2021-12-28

HAFIZ ALI ULQINAKU NJË POET DHE ALBANOLOG I VETMUAR MES ULQINIT DHE LEZHËS

 Dr. Tonin ÇOBANI


Hafiz Ali Ulqinaku

“Hafiz Ali Ulqinaku është një nga ata figura të rëndësishme të kulturës shqiptare që dhanë shembullin frymëzues të zhvillimit të njëkohshëm e të bashkërenditur të veprimtarisë atdhetare, shkencore, arsimore e fetare duke çuar më përpara traditën pozitive të krijuar në vendin tonë në këtë fushë.”

Faik Luli

Ali Ulqinaku jetoi në Lezhë nga viti 1883-4 (apo nga viti 1889) deri sa u nda nga jeta 100 vjet më parë, më 23 prill 1913. Pra, ai erdh në qytetin e Lezhës në një moshë të pjekur, diku rreth të tridhjetave, dhe shërbeu si mësues, si imam e myfti për një çerek shekulli, diç më pak a më shumë. Me gjithë se trupi i Hafiz Ali Ulqinakut është varrosur në Shkodër, pasardhësit e tij, që kanë mbajtur mbiemrin Hafizi, kanë jetuar në Lezhë. Unë, që kam filluar punën si mësues letërsie në gjimnazin e Lezhës në moshën 22-vjeçare, mbaj mend shtëpinë e Hafizëve, diku në breg të Drinit, jo larg xhamisë që sot është kthyer në pjesë të Memorialit të Skënderbeut.

E bëra këtë hyrje për të dëshmuar prezencën e pandërprerë deri në ditët e sotme të pasardhësve të Ali Ulqinakut në Lezhë, një qytezë kaq e ngjashme me Ulqinin për shkak të traditave kulturore-historike thuajse të njëjta, për shkak të simboleve ndërtimore që lidhen me kështjellat mesjetare të të dy qyteteve, si dhe për lidhjet me detin: Lezha ka shumë pranë Shëngjinin.

Nga ana tjetër, Lezha dhe Ulqini janë dy qyteza të baraslarguara nga qyteti i Shkodrës, atëherë qendër vilajeti me një potencial ekonomiko-kulturor të konsiderueshëm për kohën. Madje, Shkodra atëherë ishte një nga qytetet më të mëdha të Perandorisë Osmane në Ballkan, edhe për faktin se kishte mundësi të lidhej me qendra të rëndësishme të Mesdheut përmes të dy porteve detare: Ulqinit dhe Shëngjinit. Duhet përmendur se Shëngjini e fitoi rëndësinë e vet si port detar i Shkodrës, pas rënies së Ulqinit, pra, pas vitit 1880 kur edhe shumë familje ulqinakësh braktisën qytetin e tyre dhe u vendosën në Shkodër. Pavarësisht se mungojnë studimet e hollësishme, unë kam mendimin se shumë detarë ulqinakë e vazhduan veprimtarinë e tyre në Shëngjin. Traditat e detarisë në Shëngjin deri vonë kanë pasur si model barkëtarët ulqinakë: të gjitha gojëdhënat për detin kanë si kryeheronj deri në ditët e sotme kapitenët ulqinakë. Me këtë dua të them se nuk është rastësi vendosja e Ali Ulqinakut në Lezhë, qoftë i ftuar për mësues, si e bijnë disa biografë të tij, qoftë i emëruar imam a myfti, si e bijnë studiues të tjerë. Madje duhet supozuar se në atë qytet duhet të ketë pasur edhe familje të tjera ulqinakësh: apo detarët ulqinakë, që, pas viteve 1880 punonin me varkat e tyre në Shëngjin, duhet të kenë pasur familjet e tyre më shumë në Lezhë se sa në Shëngjin apo Shkodër.

Por Ali Ulqinaku, megjithëse prej një familjeje detarësh, u vendos në Lezhë si një njeri i ditur, formuar në Ulqin e Shkodër dhe, sipas disa biografëve të tij, edhe në Stamboll: prandaj njohës shumë i mirë i turqishtes dhe arabishtes. Madje edhe me një farë përvoje në mësuesi për shkak se kishte punuar disa vjet në shkollën e Dudasit, lagje e Shkodrës. Por, çfarë është më e rëndësishmja, Ali Ulqinaku vinte në Lezhë si një hafiz që kishte guxuar të shkruante gjuhën e vet amtare, edhe atëherë kur ajo nuk lejohej të shkruhej e të mësohej në shkolla. Madje kishte hartuar edhe një abetare në atë gjuhë.

Pyetja që shtrohet sot është: çfarë solli dhe çfarë gjet Ali Ulqinaku në Lezhë? Ai solli tri vepra, përkthime në gjuhën shqipe, të cilat i botoinë Stamboll në vitin 1887 dhe hartoi fjalorët e parë mësimorë shqip-turqisht dhe anasjelltas, të cilët presin të studiohen me seriozitetin e merituar, sepse përfaqësojnë një autor, ndoshta më të fundit autor të Rilindjes sonë Kombëtare, i cili në kapërcyell të shekujve XIX-XX fiksoi me shkronja leksikun e gjuhës së gjallë shqipe të qyteteve Ulqin, Shkodër dhe Lezhë. Dhe çfarë gjeti aty? Një traditë shkrimi të gjuhës shqipe që qarkullonte rrethinave, kryesisht në Zadrimë, në qendra të tilla, si: Mërqia, Kallmeti, Blinishti etj. Çfarë solli? Përvojën e luftëtarit aktiv për mbrojtjen e trojeve amtare (Sipas disa biografëve, Ali Ulqinaku kishte marrë pjesë me armë në dorë në dy beteja për mbrojtjen e Ulqinit) dhe gjeti, ose më saktë, qe dëshmitar (sepse mungojnë studimet e hollësishme) i Kryengritjeve të vitit 1911-12 me kryeqendër rrethinat e Lezhës, si dhe i ngritjes së Flamurit të Pavarësisë në atë qytet në dhjetor të vitit 1912, pavarësisht trupave serbe që ishin vendosur në pritje për të zëvendësuar ushtrinë turke në tërheqje. Çfarë solli tjetër? Mësuesin e munguar të gjuhës shqipe dhe klerikun patriot që deklaronte me kurajo: Gjuha ime asht shqipja, shkruaj e flas arabisht, turqisht e shqip. Dhe gjeti qytetarë të etur për të shkruar dhe lexuar gjuhën e tyre amtare.

