2016-11-16

Besim Tula: Gjenden fonde për makina luksoze por jo për artin dhe Kulturën, Kumbaro nuk i njeh artistët



Besim Tula

Ekspozita “Nëntor” edicioni i 19 prezantohet për publikun në galerinë e artit FAB. Veprat e 30 piktorëve janë pjesë e saj, të cilët edhe pse vijnë me tematikë të lirë i bashkon zymtësia e realitetit ku jetojmë. Ironia me politikën që harron historinë dhe shtresat sociale vjen me gjuhë figurative në këtë ekspozitë. Piktori dhe kuratori Besim Tula pohon se 19 vjet tregojnë mjaft për këtë aktivitet, i cili prezanton për publikun disa nga krijimet më të mira të piktorëve. Në intervistën e tij piktori pohon se bëhet një punë e madhe për realizimin e ekspozitës, që prej vitesh nuk i mungon jetës artistike në Tiranë. Por edhe këtë vit “Nëntor 19” nuk ka gjetur mbështetjen financiare nga Ministria e Kulturës. Në këtë situatë janë vetë artistët që e organizojnë. Piktori Besim Tula ndalet dhe në problemet që po kalon sot arti dhe kultura, mungesa e vëmendjes për artistët, dhe sipas tij për artin jepen buxhetet minimale. Piktori flet dhe për Galerinë Kombëtare të Arteve duke kërkuar më shumë vëmendje nga Ministria e Kulturës, pasi sot ky institucion nuk blen dot as vepra për të pasuruar fondin, por mungojnë dhe botimet. Ekspozita vjetore e pikturës “Nëntor” është një veprimtari me histori pasi dhe vetë formimi i saj ka një domethënie. Ajo u ideua dhe u realizua nga artistët Llambi Blido, StefanTaçi dhe Besim Tula si thyerje e heshtjes artistike të vitit ‘97. Në fillimet e saj kanë qenë 12 pjesëmarrës dhe numri i tyre ka ardhur duke u rritur nga një edicion në tjetrin. Kanë debutuar me veprat e tyre mjeshtra si prof. Sadik Kaceli, Isuf Sulovari, Pandi Mele, Ismail Lulani, Niko Progri, Vilson Kilica, Ksenofon Dilo, Sali Shijaku, etj, të cilët janë pjesë e kujtesës dhe historisë së artit dhe kulturës tonë.

-Ekspozita “Nëntor” erdhi në edicionin e 19 në galerinë FAB. Ju si kurator i ekspozitës ku mendoni se janë të veçantat e këtij viti?

19 vjet tregojnë mjaft për seriozitetin e aktivitetit, për angazhimin e piktorëve, dhe mendoj që ka dhënë dhe kjo rezultate, duke stimuluar ato pjesë të krijimtarisë që janë shumë interesante për publikun. Për secilin autor mund të ketë 3-4 vepra të tij, të cilat janë arritjet e tij më të mira, dhe kjo nuk është gjë e vogël për këtë ekspozitë. Përshembull kemi autoportretin dramatik të Sali Shijakut, kemi kompozimin “Ija” të Bashkim Dervishit ku qytetërimi vinte sëbashku i pakontrolluar, vinte me një degradim dhe kishte vënë një figurë të një nëne duke ujitur lulet në oborrin e saj ndërkohë ndërtesa të mëdha po i vinin nga pas. Pra humbja e identitetit, globalizmi. Mund të përmend dhe autorë të tjerë si Ksenfon Dilo me natyrat e tij të qeta shumë profesionale, profesor Vilson Kilica me tablonë prekëse “Takimi”, ku të rinjtë kanë takimin e tyre të parë, Stefan Taçi me “Mbesa” etj. Pra në secilin prej pjesëmarrësve kjo ka stimuluar që të arrijë veprën e tij më të mirë. Pse u themelua ekspozita “Nëntori”? Në vitin 1997 pushuan aktivitetet artistike. Në 1998 sapo filloi pak qetësia u organizua kjo ekspozitë. Arsye tjetër ishte sepse në atë kohë ishin hapur parullat që piktura është një gjë e tejkaluar, por që nuk ishte normale, sepse ne kemi pasur mjeshtra, që kanë derdhur talent dhe kanë bërë që arti ynë të ecë përpara. Kjo ekspozitë filloi me 12 piktorë, organizatorë Llambi Blido, StefanTaçi dhe unë. Ishte me kurajo, sepse nuk ishte e lehtë të organizoje ekspozitë në ato vite. Ekspozita në fillim u çel në Muzeun Historik Kombëtar. Por dalëngadalë numri i piktorëve që mbledh “Nëntori” ka ardhur duke u shtuar dhe tani ne jemi 30 vetë, që nuk mundemi ta kalojmë dot këtë numër, kjo sepse është e pamundur që të menaxhosh më shumë.

