2018-10-22

Holta Heba: Dhunë! Por ndaj Kujt!


Holta-Heba

Dhuna ndaj grave është pjesë e një mjerimi të madh të shoqërisë sonë, e cila ka humbur çdo sens gjykimi dhe vlere. Heba shkruan se dhunuesit dëshmojnë pafuqinë e tyre për të bërë gjëra të tjera dhe për të kuptuar se ata vetë kanë lindur nga një nënë.

62AA0890-4357-4585-9E7E-6EA978ED0AEC_mw1024_mh1024_s

Në vorbullën e plot halleve që i duhet të përballojë një grua sot, shtohet dhe një lebeti: dhuna. Po mor zotëri, po! Halle dhe nga ato që të lënë pa gjumë sepse gruaja duhet të mendojë: a dalin paratë për të mbyllur muajin, a janë të mbathur mirë fëmijët, a e kanë barkun të mbushur dhe a janë mjaftueshëm të qetë për të përjetuar moshën e tyre? Halle nga ato që i përjetojnë vetëm gratë se fundja-fundit në një familje normale ku babai e mbështet familjen ekonomikisht nuk i hyn detajeve, që për të, janë vetëm detyrë dhe punë e gruas. Të mos përmendim këtu rastet kur një grua e vetme në familje, e cila vetë burrë e vetë grua duhet edhe të sigurojë paratë e mjaftueshme për të gjitha nevojat e fëmijëve dhe familjes.

h-560x300
Nuk po flasim për gra që Zoti i ka hedhur në anën ku jeta është fushë me lule dhe ku mund të gjejnë kohë dhe para mjaftueshëm për të qenë gjithnjë të kuruara deri në detaj. Nuk po flasim për gra që kanë kaq shumë kohë dhe të ardhura për të qenë gjithnjë në një hap me modën më të fundit. Nuk po iu hymë statistikave se sa për qind e grave në Shqipëri e kanë këtë luksin e të jetuarit “trendy”, sepse normal që shifrat do të ishin skandaloze. Po flasim për shumicën e grave dhe kjo shumicë është përherë në përpjekje për të bërë më të mirën me aq sa mundet për familjen e saj. Të ndalemi për një çast dhe gjithçkaje që përmendëm më sipër t’u shtojmë dhe fenomenin “dhunim”. Dhunë nga bashkëshorti po përse? Ndoshta ngaqë bashkëshorti është shumë i mërzitur sepse nuk ka një punë të mirë apo nuk siguron dot të ardhura mjaftueshëm për të bërë një jetë të mirë. Ndoshta ngaqë bashkëshorti është tepër xheloz për bashkëshorten nisur nga e ashtuquajtura dashuri e madhe për të. Apo ndoshta ngaqë ish-bashkëshorti nuk është i aftë t’iu përgjigjet detyrimeve të fëmijëve. E çfarë rëndësie ka? Ndalo vetëm për një moment o ti bashkëshorti “trim” që tek e fundit je vetë pjellë e një gruaje. Harrove nënën tënde që nuk mendonte për veten por vetëm për ty që ti të shkëlqeje dhe të ngopeshe vetëm me të mirat e jetës. Mendo vetëm për një çast se sa dhimbje shkakton një fjalë e vetme, apo një ngritje zëri dhe jo më një goditje e jotja kafshërore. E hap krahun dhe shkelmin tënd dhe nuk mendon aspak se kë po dhunon. Po dhunon atë që e kërkuar dhe dashuruar vetë. Po godet atë që të bëri nderi dhe të vuri etiketimin “baba”, të cilin nëse mendohemi thellë-thellë as nuk e meriton. Po qëllon atë që ka qëndruar me net të tëra pa gjumë, duke e gdhirë mbi fëmijët e sëmurë dhe që mundohej të mos dëgjohet e qara e fëmijës me dhimbje nga frika se mos të prishej gjumi ty, pasi ti do të shkoje të nesërmen në punë sërish, për të siguruar para. Po dhunon atë që për ty ishte më e bukura ndër femra dhe për të cilën ti je betuar që në fillim se do ta trajtosh si një princeshë. Po qëllon vajzën e një prindi që e ka rritur me shumë halle e mundime dhe që e ka mësuar se në jetë njeriu edhe sakrifikon. Po sigurisht që sakrifikon por për gjëra që ja vlejnë dhe jo të kthehet në një skllave apo tabelë qitjeje për shfryrjen e nervave të tua vetëm se ty nuk të ecën në jetë.



