2017-05-11

Fiset gjermane me prejardhje Ilire



Fiset e ashtuquajtura gjermanike, të cilat formuan kombet e Evropës Perëndimore dhe Veriore emigruan nga Lindja drejt Perëndimit. Si pikënisje këto fise patën territoret e Detit të Zi, Ilirisë dhe Trojës.

Nga Elena Kocaqi

Albanet

Fiset kryesore, të cilat formuan kombin francez, anglez, gjerman, skandinav, janë frankët, teutonët, gotët, anglo-saksët, normanët, langobardët etj. Të gjitha këto fise kanë ruajtur në historinë e shkruar nga vetë ata faktin e emigrimit, se nga ku, dhe si emigruan, luftërat që kanë bërë dhe vendet ku u vendosën. Ajo që ka ruajtur një popull në traditën e tij, është shumë herë më e vlefshme, nga ajo që thonë të tjerët për të. Këta popuj që populluan Evropën dhe që i dhanë botës qytetërimin më të lartë që ka njohur, nuk vinin nga pylli dhe nga hiçi, ashtu siç është thënë deri më sot, por ishin pasardhës të gjyshërve të tyre etnikë evropianë, sepse rrjedhin nga ata.
Frankët janë fisi me origjinë gjermanike që formoi së bashku me galët dhe romakët kombin francez.
Teutonët një nga fiset kryesore gjermanike, formuan kombin gjerman dhe atë skandinav. Shpesh me emrin Teuton përfshihen të gjitha fiset gjermanike.
Anglo-saksonët janë fiset që populluan Albionin (Britaninë) dhe që u bashkuan me britanikët e vjetër për të formuar kombin britanik.
Normanët janë, gjithashtu, fis gjermanik, që kanë luajtur rol në etnogjenezën e kombit gjerman.
Gotët e quajtur albanë, janë një fis i rëndësishëm gjerman. Dihet që këto kanë populluar Evropën me emigrimet e tyre nga Lindja.
Por cilët ishin këta popuj dhe nga dolën?
Këta popuj kanë qenë të së njëjtës origjinë me popujt pellazgo-trojano-iliro-thrak, ose e thënë ndryshe gjermanët janë iliro-thrakë.
Shkrimet e historianëve antikë dhe atyre të Mesjetës, vërtetojnë që frankët, gjermanët dhe skandinavët janë popuj iliro-thrakë, të cilët emigruan në kohë të ndryshme drejt Perëndimit.
Ka dy valë dyndjesh kryesore të fiseve gjermanike, nga territoret trojane dhe ilirike, në drejtim të perëndimit.
Faza e parë fillon pas Luftës së Trojës, pra rreth shekullit XII p.l.k., por edhe më përpara për të cilat folëm më parë. Siç e pamë, janë të dokumentuara emigrimet e trojano-dardanëve drejt Italisë me Ene Dardanidin, emigrimi i nipit të Ene Dardanidit, Britit drej Albionit në shekullin XI p.l.k., emigrimi i trojanëve drejt Belgjikës dhe drejt Skandinavisë. Këto janë vërtetuar nga autorët antikë si Virgjili, Straboni, Dionis Halikarnasi etj., si dhe nga historia e shkruar nga këta popuj gjatë Mesjetës.
Faza e dytë fillon në shekullin IV p.k. dhe vazhdon deri në shekullin e VI-VII të erës së re. Në këtë fazë janë emigrimet masive të popujve të quajtur gjermanikë, nga Iliriku dhe Troja. Pse morën rrugën e emigrimit këta popuj që lanë pas vende të ngrohta dhe të begata dhe shkuan në vende të ftohta dhe të varfra?
Shpërnguljet e popullsive nga Troja, Thraka, Iliria, Dakia apo Deti i Zi ndodhën si pasojë e luftërave të vazhdueshme dhe dyndjeve barbare nga lindja. Me pushtimin romak, një pjesë e popullsisë që nuk iu bind rregullave të Romës, kapërceu Danubin dhe emigroi drejt perëndimit dhe veriut, ku ishin më të lirë. Popullsia etnike evropiane thrako-ilire e shtyrë nga dyndjet e sllavëve që vinin nga Azia emigroi përtej Danubit në vende të sigurta dhe këto dyndje janë quajtur Gjermanike por në fakt, janë dyndje iliro-thrake. Faktet që tregojnë origjinën iliro-thrake të rracës gjermanike në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të shumta.
Fiset gjermane me prejardhje ilire_harta
Fiset gjermane me prejardhje ilire_harta