-Ju si piktor me veprat tuaja keni në vëmendje dhe problemet që kalon shoqëria. Prezantoni dy vepra në “Nëntor 19”, realizimi i tyre?

Unë në ekspozitë kam dy tablo pikture. Njëra quhet “Mahnitja”, ndërsa e dyta është “Pa titull”. E para është për situatën që kalojmë ne, ku njeriu duhet që të mbijetojë, duke u bërë gati një lloj vegle, dhe kam përdorur një shprehje të Vermatit ku na kanë bërë një përshkrim të tillë që jemi me tru të vogël, gjaknxehtë, dhe sigurisht edhe dembelë. Kjo është një gjë që dhe për mua është problem, dhe nuk di a kam unë një vërtetësi, por gjithë këto vite kanë treguar që nuk është një histori kaq interesante qoftë për ne si popull apo dhe për drejtuesit. Dhe zgjidhja vizuale e tyre është që të gjithë shikojnë në një krah si të mahnitur. Por kjo mahnitje është mjaft problem. Gjithmonë në krijimet e mia kam treguar që të shikoj këtë pjesë të realitetit, ku politika ndikon mbi ekonominë, jetën e njerëzve, drejtësinë, etj, dhe duke pasur këtë këto kanë qenë dhe karakteristika e saj. Tek vepra “Pa titull” nis nga fraza e një mikut tim shkrimtarit të vetëm disident tonin Kasem Trebeshina, i cili duke biseduar njëherë për situatën thotë: ne akoma nuk futemi në popull, jemi nën popull, nuk dimë të protestojmë, kërkojmë të drejtat tona. Duke u nisur nga kjo shprehje e tij kam realizuar krijimin “Pa titull”. Janë dy vepra që për herë të parë prezantohen për publikun në këtë ekspozitë.

-Ekspozita “Nëntor” çelet në galerinë FAB. Edicioni i 19 ju jeni shprehur se nuk është mbështetur nga Ministria e Kulturës?

Në vendin tonë Ministrja e Kulturës pranon me dinjitet pa njohur artin të drejtojë artin. Atëherë unë nuk kam pse të shkoj më tek ajo që t’i qahem, sepse nuk më njeh. Ajo nuk njeh kolegët e mi, nuk di të vendosë nëse unë kam të drejtë apo shkoj dhe i bie në qafë kot. Ndaj unë si artist nuk shkoj te ajo. Duke pasur këtë, sigurisht që ka një mijë argumente për të mos u bërë ekspozita, mungesë sponsorizimi, etj. Duhet t’u rrish nga pas institucioneve zyrtare, etj, dhe gjëja më e mirë mos të bëhet. Por ne jo, ne si piktorë e organizojmë ekspozitën “Nëntori”. Ne aplikuam për këtë projekt në Ministri të Kulturës dhe nuk morëm asgjë. Edhe vitin e kaluar, ne morëm një përshëndetje që ju falenderojmë për kërkesën që bëtë ndaj nesh. Ndaj për mua si artist tashmë ka më shumë rëndësi krijimtaria. Dhe këto janë pjesë që quhen kohë të humbura. Sa të bind unë drejtuesit e Ministrisë së Kulturës që do të bëj dhe këtë, unë si artist humb kohë shumë. Edhe ky vit vazhdon me shumë probleme me artin dhe kulturën.

-Për ju, ku vijojnë ato?

