2017-05-11

Arrestohet publicisti shqiptar Kastriot Myftaraj, shkruajti kundër Romana Vlahutin


Kastriot Myftaraj

Publicisti Kastriot Myftaraj, 51 vjeç është arrestuar pak para mesnatës së djeshme në flagrancë nga ana e Policisë së Tiranës.

Kanë qenë oficerët e antiterrorit që e kanë arrestuar Myftarajn në banesën e tij.

Burime nga policia kanë shpjeguar edhe detaje në lidhje me arrestimin në flagrancë të  Kastriot Myftarajt.


                                                                 
                                                                   Romana Vlahutin


“51-vjeçari Myftaraj me profesion jurist dhe gazetar është ndaluar pasi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka botuar një shkrim ku bën thirrje publike për veprime të dhunshme, fyerje e ofendime ndaj Ambasadores së Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin”, thanë burime nga policia.
Prokuroria nxjerr bllof policinë: Lironi Myftarajn, s'ka vepër penale

Emri:  kastriot-myftaraj.jpg

Shikime: 85

Madhësia:  32.1 KB
Prokuroria e Tiranës ka urdhër lirimin e menjëhershëm të publicistit Kastriot Myftaraj.

Ky i fundit u ndalua pak para mesnatës së djeshme në flagrancë nga ana e oficerëve të antiterorrit në Policinë e Tiranës.

Burimet nga institucioni i akuzës thanë se ajo që ka shkruar Kastriot Myftaraj nuk ka vepër penale që të hetohet nga Prokuroria.

Myftaraj akuzohej nga policia për thirrje për dhunë, në drejtim të ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.




Ja shkrimi për të cilin u arrestua 
Kastriot Myftaraj






Nga Kastriot Myftaraj


Aventura e çuditshme e një kurve kroate në Tiranë

Në Kroaci, “Zonjën” Romana Vlahutin, e kanë quajtur “Prva Dama u sjeni”(Zonja e Parë-Hije) e Presidentit të majtë Ivo Josipoviç, i cili ishte në këtë post, në vitet 2010-2015. Josipoviç ishte një artist i shndërruar në politikan. Profesioni i tij ishte muzikant. (kompozitor) Por ai ishte edhe një jurist i shndërruar në muzikant. Josipoviç, për një kohë të gjatë (1987-2004) ka punuar si mësimdhënës në Akademinë e Muzikës në Zagreb.


Ivo Josipovic

Marrëdhëniet e tij me Romana Vllahutin, ndonëse të dy ishin të martuar, nuk kishin tërhequr vëmendjen para se ai të bëhej President i Kroacisë. Në rrethin e sorosianëve kroatë, të cilit i përkisnin të dy, konvencionet morale bëjnë pjesë ndër mitet që duhen dekonstruktuar, sic thotë frazeologjia e pëlqyer e tyre.



Kur Josipoviç u bë President, Romana dha shpejt prova se ishte sundimtarja e vërtetë e Pantovçak. (pallatit presidencial kroat) Josipoviç e emëroi atë të dërguarën e posaçme për Ballkanin Perëndimor. Meqënëse në organigramën e shtetit kroat nuk kishte pasur deri më atëherë një zyrë të këtij lloji (aspak anormale pasi Kroacia nuk është fuqi e madhe), u desh që Romana të sistemohej në zyrën e këshilltarit presidencial për politikë të jashtme, Joshka Para, si zëvendës-këshilltare. Media kroate nuk mungoi të vinte re risinë e çuditshme, pasi në Kroaci dhe madje në vende më të mëdha, nuk kishte as zëvendës-këshilltarë, një praktikë kjo e kancelarive të mëdha, si rasti i SHBA.
Romana Vlahutin ibna

Romana Vlahutin

Posti i lartë që mori Romana, sa i përket shtetit kroat, në praktikë ishte një fjalë boshe me vlerë honorifike, në rast se mund të bëhet fjalë për “nder” në rastin e Romanës, që edhe ecjen e ka prej prostitute. Posti i shërbente Romanës vetëm për ta promovuar në një mision sorosian, që do ta them më tutje.

