2017-09-10

44 ish-ushtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje pas lufte nga traumat, dëshpërimi apo nga skamja




Komandantët u thirrën në vlera të luftës, por në paqe i lanë në baltë ushtarët e vet. Rreth 44 ish-ushtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje pas lufte nga traumat, dëshpërimi apo nga skamja. Mos i ka dëgjuar dikush komandantët t’i përmendin ose të marrin ndonjë iniciativë për të ndihmuar familjet e tyre




Valbona Mehmeti


S’ka pasur komandantë me nofka të tilla gjatë luftës, por ka me bollëk tash e 18 vjet. Se pushteti dhe paraja ishte synimi i shumicës prej tyre, vërehej edhe prapa uniformës. Vetëm se ajo tani është zëvendësuar me tesha kat e kravatë
Në shkurt të vitit 1999 së bashku me Albanin, fotoreporterin e gazetës dhe Limanin, shoferin, pasi kaluam disa postblloqe të policisë serbe (edhe atë famëkeqin në Komoran) arritëm në Likoc të Drenicës ku ndodhej Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pak ditë më herët kishte ndodhur shkëmbimi i nëntë ushtarëve të UÇK-së të zënë rob nga policia serbe me tetë ushtarë të Federatës së mbetur jugosllave të zënë rob nga forcat e UÇK-së në Shalë të Bajgorës. Në mesin e nëntë ushtarëve të UÇK-së ishte edhe një vajzë. Dëshiroja të intervistoja vajzën rreth përjetimeve dhe trajtimit si rob lufte nga forcat policore serbe.
U gëzova kur mora vesh se vajza ishte në Likoc dhe me ndihmën e fshatarëve arrita ta takoj. Sapo fillova bisedën me të para shtëpisë ku ndodhej shtabi, arriti një veturë me dy-tre ushtarë me uniforma të zeza me shenjën PU në krah, që tregonte se ishin policia ushtarake e UÇK-së. Njëri prej tyre, për të cilin më vonë mora vesh se ishte komandant, na u afrua dhe na kërkoi lejet e obligueshme për gazetarë për të hyrë në territoret e kontrolluara nga UÇK-ja. Lejet lëshoheshin në Prishtinë nga Zyra e përfaqësuesit politik të UÇK-së, Adem Demaçi, ndërsa sekretar ishte Albin Kurti. Unë dhe fotoreporteri ishim të pajisur me leje, por shoferi jo, sepse nuk e dinim se duhej leje edhe për shoferin.
Nuk kishte gjë që e bindte komandantin se shoferi nuk ishte ndonjë spiun dhe se ai mund të rrinte me ushtarët gjersa ta kryeja intervistën. E urdhëroi vajzën që të largohet shpejt nga aty, ndërsa neve na u kërcënua se nëse nuk e lëshojmë territorin e UÇK-së brenda pesë minutash do të na arrestonte. Ne përpiqeshim ta bindnim në qëllimin tonë të mirë për të informuar botën se çfarë po ndodh në Kosovë në atë kohë të tmerrshme të luftës e masakrave, por ai vazhdonte të na kërcënonte me arrogancë. Na detyroi të hipnim në veturë dhe na përcolli me veturën e tij prapa gjersa u larguam përfundimisht nga territori prej disa fshatrash që kontrollohej nga UÇK-ja.
Ky është vetëm njëri nga shumë raste të maltretimit të gazetarëve nga pjesëtarë të UÇK-së. Ka pasur raste kur si “në shaka” na e kanë drejtuar edhe revolen. Ishte e vështirë si gazetar të përjetoje këso trajtimi nga ata që i konsideroje luftëtarë lirie të vendit tënd, pasi i kaloje me njëqind ethe pesë a gjashtë postblloqe të frikshme të policisë serbe, nga të cilat mund të mos dilje gjallë.
Fatkeqësisht, komandantët nuk silleshin kështu vetëm me gazetarë, por edhe me banorët lokalë. Nëpër varrime të viktimave dhe ushtarëve të vrarë ata vinin me xhipa, duke ecur me pompozitet dhe aktronin një lloj pushteti para popullatës. Gazetarët që raportonin nga lufta i vërenin këto, por sjelljet e tyre arrogante atëbotë i arsyetonin me gjendjen e jashtëzakonshme të luftës. Ishin këta djem që ia kishin kthyer pushkën policisë e ushtrisë serbe dhe kishin ngjallur krenari, vetëbesim dhe shpresë te populli se liria nuk ishte larg. Që e kapën pushkën dhe iu kundërvunë një pushtuesi të egër do ta kenë përjetë respektin e qytetarëve. Por jo edhe për ato që i bënë pas luftës.
Kapadaillëkun që e shprehnin në fshatrat që kontrollonin, me të përfunduar lufta e bartën në qytete dhe në kryeqytet. Uria me të cilën iu qasën grabitjes së shtetit, uzurpimit të pronave publike por edhe atyre private, tregon se ideal i tyre nuk ishte ndërtimi i një shteti të zhvilluar, ku sundojnë ligji e barazia për të gjithë, por pasurimi i shpejtë.
Është normale që si ushtar që ke kontribuuar në çlirimin e vendit të presësh ndonjë shpërblim, të gëzosh respekt dhe të kesh një pagë dinjitoze. Por nuk është e drejtë që të plaçkitësh pasurinë e popullit në emër të luftës.
Komandantët u thirrën në vlera të luftës, por në paqe i lanë në baltë ushtarët e vet. Rreth 40 ish-ushtarë të UÇK-së kanë bërë vetëvrasje pas lufte nga traumat, dëshpërimi apo nga skamja. Mos i ka dëgjuar dikush komandantët t’i përmendin ose të marrin ndonjë iniciativë për të ndihmuar familjet e tyre.
Ishin të zënë duke marrë në shpejtësi tituj akademikë. E manipuluan edhe procesin e verifikimit të veteranëve dhe u deshën të kalojnë 18 vjet për të bërë një ligj që u jep një kompensim solid atyre ushtarëve që e patën sinqerisht edhe luftën, edhe paqen.
Komandantët sot bëjnë jetë komode në shtëpi me pishina, i shkollojnë fëmijët në shkolla private, gratë e tyre vishen me markat më të shtrenjta, bëjnë shoping jashtë vendit dhe voziten me vetura luksoze (disa madje “të grabitura” nga sallonet e shitjes së veturave).
Kulturën e superioritetit në emër të luftës e mbollën edhe në familjet e veta. Bijtë e tyre sillen me armë në brez, ndërsa bashkëshortet sillen nëpër dyqane me arrogancë, shpesh duke marrë mallin pa e paguar fare. Mjafton t’ua përmendin shitësve emrat e burrave të tyre dhe nënkuptohet se nuk duhet të paguajnë.
Para disa vitesh gjersa shikoja një setër për femra në një dyqan, shitësja m’u afrua dhe për të më bindur ta blija më tha: “Edhe gruaja e filan komandantit e ka blerë”. 450 euro i shënonte çmimi në etiketë. “A je e sigurt që e ka paguar?”, e pyeta duke qeshur. Shitësja qeshi. Përgjigjen e mora me mend duke e ditur një rrëfim tjetër për gruan e këtij komandanti, kur ishte larguar pa paguar madje edhe një faturë qesharake shëndetësore.
Në përpjekjet për ta kthyer veten në elitë, komandantët ende po i tradhton uria për pushtet. Po ua zhvesh maskat dhe po dalin ata kapadainjtë që “zbritën nga mali”. Këtë e dëshmuan ditëve të fundit me polemikat për tradhti e pabesi në kohën para dhe gjatë luftës.
Për më shumë se një dekadë qytetarët nuk kanë guxuar të flasin publikisht për bëmat e pasluftës së komandantëve. Duke dëgjuar histori kërcënimesh, haraçi e shantazhi ndaj bizneseve dhe individëve, heshtja ishte mënyra e vetme për të mos i hapur vetes telashe. Ishte koha kur komandantët grumbullonin pasuri. Tash kur pasuria e tyre ka arritur milionat, as komandantëve më nuk u bën përshtypje çka shkruajnë mediat as kush çka flet për ta në rrjete sociale. Sepse kanë arritur fuqinë që e kanë synuar: pasuri dhe pushtet.
Gjatë luftës pothuajse të gjithë komandantët mbanin nofka që ua kishin përshtatur pak a shumë karakterit të tyre dhe rrethanave jetësore. Kryesisht numra dhe emra kafshësh të fuqishme. Disa madje tingëllonin qesharake.
Gjatë gjithë këtyre vjetëve të pas luftës kanë mundur të vazhdojnë ta thërrasin njëri-tjetrin me nofka. Por tash me të tjera. Më së miri do t’u përshtateshin: Komandant Euro, Komandant Dollari, Komandant Frangu…