1- Kronisti i mesjetës Gregorius of Tours thotë se “Frankët kanë dalë nga fisi i Panonëve”. Panonët ishin fis ilir, që do të thotë se frankët janë ilir.
2 – Dudu, kronisti i Normandëve tregon se “Normanët dhe frankët ishin i njëjti popull dhe kishin gjysh Antenorin”. Pra, siç tregohet edhe nga kronisti i Normandëve, edhe ata kanë dalë nga Iliria, pasi Antenori është udhëheqësi legjendar që u priu frankëve në rrugën e tyre nga Panonia e Ilirisë, deri në Francën dhe Gjermaninë e sotme.
3 – Edhe në kronikën ‘Chronicle of Hunibald’ jepet emigrimi i pasardhësve të Antenorit nga Iliria për në Francë.
4 – Fredergar, një tjetër kronist i Mesjetës, ka shkruar një kronikë në të cilën thotë se “Frankët vijnë nga Troja”. Ai thotë se një grup trojanësh u vendos në Paioni dhe që aty u nisën për të emigruar për në Francën dhe Gjermaninë e sotme.
Të dy grupet e historianëve mesjetarë janë të një mendjeje lidhur me origjinën e frankëve, sepse paionët ishin dhe ilirë dhe trojan dhe maqedonas në të njëjtën kohë, pra, një etni, kështu që nuk ka ndonjë ndryshim midis thënieve të autorëve për këtë çështje. Ata janë tepër të saktë dhe të një mendjeje lidhur me faktin se frankët janë nga Panonia Ilire dhe se që aty u nisën drejt Perëndimit.
5 – Rethanan Macre, është një tjetër studiues mesjetar që ka dhënë të plotë linjën mbretërore të frankëve nga Priami deri te dinastitë Merovinge dhe Karolinge, mbështet prejardhjen trojane të frankëve, por ai thotë se, kur emigruan, dolën nga Panonia Ilire.
6 – Këto të dhëna të autorëve të Mesjetës, koiçidojnë me të dhënat që jep edhe autori Virgjili tek Eneida, thotë se “Antenori kaloi përmes liburnëve, retëve, dhe vendolikëve të cilat ndanin Panonin nga Reni, dhe u vendos tek ky lum ku themeloi qytetin Patavium.” Pra Virgjili para këtyre kronistëve thotë të njëjtën gjë që ka një Antenor që nga ilirët shkoi në Ren. Fiset e liburnëve, retëve, vendolikëve ishin fise ilire, kështu që Antenori ka dalë nga Iliria. Autori në këtë rast e shtrin konceptin e Panonisë Ilire në të gjithë Alpet e Evropës deri në kufi me Renin.
7 – Straboni te Gjeografia thotë se “Udhëtimet e Enesë janë fakte tradicionale, ashtu si ato të Antenorit”. Po Straboni thotë se qyteti Opsicella, i themeluar nga Ocelasi, të cilët së bashku me Antenorin dhe fëmijët e tij, kapërcyen Italinë”. Pra, Straboni, flet për një shpërngulje të popullsisë me në krye Antenorin të njëjtën gjë që thonë edhe kronikat e Mesjetës. Ai flet edhe për koloni të tjera trojane, apo fise të tjera që ishin vendosur atje pas Luftës së Trojës. Straboni i quan Henetët si kelt, por ai thotë, se sipas disave ata janë pasardhës të Antenorit që iku nga Troja pas luftës. Këto fakte që japin autorët mesjetarë për udhëtimin e Antenorit nga Iliria në Ren vërtetohen edhe nga Virgjili dhe Straboni. Kjo do të thotë se janë të vërteta.
Pra, sipas autorëve antikë ka një emigrim të frankëve nga Iliria drejt perëndimit dhe vetë kronistët e këtyre popujve kanë treguar se ata vijnë nga Iliria. Fisi gjermanik i frankëve ishte fis ilir, i cili formoi kombin francez, që do të thotë se, përsa i përket etnicitetit, nuk ka pasur dallim midis ilirëve dhe gjermanëve, ashtu si midis këtyre të fundit dhe fiseve thrake, trojane. Me një fjalë frankët apo francezët janë Ilir.
Edhe kronisti i normanve ka shkruar që normanët janë të së njëjtës origjinë si edhe frankët, që do të thotë se janë ilirë, për aq kohë sa frankët kishin dalë nga Iliria.
Pra, fiset e Frankëve dhe Normanëve janë Ilir, gjë që tregon se gjermanët janë Ilirë.
8 – Gotët gjermanikë janë quajtur Getae dhe Straboni kur flet për etnicitetin e tyre i quan si “Getae ishin thrakë, dhe jetonin në anën tjetër të Danubit, ashtu si dhe mysët, të cilët janë thrakas gjithashtu, dhe janë identikë me njerëzit që tani quhen Moesi. Nga këta myse dalindhe myët, që tani jetojnë ndërmjet frigasve, lidasve dhe trojanëve. Dhe vet frigasit janë brigianë një fis thrakas”. Straboni tregon se gotët gjermanik ishin të një race me thrakët, mysët dhe trojanët, nga ku del se gotët ishin fis me etniciteti iliro-thrako-trojan.
9 – Straboni thotë për Dakët e Getae se “disa njerëz janë quajtur dakë dhe të tjerët janë quajtur getae, të cilët shtrihen në drejtim të Pontit, dhe dakët që shtrihen në drejtim të Gjermanisë dhe burimit të Isterit. Gjuha e getaeve është e njëjtë me atë të dakëve. Ai thotë se emigrimet e geatëve përtej Istrit, janë të vazhdueshme”. “Gjuha e thrakasve është e njëjtë me atë të gotëve”.
Straboni e tregon qartë që dakët janë të një race me gotët, ashtu siç ishin edhe thrakët, atëherë edhe trojanët dhe ilirët të cilët siç e kemi parë janë të një etnie me thrakët, janë të një etnie me dakët dhe gjermanikët. Ai dëshmon për emigrimet e herëpashershme të gotëve drejt perëndimit, që e tregon qartë se nga cili popull kanë dalë gjermanët.
Fjalët e gjuhës dake përkthehen 60 përqind me shqipen që do të thotë se, meqë Straboni tregon se thrakët, dakët e gotët gjermanikë flisnin një gjuhë, atëherë ajo ka qenë të paktën 60 përqind shqip apo një dialekt i shqipes. Shqiptarët janë i vetmi popull etnik evropian që ruajti gjuhën e vjetër të Evropës, pasi kombet e tjera që rrodhën nga kjo racë e njëjtë krijuan gjuhë të tjera, por që nënë kanë shqipen.
10 – Në kronikën mesjetare të piktëve, të cilët ishin një popull që erdhën nga vendet e skythëve, territoret e të cilëve shtriheshin në Moldavinë dhe Ukrahinën e sotme, nga ku ata emigruan për në Britani, thuhet se “Dakët janë prej së njëjtës prejardhje ashtu si dhe goetet, pra gotët”. Po në këtë kronikë thuhet, gjithashtu, se “Skithët e gotët kanë të njëjtën origjinë”.
Piktët në Mesjetë thonë po të njëjtën gjë që ka thënë Straboni në Antikitet se gotët janë i të njëjtit etnicitet me thrakët, dakët, trojanët, ilirët dhe me skithët. Gotët gjermanikë janë quajtur dhe me emrin albanë.
11 – Fakti i fortë është libri i vetëm i shkruar nga një gjerman got, i quajtur Jordanes në shekullin e VI, me titullin “Origjina dhe bëmat e gotëve”, në të cilin tregohet origjina e gjermanëve. Vetë autori është got dhe e njeh mirë historinë e popullit të tij dhe faktet që ai jep, janë dëshmi që nuk mund të kontestohen lehtë, sepse ai jetoi në periudhën kur gotët filluan të emigronin drejt Gjermanisë.
Ai tregon se gotët quhen myzë dhe fisi i tyre kufizohej në jug me Maqedoninë Veriore. Pra, ai dëshmon se gotët gjermanikë jetonin në veri të Maqedonisë dhe quhen myzë, por myzët në të gjitha burimet dalin si fis iliro-thrakë që do të thotë se vetë gotët gjermanikë janë iliro-thrakë.
Në libër ai tregon një pjesë të historisë së thrako-iliro-trojanëve pjesë e të cilëve ishin edhe goto-myzët që nuk e njohim fare nga burimet historike greko-romake. Kështu tregon se mbreti i myzo-gotëve, i quajtur Tanau luftoi kundër faraonit Vesos të Egjiptit, i cili kishte ardhur për të pushtuar gadishullin Ilirik. Myzët i mundin egjiptianët dhe i ndjekin deri në Egjipt. Në rrugën e kthimit ata pushtojnë sipas tij Azinë dhe nënshtrojnë Sornusin mbretin e medëve. Jordanes thotë se parthët e kanë origjinën nga myzo-gotët që qendruan në atë pjesë të Azisë. Ai tregon se paraardhësit e tij pushtuan Kaukazin, Armenin, Sirinë, Kilikinë, Galatinë, ishujt e Egjeut si dhe ishin Myzët, ata që ngritën tempullin e Dianës në Efes. Sipas tij myzët ngritën një perandori nga Deti i Kuq në jug deri në vendin e skythëve në veri. Këto të dhëna interesante dëshmojnë se mysët, iliro-thrakas kanë pasur ushtri të fortë dhe kanë luftuar deri në Egjipt dhe nën sundimin e tyre kanë qenë territore të gjera. Kjo pjesë e historisë nuk njihet fare nga grekët pasi ata nuk kishin ardhur ende në Evropë prandaj dhe nuk flasin për këto ngjarje. Në fakt, të dhëna të plota e interesante për historinë e vjetër të Iliisë, gjen më tepër në kronikat gjermanike të Mesjetës, se sa tek autorët antikë greko-romak. Kjo tregon se këta popuj gjermanikë e kanë ditur mirë historinë e iliro-thrakëve se ishin vetë iliro-thrakë.
Jordanes dëshmon se myzët kanë marrë pjesë në luftën e Trojës dhe se mbreti i tyre vret Thesandrin, por vritet nga Akili. Pas vdekjes së mbretit, në pushtet vjen djali i tij Euripyli, i cili ishte nipi i Priamit, pasi mbreti kishte marrë të motrën e Priamit për grua. Troja rindërtohet dhe rimerret nga dera trojane, por janë myzët ata sipas tij që e shkatërrojnë për herë të dytë. Edhe kronikat dhe librat e tjerë historikë të mesjetës së Evropës perëndimore, flasin për tri luftëra trojane që do të thotë se, autorët grekë e kanë njohur shumë pak historinë e popullsinë që banonte Ilirikun dhe për të njohur historinë e Ilirisë duhet të bazohemi me seriozitet në të dhënat e burimeve mesjetare të hershme të racës gjermanike.
Pra Jordanesi tregon histori të panjohura që i përkasin një periudhe historike të hershme dhe dëshmon se gotët ishin në truallin iliro-thrak që në këto kohë të lashta fakt që tregon se gotët ishin vet iliro-thrakët, pasi nuk ka të dhëna nga autorë të tjerë që t’i quajë myzët si të një etnie tjetër që nga koha e Homerit e deri në kohën që flet Jordanesi në shekullin e VI.
12 – Në “Pictich Chronicle” thuhet se “Skithët kanë lindur me flokë të bardhë nga bora që bie në mënyrë të vazhdueshme dhe ngjyra e flokëve i dha emrin skithëve dhe për këtë u quajtën albanë dhe nga ata skotët dhe piktët e kanë origjinën. Albania kishte fqinj amazonat”. Pra, te kronika Pikte thuhet se piktët vetë dhe skotët e kanë origjinën e tyre nga Skithët e quajtur albanë. Skithët (nga të cilët rrjedh një pjesë e kombit britanik), siç e thamë, ishin të një kombësie me thrakët e dakët, që do të thotë të një kombësie me pellazgo-ilirët.
Straboni thotë se Thraka është bërë zakon të quhet Skithia e Vogël. Kjo tregon se thrakët ishin vetë skythët.
13 – Straboni i quan fiset gjermanike në Veri si Albane, dhe më të mirënjohurit tek këto fise gjermane të quajtura albane janë Cimbrit dhe Sucambrit. Sukambrit autorët i vendosin në Panoni, dhe cimbret në Detin e Zi, përpara se të gjendeshin në Gjermaninë Veriore. Pra, që albanët e Gjermanisë janë ilirë, sepse sukambrit janë panonas, pra ilirë.
Autorët e Mesjetës shpesh e shtrinin konceptin e fisit panonas deri në lumin Don dhe Dnjepër, ndërsa autorët romak në Panonin ilire fusnin edhe Alpet e Evropës. Kështu pra, emri Panoni në disa raste ka përfshirë brenda vetes edhe fiset thrake, dake, skithe, gote të cilat Straboni dhe autorë të tjerë dëshmojnë se kanë një gjuhë dhe janë të një etnie.
14 – Retet e Vendolikët janë quajtur nga Straboni dhe autorë të tjerë si fise ilire. Emrat e tyre janë shqip dhe tregojnë vendin ku ata banonin. Kështu Re do të thotë që banoj tek retë, janë fis i reve, dhe ata vërtet banonin në Alpet e Evropës në një lartësi me retë. Vendolik po në shqip do të thotë Vendolik, pra që jam vendas dhe ku ka më vendas se ata që banojnë në majë të malit. Nga fiset ilire të Alpeve të Evropës u popullua një pjesë e madhe e Gjermanisë dhe Italisë Veriore.
15 – Tek belgët, Straboni përmend të parët venetët apo enetët, të cilët bënë luftën detare me Cezarin, dhe ai tregon se janë të njëjtë me venetët e Italisë. Nëse Venetët e Belgjikës janë të një popullsie me Venetët e Italisë, atëherë venetët apo enetët e Belgjikës janë ilirë, sepse autorët e antikitetit i kanë quajtur enetët, si ilirë. Pra, ilirët kanë populluar edhe Belgjikën.
16 – Në kronika Saksone “Widukind” të shek. X thuhet se “Saksonët kanë prejardhje nga Maqedonia nga ushtria e Aleksandrit të Madh”. Maqedonët ishin një fis iliro-pellazg, sepse Maqedonia është quajtur me emrin Paioni dhe paionët janë ilirë, që do të thotë se edhe maqedonasit ishin po ashtu ilir.
17 – Në kronikën anglo Saksone, të quajtur si dorëshkrimi Pseudo-Sybella, e shkruar në latinisht, tregohet se Britania ishte një ishull i populluar nga të mbijetuarit e Trojës (insulam reliquiis Trojanoru inhabitatam). Këtu e ka fjalën për trojanët që u quajtën britanikë nga Briti dhe që zbarkuan në Albion në shekullin XI p.l.k. Pra, pushtuesit anglo-Saksonë e dinin mirë origjinën e popullit të Britanisë në kohën që pushtuan Britaninë, dhe i konsideronin ata si të një race me veten e tyre. Anglo-Saksonët ishin maqedonas, fakt që do të thotë se nuk ka dallim etnik midis ilirëve, maqedonëve dhe Trojanëve. Anglo-Saksonët tregojnë, gjithashtu, se ata kanë të njëjtën kombësi me gotët dhe frankët që vërteton se ilirët, thrakët, trojanët ishin një komb, sepse frankët dhe gotët dolën nga Iliriku dhe Troja.
18 – Teutonët janë gjermanikë dhe nga ata kanë prejardhjen edhe skandinavët. Shpesh me emrin Teutonike quhen të gjithë gjermanët. Emri Teuton është një emër pellazgo-ilir, dhe del për herë të parë tek Iliada e Homerit kur mbreti i pellazgëve të Azië së Vogël quhet Leto Teutamidi. Teuta ka qenë emër ilir, pasi ka pasur një mbretëreshë ilire me këtë emër që përdoret edhe sot në botën shqiptare. Teutonët kanë shumë lidhje për sa i përket emrit të tyre me ilirët dhe trojanët.
19 – Teutonët tregonin se ishin trojanë dhe këtë e kanë thënë autorë mesjetarë, midis të cilëve një Kronist Frank ka shkruar në shekullin e gjashtë një kronikë, e cila është dhe një nga më të vjetrat e frankëve, në të cilën thotë se “Populli Teutonik i kishte thënë kronistit, se ata kishin të njëjtën gjak si romakët dhe që ata kishin emigruar si romakët nga Troja, dhe se ata kanë të njëjtën prejardhje nga heronjtë e Trojës”.
20 – Taciti thotë për teutonët se janë racë e pastër dhe që për t’u mos u përzier me fiset e tjera erdhën me anije nga oqeani. Kjo do të thotë se dhe për Tacitin, i cili ishte një njohës shumë i mirë i gjermanëve, teutonët janë të ardhur, por ai vë në dukje se janë të ardhur nga rruga detare, nga oqeani ndërsa tek kronikat e tjera konsiderohen të ardhur por nëpërmjet luginës së Danubit. Pra, burimet tregojnë që teutonët gjermanikë janë të ardhur dhe jo vendas.
21 – Më 787, historiani i mirënjohur Paulus Diaconus shkroi një histori për bishopin e Metz dhe njëri nga të afërmit e arkipeshkopit kishte një djalë me emrin Anchises. Pauli thotë se ky emër është vendosur në kujtim të babait të Ene Dardanidit që shkoi nga Troja në Itali, dhe duke iu referuar evidencave të vjetra ai thotë se frankët ishin pasardhës të trojanëve. Angises kishte qenë një nga udhëheqësit e teutonëve për në Gjermani.
22 – Islandezët dhe skandinavët kur flasin për origjinën e popullit të tyre teutonik, e quajnë atë si racë trojane. Kjo tregohet në kronikat mesjetare skandinave të quajtura si Heimskringla dhe Prosa Edda.
23 – R[b]obert Wace me Roman de Rou[/b] si e pamë dhe më sipër thotë se normanët janë Trojanë dhe se ata lanë Trojën në flakë dhe emigruan në Skandinavi, e cila është quajtur Danë për nder të emrit të lavdishëm të Trojës.
24 – Galët, Cezari i quante si të të njëjtës racë me romakët, pra trojanë që kishin ardhur në ato territore pas rënies së Trojës (fratres consanguineique). Ndërsa frankët, që erdhën më pas, pretendonin se me galët ishin një fis, se të dy e kishin origjinën e tyre nga Troja, që ishin ndarë në dy grupe dhe u ribashkuan pas 1500 vjetësh. Pra, si romakët dhe frankët i quajnë galët trojanë.
25 – Në librin Historia e Britanisë, e Neniut vepër e shekullit VIII, jepet një e dhënë nga autori, që ai thotë se e ka marrë nga Bibla e vjetër dhe nga autorë të mëparshëm, në të cilën tregon se kombi britanik e ka prejardhjen nga njëri nga bijtë e Nohut, Jafeti dhe nga djali i tij, Jovan. Në Bibël, Zoti e quan Aleksandrin e Madh të Maqedonisë si mbret të Jovanit. Maqedonasit janë quajtur panon, por panonët ishin ilirë, prandaj dhe anglo-saksonët ishin ilirë.
26 – Autori Panajot Kupitori nga Hydra në veprën e tij “Studime Shqipëtare” thotë se “Historianët bizantinë të shekujve të XIV, XV, XVI shqiptarët i quajnë, arvanitas, alvanus, ilirus, trivallus, skithas, myzë, kroat, polanius dhe saramantes”.
Këto të dhëna janë shumë të rëndësishme që tregojnë se shqiptarët nga historianët janë quajtur me të gjithë emrat e fiseve nga ku doli raca gjermanike, që do të thotë se ka qenë e qartë për historianët e Bizantit se shqiptarët kanë qenë të një etnie me të gjitha këto fise, gjë që vërtetohet nga të gjitha burimet historiket.
27 – Laibinici thotë se, shqiptarët janë keltë nga origjina dhe gjuha e tyre është fis me gjermanishten dhe frëngjishten. Laibnic studioi pak fjalë nga shqipja dhe arriti në përfundimin se shqiptarët dhe gjuha e tyre janë të një race me gjermanët.
Si konkluzion, fiset që populluan Evropën e kanë origjinën të gjitha nga populli iliro-thrako-trojan që ishte i së njëjtës kombësie, fakt që vihet në dukje si nga autorët e Antikitetit dhe nga ata të Mesjetës së hershme dhe të mesme. Këto fise populluan Evropën në disa valë, të cilat kishin filluar që para Luftës së Trojës, vazhduan pas Luftës së Trojës dhe vala më e madhe ishte ajo që filloi nga shekujt IV p.l.k. deri në shekujt V-VI-VII pas erës së re. Kombet gjermane, angleze dhe skandinave janë të një race me ilirët, pra, me albanët, shqiptarët e sotëm.

