2019-02-01

Liria ,dëshmorët dhe Pavarësia e Kosovës

Image result for flori bruqi
Nga Flori Bruqi 

Kosova pavarësisht se nga lufta doli e përgjakur dhe e lënduar kurrë nuk kushtëzoj dialogun. 

Kosova nuk e kushtëzoj dialogun,pra:

- as kur askush në Serbi nuk u dënua për 13.000 shqiptarët e vrarë,

- as për 20.000 Shqiptaret e përdhunuara,

- as për 130.000 shtëpite e djegura e as për 1000.000 Shqiptarët e dëbuar dhe

-  as për torturimin e 550000 shqiptarëve  në periudhën 1981-1997 (burimi amnesty I).

 Askush nuk u dënua dhe askush nuk kërkoj falje për këto dhe shumë akte dhe politika makabër dhe pastër krime kundër njerëzimit.Të kushtëzohet sot dialogu nga ana e Serbisë për shkak të tarifave dhe mirëkuptimi potencial i kujtëdo për këtë kushtëzim është akt i habitshëm dhe pa pikë etike. Dialogu i kushtëzuar është çdo gjë por jo dialog që sjell marrëveshje të respektuar...

*****

Ka vetëm një rrugë nëpër të cilën ecën historia e lirisë. Ajo është rruga e gjakut të dëshmorëve të kombit, të cilët në kthesën e madhe historike, ishin të gatshëm të falin gjakun për ardhjen e lirisë.

Kalojnë vite, kalojnë edhe shekuj e kujtimi për dëshmorët mbetet i freskët prore në mendjet tona, në kujtesën tonë historike. Brezat që vijnë do t’i mbajnë në zemër dëshmorët, për t’i bërë ata flamuj në valim rrugëve e shesheve tona të lirisë.

Liria ndërtohet me jetëra, ndërtohet me gjak, ndërtohet me dëshmorë. Kurse, dëshmorët janë nderi dhe krenaria e popullit tonë martir. E atij populli që synon ta fitojë lirinë shekuj me radhë dhe që don e din ta ndërtojë lirinë.

Dëshmorët janë ndërgjegjja më sublime dhe vetëdija, e ngritur me e lart, deri në piedestalin e vetëflijimit.

Dëshmorët ringjallën sot dhe festojnë bashkë me ne Lirin, deshmoret janë ata qe dhanë jeten për Liri sakrifikuan jeten e tyre duke luftuar dhe duke derdhur gjak.

Një i moshura me pat thën: "Lulet me te bukura jane lulet e lirise", e une kureshtar si i ri që isha e pyeta:"E ku rriten keto lule?".
Imazh i ngjashëm


Ai me shume dashuri me përgjigj: "Ato rriten ne vendet ku kane rene deshmoret dhe ujiten me gjakun e tyre" , po une isha i vogel e nuk e kuptoja si mund te ujiteshin lulet me gjak ?...

Dale-ngadale duke u rritur mesoja gjithmone e me shume derisa nje dite me rane ndermend fjalet e ati personi të moshuar dhe atehere e kuptova dometheninen e fjaleve te tij.

"Vitet kalojne por ne gjithmone do i kujtojme deshmoret. Breza te tere pas nesh do i kujtojne ata. Ne fund te fundit kjo eshte gjeja me e vogel qe mund te bejme per ta "t'i kujtojme".

Kujtimet e vetme qe kemi per deshmoret jane permendoret dhe lapidaret. Sikur te ishin gjalle ata dhe te shikonin se çfare po heq Kosova e gjore.E kane zaptuar politikanet e korruptuar.

Është futur ne nje humnere e nuk shikon askund rruge daljeje. Gjendet ne tunel po as drite nuk sheh ne fund te tunelit", thotë Arian Ramadani.

Fjala LIRI mund te jete nje fjale e vogel por per popullin Shqipetarë ka nje kuptim shume te madh!!!


****Rezultate imazhesh për enklavat serbe

Në Graçanicë, Mitrovicë(Veriore),Leposaviç, Zubin Potok e disa vende të tjera me popullsi serbe shifën pankardat me mbishkrimin çirilik "Kosova është Serbi”,

“Pyesni çdo historian”. Këto janë frazat që shihen në pankartat që valëvisin serbët e inatosur nëpër protesta kundër pavarësisë së Kosovës. 



Rezultate imazhesh për ndarja e kosoves harta



Kështu, historia për serbët nisi në fillim të shekullit të VII-të, kur ata u vendosën në Ballkan. 

Baza e tyre e pushtetit ishte jashtë Kosovës, të cilën ata e pushtuan plotësisht në fillim të shekullit të 13-të.


 Kështu që pretendimi se Kosova ishte “djepi” i serbëve është i pavërtetë. 


Ajo që është e vërtetë, është fakti se ata sunduan Kosovën për më shumë se 250 vjet, deri në pushtimin otoman në mes të shekullit të 15-të. 


Kishat dhe manastiret ortodokse serbe që ndodhen sot në Kosovë, janë pikërisht nga ajo periudhë e historisë. 


Por nuk ka vazhdimësi mes shtetit serb mesjetar dhe Serbisë së sotme, ashtu siç nuk ka mes Perandorisë Bizantine dhe Greqisë.


 Kosova mbeti territor otoman, derisa u zaptua nga forcat serbe në vitin 1912. 


Serbët përdorin frazën “çliruar”, por edhe vetë shifrat e tyre tregojnë se popullsia serbe ortodokse ishte më pak se 25 %.


 Shumica e popullsisë ishte shqiptare, dhe natyrisht që nuk e mirëpriste sundimin serb, kështu që “zaptim” më duket termi i duhur. 


Por ligjërisht Kosova nuk u përfshi në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene në vitin 1912, por ajo mbeti një territor i pushtuar deri në 1918-ën. 


Më pas u bë pjesë, por jo e shtetit serb, kësaj here e shteti jugosllav. Dhe pas një ndërprerjeje të madhe (Lufta e Dytë Botërore), ajo mbeti pjesë një lloj shteti jugosllav deri në qershor të 2006-ës*, deri në shkatërrimin e së vjetrës Jugosllavi Federale të Sllobodan Millosheviçit, Kosova kishte një status të dyfishtë. 


Ajo quhej pjesë e Serbisë, por ishte gjithashtu njëra prej njësive të Federatës Jugosllave. 


Në të gjitha mënyrat praktike, Kosova fitoi dalëngadalë autonominë: kishte parlamentin dhe qeverinë e vet dhe përfaqësohej në mënyrë të drejtpërdrejt në nivel federal, së bashku me Serbinë.


Ajo ishte në fakt një prej 8 njësive të sistemit federal. Thuajse të gjitha njësitë e tjera tashmë janë bërë shtete të pavarura. 


Historikisht, pavarësia e Kosovës e kompleton këtë proces. Ndaj Kosova është bërë tashmë një ish-shtet jugosllav, si çdo historian mund t'ju thoshte.


Pak histori...


Kosova ishte njëri nga 4 vilajetet etnike shqiptare, njësi administrative në Perandorinë Turke dhe u nda përfundimisht nga Shqipëria në Konferencën e Londrës në 1913.


Një vit më parë, delegatët e saj shprehën vullnetin e Mëvetësimit të Shqipërisë në Vlorë, pas kryengritjeve të mëdha të fundviteve 1878-1911. 


Kosova u përfshi në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene dhe në Jugosllavinë e Nikolla Pashiçit në vitet 1914-1921. 


Me dekretin mbretëror të vitit 1914, Kosova quhej “koloni”.


Në vitin 1942, Kosova u bashkua nga Italia fashiste me Shqipërinë. 


Konferenca e Bujanit në 31 dhjetor 1943 - 2 janar 1944 shprehu përsëri vullnetin e Kosovës për bashkimin me Shqipërinë, premtim që u ishte bërë shqiptarëve nga Miladin Popoviçi, udhëheqës komunist serbo-jugosllav dhe Marshalli jugosllav  Josip Broz Tito. 


Ky premtim u shkel në Kuvendin e Prizrenit në 1946, pasi u vranë deputetët e Kosovës dhe u imponua Prishtina si kryeqytet. 


Deri në fillim vitet 1960 shqiptarët nuk gëzonin asnjë të drejtë as gjuhë, as arsim dhe u dëbuan rreth 400 mijë prej tyre me fushatën e famshme të ish-ministrit të Brendshëm jugosllavë ,Aleksandër  Rankoviç. 


Në fund të viteve 1960 u lejua Universiteti i Prishtinës, ndërsa në vitin 1974 Kosova u quajt pjesë përbërëse e federatës, duke e udhëhequr atë në vitin 1979 me ish  politikologun e ndjerë shqiptar Mr.sci.Mahmut Bakallin, njësoj si republikat e tjera dhe krahina simotër Vojvodina (etnike e Hungarisë).


 Në vitin 1981, Kosova kërkoi statusin e republikës që përputhej me statutin që gëzonte në federatën jugosllave . 


Por të paktën 11 shqiptarë u vranë dhe rreth 700 mijë u përndoqën pas demonstratave të marsit të atij viti. 


Në mars 1989, Serbia i hoqi autonominë, akt i miratuar në Kuvendin Krahinor, asaj që e quante “Krahina serbe autonome e Kosovës”. 


Në 19 shtator 1992, me rezolutën 777 të Këshillit të Sigurimit  në Organizatës së Kombëve të Bashkuara (OKB), territori ku shtrihej RSF Jugosllavia u quajt “Ish-Jugosllavi” dhe ky shtet nuk ekzistonte. 


Më 9 qershor 1999, Këshilli i Sigurimit  miratoi rezolutën 1244, që vepronte mbi një shtet që nuk ekzistonte. 


Por statusi i fundit i Kosovës ligjore ishte ai i vitit 1989: Krahinë autonome me të drejta të barabarta me 6 republikat dhe me Vojvodinën. Rezoluta 1244 nuk e përcakton pjesë të Serbisë, por të “territorit të ish-Jugosllavisë”, madje si frymë dhe jo si akte ligjore.




Lufta e Kosovës përmes  dëshmive 


Autori: Lajmi.net
Nacionale11:18, 24 December 2015

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte forca politike dhe ushtarake e popullit shqiptar të Kosovës e cila ishte aktive mes viteve 1994 dhe 1999.

UÇK i kishte dy faza të veprimtarisë, atë të parën e cila parashihte kristalizimin e idesë së luftës së armatosur, që u karakterizua nga përpjekjet për organizim politik dhe për ngritjen e ndërgjegjes kombëtare në nivelin e përgjegjësisë historike.
Dhe faza e dytë, e cila ishte faza e organizimit konkret të njësiteve të vogla guerile dhe fillimi i aksioneve të armatosura kundër policisë serbe.
Sidoqoftë, lufta dhe rezistenca e UÇK-së kishte qenë e suksesshme dhe falë qëllimit të saj ne sot jemi të pavarur.
 Lufta e Kosoves kishte filluar me 28 shkurt të vitit 1998 pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës
 Lufta e Kosovës kishte përfunduar me 11 qershor të vitit 1999
-Çlirimin e Kosovës e kishte mundësuar UÇK-ja me ndihmën e NATO-së, dhe mbështetjeve tokësore nga Ushtria Shqiptare
-Me 23 mars të vitit 1999 në orën 23:17, Sekretari i Përgjithshëm i NATOs, Javier Solana, kishte lajmëruar se e kishte urdhëruar Komandantin Suprem Aleat të Evropës, Gjeneralin e Ushtrisë Amerikane Wesley Clark, që të “nisë operacionet ajrore në Republikën Federale të Jugosllavisë”.

- Me 24 mars në orën 20:00 NATO kishte nisur fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë.
- Në mbi dhjetë javët e konfliktit, avionët e NATOs fluturan mbi 38,000 misione luftimi, dhe me përjashtim të Greqisë, të gjithë anëtarët e NATOs ishin përfshirë sadopak.

