Shkruan Flori Bruqi
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë. Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi Man booker International Prize dhe në vitin 2009 mori çmimin Prince of Asturias për Artet. Ai e ka ndarë jetën e tij mes Francës dhe Shqipërisë, dhe është martuar me shkrimtaren e njohur të skicave dhe tregimeve për fëmijë, Helena Kadare.
Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm në gjimnazin “Asim Zeneli”. Tregohet se në moshën 12 vjeçare Kadareja është arrestuar nga regjimi i sapo vendosur komunist me akuzën “falsifikues monedhash”; akuzë e pabazë që ngrihet nga 'lartë' për të dëmtuar gjeneralin Tahir Kadare, që ishte i martuar me një grua hebreje, në mënyrë që t'i bëhej qejfi Stalinit që kishte nisur fushata kundër hebrenjve.
Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës . Më pas studioi në Moskë, për dy vite, në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" nga viti 1958 në vitin 1960. Detyrohet t'i braktisë studimet për shkak të ashpërsimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BS . Kthehet në Shqipëri dhe më pas punon ne gazetën “Drita”, e me pas drejton revistën “Les letres albanaises”.
Largimi në vitin 1990
Në vjeshtën e viti 1990 Ismail Kadare vendosi të largohet nga Shqipëria dhe të qëndrojë në Paris. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”. Autoritetet e diktaturës komuniste e dënuan largimin e Ismail Kadaresë, por krijimtaria e tij nuk u ndalua.
Nga viti 1990 e më pas vepra e tij bëhet shprehja më e fuqishme e vlerave gjuhësore dhe artistike të shqipes letrare, brenda dhe jashtë vendit. Letërsia e Ismail Kadaresë pas vitit 1990 bart të njëjtat tipare thelbësore të asaj të mëparshme: frymën etnografike dhe shpërfaqjen e identitetit shqiptar – shtuar lirinë e autorit për të trajtuar tema që më parë nuk mund të trajtoheshin lirshëm.
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjtë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.
Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit Frymëzimet djaloshare, 1954, "Ëndërrimet", (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin Shekulli im (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: Përse mendohen këto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976).
Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike.
Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin Kështjella (1975). Në romanin Kronikë në gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike.
Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtësia (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani Pallati i ëndrrave (1981).
Në gjuhë të huaj
Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues.Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.
Njohja dhe vlerësimi ndërkombëtar
Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në vitin 1996 Kadare u bë anëtar për jetë i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në Francë.
Në vitin 1992 u vlerësua me Prix Mondial Cino Del Duca; në 2005 fitoi "Man Booker International Prize" dhe në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll Prince of Asturias, për Artet - që është një nga çmimet letrare më prestigoze në botë.
Në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me cmimin Lerici Pea . “Dhënia e cmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare - shkruhet në motivimin e cmimit - nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohoen liritë themelore”. Qëllimi i cmimit është promovimi i poezisë, në vecanti i poetëve të rinj, eksperimentimi i gjuhëve të reja poetike dhe njohja e poetëve të mëdhenj.
Ismail Kadare është dekoruar nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.
Shpifja mbi Kadarenë në revistën Lettera Internazionale
Në vjeshtën e vitit 2014 në revistën italiane Lettera Internazionale botohet një ese nën emrin e Ardian Vehbiut , ku ndër të tjera, në paragrafët e fundit ripropozohet për publikun e gjerë europian një trillim (shpifje) që në të shkuarën ia kanë atribuar ligësisht Ismail Kadaresë, por që ky dhe të tjerë autorë dhe publicistë e kanë përgënjeshtruar vazhdimisht. Në esenë që mban emrin e Ardian Vehbiut shkruhet:
«In questo contesto si può spiegare anche la dichiarazione inquietante e inaudita dello scrittore Ismail Kadare che ha definito i profughi albanesi rifugiati nelle ambasciate straniere a Tirana, nel 1991, come "gli escrementi della nazione".» IT
«Në këtë kontekst mund të shpjegohet deklarata tronditëse dhe e pabesueshme e shkrimtarit Ismail Kadare që i ka përcaktuar refugjatët shqiptarë të vitit 1991 “jashtëqitja e kombit”.» SQ
Këtë fakt e ka vënë në dukje Minella Aleksi në gazetën Panorama me një artikull të vetin të datës 12 dhjetor 2014 ku ndër të tjera shprehet me neveri ndaj shpifjeve dhe fabrikimeve të tilla; ndër të tjera M.Aleksi shkruan:
«[...] nuk ka më pikëpyetje se kush vazhdon t’i shpërndajë shpifjet për Kadarenë. Emri i autorit të artikullit është shkruar e zezë mbi të bardhë: Ardian Vehbiu! [...] Ky tekst nuk ka nevojë për koment. Ka vite që A. Vehbiu bën këtë lodër të dyfishtë, të pa pastër ndaj shkrimtarit dhe ndaj shoqërisë. E lavdëron shkrimtarin aty-këtu sa për të fshehur gjurmët, pastaj kur gjen rastin lëshon helmin kundër tij.»
Minella Aleksi, duke dashur të kuptojë arsyet e këtyre shpifjeve ndaj autorit shqiptar pretendent për Nobelin e letërsisë, vazhdon:
«Sulmet e kritizerëve ndaj shkrimtarit të shquar po kthehen në patologji te ne. Kjo është e njohur. Por që studiuesit tanë si A. Vehbiu, të katandisen në zëdhënës të mashtrimeve të ish-Sigurimit shqiptar, kundër një shkrimtari shqiptar, në një revistë ndërkombëtare, e cila botohet në gjuhët italisht, spanjisht, gjermanisht etj., kjo e kalon çdo masë!
Kush e shtyn për një shpifje kaq të poshtër? Kujt i shërben këmbëngulja e përhapjes së kësaj shpifjeje? Shkrimtari Kadare qëndron në avangardë të Shqipërisë europiane. Përse duhet përbaltur me shpifje? Ato forca që duan ta mbajnë Shqipërinë larg Europës nuk mund të jenë properëndimore.
Rrjedhimisht janë mekanizma që manipulojnë, që fabrikojnë dhe dezinformojnë në favor të Lindjes, mecenatët e shpifësit A. Vehbiu. Për shqiptarët, Lindje nënkupton sllavo-komunizëm. [...] Me siguri A. Vehbiu do bëjë të habiturin mbasi shpifës dhe spekulantë të tillë shoqëria jonë ka parë jo pak.
E që u kanë ecur poshtërsitë, mbasi jo gjithmonë kanë marrë goditjen e pamëshirshme të së vërtetës. Nuk kam munguar t’i përsëris A. Vehbiut atë që ai harron: letërsia është sferë shpirtërore e njeriut, pasion dhe formim botëkuptimor. Letërsia e Kadaresë është vlerë shpirtërore e një popullit të tërë.
Nuk përbën biznes spekulantësh. Duke e menduar si biznes krahas sulmeve, këta kritizerë dhe shpifës nuk harrojnë që të bëjnë presion mbi mbrojtësit e shkrimtarit, që ta braktisin atë. Duan të ndihen të qetë dhe t’i kenë duart e lira për të vazhduar lojën e tyre të ulët si në këtë rast. Por, për fatin e tyre të keq, dhe për fat të mirë të letërsisë, mbrojtës të vlerave, mbrojtës të shkrimtarëve ka pasur dhe do të ketë gjithmonë.»
Pas denoncimit publik që Minella Aleksi i bën shpifjes rreth Kadaresë që Ardian Vehbiut ka botuar në Lettera Internazionale, Vehbiu ka reaguar nga blogu i tij, fillimisht duke e akuzuar M. Aleksin për shtrembërim të teksitit të vet të botuar në revistën italiane.
Vehbiu duke mos e kuptuar se M. Aleksi në artikullin e tij në gazetën Panorama ka cituar një burim te faktuar dhe të verifikueshëm, vazhdon me tej duke e akuzuar se: «Të gjitha ato që ka thënë më pas në artikull kundër meje janë gjepura të kategorisë së parë, të cilat vetëm sa dëshmojnë për fibrën e kalbur morale të këtij njeriu.»
Më tej, përballë fakteve të paraqitura nga Minella Aleksi në gazetën Panorama, duke e njohur më në fund saktesinë e tyre, A. Vehbiu ndryshon linjë dhe shprehet se nuk ka asnjë dyshim që ai është viktimë e një makinacioni, duke shkruar tekstualisht se, sipas tij: «një dorë e panjohur e një harbuti rishkroi, në fazën redaksionale, paragrafin e fundit dhe kushedi ç’pjesë të tjera të tekstit të përkthyer në italishte.»
Pas reagimeve fragmentare dhe kontradiktore të Ardian Vehbiut që nga faqja e vet Pezazhe.com, Minella Aleksi në një artikull të dytë tek Panorama përpiqet të mbyll debatin duke uruar që Vehbiu të ndihmojë në sqarimin e plotë e të qartë të të gjitha rrethanave të kësaj shpifje ndaj autorit Ismail Kadare, meqë kjo është se pari në interes të vet Vehbiut. Shkruan Aleksi:
«Pas kaq ditësh zhurmë në shtyp dhe në rrjetet sociale, lexuesi ka të drejtë të dijë të vërtetën. A . Vehbiu ka përmendur disa herë se ka ndodhur diçka që ai s’e kupton dot. Një javë misteri. Lexuesi me të drejtë pyet se ç’është kjo revistë ndërkombëtare që nuk jep sqarime?