Branko Sinadinovskit: Jemi 75 mijë shqiptarë ortodoks në Maqedoni

Sinadinovski

Drama shumë shekullore e shqiptarëve ortodoks të Rekës së Maqedonisë shpaloset nëpërmjet rrëfimit ekskluziv të Branko Sinadinovskit.

Ligjëruesi universitar me prejardhje nga Beliçica e Rekës së Epërme nga rajoni i Mavrovës në Maqedoni, së fundmi doli publikisht dhe deklaroi preardhjen e tij etnike.
69 vjeçari që për shumë vite jetoi në Lindjen e Mesme rrëfen në vitin 2014 për Info Magazine të Klan Kosovë historinë personale për asimilimin e shqiptarëve ortodoks nga Maqedonia.
Thotë se edhe vetë është një rast i tillë, ndonëse e pranon se i ati dhe gjyshërit kanë folur vetëm shqip.
Për çudi të shumëkujt ai është themelues i partisë VMRO-DPMNE, subjektit politk të kryeministrit aktual të Maqedonisë Nikola Gruevski.
Deklarimeve por edhe librave të publikuara ia pa sherrin, kur rrëfen se u sulmua fizikisht në shtëpinë e tij nga persona të panjohur.
Edhe përkundër kërcënimeve dhe sulmueve, ky promovues i vlerave të shqiptarëve ortodoks thotë se nuk frikësohet për vete por për familjen e tij.
Sipas Sinadinovskit janë rreth 75 mijë shqiptarë ortodoks vetëm në Maqedoni. Madje sipas tij shumë të tillë shërbejnë edhe nëpër funksione të rëndësishme në institucionet në Shkup.
Shqiptarë ortodoks sipas Sinadinovskit ka edhe në Kosovë, kryesisht në mesin e goranëve tek zona e Dragashit. Të cilit do vend qofshin, Sinadinovski i quan gjithë shqiptarët vëllezër dhe motra.
Ai thotë se është krenar me prejardhjen e tij, kur deklaron se do të iniciojë edhe themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare të Maqedonisë, pavarësisht kundërshtimeve të palës maqedonase.
Detajet tjera rreth rrëfimit rrëqethës të Sinadinovskit mund t’i ndiqni në intervistën e plotë më poshtë të dhënë për televizionin Klan Kosova.

Profesor, falemnderit shumë që pranuat të jeni mysafir në Klan Kosova.
Sinadinovski : Falemnderit juve dhe kënaqësia është e imja.

Përse pas shumë vitesh vendosët të deklaroheni si shqiptar. Cila është arsyeja për një gjë të tillë?
Sinadinovski: Nuk është kjo e viteve të fundit, unë gjithëmonë jam ndjerë dhe kam qenë shqiptar. Kjo sepse përkatësia kombëtare, sipas të gjitha kushtetutave në botë, është ndjenjë intime dhe as unë nuk kam pasur nevojë që ta manifestoj publikisht. Për herë të parë në një libër timin kushtuar Josif Bagerit, para katër a pesë vjetësh, u hetua dhe publikisht se përkatësia dhe prejardhja ime e babait dhe gjyshes time dhe e paraardhë sve të mi të afërt e më të largët është shqiptare dhe se jemi shqiptarë ortodoksë .

Prej nga e keni prejardhjen profesor Sinadinovski?
Sinadinovski: Me prejardhje jam nga Beliçica e Rekës së Epërme, ndryshe, vëllai i gjyshes time, Pavli, ishte shume i respektuar nga krejt shqiptarët. Ai ishte Kmet, që atë herë kjo ishte punë e madhe dhe e respektueshme, sidomos te shqiptarët. Si e thashë quhej Pavle dhe pasi që në Kiçinicë nuk kishte shkollë e në Beliçicë kishte, te ai ka jetuar dhe ka mësuar në shkollë fillor edhe xhaxhai im, Brankoja, që tashmë jeton në Amerikë .

Si është e mundur Profesor që të mos flisni shqip dhe të thoni se jeni shqiptar?
Sinadinovski: Është e mundshme dhe nuk jam vetëm unë por ka dhe shumë shqiptarë, që janë të rëndësishëm në historinë bashkëkohore shqiprare e që nuk dinin shqip apo që nuk folnin mirë shqip. Konkretisht për veten time do të them se krejt rrethanat e dyzet e pesë vjetëve të fundit ndikuan dhe nuk munda të kontaktoj me motrat dhe vëllezërit e mi shqiptarë që jetonin jashtë vendit dhe për këtë kjo është arsyeja themelore. I ri u largova dhe u ktheva vetëm pas shpërbërjes së Jugosllavisë .

Cila është storja e familjes tuaj në pak fjali. Ku gjendet Reka dhe çfarë do t’u thoshit shqiptarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë për këtë çështje?
Sinadinovski: Reka e Epërme gjithëmonë ishte bërthamë e shqiptarëve ortodoksë dhe jo vetëm tash – me shekuj ishte e tillë. Zatën ata, si dhe gjithë shqiptarët ortodkosë, janë plotësisht shqiptarë dhe janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve. Edhe ju e dini se shqiptarët deri te islamizimi i tyre, jo vetëm në Rekë por gjithë kund, ishin të përkatësisë fetare ortodkose dhe pastaj pranuan besimin katolik dhe atë islam. Përndryshe, po e përsëris dhe një herë, bërthama ishte Reka, por nga kjo trevë shumica e popullatës, për shkaqe objektive, janë shpërngulur dhe shumica e shqiptarëve ortodoksë të kësaj ane jetojnë tash nëpër gjithë Maqedoninë, në Lindje e në Perëndim dhe në Jug të saj, ndoshta më së shumti ka në Shkup, por ka që jetojnë dhe në qytete të tjera të Republikës së Maqedonisë .

Profesor, a keni qenë edhe ju dhe familja juaj objekt i një asimilimi? Si ka ndodhur kjo?
Sinadinovski: A kam qenë objekt i asimilimit? Them se po, se është bërë presion i caktuar. Është ndjekur dhe babai im, që kishte dhe një dosje të madhe policore, pavarësisht se ishte professor universitar. Janë ndjekur nga policia dhe më shumë njerëz të mi të afërm e pak më të largët. Është fakt se gjithë shqiptarët ortodoksë të Rekës e të gjithë Republikës së Maqedonisë së tashme e të kohës kur ishte pjesë e Turqisë otomane, i janë nënshtruar fillimisht dukurisë së asimilimit të fuqishëm që në kohën e Turqisë otomane e të Serbisë, pastaj nga bullgarët dhe normanët. Megjithatë , shqiptarët ortodoksë të kësaj ane janë fenomen botërorë, se përkundër asimilimit të madh e të fuqishëm, kanë arritur që ta ruajnë gjuhën e tyre amtare.

Kur flasim për identitetin e shqiptarëve ortodoksë, a janë shumë ata në Maqedoni?
Sinadinovski: Ka një studim që është punuar dhe është shpallur në fillim të shekullit të XX, të cilin e kam botuar dhe unë në librin tim, që e kam prezentuar. Dhe, në se në Rekën e Epërme të atëhershme , që ishte bërthama, jetonin tetë deri në dhjetë mijë shqiptarë ortodoksë , ndërsa pasi tani regjistrimi i popullsisë nuk bëhet më sipas përkatë sisë fetare, sipas një vlerësimi tim të lirë, që e kam dhe duke pasë për bazë edhe faktin se te ne shqiptarët shkalla e natalitetit është e lartë , mundë të them se në gjithë Maqedoninë tashmë ka rreth 70 apo 75 mijë shqiptarë ortodoksë, po sigurisht se kjo shifër nuk duhet të merret si një fakt i kryer, se numri i tyre do të dihet vetëm atëherë kur do të bëhet regjistrimi i popullsisë edhe sipas përkatësisë së tyre fetare. Fakti se në promovimin e librit tim për shqiptarët ortodoksë të Republikës së Maqedonisë, në Hotel “Aleksandar Pallace”, kur u promovua dhe libri i bashkëshortes time për Rilindësit shqiptarë, që është gjithashtu profesoreshë, morën pjesë më shumë se 120 shqiptarë ortodoksë, shumica të rinjë, gjithashtu flet shumë dhe dëshmon se edhe nëse dikush përpiqet që ti asimilon, nuk mundet më ta bëjë këtë, sepse kur të rinjët nisin të flasin, fryma nga Llamba e Aladinit ka dalë dhe atë nuk mundet askush më ta kthen prapa.

Te kthehemi pak te familja juaj z. Sinadinovski, si keni folur në shtepi ju, si kanë folur nëna dhe babai juaj?
Sinadinovski: Nëna ime nuk ishte shqiptare. Por babai dhe gjyshja ime, Parashqevia, me sa e mbajë mend unë, flisnin mes veti pastër shqip. Gjithashtu mbajë mend, si fëmijë, kur ajo më thirrte gjithëmonë “Djali i dadës”, që unë dhe nuk e merrsha vesh se çdo të thoshte kjo, por më vonë e kuptova se më ledhatonte dhe me këtë ma shprehte krejt dashurinë e saj. Ndryshe, babain tim që ishte mësues, professor në Shkollën Normale të Shkupit dhe profesor universitar e shkencëtar, e respektonin të gjithë shqiptarët që vinin shumë shpesh te ne dhe këshilloheshin me të e ai, me sa mundej u ndihmonte bashkëkombë sve të vet shqiptarë, se i tillë ishte. Më kujtohet dhe tash se si rrinin vonë dhe ngriteshin në mëngjes, shpërndanin mes veti dhe ndiznin cigare, pinin çaj dhe folnin për historinë shqiptare.

Kur jemi te familja juaj, së fundmi është realizuar një intervistë me motrën tuaj. Ajo tha se ju nuk jeni shqiptar, jeni maqedonas dhe mashtrues. Pse e bëri këtë gjë dhe a janë të vërteta ato çfarë po thotë ajo?
Sinadinovski: Jo. Ajo kryesisht ka folur për atë se unë nuk qenkam shqiptar dhe kjo është qesharake, se ajo nuk mundë të futet te shpirti im, te ndjenjat e mia personale. Por ajo e di shumë mirë se babai dhe gjyshja ime ishin plotësisht shqiptarë dhe gjithmonë folnin shqip mes veti vetëm shqip. Duket shumë qartë se krejt kjo është një konstrukt me një skenar të parapërgatitur për të më njollosur në një plan sa më të gjerë, mirë po kjo nuk pati sukses, sepse ata që e përgatitën këtë skenar gabuan duke përzgjedhur personin e gabuar. Ajo që prezentohej si motra ime që moti nuk është më e tillë, sepse ajo është dënuar për më shumë vepra penale, ka një dosje të trashë penale, ka rrahur bile dhe nënën time, e cila ka lënë testament me të cilin e ka hequr nga trashëgimia. Krejt ai testament nuk ka qenë i shkruar në makinë shkrimi por veç me dorën e saj. Nga ajo pati hequr dorë dhe nëna ime, njësoj kam vepruar dhe unë, që nuk e njoh më si motër timen dhe që është më e dhimbshmja, ajo që mundohej ta “mbronte” babain tim se nuk qenka shqiptar, përmes gjykatëses Toshanova të Gjykatë s së Parë të Shkupit ishte përpjekur që babain tim, që kishte ca probleme shëndetësore, ta shpallte të paaftë bile dhe pas një viti të vdekjes së tij!

