2017-05-09

Miradije Maliqi, një personalitet i njohur i prozës dhe poezisë, me një kontribut të madh për letërsinë shqipe në diasporë.


fatime-kulli-poetessa-scrittrice-e-giornalista

Nga : Fatime Kulli


“…se zgjohem Ëndërroj”, poezi bashkëkohore, moderne


Duke lexuar poezinë e Miradije Maliqit, unë vërej gjendjen e patosit atdhetar e shpirtëror në kalimin e aktit poetik. Përdorimi i shprehjes poetike të autores me eksperiencë të gjatë në fushën e letrave, në këtë libër me poezi është impresionues, ku struktura e gjuhës poetike është e admirueshme në aspektin shoqëror e profesional. Ajo fuqizohet me aktin e gjendjes fizike dhe në lëvizje, dhe mendimin e menduar mirë, autorja i përdor me maturi e kujdes, si një akt urë-lidhjeje në logjikën poetike.

Të lexosh dhe ndjesh vargun elegant, veshur me stilime artistike, edhe pse i rënduar shpirtërisht, gjen subjektin më jetëdhënës në kreativitetin e ndjesisë lëvizëse, ëndrrën, “…se zgjohem Ëndërroj” që është edhe titulli i librit me poezi, i autores të mirënjohur, Miradije Maliqi, pushtohesh nën pushtetin e ëndrrave poetike të poetes, e pse jo, edhe të ëndrrave të parealizuar, të frikshme dhe të bukura, ku koshienca përplaset me inkoshencën, poetja vë në qendër të vëmendjes krijuese ndjesinë më kryesore, Atdheun dhe Kombin.

Pikërisht, në poezinë e parë që hap siparin me shpërthim shpirti prej poeteje, ulërin si një rilindëse e shekullit XXI: “Atdhe! -Mblidhi copat e tua/Burrërohu!

Dhe poetja udhëton nëpër kapilaret e dhimbjes në Gostivarin e viteve ‘’97, me “Vargu i gjatë i ëndrrave të mia/U fsheh pas qiellit të plagosur/Kur numëroheshin varret/Dhe koha heshte…”

Kur koha e ëndrrave të këqija heshtte, poetja nuk hesht, ajo kërkon të zgjohet, të komunikojë me Dardaninë: “Më dehe në sofrën e folesë /Me aromën e gjakut Shqip. /Erdha të të pyes/për plagën që kullon/ Për birin, për vëllaun, mikun që mungon.

……

Mbi plagët e tua, të përkulem, të falem, të bekoj/Për gjakun, për fisin, për trungun tonë.”

Pas nderimit që poetja i bën dheut amë, duke dashur të mjekoj plagët e tij me pakëz dashuri, shprehet: “Me ty, sy më sy të shihem pas kaq vite malli /Për tokën, për shqipen, për fjalën.”Dhe me fjalën e poetes udhëtojmë nëpër faqet e poezive që na imponojmë t’i lexojmë me dëshirë.

Simbolikat e dritë-shuarjes, përballë shpirtit të poetes (nënë) që lëngon, i jep poezisë madhështinë e artit delikat, por me gjuhën e amshimit e të dashurisë amësore, ndaj bijës së saj…., duke formuar portretin e gjallë plotë dritë, e herë piktura me dritë-hije, që kërkojnë kthjelltësinë e brendshme të njeriut…të nënës poete gjatë komunikimit me vajzën: “Dhemb shpirti i nënës”

Bijë, /lërmë të tradhtoj forcën prej nëneje/të mbledh hirin tim/n’peshore të mallit kryeneç/ ti… Zgjate dorën… zgjate…/mbulomë me durimin tënd/prej bije”

….

E ç’është bota kur dhemb/shpirti i nënës???

Kësaj pyetje poetike (që realisht ndodh në jetët njerëzore, siç ka ndodhur me nënën poete), vështirë t’i kthesh një përgjigje… por poetja Maliqi, me qetësinë që e karakterizon edhe në jetën e përditshme, vazhdon të rrëfejë në vargje dhe lexuesit i duket sikur sheh sekuenca të ndonjë filmi dramatik…

“Kur ike /koha shkëputi kornizën/deti e përpiu diellin/sekondat, minutat, orët/ mbetën në hapësirë…”/ Ti more sytë dhe ike/si guri nën ujë.” Poezia “Si guri nën ujë” fq.60
Dhe shqisat e poetes, “Në buzët e pritjes” e rënduar poetikisht, ndjen “Një mall që djeg” kur “ Kur klithin mëngjeset” vendosë si një mjeshtre e artit poetik, “Të qëndisë dhimbjen” që “askush mos ta dijë/ askujt, asnjë fjalë/sa bukur qëndis dhembjen…” pra, këto simbole poetike, dalë nga thellësia e shpirtit të poetes, tregojnë më së miri, botën e pasur të gruas intelektuale poete, që na mahnit me këtë qetësi poetike, ku dhe lotin e bën buzëqeshje dhe errësirën e bën dritë.

Poetja Maliqi lëviz nga poezia në poezi, nga gjendja në gjendje, në shtratin e qëndrueshëm estetik e artistik të poezisë, në tre akse letrare: Subjekti (që është ëndrra), mendimi në poezi dhe stili që e bën të dallueshme këtë poete nga të tjerat.



Në vazhdim të leximit hasim lirika me ndjeshmëri të hollë, pikante, vargjet lirike që poetja i ngjyen me penelin e shpirtit. , ka një episod poetik shumë interesant, ku poetja si një aktore e mirë e gjendjeve poetike, drejtohet kah “Pasqyrë e thyer” dhe me një akt shfajësues para saj, luan me fjalët, “Ti nuk ishe si dhembjet e tjera, që m’i morën vitet/ nuk kërkove stinët e pafjetura” dhe në vargun e fundit të poezisë, kalon në një gjendje akuzuese, “vrave vetëm trishtimin e syve të mi!” (Poezia “Pasqyrë e thyer” fq.47)

Pasi largohet nga “pasqyra e thyer” merr rrugën poetike “Me hapin e lehtë”, poetja “Rrokulliset nëpër kohë…”

“Koha më rrëshqet përmes gishtave…/Unë shikim kthej nga qielli/të kërkoj ngjyrën e bebëzave/por asgjë nuk mbeti…/ as frymë në ajër/as pamje në erë/as valë zëri/Rrokullisem nëpër kohë…/Errësira e vërtetë do të fillojë/kur të agojë dita…” (fq.70)

Duke pritur agimin e ditës, poetja pyet, sigurisht, lexuesin e vëmendshëm: “Si ta shëroj vetminë?”

