Skender Mulliqi
Këta janë fatkeqësi edhe për vetë Serbinë, si erë e keqe e despotizmit kaotik që nuk mbulohet më asgjë. Përbindëshit në pushtetin e Serbisë e admirojnë diktatorin rus, Vladimir Putin. Portretet e krimineleve të luftës po zbukurojnë fasadat e Beogradit dhe qyteteve tjera në Serbi, Mal të Zi e Bosnje. Serbia është një vend që mohon paturpësisht gjenocidin në Bosnje dhe në Kosovë.
-Vuçiq dhe kamarrilla në krye të Serbisë janë kuptimi i agonisë së kitsch-it mitik pansllav. Serbia e Vuçiqit së bashku më kishën e saj janë bërë sot rrezik për paqen në Ballkan. Ajo çka po shohim dhe dëgjojmë janë imazhe fantastike që na kthejnë në konflikt më skena nga jetët e humbura të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.
Aleksandër Vuçiqi është një fundamentalist ortodoks e racist, pa dijeni së çfarë po bën dhe çfarë bën. Ai më shërbëtoret e tij të gjithë kriminelë të luftës më paranojat për rrezikshmërinë që po i kanoset popullit serb nga fqinjët, po vendos paralele të rrezikshme, duke tentuar të realizon idenë fashite “të gjithë serbët në një shtet”. Këtë ide e promovojë para disa kohësh në Kuvendin gjithëserb në Beograd së bashku më klerikët dhe kopetë e deleve të tij. Presidenti serb, është një njeri që ishte pjesë e grupit të kriminelëve te luftës më rastin të shkatërrimit të ish-Jugosllavisë.
Ai çdo ditë lavdëron dhe lartëson kriminelët e luftës, duke i kthyer të gjithë këta në jetën publike të Serbisë, përmes medieve të tij. Vetë Vuçiqi dhe eksponentët e tij përditë flasin së kush mendon keq për Rusinë, dëshiron të shkatërrojë edhe Serbinë. Dhe, tjetra kushdo që mendon keq për Putin, mendon keq edhe për Vuçiq. Dhe, BE dhe Amerika nuk po ndalën së bashkëpunuari më tufën e kriminelëve dhe terroristëve në pushtetin e Serbisë, të cilët gjithë ditën shajnë dhe gjuajnë gur e dru perëndimin. Ky grup fashist në krye më Vuçiqin kanë humbur çdo kontakt më arsyen. Këta janë kuptimi i agonisë së kitsch-it mitik pansllav që Vuçiq, Daciq, Vulin, Sheshel dhe Nikoliq premtojnë nga humnera e tyre e errët si shpëtim. Këta janë fatkeqësi edhe për vetë Serbinë, si erë e keqe e despotizmit kaotik që nuk mbulohet më asgjë.
Përbindëshit në pushtetin e Serbisë e admirojnë diktatorin rus, Vladimir Putin. Portretet e krimineleve të luftës po zbukurojnë fasadat e Beogradit dhe qyteteve tjera në Serbi, Mal të Zi e Bosnje.
Serbia është një vend që mohon paturpësisht gjenocidin në Bosnje dhe në Kosovë. Serbia është vendi që tre dekada më parë bëri luftë, dhe tash edhe kjo qeveri kriminale po e qon rajonin drejtë një lufte të re.
E shpatat e ndryshkura shovinistët serbomëdhenj që po i mprehin për shqiptarët, do tu kthehen në trupin e ndytë të tyre. E humbi luftën Miollosheviqi për rizgjerim territoresh, e do ta humbë edhe Vuçiqi I cili po shkon rrugës se tij. Serbia e cila po përkrahet nga BE dhe Amerika, për ndarje etnike të Kosovës, ajo mendon edhe më shumë, që të një ditë të këtë dalje në Portin e Durrësit. Maratona tashmë e pakuptimit e bisedimeve duhet të ndërpritet.
Si të bisedohet më një shtet dhe më një njeri i cili deklaron pareshtur së kurrë nuk do ta njohë parësinë e Kosovës. Ai zaten edhe mu për këtë që shumë kohë nuk po i zbaton zotimet e marra të marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit për normalizim të marrëdhënieve. Ky bazhibuzuk dhe bazhibuzuket tjerë serb duhet ta dinë së Kosova e pranuar nga këta ose jo, nuk do të jetë më pak e pavarur se sa është sot. Për arsye higjienike Serbia e tillë duhet të shfuqizohet, e që ende nuk po bëhet kjo punë nga BE dhe Amerika. Dikur do të jetë vonë, së poshtërimi kalon çdo kufij…
Për sa kohë është Aleksandër Vuçiqi në pushtet nuk mund të ketë partneritet më Serbinë, e cila është kthyer më fytyrë nga Rusia dhe Kina.