Si ndihen të tjerët familjarë tuaj. A keni motra dhe vellezër të tjerë?
Sinadinovski: Vëllezër dhe motra nuk kam, kam të afërmin tim të vetëm Xhaxhain tim, Branko Manojllovskin, të ciline njohin të gjithë, por dhe ai kishte problem me familjen e tij kur tha se ishte shqiptar ortodoks, por si thotë populli – çudia më e madh tre ditë zgjatë! Pavarësisht se as nga ai nuk më duhej të reagonte, sepse për mua flasin dhe librat e mi, se unë jam shqiptar ortodoks, megjithatë ai pasi dëgjoi këto marrëzitë që i thoshte ajo që paraqitej si motra ime, e bëri dhe u paraqit edhe nga Amerika me një shkrim, të cilin e botoi në “Facebook” e ku thoshte se “ai nuk mundë të jet tjetër pos një shqiptar ortodoks “ siç them dhe unë se “ai nuk mundë të jet askush tjetër pos një që është Xhaxhai im”.

A ka qenë kundër paraqitjes tuaj publike vetëm motra juaj, apo edhe sistemi politik dhe Kisha Ortodokse Maqedonase?
Sinadinovski: Më e zëshmja, që nuk e prisja, ishte Kisha Ortodokse Maqedonase. Unë u sulmova me një fjalorqë nuk i ka hije sidomos njerëzve anëtarë të Sinodit të Shenjtë të KOM-it, se jam shovinist, se jam nacionalist, se dëshiroj të asimiloj popullin maqedonas me këtë që po prezentohem si shqiptar ortodoks, etj etj. Sikur t’i thoshte gjithë këto ndonjë politikan, ndoshta dhe do ta kuptoja, por asnjë politikan serioz nuk i thotë ato gjëra. Megjithatë nuk po mundë ta kuptoj se pse ata janë frikësuar aq shumë dhe aq shum po frikësohen kur ne nuk po ekzistuakam si shqiptarë ortodoksë. Ata tash, kur Kisha Ortodokse Shqiptare po na ofrohet për mbajtje të liturgjisë në gjuhën shqipe, po vazhdojnë si më parë të na minimizojnë ndërsa vetë mua po më sulmojnë. Krejt kjo është kundërthënëse, sepse ne ekzistojmë dhe do të jemi dhe më shumë në të ardhmen, bile shumë më tepër se ajo shifra prej 75 mijëve, që e thashë më herët.

Ju keni qenë të sulmuar në shtëpinë tuaj për këtë çështje, apo jo?
Sinadinovski: Fatkeqëisht po, jam sulmuar fizikisht, isha nga pak naiv, nuk ma ka marrë mendja se dikush mundë të më sulmon fizikisht, por një natë rreth orës 8 a 8 e një çerek dikush i ra ziles së derës, kinse për të kërkuar ndonjë ndihmë dhe kur e hapa derën më shtynë fuqishëm dhe rashë e u rrëzova. Mblodha forcën e u ngrita për ta mbyllur derën por më ranë fuqishëm te gjunjtë, ku edhe më tutje po ndjejë dhembje të madhe. Këta njerëz edhe më tutje nuk po më lënë të qetë, po e shkruajnë në derën time “SHIPTAR”, e kanë shkruar një letër me fjalë tejet fyese dhe me alfabet latin, të cilën ia tregova dhe policëve që erdhën, e ku thuhej edhe ajo se mua dhe familjarët e mi do të na therrin.

A po frikesoheni Z. Sinadinovski?
Sinadinovski: Unë, për veten time, që gjatë jetës time kam parë shumë gjëra, nuk fikësohem, por objektivisht po frikësohem për familjarët e mi, për vajzën time sidomos, që e dua shumë, për bashkëshorten time të shkëlqyeshme, që gjithashtu e dua shumë e të cilat janë të vetmet që fuqishëm më mbështesin në krejt këtë punë.

A ju ka ofruar dikush ndihmë? Si kanë vepruar organet shteterore?
Sinadinovski: Nuk mu ka ofruar kurrëfar ndihme, pavarësisht se policia është njoftuar për këto raste. Se a kanë ndërmarrë ata diçka si Polici, këtë nuk e di dhe nuk mundë të them asnjë gjë, por ata veç kanë ardhur te shtëpia ime, kanë marrë deklaratë prej meje dhe u kam treguar se çfarë ka ndodhur dhe më askush prej tyre nuk më ka thënë asnjë gjë.

A do të vazhdoni ti promovoni vlerat e shqiptareve ortodoksë të Maqedonisë, pavarësisht se keni patur problem te shtëpia juaj?
Sinadinovski: Askush nuk mundë mua të më frikësoj dhe të më detyrojë që të heq dorë nga ajo që jam, që jam shqiptar, që jam pjesë e Kombit të madh Shqiptar, që ka historinë më të begatshme në këto troje të Ballkanit, duke filluar që nga Pellazgët dhe Ilirët, Skënderbeu, Hasan Prishtina dhe Boletini e të tjerë. Unë krejt këto që i kam thënë do t’i vazhdoj edhe më tutje. I mbaj krejt këto qëndrime, i vetëdijshëm se krejt kjo është me rëndësi jo vetëm për popullin tim shqiptar por dhe për maqedonasit, sepse ne nuk kemi problem me popullin maqedonas, kemi probleme me disa struktura me tru të çimentuar, që nuk mund ta kuptojnë se sa më shumë të jetë një shoqëri multikulturore dhe më multikonfesionale, aq më e begatshme do të jetë. Çështja se si dikush deklarohet a se çka është, kjo është e garantuar edhe me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë. Një gjë dëshiroj ta theksoj, se çështja e Kishës Ortodokse Maqedonase, bile sipas Kushtetutës, është e ndarë nga Shteti dhe ajo ka dhe duhet të ketë status të njejtë me bashkësitë e tjera fetare dhe mu për këtë ata nuk janë të autorizuar të më thonë mua se kush apo çfarë jam ose ku apo në cilën kishë duhet të shkoj, sepse për krejt këto punë unë vendosi dhe do të vendos vet për vetveten time.

Këto ditë unë kuptova se Ju po tentoni të themeloni Kishën Ortodokse Shqiptare të Maqedonise? Si vendoset z. Sinadinovski? A është e vërtetë kjo?
Sinadinovski: Nëse kjo lejohet me ligjet e Maqedonisë, ne këtë dhe do ta bëjmë. Ne jemi qytetarë lojalë të këtij vendi dhe nuk do të bëjmë asnjë gjë që nuk lejohet me ligj. Nuk do të bëjmë asgjë që do tu shërbente të tjerëve thonë se po duan të na shkatërrojnë Shtetin, por ata po harrojnë se ky është Shtet yni i përbashkët, se për të nuk kanë derdhur gjak vetëm maqedonasit, kanë derdhur shumë gjak dhe shumë shqiptarë, kanë harruar se Sekretar i Përgjithshëm i Republikës së Krushevës ishte një shqiptar ortodoks i cili quhej Gjorgji Çaçe, kanë harruar gjithashtu se dy anëtarë të Kuvendit të ASNOM-it ishin shqiptarë, kanë harruar se edhe Partia Komuniste u ishte drejtuar shqiptarëve me Proklamatat drejtuar të të ashtuquajturve Arnautë, që ti bashkangjiteshin asaj për tu çliruar nga forcat pushtuese fashiste. Për këtë, sa është Ilindeni i maqedonasve , po aq dhe ndoshta edhe më shumë është i shqiptarëve, sa është ASNOM-i i maqedonasve , po aq dhe ndoshta dhe më shumë është i shqiptarëve. E thash dhe me parë se ky vend dhe ky Shtet yni është i përbashkët, ndajmë bashkarisht krejt këtë ajër dhe këtë qiell dhe duhet të jetojmë bashkë, se asnjë herë historikisht nuk kemi patur problem mes veti dhe këto probleme po i krijojnë vetëm disa kokënxehur që nuk kanë punë tjetër pos krijimit të problemeve! Por dhe ata këtë betejë që më parë e kanë të humbur!

Z. Sinadinovski, a janë këto probleme të gjatë këtyre 20 viteve sa Maqedonia është Shtet i pavarur, apo këto probleme të njëjta kanë qenë edhe gjatë kohës së Jugosllavisë?
Sinadinovski: Këto probleme kanë ekzistuar gjithmonë. Sikur të realizoheshin qëndrimet programore të ASNOM-it , ku ishte paramenduar Maqedonia si Shtet i përbashkët i maqedonasve dhe shqiptarëve e të tjerëve që jetonin në të dhe sikur të realizoheshin synimet e Ilindenit , sigurisht që nuk do të zhvillhej ai proces i asimilimit të fuqishëm të shqiptarëve, jo vetëm ortodoksëve por dhe të tjerëve, që tash do të ishim rreth një millioni dhe që nuk jam i sigurt se sa jemi, pasi që nga viti 2002 e deri tash nuk kemi pasur regjistrim të popullsisë. Megjithatë është fakt dhe ka shembuj të shumtë se është zhvilluar një asimilim i tmerrshëm jo vetëm kohës së pushtimit pesë shekullor të Perandorisë së Turqisë por dhe të Serbisë dhe në kohën e RSFJ-së, që jo rastësisht u shkatërrua dhe që duhej shkatërruar, por jo për fajin tonë.

Ju dhe në ato kohë ishit profesor. Cili ka qenë qendrimi Juaj për shqiptarët? Cili ka qenë qëndrimi Juaj gjatë viteve të 70-ta dhe dhe të 80-ve?
Sinadinovski: Qëndrime të këtilla kam patur gjithmonë dhe për këtë flasin dhe ato 39 librat e mi, ku themelorja ka qenë respektimi i të drejtave themelore të njeriut te popujt e pushtuar. Kam botuar libra për palestinezër, për kurdët dhe armenët e tash edhe për shqiptarët ortodoksë, etj. Krejt kjo dëshmon se i kam mbështetur popujt e pushtuar dhe kam bërë ashtu siç ka bërë I madhi Skënderbe por dhe Hasan Prishtina e shumë e shumë kolosë të tjerë, ashtu siç ka bërë dhe bashkëvendësi im i madh nga Nistrova – Josif Bageri, i cili që në vitin e largët 1910 në Sofje, bashkë me mërgatën e madhe shqiptare kërkoi nga pushteti bullgar që të formohet Kisha Ortodokse Shqiptare, por kjo nuk iu lejua. Se si do të shkojë kjo punë as unë nuk e di, se nuk jam profet, por e ardhmja do ta dëshmojë. Por kjo nuk është arsye që të ndahemi dhe të frikësohemi.

Dua t’ju pyes dhe diçka tjetër. Ju keni patur edhe një karrierë politike? Jeni dhe themelues i subjektit politik VMRO?
Sinadinovski: Po, e vërtetë është dhe, si duket, krejt kjo dikujt po i dhemb dhe më së shumti … Isha njëri ndër njerëzit kyç që e kanë bërë programin politik për Maqedoninë e mëvetësishme dhe të pavarur. Për këtë punë kam botuar dhe libër dhe tash pres që goditjet do të nisin nga kjo pikëpamje, pasi nuk arritën me këtë të deritashmen dhe do të thonë se ai e falsifikoi dhe historinë. Por unë nuk flas për vetveten, për mua flasin ata që e dijnë se unë isha që e kreva punën më të madhe ideopolitike për planin dhe programin e Maqedonisë së Pavarur. Nëse përpiqen dhe në këtë fushë, betejën edhe në të do ta kenë të humbur që më parë.

A keni qenë pjesë dhe e Partisë? A distancoheni nga veprimtaria juaj?
Sinadinovski: Po kam qenë. Nuk distancohem nga e kaluara ime asnjë herë, se kjo do të ishte e tmerrshme.
Ata të VMRO-së nuk kanë qenë aq shumë miqësor ndaj shqiptarëve?
Sinadinovski: Ka qenë nga pak me fluktuime, por unë gjithmonë dhe normalisht se kam qenë me njerëzit e mi, me popullin tim. Por edhe në atë VMRO kishte njerëz me kulturë e që nuk kishin asgjë kundër shqiptarëve. Shikoni, ata që janë kundër dikujt nuk e duan as popullin e vet, ndërsa ata që e duan popullin e vet i rspektojnë dhe të tjerët.

