2023-02-09

Çfarë është edukimi mbi median dhe si përshtatet ai për fëmijët?

 Çfarë është edukimi mbi median dhe si përshtatet ai për fëmijët?5 Edukimi mbi median bën të mundur analizimin me sy kritik të përmbajtjes mediatike, ose e thënë më thjeshtë: të lexosh midis rreshtave. Procesi i analizimit të përmbajtjes zhvillohet në mënyrë individuale për secilin person, në varësi të njohurive, dëshirave dhe predispozicionit të vet. Teorikisht një person i mirëinformuar mbi median duhet të jetë gjithmonë në gjendje që të bëjë dallim midis çështjeve thelbësore dhe elementeve dytësore në çdo lajm që lexon, dëgjon, apo shikon; të zbulojë elemente të propagandës apo reklamës së fshehtë; të diktojë racizmin dhe gjuhën e urrejtjes të shprehur haptazi apo në mynyrë të kamufluar në media, dhe pasi t’i dallojë të gjithë këto elemente, të jetë në gjendje të vërë re të gjitha strategjitë manipuluese që vijnë nga media dhe politikanët, të identifikojë ato elemente që janë futur qëllimisht në artikull apo kronikë, dhe ato që janë lënë jashtë po me qëllim... 5 Informacioni për këtë kapitull është bazuar te manuali i trajnerëve për edukimin për median dhe studimi për gjendjen e edukimit për median në Shqipëri, të kryera gjatë vitit 2019. http://wMegjithëse ka shumë përkufizime të edukimit dhe njohjes së medias, në këtë guidë informative do t’i përmbahemi këtij përkufizimi: Edukimi mbi Median dhe Informacionin (EMI) i referohet aftësive, njohurive teknike dhe shoqërore të qytetarëve të thjeshtë për të patur akses në media, për të gjykuar në mënyrë kritike, për të marrë dhe për të dhënë informacion dhe material mediatik nëpërmjet platformave dhe teknologjive tradicionale dhe digjitale. Sipas këtij përkufizimi, të kesh edukim mbi median do të thotë se arrin të kuptosh se si funksionojnë këto platforma dhe teknologji informative, se di të ushtrosh të drejtat e tua dhe të respektosh të drejtat e të tjerëve ndërkohë që përdor këto mjete informative, dhe që arrin të identifikosh dhe të shmangësh elementet e dëmshme në media. Edukimi mbi median dhe informacionin ka për qëllim që të sigurojë një përdorim sa më efikas të përmbajtjes mediatike dhe platformave informative që të përmbushen dhe repektohen nevojat dhe interesat individuale dhe kolektive, dhe të sigurohet një pjesëmarrje aktive, e përgjegjshme, në proceset demokratike dhe debatin publik në forumet tradicionale apo në internet. Edukimi i fëmijëve në lidhje me median dhe informacionin është një mision shumë i rëndësishëm por edhe shumë i vështirë. Ky proces ka një rëndësi të veçantë për fëmijët – si pasojë e nivelit të lartë të ekspozimit ndaj materialeve mediatike që nuk arrijnë akoma t’i kuptojnë plotësisht – por është edhe i vështirë për të paktën dy arsyeww.institutemedia.org/Documents/PDF/TotManual. pdf dhe http://www.institutemedia.org. 

Së pari, në lidhje me fushën e teknologjive të reja vihet re zakonisht një përmbysje e pozicioneve tradicionale, pasi fëmijët shpesh dinë të përdorin disa nga pajisjet e reja më mirë se prindërit apo mësuesit e tyre. Së dyti, trajtimi i secilës grupmoshë duhet t’i përshtatet veçorive dhe nevojave të secilit grup. Fëmijët shpesh konsiderohen gabimisht si një grup homogjen, dhe trajnimi i grupmoshave të ndryshme fëminore me të njëjtat metoda është gabim, pasi përqasja e trajnimit duhet të varet nga niveli i zhvillimit kognitiv të fëmijës. Fëmijët deri në moshën shtatë vjeçare kanë një intuitë dhe imagjinatë të zhvilluar, por kanë aftësi të kufizuara për mendim abstrakt. Nga ana tjetër, fëmijët e moshës 7 deri në 11 vjeç mund të jenë në gjendje të kuptojnë më mirë konceptet dhe kontekstin e mesazheve të caktuara mediatike. Më tej, adoleshentët janë në gjendje të mendojnë në mënyrë hipotetike, teorike, dhe kundërfaktuale, me aftësi për llogjikim dhe arsyetim abstrakt. Në vend që t’i tregojmë se cilat janë përgjigjet e duhura apo të gabuara për çështje të caktuara, është më mirë që të nxitet debati, të lejohet diskutimi i hapur i ideve në grup,të flitet për lidhjen midis shkakut dhe pasojave, alternativave të ndryshme dhe etikës. Aktivitetet për të rinjtë në këto trajnime duhet të përmbajnë shembuj nga mediat tradicionale dhe interneti që hasen vazhdimisht gjatë jetës së përditshme: reklama, copëza të shkurtra video, blogje video, fraza apo pamje të përhapura gjerësisht në internet... Në këtë mënyrë, mund t’i tregojmë pjesëmarrësve në trajnim se edukimi dhe 

Fëmijët dhe media: Disa këshilla për gazetarët që pasqyrojnë problematikat e fëmijëve në media

 Ky botim ka për qëllim të shërbejë si një udhërrëfyes për temat kryesore që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve në media, përfshirë mediat tradicionale, por edhe ato online dhe rrjetet sociale e praninë në internet. Duke pasur parasysh rëndësinë gjithnë e më të madhe të medias online dhe internetit në përgjithësi për jetën e fëmijëve, është e pamundur të shpërfillet kjo temë. Temat kryesore të shtjelluara në botim përfshijnë parimet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve në media dhe mënyra si përkthehen ato në legjislaconin vendas si dhe rregullat e hartuara për profesionalizmin e medias kundrejt fëmijëve. Një kapitull i veçantë i kushtohet edukimit për median dhe informacionin për fëmijët, duke përmbledhur situatën e politikave në vend, por edhe rekomandime për rëndësinë që ka ky edukim për fëmijët dhe qasjet e ndryshme që mund të përfshihen. Po kështu, një pjesë e rëndësishme e botimit janë dhe çështjet që prekin fëmijët dhe sigurinë online, pornografia, bullizmi, etj. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është përdorimi i rrjeteve sociale, anët pozitive dhe negative të përfshirjes së fëmijëve në botën online, si dhe rëndësia e aksesit dhe përdorimit të drejtë të mundësive që ofron bota online.Botimi u bazua dhe te materialet e hartuara gjatë konferencës me temë “Media dhe Fëmijët,” e organizuar me rastin e 20-vjetorit të autoritetit rregullator të medias elektronike. Botimi, i mbështetur financiarisht nga Autoriteti i Mediave Audiovizive, ka për qëllim t’u shërbejë një game të gjerë aktorësh, si gazetarëve, eskpertëve të medias, organizatave të të drejtave të fëmijëve, etj.