Lezha në atë kohë ishte një qytezë me 3500 banorë aq sa edhe Durrësi. Sami Frashëri shkruan se numëronte 80 dyqane dhe zhvillonte një tregti të dendur, veçanërisht në dit pazari. Qyteti shtrihej në shpatin e malit të Mërqisë, ku ndodheshin shtëpi të rrethuara me “kopshtie të bukur”; ka 4 xhami dhe dy kisha, pasi 3 nga të pesë kishat që ai qytet kishte pasur para pushtimit osman, ishin kthyer në xhami. Si qendër kazaje, Lezha mbulonte 39 fshatra me toka shumë pjellore, ku jetonin 30 000 banorë, pa përfshirë “Shenjt-Gjinin (kështu e shkruan Sami Frashëri), limer, në një mëngë të vogël afër gojës së Drinit, shkallë e Shkodrës, me 2000 njerëz.

Ne na mungojnë studimet integrale, por mund të hetohet edhe për kontakte të Ali Ulqinakut me Gjergj Fishtën, qofshin ato kontakte të drejtpërdrejta, qofshin përmes të tretëve. Kështu, gjatë viteve 1896-1897 kur Fishta ishte kapelan i kishës së Lezhës, të dy kanë jetuar në të njëjtin qytet (në vijë ajrore as 300 metra larg) dhe me të njëjtin përkushtim për gjuhën shqipe. Mundet që shembulli i Ali Ulqinakut, si poet dhe përkthyes i poezisë turke në shqip, të ketë shërbyer si nxitje për Gjergj Fishtën e ri, si poet e përkthyes i poezisë dhe teksteve teatrore në shqip.

Kur hamendësojmë për kontakte a ndikime të tilla të ndërsjella, nuk duhet të na shqetësojë fakti i përdorimit të dy alfabeteve: njëri alfabet arab, tjetri latin. Së pari, deri në Kongresin e Manastirit, më 1908 dhe ca më pas, nuk përdornin të njëjtin alfabet as Mjeda me Fishtën dhe autorë të tjerë shqiptarë brenda e jashtë vendit. Së dyti, kur Ali Ulqinaku bën provat e para në gjuhën shqipe, në moshën 22-23-vjeçare, mendonte se ai ishte më i pari që shkruante në atë gjuhë, sepse “Asht nji gjuh(ë) qi me kalem s’asht kollanis“. Ky varg justifikon gjithçka, madje dhe e ngre në një piedestal më të lartë autorin, pasi e dëshmon poet dhe gjuhëtar të vetmuar në radhët e rilindësve të tjerë, atë që më parë e cilësuam autorin më të fundit të Rilindjes sonë Kombëtare.

Tani, duke përfunduar, më lejoni të lë peng një pyetje të fundit: deri kur do të justifikohemi duke thënë se na mungojnë studime të mjaftueshme për të ngritur në piedestalin e merituar kombëtar figura të tilla si Ali Ulqinaku: hafiz, poet dhe luftëtar me armë në dorë për mbrojtjen e trojeve amtare; mësues, përkthyes në gjuhën shqipe, deri atëherë e ndaluar, dhe imam; leksikograf, hartues abetareje për mësimin e gjuhës amtare dhe myfti? Deri kur nuk do t’i dalim zot në mënyrë të merituar vlerave tona kulturore, morale dhe atdhetare? Deri kur?

Abdulatif Arnauti – 70 vjet në shërbim të kulturës shqiptare


E feston 90-vjetorin e lindjes me energji e kënaqësi për atë kontribut që dha për Kosovën e Shqipërinë, përkatësisht për prezantimin e letërsisë shqipe në botën arabe. Mund të thuhet lirisht se më se 50 shkrimtarë të Kosovës dhe të Shqipërisë e gjetën rrugën për atë rajon në saje të punës 70-vjeçare të A. Arnautit

Abdulatif Arnauti (i dyti nga e djathta) para redaksisë “Zëri i rinisë” në gusht të vitit 1977. Botohet për herë të parë

Dr. Muhamed MUFAKU

Para disa ditësh, më 13 janar, Abdulatif Arnauti e festoi 90-vjetorin në një rreth të ngushtë në Damaskun e mbuluar me terrin e pasluftës, por nuk i mungonin ca urime prej Prishtinës, Parisit, Bostonit e gjetiu, nga familja e shpërndarë e miq të qëndrueshëm.

Abdulatif Arnauti është figurë e njohur për gjeneratën e vjetër dhe të mesme, e sidomos për intelektualët e Kosovës, në sajë të pjesëmarrjes së tij të vazhdueshme në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare (siç quhej) dhe të përkthimeve të tij të shumë krijuesve të Kosovës e të Shqipërisë në gjuhën arabe. A. Arnauti lindi në Damask më 13 janar 1931 në një familje e shpërngulur nga Dobërlluka e Vushtrrisë, e cila u detyrua të shpërngulej gjatë Luftës ballkanike e të vendosej më vonë në lagjen shqiptare në Damask. Për koloninë shqiptare në Damask, A. Arnauti ishte prej gjeneratës së parë që vazhdoi shkollimin në arabisht dhe dha kontributin e vet në afirmimin e kulturës shqiptare në botën arabe. Pas një ndërprerjeje prej trungut, ardhja e opozitës antikoministe nga Kosova e Shqipëria, në Damask gjatë viteve 1946-1948, me politikanë, intelektualë e ushtarakë (Xhafer Deva, Adem Dushi, Mul Bajraktari, Xhelal Bushati e të tjerë) e freskoi Abdulin me gjuhë e literaturë shqipe. Ndonëse pas shkollimit ka filluar të punojë në arsim e më vonë në Ministrinë e Arsimit, A. Arnauti filloi herët të interesohej për prezantimin e letërsisë shqipe në gjuhën arabe në sajë të literaturës së re që arriti në Damask. Kështu, në moshën 20-vjeçare e përktheu dhe e botoi në arabisht vjershën “Jetimi” të Ndre Mjedës, e cila u botua në revistën siriane “al-Janbu” më 2 korrik të vitit 1951. Një vit më vonë përktheu dhe botoi vjershën “Ngushëllim” të Vehbi Ronës e të tjera. Me këtë mund të thuhet se A. Arnauti është përkthyesi i parë që prezantoi letërsinë në Siri, kurse i dyti në nivel të botës arabe pas Vehbi Ismailit (1919-2008).

Pas stabilizimit dhe avancimit në punë, në Ministrinë e Arsimit, A. Arnauti u bë shumë aktiv në vitet ‘60 të shekullit XX, në dy drejtime të ndërsjella: krijimi i poezisë në gjuhën arabe me motive shqiptare dhe prezantimi i letërsisë shqipe në gjuhën arabe, duke përfshirë shkrimtarë të Rilindjes Kombëtare, të Kosovës dhe të Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore.