Profesor, më thoni diçka për Rekën, më shpjegoni pak për Rajonin e Mavrovës dhe Rekën? Si është zhvilluar popullata e atjeshme?
Sinadinovski: Kryesisht janë kurbetqarë, njerëz të qetë janë, që në të shumtën në kohëra më të largëta kanë shkuar për të punuar në Stamboll, në Sofje, siç kishte shkuar për të punuar dhe Josif Bageri, në Bukuresht dhe në më shumë qytete të vendeve fqinje, prej nga sollën kulturë e dituri dhe njohuri të reja. Ishin të emancipuar dhe përkundër ndërhyrjeve të fuqishme asimiluese e pushtuese, Perandorisë Turke , të Serbisë dhe bullgarëve e normanëve, mbetën shqiptarë ortodoksë. Tash atje po ndodh një lloj rilindjeje dhe për këtë më së shumti ndikoi krejt ajo që ndodhi në vitin 2001, ndikuan ngjarjet që ndodhën dhe më të cilat dhe shekujt u tejkaluan! Deri atëherë të gjithë ata atje janë trajtuar si njerëz jo të rendit të dytë por dhe si të rendit të tretë e të katërt.
Por tashti shqiptarët po bëhen gjithënjë e më të barabartë …

Cilin ndikim e ka pasur konflikti i vitit 2001 tek shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë?
Sinadinovski: Kishte ndikim shumë të madh pozitiv, ndikoi te vetëdijësimi dhe dhënia e guximit që ta thonë atë që janë. U çliruan nga frika dhe presioni që e kishin më parë, se do të largoheshin nga puna vetëm se do të thonin që janë shqiptarë ortodoksë, nga frika se fëmijët do tu mbeten pa punë e pa shkollë dhe tash ata janë bërë të guximshëm, gjë të cilën e dëshmon dhe fakti se në promovimin e librit tim morën pjesë më shumë se 120 shqiptarë të rinjë ortodoksë, të rinjë seç je dhe ti, e të cilët flisnin shqip. Ky proces nuk ka kthim prapa dhe unë në mënyrë figurative them se tashmë kjo frymë doli nga Llamba e Aladinit dhe kthim prapa nuk ka e ky është progresi të cilin e solli viti 2001, që do të jetë temë vlerësimesh edhe për brezat e ardhëshëm. Zatën, sipas vlerësimeve të mia, shqiptarë ortodoksë nuk ka vetëm në Maqedoni, ka dhe në Kosovë, në Serbi e në Rumani e Bullgari, në Greqi ku janë Arvanitasit. Unë është dashtë që kem një takim dhe me Pangallosin, që është Arvanitas, por takimi nuk u mbajt për shkaqe shëndetësore të tij, se dhe ai është dhe në moshë.

Po në Kosovë kush janë ata shqiptarë ortodoksë?
Sinadinovski: Po, dhe në Kosovë ka.

Ku janë profesor ata në Kosvë?
Sinadinovski: Janë në mesin e goranëve dhe do të vjen dhe koha kur dhe ata këtë do ta thonë. Ka shqiptarë ortodoksë në Rusi dhe në Ukrainë, ku kam qenë dhe unë. Sipas vlerësimeve, se nuk ka regjistrime dhe të dhëna statistikore, jashtë dy shteteve të njohura ndërkombëtarisht – Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, jetojnë rreth dy milionë shqiptarë ortodoksë, pavarësisht shqiptarëve të Maqedonisë, që janë këtu rreth një million.

Profesor, si Ju ka pritur popullata shumicë e shqiptarëve myslimanë të Maqedonisë? Dhe jo vetëm ata, pse jo edhe të shqiptarëve të Shqipërisë dhetë Kosovës?
Sinadinovski: Është dashtë që të merrni pjesë në promovim, se ajo nuk ishte vetëm një promovim libri, nuk është mirë që unë si autor të flas, por pa modesti do ta them se krejt ajo ishte si një akt historik. Salla ishte përplot, ishin më shumë se 5 a 6 % veta dhe krejt fjala ime që mbajta për shqiptarët ortodoksë ndërpritej çdo dhjetë minuta nga shumë aplaudime. Krejt kjo ngjarje ndodhi në ditën tonë më të rëndësishme kombëtare, më 28 Nëntor në Ditën e Flamurit, që është dhe Dita e Pavarësisë, kur Ismail Qemali e ngriti Flamurin e Pavarësimit të Republikës së Shqipërisë !
Cilët janë shqiptarët tjerë të njohur ortodoksë të Maqedonisë? Ju thoni se janë shumë. Cilët janë ata? Janë nëpër institucione?
Sinadinovski: Ka shumë të tillë, por nuk është mirë që unë të flas për ta, sepse nuk e di që nën çfarë presioni janë ata dhe si do të reagojnë. Por ka në të gjitha nivelet e strukturave shoqërore dhe shtetërore, duke filluar nga Akademia e Shkencave, Universiteti dhe gjithë strukturat shoqërore, por le t’i lëmë ata që vetë të veprojnë siç veprova dhe unë, që mora guximin dhe e thashë atë që duhej thënë. Por dhe unë tash po u bëj thirrje që të mos frikësohen se nuk kanë pse që të frikësohen, sepse krejt ajo do të ndikojë në stabilizimin e Maqedonisë, sepse nga raportet maqedono – shqiptare do të varet jo vetëm paqeja por dhe zhvillimi ekonomik, siguria dhe e ardhmja e Shtetit tonë të përbashkët. Maqedonia mundë të ekzistojë vetëm si Shtet multinacional dhe multikonfesional e multikulturor.

Si mos të frikësohen ata kur Ju keni qenë të sulmuar në shtëpinë tuaj? Si të dalin ata publikisht kur mund të sulmohen në secilin moment?
Sinadinovski: Në këtë jetë tonën, gjithçka ka çmimin e saj. Për Bagerin as sot e kësaj dite nuk e dijmë se ku i pushojnë eshtrat të ndjerit. Nuk e dijmë se si përfundoi jeta e tij në Prishtinë, ku më 1915-tën duhej të takohej me Hasan Prishtinën, ndërsa u zhduk për gjithmonë në mënyrë tejet të mistershme. Shoqata që mbanë emrin e tij, të Bagerit, po përpiqet për gjetjen e varrit dhe kthimin e eshtrave të tij në vendlindje.
Unë do t’ua them edhe këtë se jam optimist se progresin, që mbështetet vetëm tek 5 përqinshi i njerëzve të mençur e të guximshëm të botës, nuk mundë ta ndalë asnjë forcë retrogarde. Kjo nuk ka mundur të ndodhë as në Amerikë e as në Rusi dhe aq më pak mundë të ndodhë në Maqedoni. Ekzistimi i këtij shtetit të përbashkët, do të thosha vëllazëror shqiptaro-maqedonas të Maqedonisë , është në të mirë të popullit shqiptar dhe të popullit maqedonas. Dhe mu për këtë nuk shoh ndonjë arësye që të frikësohet nga kjo Kisha Ortodokse Maqedonase, se ne nuk po bëjmë ndonjë punë të keqe, nuk kemi marrë pushkët në duar, vetëm po botojmë libra dhe po përpiqemi që të demistifikojmë rrenat që janë përhapur për punën e shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë. Dhe ta them edhe këtë, se satsfaksionin më të madh e kemi përfituar mu nga KOM-i , që thonë tashmë se liturgjitë mund ti mbajmë dhe në gjuhën tonë por, siç thonë ata, në kishat e tyre! Këto janë deklarata të tyre, edhe nga kreu i KOM-it dhe nga një anëtar i Sinodit, që më kishte sulmuar ashpër më parë mua si fashist e si nacionalist. Mirëpo unë për krejt këto po ua lë që vetë të gjykojnë shikuesit e Televizionit Tuaj të nderuar, motrave dhe vëllezërve të mi në Kosovë, pasi ta shikojnë këtë bashkëbisedim tonin dhe të shohin nëse ka shovinizëm, nacionalizëm dhe përpjekje asimilimi në këto qëndrime të miat, si dhe në katër librat që i kemi botuar për këto çështje të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni e të Rilindësve shqiptarë.

A është interesuar dikush për Juve këtu në Maqedoni dhe nga Kisha Ortodokse Shqiptare?
Sinadinovski: Kam marrë ftesë dhe besoj se shumë shpejt do të shkoj në SHBA si mysafir i Kishës Ortodokse në Çikago, ku ekziston Kisha Ortodokse Shqiptare siç ekziston dhe në Kalabri, ku jetojnë më shumë se 250 mijë shqiptarë ortodoksë dhe shpresoj se shumë shpejtë do ta vizitoj edhe Kalabrinë. Ky proces tashmë ka filluar dhe atë do ta çojmë përpara bashkë me Xhaxhain tim Branko Manojllovski, me të cilin bashkarisht e nisëm, ndërsa krejt kjo nisi më herët me dorëshkrimet që i shkroi babai im dhe të cilat janë botuar te librat e mia.

Cilat janë ato dorëshkrime? A mund të na shpalosni disa?
Sinadinovski: Po i kemi në libra dhe ka dorëshkrime edhe të vitit 1951… kur, duke i parë gjithë ato që po ndodhnin ,e pati thënë dhe një medim tejet gjenial se “ që të jesh maqedonas në Republikën e Maqedonisë, do të luftosh për gjithëmonë, por jo me armë, vetëm me forcën e fjalës dhe të argumenteve për të dëshmuar se në Maqedoni ekzistojnë dhe jetojnë jo vetëm shqiptarët ortodoksë por dhe shqiptarë të shumtë të tjerë të shtypur nga regjimi. Edhe ju duhet të pajtoheni, se sa shumë e vështirë por dhe e guxmshme ka qenë të thuhet kjo në vitin 1951, kur ende ishte në fuqi pushteti i tmerrshëm i Aleksandar Rankoviqit dhe unë me këtë mendim gjenial edhe e kam nisur dhe e kam përmbyllur librin tim kushtuar shqiptarëve ortodoksë të Republikës së Maqedonisë.

A shkoni shpesh në fshatin tuaj, në Beliçicë? A e vizitoni shpesh Rekën?
Sinadinovski: Fatkeqësisht jo. Me ndërtimin e Liqenit artificial të Mavrovës, por dhe për shkak të kurbetit dhe gjetjes së rrugës për të siguruar një jetë më të mirë për veten e tyre, shumica e shqiptarëve ortodoksë janë shpërngulur nga Rajoni i Rekës dhe tashmë janë në që të katër anët e botës, ndërsa në mbarë Maqedoninë, siç kam thënë dhe më lartë, janë rreth 75 mijë të tillë.
Unë dhe shkoj rrallë herë, por shumëçka ka mbetur shkret, kanë mbetur shumë shtëpi të rrafshuara apo dhe vetëm muret e rrënuara. Kanë mbetur shkret edhe shtëpitë e gjyshes time Parashqevisë, të gjyshit dhe të dajës tim Pavle, që ishte atbotë Kmet … pavarësisht se krejt kjo ka ndodhur dhe po ndodh dhe për më shumë arsye objektive, ne shqiptarët ortodoksë, gjithë ne shqiptarët, tek të cilët nuk bëhen dallime për fe, nuk guxojmë të lejojmë që të shuhet ky margaritar i Ballkanit me ato 23 fshatrat e e shqiptarëve ortodoksë, ku kanë jetuar bashkarisht dhe me vëllezërit shqiptarë të besimit islam, por ku ka patur dhe nga ndonjë vlleh e madje dhe sllavë të vjetër. Kjo anë qanë dhe kërkon por dhe do një dorë kujdesi, e të gjithë ne duhet të angazhohemi që ta ringjallim dhe ta ripërtrijmë Rekën, ta bëjmë që sërisht të jetojë.

Sa është ruajtur tradita në këto anë?
Sinadinovski: Traditën e kanë ruajtur. Vetëm t’i shihni ato kostume dhe ato veshje e mbathje tradicionale të Anës së Rekës, ti shihni ato vajza të bukura shqiptare ortodoske me ato veshje tradicionale, që janë ruajtur për breza që nga koha e Ilirëve. Ekziston aty një traditë e begatë tradicionale shqiptare nga e cila duket që dikush dhe po frikësohet shumë këtu në Republikë të Maqedonisë. Kur unë e botova librin për Josif Bagerin ndërmora dhe nismën për themelimin e një Çmimi Kombëtar që do të mbante dhe emrin e Josif Bagerit, çmim siç i kanë dhe i japin dhe të tjerët e që do tu jepej veprimtarëve të dalluar nga Maqedonia. Kjo deri më tash ende nuk është bërë por nuk do të thotë se nuk do të bëhet. Por dhe me emrat e Kristoforidhit dhe Millosh Gjergj Nikollës, që gjithashtu janë nga Reka, që janë veprimtarë tanë mëdhenjë e që ju kemi borxh jo vetëm ne shqiptarët ortodkoksë por gjithë Kombi Shqiptar. Nëse asgjë tjetër, ata meritojnë që bile ndonjë Çmim, që do ta jepte ky Shtet yni i përbashkët shqiptaro – maqedon, ta mbajë dhe emrin e tyre.