Dhunë! Por ndaj kujt? Asaj që të besoi dhe të fali veten. Asaj që t’u përkushtua me mish e me shpirt dhe të besoi ty. Asaj që ndoshta se kish besuar që jeta do të ishte kaq e vështirë, por prapë se prapë nuk të kërkoi asnjëherë më shumë sesa i dhe. Asaj që kishte shumë ëndrra por jeta e solli që të sakrifikojë ëndrrat vajzërore dhe të mendojë një jetë të bukur me ty. Po more zotëri, po! Ajo është shumë e zonja dhe mllefi që ti ke vetëm se jeta që kishe ëndërruar nuk të erdhi ashtu si ti doje. Ndërkohë që ti as e ke menduar nëse do të ishe aq i zoti sa të gjitha këto probleme familjare do të mund t’i kishe zgjidhur krejt i vetëm. Ajo është aq e brishtë sa do të mjaftonte vetëm një fjalë për ta qortuar. Ajo di të dëgjojë, ndaj foli me fjalë. E nëse nuk të dëgjon, dije se e kam mendjen te tenxherja e gjellës nëse do t’i mbushet apo jo për ditën e nesërme.

* Pedagoge, Universiteti Europian i Tiranës

Pak femra shume plastike... shume meshkuj pak burra!

Related image


 Nga Holta Heba, Pedagoge UET,Tiranë


Keqardhja sa vjen dhe shtohet kur sheh se femrave të sotme i ka humbur pastërtia dhe dlirësia shpirtërore e fizike.

Kanë humbur gjithçka. Të gjitha gati njësoj. Të mbushura me botokse e ndërhyrje kirurgjikale me qëllimin e vetëm për të qenë moderne dhe të pranuara nga kjo shoqëri që me keqardhje po i kthen femrat në imituese të shëmtuara të ashtuquajturave femra seksi.

Janë aq shumë njësoj sa hera-herës të krijohet përshtypja se i ka lindur e njëjta nënë. Në imitimin më të shëmtuar të buzëve si patë apo si viç, me takat 12 pond, të lyera rëndë që në pikë të mëngjesit, nisin ditën e tyre.

Të merr malli të dëgjosh një femër që flet qartë dhe pastër për një problem aktual të shoqërisë ku jetojmë.

Mjafton t’i bësh një pyetje të thjeshtë dhe ato nuk do dinë të hapin gojën.

I pyet se ç’mendim kanë për modën e kësaj vere të nxehtë dhe ato të përgjigjen: E pe atë që doli te Çani dje?

I pyet se ç’libër do të lexojnë këtë verë dhe ato të përgjigjen: Të shohim ç’po ndodh tani në facebook.

A kanë ideal? Patjetër që kanë? Të bëjnë një jetë si nëpër videoklipet e Noizyt dhe Stresit.

Dëshira e madhe e tyre për të qenë të ashtuquajtura moderne i kthen në skllave të shëmtimit shpirtëror dhe fizik.

Plastike jashtë dhe plastike brenda, ato nuk zgjedhin më djalin inteligjent dhe punëtor, por djalin që duket i fortë dhe i pushtetshëm në këtë shoqëri me lekët dhe makinën e babit.

Harrojnë këto femra se njeriu ka një staturë të vetën dhe e krijon atë në mënyrë individuale dhe kështu me dashje apo pa dashje, veshjen dhe sjelljen e kthejnë në diçka kolektive.

Në kolektive kthejnë dhe ndjenjat e tyre.

Jetojnë për të tjerët. Nuk quhesh më vajzë trendy nëse nuk nxjerr në rrjetet sociale foto me tufën e luleve, mundësisht më të madhe se shoqja, ushqimet nëpër restorante dhe pushimet në jug.

Të përvillet kur sheh se sa shumë femra dalin nga vetja e tyre dhe krijojnë këtë vetveten “në thonjëza” që nuk ka lidhje fare me prejardhjen dhe formimin e tyre. Intrigojnë pafundësisht për të arritur atë që duan.