2. Vetëvrasja e ish-ushtarëve, pasqyrë e zezë për Kosovën

Fadil Sertolli


Fenomeni i vetëvrasjes të ushtarëve të UÇK-së në kohë “paqeje”, i cili arrin në 44 sish që nga përfundimi i luftës, është pasqyra më e zezë e institucioneve shtetërore.

Sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të UÇK-së, kjo është pasqyra më e zezë e politikës, e drejtësisë, e humanizmit dhe e demokracisë së institucioneve shtetërore dhe shoqërore të Kosovës, të cilat e mbajnë përgjegjësinë morale, ligjore dhe kushtetuese për braktisjen dhe për mosmbështetjen e gjithanshme ekzistenciale të ish- ushtarëve të UÇK-së.

Madje drejtuesit e këtij këshilli kanë deklaruar se kështu nuk shkohet përpara dhe nëse nuk punohet në këtë drejtim, “durimit për çdo ditë po i vjen fundi”.

Nga ana tjetër ky shqetësim është ngritur edhe nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se është mjaft shqetësuese rritja e numrit të vetëvrasjeve që nga viti 1999 e këndej.

Kreu i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, ka thënë se qysh prej përfundimit të luftës institucionet tona pothuajse nuk janë marrë fare me veteranët e Luftës edhe përkundër reagimit disa herë rreth këtij problemi.

“Shkaku i anashkalimit nga institucionet, deri më sot 44 veteranë kanë bërë vetëvrasje, rasti më i freskët ishte në Dragash. Unë disa herë e kam ngritur zërin rreth kësaj çështje ngase vazhdimisht kam marrë mesazhe nga veteranët e luftës se do të bëjnë vetëvrasje. Mirëpo, ka qenë e kotë askush nga qeveritarët nuk është marrë me këtë problem, bile as nuk më kanë pyetur se kush janë ata të cilët të dërgojnë mesazhe”, është shprehur i zhgënjyer Qeriqi. Sipas tij, kjo tregon se në çfarë situate janë veteranet e luftës.

“Institucionet thuajse asgjë në këtë drejtim nuk kanë bërë. Kjo është pasqyra më e zezë e politikës, e drejtësisë, e humanizmit dhe e demokracisë së institucioneve shtetërore dhe shoqërore të Kosovës, të cilat e mbajnë përgjegjësinë morale, ligjore dhe kushtetuese për braktisjen dhe për mosmbështetjen e gjithanshme ekzistenciale të ish- ushtarëve të UÇK-së”, ka thënë Qeriqi duke u apeluar qeveritarëve që të punohet për vlerat e luftës sepse gjërat nuk po shkojnë si duhet.

Ai ka thënë se nëse nuk marrin hapa konkretë në këtë drejtim, kjo dukuri do të vazhdojë edhe tutje.

“Por një gjë mund t’u them se kështu nuk shkohet përpara... nëse nuk punohet në këtë drejtim durimit për çdo ditë po i vjen fundi”, ka thënë Qeriqi.

Ndërkohë, sipas deputetit Haxhiu, ministri i Shëndetësisë Ferid Agani qysh para dy vitesh në takim me shoqatat e dala nga lufta u ka premtuar ndërtimin e një qendre rehabilituese për ish- luftëtarët e UÇK-së me probleme post-traumatike, të cilin siç ka thënë Haxhiu, nuk e ka realizuar ende.

“Ndërtimi i kësaj qendre është domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Faktori kryesor që ka çuar deri të vetëvrasjet, janë më së shumti traumat e luftës”, ka thënë Haxhiu.

Sipas tij numri i vetëvrasjeve në Kosovë që nga paslufta është tepër shqetësues prandaj një qendër e tillë rehabilitimi është më se e domosdoshme jo vetëm për ish- ushtarët, por për të gjithë ata që janë traumatizuar gjatë luftës.

E, në anën tjetër udhëheqësi i Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK-së në Zyrën e Kryeministrit, Faik Fazliu, ka thënë se prej se ka ardhur kryeministri Hashim Thaçi në qeveri janë ngritur pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe të invalidëve qind për qind.

“Tashti jemi në rrugë të mbarë edhe pse me vonesë, që vetëm të dihet numri i saktë i veteranëve dhe të realizohet skema pensionale për të gjithë veteranët. Po ashtu jemi në rrugë të mbarë që të kemi një ligj të mirë për këto kategori dhe të kemi trajtim sa më të mirë ashtu si i trajtojnë vendet e tjera këtë kategori”, ka thënë Fazliu.

Gjithashtu sipas tij, është dashur të bëhet më shumë për këto kategori edhe nga qeveritë e kaluara, mirëpo siç ka thënë ai, e kemi parë ligjin për vlerat e luftës që disa herë është miratuar nga Kuvendi, porse ky ligj ka qenë vetëm në letër, ndërkaq në praktikë asnjëherë nuk është zbatuar.



3. Veterani i UÇK-së,Njazi Bytyqi  ,
më 9 qershor 2017 bëri vetëvrasje 

Gjatë ditës së premte ai kishte vizituar të afërmit e tij para se të kryente aktin e vetëvrasjes në mbrëmje.

Veterani dhe invalidi i ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Njazi Bytyqi, nga Ferizaj, i ka dhënë fund jetës duke bërë vetëvrasje mbrëmë.

Mesohet se i ndjeri ishte përballur me veshtërsi shëndetësore që nga paslufta, ai ishte operuar 5 herë në boshtin kurrizor, ndërkohë vazhdimisht ka qenë i varur nga disa lloje të medikamenteve si “Trodon dhe Diazepan”.

Miqtë e tij tashmë kanë publikuar fotografi të të ndierit në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbje për humbjen e tij.

Ai kishte vendosur që t’i jap fund jetës në një datë mjaft historike, pasi më 10 qershor të vitit 1999,kishin perfunduar bombardimet ajrore të NATO-s ndaj caqeve serbe, pas një lufte të ashpër që e kishte zhvilluar UÇK’ja me forcat serbe.

