2022-03-01

Putinin duhet likuiduar gjenerealet e vet

 

Vendimi i Turqisë për të bllokuar disa luftanije ruse që të kalojnë nëpër ujërat e saj në Detin e Zi në kohën kur kriza e Ukrainës ka mbërritur pikën e saj kulmore, ka egërsuar Rusinë.

Edhe pse një lëvizje e tillë mund të ndihmojë në riparimin e marrëdhënieve të saj me NATO-n, Ankaraja tani rrezikon hakmarrjen e Moskës. Grumbullimi i luftanijeve ruse që presin dritën jeshile për të kaluar, do të kthehet në një test për vendosmërinë e Ankarasë gjatë ditëve në vijim dhe do të tregojë se sa larg është gati ajo që të shkojë në animin e ekuilibrit të saj unik diplomatik mes lindjes dhe perëndimit.

Turqia ndryshoi retorikën e saj dhe të dielën e quajti “luftë” sulmin rus në Ukrainë. Një veprim i tillë e lejon që të përdorë pjesë të një pakti ndërkombëtar për të kufizuar tranzitin e disa anijeve luftarake ruse nga Mesdheu në Detin e Zi. Kjo mund të frenojë aftësinë e Moskës për të sulmuar brigjet e Ukrainës në Detin e Zi.

Gjithçka varet tani nga interpretimi i Konventës së Montreux të vitit 1936. Ky pakt i lejon Turqisë të kufizojë tranzitin detar në ngushticat e Dardaneleve dhe të Bosforit në kohë lufte por ka dhe një klauzolë që përjashton anijet të cilat kthehen në bazën e tyre të regjistruar. Të paktën katër anije ruse janë duke pritur vendimin e Turqisë për të kaluar atje nga Mesdheu, thotë analisti gjeopolitik Yoruk Isik.

Dy prej tyre – një fregatë dhe një destrojer kanë kërkuar zyrtarisht të bëjnë udhëtimin brenda kësaj jave, sipas Isik dhe një zyrtari të lartë turk. Me pretendimin se e kanë bazën e vet në Detin e Zi, atom und ta kryejnë udhëtimin duke i lënë Turqisë një hapësirë për të manovruar. Fakti që sulmi u quajt luftë ishte një hap i madh, thotë Isik për Reuters.

Ankaraja nuk donte ta bënte këtë hap dhe, me gjuhën e përdorur, po i jep Moskës një shans të fundit për të frenuar agresionin e saj në qytetet ukrainase“, shtoi ai.

Zelensky: Akte terroriste të Rusisë, po bën krime lufte në Ukrainë

 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i cilësoi sulmet në qytetin lindor të Kharkiv si akte terroriste që Rusia po kryen në Ukraiën.

Përmes një video mesazhi, Zelensky tha se Rusia po kryen krime lufte në Ukrainë dhe ka ndërmarrë një shkatërrim të vetëdijshëm të njerëzve.

Presidenti ukrainas shtoi se beteja me armatime, bomba dhe raketa duhet të ndalet menjëherë. “Ne duhet të të tregojmë se njerëzimi është i aftë të mbrojë veten”, tha ai.

Në ditën e gjashtë të luftës, një autokolonë gjigante trupash ruse që shtrihet për mbi 60 km po i afrohet nga veriu kryeqytetit te Ukrainës, Kiev. Pamjet satelitore, të siguruara nga kompania amerikan Maxar, tregojnë sesi automjetet ushtarake, të grumbulluara që nga e diela, po lëvizin kërcënueshëm drejt Kievit që deri më tani, ka mundur t’i rezistojnë furisë ruse. Edhe pse tanket e Moskës hynë që të premten në një lagje periferike të tij, ato nuk arritën të avansonin drejt qendrës me shpejtësinë e shpresuar nga Kremlini, e kjo duket e ka nxehur Moskën, sulmet e të cilës janë zbrapsur njëri pas tjetrit. Disa shtëpi e struktura të tjera janë parë të digjen në afërsi të rrugës ku po kalojnë automjetetet e ushtrisë ruse. Pas analizimit të fotove, Maxar thotë gjithashtu se trupa të tjera tokësore dhe njësi helikopterësh ushtarakë po grumbullohen në jug të Bjellorusisë, më pak se 32 km nga kufiri verior i Ukrainës.