Madje dhe puthjen dhe përqafimin e të ashtuajturës dashuri e japin të mirëprojektuar me plan pune të paracaktuar.

Shiten si të vërteta, kur në fakt janë thjesht një falsë e dhimbshme e shoqërisë. Janë gati të ndyjnë çdo njeri që u del parpara vetëm e vetëm për të arritur aty ku duan.

Lyhen dhe zhgërryhen për të shkëlqyer, por në fakt vetëm shtojnë pisllëkun.

Zhyten në pisllëk dhe harrojnë normat e shoqërisë. E ç’ rëndësi kanë normat dhe etika për to?

Rëndësi ka të duken bukur dhe të ngulen fort diku, por këtë herë me këmbë në makinën lluksoze dhe jo me këmbë në tokë.

A ka femra të mençura që nuk bien pre e papastërtive shoqërore? Sigurisht që ka, por janë pak.

Meshkujt sot.

Nëse do të kthejmë kokën disi pas në kohë, do të shohim se figura e burrit ka ndryshuar shumë. Dikur një mashkull i vërtetë ishte ai punëtori, zjarrfikësi, makinisti kasapi etj me duar të pista dhe gjithë djersë.

Një mashkull i vërtetë nuk binte pre e thashethemeve të grave dhe fliste shumë pak.

Sot? Me dhimbje ndihet se gjërat kanë ndryshuar.

Dashtë zoti të mos bëhesh pjesë e thashethemeve të një mashkulli se të bëhet një analizë që as ti vetë nuk do ta kishe menduar.

Mashkullit të sotëm i mungojnë mustakët dhe të qenurit leshtor.

Madje sot ai është edhe më i kuruar, me vetulla të hequra dhe më i depiluar se vetë femrat.

Mashkullit të sotëm i mungon fraku dhe veshja mashkullore. Ato janë zëvendësuar me streçe dhe këmisha mëndafshi me lule.

Pantallonat e kostumit janë bërë treçerekëshe dhe këpucët fosforescente si balerina.

Ti nuk arrin të kuptosh se ku dallon femra nga mashkulli i ditëve të sotme nëse do t’i shohësh nga koka tek këmbët.

Për të nuk ka më rëndësi se si ndihet personalisht me femrën që ka në krah, por se si e shohin të tjerët.

Sa më e zhveshur dhe e stukuar të jetë femra e tij, aq më i pushtetshëm duket ai përpara të tjerëve.

Nuk kam asgjë kundër modës, por edhe modernizmi ka kufij. Nuk mundesh ti që nuk di të lidhësh dy fjalë të jesh i mirëpranuar nga shoqëria vetëm se lekët e babit të bëjnë me një makinë luksoze.

Nuk mundesh ti të jesh mashkulli ideal kur nuk investon për veten me shkollim dhe me punë.

Po, po, meshkuj ka plot, por burra thuajse fare!!

Ne Vuthaj, aty ku historia nderthuret me natyren turistike

Vuthaj, kjo trevë etnike shqiptare shtrihet midis tre kufijve shtetëror Shqipëri, Kosovë dhe Mali i Zi. Në pjesën shqiptare ze vend në Malësinë e Madhe në zonën e Kelmendit. Sot drejt saj ka një rrugë te re e të bukur që mund të udhëtohet në çdo stinë.
Ne Vuthaj, aty ku historia nderthuret me natyren turistike
Qysh në lashtësi ka qenë e njohur me emrin “Vuthaj” ose “Katundi Vuthaj”.

Por, duke pasur parasysh shtrirjen, kompaktësinë e territorit dhe të banorëve, distancën nga njeri katund tek tjetri, themi se është një krahinë e vogël shqiptare në zemër të alpeve, me bukuri mahnitëse, me karakteristika lokale të veçanta.

Image result for vusanje ujëvara gërla

Këto troje përfshijnë një territor të madh me lugina e vende bujqësore me bjeshkë livadhe dhe gardhe nga Burimi i Valbones deri tek Burimi e Ali Pashe Gucisë, nga liqeni i shtarës deri tek Guri i Gjon Bales, nga Guri i Sahatit deri tek shkalla e Vuthit.