Image result for agim zogaj deshmitari x

4.Dëshmitari X (Agim Zogaj), është gjetur i vdekur në një park të Gjermanisë


EULEX-i ka konfirmuar se dëshmitari kyç në rastin Kleçka është gjetur i vdekur në një park të Gjermanisë. Zyrtarë për informim të misionit evropian nuk kanë dhënë detaje tjera, por vetëm kanë thënë se hetimet janë duke u bërë nga policia gjermane.
Dëshmitari kryesor në procesin ndaj Fatmir Limajt dhe 9 ish-luftëtarëve tjerë të UÇK-së në rastin e njohur si “Kleçka” është gjetur i vdekur në një park të Gjermanisë. Lajmin e konfirmoi edhe zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeleviq.

Image result for agim zogaj deshmitari x


“EULEX-i konfirmon se dëshmitari X (Agim Zogaj), është gjetur i vdekur në një park të Gjermanisë dhe autoritetet gjermane po hetojnë rastin”, tha Gudeleviq.

EULEX-i nuk jep detaje për rrethanat e vdekjes së dëshmitarit X, mirëpo disa media kanë raportuar se bëhet fjalë për vetëvrasje. Ngjarja ndodh disa javë para se të fillojë procesi gjyqësor për rastin “Kleçka”. Gjykimi kundër Fatmir Limajt dhe të tjerëve ishte paralajmëruar të fillojë nga fund i muajit tetor.

Ata akuzohen për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës në fillim të vitit 1999 e deri në fund të luftës së Kosovës.

Kush janë “spiunët” e parë të komunizmit shqiptar në Shqipëri



Ish-kreu i Arkivit në ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi publikon një dokument me drejtuesit e parë të shërbimit komunist në vitin 1945.

Ky model ishte huazuar nga shërbimet jugosllave dhe ishte në varësi të ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare.
Zbulohet dokumenti/ Kush janë “spiunët” e parë të komunizmit
Drejtuesit e parë të shërbimit sekret komunist në vitin 1945

Nga jugosllavët, sipas formulave që ata sillnin, nën modelin e OZN-s (Organizacija Zabranja Naroda), u ngrit më 14 dhjetor 1944 struktura kriminale me emër humanitar e quajtur Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit (DMP), në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, në krye të së cilës ishte Koçi Xoxe. DMP përbëhej në qendër nga 4 – 5 seksione të ndarë sipas profileve.

Nën këta vepronin tri SEMP-e (Seksioni i Mbrojtjes së Popullit) si vijon:
-SEMP-i i Tiranës (me Durrësin e Elbasanin) me drejtues Bako Dervishin.
-SEMP-i i Beratit (me Korçën, Gjirokastrën e Vlorën) me drejtues Niko Cetën.
-SEMP-i i Shkodrës (me Kukësin e Peshkopinë) me drejtues Zoi Themelin.
Drejtimi i punës kishte të bënte me zbulimin politik, mbrojtjen e pushtetit, mbrojtjen e ekonomisë, kundërspiunazhin dhe mbrojtjen e ushtrisë. DMP funksionoi deri në prill 1946, kohë kur u formua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përgjatë dy viteve të ekzistencës së saj DMP ishte në krye të operacioneve agjenturiale-operative për goditjen e “elementit reaksionar”, misioneve të huaja në Tiranë, etj.



Në një dokument të vitit 1945 organograma e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit paraqitej kështu:
-Drejtimi qendror: Nesti Kerenxhi, Vaskë Koleci, Zihni Muço, Josif Pashko. Teme Sejko.
-Byroja e partisë: Kadri Hazbiu – përgjegjës, Mit’hat Poloska, Niko Ceta, Nesti Zoto, Siri Çarçani, Thoma Karamelo.
-Seksioni I: Mit’hat Poloska, Foni Qirko, Kasem Trebreshina, Afërdita Deliana, Skënder Tupe, Kolec Ilia, Ilo Vero, Manushaqe Qadhimi, Edip Çuçi.
-Seksioni II: Niko Ceta, Sokrat Gjini, Hysni Bega, Mihallaq Konda, Emine Pojani, Lutfi Milori, Sotir Dako, Suat Sulo, Uran Avdiu.
-Seksioni III: Nesti Zoto, Andon Deçka, Rakip Dobrolishti, Ali Korbi, Ali Josa, Toto Dervishi, Hysen Reçi, Shyqyri Luga, Isa Aliaj.
-Seksioni IV: Siri Çarçani, Vani Plasari, Llambi Titani, Tili Naçe, Enver Stropani, Ligor Mali, Malo Konea, Sefedin Araniti, Halim Poloska.
-Seksioni V: Thoma Karamelo, Mihallaq Vangjeli, Bujar Dalani, Eqrem Raifi, Teki Qerimi, Lisimak Trëndafili, Ahmet Rustemi, Leksi Kamberi, Sefedin Qerimi.

Sigurimci Kryetar i Kuvendit shqiptar :Gramoz Ruçi

Gramoz Ruçi i mundi të gjithë; 80 vota! Në dëshpërim PD, në panik LSI!

Sigurimci Kryetar i Kuvendit shqiptar :Gramoz Ruçi 


Gramoz Ruçi lindi më 6 dhjetor 1951 Salari, ne rrethine e Tepelenës, në jug të Shqipërisë. Studioi kimi, dhe filloi pune si mësues ne Progonat. Këtu njihet me te shoqen me mbiemrin Goxharaj. Martohet ne vitin 1976. Ne vitin 1985, Ruçi filloi karrierën e tij politike ne radhet e regjimit komunist.

Veprimtarinë politike e ka nisur në vitin 1978 ku ka pasur disa detyra në organet e Partisë së Punës së rrethit të Tepelenës deri në vitin 1991. Në shkurt të vitit 1991 u emërua Ministër i Brendshem në kabinetin qeveritar  së  ish premierit shqiptar Fatos Nano. Nga viti 1992 deri në vitin 1996 ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i PS.Tash ësh kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.(Floripress)


****



Gramoz Ruçi i mundi të gjithë; 80 vota! 

Në dëshpërim PD, në panik LSI!


(Skandal) Gramoz Ruci eshte kryetari i ri i Kuvendit te Shqiperise. Siç ne paralajmeruam dje paradite, me mbi 74 vota-kufiri i maxhorances. I propozuar nga 55 deputete te grupit parlamentar te PS, Gramoz Ruci ishte kandidatura e vetme ne gare. As PD e as LSI, kerkush tjeter nuk propozoi ndokend tjeter. Menjehere pas betimit të 140 deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit, te gjithe ju nenshtruan procesit te votimit me flete votimi, te fshehte e individual. Nje zgjedhje e tille futi ne panik LSI. Duke vene ne dyshim deputetet e grupit te saj parlamentar, Monika Kryemadhi qe ka trasheguar edhe paranojen e perhershme ne ate parti, terhoqi deputetet e saj nga votimi. Edhe pse dergoi nje sovjetik ne komisionin e votimit, askush nga 19 deputetet e LSI nuk u be pjese e procesit. Askush nuk po kuptonte cpo ndodhte me ta, deri ne momentin qe u thirr per te votuar emri i Monika Kryemadhit. Me te madhe ajo tha: Nuk marrim pjese ne votim!

Frika se mos grupi i saj parlamentar pergjysmohej per te votuar Gramoz Rucin, Kryemadhi gjeti zgjidhjen me te mire.

Nuk beri kete zgjedhje PD. Deputetet e saj morren pjese ne votim por nuk ishin unik. Mes tyre ishin edhe deputete qe nuk jane anetar te PD, por kane partite e tyre, Dule, Ndoka, Shehi, Mediu. Në fund të së tërës, votat për Gramoz Ruçin kanë rezultuar 80 pro, 40 kundër, 1 e pavlefshme.

