën dentare, asht kenë për mue krejt e papritun mbasi mbrenda asaj Sindikatë elementi ishte shumë i dyshimtë, ndonse unë ishe gabue mbasi përkrahja e tyne ndaj nesh asht kenë pa asnjë rezervë. Nuk imagjinohej kurrë nga komunistët se ndërmarrja e Minjerave me kryetar Agron Sykja e ajo Gjeologjike me kryetar Ingj. Gjon Suma, ishin forca në favorin tonë aqsa, kur shkova dhe ju fola atyne për rolin që do të lozin BSPSH në të ardhmen e minatorëve, kujtoj kryetarin e posazgjedhun Agron Sykja, i cili më tha: “Mos prano me pi kafe këtu, se nuk ka asnjë siguri jete!...”

Me datën 26 Prill u anëtarsuen në BSPSH edhe 91 nëpunës të qendres informatike, ku u zgjodh drejtues z.Valter Paci, qender ku komunistëve nuk u besohej anëtarsimi i saj në Sindikatë.

Me 29 Prill 1991 BSPSH mori edhe kokën drejtuese të arësimit dhe kulturës shkodrane, me serena nga Xhavit Xhurkaj, elektriçist në Institutin Pedagogjik, të cilin në këte 20 vjetor e falnderoj fort për veprimet e tij burrnore. Aty kam numrue 68 profesora nga 103 vetë ku, përjashtohej grupi i spijunëve me Sadik Ramën e Angjelin Kumrinë në krye etj...të cilët, as nuk i kemi pranue në sallën e madhe ku janë zhvillue zgjedhjet kur u zgjodh kryetar Prof. Gjovalin Kolombi. Dy institucione me vlerë për ne ishin PTT dhe Radio Shkodra, sidomos e dyta Radio, ka luejtë rol kryesor mbas shkuemjes drejtor aty të z. Anton Çefa. Me që më ishte ngarkue mue puna me propaganden e Sindikatës, më ra rasti me u lidhë afer me personelin e Radios dhe kujtoj se me sa interes priteshin nga shkodranët njoftimet e BSPSH në Kavajë, Tiranë etj. Ashtu si Shkodra mbarë priste emisionet e demaskimit të komunizmit, po me atë andje e dashni qytetarët tonë vraponin me u interesue a mërrijti gazeta “Sindikalisti” nga Tirana...

Me datën 25 Shkurt 1991, Ferdinandi mori pjesë në zgjedhjet e Kryesisë BSPSH për Republikën e Shqipnisë në Tiranë, dhe u zgjodh anëtar i asaj Kryesije, me të gjitha votat pro të të gjithë pjesmarrësve. Ai asht kenë ndër organizatorët kryesorë të saj në të gjitha betejat.
Ferdinandi aso kohe shkëmbente shumë mendime dhe punonte për rrugzgjidhje me mjete paqësore me Kryesinë e Tiranës, z. Gëzim Shima, Eqrem Kavaja, Gëzim Kalaja etj., por një besim të patundun kishte tek i riu, studenti Arben Broci, që ishte në ndërmarrjen e Fermentimit të duhanit në Shkoder ku organizonte Sindikatën dhe PD e asaj fabrikë. Kujtoj një takim me Arbenin kur më shpjegoi “darken e fundit” me tradhëtarin Ramiz Alia në pallatin e brigadave dhe qendrimin e pabesë të tij ndaj një vajzës trimneshë vlonjate atë natë...

Datat 31 Mars dhe 1 Prill 1991, ishin ditët e shkrepjes së armëve të “fitores” së fundit për ata që besoj kujtojnë mirë automatikët e sigurimit që lajmonin hajninë e votave nga komunistët!
Ferdinand Temali punoi shumë për lidhjet e BSPSH me Tiranën dhe Kavajen, qendrat ku BSPSH po hartonte ramjen e qeverisë komuniste... dhe, duhet vue në dukje roli i madh i rinisë shkodrane i pasuem nga mbarë Populli i Shkodres, në protesten e paorganizueme para selisë së komitetit të PPSH në mbasdreken e

1 Prillit 1991, kur turma mijra vetësh u drejtuen nga ajo seli,mbas thirrjeve tek busti i Stalinit dhe Leninit, në sheshin qendror për me shkue tek komiteti i PPSh, parti e cila kishte vjedhë votat ashtu si kishte veprue për 45 vjet rresht me rezultatin e njohtun 99.99% në favor të saj. Edhe atje ishte pikërisht Ferdinand Temali që kërkoi me ngulm nga protestuesit mjete paqësore, kështu mbas orës 21.00 u shpërnda protesta tue thirrë në bulevardin e Shkodres: “Nuk e duam komunizmin jo, jo, jo...!”

2 Prill 1991...


Pa u errë nata në Shkoder ishte zv. ministri i mbrendshëm Hajredin Shyti, i cili, në bashkpunim me Çapajev Taçin, Dilaver Paparen dhe Gjekë Celi i policisë (spijun nga Mali i Shengjinit), organizuen vepren terroriste që u realizue me 2 Prill 1991, mu në atë Shesh ku një natë ma përpara çdo veprim ishte demokratik...dhe paqësor, po aty në mes të predhave dhe vrasjeve të organizueme nga presidenca terroriste e Ramiz Alisë, mbi trupat e të rijve Arben Broci 21 vjeç, Besnik Bishanaku 22 vjeç, Nazmi Kryeziu 38 vjeç dhe Besnik Ceka 21 vjeç. me 97 vetë tjerë të të plagosun, ishte Ferdinand Temali me Marina Rraboshtën, që hyjnë nën snajpër për me i thanë sekretarit PPSH Xhemal Dymylja: “Kush asht ai terrorist që ka urdhnue me gjujtë mbi turmat e pambrojtuna të studentave të shkollës “Jordan Misja” e Popullit të Shkodres, o ndaloni zjarrin ose drejtohuni kufinit e ikni, se Populli do t’ju shkyejë për së gjalli!..”
Kujtoj si tashti në rrugën para komitetit ekzekutiv një vajzë me flamurin e Shqipnisë e hypun mbi një tank ushtarak, që ishte pushtue prej asaj Burrneshë Shkodrane!
Po drejtuesit e PD së Shkodres ku ishin?..Ma mirë se kushdo e di z. Tanush Mulleti... Cilat ishin parullat që u hodhën në rrugë Xhabijej e ma vonë tek Radio Shkodra? – Besoj i kujton mirë Populli i Shkodres “ata” dhe rolin që ka luejt BSPSH, Ferdinandi, Marina Raboshta, Tanush Mulleti, Besnik Komi, Arben Borshi, Lela Zorba, Muhamet Gradeci, Zef Prela, Arben Hafizi, Leonard Kçira, etj. për ruejtjen dhe sigurimin nga djegëja të Radios, Fototekës, hetuesisë dhe të vetë Prefekturës, dhe sa objekte të tjera të cilat i kemi mbrojtë edhe me rrezik koke, kur snajpërt e sigurimit ishin në gatishmeni mbi kokat tona në çdo qoshe, në Prefekturë, Turizem, teater “Migjeni”, zjarrfiksa etj. ndonse, ideali ynë e kishte mposhtë ndër ne frikën e komunizmit.


Me datën 2 Prill, ora 19.15’ deri ora 20.00, intervista e dhanë nga Arben Borshi dhe Fritz Radovani për “L’Express” të Parisit, korespondentit Vincent Hugux në Turizmin e Shkodres, e cila u transmetue në ora 22.00 nga Franca, asht kenë ndër fitorët e mëdha të BSPSH, se ajo Agjensi zbuloi para Evropës të gjitha planet djallzore të sigurimit të shtetit për gjakderdhjën që u ba, dhe që R. Alia po u pregatiste me e vazhdue kasaphanën pandërpremje në Shkoder.
Po takimi me zv. ministrin e “pafajshem” Hajredin Shyti në seli të BSPSH, besoj ju bie ndër mend të gjithë pjesmarrësve bashkë me “përshëndetjet” që i derguem Tiranës komuniste!

Takimi i asaj darke në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit, me Esma Ulqinakun zbuloi fëtyrën e vërtetë të vëprimëve të datës 2 Prill. Ishte ora 21.30 kur gjithë grupi i BSPSh së Shkodres dolëm nga salla e Kom. Ekz. Unë ishe me Arben Borshin, kur papritmas u gjetëm në dalje tek dera mes një grupi të madh ushtarësh të armatosun e, posa i pashë i kam thanë Ferdinandit që kishe pranë: “Na prijë në këte paradë Ferdinand, se asht e para herë në jetën teme që po kaloj në revistë...” dhe Ai, na prini kur bashibuzukët e Ramiz Alisë, të rreshtuem me forcat sambiste po qendronin nga nalt tek dera e sallës madhe të Prefekturës e deri poshtë tek rruga, me armë në gatishmëni...kundrejt grupit tonë të BSPSh, që ishim fare pa armë dhe me duer ndër xhepa...
Po rezultati cili ishte? – Qeveria komuniste me dhanë dorëheqje sa ma parë, mbasi BSPSH do të organizojnë Grevë të Përgjithëshme në gjithë Shqipninë. Vrasësit e Arben Brocit me shokë ti kalohën organeve kompetente dhe shpejtë do të organizohën zgjedhjet e reja etj..

Me datën 3 Prill, ora 9.00 kemi shkue bashkë me Arben Borshin tek komandanti i forcave të armatosuna të Shkodres, Enver Gaba dhe e kemi falnderue për mosndërhymjen e tyne mbi Popull me tanke dhe, nga ajo ditë ushtria ishte shpirtnisht “anëtare” e BSPSH...Ky veprim nuk u prit mirë nga ministri mbrojtjes, zadhanës i R. Alisë...në postin e “presidentit” Haxhi Lleshi.

Rruga e BSPSH ishte krejt e papritun për Ramiz Alinë me shokët kriminel të presidencës së tij terroristë e vëllavrasës, ku fatkeqësisht ishte tashma e kjartë se “pa gjak” nuk merrej asnjë zyre rojesh apo “dezhurësh” të institucioneve të tyne...Ishte ajo kohë kur koka e komunistëve qelbun ulërinte: “Edhe gjak do bëjmë,...!” dhe, me të gjitha armët e tija të pista vriste bashkë me Fatos Nanon, Gramoz Ruçin, Xhelil Gjonin dhe tradhëtarë tjerë, Rininë Shqiptare kudo deri larg në piramidat kufitare...Ishte ajo kohë kur Nexhmije Hoxha vetëm mendonte si me nxjerrë jashtë me Sulo Gradecët thesaret e plaçkituna e të vjedhuna nga mundi dhe djersa e Popullit Shqiptar.

Greva e shpallun nga BSPSH me datën 3 Prill në Shkoder dhe zjarret e ndezuna në oborret e ndërmarrjeve me dhetra e dhetra “tesera të PPSH”, nga komunistët që hoqën dorë nga partia komuniste përgjithmonë, i treguen Popullit Shqiptar se BSPSH, tashma drejtonte të gjitha veprimet që paralizonin partinë dhe sigurimin famkeq komunist.

Herojt e 2 Prillit u varrosën pa u ba autopsia, ndonse mjekët Bardhyl Çipi, Xhemal Zeneli dhe Injac Simoni, vepruen si i urdhnoi sigurimi i shtetit dhe prokuroria komuniste. Ata kanë firmue dokumenta pa hapë fare kufomat, mbasi autopsia e tyne u kërkue shumë kohë mbrapa nga grupi i BSPSh së Shkodres në Prokurori të Përgjithshme, ku kam marrë pjesë unë dhe Ferdinandi me disa shokë të tjerë para se të zhvillohej gjyqi dhe, kufomat u nxorën nga vorrezat për autopsi nga mjeku ligjor Estref Myftari, ku mori pjesë i ngarkuemi i BSPSH së Shkodres z.Tanush Mulleti. Konkluzioni ishte se “viktimat janë vra me armët e zjarrit nga policia”.

