Miliona rusë kanë filluar të ndiejnë efektin e sanksioneve ekonomike perëndimore të krijuara për të ndëshkuar vendin për pushtimin e Ukrainës fqinje.“Nëse do të mund të largohesha nga Rusia tani, do ta bëja. Por nuk mund ta lë punën time”, thotë Andrey.Ai nuk mund të përballojë të marrë një hipotekë në Moskë tani normat e interesit janë rritur, raporton BBC.“Po planifikoj të gjej klientë të rinj jashtë vendit sa më shpejt dhe të largohem nga Rusia me paratë që po kurseja për këstin e parë”, thotë dizenjatori industrial 31-vjeçar.“Këtu jam i frikësuar – janë arrestuar njerëz që kanë folur kundër “vijës së partisë”, shton tutje ai.
Sanksionet perëndimore nuk do ta bëjnë kurrë Rusinë të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Ukrainës.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se negociatat e drejtpërdrejta midis Moskës dhe Kievit, nuk kishin si plan për bisedime midis presidentëve të dy vendeve, shkruan The Guardian.
Peskov hodhi poshtë si false akuzat për sulmet ruse ndaj objektivave civile dhe përdorimin e bombave thërrmuese dhe bombave vakum si false, raportoi Reuters.
Ai nuk pranoi të jepte një vlerësim të situatës ushtarake në terren në ditën e gjashtë të pushtimit rus të Ukrainës, të cilin Kremlini e përshkruan si një operacion special për çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e vendit.