Siç eshte evidente, pavaresisht kundershtive publike, Gramoz Ruci ka marre edhe vota te opozites ne Kuvend. PDIU deklaroi paradite se do te mbeshteste me vote zgjedhjen e tij. Tom Doshi gjithashtu. Nderkohe dy deri tre te tjere kane qene deputete te PD ata qe kane votuar Gramoz Rucin. Rezultati futi ne deshperim PD, nderkohe qe thelloi panikun tek LSI! Gramoz Ruci i mundi te gjithe!

Gramoz Ruçi do të jetë kryetari i ri i Parlamentit, merr vota edhe nga PD
Gramoz Ruçi, rrufepritësja e Edi Ramës


Rikthimi i numrit dy të përjetshëm të socialistëve në post publik, ka ndezur debatin rreth të kaluarës së ish-ministrit të brendshëm të qeverisë së fundit të Partisë së Punës. Arsyet që e çuan të shkelë betimin 26-vjecarë, rrugëtimi politikë nga Tepelena, arbitrimi i betejës mes koministëve të vjetër dhe të rinj, dy dorëheqjet për të shpëtuar kryetarët dhe deri te ngjitja në kreun e Kuvendit si pritë e sulmeve të opozitës



Duhet të ketë një arsye të fortë, që e ka çuar Gramoz Ruçin të thyejë betimin e tij të 26 viteve më parë. Ata që e njohin, në raporte politike apo miqësore e dinë mirë se ai ka refuzuar të marrë poste drejtuese në qeverisjen socialiste, si në kohën e Fatos Nanos, ashtu edhe në qeverinë e parë të Edi Ramës. Kryetari duket e ka “bindur” që këtë shtator të ulet në karrigen e kryetarit të parlamentit për ta drejtuar për katër vite. Me shumë gjasë, Gramoz Ruçi do të ngjitet në atë poltron me të njëjtën përtesë, si miku i tij i kohëve të vjetra, Ilir Meta, kur ngjiti gati i dëshpëruar, shkallët e presidencës. Ishte Ruçi ai që ndikoi apo mori përsipër imponimin e rrugës së Ilir Metës drejt presidencës. Tani po duket kaq i imponuar të mbajë një post, i cili e ka vënë në shënjestër të kundështive nga të gjitha anët.

Është krejt normale nëse kthehemi në vitet e para të karrierës së tij politike. Ka qënë ministër i brendshëm në qeverinë e PPSH-së, pak javë pasi u shpall pluralizimi politik. Ka prej atyre që duan ta quajnë ministër i parë i Brendshëm në qeverisjen postkomuniste dhe le ta pranojmë si të tillë. Por, është fakt se Gramoz Ruçi, ishte Sekretar i parë i Komitetit të PPSH-së për Tepelenën në dy vitet e fundit të diktaturës komuniste. Këtu merr argumentin indinjata e grupeve dhe individëve kundër emërimit të tij në krye të parlamentit.

Kur Gramoz Ruçi e ka pranuar detyrën e kryetarit të kuvendit, me siguri ka parashikuar se do të sulmohet shumë ashpër nga opozita por më së shumti nga të përndjekurit politik e më shumë akoma nga familjarët e viktimave të 2 prillit 1991. Është pikërisht ky moment i historisë së viteve të para të tranzicionit që e kishte çuar Gramoz Ruçin drejt vendimit për të mos marrë kurrë një detyrë të rëndësishme në drejtimin e shtetit, por për t’u angazhuar veçse në poste partiake në PS.

Ishte Ministër i Brendshëm pikërisht atëherë kur ndodhi ngjarja e 2 prillit, ku u vranë në Shkodër 4 të rinj, në protestat antikomuniste. Natyrisht që Gramoz Ruçi ishte i akuzuari i parë për atë krim të rëndë, që edhe pse formalisht u mbyll me një process gjyqësor, mbetet sot e kësaj dite i pazbardhur .

Pranvera e vitit 1991, ka qenë një stinë politike e ngarkuar me ngjarje të rëndësishme dhe zhvillime të vrullshme, fill pas dimrit që mbylli kapitullin e fundit të historisë prej pothuajse 5 dekadash të një prej sistemeve më te egra dikatoriale në Evropë.

Ishte shpallur pluralizmi politik dhe në një periudhë shumë të shkurtër u realizuan zgjedhjet e para pluraliste për kuvendin e ri, duke mos ju dhënë as kohë e as mundësi aletrantivave të tjera politike, përveç PPSH-së dhe organizatave të kontrolluara prej saj. Rrjedhimisht PPSH fitoi zgjedhjet e para pluraliste të zhvilluara më 31 mars dhe vendi u përfshi nga protestat masive në të gjithë Shqipërinë.

Në qeverinë e dalë nga ato zgjedhje ishte ministër edhe Gramoz Ruçi. Ai ishte nisur nga Tepelena drejt kryeqytetit vetëm disa javë më herët për t’u emëruar Ministër i Brendshëm(Sekretar i parë i PPSH-së për Tepelenën në vitin 1989).

Gjithçka përkoi me momentin kur udhëheqësi i fundit komunist po bënte përpjekjet e fundit për të reformuar PPSH-në për t’i rezistuar stuhive të rrëzimit të sistemit komunist në vendet e ish – Bashkimit Sovjetik.

Ministri i Brendshëm i 2 prillit

Gramoz Ruçi ishte 38 vjeç kur u zgjodh nga Ramiz Alia për të mbajtur një ndër detyrat më të rëndësishme, atë të Ministrit të Brendshëm. “Me thënë të drejtën në fillim hezitova për ftesën e Ramiz Alisë, por në fund mendova se këtë detyrë dikush do ta bënte, pra një shqiptar do të ishte ministër i Brendshëm në atë kohë të vështirë të vitit 1991. Kështu vendosa ta pranoj këtë detyrë. Ky fat i mirë apo i keq më ra mua”.

Fat i mirë apo i keq? Deri më sot, në Shqipëri ngjarjet politike nuk kanë qenë ndonjëherë në dorën e fatit. As në dorën e Zotit, e aq më pak në dorën e shqiptarëve.

Megjithëse akuzohet shpesh për ngjarjen e 2 prillit, ende nuk kanë dalë në dritë dokumente qe ta implikojnë Gramoz Ruçin si njeriu që ka lidhje me urdhrin e dhënë për të qëlluar mbi turmat e protestuesve më 2 prill. Kjo ngjarje nuk u zbardh kurrë ashtu si shumë ngjarje të tjera të tranzicionit dhe autorët e vrajses së katër të rinjve shkodranë nuk dihet se ku janë dhe me çfarë merren.

Kongresi i 10 i PPSH

Ruçi, thotë se nuk është se e njihte udhëheqjen komuniste, madje nuk ia dinte aspak tendencat, sepse vinte nga Tepelena, provinca e largët me kryeqytetin. Por në ato rrëmujë ngjarjesh të vitit 1991, “provinciali” Gramoz Ruçi do të merrte pozicione strategjike për të menaxhuar ngjarje, që do të përcaktonin përfundimisht drejtimin e tranzicionit shqiptar. Pas ministrisë së brendshme, drejtimi i kongresit të 10 të PPSH, ishte prova e rradhës për një ndër karakteret më interesante të politikanëve të rinj të PPSH-së, që Ramiz Alia kishte promovuar në fund të viteve ‘80. “Unë vija nga një provincë si Tepelena dhe nuk i njihja mirë drejtuesit e partisë. Nuk kisha lidhjet e duhura, nuk njihja as tendencën e tyre.”

