SOTIR ATHANASI
Miku im, Prof.Dr.FLORI, mirëmbrëma!
Bashkë me dëshirën e mirë për të shijuar fundjavën e këndshme që ka zbritur në këtë fillim pranvere, (pavarësisht nga situata në BALLKANIN tonë të trazuar, që konsumon më shumë se sa i takon PSEUDOGRINDJE SEZIONALE dhe i lë ku e ku vëndet skandinave e ato nordike të kenë ndodhi të ngjajshme në mos në një dhjetëvjeçar, në pesë mesiguri.
Esse-ja që po Ju përcjell, është nga të rrallat që shkruajta këtë javë për librin e mikut tim në Londër: Dr.FATMIR TERZIU.
Mendova se s'kishte pse të mbetej jashtë portali Juaj pa u njohur të paktën me këtë botim tejet të veçantë në llojin e vet.
Përfundoj,
Shoqërisht,
Sotir Athanasi
Athinë, 6, Mars, 2017!
"TURMA LETRARE "CLIQUE".
Është libri I fundit i dalë nga pena shumë produktive me firmën: Dr.FATMIR TERZIU
Aty janë përmbledhur studime, mendime analiza dhe jo vetëm, të cilat hedhin dritë "përtej kurtheve e blogjeve për shkrimtarët. . . , veçanërisht përtej komenteve në borde. Nuk kanë të bëjnë as me aktvendimet e tyre e aq më pak me krijuesit që kërkojnë të jenë drejt për drejt në prodhimin letrar", - siç arsyeton me shumë kopetencë, kamje gjuhësore e thellësi mendimi, autori.
Dr.TERZIU e sheh të domosdoshëm dhe me shumë të drejtë që t'a hapi librin me spjegimin e termit: "CLIQUE"
Mbi këtë dhe ndonjë problem pranë tij, është baza e këtij refleksioni. Sepse, nuk mëtoj të zotroj forcën e duhur për shqyrtimin, zbërthim e aq më pak, bisturinë e autopsisë së kësaj lënde e këtyre shënimeve në një stekë tejet të ngrijtur akademike. Për më tepër, jashtë fushës sime krijuese. Por hovëzimi që më dha libri pasi e lexova, më bëri të ulem e të hedh këto rradhë që janë më pranë një opinioni, se sa një analize.
Në fjalorin shqip me ( KLIKË ) "CLIQUE" nënkuptojmë një grup të vogël njerëzish që bashkohen nga ambicie, interesa, qëllime të këqija e që zhvillojnë një veprimtari të dëmshme: dhe shëmbujt janë tejet në ekstrem si: Klikë tradhtarësh ( renegatësh), Klikë ushtarake, Klikë imperialistë, Klikë revizioniste, etj.
Por në këtë libër, nuk është fjala për këtë përkufizim kaq të ngushtë, cinik, përbuzës e tërësisht antihuman. Karakterizime këto të monizmit, jo. Jo dhe jo.
Fjala është për një tjetër gjë. Aspak të keqe. Përkundrazi. Të mirë dhe konkretisht. Për atë që: një grup njerëzish ndjejnë domosdoshmërinë të takohen në një ambjent, qoftë edhe kafe, për të këmbyer mendime qëllim'mira, edhe pse kjo tufë njerëzish, mund të quhet KLIKË. Por që mbart një tjetër mëndësi e një tjetër kuptim.
Tek lexon hollësi në këtë spjegim, s'mund të anashkalosh finesën dhe mprehtësinë në qëmtimin e rasteve pozitive si shëmbulli I "Coleridxhe, kur shkoi në Stouey dhe gjeti një vlerësim të paçmuar në shoqërinë e lagjes dhe një nderim të barabartë me atë që ishte konsideruar një poet, filozof, apo një burrë nga fusha e artit krijues.
Nga ana tjetër, autori nënvizon se: edhe "këto "CLIQUE" Letrare me snobizmin e tyre, me dredhi të errëta dhe inçestin (vetë-urim ) tentojnë të bëjnë asgjë, por edhe të hedhin baltë mbi gurrat e kënaqësisë letrare ( Arch Clique ) , ose "Shigjetë Clique" ).