Profesor si i ndjeni shqiptarët tjerë, që nuk janë nga Maqedonia? Ju thatë edhe vet se për shqiptarët çdo herë në plan të parë ka qenë etnia e jo feja?
Sinadinovski: Unë i ndjejë dhe gjithë shqiptarët i kam vëllezër të mi dhe sinqerisht e nga thellësia e zemrës dhe e shpirtit tim u dëshiroj që të përparojnë. Kosova ende po rrugëton nëpër një periudhë vështirësishë, por një dijetar antik ka thënë se “Ajo që fitohet lehtë dhe humbet lehtë”, ndërsa Kosova, motra dhe vëllezërit e mi në Kosovë e dëshmuan se e meritojnë që të kenë Shtet dhe këtë askush më nuk do të mundë t’ua marrë. Kjo punë u bë dhe çështje kohe do të jet kur dhe fqinjët do të kthjellohen dhe do ta njohin edhe ndërkombëtarisht si të tillë Shtetin e Kosovës. Zatën kjo bile dhe do të jet më shumë në interes të tyre se sa dhe të Kosovës, se ajo tashmë dhe është njohur edhe ndërkombëtarisht nga shumë shtete, ndër to dhe nga shumë fuqi të mëdha botërore.

A keni miq ne Kosove dhe Shqiperi?
Sinadinovski: Kam dhe me këto që po them dua ti përgënjeshtëroj gjithë ata që po më quajnë mashtrues, se mashtrues nuk mundë të jetë ai që shkruan libra, katër libra emotive kushtuar çështjes kombëtare. Kam një mik të madh sidomos nga Lloshkobarja e Ferizajit, Sejdë Reshanin, që në shtëpinë time dhe ka jetuar për një kohë të rëndë të regjimit të Serbisë në Kosovë, nga i cili dhe fshihej dhe për të cilin personalisht kanë garantuar te Ambasadori i Gjermanisë për t’i dhënë një “pasavan” për të shkuar nga Shkupi në Gjermani. Ndryshe, po të mos bëhej kjo, po të mos ikte, serbët do ta likuidonin.
Të dëshmoj unë se kush jam, kjo është qesharake, se këtë e dëshmojnë vet librat e mi dhe krejt këto që i kam bërë deri më sot. Shpresoj që të mos më ndodh ndonjë e keqe dhe së pari shpresoj që të jem shëndosh e mirë dhe pastaj do të shkruaj dhe libra të rinjë për pupullin e Maqedonisë dhe bile edhe për Xhemë Hasën e njohur, që e vranë dhe e shpallën armik dhe e i cili, siç pati thënë dhe babi im, në atë kohë vetë u ishte afruar partizanëve me më shumë se 12 mijë veta për ta çliruar vendin, por krejt këtë punë e kishte minuar Tempoja, që e njohin të gjithë.

A e keni vizituar kohëve të fundit Kosovën dhe Shqiperinë? Tiranën dhe Prishtinën?
Sinadinovski: Kam qenë dhe shkoj me kënaqësi në Kosovë dhe në Shqipëri. Kosova po përparon, Prishtina po shndërrohet në një kryeqytet tamam. Shpresoj se shumë shpejt sërish do të shkoj. Edhe kjo intervistë tashmë e imja do të ndihmojë në prezantimin e librit tim kushtuar Shqiptarëve ortodoksë të Maqedonisë, por dhe të librave të tjerë të mi kushtuar çështjes shqiptare e të librit të bashkëshortes time kushtuar Rilindësve shqiptarë, të cilët shumë shpejt do të prezentohen edhe për publikun tjetër shqiptar në SHBA.
Për mua, si shkencëtar, nuk ka satisfaksion më të madh si ai i botimit të librit, që është sikur të të lind një fëmijë. Sidomos kur mirëpritet nga lexuesit dhe publiku, siç u mirëprit dhe libri im më i ri nga vëllezërit e mi shqiptarë në Maqedoni. Shpresoj se njësoj do të ndodh edhe në SHBA dhe në Tiranë e në Prishtinë e satsfaksion më të madh se ky nuk ka për një shkencëtar që ka botuar më shumë se tridhjetë libra.
Shpresoj Profesor se intervistën tjetër do ta realizojmë edhe në gjuhen shqipe. Falemnderit shumë.
Sinadinovski: Gjithsesi dhe unë Ju falenderoj shumë!

1999, Kosova dhe Flota luftarake e NATO-s

13th April 1999

Press Briefing by General Wesley Clark, SACEUR, at NATO HQ.

Press Briefing by General Wesley Clark, SACEUR, at NATO HQ.



Azem Parllaku

Azem Parllaku


Sulmet ajrore të NATO-s, mbi instalimet dhe nfrastrukturën ushtarake serbe në Kosovë dhe Serbi, kanë zgjatur 78 ditë. Bombardimet filluan pas aksioneve të shumta të forcave serbe, djegieve dhe dëbimeve masive në vitin 1998 dhe pas dështimit të Konferencës së Rambujesë për një marrëveshje paqësore me Beogradin. Pasi dështuan edhe përpjekjet e fundit të ndërmjetësueit të atëherëshëm amerikan Richard Holbrooke, bombardimet filluan më 24 mars 1999 në orën 19:00. Sulmet ndaj forcave serbe u ndërprenë më 10 qershor 1999, pasi një ditë më parë u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, me të cilën presidenti i atëhershëm i Republikës Socialiste të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, pranoi t’i tërheqë trupat nga Kosova. Nga bombardimet, sipas vlerësimeve serbe janë vrarë, rreth 1.200 – 2.500 ushtarë dhe civilë serbë. Janë shkatërruar në masë infrastruktura dhe objektet e ekonomisë serbe. Por janë goditur edhe ura, godina të mediave dhe objekte të tjera civile, si dhe kolona të civilëve, që në atë kohë u cilësuan si “dëme kolaterale”.
Serbia ka vlerësuar se dëmet e sulmeve të NATO-s kanë qenë rreth 29,6 miliardë euro.
Më 12 qershor u futën në Kosovë trupat ndërkombëtare. Në fillim kishte rreth 37 200 ushtarë nga 36 vende, 30 000 ushtarë ishin nga vendet e NATO-s. Ndërkohë sot në kuadër të KFOR-it, 4 500 është numri i ushtrëve të huaj në Kosovë.
Cila ishte flota luftarake të vendosura në dispozicion nga NATO, gjatë konfliktit të armatosur Serbi-Kosovë në vitin 1999?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
260 avionë, mes tyre avionë të paperceptueshëm nga radarët,
avionë bombardues me raketa të drejtuara,
avoinë gjuajtës të fshehtë,
avion gjuajtës dhe bombardues,
24 helikopterë Apach të destinuar për luftën kundër tankeve dhe mjeteve të tjera luftarake tokësore,
anije amfibe për transportim trupash,
2 kryqëzorë,
3 anije sulmuese dragamina,
2 nëndetse me predha të drejtuara,
Aeroplanmbajtësja “Teodor Rusvelt” në Adriatik me 63 avionë në bord.
Franca;
20-40 avionë, mes tyre avionë gjuajtës bombardues,
avionë për zbulimin e objektivave dhe transmetim të dhënash,
avionë për furnizim me karburant në ajër,
në gatishmëri luftarake Aeroplanmbajtësja “FOCH”.
Britania e Madhe;
20 avionë, mes tyre avionë gjuajtës bombardues,
avionë zbulues objektivash tokësorë me përmasa të kufizuara,
avionë të furnizimit me karburant në ajër,
1 nëndetëse me predha të drejtuara.
Kanadaja;
6 avionë luftarakë.
Gjermania;
14 avionë luftarak “Tornado”,
8 avionë me pajisje speciale për luftën elektronike dhe asgjesimin e mjeteve kundërajrore,
6 avionë zbulues objektivash.
Italia;
12 avionë luftarak.
Spanja;
6 avionë luftarak, mes tyre avionë për furnizim me karburant në ajër.
Turqia;
11 avionë luftarak gjuajtës bombardues.
Hollanda;
8 avionë luftarak.
Belgjika;
4 avionë luftarak.
Danimarka;
6 avionë luftarak.
Shqipëria;
me Ligjin Nr.8470, datë 07.04.1999, vendos në dispozicion të NATO-s, të gjitha kapacitetet aeroportuale

Mediat serbe: Sllobodan Millosheviqi ishte agjent i CIA-s

Sllobodan Milloseviq, ish-president i Republikës Federale të Jugosllavisë, është konsideruar gjithmonë të jetë një figurë diskutabile, e dyshimtë.
Slobodan Milosheviq
Rreth karakterit dhe aktiviteteve të tij ka pasur gjithmonë shumë polemika, por ajo që është e njohur është se ai nuk ishte i “preferuari” i Perëndimit.

Megjithatë, në një artikull të publikuar së fundmi nga mediat serbe, në të cilën është përfshirë edhe një “video ilustruese” pretendohet se tregohet “bashkëpunimi i tij me Shtetet e Bashkuara”.
Madje, po sipas medieve serbe, “sipas dokumenteve dhe të dhënave të CIA-s, ai ishte në listën e pagave të kësaj agjencie, dhe kjo të bën të mendosh se ai ishte agjent i tyre”.

Sigurisht, siç shkruajnë më tej mediat serbe, ai në këtë histori nuk është i vetëm.

“E tëra filloi pasi CIA censuroi raportet e veta, e një ish-agjent kishte cituar listën e tërë të emrave për të cilët pretendon se ata ishin agjentë të CIA-s.

Ajo që është më interesante është fakti se ish-agjenti i CIA-s, Robert Ber, në vitin 2013 publikisht tha se Millosheviqi ishte vendosur në listën e pagave të agjencisë.

Ai nuk u ndal, por në të gjithë historinë e futi edhe Stjepan Mesiqin, Franjo Tuxhmanin, Alija Izetbegoviqin dhe Radovan Karaxhiqin, dhe deklaroi se ata ishin agjentë të CIA-s”, shkruajnë mediat serbe.