Më shumë se 70 ushtarë ukrainas kanë mbetur të vrarë nga predhat e artilerisë ruse që goditën bazën e tyre  Okhtyrka, një qytet mes Kharkiv dhe Kievit, shkruan zyrtarë vendas në rrjetin Telegram. Kjo është humbja më e madhe e jetëve në një incident të vetëm që prej fillimit të pushtimit rus. Ajo pason një intensifikim të bombardimeve mbi qytetet e Ukrainës. Së fundi po përdoren edhe sisteme të fuqishme raketahedhëse kundër zonave civile, gjë që ka cuar në rritje e numrit të viktimave.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky urdhëroi të lirohen nga burgu të gjithë të dënuarit që kanë eksperiencë luftimi, dhe që mund të ndihmojnë në rezistencën kundër Rusisë. “Kushdo që mund t`i bashkohet luftës kundër pushtuesit, duhet të rrokë armët”, deklaroi ai, duke shtuar se gjëja më e rëndësishme tani është mbrojtja e atdheut.

 


Pentagoni: Tre të katërtat e trupave ruse janë tani brenda Ukrainës. Haga do të hetojë pushtimin

 

Ukraina është në ditën e pestë të luftës, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin ndaj vendit fqinj. Raundi i parë i bisedimeve për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar. Negociatorët janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime të tjera para raundit të dytë që pritet të zhvillohet në ditët në vijim. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve Bashkuara ka nisur të hënën seancën e jashtëzakonshme ku pritet të dënohet sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

22:21 Rriten shqetësimet për sigurinë! SHBA dëbon diplomatët rusë të OKB-së

SHBA ka dëbuar 12 diplomatë rusë në Kombet e Bashkuara për shqetësime të sigurisë kombëtare, kanë thënë diplomatë amerikanë dhe rusë. Anëtarëve të misionit të Rusisë iu kërkua të largohen nga SHBA për t’u përfshirë në aktivitete jodiplomatike.

22:18 “Nëse do të vrasë veten, ta bëjë si Hitleri”, deklarata e fortë e ambasadorit ukrainas në OKB

Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Sergiy Kyslytsya ka bërë një deklaratë të fortë gjatë mbledhjes së kësaj të hëne. Gjatë fjalimit të tij, Sergiy Kyslytsya tha se ai mund të vrasë veten ashtu si Adolf Hitleri në maj të vitit 1945 në bunkerin e tij në Berlin të Gjermanisë. Ndërsa shtoi se nuk ka nevojë për armët bërthamore.

21:45 Pentagoni: Tre të katërtat e trupave ruse janë tani brenda Ukrainës

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se pothuajse 75% e forcave ruse të mbledhura në kufijtë e Ukrainës janë tani brenda vendit. Përparimi kryesor i trupave tani është pozicionuar rreth 25 km nga kryeqyteti Kiev, afërsisht një rritje prej 5 km që nga e diela. Ushtarët ende nuk kanë kapur dy qytete kryesore: Kharkiv në verilindje dhe Mariupol në jug.Siç kanë theksuar më parë zyrtarët perëndimorë, trupat nuk po bëjnë përparimin që kishin planifikuar për shkak të çështjeve logjistike dhe rezistencës së ashpër nga luftëtarët ukrainas.

“Ata po përdorin pothuajse gjithçka që kanë në arsenalin e tyre, nga armët e vogla deri në sipërfaqe deri te raketat ajrore, në përpjekje për të ngadalësuar rusët,” tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

20:57 Gjykata e Hagës do hetojë  pushtimin

Gjykata e Hagës do të hapë një hetim mbi krimet e dyshuara të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.”Ekziston një bazë e arsyeshme për të besuar se si krimet e supozuara të luftës ashtu edhe krimet kundër njerëzimit janë kryer në Ukrainë,” tha Karim AA Khan, prokurori i ICC.