“Jam fshehur nëpër rrëmuja /jam dehur me të panjohurën /jam lodhur me sajesa detyrash të reja për veten /kam provuar të iki, sa më larg nga ti/por ti gjithnjë je aty.. . si hije/…imazhi, që ma trullos të tashmen/ më trego, si ta shëroj vetminë? (fq.)

Kjo gjendje poetike mbart mbi supe shumë ngarkesa emocionale, është dashuria, dhimbje e thellë, e pamëshirshme, ku poetja di të dalë mirë nga situata të tilla me vargje të ftohta dhe siguri të plotë tek vetja, dhe derdhet hijshëm: “Mbi supin e tij”, aty ku “Dita lëshohet ngadalë/yjet nuk ndizen, terri i përpin…./ Gjithçka do nisë nga e para/frikës së marrë i sjell qetësi/t’i mbyll sytë, të marrë frymë thellë/të mbështesë kokën në supin e tij.” (fq.64)

Duke i kërkuar “Më përkund ëndrrёn” (fq.68) që vjen si ndjesi mendimi për dashurinë, poetja i drejtohet ëndrrës, “Ma zgjat dorën”. Më thuaj, “Cila plagë të solli të futesh mes kësaj heshtjeje/… Cila plagë të solli/’jep ëndje për jetën/ më shuan, më ringjall, më përkund natën/ më thua të shenjtat, të harruarat, të pathënat fjalë…./ Mor, po cila plagë të solli që thyen heshtjen / mbretërinë time besnike/ ma zgjat dorën, të përbuz, të shenjtëroj”. (fq.69)

Pas “shenjtërimit” që i bën poetja dhimbjes, që përjetohet nga dashuria njerëzore dhe humbjes së saj, ndryshon komplet gjendjen e leximit e atmosferën tek poezia e fundit e librit, “Kape ditën tënde”(fq. 98) (që për mua ka strukturën e një poeme të mirëfilltë).



“…se zgjohem Ëndërroj”, herë fluturon mendimi, herë përpëlitet në kthetrat e ndjenjës e herë qëndron stoike në karakterin e poezisë, të UNIT poetik të autores M.Maliqi. Mendimet poetike i lënë vend njëra tjetrës, ashtu si ëndrrat që vinë e ikin… herë si dallgë mjegullore, herë si dallgë të qeta e herë të rrëmbyera… duke lënë pas, poezinë e mirëfilltë plot emocione nga kjo autore, ku lexuesi (ashtu sikurse unë) ndjen dhimbje, shpresë, lëndim, dhe me vetëdije, bëhem personazhi i kësaj poezie, që kam bindjen, se hynë nën lëkurën e çdo nëne, e çdo gruaje, e çdo njeriu lexues.

“…se zgjohem ëndërroj”, i poetes Miradije Maliqi, është një vlerë e shtuar në poezinë shqipe. Ky libër plotëson të gjitha kriteret estetike, artistike për të qenë një libër me poezi bashkëkohore, moderne.

Epshi karakteristik për pikturim dhe vjershërim

Nga Prof. Shyqri Nimani

Miradije Ramiqi


Miradije Ramiqi



Këtë vit, piktorja, poetesha dhe pedagogja Miradije Ramiqi kremton 61- vjetorin e lindjes dhe 41- vjetorin e krijimtarisë artistike. Ekspozita që po shfaqet me këtë rast nuk është retrospektivë gjithëpërfshirëse klasike, por një vargan pikturash të krijuara gjatë dhjetëvjetëshit të fundit. Ky opus i saj përbëhet nga tre cikle të pagëzuara me emërtime poetike kuptimplote:

Përshpirtërimë poetike
Fytyra të humbura
Pranë vatrës.

Tematika e këtyre cikleve ka të bëjë me transliterime vizuale poetike të ngjarjeve dramatike të cilat janë shtresuar për një periudhë të gjatë kohore në psikën e trazuar të autores. Ato, duke filluar që nga nisma e karrierës së saj artistike e deri më sot, reflektojnë shembëllesa kreative të artefakteve të shkëputura historike të proveniencës ilire, të cilat autorja i shtjellon me përkushtim të veçantë. Varësisht nga disponimi kohor apo frymëzimi i çastit, ajo krijon konstelacione pikturash apo vjershash, të cilat herë mbizotërohen nga forca e spektrit magjik koloristik të pikturës e herë nga ngashërimi i vargut poetik. Kështu, njëra disiplinë artistike mishërohet me tjetrën, duke gërshetuar verbalen me pamoren. Sepse, në rastin e piktores Miradije Ramiqi, sintagma e urtë dhe e lashtë se një pikturë është një poemë pa fjalë – i shkon shumë për shtati.

Dy ciklet e para të pikturave, Përshpirtërimë poetike dhe Fytyra të humbura, janë kompozicione që shquhen për mënyrën e shtjellimit të trajtave, harmonizimit të ngjyrave dhe të asociacioneve përkatëse. Ato janë të ndërtuara me spërkatje ngjyrash potente, të kuqërremta në të portokallta apo edhe të tjera, të azurta e tirkize, duke u dhënë pikturave dominacë koloristike me gama fisnikëruese. Nga ana tjetër, si kontrapunkt ndaj dy cikleve të para, cikli Pranë vatrës shpalos një qasje që imponohet me ndërtimin inventiv të tërësisë kompozicionale, me kontura apo silueta të zeza dramatike dhe me të tërhequra potezash spontanisht. Potezat e zi elegantë mbi sfondin e bardhë të kompozicionit, të përcjellur edhe me ndonjë rezonancë tingëlluese koloristike, të imponojnë përfytyrime të baladave nostalgjike të kreshtave malore të Valbonës, ku mbizotërojnë muzat mbi majat e thepisura që puthin lartësitë hyjënore…

Ndërkaq, autorja është e pasionuar për të krijuar piktura që reflektojnë sajesa pamore origjinale, me një ekspresivitet të shfrenuar, me tipare të dallueshme vetanake. Nga ana tjetër, shkrimtari dhe filosofi francez, Voltaire, pohonte se origjinaliteti nuk është gjë tjetër pos imitim i mençur. Është evidente se artistja Miradije Ramiqi ka bërë evoluim të dukshëm viteve të fundit, duke arritur të trasojë një kahje për një shprehje autentike, do të thosha, sipas parimit të Henri Matisse, se krijimtaria kërkon guxim dhe se parimet e artit të vërtetë nuk janë për të portretizuar, por për të sfiduar. Mund të konstatohet se opusi i saj krijues tashmë ka arritur legjitimitetin e dallueshmërisë stilistike.