Legjislacioni për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve në media Shqipëria ka ratifikuar një sërë konventash ndërkombëtare në lidhje me të drejtat e fëmijëve. Një nga më të rëndësishmet përsa i përket të drejtave të të miturve, përfshirë edhe mënyrën se si ata mbulohen në media, është Konventa e Kombeve të Bashkuara për Të Drejtat e Fëmijëve (KKBDF.) Ajo përcakton se çfarë duhet të bëjnë qeveritë dhe individët për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat njerëzore të pandashme të të gjithë fëmijëve. Ratifikimi i Konventës i angazhon qeveritë të sigurojnë që fëmijët mund të rriten në kushte të sigurta dhe mbështetëse, me akses ndaj arsimit dhe kujdesit shëndetësor me cilësi të lartë, si edhe ndaj një standardi të mirë jetese. Duke nënshkruar KKBDF, qeveritë bien dakort të mbrojnë fëmijët nga diskriminimi, shfrytëzimi seksual dhe tregtar dhe dhuna, si dhe të tregojnë kujdes të posaçëm për jetimët dhe refugjatët e rinj. Ato gjithashtu pranojnë që fëmijët kanë të drejtën: • të shprehin opinione, sidomos mbi vendime që ndikojnë tek ata; • e lirisë së mendimit, shprehjes, ndërgjegjes dhe fesë; • për një jetë private dhe të drejtën për të luajtur;• të formojnë klubet dhe organizatat e tyre; • të kenë akses ndaj informacionit – sidomos atij nga shteti dhe media; • t’i bëjnë vetë të ditura idetë dhe informacionet. KKBDF ofron një piketë me të cilën mund të maten përpjekjet e secilës qeveri për të përmirësuar jetët e fëmijëve. Çdo pesë vjet, qeveritë duhet të raportojnë mbi përparimin e bërë pranë Komitetit të OKB-së për Të Drejtat e Fëmijëve. Komiteti takohet me përfaqësues të qeverive dhe dëgjon pikëpamjet e organizatave joqeveritare (OJQ) përpara se të bëjë rekomandime mbi hapa të mëtejshme që duhet të ndërmarrë çdo vend për të përmbushur detyrimet e veta. Përsa i përket legjislacionit vendas për pasqyrimin e fëmijëve në media, rregullimi kryesor bëhet nëpërmjet Ligjit Nr. 97/2013 Për Mediat Audiovizive1 në Republikën e Shqipërisë, si dhe Kodit të Transmetimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, të miratuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive. Ligji për mediat audiovizive i klasifikon të miturit te grupet që duhen mbrojtur nga efekte të dëmshme që mund të vijnë nga përmbajtja mediatike, por edhe si një grup i cili duhet të ketë programacion të posaçëm, edukues, zbavitës, dhe të përshtatshëm për moshën. Në veçanti ligji vendos rregulla për reklamat që mund të konsiderohen të dëmshme për të miturit, ndalimin apo kufizimin e reklamave për alkool, ushqime të dëmshme, apo përmbajtje që mund të konsiderohet se ndikon negativisht te mbarëvajtja e fëmijëve. Po kështu, ligji kërkon që mediat të përfshijnë në strukturën programore të tyre edhe parashikimet se sa hapësirë do u lihet programeve për fëmijë dhe llojet e tyre, si dhe në përgjithësi të ruajnë një standard moral dhe mbrojtje të përshtatshme për këtë grupmoshë të brishtë. Për të plotësuar legjislacionin, Kodi i Transmetimit për Mediat Audiovizive2 i kushton një sektor të posaçëm mënyrës se si mediat duhet të trajtojnë fëmijët. Ky kod thekson se parimet bazë në këtë aspekt janë “garantimi i mbrojtjes së fëmijëve, e drejta absolute e fëmijës për privatësi, luftimi i paragjykimeve, diskriminimit dhe stereotipeve në shoqëri, vërtetësia dhe saktësia e konfirmuar e raportimit të ngjarjeve që lidhen me fëmijët, e drejta e pjesëmarrjes së fëmijëve, si dhe parimi shumë i rëndësishëm që e vendos median në shërbim të fëmijëve.” Më konkretisht, Kodi vendos rregulla të mirëpërcaktuara për mënyrën se si media duhet të kontaktojë dhe pasqyrojë fëmijët gjatë punës, por edhe për përmbajtjen që duhet të ketë parasysh për këtë grupmoshë. Kodi përcakton rregulla në lidhje me identifikimin e fëmijës, me modalitetin e intervistimit, si dhe i përmbahet dhe zgjeron rregullat e reklamës të përcaktuara në ligj. Për më tepër, Kodi udhëzon për emisionet e përshtatshme për këtë grupmoshë, duke pasur parasysh oraret, përmbajtjen, anën etike, dhe në përgjithësi mbarëvajtjen fizike dhe mendore të fëmijëve në kontekstin e ndikimit të këtij grupi nga përmbajtja mediatike. Po kështu, Kodi përcakton dhe detyrime për media në lidhje me vendosjen e shenjave paralajmëruese për emisionet me fëmijë. Në respektimin e këtij Kodi, përveç rolit monitorues të AMA, një përgjegjësi po aq e madhe është ajo e Këshillit të Ankesave, i cili funksionon pranë AMA, duke reaguar ndaj kërkesave, pyetjeve, apo ankesave të publikut. Këshilli i Ankesave pranë AMA-së shqyrton çdo ankesë, lidhur me transmetimin e lajmeve, respektimin e të drejtave të njeriut, rregullat e etikës, fshehtësinë e jetës private dhe mostransmetimin e programeve pornografike pa siguruar mbrojtjen e fëmijëve. Megjithatë, nuk duket se publiku ka një rol aktiv në këtë aspekt: sipas të dhënave të buletinit të fundit, Buletini Nr.53 i Këshillit të Ankesave, gjatë vitit 2018 kishte patur katër ankesa në lidhje me pasqyrimin e të miturve në televizion. Këshilli kishte vendosur të tërhiqte vëmendjen e televizioneve në të gjitha rastet. Po kështu, ankesat vinin nga Këshilli i Ankesave dhe nga Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e Të Drejtave të Fëmijëve, pra nga organizata dhe institucione, dhe në këtë rast qytetarët vetë nuk kishin përfshirje të drejtpërdrejtë.RREGULLA PROFESIONALE BAZË4 “PËR NJË PASQYRIM ETIK TË FËMIJËVE NË MEDIA” Fëmijët në Shqipëri përbëjnë mbi 40 përqind të popullsisë dhe ata përfaqësojnë një nga grupet më të mëdha shoqërore në vend. Sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijës të OKB-së (të ratifikuar nga Shqipëria në Shkurt 1992), çdo fëmijë gëzon të drejtën e marrjes së një informacioni të përshtatshëm, si dhe të drejtën e fjalës, të shprehjes së mendimit dhe të marrjes në konsideratë si një individ me të drejta të patjetërsueshme. Mass-media në të gjitha shoqëritë luan një rol të rëndësishëm në informimin e publikut si dhe në krijimin dhe respektimin e një imazhi pozitiv të qenies njerëzore, përfshirë edhe fëmijët. Duke patur parasysh këtë rol, mass-medias i del për detyrë, që jo vetëm të pasqyrojë me vërtetësi dhe paanshmëri çështjet që shqetësojnë fëmijët, por njëkohësisht të marrë në 4 Këto rregulla u hartuan nga një grup pune i ngritur nga Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen e UNICEF, duke u mbështetur te përvoja e BBC dhe kodeve të sjelljes së medias në lidhje me fëmijët në vende të ndryshme. 12 Manual për gazetarët: Media dhe fëmijët konsideratë edhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, nëpërmjet zbatimit të një etike dhe rregullash që vendosin në qendër fëmijën. 3.1 PARIMET BAZË Fëmijë konsiderohet çdo person nën 18 vjeç. Interesi më i lartë i fëmijës! Gazetarët duhet të kenë parasysh që kur raportojnë për çështje që kanë të bëjnë me fëmijët dhe të drejtat e tyre, në çdo rast interesat e fëmijës, janë mbi çdo interes tjetër. Fëmijët shpesh gjenden në situata të vështira në jetën e tyre dhe raportim ose/dhe bërja publike e identitetit të tyre, ose raportimi i padrejtë ose i gabuar mund ta vendosë në rrezik apo të ndikojë negativisht në të ardhmen e fëmijës. Në rastet kur botimi dhe transmetimi i lajmit shfaq një rrezikshmëri të tillë, lajmi të mos botohet, ose të ndryshohet paraqitja dhe formulimi i tij (psh të mos flitet për një rast fëmije konkret por të parashtrohet si problem i përgjithshëm i situatës së të drejtave të fëmijëve ne vend). Fëmijët kanë të drejtë absolute për privatësi. Ndërhyrjet në këtë të drejtë, si nga media ashtu edhe nga institucione të tjera lejohen vetëm në rastet kur ato i shërbejnë mbrojtjes dhe interesit më të lartë të fëmijës në situatën konkrete. Ndërhyrje të tilla nuk mund të justifikohen mbi të drejtën e informimit të publikut të gjerë. Për çdo ndërhyrje të tillë duhet të informohet dhe merret pëlqimi i fëmijës si dhe kujdestarit të tij ligjor