Komiteti i PPSH u dogj por, jo, nga Populli, ishte vetë sigurimi që donte me mbulue me djegëje vrasjet e bame para atij komiteti. Me muej të tanë hetuesit Vladimir Meçe, Shefki Bejko, Besnik Ymeri, Petrit Shehu etj. bredhnin edhe në Itali, gjoja tue kërkue “fakte”, sëpse një film ishte gjirue nga një italian prej apartamentit, nga dritaria e shkallës ku banonte qytetari Frano Preçi, i cili më ka tregue Ai vetë që e ka pa italianin tue gjirue veprat makabre të Ramiz Alisë, Fatos Nanos, Gramoz Ruçit, Haxhi Lleshit, Kiço Koçit, Rapi Mino, Hajredin Shyti, Qemal Lame, Kastriot Islamit etj. etj. që mbushnin faqe të tana proces- verbalesh në mbledhjet e pafund në Kom. Ekz. të Shkodres, kur BSPSH me forcë kërkonte ideatorët dhe zbatuesit e terrorit, ndërsa “sherbëtorët” e presidencës ishin të mobilizuem me gjetë se: “kush e dogj komitetin e PPSH?” dhe, se vrasjet e Herojve janë krye “mbasi asht djegë komiteti apo, legjenda e hetuesisë së përgjithshme se vrasjet janë krye nga gjuejtjet në mes të turmes nga njeni tjetri, po jo, nga policia...etj”.

Që nga data 12 Prill, 23, 26 e deri me 1 Maji, BSPSH nuk ka ba veprim tjetër vetëm, ka shpartallue moralisht rezistencën e PPSH për mbajtje të pushtetit dhe ka demaskue botnisht organin e “paprekshëm” të asaj diktature të pashpirtë e mizore 45 vjeçare, sigurimin e shtetit, aqsa spijunët e sigurimit dhe oficerët besnik të tij me dt. 2 Prill 1991, ora 14.00 nuk kanë pasë asnjeni ndër dyer etiketat e emnave në apartamente...tue fillue nga Çapajev Taçi e deri tek Shyqyri Qoku...që strukej si qen skutash për mos me u lagë...nga vesa e pranverës që po lulëzonte mbi veprat makabre e gjakatare të tyne!

Greva e Përgjithshme vepër e BSPSh...

Me datën 1 Maji asht ba takimi i parë i BSPSH së Shkodres me disa nga kryetarët e BSPSH së Rretheve të tjera në Selinë e Tiranës, nën drejtimin e z. Gëzim Shima dhe Eqrem Kavaja, ku merrte pjesë edhe i deleguemi z. Donald Slaiman nga USA. Ai foli për rrugën me mjete paqsore që duhet të ndjekim kundrejt veprimeve terroriste të R. Alisë. U muer vendimi i Grevës së Përgjithshme në gjithë Shqipninë. Mbështetje të madhe na dha BSPSH e Kavajës, si rezultat i shkëmbimëve të maparshme nga ana e Ferdinand Temalit me ata miqë të shtrejtë, që posa u arrit fitoria e BSPSH kanë ardhë në Shkoder, e edhe pse komunistët na “fikën dritat” kur ishim të grumbulluem në Turizem, buçiste thirrja e jonë: “E duam Shqipninë si gjithë Europa!”.

Ja nga kujtimet e z.Arben Borshi, ish sekretar i BSPSH, ku del roli i Ferdinandit:

“...U mblodhëm në Tiranë për greven e madhe mbarëkombëtare. Doli me drejtue atë mbledhje Valer Xheka, jurist i ardhun nga kinostudio...Ferdinandi kërkoi me ditë se ku asht Gëzim Shima...?! Valeri, tha: “Vetëm kur të më shihni mue në TV, do të mbyllet greva!”
Ishte pika kulminante e Ferdinandi nuk duroi ma, por i tha: “E kush je ti? – Një spijun i shkolluem në ministrinë e mbrendshme për me burgosë e pushkatue të pafajshëm do me na drejtue ne..?” dhe, u turr me e kapë për fytit...U çuem të gjithë me e ndalue, se unë i vetëm nuk ishe në gjendje me e zaptue tanë Atë Ferdinand...që vazhdonte me folë: “Të hjedhi nga dritaria Valer Xheka, a more vesht?!...” i tha, dhe doli nga salla...Vetëm mbas dy orësh arritëm me u ulë e me diskutue...Por, kurrma nuk kemi ra dakord me drejtuesin e ri të grevës së Tiranës...”

Greva e Përgjithëshme filloi që me datën 3 Prill, po komunistët e Tiranës nuk donin me e besue fundin e vet edhe pse e shihnin me sy Fitoren e pashmangshme të Demokracisë...
Kërkesat e BSPSH së Shkodres, i kemi pregatitë me Arben Borshin, dhe bashkë me te ia kemi dorëzue letren në dorë kryetarit të Kuvendit Popullor Kastriot Islami, me dt. 5 Maji 1991, para Kom. Ekz. të Shkodres, letër që besoj ruhet prap sot në arkivin e kuvendit popullor. Letra i ban të kjarta dhe me fakte veprat terroriste të Ramiz Alisë, Xhelil Gjonit dhe Gramoz Ruçit, tue kerkue edhe mbështetjen e ligjit për dënimin e vepres së tyne penale në dam të Popullit.


Data 15 Maji 1991 asht dita e dënimit me vdekje të komunizmit në Shqipni.


Greva e Urisë shpartalloi përfundimisht pushtetin diktatorial komunist të Enver Hoxhës, i cili edhe pse nuk ishte ma “mes nesh”, “vazhdonte” sundimin me trashigimtarin e vet, tradhëtarin Ramiz Alia, i cili pa pikë turpi arrinte deri aty sa me shkue me pi edhe kafe në shtëpijat e Atyne Djelmëve Heronjë, që kishte vra pabesisht me dorën e vet me 2 Prill 1991 në Shkoder...

Nga data 20 Maji kam shkue në Tiranë dhe i kam paraqitë Kryesisë BSPSh., propozimin tonë për Presidentin e ri të Republikës, ku kerkohej nga BSPSh e Shkodres, ardhje e Prof. Arshi Pipa, Sami Repishti dhe e zonjës Nermin Vlona (Palaschi) në poste drejtuese qeveritare. Mbas dy ditësh ka ardhë në Shkoder z. Eqrem Kavaja dhe na ka komunikue edhe aprovimin e Kryesisë.
Kuvendi popullor botoi ligjin e pranisë në Shqipni, për 20 vjetët e fundit...për me evitue ardhjen e të gjithë personaliteteve nga diaspora në organe drejtuese, ligj që “zbatohet” edhe sot!

Me datën 25 Maji, ora 11.00 u organizue nga BSPSH Mitingu i Madh në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodres, ku morën pjesë mbi 30.000 vetë. Kur dola në tribunë me hapë mitingun, një përson që gjironte me kamera më tha: “Fritz, në apartamente përballë kanë vue snajpër...kujdes kur të flasësh!”...Unë në ecje drejtë mikrofonit iu përgjigja: “Çka kam shkrue do ti lexoj, por nuk besoj se komunistët mendojnë sot me më ba edhe mue Hero!” dhe, vazhdova fjalën historike të temen përballë “Rozafës”, që ishte e veshun me të zeza për ma shumë se 45 vjet...

Foli aty Muhamet Gradeci, Tanush Mulleti, Vinçenc Çefa...etj. dhe arriti nga Tirana edhe Kryetari i Nderuem i yni Ferdinandi, i cili, si gjithmonë me za si pushka, ushtoi me sa forcë kishte me pushtue zemrat e qytetarëve të Shkodres të thame dhe të zharitun për Liri dhe Demokraci, e cila nuk vonoi me ardhë mbas Asaj dite të bukur të BSPSH së Ré!...

Me 1 Qershor, në Tiranë, ora 11.00 në stadiumin “Dinamo”, ku kam përfaqsue BSPSH e Shkodres me zonjën Adlije Broci, në prani të mijra vetëve kryeqytetas, fjala mbyllej kështu:
“Kur një Populli i ikën frika, Atij shpejtë i vjen Liria! Rrnoftë Shqipnia!”...

Qeveria ra...Me datën 10 Qershor, ora 11.00, në intervistën e dhanun “Zërit Amerikës” nga anëtarët e kresisë BSPSH së Shkodres, kam theksue: “Qeveria e ardhëshme kurrë nuk do të realizojë aspiratat tona dhe të mbarë Popullit Shqiptar, nëse në përbamjen e saj do të ketë kjoftë edhe vetëm një komunist...!”. Atëherë shumë vetë më quejtën “ekstremist”...por, sot, besoj janë me mendimin tem edhe ata që atëherë menduen me bashkpunue në qeveri me “komunistët e konvertuem”! Prania e tyne në çdo zyrë të mardhanjeve me Popullin sjelli vetem korrupsion!

Ata ishin sabotuesit e të gjitha premtimeve të bame ndaj Popullit e punëtorve liridashës!
Me të gjitha mjetët u punue për mos me zhvillue gjyqin e viktimave të 2 Prillit.

Partia Demokratike Shqiptare ishte e para që ndërhyni, me “mbyllë” Grevën pak ditë para kongresit PPSH, që me datën 8 Qershor, kur ajo po bahej gati me u veshë me petkun e “socialistave”, edhe pse terroristi R. Alia kishte deklarue: “...Parimet nuk i shkelim!” ndonse, për hirë të kolltukut i shkeli të gjitha madje, edhe flamurin e marksizmit e deri tek premtimet tek vorri i Enver Hoxhes me vejushen...e tij. E vetmja fjalë që ka mbajtë deri në fund dhe vazhdon edhe sot, asht: “Edhe gjak do bëjmë!...”, e kam frikë se mbrenda këtij “betimi” mund të jenë edhe vdekja e parakohëshme,

në moshën 54 vjeçare e Thëmeluesit të BSPSH së Shkodres, Ferdinand Temali, me 1 Qershor 2009...! Takimi i Ferdinandit në presidencë me té, më kujton qendrimin burrnor të Ferdinandit, të cilin e kemi pa edhe në TV, por më kujton edhe fjalët e R. Alisë, i cili i tha Ferdinandit kur po delte në një anë: “Ferdinand, ra vetja e më këputi, thonë andej nga Shkodra!” dhe, Ferdinandi iu përgjigjë: “Nuk i tradhëtoj shokët!”. Dhe me të vërtetë besnikinë e Tij Ferdinandi e vazhdoi. Endè sot Ata Herojë nuk janë dekorue e bashkë me Ta edhe Ferdinandi që me datën 13 dhetor 1990 pëmbysen përtokë njëherë e përgjithmonë bustin e kriminelit Enver Hoxha, para Prefekturës së Shkodres! Ai ishte akti ma Heroik i Rinisë kur në Tiranë, Stalini dhe Lenini i banin shoqni diktatorit tonë në sheshet qendrore! E, mos harroni, se endè ka nga Ata Djelm që vazhdojnë me kenë të gjymtuem nga torturat e bame prej sigurimit nga zv.ministri i mbrendshëm terroristi Zylyftar Ramizi, që nga data 14 Janar 1990...

Me datën 9 qershor, kur pritej realizimi i kerkesave të Grevës mbarkombëtare dhe ishim të grumbulluem në Institutin Pedagogjik, mbas dreke erdhën nga Tirana dy antarët e kryesisë sonë, Mark Bardeli dhe Muhamet Gradeci që na komunikuen në prani të ma shumë se 500 vetve, se ishte vendosë mbyllja e Grevës nga “shoku” Valer Xheka. Unë i ndërpreva fjalen dhe i thashë se “Shkodra nuk do ti bindet urdhnave të spijunve të Ramiz Alisë, por të shkojmë në Kryesinë tonë dhe atje do të vendosim!” U nisem të shoqnuem nga turma që thërriste për vazhdimin e Grevës deri në fitoren e plotë të kerkesave tona. Besoj iu kujtohet “grushti i shkrepun mbi tavolinë dhe ngritja e makinës së shkrimit mbi 10 cm lartë” kur u vendos vazhdimi i Grevës edhe dy ditë të tjera “mbas hapjes së kongresit të PPSh” e brohoritjet e turmes jashtë selisë sonë.

Kujtoj që me datën 12 qershor kanë ardhë në seli dy antarë të Kryesisë PD, z. Menduh Derguti dhe A.Luli, të cilët kerkonin që të jepej urdhën nga ne, “me u nisë vagonat e ngarkuem me sheqer për Tiranë, mbasi Greva kishte krijue mungesë sheqeri në dyqanet e Tiranës...” Unë i shikova ...dhe u thashë: “Jo, këte herë komunistët e Tiranës, të festojnë fillimin e kongresit tyne me bakllavë të paperlueme me sherbet, se kështu kanë urdhnue punëtorët e Shkodres!” dhe kujtoj si tashti të qeshunin me zemer të Qazim Likës, që u ndodh aty dhe u knaq nga përgjigja ime...