Dua t’ju tregoj dhe diçka tjetër që më pezmatoi shumë dhe më bëri që të mos shkoj më në Ministri të Kulturës. Unë pata bërë një libër ndihmë për nxënësit. Ishte një punë 6 vjeçare, duke qenë se kam qenë mësues në Liceun Artistik dhe me këmbëngulje futa lëndën që quhet estetikë arti, sepse bota është transformuar dhe është shumë interesant dhe jo kaq i lehtë dhe për t’u kuptuar arti bashkohor. Unë për këtë duke parë që tek ne nuk vijnë artistë të famshëm, GKA është e vogël në diapazonin për të shpjeguar tërësinë e artit e metodave dhe prurjeve, që bota i ka vazhdimisht, Tirana nuk paraqet interes për artistë të mëdhenj në botë që të vijnë dhe të hapin ekspozita këtu sepse nuk ka interes. Duke parë këtë unë nuk mund të qëndroja kaq indiferent dhe bëra këtë material për librin. Aplikova jo këtë vit, por më herët në Ministrinë e Kulturës. Për të garantuar librin mora dhe dy referenca nga zërat më të dëgjuar të kritikës sonë. Kur shkova në Ministri të Kulturës çova dhe referencat një vajzë atje më thotë që nuk kanë vlerë. Por si mund ta dini ju i them që materiali im vlen apo jo kur ju nuk mbështeteni diku? Jo më tha, këto referenca nuk kanë vlerë. Që nga ajo kohë nuk shkova më në ministri për projektet e mia. Edhe “Nëntorin” nuk e ka mbështetur Ministria e Kulturës. Unë nuk kam asgjë për projektet e tjera, që mund të marrin nga ministria, sepse tek ne jeta e artistit është dramatike. Artistët e rinj janë po ashtu me shumë probleme për jetën artistike. Artistët në Shqipëri nuk kanë kushte. Dhe unë për asnjërin nuk them, që nuk e ka merituar ndihmën e ministrisë. Të gjithë e meritojnë, por mund të jepnin diçka ndihmë dhe për ekspozitën “Nëntori”.

-Ju përmendët institucionet e artit. Një piktor si ju si e shikon sot GKA?

Më vjen keq për institucionin e Galerisë Kombëtare të Arteve që merr minimumin e fondeve nga Ministria e Kulturës. Dhe ai institucion nuk mund të bëjë as botime. Është lënë pas dore GKA. Është një institucion që varet nga Ministria e Kulturës, por ministrja e Kulturës në plan të parë ka karrierën e saj, të gjitha të tjerat vijnë më poshtë në art dhe kulturë. Kjo sepse ajo nuk ka ndërmend të rrezikojë veten, që të japë dorëheqjen sepse nuk i dha fonde GKA. Por do vijë një kohë, që do të jetë një periudhë bosh në fondin e GKA, do të jetë bosh periudha e artit e asaj kohe që galeria nuk po mundet dot të blejë vepra. Por qeveritarët tanë siç gjejnë fond për makina luksoze, për vete, atëherë dy makina mos të blihen dhe besoj që GKA do të ishte në rregull me buxhet. Në këtë situatë problemi i politikës është si t’ia hedhim njëri-tjetrit. Normal që Ministria e Kulturës duhet të shtojë buxhetet për GKA. Mos harrojmë që stimujt dhe për artistët e rinj janë zero. Në këtë situatë ka artistë të pasionuar, një pjesë e tyre jemi ne tek “Nëntori”, që i kalojmë këto telashe për financime. Por pa mbështetje dhe vëmendje është gjynah për artistët. Si do ta provojë veten një artist i ri? Politikat dhe buxhetet për artin janë minimale, të pallogaritshme dhe secilit i takon të notojë vetë për të shpëtuar veten.

-Meqë po flasim për artin, pritet ekspozita “Onufri” në GKA?

Janë shumë pak aktivitete. Për çdo vit dalin me dhjetëra artistë nga universiteti. Aktivitetet për këtë grup artistësh që del duhet të ishin të shumta, por mungojnë. Edhe “Onufri” për 10-12 vetë bëhet ku ata mund të jenë dhe disa të huaj. Pra është kthyer në një aktivitet shumës specifik, i cili nuk stimulon gjerë mundësitë e krijuesve të artistëve të ndryshëm, sepse jo të gjithë mund të jenë të atij drejtimi. Ndaj duhet të kemi më shumë aktivitete shtetërore për artin.

Intervistoi: Julia Vrapi

Presidenti dekreton Manushaqe Shehun , Gjeneralen e parë në historinë 104-vjeçare, ja kush është ajo...

Për herë të parë në historinë gati 104-vjeçare të FARSH një grua gradohet gjenerale. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka dekretuar me gradën gjeneral brigade Manushaqe Shehun, me propozim të ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Gjeneral brigade Manushaqe Shehu ka lindur në Peshkopi më 5 nëntor të vitit 1965. Ajo është titulluar oficere në vitin 1984.

Në karrierën e saj të gjatë prej 32 vitesh në uniformë, ka shërbyer në disa detyra dhe funksione. Pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Lartë të Oficerëve Tiranë, në vitin 1984, emërohet shefe Logjistike ne Brigadën e Peshkopisë.