Trojet Vuthjane përbëhen nga këto vendbanime (fshatra) të përhershme : Valbona, Katuni i Epërm (sipërm), Ceremi, GjonBalajt, Qosajt, Kukajt, Hakajt dhe Zabeli.

Është pjesë përbërëse e Kelmendit të hershëm. Kufizohet me treva të tjera shqiptare : Malësia e Gjakovës, Dukagjinin, Bjeshkët e Kelmendit të Gurit, Gucinë dhe Plavën.

Prandaj themi se ky vend përbëhet nga një territor kompakt, me bjeshkë e male të lidhura në mes tyre.

Image result for vusanje ujëvara gërla

Vuthaj si fshat për shum vite me radhë nga aspekti ekonomik është varur nga bujqësia, hoteleria dhe turizmi. Nga bujqësia vlerësohet të cekët: Pemtaria, blegtoria, bletaria etj Ndërsa për mikpritje përkujdesen vendasit me motele,hotele dhe restorante me kuzhinë tradicionale shqiptare. Qeverisja lokale është e përkushtuar për të ofruar infrastrukturë dhe qasje direkte në fshat në pashkpunim me investitor dhe mërgimtarë. Sipas statistikave lokale turizmi është më i theksuar gjat muajve të verës, ku mbahen festivale me muzikë dhe valle shqipëtare.

Image result for vusanje ujëvara gërla
Popullsia është shqiptare. Popullata shqiptare në Vuthaj viteve të fundit është zvogëluar shqetësueshëm si rrjedhojë e emigrimit të vazhdueshëm për në SHBA dhe vende të tjera perëndimore.
Image result for vusanje ujëvara gërla

Interesant mbetet fakti që popullsia është e bindur për disa zona që dikurë atje kan jetuar vetëm fise katolike apo se ato fise janë konvertuar.

Mbiemrat që hasen sot më shum në këtë krahinë janë : - Gjonbalaj (Đonbaljaj / Đonbalić) , - Bruçaj (Bruncaj / Brucaj), - Ulaj (Uljaj/Uljević), - Ahmetaj(Ahmetaj / Ahmetović), - Vuçetaj (Vučetaj and Vučetović), - Çelaj (Čeljaj / Čelić) etj.

Image result for vusanje ujëvara gërla
Kultura në vuthaj është ndikuar dhe ndikohet kryesisht nga rajoni dhe afërsia gjeografike me qytet më të afërta. Gjuha, folklori si dhe zakonet e ndryshe në fshatin Vuthaj ngjasojnë me vendet e tjera me popullsi shqiptare si në Kosovë(qyteti të Pejes), Shqipëri apo sikurse në Beran, Rozhajë, Hakaj, Martinaj ,pra në qytete dhe rajone të republikes malazeze.


Image result for vusanje ujëvara gërla

 Gjuha shqipe që flitet në këtë rajon ka një dialekt veçues që nuk ekziston në këtë formë në qytete të tjera me popullatë shqiptare (sub-dialekt gegë). Nga muzika autentike vendase si instrumente muzikore përdoren fylli dhe lahuta, në vallëzim me muzikë folklorike veçohet vallja kosovare ose valle e rugovës dhe e rajonit të dugagjinit.Etj.

Flori Bruqi

Timothy Less: Te ndryshohen kufijte e Ballkanit te krijohen shtete etnike

Image result for Timothy Less


Timothy Less, drejtor i Nova Europa, një konsulencë e riskut politk, si edhe ish-diplomat britanik në Ballkan, përsëri ka dalë me tezën e tij se zgjidhja më e qëndrueshme në Ballkan është krijimi i Shqipërisë së Madhe, Serbisë së Madhe dhe Kroacisë së Madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Less propozon që të ndryshohen kufijtë e Ballkanit, ndërkaq rolin kryesor në këtë drejtim duhet ta ketë SHBA-ja. Ai konsideron se serbët dhe kroatët në Bosnjë punojnë për të sfiduar Marrëveshjen e Dejtonit, ndërkaq shtonë se shqiptarët në Maqedoni bëjnë thirrje për federalizim të vendit. Less përmend edhe serbët e Kosovës që insistojnë në enklava vetëqeverisëse, duke mos lënë anash edhe shqiptarët e Preshevës për një entitet vetëqeverisës.