-Konferenca e Rambujesë ishte mbajtur gjatë periudhës janar-mars të vitit 1999
- Gjatë kësaj lufte ishin dëbuar 800,000 shqiptarë, ishin vrarë 15,000 persona, dhe me mijëra tjerë ishin dhe janë të zhdukur
-Ngjarja e 5 marsit të vitit 1998 kishte shkaktuar një irritim të thellë në kryeqytetet perëndimore. Madeleine Albright kishte thënë se “tashmë kjo krizë nuk është një çështje e brendshme RFJ”.
- Sulmi masiv mbi shtëpinë e Jasharit kishte sjellë masakrimin e 60 shqiptarëve, shumica familjarë të Adem Jasharit, nga të cilët 18 kishin qenë gra dhe 10 fëmijë

-Një komandant tanku serb kishte thënë: “Gjatë gjithë kohës që isha në Kosovë, nuk pashë kurrë një ushtarë armik, dhe njësia ime nuk u përfshi asnjëherë në konflikt me armikun. 


Tanket të cilat kushtonin 2.5 milionë USD u përdorën për të masakruar fëmijët shqiptarë… më vjen turp”.
-Me 15 janar të vitit 1999 kishte ndodhur Masakra e Reçakut ku 45  shqiptarë ishin rrethuar, ku pastaj ishin dërguar drejt një kodre dhe të gjithë u masakruan nga forcat serbe .
-Kjo masakër ishte ndëshkuar nga vendet perëndimore dhe nga Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe më vonë u bë baza e një nga akuzave për krime lufte ndaj presidentit Sllobodan Millosheviçit dhe zyrtarëve të tij më të lartë.

-Me 13 qershor të vitit 1999, presidenti Sllobodan Millosheviçi kishte pranuar kushtet e një plani ndërkombëtar paqeje për të ndaluar luftimet, ku në kuvendin kombëtar po pranoheshin propozimet pavarësisht debateve të ashpra dhe në disa raste edhe përleshjeve me grushte.
-Me 12 qershor, misioni i drejtuar nga forcat ushtarake të NATO-së (KFOR) kishte filluar të futej në Kosovë, ku misioni i saj i vetëm ishte paqeruajtja.
-Trupat e para të NATOs që u futën në Prishtinë me 12 qershor të vitit 1999 ishin forcat speciale Norvegjeze FSK (Forsvarets Spesial kommando) dhe forcat speciale ajrore britanike S.A.S.

Rezultate imazhesh për https://floripress.blogspot.pellumbat qe simbolizojne lirine


-Sipas UNHCR, nga nëntori i vitit 1999 848,1000 nga 1,108,913 refugjatë ishin kthyer.


pavaresia kosoves kosove 2016 parada ushtarake protesta nga opozita
Pavarësia e Kosovës, festa dhe protesta


Kosova, shteti më i ri i Europës edhe 16 ditë (17 shkurt  2018) i mbush  11 vjetë  nga shpallja e pavarësisë dhe e sovranitetit të saj. 


Përkujtimi i kësaj ngjarjeje historike është bërë mes një përçarjeje si asnjëherë më parë mes forcave politike. 


Qeveria e PDK dhe LDK, është sulmuar ashpër nga AAK, Vetvendosje dhe Nisma, pas dy marrëveshjeve qeveritare, asaj të krijimit të komunave serbe dhe kufirit me Malin e Zi. 


Opozita thotë se ato bien në kundërshtim me interesat e Kosovës, ndërsa qeveria deklaron të kundërtën. Situata është acaruar ndjeshëm.


 Që prej disa muajsh puna e parlamentit është bllokuar nga aksionet e dhunshme të opozitës, të cilat kanë shqetësuar komunitetin ndërkombëtar dhe veçmas SHBA.


Në këtë atmosferë qeveria përkujton me një cermoni solemne festën e pavarësisë, ndërsa opozita po zhvillon një protestë.


Ish Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga bëri apel për dialog për të zëvendësuar moskuptimin. 



”Sot është festë për të gjithë. Na duhet më shumë punë për të treguar se të tashmen e ndryshojmë vetë por jo me dhunë e me forcë.




Jahjaga: Jo akteve vandale, po gjuhës së dialogut!

 Jo më fuqinë e grushtit që sjell dhimbje e rrënim, sfidon institucionet e shtetit, jo me mohimin e asaj që kemi krijuar deri sot dhe asesi me testimin e partneritetit tonë me faktorin ndërkombëtar” tha zonja Atifete Jahjaga.

Ndërsa kryeministri Akademik Prof.Dr.  Isa Mustafa në fjalën e tij theksoi se “Jemi të lumtur se Pavarësia e Kosovës është realitet të cilin e kanë pranuar miqtë e 111 vendeve, pjesë e të cilave janë vendet më të fuqishme, më demokratike e më të zhvilluara të globit. Jemi krenarë që Republika e Kosovës është shtet i gjithë qytetarëve të saj, shtet i vlerave dhe përkushtimit të tyre , sukeses i përbashkët i kosovarëve dhe aleatëve të tyre”.


Nga ana e saj opozita kosovare kishte nisur protestën e paralajmëruar kundër Qeverisë. Përkarhësit e saj ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë. 


Ata mbanin në duar flamuj të shumtë kuq e zi. Në protestë ishin të pranishëm ish kryetarët e partive opozitare të Kosovës, ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kreu i Nisma-s, Fatmir Limaj.


Ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, frymëzuesi kryesor i aksionit opozitar tha se “sot ka filluar pranvera në Kosovë” ç’ka është fillimi i fundit i qeverisë Hashim Thaçi-Isa Mustafa. 


Ndërsa ish krerët e partive të opozitës ftuan qytetarët që të bashkohen në protestën gjithëpopullore për mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës për qetësi dhe maturi...






Ish presidentja Atifete Jahjaga kërkon nga Engel, seancë dëgjimore për krimet serbe në Kosovë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka kërkuar nga kongresmeni amerikan, Eliot Engel, seancë dëgjimore me përmasa ndërkombëtare për krimet e kryera nga Serbia. Engel është kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan dhe një nga mbështetesit më të mëdhenj të shqiptarëve në SHBA. 

Jahjaga shkruan në një postim në Facebook se gjatë këtij takimi, i dorëzoi një letër me anë të së cilës i kërkon që të shqyrtohet mundësia për organizimin e një seance dëgjimore për krimet e kryera nga aparati shtetëror i Serbisë ndaj popullatës civile në Kosovë, duke përfshirë dhunën seksuale të përdorur si mjet lufte.


Edhe pothuajse pas 20 viteve nga përfundimi i luftës, ne ende nuk kemi asnjë person që është dënuar për këto krime. 


Për të ndërtuar paqen e qëndrueshme, adresimi i shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut gjatë luftës në Kosovë është i domosdoshëm.


 Historia nuk mund të rishkruhet dhe dallimi në mes të agresorit dhe viktimës duhet të jetë i qartë. 


Për këtë arsye, është e rëndësishme që të organizohet kjo seancë dëgjimore me përmasa ndërkombëtare që të mbijetuarit e dhunës seksuale, familjarët e personave të pagjetur, familjaret e viktimave të luftës, aktivistët për paqe dhe liri, dhe njohës të rrethanave të luftës në Kosovë të mund të dëshmojnë për krimet e luftës të kryera në Kosovë nga forcat serbe.


 Duke ndarë fajin individual nga ai kolektiv ne kontribuojmë në të vërteten, qasjen në drejtësi dhe pajtimin në rajon.


Jahjaga drejton nje fondacion në Kosovë, që përpiqet të zbulojë sa më shumë raste të dhunimit të grave nga forcat serbe gjatë luftës.


***

Rezultate imazhesh për liria e kosoves


Shteti i Kosovës është “për tokë”. Nëse i bërtasin të veshi shtetit të Kosovës “dialog me Serbinë”, shteti i Kosovës mund të pësojë edhe infarkt. Ne do të duhej të ngrihemi në gjunjë një herë, mirëpo kjo nuk do të ndodh me koalicionin PDK-LDK, i cili është i vendosur që të vazhdojë gjurmëve të presidentit të Kosovës,zt.Hashim Thaçi .

Pra, ne e kemi të domosdoshme që ta kthejmë dinjitetin, sovranitetin, integritetin territorial për Kosovën dhe kjo nuk bëhet duke i vazhduar pazaret  me Serbinë,  e Serbia si shtet i afrohet Bashkimit Evropian.


Pas Luftës së dytë Botërore, shtetet e ndryshme evropiane i kanë normalizuar marrëdhëniet në kushtet kur nuk kishin më pretendime territoriale dhe kishin njohje reciproke. Si do të mund të normalizohen raportet me Serbinë kur ne nuk i kemi këto? Realisht edhe pas njohjes së Serbisë ne nuk do të kemi marrëdhënie normale me të, por pikërisht atëherë do të mund të thuhej që ai normalizim do të ishte normal.



 Në normalizimin e marrëdhënieve më Serbinë, përderisa ajo i ka këto pretendime ndaj Kosovës, nuk ballafaqohet me të kaluarën dhe nuk na e pranon pavarësinë. Por, në anën tjetër e kemi parë që duhet të besojmë në normalizimin e marrëdhënieve të krerëve të institucioneve të Kosovës me ato të Serbisë.


Për herë të parë në Kosovën e pavarur jemi me një qeveri e cila i ka marrëdhëniet shumë më të mira me Beogradin se sa që i ka Shqipëria apo Qeveria e Shqipërisë marrëdhëniet me Beogradin.




Besoj se situata në Kosovë po shkon drejt shpërthimit. Ne kishim një rrije të ulët ekonomike prej realisht 2,5 % në këtë vit, e cila ishte e varur nga investimet publike dhe konsumi publik e privat i familjeve.

Paqja sociale gjithnjë e më e brishtë në Kosovë mbahet nga remitencat e mërgatës sonë. Dhe kjo gjendje shpërthyese natyrisht do të duhej të jetë e orientuar me koncept të qartë dhe me organizim të mirëfilltë. 


Lëvizja Vetëvendosje mendon që ata që duhet të frikësohen nga shpërthimi i situatës në Kosovës kurrsesi nuk janë qytetarët, por vetëm këta pushtetarë të korruptuar.





Imazh i ngjashëm

Kosova ka nevojë për drejtësi universale, e jo për gjykata speciale. Kosovarët  nuk e dimë as statutin, as organizimin, as strukturën, as misionin, as përbërjen, as përmbajtjen dhe as financimin për gjykatë speciale. 


Pra të thuash se je për Gjykatën Speciale do të thotë të japësh një çek bllanko, tërësisht të papërgjegjshëm; këto asnjëherë nuk janë bërë të ditura. Për më tepër  duhet theksuar  se për gjykatë të re ka nevojë Serbia, meqë ajo i zhvilloi katër luftëra dhe vrau 150 mijë jo serbë, ndërkohë që Gjykata Speciale atje për krime të luftës i ka në burg vetëm 160 serbë.


Ne e dimë që Kosova ka qenë shoqëri e viktimës dhe e dimë që Serbia ishte agresori, por e dimë  gjithashtu se Serbia  ka interes nga segmente të ndryshme ndërkombëtare që ta ndryshojnë ketë fakt, i cili është fakt historik. Për të gjitha krimet individuale në Kosovë do të duhej të kemi përgjegjësi individuale.



Kur EULEX-i është dashur të jap llogari për miliarda euro të taksapaguesve evropianë, që i shpenzoi në këto 11vite,atëherë ata formuan  edhe një  Gjykatë të re Speciale për denimin e çlirimtarëve . 

Dhe krejtësisht në fund mendoj që politikanët e korruptuar të  Kosovës do të duhej të ishin në burg për krimet  dhe keqpërdorimet e tyre në paqë  që i dijnë pothuaja edhe fëmija në djepë e lë mëndërkombëtarët, e jo për krimet e luftës, të cilat i ka shpikur ndonjë ndërkombëtar apo Sigurimi (BIA) apo  KOS-i serb.


****


Që zhvillimet e tanishme – vrasja e Ivanoviçit – nuk janë rastësi, kjo dihej dhe janë paralajmëruar nga qarqe të rëndësishme ndërkombëtare dhe mediatike, ndër ta edhe tesheshi.com.

Duke qenë se sivjet do të “ndahet shapi nga sheqeri” për Kosovën, Serbia synon të marrë optimumin nga negociatat që pritet të nisin së shpejt me ndërmjetësimin edhe të amerikanëve.

Beogradi e ka caktuar prej kohësh strategjinë e bisedimeve: ai nuk heq dorë nga Kosova nëse nuk i jepet Veriu, por jo vetëm kaq; edhe pjesë të veriperëndimit, që aktualisht është pjesë e diskutimeve për Demarkacionin për Malin e Zi.

