Nga
rrjedh emri “palestinë” dhe origjina e popullatës “palestineze”
Etimologjia e emrit palestinë
Në këtë rast trajtoj aspekte
historike-ushtarake-juridike dhe diplomatike, që kanë të bëjnë vetëm me
ndikimin e drejtëpërdrejtë në etimologjinë e emrit palestinë. Judea për herë të
parë u vasalizu nga Perandoria Romake në vitin 63 para Krishtit.[1]
Hebrenjët ishin përfshirë në një seri luftërash kundër Perandorisë Romake, në
mes viteve 66 dhe 135 të Erës tonë,[2] e
që Lufta e I hebrejo-romake, ishte në vitet 66-73, e cila rezultoi me shktaërrimin
nga romakët të Tempullit të II të Jerusalemit,[3] si
dhe Lufta e II e njohur si Revolta Bar Kokhba ndodhi në vitet 132-136 te Erës
tonë, që përpiqeshin për ta rikrijuar shtetin e tyre të Judesë. Mirëpo Romakët
posa e mposhtën kryengritjen, shumicën e hebrenjëve të Judesë, i vranë ose i
shpërngulën dhe një numër të madh e shitën si skllevër si dhe shpopulluan
rrethinat e Jerusalemit.[4]
Perandori Romak Hadriani, përcaktoi revoltën e hebrenjëve të Judesë si
nacionalizëm dhe e ndryshoi emrin e Judesë në Palestina Siriane ose Palestina
romake,[5]
madje disa studiues sugjerojnë se këtë perandori Hadrian e kishte bërë në shenjë
ndëshkimi kundër Hebrenjëve,[6]
por ka studiues që e kundërshtojnë këtë.[7]
Derisa i populloi me veteran romak,[8]
derisa pronat hebreje i kishte konfiskuar,[9]
por kishin emigruar në këto territore edhe popullata nga rrethinat përfshirë
edhe nga fqinjët e tyre nga Arabia, Siria, Fenikia etj,[10]
kurse numri i popullatës hebreje dukshëm u zvogëlu pas revoltës Bar Kokhba,[11]
gjegjësisht drastikisht ishte ndryshuar, e që hebrenjët pothuajse ishin
zhdukur.[12]
Emërtimi Palestinë u përdorë nga Grekët,
për shekuj të tërë,[13]
derisa termi i mëparshëm, ishte tërësisht term etnik për Hebrenjët(Judea),
termi Palestinë, ishte tërësisht term gjeografik e aspak etnik- Palestina
Siriane.[14] Por sipas disa burimeve
emri i ndryshuar rezultoi nga shfaqja e provincës së Judesë në vitin 132 pas
Krishtit brenda provincës më të madhe të “Palestinës Siriane”.[15]
Në vitin 358 pas Krishtit, pas kryengritjes ekonomike, provinca ishte ndarë në
njësi më të vogla, e që këto i përkisnin Arabisë dhe ishin transform në
provinca të ndara si Palestina Salutaris( ose Tertia),[16]
Palestina Prima,[17] kurse rreth vitit 400 pas
Krishtit, ishte ndarë nga Palestina Prima edhe në Palestina Secunda.[18] Këto
ndarje madje ishin bvërë në kohën e perandorit romak Dioklecianit( 284-305).[19]
A ka apo jo komb a etni “palestineze”
Janë të pakët popujt, që nuk kanë një
histori të tyre. P.sh: Egjiptianët kanë histori që nga mileniumet 3-1 para
Krishtit, ngjajshëm edhe hebrenjët, e popuj të tjerë të Lindjes së Mesme. Mirëpo
deri vonë, pas 1967-ës gjegjësisht 1988-ës, popullata islame e Izraelit filloi
të emërtohej nga arabët me emërtimin “Palestinez.” Pra mund të kuptohet që kurrë
më parë kjo popullatë nuk ishte komb, etni a bashkësi e veçantë gjuhësore( grup
që kanë një gjuhë të veçantë) në vete, e kurrë nuk pati histori. Palestina
si koncept nacional dhe politiko-juridik nuk ekziston as sot, siç nuk ka
ekzistuar asnjëherë, por është koncept tërësisht gjeografik. Derisa edhe si
problem dhe konflikt politiko-ushtarak as sot nuk është thjeshtë problem i
popullatës muslimane të Izraelit, por plotësisht është problem
islamiko-ortodoks. Kjo mund të argumentohet lehtësisht edhe me rastin e fundit,
që më agresionin terrorist isislamik të Hamasit, të urdhëruar nga Terror-rusia,
e që nuk kishte asgjë të bënte me qëllime, objektiva politike a luftarake
