2022-03-04

Ursula von der Leyen: BE do të mbështesë Ukrainën me të gjitha mjetet që ka në dispozicion

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, siguron presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenksy se BE-ja do vazhdojë të mbështesë Ukrainën “me të gjitha mjetet që ka në dispozicion”.

Gjatë një bisede telefonike mes Presidentes së KE-së dhe Zelensky-t, lajm që e bëri të ditur, Ursula von der Leyen, në llogarinë e saj në Twitter, është diskutuar për situatën në terren në Ukrainë dhe për ndihmat humanitare.

“Diskutova situatën në terren në Ukrainë me Presidentin Zelensky. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me të gjitha mjetet që ka në dispozicion, në koordinim të ngushtë me shtetet anëtare dhe partnerët tanë ndërkombëtarë”, shkruan ajo.

“Prioriteti i parë janë korridoret e sigurta humanitare”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...