Përkundër faktit se krijimtaria artistike kërkon devotshmëri titanike të përhershme, arti na mundëson që ta zbulojmë vetvetën dhe ta humbasim vetvetën në të njëjtën kohë.

OMER KALESHI


OMER KALESHI
Lindur në vitin 1932 në fshatin Kastriot të Kërçovës. Mësimet fillestare i morri në vendlindje kurse shkollën e mesme e kreu në Shkup. Në vitin 1956 emigroi në Turqi me gjithë familje, përveç vëllait të tij Hasanit. Në vitin 1959 regjistroi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll, dega e pikturës. Në vitin 1963 hap ekspozitën personale në galerinë “Robert College” në Stamboll, kurse në vitin 1965 përfundon studimet dhe njëkohësisht hap disa ekspozita në Ankara, Beograd, Shkup dhe po këtë vit Omer Kaleshi vendoset në Parisë. Gjithkund i pranishëm me ekspozita personale dhe kolektive. Në vitin 1967-1977 ka ekspozuar punimet e tij, ndër të tjera edhe në: Hagë-“Salloni i piktorëve të pavarur”, “Salloni internacional i pikturës”, në Paris-Salloni i realiteteve të reja, “Qendra kulturore 17”, në Leçe të Italisë në “Salloni i Majit” etj.
Në vitin 1979-1989, Omer Kaleshi është i pranishëm në Paris, në Amerikë, në Kanada, në Stamboll, në Londër, në Ankara e pastaj edhe në Egjipt, Spanjë,ë Zvicër, Moskë, Izmir e gjetiu. Ka hap ekspozitë në Galerinë e arteve në Tiranë dhe galerinë e Arteve të Kosovës në Prishtinë. Punon dhe jeton në Francë.
Kokat e Omerit përfaqësojnë atdheun e artit që është më i madh se çdo atdhe kokash!
Në Kolonin e artit ndërkombëtar që organizohet për të 17-në herë me radhë në Shtëpinë e arteve në Kërçovë kësaj radhe ishte pjesëmarrës edhe piktori i madh Omer Kaleshi. Omeri u lind në fshatin Sërbicë të Kërçovës, nga babai Ahmedi shqiptar dhe nëna myslimane Hajrie. Ai kreu shkollën teknike në Shkup. Në vitin 1955 ai zbuloi veprën e Henry Moore e cila e inspiroi së tepërmi dhe iu bë si udhërrëfim për të hyrë në botën e artit që konsiderohet se ka lindur rastësisht. Asaj kohe Henry Moore kishte ekspozuar në Shkup para hamamit të Daut Pashës. “Gravurat e tij paraqisnin fshehjen e njerëzve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Londër, kishin një botë tejet të madhe, kishte një përkushtim, shqetësim jetësh, dhe jetës sime i dhanë një kuptim tjetër” thotë; Omeri. Arti siç thotë piktori është një botë e madhe dhe pa kufij, ku çdo njëri mund ta gjejë veten. Në vitin 1956 ai u shpërngul bashkë me familje në Stamboll ky hyri në Akademinë e Arteve të Bukura në atelierin e piktorit Bedri Rahmi Eyuboglu.
Meqë arti ka lind rastësish Omeri nuk u regjistrua rastësisht në këtë Akademi, por ai kishte zbuluar dëshirën thellë shpirtit të tij se i përket asaj bote të pakufishme. Pas përfundimit të Akademisë në vitin 1965 mbërriti në Paris, ku fillimisht u morr me punë të ndryshme. Sot çdo njëri që do e takonte piktorin, do krijonte përshtypjen se është shqiptar, turk, francez, maqedonas etj.., por ai nuk i përket asnjë nacionaliteti, ai është një artist, ai i përket pikturës…, atdheu i ti është shumë më i madh se Ballkani. U rrit në Kërçovë, studioj në Stamboll, punon në Paris jeton nga fitimi që ia sjellin galeritë e Turqisë.
Modestia e tij është një botë e madhe që matet me madhështinë e universit. Omer Kaleshi ka udhëtuar në gjithë botën, piktura e tij edhe më shumë. Ka marr pjesë dhe ka hapur ekspozita personale në shumë vende e galeri. Në më shumë se 145 herë piktura e tij është prezantuar nëpër botë duke frymëzuar shkrimtar, poet e artist të ndryshëm prej ku rrjedhin edhe botime dhe filma kushtuar jetës dhe veprës së tij. Kokat e tij kanë bërë që herë pas here të ballafaqohen poeti me piktorin duke rrugëtuar bashkë poezia me pikturën, me botën e çuditshme të piktorit. Ai është vendosur në çatinë e një ndërtese të vjetër në bulevardin Arago të Parisit. Piktori gjatë studimeve në Stamboll si mjeshtër ka zgjedh Frençesko Goya, piktorin e madh spanjoll. E veçanta e studimit të piktorit është se ai nuk ka krijuar asnjë pikturë gjatë studimeve. Cila do jetë arsyeja askush deri më sot nuk e ka thënë, por siç shprehet ai vetë thotë se: “unë asnjëherë nuk mund të bëjë diçka në prani të tjerëve”, dhe vazhdon që të rrëfejë: “Me një rast profesori im më thotë se çka ke bërë?
Unë i them se kam punuar në shtëpi.
Atëherë mi sjell t’i shohë se çka ke bërë. Punimet e mija u vlerësuan mirë dhe unë vazhdova në këtë mënyrë. Edhe tani kur marr pjesë nëpër Koloni të ndryshme unë punojë në dhomën time aty ku edhe flejë, kjo është e gjitha sa i përket punës sime” shprehet Omeri. Dhe po ta pyesësh se përse gjithë këto koka ai do thotë: “Koka është njeriu dhe kjo që bëjë unë është një detaj.
Për mua koka është më kryesore te njeriu dhe çdo pikturë është një imazh, edhe këmba ka një rëndësi të veçantë, por unë sikur më me dëshirë bëjë kokat”. Kokat e Omerit vinë nëpër kohë të ndryshme me ngjyra që vetëm ai din t’i krijojë, me sy mbyllur që meditojnë drejtë qiellit dhe të lidhura shpesh me tokën ku dominon ngjyra e kuqe. Vetë piktori thotë se ka arrit të krijojë 280 ngjyra të kuqe me një elokuencë jashtëzakonisht dramatike, ku brenda pikturës kemi njeriun me imazhe ballkanike. Omer Kaleshi si piktor i përmasave botërore padyshim që është bërë edhe interesi i shkrimtarëve, poetëve, studiuesve të ndryshëm por edhe i artit filmik.
Për Omerin kanë shkruar pena të njohura si Jacques Lacarriere, Alain Bosquet, Kaya Ozsezgin, Nedim Gursel, Luan Starova, Jordan Plevnesh, Luan Rama, Klara Buda, Ozdemir Ince, Gil Jouanard etj. Nga të lartpërmendurit deri më sot janë botuar gjashtë libra duke filluar nga viti 1993 ku është botuar libri i parë në turqisht dhe frëngjisht dhe deri tek i fundit ku janë përfshirë poet të ndryshëm që janë inspiruar nga piktura e Omerit. Libri i fundit që përmbledh poezi, ese dhe kritikë artistike të shumë shkrimtarëve duke nis nga Jacques Lacarriere dhe deri tek eseisti Gil Jouanard është përgatitur nga Luan Rama. Piktura e Omerit i ka mahnit personalitetet e artit dhe për këtë vepër që për atdhe ka artin me një rast Ismail Kadare do shkruaj: “Nga vijnë këto koka, ç’kërkojnë… të largët, si të pjella nga një kujtesë tejhistorike, shtillen njëra pas tjetrës, me atë ndriçim që e kanë thithur përbrenda.