terroriste të Hamasit. Pavarësisht se në dekadat e fundit, mbështetësit e
konceptit të kombit palestinez, pretendojnë dhe përpiqen që të gjithë arabët e
Izraelit rrjedhimisht të gjithë muslimanët në këtë shtet, t’i identifikojnë me
kombin inekzistent palestinez. Natyrisht edhe sot, siç i tërë konflikti
izraelito-palestinez, është ndeshje e lindjes kundër perëndimit, gjegjësisht e
bllokut islamo-ortodoks kundër krishterimit perëndimor dhe hebraizmit. Luajnë
me muslimanët e Izraelit, sidomos bota arabe më konkretisht disa nga shtetet
arabe dhe islamike, pa përjashtuar këtu përmes pan-arabizmit dhe pan-islamizmi
e gjithashtu edhe përmes neo-otomanizmit. Këto shtete keqpërdorin dhe nxisin
organizatat radikale, ekstremiste dhe terroriste islamike të arabëve të
Izraelit, gjoja për t’i mbështetur ato, por që në fund të fundit, shihen
qartazi që ata keqpërdoren për qëllime ekspanisoniste( p.sh: keqpërdorimi nga
Turqia, Irani, Egjipti, e në fund të të gjithë këtyre qëndron Rusia, që drejtëpërdrejtë
tek terroristët e Hamasit si dhe tërthorazi përmes Iranit, ndikon në Hamas dhe
në shumicën e organizatave terroroiste isislamike të muslimanëve të Izraelit).
Konflikti izraelito-“palestinez” nuk është aspak konflikt i vërtetë politik,
historik, ekoniomik, diplomatik, ushtarak etj mes arabëve-muslimanëve të
Izraelit dhe shtetit izraelit. Siç as sulmi terrorist masiv, i 7 tetorit 2023,
nuk ishte i ideuar, urdhëruar nga Hamasi dhe muslimanët as të Izraelit e as të
rajonit, por kryekëput i urdhëruar nga Putini.
Popullata
muslimane e Izraelit
Sipas
statistikave të burimeve palestineze, në territorin izraelit të Palestinës, të
vitit 2017, jepnin shifrën prej 4.780.978 palestinez,[20]
prej të cilëve 2.881.687 në Bregun Perëndimor,[21]
kurse në Rripin e Gazës 1.899.291 palestinez.[22] Në
këtë rast duhet të kuptojmë që termi palestinez përfshinë të gjithë arabët që
me vendbanim në territorin izraelit, e të cilët nuk kanë as lidhje kombetare a
etnike të njejtë, p.sh: arabët e Gazës jnë kryesisht egjiptian, kurse arabët e
Bregut Perëndimor janë kryesisht Jordanez. E që vetëm pas vitit 1988, filluan
ta quanin veten Palestinez, kurse më parë aspironin shkëputje nga Izraeli për
t’u bashku me shtetet e tyre amë( Gaza që t’i bashkohej Egjiptit, Bregu Perëndimor
që t’i bashkohej Jordanisë).
Kurse
sipas Byros Qendrore e Statistikave të
Izraelit, vlerësohet se në total popullata arabe në territorin izraelit, përfshirë
në Izrael, Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës janë 5.79 milion në vitin 2017,[23]
prej të cilëve 2.16 milon jetojnë në Bregun Perëndimor, 1.84 milion arab jetojnë
në Izrael dhe 1.79 milion jetojnë në Rripin e Gazës.[24]
Në
“Territoret Palestineze” rreth 86% janë arab, që predominojnë sunitët, rreth
13% janë hebrenj dhe të tjerë janë më shumë se 1%.[25]
Kurse
sipas statistikave “palestineze,” ka 3.935.249 milion banorë më 2009, me dendësi
654 capita per km² prej të cilëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem 433 capita
per km² kurse në Rripin e Gazës prej 4.073 capita per km².[26] Sipas OKB-së, popullata e “shtetit të
Palestinës” ishte rreth 4.9 milion, për vitin 2017, e që dendësia vlerësohej
prej 817 capita për km².[27]
Etnogjeneza e popullatës
së sotme “palestineze”
Duke shqyrtuar të gjitha periudhat
historike, mund të vijmë në përfundimin që popullata e sotme “palestineze” në
Izrael, është me etnogjenezë heterogjene, pra nuk ka një etni, komb, gjuhë,
prejardhje të njejtë. Prandaj përfundimi mund të nxjerret lehtas, që
etnogjeneza e kësaj popullate është:
1.