A. Arnauti me Bedri Hysën e M. Mufakun në një aktivitet letrar në Lidhjen e Shkrimtarëve në Damask në 1987. Botohet për herë të parë

Në këtë drejtim ndikuan dy elemente që dhanë fryte më shumë në vitet ‘70 të shekullit XX: vizitat e para në Kosovë dhe në Shqipëri, përkatësisht takimet me shkrimtarët shqiptarë dhe kthimi në Damask me literaturë më të re të botuar në Prishtinë e Tiranë, si dhe puna e re si redaktor në revistën tremujore “al-Mu’alim al-Arabi” që e nxirrte Ministria e Arsimit. Tani me literaturë të re dhe me hapësirë për kulturë në re-vistën e përmendur A. Arnauti u afirmua më shumë si përkthyes i letërsisë shqipe në botën arabe. Kështu, në fillim të viteve ‘70 të shekullit XX letërsia shqipe e Kosovës gjeti rrugën e vet për lexuesin arab në sajë të përkthimeve të A. Arnautit. Kështu, në vitin 1971 ai përktheu dhe botoi dy vjersha të Jakup Cerajës dhe një tregim të Ramiz Kelmendit, kurse më 1972 një prozë tjetër të Din Mehmetit, kurse më 1973 disa vjersha të Latif Berishës.

Abdulatif Arnauti më 2016

Viti 1974 shënon një kthesë që do ta afirmonte më shumë A. Arnautin në një fushë tjetër, përkatësisht përkthimi i letërsisë bashkëkohore në Shqipëri. Kështu, ai përktheu dhe e botoi në atë vit poemën e Ismail Kadaresë, “Ditari i gjeneratës”, si dhe poemën “Baballarët” të Dritëro Agollit, kurse më vonë edhe vjersha të Fatos Arapit.

Megjithatë, mund të thuhet lirisht se vitet ‘80 të shekullit XX shënuan një kulm të prezantimit të letërsisë bashkëkohore të Shqipërisë me botimin e katër romaneve të dy shkrimtarëve më të njohur të Shqipërisë në atë kohë. Kështu, më 1981 doli “Gjen-erali i ushtrisë së vdekur”, më 1985 “Dasma”, kurse më 1986 “Kështjella” e Ismail Kadaresë, kurse më 1985, “Njeriu e topi” i Dritëro Agollit. Ato vite përkuan me interesimin e madh për Kadarenë në botën arabe, kështu që pas atyre përkthimeve të A. Arnautit, u përkthyen dhe u botuan disa romane të tjera të Kadaresë prej frëngjishtes e anglishtes. Vitet ‘90 të shekullit XX kanë edhe një rëndësi tjetër për A. Arnautin, sepse janë ato vite kur kaloi në Lidhjen e Shkrimtarëve në Damask pas pensionimit prej Ministrisë së Arsimit, ku ai kishte më shumë fushëveprim si redaktor i së përjavshmes letrare “al-Usbu’ al-Arabi”. Kështu, në faqet e kësaj gazete botoheshin shpeshherë përkthime që prezantonin letërsinë shqiptare në Kosovë e në Shqipëri.

Ndonëse A. Arnauti u pensionua më 1997 nga Lidhja e Shkrimtarëve, ai hyri në shekullin e ri me energji duke vizituar Shqipërinë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe Kosovën për herë të fundit më 2016 me ftesë të Seminarit, e duke vazhduar punën e tij shumëvjeçare me përkthimin e promovimin e letërsisë shqipe në gjuhën arabe. Ndërkohë, A. Arnauti nuk ishte vetëm përkthyes e promovues i letërsisë shqipe në arabisht, por figurë e njohur e kolonisë shqiptare në Damask me derë të hapur për shkrimtarët e gazetarët që shkonin gjatë dekadave të kaluara në Damask ose kaluan Damaskun në rrugë për Bejrut e Amman, e të tjera. Si i tillë, A. Arnauti e feston 90-vjetorin e lindjes me energji e kënaqësi për atë kontribut që dha për Kosovën e Shqipërinë, përkatësisht për prezantimin e letërsisë shqipe në botën arabe. Mund të thuhet lirisht se më se 50 shkrimtarë të Kosovës dhe të Shqipërisë gjetën rrugën për atë rajon në sajë të punës 70-vjeçare të A. Arnautit.

Si i tillë, ai meriton më shumë se ky shkrim.

“Arnaudët”, artistët shqiptarë në Perandorinë Osmane


Monografia “Arnavud” e profesor Shyqri Numanit, nje kerkim mbi artistet shqiptare qe per pese shekuj krijuan ne Perandorine Osmane. Nga tempulli bardhe i Indise, Xhamia Blu e Stambollit, tek poezia e Himnit Kombetar te Turqise. Jane vepra te atyre qe kishin kishin lene Shqiperine si femije te krishtere dhe u pergatiten ne fushat e artit per te lartuar begatine e Sulltaneve.

Elsa Demo

“Arnaudët”, artistët shqiptarë në Perandorinë Osmane

Ne nje dokument te shek.XVI, nje fare Kapitan Gjini, i shkruan Papes se Romes, se “kete vit do te vijne osmanet per te marre femije shqiptare, prej 10 deri ne 12 mije”, gati sa ushtria shqiptare sot. Ky dokument sa c’eshte statistike, eshte edhe shprehje e shqetesimit se cdo te behej me keta mijera femije qe niseshin drejt Stambollit. Femije te shendetshem, qe sipas dhuntive dhe shkathtesive “do te shrytezoheshin” per begatine e perandorise. Keta do ishin arnavudet ushtarake, arkitekte, piktore, poete. Periudhe 500 vjecare e gjenise krijuese shqiptare ne Perandorine Osmane. Ne kete perfundin mberrin pas 20 vjet kerkim, profesori kosovar Shyqri Nimani per te rikonfiguar ne nje monografi harten e gjalle te artisteve shqiptare ne Perandorine Osmane. Kjo veper madhore, dedikuar autoreve te njohur e te panjohur, u prezantua dje ne Muzeun Historik Kombetar. Jane 10 autore qe prof.Nimani i merr ne shqyrtim, arkitekte, poete e piktore. Nga Tempulli i Bardhe i Indise, Xhamia Blu e Stambollit, poezia e Himnit Kombetar te Turqise, e vitit 1913, vepra qe monografia e Nimanit, zbulon se autori eshte arnavud. Kjo monografi eshte e pasur me ilustrime, komente per cdo autor pare ne rrafishin e nje lloj historie arti per periudhen osmane, harta, madje me shume rendesi eshte ilustrimi i udhepershkrimeve te dy autoreve osmane qe kane zbritur ne Shqiperi, Evliya Celebi dhe admirali Piri Reis, poet e kartograf.