Nga ana tjetër, ç’është ky autor që nuk ka të drejtë të marrë vesh se kush ia ka falsifikuar aq keq tekstin e tij? Nuk është fjala për një gjë të vogël, por për një mashtrim të përmasave të mëdha e tepër të rënda: Një autor i shquar shqiptar akuzohet se ka sulmuar e ka hedhur baltë mbi rininë shqiptare, atë që u përpoq të diskreditonte e të trondiste nga themelet diktaturën e vendit të vet.»
Vazhdon më tej Minella Aleksi:
«A. Vehbiu shkruan se i ka “dërguar Kadaresë një mesazh, për ta sqaruar për sa ka ndodhur”. Pas disa ditësh i kthehet prapë këtij sqarimi: “Për fat të mirë, ky incident më dha shansin të sqarohem me I. K., i cili u tregua shumë korrekt në shkëmbimet tona për këtë çështje, me gjithë fërkimet që kemi pasur më parë, kryesisht të nxitura ose të sajuara nga personazhe të kategorisë së katërt”.
Edhe kjo na lë përsëri të habitur. Kadareja disa herë ka reaguar me shumë indinjatë kundër kësaj shpifjeje. Një pikëpyetje ngre: sa e besueshme mund të jetë që ai ta ketë pritur me kaq gjakftohtësi, pothuajse me mirëkuptim shpifjen e neveritshme, siç jepet këtu prej A.
Vehbiut? Dyshoj shumë se edhe në këtë moment ka mungesë sinqeriteti. Më kanë tërhequr vëmendjen disa komentues, të cilët me të drejtë theksojnë se do hidhej më shumë dritë mbi të vërtetën nëse do njiheshim me reagimin mirëkuptues të shkrimtarit Kadare për këtë rast. Një mundësi e tillë do ndihmonte shumë në ndriçimin e së vërtetës.»
Në datë 24 dhjetor 2014, Ismail Kadare jep për Panoramën një intervistë të shkurtër ku ndër të tjera kundërshton çfarë A. Vehbiu kishte raportuar më parë në blogun e vet rreth reagimit të Kadaresë dhe tonit të këtij reagimi. Ndër të tjera në intervistë Kadare shkruan:
«Jam në dijeni të këtij trillimi të rëndë, që po përsëritet kundër meje qysh prej një çerekshekulli. Kam shpresuar se pas përgënjeshtrimeve të shumta vetvetiu do të shuhej, siç ndodh me trillimet që nuk kanë asgjë të vërtetë. Nuk ka ndodhur ashtu. Në vend të kësaj ka ndodhur gjallërimi kronik i tij, prej së njëjtës makinë që e ka prodhuar. Kalimi në shtypin ndërkombëtar, gjithashtu i përsëritur, ka qenë pjesë e shkallëzimit, gjer tek incidenti i fundit, që ka shënuar një kulm të ri.»
Kadare përfundon duke thënë se:
«Ndërkaq, merret me mend se më tepër se kushdo kam qenë dhe jam në pritje të një sqarimi bindës publik. Kurrsesi dhe në asnjë rast nuk kam dhënë të kuptohet se mund të kem qoftë dhe më të voglin mirëkuptim ndaj shpifjes dhe fabrikuesve ose përhapësve të saj, kushdo qofshin ata.»
Megjithatë, përtej polemikave, ndryshimeve të qëndrimit dhe thirrjeve për makinacione ndërkombëtare, Vehbiu shprehet në blogun e tij, se ai nuk ka interes t'i shkojë kësaj çështjeje më tej dhe të zbulojë se cili është/cilët janë personat që sipas Vehbiu kanë tjetërsuar shkrimin e tij. Vehbiu shkruan se: «[nuk ka] asgjë për t'i provuar askujt» «[...]vetë I. Kadaresë unë nuk kam [ka] asgjë për t’i vërtetuar akoma».
Gjenerali i ushtrisë së vdekur është një roman, autori i të cilit është Ismail Kadare . Romani zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë.
Detyra kryesore e gjeneralit është kërkimi dhe gjetja e eshtrave të një koloneli, i cili u zhduk pa gjurmë në një fshat të vogël shqiptar. Rrethanat e zhdukjes të kolonelit e ndërlikojnë shumë situatën. Pas shumë mundimeve të kota, eshtrat a kolonelit nuk u gjetën.Gjenerali hedh ato eshtra ne humnere dhe nga ai moment prish raportet me priftin.
Si përfundim gjenerali është i mundur në detyrën e tij, dhe në një moment dobësie vendos të maskojë eshtrat e pagjetura të kolonelit me eshtrat e një të panjohuri. Ne roman takojme njerez te nje populli te vogel,por krenar per luften qe ka bere, te cilet dinin te respektonin traditat,te respektonin mikun, te respektonin te vdekurit, qofshin dhe armiq.
Ne roman takojme nje gjeneral te huaj, i cili kishte ardhur te marre eshtrat e ushtarve te vrare te vendit te tij,dhe nje prift qe e shoqeronte gjeneralin, duke bere ritet e fundit fetare te atyre qe nuk jetonin me. Një gjeneral dhe një prift kanë ardhur në Shqipëri rreth njëzet vite pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në një kërkim arkeologjik.
Misioni i tyre është të zhvarrosin trupat e ushtarëve të vendit të tyre, por ajo çka ata zbulojnë janë kujtimet, gjysmë të ndrydhura, të tmerreve të veçanta shqiptare të asaj lufte. Gjenerali dhe prifti rugëtojnë nëpër Shqipëri, në udhëtimin e tyre të shënuar jo vetëm nga eshtrat por gjithashtu edhe nga copëzat dhe mbeturinat e historisë: me gunga, të lodhur dhe të pastrehë.
Gjenerali e sheh vetveten si një ushtarak, që lehtëson therjen e vdekjes duke hequr të vdekurit nga shtëpitë e tyre të përkohshme: “Gjeneralët e tjerë kanë udhëhequr ato kolona t ë pafund të ushtarëve në disfatë dhe shkatërrim. Por ai, ai ka ardhur t’i rinxjerrë nga harresa dhe vdekja ata që kanë mbetur”.
Zemërgur, kryelartë dhe i pavëmendshëm ndaj shqiptarëve përreth tij, gjenerali beson se misioni i tij është vetëm paqësor, por takimet e papritura të tij provojnë dhunën e mbledhur nga e kaluara, të varrosur.
Çdo fjalë, çdo fakt, çdo kockë e shpërbërë merr një kuptim të dytë, dhe pastaj një të tretë: Një ushtri e tërë është shndërruar në “disa tonë fosfor dhe kalcium”, grafitet e ashpra janë përkujtues të parullave fashiste. Secila medalje e luftës në kraharorin e një shqiptari reflekton fytyrën e një ushtari të vrarë që duhet zbuluar.
Gjenerali mendjemadh i deritanishëm kthehet në një oficer të vdekjes, që mobilizon një ushtri fantazmash.
Ndjenjat e gjeneralit ndryshojne shpejt dhe vazhdimisht. Gjenerali ne fillim te udhetimit te tij paraqitet i mbushur me entuziazëm për “misionin” e tij historik.Ne te njejten kohe del se gjenerali ka pritur te takoje njerez te eger dhe barbare por ndodh e kunderta sa me shume njeh nga afer popullin shqiptar aq me shume ai ka dashamiresi dhe vete kritike.Personazhet ne roman nisin te shtohen dhe kjo shton dramen e gjeneralit duke nisur sin je mision monoton, duke ndryshuar me vone me gjetjen e ditarit gje e cila le gjurme tek gjenerali dhe duke vazhduar tek dasma qe e perball gjeneralin me te verteten e hidhur.
Skenë mjaft melodramatike eshte kur gjenerali që kryesonte misionin i gjen eshtrat e kolonelit në ballafaqimin me një plakë shqiptare (Nica), e cila e pati vrarë kolonelin me sëpatë, pasi ai i pati përdhunuar vajzën e saj 14-vjeçare, e cila pas kësaj fatkeqësie i dha fund jetës, ndërsa plaka Nicë e varrosi kolonelin tek pragu i portës së vet.
Kur në fshatin e saj erdhi gjenerali italian që mblidhte eshtrat, Nica i nxori eshtrat e kolonelit të mbledhura në një thes dhe ia hodhi gjeneralit para këmbëve, në mes të një dasme shqiptare ku ai pati shkuar, i paftuar. Ketu na shfaqet dhe tragjizimi qe merr romani dhe dramaciteti qe perjeton gjenerali ne vetvete duke bere qe gjenerali te ndjeje peshen e mekatit , duke e barazuar veten me kolonelin Z ,duke u zhytur ne depresion.