Duket sikur duan të japin një kumt e nuk e japin dot. Është një kohë e ashpër, gati barbare që i ka pjellë, për të cilën ndoshta kanë nostalgji, ose e kundërta, me të cilën duan të ndahen. Janë aty, me atë moskuptim të pafund në sy, me një pritje tragjike ndoshta, pritjen për të bërë një kapërcim…” Omeri në pikturat e tij përdor ngjyrën e kuqe. Luan Rama në librin e fundit “Fjala e Omerikëve” do shprehet: “Piktori nuk ka nevojë për modelim, se jeta e tij është vetë piktura, se filozofia e tij i kapërcen ndasitë e feve dhe kufijve mes popujve, se edhe pse sytë e kokave të tij përgjithësisht janë të mbyllura, ato përsëri shohin… Të gjithë e din se mjeshtërit e tij të hershëm janë Goya dhe Rembrandt dhe se ngjyra e përzgjedhur e tij është e kuqja… Ai marsh kokash që na shfaqen pareshtur, në sfonde të zeza apo të bardha, nga zgavra trungjesh apo shportash, si dhe “koka të nderuara mbi litar”, janë imazhe të një jete që mbart fragmente të historisë së dhimbshme ballkanike”.
Vetë Omeri sa i përket ngjyrës së kuqe shprehet: “Si fëmijë e mbaj mend kur në fshatin tim të lindjes u dogjën disa kasolle. Unë e përgjoja flakën që dilte dhe së fundi kur e gjithë u bë shkrumb me një shkop e prekja hirin që nxjerrke shpuzë dhe xixa, ishte një ngjyrë që në atë kohë krijojë dhimbje dhe varfëri”. Omer Kaleshi jo vetëm si piktor por edhe si njeri i është përkushtuar krijimit të njeriut human e të gjithanshëm, me kulturë dhe modestin e tij të lartë ai është shembull i njeriut pa atdhe, se kokat e tij kanë një atdhe shumë më të madh se atdheu i ëndërruar i çdo koke që preferon ngjyen e kuqe. Vepra e tij bëhet urë lidhëse duke kapërcyer ndasitë në mes racave, feve dhe gjithë moskuptimet. Ozdemir Ince do shkruaj: “unë e njoh metodën e tij: ai e rreh gjithçka me mullirin e tij (me ujë apo me erë). Kështu, me miellin e bluar, ai bënë bukë të cilën ua shpërndan me bujari të tjerëve. Bukë të bekuar! Veç kësaj në një alambik të veçantë, ai distilon dhunat, urrejtjet, tërbimet, gjakun, fëlliqësitë e Ballkanit e të botës. Thuhet se Omeri është piktor, por gabohen. Ai është një alkimist e paqes. Betohem se ai mund ta kaloj Bosforin më këmbë”.
Kur flasim për veprën e Omerit patjetër që të prekim jetën e tij, e kur flasim për jetën e tij ne thellohemi në vepër. Tek asnjë personalitet i artit sado i fuqishëm që të jetë nuk i gjen jetën dhe veprën aq të lidhura ngushtë, të pandara. Shpesh kemi dëgjuar të thuhet se: “Omeri është kurorëzuar me artin”. Por të bisedosh me Omerin padyshim që do e ndërrosh ketë mendim, do e ndërrosh kur do bindesh se vepra dhe jeta e tij janë një dhe e pandarë. “Ai thotë se nuk përdor gjatë punës asnjë model”, siç bëjnë shumica e piktorëve. Pikturon gjithmonë vetëm dhe me një rast thotë se; “Unë ende nuk e kam pikturuar kokën e babait, dhe nuk mundem ta bëjë atë, e pse ta bëjë hundën ashtu si e ka pasur ai, unë kur pikturoj dua të jem plotësisht i lirë, piktura të shpreh imazhin lirshëm, për mua është obligim i madh të pikturoj në bazë të modelit. Unë s’mund të bëjë diçka që është e bërë. Thjeshtë dua të jem i lirë, plotësisht i lirë në atë që bëjë”, kjo që thotë piktori ka një domethënie shumë të madhe. Mu ky mendim e bënë të bashkuar dhe të pandarë jetën dhe veprën e piktorit. Ai kërkon të jetojë plotësisht i lirë, i lirë pa asnjë obligim mu për këtë Omeri ka bërë që atelieja e tij në bulevardin Arago të Parisit të jetë edhe banesa e tij. Ai aty ku punon edhe jeton, aty pret miqtë e dashamirët, aty nën erën e ngjyrave të tij vizitorët pinë kafe e ia shtrojnë bisedës, aty poeti e shkrimtari marrin inspirimin nga vepra dhe tymi nga llulla e Omer Kaleshit. Arti i Omerit ka depërtuar në të gjitha galeritë e botës. Ai vetë nuk dëshiron të flas për pikturën e cila është vetëm një imazh. Është një detaj i një pjese të jetës së një njeriu. Dhe një mori poetësh janë prekur dhe gati cdo pikture i kanë kushtuar vargje që e përcjellin veprën e poetit. Çdo pikturë e tij tani më është edhe një poezi. Por pse të gjithë këto koka. Babi i Omerit ishte shumë fetar dhe me një rast ai i thotë djalit: “Çka janë gjithë këto bir, a e din që në botën tjetër të gjithë kanë me të kërkuar shpirt” ngase ai kështu e kuptonte dhe mendonte.
Kur këto fjalë Omeri ia tregoi shkrimtarit të madh Ismail Kadare ai shkroi veprën “Arti si mëkat”. Ajo çka vjen si komunikim e njerëzve të mëdhenj është edhe shoqërimi i tij me veprën e piktorit të madh spanjoll Goya. Vet Omeri piktorin e kishte zgjedh si mjeshtër, dhe një kohë kishte udhëtuar deri në Spanjë për të vizituar galerinë ku ekspozohen veprat e tij. Goya kishte ndërruar jetë në Bordo të Francës. Spanja kishte kërkuar që eshtrat e tij të barten në atdhe, dhe kjo kishte ndodhur shumë kohë më vonë kur Omeri ishte me kokat e tij ishte bërë shumë i njohur në botën e artit. “Kur spanjollët e i morën eshtrat e piktorit Goya atij i mungonte koka. Dikush për ndonjë qëllim ia ka marr kokën. “Dhe mua një regjisor i njohur që tani nuk dua t’ia them emrin se ka një projekt në kokën e tij më thotë se do vij që tek kokat tua të gjejë kokën e Goyas. Kjo është krejt e rastësishme, mjeshtërit tim i mungon koka, gjë të cilën unë nuk e kam ditë dhe unë pikturoj koka” thotë Omeri. Përveç gjashtë librave me autor të ndryshëm për Omerin deri më tani janë xhiruar tre filma dokumentar. Filmi i parë është bërë në vitin 1995 me titull: “Artistët turq në Paris”. Filmi është realizuar nga Televizioni turk, dhe është shoqëruar me intervista të shkrimtarëve si Ismail Kadare, Jacques Lacarriere, Nedim Gursel etj. Filmi i dytë me titull “Një njeri në Ballkan” është realizuar në vitin 2002 nga Ljube Cvetanoski me skenar të Jordan Plevnesh dhe flet mbi botën pikturave të Omerit. Filmi përmban imazhe të xhiruara në Maqedoni, Turqi dhe Shqipëri është shfaqur në vitin 2002.Filmi i tretë dokumentar është realizuar nga Esat Musliu dhe Esat Ibro me skenar nga Luan Rama në vitin 2005. Premiera e filmit u organizua në Tiranë më 17 maj 2005, në sallonet e Galerisë Kombëtare të Arteve. Filmi u xhirua në Shqipëri, në Maqedoni dhe në vendlindjen e piktorit në Kërçovë. Ai vazhdon që të jetojë në Paris. Padyshim që është një piktor i madh dhe siç shprehet vetë një njeri “ballkanik”. “Unë së pari preferoj të jem njeri dhe të komunikojë me të gjithë njëjtë dhe pa urrejtje. Dua që të dhuroi nga vetja ime të gjithë atë që t’iu shërbej njerëzve” thotë ai. Dashuria e tij për njeriun është e pakufishme ashtu si liria e tij për të krijuar.