Gjithsesi, rezultati i kongresit të 10-të të PPSH, të cilin Ruçi e drejtoi, ngre dyshime për padijen e tij rreth tipareve të udhëheqjes komuniste. Ai ia doli të orjentojë debatin në atë kongres ashtu siç pritej, apo ishte paracaktuar nga udhëheqësi Ramiz Alia. Beteja mes anëtarëve të plakur të Byrosë politike dhe komunistëve të rinj, që ishin aty për të marrë pushtetin, u duk se po shkonte në skaj. Dëshmitarë të atij kongresi thonë se në tri ditët e debatit pati momente kur në tavolina u shfaqën edhe pistoleta. Përfundimisht, gjithçka shkoi siç duhet. Një ndër sfidat ishte edhe reagimi i 1500 delegatëve kur do të duhej të përjashtohej nga partia e veja e diktatorit. Por Gramoz Ruçi gjeti një strategji për ta shmangur. “Është e vërtetë që nuk hodha në votë Ramiz Alinë e Nexhmije Hoxhën. E bëra këtë zgjedhje, pasi unë dyshoja se salla mund të reagonte në atë mënyrë sa Nexhmija të mos përjashtohej dhe Ramiz Alia të përjashtohej.

Kështu e gjykova unë në atë kohë dhe duke ju ruajtur këtij rezultati vendosa të mos i përfshij në procedurën e përjashtimit me votë. Në një rast të tillë, vendime të tilla do të kompromentonin të gjitha ndryshimet e rëndësishme që po ndodhnin në atë Kongres. Unë nuk kisha këtë përvojë që kam sot, dhe e treta, sot ne e kemi të qartë nga vijmë, ku jemi dhe ku do vemi. Atëherë kishim të qartë nga vinim, dinim ëndrrën ku donim të shkonim, por nuk e dinim ku ishim dhe situata ishte shumë komplekse…” Gramoz Ruçi arbitroi në podiumin e kongresit të fundit të partisë-shtet, betejën mes komunistëve të rinj e të vjetër.

Aty u realizua skenari që do të finalizohej me pastrimin e imazhit të së shkuarës së përgjakshme të PPSH-së. Ndodhi brenda një nate. Në mëngjesin e 12 qershorit, PPSH u gdhi me një emër të ri, Partia Socialiste e Shqipërisë, pa byroistë, pa Nexhmijen, pa Llambi Gegpriftin, pa Vito Kapon, Muho Asllanin, Hekuran Isain, Spiro Kolekën, Adil Çarçanin e të tjerë. Brenda asaj partie, Gramoz Ruçi, Fatos Nano e të tjerë do të nisnin betejën e re përballë Sali Berishës, me të cilin dikur kishin qënë shokë të një ideali. Kishin përballë edhe të tjerë si Edi Rama, publicisti i asaj kohe që kërkonte nxjerrjen jashtë ligjit të partisë së Gramoz Ruçit, si ndëshkim për të shkuarën komuniste.

Dy dorëheqje për të shpëtuar kryetarët

Gramoz Ruçi mbeti në krye të PS-së si sekretar i përgjithshëm për më shumë se dhjetë vjet. Ishte thuasje në një llogore më Fatos Nanon në të gjithë historinë e konfliktit të brendshëm në PS. Mbeti besnik i kryetarit të partisë në betejën e tij me Ilir Metën. Është me rëndësi momenti kur ai dha dorëheqje në kongresin e vitit 1996. Dorëhqeja e Ruçit, ishte një veprim taktik, që i jepte udhë strategjisë së Fatos Nanos për të larguar kundërshtarët nga drejtimi i partisë. Përmes një letre drejtuar KPD së korrikut 1996, Gramoz Ruçi, përcjell “emocionet” për idealet e partisë dhe arsyet e dorëheqjes për t’i hapur rrugë reformimit. .”

… Në situatën e sotme politike e gjykoj të arsyeshme të deklaroj përpara jush e opinionit publik dorëheqjen time nga të gjitha funksionet drejtuese në PS, duke mbetur një shok e mik i përjetshëm i idealeve socialdemokrate evropiane të partisë sonë. Gjej rastin t’ju siguroj ju, anëtarët e simpatizantët e PS, se e gjithë puna ime partiake e shtetërore, ka qenë e pastër si ujët e maleve të Kurveleshit dhe ka qenë i ndershëm si karakateri i pastër shqiptar. Dua të garantoj gjithashtu, se Partisë Socialiste i kam shërbyer me përkushtim, por aktin e dorëheqjes time, si një atribut normal i demokracisë, e bëj për të njëjtën gjë, që ajo të jetë përherë një organizëm i gjallë politiko-shoqëror me program e statut gjithnjë në reformim, se reformimi është proces i vazhdueshëm jo vetëm për partinë tonë, por për të gjithë shoqërinë shqiptare….

Ju lutem të pranoni dorëheqjen time të parevokueshme dhe të më ndjeni e më kuptoni drejt, pa e marrë atë si një tërheqje nga idealet e partisë tonë” .-shkruante Ruçi në aktin e dorëheqjes.

Por, shumë shpejt ai hoqi dorë nga dorëheqja. Ngjarjet e vitit 1997 çuan drejt zgjedhjeve të parakohëshme. Ruçi u kthye në PS në postine sekretarit të Përgjithshëm ndërsa PS fitoi zgjedhjet e 29 qershorit të atij viti. Gati dhjetë vite më pas Ruçit do ti duhej të jepte sërish dorëheqeje, por kësaj here për të shpëtuar Edi Ramën. Ishte tetorit i vitit 2005. Një muaj më herët Fatos Nano kishte dhënë dorëhqeje si kryetar i PS-së dhe në garë për ta fituar këtë post ishin Edi Rama dhe Rexhep Meidanin. Gramoz Ruçi deklaroi paraprakisht mbështetjen për Edi Ramën, duke vendosur në njëfarë mënyre përfundimin e garës pa filluar ende. Në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të 13 tetorit 2005, u paraqit për miratim një platformë me ndryshime në statutin e PS-së. Platforma e Ramës, me ndryshimet në statutin e partisë, mori emrin “platforma Ruçi”.

Në seancën e parë të kongresit, në 8 tetor 2005, u votua për dy platformat. Delegatët e kongresit votuan kundër “platformës Ruçi”, dhe situata u vështirësua për kandidatin Rama. Pas rënies së platformës, Gramoz Ruçi dha dorëheqjen, duke marrë përsipër edhe dështimin e kësaj platforme. Në takime dhe negociata të gjata dhe të vështira midis dy grupeve, gjatë gjithë natës, me ndikimin e fortë të Gramoz Ruçit, u vendos të votohej ditën e dytë të kongresit për zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe të sekretarit të përgjithshëm. Atje u zgjodh kryetar i PS-së fitoi Edi Rama, përballë kandidatit Rexhep Meidani.

Gramoz Ruçi ka mbajtur gjithmonë vendin e autoritetit të dytë në PS dhe është e gjithëpranuar se gëzon një mbështetje të fortë në elektoratin e PS-së. Nuk e ka përdorur kurrë këtë pushtet kundër kryetarit. Me sa duket Ruçi është i vendosur të qëndrojë aty i dytë, si shtylla kurrizore e PS-së, por duke i shërbyer karriges së kryetarit, cilido që të ulet atje. E ka fituar këtë status që në sfidat e para me të cilat e përballi Ramiz Alia.