“Qëllimi im është që ky hetim të përfshijë gjithashtu çdo krim të ri të supozuar që bie në juridiksionin e zyrës sime që janë kryer nga çdo palë në konflikt në çdo pjesë të territorit të Ukrainës”, tha ai.

19:46 Momenti kur forcat ruse prekën kufirin ukrainas/ Profesori amerikan e zbuloi disa orë para deklaratës së Putin

Një profesor në Kaliforni dhe ekspert i kontrollit të armëve tha se Google Maps e ndihmoi atë të gjurmonte një “bllokim trafiku” që në fakt ishte lëvizja ruse drejt kufirit ukrainas disa orë përpara se presidenti rus, Vladimir Putin të njoftonte sulmin në një fjalim televiziv.

19:25 Google Maps ngatërron rusët në Ukrainë

Edhe Google Maps tashmë është në krah të Ukrainës. Google ka çaktivizuar përkohësisht disa mjete Google Maps në Ukrainë, të cilat ofrojnë të dhëna të drejtpërdrejta të trafikut dhe se sa të zëna janë vendet e ndryshme në një përpjekje për të mbrojtur ukrainasit nga ushtria ruse.

18:20 FIFA dhe UEFA pezullon klubet dhe kombëtaret ruse nga të gjitha garat

Pas vendimeve fillestare të miratuara nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, të cilat parashikonin miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA kanë vendosur sot së bashku që të gjitha ekipet ruse, qofshin ato kombëtare përfaqësuese apo ekipet e klubeve, do të pezullohen nga pjesëmarrja në të gjitha kompeticionet sportive.

18:15 S’arriti të festonte ditëlindjen, kush është vogëlushja ukrainase që u vra nga rusët (Fotot)

Numri i civilëve të vrarë në Ukrainë gjatë pushtimit rus po rritet çdo ditë. Deri të dielën, komisioneri i Ukrainës për të drejtat e njeriut tha se numri i viktimave civile ishte 210, duke përfshirë edhe fëmijë. Një vajzë shtatë vjeçare vdiq gjatë  sulmit të një kopshti fëmijësh, ka pasur viktima në kryeqytetin Kiev dhe 10 anëtarë të komunitetit etnik grek të Ukrainës u vranë kur fshatrat e tyre në jug u vunë nën zjarrin rus.

18:00 Përfundojnë bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës, negociatat do vijojnë

Bisedimet mes dy delegacioneve, Rusi dhe Ukrainë, kanë përfunduar në Bjellorusi dhe palët janë kthyer në kryeqytetet e tyre për konsultime, deklaroi para gazetarëve Mikhaylo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Palët kanë rënë dakord që të takohen edhe për një raund të dytë bisedimesh. Në momentet e fundit, sapo takimi kishte përfunduar, u dëgjuan tre shpërthime të mëdha në Kiev.

17:50 Gjermania: Do të pranojmë të gjithë refugjatët ukrainas

Gjermania është zotuar se do të pranojë të gjithë refugjatët ukrainas që ikin nga vendi i tyre për shkak të pushtimit rus. Baerbock premtoi gjithashtu më shumë ndihmë humanitare për Ukrainën. Përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Baerbock tha se Putin ka sjellë vuajtje të jashtëzakonshme në Ukrainë, por kjo e fundit nuk është vetëm.

17:40 CNN: Putin nuk e kishte imagjinuar rezistencën e fortë të Ukrainës

Sipas CNN, forcat ruse kanë hasur në rezistencë më të ashpër se sa pritej nga një ushtri ukrainase e papërgatitur dhe e paarmatosur. Rusia, deri më tani ka dështuar në marrjen e qyteteve kryesore në të gjithë Ukrainën. Përveç një sulmi të ashpër nga forcat ukrainase dhe civilët, pushtimi rus ka pësuar sfida logjistike , me ushtarët në vijën e frontit që kanë mungesë karburanti, municioni dhe ushqimi.