Zonja e Parë Hije e Pallatit Presidencial u bë aq e patolerueshme me sjelljen e saj, si një skandal shëtitës, sa Presidenti Josipoviç u detyrua ta largonte nga stafi i tij, madje edhe nga Kroacia. Meqënëse Kroacia kishte të drejtë të emëronte një shef delegacioni të Bashkimit Europian (i njohur si ambasador), u gjet për Romanën posti i shefes së delegacionit të BE në Shqipëri, që në zhargonin e vendit quhet Ambasadore e Bashkimit Europian.

Por Romana në Tiranë do të ishte më shumë një e dërguar sorosiane se e BE. Tutori i saj, Ivo Josipoviç është një nga të përkëdhelurit e Sorosit në Kroaci, ashtu si edhe Romana. Kur Josipoviç kandidoi për president në 2010, një nga premtimet e tij në fushatën zgjedhore ishte “Drejtësia e Re”. Është kureshti e madhe politike që këtë slogan e përdori edhe sorosiani Edi Rama më vonë. Romana, e cila nuk pati ndonjë rol në operetën politike “Drejtësia e Re” të Josipoviçit në Kroaci, do të kishte ironikisht një rol të madh në Shqipëri në komedinë me titull “Drejtësia e Re”, të vënë në skenë nga një tjetër politikan-artist, piktori i cili mburret se ka më shumë talent për barcoleta, Edi Rama.

Romana erdhi në Tiranë në tetor 2014. Josipoviç humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2015 dhe kaloi në pension politik, por Romana, të cilën ai e nguli në Shqipëri, mbeti këtu. Shpejt Romana u bë e njohur për skandale. Është e padyshimtë dhe e vërtetuar me dokumente se ajo ka vjedhur rreth një milion euro në aferën e blerjes së rezidencës së BE në Tiranë.

Romana Vlahutin. Photo: Malton Dibra/LSA

Romana Vlahutin

Nëse do të kërkoni CV zyrtare të Romanës në faqen zyrtare të “Delegation of the European Union to Albania”, është një humbje kohe. Nuk do të gjeni asgjë të tillë. Arsyeja është se Romana nuk pëlqen të përshkruajë shkollim e saj joserioz për detyrat e larta që mban. Pasi ka marrë një diplomë të gradës së parë (bachelor) nga Fakulteti i Filozofisë i Universitetit të Zagrebit, ajo ka kryer një lloj kursi pranë Universitetit të Harvardit, që njihet si Shkolla e Qeverisjes “John F. Kennedy”, barazvlerësi amerikan i kurseve ideologjike të universiteteve moskovite në kohën sovjetike për komunistët e botës.

Në fillimet e luftës në Kroaci, në 1991, Romana u punësua në Zyrën për Shtypin e Huaj në Ministrinë e Informacionit të Kroacisë. Detyra e saj ishte shoqërimi i gazetarëve të huaj në frontin e luftës. Si e tillë Romana fitoi urrejtjen e luftëtarëve kroatë pasi ajo kishte krijuar miqësi me gazetarët që shkruanin keq për luftën kroate për mbrojtjen e atdheut. Për këtë Romana u bë popullore në anën tjetër të frontit te serbët, të cilët kur mësonin ardhjen e saj, bënin të përhapeshin me megafonë tingujt e asaj këngës së famshme jugosllave të viteve tetëdhjetë “Romana, Romana”. Për këtë arsye Romanën e larguan nga kjo detyrë dhe ajo si sorosiane gjeti shpejt punë në organizatat ndërkombëtare.