“Qari dhe zarari”

Ngjarjet kanë rrjedhur vrullshëm këto 27 vjet. Sot, Gramoz Ruçi është kryetar i një parlamenti, që mban shumë mbiemra të byrosë politike që janë rithyer në politikë këto dhjete vitet e fundit përmes bijve, nipërve, nuseve e dhëndurëve. Fatos Nano nuk është më në PS. Janë larguar thuajse të gjithë ata intelektualë që iu bashkuan PS-së në vitin 1991,e përmes të cilëve kjo parti ia doli të shfaqej me një imazh të reformuar. Në krye të PS-së së Ruçit është Edi Rama dhe përballë tyre në sallën e Kuvendit është sërish Sali Berisha, por jo më si kryetar i PD-së, por si deputet “i thjeshtë” i saj. Si dikur në vitin 1990, Berisha do të zhvillojë betejën e tij. Në krah të Berishës në opozitë do të jetë Lulzim Basha dhe lista e tij e shumëpërfolur, por shumë larg politikës së zhurmshme që vetëm Berisha di ta bëjë në parlament.

Gramoz Ruçi do të jetë në atë podium, si një “rrufepritëse” për çdo sulm që mund t’i vijë brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit. Ndoshta për këtë arsye Ruçi shkeli betimin e tij të hershëm për të mos marrë poste drejtuese. “…unë jam nga ata që nuk i përsëris gabimet”, ka thënë Ruçi, në një intervistë të pesë viteve më parë. Kjo përgjigje i përket vlerësimit të tij për një moment të rëndësishëm në historinë e PS-së, debatin e brendshëm në këtë parti që kulmon me mbledhjen e famshme të KPD-së së vitit 2001. Ai merr përsipër provokimin e atij debatiti në KPD dhe thotë se po të kthehet pas në kohë, nuk do ta bënte sërish. “Qari me zararin ishin 50 me 50”. Në rrugën e re të Gramoz Ruçit, në krye të Kuvendit të Shqipërisë, nuk dihet mirë sa është qari e sa zarari.(Luljeta Progni)





Ish-deputeti i Partisë Demokratike Sherefedin Shehu ka renditur 5 pika pse Gramoz Ruçi u zgjodh kryetar kuvendi. Shehu nuk nguron ta quajë veprimin e Bashës për pjesmarrje në votim cinik dhe lider pa moral.


Në postimin e tij  Sherafedin Shehu shkruan:


ShBA e Bojkoton, Partinë Demokratike  e Voton Zgjedhjen e Gramoz  Ruçit

PD e ka kundërshtuar publikisht zgjedhjen e Ruçit si Kryetar Kuvendi madje edhe e ka akuzuar se i ka “duart me gjak”, ndërsa dje mori pjesë në votimin e tij dhe i ka dhënë edhe 3 vota. Kështu ne nuk bëjmë opozitë por retorikë.

 Dhe kjo e bën cinike pjesëmarrjen e Bashës në protestën e të përndjekurve pas zgjedhjes së Ruçit.

Me sa duket marrëveshja Rama-Basha është në veprim. Këtë e konfirmoi vetë Rama, e cili e falëndëroni publikisht PD-në për pjesmarrjen në votimin e Ruçit, jo për 3 votat, sepse nuk kishte nevojë për ato.

Prandaj në vend që të bëjmë sikur protestojmë më mirë të reflektojmë. Dhe reflektimi duhet të jetë shumë i thellë, sepse:

1. Po të kishim ligjin e lustracionit Ruçi nuk mund të emërohej Kryetar. PD ka folur shumë por një ligj lustracioni sipas modelit të vendeve të tjera ish-komuniste nuk e bëri asnjëherë.

2. Në “demokracinë” tonë nuk bëhen zgjedhje por emërime. Kështu emërohen fillimisht kryetarët e partive, dhe më pas ata emërojnë kryetarët e bashkive, deputetët, Kryeministrin, Presidentin dhe Kryetarin e Kuvendit.

3. Po të kishte fituar PD-ja 71 deputetë Ruçi nuk mund të emërohej Kryetar.

4. Po të mos kishte fituar PS-ja shumicën në Kuvend, përsëri Ruçi nuk mund të emërohej Kryetar.

5. Në Shqipërinë tonë nuk ekziston morali duke filluar nga kokat që ne i quajmë liderët e partive, të cilët shumicën e deputetëve që i emërojnë e kanë krimenelë, adoleshentë, të pashkollë, të paaftë, servilë dhe spiunë.

Pra në demokracinë që ndërtuam të gjithë sëbashku nuk është ndonjë çudi që Ruçi u zgjodh Kryetar Kuvendi. Atëherë pse çuditemi dhe gjoja protestojmë sot?

Gramoz Ruçi festonte në dasmën e Lulzim Bashës me Aurela Isufin

Gramoz Ruçi festonte në dasmën e Lulzim Bashës me Aurela Isufin

Lulzim Basha ka lidhje të forta me Gramoz Ruçin i cili është miku i familjes së bashkëshortes së Bashës, Aurela Isufi. Për më tepër kreu i ri i kuvendit ka qenë i ftuar në dasmen e Bashës me zonjën Isufi.

Në një koment të publikuar në gazetën TemA gazetari Mero Baze në editorialin e tij midis rrjeshtash jep një detaj, ai shkruan se “Qoftë dhe për arsyen e thjeshtë, se ai nuk ka pasur guximin ta zbojë Gramoz Ruçin nga dasma e tij, pasi nusja e ka mik shtëpie, dhe jo më ta zbojë nga Parlamenti. Dhe kjo është taksa që duhet të paguajë PD për profilin e udhëheqësit të emëruar të saj, i cili nuk di se çfarë duhet të bëjë me historinë e asaj partie, por di ç’të bëjë vetëm me karrigen e tij në krye të asaj partie”.

Bashkëshortja e kreut demokrat ka të njejtën origjinë me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, burime i thanë Citynews, se babai i Aurelës është mik me zotin Ruçi dhe kjo lidhje është prej shumë e shumë vitësh. Gjithçka artikulon apo reagon Lulzim Basha janë thjesht fasadë për politikë momenti, theksoi i njëjti burim.

2017-09-09

Ja kush është Uran Ismaili, ministër i shëndetësisë

Ja kush është Uran Ismaili, nënkryetari i ri i PDK-së (Foto)

Uran Ismaili pas kryerjes së masterit në Universitetin prestigjioz të Harvardit i është rikthyer ekipit të ngushtë të kryetarit të Kuvendit, Z. Kadri Veseli.
Që nga viti 2007 ka qenë i angazhuar direkt në Partinë Demokratike të Kosovës. Gjatë kësaj kohe Uran Ismaili ka qenë anëtar i Kryesisë së Degës së Prishtinës dhe ka marrë pjesë në të gjitha fushatat lokale ashtu edhe në ato nacionale që nga viti 2007. Ka qenë pjesë e konceptimeve të ideve për fushatat e PDK-së, si në sferën e kampanjave digjitale apo për organizimin në terren.
Ismaili ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Z. Veseli duke punuar prej vitit 2013 si shef i stafit të tij ndërkohë që  më herët gjatë mandatit të parë dhe të dytë të qeverisjes së PDK-së, ka qenë shef kabineti dhe këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Transportit.
Gjatë punës së tij në institucione të vendit, përpos politikave zhvillimore ai është shquar si iniciator i programeve të ndryshme me USAD-in si dhe duke qenë përfaqësues i Qeverisë në negociata me Bankën Botërore për marrjen e kredisë zhvillimore.
Uran Ismaili gjatë të kaluarës gjithashtu ka punuar me organizata ndërkombëtare dhe projekte të rëndësishme me DIFID, OSBE dhe Physicians for Human Rights.
Gjatë qëndrimit të tij në SHBA në vitin e fundit i është dhënë rasti të punoj në rekomandime të politikave me emra eminent si Michael Ignatieff apo të organizoj projekte në terren me Marshal, Ganz veteranin e organizimeve në Harvard.
Studimet universitare i ka kryer në Universitetin Graceland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për psikologji ndërsa së fundmi kreu Masterin në Administratë Publike në Universitetin e Harvardit.
Uran Ismaili është i martuar me Arizona Berdynaj dhe janë prind të dy fëmijëve.