Gjatë viteve 1989- 1994, përfundon Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës.

Në vitin 1991 merr gradën kapiten i Parë. Që nga fillimet e karrierës së saj ushtarake deri në vitin 2000 ka punuar në detyra të ndryshme në fushën e logjistikës, financës etj. Gjatë viteve 2000-2002 punon në ekipin amerikan të Departamentit të Mbrojtjes të USA, pranë MM, si përkthyese, njëkohësisht kryen studime pasuniversitare (Kursin Themelor të Oficerit në Shtab), në Akademinë e Mbrojtjes, Tiranë










Në vitin 2003 merr gradën major. Gjatë kësaj periudhe, ka qenë nismëtare e disa projekteve për ristrukturimin e FA dhe anëtare e bordit të kompanisë Amerikane SAIC për ndryshimin e strukturave të FA, si dhe anëtare e bordeve drejtuese të ndryshimit të disa rregulloreve të logjistikës në FA.

Ne vitin 2004-2005, përfundon shkollën logjistike ADAMS P&P në Francë si dhe Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm Spiro Moisiu në Tiranë.

Në vitin 2006 merr gradën nënkolonel. Nga 2007 deri në vitin 2011 ka asistuar ish-presidentin e RSH Bamir Topi në pozicionin e këshilltarit për sigurinë.

Gjatë kësaj periudhe përfundon studimet në Kolegjin e Lartë Rajonal të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, Tiranë.

Është autore e disa botimeve si dhe ka marrë pjesë në kurse dhe trajnime në vende të aleancës dhe partnere.

Në vitin 2010 përfundon Masterin Shkencor MND në fushën Sigurisë Kombëtare dhe po në këtë vit merr gradën kolonel.

Gjatë karrierës së saj znj. Shehu është dekoruar me urdhra e medalje të ndryshme nga ministri i Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm.

Ajo është pjesëmarrëse në stërvitje të përbashkëta me vende anëtare të NATO-s dhe po ashtu aktiviste dhe drejtuese e nismave në ndihmë të grave ushtarake dhe civile të FA dhe të rajonit.

Me 2012 emërohet drejtoreshë në Shtabin e Përgjithshëm.

Që prej 1 nëntorit të këtij viti është komandante e Akademisë së Nënoficerëve, detyrë të cilën vijon ta ushtrojë.

Është njohëse e mirë e dy gjuhëve të huaja.

Është nënë e dy fëmijëve.

Koço Kokëdhima: Bushati t’i kërkojë llogari ambasadorit Lu për akuzat që bën në publik, Trump të na çlirojë nga kjo lloj diplomacie, ndikimi i Soros i rrezikshëm

Koço Kokëdhima: Bushati t’i kërkojë llogari ambasadorit Lu për akuzat që bën në publik, Trump të na çlirojë nga kjo lloj diplomacie, ndikimi i Soros i rrezikshëm

Ish-deputeti Koço Kokëdhima ka reaguar sërish për akuzat e pak ditëve më parë të ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili e futi në listën e njerëzve të korruptuar dhe të inkriminuar. Në një intervistë për Dritan Hilën në emisionin “Arena”, Kokëdhima e cilësoi të pahijshme deklaratat e tij, teksa i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme që të reagojë ndaj deklaratave që mban në publik ambasadori amerikan. Kokëdhima deklaroi se Donald Trump duhet të ndërhyjë në diplomaci dhe t’u japë fund veprimeve të tilla. Nga ana tjetër ai u ndal dhe te kanabisi. Ai deklaroi se nuk luftohet kanabisi me represion, ndërsa shtoi se mënyra më e mirë është legalizimi. Ish-deputeti tha se kanabisin në vend vetëm 5% e zotërojnë fshatarët, ndërsa pjesa tjetër është në kontrollin e mafies dhe njerëzve të rëndësishëm. Kokëdhima foli dhe për fitoren e Donald Trump ku vlerësoi figurën e tij, ndërsa kritikoi rolin e George Soros në vendin tonë.

Jemi 48 orë pas një ngjarje të madhe. Është zgjedhur një President kontrovers në SHBA. Keni qenë ndër të parët që e keni përgëzuar fitoren me një status në Facebook...

