2022-03-05

Vritet negociatori Denys Kireev / Qëllohet nga oficerët e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës

 


Një prej negociatorëve  ukrainas në bisedimet me rusët është vrarë nga Shërbimi i Sigurimit pasi dyshohet se tradhtoi vendin duke komunikuar me Rusinë

Ditën e hënë gjithashtu pritet të mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së për të diskutuar krizën humanitare në Ukrainë me kërkesë nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria.Sipas burimeve të Ukrainska Pravda, Denys Kireev anëtar i delegacionit negociues ukrainas që u takua me Rusinë në bjellorusi, u qëllua për vdekje nga oficerët e Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës.

Denys Kireev u vra gjatë një përpjekjeje për ta arrestuar nën akuzën për tradhti.

Ndërkohë Valdimir Putin i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz të premten se një raund i tretë i bisedimeve ishte planifikuar për këtë fundjavë.

Por ministri  i jashtëm Lavrov mesditën e së shtunës deklaroi se ende nuk është caktuar data. Ai akuzon presidentin ukrainas se po përpiqet të fusë në luftë Rusinë me NATO-n.  Dy raundet e mëparshme janë mbajtur në Bjellorusi, pa rezultat.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...