Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/11/01

Letër publik e akademik Kujtim Matelit...

 Akademik Skënder Kodrës, Eshref Ymerit,  Flori Bruqit dhe gjithë akademikëve të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve

Më vjen mirë që akademik prof. Eshref Ymeri bën një propozim për të vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit” mikun tonë Flori Bruqi, nisur nga një shkrim i vitit 2022 që unë e kam botuar në disa media atë vit. Një institucion siç është Akademia jonë e merr vlerësimin, kur i nderohen njerëzit e saj deri në titullin më të lartë që jep institucioni i Presidentit.  Vërtet ne jemi një grup njerëzish që merremi me shkencë dhe art, që e vlerësojmë njëri-tjetrin brenda institucionit tonë, por ajo që ne krijojmë, sillet si vlerë për të gjithë shoqërinë. Nëse produkti ynë shkencor apo artistik nuk ndjehet në shoqëri, do të thotë që nuk jemi ngritur në nivelin e një institucioni akademik. Unë mendoj dhe e kam shprehur dhe në shkrim, se produkti shkencor dhe artistik i mikut tonë Flori Bruqi është ngritur edhe mbi produktin shkencor që kanë prodhur pesë institucionet tona akademike: dy në Tiranë, dy në Prishtinë dhe një në Shkup, të cilat paguhen për të bërë detyrën e tyre, kurse akademiku ynë Flori Bruqi, pa asnjë pagesë dhe me shpenzimet e tij ka hulumtuar dhe ka ndenjur dhe netë pa gjumë për t`i dhënë kombit atë vlerë shkencore dhe artistike që nuk ia kanë dhënë ata që mirë paguhen nga qeveritë përkatëse.
Unë e gjej me vend propozimin e Prof. Eshref Ymerit për vlerësimin me titullin “Nderi i Kombit” për akademik Flori Bruqin. Në të njëjtën kohë nuk e shoh të arsyeshme kundërshtimin e tij, sepse ai nuk është vetëm një vlerësim personal, por vlerësimi shkon për të gjithë Akademinë tonë, sepse lartësohet emri i saj midis kontribuesve të tjerë në këtë fushë.
Me këtë rast unë do të doja që kryesia e Akademisë sonë,  sipas vendeve ku kanë jetuar dhe jetojnë anëtarët e saj, sepse presidentja Osmani vlerëson në radhë të parë qytetarët e Kosovës dhe Begaj ata të Shqipërisë, mendoj që edhe akademik Skënder Kodra bashkë me Akademik Flori Bruqin  t`i propozohen Presidencës së Kosovës për një vlerësim, kurse akademik Eshref Ymeri asaj të Tiranës , që të tre për vlerësimin “Nderi i Kombit” Kryesia mund të marrë në konsideratë dhe anëtarë të tjerë të saj me vlerësime më të ulëta, deri në Mjeshtër i Madh, që jepte më parë Tirana dhe që tani e kanë zëvendësuar me Lisin Akademik në tre nivele.
Miqësisht
Kujtim  Mateli
Tiranë, 1 tetor 2024
https://atunispoetry.com/2022/03/08/akademik-flori-bruqi-luftetari-i-paepur-ne-mbrojtje-te-identitetit-tone-kombetar-nga-kujtim-mateli/
https://botapress.info/akademik-flori-bruqi-luftetari-i-paepur-ne-mbrojtje-te-identitetit-tone-kombetar/

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...