Luftimi i paragjykimeve. Media ka një rol të rëndësishëm dhe në parandalimin e luftimin e paragjykimeve dhe steriotipeve në shoqëri. Në asnjë rast, raportimi i ngjarjeve ku përfshihen fëmijët nuk duhet të transmetojë një mesazh diskriminues për fëmijët dhe familjet e tyre që i përkasin grupeve të ndryshme etnike, gjuhësore, kulturore apo shoqërore. Gjithashtu, raportimi i medias nuk duhet të çojë në krijimin e steriotipeve për fëmijëve. Kujdes i veçante duhet pasur për të evituar krijimin e steriotipeve për fëmijët që i përkasin pakicave (raportimi i ngjarjes sikur këta fëmijë të jenë viktima të komunitetit që i përkasin). Raportimi profesional, i plotë dhe i saktë i ngjarjes. Ndërkohë që mbrohet identiteti dhe interesi i fëmijës, ngjarjet ku përfshihen fëmijët duhet të raportohet në kontekstin real ku ato kanë ndodhur, duke i kushtuar rëndësi analizës së plotë të shkaqeve dhe vërtetësisë së çdo elementi të tyre. Gazetari duhet të mbështetet në të paktën 2 burime të ndryshme informacioni, për profesionalitetin e te cilave gazetari ka marrë garanci. Megjithatë kontrolli i informacionit nëpërmjet burimeve te ndryshme nuk duhet të rrezikojë fëmijën e përfshirë në ngjarje. Media në shërbim të fëmijëve. Media me produktet e saj duhet t’i shërbejë mirëqenies dhe zhvillimit te fëmijëve si aktorë të përgjegjshëm në një shoqëri demokratike. Në botimin dhe transmetimin e çdo materiali, media përkatëse duhet të ketë parasysh nëse materiali mundet dhe duhet të aksesohet nga fëmijët  dhe ç’pasoja mund të ketë ky material në zhvillim e fëmijëve. Të mbështetet botimi dhe transmetimi ne media i materialeve që përcjellin shembuj pozitive te fëmijët, ndërsa raportimi i veprave penale të pasqyrohet duke i shërbyer një interesi publik dhe jo për hir te sensacionalizmit. Mediat shqiptare duhet te shikojnë mundësitë për realizimin e emisioneve dhe programe si dhe botimin e rubrikave për fëmijë në gjuhët e minoriteteve etnike dhe kulturore që jetojnë në Shqipëri. TVSH duhet të ketë gjatë javës çdo ditë nga një emision për fëmijë ne gjuhët e këtyre minoriteteve. Pjesëmarrja e fëmijës është një tjetër parim i rëndësishëm. Media duhet t’i krijojë fëmijëve hapësirën e duhur dhe të përshtatshme që ata të shprehin lirisht mendimin e tyre, pa e deformuar atë. Media duhet të reflektojë mendimet dhe opinionet e fëmijëve lidhur me zhvillimet në vend që ndikojnë në rritjen, mirëqenien dhe zhvillimin e tyre. Nëpërmjet medias, fëmijët duhet të bëhen pjesë e debatit publik mbi çështje te tilla si arsimi, shëndetësia, mjedisi, zhvillimet urbane, etj. Në të njëjtën kohë media duhet të shikojë me prioritet që programet apo rubrikat për fëmijët, të përgatiten nga vetë fëmijët ose në bashkëpunim me ta. Mediat shqiptare duhet të punojnë në drejtim të rritjes së sasisë dhe cilësisë së programeve për fëmijë.


3.2 IDENTIFIKIMI I FËMIJËS a) Duhet shmangur çdo raportim, botim, transmetim, apo fotografim që çon direkt apo indirekt në identifikimin me pamje dhe zë, me gjeneralitete, adresë apo përshkrues të çdo fëmije që mund të jetë ose është viktimë, dëshmitar, i hetuar, akuzuar apo cilësuar fajtor për kryerjen e një vepre penale. b) Duhet shmangur çdo raportim, botim, transmetim, apo fotografim që çon direkt apo indirekt në identifikimin me gjeneralitete, pamor, vizual, fonik, adrese apo përshkrues të çdo fëmije që mund të jetë ose është përfshirë në një ngjarje të rëndë familjare. c) Në të dyja rastet e mësipërme duhen përdorur teknologji që mundësojnë fshehjen e identitetit me pamje ose zë te fëmijës. d) Kujdes duhet treguar edhe me raportimin, botimin, transmetimin, apo fotografimin e palëve të treta jo-fëmijë, kur kjo mund te çojë ne identifikimin direkt ose indirekt te fëmijës sipas rasteve a dhe b te sipër-përmendura. e) Fotot apo imazhet e fëmijëve duhen marrë në mënyrë të ndershme dhe të sinqertë dhe kurdo që është e mundur, ato duhen marrë me dijeninë dhe pëlqimin e vetë fëmijës, prindërve të tij ose kujdestarit ligjor të fëmijës, pasi t’ju jete shpjeguar qëllimi.f) Duhet shmangur botimi dhe transmetimi i fotove dhe imazheve degraduese të fëmijëve dhe në vend të tyre duhet stimuluar botimi dhe transmetimi i fotove dhe imazheve pozitive të fëmijëve. g) Duhet shmangur botimi dhe transmetimi i çdo fotoje dhe imazhi fëmijë me nuance seksuale apo që paraqet fëmijën në pozicione të papërshtatshme. h) Fotografimi dhe filmimi i fëmijëve duhet kryer ne ambiente publike ose ne prezencën e përfaqësuesit ligjor të fëmijës ose një personi të ngarkuar prej tij. i) Duhen evituar seancat e gjata të fotografimit dhe filmimit të fëmijëve dhe duhen marrë masa që ambienti të jetë i përshtatshëm për fëmijën (për çdo seancë që zgjat në kohë, fëmija të ketë ujë dhe ushqim në dispozicion). j) Mediat duhet të kenë rregulla të forta për arkivimin dhe shpërndarjen e fotografive dhe filmave me fëmijë duke kufizuar dhe parandaluar mundësitë e abuzimit me këto materiale. 