Kur Josipoviç e emëroi Romanën si të dërguar të posaçme për Ballkanin Perëndimor, ai në fakt nuk kishte parasysh hapjen fuqishëm të një linje të re të politikës regjionale kroate, por një projekt sorosian që është edhe projekt i disa qarqeve në Bashkimin Europian. Atë të Jugosllavisë së Re. Sorosi dhe pjesa më e madhe e burokracisë së Brukselit, si dhe vendet e BE që mbajnë peshën më të madhe të marrëdhënieve me Ballkanin, bashkohen në idenë se problemi i Ballkanit Perëndimor të mbetur jashtë BE-së, mund të ketë si zgjidhje praktike afatgjatë futjen në një lloj frigoriferi gjeopolitik, atë të Jugosllavisë së Re, që do të krijohet nga bashkimi i ish-republikave dhe krahinave jugosllave minus Sllovenia dhe Kroacia, tashmë të anëtarësuar në BE, plus Shqipëria.


Romana Vlahutin

Për të punuar për këtë projekt ka ardhur Romana në Shqipëri. Nuk është rastësi që ajo erdhi në kohën kur nisi të promovohet partneriteti Beograd-Tiranë, deri edhe me një partneritet personal Vuçiç-Rama. Për shkak të këtij roli që ka Romana, asaj ia falin në Bruksel vjedhjet që bën si ajo me blerjen e rezidencës së BE në Tiranë.

Soros 

Për shkak se Rama ka një rol të madh në “integrimin” e Shqipërisë në Jugosllavinë e Re, Romana nuk flet kurrë për shndërrimin e Shqipërisë në një platancion gjigand droge, nga ku droga përmbyt Bashkimin Europian. Rama ka licencën e drogës, si shpërblim për pjesëmarrjen në realizimin e projektit të Jugosllavisë së Re.


78 vite më parë, një kroat i serbizuar, shkrimtari Ivo Andriç, që njëherësh ishte edhe zyrtar i lartë i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jugosllavisë Mbretërore, bëri një memorandum për ndarjen e Shqipërisë, me ç’ rast Jugosllavia do të përfitonte gjysmën e territorit të vendit fqinj. Nuk është rastësi që Edi Rama gjatë një prej vizitave të tij në Serbi gjatë kohës që është kryeministër, gjeti të citonte pikërisht Andriçin, si përfaqësues të pëlqyer të kulturës serbe. Në gjuhën diplomatike, ku shpesh nënkuptimi ka rëndësi gjithëpoaq të madhe sa kuptimi i drejtpërdrejtë i fjalëve, kjo do të thotë se Kryeministri shqiptar është i gatshëm të pranojë edhe më tepër se kyçjen e Shqipërisë në Jugosllavinë e Re.
Nuk më shkaktojnë asnjë ndjesi qëndrimet politike të Romanës në Shqipëri, mbështetja për njërën apo tjetrën palë. Për mua është i një rëndësie krejt dytësore fakti që ajo mbështet qeverinë kundër opozitës. Që Romana ka me Edi Ramën marrëdhëniet e prostitutës politike me tutorin te i cili e kanë shitur, kjo u vërtetua në ditën e ceremonisë së promovimit të muzeumit të përgjimeve të diktaturës komuniste, e njohur ndryshe si “shtëpia me gjethe”. Në prani të ambasadorëve të huaj, ndër ta edhe Romana, Kryeministri Rama, kishte inskenuar një komedi ku të gjithë do të dëgjonin fjalimin e tij në oborr por nuk do të hynin në ndërtesë. Kur Romana kureshtare, pas përfundimit të fjalimit të Kryeministrit, deshi të hynte në ndërtesë, ashtu siç ndodh në raste të tilla, atë e ndaluan rojet e Gardës së Republikës, që vepronin sipas urdhërit të prerë të Ramës. Askush nuk duhet të hynte në ndërtesë.
Skenën e pamë në kronikat televizive.


