Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/04

Shqipëria kërkon votën për rezolutën kundër agresionit rus në Ukrainë

 Shqipëria dhe 95 vende të tjera janë bashkuar si bashkësponzorizues për rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi agresionin rus në Ukrainë.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, u ka bërë thirrje vendeve që të votojnë pro saj dhe ta mbështesin Ukrainën, duke thënë se “një front i bashkuar dhe në rritje zgjedh paqen, sigurinë dhe Kartën e OKB-së në vend të luftës së paligjshme”.

“Kjo është zgjedhja me të cilën përballet bota sot. Votoni PO!”, ka shkruar Xhaçka.

Duke votuar këtë rezolutë, riafirmohet rëndësia parësore e Kartës së Kombeve të Bashkuara në promovimin e ligjit ndër popujt. Gjithashtu, kjo rezolutë kërkon edhe respektimin e Artikullit 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara që thotë se “të gjithë anëtarët do të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre ndërkombëtare me mjete paqësore në mënyrë të tillë që paqja, siguria ndërkombëtare dhe drejtësia të mos rrezikohen”.

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...