3.3 INTERVISTIMI Intervistimi i fëmijëve duhet të bëhet me praninë ose të paktën me dijeninë e përfaqësuesit te tij ligjor ose një personi të caktuar prej tij;Fëmijës si dhe përfaqësuesit ligjor duhet t’i shpjegohet paraprakisht qëllimi i intervistës, si dhe përdorimi i mundshëm i saj. Si fëmijës ashtu edhe përfaqësuesit ligjor duhet t’i respektohet e drejta për të mos pranuar të intervistohet. Në rast se përfaqësuesi ligjor refuzon intervistimin e fëmijës, intervistimi mund të kryhet vetëm nëse fëmija insiston të intervistohet dhe gazetari ka një arsye konkrete të mendojë që intervistimi i shërben interesit te fëmijës. Në asnjë rast gazetari nuk ushtron presion, bën premtime apo jep dhurata fëmijës apo përfaqësuesit të tij ligjor me qëllim mundësimin e intervistimit. Në rast se gjatë dëshmisë së fëmijës mbi një ngjarje a fakt që ai ka dijeni fëmija emocionohet ose shfaqet i ngarkuar psikologjikisht, intervista duhet të ndërpritet deri sa kjo situate të kapërcehet. Kur shikon se situata vazhdon të jetë e njëjtë, ose mund të rishfaqet, gazetari heq dorë nga realizimi i intervistës. Në të dyja rastet e sipër-përmendura (c dhe e) gazetari mund të kërkojë asistencën e një psikologu apo punonjësi social të specializuar gjatë intervistimit të fëmijës. Intervista duhet të zhvillohet në një ambient të përshtatshëm ku fëmija të ndihet i lirë dhe jo nën presion.Duhen të shmangen intervistimet dhe filmimet e gjata që lodhin dhe ndikojnë negativisht te fëmijët, si dhe përsëritja pa arsye të forta e intervistimit dhe filmimit të të njëjtit fëmijë.Ambienti dhe kohëzgjatja e intervistimit si dhe pyetjet e drejtuara fëmijës duhet të jenë në përputhje me moshën dhe nivelin e pjekurisë së fëmijës. Për të mundësuar këtë duhet jo vetëm trajnim i gazetarëve që punojnë me fëmijët, por duhet edhe që këta gazetarë, para intervistimit të investojnë në vlerësimin dhe kuptimin e fëmijës. Pyetjet duhet të jenë të qarta dhe të drejtpërdrejta dhe nuk duhet t’i sugjerojnë përgjigjen fëmijës (Mos përdor pyetje sugjestionuese ose pyetje që e drejtojnë fëmijën drejt atij fakti apo fenomeni mbi të cilin jeni të interesuar). Shmang pyetjet ose komentet paragjykuese, të rrezikshme për fëmijën, ose ato që i sjellin ndërmend ngjarje traumatike. Fëmijët nuk duhet të detyrohen të sillen sipas udhëzimeve të dhëna nga gazetari ose media, ata duhen nxitur vetëm të jenë vetvetja. Nëse gjatë intervistimit gazetari vihet në dijeni për një vepër penale të kryer ndaj fëmijës apo që rrezikon fëmijën, gazetari duhet të njoftojë menjëherë organet përkatëse. Në rast se gjatë intervistimit gazetari vihet në dijeni për fakte, bërja publike e të cilave mund të rrezikojnë jetën, shëndetin apo mirëqenien e fëmijës, intervista apo kjo pjesë e saj duhet të mos botohet/transmetohet.

Fëmijët dhe media: Disa këshilla për gazetarët që pasqyrojnë problematikat e fëmijëve në media Vizitoni shkolla / klube rinore për të folur me fëmijët mbi punën tuaj. Pyesni nëse ata kanë të njëjtat mendime si fëmijët anembanë botës që nuk u pëlqen mënyra si paraqiten në media dhe prej medias: Flisni me fëmijë nga grupe të ndryshme shoqërore dhe etnike. Mund të jenë burime të shkëlqyera për raportime dhe ofrojnë vështrime të freskëta mbi tema që i prekin ata drejtpërdrejt: arsimi, shëndeti, loja, kultura, politika, rënia në qafë dhe forma të tjera abuzimi. Monitoroni veprimtaritë e Ministrisë/Avokatit të Fëmijëve që merren me çështje të fëmijëve. A ndjejnë fëmijët se këta i përfaqësojnë në mënyrë të mjaftueshme? Kontaktoni organizata joqeveritare që mund të jenë në gjendje t’ju vënë në kontakt me të rinj që kanë histori interesante për të treguar – por kujtoni që të gjitha këto lloj organizatash kanë axhendat e tyre që duan të promovojnë. 20 Manual për gazetarët: Media dhe fëmijët Investigoni përdorimin nga fëmijët të fotografive dhe teknologjisë së informacionit, internetit, dhomave chat, celularëve, etj. A e dinë si ta mbrojnë veten nga materialet e dëmshme? A kanë përjetuar ndonjëherë përqasje të papërshtatshme prej të rriturve apo organizatave komerciale. ¬ Profesionistët e medias kanë një detyrim për të respektuar të drejtat e njeriut të fëmijëve, në mënyrën se si punojnë dhe se si përfaqësojnë fëmijët. A i qëndron kontrollit puna juaj e përfunduar, si dhe mënyra se si e keni mbledhur informacionin ¬ A iu përqasët raportit tuaj me një pikëpamje të përcaktuar se si donit që fëmijët të përgjigjeshin? A jeni treguar të drejtë ndaj asaj që fëmijët kanë thënë në fakt – do ta njohin veten në atë që keni botuar, apo mos idetë e tyre janë riinterpretuar nga këndvështrimi i një të rrituri? Disa pyetje që gazetarët duhet t’i bëjnë vetes para trajtimit të problematikës së fëmijëve: Kur kryet intervista me fëmijë: ¬ a u siguruat që ata të ishin të lirshëm dhe jo nën trysni? ¬ a lejuat kohë të mjaftueshme për të shpjeguar qëllimet tuaja? ¬ a morët pëlqimin e tyre për të përdorur emrat e tyre dhe për të nxjerrë dhe botuar imazhin e tyre?a u siguruat që ata të dinë si t’ju kontaktojnë dhe të marrin një kopje të materialit të përfunduar? ¬ a e keni vlerësuar rrezikun që ka për fëmijën përdorimi i emrit apo imazhit të tij/saj dhe a e keni diskutuar këtë me fëmijën, prindërit apo kujdestarin e fëmijës, si dhe me kolegë të redaksisë? ¬ a keni aplikuar të njëjtat procedura kontrolli si ç’do bënit me informuesit e rritur, përpara se të botoni pretendime apo pohime që ju janë bërë nga fëmijët? ¬ a është marrë botimi/programi juaj me ofrimin e mbështetjes apo këshillave të besueshme/konfidenciale për fëmijët që iu përgjigjen çështjeve që kanë të bëjnë me shëndetin personal, abuzimin fizik apo seksual, shfrytëzimin komercial, apo forma të tjera veprimtarie kriminale?

Nga Fabian Zhilla: Pornografia artistike në mediat tona

 


67F8AA8A-FCA0-483F-AA1D-1CAFD5A3792C-e1659975808306.jpeg

Pornografia artistike është një formë e fshehur e ‘kurvërisë’ mediatike që i shitet shoqërisë nëpërmjet programeve të tipit “reality show”. Sipas fjalorit shqip “pornografi: është paraqitja hapur e organeve dhe e marrëdhënieve seksuale në filma, në revista etj.”

Në kontekst të këtij, shkrimi pornografia artistike është kur ajo prezantohet nëpërmjet programeve televizive si pjesë e një skenari dhe programi artistik. Ku paçka se programi në vetvete nuk është pornografi, kjo e fundit instrumentalizohet dhe ze një vend të rëndësishëm në program dhe madje është elementi më tërheqës i programit i cili kulturalisht dhe artistikisht është tërësisht i varfër. Ato që mbeten nga ai program janë kryesisht veprimet dhe shfaqjet erotike të aktorëve.

Në këto dy vitet e fundit, të tilla programe kanë ngërthyer televizionet kombëtare në vend duke zhvlerësuar programe dhe artin vërtet cilësor. Antivlera nëpërmjet seksualizmit të skajshëm të artit me ndihmën e mediave sociale po mund vlerën. Dhe kjo nuk shtrihet vetëm në art apo kulturë por dhe në marrëdhënien tonë me antivlerën dhe korrupsionin. Lufta kundër tij para se të jete politike është kulturore dhe ajo duhet të fillojë pikërisht nga këtu: kritika, bojkoti dhe refuzimi i këtyre formateve televizive anti-vlere të cilat stimulojnë korrupsionin dhe pse jo dhe krimin.