Mbas dy ditësh takova Pjeter Arbnorin tek SMT e vjeter, dhe më tha: “Doktori më ka thanë se asht e paknaqun partia nga qendrimi i fundit i sindikatës së Shkodres!” Unë, e pyeta: “Po për cilën parti e ka fjalën doktori, atë që ka kenë apo për këte që asht tashti?”. Pjetri më tha: “Për partinë tonë...ç’ punë kemi ne me komunista?”...”Nuk po kuptoj se pse asht i paknaqun ai, mos ndoshta e keni dashtë sheqerin ju, me i perlue bakllavat e kongresit të tyne?” Më shikoi i zemruem dhe gati harroi me më dhanë edhe doren, e pra ky, drejtonte PD e Shkodres!!...

Në muejn Qershor 1991, në takimin e BSPSh me z. Gramoz Pashko, në Komi.Ekz. të Shkodres Fritz Radovani i pat propozue aprovimin e krijimit të Shoqatës së të Përsekutuemve dhe të burgosunve politik në Shkoder. Ai e priti mirë propozimin tonë dhe mbas tri ditësh erdhi nga Tirana aprovimi zyrtar i Shoqatës. U patën propozue edhe dy emnat për Kryetarë, Karlet Luka dhe Bardh Shiroka. Emnimi i z. Lin Martinit asht pritë shumë mirë nga Sindikata dhe bashkpunimi ka kenë i frutshem mbasi figura e Tij ishte vertetë e nderueme. Edhe me krijimin e Seksionit të Përsekutuemve në Prefekturë bashkpunimi asht vazhdue i rregullt me nëpunësit e atij seksioni, Xhemal Elezi, Sadedin Taipi dhe Bardh Shiroka. Ky fakt u prit mirë edhe nga të huejt, sidomos kjo u dallue në takimet tona me gazetarë të “Zërit Amerikës”, të cilët e kanë vlersue shumë krijimin e kësaj shoqatë në Shqipni nga BSPSh. Duhet vue në dukje edhe roli që ka luejtë aso kohe në takimet me të huejtë përkthyesi Sokol Muça, një njeri me të vertetë pozitiv.

Në muejn Korrik 1991 BSPSh e Shkodres kishte lidhje me Kryesinë e Tiranës, Kavajës, Durrësit, Korçës dhe me Kryesinë e BSPSh kombinatit tekstilit të Beratit. Lidhje të ngushta janë mbajtë gjithnjë me Kryetarin Gëzim Kalaja, i cili i ka vazhdue ato lidhje edhe mbas 1997.

Humbja e Kryetarit të BSPSh së arësimit, të Ndjerit Qazim Lika asht kenë një ndër fatkeqsitë ma të mëdha që ka pasë Sindikata e Shqipnisë, mbasi Ai përsonifikonte një qytetar të formuem e të kulturuem që luftonte dhe punonte për marrveshje e mirkuptim ndërmjet besimeve. Ai ishte dhe mbetët simbol i tolerances Fetare mes besimeve për të gjithë brezat e ardhshme!

Në muejn Shtator 1991, në datat 11, 12, 13 dhe 14 u organizue në Durres një seminar i BSPSH me rreth 200 anëtarë nga kryesitë e gjithë Shqipnisë. Aty drejtonin amerikani Donald Slaiman nga USA, Tom Cook nga Britania dhe Sasha Morina nga Gjermania. Ditën e fundit ata dhanë konkluzionet dhe porositë e tyne për BSPSH, tue u cilësue nga D. Slaiman me këto fjalë: “...Ju jeni Sindikata që keni thye dogmen e komunizmit!”. Ndërsa, në emnin e të gjithë BSPSh Ata u falnderuen dhe u përshëndetën nga anëtari i Kryesisë së Shkodres Fritz Radovani.
Mbas mbledhjes së organizueme në teatrin “Migjeni” me z. Tony Freeman, që ishte Nënsekretar i Shtetit në USA,

me datën 18 Korrik 1991, dhe takimit të nesërm me Té në hotel “Dajti” bashkë me Ferdinandin, unë kam kuptue mirë lojën e sindikatave italiane, të cilat bashkë me socialistët e Kraksit e Martelit, kanë luejtë rolin ma negativ për t’ardhmen tonë në të gjitha drejtimet...e, kryesisht në zhvillimet e ngadalshme demokratike tek na, veprime të cilat gjetën një terren shumë të përshtatshëm në të gjitha hallkat e pushtetit demokratik që posa mori drejtimin e shtetit, filloi kompromisin me ishkomunistët tue ua krijue të gjitha mundësit e korrupsionit dhe të ruejtjes së “imunitetit” të paprekshëm të gjithë kriminelëve, nga Ramiz Alia e deri tek vrasësit e të rijve në të katër anët e vendit prej piramidave kufitare e deri tek Mali me gropa...në afersi të Tiranës...apo, gjaksit e pafalshem të sigurimit shtetit që filluen me vra me “ligjët” e Kanunit, kur 95 % e tyne as nuk njihnin as emnin e Autorit të Tij, e që as nuk e kishin pa kurrë atë liber!

Ndonse pushteti, gjykatat, prokuroria dhe institucionet tjera ishin në doren e sigurimit dhe të komunistëve, lufta e BSPSH për zbardhjen e vrasjeve të 2 Prillit asht kenë pa kompromis dhe, këte e dëshmojnë proces –verbalet, filmat dhe dokumentat e takimeve të Kryesisë sonë, ku ishin Ferdinand Temali, Ben Borshi, Fritz Radovani etj, përballë kriminelëve Çapajev Taçi, Dilaver Papare, Rapi Mina, Kiço Koçi, Qemal Lame, Hajredin Shyti, Shefki Bejko, Vladimir Meçe, Gramoz Ruçi, Kastriot Islami e deri tek “hija e zbetë” e Ramiz Alisë...që hallakatej tue “i marrë erë”.. kolltukëve të Enver Hoxhës. BSPSH protestoi dhe kerkoi edhe lirimin e të burgosunve politik të 14 Janarit 1990, Rin Monajka, Gjergj Livadhi, Dedë Kasneci etj. që vazhdonin dënimin. Dyert e “burgjeve” ishin garancia e të gjitha fitoreve të PPSh dhe sigurimit të shtetit komunist.

Djelmët tonë u vranë po askush nuk ishte kenë “fajtorë”..!

Burim i të gjitha pasojave dhe disfatave asht kenë atëherë e prap sot mos hapja e dosjeve, dhanja e shumë dokumentave false të pastertisë së figurave, të cilët arritën me kenë edhe drejtues ndër rrethe të degëve të Partisë Demokratike, tue fillue nga qyteti i Shkodres në vitin 1991 – 92 e ma vonë. Kjo solli pasoja rrenuese mbasi ishspijunët jo vetëm rimorën drejtimin e shtetit, por edhe mbrojtën të paprekuna labirintet e sigurimit shtetit terrorist i cili riforcoi pozitat e korrupsionit dhe pasunoi në mënyrë të vrullshme hallkat e lidhjes së spijunve, me komunistët e konvertuem në “demokrat”. Shumë nga spijunët e njohtun bane sikur u terhoqën nga vendet e punës, por pushtetarët e rijë u ndejën gati tue u krijue mundësi të reja të vendeve të tjera, si bie fjala në dogana, polici financiare, noter në gjykata apo zyre pasaportash, në zyra të këthimit të pronave e pak ma vonë në firmat piramidale, ku lulzoi neokomunizmi kapitalist i fortifikuem me ishoficerët e sigurimit, që i siguronin kushte largimi nga Shqipnia të gjithë këtyne hajdutëve dhe vagabondave me anën e gomoneve apo pasaportave false si dhe rrugë të tjera, që dispononin në portet e blindueme detare këta spijun. Njëherësh filloi trafiku i armëve dhe i drogës...

Komunistët “proletarë” filluen ekonominë e tregut me kioska dhe tavolina, tue shitë para dyerve të tyne mallna importi...Ky ishte një veprim largpamës i R. Alisë atëherë kur ai shperndau rezervat e fundit bankare, për pasunimin e komunistëve e spijunëve besnikë të tij.
Sabotimet për rrugën e demokracisë ishin të planifikueme direkt nga naltë. Kur shoqatat e hueja fillue me sjellë ndihma kryesisht për zonat fshatare të vorfna, kujtoj shkuemjen në Pukë, ku ishim me Ferdinandin dhe dy anglez tek spitali dhe, posa ikem na sigurimi organizoi djegëje dhe përleshje, ku gjeti vdekjen edhe një qytetar, vetëm me krijue pasiguri udhtimi për të huej që donin me çdo kusht me ndihmue spitalet dhe qendrat e shndetsisë ku gjendja ishte e mjerueshme.

Këta veprime të organizueme ndikuen për keq tue krijue imazh të papelqyeshëm dhe tue kalue turma të tana njerzish në një zhgënjim ndaj të gjitha sakrificave që kishin ba, e kryesisht Rinia e cila lau me gjak rrugen për arritjen e Fitores së Demokracisë aq shumë të dishrueme. Njerzit e ndershëm që luftuen në ballin e luftës mbetën fukara dhe të vorfen pa asnjë fitim për mos me thanë se humbën edhe të gjitha iluzionet e Fitores...e, një ndër ta ishte edhe luftari i Demokracisë në Shkoder, Ferdinand Temali...pa u zgjatë me qindra të tjerë qytetarë shkodranë.

Gjithnjë shokët e bashkpuntorët dhe të gjithë Ata anëtarë të BSPSh, që luftuen për me rrëzue komunizmin gjakatar do të kujtojnë Luftarin Trim të Saj Ferdinand Temalin...e, do të kujtojmë... në sa e sa Përvjetorë të tjerë zanin e Tij, që edhe sot vazhdon me ushtue si gjithmonë:
“Do fitojmë apo jo?!...Po, Po, Po..!”

Me këte rast po ripërsëris fjalët e Prof. Arshi Pipës, që mi ka thanë personalisht mue:
“...Jeni e vetmja Sindikatë e një vendi të vogël, por që keni rrëzue një qeveri me të gjitha tiparët e terrorizmit komunist, gja që deri sot nuk ka ndodhë në historinë e të gjitha Sindikatave të botës!...”

(Shkoder, 1993).

E, Themelues i Asaj BSPSH, organizator dhe luftar besnik në betejën e përmbysjes së komunizmit ishe Ti, e vetëm Ti, o i pavdekshmi Ferdinand Temali!..

E, Populli Heroik i Shkodres me të gjithë ne të tjerët,.. mbas Teje!