Dhe ky roman ne paraqitet i tille me ndryshime te thella psikologjike jo vetem kaq.Eshte nje udhetim neper nje vend te frikshem, te huaj dhe misterioz dhe udhetaret mesojne se nuk mund ti kapercejne kufijte e vdekjes.Nje udhetim neper boten e te vdekurve:sa me teper zgjat kjo sipermarrje e cmendur aq me e pakuptimte nis ti duket e gjitha kjo gjeneralit .Hap pas hapi te vdekurit e shkulin nga pozitat e njeriut sundimtar sic paraqitej ne fillim dhe e cojne deri aty sa ai pranon plaget qe hap lufta jane te pasherueshme.
Vepra për herë të parë në bullgarisht doli më (1966), në serbisht (1968) dhe në turqisht (1968), kur në Shqipëri nuk ishin fashitur vërejtjet e kritikës së realizmit socialist, madje në bullgarisht, kur shkrimtari ende nuk kishte nxjerrë motërzimin e tij të dytë (1967), që është motërzimi kryesor.
Bullgarishtja është gjuha e parë që i hapi dyert për librin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, romanit më të njohur në botë të Kadaresë, kurse greqishtja është e katërta midis gjuhëve të botës, konkretisht pas frëngjishtes, anglishtes dhe gjermanishtes, në të cilën janë përkthyer më tepër tituj prej tij. Por gjuhët dhe letërsitë ballkanike nuk kishin as mundësinë dhe as besueshmërinë e mjaftueshme për ta përcjellë përtej gadishullit të tyre.
Në këtë endje prove “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, sikurse dhe romanet e tjerë më vonë, kërkonte hapësirat e veta të mëdha për të cilat ishte krijuar, pasi Ballkani dashamirës dhe djepi i tij ishte i ngushtë për të. Shqipëria zyrtare, që i kishte rrënuar urat kulturore të ndërsjellta me krejt Perëndimin, vetëm me Francën kishte lejuar një lloj marrëdhënieje.
Kjo urë ndërlidhjeje e paprishur plotësisht, sikurse edhe botimi frëngjisht në Tiranë që pati “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1968) e ka lehtësuar mbërritjen e tij, pikërisht, në Francë, në qendrën botërore të provës dhe të miratimit të vlerave të mëdha letrare.
Dhimitër Anagnosti e bazoi filmin e tij "Kthimi i ushtrisë së vdekur " mbi romanin e Kadaresë.
Kronikë në gur është një prej romaneve të hershëm të Ismail Kadaresë. Ndryshe nga letërsia e deri atëhershme për Luftën Antifashiste, e karakterizuar nga dy kampe personazhesh - partizanë e pushtues - ky roman solli një imazh më të ndërlikuar të saj, ku ndërthuren fate ushtrish të huaja të pakteve të ndryshme kundërshtare, fate shtresash të ndryshme brenda për brenda tyre, fate të njerëzve të lidhur vullnetarisht me rezistencën ose të mobilizuar prej komandës, fate të indiferentëve, të sehirxhinjve dhe të kundërshtarëve.
Që lufta ishte një kohë mjaft më e ndërlikuar se ajo që shërbehej prej një tradite letrare skematike; kjo mund të shihet edhe në fatin e një familjeje qytetare në vendin e "kronikës në gur", ku konflikti hyn brenda saj, duke ia tronditur regjimin tradicional. Me këtë roman I.Kadare pasuroi temën e Luftës Antifashiste, duke sjellë një shikim prej fëmije për evokimin e ngjarjeve të saj. Rrëfimi në vetën e fëmijës, në vetën e personazhit që evokon fëmijërinë e autorit, me "pafajësinë" e vet, megjithëse i ka dhënë romanit njëfarë karakteri autobiografik, njëherësh e ka mbrojtur atë prej qëndrimit të kritikës.
Duke qenë vështrimi prej fëmije një vështrim thelbësor në roman, lexuesi e ka të vështirë të dallojë se ku fillon koncepti i arsyetuar i saj e ku mbaron të konceptuarit si lojë.
Në studimin "Subversion kundër konformizmit" një studiues (Arshi Pipa) ka këmbëngulur se romani "Kronikë në gur" është një vepër hyjnizuese e Luftës Antifashiste, një "roman komisarësh", dhe se përpjekja e autorit për të hyrë në lëkurën e fëmijërisë së vet nuk është gjë tjetër veçse një procedim letrar për të mbuluar konformizmin. Përkundër këtij mendimi, shumica e studiuesve bashkohen në vlerësimin se "Kronikë në gur" është një vepër atipike në pikëpamjen metodologjike, e shkruar me një liri që tejkalonte kufizimin ideologjk dhe vlerësimin e partishëm për luftën.
Sipas një pjese të studiuesve, "Kronikë në gur", duke pasur këtë vështrim, në fakt sjell tek lexuesi një përqasje psikanalitike frojdiste rreth luftës, ose jetës së qytetit në kohë lufte. "Kronikë në gur" është një prozë me subjekt të reduktuar, gjë jo fort e përshtatshme nga pikëpamja teorike për një letërsi të orientuar.
Me këtë vepër Kadare bëri përpjekjen e parë për t'i dhënë vlerë letrare së zakonshmes, së rëndomtës, madje së shëmtuarës dhe absurdes. "Kronikë në gur" është një vepër e përshkuar nga grotesku. Vështrimi i luftës me sytë e fëmijës i ka dhënë mundësi autorit që t'i shohë ngjarjet dhe personazhet e saj pa ndonjë partishmëri të dukshme.
"Kronikë në gur" përmban vlera të rëndësishme të një letërsie të mirëfilltë etnografike. Tradita e kësaj letërsie në qytetin e Gjirokastrës është më e hershme, ajo afirmohet mirë me botimet e Musine Kokalarit në vitet '40, sidomos me "Siç më thosh nënua plakë" dhe "Sa u tund jeta".
Pallati i ëndrrave është një roman i shkruar nga Ismail Kadare , dhe botuar për herë të parë më 1981 si Nëpunësi i pallatit të ëndrrave.
“Pallati i Ëndrrave” është një nga romanet më të suksesshëm të Ismail Kadaresë.
Kështjella është një roman i shkrimtarit shqitar me famë mbarëbotërore Ismail Kadaresë, e botuar fillimisht më 1970 në Tiranë.
Kjo vepër pasqyron rrethimin e një kështjelle shqiptare nga trupat turke në krye me Kryekomandantin Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun Pasha.
Romani fillon me vendosjen e trupave osmane përreth kështjellës. Hapësira aty shndërrohet në një kamp me plot tenda, reparte e pajisje të tjera. Ushtria, në fillim bën përpjekje që ti bindë kështjellarët të dorëzoheshin. Mirëpo, meqë kjo përpjekje dështon, në Këshillin e saj të luftës kjo ushtri bën organizimin dhe planet që qëllimi ta arrijë me luftë.
Sulmet e saj vazhdimisht hasin në rezistencë të madhe të kështjellarëve. Përveç të tjerash, ata mbrohen edhe me rrëshirë të valë të cilën ua hedhin ushtarëve turq, nga të cilët me mijëra mbesin të vrarë. Që në sulmin e parë verbohet poeti Sadedin, i cili kishte marrë përsipër ta përjetësojë në vargje ekspeditën turke.
Të pasuksesshme dolën planet e shumta, bisedat e pafund të Këshillit të luftës, konsultimet e njerëzve të ditur si oficerë ushtarakë, astrologë, mjekë (Siri Selimi) e të tjerë. Nuk bëjnë punë as operacionet ndëshkimore për plaçkitjen e për djegien e fshatrave, as hapja e gërmojnë që në Kështjellë të hyhej nga poshtë.
Pikërisht kur gërmoja arrin nën kështjellë, kështjellarët e rrënojnë, duke varrosur aty përnjëherësh shumë xhenierë që kishin punuar për hapjen e saj. Nuk ndihmon madje as gjuajtja me topin shkatërrues, i cili në vend se të godas kështjellën godet turmën e jeniçerëve.
Pastaj lloj e lloj përpjekjesh si : për ti helmuar përmes minjve, për ta gjetur ujësjellësin përmes kalit të etur, në mënyrë që uji të mbaronte dhe ata të dorëzoheshin. Të gjitha këto dështojnë. Sulmi i fundit ku merr pjesë tërë ushtria turke del i humbur dhe Tursun Pashai i zhgënjyer merr helmin dhe vret vetën. Në këtë mënyrë merr fund ekspedita turke dhe ushtarët tërhiqen.
Vranakonti - Nje udheheqes i shkuar ne moshe deri diku,por me vrullin e nje djaloshi.Ai organizon ne menyre fantastike mbrojtjen e keshtjellareve dhe eshte korrekt ne maredheniet me boten jashte keshtjelles(Skenderbeun dhe te tjeret qe kane kamp ne male).Gjithashtu, ndonese trim,ai eshte edhe shume i aresyeshem dhe njekohesisht besimtar.
Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgunsoj - Kreykomandanti i fushates se osmaneve.Njeri me karriere te pasur,por te vene ne rrezik kohet e fundit prej armiqve,por dhe prej moshes se shkuar.Ai keron te nenshtroje kalane e Krujes qe te zgjerohen kufijte e perandorise dhe nga ana tjeter te arrije majat ne karrieres ose,ne rast deshtimi,per te do te ishte fundi.Njeri skllav i emocioneve dhe shume i pamatur,me nje shpirt te lig,por gjate romanit,ai peson disa ndryshime.Prape se prape,duhet cilesuar se ai eshte edhe shume qejfli aq sa merr haremin ne lufte me vete.Po te flasim per anen pozitive,ai kishte nxjerre shume mesime te vlefshme nga pervoja.
Mevla Celebia - Kronikani i luftes. Njeri me shpirt poeti,ne pritje te nje mundesie per t`u shquar.Eshte i zoti ne punen e tij dhe teper i sjellshem.Fatkeqesisht,atij i ka hyre krimbi i smires dhe eshte shume frikacak per te kerkuar te verteten kur ajo eshte e rrezikshme apo kur vjen me nje kosto te larte.Nuk gezon ndonje intelekt te vecante.Ai miqesohet ne roman sidomos me kryeveqilharxhin,astrologun e pare, poetin dhe nje jenicer.
Plaku Tavxha - Prijesi i jenicereve.Njeri i moshuar,me deformim fizik(gjymtyre te shkurtra).Eshte shume fodul dhe gjithmone ne kerkim te lufts,i etur per gjak dhe aspak i ndjeshem per te tjeret.Njeri qe sheh vetem interesin e tij dhe mund te quhet me plot gojen:”ujk i vjeter lufte”.
Kara – Mukbili - Prijes i azapeve-Prijes i azapeve,njeri i hijshem ne pamje dhe ne sjellje. Ai eshte teper i ndjeshem per mireqenien e ushtareve te tij,nuk i duron padrejtesite dhe mendon shume per te tjeret.Eshte shume mirenjohes dhe i vlereson ne maksimum njerezit.
Arkitekt Kauri - Arkitekt i zoti ne rrethimet e keshtjellave. Njeri me fe te ndryshuar,ndaj nuk shihej me syte mire. Si te mos mjaftonte kjo,ai flet ne menyre te cuditshme dhe acaruese turqishten dhe nuk ka asnje qime ne fytyre,ndaj ngjall dyshime per maskilitetin e tij.Teper flegmatik,cilesi per t`u shenuar. Ai eshte burgosur tri here dhe perseri ka dale jashte. Arkitekt Kauri angazhohet ne ndertimin e nje tuneli (qe shembet me pas) dhe ne gjetjen e ujesjellesit (qe del i rreme). Krijon shume kundershtare ne Keshillin e Luftes.
Sadedini - Poet. Qejfli i pijes,njeri i zoti ne ate qe ben. Verbohet ne sulmin e pare dhe e krahasojne me Homerin. Nuk i pelqen emri,deshiron ta kete Saperkan Tok Kellec(Saperkan gjakashper)
Saruxhai - Usta qe merret me derdhjen e topave.Njeri i punes. Ai krijon topa te medhenj e te fuqishem. E vlereson dhe e cmon shume ndihmesin e tij (nuk e njeh smiren). Lidhet ne miqesi me kryeveqilharxhin. Ai perbuz fene dhe astrologet. Eshte shume i ndjeshem kur kryhen pdrejtesi. Ka merak te vecante per shendetin.
Kryeveqilharxhi - Ai kujdeset per administrimin e rezervave te ushtrise. Eshte teper i pandjeshem ndaj jetes se ushtareve dhe shqetesohet vetem per rezervat.Ze shume miqesi dhe i kundervihet njerezve te fese. E shfrytezon deri ne fund autoritetin.Ne te vertete ai eshte i derguar i sulltanit per te deshifruar misteret e betejes se fushe Kosoves (gjashtedhjete vjet perpara kohes ku zhvillohen ngjarjet e romanit).Ai mendon se me popujt e Ballkanit duhet jetuar ne maredhenie te mira per te siguruar aleancen qe sipas tij eshte teper e rendesishme sepse do te ishte nje aleance e pathyeshme sipas tij.
Tuz Okcan - Jenicer i thjeshte,ushtar i nje rangu te respektuar deri diku.Ai ka aftesi ne artin e luftes.Mbi te gjitha ai ka nje zemer fisnike(shpeton dhe i del ne mbrojtje Sadedinit kur ai verbohet). Ai eshte i disiplinuar dhe mendon se prej kesaj mund te humbase shume kenaqesi te jetes. Ne fund vdes prej kafshimit te nje miu te helmuar.
Exher - Nje nga vajzat e haremit. Mbetet shtatzene qe ne naten e pare te fushimit. Ajo eshte me e reja dhe me e llastuara e haremit. As ajo vete nuk e di sa vjec eshte. Exher ka nje mendje naive dhe zemer te pafajshme e te ndjeshme. I do shume shoqet.
Me perjashtim te Vranakontit dhe Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgunsoj, per asnje tjeter nuk mund te jemi te sigurte per ekzistencen nga ana historike.Sidoqofte,emrat e zgjedhur nga autori mund te mos jene reale por persona qe kane bere ne te vertete punen qe kryejne personazhet ne liber sigurisht qe kane ekzistuar.Personazhet ne vetvete permbledhin nje mase me te gjere njerezish: Exheri personifikon nje harem te tere, Tuz Okcani ushtarin turk ne pergjithesi, Mevla Celebia, Kara – Mukbili, plaku Tavxha, Arkitekt Kauri, Sadedini, Saruxhai, Kryeveqilharxhi jane tere individet qe i qendruan ne krah Ugurlu Tursun Tunxhasllan Sert Ollgun,por qe s`jane permendur ne kronikat e kohes ndaj dhe autori i ka ideuar vete emrat. Sidoqofte,zgjedhja e tyre meriton levdata pasi ne fund te fundit na kthejne ne si lexues mbrapa ne kohen kur ndodhi ngjarja. Nje pjese e turqve jan me te lig sesa djalli.
Prilli i thyer është një libër nga Ismail Kadare që është publikuar në vitin 1980. Ky libër ka për temë besën , gjakmarrjen dhe kanunin në pjesën veriore të Shqipërisë. Personazhi kryesor , Gjorgu, detyrohet të hakmerret për shkak se këtë e kërkon kanuni i pashkruar që është përdorur me shekuj në vendin ku ai jeton. Në Brazil ky libër është filmatizuar, dhe mori titullin "Prapa Diellit" (anglisht: Behind the Sun). Libri është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës. Në anglisht ky quhet "Broken April".Kari dhe pidhi qihen bashke.ata jane shume shoke.
Ishte një ditë e ftohtë Marsi. Këmbët po i ngrinin por s’mund të lëvizte….ishte i sigurt se shënjestra e tij do të vinte dhe kësaj here nuk mund të dështonte…kishte ardhur koha ti jepte fund gjithë këtij presioni që tashmë kishte një vit që zgjaste, shtysat e të atit, gjaku tek kemisha e të vëllait që zverdhej e zverdhej çdo ditë etj etj.
Dhe në të vërtetë pas shumë orësh pritjeje Zef Kryeqyqja u duk vërtet, dhe Gjorgu nuk priti më, e qëlloi, bëri të gjitha ritet sipas zakonit dhe u largua për në shtëpi. Për pak kohë lajmi u përhap gjithandej,Gjorgu i Berishajve kishte vrarë Zef Kryeqyqen.
Të gjitha u kryen sipas zakonit dhe Kryeqyqët e dhanë si besën 24 orëshe ashtu dhe atë 30 ditëshe. Pasi të gjitha ritet mbaruan, pasi Gjorgu mori pjesë në varrimin dhe drekën e mortit të viktimës së tij, ai filloi të mendonte…i kishin mbetur 30 ditë jetë normale…një herë i dukeshin pak, një herë shumë….çfarë do të bënte këto ditë??
Këto mendime të turbullta ia ndërpreu i ati i cili hyri në dhomë e i dha paratë për tagrin e gjakut, tani ai do të nisej i vetëm për një udhëtim të gjatë në Rrafsh drejt kullës së Oroshit. Gjorgu morri rrugën i vetmuar e i menduar, mbas 30 ditësh jeta e tij do të mbaronte, do te mbyllej në një nga ato kullat e errëta e mbase nuk do ta shihte më dritën e diellit dhe kjo ishte tmerrëshisht e trishtueshme…më të trishtueshme e bënte fakti se kjo po ndodhte prej një marrëzie, diçkaje që kishte ndodhur 70 vjet më parë një natë tetori kur një i huaj kishte trokitur ne derën e tyre, i huaji kishte qënë i ndjekur nga vrasësit e tij të cilët e kishin vrarë dhe sipas ligjeve të kanunit gjaku i kishte mbetur familjes pritëse.