Kur Kosova mori pavarësinë, Ahtisari ruajti një aksiomë: “Jo ndarje të Kosovës dhe jo bashkim të saj me shtete të tjera”. Kjo është përmendur gjithmonë si një “vijë e kuqe”.

Deri tani nuk ka pasur ndryshim të kufijve me gjithë gjakderdhjen dhe luftërat që janë zhvilluar. Të gjitha shtetet e krijuara në territorin e ish-Jugosllavisë janë bërë shtete në kufijtë administrativë që i kanë pasur si njësi federative në ish-shtetin e Jugosllavisë. Ky ka qenë edhe njëri ndër argumentet në favor të Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth pajtueshmërisë së shpalljes së pavarësisë së saj me të drejtën ndërkombëtare.

Kjo e bën edhe shembullin e Kosovës të pakrahasueshëm me aspiratat për shkëputje të entitetit serb nga Bosnjë- Hercegovina apo të veriut të Kosovës.

Kosova ka dalë si shtet në kufijtë administrativë që i ka pasur si njësi federale e ish- Jugosllavisë, një prej shtatë shteteve që janë krijuar nga 8 ish-njësi federale.

Por që prej nisjes së dialogut Prishtinë –Beograd, version i ndarjes është rikthyer sërish.

Nëse mbahet mend, BE premtoi prishjen e “Parkut të Paqes” në lumin Ibër dhe bashkimin e Mitrovicës. Në fund jo vetëm dështoi ky plan, por edhe u ndërtua një mur.

Realisht Kosova prej vitit 1999 është e ndarë dhe Beogradi ka synuar që këtë ta paraqesë si “fakt i kryer”. Siç bëri me trenin apo siç dhe po vepron me atentatit ndaj Oliver Ivanoviçit.

Realisht, Beogradi ka dërguar në Bruksel një variant pak a shumë të ngjashëm me atë që paraqitet në foto dhe nuk është gjë tjetër, veçse variant i Akademisë së Shkencave të Serbisë, i përgatitur që në vitin 1990, kur u mendua se Kosova mund të largohej në një të ardhme.

Serbët janë një komb që kanë treguar se janë të gatshëm të pushtojnë apo vrasin kombe të tjerë për toka e pasuri, por një gjë duhet pasur parasysh: ata nuk e kanë bërë këtë në mënyrë spontane por me plane dhe strategji të hartuara shumë më herët se po ndodhin faktet. Si dhe sot.


*****


Rezultate imazhesh për ndarja e kosoves harta


Si do të jetë Europa në 2035
Kosova, Çamëria dhe një pjesë e Maqedonisë i bashkohen Shqipërisë. Modeli i ri gjeografik, kontinenti “plak” mes ndarjeve dhe bashkimeve, ja modeli i ri i servirur nga shërbimet sekrete ruse dhe amerikane.


Harta me mbishkrime cirilike e Evropës perëndimore në vitin 2035. Ja disa shpjegime

Në veri ishujt britanikë ndahen në shtete më vete: Anglia (në jug), Skocia (në veri), Irlanda (në veri-perëndim).

Në verilindje të Evropës perëndimore krijohet Bashkimi Holandez dhe Valonia.

Brenda Francës krijohen shtetet e Lotaringjisë (në perëndim bashkë me Gjermaninë), Piemonti Arab në jug, ishulli i pavarur i Korsikës (kafe e thellë).

Brenda Spanjës, do jenë Konfederata Spanjolle, Vendi i Baskëve (në veri) dhe Katalonia (në perëndim, e gjelbër e errët) me territore nga Spanja dhe Franca.

Në jug-perëndim të Italisë pasqyrohet një pjesë e ishullit të shtetit të Sardenjës (ngjyrë kafe e çeltë).



Harta me mbishkrime cirilike e Evropës qendrore në vitin 2035. Ja disa shpjegime:

Italia (në juglindje) ndahet në shtetet e Ligës së Veriut (ngjyrë e kuqe e thellë), Italisë së Jugut (blu), ishullit të Siçilisë (në jug-perëndim, e gjelbër e e errët) dhe të Sardenjës (në perëndim, shih hartën e mësipërme).

Në Ballkan, në lindje të Italisë, “zhduket” organizmi shtetëror i Bosnjë-Hercegovinës, që ndahet mes Kroacisë (veriperëndim, ngjyrë e gjelbër e hapur) dhe Serbisë (në lindje të Kroacisë, e gjelbër e mbyllur). Në jug të Serbisë, Kosova dhe Maqedonia perëndimore i bashkohen Shqipërisë (me të kuqe). Analistë amerikanë dhe turq nuk përjashtojnë mundësinë që pas vitit 2035 edhe territoret e banuara nga shqiptarët etnikë çamë përreth Janinës deri në Prevezë në Greqi t’i bashkohen Shqipërisë.

Në veri të Serbisë, Hungaria (e kuqe e murrme), mund të rimarrë pjesën rumune të Transilvanisë (në lindje) dhe gjithashtu Banat-in e Veriut (territor i Vojvodinës së sotme brenda territorit të Serbisë).

Polonia (veri, e gjelbër) mund të humbasë zonat etnike gjermane – Pomeraninë dhe Silezinë (në lindje të saj, ngjyra kafe).

Në verilindje të Polonisë (midis saj, Lituanisë dhe Rusisë, po ngjyra kafe e Gjermanisë), krijohet Prusia Lindore (aktualisht distrikti rus i Kaliningradit).

Brenda Ukrainës Perëndimore (blu) dhe Polonisë (e gjelbër), dhe Rumanisë (e verdhë) ka disa ndarje dhe bashkime.



Harta me mbishkrime cirilike e Evropës lindore në vitin 2035. Ja disa shpjegime:

Federat Ruse (me të kuqe) merr rajonin Narva (veri) në Estoni, Letoninë lindore, Bjellorusinë, zonat ukrainase Donbas, Krime, Transistrian e Moldavisë.

Tejet e ndërlikuar harta në Kaukaz (juglindje).


Kufijtë në dukje të paprekshëm të vendeve evropiane janë edhe më pak të qëndrueshëm se sa ishin në kohën e vet kufijtë e jashtëm të Perandorisë Romake, ose të Bashkimit Sovjetik. Harta politike e planetit po ndryshon gjithashtu si ekonomitë e vendeve të botës, popullsia ose situata mjedisore. Problemi qëndron në faktin se kufijtë politikë janë gjithmonë më tepër fiktivë se situata reale. Po ajo Perandori e Shenjtë Romake formalisht ka ekzistuar deri në fillim të shekullit të 19-të, ndonëse asnjëherë jo që nuk ishte perandori, por as edhe një shtet unik. Ose Somalia e sotme – shtet ekziston vetëm në formularët e OKB-së dhe në hartat politike ndërkombëtare, ndonëse, në të vërtet, ky territor përbëhet nga disa dhjetëra formime pseudo-shtetesh të paqarta.

Kontinenti evropian, me gjithë fuqinë në dukje ekonomike dhe civilizuese në dhjetëvjeçarët e fundit po pëson edhe më tepër ndryshime se sa pjesët e tjera të botës. “Thyerja” është ekonomike (qendra botërore e ekonomisë po zhvendoset në Azinë juglindore), demografike (Evropa po plaket shpejt), etnike (multikulturalizmi është bërë fenomen pothuajse i pakontrollueshëm) dhe mendore (ndryshojnë orientuesit e vlerave). Për këtë fakt dëshmojnë punimet e Toffler-it, Brzezinski-t, Huntington-it, për këto fakte mund të konsultohen burimet e hapura të CIA-s (Agjencia Qendrore e Inteligjencës e SHBA-së), GRU-së (Drejtoria e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes e Rusisë), dhe të një numri institucionesh studimore. Sot, Evropa po jep shenja që kufijtë e saj në të ardhmen e afërt do të pësojnë ndryshime kardinale. Pasi është analizuar seria e burimeve të hapura dhe është bërë një punë e madhe, është përpiluar harta e gjasshme e Evropës të modelit të vitit 2035. Është e kuptueshme se shkalla e ndryshimeve të supozuara në raste të ndryshme varet nga shumë faktorë, të cilat është e pamundur për të llogariten me saktësi 100 për qind. Megjithatë, probabiliteti zero i ndryshimeve territoriale në çdo shembull të sjellë ka mundësi të jetë, duke u bazuar në precedentin, por gjithashtu në krahasimin e hipotezave nga dy apo më shumë burime të pavarura. Në këtë mënyrë, u përpilua harta, e cila si zor “do të realizohet” 100 për qind, por vetë ndryshimet në këtë drejtim ka të ngjarë të ndodhin në vitin tashmë relativisht jo të largët 2035.

Evropa perëndimore

Pothuajse është e sigurt se ndryshimet do të prekin ishujt britanikë, dhe pikërisht me ta, në fakt, do të fillojnë ndryshimet e mëdha territoriale në Evropë. Tashmë në vitin 2013, sipas referendumit, nga Britania e Madhe mund të ndahet Skocia. Duke pasur parasysh faktin se nacionalistët skocezë tani përbëjnë shumicën parlamentare në Edinburg, gjasa e këtij skenari është e madhe. Me daljen e Skocisë nga bashkësia, vetë emërtimi “Britania e Madhe” do të humbasë kuptimin fillestar. Për më tepër, rënia e Skocisë, ka të ngjarë të rrisë tendencat separatiste në Olster, gjë që në perspektivë mund të çojë në bashkimin e të gjithë Irlandës (ose hyrjen e Olster-it në përbërje të Irlandës mbi baza federative). Me këtë rast Uellsin (duke pasur parasysh afërsinë etnike dhe mendore me Anglinë “kontinentale”) Londra me siguri do t’ia dalë mbanë ta ruajë.

Ndryshime të rëndësishme do të prekin gadishullin Iberik. Kriza në rritje ekonomike-financiare (papunësia në Spanjë tani është më e larta në BE) do të çojë në aktivizimin e proceseve të decentralizimit, në radhë të parë midis baskëve dhe katalanasve. Pikërisht këto dy etnose kanë lidhjet etnike më të vogla me kastilianët, prandaj probabiliteti i daljes si minimum i dy shteteve të reja – Vendet e Baskëve dhe Katalonjës, – është tejet i lartë. Është plotësisht e sigurt që rajonet e tjera Madridi të jetë në gjendje t’i mbajë, ndonëse nga pikëpamja e bashkëjetesës politike Spanjës do t’i duhet të kalojë në organizim federativ, ndoshta, edhe konfederativ.

Ndryshime edhe të mëdha në të ardhmen e afërt presin Francën. Vendi po pëson ndryshime kolosale multikulturore dhe social-politike, të cilat në të ardhmen mund të dobësojnë dukshëm pushtetin qendror. Në thelb, sot dihet tashmë se etnosi francez nuk mund të tresë dhe asimilojë popullsinë me ngjyrë të ish-kolonive të veta. Në proceset e sotme migruese dhe demografike, shumica e bardhë franceze në vitin 2035 do të ndikojë në rezervatet territoriale në territorin e vet. Prandaj, një nga variantet e zgjidhjes së problemit etnik është “prerja” e një pjese të territorit më të populluar me etnoset e ardhura (me dërgimin e mëpasshëm atje të popullsisë me ngjyrë). Në ditët e sotme, në mënyrë organike ky territor formohet rreth Marsejë – Piemontit dhe pjesës së Burgundisë jugore. Prandaj, ka gjasa që pikërisht atje në vitin 2035 të shfaqet një shtet arab islam. Përveç kësaj, me dobësimin e pushtetit qendror, mund të hamendësohet se një pjesë e Akuitanisë do t’u kalojët baskëve, kurse popullsia e Lorenës a Lotaringjisë (me qendër në Strasburg) mbi baza federative do të hyjë në përbërje të Gjermanisë. Në këtë situatë, është plotësisht e sigurt që pavarësinë do të mund ta arrijnë edhe korsikanët – shqetësimi shekullor separatist i Francës.

Me Beneluksin gjithçka është mjaft e thjeshtë. Flamandët dhe valonët gjithsesi do të ndahen më vete, deri tani problemi ka mbetur vetëm në kryeqytetin e Belgjikës – Brukselin, i cili duke qenë flamand nga popullsia, ndërkaq ndodhet në territorin valon. Në çdo rast, “likuidimi” ka të ngjarë të ndodhë në mënyrë paqësore, kurse flamandët do të hyjnë në një bashkim (minimumi, ekonomik) me Holandën.

