Një familje nga Kievi vendosi të kthehej në banesë pas një nate të vështirë në një strehë, por gjeti vetëm plumba dhe shkatërrim.
CNN sjell historinë e Viktoriya dhe familjes së saj, të cilët u kthyen në banesë këtë mëngjes, pasi kaluan natën në një strehë dhe kuptuan se vendimi për t’u larguar i shpëtoi jetën.
Gjatë natës, plumbat kanë shpuar dy xhamat e banesës së tyre, ndërsa në dysheme kanë mbetur plumba të tjerë.
“E kuptova se nuk ka asnjë vend ku mund të ndihem i sigurt tani. Shtëpia ime nuk është më kështjella ime. Gjatë gjithë kohës gjëmon, shpërthen, qëllon. Bëhet edhe më e shqetësuar në momentet e heshtjes, sepse e dini se ato nuk do të zgjasin“, tha Viktoriya për CNN.
Viktoriya dhe familja e saj kanë kaluar shumicën e kohës në strehimore. Ata kanë një djalë të vogël dhe shqetësohen se mund ta mbajnë të sigurt në banesën e tyre.
“Jeta ndryshoi plotësisht në vetëm një moment dhe tashmë vendosin të tjerët për jetën tonë. Lufta ka zgjatur vetëm katër ditë deri më tani, por duket sikur ka qenë me ne për një kohë pafundësisht të gjatë. Është një ndjenjë e tmerrshme”, shtoi ajo.