2024-10-31

Mesazhi i Ish Presidenti i Republikes, Ilir Meta per Mosbindjen Publike

 


Ish Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka reaguar nga burgu 313 në lidhje me protestën e sotme të opozitës, ku u bllokuan disa akse kryesore në Shqipëri.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, Meta shprehu mirënjohje për të gjithë shqiptarët që morën pjesë dhe patën guximin që të ngriheshin.

Ilir Meta shkruan se përballja me narkoshtetin është pa kthim, ndërsa thekson se “nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë”.

“Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për qindra mijëra shqiptarë patriotë në mbarë vendin që u ngritën në këmbë me guxim dhe me ndjenjë të fortë patriotike e kombëtare, në përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë. Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë”, shkruan Ilir Meta.

Edvin Kristaq Rama, akuza prokurorëve: – Me trupat e tyre mbrojnë dosje ulëritëse të evazionit fiskal

 


Në një takim me pensionistët në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama ngriti akuza të rënda ndaj Prokurorisë së Tiranës, duke thënë se po mbulohen dosje ulëritëse të evazionit fiskal ndaj bizneseve.

Rama tha se sipërmarrësit e kanë Prokurorinë në xhep, e cila sipas tij, i mbron nga referimi që ka bërë administrata për evazion fiskal ndaj tyre.

“Keni dëgjuar ndonjëherë që një sipërmarrës të merret i pandehur për evazion? Mendoni ju se administrata nuk i ka identifikuar disa prej tyre? I ka identifikuar dhe ia ka referuar edhe Prokurorisë së Tiranës, por janë mbuluar me trupat e prokurorëve dosje ulëritëse të evazionit fiskal, të cilët e kanë Prokurorinë në xhep sepse unë nuk gjej asnjë shpjegim tjetër.

Ligji e ruan rendin, por nëse ligji nuk vepron për këtë kategori si për të gjithë të tjerët, ne kemi një problem të madh. Prandaj është jo e lehtë, por ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Për këtë, ne do të bëjmë digjitalizimin e transaksioneve, si dhe një tjetër mekanizëm që po e vëmë në funksion me inteligjencën artificiale”, u shpreh Rama.

Gati të plasë “bomba” në PS, pritet arrestimi i një ministri, ka dalë në përgjimet e “SKY ECC” dhe në dosjen e…

 

Gati të plasë “bomba” 


Nga: Elmas Bogdani

Prokuroria e Posaçme është në prag të arrestimit të një ministri të rëndësishëm të Partisë Socialiste, i cili dyshohet se është përfshirë në aktivitete të paligjshme të zbuluara përmes përgjimeve të platformës “SKY ECC” dhe dosjes së njohur “Toyota Yaris”. Burime të afërta me hetimet raportojnë se autoritetet belge dhe franceze kanë luajtur një rol të rëndësishëm në sigurimin e provave dhe të dhënave të përdorura nga SPAK për të zhvilluar këtë hetim të ndjeshëm. Ky bashkëpunim ndërkombëtar e ka forcuar më tej pozicionin e SPAK, duke e bërë të mundur zbardhjen e lidhjeve kriminale me politikën në Shqipëri. Mësohet se në faqen 7 të vendimit nr.87 të Gjykatës së Posaçme del se ministri i Ramës ka ndërhyrë në prokurori dhe në polici për të çliruar pasuritë e sekuestruara të një grupi kriminal në Elbasan.

Dosja “Toyota Yaris”

Në këtë mes është dhe çështja “Toyota Yaris”, e cila përfshin një operacion të zhvilluar nga policia në vitin 2018, ku në dy automjete të këtij tipi, që vinin nga Belgjika, u kapën rreth 3.4 milionë euro të fshehura në bagazh. Ky rast ngriti dyshime mbi rrjetet kriminale që operojnë brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe gjithashtu përfshiu edhe politikanë dhe figura të njohura të biznesit të cilët dyshohet se mund të kenë marrë pjesë në skemën e pastrimit të parave. Për këtë rast u bënë akuza politike të ndërsjellta, ku opozita e asaj kohe akuzoi zyrtarë të lartë të qeverisë për përfshirje në këto afera. Që nga ky rast, SPAK ka ndjekur një hetim intensiv dhe disa prova të reja kanë dalë në pah falë përfshirjes së SKY ECC, një platformë e koduar e përdorur shpesh nga grupe kriminale për të fshehur komunikimet e tyre.

