Mediat amerikane raportojnë se 12 diplomatë rusë me mision në Kombet e Bashkuara, janë urdhëruar të largohen nga Shtetet e Bashkuara.
Atyre u është dhënë afat që deri më 7 mars të largohen nga Shtetet e Bashkuara, e këtë e ka konfirmuar edhe emisari i posaçëm rus në Kombet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.
Vassily Nebenzia u tha gazetarëve se Rusia do të përgjigjet ndaj kësaj lëvizje, “pasi është bërë një praktikë diplomatike”.
We are taking this action in accordance with the headquarters agreement. Today’s action has been in the works for several months.
— Olivia Dalton (@USUNSpox) February 28, 2022
Në anën tjetër Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se dëbimi i tyre vjen si rezultat i aktiviteteve të tyre që nuk kishin fare të bëjmë me diplomacinë.
“Këta diplomatë të cilëve u është kërkuar të largohen nga Shtetet e Bashkuara, kanë qenë të angazhuar në aktivitete që nuk ishin në përputhje me përgjegjësitë e tyre diplomatike”, tha zëvëndës-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Richard Mills.
Zyrtarët amerikanë madje kanë shpjeguar më vonë se diplomatët rusë “kanë keqpërdorur privilegjet e tyre” – duke u marrë me spiunazh që është e dëmshme për sigurinë kombëtare – duke kërkuar dëbimin e tyre