2017-05-11

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin mesazh nga Gjirokastra: Është më e lehtë të zihesh për diçka sesa ta ndërtosh atë


Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, i ka dhënë një mesazh klasës politike pas vendimit të kryeministrit Edi Eama për të shtyrë zgjedhjet në Kavajë, që të gjejnë mënyra të arsyeshme për t’u dhënë gjithë qytetarëve shqiptarë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar partinë të cilën ata zgjedhin.
Nga Gjirokastra, ku ndodhet në kuadër të Ditës së Europës në shenjë mbështetjeje për trashëgiminë kulturore të këtij qyteti, Vlahutin u shpreh se është më e lehtë të luftosh apo të zihesh për diçka sesa ta ndërtosh atë.
“Jam absolutisht e sigurt se do të ketë guxim e mençuri të mjaftueshme dhe kurajë në gjithë politikën shqiptare, që të gjenden mënyra të arsyeshme për t’u dhënë gjithë qytetarëve shqiptarë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar partinë të cilën ata zgjedhin. Kjo nuk duhet të jetë dhe nuk ka për të qenë bllokim i ambicies për integrimin në BE. Çdo gjë që ne si BE bëjmë bëhet për qytetarët e Shqipërisë. Besoj në mënyrë absolute që gjithçka kanë për të bërë politikanët shqiptarë kanë për ta bërë për qytetarët e këtij vendi. Është më e lehtë të luftosh apo të zihesh për diçka sesa ta ndërtosh atë”, deklaroi Vlahutin.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...