Gjithë ata të rinj kishin humbur jetën vetëm prej asaj nate të pakuptimtë tetori të 70 viteve më parë dhe tani ishte radha e tij të vuante pikërisht për faj të asaj nate…. Pas disa ditësh ai arriti në Orosh, dhe atje qëndroi në paradhomën e gjakësve duke pritur radhën e tij për të paguar…
Kishte kohë që në Rrafsh qarkullonte lajmi se kishte ardhur një karrocë nga kryeqyteti, dhe ja tek po lëkundej në rrugët e vështira të Rrafshit pikërisht ajo karrocë. Brenda saj ndodhej çifiti Vorpsi, dy të rinj të sapomartuar të cilët kishin vendosu ta kalonin muajn e mjaltit në “Bjeshkët e Namuna”.
Besian Vorpsi ishte një shkrimtar i apasionuar pas miteve e legjendave të Rrafshit të egër, i cili gjatë gjithë udhëtimit i pëshpëriste ëmbël së shoqes, Dianës mijra historira të mrekullueshme rreth këtij vendi magjik dhe mistereve të tij, shumë i emocinuar për aventurën që po fillonin.
Ditët kalonin ngadalë por plot me zbulime të reja në udhëtim. Natën e parë e kaluan tek shtëpia e një miku, dhe nuk ishte aspak e lehtë sidomos për Dianën e cila ishte mësuar me të gjitha komoditetet e Tiranës ndërsa tani gjendej të flinte e vetme pa të shoqin në një si tip krevati fare të parehatshëm.
Të nesërmen rifilluan prapë udhëtimin e tyre. Në drekë ndaluan në një bujtinë ku rastësisht kishte tre ditë që qëndronte dhe Binak Alia, lexuesi i famshëm i kanunit me dy ndihmësit e tij, një doktor dhe një gjeometër. Bujtinari i shpjegoi Besianit se Binak Alia kishte ardhur në atë zonë për një çeshtje kufijsh dhe se do të ishte shumë interesante ta shihte pasi vendi ku do të behej ndarja ishte rreth gjysëm ore largë nga bujtina.
Kështu çifti Vorpsi vendosi ta ndiqte Binak Alinë. Tek vendi i ndarjes së kufijve kryeqytetasit u prezantuan me gjyqtarin e famshëm në sytë e qindra vendasve që mbetën të mahnitur, sidomos nga bukuria e Dianës. Pasi ndaria e kufijve mbaroi Diana e Besiani u kthyen tek bujtina ku Besiani mori dhe një kafe.
Pas kësaj bujtinari i përcolli deri tek dera ku panë një malësor të ri e të pashëm që po vështronte i mahnitur në drejtim të tyre. Diana hyri në karroce kurse Besiani ndenji dhe pak jashtë për të mësuar më shumë për djaloshin e zbehtë që sapo kishin parë.
Diana e ulur në karrocë e shikonte nga xhami djaloshin dhe dicka e pengonte tia hiqte sytë dhe po e njëjta gjë po ndodhte edhe me të panjohurin. Më vonë Diana mësoi nga i shoqi se djali e kishte emrin Gjorg dhe se kishte qënë duke u kthyer nga Oroshi pasi para disa ditësh kishte vrarë dikë.
Që nga ai moment, që nga ai shikim diçka ndryshoi, Diana u bë papritur e heshtur, e largët dhe kushedi pse çdo gjë që i thoshte i shoqi mbi malësorët i kujtonte pikërisht Gjorgun. Pas perëndimit arritën në Orosh ku shërbëtorët i pritën me shumë nderime, para gjumit princi u shtroi një darkë të cilën e shijuan bashkë me të.
Pas ditës së lodhshme ranë të flinin por kësaj radhe më në fund në të njëjtën dhomë.
Gjorgu u kthye në fshatin e tij pas dy ditësh. Në hyrje të tij pikërisht në vendin e “mallkuar” gjeti një muranë. Kushedi pse nuk i largohej dot asaj murane, donte të thoshte “ja çfarë mbeti nga jeta atij tjetrit” por në fakt mendonte “ja çfarë mbeti nga jeta ime”, gjithë ajo brengë, netë pa gjumë, grindja e heshtur me të atin, tensioni kishin sjellë vetëm këta gurë të ftohtë e të pakuptimtë.
Pse duhej e gjitha kjo??? Pse??? Në shtëpi e pritën ngrohtë. Ditët e para kaluan të turbullta, si në mjergull, nuk bënte gjë tjetër vecse të flinte. Një ditë si të tjerat Gjorgu sa për të kërkuar dicka i tha të atit se donte të nisej në një udhëtim të shkurtër që të shikonte Bjeshkët për herë të fundit dhe i ati e lejoi.
Gjorgu morri rrugët dhe ditët kalonin dalngadalë, brenda vetes e brente gjithëmonë fakti se jo si gjithë të tjerët prilli i tij ishte gjysmak, Prillmort sic e quante ai. Por gjithcka ndryshoi papritur një ditë kur në një bujtinë dëgjoi për atë karrocën nga Tirana, dhe kuptoi se këtë udhëtim e kishte ndërmarrë jo për të parë Bjeshkët për herë të fundit po për të parë atë… Kështu vendosi ta kërkonte, dhe ngado shkonte pyeste në e kishin parë karrocën e saj e në ç’drejtim kishte shkuar ajo.
Besiani dhe Diana e vazhdonin udhëtimin e tyre nëpër Rrafsh, dhe çdo ditë e më shumë Besiani e ndiente të shoqen larg, dhe nga ana tjetër Diana nuk bënte gjë tjetër përveçse pyeste për Gjorgun dhe e kërkonte gjithë ditën nga dritarja.
Karroca ndaloi në një bujtinë sepse kuajt duhet të pushonin, prej bujtinarit Besiani mësoi se aty afër ndodhej Ujëbardha e Epërme dhe kështu cifti vendosi ta vizitonte. Pamja në Ujëbardhat e Epërme ishte mahnitëse, pasi panë liqenet ata vendosën të vizitonin edhe fshatin.
Në rrugë e sipër, Diana ia nguli sytë një kulle ngujimi dhe filloi ti thoshte të shoqit se nëqoftëse atij Gjorgut i kishte mbaruar besa tani do të ishte futur në një kullë si kjo, e mbase dhe në atë vetë. Besiani u turbullua nga ky interes i madh i së shoqes për atë djaloshin që kishin parë vetëm për pak minuta në rrugë, por nuk pati kohë ti vazhdonte mendimet pasi midis turmës së njerëzve që i rrethonin ai njohu Binak Alinë dhe dy ndihmësit e tij.
Kështu Besiani u takua me ta dhe filloi të bisedonte me mjekun, kur mbaroi ktheu kokën për të parë Dianën por ajo nuk dukej gjëkundi…..filloi ta kërkonte si i cmendur nëpër turmë ndërkohë që nëpër mend i shkonin gjëra të tmerrshme…..mos ishte mbytur në liqen?
Pak më larg pa Binak Alinë me një pamje aspak ngushëlluese në fytyrë dhe kur arriti afër tij mësoi se e shoqja, Diana Vorpsi, ishte futur në kullën e ngujimit. Po tani ç’do të bëhej? Asnjeri nuk mund të futej në kullë përveç priftit, dhe sapo erdhi ai u drejtua për te kulla, dhe kur arriti tek pragu i derës aty doli Djana.
Ajo nuk jepte asnjë shenjë në fytyrë, as frikë, as turp, asgjë. Besiani vrapoi tek ajo dhe kontrolloi në kishte ndonjë shenjë në fytyre a qafë apo ndonjë të grisur në rroba, por fatmirëshisht nuk kishte asgjë. Ai e terhoqi të shoqen prej krau dhe bashkë me të u largua në karrocë pa përshëndetur asnjeri.
Në karrocë e bombardoi me pyetje të shoqen po ajo nuk i ktheu asnjë përgjigje….pse kishte hyrë?? Për të parrë sa e tmerrshme ishte atje?? Për hakmarrje ndaj tij?? Apo për të gjetur atë Gjorgun?? Nuk folën më, arritën në bujtinë dhe ranë të flinin, për dy ditë nuk dolën nga dhoma.
Ditën e dytë e lanë bujtinën, po largoheshin nga Rrafshi.
Mëngjesi i 17 prillit e gjeti Gjorgun në Udhën e Madhe që të çonte për në Brezftoht. Besa e tij mbaronte në mesditë, ndërsa deri për në Brezftoht duhej të paktën një ditë, kështu do ti duhej të udhëtonte natën që të mbroheshe. Eci edhe ca dhe kur ngriti kokën në qiell pa se mesdita kishte kaluar, koha e tij kishte mbaruar tashmë…
Karroca e Vorpsëve vazhdonte udhëtimin e saj të gjatë duke u lëkundur e duke u larguar nga ky Rrafsh i mallkuar. Besiani tashmë e shihte të shoqen si një të huaj, ajo ishte aq e largët e dukej sikur shpirti isaj kishte mbetur atje sipër. Besiani nuk kishte tashmë asnjë dyshim, ai e kishte humbur të shoqen, Rrafshi me bukurinë dhe tmerrin e tij ia kishte rrëmbyer Dianën e bukur….