Popullata etnike,
kombëtare e gjuhësore fqinje, si egjiptiane( në Gazë), e cila popullatë u
vendos gjatë pushtimit të Egjiptit të lashtë por edhe më pas, kurse popullata
jordaneze në Bregun Perëndimor. Por të cilat u islamizuan nga Perandoria arabe
e Muhamedit apo Perandoria Osmane etj. Madje një pjesë e popullatës së këtyre
vendeve( Gazës dhe Bregut Perëndimor) edhe sot e konsiderojnë veten me etni,
komb a prejardhje nga Egjipti respektivisht Jordania.
2.
Popullatat
beduine, që u sollën në periudha të ndryshme të historisë. Vendosjet e këtyre
popullatave ishin qoftë në formë të organizuar nga Perandoria arabe e
Muhamedit. Po ashtu edhe nga Perandoria Osmane a Sulltanati Mameluk a edhe ajo
romake.
3.
Vendosjet e më
vonshme të popullatave arabe, të shtyera nga shtetet fqinje arabe, kundër
politikave atdhetare.
4.
Vendosjet
individuale dhe grupore të besimtarëve fanatik, radikal e ekstremist islamik, e
në fund edhe vendosja e tregëtarëve islam.
5.
Ka fise hebreje që
janë islamizu dhe më pas janë tjetërësu në identitetin e ri, duke u
arabizu-“palestinizu.”
Që
në kohën e hekurit, popullata në territorin Izraelit të Palestinës, nuk kaloi
më shumë se 1 milion, kurse në periudhën Romake dhe Bizantine popullata vlerësohej
që ishte mes 1 milion deri 1.25 milion.[28]
-
Duhet pasur
parasysh që arabizimi dhe islamizimi i kombeve dhe etnive të tjera, është
dukuri hegjemoiste teologjike islamike, që ka rrënjë të thella dhe që daton që
nga shpikja e islamit, prej Muhamedit. Besimtari islam e ka të vështirë edhe në
ditët e sotme, që ta bëjë ndarjen mes kombit dhe fesë, gjegjësisht një ndarje e
tillë në jopak interpretime islamike cilësohet si herezi. Madje besimtari islam
shkrin kombin, etninë e tij, në “kombin” gjegjesisht kombin fetar musliman. Duke
filluar nga ambicjet dhe projektet e perandorit Muhamed të Perandorisë Arabe, për
pushtimin edhe në drejtim të provincës romake të Sirisë Palestineze, pushtimet
e arabëve islamik dhe mposhtjes së regjimit Bizantin, domosdo kuptohet që edhe
arabizimi dhe islamizimi i këtij territori, do rrjedhë si pasojë.
-
Procesi i
arabizimit dhe islamizimit në territorin izraelit, kishte marr vrull dhe ishte
shtyllë e politikës ekspansioniste dhe shoveniste e dinastisë Umajade(661-774),
e që ishte e rëndësishme për luftën kundër Gadishullit arab dhe Irakut dhe
konvertimet në islamizëm dhe ardhjet e fiseve nga shkretëtira, ndryshuan
karakterin etnik, nacional e fetar të banorëve të Izraelit, duke i bërë
predominues muslimanët dhe arabofolësit.[29] Kurse
prej fundit të shekullit XII, muslimanët u bënë shumicë në territorin izraelit,[30]
pa asnjë mëdyshje kuptohet se nën pushtimin e cilës perandori, u bë kjo shumicë
muslimane. Pra palestinezët, pretendohet se janë edhe me origjinë hebreje që
janë konvertuar në të krishter dhe musliman nga pushtuesit Bizantin dhe Arab,
Mameluk dhe Osman si dhe të krishter të vendosur nga perandoria Bizantine,
ashtu edhe arab të vendosur nga pushtimet islame.[31]
Foto 1. Tregohet popullata në bazë
të përcaktimit fetar, prej nga mund të interpretohet përafërsisht, që me
besimtarë hebre, aludohet në popullatën
e kombit hebre, derisa me besimtarë musliman, mund të aludohet përafrsisht
në popullatat e etnive të ndryshme arabe dhe joarabe.[32]
Nga e gjithë këto dhe faktet
të tjera, mund të kuptohet që popullatat ardhacake muslimane të Izraelit, që
janë me origjina të ndryshme etnike, kombëtare, gjuhësore. Por që problemi
inekzistent “palestinez” ka lindur nga shpërbërja e Perandorisë Osmane më 1914,
e që ky problem i tillë mbahet në jetë, vetëm nga panislamizmi, panarabizmi dhe
pansllavizmi rus. Natyrisht me rënijen e
Terror-rusisë, vetëkuptohet që edhe terrorizmi islamik, vehabizmi dhe pothuajse
të gjitha fraksionet radikale, ekstremiste e terroriste islamike, pastaj edhe
ato anarkiste e majtiste, përfshirë edhe problemi artificial “palestinez” do
përfundojnë.