Për këtë çështje është folur shumë dhe do të flitet për shumë kohë. Unë nuk i jam përgjigjur kritikave tuaja. Z. Trump fitoi dhe kjo është diçka e pazakonshme në mënyrën se si ndodhi. Po të kemi parasysh rreshtimet, po të kemi parasysh që përballë tij ishte i gjithë establishmenti dhe përballë tyre ishte një person që anatemohej. Kam qenë shumë herë i vetëdijshëm për vlerat e veçanta të tij. Ai është një person i pazakontë. Me një vullnet të pathyeshëm. Ne e kemi bërë të njohur në Shqipëri me botimin e dy veprave të tij. Ai është i jashtëzakonshëm. Ai thotë: të jesh gjigant në biznes dhe në jetë! Ai ashtu është. Është mbresëlënëse e gjithë familja e tij.

Të gjithë ishim me zonjën Clinton. E majta u bë me zonjën Clinton.

Unë jam i majtë në formim, rreshtim, jam anëtar i Partisë Socialiste dhe kështu do të vazhdoj në të ardhmen. Mos harroni që mbështetja kryesore e Trump në këtë betejë ishin ushtria punëtore e Amerikës. Shtresa e mesme ishte ajo që ngjizi atë lloj bashkimi që arriti të dalë kundër establishmentit.

Z. Kokëdhima e besoni edhe ju që Trump kishte kundra një “rrjetës” të madh, nga një “merimangë” që ishte Sorosi? Akuzohet edhe këtu në Shqipëri se ka tentakulat e tij.

Unë nuk dua t’i japë rëndësi më shumë se çka çdo faktor. Fitorja e z.Trump është një fillesë për të kuptuar të gjitha ndryshimet e mëdha që do të ndodhin në të gjitha vendet. Në qoftë se vota për Trump ishte një votë refuzimi i establishmentit aktual kjo është e lidhur me shumë zhgënjime.

Kjo ngjarje është me shumë rëndësi të kuptohet edhe në Shqipëri. Në 6 dekadat e fundit, prodhimi kombëtar i Amerikës është rritur 6 herë. Paga mesatare në Amerikë është sot njësoj sa 60 vite më parë. Rregullat e ekonomisë janë shkruar në favor të korporatave. Zonja Clinton për sa i përket raporteve me Shqipërinë sigurisht që ka një ndjeshmëri të veçantë për shkak të luftës së Kosovës. Shqiptarët kudo që janë në botë i janë shumë mirënjohës. Kjo luftë e ka simbol familjen Clinton.

Ju e përmendni rrjetin Soro në Shqipëri se ka shtrirë tentakulat dhe po tenton kapjen e të gjitha sistemeve në Shqipëri. Vërtetë mendoni që është kaq i shtrirë dhe kaq frymëmarrës për politikën shqiptare?

Komenti im është ky: me fondacionin Soros nuk kam asnjë ngarkesë negative personale. Në fillim të viteve ’90 kam bërë një punë me këtë fondacion. Kemi qenë partnerë. Kemi bërë shkollën e Qeparoit dhe kemi qenë bashkë financues. Kam mbetur i nderuar dhe kam marrë një pllakatë nga Sorosi. Për sa i përket aktivitetit të Fondacionit Soros këto vitet e fundit që ka lidhje kryesisht me interesin e këtij fondacioni për të ndikuar në zhvillimet politike në Shqipëri, unë personalisht e çmoj si të padobishme për vendin tonë këtë gjë.

Ky fondacion ka kundërshtuar Berishën…si papritmas u transformua në një vatër të së keqes?

Unë dua të shpjegoj pikëpamjen time për këtë gjë. Siç kam shprehur pikëpamjen time edhe për disa diplomatë të huaj në Shqipëri që nuk i përmbahen konventës së Vjenës që rregullon marrëdhëniet diplomatike mes vendeve. E kam shprehur pikëpamjen time dhe i qëndroj asaj pikëpamje. Shpresoj që Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta çlirojë diplomacinë ndërkombëtare nga ky ndikim në Shqipëri.

Ajo që më ka bërë përshtypje e them haptas ishte një deklaratë ku ju u cilësuar si kriminel. Vetëm kriminel nuk ma merrte mendja që mund të ishit. Mu duk diçka e ekzagjeruar. Kanë ndonjë informacion amerikanët që ju futën në këtë thes të madh?

Ju mendoni se mund të kenë ndonjë informacion? Mund të ketë ndonjë diplomat ndonjë informacion dhe ai del e bën gjëra të tilla? Ju mendoni se kjo është në sjelljen e një diplomati? Mendoni se kështu funksionojnë shoqëritë ligjore? Ministri i Jashtëm ti kërkojë shpjegime Donald Lu për deklaratat ndaj meje. Si mundet të bëjë akuza për një shtetas shqiptar?.