Çdo ambasador që trajtohet kështu publikisht nga autoritetet në një ceremoni zyrtare ku është i ftuar nga vetë Kryeministri, aq më tepër kur përfaqëson BE, kërkon si satisfaksion dorëheqjen e kryepalaços të kësaj shfaqjeje ku është poshtëruar BE, jo thjesht Romana, ose jep vetë dorëheqjen. Romana nuk bëri as njërën as tjetrën sepse ajo ka ardhur në Shqipëri si prostitutë politike jo si diplomate.


Prandaj unë nuk jam i shqetësuar për qëndrimet e saj politike, sepse nuk kam iluzione për rolin e saj politik, por jam i shqetësuar sepse 75 vite pasi Andriç shkruante memorandumin famëkeq, në 2014, në Shqipëri vjen një kroate që me lehtësi i hyn aventurës për të punuar për inicimin e procesit të gëlltitjes së vendit nga një federatë e re sllavojugore. Pak kohë më parë Romana është ankuar se ka pasur kërcënime për jetën e saj, me ç’ rast Brukseli ka kërkuar që të bëhen hetime për të zbuluar autorët. Për Romanën është krijuar një shërbim sigurie shtesë nga shteti shqiptar.

Romana dhe ata në Bruksel që kërkojnë hetime për të zbuluar terroristët që kërcënojnë jetën e Romanës duhet ta dinë se në këtë histori ka vetëm një terroriste, që është Romana, e cila ecën në gjurmët e një tjetër Ivo, Andriçit. Përfshirja e Shqipërisë në Jugosllavinë e Re është një atentat ndaj sovranitetit të Shqipërisë, është një akt që bie ndesh me përmbajtjen dhe frymën e Kushtetutës, është një proces që nuk ka të bëjë me asnjë lloj integrimi europian, por që ka të bëjë me aneksimin e kamufluar, për të cilin Serbia ka bërë përpjekje qëkurse është krijuar shteti shqiptar. Është edhe një krim i parashikuar shprehimisht në Kodin Penal.

Kështu që çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, jo terrorist. Në këtë histori ka vetëm një terroriste që është Kurva e Pantovçakut, e cila e mbetur pa tutor punon për llogari të Beogradit.