Më kujtohet në rininë time të hershme ne, një grup letrarësh, grumbulloheshim në Pallatin e Kulturës "A.Kelmendi", në Tiranë. Aty "rrihnim" temat e tregimeve tona me njëri-tjetrin. Unë punoja në shtypshkronjë dhe në repartin e XINGOGRAFISË ca gurë të bardhë pak më të vegjël se ato të bilardos, përplaseshin me njëri tjetrin në funksion të proçesit në xingografi. Ata gurë ishin njësoj të lëmuar, se të tillë I bënte karamboli. Duke u nisur nga ky fakt e kjo ngjajshmëri, atë shoqëri unë e kam quajtur: XINGOGRAFIA. Dhe çdo krijim, edhe pse kishte unin e autorit, ai sërish do të merrte "vulën" e grupit. Pra të XINGOGRAFISË.
Dhe ne nuk e njihnim aspak Chestertonin me të cilin argumenton kaq natyrshëm Dr.TERZIU kur thotë:
"Bukuria që ata shohin ( Është fjala për poetin i cili është I admiruar nga poetët, duhet të jetë më i madhi i poetëve ), në punën e tij, është pjesërisht edhe puna e tyre, po aq sa edhe puna e tij".
Këtu ne ishim aty, aty, se na karakterizonte syçeltërsia. Shtoi vëmëndjen dhe kujdesin tonë në atë të quajtur, apo të nënkuptuarën: auto-çensurë. Për shëmbëll:
Në gazetën e vetme letrare DRITA, u botua një shkrim I tillë ku nënvizohej se në Peru, kryetari I shtetit për të gjallëruar jetën kulturore, njoftoi për një konkurs letrar. Ditën e shpalljes së fituesve, në një sallë të mbyllur, lexoi emrin e atij që kishte merituar çmimin e parë. Më kot priti ca sekonda se pastaj u ngrijt dikush dhe tha: autori është në burg. Pushtetari vari turinjtë dhe lexoi emrin e çmimit të dytë. Sërisht ngrihet dikush dhe thotë të njëjtën gjë. Kryepushtetari sërish rrudhi surratin. Në çmimin e tretë, në vënd të shkrimtarit fitues, doli e ëma të marri çmimin se. . . ., i biri kishte vdekur në burg.
Ne të XINGOGRAFISË, qeshnim nënbuzë me këtë autogol të redaksisë që kërkonte të na mbushte mëndjen se forcat përparimtare ishin të burgosura dhe harronin se, ATO FORCA, BOTONIN megjithatë. E madje, merrnin edhe ÇMIME. Kurse, autorit të këtij shkrimi i qe hequr e drejta e botimit për një hiç kleçke në xhinsin e tij.
Ky mund të qe edhe provokim. Por ne ama ( të "mbrujtur me mësimet e. . .,
TË PAUDHIT ) s'linim të kalonte asgjë që. . . , Dr.TERZIU e përmënd në hartimet e tij, I cili gjithsesi, përfundon me një përkufizim të shkrimtares franceze JANE YOLEN, kur thotë se :
"Letërsia është një sëmundje që transmetohet tekstualisht, por që është e kontraktuar që në fëmijëri"
Atëhere, a ka ndonjë shpresë të shërohet letërsia jonë e "kontraktuar që në fëmijëri"? e të infektuar nga mjaft gjëra, dhe së shumti: të shkruarit drejt Çmëndisë?
"Të shkuarit drejt çmëndurinë, është rruga më e ngadaltë dhe më gallofe e punës së letrave, ose më saktë e shkrimit të letërsisë",- nënvizon autori I lebrit: Dr.TERZIU.