Ka edhe një akuzë të OSBE që ju cilëson si njeri të mafies ruse...

Ju i bëni gjysma të vërteta gjërat. Nuk ka një raport të OSBE-së dhe ajo ka dhënë përgjigje për këtë çështje. Ka një raport të shtypit shqiptar. Meroja shkruan sonte për mua…ka shkruar që jam njeri i Afganistanit, kinezëve, indianëve, i alienëve, apo të këtyre shërbimeve që imagjinojnë Merot e këtij vendi që nuk mbarojnë. Gjirizet e politikës të këtij vendi e kanë shumë të sofistikuar teknologjinë e përbaltjes të të gjithë njerëzve që i kualifikojnë si kundërshtarë. Nuk shpif dhe nuk e pranoj shpifjen si teknologji e botimit publik. Në shtypin tim nuk kam lejuar kurrë që të përdoren fakte që nuk janë të vërteta. Ka politikanë Shqipëria që gjirizet e tyre të paguara në shtyp, i thonë bëj këtë shpifje për Kokëdhimën. Si ka mundësi që një person si unë tre vjet deputet, 30 mijë publikime ka bërë shtypi, sajtet dhe portalet shqiptare. Në qoftë se ka një shkelje të vërtetohet. Në 20 vjet opozitë kam bërë në Shqipëri me gjithë kryeministrat e këtij vendi përjashto z.Majko. Gjithë këto vite, këto qeveri nuk gjetën asnjë shkelje për mua.

Çfarë mendimi keni për situatën e kanabisit pasi ju jeni të parët që keni kërkuar legalizimin?

Edhe në çështjen e kanabisit kam bërë predikimet e duhura dhe më vjen shumë keq që koha ka vërtetuar siç unë kam paralajmëruar që me represion, një Lazarat prishet, 10 Lazaratë ngrihen. Represioni nuk është instrument që zgjidh këtë problem në Shqipëri. Po ta zgjidhte represioni e kishim zgjidhur ne, por nuk e zgjidh dot.

Le të flasim pak për marrëdhënien me Greqinë. Së fundi ka pasur në Himarë një përplasje në Himarë për ndërtimet...

Projekti në fjalë është një ndër projektet e miratuara nga qeveria jonë për përmirësimin e qendrave urbane në jug të vendit. Është një projekt shumë i mirë dhe i drejtë. Është projekt shumë funksional dhe i shkëlqyer. Si i tillë është një gabim i rëndë që i kundërshtojmë këto projekte të qeverisë. Populli i Himarës i vlerëson këto investime. Zhurma e bërë për këtë çështje nga pikëpamja e reagimit atje është e padrejtë. Ka një projekt të vetëm atje në lidhje me prishjen. Jo të gjithë banorët përfitojnë shpronësim dhe pagesë. Ky nuk është problem vetëm për këtë projekt. Shumë banorë nuk shpronësohen sepse nuk kanë bërë legalizimin, nuk legalizohen sepse ka një projekt publik. Nuk marrin shtëpi të re, i bie që ata të shpronësohen me 20 mijë lekë metri katror. Me ato para nuk blesh shtëpi. E njëjta histori është edhe në Himarë. Kemi banorë që nuk shpronësohen. Kjo është e palejueshme. Të bësh një ndërtim pa leje në Himarë, në Vlorë, në Vermosh është e njëjta gjë. Çfarë janë ndërtime pa leje të bëra përpara 2013-s kur qeveria Rama erdhi në pushtet dhe vendosi realisht kontrollin e territorit, duhen shpronësuar njëlloj. Nuk mund të vazhdojë më kjo pabarazi kushtetuese. Disa t’i shpronësojmë, disa t’i legalizojmë. T’i japim mundësi që me çmim tregu të shpronësohet çdo banor që ka ndërtuar si të gjithë të tjerët.

Si e shihni koalicionin PS-PDIU?

Zgjerimi i koalicionit me PDIU është e panevojshme dhe i panatyrshëm.

Ministër i Shëndetësisë apo ... ministër i skandaleve?! Ja si e shkarkoi Beqaj drejtorin në Tropojë pse nuk shkoi në mbledhjen e partiës

Ministër i Shëndetësisë apo ... ministër i skandaleve?! Ja si e shkarkoi Beqaj drejtorin në Tropojë pse nuk shkoi në mbledhjen e partiës

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka shkarkuar përmes telefonit drejtorin e Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor në Tropojë, Çlirim Hajdarmataj.

