Mesa duket, ai është në dijeni se amerikanët e kanë jo vetëm panoramën, por edhe materialin që promovon bashkëpunimin, që thjesht nëse bëhet publik e rrëzon automatikisht.Modeli, duket se është i njëjtë me atë që i bënë Aleksandër Vuçiçit në Serbi, kur New York Times i zbardhi të gjitha lidhjet e presidentit serb me bandat më famëkeqe në vend.
Deklarata e Edi Ramës në emisionin e Fevziut, se amerikanët sollën 'Noc Rrokun' dhe jo drejtësinë, është në mënyrë literale deklarata e luftës së tij me Uashingtonin.
Të gjithë qasjet e 'Pamfleti'-t për një kohë të gjatë, duke evidentuar problemet dhe përplasjet e kryeministrit me SHBA, mbrëmë kanë marrë formë zyrtare në kuptimin e plotë të kësaj fjale.
Rama u bëri të ditur amerikanëve, të cilët edhe pse ishte në Nju Jork, nuk e përfillën në asnjë zyrë të lartë të administratës, se është gati të marrë mandatin e katërt pa mbështetjen e tyre.
Arrestimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës, është as më pak dhe as më shumë se afrimi i lakut në kokën e Bablokut. Por për të ndodhur kjo, përpara Ramës, amerikanët pritet të arrestojnë bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe më të errët të tij, për të siguruar pushtetin.
Ramës, më shumë se ish-bashkëpunëtorët e tij në qeveri, parti e administratë, e shqetëson afrimi i drejtësisë ndaj njerëzve të nëntokës që kanë lidhje të rëndësishme me këtë pushtet.
Që nga emërimet në administratë e polici, por edhe tenderët publikë që kanë marrë e marrin ndër vite. Fonde që kanë shërbyer si karburant për biznese të paligjshme, e si pasojë e kësaj, kanë qenë në krah të mazhorancës.Ata, pra bandat kriminale janë në logjikën literale ushtria në territor e Edi Ramës, e dalja e tyre, e vë Bablokun në shah mat, ku nuk lëviz më.
Mesa duket, ai është në dijeni se amerikanët e kanë jo vetëm panoramën, por edhe materialin që promovon bashkëpunimin, që thjesht nëse bëhet publik e rrëzon automatikisht.
Modeli, duket se është i njëjtë me atë që i bënë Aleksandër Vuçiçit në Serbi, kur New York Times i zbardhi të gjitha lidhjet e presidentit serb me bandat më famëkeqe në vend.
Kjo e bëri Vuçiçin të zbythet e të ndalojë në lojën e tij me Putinin, duke pranuar që të shërbejë si një karrem amerikan në lojën 'macja me miun' me Moskën.
Vuçiç megjithatë nuk humb pikë nga dalja e amerikanëve kundër tij, pasi publiku është anti-perëndimor, ndërsa në Shqipëri situata është krejt ndryshe.
Ndaj Rama është në panik dhe ka vendosur ta shpallë luftën e tij me amerikanët, duke shpalosur në këtë luftë flamurin sipas të cilit ai e ka sjellë reformën në Drejtësi dhe jo SHBA.
Kjo gjuhë e ulët rruge, është nga ana tjetër edhe një mesazh i adresuar ndaj SPAK dhe Altin Dumanit, për t’i treguar se është ai zoti i vërtetë i Drejtësisë e jo SHBA. Që do të thotë: mos dëgjo ata, por mua që kam në dorë edhe të ardhmen tuaj.
E nuk është aspak e çuditshme që mazhoranca nuk pranoi tu zgjasë mandatin prokurorëve të SPAK pas 9 vjeçarit. Që do të thotë se e ardhmja e tyre në Prokurorinë Speciale ka edhe 5 vjet e më pas mund të jenë në rrugë.
Ka shumë mundësi që Edi Rama e di që amerikanët nuk i marrin për bazë këto lojra province për të çuar para axhendën e duhur. E pikërisht për këtë ai ishte në SHBA, duke lobuar me qarqe të rëndësishme afër administratës aktuale.
Njerëzve pranë tij, Rama u ka thënë se është pro një fitore të Donald Trump, vetëm për të shtyrë axhendën e tyre të paktën deri në muajt e para të vitit të arfhshëm, kur dhe janë zgjedhjet parlamentare të 2025. E me kurorëzimin si kryeministër për herë të katërt, ai mendon se është më i vështirë sulmi ndaj tij. Kurse një sulm para zgjedhjeve, mund ta rrëzojë përpara, e pas zgjedhjeve orientohet një qeverisje e re pa Edi Ramën.Synimi i bablokut është që të kapë shumicën e cilësuar në Kuvend, e më pas të bëjë ato ligje për ta ndaluar SPAK të shkojë pranë tij