Ish-diplomati Less propozon që Washingtoni të mbështetë ndarjen e shteteve shumëetnike ku minoritetet kërkojnë diçka më tepër se që e kanë. Kështu, sipas Less, kroatët në Bosnjë do të bashkoheshin me Kroacinë, kurse serbët me Serbinë; Veriu i Kosovës do të bashkohej me Serbinë, ndërkaq Lugina e Preshevës, Kosova e mbetur, një pjesë e Maqedonisë do të duhej t’i bashkoheshin Shqipërisë. Dhe, Mali i Zi duhet të mbetet shtet i pavarur, ose të bashkohet me Serbinë, duke e humbur një pjesë territori shqiptar.


Timothy Less e mbështet idenë e tij në vegimin e Woodrow Wilson-it për vetëvendosje të popujve.

http://english.republika.mk/timothy-less-first-federalization-then-annexation-of-western-macedonia-to-albania/

Dubrovniku


nga: Nga Dubrovniku, Neraida Sula


Pas një vizite në Dubrovnik shkrimtari i famshëm irlandez George Bernard Shaw do të shkruante “Ata që kërkojnë parajsën në tokë, duhet të shkojnë në Dubrovnik“.

Image result for dubrovniku
Sot qyteti më jugor i Kroacisë, me një histori gati 1 mijë vjeçare, konsiderohet si një prej pikave turistike më tërheqëse në Adriatik. Vija bregdetare me peisazhe idilike, plazhe e gadishuj të pyllëzuar si dhe qindra ishuj të shtrirë si me dorë përgjatë bregut, na bëjnë të ndihemi paksa xhelozë që natyra e ka favorizuar këtë pjesë të bregut edhe pse ndajmë të njëjtin det .

I quajtur shpesh “Perla e Adriatikut”, Dubrovniku nuk njihet vetëm falë detit të kaltër e të kulluar, por edhe prej trashëgimnisë së vyer historike e kulturore. Qyteti, i kornizuar nga muret antikë, ruan me fanatizëm një traditë të gjallë artistike e cila shihet dhe ndihet kudo që shtrin vështrimin, duke nisur që nga kështjellat mesjetare, kishat, monumentet dhe ndërtesat e Epokës së Rilindjes e të stilit Barok.

Dubrovniku është një harmonizim mes ngjyrave, aromave, kulturës dhe gjallërisë të cilat risjellin Mesjetën dhe Rilindjen në formën e tyre më moderne.

Nëse Dubrovniku bën pjesë në planet tuaja të kësaj vere, ju ftojmë në këtë rrugëtim virtual:

Plazhet e Dubrovnikut:

Bill Gates, Bernie Eccelstone apo famlija Benetton janë vetëm disa prej turistëve të cilët çdo verë ankorojnë jahtet e tyre në brigjet e Dubrovnikut. Edhe ju mund ta shijonini po aq perlën e Adriatikut, pa qenë nevoja t’i merrni rrezet e diellit mbi kuvertën e ndonjë jahti luksoz.

Ja disa prej plazheve publike ku mund të ndaloni:

Banje - më i famshmi në Dubrovnik, është klasifikuar së fundmi si një prej 10 plazheve më të bukur në Evropë. Plazhi me grualecë e me ujin e kristaltë shtrihet mu në hyrje të Qytetit të Vjetër duke dhuruar një pamje përrallore. Pasi të jeni kredhur në detit e butë dhe të keni marrë rrezet e diellit nën çadrat e Banjes, ju këshillojmë të merrni me qera një varkë me pedale e të përshkoni të gjithë pjesën përgjatë mureve antikë të qytetit, ose të vozisni deri në Lokurm, ishulli magjepsës i cili ndodhet vetëm 10 min larg Dubrovnikut.


Lapad – është një gadishull i cili ka fatin të ketë mbi shpinë pjesën më të bukur të mureve rrethues të Dubrovnikut. Të gjitha plazhet e Lapadit janë vendosur në Gjirin Sumratin. Plazhi i parë që do të hasni pasi të keni përshkuar bulevardin e gjatë të gjirit, është Uvala Lapad ose vetëm Uvala (që do të thotë gji). Plazhi ranor ofron shumë komoditet dhe ka një infrastrukturë të pasur me dushe, tualete, çadra dhe shezlonë. Këto të fundit janë me pagesë.

