2022-03-01

1 000 shkrimtarë në mbështetje të Ukrainës

 


 Argaret Atwood me flamurin verdheblu në duar dhe një kapuç kundër të ftohtit në kokë shkoi në ”Dundas Street West” në marshimin e Torontos në mbështetje të çështjes ukrainase.

Autorja 82-vjeçare kanadeze e ”The Handmaid’s Tale” nuk e ka menduar dy herë për këtë, por nuk është e vetmja.

Më shumë se 1 000 shkrimtarë kanë folur duke bërë thirrje për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës.

Atwood, anglezi Salman Rushdie, fituesi turk i çmimit ”Nobel” Orhan Pamuk dhe bjellorusja Svetlana Alexievitch, Paul Auster, Jonathan Franzen, Colm Toibin, polakja Olga Tokarczuk dhe gjithashtu gazetarja filipinase Maria Ressa, fituese e çmimit ”Nobel” për Paqen, kanë shprehur solidaritetin e tyre me Ukrainën, shkrimtarët, gazetarët, artistët dhe popullin ukrainas, duke dënuar pushtimin rus dhe duke bërë thirrje për një fund të menjëhershëm të gjakderdhjes.

Në një letër të hapur, të botuar gjithashtu në rusisht, ukrainisht dhe arabisht, të dielën në mbrëmje, nga shoqata bota e shkrimtarëve PEN Ndërkombëtar, mes të tjerash thuhet se
“ne, shkrimtarët në mbarë botën, jemi të tronditur nga dhuna nga forcat ruse kundër Ukrainës dhe bëjmë thirrje urgjente për t’i dhënë fund gjakderdhjes. Ne jemi të bashkuar në dënimin e një lufte të pakuptimtë, të zhvilluar nga refuzimi i presidentit Putin për të pranuar të drejtat e ukrainasve… pa ndërhyrjen e Moskës”.

“Ne jemi të bashkuar për të mbështetur shkrimtarët, gazetarët, artistët dhe të gjithë popullin ukrainas, që po përjeton një nga momentet më të errëta”, theksohet në të.

“Të gjithë individët kanë të drejtën për paqe, shprehje të lirë dhe tubim të lirë. Lufta e Putinit është një sulm ndaj demokracisë dhe lirisë jo vetëm në Ukrainë, por në mbarë botën. Ne qëndrojmë të bashkuar në thirrjen për paqe dhe fundin e propagandës që nxit dhunën. Nuk mund të ketë Evropë të lirë dhe të sigurt pa një Ukrainë të lirë dhe të pavarur. Paqja duhet të mbizotërojë”, përfundon letra.

Ndërmjet nënshkruesve, madje edhe duke rrezikuar, është shkrimtarja e njohur ruse, Ljudmila Ulickaya

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...