-Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në protestë në afërsi të Presidencës së Serbisë, kështu që rruga Mbret Milan është mbyllur për qarkullim,raportojnë këto media.
Të mbledhurit po këndojnë mesazhe mbështetjeje për Rusinë, e cila filloi një pushtim ushtarak të Ukrainës të enjten e kaluar dhe ndërkohë kan eskaluar luftimet ku ukrainasit po mbrohen ndërsa makineria ruse po shkatërron qytete dhe po vret civil të këtij vendi.
Përfaqësuesit e organizatave të ekstremit të djathtë – Damnjan Knezevic nga Patrulla Popullore dhe Mladen Obradovic nga Obraz – iu drejtuan pjesëmarrësve të protestës nga skena.
Knezevic kishte një mesazh CNN, BBC dhe RTS, “se rusofobia në Serbi është një gabim statistikor” dhe se “çdo serb është një vëlla rus”.
“Sado të jemi nën presion nga sanksionet, në vitin 1992 dhe në 2022 nga Rusia, sado që të na sulmojnë dhe të na ofrojnë dritë, e gjitha është një pikë në oqean për një shpirt sllav”, tha Knezevic, duke shtuar se. “Nuk ka asnjë serb që do t’i vejë sanksione Rusisë dhe Bjellorusisë “.
Obradovic tha se “Rusia po çliron të gjithë botën nga kërcënimet e NATO-s” dhe se sot “Putini ka treguar se kush është burrështetasi më i fortë dhe më i guximshëm në botë”.
Tubimi filloi me himnet e Serbisë dhe Rusisë, qytetarët mbajnë flamuj rus dhe serb dhe thërrasin “Rusi, Rusi”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”, “Tradhti, tradhti” dhe “Vuçiq Shiptar, e tradhtove Serbinë”.