Nimani, i lindur ne Shkoder ne vitin 1941, eshte diplomuar me 1967 ne Akademine e Arteve te Aplikuara ne Beograd. Kryen kerkimet mbi artin per dy vjet ne Japoni. Ka qene drejtor i Galerise Nacionale te Prishtines. Udheton ne France, Angli, Nju Jork, Indi, Skandinavi, Meksike, Japoni, Singapor. Eskpozon ne Zagreb, Tirane, Prishtine.

Prof.Nimani njihet per monografite mbi artin mesjetar dhe artin kontemporan si “Onufri dhe piktore te tjere mesjetare” (1987), “Arti Bashkekohor i Kosoves” (1988), “Trojet shqiptare ne harta dhe stema” (1997″.

Pas kerkimit 20 vjecar, i ka hyre punes per nje tjeter veper me bashkeautor, ajo e artisteve shqiptare te Renesanses. Bashke me Jahjah Brancollin do te filloje kerkimi per medievalet, piktoret Viktor Karpaci, Mark Bazaiti e vellezerit Albanesi. Destinacioni kete here eshte perendimi, Italia.

Pas monografive per artin mesjetar dhe ate bashkekohor, mes tyre kishte nje boshllek studimi, periudha osmane. Artistet per te cilet ju flisni kane krijuar ne nje kohe dhe vend jo te zakonte. Cfare burimesh keni shfrytezuar?

E perfundova kete liber ne nje periudhe 20 vjecare duke hulumtuar ne hapesirat ballkanike, osmane, Stamboll, Ankara, deri ne biblioteka te tjera ne Londer, si British Library, mbi artin islamik. Eshte nje literature e gjere, nga osmanologe shume te njohur, amerikane, greke, sllave. Por gjeja kryesore ishte te zbuloheshin dokumentat autentike. Kam bere sa ka qene e mundur ne Stamboll.

Kerkimi ne nje hapesire kohore 500 vjecare, per te zgjedhurit nga vete urdheresat e Sulltanit, qe sic shpreheni ju ishte dashamires i arteve. Ishte krijimtari e porositur, e oborrit te Sulltanit?

Se pari kemi te bejme me piktore te pastudiuar. Me hulumtimet e mia kam zbuluar se ne periudhen osmane, ne kohen e Sulltan Sulejmanit, Madheshtorit, kur miniatura osmane kishte arritur zenitin per nga cilesia, atehere kishin vepruar disa piktore me prejardhje turke dhe disa te tjere, mes tyre shqiptare, armene e cerkene. Ishte e mahniteshme kur zbulova se ne ate periudhe, derisa Onufri krijonte ne Shqiperi, ne qendren e Perandorise ne Stamboll, krijonin edhe piktore shqiptare qe me vepren e tyre kishin arritur nivelin e tyre me te larte. Per kete deshmojne rrogat e anetareve te Shoqates Perandorake te te talentuarve. Ne mesin e tyre ishin edhe piktore shqiptare dhe disa liberlidhes. Sepse ne ate kohe librat kane qene perpiluar ne pergamene, nje mjeshteri e madhe, me vete. Prandaj ky manuskrit, qe mendohet te jete me i bukuri nga te gjithe manuskritet, pra historia e ilustruar e Sulltan Sulejmanit, qe njeri i fuqishem qe ka sunduar per 46 vjet, eshte mbikqyrur nga ai vete, nje ushtarak dhe dashamir i arteve. Madje ka krijuar edhe divane. Ne ate periudhe kane krijuar keta piktore. Kjo eshte nje eksperience e njohur, e ndjekur edhe ne Perendim.

Si identifikuat “arnavudet”?

Ka dhjete vjet qe jane hapur arkivat osmane. Duket se do duhet te studiohet mbi to edhe 100 vjet. Ka qene nje perandori e sofistikuar dhe nuk eshte e lehte te identifikosh shqiptaret mes tyre. Deri tani kam zbuluar se paku 10 autore shqiptare. Njeri prej tyre eshte Kasim Arnavud, per shkak te origjines se tij, nga Shqiperia, Arnavudlluk. Por nuk dime me shume. Sepse edhe ne periudhen osmane, edhe ne ate bizantine, autoret kane qene me se shumti anonim dhe ata qe identifikoheshin, ishin sponsoret. Keshtu qe edhe jeta e ketyre autoreve nuk eshte e identifikuar. Kemi disa raste kur vete krijuesit deshmojne per origjinen e tyre, ne vecanti poetet. Sami Frasheri ne enciklopedine e tij perfshine disa figura shqiptare. Ai ka vecuar prejardhjen shqiptare te disa prej tyre. Mirepo autoret e tjere shqiptare, te 30 viteve me vone kane evidentuar rreth 300 poete. Nje rezultat te tille e jep osmanologu Nehat Krasniqi. Por ne kete monografi kam evidentuar, pese arkitekte, 3 poete e tre piktore, me prejardhje shqiptare.

Si kishin ardhur deri ketu artistet arnavude?

Ishte politika qe ndiqte perandoria osmane. Ne fillim i sillnin ne Edrene, pastaj ne Stamboll. Disa prej tyre bene karriere qofte ushatarke, qofte religjoze, qofte artistike.

Identifikimi i tyre lidhet me dokumente qysh kur femijet e krishtere shqiptare, te quajtur devshirme. Silleshin nga Shqiperia, per t’u shkolluar ne pallatin e brendshem Edrene, nje lloj universiteti perandorak dhe me pas ne Stamboll. Femijet e shendetshme sipas dhuntive dhe shkathtesive jane bere arkitekte, piktore, poete. Dhe sidomos jane shquar ne artet aplikative. Ne nje dokument i shek.XVI Kapitan Gjini i shkruan Papes se Romes, se kete vit do te vijne ushtaret osmane per te marre femije shqiptare prej 10 deri ne 12 mije, drejt Stambollit.

Veprat e artisteve shqiptare ne Perandorine Osmane. Mos ndoshta eshte me shume nderpreje, qe rri me vete dhe larg artit shqiptar, duke pasur parasysh cfare krijonte Onufri ne Shqiperi?

Rrine te shkeputur nga ajo cfare krijonte Onufri. Po te benim nje krahasim me evoluimin e Pikasos. Ai ishte spanjoll. Ne moshe shume te re kaloi ne Paris, ku ndoqi karrieren e tij. Spanjollet dhe francezet mburreshin njelloj me te. Kishte nje dualizem si krijues. Edhe keta autore qe krijuan ne perandorine osmane, i kane dhene shume asaj. Poltikane, luftetare, ushtarake, poete. Fakt jane veprat e poeteve shume te njohur per kohen nga Mesihi Prishtinasi, deri tek Mehmet Akifi, babai i te cilit eshte nga Shushica e Pejes. Pastaj kemi Jahjah Bej Dukagjinin, poet qe mburret se eshte shqiptar, ne shek.XVI. prej familjes princore te Dukagjineve. Poeti me bashkekohor qe ka krijuar edhe himnin e Turiqise para Luftes se Dyte Boterore, eshte Mehmet Akif Pejani, i shek.XX. Nje poeme ku Pejani duket i zhgenjyer.