Sipas audio-regjistrimit të denoncuar në emisionin investigativ “Stop”, dëgjohet biseda e ministrit Ilir Beqaj me vartësin në Tropojë, Çlirim Hajdarmataj.

Ky i fundit është shkarkuar nga detyra, sepse nuk shkoi në një mbledhje të Partisë Socialiste në Tropojë përpara disa muajsh. Beqaj ka qenë i deleguar i PS në Tropojë.

Bob Dylan nuk merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së Çmimit Nobel

Image result for Bob Dylan

Akademia Suedeze ka bërë të ditur se këngëtari amerikan dhe kantautori Bob Dylan, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2016, nuk do të marrë pjesë në cermoninë e ndarjes së Çmimit më 10 Dhjetor në Stockholm.

Njoftimi u bë një muaj pasi Akademia Suedeze pati deklaruar se Dylan ka fituar çmimin prestigjioz – me arsyetimin se “ka kijuar shprehje të reja poetike në traditën e bukur të këngës amerikane”

Ai njoftohet të ketë refuzuar që të flas në telefon për javë të tëra me përfaqësuesit e Komitetit Nobel.

Përgjigja e parë e Dylanit erdhi përmes një interviste në gazetën britanike The Telegraph në të cilën tha: “A nuk është diçka kjo”.

Ai i tha gazetës se “absolutisht” planifikon që të marrë pjesë në ceremoni nëse “kjo është e mundshme” me qëllim që të marrë personalisht çmimin prej 900 mijë dollarësh nga Mbreti Carl Gustaf.

7 dallime ndërmjet të dashurit dhe bashkëshortit


Kur argëtoheni me të dashurin, më së shpeshti mendoni që është i përsosur. Aq shumë jeni të dashuruar saqë nuk i shihni disa gjëra të qarta. Epo, njerëzit mund t’i ndryshojnë disa gjëra.

Prandaj po ju zbulojmë se cili është dallimi ndërmjet të dashurit dhe bashkëshortit.

Seksi: Çfarë është ajo që gratë s’e bëjnë me burrat por me dashnorët

1. I dashuri dëshiron të “shoqërohet”, bashkëshorti dëshiron të qëndrojë me ju

I dashuri dëshiron të argëtohet pa obligime. Bashkëshorti ju shoqëron dhe ju cakton takime dhe ia dini se çfarë qëllimesh ka.



2. Bisedat me bashkëshortin janë më të sinqerta dhe më serioze

I dashuri bisedon me ju për persona të tjerë, bën shaka me njerëzit që janë të afërt me ju dhe ju tregon barsoleta, sepse nuk mund të krijojë me ju një lidhje më serioze. Bashkëshorti dëshiron të bisedojë me ju për interesimet e tjera të përbashkëta.



3. Me bashkëshortin grindeni më pak

I dashuri reagon ndaj qëndrimit tuaj, i merr personalisht dhe ju përgjigjet ashpër derisa të mos shndërrohen në grindje të madhe. Bashkëshorti do ta kuptojë qëndrimin tuaj dhe do të pajtohet.



4. I dashuri i kushton më shumë rëndësi dukjes suaj

I dashuri i kushton më shumë kujdes dukjes. Bashkëshorti e kupton se çdo kush i ka ditët e mira dhe të këqija dhe nuk do t’ju kritikojë dhe nuk do t’ju dojë më pak nëse nuk jeni rregulluar në mënyrë të përsosur.

“U lidha me ish-të dashurën e shokut të ngushtë sepse më vardisej, por e pësova keq”

5. Bashkëshorti e di kuptimin e fjalëve 
“Të dua”

I dashuri do t’ju thotë “Më fal” kur dëshiron që të kuptoni dhe të ndërprisni t’ia përsërisni dhe fjalët “Të dua”, sepse nuk dëshiron t’ju humbë. Bashkëshorti do t’ju thotë “Më fal” atëherë kur vërtet do t’i vijë keq për diçka, ndërkaq “Të dua” vetëm atëherë kur vërtet mendon ashtu, ndërsa këtë do ta tregojë me vepra vazhdimisht.

Këshilla e ekspertëve: Si të arrini orgazmën e ëndërruar


6. I dashuri nuk ka nevojë për miqtë tuaj

I dashuri nuk dëshiron t’i njohë miqtë tuaj, ndërkaq bashkëshorti dëshiron t’i njohë, siç edhe dëshiron që edhe ju t’i njihni miqtë e tij.