Evropa qendrore

Sipas burimeve të analizuara, këtu ndryshimet do të jenë jo më të pakta . Është i madh probabiliteti që gjithsesi të shembet Italia unike (kufiri do të kalojë nëpër skajin jugor të Toskanës dhe Emilia-Romanjës). Në këtë rast, nismëtare e ndarjes do të jetë, Italia e veriut, e cila do të krijojë një federatë si të Gjermanisë apo Zvicrës. Italia e jugut që është më e dobët, me siguri humbet Sardenjën dhe Sicilinë, të cilat gjithashtu do të shpallin pavarësinë e tyre. Megjithatë, italianët do të ruajnë marrëdhënie më të ngushta, dhe pavarësia e të gjitha rajoneve do të jetë më formale dhe e bazuar në shpërndarjen e “tortës” së buxhetit.

Ndryshime thelbësore duhet të ndodhin edhe në Ballkan. Me forcimin e faktorit islamik (sidomos në Francë), ka të ngjarë që në Evropë të lindë lobi për likuidimin e organizimit shtetëror të Bosnjë-Hercegovinës. Territori i vendit mund të ndahet midis Serbisë dhe Kroacisë (etem atëherë kur Beogradi dhe Zagrebi prapëseprapë do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët). Si një kompromis për Ankaranë, do të ndodhë bashkimi politik i Shqipërisë, e cila përveç bashkimit me Kosovën mund të marrë rajonet perëndimore të Maqedonisë (duke pasur parasysh faktin se është 30 të popullsisë së vendit e përbëjnë shqiptarët etnikë, kjo gjë është më se e sigurt). [Analistë amerikanë dhe turq nuk përjashtojnë mundësinë që pas vitit 2035 edhe territoret e banuara nga shqiptarët etnikë çamë përreth Janinës deri në Prevezë në Greqi t’i bashkohen Shqipërisë – “Investigim”]

Kufijtë e saj gjeografikë mund t’i zgjerojë në shkallë të konsiderueshme Hungaria, e cila në një konjukturë të favorshme politike, mund të rimarrë pjesën rumune të Transilvanisë dhe gjithashtu Banat-in e Veriut (territor i Vojvodinës së sotme brenda territorit të Serbisë).

Ngjarje edhe më të trishtuara (natyrisht, në ndarjet e pafavorshme politike-konjukturore) mund të prekin Poloninë. Vendi mund të humbasë zonat etnike gjermane – Pomeraninë dhe Silezinë, me kushtin e marrëveshjeve ndërmjet Moskës dhe Berlinit – edhe rajonet e saj verilindore (Rusia në këtë rast mund t’u japë gjithashtu gjermanëve distriktin e Kaliningradit).

Ukrainës Perëndimore nga Polonia mund t’i shkojë një pjesë e territorit të njësive administrative të Karpateve dhe Lublinit të sotëm. Në këtë mënyrë do të minohej uniteti ideor midis Lvivit (i cili në vitin 2035 mund të bëhet kryeqyteti i Galiçinës) dhe Varshavës.

Nga rajonet e tjera perëndimore të Ukrainës së sotme, pavarësinë mund të fitojnë rutenianët, ndërkaq njësia administrative e Çernovicit, si kompromis ka gjasa të të jetë në përbërje të Rumanisë.

Evropa lindore

Fillojmë me pjesën e saj veriore. Sipas parashikimeve, ndryshimet territoriale nuk duhet të prekin Skandinavinë (madje çështja e përkatësisë së ishujve Åland me popullsi mbizotëruese suedeze ka treguar historikisht se Evropa protestante di t’i zgjidhë praktikisht të gjitha divergjencat). Por ndryshime mund të ndodhin në Pribaltik. Me dobësimin e unitetit evropian, si dhe me forcimin e Gjermanisë gjithashtu, një pjesë e territoreve me popullsi dominuese ruse (rajoni Narva në Estoni, Letonia lindore me qendër në Daugavpils) mund t’i kalojnë Rusisë. Në këtë plan ka rëndësi fakti që Lituania s’bën gjë tjetër vetëm sa siguron ekzistencën, duke humbur kufirin e përbashkët me Federatën Ruse.

Bjellorusia përgjithësisht nuk do të jetë më. Ajo praktikisht dhe tani nuk ekziston, kurse në vitin 2035, kjo provincë etnike mund të jetë në përbërje të Rusisë, ashtu si provincat e Uralit ose Povolzhjes. Ndryshime të rëndësishme mund të ndodhin edhe me Ukrainën. Me ndarjen e mëtejshme politike të vendit, nga Kiev mund të shkëputen Donbasi, Ukraina jugore dhe Krimeja. Për më tepër, pozicioni me dy gjysma në Ukrainën qendrore mund të çojë në atë që uniteti i sotëm politik midis Lvivit dhe Kievit mund të shkatërrohet, dhe vendi të kthehet drejt kufijve orientues të mesit të shekullit të 17-të. Me humbjen e Transilvanisë, Rumania mund të marrë jo vetëm Moldavinë (pa Transnistrian ose ndryshe, Pridnjestrovjen e cila do t’i kalojë Federatës Ruse), por dhe pjesa jugore e rajonit të Odesës.

Ndryshime të mëdha do të prekin edhe Kaukazin (ndoshta, rajoni më pak i parashikueshëm). Është e vështirë që Rusia do të jetë në gjendje të mbajë republikat e e Kaukazit verior (në radhë të parë, kjo ka të bëjë me Dagestanin, Çeçeninë dhe Ingushetinë). Një numër nismash aktuale të Kremlinit, për shembull, nënat asistenca sociale që jepet për nënat vetëm në rajonet me lindshmëri të ulët (d.m.th.., jo-myslimane) ose refuzimi i buxhetimit drejtpërdrejtë të Çeçenisë – gjithmonë e më shumë do të çojë drejt asaj që “lamtumira” me republikat do të jetë e pashmangshme. Çështja shtrohet vetëm se në ç’ formë dhe me nismën e kujt. Në vitet 1990 procesi kaloi nga poshtë dhe pikërisht nga Kaukazi. Tani ndarja mund të ndodhë “stalinçe”, me shkëputjen e rajoneve malore më të populluara, me këtë rast, jo sipas kufijve ekzistues administrativë, por, për shembull, përgjatë lumit Terek.

Në Kaukaz, Abhazia (duke pasur parasysh popullsinë e saj të vogël) mund të hyjë administrativisht në përbërje të qarkut të Krasnodarit, të vetë Gjeorgjisë (me kusht që atje të vendoset një regjimi kukull) si kompromis do t’i kthehet Osetia e Jugut. Zgjidhja e çështjes së Karabah-ut mundur është e mundur vetëm me vendosjen e një kufiri të përbashkët midis Rusisë dhe Armenisë. Midis planeve të ndryshme është hasur, , për shembull, varianti i krijimit të një “korridori transporti”. Megjithatë, në këtë rast, vetë Gjeorgjisë do t’i duhet të ndahet në Gjeorgji Lindore dhe Perëndimore (duke ndarë, minimumi, Kahetinë nga Tbilisi). Në këtë rast duhet marrë parasysh edhe faktori turk. Në rast të një dorëzimi politik të Karabahut, Ankaraja do të kërkonte preferenca të përcaktuara. Këto mund të jenë lëshime territoriale si në Siri (por kjo saktësisht nuk është Evropa), ashtu dhe në Bullgari, ku përqindja e popullsisë turke është e konsiderueshme.

Përfundim

Nuk duhen marrë shumë seriozisht këto ndryshime territoriale. Edhe një herë, ato mund të jenë të mundura vetëm me ndërthurjen e një numri të madh faktorësh – dhe në radhë të parë, të mungesës së stabilitetit social-politik në kontinentin evropian Megjithatë, gjasa që në vitin 2035, harta politike e Evropës do t’i afrohet modelit të mësipërm, ekziston. Dhe kjo duhet, minimumi, të bëhet e njohur.




Agjencia Amerikane e Inteligjencës, CIA ka publikuar një raport për vendet e Ballkanit. 



Në të theksohen problemet më të mprehta që kanë shtetet me njëra-tjetrën. CIA vlerëson se problem i madh mbetet fakti se Maqedonia ende e ka të pazgjidhur emrin me Greqinë dhe se Serbia ka ende probleme me Kosovën.


“Kosova dhe Maqedonia e kanë përfunduar demarkacionin e kufirit të tyre në shtator 2008; Greqia vazhdon të refuzojë pranimin e emrit Maqedoni ose Republika e Maqedonisë”, thuhet në librin e fakteve të publikuar nga CIA.

Për Serbinë, problem nënvizohet Kosova dhe pjesa e kufirit me Bosnje dhe Herzegovinën përgjatë lumit Drina. Ndërkaq, rezulton të ketë probleme edhe Greqia. Ky shtet ende nuk e njeh emrin e Maqedonisë, si dhe ka kontestime lidhur me kufirin me Turqinë.


Zbulohet plani i CIA-s dhe gjermanëve për ndarjen e Jugosllavisë dhe trojeve shqiptare


Zbulohet dokumenti i fshehtë i CIA-s dhe i shërbimit sekret gjerman, ku flet për rindarjen e tokave të Jugosllavisë dhe trojeve shqiptare në rajon.

Dokumenti i fshehtë i CIA-s i cilësuar “CONFIDENTIAL”, që është hartuar në Mynih në vitin 1977 ndërmjet agjentëve të agjencive CIA-s amerikane dhe BND-së gjermane parashikonte ndarjen e Jugosllavisë në dy blloqe: bllokun që do të kalonte në influencën gjermane dhe bllokun që do të kalonte nën influencën e SHBA-së.

Dhe po ta shohësh situatën aktuale, del e qartë se gjithçka ka ecur sipas atij plani.

Dokumenti që u botua edhe nga gazeta britanike Telegraf tregon se marrëveshja e CIA-s amerikane dhe Shërbimit Federal i Inteligjencës, BND të Gjermanisë e ndan Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë në tre “koloni”, d.m.th sferat e interesit. Një model i ngjashëm i ndarjes u bë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas këtij dokumenti, fuqitë e mëdha do të ndanin Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë në këtë mënyrë: Sllovenia, Kroacia kontinentale, Istria, si dhe Bosnja dhe Hercegovina perëndimore dhe veriore do të bëheshin pjesë e influencës gjermane; Jugu i Kroacisë, Dalmacisë, Malit të Zi, Kosovës, pjesë e rajonit të Rashkës; jugu i Serbisë(Lugina e Preshevës) dhe Maqedonia do t’i takonte Shteteve të Bashkuara dhe do të ishte zona e influencës së saj; Vojvodina pa Banat jugore do t’i përkiste Hungarisë dhe do të ishte nën pushtetin e saj.

Serbia e pavarur do të merrte territorin që ka praktikisht sot, domethënë Serbinë qendrore pa Serbinë jugore dhe një pjesë të Vojvodinës rreth Pançevës dhe Vrçeskut.

CIA kishte plan shpërbërjen e Jugosllavisë që në fillim të viteve 1970, pra 10 vjet para vdekjes së udhëheqësit të fuqishëm të RSFJ – Josip Broz Tito.

CIA që prej vitit të kaluar ka hapur për publikun disa nga dokumentet e vjetra dhe sot shumë plane dhe skenare janë të hapura për publikun por edhe për analizën e historianëve, gazetarëve etj.

Raporti intrigues i sulmit të Luftës së Ftohtë flet për forcimin e decentralizimit në Jugosllavinë e Titos dhe parashikon që “stabiliteti në epokën post-sovjetike nuk është i sigurt”.

Jemi 3 vjet pas miratimit të Kushtetutës së Jugosllavisë ku Kosova u shpall Krahinë Autonome dhe 3 vjet përpara demostratave të vitit 1981 ku nisi lëvizja “Kosova Republikë”.

Realisht, hartat e RSFJ-së kanë qarkulluar nga shërbimet sekrete që nga viti 1981, pas vdekjes së Titos, sepse CIA e dinte që në vitin 1970 se Jugosllavia do të shembet. Ndarja e Jugosllavisë në sfera të interesit tashmë është bërë një fakt i kryer.

Ndarja e Jugosllavisë në Luftën e Dytë Botërore (1941) u krye nga forcat pushtuese gjermane, italiane, bullgare dhe hungareze. Në përputhje me politikën e forcave të Boshtit, Jugosllavia u likuidua si shtet.