Arkitektet jane Atik Sinani, Mimar Sinani, Sedefqar Mehmet Agai, Kasem Agai dhe Mehmet Isai. Ky i fundit eshte arkitekt i tempullit me te bukur ne Bote, qe nje burre ia dedikon gruas. Perandori Shah Xhahan ia dedikoi gruas se tij, Taxh Mahall. Ndodhet ne Agra, 250 kilometer ne jug te Nju Delhit. E quajtur dryshe Perla e Bardhe e Indise, krijuar 300 vjet me pare.

Ndersa Mimar Sinani ka ardhur ne Vlore me Sulltanin kur ishte ende inxhinier, bashke dy kryeministrat e tij, gjithashtu shqiptare, Ajaza Pasha e Lutfi Pasha. Vijne per Floten qe do te ngrihej per pushtimin e Romes. Dhe mendohet qe ne ate kohe te jete projektuar edhe xhamia e Muradies ne Vlore. Mendohet te jete e Mimar Sinanit. Mandej eshte nje arkitek tjeter shume i fuqishem, qe ne kohen e Sulltan Mehmetit,

Per Sedefqar Mehmet Bicakciun kemi deshmi se eshte me prejardhje shqiptare, nga udheshkruesi i madh turk Evliya Celebiu, kur shkon ne Elbasan thote se ketu ka lindur edhe autori i Yeni Cami, Xhamise se Re dhe eshte fjala per Xhamine Blu. Pastaj eshte Kasim Agai nga Gramshi i Tomorrices. Keta jane tre arkitektet me te medhenj. Mendoni ne ate kohe kryeministrat jane shqiptare e komandante armatash, mandej poetet, piktoret gjithashtu qe mbanin mbiemrin arnavud, Kasim e Haydar Arnavud. Krejt konstelacioni eshte shqiptar.

“Arnaud”, nje monografi per artistet

“Arnaud” (Artistet shqiptare ne perandorine osmane), nje monografi e Shyqri Nimanit nga Prishtina (Kosove), u promovua ne biblioteken e Muzeut Historik Kombetar ne Tirane. Autori Nimani, i cili pohoi te kete punuar per hartimin e librit rreth 20 vjet, theksoi nder te tjera gjate ceremonise promovuese te ketij botimi unik, se “ua kushton gjithe artisteve shqiptare te njohur dhe te panjohur nder shekuj”. “Vendosa ta titulloj monografine “Arnaud”, tha ai “pasi shume shqiptare piktore gjate asaj periudhe, mbiemrin e tyre e mbanin “arnaud”, ashtu sic i quanin turqit ne gjuhen e tyre”. Ne monografine me rreth 160 faqe, perfshihen mjaft punime te arteve vizuale, te fotografuara te asaj periudhe. “Mendoj se artistet shqiptare e meritojne te studiohen dhe ajo qe kam si synim ne te ardhmen jane artistet shqiptare te Renesanses”, tha Nimani. Monografia “Arnaud” bazohet ne fakte historike dhe ne nje literature shume te pasur.

Jahja Bej Dukagjini (1498-1575) ishte poeti më i madh i Lindjes, në kohën e tij


Përveç vezirëve me origjinë shqiptare që kanë bërë emër në mesin e autoriteteve më të larta të Perandorisë Osmane, në kohën e sundimit të Sulltan Sylejmanit, sundimtarit  më të madh të kësaj Perandorie, krahas katër vezirëve shqiptarë të asaj kohe shquhet edhe poeti, Jahja Bej Dukagjini, shkrimtari dhe shoku besnik i djalit të Sulltanit, shehzade Mustafa.
Jahja beu ishte me origjinë nga Principata e madhe e Dukagjinasve. Në historinë turke njihet si: Dukagjin-Zade Jahja Bej, apo Tashlixhali Jahja, meqë ishte nga Fshati Taslixhe I krahinës së sanxhakut. Është ndër personalitetet e pakta të kohës, i cili jo vetëm që nuk kishte mohuar origjinën e vet, por me mburrje kishte shkruar për atë origjinë “spartane”, për të cilën thoshte që ka jetuar dhe rron me shpatë, gjithnjë i kërcënuar, por gjithnjë i mbijetuar, nga shekulli në shekull.
Raca ime është racë shqiptare…
E gjithë familja ime me shpatë rronte.
Tamam si zemër luani,
Ata si shqiponjat ndërtojnë shtëpitë e tyre mes gurësh.
Ky është gjeni, origjina e atij që është shqiptar.
Ai është si margaritar, i fshehur mes gurësh… shkruan në një ode të tij, në gjuhën turke.

Jahja bej Dukagjini, pavarësisht se ishte poet i oborrit mbretëror ai ishte edhe një burrë trim dhe shumë i mirëpritur edhe nga vetë Sulltan Sylejmani, e sidomos nga Ibrahim Pashë Pargaliu. Në anën tjetër ishte shoku më i ngushtë dhe më i dashur i djalit të Sulltanit, shehzade Mustafasë. Edhe ky si shumë e shumë shqiptarë të tjerë ishte rrëmbyer që në fëmijëri, me ligjin e Devshirmesë, që lejonte turqit të merrnin fëmijë të krishterë, qoftë edhe në mënyrë të dhunshme, me qëllim për t’i arsimuar fetarisht dhe ushtarakisht dhe për t’ i bërë pjesë të Perandorisë. Jahja beu ishte vëlla i Vezirit të njohur,   Ahmet Bej Dukagjini.
Është ndër të vetmit shqiptarë të mirënjohur të cilit iu kursye koka dhe jo vetëm sepse ishte shok i ngushtë dhe shoqërues besnik i djalit të Sulltanit, por për faktin se ishte dijetar e mbi të gjitha poet, të cilët i çmonte shumë Sulltan Sylejmani.
Ishte në mesin e dijetarëve dhe personaliteteve më të mëdha të kohës, si: Iskender Çelebiu, Ibrahim Pashë Parga, Kadri Efendiu, Xhafer Çelebiu, pastaj shkrimtari më i madh i kohës, Lutfi pasha, po ashtu me origjinë shqiptar nga rrethi i Vlorës e shumë të tjerë. Ngritja e tij në karrierë fillon si jeniçer, në mesin e kalorësisë së kohës, pastaj kapiten i lartë, (bylykbash), sekretar i jeniçerëve dhe më vonë në siutën intelektuale të dijetarëve më në zë të kohës.