Ngjitur me Uvalan, shtrihet plazhi i Adriatikut. Është ideal për ata që nuk preferojnë as rërën dhe as guralecët, pasi shezlonët janë vendosur mbi platforma të ngruta prej betoni. Plazhi Adriatikut është tejet i vogël e i mbledhur dhe si i tillë kthehet në pikëpushimin ideal për turistët më romantikë.

Vis I është një plazh me guralcë, i treti në rradhë në gjirin e Lapadit. Zona këtu është e pasur me bare dhe restorante. Plazhi është i njohur për festat e tij të përditshme me koktejle dhe pije, gjë që e bën Vis I të jetë plazhi publik më i frekuentar nga të rinjtë. Për më aventurierët këshillojmë kajakun apo xhirot me kanoe, të cilat mund t’i merrni me qera për të eksploruar plazhet përreth gjirit.

Spledit , Villa apo Vis II janë disa prej plazheve të tjera që popullohen gjatë verës në këtë gji. Për vizitorët e rinj në moshë ne do t’ju këshillonim plazhin e Villa-s. Tradita e këtij plazhi janë lojrat në ujë. Kushdo është i lutur t’i bashkohet një grupi që po luan, mjafton të zbatojë rregullat e lojës.

Çdo hotel apo resort në Dubrovnik ka plazhin e tij privat, të cilët dallojnë nga ato publikë prej shërbimit, komoditetit dhe infrastrukturës moderne.

Zgjedhja mes plazhit publik dhe atij privat ju mbetet juve në dorë.

Çfarë të vizitoni në Dubrovnik:

Dubrovniku, dikur një qytet-shtet, ka qënë dhe mbetet një metropol i kulturës. Si i tillë vizita në pikat më tërheqëse të qytetit është këshilla që duhet ta ndiqni me çdo kusht:

Pallati i Rektorëve – Më parë Rezidencë e Republikës, sot muze historik, është ndërtesa më e vizituar në Dubrovnik, ku ndërthuret stili gotik dhe ai i Rilindjes. Ashtu si shumë ndërtesa në qytet, edhe ky pallat i ka mbijetuar një të kaluare të trazuar me luftra dhe tërmete. Megjithatë ai ka ditur të ruajë hijeshinë dhe madhështinë që e karakterizon. Hyrja: 40 Kuna, për fëmijët 20 Kuna. Orari 09:00 – 18:00.

Straduni – në të vërtetë quhet Placa dhe është shëtitorja më e dashur për çdo banor të Dubrovnikut dhe për këdo që e viziton atë. Është rruga kryesore që i kalon qytetit mes për mes dhe si e tillë është e mbushur me dyqane për shoping dhe bare. Teksa ecni, sillni ndër mend se pikërisht aty, më parë, ka qenë deti.

Shatërvani i madh i Onofrios – Nëse hyni në qytet nga Straduni (Placa), do tu shfaqet para syve shatërvani i madh i Onofrios. Ai është ndërtuar në shekullin e XV-të si simbol i ndërtimit të ujësjellësit në qytet më 1438.

Muret mesjetare rrethues – janë tipari dallues dhe pjesa më tërheqëse e Dubrovnikut. Muret zgjatohen 1940 m përgjatë pjesës së vjetër të qytetit dhe sot konsiderohen si një prej fortifikimeve më monumentale të Evropës. Sistemi i frëngjive dhe kullave supozohej të mbronte qytetin në kohët mesjetare, por në ditët e sotme ato përbëjnë thjesht pamjen më piktoreske në bregun e Adriatikut. Kulla Minčeta fiksohet në kujtimet e çdo vizitori që mban në dorë një apart fotografik.

Kështjella Lovrijenac- është fortesa më mjeshtërore dhe më e lartë e gjithë Dubrovnikut. Ky fortifikim është quajtur shpesh “Gjiblartari i Dubrovnikut” dhe është ngritur majë një shkembi 37 metra i lartë. Këtu shkohet më lehtë nga plazhi “u Pilama”, duke u ngjitur përmes një shtegu nga pylli.