BIBLIOTEKA “NERMIN VLORA FALASCHI”, UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI”, VLORË

Image result for Albert HABAZAJ
Nga Msc. Albert HABAZAJ

VËSHTRIM HISTORIK

...Lashtësia e gjuhës dhe kulturës së popullit shqiptar është e pandarë nga prania e bibliotekave në Shqipëri. Ekzistencën e tyre e dëshmojnë zbulimet arkeologjike, krahas të dhënave për historinë e kulturën e popullit tonë. Edhe qyteti i Vlorës, kur dimë se të dhënat për të nisin nisin në shek. VI p.e.s, mendohet të ketë patur bibliotekë. Kur flitet për bibliotekat brenda perandorisë romake nuk mund të mos përmendet biblioteka që ekzistoi në qytetin e Ilirisë i njohur me emrin Aulona, (Vlora e sotme). Sikurse në Durrës, Apolloni, Lezhë, Finiq, Berat etj. edhe në Vlorë ka pasur qendra të depozitimit të dokumenteve. Manastiri i Zvërnecit dallohej si një nga qendrat kryesore të grumbullimit të librave në mesjetë. Zvërneci i Vlorës (që në mesjetë quhej Spiranica) ka qenë vendbanim i lashtë, i mijëvjeçarit I p.e.s.
Vlen të theksohet, se pas Kodikëve të Beratit, që janë thesare të kulturës dhe kanë vlera unikale, sidomos Kodiku i Purpurt (mendohet se është i shek.V pas K.), shkruar me gërma ari e argjendi në pergamenë, me përmbajtje fetare e laike; katër kodikët e Vlorës (shkruar nga shek. X-XII) pasurojnë imazhet e hershme të letërsisë së krishterë me fasadat kishtare, çmohen në traditën e dorëshkrimeve të hershme liturgjike dhe bëjnë pjesë në fondin më të rëndësishëm të dokumentacionit të vjetër, që ruhet në AQSH.
“Vlora njihet si një prej qyteteve shqiptare ku për shekuj me radhë janë ruajtur dorëshkrime të rralla, me rëndësi ndërkombëtare” (Sinani, Sh.: “Beratinus”.-Tiranë: Argeta-LMG, 2004; f. 211).
Duke iu referuar botimit “Bibliotekat në Shqipëri” (“Libraries in Albania”) .- Tiranë: Onufri, 1998.-Shoqata e Punonjësve të Bibliotekave të Shqipërisë; f. 5, miqtë e librit mësojnë sa vijon: “... Shënime të kohës dëshmojnë për ekzistencën dhe të bibliotekave të tjera si ajo e familjes Vlora në shek. XVII-XVIII...”. Dihet që një nga bibliotekat më në zë të shek. XVII është ajo e Voskopojës, që bulëzoi me ngritjen e shypshkronjës më 1720 dhe lulëzoi me hapjen e akademisë më 1744.
Nga botimi special i cituar më sipër, njihemi me faktin se biblioteka private e familjes së njohur Vlora, ishte vepër e diplomatit plak, Syrja Beut dhe e të birit të tij, deputetit të Vlorës Eqerem bej Vlora. “Fillimet e kësaj biblioteke janë që nga viti 1875 dhe kanë vazhduar dhe më vonë. Në vitin 1916 sasia e librave të bibliotekës arriti 14600 vëllime. Librat ishin në gjuhët arabisht, turqisht, gjermanisht, italisht, greqisht dhe shqip. Ishte mjaft e pasur në dorëshkrime arabe, libra fetarë, kurane, histori, qytetërim, albanologji, etj. Më vonë me trajtimin e keq të bibliotekës, sasia e fondit u pakësua dhe u shpërnda, deri dhe vandalisht. Torturat antikulturore të kësaj biblioteke të njohur dhe në Ballkan e më gjerë, i rrëfen me trishtim e dhembje pinjolli i Vlorajve, albanologu Eqerem bej Vlora në “Kujtimet” e tij. Një sasi e vogël e fondit të mbetur ndodhet në bibliotekën e qytetit të Vlorës.
Një vend të veçantë në historinë e bibliotekës së Vlorës zënë ato të krijuara në fillim të shek. XX, ku do të veçonim kontributin e publicistit Ibrahim Shyti. Biblioteka e arsimtarëve Jani Minga, Mihal Peço, Musa Muho, Ibrahim Kushta, Jorgji Ceko, Tasim Jonuzi, Toli Arapi, Reuf Zaimi, Hilmi Doko etj., me përkujdesjen e kryetarit të bashkisë Ali Asllani, bëhet themeluese e bibliotekës publike të Vlorës. Më 29 shtator 1936, me inisiativën e tyre, mësuesit e shqipes ngritën bibliotekën e qytetit “për t’i shërbyer publikut vlonjat”.
Sot kjo bibliotekë mban emrin e shkrimtarit Shevqet Musaraj dhe radhitet ndër më të mirat biblioteka të vendit për një shërbim të kulturuar ndaj përdoruesit.
Në qytetin e Vlorës ka një traditë të mirë të bibliotekave, pasi në gjysmën e dytë të shek. XX në këtë qytet, krahas bibliotekës publike të qytetit, kanë vepruar edhe mjaft biblioteka të tjera si ajo e shkollës Tregtare, e shkollës së mesme Pedagogjike, të shkollave 8-vjeçare, e sidomos bibliotekat e Akademisë Ushtarake të Marinës dhe Akademisë së Aviacionit. Në këtë djep kulture e arsimdashës të Vlorës u lind dhe u ngrit edhe Universiteti i Vlorës së bashku me bibliotekën e tij, si porta e dijes, si takimi i parë, vizita e parë që të orienton me universitetin.