Gjermanët e italianët, formuan tre protektorate shtetërore: Shtetin e Pavarur të Kroacisë, Serbisë së Nedicit dhe Shtetit të Pavarur të Malit të Zi, në të cilin popujt jugosllavë mbajtën një formë kuazi-shtetësie në rendin e ri të Hitlerit, ndërsa pjesët periferike të Jugosllavisë thjesht u aneksuan nga shtetet fqinje: Gjermania, Italia, Hungaria, Bullgaria dhe Shqipëria (e cila në vetvete ishte pjesë e Perandorisë së Vittorio Emanuelle III.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini, Churchilli dhe Ruszvelti e ndanë Jugosllavinë 50% me 50%. Pra veriu i takonte perëndimit dhe jugu Bashkimit Sovjetik.

Por Stalini nuk e lejoi Titon që ta kthente Shqipërinë një protektorat serb, çka e tregoi në letrën e Politbyrosë së vitit 1947, e cila shpëtoi Enver Hoxhën nga puçi që kishin përgatitur Koçi Xoxe me njerëzit pro-jugosllavë.

Dalja e këtyre dokumenteve hedh dritë për një plan, i cili duket që ka pasur referencat e saj në terrenin konkret dhe asgjë nuk ka qenë rastësi; pra që nga grupet guerile, deri tek lëvizja politike në Kosovë e udhëhequr nga i ndjeri Ibrahim Rugova.

Historianëve u takon që të bëjnë qëmtimin e ftohtë dhe të paanshëm të këtyre fakteve për të analizuar sa më qartë dhe mirë zhvillimet e atyre viteve.

Pa pasur nevojë që dikush të marrë merita që nuk i ka pasur apo të shpikim tradhëtarë.

Arkivat janë hapur tashmë; cdo ditë dalin thagma që zbulojnë gjithçka.


Historia 

Në faqen zyrtare të CIA-s theksohet se serbët erdhën rreth shekullit të shtatë në gadishullin e Ballkanit. Por deri në shekullin e 13-të, serbët ende nuk ishin grumbulluar rreth një mbretërie të fortë. Beteja e Fushë-Kosovës u solli humbjen serbëve, por aty nis dhe bashkimi i tyre nën një mbretëri. Shkëputja e Kosovës nga serbët dhe vendosja e strukturave shtetërore serbe, sipas të dhënave të CIA-s, është bërë në shekullin e 19-të, pas Luftës së Parë Ballkanike dhe pas Luftës së Parë Botërore. Në këtë shekull, sipas faqes zyrtare të CIA-s, shqiptarët e Kosovës u zëvendësuan me serbët dhe këta të fundit u bënë dominues në të gjithë territorin. Ndërkohë që gjatë Luftës së Parë Ballkanike në 1913-n, sipas raportit, serbët kërkuan shtrirjen e mbretërisë së tyre në gjithë krahinën që më parë cilësohej si pjesë e Perandorinë Osmane, duke përfshirë dhe Shqipërinë e sotme. Ndërsa pas vitit 1945, serbët e përfshinë Kosovën në Federatën Jugosllave, duke i njohur disa të drejta që ishin afër autonomisë. "Për katër dekada shqiptarët e Kosovës kërkuan një autonomi të zgjeruar nga Jugosllavia, deri sa më 1980, pas përbuzjeve të kërkesave të tyre, bënë thirrje për një pavarësi të plotë nga Jugosllavia", thuhet në faqen zyrtare të Shërbimit Sekret Amerikan.

Lufta 

Në ato pak radhë për historinë e Kosovës përshkruhet dhe nisja e luftës për pavarësi, krijimi i UÇK-së, lëvizja e pacifiste e Ibrahim Rugovës dhe sulmi i Sllobodan Milosheviçit mbi Kosovën. Sipas CIA-s, nacionalizmi serb sulmoi Kosovën pas ankimit që serbët bënë te Milosheviçi për keqtrajtimin që u bëhej nga kosovarët. Lideri që mori përsipër që të mos e lejonte shkëputjen e Kosovës, duke e marrë masa represive në arsyen se serbët e etnikë po dhunoheshin. Sipas raportit të CIA-s, në 1989-n Milosheviç ndryshoi kornizën kushtetuese për Kosovën dhe autorizoi ndërtimin e planeve për mposhtjen e rezistencës kosovare. Më 1998, pasi komuniteti ndërkombëtar nuk arriti ta bindë Milosheviçin t'u jepte fund masakrave dhe dhunës ndaj shqiptarëve të Kosovës, ndërhyri me anë të armëve deri në mundjen e Serbisë dhe largimin e ushtrisë nga Kosova.

Shpjegimi i flamurit 

Flamuri i shtetit më të ri në botë ishte një ide e ndërkombëtarëve. Ja si shpjegohen simbolet e tij në saitin zyrtar të CIA-s. Fusha blu e gjithë flamurit, në mes harta gjeografike e Kosovës me ngjyrë të verdhë dhe pesë yje që tregojnë të gjashtë grupet më të mëdha etnike që jetojnë në Kosovë, shqiptarët, serbët, boshnjakët, goranët, romët, turqit.

Serbët 

Shërbimi Inteligjent Amerikan konfirmon tezën e Akademisë Shqiptare të Shkencave. Serbët erdhën në territoret e Kosovës në shekullin e shtatë pas lindjes së Krishtit. Bashkim i serbëve dhe fillimi i dominimit të tyre në rajon nis me betejën e Fushë-Kosovës, më 1389, ku serbët u grumbulluan në një mbretëri të vetme dhe filluan të synonin më shumë vende në rajon.

Pushtimi 

Shekulli i 19-të solli dhe dominimin e serbëve ndaj kosovarëve. Sipas të dhënave të CIA-s në këtë shekull, serbët arritën të imponoheshin mbi shqiptarët e Kosovës, duke shfrytëzuar mungesën e një shteti dhe luftërat që u zhvilluan në Ballkan dhe Lufta e Parë Botërore, ku kërkuan që të shtriheshin deri në kufijtë e Epirit.

Jugosllavia 

Në raportin e parë zyrtar të Shërbimit Inteligjent Amerikan, theksohet se pas Luftës së Dytë Botërore, Kosova u njoh si provincë autonome e Jugosllavisë, nën juridiksionin e Serbisë brenda federatës, por me të drejta të kufizuara. Më pas korniza kushtetuese e Kosovës ndryshoi, duke ua pakësuar të drejtat në raporte me shtetet e tjera të federatës.

Zgjimi 

Sipas raportit të CIA-s, për katër dekada pas Luftës së Dytë Botërore, kosovarët u përpoqën të merrnin autonominë nga Federata Jugosllave. Ndërkohë që kërkesat për Pavarësi, sipas CIA-s, bëhen zyrtare në vitet 1980. Ndërkohë që serbët nuk ishin dakord me një shkëputje të Kosovës dhe nacionalistët u përpoqën ta kthenin Kosovën në qendër të qytetërimit sllav.

Lufta 

Sipas raportit të CIA-s, në 1990-n shqiptarët e Kosovës të lodhur nga pasivitetit i politikës së Ibrahim Rugovës nisën rezistencën, për të shpërthyer në një konflikt të armatosur në vitin 1995. Në këtë vit del për herë të parë në skenë dhe Ushtria për Çlirimin Kosovës, e cila ishte një përgjigje ndaj represionit që po ushtronin nacionalistët serbë në gjithë rajonin e Kosovës.

NATO

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, sipas raportit të CIA-s, u bë kur faktori ndërkombëtar u lodh me politikën e paqes ndaj Milosheviçit. Pas Marrëveshjes së Rambujesë, serbët refuzuan të njihnin të drejtat e shqiptarëve. Më pas, për tre muaj NATO bombardoi ushtrinë serbe, duke e detyruar të tërhiqet nga Kosova dhe u vendos administrimi i saj nga Kombet e Bashkuara.

Pavarësia 

Më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia. Sipas raportit të CIA-s, gjatë viteve 1999-2008 administrata e Kosovës nën drejtimin dhe kornizat ligjore të Kombeve të Bashkuara tregoi se respektonte të drejtat e njeriut dhe minoritetet që jetojnë në atë territor. Ndërkohë që aktualisht korniza e saj ligjore është sipas standardeve ndërkombëtare.

Republikë

Sistemi i qeverisjes së Kosovës është ai i demokracisë parlamentare. Parlamenti ka 120 vende dhe ato janë të ndarë në bazë të minoriteve që ka Kosova. 100 vende në Parlament janë për shqiptarët, 10 vende janë nga minoriteti serb dhe 10 vende për minoritetet e tjera. Në këtë mënyrë Kosova respekton të drejtat e minoritetit sipas kritereve ndërkombëtare.

Republika e Kosovës nën "sytë" e CIA-s

Në faqen zyrtare të internetit të shërbimit sekret më të fuqishëm në botë janë shtuar dhe të dhënat për shtetin më të ri. Qendra e CIA-s ka hedhur së fundi gjithë informacionin që disponon për shtetin e Kosovës. Një informacion që jo vetëm njeh shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan, por shërben dhe si pikë referimi për të gjitha agjencitë ndërkombëtare. Të gjitha të dhënat janë klasifikuar sipas informacioneve më të sakta, duke nisur nga historia e vendit, të dhënat gjeografike, popullsia, etnitë që banojnë, ekonomia, burimet natyrore, besimet fetare, përdorimi i gjuhëve zyrtare e deri te niveli i arsimit dhe kushtet sociale të Kosovës.

Popullsia

Tashmë jo vetëm ne, por edhe CIA thekson se popullsia e Kosovës është autoktone shqiptare. Sipas të dhënave të kësaj agjencie, 88 për qind e popullsisë së Kosovës janë shqiptarë dhe vetëm 7 për qind janë serbë. Ndërsa pakicat e tjera përbëjnë vetëm 5 për qind. Emri zyrtar i njësisë administrative të Kosovës pothuajse gjatë gjithë periudhës së Titos ka qenë "Kosova dhe Metohia", shpesh e shkurtuar në një fjalë të vetme si "Kosmet". Ndërsa tani Kosova në arenën ndërkombëtare njihet me emrin Republic of Kosovo, kurse në gjuhën shqipe Republika e Kosovës ose shkurt Kosova. Sipas CIA-s, 2 126 708 banorë është numri i popullsisë së Republikës së Kosovës. Kurse prodhimi i brendshëm bruto (GDB) është 4 miliardë dollarë. Por, sipas CIA-s, rreth 43 për qind e popullsisë së Kosovës është e papunë dhe 37 % e kosovarëve janë të varfër.

Pozita e Kosovës

Vija kufitare me Shqipërinë, në tërësinë e saj ndan shqiptarët me shqiptarët. E gjithë vija kufitare e Kosovës është 700.7 km. Vendet kufitare janë: Shqipëria 111.8 km, Maqedonia 158.7 km, Mali i Zi 78.6 km dhe Serbia 351.6 km. Ndonëse e rrethuar nga male deri 2000 m lartësi, Kosova ka dalje rrugore për në gjithë Ballkanin. Kosova ka 1,925 km rrugë automobilistike dhe ka 430 km hekurudha.

Gjeografia

Gjeografia dhe gjeologjia na japin arsye thelbësore për të kuptuar rëndësinë historike dhe vazhdimësinë e Kosovës veçanërisht për gjysmën lindore të saj. Ajo përmban përqendrim të madh të mineraleve sa e gjithë Evropa Jug-Lindore. CIA vlerëson se pasuritë më të mëdha natyrore të Kosovës janë nikeli, plumbi, zinku, magnezi, kromi dhe shumë minerale të tjera.

Burimet

Kosova përcaktohet si një shtet me burime natyrore mjaft të pasura. Burimet kryesore janë: Nikeli, plumbi, zinku, magnezi, kromi, etj. Prej vitit '90 burimet nuk janë shfrytëzuar

Grupet etnike

Kosova ka një popullsi autoktone shqiptare dhe shumicën e të cilës e përbëjnë po shqiptarët. Pasi 88 % e popullsisë është shqiptare, vetëm 7% serbe dhe pakicat e tjera janë 5 %

Gjuhët


Kosova ka dy gjuhë zyrtare, të cilat janë gjuha shqipe dhe ajo serbe. Gjuhët e tjera jozyrtare janë boshnjake, turqishtja dhe ajo rome.

Serbia do të ketë më pak se 5,5 milionë.