17:35 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Lufta në Ukrainë duhet të ndalet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të hënën në mbledhjen e saj të parë urgjente që nga viti 1982, duke theksuar se duhet t’i themi mjaft pushtimit rus. Udhëheqësi i lartë i OKB-së e quajti gjithashtu vendosjen në gatishmëri të armëve bërthamore nga Rusia “një zhvillim rrëqethës”.

17:30 Zelensky nënshkruan aplikimin për t’u bërë pjesë e BE-së

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski të hënën nëshkruajti zyrtarisht aplikimin për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Evropian. Lajmin e dha përmes një publikimi në Facebook, duke theksuar se “ditën e sotme nënshkruajta aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian”. Ai i bëri thirrje edhe më herët Unionit që të përshpejtonte procedurat e anëtarësimit në BE, nisur nga gjendja emergjente që ka prodhuar lufta.

17:29 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Lufta në Ukrainë duhet të ndalet

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të hënën në mbledhjen e saj të parë urgjente që nga viti 1982, duke theksuar se duhet t’i themi mjaft pushtimit rus.Udhëheqësi i lartë i OKB-së e quajti gjithashtu vendosjen nw gatishmëri tw armwve bërthamore nga Rusia “një zhvillim rrëqethës”.

17:23 “Është një ferr i vërtetë këtu”/ Kharkiv goditet brutalisht nga rusët me raketa

Një lagje rezidenciale në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është goditur nga një sulm me raketë të hënën, sipas zyrtarëve ukrainas dhe videove të shumta të mediave sociale të verifikuara nga CNN.  Videot tregojnë raketa të shumta që shpërthejnë së bashku në një pjesë rezidenciale të lagjes Saltivka në veri-lindje të Kharkiv, afër një supermarketi. Sipas Këshillit Bashkiak të Kharkiv, bombardimet e fundit të qytetit kanë lënë të vdekur një grua dhe 31 të plagosur.

17:05 Zvicra i bashkohet vendeve evropiane, miraton sanksionet kundër Rusisë

Shteti zvicerian, “destinacion i preferuar” për oligarkët rusë, nuk është më neuatral, por ka vendosur të miratojë të gjitha sanksionet e vendosura tashmë nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë. Pas një takimi të qeverisë këtë të hënë, presidenti i Zvicrës Ignazio Cassis, tha se vendi do të ngrijë menjëherë asetet e presidentit rus Vladimir Putin, kryeministrit Mikhail Mishustin dhe ministrit të jashtëm Sergei Lavrov, si dhe të 367 individëve të sanksionuar javën e kaluar nga BE.

17:00 Ukraina gati për të shitur bono qeveritare ushtarake

Ukraina po mendon të marrë hua nga investitorë ndërkombëtarë të bonove për të financuar forcat e saj të armatosura në betejën e tyre kundër pushtimit rus. “Ministria e Financave u kërkon qytetarëve, bizneseve dhe investitorëve të huaj të mbështesin buxhetin e Ukrainës, duke investuar në bono qeveritare ushtarake”, citohet nga deklarata e kësaj ministrie.

16:51 BE i vendos Ukrainës në dispozicion sistemin e inteligjencës

Bashkimi Europian i ka kërkuar qendrës satelitore në Madrit që t’i ofrojë sistemin e inteligjencës Ukrainës, për të parë lëvizjet e trupave ruse. Kryediplomati Josep Borrell tha gjatë një konference për shtyp se vendet e BE-së janë të vendosura të rrisin më tej mbështetjen e tyre ushtarake dypalëshe për Ukrainën.