********


Sqarim për arrestimin tim
Në mbrëmjen e 9 majit 2017 unë u arrestova me urdhër të oficerit të Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Hetimit të Akteve Terroriste me akuzën për “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, sipas nenit 223 të Kodit Penal, me shkakun e shkrimit tim: “Aventura e çuditshme e një kurve kroate në Tiranë.”
Sipas urdhër-arrestit të lëshuar nga oficeri i Policisë Gjyqësore pretendohet se unë kam bërë “një shkrim me fyerje dhe ofendime dhe thirrje për veprime të dhunshme ndaj shefes së Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin.”
Sa i përket pretendimit për fyerje dhe ofendime, sqaroj se i jam referuar një artikulli të botuar në Kroaci, vendin e saj me titull “Romana Vlahutin- prva dama u sjeni”. Artikulli im nis pikërisht me një referim ndaj këtij artikulli të botuar në Kroaci. Unë kërkova në Fjalorin zyrtar të Gjuhës Shqipe, ndonjë fjalë që shpreh përmbledhtas kuptimin e atyre që thuhen për Vlahutinin në këtë artikull kroat dhe nuk gjeta tjerër fjalë më të përshtatshme veç fjalës “kurvë”.
Sa i përket pretendimit për thirrje nga ana ime për veprime të dhunshme ndaj Vlahutinit, unë sqaroj se fragmenti nga shkrimi im që sillet si provë për këtë gjë, është nxjerrë nga konteksti qëllimisht, për të tjetërsuar kuptimin. Nëse lexohet ky paragraf në kontekstin e vet do të shikohet se atë e kam thënë në kontekstin e analizës për lajmin për kërcënimin ndaj jetës së Vlahutinit. Duke bërë këtë analizë unë përpiqem të kuptoj se cili është rrethi i të dyshuarve për kërcënimin duke pasur parasysh atë që është thënë se kërcënimi i ka ardhur për shkak të veprimtarisë së saj. Dhe unë arrij në përfundimin se duke pasur parasysh që ajo kërkon të marrë rolin e guvernatores së pashpallur të Shqipërisë, i dyshuar për kërcënim mund të jetë çdo shqiptar i përgjegjshëm dhe që ka respekt për Kushtetutën e vendit të vet, ku nenin 3 përcaktohet sovraniteti si një nga bazat e shtetit. Ne të gjithë kemi pranuar që të japim sovranitet për të përfituar integrimin në BE, por jo të japim sovranitet në favor të njerëzve si Vlahutin, në rolin e guvernatores sorosiane të Shqipërisë.
Unë nuk u kam thënë shqiptarëve që të vrasin Vlahutinin, por thjesht kam analizuar skenarin e vrasjes së mundshme të saj. Unë në analizën time kam ngritur pyetjen nëse vrasja e Vlahutinit do të ishte akt terrorist. Vrasja e një diplomati të huaj të akredituar në një vend, është normalisht akt terrorist. Por kur një diplomat kryen qartazi veprimtari antikushtetuese, që cënon sovranitetin e vendit ku është akredituar? Në këtë rast do të ishte fjala për akt terrorist apo antiterrorist.
Megjithatë unë kam bindjen se kërcënimi ndaj Vlahutinit është një lajm i rremë sorosian, i dalë nga fabrika e lajmeve të rreme, megjithëse, sipas skenarit, dikush mund të jetë përdorur anonimisht për të bërë “kërcënimin”.
Duke shqyrtuar këtë historinë e kërcënimit të Romanës, del një pyetje: Pse nga të njëzet e më shumë ambasadorët e BE, OSBE që kanë qenë në Shqipëri gjatë këtyre 25 viteve, disa madje në kohë shumë të vështira, na qenka kërcënuar me jetë vetëm Romana Vlahutin?
Iu bëj thirrje miqve dhe mbështetësve të mi të posaçëm në Shqipëri dhe më gjerë, që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bëjnë veprime të cilat unë nuk i miratoj në ndëshkim të atyre që janë përgjegjës për këtë farsë ndaj meje.
I kërkoj Romana Vlahutin që në emër të Kushtetutës së Shqipërisë, në emër të konventave diplomatike ndërkombëtare, të largohet nga vendi im sa më parë.
Në ditët në vazhdim do të jap të dhëna të reja për përzierjen e sorosianëve në planin për krijimin e Jugosllavisë së Re, ku duhet të përfshihet dhe Shqipëria./Kastriot Myftaraj


**********

Kërcënimi, Kadare letër Vlahutin: Gati t’ju kërkoj ndjesë në gjunjë

Emri: ismail-kadare1.jpg

Shikime: 22

Madhësia: 40.3 KB

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare iu adresua me një letër publike ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin, pas kërcënimeve të bëra ndaj saj nga publicisti Kastriot Myftaraj, përmes një artikulli të publikuar në media.

Kadare shkruan se është ndjerë edhe ai i fyer nga ato që janë shkruar në adresë të Vlahutin, ndërsa thekson gjithashtu se është i gatshëm të kërkojë ndjesë në gjunjë.

Emri:  ismail-kadare1.jpg

Shikime: 22

Madhësia:  40.3 KB


KADARE, LETËR AMBASADORES SË BE


Letër për Romana Vlahutin,

 ambasadore e BE në Shqipëri


E nderuara Zonjë,

Më lejoni t’ju drejtohem me këtë letër krejtësisht personale, për tronditjen që më shkaktoi sot fyerja e paskrupullt që u bë publikisht kundër jush në shtypin shqiptar.

Nuk është fjala për të sqaruar këtu se ç’është fyerja e një njeriu jo normal dhe se sa pak lidhje ka ajo me një popull e një shoqëri të tërë.

Megjithatë ajo fyerje u botua nga shtypi i vendit tim, kështu që në një mënyrë ose një tjetër na vuri para përgjegjësisë të gjithëve.

