2017-05-13

Letër publike nga OVL -UÇK




ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS
     
DEGA SKËNDERAJ


   Nr. 015/’17

  Skënderaj, dt.13.05.2017


                                                    REAGIM


Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së dega në Skënderaj, Kryetari i degës Emin Lati, Kryesia dhe Anëtarësia e gjerë e OVL-së e kësaj dege, reagojnë ndaj arrestimit të fundit të veteranit e veprimtarit të denjë të çështjes kombëtare Z. Haki Hajdari, i cili u arrestua nga organet e drejtësisë dhe akuzohet për vepra të pabëra as nga Hakiu e as nga asnjë pjesëtar tjetër i  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në atë vend ku veproi Hakiu me Ekipin e tij çlirimtar.

Ne Veteranët e UÇK-së, asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk kemi ndërhy e as nuk ndërhyjmë në punët e organeve të drejtësisë, nëse mund të quhen ashtu, por jemi të sigurt së edhe ky rast-tentim për njollosjen e luftës së drejtë çlirimtare do të ju shkoi huq, sepse Lufta e lavdishme çlirimtare ishte e drejtë dhe e pastër, ashtu si dhe luftëtarët e lirisë që kanë bërë luftë të drejtë e të pastër, kanë bërë luftë për liri e bashkim, gjë që është e vërtetuar edhe kombtarisht edhe ndërkombëtarisht; kombëtarisht sepse i gjithë populli shqiptarë iu bashkua forcave të UÇK-së, kurse ndërkombëtarisht me intervenimin e Aleancës së NATO-së kundër forcave kriminale serbe, në përkrahje të popullit shqiptarë e të forcave të Ushtrisë së lavdishme çlirimtare. Kjo tregon qartë së lufta e UÇK-së dhe e popullit shqiptarë ishte e drejtë dhe e pastër.
Çdo tentativë për ta degraduar vlerën më sublime të popullit, duke injoruar protagonistet e luftës çlirimtare me akuza te fabrikuara e me dëshmitarë të rrejshëm është humbje kohe për “drejtësinë” vendore e ndërkombëtare, sepse kjo tash e 18 vite, në gjykata ndërkombëtare e vendore u tregua se ka qenë luftë e drejtë dhe e pastër.





Skënderaj, 13.05.2017                                         Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së
                                                                                                    Dega në Skënderaj
                                                                                                     Emin Lati, Kryetar

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...