2017-12-25

Janullatosi shqiptar? Mirëpo “Paqja” nuk zbret dot akoma në mes nesh!...


Janullatosi shqiptar? Mirëpo “Paqja” nuk zbret dot akoma në mes nesh!...
Presidenti Meta bëri një gjest të njëanshëm, duke dekretuar nënshtetësinë e Janullatosit dhe duke ç’pluhurosur pas 25 vitesh kërkesën e kryepeshkopit, për nënshtetësinë shqiptare.
Si të gjitha veprimet paqedashëse të njëanshme, ky është një veprim që përkon me Krishtlindjen dhe që kultura liberale, në fushë të fesë e bektashinjve, e bën lehtësisht të mundur.
Janullatosi kishte mundësinë në harkun e 24 orëve të thoshte: “Faleminderit!”, ose së paku të rrëfehej sadopak shqiptar dhe jo vetëm grek, në krye të Kishës Ortodokse të Shqiptarëve!
Zoti, Perëndia apo Hyjnia, e solli rastin menjëherë. Një grup besimtarësh shqiptarë ortodoksë, shkuan në Përmet të bëjnë një meshë përkujtimore për një prift shqiptar, të masakruar në vitin 1917, sepse meshonte në gjuhën arbërore.
Mirëpo me urdhër, sepse sistemi kishtar ortodoks, është shumë i disiplinuar, Kisha ortodokse e Përmetit, u mbyll me zinxhirë, për të mos lejuar meshën në kujtim të shqiptarit hero shqipdashës, At Stathit, për tu kujtuar, për tu respektuar, për  të mbijetuar kohërave në Tokë të tij.
Çfarë domethënë kjo?
Që Përmeti është Vorio-Epir? Që kisha e shqiptarëve mbyllet me zinxhirë ditë të Diel, për arsye të panjohura, për të penguar përkujtimin e At Stath Melanit?
Mos duhet tani që Presidenti të shkojë në Përmet dhe të heqë zinxhirët edhe për At Stathin, ashtu si edhe hoqi “zinxhirët” që pengonin shtetësinë shqiptare për Anastas Janulullatosin?
At Nikollë Marku, ka edhe ai mbi 20 e më shumë vjet që rri i ngujuar, në Kishën historike shqiptare të Elbasanit, i urryer dhe i luftuar nga struktura klerike ortodokse “shqiptare”, që nuk njeh Fan Nolin, dhe etërit themelues të Autoqefalisë së Kishës ortodokse  shqiptare.
Mirëpo asnjë politikan, nuk e viziton At Nikollë Markun, megjithëse ai ka vendosur në varfëri të thellë dhe të dhimbshme, një flamur shqiptar në krye të Kishës, meshon shqip dhe ruan deri në vdekje vlerat shqiptare të Kishës së vjetër të Elbasanit. Madje At Nikollë Marku nuk ka asnjë titull mirënjohjeje nga Shteti shqiptar dhe dikush kur ja përmenda, më kujtoi se më parë, në kohë të komunizmit, kishte qenë thjesht një marangoz.
Pikërisht atë zanat që kish pasur mbi 2000 vite më parë, Jozefi, bashkëshorti i virgjëreshës Marie, nënës biologjike të Jezu Krishtit. Ndërkohë që në Përmet, u fol për një prift zyrtar që kishte qenë ish polic në kohë të komunizmit…
Porse ata që mbyllën me zinxhirë derën e Kishës së Përmetit, për të ndaluar Ringjalljen e Kujtimit të At Stath Melanit, në ditë Krisht-Lindjeje, na bënë një shërbim shumë të mirë: Na rizgjuan akoma edhe më fort Kujtesën, se mjerisht “lufta e veladonëve vazhdon”.
Se besimi i Krishterë ortodoks, pavarësisht nënshtetësisë së re shqiptare të Janullatosit, është, krejt kundër Besimit të Krishterë, një arenë e luftës politike të ftohtë dhe qindravjeçare, ndërmjet shqiptarëve të çoroditur dhe të përçarë në intriga politike të brendshme dhe që ka përballë, një strategji të marrë dhe të pandërprerë dhe helenizuese të Kishës ortodokse shqiptare.
Mirëpo kjo luftë me zinxhirë dhe mallkime të mërmëritura, luftë e humbur e shqiptarëve, ka në krah të shqipove një aleat të Madh, ose e thënë ndryshe, vetë: Të Vërtetën e Perëndisë!
Që nuk manipulohet dot si edhe duket nga tokësorët.
Ndryshe nuk do të kishte Shqipëri, megjithëse kemi në mes tonë shumë pak shqiptarë, që meritojnë të quhen të tillë.

