2017-05-09

CIKËL POETIK NGA ISMET TAHIRAJ

Ismet TAHIRAJ u lind më 1956 në Klinë të Epërme të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen në Mitrovicë. ,ndërsa shkollën e lartë për gazetari e ka mbaruar në Beograd. Merret me letërsi aktive qysh kur ishte nxënës i shkollës mesme,emrin i tij do ta gjesh në shtypin e kohës me poezi për fëmijë dhe të rritur e satira humoristike.

 Shumë krijime letrare e publicistike i ka të botuara në revista periodike si “Nacional albania…”
”Kosova-Kek-ut”, “Verbi”,”Kosova sot” “Zog mëngjesi” ,”Mollëkuqja”, “Bota sot”, “Valë e Fajalë”- Mitrovicë,”Metafora” dhe është bashkëpunëtor i ngushtë i emisionit humoristik në RadioKosova”Mahi pa kufi”.

 Është fitues i shumë shpërblimeve letrare në Maqedoni (vemdi i II në Revistën për fëmijë “Gëzimi” 1986),

Në Mitrovicë konkursin shpërblyes letrar komunal iu nda vendi “Gota e Argjend” 1975. Në Kastriot në vitin 2010 mori çmimin e parë për poezi.

Po ashtu këto ditë është përfshi në antologjinë poetike “Flakadani i Lirisë “ që i kushtohet legjendarit Zahir Pajazitit ,radhitet ndër 100 poezive ,në mesin e 50 krijueseve i 15 më radhë .

Ka botuar librin me poezi për fëmijë “Erë e Vendlindjes” më 1995 .Po ashtu ka botuar librin e dytë me poezi për të rritur “Tundimi” 2011. Është anetar i SHSH të Kosovës,dhe njëhershmit anëtar i SHSH “Fahri Fazliu” në Kastroit. Jeton në vendlindje.




Ismet Tahiraj

Poezi për fëmijë nga Ismet Tahiraj

NE VRAPIM

Atje te Hirti
Ku s’ka arra
Ti e pate radhen
Mua me erdhi radha

Do vrapojmi
Ne shteg gjatë
Balta gjips
Na ngjitet
Si kamatë.

E ai qe ka takat
E shtegun e gjatë
Nëpër këto pengesa
Del I forte, besa.

Më te me s’ka
Hiç problem
Dhe shiu
sixhim kur bie.

ai hy n’ tban
del I art fidan…

NE ARËN E MISRIT

misrin ne arë
po mihim
po zhapiu
pse zgërdhihet.

ne e di që lodhimi pak
po punën e kemi hak,
ara do mos te ketë bari
e fasulja rritet se mbari.

nje zhapi torollak
teh shati
la shpatulla
la shtat.

NE ARENË

Ne Bulec na
Na tha një dardhë
E kam radhen
Un’ e parë.

Këtu tek xhedja
Përmbi
Dem na u bë
Një kërthi.

Dhe në arenën
Te Bulecit
Dy luftimi
I ngjanë rrëmetit.

Ata që janë motak
Hile s’dinë as pak
Këta te vjetërit
Truqet I kanë
Te ruajtur për vete

Ndaj arena
Ka përleshje,
Pa korpesh
Me shpatulla
T’ngjeshura.


MBYLL NJË SY E HAP NJË….

Lahutari rri nën bli
Mbyll një sy
Herë hap një
Ai do veç qetësi.

Edhe edhat
Edhe qengjat
Lodrojn rogesë
I përgjakun thëmbrat.


Lahutari veç ateherë
Shpejt shejtana
Një zë nxjerr

Djem e çupa
Jeni asqer
Unë për ju
Jam kapterr.

Edha e qengja
Këtu te vijnë
Mënjëherë.

SHKALLA QË LË JASHTË

Në Petreshticë njëri
Ndërtoi një pleme
Tjetri belu nga Bullgaria
Një buallicë krejt zi
Tashë e tutje
Pa mërzi pestili I ri
Hahet Kalanicë
Ka dhe tepricë.

Kush ka fol prapësht
Një shkall’ e kanë
Vënë kye fshati
Ajo s’të brenda
Jashtë mbetesh si

HALLA KA SIKLET

Ç’farë vishem
Halla ka siklet
Ky fustan qenka I hapur
Kjo kurse nuk te shkon

Bija ime
Pse nuk vishesh
Xhaket’ me pala
Por pantolfa gjuj te përdala.

Beholla mode
Dija s’ti falë
Ato ënderralla…
.
I THA BREDHI…..

I tha bredhi
Edhit
Lum miku,
Unë te ruaj
Nga rreziku.

Ja n’vitin e kaluar
Tre drej foshnje,
I kam strehuar.

Oh sa ishin te qet’
Oh sa ishin te llastuar.

Këtu bri meje
Nën lajthi,
E ke kroin
Ftohet flori

Unë te bëhem
E ngrohtë shtëpi…


MULLIRI

Mulliri n’Kuqicë,
Përton te bluaj
Miell me pakicë.


Don qe Beni e Rina
Te hanë pshesh me tambël,
Te bëhën me të
Fortë se gjeraqina.


Edhe uji qe lanë turbinën
E rritë grurin ,hijeshon blerimin,
Një kumri nën streh te tij
E shpërblen me bukuri.


TELEFONI

Dy kuti
Lidhur
Me një toj’
Ngjet n’telefon.

Ah tri metra larg
A di ku jam,
Unë jam n’ breg
Ti thyen arra
Me dhëmb.


Tash dil
Para kaçube
Se rrethuar je
Me cube.



RINA , RINA

Rina , Rina
Faqe mandarina
Vjen zogu
[ çukit,
Artoni duartrokit.

Rina ,Rina
Me sy si vetetima
Gjyshja thërret
Kanarina

Lumturohet oborri
Hijeshohet kthina




















A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...