Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/01

KUR GJARPINJTË ME HELM RUSOFIL I NXJERRIN KËMBËT JASHTË

 

AKADEMIK Abdulla Mehmeti,Ph.d
Në këtë kohë kur vlerat demokratike dhe qytetërimi evropian e botëror po sulmohen në mënyrën më barbare nga makineria ushtarake e regjimit kriminal të Rusisë, puna më e mençur dhe e dobishme për interesin kombëtar të shqiptarëve është rreshtimi përkrah popullit liridashës të Ukrainës, veprimi në një frymë me popujt dhe vendet demokratike kundër krimeve e barbarive ushtarake ruse në Ukrainë, solidarizimi dhe ndihma në të gjitha format e popullit të Ukrainës, i cili këto ditë po përjeton krimet dhe gjenocidin e tmerrshëm, siç e ka përjetuar më parë edhe populli shqiptar, së paku në dy shekujt e fundit, nga regjimi okupator i Serbisë (lexo: Rusisë) në Kosovë dhe viset tjera shqiptare.
Me këtë rast, një punë e dobishme nga shqiptarët që e duan lirinë, kombin dhe shtetin e tyre, duhet të jetë kujdesi permanent edhe nga bandat kriminale vendëse, të cilat në mënyrë të hapur ose të sofistikuar janë në anën e kundërt të historisë, janë me armikun e shqiptarëve dhe të qytetërimit evropian. Kjo bandë e kuqe rusomane edhe ndër shqiptarët, sidomos në medie dhe rrjetet sociale, si gjithmonë mundohet të ngre krye edhe në këto rrethana, për ta njollosur dhe komprometuar kombin shqiptar para botës dhe para historisë.
Mbani hapur sy e vesh, o njerëz të mirë! Kujdesuni, evidentoni dhe parandaloni çdo veprim armiqësor të këtyre bastardëve; mbrohuni nga çdo copë plehu dhe helmi të tyre, demaskoni hapur çdo individ dhe bandë kriminale me frymë putinizmi ndër shqiptarët; luftoni këto hiena që pinë gjak shqiptari natën dhe vajtojnë rusisht ditën; mos lejoni kjo farë bastarde ta helmojë me propagandë shpirtin liridashës të popullit shqiptar!
(1 mars 2022)

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...