Monika Kryemadhi mbështet Presidentin Meta: Janullatos e do më shumë Shqipërinë se disa politikanë

Kryemadhi mbështet Presidentin Meta: Janullatos e do më shumë Shqipërinë se disa politikanë

 Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shpesh herë nuk ka qenë dakord me sjelljet dhe qëndrimet e presidentit të Republikës, Ilir Meta, njëherësh dhe bashkëshorti i saj. Ndaj duket se në vendimin më të fundit për dhënien e nënshtetësisë shqiptare kryepeshkopit Anastas Janullatos, duket se Kryemadhi kanë ndarë po të njëjtin mendim.
Në këtë ditë të veçantë për besimtarët katolikë, me rastin e Krishtlindjeve, Kryemadhi ka qenë sot në Katedralen Ortodokse, ku ka folur edhe për vendimin e presidentit. Ajo tha se Janullatos e do më shumë Shqipërinë se disa politikanë.
“Sigurisht që jam dakord. Është një nga vendimet më të vonuara që bën politika shqiptare. Janullatos e do më shumë Shqipërinë sesa e kanë dashur disa politikanë shqiptare”, tha Kryemadhi.

JANULLATOS NUK PRANON TË FLASË SHQIP


VIDEO/ JANULLATOS NUK PRANON TË FLASË SHQIP
Kryepeshkopi Anastas Janullatos edhe pas marrjes së nënshtetësisë shqiptare ka zgjedhur të mos flasë sërish gjuhën tonë kombëtare.
Megjithëse e njeh shumë mirë gjuhën shqipe për shkak të prezencës së tij rreth 27 vjeçare në krye të kishës ortodokse, Janullatos zgjodhi të flasë përsëri gjuhën greke.
Si duket Pasaporta që mori nuk e ka frymëzuar sa të bëjë që ta mbajë meshën në shqip
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=B2DPmnyKL0c

Shtetësia për Janullatosin, Meta i dha fund budallallëkut tonë kolektiv


Shtetësia për Janullatosin, Meta i dha fund budallallëkut tonë kolektiv
Nga Artan Hoxha
Fortlumturisë së tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos (emri në greqisht: Anastasios Yannoulatos) iu akordua tre ditë më parë shtetësia shqiptare nga Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e Tij, Ilir Meta.
Kërkesa e bërë që në vitin 1992 u plotësua pas 25 vitesh. Një çerek shekulli gjatë të cilit Janullatos na vërtetoi çdo ditë e me konsekuencë se që në fillim kishte ardhur me një mision të qartë e vetëm për atë mision - ringritjen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë - e që në vijimësi e jetoi çerek shekullin këtu ndër ne si misionar i krishterë.
Duke shkuar në kufijtë e mirëkuptimit, 10-15 vitet e para edhe mund të justifikohet skepticizmi dhe/ose dyshimi në mendjet normale shqiptare me burim kombësinë greke të Janullatos.
Më tej, mbajtja pezull e kërkesës për nënshtetësi mori trajtën e një anomalie që vazhdoi për inerci deri në budallallëk kolektiv, disa me zë e disa me heshtje.
Presidenti Ilir Meta i dha fund budallallëkut tone kolektiv. E falënderoj për këtë. Por më shumë falënderoj Fortlumturinë e Tij që me durimin dhe mirëkuptimin e misionarit të krishterë na dha gjithë kohën e nevojshme për t’u vetëshëruar nga budallallëku ynë kolektiv.
Sa për disa individë të pashërueshëm, Fortlumturia e Tij do vijojë pareshtur t’i falë e të lutet për ta.

Meta letër Trump-it: Keqardhje për votën e Shqipërisë


Meta letër Trump-it: Keqardhje për votën e Shqipërisë
Presidenti shqiptar Ilir Meta i ka shprehur sot keqardhjen e tij presidentit amerikan Donald Trump, lidhur me votën e djeshme të Shqipërisë në në Kombet e Bashkuara në favor të rezolutës që hedh poshtë vendimin amerikan për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për të lëvizur atje ambasadën e SHBA. Në një letër dërguar presidentit të Shteteve të Bashkuara, ku fillimisht e falenderon për urimet e dërguara prej tij me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë, zoti Meta shkruan se “vota kundër aleatit dhe mikut tonë të madh, është marrë pa asnjë konsultim paraprak me institucionin e Presidentit të Republikës dhe as me parlamentin e Shqipërisë dhe nuk pasqyron qëndrimin dhe vullnetin e popullit dhe kombit shqiptar, i cili nuk harron dhe nuk do të harrojë asnjëherë mbështetjen e SHBA-ve në momentet më të vështira të ekzistencës së tij”.
Presidenti shqiptar bën më tej të ditur në letrën e tij se “do të kërkoj personalisht shpjegime dhe sqarime për këtë qëndrim dhe vendim të Qeverisë, që bie ndesh me marrëdhëniet e partneritetit tonë strategjik dhe interesave tona kombëtare”.
Edhe më herët gjatë ditës, përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi, presidenti Meta kishte theksuar ndër të tjera se “ky qëndrim dhe kjo votë kundër, tërësisht e panevojshme, nuk pasqyron një qëndrim shtetëror dhe aq më tepër një qëndrim e konsensus mbarëkombëtar”.
Ministria shqiptare për Europën dhe Politikën e Jashtme sqaroi mbrëmë, përmes një deklarate, pozicionin e mbajtur në OKB. “Vota jonë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë cështje. Shqipëria i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër të konsiderueshëm dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj të linjëzuar me Bashkimin Evropian”, shpjegon deklarata.