Ndonëse shkrimtar i njohur, nuk marr përsipër të përgjigjem për ato çka mund të ndodhin në këtë vend, për mirë apo për keq.

Do të doja thjesht të ndaja me ju pikëllimin që mund të ndiejë njeriu, i cili, në vendin ku vjen të ndihmojë për kapërcimin e brengave, ndeshet me një mosmirënjohje të tillë.

E dashur Romana Vlahutin, do të isha gati t’ju kërkoja ndjesë në gjunjë, për t’ju siguruar se mirënjohja për ju është e do të jetë e pacenueshme.


*********
Qeveria e Rilindjes arreston Kastriot Myftaraj pasi ofendoi Romana Vlahutin në Facebook


Qe do perfshihej edhe Kadare ne arrestimin e Myftarajt nuk do ma kishte marre kurre mendja.

Pa dashur te analizoj koonspiracionet e Kaçit, t'i thuash kurve, nje dava zyrtareje te BE-se si kjo Vllahutinka, qe duhet ta thyej qafen nje ore e me pare nga Shqiperia, eshte pak. Dhe te te arrestoje policia e shtetit per nje status te tille ne facebook, tregon se mesa merak e paska shoku Edvin Vllahutinken.

Po le te qendrojme pak tek perfshirja e Kadarese ne kete mes.

Ta kete bere sepse Rama ia punesoi vajzen ambasadore ne OSBE, nuk me duket shume bindese. Egoja e semure e ketij njeriu per çmimin Nobel (qe fatkeqesisht nuk do ta marre kurre), duhet te jete shkaku kryesore.

Per te njejtin shkak Kadareja u hoq si disident i regjimit ne fillim vitet 90-te. E te krahasosh disidencen e Kasem Trebeshines, qe i bente karshellek regjimit komunist nga burgu, me disidencen e Kadarese qe perfitonte nga gjithe te mirat e regjimit, eshte njesoj sikur te barazosh te zezen me te bardhen.

Ndoshta shume mund ta kene harruar, por "disidenti" Kadare deklaronte dikur se me eksodin e vitit 1990, u larguan jashteqitjet e kombit. Regjimi qendronte akoma ne kembe asokohe...

Megjithate deklaratat e tij mbrenda nje sistemi komunist ia kemi falur, por keto lajthitjet nga Parisi i frymes se lire nuk i kuptojme dot?!
Vertete qenka revoltuar kaq shume i madhi Kadare per nje cop zyrtare sllave, per me teper te perfshire ne skandale korruptive? Apo keto jane tentativat tij te fundit deshperuese per çmimin Nobel?!

Thene te gjitha keto, mendoj se duhet ta ndajme njeriun Ismail me shkrimtarin e permasave gjigande Kadare... Edhe nese ne kete gracke tenton te na fusi vete Ismaili, shkrimtari Kadare do kete vendin e tij te privilegjuar tek qindramijera lexues shqiptare.



******



E mor Ismail, ta mori çmimin Nobel Orhan Pamuk, pene modeste krahasimisht me tenden. Mirepo ai ndryshe nga ty, ka mbi nje dekade qe e perdor penen kundra sulltanit Erdogan, ndersa ty po te thyhet pena per sulltanin rilindas Edvin.

Ja pra qe artistet rrebelohen ndaj padrejtesive o i nderuari Kadare! Indinjimin e rradhes lere per kinezin qe i thote vetes Amerikan (Donald Lu) kur t'i vij rradha. Mbaj nje qepe ne dore se te ndihmon edhe per ndonje perlotje per çmim Oskar Hollivudi, ne funskion te çmimit Nobel...


PS: Sa per gallate, mendoni pak si do ishte pergjigja e Vllahutinkes mbas letres se Kadarese..
"I nderuar Ismail,

Meqenese edhe moshen e ke pak te thyer, ti qendro ne kembe, se ne gjunje po te ulem une!!!

E jotja Vllahutinka"

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...