Cikël poetik nga Radije HOXHA-“DIJA”,

radije

E lindur në Shkup. Shkollën fillore dhe të mesme (të mjekësisë, dega infermiere) i kreu në Shkup. Studioi mjekësinë në Universitetin e Prishtinës. Ka diplomuar për Mjekësi Tradicionale Kineze, dega Akupresurë dhe Tui-na masazh “Belladona bimed”, në Shkup.

Aktualisht jeton në Prishtinë, punon gazetare dhe moderatore e programeve të kulturës, në Radio Televizionin e Kosovës- Radio Kosova.

Veprimtaria letrare:



1.“Zoti më do natën” 1995.

2. “Unë bëhem Ajo” (poezi) botuar, ne vitin 1997.

3.“Mosdija” roman, botuar në vitin 2000

4.“Gjeniu pleqnon çmendinë time”, në vitin 2005.

5. Haiku poezi është në dorëshkrim





ÇMIMI I DASHURISË

Dashuria jonë doli në treg

të shitet për pesë para

E kërkuan shkencëtarët, gjyqtarët, barbarët…

Kishte shume blerës,

aq shumë

sa u pendova:

Pse nuk ja ngrita çmimin qe ne fillim?





NUK E PËRFUNDOVE SHKRIMIN E VETMISE

(poetit boshnjak Admiral Mahiq)



Me korin e atyre që e penguan ujin

të depërtojë në këpucët tua,

këmbët sajuan një rekuiem në A-dur,

për të gjitha pishat në forme trekëndëshi…

që lidhin lotët me imazhet e fundit,

në peronat ku koten

dashuritë e humbura.

Martohu me një vetmi tjetër miku im!

Në Deja vu-të boshnjake

pushojnë shikimet e përhumbura të Mitrovicës,

Sahara e Ajshes nga Maroko në Drenicë.

Kaçubat e manaferrave rimojnë me qepallat e vajzave

që fshihen nga dielli i vitit 1999.

Martohu me një vetmi tjetër miku im!



Ti thua:

Paramendoji puthjet që këmbehen si të burgosurit…

Sa shumë të burgosur kemi për të këmbyer, miku im,

sa fjalë të pathëna të dashurisë kemi për të liruar…

Ky Rekuiem në A-dur, që nuk përkthehet në anglisht,

ia bën: Pssst,

botës në gjoksin tënd

dhe përkund foshnjën

që futet në parajsë,

bashkë me një dorëshkrim të zbehur.

Martohu me një vetmi tjetër miku im,

Shkelja syrin mësyshit!

nga Rami Kamberi

Cikël poetik nga Sonja Haxhia

Fotografia e Sonja Haxhia

Ju vargje, me beni te kujtoj nje poezi,

qe e kisha harruar/

Me mungoni dhe pse ndoshta s’jemi takuar kurre/

Te gjithe kane nje emer,

sapo e lexojne, i ben te ndihen te lumtur/

Nje minute eshte kohe,

per vendim e zgjedhjeje,

ajo qe vjen eshte rezultat -deshir-tolerance-respekt i ndersjellte/

Eshte gjithmone e bukur,

kur takon diken pas shume vitesh,

dhe pse ai fillon te flase per jeten e tije,

ti ke vetem nje mendim;

sa me ke munguar...