Ekzistonin edhe rrugët në besë, këto ishin disa rrugë në të cilat gjakësit mund të streoheshin e të ishin të sigurt nga ndjekësit e tyre, dhe pikërisht në një rrugë të tillë vendosi të priste natën edhe Gjorgu të cilit tashmë i kishte mbaruar besa. Duke qëndruar atje u përshëndet me një tjetër malësor i cili në bisedë e sipër i tregoi se e kishte parë atë Karrocën nga Tirana dhe se sipas tij ajo do të kalonte patjetër në kryqëzimin që ishte në fund të rrugës.
Gjorgu i lumturuar u nis drejt kryqëzimit pa i kushtuar rëndësi faktit se ajo pjesë e rrugës nuk ishte në besë.
Karroca me Vorpsët po vazhdonte rrugëtimin e saj drejt Tiranës që tashmë u dukej tepër e rëndomtë dhe e mërzitëshme, ky mendim e përforconte më shumë tezën e Besianit se udhëtimi nëRrafsh ishte gabimi më i madh që kishte bërë deri tani.
Filloi të binte muzgu dhe Gjorgu ishte akoma duke pritur karrocën e famshme në të njejtin vend, por në vend të trokëllimave të kuajve të karrocës ai degjoi një zë që i thirri e i tha ti bënte të fala Zef Kryeqyqes. Ndjeu tokën e ftohtë t’i përplasej në fytyrë, ndjeu dy duar që e kthyen mbarë dhe i vunë pushkën sic duhej.
Ndjeu disa hapa që i dukeshin shumë të njohur, vallë kush ishte??? Pastaj e kuptoi, ç’do gjë ishte e qartë, ato hapa ishin pikërisht hapat e tij, ishte pikërisht ai që tani po largohej me shpejtësi atë 17 prill pasi kishte lënë aty në mes të kryqëzimit trupin e tij, që sapo e kishte vrarë...
Tri këngë zie për Kosovën libër me tregime me Autor Ismail Kadare.Shtëpia botuese Onufri.
Fusha e Kosovës nën zhegun përvëlues kishte një dritë të tepërt që të trembte.Nën atë ndriçim të çmendur ndodhnin lëvizjet e trupave, që ata nuk i kuptonin mirë...
Ky libër përbehet nga tri tregime : Lufta e vjetër, Zonja e madhe dhe Lutje mbretërore. Te trija këto tregime bëjnë fjale për betejën e Kosovës me 1389.
Lufta e vjetër
Këtu flitet për betejën e Kosovës, përgatitjet dhe ndeshjen e dy ushtrive, dy kulturave, dy religjioneve, asaj ballkanike dhe asaj osmane, prej te cilave njëra duhej te patjetër te binte ndërsa tjetra do ngritej. Është lufta e cila do vendoste fatin e mëtejme te Ballkanit : Ballkani ose do te binte dhe do përulej para gjysmëhënës, duke i dhëne historisë një kah tjetër, ose do te mundte gjysmëhënën dhe dote behej zoti vetes.
Ballkanasit ne orën me te rrezikshme, ku rrezikohet ekzistenca e tyre bashkohen qe ti bëjnë balle rrezikut qe vinte nga Azia, ata formojnë një koalicion ne te cilin marrin pjese popujt e Ballkanit dhe iu dalin para hordhive osmane ne fushën e mëllenjave.
Këtu edhe fillon tragjedia. Përderisa njëra pale lufton për te mbrojtur identitetin e vet, tjetra pale dëshiron veç te ngope oreksin e saj duke iu rene ne qafe te tjerëve. Beteja është e përgjakshme. Osmanet fitojnë duke thyer koalicionin por ngjarjet ne kampin osman ishin po aq tragjike : sulltani do përballej me një përbetim te vezirëve te cilët do ia hanin kokën atij dhe djalit te tij te madh Jakupit, përderisa Bajazitin e shpallin sulltan. Tragjik do te ishte edhe fati i sulltanit te vrare, gjakun dhe organet e tij te brendshme do i varrosnin ne fushëbeteje ndërsa trupin do e qonin ne Anadoll.
Këtu flitet për kaosin pas betejës se Kosovës ku ballkanasit te demoralizuar nga humbja do niseshin ne drejtim te një jete te re, duke ditur se e kishin humbur vendin e tyre.
Ura me tri harqe është një roman i shkruajtur nga Ismail Kadare.
Por në qendër te “Ura me tri harqe” gjendet një baladë, dhe ishte me e urtë të përqëndrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t`ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur personazhi i vërtetë, ekliziastiku Gjon Buzuku,që, në vitin 1555, shkroi librin e parë në gjuhën shqipe “Mesharin”. Ismail Kadareja murgun Gjon, që me këtë analogji bëhet simbol i “shqiptarisë”, e bën të jetojë dy shekuj para Buzukut. Jemi rreth vitit 1378.
Lulet e ftohta të marsit është një roman i shkruajtur nga Ismail Kadare. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.
Spiritus është një roman i shkruajtur nga Ismail Kadare. Shtëpia botuese Onufri.
Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike...
Nata me hënë është një roman i shkruajtur nga Ismail Kadare dhe botuar nga "Onufri".
“Nata me hënë” nuk është një tregim i pafajshëm.Ai tingëllon si një mbrojtje për respektimin e individit përpara kësaj “neve” mbytëse, përgjuese, oruelliane.Shoqëria e gjurmon jetën private të heroinës, vajzës së re Mariana...
Vajza e Agamemnonit është një roman i shkruajtur nga Ismail Kadare.
Në tribunën e festës së 1 majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas, midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve vendas i duket se dallon portretin e “shefit” të dikurshëm grek: Agamemnonit. Një haluçinazion apo rrjedhojë e lodhjes së një njeriu të trishtuar që sapo është ndarë nga e dashura?
Është më tepër se kaq. Shfaqja e portretit bën pjesë në thelbin e ngjarjeve që përshkruhen në këtë roman. Është historia tronditëse e një dashurie që gjendet befas midis ingranazheve të makinës së ftohtë të shtetit.
“Vajza e Agamemnonit” është pjesa e parë e diptikut që pasohet nga “Pasardhësi”, e ajo që i lidh të dy veprat nuk është vetëm personazhi kryesor, a këndvështrimi i tij mbi botën, por ajo lloj alegorie e historisë që në pjesën e dytë të diptikut shndërrohet në intrigë të romanit.
Romani është botuar në vitin 2000 dhe është botim i Shtëpisë Botuese "55".
Pasardhësi është një roman i shkruajtur nga Ismail Kadare.
Romani i Kadaresë sjell në kujtesë historinë e Shqipërisë, historinë e re, kujtesën për një të shkuar të afërme. Si në shumë vepra të tijera të tij, jemi përpara një alegorie të historisë që dashur pa dashur, kthehet në një grilë retorike e nxjerr zbuluar nëvetëdijen e personazhit.
Ende sot, gati një çerek shekulli pas ngjarjes dhe pas rrëzimit të rregjimit, pas hapjes së arkivave e anketimeve të pafundme, misteri ka mbetur krejtësisht i pazbuluar. Duke u nisur nga një ngjarje reale, të cilës i ka dhënë përmasa universale, Kadare, nëpërmjet “Pasardhësit” ka shtuar një përsonazh të ri në familjen e arketipave të mëdhenj të letërsisë botërore: Judës, Agamemnonit, Brutit, Jozef K, etj.
“Pasardhësi” është pjesa e dytë e diptikut i cili lidhet me romanin e parë “Vajza e Agamemnonit” nëpërmjet personazhit kryesor.
Romani është botuar në vitin 2004 dhe është botim i Shtëpise Botuese "55".
Ftesë në studio është botuar për herë të parë kur Shqipëria ishte ende komuniste. Libri u dorëzua për shtyp në pranverë të vitit 1990, në prag të ngjarjeve tronditëse, në zhvillimin e të cilave, ai ka luajtur, pa dyshim, një rol. Botuar me një tirazh prej 30.000 kopjesh, vetëm disa muaj para ikjes së autorit nga Shqipëria, kjo vepër nuk arriti të ndalohej veçse përgjysmë. “Ftesë në studio” është një pasqyrë e saktë se gjer ku kishte shkuar mendimi i përparuar shqiptar në fillim të vitit 1990. Për lexuesin e sotëm duket gati e pabesueshme se si një libër i tillë, ku nuk ka asnjë gjurmë robërie, mund të jetë shkruar e botuar në regjimin komunist. Gjatë leximit të veprës lexuesit i krijohet përshtypja se komunizmi ka rënë në Shqipëri. Ndonëse shumë faqe të këtij libri kanë qenë nxjerrë nga shënime të hershme, pjesa kryesore e tij u shkrua në fund të vitit 1989 e në fillim të vitit 1990. Në pranverë të atij viti, pas një letërkëmbimi zhgënjyes me presidentin Ramiz Alia, vendimi për ta lënë Shqipërinë ka qenë shtysa kryesore për ta mbaruar me ngut librin. Ky vendim ka kushtëzuar njëfarë fryme lamtumire dhe ndarjeje nga lexuesi shqiptar, ndarje, që ndonëse përpiqesha ta besoja si të përkohshme, kishte ditë kur më dukej se mund të ishte e gjatë...