UNIVERITETI I VLORËS DHE BIBLIOTEKA E TIJ NË VITE: HISTORIKU
Nga lartësia e 22 viteve, vërejmë se së bashku me universitetin e Vlorës, që mban emrin e Plakut të Shenjtë të Flamurit, po konturohet denjësisht edhe biblioteka e institucionit më të lartë arsimor të Shqipërisë Jugperëndimore. Biblioteka mban emrin e studiueses e shkrimtares humaniste Nermin Vlora Falaschi dhe është institucioni kulturor që siguron informacion për studentët, pedagogët dhe studiuesit e universitetit të Vlorës, që është tempull i dijes qysh me themelimin e tij. Duke vlerësuar zhvillimet bashkëkohore të arsimit, biblioteka e universitetit ndihmon në procesin e mësimdhënies për intelektualët e tij të rinj që dalin nga ky universitet dhe është njësi ndihmëse e këtij institucioni të arsimit të lartë publik.
Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrisë së Arsimit, më 28. 02.1994, me vendim nr.105 vendosi të krijohet Universiteti në qytetin e Vlorës. Godina e ish-Komitetit të Partisë dhe ajo e ish-shkollës Mjekësore u përshtatën në funksion të Universitetit të ri që hapi dyert më 10 tetor 1994 për 162 studentët e parë të shpërndarë në tre fakultete: Fakulteti i Tregëtisë me degët Biznes dhe Turizëm, Fakulteti i Marinës me degën Inxhinieri Navale dhe Fakulteti i Infermierisë me degën Infermieri. Në këto 4 degët e para që u hapën trupa mësimdhënëse përbëhej nga një staf prej 10 pegagogësh efektivë. (Sot universiteti i Vlorës ka 4 fakultete: atë të ekonomisë, të shkencave humane, të shkencave teknike dhe të shëndetit publik; numëron 18 departamente, me mbi 10 mijë studentë në tw tre nivelet e studimit, 4 mijë diplomantë, me 105 pegagogë efektivë dhe mbi 400 të jashtëm)
Me çeljen e Universitetit, filluan përpjekjet për krijimin e bibliotekës. Në mes të nëntorit 1994 u krijuan ambientet e bibliotekës (salla e leximit dhe salla e fondeve të librit) me librat e parë, trashëguar nga ish- shkolla e mesme mjekësore “Jani Minga”, si dhe dhurata nga shoqata “Agimi”, fondacioni “Sorros”, etj. Mjediset ishin të vogla, por si fillim të mjaftueshme, sepse Universiteti ishte ende i sapoformatuar. Në prill 1995 vjen një sasi e konsiderueshme, rreth 4500 libra, dhuratë nga universiteti i Nebraskës. Më vonë e vazhdimisht fondi pasurohet nga ambasadat italiane e zviceriane, nga universiteti i Angerit, Fondacioni Zvicerian “Pro Helvetva”, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Biblioteka Shkenore e Universitetit Politeknik,Universiteti gjerman i Siergerit, nga Muzeu i qytetit të Vlorës, nga Biblioteka e Bankës Kombëtare, nga akademiku Shaban Demiraj, prof. Myzafer Korkuti, poeti Fatos Arapi, prof. Rami Memushaj, prof. Valter Memisha, nga humanistja Nermin Vlora, nga Universiteti i Shkupit, nga prof. Aleksandër Stipçeviç e Zeqerija Neziri, nga Word Vision, nga z. Vladimir Kuint, nga pedagogë të universitetit tonë që botojnë tekste mësimore, metodike shkencore e letrare, nga shkrimtarë vlonjatë e dashamirës të shumtë. Instituti i Studimeve Pedagogjike dhe Biblioteka e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë dhënë një ndihmesë cilësore me dhurimin e shumë titujve të domosdoshëm. Blerja e librit shkencor dhe artistik, sidomos në panairet e librit në qytet, ka qenë dhe është burimi i parë i rëndësishëm për plotësimin e bibliotekës universitare sipas parametrave bashkëkohore. Me zgjerimin e Universitetit lindi domosdoshmërisht edhe zgjerimi i bibliotekës , si me ambiente, ashtu edhe libra. U krijua një bibliotekë e madhe, ajo nr. 1, me sallë leximi e fonde të hapura, në korpusin qendror të Universitetit, (Godina A, Rektorati) në katin e parë të ndërtesës, me kapacitet 120 vende. Një tjetër bibliotekë, ajo nr. 2, me sallë leximi e fonde të hapura, që ofron shërbim me kapacitet 50 vende, u krijua në korpusin tjetër të Universitetit, në katin e tretë të ndërtesës, ku është sot Fakulteti i Edukimit, ai i Shëndetit Publik, Departamenti i Drejtësisë, etj. (Godina B).
Më 28 nëntor 2005, Biblioteka e Universitetit mori emrin “Nermin Vlora Falachi” për të nderuar kulturologen dritërore Nermin Vlora, mbesë e Ismail Qemal Vlorës. Rritet universtieti, rritet dhe biblioteka e tij. Në rrjedhën e viteve, të dyja bibliotekat janë shfrytëzuar maksimalisht, duke shfaqur interesim të madh si nga studentët, ashtu dhe nga pedagogët. Përveç shërbimeve elementare bibliotekare, është bërë katalogimi i librit, duke synuar që me programet kompjuterike biblioteka të shërbejë si urë teknologjie për t’u vënë në lidhje me Internetin. Në fondin e bibliotekës ndodhen vepra të shkencave të ndryshme, të sistemuara sipas Klasifikimit Dhjetor Universal (KDU). Është këndi i librit të huaj e shkencor, libri shqip dhe i përkthyer, këndi i autorëve vlonjatë, vitrina e librit të ri, përshkrimi bibliografik i librit universitar etj.
Nga viti në vit vihet re afrimi i studentëve me bibliotekën. Kjo shihet në numrin gjithnjë në rritje të anëtarësimit të tyre, ngaqë vlerësojnë se librat mbledhin margaritarët e mendimit për t’ua dhënë njerëzve. Biblioteka është portë e hapur për rreth 15 mijë studentë të Fakultetit të Ekonomisë me 3 departamentet: të Administrim-Biznesit, të Financës dhe të Shkencave Ekonomike; të Fakultetit të Shkencave Teknike me 8 departamente: të Matematikës, Fizikës, Shkencave Kompjuterike, Kimisë, Biologjisë, Inxhinierisë Mekanike dhe Navale, Inxhinierisë Elektrike, Shkencave Nautike; të Fakultetit të Shkencave Humane me 4 departamente: të Gjuhë-Letërsisë, Gjuhëve të Huaja, Drejtësisë dhe të Edukimit (Cikli i ulët, Parashkollor); të Fakultetit të Shëndetit Publik me 3 Departamente: të Infermierisë, Shëndetit Publik, si dhe atij të Kujdesit për Nënën dhe Fëmijën, etj., që studiojnë me kohë të plotë, si dhe për ata me kohë të pjesshme (part-time, për vitet që bëhej mësim part-time). Orari i bibliotekës ëshë çdo ditë: e hënë- e premte, ora 08.00-16.00. Biblioteka ka qenë e hapur edhe të shtunave e të dielave për pedagogët dhe studentët me kohë të pjesshme nga ora 08.00-13.00. Për fondin e librave të hedhur në kompiuter është punuar me programin ISIS (deri në vitin 2013). Nga viti 2013 e në vijim punohet në rrjetin COBISS.Net. Po bëhen investime për pajisjen me 10 kompjutera të tjerë, në funksion të bibliotekës dhe lidhjes me Internet.
Në bibliotekën nr. 1 ka qenë përgjegjëse zonja Mira Sharra (1994-2008), njëkohësisht punonjëse e parë e këtij institucioni, qysh me krijimin e tij. Në bibliotekën nr. 2, nga viti 2002-2008, ka qenë studiuesi dhe poeti Albert Abazi (Habazaj), i diplomuar në Shkollën Dyvjeçare të Bibliotekonomisë pranë Departamentit të Kualifikimit në Bibliotekën Kombëtare, Tiranë dhe kryer studimet e thelluara për katalogim e përshkrim bibliografik të njësive libra dhe jolibra sipas standartit ndërkombëtar të përshkrim bibliografik në Maribor, Slloveni (IZUM).
“Bibliografia e librit universitar (1994-2006, Pj.1)” përgatitur prej tij, është një punim kërkimor-shkencor me vlera serioze për Universitetin e Vlorës. Në këtë bibliografi janë evidentuar 53 autorë-pedagogë të universitetit, me 158 tituj librash, të cilët po e pasurojnë ritmikisht biografinë diturore të universiteti të Vlorës. Universiteti ynë boton Buletinin Shkencor, që del periodikisht, një herë në gjashtë muaj, që prej muajit maj 2001 si dhe Gazetën e Studentëve, që prej prillit 2002, e cila u botua në vend të gazetës së mëparshme “Kohë & Realitet”, e cila kishte nisur të dilte qysh në maj 2001. Deri më sot janë botuar 13 buletine pa ISSN (2001-2008), 6 buletine shkencore me ISSN 2310-6719 (qysh nga Vëll.1, nr. 1, 2013 e në vijim) ku edhe biblioteka “Nermin Vlora Falachi” ka dhënë ndihmesën e saj.
Qysh nga dita e krijimit deri më sot kanë dhënë kontributin e tyre profesional me përkushtim për bibliotekën e universitetit zonjat Mira Sharra, Elisabeta Shehu, Lida Mezini e Hatixhe Likaj, Msc. Albert Habazaj, si dhe z. Gentian Zejno (2008 e në vijim, i cili zëvendësoi z. Albert Habazaj, që në vitin 2008 erdhi në bibliotekën qendrore në godinën e Rektoratit, ku dhe vijon.
Biblioteka e Universitetit ka patur një bashkëpunim korrekt edhe me bibliotekën e qytetit, ku ka drejtuar me kulturë dhe dashamirësi zonja Liliana Gjika, si dhe, pas daljes në pension të saj, me shkrimtarin Çlirim Hoxha, si përgjegjës i atij institucioni kulturor. Kemi realizuar këmbim përvoje, në furnizimin dhe ndërrimin e librave, për huazimn ndërbibliotekar si dhe në përhapjen e librit, gjithçka në funksion të detyrës sonë për studentin bashkëkohor, i cili në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë të përvetësojë njohuritë e duhura me ndihmën e fjalës së shkruar dhe me teknikat e format e sotme të popullarizimit dhe përhapjes së librit. Biblioteka e universitetit ka bërë përurime librash dhe diskutime krijuese të autorëve studentë, pedagogë apo shkrimtarë të njohur të Vlorës, si dhe përkthimeve që kanë bërë jehonë, të cilat janë pasqyruar dhe nga mediat e shkruara e vizive, kombëtare e lokale, si dhe i kemi të pasqyruara në stendat e veprimtarive të bibliotekës. Janë bërë dhe konkurse të fjalës artistik, si dhe inkurajim i talenteve të reja, duke ndihmuar edhe në botime poetike të studetëve me talent e të pasionuar në thurjen e vargjeve. Gjurmë mbresëlënëse kanë lënë konferencat shkencore si ajo për 600 vjetorin e Skënderbeut; ajo për 160 vjetorin e Naimit; Konferencat shkencore “Petro Marko, personalitet i shquar i letërsisë bashkëkohore shqiptare”, ato për ndihmesën shkencore të prof. Rami Memushajt dhe të prof. Ethem Likaj; Konferenca Ndërkombëtare Albanologjioke “Urat kulturore mes Himarës dhe Diasporës Arbërore në shek. XVI-XVIII, kronikë identitare dhe eurocentriste”; prezantim i librit “Ritorno al Paese delle Aquile” (“Kthimi në Tokën e Shqiponjave”) i shkrimtarit italian Aldo Renato Terrusi në bashkëpunim me Instituti Italian të Kulturës në Shqipëri dhe Konsullatën Italiane në Vlorë, si dhe “Il sentiero dei profumi” (“Shtegu i parfumeve” i shkrimtares tjetër italaine Cristina Caboni, në bashkërendim me Shtëpinë botuese “Dituria”, Tiranë, etj. Kemi realizuar takime me shkrimtarë të shquar si Ali Podrimja, Fatos Arapi, Nasho Jorgaqi, Fatos Kongoli, Flutura Açka, Maku Pone, etj., me fizikanin e shquar, prof. Niko Thomo, me studiuesit e njohur Anton Berisha, me profesorët Ymer Çiraku, Gjovalin Shkurtaj, Rami Memushaj, Farudin Krutaj, Mësuesin e Popullit, të ndjerin Kristaq Shtëmbari, me albanologët arbëreshë Francesco Altimari e Matteo Mandalá, etj. Do të veçonim për një bashkëpunim përkushtues e serioz në këto veprimtari me vlerë sidomos dr. Ermir Xhindi, shef i Departamentit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, si dhe dr. Frosina Londo, shefe e Departamentit të Gjuhës italiane në Universitetin e Vlorës. Domethënëse dhe me mesazhe të larta njerëzore e kulturore janë bërë veprimtaritë për princin e lirikës shqiptare Ali Asllani, për poetin e studiuesin e spikatur Nexhat Hakiu dhe për kalorësin e lirisë së fjalës, personalitetin shquar të letërsisë bashkëkohore shqiptare Petro Marko, etj. Në këto veprimtari e konferenca shkencore roli i bibliotekës së Universtetit ka qenë i dukshëm, me kumtesat e përgatitura e të mbajtura nga specialistët e saj, të cilat dhe janë botuar, si dhe me faktin se veprimtaritë janë bërë në mjediset e bibliotekës universitare.
Për mbarëvajtjen e tyre kemi patur bashkëpunim të frytshëm me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Vlorës. Ndihmesë të palodhur organizative ka dhënë dhe prof.dr. Bardhosh Gaçe.
Kemi përgatitur dhe orientojmë në sallë studentët me leksionet e dispencës “Historia e Librit dhe Bibliotekave”, duke i qartësuar se puna me librin do t’i shoqërojë tërë jetën dhe ata duhet të njohim metodologjinë e përdormit të librit dhe punës në bibliotekë, për marrjen e shpejtë të informaciont të duhur. Duke vlerësuar faktin që biblioteka varet direkt nga rektori, kemi mundur të realizojmë marrëdhënie pune shumë korrekte e respektore me tre ish-rektorët: dr. Shezai Bazaj (1994-1998), prof.dr. Bilal Shkurtaj (prill 1998-nëntor 2007), prof. Tanush Shaska (nëntor 2007-2010), si dhe me titullarin e sotëm, prof. dr. Albert Qarri (i cili në vitin 2010, me një shumicë të cilësuar votash, u zgjodh Rektor i Universitetit të Vlorës dhe vazhdon të jetë në detyrë edhe sot. Titullari aktual ka vizione të reja, ide e projekte të guximshme, konkuruese edhe për bibliotekën, sa të vështira aq të larta në synimet e bukura ndaj edukimit arsimor. Syri i mendjes dhe i shpirtit të tij, që ka në thelb elementin e ri të qytetërimit, e vlerëson se, si në çdo universitet të vërtetë, dhe në unversitetin e Vlorës takimi i parë, prezantimi i parë, vizita e parë që të orienton është biblioteka. Ky qëndrim i titullarit na bën të ndihemi më komodë dhe me ndjenjë përgjegjshmërie, që frymëzohet nga Ideali, Besimi dhe Detyra. Në këtë kuadër, edhe ne, me ambicje profesionale, kemi përgatitur materiale ndihmëse dhe orientuese për përdoruesit e bibliotekës (studentë, pedagogë e studiues etj.) në Microsoft Power Point dhe në formë manuale punimin “Bibliotekat universitare-organizimi i tyre në botë dhe tek ne”. Si rrjedhojë e zhvillimeve të vrullshme në universitetin tonë, që funksionon me katër fakultete: me Fakultetin e Ekonomisë, atë të Shkencave Teknike, të Shkencave Humane dhe të Shëndetit Publik, edhe biblioteka është proces riorganzimi dhe ristrukturimi për të qenë e sigurt në mbështetjen e misionit të Universitetit të Vlorës. Literatura është e klasifikuar dhe në bibliotekën tonë përfaqësohen të 10 klasat sipas tabelës kryesore të KDU. Me përdoruesit shërbehet me kulturë, sipas Kodit Etik të profesionit, duke bërë anëtarësimin me kartelë, sipas rregullores së brendshme, si për studentët dhe për pedagogët, për materiale që shfrytëzohen në sallë dhe për ato që mund t’i huazojë anëtari i bibliotekës. Me emërimin në një detyrë tjetër në universitet të zonjës Mira Sharra, si dhe nga synimi i rektoratit për të krijuar mjedise të mjaftueshme për salla leksionesh për studentët, aktualisht ish-biblioteka nr.1 është përshtatur në një mjedis model për konferenca, analiza, mbledhje, etj. dhe quhet salla “Rilindja” e konferencave. Mjedisi ku u transferua biblioteka në vitin 2008, (kati i dytë i Fakultetit të Ekonomisë) ishte i pamjaftueshëm (90 m²) dhe jo në vendin e duhur, kështu që, me urdhërin e rektorin aktual, gjatë verës së vitit 2015, Biblioteka Qendrore u vendos në mjediset e ish sallës A200 (Rektorati), me sipërfaqe 200 m², me hapësirë, dritë, qetësi, kushte të përshtatshme për studim e veprimtari të tjera ndihmëse në shërbim të universitetit. Biblioteka nr. 2 kryen funksionet e një biblioteke të përqëndruar, që siguron akses studimor për studentët e shkencave humane dhe shëndetit publik. Në sektorin e Bibliotekave të universitetit të Vlorës shërbehet sipas parimeve të Bibliotekonomisë me moton: Më mirë, më lirë, më shpejt dhe, për të qënë mediator midis burimit të informacionit dhe përdoruesit, me lajtmotivin: Të ndjehesh krenar që je bibliotekar!

FUNKSIONET:
1- Biblioteka e universitetit të Vlorës, si institucion i depozitimit të infomacionit të shkruar dhe elektronik dhe të organizimit e të vënies së tij në shërbim të përdoruesve në mënyrë sa më efektive, është pjesë organike e universitetit në ndihmë të programit mësimor dhe edukativ.
2- Duke patur karakter dinamik, mënyrën e organizimit dhe funksionimit e diferencon progresivisht dhe e transformon, që të ecë paralelisht me objektivat arsimore dhe studimore të komunitetit universitar, në mënyrë që të sigurojë ofertën cilësore të shërbimeve.
3- Për zhvillimin e koleksioneve biblioteka ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me fakultetet e departamentet për të siguruar pasurim të barabartë dhe në kohën e duhur, edhe pse blerja e librit me tender ka ndodhur që edhe na ka penguar në realizimin e shpejtë të kërkesave të përdoruesve tanë (studentë e pegadogë). Për pasurimin e fondit me materiale të shtypura apo jo libra, me materiale referuese si enciklopedi, fjalorë, materiale bibliografike, direktori, vjetarë dhe almanakë, burime biografike, informacione gjeografikë dhe për udhëtime etj., biblioteka jonë planifikon një sasi të buxhetit edhe sipas këshillimit dhe kërkesave të dekanëve, shefave të departamenteve dhe pedagogëve të lëndëve që ka programi arsimor universitar. Pra zgjedhjen e materialeve e bëjmë si rezultat i kërkesave të përdoruesve.
4- Duke synuar plotësimin e nevojave të studentëve dhe personelit akademik me literaturën e nevojshme etj. në përshtatje me programet arsimore, biblioteka jonë siguron materiale të shumta referative, literaturë në numër të mjaftueshëm kopjesh dhe mjedis të nevojshëm për studim
5- Duke patur detyrimisht personel bibliotekar të kualifikuar, shërbimi referativ është i nivelit të lartë dhe po kompjuterizojmë shërbimet tona për të siguruar hyrje në internet për përdoruesit.
6- Nisur nga qëllimi i bibliotekës sonë, që është plotësimi i nevojave të studentëve dhe të pedagogëve për materiale dhe informacione në funksion të programit mësimor, ne ndihmojmë studentët në realizimin e detyrave të tyre dhe pedagogët për ngritjen e nivelit profesional, përmirëson shërbimet nëpërmjet kompjuterizimit të informacionit, si qendër e rëndësishme studimi.
7- Biblioteka jonë organizohet me fonde të hapura, ku studentët shfletojnë lirshëm e në qetësi koleksionet e bibliotekës, për t’u plotësuar në formimin mësimor, shkencor e edukativ, si dhe për t’u shërbyer pedagogëve, punonjësve shkencorë, personelit akademik me grada shkencore, administratës së universitetit që ka interes te libri dhe informacioni digjital, studiuesve të ndryshëm, etj.
8- Nëpërmjet katalogimit ndërtojmë mjetet bazë të kërkimit: bibliografitë, katalogët, indekset, bazat e të dhënave dhe shërbimet bibliografike me synim shërbimin e kërkimit OCLC (On line Computer Library Center).
9- Nëpërmjet Librit të Statistikës së Bibliotekës shënojmë nr. lexuesve të vitit, (çdo ditë, çdo muaj, sipas përkatësisë departamentore e vitit të studimit në UV), sasinë dhe titujt e librave që bëhen hyrje në vit, sasinë e lekëve të fondit, kërkesat për internet, mendimin e lexuesve etj.
10- Menaxhim i burimeve të informacionit dhe shërbimit referues.