Bac u krye:Ramushi premier i Kosovës!

Nga Flori Bruqi-Prishtinë



Pas shumë peripetive, më në fund votohet Qeveria e Ramush Haradinajt me 61 vota për.

Ramush Haradinaj

Deputetet e LDK dhe Vetëvendosje e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Këta janë ministrat e Qeverisë së re:
Ministër i FSK: Rrustem Berisha

Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj

Ministria e Financave: Bedri Hamza

Ministria e Shendetësisë: Uran Ismaili

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit: Kujtim Gashi

Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha

Ministrja e Drejtësisë: Abelard Tahir

Ministria e Inovacion dhe Ndërmarrësisë: Besim Beqaj

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale: Skender Reçica

Ministria e Arsimit: Shyqeri Bytyqi

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: Bajram Hasani

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik: Valdrin Lluka

Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor: Albena Reshitaj

Ministria e Diaspora dhe Investimeve: Dardan Gashi

Ministria e Bujqësisë: Nenad Rikalo

Ministria e Zhvillimit Rural: Rasim Demir

Ministria e Administratës Publike: Mahir Jagxhillar






I mandatuari për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka prezantuar anëtarët e kabinetit të tij qeveritar.

Fillimisht është votuar për kandidatët për ministra që nuk janë deputetë.



Pas kësaj, është kërkuar të votohet për kabinetin qeveritar në tërësi, ku është parë se deputeti i Nismës, Zafir Berisha, ka abstenuar.

Megjithatë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka quajtur votimin absolut, duke konstatuar se nuk ka asnjë votë kundër e asnjë abstenim, duke e legjitimuar Haradinajn kryeministër të Kosovës, për herë të dytë.


*****
Fotografia e Muhamet Bojku

Nis në Prishtinë festa me fishekzjarrë për Haradinajn, VV kërkon të festohet edhe në Beograd


Në Prishtinë, me t’u zyrtarizuar Ramush Haradinaj kryeministër i Kosovës, kanë nisur të festojnë duke hedhur fishekzjarrë.

Ndërkaq, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që festa të zhvillohet edhe në Beograd.

“Fishekzjarrët le t'i lëshojnë edhe në Beograd”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.


*****
Fotografia e Hashim Thaqi

Presidenti i Kosovës zt.Hashim Thaçi uron zt.Ramush Haradinajn për postin e kryeministrit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka uruar Ramush Haradinajn pas zgjedhjes kryeministër i vendit.

Urimi i Thaçit për Haradinajn, në Facebook:

Urime për Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.

Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kabinetit të ri qeveritar i uroj suksese në vazhdimin e reformave dhe në zhvillimin e vendit.


*****

Ramush Haradinaj: Nuk e di se me çfarë kushti më ka votuar Lista Serbe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në paraqitjen e tij të parë para mediave pas zgjedhjes, duke i falënderuar këto të fundit, i ka falënderuar edhe deputetët që e kanë votuar.

“Besoj se do t’u dalim në ballë problemeve që i ka vendi. Pres nga ju që të jenë të pamëshirshëm ndaj çdo veprimi që mund ta konsideroni se bie ndesh me të mirën e vendit”, theksoi Haradinaj.

Ai tha se do të ketë një gjendje të re qeverisjeje, dhe “jo vetëm se do t’i vijë era qeverisje, por do të shkojë te secili qytetar”.

“Shumicën e deputetëve i kam kolegë, por është zgjidhje e tyre. Pres edhe prej VV-së edhe prej LDK-së e Alternativës të janë ata kush janë në Parlament”.


“Nuk e di se me çfarë kushtesh më ka votuar Lista Serbe, nuk kam parë ndonjë kusht”, theksoi ai.
Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj, që kohë më parë ishte pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka hedhur kritika në drejtim të Ramush Haradinajt.

“Nga Ramushi komandant i UÇK'së në Ramushin e Veselit dhe Veselinoviqit, Srpskas dhe Vuqiqit! Andaj sonte le të urohet vetëm Beogradi!”, ka shkruar në Facebook Donika Kadaj.

****

Lëvizja vetëvendosje LDK-ja dhe Alternativa kanë vendosur që ditën e hënë të mbledhin nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme.

Pas lëshimit të sallës nga VV-LA kur Ramush Haradinaj doli para deputetëve që të propozojë përbërjen e Qeverisë, Avdullah Hoti nga LA, njoftoi se do të mbledhin nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme.




Ministrja e sapo zgjedhur e Mjedisit, Albena Reshitaj ka thënë se do të punojë me gjithë qenien dhe që dikasteri i saj të jetë shembull i suksesit.

Ajo ka folur edhe për vendimin e Behgjet Pacollit që t’i bashkohej PAN-it.


“U pa që nuk ishte e mundur një qeveri gjithëpërfshirëse dhe nuk kishte interes për bashkim të shumicës shqiptare, prandaj zotri Pacolli bëri hapin e duhur drejt zhbllokimit të gjendjes politike në vend”, ka shtuar ajo.

Ky është postimi i plotë i saj:

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, po ju drejtohem me sinqeritetin më të madh.

Vendit i nevojitej një qeveri sepse po humbnim shumë në çdo sferë, çdo ditë e më teper.

Qytetaret nuk e meritonin që për inate individuale të dikuj, deputetët të merrnin paga, e në të njejtën kohë kuvendi të mbetej i bllokuar, që ministrat e kryeministri në ikje të merrnin paga e në të njejtën kohë të ishin pa fuqi vendimmarrëse…

U pa që nuk ishte e mundur një qeveri gjithëpërfshirëse dhe nuk kishte interes për bashkim të shumicës shqiptare, prandaj zotri Pacolli bëri hapin e duhur drejt çbllokimit të gjendjes politike në vend.

Ne, spektri shqiptar së bashku me komunitetet e të gjitha pakicave do të qeverisim vendin, gjithmon duke respektuar kushtetuten dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës. Në asnjë mënyrë nuk e lejojmë askënd që të shantazhoj institucionet e Republikës sonë.

Unë sot pranova një detyrë jashtëzakonisht të rëndësishme në qeverinë e Kosovës, atë të ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Përulem para juve qytetarë të dashur dhe ju garantoj se do të punoj me gjithë qenien time që dikasteri që unë drejtoj të jetë shembull i suksesit.

Ju faleminderit.
Albena Reshitaj, Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”



Fotografia e Muhamet Bojku


Urime Kosovë Qeveria e re!


Fotografia e Muhamet Bojku


Fotografia e Muhamet Bojku

https://www.rtvslo.si/svet/novi-kosovski-premier-bo-ramush-haradinaj/431761


Jahja Lluka: Ikja e kosovarëve, bashkë me propagandat qëllimkeqe duhet të ndalen menjëherë

Jahja Lluka: Ikja e kosovarëve, bashkë me propagandat qëllimkeqe duhet të ndalen menjëherë


Jahja Lluka, Udhëheqës i Departamentit të Diasporës në AAK ka thënë se pamjet shqetësuese që vijnë nga stacioni i autobusëve në Prishtinë, vazhdojnë të jenë shqetësim për të gjithë.