Qyteti pa reklama është një roman i shkruajtur nga Ismail Kadare.Shtëpia botuese Onufri.
Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si “Kujtime të humbura”, shkruar në vitin 1955.
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut është një roman i shkruajtur nga Ismail Kadare .
Në këtë roman Kadareja nëpërmjet Lul Mazrekut shpreh realitetin absurd të viteve të fundit të komunizmit në Shqipëri. Luli, një aktor amator, papritur realizon ëndrrën e jetës së tij. Në një kohë të shkurtër ai bëhet pjesë e një drame që për disa është komedi dhe për popullin është tragjedi.
Një dramë e padëgjuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit. E krijuar dhe e inskenuar nga xhelatët. Padashur Luli bëhët vegël e atij mekanizmi që përdorej për të shtypur jetë njerëzish. Në tërë historinë ai është aktori kryesor dhe si i tille ai mban mbi supe tere peshen e tragjedise, madje edhe vjdekjen…
Në vetvehte romani është një përmendore dhe nje monument kushtuar viktimave të heshtura që dhanë jetën në kufijtë me botën e lirë. Ata ishin heronjtë e parë të demokracisë që kërkonin të kapërcenin kufijtë dhe të thyenin vargonjë e skllavërisë. Shumë prej tyre mbetën të vrarë në kufirin ëndrrës së tyre dhe emrat e tyre nuk u përmendën kurrë. Askush deri më sot përveç të afërmve nuk ua njeh historitë. Këta heroj janë pa varr, pa histori, pa monumente, pa kujtime, ndaj Kadareja me këtë roman u ka kushtuar një monument shpirtëror me mjeshtërinë e shkrimtarit të madh.
Romani është botuar në vitin 2002 dhe është botim i Shtëpisë Botuese "Onufri".
Katër përkthyesit me Autorë: Ismail Kadare, Denis Fernandez Récatala. Botuar nga "Onufri" Tiranë, 2004. Faqet e librit 205.
“Katër përkthyesit” përshkruan prishjen që ndodhi më 1961 midis Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe Bashkimit Sovjetik. Përmes dëshmive të pabotuara më parë dhe duke u mbështetur mbi një anketë të gjerë dhe shumë të saktë, ky tregim paraqet tablonë befasuese të një periudhe shumë të rëndësishme të historisë së komunizmit. Përkthyesi dyshohet për tradhti: të sunduarit dyshojnë se ai është bashkëfajtor me sundimtarët dhe sundimtarët dyshojnë se ai bashkëpunon fshehurazi me ata që ata sundojnë.
Nga të gjitha anët, përkthyesi akuzohet për mashtrim. Shumë shpejt, në një formë ose në një tjetër, atë e gjykojnë sipas sentencës së famshme italiane. Interpretin ose përkthyesin e kufizojnë brenda një suaze të pashmangshme: të përkthesh do të thotë të kthesh anasjellas dhe, më në fund, të shtrembërosh tekstin origjinal dhe, mundësisht, të rikrijosh prej tij një përmbajtje të pranueshme. Problemi qëndron te fakti se duhet ditur për kë përkthen? Terxhumani orientohet drejt një rrugëdaljeje fatale sepse, jo rrallë, pas bisedimeve atë e flijojnë....
Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) biseda me Autor Ismail Kadare.Shtëpia botuese Onufri.
Bisedat e këtij libri janë regjistruar gjatë një periudhe prej tre vjetësh. Çdo takim me Ismail Kadarenë fillonte dhe mbaronte me arsyetime politike që, siç do ta vini re, shfaqen herë pas here në bisedat tona....
Darka e gabuar është roman i shkrimtarit të mirënjohur shqiptar Ismail Kadare. Është shkruar mes Malit të Robit (Durrës), Luganos së Zvicrës dhe Parisit gjatë verës dhe dimrit 2007-2008. Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister , është subjekti i romanit të Kadaresë.
Ndonëse i bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë, dhe ndonëse i hetuar për një kohë tepër të gjatë, herë haptas e më së shumti, në fshehtësi, e vërteta e darkës ka mbetur ende sot e pashpjeguar plotësisht.
Në këtë roman bëhet fjalë për ngjarjet në qytetin e Gjirokastrës, nga pushtimi nazist deri tek vdekja e Stalinit me 1953. Romani fillon me ardhjen e gjermanëve në Shqipëri , pararoja e të cilëve goditet në kufi nga partizanët, gjë që i zemëron gjermanët, të cilët vendosin ta hedhin qytetin në erë.
Ata ndalin bombardimet pasi shohin flamurin e bardhë të cilin nuk dihet se kush e kishte ngritur. Mirëpo gjermanët dëshirojne hakmarrje për goditjen e pararojës prandaj mbledhin 80 njerëz qe t'i pushkatojnë . Në këtë kohë, koloneli gjerman, i ngarkuar me detyrë për pushtimin e Shqipërise, Fritz Wan Schwabe kërkon mikun e tij të universitetit, Dr.Gurameton e Madh, me të cilin kishte kryer studimet.
Gurametoja e fton për darkë në shtëpinë e tij. Ndërsa koloneli Wan Schwabe është në darke te Gurametoja, qytetarët e tmerruar, që sapo ishin qetësuar nga bombardimet, nuk mund t'iu besojne veshëve. Ata ende ishin nën shokun e bombardimeve ndërsa degjojne muzike me zë të lartë e cila vjen nga shtëpia e Gurametos.
Mendimet e para janë se mos është çmendur fare doktori që ta thërrasë armikun në darkë, dhe në qytet përplasen dy rryma, ata që e konsiderojnë Gurameton tradhëtar dhe ata që e perkrahin. Mirëpo pa filluar thashethemet mirë ndodh befasia tjetër: pengjet lirohen.
Qytetarët nuk dinë se çfarë të thonë. Ndërsa lufta e vërtetë ishte zhvilluar brenda, mes Gurametos dhe kolonelit. Por çfarë u bisedua brenda do të mbetej mister. Pas largimit të gjermanëve vijne komunistët dhe vendoset rendi i ri. Darka mbetet misterioze dhe e pashpjegueshme.
Gurametoja arrestohet disa herë . Gurametos i thuren edhe këngë. Njëra ndër kenget ishte më misteriozja: sipas këngës Gurametoja kishte ftuar të vdekurin në darkë. Autori e përmend që në fillim të librit një tregim që u tregohej fëmijëve për t'i vënë në gjumë: Një njeri detyrohet që të ftojë një njeri rastësisht për darke, ai ia jep të birit të tij ftesën që t'ia jap ndonjë kalimtari të rastit.
Mirepo fëmijën e zë terri në rrugë dhe e hedh rastësisht ftesën në varreza dhe ftesa bie mbi një varr. Dhe në mbrëmje vjen në darkë i vdekuri. Ndonëse autori e përmend rrëshqitazi këtë tregim, ky ka lidhje të forta me romanin. Disa ditë para vdekjes së Stalinit, Gurametoja arrestohet dhe torturohet në Guvën e Shanisasë, në lidhje me darkën që beri para 10 viteve.
Sqarohet një gjë, personi që kishte qenë në darkën e Gurametos nuk kishte qenë Fritzi sepse ai kishte vdekur 3 muaj para darkës, por një shok i tij. Së fundmi Gurameton e pushkatojnë. Mirëpo gjatë rrugës për tek vendi i ekzekutimit, Gurametoja perpiqet te thote diçka kur kalon pranë varrezave, mirëpo kjo zbulohet vetëm vite më vonë: siç duket ai deshi të thoshte që donte të hiqte ftesën nga varri, ta hiqte ftesen për darken e cila e kishte marrë në qafë.
Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve '60 për të realizzar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve.
Frymëzime dialoshare (1954), Ëndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë.
Ismail Kadare, ndryshe nga Agolli, në periudhën e parë të krijimtarisë së tij, u tërhoq pas poemës epiko-lirike. Në prirjen e përgjithshme ai nuk u shkëput prej frymës monumentalizuese të poezisë së mëparshme, por e kushtëzoi këtë me tipin e njeriut shqiptar, të historisë së tij kombëtare, të fatit të tij nëpër shekuj. Thuajse në të gjitha poemat e shkruara në vitet '60 -'70 ka një gërshetim të mjeteve të reja të të shprehurit me mënyrën tradicionale të të vështruarit të jetës dhe të historisë:
Po s'ndërron ai kurrë
Art i skulpturës
Gënjeshtrën mbi mua ka ngrírë përgjithnjë.
I mbërthyer në dëshminë e saj të rremë
Të vërtetën kujtoj dhe qaj për të.
(Laokonti)
Poezia e Kadaresë, ndryshe prej prozës së tij, është përgjithësisht e qartë, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse përherë optimiste. Ajo, në kritikën zyrtare, është pritur si pasurim problematik i poezisë shqipe, veçanërisht me temën e qëndresës shumëshekullore të popullit shqiptar në rrugën e tij të gjatë të historisë. Poezia e Kadaresë është poezi e sfidave të mëdha shqiptare. Ajo është e përshkuar nga qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare, ndaj lavdisë së tyre, ndaj tokës së të parëve, ndaj gjuhës shqipe.