Por sipas kryetarit demokrat Lulzim Basha “Shqipëria ka konsoliduar në 27 vite, një qëndrim të rreshtuar krah qëndrimit amerikan për cështjet e Lindjes së Mesme. Për herë të parë Shqipëria ka ndryshuar qëndrim dhe është rreshtuar me shumicën e vendeve të BE-së”, theksoi mbrëmë gjatë emisionit “Opinion”, në Tv Klan. Sipas zotit Basha, Shqipëria ka mbajtur “një qëndrim i gabuar. Kjo çështje ka të bëjë me interesin kombëtar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, të cilat deri sot janë shërbyer vetëm nga një aleat strategjik që janë SHBA-të, pa të cilët nuk do ishim anëtarë të Natos dhe Kosova nuk do ishte e pavaruar”, tha zoti Basha. “Nga ana tjetër – shpjegoi ai - ne kemi një tjetër interes strategjik, atë të anëtarësimit në BE. Por përsa kohë BE-ja nuk e kushtëzoi politikën e vet të jashtme, nuk kishte arsye që Shqipëria të ndryshonte qëndrimin dhe të mos i qëndronte pozicionit amerikan. Jo për mënyrën se si duhet të zgjidhet çështja, por për hir të interesit kombëtar”, nënvizoi zoti Basha.
Në përgjigje të kritikave, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përmes një statusi në Facebook, reagoi sot duke u shprehur se “në politikë të jashtme nuk e kemi luksin të mos dallojmë faktet nga trillimet. Për ata që ende besojnë te faktet, vota e Shqipërisë dje në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nuk është një votë kundër SHBA, por shprehje e qëndrimit tonë koherent, parimor e të pandryshuar në vite, bazuar në konsensusin ndërkombëtar të shprehur në dokumentet e panumërta të OKB-së dhe Rezoluta të Këshillit të Sigurimit, të cilat kanë fuqi detyruese, sikundër në linjë të plotë me qëndrimet e shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të OKB-së, NATO-s dhe BE-së, partnerë historikë të SHBA-ve”
“Shqipëria – shkruan më tej zoti Bushati - ka votuar në mënyrë konstante pro rezolutave të OKB-së në lidhje me procesin e paqes në Lindjen e Mesme, në tërësi, dhe në veçanti pro rezolutës specifike që trajton çështjen e vendbanimeve në territoret e pushtuara, përfshi Jeruzalemin Lindor, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Ky qëndrim i konsoliduar i Shqipërisë ka qënë e mbetet i njëjtë pavarësisht se kush ka qenë në drejtim të punëve të shtetit, përfshi këtu votimin në vitin 2012 dhe në vitin 2013 e deri sot si shumica dërrmuese e vendeve të OKB-së”.


Petrit Vasili akuzon hapur Ramën: Ne dhe Amerika e dimë kush të pagoi për votën në OKB


Petrit Vasili akuzon hapur Ramën: Ne dhe Amerika e dimë kush të pagoi për votën në OKB
LSI vijon me kritikat e saj ndaj qeverisë, për votën e Shqipërisë në OKB në lidhje me statusin e Jerusalemit.
Kreu i grupit parlamentar të kësaj force, Petrit Vasili akuzon hapur kryeministrin Edi Rama se ka marrë para për të votuar pro rezolutës që dënon vendimin e SHBA-ve dhe presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit.

Screenshot_2_copy.png
"Kryeministri i vockël i Shqipërisë i hedh vickla Amerikës. Gajasje e madhe vërtet! Ky kryeministër për pesë lekë voton edhe kundër vetes.
Interesante është se tani ne e dimë, por edhe Amerika e di se kush ia dha lekët...", shkruan Petrit Vasili në rrjetin social, Facebook.