Mbi didaktin dhe didaktikën:
Dr.J.Miruss pranon se "sa më shpejt një shkrimtar bëhet moralizuar (didaktik) aq më shpejt ai dështon". Dhe Dr.TERZIU, me gojën e këtij autori na ngushëllon se ka edhe përjashtime. Dhe përmënd Dikensin I cili njihet për tmerrin e tij didaktik në kohë. Po kështu, romancierë të mëdhenj rusë, kanë ndërtuar personazhe didaktike vlera e të cilëve ishte të përfaqësonin mendimin që mbart ide e ideologji.
Megjithatë, risia të lulëzojë romani, ajo mban një kënd, një skedim, një arsye. Por jo gjithënjë, morali dhe stimuli moralizuar është letërsi. Miruss, me këtë rast, nënvizon:
"Nëse ju nuk mund të zotëroni talentin në "fiction" (trillim) {unë e kam ndryshuar duke përdorur fjalën: PARAMNEZI = Përzierja e REALITETIT me trillin artistik, si më të saktin, S.A. } pa qënë didaktikë, ju kurrë nuk do të zotroni formën artizanale të "fictionit".
Që nënkupton se letrat dhe letëkrijuesit janë gjithënjë angazhimi I një ideje jashtë gamës së dogmave dhe shabllonizmave.
Dhe Dr.TERZIU përfundon me një thënie-përkufizim brilant e dridhërues:
Njeriu frymëmarrës dhe krijuesi I letrave, kanë rrugë të ndryshme në një trup fizik.
Jashtë moralit dhe didaktik për 'të. Në këtë mënyrë, krijuesi është i lirshëm. Nuk ndikohet. Shkurt bën Art. Artin e fjalës së bukur.
Një tjetër problem shtron shkrimtari novelist amerikan kur thotë se:
Ky brez nuk mund të prodhojë literaturë të barabartë me atë të çdo brezi të kaluar.
Shkrimtari do të jetë I vdekur para se dikush t'a gjykojë atë.
I një natyre të ngjajshme e shqetëson Dr.Terziun kur I duhet të shprehet se:
"Romani ngrihet në nivelin e letërsisë kur ajo si një kompleks hapsirash kombinon: bukurinë formale, mjeshtrin teknike dhe thellësinë e perceptimit në të treguar një histori të mirë". Dhe ne pranojmë se është afër mëndsh që do të nënvizohet mepatjetër. Çfarë? Trinomi filozofik: kohë, hapsirë dhe vënd.
Në të gjitha,kohërat ka qënë problem për shkrimtarët e rinj edhe imitimi i autorëve të mëdhenj. Cilëtdo qofshin ata dhe sado të mëdhenj. Fantazia e tjetrit, është në të njëjtën kohë edhe identiteti i tjetrit.
Të mos harrojmë se . . ."Ajo pra, letërsia e identitetit kulturor , automatikisht ngre një roman me statusin e saj që ne e quajmë letërsi".
Me këtë rast, ndonëse dalim cazë nga libri, I lejoj vetes të krahasoj kohërat, ose epokat.
Molieri në kohën e vet shkroi për. . . BORGJEZIN FISNIK.
Ishte shtresa e ulët që me forma herë mbi e herë nën rrogoz, e rriti shkallën e pasurisë. Por kjo s'do të thoshte se u njehsua me fisnikët . Paraja ka forcë e pushtet ndaj njeriun. Prandaj personazhi kryesor te BORGJEZI FISNIK, mori profesorë për të mësuar si të sillej në pritjen dhe përcjelljen e njerëzve të një rangu fisnik. Dhe tingëllon tejet reale e aspak e trilluar ndonëse është po aq groteske fakti që e folura bisedore midis njerëzve dhe atij vetë QUHET PROZË !?! A nuk është edhe ky grupim njerëzish një "CLIQUE".
Në programet e së djelës në TOP CHANNEL TV në PORTOKALLI, trajtohet me shumë art figura e këtyre borgjezëve tanë të rinj. Shikoni BUKURIEN dhe vajzën me dialekt korçar, që luan sektëretaren e saj dhe që zonja BUKURIE, me injorancën e vet ulëritëse e trajton më keq se një të paditur njeriun të formuar si qytetare që ka pranë saj.