Më:28.08.2024
Skender
Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë
dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është
pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master
drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1]
Dictionary of New Testament Background, A Compendium of Contemporary Biblical
Scholarship, Editors:Craig A. Evans, Stanley E. Porter, 2010, faqe 620.
[2] The
Jewish Revolts Against Rome, A.D. 66–135: A Military Analysis, J.J. Bloom, 2010,
McFarland.
[3] "A
History of the Jewish War, AD 66–74", Ursula Westwood, (2017-04-01), Journal
of Jewish Studies. 68 (1): 189–193.
[4] "Rural
Monasticism as a Key Element in the Christianization of Byzantine
Palestine", Doron Bar, (2005), The Harvard Theological Review, 98 (1):
49–65; "Political, social, and economic life in the Land of Israel, Seth
Schwartz, Steven T. Katz, (2006), 66–c;”The Cambridge History of Judaism:
Volume 4: The Late Roman-Rabbinic Period, The Cambridge History of Judaism,
Cambridge: Cambridge University Press, vol. 4, faqe 36–37; The Essenes, the
Scrolls, and the Dead Sea, J. E. Taylor, (15 Nëntor 2012), Oxford University
Press, faqe 243.
[5] A
History of the Jewish People, H.H. Ben-Sasson, Harvard University Press, 1976, faqe
334; Portraits of Jesus, A Reading
Guide, Robert Imperato, 2022, faqe 23; A History of the Jewish People, Abraham
Malamat, 1976, faqe 334; The archaeology of Ancient Judea and Palestine, Ariel
Lewin, Getty Publications, 2005, faqe 33.
[6] Dio's
Roman History, Volume VIII, Books 61-70, Dio Cassius, World: Loeb Classical
Library, (1927), faqe 447;
A
History of the Jewish People, H.H. Ben-Sasson, Harvard University Press, 1976, faqe
334; The archaeology of Ancient Judea and Palestine, Ariel Lewin, Getty
Publications, 2005, faqe 33; Orte und Landschaften der Bibel. Ein Handbuch
und Studien-Reiseführer zum Heiligen Land, Othmar Keel, Max Küchler, Christoph
Uehlinger, Band 1: Geographisch-geschichtliche Landeskunde, Vandenhoeck &
Ruprecht, Göttingen, 1984, S. 279 f;
The
Early History of Israel, Roland de Vaux, 1978, faqe 2.
[7] "When
Palestine Meant Israel", David Jacobson, (2001), Biblical Archaeology
Review, 27 (3), faqe 44-45; "Herodotus' Description of the East
Mediterranean Coast", Anson F. Rainey (Shkurt 2001), Bulletin of the American Schools of
Oriental Research, The University of Chicago Press on behalf of The American
Schools of Oriental Research, 321 (321): 57–63.
[8] "A
Rock-Cut Burial Cave from the Roman Period at Beit Nattif, Judaean
Foothills" Boaz Zissu, Eitan Klein, (PDF), Israel Exploration Journal, (2011)
61 (2): 196–216; "Rural Monasticism as a Key Element in the Christianization
of Byzantine Palestine", Doron Bar, The Harvard Theological Review,(2005),
98 (1): 49–65.
[9] Were
There Villages in Jerusalem's Hinterland During the Byzantine Period? J.Seligman,
(2019). In. Between Sea and Desert: On Kings, Nomads, Cities and Monks. Essays
in Honor of Joseph Patrich. Peleg- Barkat O. et.al. (Eds.), Jerusalem; Tzemach,
faqe 167-179.