Fotografia e Sonja Haxhia

VARGJE, JU JENI SPECIALE!

Poesia S 2017

INDIFERENTIZEM

Vjen nga qielli
O, ndoshta del nga ngrica
Bukur pra...

Shikim i rende me sy cperfilles,
Mbyll brend gjithcka, si pa jete.
Del nga erresire e luan se ne letra
Realitet,krejt tjeter.

Hecen vuajtshem
Si ne vale,ku dielli thyhet mbi gure diamantesh.
Demostron te papare indiferentizem
Si feminje,disi frikshem.

Nga engjell, o...?!
Pa rendesi...

Si aventure e pirateve
Me pasion,te perzgjedhjeve te fshehta.
Mbin dhe mbi akull,
Si tulipan, me ngjyra shume bojshe,
E, kur te afrohen te shohin aq bukur,
Deshperohesh, nga gjume i perjetshem i se vertetes.
Ti, qe adhuron
Te pamunduren.

Fotografia e Sonja Haxhia

HAP PAS HAPAS

Shkelqen dielli, ne zemrat e te dashurve,
Yjet vallezojne bejne sehir ne pritje,
Ndihet ne ajer parfun i manushaqeve,
Buzeqeshin buzet e skuqura te zemrava.

Perqafime imagjinare mblidhen,
Nis gjaku ne deje vershon
E,ne miejra fjale,
Krijohen skena te embla te parashikueshme.

Mendoj
Shkruaj
Flas
Perseri gris fletet e shkruara,
Asgje svdes,
Qendrojne si fragmente kengesh, te pakenduara.

Melankoni...?!
Shkaterruese!
Melankonia eshte e dashura e mortit,
Pije e helmatisur
Melankoni,je violente!

E,cuditerisht
Ajo,eshte nje moment paqeje,
Nje planet nobile
Kalon ne shtigje te cuditshme,
Ku,ererat rrebeshet vllazerohen.

Nuk ka me as urrejtje,
Vec mendimet personifikohen ne fytyra,
Reale-ekzistente.

Fotografia e Sonja Haxhia

MBI LENDINE

Bukuria pranverore
Nuk flet
Nuk ndegjon
Iki,mbytem ne te,mbi lendinen marramendese.

Fluturoj
Shume larg, larg si xingara,
Harrohem
Dielli e deti, largohen
Shkelqim vezullues, ne rrugetimet shekullore.

Lendine.
Shendrrohesh ne dy sy,
Dy sy me vezhgim dhimshem,
Flasin mistershem,
Fjale me kuptim,kardinale.
Lendine,
E mbjelle me sy,shpirtrash.


NE PARAJSE, SKA ASNJE VEND

Ska me vend ne parajse,
Sja vlene sa ta mendosh.

Te perlotur flasin me heshtjen,
Shpina tmerrne e dhimjes, sju mban dot.

Buzeqeshjet shtirese shpitin jua therrmojne,
Ne britje ulerimash,te heshtur me jeten luftojne.

Qajne te varferit,
Askush si sheh si ndegjon.
Askujt si hyjne ne pune,
Vec ece e jake, pa fund.
Te varferit paguajne,pa mbarim.

Kur syte ti ngulin,ftohtesi te there ne shpirt!

Mosperfillje e te kamurve
Qe ngerdheshen si derrat ne gjerise.
Ndoshta nje dite,vete Perendia do ti “ falle,,.
(..te mjeret, paguajne gjithmone nje krim, te cilin se kane bere kurre)


GERMEZAT COPA-COPA

Ne fund te dites gjithca vjen e shkruar,
Kujtimet qe i do,i perkedhel mendueshem.
I shkruan, i ndane,perseri i mbane ne duar,
Shfleton, shfleton,me germat si dashuruar.
Fluturon mbi Re, afer je me Yjet,
Copeza, copesat ja rremben qiellit,
Thure kopeshtin e mbjelle nga zemrat.
Aty karshi lumejeve,
Ti vadisesh me ujin e bekuar nga mendja.
Duar qe zgjaten nga mile kilometra,
Duar qe pikturojne dy shpirtra dy zemra,
Duar qe takojne kalimthi ne tranzite airoportesh,
Duar qe perkedhelin dridhshem,
Koha ka perfunduar.
(..po ti kush je,qe hyne ne naten e erret ,e ngecesh ne sekretin emendimeve te mia?!).


VOGELUSHJA INDIFERENTE

Nersa te shoh ne foto, perseri...?!
Fle ne paqe bashke me ty,
Ne shpirtin e nje luftetari te se nesermes.

Hapsiren, per vete gjithmone e do ,
E,ndaj pyetjeve te Babos,
Gjithmone je vogelusja indiferente.
Te uroj te mos shitesh e blihesh, nga asgje!
Te uroj te luash pa rrezuar asgje,askend,
Dhuro buzeqeshje,
Atje ku nata ka nngrire.
Dhuro gjithe dashurite,atyre qe sdine te krijojne,
Zbertheje kubet, mijra ngjyra jetesore form,.
Mbaje prane Arushuin e Babos,
Babo,keshtu te do!


SOT ...

Sot,ne paqe nje Nene kendonte ne vaje,
Oh, sa i bukur mu duk zeri i Saje.

Vajtonte ne te zez, korbe ne zi,
Vaje i saje, qe dhe imi bashke,
Ajo e shperehte, ne kenge, nersa Une ne fjale.
Zambaket,me lote i vaditem bashke,
Pishat shekullore,dridheshin atje larte.

Sot, nje Nene, atje e lashe te qante ne vaje,
Era vallezonte nen tingujt e saje...
Dhimja eshte e eger
Dhimja eshte qorre-shurdhe,e marre,
Cuditerish...une,smund te largohesha,
Me magjepsi, zeri,i Saje.

Zambaket i vaditem me lot te cristalte,
Zambaket kendonin;-Jemi te gjithe kalimtare.

.....bye s.h. 2017

Giselle.

TI JE NDRYSHE

Ti, që shpirtrat s’i shtrydh dot në centrifugë
Ti, që mbase je e ndryshme në këtë univers
Përqafoje paqe-qetësinë
dhe këndoji veç një refreni:
Indiferentizmit.

Futu thellë atje
dhe bërtiti tolerancës së dhjamosur,
asaj që nuk kuptojmë dhe s’e pranojmë dot.