Mua, në fillimet e letërsisë dhe përkitas, pas botimit të tregimit të parë, një koleg-linotypist në shtypshkronjën Bashkimi , atje ku printoheshin gazetat, moshatari im, pasi e pa TREGIMIN, më tha:
- E lexova artikullin (!?!) tënd. Bravo! Do të bëhesh poet! (?!?)
Ai bëri dy gabime. E para: nuk ishte artikull por tregim. E dyta: me tregim (PROZË), mund të bëhesh shkrimtar dhe jo poet.
A nuk përfaqësojnë tipa të tillë një. . ."CLIQUE", që mbushin çdo ditë kafenetë?
Këtë dukuri, në një tjetër lloj këndi Dr.TERZIU e ka trajtuar në kapitullin: "Për Pesimistë, po aq edhe Optimistët.
Mbi "Kaosin në letrat shqip" të V.Saros dhe mendimin e Dr.TERZIUT.
Unë e kam lexuar në portalin Fjala e lirë.com që drejtohet nga Dr.F.Terziu. Aty pashë edhe solidaritetin e disa shkrimtarëve. Në libër Dr.TERZIU e trajton në një kapitull dinjitoz. Por unë, do t'u shtoj diçka personale. Falmani ngjajshmërinë me tipin e mrekullueshëm të Q.Buxheli, inskenuar nga P.Kulla: Doni më për Belulin . Se nuk ka të bëjë me mburrjen, por me diskriminimin. Konkretisht:
Kisha botuar romanin POLEN GRUAJE, ose: STAFETË E DHIMBSHME E NJË DASHURIE PARISJENE.
Vajta në librarinë ADRION në Pallatin e Kulturës në Tiranë.
Ishte e treta herë që nuk e gjeja librin tim në stendat e tyre.
I telefonova botuesit me tonin në kufijtë e durimit, por edhe të shpërthimit. Të nesërmen, vajta sërish.
Dy vajza të reja shkuan te stenda e librit të ri. Më kërkuan t'u spjegoja për kopertinën dhe unë u thashë:
Në kapak KULLA EIFEL dhe një çift nën ombrellë. Brënda është portreti i strukur i autorit.
Në raftet e fundit, njëra nga të rejat, si më e orientuara u befasua kur e pa kULLËN EIFEL të përmbysur. Ajo me shumë shkathtësi ( sigurisht edhe me një kuriozitet të natyrshëm ) pa portretin tim dhe më tha:
- Ju qënkeni autori?
- Fatkeqësisht po, - thashë unë dhe sytë m'u njomën kur pashë se ku qe reklamuar libri im. Mundi, emocioni, netët pagjumë për gati një vit. Por edhe lotët për dramën e personazheve.
Vajza e re, nuk ishte mospërfillëse dhe e ndjeu dëshpërimin tim.
- Librat I vendosim sipas alfabetit. Prandaj . . . rradha e tij ishte aty në fund.
- Zonjushe, - iu drejtova asaj. Më falni, a jeni e martuar?
- Jo akoma.
- Kur të martohen dhe të vishni fustanin e bardhë, do të ndjeni se jeni dikush. Se keni ditën Tuaj. Se jeni Princesha e asaj dite. Se ka ardhur Princi i Kaltër t'u marrë. Se. . .
Edhe një libër kështu duhet të jetë. Të paktën ditën e parë në. . . .stendën e librit të ri. Aty më tutje është KADARE me një stendë të tërë. Mirë keni bërë. Por e dini si quhet kjo, bija ime?
Bajraktarizëm. Dhe e dini pse?
Se në kohën e tyre, në një odë të madhe, në krye qëndronte BAJRAKTARI. Përqark odës, rrinin malësorët. Ai që hynte në ODË përshëndeste kështu:
- MIRËMËNGJES, O BAJRAKTAR!
Dëgjonte përgjigjen e tij, pastaj u drejtohej bashkëmalsorëve:
-TUNGJATJETA JU TË TJERËT .
Dhe harroni zonjushë e dashur se, Letërsia shqipe si ajo e djeshmja dhe kjo e sotmja, nuk është vetëm KADARE.