[10] “The
Origins of the Rural Settlers in Judean Mountains and Foothills during the Late
Roman Period”, E, Klein, 2010, In: New Studies on Jerusalem, Vol. 16, E.
Baruch, A. Levy-Reifer dhe A. Faust
(eds.), Ramat-Gan, faqe 321-350.
[11] Between
Rome and Babylon: Studies in Jewish Leadership and Society. A'haron Oppenheimer
and Nili Oppenheimer, Mohr Siebeck, 2005, faqe 2.
[12] "Cassius
Dio's figures for the demographic consequences of the Bar Kokhba War:
Exaggeration or reliable account?". Dvir Raviv, Chaim Ben David,
(2021-05-27). Journal of Roman Archaeology. 34 (2): 585–607.
[13] "When
Palestine Meant Israel", David Jacobson, Biblical Archaeology Review, (2001),
27 (3), faqe 44-45.
[14]
Conflict in Ancient Greece and Rome [3 Volumes], The Definitive Political, Social,
and Military Encyclopedia, Editors:Douglas Kelly, Iain Spence, Peter Londey,
Sara Elise Phang, 2016, faqe 982; Hadrian and the Cities of the Roman Empire,
Mary T. Boatwright, 2018, faqe 172; History of the World Map by Map, Publisher:Dorling
Kindersley Limited, 2023, faqe 47.
[15]
The Languages of the Jews: A Sociolinguistic History, Bernard Spolsky, 2014,
faqe 64; Holman Illustrated Bible Dictionary, Chad Brand, Eric Mitchell, Holman
Reference Editorial Staff, 2015, faqe 1208.
[16] "Palaestina
Salutaris (Tertia) and Its Capital". YARON DAN, Israel Exploration Journa l(1982).32
(2/3): 134–135.
[17] Palaestina
Salutaris (Tertia) and its Capital. Yaron Dan. In: Israel Exploration Journal.
Band 32, Nummer 2/3, 1982, S. 134–137.
[18]
An Introduction to Late Antique Epigraphy in the Holy Land, Leah Di Segni,
2022, faqe 197.
[19] A
History of the Jewish People, H. H. Ben-Sasson, Harvard University Press, 1976,
faqe 351.
[20] https://www.pcbs.gov.ps/Downloads/book2364-1.pdf,
(qasur më 20.07.2024),faqe 10,33, 64.
[21] Po aty.
[22] https://www.pcbs.gov.ps/Downloads/book2364-1.pdf,
(qasur më 20.07.2024),faqe 10, 33, 81.
[23] "Population
of Israel on the Eve of 2018 – 8.8 Million". Press Release. Israel Central
Bureau of Statistics. 31 dhjetor 2017; "CIA – The World Factbook: West
Bank". Cia.gov.
[24] "Population
of Israel on the Eve of 2018 – 8.8 Million". Press Release. Israel Central
Bureau of Statistics. 31 dhjetor 2017; "CIA – The World Factbook: West
Bank". Cia.gov.
[25][25]
"CIA – The World Factbook: West Bank". Cia.gov.
[26] Palestine
in Figures 2009 Palestinian Central Bureau of Statistics, maj 2010, faqe 9.
[27] "State
of Palestine – General Information". data.un.org. United Nations.( online
në: http://data.un.org/en/iso/ps.html)(qasur
më 20.07.2024).
[28] The
Population of Iron Age Palestine in the Light of a Sample Analysis of Urban
Plans, Areas, and Population Density, Yigal Shiloh, Bulletin of the American
Schools of Oriental Research, No. 239, faqe 33, 1980.
[29] Historic
Palestine, Israel, and the Emerging Palestinian Autonomous Areas, Laura
Etheredge, Middle East Geography, 2011, faqe 40.
[30] https://pdfs.semanticscholar.org/37f9/76b1ef3efc9d44daa3f00846f6ec06905efe.pdf,
(qasur më 20.07.2024), faqe 5.
[31] A
History of Palestine, 634–1099. Moshe Gil, [1983] 1997. Cambridge University
Press, faqe 222–223.
[32] https://pdfs.semanticscholar.org/37f9/76b1ef3efc9d44daa3f00846f6ec06905efe.pdf,
(qasur më 20.07.2024), faqe 5.