E çfarë janë të tilla programe? Ato janë kryesisht të formatit të “reality show” ku kinse e gjithë ngjarja e cila në vetvete është shumë e thjeshtë luhet nga “aktorë” joprofesionistë, të cilët vijnë nga rruga dhe të cilët pretendohet se luajnë vetveten, të pakuruar dhe të patrajnuar. E gjithë fabula është një thashethem për disa njerëz të panjohur të cilët tregojnë diçka nga jetët dhe karakteret e tyre. Deri këtu duket fare normale. Në kushtet e modernizmit dhe të emigracionit ku lidhjet familjare dhe shoqërorë janë në zgrip, njerëzve ju duhet mbushur koha më emisione të thjeshta, ju duhet një thashethem publik që të mbushin kohën. Kjo solli telenovelat të cilat deri diku e luanin këtë rol. Por tashmë duhej diçka më tërheqëse dhe më intensive, diçka e prekshme. Dhe sigurisht u shpikën “reality show”.

Në Shqipërinë e viteve të fundit ato i gjejmë në formate banale ku fabula e programit është e seksualizuar maksimalisht ku mbizotërojnë të zhveshurit e veshur, muskujt të sipërme dhe të poshtme të fryra, ku dominon botoksi dhe një farë horrllëku. Këtyre programeve ju duhen patjetër të rinj dhe të reja të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm e vetëm që të tërheqin klikime. I gjithë formati fokusohet tek seksi, zhurma, zhveshja, intriga, erotizmi dhe tradhtia; kryesisht tek antivlerat. Të rinjtë nuk zgjidhen për vlera por për lakuriqësinë e tyre.

Aktorët e këtyre formateve të cilët kryesisht bashkohen dhe ndahen pa mbaruar akoma programi televiziv, kthehen në “VIP-a” të cilët pasurojnë mediat e tyre sociale me mijëra ndjekës dhe më pas kthehen në marketues me para për biznese të ndryshme. Kjo ka krijuar një formë marketingu qesharak. Sheh p.sh. drejtues të të tilla emisioneve duke reklamuar një kompani e cila bën eksport e transport nga Kina. Dikush tjetër reklamon një dyqan sufllaqesh. Apo ndonjë syresh reklamon proteza dhëmbësh.

Sigurisht jeta publike e këtyre aktorëve me gjithë sforcon e mediave rozë zgjat shumë pak dhe ata konsumohen shumë shpejt. Por edhe ky lloj banaliteti do konsiderohej i pranueshëm në kontekstin e çmendurisë që ka prodhuar teknologjia dhe media sociale. Problemi është tek deformimi i indit moral të qytetarit të nesërm shqiptar. Problemi është tek inxhinieria sociale e këtyre programeve në lidhje me vetëdijen qytetare ndaj të keqes dhe qeverisjes së korruptuar. A mund të presësh që modele të tilla programesh të ndërgjegjësojnë një votues i cili do ti thotë jo korrupsionit dhe imoraliteti? Absolutisht jo. Pse?

Sepse formati i këtyre programeve bazohet tek tre komponentë që do t’i duhej kujtdo qeverisjeje të korruptuar për të mbajtur nën kontroll shoqërinë e saj. Në fakt qeverisja është reflektimi i atyre që qeverisin. Pra të tilla programe televizive stimulojnë individë që nesër mund të korruptohen lehtësisht. Ata janë kryesisht analfabet funksionalë + pa skrupuj + anonimë. Të tillë individë janë të gatshëm të “kurvërojnë” publikisht dhe të shesin trupin e tyre për famë nga tutorët (lexo autorë regjisorë të këtyre programeve) të cilët duke përdorur platformat televizive dhe efektet speciale i bëjnë ata të famshëm dhe modele suksesi. Aktorët e këtyre programeve reklamohen në të gjitha mënyrat duke u kthyer në njerëz të rëndësishëm jo për vlerat e tyre por prej pseudo-famës dhe kjo orienton të rinjtë drejt modeleve të suksesit të korruptuara të promovuar nga këto programe.

Nëse deri dje ajo që shfaqej në këto televizione ishte turp, sot është turp të flasësh për turpin. Sot është turp të flasësh për korrupsionin, për inceneratorët, për non-grata, për tigrin dhe për luanin e radhës, sepse tashmë “kurvërimit politik” i është përgatitur terreni nga pornografia sociale nëpërmjet këtyre reality show. Ekoja e keqe formimit që stimulojnë të tilla programe ka filluar të shfaqet që tani, dhe kjo jo vetëm si rezultat i këtyre programeve por dhe formateve të tjera mediatike. Kështu, me varfërimin e muzikës, artit dhe kulturës shohim një rini e cila belbëzon shqip, e cila ka një gjuhë me fjalor shterp, me mungesa të theksuara të mendimit kritik, ku në vend të gjuhës flasin me organet gjenitale, ku mungesa e ndjeshmërisë është ulëritëse, ku morali është turp dhe të fituarit me djersë është çmenduri.

Pasi e kemi telendisur rininë në të gjitha drejtimet (qeverisje, edukim dhe kulturë) presim dhe kërkojmë prej saj të dalë dhe të protestojë ndaj të keqes. Në fakt duke ndjekur dhe konsumuar të tilla programe, ne kemi pranuar të paguajmë dhe të argëtohemi me shkatërrimin e fëmijëve tanë duke i kthyer ata në pornostarë socialë, dhe duke lejuar tutorët e këtyre programeve t’i “kurvërojnë artistikisht”. Dhe pasi i kemi ndjekur këto programe nga fillimi në fund në mënyrë hipokrite, pyesim a kanë prindër këta të rinj, a kanë turp këta regjisorë programesh, a kanë cipë ato biznese që sponsorizojnë këto programe? Në fakt, duke i ndjekur të tilla programe në jemi fajtorët kryesorë që po i japim jetë një kanceri që do të na marrë frymën dhe do të na mundësojë mbretërimin e korrupsionit dhe krimit edhe për shumë kohë. E pra korrupsioni mund të luftohet edhe me pult ne dorë dhe kjo është kaq e thjesht por dhe kaq e vështirë.

“Etja” e shqiptarëve për seks, sociologu Tushi: Pornografia po na bombardon

 


“Etja” e shqiptarëve për seks, sociologu Tushi:
Pornografia që vijon të përhapet jashtë çdo lloj kontrolli, duket se ka sjellë një sërë problematikash.  Sociologu Gëzim Tushi gjykon se  bombardimi që vjen nga materialet e ashtëquajtura “me pullë të kuqe”, ka mjegulluar  fantazitë seksuale.  Ai shpjegon se gjendja ka degraduar deri në atë pikë sa shumë individë sot e shohin patnerin si një objekt për të përmbushur dëshirat seksuale.

Në një intervistë për gazetën “TemA”, Tushi tregon se ekspozimin që kanë të rinjtë ndaj pornografisë ka shkaktuar marrëdhënie, martesa dhe divorce të parakohshme.

 Pse duhet të diskutojmë për pornografinë ? Cila është rruga: censurë apo edukim social ?

Realiteti i kontaktit me pornografinë është një realitet evident, pothuaj ose nuk thuhet asgjë ose ka një indiferencë tejet neglizhuese për efektet dhe kundërefektet edukative, sociale, morale dhe psikologjike të saj.  Ende nuk ka diskutime socio-edukative serioze dhe të përgjegjshme ose ato janë fare timide për dëmet që ka pronografia në kohën moderne.

Sot duket se pornografia është prezente më shumë se asnjëherë në media. Çfarë ka bërë që ne të jemi gjithnjë e më të tërhequr ndaj saj?

Media është përgjegjësia kryesore. Megjithëse ka disa nene në Kodin Penal, nuk duket se ka intervenime ligjore apo morale për të orientuar njerëzit që të dinë të përballen qytetarisht me këtë “bum” të pornografisë.  Madje as të atyre materialeve filmike dhe fotografike që nxitin seksualitete anormale periferike, me skena të dhunshme, poshtëruese, dehumanizuese, sidomos për femrat.  Mua më duket se nuk mjafton konstatimi sociologjik për nivelin dhe përmasat e përhapjes dhe përdorimit të personalizuar të pornografisë. Tek ne ende nuk janë bërtë përpjekjet e duhura për ta konceptuar karakterin dhe ndikimin kompleks të pornografisë. Ky është një difekt i vjetër sociologjik që i ka sjellë shumë dëme shoqërisë tonë, por jo vetëm kur është fjala për këtë dukuri.