BIBLIOTEKA SOT, PREZANTIM
Biblioteka e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë ndodhet në godinën qendrore të Universitetit (Rektorati), në katin e dytë (ish-salla A 200), mbi Sallën e Konferencave “Rilindja”. Sektori i Bibliotekës, sipas organigramës, ka varësi direkte nga Rektori i Universitetit dhe është njësi ndihmëse e institucionit. Biblioteka Qendrore ka emrin e humanistes shqiptare Nermin Vlora Falaschi, Ambasadore e Kombit. Ka një sipërfaqe prej 200 m katrorë. Në bibliotekë gjenden tituj nga të 10 fushat e dijes, të cilat janë sistemuar dhe klasifikuar sipas Klasifikimit Dhjetor Universal (KDU). Të interesuarit gjejnë në Bibliotekë literaturë për çështje të përgjithshme, për shkencën dhe diturinë, organizimin dhe informacionin në fushën 0 (rafti i parë majtas, kur hyn në sallë); për filozofinë fusha 1, për psikologjinë nënfusha 159,9 ( në raftet në vijim majtas para); për fenë në fushën 2; për shkencat shoqërore, ekonominë me nënndarjet e saj, për të drejtën, qeverinë, është fusha 3; (fusha 4 është ende vakant); në fushën 5 gjenden matematika dhe shkencat e natyrës (rafti i fundit i krahut të djathtë, kur futesh në sallë); në fushën 6 shkencat e aplikuara, mjekësia, teknologjia (rafti vijues djathtas, duke ardhur); fusha 7 ka artet, argëtimin, shlodhjen, sportin (rafti vijues duke ardhur); fusha 8 ka gjuhën (shqipe dhe të huaj), linguistikën, letërsinë dhe fusha 9 përmban gjeografinë, biografinë dhe historinë (i pari djathas, kur hyn në bibliotekë). Për të lehtësuar kërkimin, kemi vendosur dhe etiketat orientuese për të interesuarit, sikurse dhe vetë drejtuesi i Bibliotekës është në shërbim të lexuesve dhe studiuesve. Fondi i titujve arrin në 15 mijë, ndërsa inventari i librit arrin në 35 mijë kopje. 65 % e literaturës është në gjuhë të huaj dhe 35% në gjuhën shqipe. Në literaturën e huaj, 75 % e teksteve është në anglisht, ka edhe në gjuhën italiane, frënge, gjermane, spanjolle, ruse, greke, rumune, arabisht e turqisht. Klasifikikimi i librit zbërthehet në trajtë hierarkike. Studentët gjejnë libra për degën ku studiojnë, që nga shkencat kompjuterike, financa, biznesi, drejtësia, kontabiliteti, shkencat detare, matematikë-fizika, infermieria, inxhinieritë, gjuha, letërsia, gjeografia dhe historia. Të interesuarit duhet të antarësohen në bibliotekë dhe për këtë qëllim janë rregullat përkatëse, të cilat i aplikojmë me regjistrimin e tyre në kartelën e lexuesit. Biblioteka funksionon me fonde të hapura, sipas rregullores së institucionit, miratuar nga Senati. Është në funksion të studentëve, të pedagogëve, të studiuesve, të stafit akdemik dhe administrativ, si dhe të punonjësve të institucionit. Në sallën e bibliotekës studiohet dhe mund të realizohen punë studimore, kërkimore shkencore në qetësi nga të interesuarit. Orari i Bibliotekës është 08.00-16. 00 çdo ditë. Ditën e shtunë, të dielën dhe për festat zyrtare është mbyllur. Fondi i Bibliotekës pasurohet me literaturën e duhur dhe korente nëpërmjet blerjeve nga institucioni, pas këshillimeve me dekanët, shefat e departamenteve dhe pedagogët. Pranojmë libra dhurata, të çmuara janë antikuarët, dorëshkrimet etj. Vlen për t’u shënuar takimi i drejtuesve të disa prej bibliotekave kryesore universitare dhe publike të vendit me ministren e Kulturës më 19.01.2015 në Tiranë, ku mori pjesë dhe drejtuesi i Bibliotekës së Universitetit tonë dhe ngriti problemin e nevojës së koordinimit me institucionet e tjera arsimore dhe kulturore. Në kuadrin e edukimit përmes kulturës, Biblioteka jonë mori dhuratë 300 tituj librash (sikurse edhe bibliotekat e tjera pjesëmarrëse). Po ashtu kemi marrë dhuratë 100 tituj nga Biblioteka e Kuvendit të Shqipërisë, si dhe, në vijim, po kaq nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Biblioteka jonë është përfshirë në rrjetin COBISS. Net për katalogimin dhe përshkrimin bibliografik sipas standarteve ndërkombëtare. Disertacionet e pedagogëve (Doktoraturat) dhe të studentëve të shkëlqyer të Masterit këshillohet të dorëzohen në Biblotekë nga 1 (një) kopje, sepse përveç depozitimit, ruajtjes si pronë intelektuale e tyre e dobishme për komunitetin, si dhe përpunimit bibliografik, përgjegjësi i Bibliotekës, MSc Albert Habazaj ka fituar licençat ndërkombëtare për katalogimin e monografive shkencore etj. dhe realizon pasqyrimin e tyre në sistemin ndërkombëtar të standartizuar, në rrjetin COBISS.Net.
INFORMACION
Biblioteka Qendrore e Universitetit është në korpusin kryesor të universitetit. Biblioteka mban emrin e humanistes Nermin Vlora Falaschi, Ambasadore e Kombit Shqiptar. Biblioteka “Nermin Vlora Falaschi”, me përfaqësues MSc. Albert Habazaj, trajnuar dhe çertififikuar për të gjitha nivelet në standartin ndërkombëtar të përshkrimit bibliografik, nga IZUM, Slloveni, rrjeti COBISS. Net.
Emërtimi zyrtar: Biblioteka “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë.
Adresa: Godina A (Rektorati), kati 2, mbi Sallën e Konferencave, Lagjia “Pavarësia”, Skelë, 9400, Vlorë.
1- Gjatë vitit 2012, Bilbioteka e Universitetit tonë pati mundësinë të ishte pjesë e promovimit të realizuar në kuadër të projektit Electronic Resources for Albania (ERA 2012 Project).
2- Është bërë tashmë traditë e Bibliotekës sonë respektimi i 23 Prillit, Ditës Botërore të Librit, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme, me synimin e qartë që çdo ditë e vitit akademik të jetë 23 Prill, me qëllimin fisnik që libri të jetë diell për pedagogët e studentët tanë. Këto veprimtari, në funksion të edukimit të dashurisë ndaj librit universitar, shkencor e kulturor janë pasqyruar dhe në mediat lokale.
3- Sipas detyrës së ngarkuar nga rektori i Universitetit, Prof. Dr. Albert Qarri, në bashkëpunim me 4 dekanët e fakulteteve dhe shefat e departamenteve, kemi hartuar “Listën e Librave për UV për vitin akademik 2016” me literaturën e nevojshme bashkëkohore manuale dhe online, sipas kritereve të duhura me autor, titull, botues, datë botimi, çmim dhe ISBN për librat, si dhe ISSN për revistat shkencore.
4- Kemi përfunduar hedhjen me programin EXCEL të inventarit të literaturës, që ka gjendje Biblioteka, proces që vijon me pasurimin e saj në kohë, gjë të cilën do ta digjitalizojmë gjatë kohës, sipas udhëzimeve të ISBD-ve.
5- Qysh me fillimin e vitit 2013, Biblioteka e Universitetit të Vlorës, së bashku me bibliotekat universitare të Tiranës dhe atë të universitetit të Shkodrës pati mundësinë të përfshihet në sistemin kombëtar bibliografik COBISS.AL, sipas kushteve të përgjithshme të bashkëpunimit dhe shkëmbimit pa pagesë të regjistrimeve bibliografike në rrjetin COBISS. Net.

RREGULLORJA DHE ANËTARËSIMI
1- Biblioteka e Universitetit funksionon për studentët, pedagogët, punonjësit e kërkimit shkencor, stafin akademik dhe joakademik (administratën dhe punonjësit e tjerë) të Universitetit.
2- Shërbimi është dy formësh: shfrytëzimi i literaturës me kartelë dhe me pasaportë (letërnjoftim) sipas udhëzimeve përkatëse, ose në sallë me çertifikatë (letërnjoftim).
3- Çdo anëtar i ri duhet të paraqesë letërnjoftimin dhe dokumentet e tjera të duhura dhe të plotësojë formularin e regjistrimit për të hapur kartelën personale të anëtarësimit.
4- Kartela e anëtarësimit shërben për kryerjen e veprimeve sa herë që personi tërheq ose dorëzon libra në Bibliotekë.
5- Disertacionet, buletinet shkencorë, guidat e ndryshme, fjalorët, enciklopeditë, manualet, katalogët, albumet, hartat, librat me vlerë të veçantë dhe unike, antikuaret, shkrimet e rralla, dorëshkrimet, DVD, CD, periodiku etj., shërbehen vetëm në sallë me pasaportë (letërnjoftim).
6- Fjalorët, manualet, albumet, disertacionet, librat me vlerë të veçantë dhe unike, si dhe materialet e tjera të shtypura ose jo libra, të cituara në pikën 4, nuk huazohen. Ato jepen vetëm për shfrytëzim në sallë.
7- Librat apo revistat i jepen të interesuarit për përdorim të jashtëm, konform rregullave me afat maksimal 15 ditor. Në rast se anëtari i bibliotekës ka nevojë për të zgjatur afatin e huazimit të librit, rikonfirmohen shënimet në kartelë dhe kohëzgjatja e shfrytëzimit të librit jashtë bibliotekës, gjithmonë brenda segmentit kohor 15 ditë.
8- Nuk lejohet dëmtimi i librit, të shkruarit në të apo nënvizime të ndryshme.
9- Për çdo libër të humbur nga ana e lexuesit, nëqoftëse nuk bëhet zëvendësimi me të njëjtin titull, zhdëmtohet me 10 fishin e vleftës së librit, me faturë nga Dega e Financës dhe e Buxhetit të Universitetit (për librat e vjetër bëhet konvertimi me çmimet e sotme).
10- Për librat unikalë, në rast dëmtimi, vlerësimi i zhdëmtimit vendoset nga një komision i posaçëm.
11- Në fondet e librit, të periodikut dhe në sallën e fondeve të hapura nuk lejohet të pihet duhan.
12- Brenda mjediseve të Bibliotekës, në sallën e fondeve të hapura nuk lejohet të flitet me zë; studiohet në qetësi dhe mund të komunikohet me zë të ulët.