16:54 Po ndodh tani: Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mblidhet për pushtimin rus të Ukrainës

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuar po zhvillon tani një mbledhje, ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon. Në fjalën e tij të hapjes, Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Abdulla Shahid, përsëriti thirrjen e tij për armëpushim të menjëhershëm, i pari që nga viti 1982. Ai u bëri thirrje palëve që të përdorin mundësinë e “rrallë” të dialogut për të “de-përshkallëzuar në mënyrë kuptimplotë dhe të shpejtë” situatën.

16:31 “Diktatori i fundit i Evropës”, Alexander Lukashenko mund të jetë një ‘lojtar’ kyç në konfliktin Rusi-Ukrainë. Ja çfarë duhet të dini

Bjellorusia po shfaqet si një lojtar kyç në pushtimin rus të Ukrainës. Inteligjenca ukrainase thotë se Bjellorusia po tregon “gatishmëri për të marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë” në pushtimin e Rusisë, “përveç lejimit të rusëve të përdorin territorin e tyre si dhe duke i lënë ata të kalojnë kufirin” në Ukrainë, tha një zyrtar i qeverisë ukrainase për CNN. Bjellorusia dhe Rusia kanë lidhje të ngushta ushtarake dhe trupat ruse janë vendosur së fundi në Bjellorusi për stërvitje të gjera ushtarake.

16:29 Ndodh për herë të parë! Finlandezët dhe suedezët janë pro anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Pushtimi i Putinit në Ukrainë po ndryshon rrënjësisht pikëpamjet europiane, pasi një sondazh i publikuar nga televizioni finlandez “YLE” ka zbuluar se shumica e popullsisë së vendit janë në favor të anëtarësimit në NATO, dhe kjo ndodh për herë të parë në histori.

16:25 Bombardimet e fundit në Kharkiv, një qytetar i vdekur dhe 31 të plagosur

Bombardimet e fundit të qytetit të Kharkiv kanë lënë të vdekur një grua dhe plagosur 31 persona. Të plagosurit janë 15 ushtarë dhe 16 civilë, sipas Këshillit të qytetit në një deklaratë për shtyp. Gjatë ditëve të fundit, Këshilli i qytetit ka regjistruar 44 të plagosur, përfshirë 20 ushtarakë dhe gjithsej shtatë të vrarë. Shtatë viktimat përfshijnë dy ushtarë dhe pesë civilë.

16:12 Presidenti francez komunikon veçmas me Putinin dhe Zelenskyn

Presidenti francez Emmanuel Macron foli veçmas me presidentin rus Vladimir Putin dhe më pas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të hënë. Telefonata me Putinin zgjati një orë e 30 minuta, sipas Pallatit Élysée. Macron tha se ai i bëri presion për nevojën e zbatimit të një armëpushimi të menjëhershëm.

16:00 Vijon raundi i tretë i negociatave

Negociatat ndërmjet delegacioneve ukrainase dhe ruse janë ende në vazhdim. Raundi i tretë i bisedimeve do të fillojë pas pak minutash, njoftoi në Twitter, Mykhailo Podoliak, këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit.

13:00 Kryeministri ukrainas: Po aplikojmë për t’u anëtarësuar në BE

Ukraina po përgatit një aplikim për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian sipas një procedure të veçantë, tha kryeministri Denis Shmygal. Me anë të një statusi në median e tij sociale, kryeministri ukrainas tha se populli i tij e ka vërtetuar që janë pjesë “integrale e komunitetit evropian”.

Shmygal shkroi që ai vetë kishte komunikuar me homologun slloven për këtë çështje, po ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

12:37 Ukraina kërkon armëpushim dhe tërheqje të trupave

Ukraina kërkon armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse në takimin me delegacionin rus në Bjellorusi. “Çështja kryesore e bisedimeve është një armëpushim i menjëhershëm dhe tërheqja e trupave nga Ukraina”, thuhet në një njoftim zyrtar. Sipas një njoftimi nga zyra e presidentit, delegacioni është ministri i Mbrojtjes Oleksy Reznikov, këshilltari i Presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podoliak dhe zëvendës ministrin e Punëve të Jashtme, Mykola Tochytskyi. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nuk është pjesë e delegacionit.