7. I dashuri rrallë do t’ju dëgjojë me kujdes

I dashuri rrallë ndodh t’ju dëgjojë me kujdes atë që ju i tregoni. Bashkëshorti do ta trajtojë të rëndësishme atë që i tregoni. Ai dëshiron të dijë se çka mendoni, qoftë ajo edhe ndonjë gjë jo gjithaq e rëndësishme.

Poezia shqipe në Kosovë dhe Shqipëri ndodhet në krizë, në treg kemi më shumë poetë se sa poezi.-


Nga Prof.Dr.Shpend Bardhi.Ph.D



Image result for flori bruqi
             Flori Bruqi

Kritikë dhe autorë të ndryshëm pohojnë se përballë krijimtarisë me vlera ka dhe nga ato që lënë për të dëshiruar. Flori Bruqi në kuadër të Poezisë u shpreh se kur flitet për poezinë, në  Kosovë dhe Shqipëri mungojnë politikat kulturo-letrare  nga institucionet që duhet ti vijnë në ndihmë krijimtarisë dhe shkrimtarëve.

Studiuesi Flori Bruqi , thotë : ”Kur flasim për poezinë shqipe, gjendet sot më shumë në përpjekje individuale se sa në politikat kulturore të dy Ministrive të Kulturës, se sa në politikat e botuesve dhe të shpërndarjes së librit.

Me këto probleme, në këtë moment poezia shqipe në Kosovë dhe Shqipëri është në krizë të pranisë së saj, se sa të mundësive për ta verifikuar atë.

Në momentin kur organizohen konkurse letrare kombëtare dhe ndërkombëtare, pse nuk mendohet të integrohet poezia shqipe kudo që shkruhet?”, shprehet Bruqi.

Në reagimin e tij publikë , Flori Bruqi për mungesën e shpërndarjes së librave me poezi shprehet se duhet ta kenë  në vëmendje dy Ministritë e Kulturës.

Për shpërndarjen e librave të poezisë, Ministritë e Kulturës duhet të detyrojnë libraritë që të pranojnë librat poetikë, sepse nuk ka.

Ndërkaq që ndërmjet institucioneve të politikbërjes dhe atyre shkencore e shkollore, duhet të organizohen herë pas here debate mbi gjendjen e poezisë, jo të mbetet tek situata që ka poezi gjeniale apo nuk ka poezi, pohon për  gazetën tonë shkrimtari i mirënjohur nga Kosova,zt.Flori  Bruqi.

Përballë këtyre problemeve, Bruqi shton se kur flitet për prirjet e poezisë, ajo që mund të cilësohet krijimtari e mirë mungon për shkak të problemeve.

Poezia fjala vije sot në Kosovë ka më tepër prirje për t’u çliruar nga detyrimi i tematikave shoqërore dhe ideore.

Është poezi erotike dhe herë-herë erotizëm i panevojshëm. Është më moderne, por realisht gjendet në një situatë që ka më shumë poetë se sa poezi.

 Kjo do të thotë që poezia e mirë mungon, për shkak të gjitha problemeve që folëm”, cilëson në fjalën e tij Flori Bruqi.

Për mendimin e Bruqit , vitet e fundit poezia shqipe në Kosovë ka prurje të shumta, por cilësia vihet në diskutim edhe nga mungesa e kritikës letraree cila sjell çoroditje.

Në poezinë shqipe në Kosovë vitet e fundit ka ardhje të shumta, por mungon kritika letrare për të vlerësuar dhe për të nxjerrë në dritë cilësinë dhe mediokritetin.

Mungesa e kritikës sjell çoroditje në perceptimin e poezisë më të mirë dhe ka probleme në krijimtari. Megjithatë kemi pasur dhe krijime të mira poetike, madje dhe në nivelin më të mirë në gjithë botën letrare .


Në kohët antike, në Greqinë e lashta poemat e Homerit mësoheshin përmendësh.Ato recitoheshin kryesisht në ambiente publike tashmë duket se poezisë i ka humbur ky tipar i vet kryesor.

Poetet përmes recitaleve të tyre të ndryshme, përmes takimeve poetike dhe mbrëmjeve artistike të krijojë një urë lidhjeje mes poezisë dhe formave të tjera të artit si teatri, kërcimi, muzika, piktura, etj, e në të njëjtën kohë të mbështesë poetët e rinj, t’i promovojë ato dhe të krijojë një imazh tërheqës për poetin, që shpeshherë shihet si dikush që nuk është më në modë.


Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...