Monografia e Luginës së Preshevës “10 vjet për kombin” do të promovohet në Namur të Belgjikës

Javë më parë u prezentue dhe u perurue   Monografia “10 vjet për kombin”, i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” në Zvicër. Promovimi do të mbahet te Salla “Cinex Rue Saint Nicolas”, 84, 5000 Namur.

presheve monografi
Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët e të gjitha trevave shqiptare, që jetojnë dhe veprojnë në Bruksel, Namur e rrethinë, se me datë 06.05.2017, ditë e shtune, me rastin e dhjetë vjetorit të themelimit të Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, do të promovohet Monografia “10 vjet për kombin”.
Në këtë eveniment të madh kulturorë, do të marrin pjesë, kryetari i SHHLP-së, veprimtari i dëshmuar, z.Fazli Musliu i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë si dhe autorët Dr.sc.Llukman Halili, Mr.sc.Dashnim Hebibi. Musafirët do të jenë edhe musafirë në radion që vepron në Belgjikë, me datë 05.05.2017, duke filluar nga ora 20.00 deri më 24.00.
Në këtë emision, bashkatdhetarët tanë, do të kenë mundësi, të njoftohen për shumë gjëra interesante që ka vepruar kjo shoqatë në aspektin kombëtar, humanitarë e kulturorë. Prandaj, jeni të ftuar ta përcillni emisionin dhe ejani në promovim me datë 06.05.2017, se vërtet do të kalohet një mbrëmje e mirë.
Këtë eveniment e organizojnë veprimtarë mërgimtarë të të gjitha trevave shqiptare që jetojnë në Bruksel e në gjithë Belgjikën, të përkrahura nga disa shoqata që veprojnë dhe padyshim edhe nga dega e Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, në Bruksel.
Të pranishmit do të kenë mundësi të njoftohen për punën e madhe që ka bërë kjo shoqatë për këto dhjetë vjet, e cila hiq më pak se mbi 300.000 euro ndihma I ka shpërndarë nëpër shumë treva të atdheut dhe është e vetmja shoqatë, që organizon për çdo vjet Akademinë Përkujtimore të UÇPMB-së në Zvicër.
Monografia pasqyron të gjithë punën madhore, që kanë bërë veprimtarët rreth kësaj shoqate, ku dëshmojnë faktet, se si kanë shkuar ndihmat, fotot dhe materiale të botuara nëpër mediat tona nëpër këtë dhjetë dekadësh. Libri është botuar në Prishtinë dhe ka mbi 450 faqe të formatit B5. Musafirët do të kenë edhe disa takime në Bruksel.
Ju mirëpresim të nderuar bashkatdhetarë!
Komisioni për informim i SHHLP-së, D.H, Zvicër, Bruksel

Tri parathënie që vlerësojnë lart autorin Frank Shkreli dhe librin e tij të ri: “Demokracia nuk pret”

1BF0DF6815E846D187877D96F6710094

Ky është titulli i librit të ri nga Frank Shkreli, një përmbledhje e disa artikujve subjektesh të ndryshme, të botuar në gazeta dhe portale në Shqipëri, në Kosovë, në trojet tjera shqiptare dhe në diasporë. Ky vëllim përmban vetëm rreth 10% të shkrimeve të 10-viteve të fundit të autorit, me shpresë se në vëllimet e ardhëshme do të mund të përfshihen një numër më i madh shkrimesh të përzgjedhura nga më shumë se 800 artikujve të shkruar e të botuar deri tani.
Për sponsorizimin e botimit të këtij vëllimi falënderoj nga zemra gazetën Telegraf në Tiranë, por mbi të gjithë u jam mirënjohës lexuesve që i kanë ndjekur besnikërisht shkrimet e mia gjatë viteve. Dëshiroj gjithashtu të falënderoj edhe miqtë e mi që patën mirësinë të shkruajnë parathënjet që vijojnë, të librit “Demokracia nuk pret”, Profesor Sami Repishtin, Dr. Elez Biberajn dhe Simon Mirakaj. U jam mirënjohës gjithashtu për fjalët e tyre fisnike, të shprehura me rastin e botimit të librit, ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Alfred Mosiut, Dr. Halim Kosovës, si dhe drejtuesve të gazetës Telegraf, botuesit, Z. Agim Çirakut dhe Drejtorit Ëngjëll Musait.

KANË THËNË PËR LIBRIN:

PARATHËNJE NGA PROFESOR SAMI REPISHTI PËR LIBRIN “DEMOKRACIA NUK PRET”

Paraqitja në publik me këte vëllim të gazetarit, transmetuesit të programeve radio-televizive dhe analistit politik shqiptaro-amerikan, Frank Gjeto Shkreli ashtë nji eveniment me randësi për botën kulturore shqiptare, dhe sidomos për shqiptaro-amerikanët, qoftë për materialin që kemi para nesh, qoftë për autorin që e përgatiti. Frank Shkreli, i lindun në nji fshat të zonës së Ulqinit (ish Jugosllavi), njihet në mesin tonë si nji i ri me nji të ardhme premtuese që në fillim. Me 1969, emigroi në Itali dhe ma vonë në Shtetet e Bashkueme me familjen e tij. Ai ashtë nji shembull i dhimbshëm i turmave shqiptare që u detyruen me u largue nga trojet e veta stërgjyshore e me marrë rrugët e mërgimit – të ‘kurbetit’ të mallkuem! – të breznive të mapareshme. Familja e tij ka qenë viktimë e ngjarjeve të randa e shpesh herë shkatërrimtare të jetës në vendin e lindjes – lëvizje e çvendosje të imponueme nga jeta e veshtirë e trazimet akoma ma të vështira. Kjo e kalueme ka lanë gjurmët e pashlyeshme në mendjen e tij.
Me origjinë nga “bajraku” i Shkrelit, Malësi e Madhe, Shkodër, krahinë e njohun për qëndresën e banorëve të saj në përpjekje me mbrojtë votrat e tyne, familjet, tokët që e ushqejshin, burrat e Shkrelit u vranë, u sakatuen, u dërmuen nga kamba shtypëse e agresionit sllav sa herë që gjendja ndërkombëtare trazonte jetën paqësore të banorëve fatzez, dhe sa herë që sundimtari i huej – sidomos halldupi i Anadollit që e shtypi për pesë shekuj të gjatë, kalonte nepër ato vise “mik i paftuem” ose “anmik i luftuem”, e mizor për natyrën e tij. Mbas ikjes tij, Shkreli filloi nji jetë ma të qetë, kur malsori nuk u vra ma me urdhën të “pashës” e të sejmenëve të tij; toka nuk u zaptue nga “spahijtë” e “jeniçerët” dhe kur femia u rrit pa përjetue lufta e ekspedita ndëshkimore. Por, vetëm për nji kohë të shkurtë!
Me 1939, erdhi pushtuesi italian, e i hueji u dynd me ushtri, “mik i paftuem!” Përleshjet gjakesore u rritën çdo ditë me humbje jetë, e pasunie. Kur i hueji u largue me turp, e pritej dita e lirisë e shpëtimit, fati e deshti që Shqipëria të bie nën kambën e Moskovit sllav, pa kondita, pa rezerva.
Nji valë urrejtje mbuloi vendin e në Shkrelin e Frankut u vranë burrat, u internuen gratë e femijtë, u dogjën shtëpitë, e arat e bukës mbeten shkret ose u banë pronë kolektive e shtetnore…! Uria u ba “buka e përditëshme” terrori zëvendsoi qetësinë e vendit e vrau qytetarin kudo që ai e kundërshtoi. Legjone të tana u lëshuen pa mëshirë mbi kurriz të nji popullsie që nuk gjeti shteg tjetër veçse rrugen e mërgimit, largimin nga shtëpia, katundi, bajraku e atdheu i dhunuem. “Refugjatë” pa dëshirë, të padëshiruem, shpesh të përbuzun, turmat e çveshuna e të urituna, morën rrugët e botës që nuk njihshin në kërkim të nji jete te re- që zakonisht as kënaqë as lehtëson! Frank Gjeto Shkreli e familja e tij përfunduen në kampe refugjatësh të Italisë dhe ma vonë arritën në New York Ciy, SHBA, ku Franku, djal i ri, u gjet para nji situate të re, të panjohun, por që premtonte nji të ardhme ma të mirë. Dhe ashtu doli!
Baba Gjeto, nana Mrikë, vllau dhe dy motrat që e shoqnojshin i u vunë punës në vendin e ri, me hov të ri, e shpresa të mëdha qe fatmirësisht nuk i zhgënjyen. Franku nuk u shkurajue! Punë e arsim: dy mjetet ma efektive për sukses, u banë të dy krahët e fortë që e ngritën në sferat ma të nalta të shoqënisë së re amerikane që Franku përqafoi, përkrahu dhe shërbeu me pasion dhe aftësi shembullore. Frank Gjeto.Shkreli ashtë pa dyshim shëmbulltyra e “refugjatit endacak” qe “…andërronte me qenë i lirë!” simbas premtimit të zonjes “Liberty!” – dhe që arriti me sukses me qenë i lirë, dhe me punue për lirinë e të tjereve, në vendet ku Liria u quejt krim dhe u dënue randë….!
Kontaktet e para, Franku, besimtar me bindje, i mori me klerikët katolikë shqiptarë ne New York City. Aty gjeti këshillin e fjalën e mirë. Aty gjeti prehjen shpirtënore ne Kishën Katolike Shqiptare dhe në qëndrat e veprimit katolik. Franku gjeti përsëri familjen e madhe që humbi në Shqiperi, e përqafoi dhe e ndihmoi me aftesitë e tij si editor i revistës “Jeta katolike”. Studimet e bame në Kroaci në kolegje katolike, studimet e klasikëve, dhe religjion e filozofi, dhanë frytet e para. Frank Gjeto Shkreli fitoi mendjet dhe zemrat e lexuesve!
Viktimë e terrorit komunist pyeste veten: “Si ashtë e mundun që njeriu të damtojë njeriun, vlla e motër, kështu?” Me ndihmue këte të mjerë, të shtypun, të vorfën, u ba “leitmotivi” i djaloshit Frank. Duhej arsimi. Franku filloi kurset në kolegjet e Hunter-it dhe Lehman-it të New York City-s, dhe u shque me shkrimet e tia në bultinin kolegjor “Meridian” kryesisht me kritikat e tia per rregjimin komunist. I inkurajuem, ai themeloi “The Albanian Youth in Exile” dhe e transformoi atë në nji tribunë të hapun për të rinjtë.
Ne vitin 1974, ai mori kontakt me “Zeri i Amerikes”, ”a life changing opportunity” si e quen ai. Atëherë, fati i parë pruni të dytin: fejesen me zonjushen 19-vjeçare Victoria Markgjonaj, vajzë e nji familje katolike anti-komuniste që kishte njohë të gjitha peripecitë e mërgimit të dhunëshëm në Shqipëri dhe ish-Jugosllavinë. Franku e quejti “most lucky moment!” dhe ashtu doli! Tashti me familje dhe i punësuem në administratën amerikane, i paisun edhe me arsim të naltë pranë George Washington University (Washington,DC.) Franku ishte i përgatitun për punën që i kërkohej. Hap mbas hapi ai u ngjit në shkallët ma të nalta te USIA (Information Agency). Nga folësi në radio ma parë, dhe në TV ma vonë, ai u ba editor, prodhues programi, dhe përgatitës i programit shqip në “Zëri i Amerikës”, si dhe për programet botënore të kësaj agjensie. Tani, ai i dedikoi jetën profesionale administrimit dhe mbikeqyrjes së programeve në fushën e transmetimeve ndërkombëtare, në bashkëpunim me qindëra gazetarë nga Europa e kontinente tjera. Numri i bashkëpunetorëve të tij arriti shifren 250 persona të gjuhëve dhe kulturave të ndryshme. Ai ka qenë drejtor, nën-drejtor, këshilltar në nivele të ndryshme te USIA. Roli i tij ka qenë veçanërisht i randësishëm, dhe i çmuem gjatë periudhes se Luftës së Ftohët dhe vitet e luftës në Ballkan (1991-1999) që perfshinë edhe vitet e agresionit millosheviqian në Kosovë. Tue folë për plotësimin e pikësynimeve strategjike dhe objektivave të detyrës se tij, ai shprehet: ”Jam shumë krenar për shërbimet e mia në Administratën Amerikane!” Ka qenë gjatë kesajë periudhe që Frank Gj. Shkreli zgjanoi me sukses programet e Zërit të Amerikës për Europën Qendrore dhe atë të programit shqip. Njikohësisht, ai trasformoi me sukses programet trasmetuese radiofonike në atë televizive që kemi sot.
Për nji reformim ma të plotë, gjatë luftës ballkanike të viteve 90-ta ai hapi programet për Bosnjen dhe Maqedoninë. Kjo ka qenë periudha kur nji grup i kufizuem udheheqsish serbë treguen kriminalitetin e tyne të papërmbajtun për asgjasimin e bosniakëve dhe shqiptarëve të Kosovës. “Lajmet ma të besueshme janë dhanë nga “Zeri i Amerikës”. Nuk ka dyshim se kontributi i dhanun nga USIA – e posaçërisht nga “Zeri i Amerikës” ka qenë esencial për rrëzimin e sistemit komunist në Bashkimin Sovietik dhe Europen lindore. Gjatë kësaj periudhe Franku ka qenë i angazhuem thellësisht në çdo vendim-marrje të veprimtarive të “Zërit të Amerikës” për Bashkimin Sovjetik dhe Europën lindore- si drejtues i Drejtorisë për Euro-Azinë pranë USIA.
Mbas nji karriere të admirueshme, e shërbimi shembullor, ne vitin 2003, Franku doli ne pension. Por ai mbeti aktiv, me konsultime dhe me shkrime ne organet të ndryshme. Ma vonë, 2005-2007, ai u emnue drejtor ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, organizata ma efektive e lobimit në Washington, D.C.. Njohës i mirë i kryeqytetit amerikan, ai përdori të gjithë burimet e tia me shërbye kauzën e shqiptarëve – kudo në Ballkan- me aftësi e pasion të veçantë.
Gjatë shërbimit e tij, Frank Gj. Shkreli ka qenë edhe përkthyes, interpretues, pranë Departmentit të Shtetit, Departmentit të Mbrojtjes, Bankes Botënore, Fondit Monetar Ndërkombetar, Departmentit të Drejtesise, të Thesarit e tjera institucione të qeverisë amerikane. Në mirënjohje për veprimtarinë e tij të dallueme, ai fitoi dekoratën “Thomas Jefferson Fellowship Award” të dhanë nga USIA.
Nga pikëpamja emocionale, dekorata ma e prekshme per Frankun ka qenë titulli “Qytetar nderi” i Shkrelit, Malësi e Madhe, Shkodër (Shqipëri)…”dekorata ma e çmueshme”. Simbas tij, “nuk ka nderim ma të madh se ky dekorim”, u shpreh ai.
E gjithë veprimtaria e Frank Gj. Shkrelit, qoftë ajo letrare, qoftë politike, përshkohet nga disa ide qendrore, si bosht i filozofisë së jetës tij. Besimi në Zotin dhe besnikeria per Kishën Katolike Apostolike Romane Shqiptare zanë vendin e parë. Binomi “Fe e Atdhe” i trashiguem nga popullsia katolike shqiptare që në kohët ma të vjetra, e sidomos që në ditet e lavdishme të epokës skenderbegiane, ashtë frymëzimi i tij. I dyti, dhe i pandashëm, ashtë shërbimi për Atdheun – në rastin e tij: Shqipëria dhe Amerika. E treta, ashtë nji përpjekje koshiente dhe konstante me luftue pa kompromis murtajën komuniste në Shqipëri dhe kudo që ajo paraqitet. Dhe këte e ka ba me bindje absolute!
E kaluemja e Frank Gjeto Shkelit në vendlindje, jeta e peripecitë e familjes tij në Shqipëri dhe në ish Jugoslavinë, tragjedia e popullit shqiptar sidomos gjenocidi i klerit katolik shqiptar, vorfënia, shtypja, paditunia masive, poshtënimi i psuem si “shqiptar” në nji shtet sllav, kanë lanë gjurmët e tyne të thella tek i riu Frank dhe nuk janë sherue asnji herë…! Ato janë “lehtësue” me veprimtarinë e tij në luftë me padrejtësitë e jetueme, me veshtirsitë e kalueme dhe kjo “frymë”lexohet në çdo rresht që ai ka shkrue, në çdo fjalë që ai ka folë, në jetën private dhe atë publike, me zanin e tij të fuqishëm e me pendën e tij të fortë.
Frank Gjeto Shkreli ka qenë dhe mbetet përherë nji figurë e plotë e veprimtarit që ka punue dhe akoma punon, si nji misionar!