Çfarë nuk dini për Dubrovnikun:

Që prej vitit 1979 qendra historike e Dubrovnikun është në listën e vendeve të trashëgimnisë kulturore së UNESCO-s.
Deri më 1909 emri zyrtar i Dubrovnikut ka qenë Raguza, ndërsa emri i kohëve moderne të këtij qyteti rrjedh nga fjala sllave ‘dubrava’, që do të thotë pyll.
Në Mesjetë, Republika e Raguzës u bë i vetmi qytet-shtet lindor që arriti të konkuronte Venecian.
Në gjirin e Dubrovnikut ndodhet ishulli i Lokrumit, ku, sipas legjendës, Rikard Zemërluani ka dalë në breg pas mbytjes së anijes më 1192. Ishulli ka gjithashtu një kala, kopësht botanik, manastir dhe plazhe gati të virgjëra.
Dubrovniku ka një aeroport të tijin ndërkombëtar. Ai ndodhet 20 km larg qendrës së qytetit, afër Cilipi-t.
Monedha vendase quhet Kuna. 1 Kn = 0.1342 €

Për të mos u humbur në Dubrovnik:

Dubrovnik Summer Festival

Qyteti i vjetër mbetet padyshim atraksioni kryesor brenda në qytet, dhe kjo jo vetëm falë mureve shekullorë që mbështjellin qytetin. Nëse e vizitoni Dubrovnikun në verë mos i kurseni vetes momentet magjike të festivalit më të vjetër në Koraci, “Dubrovnik Summer Festival”, Festivali Veror i Dubrovnikut. Çdo vit prej 10 korrikut deri më 25 gusht, shfaqet një program i pasur në fushën e teatrit, baletit, muzikës klasike dhe operas. Versioni i Hamletit në kullën Lovrijenac është vërtetë magjik.

Një ditë në ishujt “Elaphiti”.

Ky është një arqipelag i cili përbëhet nga disa ishuj të shtrirë në veriperëndim të Dubrovnikut. Elafitet kanë një sipërfaqe totale toke prej 30 km2 dhe janë të pasur me bimësi tipike mesdhetare. Vetëm tre nga ishujt e arqipelagut janë të banuara: Kolocep, Lopud dhe Šipan. Në secilin prej tyre mund të shkohet me anë të tragetit Jadrolinija i cili lundron 4 herë në ditë dhe kushton fare pak. Të tre këto ishuj ofrojnë hotele me bare e restorante.

Si shkohet në Dubrovnik:

Dubrovniku është vetëm 290 km nga Tirana dhe 221 km nga Shkodra, ndaj rruga tokësore është itinerari më i volitshëm për të arritur këtë destinacion. Udhëtimi zakonisht zgjat nga 5 – 6 orë, megjithatë gjithçka varet nga ndalesat dhe pushimet që do të bëni përgjatë rrugës.

Flamuri Blu për Dubrovnikun

“Blue Flag” apo Flamuri Blu është një program i cili vlerëson një herë në vit plazhet dhe zonat të cilat përmbushin disa kritere të caktuara (të cilësisë së ujit, menaxhimit të mjedisit, sigurisë dhe shërbimeve të ofruara). Një numër i madh plazhesh bë Kroaci ngrenë me krenari flamurin blu. Katër të tillë i gjeni edhe në Dubrovnik, pikërisht në këto resorte:

Hotel Croatia Cavtat (5 km larg Dubrovnikut)

Hotel Importanne Resort (brenda në Dubrovnik)
Hotel Osmine ( në gjirin e Slano-s)
Valamar Dubrovnik President Hotel ( brenda në Dubrovnik)



Raguza shërbente si qendër e informacioneve në Evropën e krishterë lidhur me rrethanat në Arbëri, ku zhvilloheshin luftime kundër pushtuesit osman dhe përmes Raguzës mbanin lidhje me mbretin hungarez Sigismundin.