Qëndresa hyn në poezinë e Kadaresë qysh prej kohërave antike, deri në periudhat më të afërta të historisë. Veçmas ajo lidhet me "motin e madh", të epokës së Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi një periudhë më të hershme se kjo, që ishte mitizuar më herët prej Rilindjes Kombëtare: periudhën e humanizmit evropian (siç mendon shkenca e historisë, kjo periudhë e gjeti Shqipërinë në të njëjtën shkallë zhvillimi me anën tjetër të Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe në njeriun dhe qytetërimin shqiptar:
Njëzet e katër luftra bëri,
Njëzet e katër vdekje theu.
çka mangut linte ditën Gjergji,
Plotësonte natën Skënderbeu.
(Portreti i Skënderbeut)
Përgjithësisht poezia e Kadaresë është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit të lavdisë së dikurshme. Kadare synon, përmes poezisë së tij, ta çlirojë njeriun shqiptar prej akuzash që e kanë ndjekur ndër shekuj, duke përfshirë akuzën si popull i lindur me instinktin e luftës dhe të mercenarizmit, binjak me armën dhe peng i saj:
Dhe kur binin në prille a në vjeshtra
Nëpër brinja të shtrirë, nëpër lugje,
Si me zjarre të vegjël të pëtjetshëm
Era loste me xhufkat e kuqe.
(Nisja e shqiptarëve për në luftë)
Poema epiko-lirike shqipe arriti një nivel të lartë afirmimi me vepra të tilla të I. Kadaresë, si "Përse mendohen këto male" dhe "Shqiponjat fluturojnë lart", pastaj me "Shekulli i 20-të", "Poemë e blinduar", "Shqipëria dhe tri Romat" e vepra të tjera.
Poezia e Kadaresë është e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Në këtë cilësi poezia e Kadaresë të sjell ndërmend vjershërimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet në mungesën e çfarëdo subjekti apo elementi të subjektit. Poemat e Kadaresë, përgjithësisht poezia e tij, janë art mendimi, pa elemente të rrëfimit (narracionit). Si të tilla, si poema mendimi, ato ofrojnë shumësi leximesh, në kohë dhe në miedise të ndryshme.
Kadare në problematikën e poezisë shqipe, krijoi emërtesën e "temës së madhe". dhe jo vetëm kaq, ai e ktheu në mit atë, duke e bërë mbizotëruese në jetën letrare të vendit për më shumë se dy dekada. Para së gjithash poezinë e Ismail Kadaresë e intereson ajo që shpesh quhet gojëdhënë kombëtare ose mit i origjinës. Sfidat më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar janë stacione të poezisë së tij.
Kadare i shkroi disa prej veprave të tij më të rëndësishme në vargje të lira, duke përvetësuar vlera të rëndësishme të vjershërimit tradicional, prej De Radës deri tek Migieni. Në fillimet e veta ishte i ndikuar prej poezisë ruse, veçmas prej Majakovskit. Poezia intime e Kadaresë është mjaft e ngrohtë, e drejtpërdrejt, një bashkëbisedim me të dashurën që përgiithësisht është larg si vend apo si kohë:
Do shkoj të ulem përmbi pellgjet,
Të pi në gjunjë duke rënë,
Në grykë e di që do më ngelet
I ftohti medaljon i hënës.
Gjithashtu poezia intime e Kadaresë përshkruhet nga malli për qytetin e lindjes, për njerëzit që lanë gjurmë në fëmijërinë e tij,
për atdheun kur ndodhet larg tij, për kohën studentore, vajzat dhe rrugët e Moskës kur është në atdhe, e mbi të gjitha, për vajzën që le gjurmë në shpirtin e tij, por që përgjithësisht ndodhet larg.
Raporti midis jetës dhe vdekjes, midis të gjallëve dhe varreve, midis brezit që shkoi dhe atij që vjen, një nga raportet më thelbësore të qenies njerëzore, përbën një rregullator të mbifuqishëm të gjithë yllësisë së veprave të Kadaresë. Synimi parësor i çdo letërsie serioze që të qëndrojë mbi kohën dhe hapësirën zuri vend kryesor që tek romani "Gjenerali i ushtrisë së vdekur". Ky roman i kushtohet misionit të një shtabi ushtarak të gjallë, i cili duhet t'i bëjë nderet e fundit një armate të tërë ushtarësh të mbuluar me dhè. Vlera e jetës, çmimi i vdekjes, taksa e gjakut, varrimi dhe zhvarrimi, muranat anonime dhe piramidat hijerënda, ringjallja dhe rivdekja (rivrasja), arka e hirit dhe dosja e zezë, kamarja e turpit dhe përmendorja e nderit, harrimi dhe përjetësia, vetëflijimi dhe kurbani, trupi dhe hija (fantazma, sozia, spiritus), janë nocione themelore artistike të shkrimtarit.
Në mënyrë të veçantë vdekja përbën një zgjedhje të dendur të autorit për të dhënë qëndrimin e tij ndaj jetës njerëzore. Ajo paraqitet në formë individuale dhe kolektive, natyrore dhe heroike, të mirëqenë dhe të sajuar. Ajo vjen nga fati, nga hakmarrja, nga lufta, nga gjyqi, nga sëmundja nga mplakja; në të gjitha pamjet e saj, si ndërprerje e zakonshme e jetës, si shpagim për vdekjen e tjetrit, si prurje e lëngatës, si varje apo pushkatim nga shteti, si zvarrisje apo linçim nga hakmarrja.
"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", vepra që i dha njohjen ndërkombëtare Kadaresë, nuk është e para që trajton raportin midis jetës dhe vdekjes. Qysh tek "Balada e zhvarrimit", kushtuar fatit pas-vdekjes të prijësit arbër Gjergj Kastrioti, duket qartë prirja për të zbuluar, nëpërmjet qëndrimit ndaj varrit, kulturën nga barbaria, dhunimin nga shenjtërimi, sundimin e të vdekurve mbi të gjallët.
Në tregimin "E krehura", vdekja dhe varret, në heshtjen e tyre, marrin vlerë fisnikëruese. Njeriu që edhe me vdekjen dëshiron të tregojë dinjitet dhe fuqi shpirtërore ka një varr të thjeshtë, pa shenjë, në një kënd të padukshëm të varrezave verilindore të kryeqytetit, ndryshe nga shumë të tjerë, që, në përputhje me hierarkinë zyrtare mbitokësore, mbajnë mbi krye statuja, ornamente, lule dhe figura. Por ata nuk kanë bërë më shumë se Egla e vogël për Shqipërinë dhe s'kanë asnjë meritë për të qenë të diferencuar edhe përpara vdekjes e varrit. Nëpërmjet varreve Kadareja ka stratifikuar gjithë shoqërinë shqiptare, në kuadrin e së cilës veprojnë personazhet e tij.
Shtresëzimi i shoqërisë në veprën e Kadaresë fillon me varret pa emër, me muranat e thjeshta në gryka malesh e pusish, me varrezat e zakonshme shqiptare, pranë kishës, rrethuar me selvi; për të vazhduar më tej me përmendoret dhe lapidarët, me varret e shenjtëruar për motive patriotike, siç janë varret e dëshmorëve (le të kujtojmë, për shembull, varrin e veçantë të Alush Tabutgjatit; varrin e Skënderbeut ose edhe të pashait turk në Orikum) dhe për të përfunduar me piramidën e faraonit Keops ose arkën e hirit të trupit të djegur të Çu En Lait, që, sipas testamentit të tij, u derdh mbi hapësirën ndërkontinentale të Kinës, për ta pushtuar me frymën e vet.
Ismail Kadare është nga personalitetet më të shquara të letërsisë shqiptare. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në rreth 32 gjuhë të huaja) ai e bëri të pranishme Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Kadareja që në vitet '60 shënoi kthesë në letërsinë shqiptare me poezinë dhe prozën e tij. Brenda potencialit të tij krijues janë mitet dhe legjendat, e shkuara dhe e ardhmja, raportet e përkohshmërisë dhe të përjetësisë, dramat e kaluara dhe ato të tashmet, veset dhe virtytet shqiptare, kullat dhe pallatet moderne, qëndresa dhe humbja, zhdukja dhe ringjallja, të gjitha labirintet e jetës dhe të vdekjes. Duket sikur asgjë çka është shqiptare, nuk mund t'i shpëtojë syrit të shkrimtarit të madh.
E gjithë vepra e Ismail Kadaresë që nga botimi i parë deri te i fundit ndrit nga mesazhi dhe shpresa për një Shqipëri të barazuar me shtetet më të qytetëruara të botës, sepse asktu e meriton, ndihet të pohojë autori.
Romane Gjenerali i ushtrisë së vdekur (1963) ('67) ('71) ('73) ('76) ('78) ('80) ('90) ('98)
Sprova, ese, studime dhe intervista Autobiografia e popullit në vargje (1971) ('80)
Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten (Sprovë letrare me Autor Ismail Kadare . Shtëpia botuese "Onufri", viti i botimit 2010).