Nga ngjarja e rëndë ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, bilanci paraprak është 2 të vdekur dhe 2 të plagosur në gjendje të rëndë.
Mes të plagosurve është edhe Arlin Bushati, i biri i Xhemal Bushatit pjesë e grupit Basha që më zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022, kandidoi për PD-në e Bashës për bashkinë e Shkodrës.
Arlind Bushati një muaj më parë denoncoi në polici se është kërcënuar me armë zjarri në pedonalen e Shkodrës. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 10 tetorit, ku sipas denoncimit të 32 vjeçarit në polici, dy persona të paidentifikuar i kanë drejtuar armën në afërsi të një lokali në pedonalen e Shkodrës.
Sot ndaj tij dhe ndaj Hamza Lici u qëllua me breshëri plumbash në lagjen Dobraç.
Nga ngjarja dy automjete dyshohet se kanë zënë në pritë Hamza Licin, vëllanë e Ibrahim Licit, një personazh i njohur në botën e krimit.
Raportohet se mes dy grupeve pati shkëmbim zjarri, ndërsa Lici nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Lici ka qenë duke lëvizur me një mjet S Class me targa kroate.