CIA tregon sa banorë më shumë do të ketë Kosova e sa më pak Serbia në vitin 2050

Kjo do të thotë se do të zhduket një qytet i tërë me madhësi sa Beogradi, më shumë se dy milionë banorë, ndërsa, shprehur me numra të tjerë, Serbia do të ketë më pak se 5,5 milionë.


Po sipas këtyre parashikimeve, Kosova në atë vit do të ketë 17 për qind më shumë banorë.

Këto shifra i ka publikuar sot gazeta blic online e Beogradit duke u bazuar informata e CIA-s

Prapa Serbisë, me numër të vogël të popullatës janë vetëm edhe tri vende Letonia (35,8 për qind, Lituania (37,6) dhe Moldavia (44,1).

Zvogëlime të popullatës do të ketë edhe në Bullgari, 21,9 për qind, Hungari (12,6 , Greqia (10), B e H (8,2), Rumani (8,2), Mal të Zi (7,9), Kroaci (7,7) dhe Maqedonia (4,4).

Në atë vit edhe në Gjermani do të ketë 12,8 më pak banorë. Do të zvogëlohen po ashtu edhe Finlanda, Danimarka, Portugalia, Çekia, Polonia, Sllovenia...

“I vetmi vend në Ballkani që gjatë 30 vjetëve të ardhshëm do të ketë rritje të popullatës, është Kosova,e cila do të ketë 17 për qind më shumë banorë se sa që ka tani.

“Rekorder” në shtimin banorëve do të jetë Luksemburgu që do të ketë 48,3 për qind më shumë banorë se tani .

Në top listën e pesë vendeve që do të kenë më shumë banorë. janë edhe Irlanda, Islanda, Suedia dhe Norvegjia.

Numri i banorëve, sipas këtij projeksioni, do të rritet edhe në Spanjë, Zvicër, Belgjikë, Britani, Francë, Austri, Itali...

*****

 Libri Botëror i Fakteve apo “The World Fact Book”.



Sipas Central Intellegence Agency (CIA), Kosova është vendi i dytë me normën më të lartë të papunësisë tek të rinjtë në botë, pas Bosnje dhe Hercegovinës.


Në fillim të këtij muaji, CIA publikoi informacione rreth vendeve të botës, të njohura si Libri Botëror i Fakteve apo “The World Fact Book”.

Kësaj liste i prijnë katër shtete të Ballkanit, Bosnja dhe Hercegovina e listuar e para, Kosova e dyta, dhe më pas Greqia dhe Maqedonia.

Ky libër ka të bëjë me informacionin që i shërben përdorimit zyrtar të autoriteteve amerikane, që ofron një pasqyrë të qartë të demografisë, gjeografisë, komunikimit, organeve shtetërore, ekonomisë dhe strukturave ushtarake të vendeve të botës.

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara trajtuan veçanërisht problemin e papunësisë me fokus tek të rinjtë, dhe Kosova prin në top pesëshen e krye listës së 134 vendeve, dhe është e ranglistuar shumë më përpara se shtetet e tilla si Jemeni, Algjeria dhe Etiopia.

Sipas CIA-s, papunësia e të rinjve në Bosnje dhe Hercegovinës, arrin një 62.8 për qind.

Menjëherë pas Bosnje dhe Hercegovinës në vendin e dytë është vjen Kosova dhe pastaj Greqia me 55.3 për qind, Maqedonia me 53.9 (51.1 për qind), Guajana (46, 1 për qind), Kroacia (43.1 për qind) dhe Tunizia (42.3 për qind)


****
Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia e Turqia ishin në prag të luftës për shqiptarët e Maqedonisë

Central Intelligence Agency (CIA) ka publikuar me miliona dokumente të klasifikuara që shkruajnë informacione sekrete për të gjithë shtetet e botës dhe një ndër ta është edhe Maqedonia me ‘’problemin’’ e shqiptarëve në vitin 1994 për të cilin CIA kishte shkruar se është në pikë të vlimit në mes shteteve të Ballkanit.

Telegrafi ju sjell dokumentin e radhës nga CIA që daton nga viti 1994 ku zyrtarë të CIA-s në Ballkani kishin paralajmëruar bazën në SHBA për një konflikt të mundshëm në Ballkan për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

Më herët publikuam tema tjera që kanë të bëjnë me dokumentet zyrtare të CIA-s për ish-Jugosllavinë dhe Maqedoninë.

-Plani i Rusisë për të krijuar një shtet maqedono-shqiptarë në Ballkan që pastaj do të bashkangjitej me Shqipërinë. Këtë plan Rusia e kishte bërë, duke e marrë parasysh edhe dobësinë e federatën e Jugosllavisë.


-Strategjia e Serbisë që e kishte angazhuar ‘’Brigadën e 125 të këmbësorëve në Kërçovë” për të izoluar vendin e pasur me minerale të çmuara në Osllomej afër Kërçovës.

Bëhej fjalë për 100 milion tonë minerale të çmuara që atëherë janë gjetur në minierën e Osllomejt në Kërçovë.

-Telegrafi Maqedoni shkroi edhe për interesimin që CIA-s e kishte për partitë shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë në kohën kur u votuan flamuri dhe himni i Maqedonisë në vitin 1994.

‘’Është një déjà vu për rajonin e Ballkanit! Shërbimet sekrete nuk e kuptojnë seriozitetin e situatës ku është shumë afër të vlimit të situatës në Maqedoni kur është në pyetja ‘’Çështja shqiptare’’. Në këtë mes mund të përzihen edhe shtetet fqinje ku nuk është vetëm Tirana zyrtare por edhe Athina, Sofja, Beogradi dhe Prishtina. Në të njejtën valle do të futej edhe Ankara zyrtare.’’ shkruan në raportin ku CIA shfaq shqetësimin për Ballkanin. Ky dokument daton që nga data 10 korrik, 1994.

CIA: Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia e Turqia ishin në prag të luftës për shqiptarët e Maqedonisë (Dokument)

SHBA-të, sipas dokumenteve të CIA-s, atëherë i kishin ofruar Maqedonisë para për të qetësuar gjendjen sociale në vend dhe me kjo do të ndikonte që të qetësohen emocionet e shqiptarëve dhe maqedonasve.

Vlerësimi më i saktë sipas CIA-s, gjendja ekonomike në vend ka ndikuar në sjelljen e kësaj gjendje në Maqedoni.


Politikanët e Maqedonisë ju kishin thënë atëherë zyrtarëve të CIA-s se një embargo nga ana e Sërbisë për Maqedoninë dhe për vendet e rajonit atëherë do të përkeqësonin gjendjen




Agjenti i CIA-së: Kosova është marrë nga Amerika për shkak të mineraleve dhe burimeve natyrore


Robert Baer, është një ish-oficer i CIA-s, i cili ka shkruar shumë libra që zbuluan sekretet e CIA-s dhe administratës së Bill Clinton dhe George W. Bush.

Ai është arrestuar disa herë. Mitt Waspurh, mikui tij i ngushtë që punoi në Senat dhe i dha atij informacione u vra me armë. Si një operativ i lartë i CIA-s, Baer punoi në Jugosllavi gjatë periudhës 1991-1994 dhe në Lindjen e Mesme.

Ai ka marrë pjesë në disa dokumentarë të National Geographic, duke akuzuar administratën e Bushit se po luftoi për naftë.

Image result for ndarja e kosoves sipas zonave ushtarake te natos

Në një intervistë të realizuar në Kanada, ai flet për prapaskenat e luftës në Jugosllavi. Baer rrëfen për vizitën e parë në Jugosllavi dhe detyrën me të cilën në këtë rast ishte i ngarkuar.

“Kam ardhur me helikopter, bashkë me 3 agjentë, më 12 janar 1991 kemi zbritur në Sarajevë. Qëllimi ynë ishte që të jemi të kujdesshëm ndaj pretendimeve të terroristëve serbë, të cilët dyshohej se do ta sulmojnë Sarajevën”,- rrëfen ai.

“Kemi pasur informacione se grupi me emrin “Vrhovna Srbija” planifikonte sulme bombarduese në ndërtesën kryesore në Sarajevë për shkak të dëshirës që Bosna të dalë nga Jugosllavia e atëhershme. Për mua operacioni përfundoi pas 2 javëve, kur mora një detyrë të re në Slloveni”,- thotë Baer.

Related image

Ai shtoi se në Slloveni, e cila ishte e gatshme për pavarësi, ekipi i tij mori disa milion dollarë për të financuar organizatat joqeveritare, partitë opozitare dhe politikanët që nxisin urrejtje.

“Qëllimi i propagandës ishte për të shkatërruar Jugosllavinë”,- ka thënë Baer.
Ai vuri në dukje se ata që shkaktuan luftën e sotme janë pronarët e kompanive që sot shfrytëzojnë burimet natyrore dhe të tjera të ish-Jugosllavisë.



I pyetur se pse u shpërbë Jugosllavia dhe çfarë kishte ndërmend qeveria amerikane të bënte, ai u përgjigj: “Gjithçka është e qartë, njerëzit që dikur kanë hyrë në luftë dhe pastaj flisnin për paqe janë pronarët e kompanive që shfrytëzojnë burimet minerale!
Thjesht ju kanë bërë robër, njerëzit tuaj punojnë për asgjë, sepse tërë prodhimi shkon në Gjermani dhe Amerikë, ata fitojnë! Dhe ju në fund duhet të blini dhe të importoni atë që e keni bërë vetë, pasi nuk keni të holla, duhet të debitoni, kjo është historia me tërë Ballkanin!”.

Nuk keni qenë aktiv në Kosovë, si agjent i CIA-s, por a ka pasur presion nga Amerika?
“Si jo? Kosova është marrë nga Amerika për dy arsye, së pari për shkak të mineraleve dhe burimeve natyrore dhe së dyti, Kosova është një bazë ushtarake e NATO-s! Në zemër të Evropës është baza e tyre më e madhe ushtarake”,- rrëfen ai.


Ish-zëvendësshefi i CIA-s Steven Meyer : Kosova dhe Maqedonia mund t’i bashkohen Shqipërisë

Ish-zëvendësshefi i CIA-s Steven Meyer konsideron se Republika Sërpska edhe më tej do të ekzistojë, ndërsa shpreh bindjen se ekzistojnë shanse të mëdha për ndryshim të kufijve në Ballkan, transmeton agjencia “Tanjug”.

Mejer në intervistën për “Veçernje novosti” të Beogradit ka thënë se “do të ndryshohen kufijtë e Kosovës, Bosnjë e Hervegovinës dhe Maqedonisë”.

harta-ballkan_1465733925-7418869

“Vend më i rrezikshëm në Ballkan për momentin është Maqedonia, jo vetëm shkaku i problemit mes maqedonasve e shqiptarëve dhe besimtarëve ortodoks maqedonas, por edhe për faktin që mes besimtarëve ortokodsë në Maqedoni ka shumë mospajtime”, konsideron Meyer, derisa parashikon vetëm mbijetesën e Republika Sërpskës, ndërsa pyetja është se në çfarë forme.


****

Steven Meyer, në një shkrim për gazetën serbe ‘Nedeljnik’ ka thënë se Kosova duhet të ndahet në vija etnike, sipas propozimit të ish-ministrit serb për “Kosovën dhe Metohinë”, Slobodan Samardzic.

Meyer, që ishte zëvendës shef i Task Forcës së CIA’s për Ballkanin në vitet e 90-ta, thotë se, së pari, qeveria serbe e Vucic’it duhet të tërhiqet nga dialogu i Brukselit, me arsyetimin se bisedimet nuk po prodhojnë efektin e dëshiruar. “Qeveria e Vucic ka treguar kurajo kur injoroi kërkesat e BE’së dhe SHBA’së për të vënë sanksione për Rusinë. Njejtë duhet vepruar edhe ndaj Kosovës”, shkruan ai.

Njëkohësisht, ai thotë se Serbia duhet të heqë dorë nga ideja e rikthimit të tërë Kosovës, pasi kjo tashmë është e pamundur.

Ndarja e Kosovës, sipas agjentit të CIA’s, do t’i jipte Serbisë kontroll të plotë të territorit në veri të lumit Ibër të Mitrovicës. Kjo sepse situata në atë pjesë është dëshpëruese, për shkak të papunësisë dhe varfërisë.