12:07 BE i mbylli hapësirën ajrore, rruga e gjatë që duhet të bëjnë tani avionët rusë

Linjat ajrore ruse po përdorin rrugë të tjera, për të udhëtuar nga territori i Kaliningradit drejt vendeve të detit Baltik, pasi Bashkimi Europian ka mbyllur hapësirën ajrore, si dënim pas vendimit të presidentit Vladimir Putin për të sulmuar Ukrainën. Kaliningrad, një tokë prej 15,000 km katrorë që i përket Rusisë, ndodhet 300 km në perëndim të kontinentit dhe është vendosur midis vendeve baltike dhe anëtarëve të BE-së, Lituanisë dhe Polonisë. Në vend që të fluturojnë drejtpërsëdrejti mbi Letoni dhe Lituani, aeroplanët rusë tani janë të detyruar të fluturojnë në veri drejt Shën Petërsburgut, pastaj rreth bregut të Baltikut.

10:28 Pasojat e luftës, benzina arrin çmime rekord në Britaninë e Madhe

Çmimi mesatar i një litri benzinë ka arritur në 150 pence britanik pasi pushtimi rus i Ukrainës shton presionin mbi koston globale të naftës.
Simon Williams tha se çmimi mesatar i benzinës arriti në 151.25 pence të dielën, ndërsa nafta në 154.72 pence.  Çmimet e naftës u rritën me mbi 100 dollarë për fuçi pas sanksioneve të ashpra që iu vendosën Rusisë.

Del video se si tre serbët blenë emblema të UÇK-së në Prishtinë, “Debat Plus” jep detaje për planin e tyre

 


Policia e Kosovës ditën e shtunë kishte arrestuar tre serb nga qyteti i Nishit të cilët ishin kapur duke blerë uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së.

“Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka zbuluar skenarin se si serbët tentuan të blejnë disa uniforma ushtarake dhe emblema të UÇK-së por pasi kanë vërejtur pjesëtarët e policisë kanë blerë vetëm emblemat e UÇK-së.

Sipas RTV Dukagjinit skenari ka qenë që kuponët fiskal të vendosen në gjepat e uniformave ushtarake që të mos kishte dyshime se ato janë inskenuar nga Beogradi.

“Serbët kanë pasur qëllim që kuponin fiskal ta fusin në njërin nga xhepat e uniformave dhe më pas kjo uniformë të lihej në vendin e ngjarjes dhe të shfaqej para opinionit se uniforma ishte blerë në Prishtinë, dhe të hiqej çfarëdo dyshimi që akti [i planifikuar më pas] ishte kryer nga serbët”.

“Plani i Serbisë ishte që të fabrikohej ndonjë sulm i ashtuquajtur terrorist në kishat ortodokse serbe, apo ndaj ndonjë familjeje serbe”.

Institucionet e sigurisë thonë se s Serbia e Rusia kishin interesa të inskenonin tensione gjatë zgjedhjeve serbe në Kosovë.

“Debat Plus” ka siguruar edhe disa video se si serbët kanë blerë emblemat në Prishtinë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se njëri nga tre serbët e arrestuar në Prishtinë kishte kontakte me BIA-n serbe dhe me Rusinë.

Haxhiu në një konferencë për medie ka deklaruar se serbët që blenë uniforma ushtarake dhe emblema të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mund ta cenojnë sigurinë dhe t’i shtojnë tensionet në Kosovë.

“Institucionet e sigurisë kanë informacione se njëri prej personave të shoqëruar në polici, ka komunikime të shumta me persona nga Federata e Rusisë, individë të strukturave të Agjencisë Serbe të Inteligjencës. Ka mjaftuar këto informacione për të rritur dyshimin se personat në fjalë, të përgatisin një aktivitet që të cenojë sigurinë dhe t’i shtonte tensionet në Kosovë. Këto veprime janë injorim i ndonjë aktiviteti që do të cenonte sigurinë”, deklaroi Haxhiu sot gjatë një konference.