Jahja Beu ka marrë pjesë në Betejën e Çaldiranit në kohën sulltan Selimit I në 1514 dhe në fushatën që asokohe u ndërmor kundër Egjiptit në vitet 1516-1517, pastaj në një ekspeditë kundër  Bagdadit në vitin 1535 në kohën  Sulltan Sulejmanit. Ai kishte  fituar respektin e autoriteteve më të rëndësishme të kohës, duke përfshirë edhe Sulltanin, i cili e çmonte  për shkak të poezive të tij. Po jo të gjithë e donin dhe nderonin poetin më të madh të perandorisë së kohës. Atë e urrenin dy pashallarë të njohur, të cilët janë të njohur edhe për intrigat e kurthet që ia kishin përgatitur, Shehzade Mustafait. Ata ishin Mehmet bej Kajaliu e sidomos Veziri i Madh Rrustem pashai, me origjinë kroate, më vonë dhëndër i Sulltanit. Jahja beu kishte shkruar poezi ironike e sarkastike kundër dy pashallarëve, ndërsa Rrustem Pashanë e kishte konsideruar si armik të poetëve.

Në vitin 1553, pas intrigave të njëpasnjëshme që kishte kurdisur mbretëresha e zgjedhur e Sulltanit, zonja Hyrem me origjinë ruse-ukrainase, Sehzade Mustafa u ekzekutua nga Sulltan Sulejmani, babai i tij. Jahja beu asokohe ndodhej në Ergel të Konjës dhe  kishte shkruar elegjinë e tij të njohur për princ-Mustafanë. Elegjia e tij u bë shkak edhe për largimin nga Stambolli, nga frika e intrigave të Rrustem Pashait, edhe pse  Sulltan Sylejmani nuk kërkoi që Jahja beu të ndëshkohej për shkak të poezisë që ai ia kishte kushtuar djalit të tij. Me qëllim për t’i ikur persekutimit, Jahja beu me gjuhën lakonike të poezisë kishte shkruar: “Ne e dënuam atë së bashku me Padishahun, por e vajtuam së bashku me tërë njerëzit”.

Pasi ishte kthyer në çifligun e tij në Taslixhe të Bosnjes, Jahja beu krahas punëve të ndryshme administrative, vazhdoi të merret me shkrime e poezi. Ka shkruar divanin e njohur: “Mbreti e lypësi”, pastaj pesë romanca të njohura për dashurinë, të deklamuara me një alegori mistike, por jo nën ndikimin e traditës  mistike iraniane. Ka shkruar edhe romancën e njohur me temë nga Kur-ani e Besëlidhja e Vjerër,  “Jusufi e Zylehja”, “Trëndafili” mbi njëmijë petale”, ku ka përshkruar mrekullitë e Profetit Muhamed. Libri i Qytetit e shumë poezi, divane, ode me tema të ndryshme fetare, etj. Deceniet e fundit të jetës i ka kaluar kryesisht në vende të ndryshme të Rumelisë, por më tepër ka qëndruar në vendlindjen e tij në Taslixhe ku edhe ka vdekur në vitin 1575. /radiokosovaelire.com 

Shqiptarë të famshëm në Perandorinë Osmane

 Valdrin RRAHMANI


Është e dëshmuar se shqiptarët qenë për 500 vite pjesë integrale dhe e pandarë e Perandorisë Osmane. Përgjatë këtyre viteve shqiptarët kanë luajtur rol tepër të rëndësishëm e po thuaj të pazëvendësueshëm në shumë aspekte të kësaj perandorie kolosale. Roli i shqiptarëve ishte i rëndësishëm jo vetëm në politikë, ekonomi, ushtri, administratë a gjyqësor, por edhe në art, shkencë e kulturë. Pikërisht për këtë të fundit, po fillojmë një seri shkrimesh mbi personalitetet kulmore me origjinë shqiptare që kanë dhënë kontribut të shquar në kuadër të qytetërimit osman që kulmin e tij e arriti në shekujt XVI-XVII.

Jahja bej Dukagjini (1498-1582)

Jahja bej Dukagjini i njohur edhe si Dukaginzâde Yahyâ bey apo Taşlicali Yahyâ bey me origjinë nga veriu i Shqipërisë, konkretisht sipas Robert Elsie-t, pasaardhës i familjes së madhe Dukagjini, territoret e së cilës familje përfshinin territore malore pranë Bjeshkëve të Nemuna. Qysh herët u rekrutua nga sistemi i devshirmesë, sistem ky që e dërgoi në Stamboll. Përgjatë gjithë shkollimit në rrugën për t’u bërë jeniçer, ai u dallua me trimëri, aftësi e mençuri. Këto tipare i mundësuan atij që të ketë më shumë liri, të cilën ai e përdori për t’u njohur me veprat e Kadri Efendiut, Ibn Kemalit, Nishandji Tadji-zade Dja’fer Çelebiut, Pargalı Ibrahim Pashës, dhe İskender Çelebiut.

Përveç se poet i shquar, Jahja bej Dukagjini u dallua për aftësitë e tij ushtarake. Si për të na e kujtuar këtë, Sami Frashëri shumë vite pas, shkruan : “ishte i shpatës (luftëtar) dhe i penës (shkrimtar).” Jahja bej Dukagjini njihet se ka marrë pjesë gjatë rinisë së tij në Betejën e Çaldiranit të 23 gushtit 1514 të udhëhequr nga Sulltan Selimi I (1512-1520) , gjithashtu në Luftën Otomane-Mamluke të 1516-17, dhe në ekspeditën e Bagdadit të vitit 1535 nën Sulejmanin I Ligjvënësin (1520-1566). Pikërisht këto vite ishin vitet më të ndritshme të kësaj perandorie. Megjithë trimërinë që e karakterizonte, ai u bë më tepër i njohur në mesin e shtetasve të Perandorisë, pikërisht për shkak të poezive të tij madhështore. Madje në këto poezi ai ishte i vetëdijshëm për origjinën e tij shqiptare dhe e pohonte vazhdimisht në vargjet e tij, gjë që nuk kishte ndodhur me shumicën e të rekrutuarve të sistemit të Devshirmesë që zakonisht zveniteshin nga ndjenjat kombëtare.