Duhen duar e flatra engjëjsh të bardhë,
që të largojnë retë e ngrysura,
të copëtojnë akujt
dhe të filtrojnë ndërgjegjet e rrokullisura.

Pluhuri i argjendit të mbulojë plagët e grisura,
me oksigjen të mbushësh mushkrit e sfilitura,
sepse ti je ndryshe….


NDJESI QË MË SHQETËSON

Është një mendim i shpejtë që më udhëheq,
në kohë të kthjellëta e të muzgëta
e më jep në shpirt një ndjesi,
sikur dëgjoj
kumbimet e Këmbanave
aq të ëmbla e të trishtueshme,
ato të Katedrales pranë meje.
Një e krisur në zemër më hapet befas…
Bëj të shoh,
por aty s’ka shenjë qepjeje a çarjeje
dhe habitem me veten time:
Çfare janë këto ndjesi,
ç’ duan të më kujtojnë?
Ndjesi që ajri, si Perandor,
fishkëllen dhe mi afron.
Ashtu thjeshtë, frymëmarrjen më bllokojnë,
dhe shpërndahen në largesi,
aty, ku presim vdekjen
me kumbime Këmbanash.
Befas përmendem,
lavdi, o Zot
qenka thjesht një ëndërr!

CIKËL POETIK NGA ISMET TAHIRAJ

Ismet TAHIRAJ u lind më 1956 në Klinë të Epërme të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen në Mitrovicë. ,ndërsa shkollën e lartë për gazetari e ka mbaruar në Beograd. Merret me letërsi aktive qysh kur ishte nxënës i shkollës mesme,emrin i tij do ta gjesh në shtypin e kohës me poezi për fëmijë dhe të rritur e satira humoristike.

 Shumë krijime letrare e publicistike i ka të botuara në revista periodike si “Nacional albania…”
”Kosova-Kek-ut”, “Verbi”,”Kosova sot” “Zog mëngjesi” ,”Mollëkuqja”, “Bota sot”, “Valë e Fajalë”- Mitrovicë,”Metafora” dhe është bashkëpunëtor i ngushtë i emisionit humoristik në RadioKosova”Mahi pa kufi”.

 Është fitues i shumë shpërblimeve letrare në Maqedoni (vemdi i II në Revistën për fëmijë “Gëzimi” 1986),

Në Mitrovicë konkursin shpërblyes letrar komunal iu nda vendi “Gota e Argjend” 1975. Në Kastriot në vitin 2010 mori çmimin e parë për poezi.

Po ashtu këto ditë është përfshi në antologjinë poetike “Flakadani i Lirisë “ që i kushtohet legjendarit Zahir Pajazitit ,radhitet ndër 100 poezive ,në mesin e 50 krijueseve i 15 më radhë .

Ka botuar librin me poezi për fëmijë “Erë e Vendlindjes” më 1995 .Po ashtu ka botuar librin e dytë me poezi për të rritur “Tundimi” 2011. Është anetar i SHSH të Kosovës,dhe njëhershmit anëtar i SHSH “Fahri Fazliu” në Kastroit. Jeton në vendlindje.




Ismet Tahiraj

Poezi për fëmijë nga Ismet Tahiraj

NE VRAPIM

Atje te Hirti
Ku s’ka arra
Ti e pate radhen
Mua me erdhi radha

Do vrapojmi
Ne shteg gjatë
Balta gjips
Na ngjitet
Si kamatë.

E ai qe ka takat
E shtegun e gjatë
Nëpër këto pengesa
Del I forte, besa.

Më te me s’ka
Hiç problem
Dhe shiu
sixhim kur bie.

ai hy n’ tban
del I art fidan…

NE ARËN E MISRIT

misrin ne arë
po mihim
po zhapiu
pse zgërdhihet.

ne e di që lodhimi pak
po punën e kemi hak,
ara do mos te ketë bari
e fasulja rritet se mbari.

nje zhapi torollak
teh shati
la shpatulla
la shtat.

NE ARENË

Ne Bulec na
Na tha një dardhë
E kam radhen
Un’ e parë.

Këtu tek xhedja
Përmbi
Dem na u bë
Një kërthi.

Dhe në arenën
Te Bulecit
Dy luftimi
I ngjanë rrëmetit.

Ata që janë motak
Hile s’dinë as pak
Këta te vjetërit
Truqet I kanë
Te ruajtur për vete

Ndaj arena
Ka përleshje,
Pa korpesh
Me shpatulla
T’ngjeshura.


MBYLL NJË SY E HAP NJË….

Lahutari rri nën bli
Mbyll një sy
Herë hap një
Ai do veç qetësi.

Edhe edhat
Edhe qengjat
Lodrojn rogesë
I përgjakun thëmbrat.


Lahutari veç ateherë
Shpejt shejtana
Një zë nxjerr

Djem e çupa
Jeni asqer
Unë për ju
Jam kapterr.

Edha e qengja
Këtu te vijnë
Mënjëherë.

SHKALLA QË LË JASHTË

Në Petreshticë njëri
Ndërtoi një pleme
Tjetri belu nga Bullgaria
Një buallicë krejt zi
Tashë e tutje
Pa mërzi pestili I ri
Hahet Kalanicë
Ka dhe tepricë.

Kush ka fol prapësht
Një shkall’ e kanë
Vënë kye fshati
Ajo s’të brenda
Jashtë mbetesh si

HALLA KA SIKLET

Ç’farë vishem
Halla ka siklet
Ky fustan qenka I hapur
Kjo kurse nuk te shkon

Bija ime
Pse nuk vishesh
Xhaket’ me pala
Por pantolfa gjuj te përdala.

Beholla mode
Dija s’ti falë
Ato ënderralla…
.
I THA BREDHI…..

I tha bredhi
Edhit
Lum miku,
Unë te ruaj
Nga rreziku.

Ja n’vitin e kaluar
Tre drej foshnje,
I kam strehuar.

Oh sa ishin te qet’
Oh sa ishin te llastuar.

Këtu bri meje
Nën lajthi,
E ke kroin
Ftohet flori

Unë te bëhem
E ngrohtë shtëpi…


MULLIRI

Mulliri n’Kuqicë,
Përton te bluaj
Miell me pakicë.


Don qe Beni e Rina
Te hanë pshesh me tambël,
Te bëhën me të
Fortë se gjeraqina.


Edhe uji qe lanë turbinën
E rritë grurin ,hijeshon blerimin,
Një kumri nën streh te tij
E shpërblen me bukuri.