Ridgefield, CT. USA Sami Repishti, Ph.D.
Pedagog në pension



PARATHËNIE NGA DR. ELEZ BIBERAJ

Frank Shkreli është një gazetar me përvojë të gjatë, me një karrierë të shkëlqyer 30 vjeçare në Zërin e Amerikës. Ai është shquar si një mbrojtës i flaktë i lirisë së shtypit, një luftëtar i paepur në kërkim të së vërtetës, dhe nxitës i përhershëm i demokracisë në Shqipëri, Kosovë dhe rajonet e tjera të banuara nga shqiptarë. Franku ka arritur të gjejë një këndvështrim të veçantë, duke u paraqitur lexuesve të tij analiza objektive dhe të thella për shumë çështje të rëndësishme, që nuk kanë tërhequr vëmendjen e duhur në shtypin vendor. Duke iu drejtuar shqiptarëve nga një këndveshtrim amerikan, ai pasqyron në mënyrë origjinale debatet dhe shqetësimet e politikanëve, zyrtarëve dhe ekspertëve amerikanë mbi zhvillimet në Ballkan, si dhe të sfidave me të cilat shqiptarët dhe fqinjët e tyre ndeshen në rrugën e vështirë drejt integrimit Euro-Atlantik dhe konsolidimit të rendit demokratik. Një këndvështrim i tillë është edhe më i rëndësishëm sot, pas prirjeve autoritare në ngritje dhe përpjekjeve agresive të Rusisë për të zgjeruar ndikimin politik dhe mediatik në Ballkan, që synon të fusë një pykë midis Shteteve të Bashkuara dhe demokracive të brishta ballkanike.
Shkrimet e Frankut karakterizohen nga një ndjeshmëri e veçantë. Ai është i shqetësuar për zhvillimet negative në trojet shqiptare – polarizimin politik në Tiranë, Prishtinë dhe Tetovë, korrupsionin e përhapur kudo, dhe mungesen e mundësive të barabarta ekonomike. Por gjithsesi ai është optimist se shqiptarët do të bëjnë zgjedhjet e duhura që në fund të fundit, do t’i ndihmojnë të realizojnë potencialin demokratik, për ta lidhur kombin e tyre në mënyrë të pazgjidhshme me familjen e shoqërive demokratike.
Me këtë përmbledhje të përzgjedhur me kujdes, të veçantë, dhe bindëse, Franku jep një ndihmësë të rëndësishme në debatin politik dhe mediatik shqiptar. Libri i tij do të jetë një burim i pazëvendësueshëm për gazetarët, studentët, dijetarët dhe politikanët.

Dr. Elez Biberaj
Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë
Zëri i Amerikës
Uashington

SIMON MIRAKAJ: PARATHËNJE E LIBRIT “DEMOKRACIA NUK PRET”

Frank Shkrelit — edhe pse larg Atdheut të tij të izoluar nga bota e qytetëruar dhe e lirë — zemra dhe mendja i rrahin dhe nuk e ndalin punën për vendin e tij “të zënë rob” nga diktatura komuniste. Zëri i tij tek Zëri i Amerikës të jepte pakëz dritë dhe shpresë në atë pus të errët dhe të pafundmë në Shqipëri. Nuk ishin të pakët ata që vraponin për të kapur orën e 8 e 30 minuta, se çfarë do na thoshte Frank Shkreli, Elez Biberaj, Idriz Lamaj e tjerë. Ishte ai za, ushqimi ma i mirë për ne mbas një pune tmerrësisht të lodhshme e të pasigurisë së ekzistencës tonë. Kontributi i Franit, i këtij personaliteti të diasporës shqiptare është shumë i madh, si në shëmbjen e komunizmit, po ashtu edhe në pavarësinë e Kosovës. Me shkrimet e tij, që përçohen nga fryma kombëtare, ai sensibilizoi kancelaritë ndërkombëtare për gjenocidin serb në Kosovë. Tani Frani është prezent në shtypin e shkruar dhe pikërisht te gazeta “Telegraf”. Për vlerat kombëtare të tij, Komuna e Shkrelit me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë e bëri “Qytetarë Nderi” të komunës. Unë, si lexues, i rregullt, por edhe si mik i familjes ndihem krenar për kontributin e Franit, për çështjet e ndryshme kombëtare. Me këtë rast i uroj shëndet dhe si gjithmonë e falënderoj për kontributin e tij për shtresën e ish-të përndjekurve politikë!

Simon Miraka,
Kryetar i Shoqatës Anti-Komuniste të ish-përndjekurve politikë

Në Zagreb u botua libri “Diaspora shqiptare në udhëkryq” i Dashnim Hebibit

dashnim hebibi

Libri është botuar me ndihmën financiare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë nga buxheti për vitin 2016, si mbështetës e projektitit të Bashkësis Shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe Prefekturës së Zagrebit nëpërmjet të Këshillit për pakica kombëtare.

Dahest Luma, Zagreb


Pas një pune gati dy dekadëshe, gazetari, publicisti dhe poeti, Mr.Sc.Dashnim Hebibi, nxorri në dritë librin e tij më të ri me titull: “Diaspora shqiptare në udhëkryq”, me plot materiale nga diaspora shqiptare, në Europë dhe deri në SHBA.

Libri ka 420 faqe dhe është botuar në Zagreb. Z.Hebibi, jeton dhe vepron në Zvicër, jo më pak se 16 vjet dhe që nga dita e parë në këtë shtet mik të kombit tonë ka punuar gazetarë, duke përcjellur thuajse qindra e mijëra aktivitete të mërgatës në këtë shtet, jo vetëm në Zvicër, por edhe në Europë e deri në SHBA, pa përjashtuar edhe kontributin e madh të mërgatës kroate.

Libri ka Kryeredaktor: Skender BERISHA, Redaktor: Dr.sc.Llukman HALILI dhe zonjën deputete të parlamentit kroat, Ermina Lekaj PRLJASKAJ, Lektor, Recenzent dhe Kopertina: Jeton ARIFI, M.A, Redaktor tenik: Sejfedin PREKAZI Redaktura kompjuterike: Heroina, Zagreb. Shtypi: KIKAGRAF, Zagreb, Horvaćanska 28/1.Tirazhi: 500 copë.

Libri është botuar me ndihmën financiare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë nga buxheti për vitin 2016, si mbështetëse e projektit të Bashkësisë Shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe Prefekturës së Zagrebit nëpërmjet të Këshillit për pakica kombëtare. Z.Hebibi, në fillim të librit, shkruan:

“Falenderoj sinqerisht znj. Ermina Lekaj-Prljaskaj, Deputete në Parlamentin Kroat; Kryetarin e Unionit të Shqiptarëve në Kroaci, z. Esat Çollaku dhe kryesinë e tij, z. Skender Berisha, kryeredaktor, mikun tim z. Sejfedin Prekazi; si dhe perfekturën e kësaj kryeqendre mike të kombit tim, që mundësuan publikimin e këtij libri. U jam mirënjohës përjetësisht”.

Z.Hebibi, para disa ditësh, së bashku me Dr.sc.Llukman Halili nxorrën në dritë edhe Monografinë me titull “Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”, 10 vjet për kombin, monografi me veprimtarinë e kryesisë e anëtarëve të shoqatës Lugina që vepron në Zvicër.

Libri më i ri “Diaspora shqiptare në udhëkryq”, është një libër me materiale të ndryshme, intervista dhe biseda me personalitete të ndryshme që flasin për kontributin e mërgatës ndër vite dhe se si e shohin të ardhmen e kësaj mërgate, që ka kontribuar shumë nëpër situata të ndryshme që ka kaluar atdheu ynë.

Libri shpresojmë, se do të mirëpritet mirë nga të gjithë lexuesit, e sidomos nga mërgata jonë, sepse thuajse çdo mërgimtarë e sheh veten.

Autori, ka falënderuar nga zemra e shpirti Bashkesine e qytetit te Zagrebit dhe Prefekturen e kryeqytetit të Kroacise, Zagrebit, që ia mundësuan të shoh dritën libri.

Ai ndër të tjera shkruan, se ujam mirenjohës për jetë edhe zonjës deputete, Ermina Lekaj Prljaskaj, mikut tim shumë të çmuar Sejfedin Prekazi dhe shumë miqëve e mikeshave në Kroaci dhe padyshim popullit mikë të kombit tonë Kroacisë.

Falënderime pa kufijë edhe për veprimtarin e dalluar të çështjes kombetare, z. Esad Collaku kryetar i Unionit, kryeredaktorin Skender Berisha. Ju falënderoj përjetesisht.

Libri ka 420 faqe. Se pse është zgjedhur data 23 prill si Dita botërore e Librit lidhet me një kuptim simbolik për letërsinë botërore.

Me 23 prill të 1616 jane ndare nga jeta dy shkrimtarë të mëdhenj të letërsisë botërore, Miguel de Cervantes (Servantes) në Spanjë dhe William Shakespeare (Shekspir) në Angli.

Libri është i cilësisë së lartë dhe pritet që së shpejti të promovohet në Zagreb dhe nëpër shtete të tjera të europës e botës. E përgezojmë autorin me këtë libër dhe shpresojmë shumë, se z.Hebibi, do na sjell edhe libra të tjerë.

181 vjet nga lindja e Ismail Qemalit

                           Kërko brenda në imazh                         Nga Flori Bruqi  Teksa ngrinte flamurin e palosur të Skënderbeut pë...