2024-08-30

Një listë e zezë ballkanike për kriminelët serb të luftës që mbajnë pushtetin në Serbi

 Bosnja dhe Hercegovina duhet zyrtarisht mu ç’kapë nga Republika Srpska. Sa i përket ndalim-kalimit të Vulinit për të hyrë në BiH, atëherë them që është një hap pozitiv. Por përsëri edhe pse i ka pasur dy ndalesa zyrtare, shtrohet pyetja - si ka arrite për të hyre përsëri ne Bosnje?, duhet te gjenden fajtoret dhe të përjashtohen nga puna. Për këtë duhet të merr shembull edhe Kosova, Kroacia dhe Sllovenia, që këto tri shtete të veprojnë njëjtë siç kanë vepruar autoritetet në Bosnje.

Ndalesa e dytë kundër Aleksandër Vuçiqit për fluturim mbi territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës është sinjal që flet se shumë shpejtë, figurat politike që janë vendosur në krye të shtetit serb do të izolohen dhe do të ju pamundësohet liria e lëvizjes në gjithë hapësirën e Republikave të ish Jugosllavisë dhe Kosovës, ku ata kanë bërë krime, duke qenë në strukturat drejtuese qeveritar të ish regjimit të Millosheviqit. Jo rastësisht është hera e dytë që Vulinit nuk i lejohet të fluturojë mbi Bosnje dhe Hercegovinë. -Autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë nuk i dhanë leje zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vulin, për të fluturuar me helikopter në Pale, afër Sarajevës, njoftoi Qeveria e Serbisë.

Vulin duhej të merrte pjesë në një festë të kësaj komune, të njohur si Velika Gospojina, dhe të vendoste lule në Sheshin e Republikës Srpska për luftëtarët serbë që humbën jetën në luftën e viteve 1990. Ku veprim i guximshëm i autoriteteve qendrore boshnjake e ta nervozuar keq regjimin e Vuqiqit, duke protestuar e reaguar, duke e quajtur ndalesën provokim serioz kundër shtetit serb. Sipas arsyetimit të rrejshëm të autoriteteve serbe, thuhet se , edhe pse kabineti i zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Serbisë i kanë dorëzuar në mënyrë të rregullt dhe me kohë të gjitha informatat e nevojshme dhe dokumentet mbështetëse, e madje kanë deklaruar qëllimin e vizitës, autoritetet në Federatë, me heshtjen dhe mos përgjigjen e tyre, nuk e kanë dhënë pëlqimin për fluturim.

Kuptohet që Vulin ka dashur të shkon në Bosnje sikur ky shtet të ishte prona e tij në Beograd, duke harruar se përkundër telasheve e provokimeve që po i nxitë Serbia përmes Republikës Srpska, megjithatë është shtet që ka autoritet dhe vendosë për kufijtë dh territorin e vetë. Në njoftim thuhet, gjithashtu, se ambasada e Serbisë i ka respektuar të gjitha procedurat e kërkuara, por, pavarësisht kësaj, autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë nuk i janë përgjigjur kërkesës. Vulin, është detyruar të përdorë mundësi të tjera për të shkuar në Pale, ku ai atje ka arritur në ceremoninë e organizuar me një veturë zyrtare. Vulinit nuk i është dhënë leje për të fluturuar në Bosnje dhe Hercegovinë as më 5 gusht, kur ishte dashur të merrte pjesë në hapjen e një ekspozite kushtuar vuajtjeve të serbëve në Luftën e Dytë Botërore në Prebillovci – një fshat në jug të Bosnjës. Refuzimi i datës 5 gusht ishte arsyetuar kinse kërkesa për të fluturuar me helikopter mbi territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës kishte mbërritur shumë vonë dhe se autoritetet boshnjake nuk kanë dashur t’i shkelin procedurat, meqë Vulin është person, i cili “e minon integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnje dhe Hercegovinës çdo ditë. Pas kësaj ngjarjeje, Serbia i pati dërguar një notë proteste Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke vlerësuar se një vendim i tillë “nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

Në këtë rast, Vulin arriti në manifestimin në Prebillovci vetëm ditën e nesërmen. Me këto fërkime të herë pas hershme, retorika e Beogradit zyrtar dhe Sarajevës është duke u ashpërsuar muajt e fundit. E një nga arsyet ishte lobimi i autoriteteve në Beograd kundër miratimit të një rezolute të Kombeve të Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë. Ndryshe , m ë 23 maj, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën që e shpalli 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, pavarësisht përpjekjes për ta kundërshtuar atë nga ana e Serbisë dhe autoriteteve të Republikës Srpska . A duhet të ndiqet kjo praktikë e autoriteteve boshnjake edhe nga sllovenët, Kroatët por edhe nga Kosova, që të shpallet lista e të gjithë zyrtarëve që janë pjesë e garniturës së regjimit të Mllosheviqit dhe të njëjtëve të ju ndalohen të gjitha lëvizjet dhe veprimtarit tjera, qofshin edhe pjesëmarrjet në ceremoni të ndryshme përkujtimore, në vendet që janë viktima të krimit.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...