“Secili kosovar në veri që nuk dëshiron të jetojë nën sovranitetin serb, duhet të bartet në pjesën jugore, me anë të një misioni që do të mundësohej nga Kombet e Bashkuara. Kosovarëve që qëndrojnë duhet mundësuar jetë e sigurtë në veri të lumit Ibër”, shkruan tutje Meyer, duke thënë se e njejta mundësi duhet tu jipet edhe serbëve.

Ai shton se këto marrëveshje do të kërkonin negociata afatgjata për tu realizuar, porse nga to do të përfitonin të gjitha palët, duke kënaqur kështu edhe kërkesat e BE’së për normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore.



***


Në Ballkan, herët a vonë, do të ketë ndryshim të kufijve, tha i ish-zëvendësi i shefit i CIA-s Steven MeyerAi thotë se kufijntë e ri më shumë gjasa do të tërhiqen në Maqedoni, por edhe në Kosovë, raporton Gazeta Blic në Prishtinë. Meyerbeson se BE-ja nuk ka zgjidhje për Ballkanin, dhe se nuk është e interesuar në për Ballkanin por jo edhe Shtetet e Bashkuara të cilat sipas tij Ballkanin e kanë zonë interesi.Duke folur për Serbinë, Meyer tha se zgjedhja Aleksandar Vuçiqit për President të Serbisë ishte e pritshme.

“Ai është një politikan i zgjuar dhe efikas dhe do të bëjë një punë të besueshme. Populli serb është në kërkim për arritjet e mëdha, sidomos për reformat ekonomike”, ka thënë Meyer në një intervistë me “News” të Beogradit.Duke folur për situatën në rajon, ai thotë: “Bosnja dhe Hercegovina është sot më larg nga të qenit një vend i bashkuar se në të kaluarën. Çështja e Kosovës po bëhet gjithnjë e më serioze, dhe Maqedonia është në rënie serioze për muaj. Në të njëjtën kohë, BE-ja nuk ka përgjigje për pyetjet që pllakosin Ballkanin”, thotë Mejer për “News”. Meyer shtoi se çdo ndryshim i kufijve midis Shqipërisë dhe Maqedonisë mund të rrisë Shqipërinë e cila megjithatë tash për tash e e din se nuk do të ketë mbështetjen e SHBA.“Megjithatë, është e rëndësishme që të mbani në mend se Washingtoni nuk është tash për tash shumë i interesuar në Ballkan. Administrata Trump nuk do të reagojë sidomos nëse këto ndryshime ndodhin në mënyrë paqësore, të ngjashme me mënyrën se si, të themi, Mali i Zi erdhi deri tek pavarësia”, thotë ish udhëheqësi i CIA.Kur u pyet se si administrata amerikane ka reaguar në rast të formimit të “Ushtrisë së Kosovës, ai tha se qeveria e SHBA tash për tash nuk është në favor të formimit të Ushtrisë, por që kjo qasje mund të ndryshojë lehtë.“Administrata Trump ka qasje të vogël ekspertësh në lidhje me Ballkanin. Serbia duhet të jetë shumë e kujdesshme për të ndjekur ndryshimet në politikën amerikane,” thotë ai. Sipas tij, kjo ushtri, në qoftë se krijohet, do të shtojë një tjetër element që situata të jetë më e tensionuar.
(Autori është Akademik  dhe drejtor i Departamenti për mardhënie me medie në Akademinë e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane,New York,Prishtinë,Tiranë dhe Shkup)

Shkrimtari,libri ,botuesi dhe gazetari i kulturës


Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës



Lexuesit po i largohen gjithnjë e më shumë librit. Kështu po ndodh në  Shqipëri,Kosovë dhe Diasporë por si gjithmonë këtu në Kosovë “tërmeti” është më i fortë.

Aspekte të ndryshme për temën "Shkrimtari dhe mediet" trajtuan në kumtesat e tyre shkrimtarët dhe publicistët  Zeqir Bekolli, Bedri Halimi dhe Flori Bruqi, por për këtë temë folën edhe prof. dr. Shyqri Galica, Albina Idrizi, Sylejman Dërmaku, Adem Zaplluzha,Veli Veliu, Behram Hoti, Migena Arllati etj.

Përse kemi ardhur në këtë situatë?

Kjo pyetje u bë objekt i diskutimit gjatë Seksionit letrar të LSHK në Prishtinë (29.01.2019) , i një konference me temë “Shkrimtari dhe mediet", ku folën shkrimtarët Prof.dr. Shyqri Galica,Zeqir Bekolli,Bedri Halimi,Flori Bruqi,Migena Arllati, Sylejman Dermaku,Adem Zaplluzha,Veli Veliu,
Behram Hoti  etj.

Prej vitesh, botuesit kanë dhënë alarmin për uljen e lexueshmërisë. 

Ajo që spikaste në këtë takim  bën përshtypje te të gjithë, që pjesa më e madhe e botuesve promovojnë autorët e huaj dhe kjo është diçka normale për tregun ku gjithsecili kërkon të shkojë. Kohët e fundit libri është vënë re që më shumë komunikohet, por duhet gjetur një mënyrë se si libri dhe shkrimtari të shkojnë më shpejt pranë lexuesit.


Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës

Pjesë e këtij diskutimi ishte studiuesi ,gazetari dhe shkrimtari i mirënjohur Prof.Dr. Shyqri Galica i cili tregoi se, “në ditët e sotme duhet të diskutohet më shumë se si ta përfshijmë komunikimin digjital në komunikimin e letërsisë. 

Vazhdën e veprimtarive të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës po organizojmë debatin “Shkrimtari dhe mediet”, një temë gjithnjë aktuale dhe që është aq shumë e ndërlidhur me krijuesit, përkatësisht me shkrimtarin. 

Në të vërtetë, janë dimensione të ndryshme nga mund t’i qasesh kësaj problematike, që aktualisht në mesin tonë po e përfill pak e herë-herë fare rolin e shkrimtarit, pa të cilin faktikisht nuk do të mund të bënte kurrfarë jete vetë media. 

Është shkrimtari, pra, krijuesi ai që e ushqen mediumin edhe kur ka rol informues, edhe në rastin tjetër artistik-argëtues.

Pa dyshim raportet e tyre janë imediate dhe duhen parë gjithnjë në funksion të njëri-tjetrit, që në rrethanat tona nuk ndodh as në krijimtarinë letrare, as në paraqitjen e shkrimtarit në veprimtaritë publike. 

Duke injoruar sidomos këtë të dytën, del sikur në botën letrare nuk po ndodh gjë, shkrimtarët po heshtin, ndërsa mediet aktualizojnë dhe gjëra triviale që në fakt irritojnë lexuesin, dëgjuesin e shikuesin. 

Shkrimtari ka hapësirë të kufizuar, herë-herë dhe fare pa të, për t’i publikuar punimet e tij, kurse portreti i tij në pjesën dërrmuese mbetet anonim. Ndonjëherë paraqiten vepra të caktuara, ndonjë përurim rasti dhe shpesh krijuesi duhet të kënaqet vetëm me të. 

Për fat të keq, mediet sikur injorojnë punën me aq përkushtim dhe dimensionin që trajton letërsia, sepse ai është një spektër i jetës sonë, është bota jonë komplekse me ngritjet e rëniet, me sukseset dhe dështimet, me të mirat dhe aspiratat që reflektohen tejetej krijimtarisë letrare e publicistike.

Duke shpresuar se do të kemi rast të ndjekim disa anë të kësaj çështjeje shumëdimensionale në këtë debat, uroj që të japim ndihmesën tonë edhe ne të tjerët me diskutime që do të zhvillohen qoftë rreth kumtesave, qoftë për probleme që janë me interes për t’u biseduar.",theksoi Prof.Galica.

Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës

Sipas shkrimtarit Flori Bruqi  ,autor i një serie botimesh - një nga fenomenet e tranzicionit është që mediat sidomos pas vitit ’97 lanë shumë pak vend për letërsinë. 

Sipas tij “arsye të tjera përveç politizimit të mediave janë të shumta, futja e letërsisë së huaj, e cila është e pashmangshme në sferën e globalizmit, tituj dhe emra për të cilët mungon kritika, por në mënyrë komerciale kanë gjetur rrugët e tyre për të arritur te lexuesi” theksoi Bruqi.

Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës

Bedri Halimi 

Ish  Kryeredaktori i "Kosovapresit" dhe ish redaktori përgjegjës i gazetës "Infopresit" shkrimtari Bedri Halimi shprehet se, “ka ardhur koha të digjitalizohet i gjithë sistemi i letërsisë”.etj..:



Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës

Zeqir Bekolli


Sipas gazetarit dhe shkrimtarit  Zeqir Bekolli  primare mbetet  “lexuesi i cili reagon ndjeshëm për faktin që botuesit shqiptarë në këtë përçarje të madhe nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për të bashkuar shqiptarët e Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës kryesisht dhe Shqipërisë për të krijuar një treg unik të paktën për leximin”.

Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës

Nënkryetarja e LSHK-së Albina Idrizi  ishte po ashtu pjesë e diskutimit mbi digjitalizimin, letrat dhe letërsinë shqipe. Ajo shprehet se, “nuk ka lexues sepse s’ka transmetim të mirë të kulturës”.

Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës

Albina Idrizi 

Shkrimtari i njohur Sylejman Dermaku  tregoi qartë mënyrën kushtëzuese të gjuhës kosovare për t’u përfshirë në Letërsinë shqipe. Ai shprehet se, “pengesat janë të natyrave të ndryshme por ajo që i pengon procesin e integrimit të autorëve të Kosovës në letërsinë shqipe, është pak më komplekse dhe nuk mund të thjeshtëzohet vetëm te gjuha”,theksoi shkrimtari dhe gjuhëtari i njohur Sylejman Dermaku.

Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës


Shkrimtari nga Prishtina  Adem  Zaplluzha   shprehet në mënyrë figurative se koha e sotme është e bukur dhe plot ngjyra… Sipas tij, “libri më kujton periudhën universitare që është periudha më e lumtur e çdo njeriu, me ëndrrat, me moshën, ku në degët si ato të artit dhe ato të shkencave  letërsia sigurisht që kanë më e pasur dhe më e mirë"-theksojë Zaplluzha.

Fotografia e LidhjaeShkrimtarëve E Kosovës

Flori Bruqi

Veçojmë edhe këtë së në takimin letrar muarrën pjesë edhe disa gazetarë të cilët ikën pa i dëgjuar diskutantët tjerë dhe filluan ti kritikojnë referuesit ngase sipas gazetarëve(RTV21,
Agjencia e lajmeve "Ekonomia online,RTK etj.që ishin prezent).

Shkrimtarët  që i kritikuan mediat e shkruar,audio-vizive dhe elektronike (Zeqir Bekolli,Bedri Halimi,Flori Bruqi)i bënë për pesë pare redaksitë ,redaktorët e kulturës që nuk po i jepin shkrimtarëve vendin e merituar në Radio-Televizion dhe shtypin ditor .(F.B)

Dekorohet në Shkup nga FSHI Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra,Ph.D.



Më datën 28 janar 2019 në  Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, në një atmosferë festive, në prani te stafit akademik te Fakultetitn të Shkencave Islame në Shkup, studentëve, Muftinjëve te BFI , Kryetarit te Kuvendit te BFI, si edhe të nënkryetarit te BDI, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi ia ndau dekoratën “Myfti Vehbi Dibra” shkncëtarit dhe veprimtarit të shquar, Akademik Prof. Dr.Skender Kodra,PH.D.

Programi i këtij evenimenti u hap me disa ilahi te interpretuara nga Dr. Abaz Jahja, ndërkaq, fjalën pershendetëse e mbajti Dekani i FSHI prof. Dr. Shaban Sulejmani i cili vlerësoi lartë këtë moment duke theksuar se FSHI është i nderuat me aktin që po ndodhë sot. Me këtë rast, Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, në fjalën e vetë, vlerësoi lartë figurën poliedrike të Dr. Skender Kodra dhe kontributin e tijë të dhënë në SHBA dhe në trojet shqiptare.