Në poezinë e tij “Trëndafili i ndritur” dëshmonte para botës se ishte me origjinë shqiptare:

“Farefisi im rrjedh nga paria shqiptare,
Sojin e kam prej princërve të Dukagjinit
Sado që u bëra rob i osmanëve
Nuk e fsheh dot
Lumturine time që gëzoj,
Krenohem duke luftuar në fushëbeteja
Me flamur të kuq në dorë…”

Edhe në një rast tjetër në përmbledhjen “Thesare të fshehura”, si rrallë kush në Perandorinë Osmane, madje me krenari, ai shkruante mbi prejardhjen e tij, mbi shqiptarët, e mbi vendin që tashmë e kishte lënë e kishte shumë mall:

“Raca shqiptare është raca ime,
Mbarë populli mban shpatën pranë,
Ata trima si petrita nuk e kanë për gjë,
Të ngrënë shtëpitë mes shkëmbinjve,
Kjo është dhunti e racës shqiptare,
Ata njerëz janë gurë të çmuar mes shkëmbinjsh.“

Sipas studiuesve turq, aspekti më i rëndësishëm i Taşlicali Yahyâ bey është se ai ishte njëri nga pionerët e poetëve që shkroi poezi në letërsinë turke me stil të tij, stil ky i kuptuar nga populli si dhe i shkruar në gjuhë amtare larg nga ndikimi i shembujve të të shkruarit në gjuhën perse që në atë kohë ishte shumë e përhapur në Stamboll. Shumë osmanlinj madje i kishin zili duke u shprehur se poeti i cili sipas tyre erdhi nga një vend i varfër e i shkretë si Shqipëria, kishte poezi e libra të pakrahasueshem me të tjerët.

Sipas E.J.W. Gibb, poezia e këtij autori ka qenë aq interesante sa ishte jeta e tij poashtu. Madje Gibbi, orientalist skocez, Dukagjinin e fut në mesin e poetëve më eminentë të shekullit XVI.

Pa e zgjatur shumë, do përmendim edhe disa nga veprat e tij më të mëdha për të cilat vlerësohen edhe sot e kësaj dite.

Şah ü Geda – Mbreti dhe lypësi

Yusuf ve Züleyha – Jusufi dhe Zylejhaja

Gencine-i Raz – Thesari i fshehtë

Gülşen-i Envar – Kopshti i trëndafilave

Kitab-ı Usul – Libri i procedurave

E veçantë mbetet edhe një vepër me 2000 vargje e quajtur “Suleymanname” që i kushtohet udhëheqësit të asaj kohe, Sulltan Sulejmanit (1520-1566). Kjo vepër si duket mbeti e papërfunduar.

Madje është shumë e famshme elegjia që Jahja Bej Dukagjini i ka kushtuar Shehzade Mustafasë, djalit të ekzekutuar të Sulltan Sulejmanit. Fill pas kësaj dhe akuzave të rënda që mori nga oborri perandorak, ai si për t’u shfajësuar u përgjgj : “ Ne e dënojmë atë me padishahun, por e vajtojmë me popullin”. Kjo përgjigjje dëshmonte se kemi të bëjmë me një mendje gjeniale që edhe në situata shumë të ndërlikuara gjente zgjidhje.

Për fund iu mbetet studiuesve shqiptarë të fillojnë të hulumtojnë për këtë personalitet të madh për të cilin pak është shtruar e ka shumë nevojë të shkruhet në gjuhën shqipe. Ky shkrim më shumë ka për qëllim nxitjen e studimeve më të thelluara për këtë personalitet shumë të rrallë me përmasa botërore.

PERSONALITETE TË KULTURËS ISLAME QË KANË USHTRUAR AKTIVITETIN E TYRE EDHE NË GJYSMËN E DYTË TË SHEK. 20


VEXHI BUHARAJA
Orientologu me dimensione të mëdha



Vexhi Buharaja ishte studiues me dimensione të mëdha në fushën e orientalistikës. Janë të rrallë studiuesit shqiptarë që kishin përgatitjen dhe intuitën e Vexhi Buharasë.
Ai zotëronte në mënyrë të shkëlqyer gjuhët klasike të Lindjes islame: arabishten, persishten dhe osmanishten së bashku me turqishten e re. Zotëronte gjithashtu gjuhët kryesore të Perëndimit: anglishten, gjermanishten, frëngjishten dhe italishten. Pas vitit 1966, kur filloi punën në Institutin e Historisë si bashkëpunëtor shkencor, përvetësoi edhe rusishten.
Kultura dhe sidomos gjuhët e vjetra orientale që kishte fituar në Medresenë e Lartë të Tiranës, të cilën e mbaroi në vitin 1940, ishin një kapital i madh që Vexhi Buharaja do ta shfrytëzonte në funksion të kolegëve historiane e më gjerë, duke iu vënë në dorë atyre përkthime dokumentesh osmane të të gjitha periudhave, interpretime të sakta shkencore të dokumenteve të ndryshme, gjykime me vlera shkencore të përmbajtjeve, të para në kuadrin historik, që vetëm ai i njihte aq mirë.
Vexhi Buharaja qe i pajisur më moralin islam, kështu që në punën e tij shkencore u shqua për vlerësime reale, të drejta, të sakta shkencërisht, pa politizimet e kërkuara. Të gjitha këto e bënë të padëshirueshëm qëndrimin e tij në Institutin e Historisë si bashkëpunëtor shkencor, megjithëse ai ishte i vetmi zotërues i dhjetë gjuhëve, megjithëse kishte një bagazh kulturor që të detyronte respekt, megjithëse kishte një përvojë dhjetëvjeçarë në punën shkencore. Vexhiu pushohet nga puna duke iu përmendur vitet e burgut dhe internimet në kënetën e Maliqit, studimet në shkollën fetare dhe akuza se bënte propagandë fetare myslimane. Ai u tërhoq në vendlindjen e tij, në Berat, ku u zhyt në botën e vetmisë, të punës individuale e të punëve ordinere për të siguruar ekzistencën.
Vexhi Buharaja ishte i dashuruar pas kolosëve të poezisë klasike persiane, sidomos pas Saadiut dhe Firdeusit, të cilët dhe i përktheu në gjuhën shqipe, duke e pasuruar kështu fondin bibliotekar letrar shqip. Ai përktheu në mënyrë të shkëlqyer në gjuhën shqipe edhe vëllimin “Tehajulat” (Endërrime) poezi, të Naimit, shkruar në gjuhën persiane, ku shihet delli i tij poetik, që Vexhi Buharaja e provoi dhe në hartimin e poezive origjinale.
Një ndihmesë të madhe dha ai në fushën e biografisë shqiptare, duke hapur siparin e një shkence të re në fondin e punimeve shqiptare. Vepra e tij “Monumente turko-arabe në Shqipëri” përmban rreth 300 mbishkrime turko-arabe, që datojnë nga shekulli XV deri në shekullin XX.
Si njohës i mirë i gjuhëve klasike lindore, Vexhi Buharaja i transliteroi, i transkriptoi, i përktheu dhe u bëri zbërthimet përmbajtëse, duke hedhur kështu bazat e kësaj dege të re të Historisë së kulturës sonë. Për pasojë, gjeneza e sekteve fetare islame në territoret shqiptare, historiku i institucioneve të kultit dhe të dhëna të tjera dritëdhënëse, rreth krijimit dhe veprës së tyre, u shpalosën në një optikë të re.
Vexhi Buharaja, me sa dimë, ka lënë një pasuri trashëgimore, krijimtari të pasur, që në të ardhmen duhet bërë objekt studimi për historianët tanë. Terreni mbi të cilin ka punuar Vexhi Buharaja është ende i paeksploruar. Orientalistika shqiptare, duke ecur në gjurmët e tij, ka shansë të mëdha për të krijuar fondin e saj origjinal.
Kohët e fundit, studiuesi Ahmet Kondo botoi një monografi kushtuar Vexhi Buharasë, e cila është pritur mirë, si përpjekje e parë për njohjen e dimensioneve të këtij përsonaliteti.

