Fredi Beleri është pritur me fyerje dhe sulme teksa doli nga godina e Kryesisë së Kuvendit, si pjesë e delegacionit zyrtar të Parlamentit Evropian që ka ardhur në Tiranë. Incidenti ndodhi para Kryesisë së Kuvendit, ku një një qytetar pasi e ndoqi i hodhi kos dhe e goditi me vezë. Para hyrjes në Kryesi, qytetarë të ndryshëm kanë ofenduar eurodeputetin, i cili nuk ka pranuar tu përgjigjet as pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, nëse është takuar me kryeministrin Rama apo jo.
Ndërkohë një grup aktivistësh kanë dalë me pankarta kundër Belerit duke shkruar se ai nuk përfaqëson Evropën.
Fredi Beleri pritet me protesta ne Tirane
Delegacioni i Parlamentit Evropian të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, ka nisur sot vizitën monitoruese në vendin tonë dhe do të qëndrojë deri më 31 Tetor. Ish-kryetari i bashkisë së Himarës, që nuk e mbajti asnjë ditë këtë detyrë, Fredi Beleri u zgjodh eurodeputet në zgjedhjet fundit të Parlamentit Evropian, teksa ishte në burg, i dënuar për blerje votash.