Tani që po hedh këto shënime në librin tim me tregime, abstraktimi më shpie shekuj larg. Sulltani që pushtoi ALEKSANDRINË u pyet se ç'duhet të bënin me bibliotekën e saj.
Dhe Ai u përgjigj:
- Në qoftëse aty ka libra me shkrime që nuk I përmban KURANI, duhen djegur. Por. . ., edhe po të ketë shkrime të cilat i kemi në KURAN, edhe ato duhen djegur. Se s'kanë ç'na duhen se kemi KURANIN .
Në librin e Dr.FATMIR TERZIU, ky problem shtrohet në një tjetër kënd mbi kaosin e letërsisë. Dhe bën shumë mirë. Ai ka një kapitull të tërë edhe për pesimistë dhe optimistët e leximit. Ashtu siç ka edhe Rrugë të reja në krijimtarinë shqiptare, etj., etj.,
Dhe nuk rreshtet së qëmtuari edhe për FISHTËN e papërsëritshëm , apo, për Romanin përtej "Proit të ndërgjegjes", Dy herë shqiponja, Bijt e shqipes, Tumirje pritambël për të përfunduar në Kohë që enden në pakohë.
Unë e pohova që në krye se ky shkrim nuk mëton zbërthimin e këtij libri ku mendimi filozofik I autorit, kap krenajën dhe thellësia e mendimit merr ngjajshëmrinë herë-herë të sondës dhe herë-herë të hulumtuesit e shqyrtuesit të materialit që sjell nëpër duar, ku, nuk mungon edhe hanxhari në ndonjë paragraf, ashtu si tingulli I ëmbël I njeriut që do vëndin e tij nga largësitë akademike të Londrës.
SOTIR ATHANASI,
Athinë,
5, Maj, 2017! *******
SOTIR ATHANASI,Ka lindur në LLAVRIO të ATHINËS nga një familje me origjinë shqiptare më 26, MAJ, 1940.
Ishte vetëm gjashtë muajsh kur prindërit e tij u kthyen në Atdhe, ( në TIRANË.)
Në moshën shtatë vjeçare mbeti jetim. Fëmijërinë, shkollën 7 vjeçare si edhe të mesmen, e kaloi konvikteve.
Në rini çfaqI prirje për letërsi, por nuk iu dha e drejta për të kryer fakultetin.
Shkrimet e para (në prozë) nisi t'I botojë në organet e kohës si: ZËRI I RINISË, Rev.YLLI, por edhe në gazetën DRITA, apo SHQIPTARJA E RE, si edhe në SHTËPINË QËNDRORE TË KRIJIMTARISË POPULLORE, me pjesë me një akt.
Për shkak të LUFTËS SË KLASAVE, iu hoq e drejta e botimit.
Që nga viti '91 jeton familjarisht në Athinë ku: nuk ka parë asnjë ëndërr me këtë qytet. Por vetëm me TIRANËN. Vuan ende humbjen prej 26 vjetësh të ATDHEUT.
Prej një dekade e gjysëm mbajti hapur një dyqan turistik të cilin shtypi I kohës do t'a quante: QËNDRA KULTURORE E SHQIPTARËVE NË PIRE.
Aty mund të gjeje: përveç DISKUT, FILMIT, VIDEOS e SIMBOLEVE SHQIPTARE, edhe LIBRIN SHQIP. ( Dyqani u mbyll më 2008-tën për shkak të krizës Greke ).
SOTIR ATHANAS (I) Se tingëllon më mirë në shqip,dhe jo ATHANASI (U) Se tingëllon në greqisht.
Pra: SOTIR ATHANASI, është antar I Klubit të shkrimtarëve Shqiptar në Botë me qëndër në ATHINË.
Ka botuar :
PUSI I VIRGJËRESHËS, (Novel)
MIDIS DY DASHURIVE (Trilogji )
POLEN GRUAJE, ose: STAFETË E DHIMBSHME E NJË DASHURIE PARISJENE (Roman)
Athinë, 2, Maj, 2017!