TELEFONI

Dy kuti
Lidhur
Me një toj’
Ngjet n’telefon.

Ah tri metra larg
A di ku jam,
Unë jam n’ breg
Ti thyen arra
Me dhëmb.


Tash dil
Para kaçube
Se rrethuar je
Me cube.



RINA , RINA

Rina , Rina
Faqe mandarina
Vjen zogu
[ çukit,
Artoni duartrokit.

Rina ,Rina
Me sy si vetetima
Gjyshja thërret
Kanarina

Lumturohet oborri
Hijeshohet kthina




















2017-05-08

Letër nga Tirana: Ka pasë UÇK- ka pasë FARK

REXHEP SHAHU

KA PASË UÇK - KA PASË FARK

"Rrenat" e mia në kohën e Luftës për Kosovën, (që e bëja UÇK 20 mijëshe, që fusja në UÇK ndonjë ditë edhe nga 9 mijë ushtarë të rinj që vinin nga Europa, që e bëja UÇK 60 mijëshe, deri 150 mijëshe, që vrisja përditë serbë e ndonjë shqiptar sa në Rekë të Keqe, sa në Junik, sa në Qyqavicë, sa në Skënderaj…, që sajoja demonstrata e protesta, që digjja flamurin serb tek Shatërvani në Prizren, e plot e plot të tjera lajmë të sajuara prej meje, të justifikuara në atë kohë lufte mediatike me serbët, mos m'i shitni mua për të vërteta se ma shpifët ju trimat e pas luftës e urtarët e pas kuvendit.
Ka pasë UÇK dhe fort ka pasë UÇK. Djem trima, me sytë zjarr, që i kam takuar së pari disa prej tyre që me 4 qershor 1998 në Tropojë, që me thonin pa pushim në mikrofon "po kthehem në Kosovë me dekë për Kosovën tash që i pruna robt në Shqipni". Unë ju thosha "Jo me dekë, por me luftue e me fitue se Kosova pa shqiptarë u intereson vetem serbëve".
Ka pasë FARK e fort ka pase FARK. Trupa me i pase zili çdo ushtri profesioniste e botës. Të qartë pse ishin rrjeshtuar, të vendosur, të sigurtë, të ditur, profesionistë me përvojë luftarake në luftë të vërtetë në Bosnje e në Kroaci. Mund të dëshmoj me ditë të tëra për sa them.
Një konflikt i tendosur rrinte pezull mes tyre, por asnjëherë konflikti nuk zbriti tek ata që kishin ndarë mendjen me luftue për Kosovën. Konflikti mbeti në nivele të larta, dhe filloi atëhere kur u devijua nga qëllimi i luftës, nga luftë për çlirim, në luftë me marrë pushtetin pas çlirimit.
(Pas lufte e deri sot, shumë njerëz me kontribute të mëdha reale, u varrosën në harrim e mosmirënjohje nga ata që morën pushtetin, për të cilin në fakt kishin bërë gjithë llojet e luftrave...).
Në gjithë historinë e Luftës për Kosovën, vetëm një herë është transmetuar në Radio Kukësi e një herë në Radio Tirana teksti i betimit të UÇK-së.
E kam lexuar unë dhe është transmetuar me zërin tim në të dy këto radio.
Tekstin e betimit të UÇK ma ka sjellë të shkruar me makinë shkrimi miku im Vexhi Halili, ish punonjës i shërbimit sekret në Kukës pas rënies së diktaturës, jo operativ sigurimi i kohës së diktaturës, i lidhur ngushtë dhe i angazhuar me strukurat drejtuese të UÇK për shkak të njohjeve në Shqipëri me disa prej tyre dhe vullnetarizmit të tij për ta ndihmue luftën, një ndihmës për to në rajonin e Kukësit, që shpesh i shoqëronte në hyrje - daljet e tyre nga Kosova, i përkushtuar si shumë lumjanë hasjanë e tropojanë me gjithë pasionin dhe energjitë e tij në ndihmë të luftës për lirinë e Kosovës. Vexhiu më ka sjellë shpesh informata nga Shtabi i UÇK, me shkrim e me gojë dhe unë i kam përdorë në lajmet që përcillja çdo ditë për Radio Kukësin e Radio Tiranën. Ai hynte dhe dilte nga Kosova me eprorë të ndryshëm ushtarakë të Kosovës dhe sa here vinte nga terreni më sillte të reja nga brenda Kosovës.
Sot, komandantat që grijnë sallatë nuk e dinë hymnin e UÇK, dhe më tregojnë përralla pa fund me luftë që kanë pasë ndër mend ta bëjnë, por që për një arsye a një tjetër nuk e bënë dot.
Ata që e bënë luftën janë në varr, jane invalidë, të tjerët janë të përbuzur e të papërfillur, të
papërfaqësuar realisht se edhe përfaqësimin ua kanë grabitë...
Ka pasë fort UÇK dhe ka pasë fort FARK dhe të gjithë kanë qenë ushtarë të Republikës së Kosovës, siç më thoshte Sali Çekaj në Tropojë, ani se sot të gjallët janë më trima dhe heroj se Saliu e gjithë të rënët për Kosovën.
Në koridoret e hotel Rognerit në Tiranë, në ndonjë kolltuk të ndonjë paradhome a zyre ministrore në Tiranë, në ndonjë restorant në Dajt a në Durrës, në ndonjë skutë a kthinë dy dhoma e guzhinë në qytetin Kukës, Has a Tropojë edhe mund të kishte eprorë të vegjël të vetshpallur eprorë apo ushtarë të ndarë që rrinin e veronin e dimëronin me mua në Kukës duke më mbruajtur mua me komunizmin shqiptar, por në tërësi ata që kishin rrokë armët, ata nuk shihnin as dëgjonin pazare pushteti dhe luftë për pushtet pas luftës. Ata ishin për luftë me armë e jo për fjalë apo lojë luftash.
"Gjigandët" e luftës kur hynin ndonjeherë rrallë në Kosovë gjasme për luftë e komandim, nuk e kishin shumë mendjen te lufta se sa te paslufta.
Sidomos pasi hyri në luftë për çlirimin tonë NATO-ja, komandantat e vetëemëruar e të vetshpallur e shtuan karshillekun e jaraninë, e shtuan mrroljen e buzeqeshjen fallco dhe filluan të ndajnë arat e fitores ndërsa avionët e NATO-s fluturonin mbi qiejt shqiptarë për të shpëtuar shqiptarët.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...