Në këtë drejtim, ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dinë se ta dinë se kufiri mes shteteve të Bashkimit Evropian është e pamundur të kalohet në mënyrë ilegale.

Sipas tij, sidomos ata që po “i fryjnë” kësaj dukurie duhet të mendojnë mirë, duke paralajmëruar se të gjithë ata “trafikantë, matrapazë të ndryshëm edhe qarqe politike”, se kjo nuk do të kaloj pa u ndëshkuar.

“E kaluara na ka treguar se shumë trafikantë, matrapazë e përfitues kanë qenë të lidhur, të yshtur nga shteti serb për të bërë “punën e dreqit”, zbrazjen e Kosovës nga aseti ynë më i çmuar, rinia”.

“Kosova po kalon në një fazë tjetër të rëndësishme, perspektiva evropiane, zhvillimore dhe mundësia për të jetuar dinjitetshëm, bashkë me shpresën për të ardhme do t’i kthehet shpejt, prandaj kjo ikje bashkë me propagandat qëllimkeqe duhet të ndalen menjëherë”.

“Kosovës nuk i duhet edhe ndonjë lajm tjetër për ndonjë tragjedi të mundshme që mund të ndodh në kufijtë e shteteve të BE-së, prandaj secili që është pjesë në njërën apo format tjera të kësaj dukurie, duhet të mendoj mirë para se të veproj”, ka thënë Lluka.

Në këtë drejtim, ai ka shtuar se AAK është duke e përcjellë me vëmendje të plotë dhe në vendin e ngjarjes të gjithë këtë dukuri por edhe propagandën që po e bëjnë të njëjtat fytyra çdo natë.


“Përveç apelit për qytetarët, i ftojmë edhe institucionet e Kosovës, që urgjentisht të ndërmarrin hapa konkret kundër trafikantëve dhe matrapazëve të ndryshëm. Gjithashtu ftojmë institucionet relevante të organizojnë urgjentisht një takim me kompanitë transportuese dhe tu bëhet me dije se trafikimi është krim, e krimi ndëshkohet”, ka thënë Jahja Lluka.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk e lëviz krahun e djathtë gjatë ecjes


Vladimir Putin - 2006.jpg

Vladimir Vladimiroviç Putin (rusisht: Владимир Владимирович Путин),lindi në Shën Petersburg(7.10.1952). Putini  u diplomua në Universitetin Publik të Leningrad'it, në degën e Juridikës në vitin 1975. Pas diplomimit filloi të punojë në Shërbimin Sekret të Bashkimit Sovjetik-KGB. Një kohë jetoi në Gjermani dhe pasi u kthye në Leningrad ishte anëtari i Administratës së Universitetit.


 Putin në vitet 1991-92 ishte ndihmëskryetari i Kryetarit tē Komunës, dhe po ashtu Kryetari i Komitetit për Mardhëniet Ndërkombëtare të Këshillit të Kuvendit. Gjatë viteve 1998-99 ishte kryetari i Shërbimeve Sekrete të Federatës Ruse - FSB, në të njejtën kohë ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Në 16 gusht 1999 filloi të punojë si Kryeministri i Rusisë. Me dorëheqjen e Boris Jeltsinit më 31 dhjetor 1999, në bazë të Kushtetutës u bë Kryetari i vendit për tre muaj, deri tek zgjedhjet presidenciale. Në zgjedhjet presidenciale Putin fitoi më shumë se 50% të votave, dhe u zgjodh Kryetari i Rusisë. Më 7 maj 2008 vendin e mori Dimitri Medvediev.

Në vetën e parë, të shtypura për fushatën presidenciale të vitit 2000) fëmijëri të varfër, kaloi në një shtëpi të përbashkët.Gjyshi nga babai, Spiridon Putin, ka punuar si kuzhinier në një dacha në shërbim të Stalinit dhe Leninit . Nëna e tij, Maria Ivanovna Putina (1911-1998), ishte një punëtor dhe babai i tij, Vladimir Putin Spiridonovič (1911-1999), vitet tridhjetë e hershme ishte në submariner marinës sovjetike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, i ati i tij u hartua nga NKVD në një grup sabotazhi .

 Dy vëllezërit e vjetra kanë lindur në vitet tridhjetë, dhe një vdiq në muajt e parë të jetës, i dyti vdiq nga difteria gjatë rrethimit të Leningradit.


 Putin ka një diplomë në të Drejtën Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetin Shtetëror të Leningradit në vitin 1975. Anëtar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik , ai është hartuar në fund të KGB në studimet .


Gjatë karrierës së tij si anëtar dhe më pas udhëheqës të organizatës së fshehtë, e cila zgjati nga 1975 deri më 1991, ai kaloi pesë vjet në Dresden, Republika Demokratike Gjermane .

Pas rënies së regjimit të Gjermanisë Lindore, Putin u thirr në Bashkimin Sovjetik dhe u kthye në Leningrad, ku, që nga qershori i vitit 1991, u hyjnë në Seksionin Çështjeve Ndërkombëtare të Universitetit të Shtetit, të dorëzuar në Molčanov Zëvendës Drejtori Juri.

Në pozitën e tij të ri, rinsaldò Anatolj marrëdhëniet Sobčak me e kryetarit të atëhershëm të Leningradit me: Sobčak kishte punuar si Asistent Profesor gjatë viteve të Putinit universitare dhe ishte mbikqyrësi i tij.

Presidenti i ardhshëm dha dorëheqjen nga shërbimet e sigurisë gusht 20, 1991 gjatë grushtit të shtetit të dështuar, i mbështetur nga KGB kundër Gorbaçovit....


Vladimir Putin është president i Rusisë që prej 7 majit 2012. Para se të ngjitej në hierarkinë politike, Putin ka qenë anëtar dhe shef i shërbimit sekret rus, FSB, organizatës pasardhëse të KGB-së.


Zbulohet sekreti pse Putin nuk e lëviz krahun e djathtë gjatë ecjes (Video)


Këtë pozitë ai e kishte marrë nga Presidenti Boris Yeltsin më 1998 dhe e kishte mbajtur për një vit. Duke qenë se Putin i ishte nënshtruar edhe personalisht trajnimeve të spiunazhit në KGB, disa prej shprehive ai nuk i ka harruar dhe i kanë mbetur që atëherë.

Një detaj i tillë ka dalë tashmë, ku thuhet që Putin ndërsa ecën, nuk e lëviz fare krahun e djathtë, por vetëm atë të majtin.


Putin paralajmëron për rrezikun e “konfliktit të gjerë”


Kjo, sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, ka të bëjë me shprehinë që i ka mbetur atij që prej kohës së KGB-së, kur agjentët ishin trajnuar për të mbajtur dorën e djathtë afër brezit, pra afër armës, për të reaguar më shpejtë në rast rreziku.

Putin llogaritet si një prej njerëzve më të fuqishëm në botë. Ai kontrollon gati të gjitha asset e shtetit të tij, qoftë në nivelin publik apo atë privat, përmes rrjetit të zgjeruar të bashkëpunëtorëve.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=4&v=AFrA5Iz5YDA

https://www.youtube.com/watch?v=lxMWSmKieuc

https://www.youtube.com/watch?v=xDBfoSq-l3U

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...