Kujtojmë të njëjtët ishin liruar nga prokuroria me arsyetimin se nuk kishte prova për t’u mbajtur më tej në paraburgim

Pas kërkesës për anëtarësim në NATO, Armend Kadri Mehaj kërkon njohjen edhe nga pesë shtetet e BE-së

 

P

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj pas kërkesës për anëtarësim të NATO, ka kërkuar që të njihet pavarësia e Kosovës edhe nga pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. 

Mehaj në një postim në Facebook ka shkruar se kërkuar nga qytetarët dhe diaspora të gjithë në rrjetet sociale të vendosin hashtagun #KosovoInNATO, #KosovoInEU.

Ai ka kërkuar nga Sllovakia, Rumania, Greqia, Spanja dhe Qipro që ta njohin shtetin e Kosovës.

“Qytetarë të dashur, Bashkëkombës nga mërgata jonë kudo në Botë,

Miq tanë ndërkombëtar,

Ju bëjë thirrje si bashkëqytetar, bashkëkombës dhe mik i juaj,

Të ftoni kudo që jeni, nga cilado pozitë që keni,

Të ftoni miqtë tuaj spanjoll, grek, rumun, sllovak dhe qipriot, ta dëgjojnë të vërtetën e Kosovës dhe popullit tonë:

– Republika e Kosovës dhe populli ynë, ndajnë vlera të përbashkëta euroatlantike të lirisë, të paqes dhe të demokracisë.

– Republika e Kosovës është partner i besueshëm, e këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi në secilin projekt të përbashkët në funksion të humanitetit, paqes, sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë.

– Republika e Kosovës, historikisht dhe kulturalisht, është pjesë e pandarë dhe e natyrshme e familjes evropiane.

Të gjithë së bashku, në profilet tona të rrjeteve sociale të vendosim: #KosovoInNATO#KosovoInEU.

SHBA dëbon 12 diplomatë të misionit rus në OKB


Mediat amerikane raportojnë se 12 diplomatë rusë me mision në Kombet e Bashkuara, janë urdhëruar të largohen nga Shtetet e Bashkuara.

Atyre u është dhënë afat që deri më 7 mars të largohen nga Shtetet e Bashkuara, e këtë e ka konfirmuar edhe emisari i posaçëm rus në Kombet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.

Vassily Nebenzia u tha gazetarëve se Rusia do të përgjigjet ndaj kësaj lëvizje, “pasi është bërë një praktikë diplomatike”.

Në anën tjetër Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se dëbimi i tyre vjen si rezultat i aktiviteteve të tyre që nuk kishin fare të bëjmë me diplomacinë.

“Këta diplomatë të cilëve u është kërkuar të largohen nga Shtetet e Bashkuara, kanë qenë të angazhuar në aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë e tyre diplomatike”, tha zëvëndës-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Richard Mills.

Zyrtarët amerikanë madje kanë shpjeguar më vonë se diplomatët rusë “kanë keqpërdorur privilegjet e tyre” – duke u marrë me spiunazh që është e dëmshme për sigurinë kombëtare – duke kërkuar dëbimin e tyre

Dita e gjashtë e agresionit, Ukraina tregon dëmet që ia shkaktoi Putinit – reagime të ashpra në drejtim të Serbisë – ja ku po zhvillohen ‘betejat kryesore’

 


Në këtë ditë të parë të muajit mars, ukrainasit po përballen me ditën e gjashtë të një agresioni rus.

Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.

Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.

E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin të enjten urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian.

Atje, që nga dita e parë e agresionit rus në Ukrainë ka pasur zhvillime të shumta për të cilat kemi raportuar në kohë reale, por Telegrafi do të vazhdojë tua sjellë edhe më tej zhvillimet e fundit minutë pas minute në hapësirën e mëposhtme e dedikuar për raportin në kohë reale. /Telegrafi/

  • Na ndiqni edhe në rrjetet tona sociale: FacebookT