2024-08-19

Kryeministri i vendit Albin Kurti deklaroi se ura e Ibrit është dashur të hapet që nga çlirimi i Kosovës.


Ai tha se vërejtjet e ndërkombëtarëve për hapjen e urës, po i dëgjojnë me vëmendje, por se ura duhet hapur sa më parë.

Kryeministri Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se Evropa i ka shembur të gjitha muret, prandaj duhet hapur edhe ura e Ibrit.

“… Duam që këtë ta bëjmë sa më parë, mirëpo as nuk do t’i befasojmë partnerët tanë e aleatët evropianë e amerikanë, por as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht. Vullnetin dhe qëllimin e kemi të mirë, është e dobishme për të gjithë hapja e kësaj ure”, u shpreh Kurti kur u pyet për kohën se kur pritet hapja e saj.

Kurti deklaroi se jemi vonë si shtet me hapjen e urës mbi lumin Ibër.

“Në këtë rast kemi një situatë të ngjashme, Ura mbi lumin Ibër është dashur të hapet atëherë kur është çliruar Kosova para 25 viteve, ajo nuk është dashur të jetë e mbyllur atëherë kur u pavarësua Kosova para 16 viteve e ajo është dashur të jetë e hapur edhe para 8 viteve në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe planit të zbatimit. Kësisoj ne jemi trefish të vonuar për shumë vite dhe ajo çfarë duam të bëjmë është veçse lëvizje e lirë për të gjithë qytetarët, mallrat dhe kapitalin. Në të dy anët e lumit Ibër të ketë sundim të Ligjit që nuk e përjashton asnjë dhe kjo paraqet vetë frymëmarrjen e shtetit demokratik”, tha Kurti.

I pyetur për vërejtet që i kanë ndërkombëtarët lidhur me paralajmërimin për hapjen e urës ai tha: Jemi duke i dëgjuar me vëmendje të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet, kurrë nuk ka pasur më shumë konsultime dhe koordinim dhe jam optimist se do ta kemi edhe sundimin e ligjit e lirinë e lëvizjes në njërën anë dhe paqen sigurinë e qetësinë në anën tjetër. Hapja e urës nuk është kundër askujt ajo është për komunitetin serb për shqiptarë, për boshnjakë dhe të gjitha pakicat, për të gjithë qytetarët e Republikës demokratike.

“Evropa i ka shmebur të gjitha muret, ne jemi në Evropë dhe duhet të hapim edhe këtë urë”, tha ai.

“Ne jemi të interesuar që hapjen e urës ta bëjmë në bazë të planit të cilin e kemi ndarë së bashku me partnerët amerikanë dhe evropianë, kemi zhvilluar konsultime me komunitetin serb në veri të Kosovës edhe në jug, edhe me shqiptarët e komunën veriore e jugore të Mitrovicës. E kemi testuar qëndrueshmërinë fizike dhe teknike të urës mbi Ibër dhe po e bëjmë një dizajnim, zbukurim, sepse duhet të kujdesemi edhe për pamjen vizuele të kësaj ure. Duam që këtë ta bëjmë sa më parë, mirëpo as nuk do t’i befasojmë partnerët tanë e aleatët evropianë e amerikanë, por as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht. Vullnetin dhe qëllimin e kemi të mirë, është e dobishme për të gjithë hapja e kësaj ure”, u shpreh Kurti.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...