UDHËZIMET PËR ANËTARËSIM NË BIBLIOTEKËN “NERMIN VLORA FALASCHI” TË UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË
I- Studentët që kërkojnë të bëhen anëtarë të Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë duhet të plotësojnë këto kritere për regjistrim:
1- Të paraqesin pasaportën (letërnjoftimin) tek punonjësi i Bibliotekës (i cili pasi plotëson formalitetet e nevojshme, ia dorëzon prurësit, zotëruesit të dokumentit).
2- Të dorëzojë tek punonjësi i Bibliotekës një fotografi në përmasat standarte të dokumentit (4×5 cm), të cilën punonjësi i Bibliotekës e vendos në ballinën e kartelës së lexuesit (sipër majtas).
3- Të dorëzojë një vërtetim me vulë nga fakulteti, ku vijon studimet, të firmosur nga kryesekretarja dhe dekani i fakultetit. (Vërtetimi konfirmon, që personi i interesuar për t’u anëtarësiuar në Bibliotekën e Universiteti, është student i këtij universiteti, në degën përkatëse për vitin akademik që jemi aktualisht. Vërtetimi nuk kthehet, ruhet në arkivin e Bibliotekës)
4- Regjistrimet e anëtarësimit apo freskimi i tyre (rianëtarësimi) bëhen çdo vit akademik.
II- Stafi akademik dhe joakademik i universitetit, kërkuesit shkencorë dhe punonjësit e institucionit tonë, të cilët kërkojnë të bëhen anëtarë të Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë duhet të plotësojnë këto kritere për regjistrim:
1- Të paraqesin pasaportën (letërnjoftimin) tek punonjësi i Bibliotekës (i cili pasi plotëson formalitete e nevojshm, ia dorëzon prurësit, zotëruesit të dokumentit).
2- Të dorëzojë tek punonjësi i Bibliotekës një fotografi në përmasat standarte të dokumentit (4×5 cm), të cilën punonjësi i Bibliotekës e vendos në ballinën e kartelës së lexuesit (sipër majtas).
3- Pedagogët e emëruar rishtas dhe punonjësit e rinj, të dorëzojnë një vërtetim nga punëdhënësi (përgjegjësi i Burimeve Njerëzore dhe Rektori).

BAZA LIGJORE :
Biblioteka e Universitetit të Vlorës funksionon në respektim të :
-Ligjit nr.8576, datë 03.02. 2000 “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”.
-Rregullorja e Brendshme e Bibliotekës, miraruar nga Senati i Universitetit.
-Rregullores tip të MKRS, viti 1992, ratifikuar më vitin 1998.
-Udhëzimeve për hartimin e programit për organizimin e dijeve nga IFLA (Federata
Ndërkombëtare e Sh.të Bibliotekave).
-Ligjit nr.9217, datë 08. 04. 2004 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8576, datë 03.02.200 “Për Bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”.
- Programit COBISS.Net (COBISS.AL, sistemi bibliografik në Shqipëri ndërtuar mbi platformën COBISS, që është sistemi rajonal me shërbimet e përbashkta bibliografike online) për katalogimin e përbashkët sipas standarteve ndërkombëtare të përshkrimit bibliografik, si proces i përpunimit të përbashkët të materialeve bibliotekare (libra, seriale, artikuj, materiale jolibër...)

SEKTORËT E BIBLIOTEKËS;
1- Arkiv
2- Fondi albano-balkanologjik (antikuari,shqipe e vjetër, periodik para çlirimit)
3- Fondi i librave në gjuhë shqipe
4- Fondi i periodikut shqip dhe të huaj
5- Fondi i referencave: Enciklopedi, fjalorë, referenca, albume, atlasë, buletine, etj.
6- Fondi i gjuhës së huaj: anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, greqisht, rusisht, rumanisht etj.
7- Po hedhim bazat për krijimin e Kujtesës së Universitetit, me publikimin e guidës dhe historikut të Biblioteks së Universitetit, duke e përditësuar, pasuruar dhe plotësuar atë.

Në strukturë nuk kemi akoma mjedise specifike, si fjala vjen një mikrobibliotekë britanike apo të Kongresit Amerikan. Ndoshta dhe një biblioketë lëvizëse do të jetë e dobishme për t’i shërbyer sa më shpejt e më mirë përdoruesit.

Interesat e kohës për universitetin tonë, akreditimi i universiteteve në Shqipëri shtrojnë kërkesën për burime njerëzore në bibliotekë (administratë-drejtues, bibliograf, klasifikator, bibliotekar, apo staf ndihmës; zërin e fundit, sipas mundësive, e kemi realizuar me studentët më të pëkushtuar, të cilët i kemi cilësuar Miq të Bibliotekës).

KËSHILLI I BIBLIOTEKËS:
Në bazë të nenit 24 të ligjit 8756, biblioteka e universitetit ka këshillin e saj si organ funksional këshillimor të drejuesit. Në përbërje të saj kemi dhe pedagogë të njohur për veprimtaritë e tyre kërkimore-shkencore dhe kulturore si dhe studentë të dalluar në mësime, të edukuar e me talent, të miratuar nga titullari. Këshilli i bibliotekës miratohet (freskohet, rinovohet apo rifunksionon me atë staf që ka) çdo vit akademik:

KATALOGËT
Llojet : 1-manualë: topografik, alfabetik, sistematik, kronologjik.
2-elektronikë (në proces). Biblioteka e Universitetit ka filluar krijimin e bazës së të dhënave për katalogun elektronik.
Në prag të 21 vjetorit të krijimit të Universitetit dhe Bibliotekës së tij përgatëm në formë të shtypur Guidën e Bibliotekës dhe po përgatisim Historikun e Udhëtimit 22 vjeçar nëpër Urën që lidh Burimin e Informacionit të Edukimit Shkencor me Përdoruesin Tonë të Respektuar.
Katalogu i Bibliotekës
http://www.al.cobiss.net/scripts/cobiss?command=CONNECT&base=92015&mode=5http://www.al.cobiss.net/scripts/cobiss?command=CONNECT&base=92015&mode=5




2016-02-23

Aforizmat, vlera që pasqyrojnë shpirtin e një kombi

Kopertina e botimeve Aforizma nga autoru00EB  shqiptare

Shënime rreth botimeve “Aforizma nga autorë shqiptare”
 të Ali R. Berisha dhe Luz Pernokaj



Nga Pëllumb Gorica

Kopertina e botimeve Aforizma nga autoru00EB shqiptareÇdokush që merr në duar një libër me vlerë, me të vërtetë ka marrë një thesar. Ndaj, gjithsecili prej nesh duhet të shprehet me fjalë shpirti për atë, ç’ka autorët u servirin lexuesve. Çdo lexues ka mënyrën e vet të të lexuarit dhe të zbërthimit të asaj çka lexon. Leximi i përciptë është i barabartë me asgjënë. Në rastin në fjalë përgjegjësia e leximit është shumë e madhe dhe mund të përkufizohet baraz me rikrijimin.



Ali R. Berisha

Jam i emocionuar teksa shfletoj “Aforizma nga autorë shqiptare” të Ali R. Berisha dhe Luz Pernokaj, të një botimi serioz dhe me vlera akademike. Sepse me këtë botim jemi përballë faktit, që evidentohet dhe mundohet të përçohet jo në rrugë mekanike, por nëpërmjet rileximit aktiv një botë e madhe shpirtërore dhe filozofike kryesisht nga autorë shqiptarë, mjeshtra të fjalës poetike dhe të prozës së gjatë, që i kanë dhënë letërsisë sonë dimensione interesante. Është një fushë e vështirë ku përmblidhen pikë-pikë sentenca dhe filozofi të caktuara, të shndërruara në urtësi.


Luz Pernokaj

 Botime të tilla në këtë drejtim janë të pakta, përveç disa dhe kjo prej vullnetit dhe ambicies së autorëve. Ajo që ia shton më tepër vlerat botimeve të tilla është se ato shprehin mendimin e latuar të gjithë sferave të jetës, të shqetësimit të përhershëm krijues, i cili rreh me pulsin e kohës. Me mundësinë e zgjedhjes dhe të seleksionimit më të mire e më të përshtatshëm të kësaj urtësie proverbiale, ato janë rreshtuar në 4 vëllimeve interesante, të cilat spikatin si vlera kombëtare dhe lartësojnë e i ngrejnë një kult mendimit krijues e filozofik të kombit tonë. Aforizmat janë mesazhe të cilat kanë dalë nga përballjet e herë pashtershme të njeriut me jetën. Janë rrethanat shoqërore të cilat kanë prodhuar e vazhdojnë të prodhojnë përvoja.


Pra, grumbullimi i tyre nga individë të veçantë aq sa është e lehtë në pamje të parë, ka vështirësitë e saja. Mbledhësit e këtyre aforizmave në vetvete janë filozofë të vërtetë, njerëz të urtë, siç thotë populli ynë, njerëz me botë të pasur shpirtërore me principe dhe koncepte të gjëra. Ata, pasi kanë rënë në konkat me to, gjatë rrugës jetësore e kërkojnë urtësinë me këtë lloj komunikimi me bagazhin e pasur dhe këmbënguljen e bletave punëtore Thimi Mitkos dhe Fatos Mero Rapajt, janë munduar që këtë pasuri me vlera të ja shpërndajnë të tjerëve.



Në parathënien botuese autorët shprehen: “Aforizma ka ngjashmëri me fjalën e urtë popullore, por kjo duhet të ketë vlerë më të qëndrueshme, më shkencore dhe më të kapshme, pra shkalla mençurore e saj është mjaft e lartë” dhe se ato “nuk durojnë shprehjet e mendimeve ekstreme…”. Këto aforizma janë interesante dhe në çdonjërën duhet të ndalesh gjatë e të kuptosh thelbin e tyre, duke zbuluar thesare vlerash, Aforizmat tregojnë një rregull të jetës, një normë jetike, një të vërtetë të pamohueshme “… Janë dëshmi e përjetimeve, dëshirave, urtësisë, janë shpirti i një kombi”.



Të mbledhësh, botosh aforizma, thënie e mendësi krijuese të ekstrakteve filozofike, do të thotë vlerë dhe shenjë mençurie, pasi përdorimi i tyre përbën një mënyrë të veçantë komunikimi, duke i dhënë një aftësi më të madhe shprehje dhe kolorit gjuhësor. Si pasojë përkufizimi i tyre në grup është shumë i vështirë se çdo aforizëm është një zbërthim filozofik si dhe një vëzhgim i gjatë i atyre dukurive dhe ngjarjeve që ndodhin brenda botëkuptimit tonë.



Autorët, duke mundur t’i përshkallëzojnë ato kanë shpalosur edhe vlerat e autorëve, mendimin filozofik, të joshur nga kompleksiteti i notave shpirtërore. Pikërisht këtu qëndron dhe merita e tyre, të cilët jo vetëm i kanë qëmtuar ato në vite, siç nxirren nga fundi i detit perlat, me anë të shfletimit, nga bisedat e përditshme me miq, të njohur e të panjohur, por edhe i kanë paraqitur në një nënrenditje logjike, që lenë gjurmë te lexuesi e të bëjnë të meditosh për esencën e thënë. Në fakt është një qëmtim i hollë i së bukurës, ndjesores, të veçantës, logjikes, se aforizmat janë si diamantet që shkëlqejnë. Këto nënrenditje, që përjetohen me notat e vetë brendisë lexuesin e njohin, dhe e bëjnë pjesë të mendimit goditës, të drejtë, të paanshëm, depërtues të ndjenjës, duke e paisur atë me forcën e jashtëzakonshme, e për të zbuluar të bukurën atje ku është në të vërtetë. Gjithsesi secili veçon të bukurën nga e zakonshmja, të këndshmen nga e thjeshta.



Duke i shfletuar në detaje aforizmat e autorëve shqiptarë, arrijmë të takohemi në mënyrë artistike dhe të hyjmë në një lidhësi të mozaikut jetësor, ku perfetizohet mirëkuptimi, bekohet humanizmi e natyrisht ngrihen në obelisk vlerat e krijimeve. Arti, kur zbret brenda gjendjes shpirtërore të njeriut, le gjumë të pashlyeshme, por i shprehur në momente të caktuara lind vlera monumentale.



Të jesh poet, shkrimtar, historian, mendimtar duhet të jesh patjetër shpirt dhe frymë e shkronjave, Ai që të prek në shpirt me fjalën e tij të thellë, edhe lotin e kalon nga shpirti dhe e bën të flasë. Të krijuara në çaste frymëzimi a gjendje pezmi nga realiteti i kohës, kërkimtare drejt së mirës, realizativ të dëshirës dhe vizionare të së ardhmes nga ana tjetër të bëjnë të reflektosh dhe të të mbesin në mëndje me shijen e mirë. Aforizmat janë të kapshme nga lexuesi dhe sintetizojnë në vetvete mesazhin ideo- tematik dhe ideo-estetik të qenit më shumë se aforizma, të mbledhura vetëm nga autorët shqiptarë, jo vetëm artistike, por edhe shkencore. Të pashembullta, origjinale e të patjetërsueshme në këndvështrimin moral janë këto aforizma edhe në këndvështrimin artistik.