Nikoll Lesi “zbulon": Ja kush e zëvendëson Ramën në krye të qeverisë!

Nikoll Lesi “zbulon": Ja kush e zëvendëson Ramën në krye të qeverisë!
Pasardhësi i Kryeministrit Rama në krye të qeverisë do të jetë Pandeli Majko. Kështu të paktën parashikon gazeta “Koha Jonë”. Në një shkrim të publikuar sot, Nikoll Llesi thekson se mungesa e Kryeministrit Rama në Uashingotn, gjatë zyrtarizimit të kandiadates për Presidente Hilari Klinton, nga rradhët e Demokratëve dhe pjesëmarrja e ish-kryeministrit, Pandeli Majko në eveniment, ishte një shenjë e qartë.
Sipas Nikoll Lesit, Majko konsiderohet nga Uashingtoni si më pro amerikan se Rama dhe faktikisht është karta rezervë brenda PS, për ta zëvendësuar atë në rast të një skenari të rrëzimit të tij nga kryeministër.

Shkrimi i plotë:


Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Pandeli Majko janë ftuar nominalisht në Konventën e Demokratëve Amerikanë që zhvillohet nga data 25 deri me 28 korrik ku do të shpallet kandidatura për Presidente e SHBA zj.Hillary Clinton

Ftesa që ka krijuar shumë habi në Tiranë është ajo për Lulzim Bashën pasi është lider i një partie të djathtë, ndërsa si rregull ai duhej të kishte marrë pjesë tek Republikanët Amerikanë, pra tek Trump. Kjo e ka ç’orientuar selinë rozë se ç’po ndodh në Departamentin Amerikan të Shtetit, sepse ndonëse Departamenti nuk merret me ftesa politike, por në thelb pa kaluar nëpër sitën e Departamentit në fjalë nuk ka ftesa të këtij niveli e aq me tepër tek prezantimi i Hillary Clinton, e cila ka 90 për qind të shanseve të zgjidhet si e para grua amerikane Presidente.

Vajtja e Pandeli Majkos lidhet me personalitetin e tij të spikatur më proamerikan në raport me Edi Ramën dhe si një kartë rezervë amerikane nëse rrëzohet Rama nga kryeministër. Deri këtu pikëpyetjet janë edhe të zgjidhshme për selinë rozë, ndonëse vajtja e Lulzim Bashës u ka prishur humorin prej ditës së djeshme që u bë publike ftesa nominale për liderin e opozitës.

Por ministrat e PS-së dhe sidomos media të caktuara afër kryeministrit pyesin se pse shkon Ilir Meta në vizitën e katërt zyrtare në SHBA brenda një harku kohor 6 mujor. “Kush ia bën ftesat?”, “Pse shkon prapë Meta?”, “Cilët takon?”, “Pse Meta e jo Rama në Konventën e Demokratëve?”, “Mos ia prishi Ilir Meta ftesën kryeministrit me lobet e tij në Ëashington?”,” Mos janë miqtë e Metës të dikurshëm që e futën në Shtëpinë e Bardhë tek Xhorxh Bush në vitin 2001?”, etj etj.

Bile për të parë cilin takon Meta në Konventë apo më pas në Ëashington kanë porositur Majkon të shikojë, porse Pandi u është përgjigjur se “nuk jam spiun të shikojë me cilët rri Meta në SHBA!”. Majko është njeri me karakter të fortë në PS.
Në të vërtetë Ilir Meta ka bërë tre vizita brenda 6 muajve në SHBA. Dhe pasi kontribuoi dhe insistoi derisa arriti konsensusin për 140 deputetë për Reformën në Drejtësi kreu i Kuvendit është njeriu i duhur për në Konventën Amerikane të Demokratëve. Amerikanët nuk i harrojnë miqtë korrektë.

Por burimet thanë se gjatë qëndrimit 4 ditor kryetari i Kuvendit pritet të ketë takime edhe me drejtues të tjerë të lartë të SHBA-së.

Edhe Lulzim Basha, natyrisht edhe Pandeli Majko si ish-kryeministër i luftës së Kosovës.
Duhej të ftonin edhe Edi Ramën në Konventë. Këtu kanë bërë gabim amerikanët , pasi një katërshe shqiptare në Konventë do ti bënte mirë edhe të katërtëve politikanë shqiptarë, ndonëse Majko nuk do ta përballonte sfidën e lidershipit me Edi Ramën afër.
Gjithsesi shqiptarët kudo që janë në Amerikanë votojnë për Hillary Clinton, e cila është edhe bashkëshortja e Bill Clinton, presidentit që vendosi fatin e kombit shqiptar gjatë presidencës së tij.

Votoni Hillary Clinton shqiptarë-nënshtetas amerikanë!