Cilat janë disa nga problemet kryesore që ka sjellur pornografia në marrëdhëniet sociale më shoqëri?

Marrëdhëniet tona sociale janë të bombarduara nga imazhet pornografike dhe ky është një problem madhor që shkakton nën-probleme të tjera.  Në shoqërinë tonë po shtohen njerëzit që kanë filluar t’u mjegullohen fantazitë seksuale, madje të deformohen dhe përcudnohen ato në përmasa të frikshme. Fantazitë seksuale normale dhe humane nën ndikimin e filmave pornografikë po bëhen të paqarta, të vështira për t’u  identifikuar si maniera seksuale humane. Pornografia është bërë  shoqëri një “kulturë e deformuar” dhe është kthyer në një betejë të vërtetë seksiste, e cila të duket se shërben për të krijuar sa më shumë ide tek meshkujt se ç’duhet bërë për të “zotëruar” seksualisht gruan. Ndaj shumë sociologë dhe psikologë të kohës sonë, mendojnë se arti pornografisë ashtu si është katandisur, nuk i mëson njerëzit si të “ëndërojnë për gratë”, por më shumë i mësojnë si t’i shfrytëzojnë ato seksualisht.

Nga audienca që marrin lajmet e shtëquajtura me “pullë të kuqe” dukemi  se jemi një popull mjaft i tërhequr nga seksi virtual. Si e shihni raportin që kanë shqiptarët me pornografinë?

Problemet e qasjes ndaj pornografisë në Shqipëri janë bërë të vështira për t’u trajtuar dhe interpretuar nga pikëpamja morale dhe sociale. Ne jemi një popull që vijmë nga një system diktatorial  ku nuk kishte asnjë mundësi të kontaktit filmik apo fotografik me seksin, me teknikat dhe eknologjitë e seksualitetit.

Veçanërisht në adoleshentët dhe të rinjtë tanë ka qëndrime të skajshme ose negative dhe mohuese, ose idolatrizim të vlerës së pornografisë duke bërë konfondim banal dhe primitiv të saj me erotizmin. Në të vërtetë dihet se megjithë lidhjet e jashtme dhe fuqitë reciprokisht ndikuese, e vërteta është që erotika nuk është njësoj si pornografia.

Meqë ju përmendët të rinjtë. Si ndikon imazhi pornografik tek ata  ku shumë prej tyre  duhet thënë se kontaktin e parë seksual e kanë marrë nga filmat pornografikë?

Të rinjtë janë viktimat e para të pornografisë së pakontrolluar. Nëpër filma ndeshim përditë gra të dehumanizuara që shfaqen thjesht si objekte për “përdorim seksual”, që poshtërohen, përdhunohen dhe incestohen. Kjo i nxit të rinjtë të kenë raporte seksuale të parakohshme.

Nga mënyra si janë ndërtuar filmat pornografikë shumë rrallë kanë ndikim edukativ mbi sjelljen dhe intimitetin seksual, apo në ndërtimin e marrëdhënie të respektit dhe intimitetit të dyanshëm.  Imazhet pornografike të grave të denatyruara që tregohen të papërmbajtura, që kërkojnë seks me çdo kusht, janë përpjekje dinake për t’i paraqitur ato padrejtësisht më të etura se meshkujt për “seks pa fund”. Ka studime të bëra në vende të ndryshme që vërtetojnë se pornografia më shumë i  ndryshon për keq se sa i “bind pozitivisht” të rinjtë.

Çfarë ndikimi ka sjellë pornografia në marrëdhëniet mes çifteve shqiptare? Sa  ndikon tek divorcet?

Pornografia nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me moralin e njeriut, por ndikimi i saj është i lidhur me efektet seksuale në mosha të ndryshme.  Nga mënyra si po propagandohet porografia në shoqërinë tonë, të krijon idenë se ajo është një nga mjetet e forta që po ndikon në nxitjen dhe përshpejtimin e parakohshëm dhe të panevojshëm të aktivitetit seksual. Ka sociologë dhe seksologë që mendojnë se ka një lidhje të fortë midis pornografisë dhe nxitjes seksuale. Ka të tjerë që janë kundër lidhjes së domosdoshme dhe në çdo rast të shfaqjes së seksualitetit përmes pornografisë dhe agresivitetit dhe dhunës seksuale.

Natyrisht që ka një ndikim të madh edhe tek divorcet. Pornografia në një farë mënyre është “mashtrim” dhe kur tentosh ta gjesh në realititet ajo normalisht që do të mungojë.

Juve çfarë sygjeroni se duhet bërë për të shpëtuar nga gjendja aktuale?

Mund të mos ketë shumë gjëra për të bërë, por as të qëndrojmë indiferentë përballë epidemisë deformuse të pornografisë nuk na lejohet.  Dhe përgjigjet kanë qënë dy: ose ligje që ndalojnë apo censurojnë pornografinë ose punë eduaktive me njerëzit për të kuptuar efektet kontrovesale të saj. Rruga e parë si të gjitha rrugët e tjera të rregullimit të gjërave me censurë, ka qënë dhe mbetet përherë e dështuar. Jetojmë në shoqërinë e spektaklit ku në të cilën duam apo nuk duam pamjet kanë rëndësi dhe njerëzit duan t’i shikojnë ato. Qoftë edhe për kulturë apo për të mësuar më shumë të fshehtat intriguese të seksualitetit.

Fitim Zekthi flet për leximet dhe fëmijërinë: Libri që kushtonte shumë dhe nuk e blija dot...edhe pse e doja shumë

 


Fitim Zekthi flet për leximet dhe fëmijërinë: Libri që

ÇFARE PO LEXON FITIM  ZEKTHI?

Fitim Zekthin do doja ta shihja në Parlament (ka qenë kandidat i PD në Qarkun e Elbasanit, por jo në një vend 'të mjaftueshëm'). Ai do të ishte një pikë përunjësie në atë det 'kuvendarësh', shumica e të cilëve, pordhacë të mbushur me ajrin e ndotur të boshit.

Në këtë qytet, Zekthi është nga ata që udhëton në kah të kundërt. Me kotnitë e vanitetit; me boshësitë e boshit; me çapaçulët e vegjëlisë që janë 'rritur' e bërë parveny; me pjeshkat e rëna dege e të bëra komposte konsumerizmi të pafre; me analistët që flasin e nuk dëgjojnë e as lexojnë; me politikanët që nuk futen në shërbimin publik për publiken, por për qesen e vet; e me radhë.

Ky është Fitim Zekthi. Ose të paktën përfytyrimi im, dhe i disa të tjerëve, për të.

Ai është arsimuar për shkenca ekzakte, ekzaktësisht për Matematikë, por është marrë me Gazetari që herët. Është besimtar, por nga ata me libër, jo me shpatë.

Është, më shumë se çdo gjë, një njeri i mirë.  / a.l.

 

-Libri më i vjetër që keni në bibliotekë…

Është një libër për gjuhën dhe qytetërimin francez. Botim shumë i vjetër, më duket i viteve '20, që ma kanë dhënë disa francezë në fillim të viteve '90, të cilët sillnin ndihma në Shqipëri.

-Librat i zgjidhni nga autori apo zhanri?

Më shumë nga zhanri, por sigurisht brenda fushës që kam interes kërkoj libra të autorëve që kam ndërmend, autorë që i njoh për të rëndësishëm në atë fushë.

-I keni lexuar të gjithë librat që keni në bibliotekë?

Jo, dhe kjo më bën të ndjehem shumë keq. Nuk e di kur do i lexoj ndonjëherë, disave iu kam vënë syrin ka kohë, por vetëm sa i kam shfletuar.

-Libri i parë që keni lexuar…

“Roboti i Pabindur” i Thanas Qeramës, një libër për fëmijë që më ka pëlqyer pa fund, më futi në një botë të habitshme që nuk e harroj kurrë.