Në vazhdim u lexua motivacioni për ndarjen e dekoratës “Myfti Vehbi Dibra” të cilën profesorit Kodra ia ndau personalisht Reisul Ulema, h. Sulejman ef. Rexhepi , në të cilën thuhet:

“Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë dhe Reisul Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, dekorojnë z. Skender Kodra me dekoratën “ MYFTI VEHBI DIBRA” për merita të veçanta në promovimin e vlerave të paqës, dashurisë, humanizmit dhe harmonisë ndërkombëtare si edhe për kontributin e shquar për mbrojtjen e interesit mbarëkombëtar shqiptar .Kjo dekoratë i takon Kryetarit të Akademisë Shqiptare Amerikane të shkencave dhe arteve në New York , Prof. Dr. Skender Kodra, shkencëtarit të dalluar dhe atdhetarit të përkushtuar, sepse ai në figurën e vetë ngërthen tiparet e një shqiptari bashkëkohorr me vetëdije të plotë për rrënjët e veta, për përkatësinë, për obligimin moral e konkret që ka ndaj popullit të vetë”.

Në motivacionin për ndarjen e kësaj dekorate, më tej thuhet:

”I sukseshëm maksimalisht në punën e vetë si shkencëtar, profesor e psikolog, i dalluar si veprimtar i çështjes kombëtare, Prof. Kodra përmes angazhimit dhe aktivitetit të vetë në Amerikë e gjetiu, u bë një zë i fuqishëm i shqiptarit dhe shqiptarisë që shquhej me urti në kohë të qeta por që buçiste përherë kur kombi ballafaqohej me vështirësi e rreziqe. Dekorata që mbanë emrin e një personaliteti të veçantë fetar e kombëtar siç është Myftiu Vehbi Dibra, i ndahet z. Skender Kodra si pasues i denjë i traditave më të ndritura të veprimtarëve e patriotëve shqiptarë”

Në motivacionin e lexuar lidhur me dekoratën “ Myfti Vehb Dibra”, gjithashtu theksohet se “Kontributi i profesorit Kodra për të dëbuarit shqiptarë nga dheu amë gjatë viteve të luftës dhe me atë rast angazhimi i tijë vetëmohues për të ndihmuar nëpër kampe të ndryshme të refugjatëve e klinika, do mbeten dëshmi se në ç’ mënyrë duhet dashur kombin dhe atdheun. Figura e tijë do shërbejë si fanar për gjeneratat e ardhme që do rrëfejë për një njeri që jetën ia kushtoi lartësimit të kombit e të flamurit shqiptar”

Në fund, duke pranuar dekoratën, Dr. Skender Kodra në fjalën e vetë falenderuese përpara auditorit, i emocionuar dhe i nderuar, tha:

“Vlerësoj lartë këtë dekoratë të vlefshme dhe ndihem i priveligjuar, në veçanti jam i lumtur që ajo po më ndahet nga Reisi i madh i BFI, h. Sulejman ef, Rexhepi, me ç’ rast e falenderoj nga zemra…”

Rezultate imazhesh për skender kodra

Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra,Ph.D.



Prof. Dr. Skënder Kodra u lind më 13.05.1946 në Istog të Kosovës, ku kreu shkollën fillore.

Shkollën e mesme e vazhdoi në Gjakovë dhe Pejë. Autoritetet qeveritare serbe e burgosen për motive patriotike. Në shumë raste kaloi nëpër burgjet e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Suharekës në Burgun Qendror( CZ) të Beogradit dhe veçanërisht në burgun e Pejës.



Më 1969 emigroi në Itali e pas një viti në SHBA, ku edhe mori statusin e refugjatit politik. Në SHBA më 1980 mbaron shkollën e mesme. Më 1986 përfundon shkëlqyeshëm studimet e larta në Universitetin “Mercy College”, në degën e psikologjisë dhe pas një viti kreu studimet pasuniversitare në “Long Island University” dhe laureohet me titullin Master degry.

Në vitin 1991 mbron doktoraturën me temën “Shkaqet që çojnë në skizofreni” dhe merr titullin më të lartë shkencor në SHBA PH.D.Fotografia e Skender Kodra

Më tej u specializua në një profil më të ngushtë në fushën e Psikologjisë Klinike.

Veprimtaria e tij është e larmishme si profesor, psikolog e shkencëtar.

Ligjëron në tri universitete me studentë nga e gjithë bota. Ai ka një veprimtari të begatë veçanërisht në Psikologjinë klinike, të cilën e ka pasuruar dhe me përvojën e madhe në spitalet ushtarake të psikiatrisë në New York, ku punoi për dhjetë vjet me pacientë të Luftës së Dytë Botërore dhe të Luftës së Vietnamit.



Diturinë dhe përvojën e tij si psikolog dhe shkencëtar,Akademik Prof. Dr. Skënder Kodra,Ph.D e ka përcjellë në tetë libra si:

1.Evoluimi i Trurit Dje, Sot dhe Nesër Library of Congress (June 11. 2001)

2.Definition of personality. Tiranë (Library of Congress (2003)

3.Drugs and its Impact. Tirane Library of Congress (June, 11.2004)

4.Road Map Opportunities in Cilinical Psychology, Tiranë Library of Congress (June 12.2006) Library of Congress 101 Independence Ave, S.E. Uashington D.C. 20559-6000.Fotografia e Skender Kodra

Etj.


Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, reagoi menjëherë ndaj dhunës së përdorur dhe dënimeve me rastin “Monstra”, ku u dënuan 6 shqiptar me burgim të përjetshëm.



Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane në reagimin e saj thotë se:” Dënimet dragoniane, dhuna e përdorur dhe diskriminimi klasik, i shtetit Maqedonas, deri tek vrasjet brutale, ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë, në këtë shtet, si dhe rasti “Monstra”, ku u dënuan 6 shqiptar me burgim të përjetshëm, mendojmë se i ka ngjallur indinjat dhe ka detyruar të rinjët shqiptarë, të bëjnë thirrje në rrjetet sociale, të çohen fuqishëm dhe të dënojnë këto veprime që janë në kundërshtim me te gjitha normat, e kartat ndërkombëtare,për lirit e të drejtat e njeriut kudo në botë”.


Prandaj thotë kjo akademi përballja me të vërtetën, heqja dorë nga paragjykimi, dhe gjykimet e montuara ndaj popullit shqiptarë, si në kohën e Millosheviqit, do t’u bënte mirë edhe politikave e politikanëve të Shkupit, dhe, vet kryeministrit maqedonas Nikolla Gurevskit, për një Maqedoni europiane dhe e integruar në të gjitha strukturat euro -atlantike, natyrishtë së bashku me Shqipëtarët.

Ndërsa, reagimi ynë që vjen nga SHBA, dhe protestat e shqiptarëve në Shkup, Strugë, Tetovë, Gostivar dhe Dibër, patjetër, që janë një e drejtë themelore, për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, kudo që ata janë, në Kosovë, Bujanovc, Medvegje, Preshevë, shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni dhe Çamërinë.

Ne, thuhet në dekleratë kemi pasur një arsye e fortë, që na ka shqetësuar dhe indinjuar vazhdimisht për të mos heshtur dhe reaguar për t’u dalur në krah të shqiptarëve të Maqedonisë, edhe her të tjera, prej se kur kemi dalur në emigracion, dhe ashtu siç ishte edhe rasti më i fundit ai i Enciklopedisë famëkeqe të ideuar nga akademikët ultranacionalist sllavo-maqedonas.

Megjithatë, thuhet në dekleratën e kësaj akademie me bazë në New York, ne mendojmë se për një familje shqiptare dhe për të gjithë shqiptarët e vërtetë, ajo çfarë po ndodh sot në Shkup, është një dhimbje e madhe dhe një e drejtë për të protestuar në mënyrë paqësore për botën e qyteruar, ndërsa këto ngjarje, provokuar nga dënimet të shqiptarëve për rastin “Monstra” ku u dënuan 6 shqiptar me burgim të përjetshëm, dhe dhuna e përdorur gjatë këtyre ditëve ndaj protestuesve do të mbeten një turp i madh, për Shkupin, dhe botën e qyteruar – kur sheh se qytetarët e një vendi me tradita e zakone të hershme, kulturë e histori perendimore, të trajtohen dhe diskreminohen si qytetar të dorës së fundit, pikërishtë, në zemër të Europës dhe shekullin e 21-të.

Me këtë rast Kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane Prof.Dr. Skender Kodra,Ph.D në dekleratë, thotë:

“Në emër të kësaj akadmie, dua t’ju falenderoj të gjithëve shqiptarët për pjesmarjjen e tyre në këto protesta dhe dëshirojë e lusë qytetarët, që ato të jenë paqësore dhe dhe të mos bien viktima të ndikimeve të çfarë do lloji qofshin ato, dhe që ia prishin dhe dëmtojnë imazhin e shqiptarëve. Është, një kenaqësi e veçantë që të bashkojmë zërin tonë, vetëm për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, kundër diskriminimit, kundër , dhunës, vrasjeve dhe dënimeve të motuara siç është edhe rasti Monstra,”.

Në fund të kësaj deklerate Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane, thotë se beson që SHBA së pari si mik i madh i shqiptarëve por dhe BE, me rolin e tyre do të afrojnë një zgjidhje të këtij problemi si një garanci shumë të madhe ndër popullsinë shqiptare, e cila ka të vetmën shpresë dhe të vetmën mbrojtje, me sy nga Washingtoni dhe Brukseli .

I brumosur me ndjenja të larta atdhedashurie dhe si intelektual i përgatitur në SHBA, Skënder Kodra ka dhënë një kontribut të çmuar dhe për popullin shqiptar.

Në vitin 1995 ai themeloi Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me qendër në New York dhe vazhdon të jetë aktiv si kryetar i kësaj Akademie.

Me ndryshimet demokratike në Shqipëri, Akademik Prof. Dr. Skënder Kodra,Ph.D vazhdoi të kontribuoj edhe në dheun amë.

Ai punoi dy vjet në Tiranë si psikiatër kliniçist pranë Klinikës Psikiatrike të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku përgatiti dhe ligjëroi leksione të ndryshme.

Me kënaqësi ai i dhuroi kësaj klinike një bibliotekë të pasur me literaturë masive të psikiatrisë klinike amerikane. Gjatë kësaj kohe në Radio Tirana ai mbajti një rubrikë të përjavshme me temë nga psikiatria.

Në këtë periudhë Prof. Dr. Skënder Kodra,Ph.D viziton sërish vendlindjen e tij Kosovën, ku zhvillon një veprimtari të dendur shkencore dhe patriotike, aq sa siç thoshin dhe vendasit, klinika e tij u kthye në një istikam lufte.

Pushtuesit serb ia bastisën klinikën dhe e arrestuan për ta detyruar të pajisej me dokumente serbe. Zoti Skënder Kodra nuk pranon dhe largohet i detyruar nga atdheu i tij.

Në verën e vitit të Luftës në Kosovë, Prof. Dr. Skënder Kodra shkoi në ndihmë të të dëbuarve kosovarë, në kampet e shumta në Shqipëri, si dhe në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Djali i tij Isai ushtarak dhe i lindur në SHBA, u radhit në radhët e UÇK-së në Kosovë, ashtu si dhe shumë të tjerë nga të afërmit e familjes Kodra.



Personaliteti i Prof. Dr. Skënder Kodra është i njohur në SHBA, në vende të ndryshme të Evropës dhe në të gjitha trojet shqiptare.

Ai ka qenë këshilltar pranë Ministrisë së Shëndetësisë në Shtetin e New Yorkut, është anëtar i Shoqatës së Doktorëve në Shtetin e New Yorkut, Anëtar i Shoqatës të sëmundjeve psikike “Sigmund Frojd” të Austrisë, nënkryetar i Akademisë së Intelektualëve Shqiptarë të Shkencës dhe Artit në Kosovë, anëtar i Shoqatës së Psikiatërve në Shqipëri, etj.



Prof. Dr. Skënder Kodra vazhdon të jetë aktiv si mjek, si pedagog, si shkencëtar. Ai vazhdon të publikojë libra dhe studime shkencore në revistën “Dituria”, organ i Akademisë Shqiptaro-Amerikane
me qendër në New York, Akadmi të cilën e drejton me pasion dhe profesionalizëm, si dhe në shumë revista e gazeta prestigjioze në SHBA dhe Shqipëri.Artistja e Kombit…Tinta Kurti ne New – York

Figura poliedrike e Prof. Dr. Skënder Kodra, është kthyer në një simbol për komunitetin shqiptar në SHBA, Kosovë dhe Shqipëri, si një njeri me energji të pashtershme humane e patriotike.

Akademik Prof.Dr.Flori Bruqi,Ph.D