Simbolika e tyre aludon dhe perfomon një tendencë vizionare në qenien e njeriut, të cilin e imponon koha, por kjo simbolikë rigjeneron botëkuptimin dhe vullnetin e vetë qenies, duke e drejtuar atë në kërkim të mesazheve të mirësisë profetike. Jetojmë në një kohë mjegullore e të etur për mesazhe mirëkuptimi dhe secili nga ne, herët apo vonë, ballafaqohet me forcën që kanë ato. Temat psikologjike, të cilat janë shumë të domosdoshme për lexuesin, ndihmojnë të merren vendime të drejta në jetë dhe me pak fjalë me shumë këndvështrime pozitive për njerëzit, të cilët janë ose kanë qenë apo do të jenë pjesë e sfidave gjatë jetës së tyre. Në brendi të tyre ideja shprehet qartë dhe kuptueshëm, duke prekur qendrën e trurit. Lexuesi do të ketë rastin që gjatë leximit të tyre, të njihet me aspektet e jetës së përditshme, të rrok e prek të gjithë cepat e shpirtit njerëzor ku si bërthamë kanë dashurinë e respektin e tij. Duke hyrë në anët më intime të jetës njerëzore ato shprehin një vizion të mendimit të lartë e konkret shoqëror. Lexon në brendësi të çdo aforizmi elegancë dhe ndjeshmëri të lartë, shpresa të pafundme me koeficient nënshpirti të rrokullisura në logjikën e së përditshmes, por edhe mesazhe jetëdhënëse për të nesërmen, të shprehur në formë lakonike, duke shërbyer si dritare nga mund të thithet informacion dhe dije për gjithkund. Janë përvoja filozofike të një kombi me vlera përgjithësuese të cilat e kanë provuar veten e tyre në rrjedhen e shekujve.


-Kush ndëgjon vetëm një këmbonë ndëgjon vetëm një zë. Frang Bardhi
-Rrezja që s’sheh veten, por të gjithë i hijeshon! Jeronim De Rada
-Ajy, që është burrë s’e vret atë që ka zënë, as të falurit kurrë, s’i merr as shpirtin as gjënë. Naim Frashëri
-Kur njeriu e ka zemrën plot me dashuri, shpirti i ushqehet me shpresa. Pashko Vasa
– Fol vetëm për ato gjëra që i njeh, për të tjerat hesht. Sami Frashëri
-Moti i ri mos të gjej vetëm një mot më plak, por edhe një mot më të mençur. Fan S. Noli
Nuk vlen jeta më për mua, kur të bëj atë që s’dua. Ali Asllani
-Se s’mëson vendi me nji mik, me sa rron sorra me’i fik. Gjergj Fishta
-Sa më tepër bylbyla cëcërisinin në terr të natës, aq më fort afrohet agimi i pritun. Ernest Koliqi
-E djeshmja ka ikur. E nesërmja s’ka ardhur. Nënë Tereza
-Atje ku ka më shumë dashuri, atje edhe dhembja është më e madhe. Rexhep Qosja
-Nuk flasin letrat as thashethemnajat, por vetëm punët. At Zef Pllumbi
-Gjithçka duket e bukur nga larg. Sa i afrohesh prishet. Ismail Kadare
-Arsyeja arsyeton, kurse vetëm zemra drejtpeshon. Adem Demçi
-Kushdo që te jesh, nuk mund të mjaftohesh me vetveten. Azem Shkreli
-Pushteti i fjalës është i veçantë, gatuan male dhe kakërdhi, me fjalën rrjedhin përrenj me mjalt, pikojnë çezma me helm të zi. Dritëro Agolli
-Dikush hyn nga dera, dikush nga dritarja a deriçka, dashuria nga të tria. Xhevahir Spahiu
-Pa nder nuk është ë bukura e bukur. Kasem Trebeshina
-Kurrë nuk është e gjatë rruga që të shpie drejt së vërtetës. Nasho Jorgaqi
– Paska thënë një i mbarë, rrena nuk do dëshmitar. Rifat Kukaj
-Të mos mund të jetosh, është më e lejueshme se të mos dish të jetosh. Zija Çela
– Ai që nuk ka pru asgjë në zgjua, nuk ka të drejtë të provojë mjaltin. Isuf Luzaj
-Koha kalon dhe nuk fal askënd. Len detyrime, vjedh lumturi. Brunilda Zllami
-Vetmia më shumë se të vret të shëmton. Flutura Açka
-Lufta është mallkim për shumë njerëz, por është shpetim për disa të tjerë. Ben Blushi
-Atij që mëndja i pjellë pa da /mendimi i dytë / të parin e ban me ra. Pashk Gjeçi
-Shumë njerëz as mbjellin, as korrin, por hambarin e kanë plot. Nonda Bulka
-Mbahu… në s’do të të mbajnë nëpër gojë. Jakov Xoxa
– Një vend pa moral e krenari i ngjan guackës boshe. Ali Podrimja



Mesazhi filozofik i autorëve, ndërkohë lartëson fokusimet e veprave cilësore me mbështjelljen shpirtërore, sepse përditë e më shumë sheh tituj librash të botuara vend e pa vend. Në lëmin artistik çdo krijim flet me ndjenjën e individit, ku jo në të gjitha rastet ai zotëron profesionalizëm dhe origjinalitet. Të botosh një libër në radhë të parë është përgjegjësi e madhe për autorin dhe pastaj për botuesin, i cili duhet të shoh përtej interesit cilësinë krijuese, vërtetësinë dhe vlerat e tyre, sidomos kur flitet për mendimet rreth artit universal shpirtëror.


Sot në fakt botohen edhe vepra mediokre; romane, ku krijimi le shumë për të dëshiruar, apo vëllime poetike, që vetëm të tilla s’janë me vargëzime të copëzuara në rrokje fjalësh dhe pa frymë metaforike. Mendimet e shkruara dhe vargjet nga një autor bëhen pjesë e plagjiaturës së një autori tjetër. Kjo dukuri negative si në gjithë sferat e tjera edhe në fushën e krijimtarisë është e ndjeshme dhe një realitet shpirtëror i cli shitet e blihet, pasi sot për sot disa kanë mundësinë financiare, por s`kanë pasurinë shpirtërore. Paratë nuk kanë këmbë, por vrapojnë për të blerë gjithçka dhe inkurajojnë antivlerat, mediokritetin. Prodhohet kështu krijimtari nga të gjitha gjinitë me pompozitet fals. Ndaj është e rëndësishme për atë që shkruan të përfaqësohet denjësisht me vlerën origjinale të krijimit.


Botimet “Aforizma nga autorë shqiptare” i Ali R. Berisha dhe Luz Pernokaj, si një dëshmi e punës përkushtuese e me vlera të veçanta, duhet të lexohet nga ata të duhurit dhe të nxirret më e mira në art. Profesionaliteti dhe zotësia e autorëve në përzgjedhjen e vlerave, tregon bukurinë shpirtërore të tyre, njëkohësisht tregon prokupacionin, zgjuarsinë dhe dëshirën për t’i ardhur në ndihmë njerëzimit, por edhe inkurajimin pa cmirë të shpirtit krijues nën dritën e këndvështrimit evidentues e të mirëfilltë të artit. Sepse çdo kush duhet të bëj diçka që gjërat e bukura të vlerësohen. Shoqëria jonë vazhdimisht ka nevojë dhe nuk ngopet me botime të ndritura arti.


Le t’i mbyllim këto shënime modeste, duke u lënë mundësinë të tjerëve nga këndvështrime të ndryshme, të gjykojë dhe reflektojë mbi vlerat e këtij botimi. Urime autorëve për punën pasionante, çmuese, inkurajuese, që dëshmon për fisnikëri shpirtërore!

Historia e Alaskës, si SHBA ia bleu Rusisë për 7 milionë dollarë

Historia e Alaskës, si SHBA ia bleu Rusisë për 7 milionë dollarë
Nga Albana M. Lifschin
Para se të bëhej territor i SHBA-së, Alaska i përkiste Rusisë. Rusia i ofroi Amerikës territorin e Alaskës për shitje në 1867.
Shumica e anëtarëve të kongresit amerikan nuk i entuziazmoi kjo ofertë. Për ta Alaska nuk ishte veçse sipërfaqe e mbuluar me male akulli. Sidoqoftë, sekretari i shtetit Uilliam Siuërd ishte i vendosur për blerjen e saj.
Në fakt Siuërd kishte krijuar në mendjen e tij vizionin e një Amerike perandorake që në të ardhmen do përfshinte madje edhe Kanadanë, Kubën, Amerikën qendrore, Hauain, etj.
Map of Alaska
Alaska u ble me këmbënguljen e tij. Blerja kushtoi 7 milionë e 200 mijë dollarë. Kongresmenët e quajtën Alaskën kutia e akullit e Siuërdit. Për Siuërdin ky ishte vetëm hapi i parë drejt zgjerimit të mëtejshëm.

Në vitin 1896 në Alaska u zbulua flori në masë të konsiderueshme. Një vit më pas 50 000 njerëz u dyndën drejt Alaskës në kërkim të arit. Në territorin e Alaskës u zbuluan edhe metale të tjetra si bakër, qymyr, platin etj. Megjithatë pasuria më e madhe e Alaskës është peshkimi dhe tregëtia e gëzofëve. 
Zhvillimi i industrisë së peshkimit dhe minerare si edhe fillimi i agrikulturës kërkonte një qeverisje më efektive të territorit të Alaskës. 
Kështu, në vitin 1912, asaj iu dha e drejta e vetëqeverisjes. Gjatë kësaj periudhe minierat e bakrit ishin të kontrolluara nga korporatat e mëdha që mund të përballonin shpenzimet e kërkimit të mineraleve nëntokësorë. 

Gjatë periudhës së depresionit në Amerikë, meqenëse çmimi i arit në Alaska ishte stabël, minierat e arit atje u bënë shumë fitimprurëse.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Alaskë u dërguan mbi 200 mijë personel ushtarak dhe u ndërtuan baza ushtarake.
Kosher-Alaska-Cruise
Kosher-Alaska-CruiseMë 3 janar 1959, Alaska pranohet si shteti i 49-të i SHBA-së. Alaska ndodhet në skajin veriperëndimor të kontinentit të Amerikës së Veriut. Kufizohet në lindje me Kanadanë, Oqeanin Arktik në veri, Oqeanin Paqësor në perëndim dhe me Rusinë (Siberinë) në jug.

Alaska është shteti më i madh për nga territori në Shtetet e Bashkuara dhe i katërti me popullsi më të rrallë. Përafërsisht gjysma e popullsisë së Alaskës prej 740 mijë banorësh jeton brenda zonës metropolitane të kryeqytetit Anchorage.
271a1a84-3dde-4b56-a404-6e6ec93e546a_anchorage_alaska
Ekonomia e Alaskës mbizotërohet nga prodhimi i naftës, gazit natyror, dhe industria e peshkimit. Turizmi është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e ekonomisë.
 Edhe pse ka qenë e banuar prej mijëra vjetësh, nga shekulli 18-të, fuqitë evropiane filluan ta shihnin Alaskën si një territor të varfër në burime minerare a natyrore, dhe që nuk ia vlente të investohej. 
Emri “Alaska” vjen nga rusishtja që do të thotë “kontinent”, “breg” ose “tokë e madhe”.

Çmendet bota e konspiracionit në internet: Vladimir Putin është i pavdekshëm

Çmendet bota e konspiracionit në internet: Vladimir Putin është i pavdekshëm
Është Vladimir Putin i pavdekshëm? Përgjigja është: Sigurisht që jo.
Por një foto e publikuar në internet ka çmendur botën e konstipacionit, sipas të cilës presidenti rus ka “mbijetuar” mbi 100 vite pa ndryshuar aspak.
Fotoja e parë është në 1920, ku një ushtar ka ngjashmëri të frikshme me presidentin rus. Fotoja e dytë mendohet të jetë bërë në 1941 ku tregon një pilot rus që gjithashtu ka mjaft ngjashmëri me 63-vjeçarin.
Disclose.tv shkruan: “Në rrjetet sociale qarkullojnë foto nga 1920 dhe 1941 për të cilët disa persona thonë se këto foto janë të presidentit rus Vladimir Putin”.
Screenshot_1
Disa të tjerë besojnë se Putin ka ekzistuar jo qindra, po mijëra vjet.
Por kjo nuk është hera e parë që Putin cilësohet si i pavdekshëm. BuzzFeed zbuloi më herët gjatë këtij viti se lideri rus ishte në fakt modeli i inspirimit të Mona Lizës.


Screenshot_1

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...