-Libri i parë që keni kursyer për ta blerë…

Me thënë të drejtën, nuk e mbaj mend. Mund të ketë qenë ndoshta Fjalori i Frëngjishtes të cilin, kur isha në shkollën tetëvjeçare nuk e blija dot se bënte 200 lekë, pra shumë, dhe ndërkohë e doja gjithashtu shumë. Di që mezi e kam blerë kohë më vonë,  por nuk e di a ka qenë i pari.

-Me kë i ndanit librat kur ishit gjimnazist apo student?

Në gjimnaz ne ndanim pak libra. Nuk është se kishim shumë libra. Librat që lexonim më shumë i merrnim te biblioteka e shkollës. Kur isha student, po. Ajo ka qenë një kohë shkëmbimesh të mëdha librash dhe diskutimesh mbi librat. Unë kam patur një grup shokësh në atë kohë, me të cilët këmbenim vazhdimisht libra dhe flisnim përditë për libra.

-A keni patur kartë anëtarësimi në Bibliotekën e qytetit?

Po.

-A shkonit në Bibliotekë dikur, dhe a vazhdoni ta frekuentoni edhe sot?

Sot nuk shkoj më në bibiotekë. Kur isha student shkoja relativisht shpesh.

-I keni marrë ndonjëherë një mikeshe apo miku një libër dhe nuk ia keni kthyer më? Nëse po, cili është ai libër? 

Kam marrë shumë libra që nuk ua kam kthyer. Herët, kur isha në gjimnaz, i kam marrë një shoqeje  librin “Koncert në fund të dimrit” dhe nuk ja dhashë më. Po ashtu, dikujt tjetër i kam marrë “Gjahtarët e Gorillave” të Ballantines. Ndërsa, këtyre viteve, po themi të vona, i kam marrë një mikut tim “Etika protestante dhe Shpirti i kapitalizmit” të Weber-it. Kam marrë edhe të tjerë ndoshta. Miqtë e mi e dinë që unë mezi i kthej librat.

-Keni humbur libra që i keni pasur shumë të dashur?

Sigurisht. Unë edhe i jap shumë lehtë librat dhe më mbesin pa i marrë në disa raste, megjithatë librat e rrallë nuk nuk i lë të më humbin.

-A lexonit dikur libra të ndaluar? Mund të na përmendni ndonjë titull dhe si i siguronit?

Jo nuk kam lexuar. As që e kam patur atë mundësi fare. Ne jetonim thuajse të izoluar nga bota, unë nuk vij nga ndonjë familje që ka patur ndonjë pushtet në komunizëm, përkundrazi,  që të kishim akses te të tillë libra.

-Dhurimin e librave është një rit që e vlerësoni, apo librat preferoni t’i zgjidhnit vetë?

Librat, absolutisht preferoj t'i zgjedh vetë, ndërsa dhurimin e kam qejf shumë dhe, në fakt, kam bërë gjithnjë dhuratë libra.

-Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Lexoni shtrirë në kurriz, përmbys, në tryezën e punës… ?

Në tryezë nuk kam lexuar asnjëherë. Në tryezë me librin para rri vetëm kur më duhet të studioj diçka, të krahasoj, llogaris, shënoj  etj. Lexoj thuajse gjithnjë shtrirë dhe jo me kurriz.

-A lexoni në banjë?

Jo.

-Në çfarë gjuhe tjetër përveç shqipes lexoni?

Herët, vite më parë lexoja frëngjisht, por ka disa vite që i jam larguar shumë dhe thuajse lexoj vetëm anglisht.

 -Mbani shënime kur lexoni?

Përgjithësisht jo.

-Në letërsi ju tërheq më shumë proza apo poezia? Kur shenjoni një autor që ju pëlqen, lexoni gjithçka të tij/saj?

Eh, nuk e ndaj dot. Ka raste apo ka poezi që të pëlqejnë shumë, të godasin apo prekin fort dhe thua nuk ka si kjo, por ka raste kur proza është aq e mirë dhe aq tërheqëse sa atë e vendos të parën. Megjithatë ka kohë që unë lexoj shumë pak letërsi. Nuk lexoj asnjëherë gjithçka nga një autor, ose të them nuk 'i qepem' një autori duke kërkuar gjithçka nga ai.

-Cilët janë ata libra apo autorë që ju rekomandoni se duhen lexuar patjetër?

Nuk dua të them se cilët libra duhet të lexohen patjetër se tingëllon shumë imponuese, por po përmend disa libra që i quaj jashtëzakonisht të rëndësishëm. “Don Kishoti i Mançës”, “Makbethi”, “Krim dhe ndëshkim”,  “Vëllezërit Karamazov”, etj në letërsi, ndërsa në fushën që unë ndjek më me kujdes do të thosha “Leviatani” i Hobes-it, “ Dy traktate për qeverisjen” i Lock-ut, “Refleksione mbi revolucion francez” i Burke-ut, etj., etj.

-A ka një libër që ju e konsideroni si Librin Total?

Jo, nuk ka.

-Po t’ju thonë se në Arkën e Noes së Librave duhet të shtini 3 libra për t’i shpëtuar nga Apokalipsi cilët do ishin?

Nqs po ndodh Apokalipsi nuk besoj se duhet të shpëtojmë libra, thjesht duhet të lutemi, gjë që do ishte mirë ta bënim shpesh, edhe pa ndodhur Apokalipsi.

-Na thoni një maksimë për librat që e mbani mend ose e përsërisni shpesh…

Ka shumë, ndonëse nuk po më kujtohen edhe aq shumë. Njëra është: Ti je libri ose librat që lexon.

-Na thoni një varg të preferuar poezie…

Mbushem me pafundësi…

-Cili është personazhi i preferuar i romaneve që keni lexuar?

Zosima te 'Vëllezërit Karamazov'. Tek ai personazh gjendet nje urtësi dhe elegancë e rrallë. Mendoj se shumë njerëz do të mjaftoheshin duke lexuar edhe vetëm çfarë thotë Zosima në dialogjet me personazhet e tjerë. Aty letërsia ka marrë, mendoj unë, një formë sipërore.

-Autografi më i çmuar apo më i çuditshëm që keni në bibliotekën tuaj?

Nuk kam autografe të çuditshëm, ndërsa për të çmuar do të thosha  se kam disa, mes tyre historianë, shkrimtarë apo studiues që vijnë nga persekucioni komunist,  të cilët për mua përfaqësojnë një lloj ndërgjegjeje të këtij vendi, ndonëse nuk janë autorë shumë të famshëm.

-Çfarë po lexoni?

Me thënë të drejtën, kam disa libra që jam duke i lexuar, edhe për shkak të punës  që bëj. P.sh.  “Origjina, ideologjitë dhe transformimi i partive politike”  i dy autorëve çekë Hlousek dhe Kopecek, “Liria në formimin e kulturës perëndimore” i Orlando Paterson, “Islami dhe perëndimi” i Ibrahim Kalin…

Pornografia në mediet dhe portalet shqiptare, në garë për t’ ia larë trurin dhe për ta çoroditur rininë

 RKL: Pornografia në mediet dhe portalet shqiptare, në garë për t’ ia larë trurin dhe për ta çoroditur rininë

RKL: Edhe “Reporterët pa kufij”, i bashkohen BE-së me përpjekje për ta diskredituar kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban






                          Fitim Zekthi gazetar 


Në një shkrim lidhur me përhapjen madje edhe mbijetesën e disa medieve e portaleve në Shqipëri e në Kosovë përmes pornografisë, analisti Fitim Zekthi, njohës i shkëlqyer i kësaj lëmie, ka vërejtur se kjo zezonë po përhapet me shpejtësi dhe është vënë në themel të degjenerimit të rinisë shkollore, ndërsa pushteti nuk reagon fare,  as merr ndonjë masë.