Sulltani që merrte tribut në vlerë prej 500 dukatëve pas pushtimit të Kostandinopojës e rriti tributin në 3000 dukat. Këtë e bëri pasi që, një pjesë e refugjatëve iku në Republikën e Raguzës ; për mbajtjen e tregu Komnenëve, (gjer. Comnenen ), Laskarëve, (gjer. Laskaren ), Palazogëve, (gjer. Paläologen ), dhe Kantauzëve, (gjer. Cantaouzenen ), dhe se kishin pranuar intelektual të njohur si : Jonas Laskain, (gjer. Joannes Laskaris ), Demetri Çalkondilin, (gjer. Demetrius Chalcondylas ), Theodor Shpandugin ,(gjer. Theodorus Spanduginus ), dhe Pal Tarçaniotin, (gjer. Paulus Tarchaniotes ), të cilët i kishin pranuar me shpërblime dhe i kishin përcjellur në oborrin e Lorencës të Medicit.




Image result for skenderbeu




















Prandaj shumica e dokumenteve raguziane që trajtojnë periudhën pararendëse të Skënderbeut janë lajme që Raguza ia ofronte Sigismundit për gjendjen në Arbëri dhe Bosnjë. Vetë perandori dhe mbreti hungarez do t’u dërgonin zotit Andrea Topia dhe disa udhëheqësve të tjerë arbërorë letra dhe udhëzime, gjithnjë nëpërmjet Raguzës.



Kjo formë e komunikimit përmes Raguzës vërtetohet edhe nga vetë Andrea Topia, i cili i shkruante perandorit se letrat e tij nuk i ka, por i marrin vesh tërthorazi nga Raguza. Prandaj Senati i Raguzës, i cili e njihte sovranitetin e perandorit mbi Raguzën, e informonte sistematikisht për depërtimin e ushtrive turke, luftën çlirimtare të arbërorëve dhe fitoret e tyre.

Edhe pse raguzianët, në maj të vitit 1435, e dërguan në Arbëri të dërguarin e perandorit për t'u informuar mbi rrethanat në Arbëri, interesimi i raguzianëve për Gjergj Kastriotin në periudhën e parë të luftës së tij kundër osmanëve pasqyrohej vetëm si vrojtues të ngjarjeve në këtë vend fqinj. Ajo në këtë kohë nuk ishte e gatshme të vinte kontakte më të afërta me arbrit në luftë kundër osmanëve

Kërkimet për rrënjët e kombeve sipas Antal Molnár .

Kërkimet për rrënjët e kombeve dhe të nacionalizmit pësuan ndryshim të konsiderueshëm të paradigmës në dhjetë vjetët e fundit. Më herët, dijetarët u referoheshin shteteve të nacionalizmit si produkt të revolucionit industrial në shekullin nëntëmbëdhjetë dhe nuk i studiuan precedentët, shkruan Antal Molnár .

Kosova e shekullit shtatëmbëdhjetë, djep i identitetit shqiptar

Megjithatë, shumë historianë bashkëkohorë e reduktojnë gjenezën e nacionalizmit në mesjetë dhe i konsiderojnë shtetet mesjetare si versione të atyre moderne. Në këtë trajtesë, propozoj t’i lidhim këto teori të nacionalizmit bashkëkohor me historinë e hershme moderne të kombeve të Ballkanit që jetuan nën sundimin osman. Meqë ra fjala, nacionalizmi modern i dëshmuar në rastin e kombeve oksidentale, mund të gjurmohet edhe në kombet e Ballkanit.

Në Evropë, edhe dominimet katolike, edhe ato protestante, sidomos inteligjenca kishtare u kushtoi rëndësi të veçantë këtyre proceseve, kryesisht në Evropën Qendrore. Në rastin e katolikëve të Ballkanit, ishte Selia e Shenjtë dhe organi i saj për misione, Kongregacioni i Përhapjes së Fesë, që promovoi, me strategjinë dhe konceptin e misionit të përqendruar në kombësinë, krijimin e ideve për identitetet kombëtare.

Strategjia e misionit me orientim nga kombi i Propagandës Fide pati efekt formësues në pamjen intelektuale të misionarëve dhe në lidhjet e tyre me vetë bashkësitë e tyre. Të rinjtë që shkonin në Romë ose nëpër kolegjet e tjera italiane nga trevat e misionit zhvilluan ndjeshmëri të theksuar ndaj gjuhës dhe kulturës së tyre amtare, dhe një ndërgjegje të identitetit politik dhe historik të bashkësisë së tyre etnike.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...