“SKY ECC”, roli i Belgjikës dhe Francës

Platforma e komunikimit të koduar “SKY ECC” u dekriptua nga autoritetet ndërkombëtare në vitin 2021, duke zbuluar miliona mesazhe që përfshinin informacione të ndjeshme mbi veprimtaritë kriminale në mbarë botën. Këto të dhëna u bënë baza për një sërë hetimesh të rëndësishme, të cilat kanë rezultuar në arrestime të shumta dhe goditje të rrjeteve kriminale në vende të ndryshme. Belgjika dhe Franca, që ishin ndër vendet kryesore në zbardhjen e kësaj platforme, kanë ndihmuar gjithashtu autoritetet shqiptare duke ofruar provat e nevojshme për të zhvilluar hetimet ndaj individëve të përfshirë në afera kriminale. Nëpërmjet kësaj ndihme, SPAK ka siguruar qasje në mesazhet e koduara të përdoruesve që janë përfshirë në trafikimin e parave dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Një pjesë e këtyre provave kanë ndihmuar për të ngritur akuza kundër disa zyrtarëve të lartë të qeverisë shqiptare, përfshirë ministrin që raportohet se dosja i është qepur dhe shumë shpejt pritet fletë-arresti.

Kujtojmë se SPAK po përgatitet të kryejë një seri arrestimesh të rëndësishme që përfshijnë figura të njohura të politikës dhe biznesit në Shqipëri. Këto arrestime shihen si pjesë e përpjekjeve për të përmbushur kërkesat e Bashkimit Evropian (BE) për ndëshkimin e korrupsionit dhe përforcimin e sundimit të ligjit, për të çuar më tej procesin e integrimit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim. BE ka bërë të qartë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një ndër kushtet kyçe që Shqipëria duhet të plotësojë për të avancuar në procesin e integrimit. Raporte të ndryshme nga organizata ndërkombëtare kanë theksuar se korrupsioni në nivelet e larta të qeverisë mbetet një sfidë serioze, duke krijuar barriera në procesin e anëtarësimit. Për këtë arsye, BE dhe vendet anëtare kanë rritur presionin ndaj autoriteteve shqiptare për të marrë masa konkrete ndaj zyrtarëve që janë përfshirë në aktivitete kriminale ose që kanë keqpërdorur postet publike.

Fredi Beleri goditet me vezë e kos pasi del nga kryesia e Kuvendit



Fredi Beleri është pritur me fyerje dhe sulme teksa doli nga godina e Kryesisë së Kuvendit, si pjesë e delegacionit zyrtar të Parlamentit Evropian që ka ardhur në Tiranë. Incidenti ndodhi para Kryesisë së Kuvendit, ku një një qytetar pasi e ndoqi i hodhi kos dhe e goditi me vezë. Para hyrjes në Kryesi, qytetarë të ndryshëm kanë ofenduar eurodeputetin, i cili nuk ka pranuar tu përgjigjet as pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, nëse është takuar me kryeministrin Rama apo jo.

Ndërkohë një grup aktivistësh kanë dalë me pankarta kundër Belerit duke shkruar se ai nuk përfaqëson Evropën.

Fredi Beleri pritet me protesta ne Tirane

Delegacioni i Parlamentit Evropian të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ka nisur sot vizitën monitoruese në vendin tonë dhe do të qëndrojë deri më 31 Tetor. Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, që nuk e mbajti asnjë ditë këtë detyrë, Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet në zgjedhjet fundit të Parlamentit Evropian, teksa ishte në burg, i dënuar për blerje votash.

Protesta e opozitës jehonë në mediat ndërkombëtare, ja çfarë shkruajnë

 

29 Tetor 2024

Prej orës 17:00 opozita po proteston në kuadër të mosbindjes civile në 6 pika nevralgjike në të gjithë vendin.
Protesta e opozitës ka gjetur pasqyrim në mediat ndërkombëtare.

“Bllokadë civile, sot ose kurrë!” ishte motoja e protestës, shkruan Associated Press.

Në vijim, thuhet se në Tiranë, deputetët e opozitës parkuan makinat e tyre për të bllokuar trafikun për tre orë. Në vende të tjera, mbështetësit e opozitës organizuan protesta në anë të rrugës ose dogjën goma.