Kjo gjendje e degjenerimit të rendit kapitalist është pa rrugëdalje, sepse kompanitë më të mëdha botërore të përfitimeve në themel të aktivitetit kanë reklamën pornografike, e cila është shtrirë në të gjitha fushat e jetës. Se deri ku ka vajtur kjo zezonë sodomiste njerëzore, dhe cili është çmimi i saj tregon më së miri fakti se aktorja dhe regjisorja e njohur amerikane, Angeline Joli, për disa sekonda të paraqitjeve erotike në një reklamë ka marrë më shumë se 1 milion dollarë.

Paraqitja lakuriqe dhe gjysmë lakuriqe e femrave në tërë botën kapitaliste është imazhi numër një që dominon shoqërinë jo vetëm vizualisht, në medie e në afishimin e reklamës pornografike, por edhe në përhapjen e idesë së konsumit  të përgjithshëm më fitimprurës për botën e kapitalit, e cila po e çon në theqafje gjininë njerëzore me degjenerim, amoralitet, biseksualizëm lezbizëm dhe të gjitha format perverse sodomiste të kësaj pjese degjenerike dhe të pamoralshme  të shoqërisë njerëzore.

Porno-seksizmi në mediet dhe portalet shqiptare tashmë ka përfshirë më shumë se 90 për qind të tyre, në radhë të parë  si burim pasurimi, burim klikimi, burim mbi të cilën përfitohet më lehtë, burim i degjenerimit të familjes, madje edhe i fëmijëve e nxënëseve të klasave të para të shkollave tona.

Duke shkruar për këtë fenomen Fitim Zekthi shkruan:

Në zyra vishen si në konkurse bukurie. Studentët në shkolla janë në garë për minifundin më të shkurtër, dekoltenë më të hapur, pantallonat më të ngushta. Gjimnazet edhe më keq. Shkollat 9-vjeçare janë një tmerr i vërtetë. Edhe fëmijët e klasës së parë në festën e abetares vishen me fustane nuseje, me vello. Televizionet e kanë kthyer seksualizimin e fëmijëve në normë. Ka festivale ku fëmijët vishen si gra të rritura, me fustane modelesh, me grim ku shkëlqejnë faqet dhe vetullat.  Seksi në të vërtetë i përkufizon sot të gjitha televizionet  në Shqipëri në gjithçka, deri edhe tek paraqitja e motit ose dhënia e lajmeve. Televizioni Publik Shqiptar, një ent jo vetëm mediokër, e shtyu gjithçka edhe  shumë më larg.

 

Dhe kur dikush merr në mbrojtje veshjen tradicionale shqiptare, veshjen e shamisë dhe mbulimin e  gjymtyrëve të trupit, një kor zagarësh pervers e drejtues porno e jugo mediesh,  turren për ta dënuar e ndëshkuar këtë veshje duke e etiketuar se veshje islamiste, si krim për shoqërinë shqiptare, edhe pse të gjithë e dinë se mënyra e veshjes e mashkullit apo e femrës  është zgjedhje individuale dhe përzierja në këtë mes, është shkelje e të drejtave të njeriut.

Në një debat shoqëror lidhur me këtë temë më ka rënë të dëgjoj konstatimin e një 70-vjeçari që ka ikur në kohë së luftës nga Kosova  dhe familja i jetojnë në Amerikë, i cili në pyetjen se a është më mirë fëmija të vishet gjysmë lakuriq me kërthizën jashtë e mos mbulimin e gjoksit, apo të mbulojë trupin por jo edhe fytyrën kishte thënë pa rezervë: më mirë qoftë edhe lakuriq  fare,  sesa me shami e veshje myslimane.

Duke folur për këtë fenomen sodomist, analistja, Saranda Shala ka shkruar:

Mjetet e komunikimit, si shtypi, radio, televizioni, internet etj. kanë ndryshuar me kalimin e viteve duke sjellë progres në kulturën dhe shoqërinë tonë. Për të tërhequr opinionin, gjithmonë në modë ka qenë zhveshja, por që “cullkhanja” (lakuriqësia), duhet të shprehet dhe në dhënie lajmesh ishte vërtet një befasi për opinionin mbarëshqiptar.

Një lloj kombinimi i komunikimit verbal dhe joverbal kemi pas rastin të shohim kohëve të fundit te moderatoret e një televizioni shqiptar, ku të folurit transmetohet tetëdhjetë për qind nga ana e emocioneve, përmes gjuhës objektive, shprehësit e ndjenjave, apo dhe shenjave. Dhënia e lajmeve përmes “kërthizës dhe pa sytjene ku zbulohen gjinjtë”, tregon që tek transmetuesit ka rënie në shikueshmërinë e lajmeve dhe kredibiliteti i tyre ka humbur efektivitetin e tij. Rëndësi më nuk paraqet cilësia e lajmit, por lakuriqësia e lajmit. Shikuar në një prizëm tjetër më të thellë, veshja jep dhe informacione të tjera për pamjen. Veshja po ashtu zbulon diçka më shumë rreth emocioneve, sjelljeve dhe diferencimit tonë. Ky efekt ka dy anë: se si ndjenjat tona ndikohen dhe se çfarë ndiejmë nga veshja jonë. Një stil i veshjes së moderatorëve është i lirë apo i detyruar. Kjo përveç që i vë në siklet ato, ndikon dhe në rehatin emocionale shpirtërore të individit. Gjendja ekonomike dhe konkurrenca, çfarë nuk i shtynë njerëzit të bëjnë për t’i kënaqur sytë e shikuesit.

Mungesa e guximit për ta thënë të vërtetën, varësia nga politika apo klani që financon, një medium të caktuar që gjithnjë quhet i pavarur,  mungesa e shprehur e dijes, arsimimit, përvojës, mungesa e moralit dhe e edukatës në familje e njerëzve të tillë ka krijuar një tip gazetarësh, redaktorësh, udhëheqësish të medieve, të cilët jo vetëm që nuk çajnë kokën për moralin publik, por kanë pretendime që atë moral bazë të familjes e shoqërisë njerëzore  ta degjenerojnë sa më shumë dhe të përfitojnë mbi të, qoftë edhe mbi të afërmit e tyre, të cilët zakonisht zënë punë në mediet që ata i drejtojnë.

Po të bëjmë një krahasim me pasqyrën vizuele  të medieve dikur dhe tani, shohim se pjesa dërrmuese e medieve, kanë rrëshqitur në pornografi dhe disa prej tyre, sidomos disa portale bëjnë garë për sa më shumë lakuriqësi.  Është për keqardhje që disa medie, të cilat deri vonë kanë ruajtur pavarësisë dhe moralin publik, tanimë edhe ato mbushin faqet me pornografi, me lajme për jetën e prostitutave, të disa këngëtareve dhe modeleve që pozojnë perversitete,  me lajme për jetën e tyre private, martesat, ndarjet, tradhtitë, madhe duke pretenduar të bëjnë lajme  me veshjet e tyre të jashtme e të brendshme dhe me plot horllëqe, banalitete e vullgaritete perverse.

Drejtuesit e medie të tilla arsyetohen se faqet porno iu sjellin më shumë klikime portaleve e medieve dhe tekefundit ky qenka trend i tërë botës dhe nuk ka pse shqiptarët të mos e pranojnë, përderisa e pranojnë amerikanët, francezët, italianët e të tjerë. Disa drejtues mediesh e sajues portalesh, pornografinë e arsyetojnë edhe si kundërvënie fesë islame, e cila nuk lejon perversitete dhe e cila konsiderohet si fe e prapambetur, të cilën nuk e honeps bota perëndimore.

Në mesin e atyre që nuk e praktikojnë pornografinë, kanë mbetur vetëm disa mediume, të cilat kanë bërë emër dhe kanë një histori të gjatë të konceptit njerëzor human e kombëtar, qoftë edhe ideologjik dhe që nuk pranojnë të jenë pjesë e  degjenerimit  sodomist njerëzor.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...