2024-11-01

“Njollat” e krye policit Ilir Proda, 11 detyrat që ka ushtruar dhe sekuestro e telefonit nga SPAK

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është në hetim nga SPAK dhe takon kreun Altin Dumani... Gjatë raportimit në parlament, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se nuk bashkëpunon me policinë e shtetit, mbasi drejtues të saj bashkëpunojnë me eksponentë e grupe kriminale, të cilëve u japin informacione për hetime e operacione arrestimesh. Një nga këta drejtues policie është Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda, të cilin, SPAK e mori në pyetje më 17 shtator 2024 dhe i sekuestroi telefonin, me dyshimin se gjatë detyrës si Drejtor Policie në Elbasan, dekonspiroi aksionin e SPAK për arrestimin e bandës kriminale “Çopja”. Por drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, megjithëse deklaroi se nuk bashkëpunon me drejtues policie të lidhur me krimin, ditën e martë ka nisur bashkëpunimin me drejtorin Ilir Proda, megjithëse i ka sekuestruar telefonin dhe e ka subjekt hetimi për lidhje me krimin. Përveç hetimit nga SPAK, dosja e krye policit Ilir Proda, ka edhe shumë njolla të tjera, gjatë 19 viteve oficer e drejtues policie në 11 detyrat në Tiranë, Bulqizë, Lezhë, Korçë e Elbasan. Prej muajit gusht 2005 që hyri në polici e deri në nëntor 2012 oficer Anti-krimi në Komisariatet Nr. 3 e Nr.4 të Tiranës, Ilir Proda u raportua në 53 raste nga SHISH e Anti-mafia dhe e denoncua, për favorizim ndërtimesh të paligjshme, grupe pastrimi parash kontrabandë dhe raste trafiku e tregtie droge, fakte që janë shënuar në dosjen e tij personale. Por, drejtuesit tropojanë të policisë së pushtetit PD-LSI, të përfshirë vetë në favorizim ndërtimesh pa leje, trafik e tregti droge, pastrim parash e kontrabandë, toleruan dhe transferuan Ilir Prodën te sektori i krimeve ndaj jetës në Drejtorinë e Përgjithshme, ku u përdor për të fshirë krimet. ProfitSence Logo Ndërsa në muajin qershor 2013 para largimit nga pushteti, ata e transferuan në Policinë e Lezhës, ku u denoncua dhe u hetua nga SHÇBA për shpërfillje, presione e dhunë ndaj qytetarëve dhe favorizim të eksponentëve të krimit e për korrupsion me bizneset. Një muaj pas ardhjes së PS në pushtet, biznesmenët dhe “të fortët” që kishte favorizuar në vitet 2005-2013, lobuan te kupola e pushtetit dhe në tetor 2013 e emëruan Shef të Komisariatit Nr. 2. Në këtë detyrë, Ilir Proda qëndroi 15 muaj, ku përsëri, përveçse vazhdoi favorizimet e eskponentëve dhe grupeve të krimit, mos pranim të kallëzimeve e denoncime dhe fshirjes së raporteve të vartësve, ai u procedua nga SHÇBA, për keqtrajtim fizik të një zonje denoncuese, duke i bërë presion që të hiqte kallëzimin e ta zgjidhte konfliktin privatisht. Me dosje hetimi nga SHÇBA, në dhjetor 2014, ai u shkarkua nga detyra Shef Komisariati Nr. 2 në Tiranë dhe u emërua Shef Komisariati në Bulqizë, ku qëndroi deri në muajin shkurt 2016. Dhe në Bulqizë, Ilir Proda u përfshi në pazare me pronarët e minierave të kromit, kontrabandistët e vrasësit, dhe u largua andej me zero zbulime e goditje krimesh, madje nëpërmjet padrejtësive, acaroi më shumë konfliktet mes pronarëve të minierave dhe midis grupeve kriminale. Por bosët e kromit dhe “të fortët” e Bulqizës e Dibrës, madje dhe shefat e PS, për të cilët kishte kontribuar në grumbullimin e votave, e transferuan në seksioni për hetimin e narkotikëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në Bulqizë qëndroi deri në muajin korrik 2019, kur e transferuan Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve në Policinë e Qarkut të Korçës kur qëndroi deri në muajin tetor 2021 dhe la prapa të njëjtat zullume që bëri në detyrat e tjera. Prej andej, Ilir Prodën e emëruan Zv/Drejtor për Hetimin e Krimeve dhe Drejtor Policie të Qarkut Elbasan, kohë për të cilën, më 17 shtator 2024, SPAK i sekuestroi telefonin, me indicien për dekonspirim të aksionit për arrestimin e bandës “Çopja” e për bëma të tjera në favor të krimit. Ndërsa prej datës 2 tetor 2024, Babloku e ka emëruar Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, duke shpërfillur dosjen e tij me njolla të shumta zullumesh, në të 11 detyrat që ka pasur si drejtues policie gjatë 19 viteve.

Burimi :https://www.youtube.com/watch?v=lXGtAK9d9po&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fpamfleti.net%2F&source_ve_path=MjM4NTE

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...