“Opozita shqiptare bllokoi të martën udhëkryqe në të gjithë vendin në një tubim mbarëkombëtar duke kërkuar që qeveria të zëvendësohet nga një kabinet kujdestar teknokratik përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Ligjvënësit udhëhoqën qindra mbështetës të opozitës në mitingje në hyrjen kryesore të kryeqytetit, Tiranë, dhe në pesë udhëkryqe të tjera kryesore në të gjithë vendin për të bllokuar trafikun”, vijon artikulli, duke pasqyruar atë që ka ndodhur në Shqipëri.

Demokratët konservatorë të udhëhequr nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë akuzuar prej kohësh socialistët e kryeministrit Edi Rama për korrupsion, manipulim të zgjedhjeve të mëparshme dhe uzurpim të pushteteve të gjyqësorit.

Policia paralajmëroi se pengimi i trafikut ishte një vepër penale që mund të dënohej deri në tre vjet burg.


Përmbytjet bëjnë kërdinë në Spanje, alarm i kuq në disa zona

 


Shiu i rrëmbyeshëm, përmbyti rrugët dhe qytetet sot në Spanjën juglindore, duke bërë që autoritetet në zonat më të goditura të këshillojnë njerëzit të mos dalin jashtë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Agjencia spanjolle e motit AEMET dha alarmin e kuq për pjesën lindore të rajonit të Valencias dhe alarm të verdhë për pjesë të Andaluzisë në jug, ku një tren doli nga shinat për shkak të shiut të dendur, megjithëse askush nuk u lëndua.

Videot e publikuara tregojnë zjarrfikësit duke çliruar shoferët e bllokuar mes shiut të rrëmbyeshëm në qytetin e Althira, Valencia dhe makina të bllokuara në rrugët e përmbytura.

AEMET pret që Valencia të jetë qyteti më i goditur nga stuhia, teksa parashikohet më shumë se 90 mm shi në më pak se një orë ose 180 mm në më pak se 12 orë.

Shkollat, gjykatat dhe shërbimet e tjera thelbësore u pezulluan në Carlet dhe qytete të tjera pranë Valencias.
Stuhia goditi fillimisht Andaluzinë. Në El Ejido, një qytet mesdhetar i njohur për serat e tij, një stuhi breshëri shkatërroi qindra xhama makinash dhe përmbyti rrugë.

Agron Shehaj i drejtohet Spiropalit: – Keni lajthitur, harroni ju që, e dini që ju që jeni kryetare parlamente jo e maxhorancë

 


Deputeti i pavarur Agron Shehaj dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali u përplasën gjatë seancës plenare në Kuvend. Spiropali i kërkoi Shehajt të sqarojë arsyen e fjalës, ndërsa ai insistoi për procedurë.

Ndërhyrja e Spiropalit e tensionoi situatën, me Shehajn që e akuzoi për sjellje partizane. Ajo e quajti qëndrimin e tij “poza TikTok” dhe e cilësoi populizmin e tij si “banal”.

Debati:

Elisa Spiropali: Keni kërkuar fjalën për cilën arsye për replikë? Po ju pyes pse e keni kërkuar fjalën?

Agron Shehaj: Për procedurë

Elisa Spiropali: Për procedurë apo për replikë? Është për të njëjtën çështje

Agron Shehaj: Zonja kryetare, (I fikin mikfrofonin dhe flet i revoltuar nga vendi)

Elisa Spiropali: E keni marrë disa herë fjalën për procedurë për të njëjtën çështje

Agron Shehaj: Po bëheni qesharakë

Elisa Spiropali: Se kush është qesharak e gjykon publiku

Agron Shehaj: Atëherë edhe njëherë, nuk ju lejohet zonja kryetare që të keni..

Elisa Spiropali: Mos mu drejtoni mua flisni për procedurë

Agron Shehaj: Nuk caktoni ju se kujt i flas unë dhe për çfarë flas unë, Keni lajthitur, harroni ju që, e dini që ju që jeni kryetare parlamente jo e maxhorancës

Elisa Spiropali: E doni fjalën apo jo?

Agron Shehaj: Do më lejoni të flas Ju kujtoj që s’jeni kryetarja e maxhorancës, nuk mund të përjashtoni

Elisa Spiropali: Ju lutemi lini këto poza TikTok sepse nuk ngjit askund ky populizëm krejt banal. Nuk impresionohem nga këto poza. Jam kryetarja e Kuvendit dhe ju kam dhënë fjalën.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...