Kuptoni fjalët e Zotit tuaj pa ndonjë përkthim

 Një Kuran dorëshkrim në gjuhën arabe

1. Kuptoni fjalët e Zotit tuaj pa ndonjë përkthim

Nëse dikush i dashur për ne na dërgon ndonjë letër në gjuhë të huaj, ne do të vraponim për të gjetur se vallë çfarë shkruan në të. Ne do ta përkthenim por kuptimi i vërtetë do të kuptohej vetëm në gjuhën origjinale. Arabishtja e përdorur në Kuran është e pasur dhe plotë kuptime – asnjë përkthim nuk mund të jetë i plotë dhe i drejtë.

2. Kuptoni fjalëNjë Kuran dorëshkrim në gjuhën arabe

1. Kuptoni fjalët e Zotit tuaj pa ndonjë përkthim

Nëse dikush i dashur për ne na dërgon ndonjë letër në gjuhë të huaj, ne do të vraponim për të gjetur se vallë çfarë shkruan në të. Ne do ta përkthenim por kuptimi i vërtetë do të kuptohej vetëm në gjuhën origjinale. Arabishtja e përdorur në Kuran është e pasur dhe plotë kuptime – asnjë përkthim nuk mund të jetë i plotë dhe i drejtë.

2. Kuptoni fjalët e Profetit

Imagjinoni sikur të mund të lexoni dhe të kuptoni fjalët e Profetit tonë të dashur (sal-Allahu alejhi ve selem), nga gjuha arabe. Mësimi i gjuhës arabe do të thotë për ju që mund të kuptoni hadithet e Profetit pa pasur nevojë që të mbështeteni në ndonjë përkthim.

3. Ju shton përkushtimin në namaz

Përqendrimi juaj në namaz do të ngrihet kur ju të jeni në gjendje të kuptoni çdo pjesë të namazit prej sureve apo dhikreve. Namazi nuk do të jetë më një grup i veprimeve me zbrazëti të meditimit por do të jeni në gjendje të keni një bisedë më kuptimplotë me Zotin tuaj.
Sa herë që keni qenë duke falur namazin e Teravisë në Ramazan, keni thënë: ah, sikur të dija se çfarë po lexon imami! Bëjeni atë dëshirë realitet duke mësuar gjuhën arabe.

4. Afrojuni librave të shkencave islame që të futeni në studime më të thella

Megjithëse shumë libra të shkencave Islame janë përkthyer, shumë prej tyre mund të vlerësohen tamam vetëm në gjuhën origjinale të tyre – si libra të ndryshëm të Tefsirit, komenteve të Haditheve ose libra të jurisprudencës islame.

5. Është gjuha e pestë në botë

Gjuha arabe flitet nga më shumë se 300 milionë njerëz në botë dhe është gjuhë zyrtare në 24 vende. Me mësimin e gjuhës arabe, ju jeni në gjendje të komunikoni me ata që e flasin këtë gjuhë anekënd botës.

6. Shtoni mundësitë e punësimit tuaj

Hulumtimet e ndryshme kanë treguar se kur dikush di një gjuhë të dytë, mundësia për t’u punësuar është më e madhe. Mësimi i arabishtes do të shtojë mundësitë tuaja të punësimit dhe do të duket bukur në CV-në tuaj.

7. Mësimi i një gjuhe të huaj fuqizon trurin dhe përmirëson kujtesën

Umeri ka thënë:
“Mësoni arabishten për forcimin e mendjes.”

Shumë studime kanë treguar se ata që flasin dy apo më shumë gjuhë janë komunikues më të mirë, kanë memorje më të mprehtë dhe e kanë të perfeksionuar aftësinë e të menduarit kritik. t e Profetit

Imagjinoni sikur të mund të lexoni dhe të kuptoni fjalët e Profetit tonë të dashur (sal-Allahu alejhi ve selem), nga gjuha arabe. Mësimi i gjuhës arabe do të thotë për ju që mund të kuptoni hadithet e Profetit pa pasur nevojë që të mbështeteni në ndonjë përkthim.

3. Ju shton përkushtimin në namaz

Përqendrimi juaj në namaz do të ngrihet kur ju të jeni në gjendje të kuptoni çdo pjesë të namazit prej sureve apo dhikreve. Namazi nuk do të jetë më një grup i veprimeve me zbrazëti të meditimit por do të jeni në gjendje të keni një bisedë më kuptimplotë me Zotin tuaj.
Sa herë që keni qenë duke falur namazin e Teravisë në Ramazan, keni thënë: ah, sikur të dija se çfarë po lexon imami! Bëjeni atë dëshirë realitet duke mësuar gjuhën arabe.

4. Afrojuni librave të shkencave islame që të futeni në studime më të thella

Megjithëse shumë libra të shkencave Islame janë përkthyer, shumë prej tyre mund të vlerësohen tamam vetëm në gjuhën origjinale të tyre – si libra të ndryshëm të Tefsirit, komenteve të Haditheve ose libra të jurisprudencës islame.

5. Është gjuha e pestë në botë

Gjuha arabe flitet nga më shumë se 300 milionë njerëz në botë dhe është gjuhë zyrtare në 24 vende. Me mësimin e gjuhës arabe, ju jeni në gjendje të komunikoni me ata që e flasin këtë gjuhë anekënd botës.

6. Shtoni mundësitë e punësimit tuaj

Hulumtimet e ndryshme kanë treguar se kur dikush di një gjuhë të dytë, mundësia për t’u punësuar është më e madhe. Mësimi i arabishtes do të shtojë mundësitë tuaja të punësimit dhe do të duket bukur në CV-në tuaj.

7. Mësimi i një gjuhe të huaj fuqizon trurin dhe përmirëson kujtesën

Umeri ka thënë:
“Mësoni arabishten për forcimin e mendjes.”

Shumë studime kanë treguar se ata që flasin dy apo më shumë gjuhë janë komunikues më të mirë, kanë memorje më të mprehtë dhe e kanë të perfeksionuar aftësinë e të menduarit kritik. 

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...